39 orë rep pa ndalur, mësuesi Daniel Alcon hyn në librin e Guinness

Një britanik që punon si mësues shkolle në Spanjë, fitoi një rekord botëror Guinness kur bëri rep në stil të lirë për 39 orë, 37 minuta dhe 54 sekonda.

Daniel Alcon, 35 vjeç, i cili përdor emrin skenik DAlcon, arriti rekordin Guinness për maratonën më të gjatë të repit (individual) në Valencia, Spanjë.

Rekordi i mëparshëm prej 33 orë, 33 minuta dhe 16 sekonda u vendos nga reperi amerikan Watsky në vitin 2020.

Alcon transmetoi drejtpërdrejt maratonën e tij rep në YouTube.

“Faleminderit për të gjithë ekipin tim i cili kontribuoi aq shumë, dhe për njerëzit që harxhuan të paktën një sekondë për të më parë live”, shkroi Alcon në një postim në Facebook duke njoftuar për rekordin e tij.

Këtu mund ta dëgjoni paraqitjen e Alcon mevideo… /Express/ KultPlus.com

Venezuela thyen rekordin Botëror Guinness për orkestrën më të madhe

Sistemi Kombëtar i Orkestrave të Rinisë dhe Fëmijëve të Venezuelës – i njohur si “El Sistema” – ka vendosur një rekord të ri Guinness për orkestrën më të madhe në botë me 8,573 muzikantë që luajnë së bashku, transmeton KultPlus.

Një javë më parë, më shumë se 12,000 muzikantë luajtën së bashku një pjesë klasike për më shumë se pesë minuta, ndërsa kërkuan të mposhtin një rekord rus që u vendos dy vjet më parë.

Ministri i Informacionit i Venezuelës Freddy Nanez dhe ambasadori rus në Karakas, Sergey Melik-Bagdasarov, uruan muzikantët të shtunën në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Transmetimi përfshinte një regjistrim të ekspertit të rekordeve botërore të Guinness, Susana Reyes, duke njoftuar se muzikantët venezuelas kishin qenë të suksesshëm në vendosjen e një rekord të ri pasi luajtën La Marche Slave nga Pyotr Tchaikovsky për më shumë se pesë minuta.

Gjatë transmetimit, presidenti Nicolas Maduro tregoi certifikatën e rekordeve botërore Guinness e cila pranoi se “El Sistema” theu rekordin me 8,573 muzikantë në orkestër.

Rekordi i mëparshëm ishte për një orkestër prej 8,097 muzikantësh që luajtën së bashku në Shën Petersburg, Rusi.

Kushtet kërkojnë që muzikantët të luajnë njëkohësisht pa ndërruar njerëz brenda dhe jashtë, ose pa u dhënë hua instrumentet e tyre lojtarëve të tjerë./KultPlus.com