“Arbëreshët, midis realitetit dhe mitit” nga autori Fatmir Toçi promovohet këtë të enjte

“ARBËRESHËT, midis realitetit dhe mitit”, i autorit Fatmir Toçi do të promovohet të enjten, më 16 qershor, përcjellë KultPlus.

Ngjarja do të filloj nga ora 10:30. Ndërkaq, do të mbahet në sallën “Rilindja” të Universitetit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë.

Për librin do të diskutojnë:

– Irena Toçi, Botuese, Toena

– Prof. Roland Zisi, Rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë

– Akademik Rexhep Qosja (online)

– Albert Abazaj, Drejtor i Bibliotekës Universitare “Nermin Vlora Falaschi”, Vlorë

– Dr. Ermir Xhindi, pedagog

– Prof. dr. Rami Memushaj, Studiues

– Akademik Pëllumb Xhufi, historian

– Fatmir Toçi, autori i librit

“ARBËRESHËT, midis realitetit dhe mitit” është botim i Shtëpisë Botuese ‘TOENA’. / KultPlus.com

Së shpejti promovohet “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” nga autori Fatmir Toçi

Së shpejti në Elbasan do të promovohet libri “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” nga autori Fatmir Toci, përcjell KultPlus.

Libri “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” është botim i shtëpisë botuese ‘Toena’ dhe do të promovohet pikërisht të enjten, më 20 janar 2022 duke filluar nga ora 11:00.

Eventi mbahet në mjediset e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në sallën 107 në Teatrin e Universitetit (korpusi qendror).

Organizatorët e këtij eventi janë: Universiteti “Aleksandër Xhuvani” (Elbasan), Klubi i Krijuesve (Elbasan) dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit (Tiranë).

Për librin do të diskutojnë: Prof. as. dr. Teuta Toska, drejtuese e Departamentit të Gjuhësisë (moderatore), Prof. as. dr. Peçi Naqellari, zv. rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. as. dr. Rudina Mita, drejtuese e Departamentit të Historisë dhe Gjeografisë, Dr. Dorian Koçi, historian, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Fatmir Musai shkrimtar, Klubi i Krijuesve Elbasan, Prof. as. dr. Elvira Lumi, studiuese e letërsisë arbëreshe dhe Fatmir Toçi, autori i librit. / KultPlus.com