“T’padashtun” edhe në Gjakovë

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “T’padashtun”, do të prezantohet edhe në Gjakovë, pas prezantimit të këtij filmi me regji të Edon Rizvanollit, në Cineplexx në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Teatrin e Qytetit në Gjakovë, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” me fillim nga ora 20:00, sonte do të shfaqet filmi “T’padashtun” me regji të Edon Rizvanolli, që tashmë Kosova e ka propozuar edhe për Oscar, në kategroinë për filmin më të mirë të huaj.

Ky film është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder./KultPlus.com

‘T’padashtun’ është propozimi i Kosovës për Oscars

‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, i cili pati premierën në Karlovy Vary, është filmi që do të përfaqësoj Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.

Ky film me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën.
Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

Komiteti selektues u shpreh: ‘Pas shikimit të filmave konkurrues, për këtë vit, për përfaqësim të Kosovës në Oscar, komiteti selektues shpreh kenaqësinë, si për numrin e filmave, po ashtu edhe për kualitetin artistik të tyre. Të tre filmat, në vecoritë e tyre, sjellin rrëfime filmike, të trajtuara nga perspektiva shumë interesante dhe autoriale. Megjithatë, me shumicë votash, komiteti u përcaktua për “T’padashtun”, si filmi përfaqesues i Kosovës, për këtë vit në Oscar.’

Komiteti selektues përbëhet nga : Astrit Kabashi, Doruntina Basha, Arben Bajrkataraj, Antoneta Kastrati, Ilire Vinca, Visar Morina, Zymber Kelmendi.

‘T’padashtun’ është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Fondi i Filmit Holandez./KultPlus.com

Astrit Kabashi, Adriana Matoshi dhe Trim Musliu janë anëtarët më të ri të Akademisë së Filmit Evropian

Tre artistët kosovarë, Astrit Kabashi, Adriana Matoshi dhe Trim Musliu janë anëtarët më të ri të Akademisë prestigjioze të Filmit Evropian EFA duke numëruar kështu 17 anëtarë nga Kosova të cilët janë pjesë e Akademisë.

Në bazë të sukseseve të arritura Astrit Kabashi dhe Adriana Matoshi si aktorë të filmit ‘Babai’ dhe Trim Musliu si producent i filmit ‘Home Sweet Home’, janë ftuar të anëtarësohen nga Akademia e Filmit Evropian me propozim nga drejtori i QKK-së, Arben Zharku.

Akademia e Filmit Evropian është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themeluese si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.

Së fundmi edhe regjisori Visar Morina i është bashkangjitur Akademisë së Filmit Evropian. / KultPlus.com

Katër rolet e mëdha të Adriana Matoshit

Ata që pëlqejnë filmat shqiptarë, e njohin mirë Adriana Matoshin dhe shkëlqimin e saj në shumë prej filmave me regjisorë shqiptarë.

Një ndër aktoret që me disa vite bagazh prapa saj vazhdon të shkëlqejë në role artistike, Adriana Matoshi gjithmonë vjen e freskët dhe e mishëruar brenda artit që veç ajo di ta sjellë.
Shembull, roli në filmin “Kthimi” nga Blerta Zeqiri e sjellë një Adrianë gati gati histerike, një grua që nga e qeshura kthehet në pak sekonda në vajtim, kur burri i saj merr vesh se ajo ka një fëmijë me dikë tjetër. Një histori lufte, ku Adriana futet brenda në rol dhe afër aktorit Lulzim Bucolli është një grua që nuk dorëzohet. Me Adrianën filmi arriti suksese të mëdha, në Sarajevë dhe më pas në Sundance Film Festival, dhe kjo tregon për mjeshtërinë e kësaj aktoreje.

 

Një rol tjetër i Adrianës, e ku ajo jep maksimumin e saj është roli i Valentinës tek filmi “Babai” me regji nga Visar Morina. Një film i prekshëm për historinë e një djali dhe babait të tij, ku Adriana sjellë emocionin e saj. Adriana udhëtoi për në Karlovy Vary me suksesin që arriti ky film.

Dhe Adriana është fantastike edhe në shfaqje. Shfaqja “Zemër e huaj” e bashkon atë me aktorë të tjerë të kalibrit të saj, për një shfaqje që vjen si traktat kundër shoqërive të dobëta të Ballkanit, dhe jo vetëm. Problemet me viza i ka pasur edhe vetë Adriana, dhe brenda kësaj shfaqjeje që niset me përvoja personale ka ditur të mbushë skenën e teatrit. Cinizëm, humor, fjalë të pista, luftë kundër burokracisë, të gjitha i përkthekon Adriana në këtë rol.

Me shfaqjen “Mësimi” nga Bekim Lumi para disa vitesh Adriana Matoshi udhëtoi për në Itali e më pas për në Lugano, e këtu morri edhe çmim për shfaqjen më të mirë. Shfaqjen e blenë më pas italianët. Adriana luan rolin e një 12 vjeçareje, e vetë thotë se ka qenë vështirë të portretizojë dikë të kësaj moshe. Shfaqja është lojë fizike, ku ajo në fund mbytet dhe dhunohet. / KultPlus.com