Trevor Noah do të prezantojë ceremoninë “Grammy Awards 2023”

Komediani amerikan, Trevor Noah është zgjedhur të jetë prezantuesi i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “ Grammy Awards 2023”.

Ky eveniment do të transmetohet drejtpërdrejtë më 5 shkurt nga Los Anxhelos, ndërsa Noah-s do t’i ribashkohen dhe disa nga skenaristët e tij të “Daily Show” që do të nxjerrin materialet për detyrat e tij të rolit të prezantuesit, shkruan Page Six, transmeton Klankosova.tv.

“Disa prej nesh punojnë në Grammy së bashku , disa prej nesh punojnë në shfaqje të tjera që unë jam duke bëre” , ka thënë ai. / KultPlus.com

Komediani Trevor Noah do të largohet nga “The Daily Show” pas shtatë vitesh

Komediani Trevor Noah, drejtuesi i “The Daily Show” në Comedy Central, tha se do të largohet nga programi pasi e drejtoi atë për shtatë vjet, duke treguar se donte t’i kushtonte më shumë kohë komedisë stand-up, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.

Komediani 38-vjeçar i cili u transferua në SHBA në vitin 2011 dhe lindi në Johannesburg në Afrikën e Jugut.

Pasi mori në dorë emisionin ‘The Daily Show’, ai krijoi shpejt markën e tij, e cila u bë e përshtatshme për një epokë ku ndikimi në internet ishte shpesh më i madh se ai i përmbajtjes në kabllo.

Përgjatë shtatë viteve të tij në ‘The Daily Show’ atij iu desh të mbulonte me delikatesë disa momente vendimtare në historinë amerikane, të tilla si pandemia COVID-19, lëvizja Black Lives Matter dhe sulmet e vitit 2021 në Kapitolin e SHBA-së.

“Kam kaluar dy vjet në apartamentin tim (gjatë COVID-19), jo në rrugë. U bë stand-up, dhe kur u ktheva përsëri atje, kuptova se ka një pjesë tjetër të jetës sime që dua të vazhdoj duke eksploruar,” i tha Noah audiencës së tij në studio të enjten vonë. Daily Show ka postuar një klip të fjalëve të Noah në rrjetet sociale.

“Ne kemi qeshur së bashku, kemi qarë së bashku. Por pas shtatë vitesh, më duket se është koha,” tha Noah.

Ai e mbylli fjalën e tij duke falenderuar shikuesit e tij teksa publiku i tij në studio u ngrit në këmbë për ta duartrokitur./ KultPlus.com

Thashethemet për një lidhje të re, Dua Lipa dhe Trevor Noah drekojnë së bashku

Dua Lipa dhe Trevor Noah ndezën thashethemet për lidhje të rë mes tyre, kur të mërkurën mbrëma shijuan një darkë romantike në New York City, përcjell KultPlus.

Kantautorja, 27 vjeçe dhe komediani, 38 vjeç, u panë duke ndarë një moment intim në një restorant xhamajkan në East Village të quajtur Miss Lily’s, sipas fotove të marra nga Daily Mail.

“Ata ishin ulur në heshtje larg nga të gjithë të tjerët në restorant,” thuhet nëpër media. “Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë vaktit.”

Më pas, Noah dhe Lipa ecën bashkë rrugëve të qytetit. /KultPlus.com