500 000 specie në rrezik zhdukjeje deri në vitin 2099

Natyra po zvogëlon në nivel botëror, me ritme të paprecedenta në histori, zhdukjen e specieve.

Sipas një studimi nga Platforma Ndërqeveritare e Politikave Shkencore për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit, IPBES, nga një milion në rrezik, 50% mund të zhduket deri në fund të këtij shekulli.

Autoriteti më i lartë shkencor në temën e biodiversitetit, në raportin e fundit “Raporti i Vlerësimit të Natyrës” u prezantua sot në Romë në selinë e Parlamentit Evropian.

Autorët e raportit shpikën shprehjen “specie të vdekura që ecin” për rreth 500 000 specie që ende nuk janë zhdukur, por të cilat, për shkak të shkatërrimit dhe degradimit të habitateve në dispozicion të tyre dhe faktorëve të tjerë të lidhur me aktivitetet njerëzore.

Ndotja, ndryshimet klimatike shohin që shanset e tyre për të mbijetuar të zvogëlohen në planin afatgjatë./atsh/ KultPlus.com

Foka mesdhetare, vlerë e shtuar e biodiversitetit të parkut Sazan-Karaburun (VIDEO)

Prej vitesh tashmë, Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë po monitoron nëpërmjet kamerave kurth prezencën e species në shpellat e parkut detar Sazan-Karaburun, ku si rezultat është dokumentuar prezenca e 2 individëve të Fokës së Mesdheut.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale pamje të reja ekskluzive të species më karizmatike të Parkut Kombëtar Detar “Karaburun- Sazan”, Foka e Mesdheut (Monachus monachus).

Popullata botërore e kësaj specieje përbëhet prej rreth 800 individë dhe vlerësohet si e rrezikuar (EN) sipas IUCN. Për shkak të rëndësisë, Foka e Mesdheut është pjesë e konventave të rëndësishme, si ajo e Barcelonës, Bernës, Bonit, CITES, pjesë e Direktivës së Habitateve, si edhe Listës së Kuqe të Shqipërisë.

Prania në PKD Karaburun-Sazan është vlerë e shtuar për biodiversitetin e zonës dhe të Shqipërisë, ndaj ruajtja e species dhe habitatit të saj është e një rëndësie të veçantë.

Foka e Mesdheut, apo siç njihet latinisht: “Monachus monachus” është një lloj foke që i takon familjes “Phocidae”. Në vitin 2016, është llogaritur të ketë më pak se 700 individë të gjallë të këtij lloji, të vendosur në tre apo katër nënpopullata të zolura në Detin Mesdhe (posaçërisht në Detin Egje), arkipelagun e Maderias dhe në arkipelagun Ras Nouadhibou në verilindje të Oqeanit Atlantik. Besohet të jetë lloji më i rrallë i fokave në botë dhe tashmë kjo lloj foke ka vizituar edhe vendin tonë. / atsh / KultPlus.com

Nënshkruhet marrëveshja historike për biodiversitetin

Negociatorët në një konferencë të OKB-së për biodiversitetin kanë rënë dakord të vënë nën mbrojtje të paktën 30% të zonave tokësore dhe detare të botës deri në vitin 2030.

Duartrokitje të gjata shpërthyen sot në Qendrën e Konventave të Montrealit kur u njoftua se përfaqësues nga qeveritë në mbarë botën kishin arritur marrëveshjen historike pas gati dy javësh bisedime.

Kuadri i përbashkët gjithashtu bie dakord të rrisë financimin – veçanërisht për vendet në zhvillim dhe shtetet e vogla ishullore – për projekte për të parandaluar humbjen e mëtejshme të biodiversitetit.

Plani parashikon mobilizimin e 200 miliardë dollarëve deri në vitin 2030 nga burime publike dhe private.

Për më tepër, ai kërkon që 500 miliardë dollarë subvencione që dëmtojnë biodiversitetin të eliminohen ose reformohen në vit deri në fund të dekadës.

”Aktualisht, rreth 17% e ekosistemeve tokësore dhe ujore të brendshme dhe 10% e zonave detare janë nën mbrojtje formale”, thotë OKB.

Organizatorët, shkencëtarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare ishin mbledhur në qytetin kanadez për takimin – Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Biodiversitetin, ose COP15 – që nga 7 dhjetori.

Fillimisht, Konferenca e 15-të e OKB-së për Biodiversitetin ishte menduar të mbahej në Kinë në vitin 2020, por më pas u shty dhe u nda për shkak të situatës së vazhdueshme pandemike atje.

Pjesa e parë e negociatave u zhvillua tetorin e kaluar, kryesisht online, në qytetin kinez të Kunmingut./ atsh / KultPlus.com