‘Bad News Eagles’ arrijnë tjetër sukses madhështor, gati për “Legends Stage”

Kosova ka arritur një tjetër sukses të madh në E-Sports, këtë herë skuadra e “Bad News Eagles” ka siguruar tri fitore radhazi, për t’u kualifikuar më tej në “Legends Stage”, në turneun më të madh në botë në lojën Counter-Strike, shkruan KultPlus.

Në ndeshjen e fundit, BNE u përballën kundër GamerLegion, duke fituar me lehtësi dhe kësisoj duke siguruar kualifikimin tutje.

Me këtë fitore, Bad News Eagles i janë bashkuar skuadrave që kanë siguruar më herët pjesëmarrjen në fazën e ‘Legends Stage’.

“Major Tournament”, në të cilin merr pjesë skuadra shqiptare, është eventi më i madh i organizuar për sa i përket CS:GO, ku skuadrat konkurrojnë për një çmim prej 1.2 milionë dollarësh në Rio de Zhaneiro të Brazilit. /KultPlus.com

XP GAME FEST: BlueJays fiton turneun e CS:GO, merr çmimin prej 5 mijë euro

Turneut të CS:GO i organizuar në kuadër të XP GAME FEST, nga XportalEsports me partnerë, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë ka përfunduar pas super takimeve që janë zhvilluar për dy ditë përballë publikut, shkruan KultPlus.

Ekipi nga Maqedonia, BlueJays kapi çmimin e 5 mijë eurove, duke triumfuar në finale ndaj ekipit shqiptar, BLINK.

Ndeshja finale ishte shumë interesante, dhe plot me emocione para publikut, lojtarët e të dyja ekipeve treguan një ndeshje fantastike në skenën e XP GAME FEST, CSGO CHAMPS.

Kjo është renditja dhe çmimet e katër vendeve të para në turneun e CS:GO të XP GAME FEST 2022:


1.BlueJays – 5.000 euro
2.BLINK – 2.000 euro
3/4. Illyrians – 500 euro
3/4. XTEAM – 500 euro /KultPlus.com