Kompania e David Beckham merr në pronësi ekipin kosovar ‘Bad News Eagles’

Pothuajse dy vjet pasi filluan kërkimet e tyre, Bad News Eagles, ekipi i CSGO, më pas CS2 nga Kosova kanë gjetur një organizatë.

Njoftimi shënon fillimin e një epoke të re për “Guild” pasi organizata nënshkruan në listën e ish-Bad News Eagles që do të luajë nën emrin e Guild Eagles, transmeton lajmi.net.

Sipas të dhënave që mund të gjinden lehtësisht online, organizata në fjalë bashkëudhëhiqet nga legjenda e futbollit, David Beckham dhe pronarë tjerë.

Organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka hyrë më parë në Counter-Strike me nënshkrimin e një ekipi femëror në mars dhe tani zgjeron praninë e saj në qitësin e Valve duke nënshkruar listën e saj të parë meshkuj përpara PGL Copenhagen Major.

Ekipi i përbërë nga Flatron “⁠juanflatroo⁠” Halimi, Rigon “⁠rigoN” Gashi, Genc “⁠gxx-⁠” Kolgeci, Sener “⁠SENER1⁠” Mahmuti dhe Dionis “⁠sinnopsyy⁠” ka qenë pa mbështetje organizative që nga fillimi i tyre gati dy vjet më parë. Përkundër kësaj, formacioni kosovar mori pjesë në tre Majors dhe arriti në fazën e Legends.

“Me publikimin e CS2, ne kuptuam se nuk kishte kohë më të mirë për ne për të rritur praninë tonë në Counter-Strike. Trajektorja e listës së Bad Neës Eagles ka qenë frymëzuese dhe mishëron qëndrimin që vlerësojmë këtu në Guild Esports – ne mezi presim t’i mbështesim ata në udhëtimin e tyre në CS2,”, tha Jasmine Skee, CEO e Guild Esports, në lidhje me njoftimin.

Stafi stërvitor me në krye Jonatan “⁠Devilwalk⁠” Lundberg dhe Kevin “⁠kRYSTAL⁠” Amend kanë bërë gjithashtu kalimin në organizatën e re, dhe suedezi ishte plot lavdërime për vizionin e GUILD.

“Ne kemi pasur oferta nga organizata të shumta gjatë kohës që ishim një ekip i panënshkruar, por në fund zbuluam se Guild ishin më të afërt me atë që duam të arrijmë në CS2.

“Me atë që kemi parë tashmë nga takimi me stafin dhe duke parë ambientet, nuk kemi dyshim se këtu i përkasim për të arritur në nivelin tjetër”. / KultPlus.com

Bad News Eagles triumfojnë në finale, shkojnë në kualifikimet për “ESL Pro League”

Bad News Eagles e kanë arritur një tjetër sukses mbrëmë.

Ekipi kosovar arriti të fitonte finalen e turneut “RES Adriatic League”, duke mposhtur në finale ekipin Zero Tenacity.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga djemtë kosovarë, të cilët fituan lehtësisht në dy hartat, shkruan Gazeta Express.

Kësisoj, BNE shpërblehet me 4567 dollarë dhe sigurojnë biletën për pjesëmarrje në kualifikimet për ligën më të fortë në botë, “ESL Pro League”. / KultPlus.com

Çeku për suksesin e BNE: Djemtë e Kosovës duke shkëlqyer në Brazilin që ende nuk na njeh

Kosova ka arritur një tjetër sukses të madh në E-Sports, këtë herë skuadra e “Bad News Eagles” ka siguruar tri fitore radhazi, për t’u kualifikuar më tej në “Legends Stage”, në turneun më të madh në botë në lojën Counter-Strike, shkruan KultPlus.

Në ndeshjen e fundit, BNE u përballën kundër GamerLegion, duke fituar me lehtësi dhe kësisoj duke siguruar kualifikimin tutje.

Për këtë fitore ka reaguar edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke përgëzuar djemtë për këtë sukses të madh.

“Djemtë e Kosovës duke shkëlqyer në Brazilin që ende nuk na njeh. Pas tri fitoreve, Bad News Eagles në fazën “Legends”. Përgëzime Flatron, Sener, Rigon, Dionis e Genc. Faleminderit që e mbani flamurin e Kosovës në piedestal. 🦅🇽🇰 #IEM Rio Major 2022″, thuhet në postimin e tij.

Siç kishin njoftuar edhe BNE, Çeku kishte luajtur një rol kyç në sigurimin e vizave për ta. /KultPlus.com

‘Bad News Eagles’ arrijnë tjetër sukses madhështor, gati për “Legends Stage”

Kosova ka arritur një tjetër sukses të madh në E-Sports, këtë herë skuadra e “Bad News Eagles” ka siguruar tri fitore radhazi, për t’u kualifikuar më tej në “Legends Stage”, në turneun më të madh në botë në lojën Counter-Strike, shkruan KultPlus.

