Vdes ikona e modës, Vivienne Westwood

Dizajnerja e famshme britanike e modës, e konsideruar edhe si ikonë e saj, Vivienne Westwood ka vdekur në moshën 81-vjeçare, konfirmuan përfaqësuesit e saj.

Dizajnerja pioniere bëri emër në skenën e modës në vitet 1970, me dizajnet e saj androgjene dhe qëndrimin ndaj shijeve të kohës.

”Vivienne vdiq të premten e rrethuar nga familja e saj në Clapham, në jug të Londrës”, thanë përfaqësuesit e saj.

Në një deklaratë, bashkëshorti i saj dhe partneri krijues Andreas Kronthaler tha se “unë do të vazhdoj me Vivienne në zemrën time. Ne punuam deri në fund dhe ajo më ka dhënë shumë gjëra për të ecur përpara. Faleminderit e dashur”./ KultPlus.com

Vdiq stilistja pioniere e modës, Vivienne Westwood

Dizajnerja britanike e modës Dame Vivienne Westwood ka vdekur në moshën 81-vjeçare, transmeton KultPlus.

Në një deklaratë në Twitter, shtëpia e saj e modës tha se ajo vdiq “në mënyrë paqësore dhe e rrethuar” nga familja e saj në Clapham, në jug të Londrës.

Westwood bëri emër me stilet e saj të diskutueshme punk dhe new wave në vitet 1970 dhe vazhdoi të vishte disa nga emrat më të mëdhenj të modës.

Bashkëshorti i saj dhe partneri krijues Andreas Kronthaler tha: “Do të vazhdoj me Vivienne në zemrën time. Ne kemi punuar deri në fund dhe ajo më ka dhënë shumë gjëra për të vazhduar”.

Muzeu Victoria dhe Albert, i cili strehon disa nga veprat e saj, e përshkroi Westwood si një “forcë të vërtetë revolucionare dhe rebele në modë”.

Modelet e mëvonshme të Westwood janë veshur shpesh nga fytyrat e famshme. Ato përfshinin modelen Dita Von Teese e cila u vesh me fustanin e saj ngjyrë vjollce për t’u martuar me këngëtaren Marilyn Manson dhe Princeshën Eugenie e cila kishte veshur tre dizajne Westwood për martesën e Princit William dhe Catherine. /KultPlus.com