FC Prishtina Futsal organizon turneun memorial ‘Fadil Vokrri’

FC Prishtina Futsal ka njoftuar se do të organizojë turneun memorial kushtuar legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrrit.

“Nga data 23 dhjetor FC Prishtina Futsal organizon turneun memorial “Fadil Vokrri” i cili do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Edicioni i pestë është planifikuar që të ketë në program kategori të ndryshme, duke qenë gjithëpërfshirës për të gjitha grupmoshat”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina Futsal.

Në këtë turne, sipas këtij njoftimi, do të marrin pjesë: Shkollat e Futbollit të licencuara nga FFK me kategoritë, U13, U15 dhe U17, gjithashtu këtë vit në formë gare do të jenë të pranishme Liga e Veteranëve e licencuar nga FFK si dhe në natën finale mediat kosovare e skuadrat me Syndron Down.

Ndeshjet do të drejtohen nga tre gjyqtarët e FFK-së që kanë stemën e FIFA-së./RTK/KultPlus.com