Performanca artistike “MuSiNe”, homazh për zërat e mbytur prej diktaturës

“Ditët e Kujtesës ’24” erdhën me një performancë artistike në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”, frymëzuar nga jeta dhe vepra e qëndrestarëve të diktaturës, si Musine Kokalari, At Zef Pllumi, Sabiha Kasimati, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Uran Kostreci, etj.

Performanca e titulluar “MuSiNe”, u realizua nga studentët e Klubit të Dramës, departamenti i Letërsisë (UT), me kuratore Erestina Gjergji Halilin dhe me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.

Shfaqja ishte një homazh në përkujtim të atyre që patën guximin dhe kurajon të kundërshtonin regjimin diktatorial në Shqipëri.

Performanca artistike frymëzuese në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” solli me gjallëri zërat dikur të mbytur, duke demonstruar fuqinë e artit dhe këmbënguljen për të kapërcyer vështirësitë.

Muzeu “Shtëpia me gjethe” e konsideroi këtë performancë më shumë se një shfaqje, një udhëtim të thellë nëpër histori, duke u bërë homazh atyre që luftuan me guxim për lirinë dhe të vërtetën.

Performancë artistike. Fotot nga Agim Dobi. / atsh / KultPlus.com

T’isha një lule

Musine Kokalari

“T’ isha një lule–lule are, e vogël dhe me erë.
Të çelnja në pranverë
dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë t’ime.
T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.
Të qëndroja e fshehur, e pa dukur
dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të dy të
rinjëve.
Prej frike,
të larguar prej njerzis do t’më këputnin,
do të dhurohesha te njeri–tjetri
për shënjë kujtimi.”

Musine Kokalari u lind më 10 shkurt të vitit 1917 në Adanë të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941.
Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. 
Më 1980, Musine Kokalari u diagnostikua me kancer të gjirit dhe ashtu e sëmurë u refuzua e u la pa u kuruar nga trupat spitalore. Moskurimi i sëmundjes, dhimbjet dhe vuajtjet e shumta të kaluara nën përndjekjen komuniste i shkaktuan vdekjen në gusht të vitit 1983. Musine Kokalari përfaqëson disidenten e parë shqiptare. Vdiq e vetme dhe u varros vetëm nga varrmihësit. / KultPlus.com

Diploma origjinale e doktoratës së Musine Kokalarit (FOTO)

Një emër i spikatur i letërsisë shqiptare dhe që përfaqësonte gruan e pavarur dhe inteligjente ishte Musine Kokalari, shkruan KultPlus.

E lindur në Turqi, Musineja rikthehet me familje në Gjirokastër ku e vazhdon shkollimin deri për studimet akademike.

Studimet në Universitetin e Romës, në Itali, i kreu shkëlqyeshëm në vitin 1941. Teza e disternacionit të saj ishte “Naim Frashëri”, një studim pak i njohur, ndonse i çmuar në literaturën naimjane.

Në librin “Si lindi partia social demokrate”, Musineja kishte përshkruar pasionin e saj përgjatë përgatitjes së disteracionit të temës, duke e çmuar lartë kontributin e Naim Frashërit në letërsinë shqiptare.

“…Une u laurova më Nëntor 1941, duke mbrojtur tezën në përgjithësi për jetën dhe veprën e Naim Frashërit, në katedrën e gjuhës shqipe që përfaqesohej nga arbëreshi Zef Skiroi

 dhe Namik Resuli. Ne jemi brezi i rritur dhe ushqyer me ndjenja, mendime te vëllezërve Frashëri. Ata të tre ishin per ne apostuj të shqiptarizmit, të lirisë, te barazise, te demokracisë.
…Une e kam njohur këtë ambient që në vogëli. Jam rritur me gjithshka qe rritej, zhvillohej, kërkohej, ishte mbështetur ne botëkuptimin e thellë iluminist dhe në reformimin e parlamentarizmin që na ushqeu Sami Frasheri që në bankat e shkollës…”, kishte shkruar Kokalari.

KultPlus ua sjell pamjen origjinale të diplomës së doktoraturës së Musine Kokalarit.

40 vite nga vdekja e shkrimtares dhe veprimtares shqiptare, Musine Kokalari

Sot janë bërë 40 vite nga vdekja e shkrimares dhe veprimtares shqiptare Musine Kokalari, shkruan KultPlus.

