UP ngritet për 103 vende në ranglistën e universiteteve evropiane

Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ në matjet e Webometrics-it, këtë vit ka shënuar ngritje niveli për 103 vende më lartë, sa ishte në vitin e kaluar në muajin korrik, shkruan KultPlus.

Universiteti i Prishtinës bën pjesë në top 1 mijë universitetet në mesin e 6010 istitucioneve nga Evropa, përderisa në hapsirën mbarëshqiptare vazhdon të jetë lider i arsimit të lartë.

“Universiteti i Prishtinës vazhdon të dëshmohet si institucion lider i arsimit të lartë në mbarë hapësirën shqiptare. Kjo u vërtetua edhe një herë në azhurnimin e korrikut të Webometrics-it, ku UP-ja në këtë edicion ka shënuar ngritje për disa vende.

Në renditjen e përgjithshme, UP-ja është ngritur për 103 vende nga janari i këtij viti, kur është publikuar edhe renditja paraprake e rreth 12 mijë institucioneve të arsimit të lartë nga mbarë bota. Ndërkaq, në një kohështrirje vjetore, nga korriku i vitit 2022, UP-ja është ngritur për 130 pozicione më lartë, thuhet në komunikatën e UP-së.

Më tutje në komunikatë thuhet se: “UP-ja është në top 1 mijë universitetet, i renditur në vendin e 960 në mesin e 6010 institucioneve nga Evropa që i nënshtrohen këtij rangimi”.

Webometrics është renditje e institucioneve të arsimit të lartë, e cila realizohet çdo gjashtë muaj nga Cybometrics Lab (Spanish National Research Council, CSIC)./KultPlus.com

ASK: Në universitetet e Kosovës janë 73.604 studentë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar Statistikat e Arsimit 2019/2020.

Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 33 604, prej tyre në sektorin publik 26 385 fëmijë, ose 78.5%; ndërsa, në sektorin privat

7 219 fëmijë, ose 21.5%.

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 237 959, prej tyre në sektorin publik ishin 232 707, ose 95.6%; ndërsa, në sektorin privat ishin 5 252, ose 1.6%.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 79 264, prej tyre në sektorin publik ishin 75 784 nxënës, ose 95.6%; ndërsa, në sektorin privat ishin 3 480 nxënës, ose 4.4%.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 349 nxënës.

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte 73 604, prej tyre në universitetet publike ishin 58 879 studentë, ose 80.0%; ndërsa, në kolegjet private ishin 14 725 studentë, ose 20.0%. /Koha.net /KultPlus.com

Universitetet nuk arrijnë të luftojnë racizmin në shkolla

Një hetim nga Komisioni i Barazisë dhe të Drejtave të Njeriut (EHRC) zbuloi se rreth një e katërta e studentëve etnikë të pakicave, përfshirë studentë të bardhë jo britanikë, thanë që ata kishin përjetuar ngacmim racor që nga fillimi i kursit të tyre.

Nga ata, studentët e zinj raportuan shkallën më të lartë të ngacmimit racor (29%), e ndjekur nga studentët aziatikë (27%) dhe studentë të përzier / të tjerë (22%). Ndërkohë, 9% e studentëve britanikë të bardhë thanë se kishin përjetuar ngacmim racor, duke përfshirë ndjenjat anti-angleze, anti-uellsiane dhe anti-skoceze, shkruan “The Guardian”, përcjellë Indeksonline/

Raporti, Tackling Haracment Racial: Në universitete gjithashtu zbuloi se 8% e të gjithë studentëve të anketuar pësuan ngacmim racor në gjashtë muajt e parë të vitit të fundit akademik, i cili arriti në rreth 180,000 studentë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Një e treta e atyre thanë se raportuan incidente raciste në universitetin e tyre, ekuivalent me 60,000 studentë në të gjithë vendin. Megjithatë, një studim i veçantë i 141 universiteteve nga organi gjeti vetëm 920 ankesa zyrtare për racizëm nga studentët dhe stafi i regjistruar midis shtatorit 2015 dhe shkurtit 2019. Nga këto, 560 ishin bërë nga studentët, ekuivalent me vetëm rreth 80 ankesa çdo gjashtë muaj. / KultPlus.com