“Sa më e bukur paraqitja, aq më i thellë mashtrimi’’

William Shakespeare konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, por njëkohësisht ai është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ishte komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.

Ndërkaq ne kemi përmbledhur disa thënie të pavdekshme të dramaturgut më të madh të të gjitha kohërave:

‘’Për të njohur mirë të tjerët duhet më parë të njohësh vetveten’’

‘’Mungesa jote ndihet më shumë se prania e kujtdo tjetër’’

‘’Frikacakët vdesin mijëra herë, ndërsa guximtarët e provojnë shijen e vdekjes një herë të vetme’’

‘’Sa më e bukur paraqitja, aq më i thellë mashtrimi’’

‘’Duaji të gjithë, besoju pak vetave e mos i bëj keq njeriu’’

‘’Ka ç’të thotë luani, kur përreth tij ka veç gomrë që pëllasin’’

‘’Dashuria e vërtetë fillon kur jemi të gatshëm të japim gjithçka pa kërkuar asgjë’’

‘’Shumë zhurmë për asgjë’’

‘’Nuk ke ç’të zgjedhësh mes mollëve të kalbura’’

‘’Është gjë e mirë të zotërosh një forcë gjigantësh, por është tirani nëse e përdor si gjigant’’

‘’Fatkeqësia i bën njerëzit ta ndajnë shtratin me partnerë të çuditshëm’’

‘’Nëse dikush do të bënte një vit pushim, argëtimi do të ishte po aq stresues sa puna’’

‘’Unë e konsideroj botën për atë që është: një teatër ku secili duhet të recitojë pjesën e tij’’

‘’Poezia më e vërtetë është ajo më fallcoja’’

‘’Njerëzit ia mbyllin derën në fytyrë një dielli që perëndon’’

‘’Asnjë virtyt nuk mund të krahasohet me nevojën’’

‘’A nuk e di që jam femër? Kur mendoj duhet të flas’’

‘’Ne mund t’i mbyllim hesapet me të shkuarën, por e shkuara s’i mbyll hesapet me ne’’

‘’Nuk ka pasur kurrë një filozof që të mund të duronte dhimbjen e dhëmbëve qetësisht’’

‘’Bukuria i tundon hajdutët më shumë se ari’’

‘’Brishtësi, emri yt është femër’’ /KultPlus.com

Gëte: Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij, është të dojë nënën e tyre

Më 22 mars të vitit 1832, në Gjermani, vdiq njëri ndër shkrimtarët më të njohur gjerman, Johan Volfgang Gëte.

Gëte, akoma vazhdon të njihet si ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore, shkruan KultPlus.

Sot, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të këtij shkrimtari të pavdekshëm.

“Fati na i plotëson pjesën më të madhe të dëshirave tona, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej asaj që ne kemi projektuar në dëshirimet tona.”

“Njerëzit e angazhuar në politikë janë gjithnjë dinamikë, kërkojnë pareshtur mundësi të reja, hidhen nga njëra anë në tjetrën, siç përpëlitet i sëmuri në krevat, duke menduar se ashtu do të gjejnë rehatinë e munguar.”

“Do të parapëlqeja të mbetesha në gjykimin e një fëmije, sepse për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra, fëmijët janë një gur prove, ata nuk kanë ende nevojë për të vjetrit që të gënjejnë vetveten.”

“Del se një grumbull librash nuk janë shkruar që dikush të mësojë diç nga to, më shumë janë shkruar që njeriu të hetojë se shkruesi i tyre dinte aq shumë.”

“Bukuria, ajo që gjithnjë ka aftësinë të na magjeps, është manifestim i ligjeve sekrete natyrore, të cilat nëse nuk i qëmtojmë me ngulmin e një eksploratori, do të na fshiheshin ne përgjithmonë për të mbetur mister.”

“Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë gjithnjë kërcënuese.”

“Urrejtja është diçka e veçantë. Atë do ta gjeni më të fuqishmen, më të dhunshmen dhe të kahur deri në caqet e mizorisë atje ku shkalla e kulturës është më e ulëta.”

“Kush dëshiron të shpëtojë nga një e keqe, e di mirë se çfarë kërkon, kush kërkon diçka më të mirë nga ajo që e ka, priret të veprojë përherë verbërisht.” / KultPlus.com