Në ndeshjen e fundit, BNE u përballën kundër GamerLegion, duke fituar me lehtësi dhe kësisoj duke siguruar kualifikimin tutje.

Me këtë fitore, Bad News Eagles i janë bashkuar skuadrave që kanë siguruar më herët pjesëmarrjen në fazën e ‘Legends Stage’.

“Major Tournament”, në të cilin merr pjesë skuadra shqiptare, është eventi më i madh i organizuar për sa i përket CS:GO, ku skuadrat konkurrojnë për një çmim prej 1.2 milionë dollarësh në Rio de Zhaneiro të Brazilit. /KultPlus.com

Bad News Eagles kampion në turneun Tipsport në Pragë

Bad News Eagles është shpallur kampion në turneun Tipsport në Pragë, përcjellë KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke ju uruar fitoren dhe për përfaqësimin dinjitoz.

“Edhe një sukses tjetër i anëtarëve të ekipit Bad News Eagles në garat e videolojërave të CS:GO. Ata u shpallën fitues të turneut Tipsport Prague Cup 2022 pas fitores kundër ekipit nga Çekia Dynamo Eclot.

Gara në të cilën ekipi i Kosovës doli fitues, ishte e ndarë në dy grupe me nga 4 ekipe, dhe u zhvillua gjatë dy ditëve, 17 e 18 shtator.

I urojmë anëtarët e ekipit për suksesin e arritur si dhe për përfaqësimin dinjitoz!”, shkruajnë nga MKRS. / KultPlus.com

BNE pëson humbje, mposhtet në finale ndaj HEET

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles ka pësuar humbje në finale të turneut Elisa Invitational, në përballje me ekipin francez HEET, shkruan KultPlus.

Në takim Bo3 (pra, me 3 ndeshje), BNE nuk arritën që të fitonin asnjërën map dhe kësisoj humbën takimin.

16-10 në mapin e parë ‘Nuke’, dhe 16-10 në mapin e dytë ‘Inferno’.

Pasi përfunduan në vendin e dytë, bNe kanë fituar çmimin prej 7 mijë dollarësh. /KultPlus.com

Bad News Eagles një hap larg çmimit 25 mijë dollarë

Bad News Eagles është një hap larg për ta fituar çmimin prej 25.000 dollarësh në turneun Elisa Invitational, derisa takimi pritet të fillojë shumë shpejt.

Bad News Eagles ndeshjen finale do ta zhvillojnë ndaj ekipit HEET.

Finalja e madhe ndërmjet Bad News Eagles dhe HEET do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch duke filluar nga ora 20:00.

Fituesi i takimi fiton çmimin prej 25.000 dollarësh. /KultPlus.com

Bad News Eagles prekin gjysmëfinalen e turneut “Elisa Invitational Spring”

Bad News Eagles ka shënuar fitore të madhe në çerekfinale të turneut “Elisa Invitational Spring 2022” në CS:GO.

Ekipi kosovar triumfoi 2:1 në map-a ndaj ekipit nga Suedia, Finest.

Djemt kosovarë e nisën dobët, duke u mposhtur në Vertigo 16:13, por më pas bënë një rikthim fantastik.

Ata e barazuan fillimisht 1:1, pasi triumfuan 16:11 në Mirage, kurse në Inferno u treguan të pamëshirshëm, duke fituar 16:5.

Kështu, ata tani kalojnë në gjysmëfinalë të kësaj gare, kurse do të përballen me fituesin e duelit mes Complexity dhe Sinners.

Kujtojmë se fituesi i këtij turneu shpërblehet me 25 mijë euro, ndërsa me fitoren sot, Bad News Eagles i kanë të siguruara 3 mijë euro.

Vlen të përmendet që dje, ekipi kosovar rrëmbeu vendin e tretë në Republeague, duke i fituar mbi 15 mijë euro. /Express/ KultPlus.com

“Bad News Eagles” marrin ftesë në garën me vlerë prej 130 mijë dollarësh – REPUBLEAGUE S3

Ekipi shqiptar, “Bad News Eagles” do ta zhvillojë sfidën e radhës në CS:GO REPUBLEAGUE, ku do të synojnë shpërblimin prej 130 mijë dollarësh.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë edhe ekipet si NIP, Imperial, fnatic, Eternal Fire, Entropiq, forZe dhe 1WIN, shkruan FrontOnline.

Kompeticioni në fjalë do të nis nga 7 qershori dhe do të mbyllet më 29 qershor.

Tetë ekipet e ftuara janë në garë për çmimin 130 mijë dollarësh.

Pas turneut Major i cili u mbajt në Antwerp të Belgjikës, ekipi i Bad News Eagles nuk ka qenë shumë aktiv me ndeshje profesionale, një ndeshje e ka zhvilluar në turneun PinnacleCup ku ishin të ftuar gjithashtu, por u eliminuan pasi pësuan humbje në ndeshjen e parë kundër ekipit ECSTATIC.