Musine Kokalari ka lindur në Adanë, 10 shkurt 1917 ka qenë një veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare e shekullit të XX. Së bashku me Selfixhe Ciun dhe Jolanda Kodrën ka qenë ndër shkrimtaret e para në Shqipëri.

U lind  në gjirin e një familjeje gjirokastrite, e bija e Reshat dhe Hanushe Kokalarit dhe motra e   Muntazit, Vejsimit dhe Hamitit.

Më 1937 mbaroi Instituti Femëror “Nana Mbretneshë dhe më pas vijoi studimet në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941 me një temë diplome për Naim Frashërin.

Së bashku me Mit’hat Aranitin dhe miq të tjerë, themeloi më 1943 Partinë Social-Demokrate. Më 12 nëntor 1944 iu pushkatuan pa gjyq, vëllezërit Muntaz e Vejsim Kokalari.

Pas Luftës së Dytë Botërore u ftua nga Sejfulla Malëshova që të merrte pjesë në Lidhjen e Shkrimtarëve. E përndjekur nga pushkatimi i vëllezërve dhe duke qenë themeluese e partisë Social-Demokrate dhe organit të shtypit Zëri i lirisë, u arrestua më 17 janar 1946 dhe e mbajtën 17 ditë në burg. Më 2 korrik të po atij viti, u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit.

Pak përpara arrestit i dërgoi një letër Aleatëve, të cilët ende ishin në Tiranë. Në letrën e saj kërkonte zgjedhje të lira dhe lirinë e shprehjes. Në gjykatë, Kokalari mbajti këtë qëndrim:

Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund t’i persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!

Më 1964, pas 18 viteve burgim në Burgun e Burrelit, e izoluar dhe nën vëzhgim, kaloi 19 vitet e tjera të jetës së saj e internuar në Rrëshen. Musineja punoi fshesare dhe 11 vjet në ndërmarrjen e Ndërtimit në Rrëshen, mes tullave, llaçit dhe betonit. Kur i mbaroi internimi më 1979 i thanë të shkonte në Gjirokastër, por pasi nuk e lejuan të shkonte në Tiranë, nuk pranoi të lëvizte nga Rrësheni. Ndërroi jetë më 13 gusht 1983.

Më 1991 familjarët e saj e zhvarrosën, tani e ka varrin në Shish-Tufinë.

Vepra e saj e parë, “Siç më thotë nënua plakë” botuar në të përjavshmen politike e letrare “Bota e re”, më korrik të vitit 1940, ishte në fakt një hartim i bërë në klasat e larta të Institutit Femnor. Pasi u botua u përcoll nga një kritikë prej Lasgush Poradecit më 30 të atij muaji.

Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”. Në janar të vitit 1945, doli nga shtypi libri i tretë i Musine Kokalarit “…sa u tunt jeta”.

Musine Kokalari ishte një nga 30 shkrimtarët e parë të burgosur që u regjistruan në vitin 1960 nga Komuniteti i Treshit (pararendës i Klubit PEN).

Në 1993, Kokalari u shpall pas vdekjes “Martir i Demokracisë” nga Presidenti Sali Berisha. Në vitin 2008 i jepet nga Presidenti në detyrë Bamir Topi tiulli i lartë “Nderi i Kombit”. Emrin e saj e mban një shkollë në Tiranë, Qendra Kulturore në Gjirokastër, një rrugë në Rrëshen, një rrugë në Prishtinë, një bibliotekë lagjeje në Tiranë./KultPlus.com

T’isha një lule

Musine Kokalari

“T’ isha një lule–lule are, e vogël dhe me erë.
Të çelnja në pranverë
dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë t’ime.
T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.
Të qëndroja e fshehur, e pa dukur
dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të dy të
rinjëve.
Prej frike,
të larguar prej njerzis do t’më këputnin,
do të dhurohesha te njeri–tjetri
për shënjë kujtimi.”

Musine Kokalari u lind më 10 shkurt të vitit 1917 në Adanë të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941.
Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. 
Më 1980, Musine Kokalari u diagnostikua me kancer të gjirit dhe ashtu e sëmurë u refuzua e u la pa u kuruar nga trupat spitalore. Moskurimi i sëmundjes, dhimbjet dhe vuajtjet e shumta të kaluara nën përndjekjen komuniste i shkaktuan vdekjen në gusht të vitit 1983. Musine Kokalari përfaqëson disidenten e parë shqiptare. Vdiq e vetme dhe u varros vetëm nga varrmihësit. / KultPlus.com

T’isha një lule

Poezi nga Musine Kokalari