Vjen numri i ri i revistës letrare “Jeta e Re”

Posa ka dalë në qarkullim numri i tretë (i fundit për këtë vit) i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Revista hapet me një ligjëratë të Pol Valerit me titullin”Fjalë për poezinë”.

 Ndërkaq, në rubrikën e prozës botohen tregimet: “Rrokopylli” i Eqrem Bashës, “N’degë t’qarrit’ i Xhavit Beqirit, “Joan Filipi, autor-kult” i Azem Qazimit, ”Ëndërruar në gurë” i nobelistit Jon Frosse, “Përdorimi i përditshëm” i Alice Walker, “ Tetori im fashist” i Elio Vitotrini-t dhe “Merimanga” e Jan Jensen –it.  

Në rubrikën e poezisë me nga një cikël poezish prezentohen Shaip Beqiri, Gazmend Krasniqi, Sulejman Dërmaku dhe Arsim Kajtazi. Në numër të revistës me një intervistë vjen shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur Sabri Hamiti. 

Rubrika e kritikës fillon me tekstin studimor të Ilir Brecës “Për ty të heshtunit asht lavd”,  për vazhduar me “Imazhi poetik” të Muhamet Kërveshit, “Letërsia e ekzilit: Poema romantike arbëreshe” të Serafina Lajçit, “La cour et la ville” të Erich Auerbach-it dhe  “Zani i poezisë ndë kuvendime njerëzore” të Mishael Oaleshott-it.

Në rubrikën Recensione janë prezentuar librat: “Forestina” e Kujtim Shalës, “Muzika e amullt”e Primo Shllakut, “Lakorja e ik’sit” e Eqrem Bashës, “Sëmundje dhe perëndi” e Gëzim Aliut dhe “Muzeu i mërzisë” e Shaip Beqirit.

Autorë të recensioneve janë: Gentiana Bajrami, Bujar Meholli, Halim Halimi, Rrezarta Morina dhe Leonora Hajra.

Përkthyesit që kontribuun në këtë numër të revistës janë: Alket Çani, Gëzim Aliu, Erion Karabolli, Ilir Breca, Arben Idrizi,  Alfred Beka dhe Kujtim Mani. / KultPlus.com

Doli numri i ri i revistës letrare dhe kulturore PEN Kosova 

Doli nga shtypi numri më i ri revistës letrare dhe kulturore PEN Kosova. Në këtë numër janë paraqitur poezitë e poetëve: Martin Camaj, Zef Zorba, Lulzim Tafa, Zef Chiaramonte dhe Laureta Rexha, pastaj poezia e John Udpike, përkthyer nga Avni Spahiu, si dhe poezia e katër poeteve malazeze, përkthyer nga Qazim Muja, ndërkaq në fushën e prozës shqipe: Ramiz Kelmendi, Gëzim Aliu dhe Hyra Tejeci. Gjithashtu, paraqitet edhe proza e nobelistit Nagip Mahfuz, përkthyer nga Binak Kelmendi.

Me kritikë letrare, ese dhe studime janë të pranishëm autorët: Avni Spahiu (Fjalëkëmbim me shkrimtarin John Updike), Naim Kryeziu (Jehona e veprës së Hajnrih Hajnes jashtë Gjermanisë), Milazim Krasniqi (Vepra letrare dhe studimore e Sali Bashotës), Agron Gashi (Zef Zorba në dy pamje), Emin Emini (“Përralla klaustrofobike” e Haqif Mulliqit), Çerçiz Loloçi (Kur territori i letërsisë shkon përtej atij amtar-Poezia e Lulzim Tafës), Artan Krasniqi (Kur njeriu ishte medium: tellalli në kulturën shqiptare, si dhe  Maria Tatar (Mbi kësulëkuqen, përkthyer nga Osman Gashi).

Në fund, në rubrikën Nobelisti i letërsisë, botohet fjalimi i nobelistit për letërsi në vitin 2021, Abdulrazak Gurnah, përkthyer nga Avni Spahiu.

Botimi i revistës është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com