Ende nuk dihet kur do të zhvillohet ndeshja e parë për ekipin shqiptar, por orari dhe kundërshtari do të mësohet së shpejti./ KultPlus.com

‘Bad News Eagles’ vazhdojnë sot aventurën e tyre të radhës

Ekipi shqiptar që tanimë ka marrë një famë të madhe pas paraqitjes në garën e fundit në CS:GO, është ftuar për të marrë pjesë direkt në çerekfinale të turneut tjetër “Pinnacle CUP”, shkruan KultPlus.

Ndeshja e tyre e parë do të luhet sot me fillim nga ora 16:00 në formatin me tre lojë (Bo3), për të vazhduar më pas në gjysmëfinale.

Në rast se e fiton këtë ndeshje, në gjysmëfinale bNe do të takohet me fituesin e ndeshjes SKADE kundër EternalFire.

Pinnacle Cup IV është një turne evropian online i organizuar nga Relog Media dhe do të luhet për shumën 100 mijë dollarë. /KultPlus.com

BNE luan sot ndeshjen jetike

Ekipi shqiptar Bad News Eagles do ta zhvillojnë sot ndeshjen e radhës në kuadër të fazës “Legends Stage” në turneun PGL Antwerp Major CS:GO, shkruan KultPlus.

Kundërshtari i radhës i BNE do të jetë edhe një herë tjetër një ekip nga Brazili, pra, Imperial.

Me fillim nga ora 18:15 pritet që të fillojë ky ballafaqim, derisa për çdo ndryshim eventual KultPlus do iu njoftojë me kohë.

Fituesi i këtij dueli do të vazhdojë tutje në turneun e CS:GO, pasi të dyja kanë nga 2 humbje, dhe në rast të dështimit, do të udhëtonin për në shtëpi. /KultPlus.com

Bad News Eagles mposhten nga ekipi më i mirë në botë FaZe

Bad News Eagles është akoma pa fitore në ”Legends”, duke humbur ndeshjen e dytë ndaj FaZe me rezultat 16-4, shkruan KultPlus.

Ekipi i rankuar në vendin e parë në Counter-Strike:Global Offensive ka arritur të fitojë me lehtësi ndaj BNE.

“Broky” dhe ”Karrigan” treguan potencial e tyre dhe kësisoj arritën që edhe ta fitojnë ekipin.

Një humbje tjetër do të thoshte eliminim për skuadrën nga Kosova. /KultPlus.com

Bad News Eagles mposhten nga ekipi danez

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles pësojnë humbje në ndeshjen e parë në fazën “Legends Stage”, në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major.

Bad News Eagles ka humbur nga ekipi danez, Copenhagen Flames 14-16, njofton Klankosova.tv.

Ndeshja është zhvilluar në Mapen “Ancient”, ku ekipi shqiptar kishte një epërsi të lehtë në fillim, derisa më pas barazuan danezët.

Tutje, përballja mes dy ekipeve ishte pothuajse e barabartë deri në fund. Por që dy raundet e fundit ishin kruciale për fitoren e danezëve.

Bad News Eagles do të garojnë prapë gjatë ditës së sotme.

Derisa edhe kjo fazë si e kaluara, një ekipi për të kaluar tutje i duhen tri fitore nga pesë ndeshje, ku më pas kalojnë në “Champions Stage”, derisa aty është me eliminim direkt. /KultPlus.com

Bad News Eagles vazhdojnë sot garën si legjenda në turneun e madh të CS:GO

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles do të nisin sot garën në “Legends Stage” në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major.

Përballja e tyre e parë do të jetë ndaj ekipit danez Copenhagen Flames, të cilët me renditje janë në vendin e 14-të.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 12:00.

Edhe kjo fazë si e kaluara, një ekipi për të kaluar tutje i duhen tri fitore nga pesë ndeshje, ku më pas kalojnë në “Champions Stage”, derisa aty është me eliminim direkt. /Klankosova/ KultPlus.com

Çeku pas fitores së Bad News Eagles: Zonja dhe Zotërinj, më lejoni t’ju prezantoj me legjendat tona

Ekipi kosovar, Bad News Eagles e ka fituar map-in e dytë me rezultat 16:8 dhe e kanë barazuar në 1:1 rezultatin e përgjithshëm ndaj “MIBR” nga Brazili.

MIBR arritën të mposhtin ekipin kosovar në “Nuke” me rezultat (13:16), por që u mposhtën në Ancient.

Pas fitores së tyre reagoi edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku i cili i cilësoi ata si legjenda.

“Zonja dhe Zotërinj, më lejoni më lejoni t’ju prezantoj me legjendat tona”- ka shkruar ministri Çeku në Twitter./ KultPlus.com

Bad News Eagles e fiton map-in e dytë, kualifikohen në ‘Legends Stage’

Ekipi kosovar, Bad News Eagles e ka fituar map-in e dytë me rezultat 16:8 dhe e kanë barazuar në 1:1 rezultatin e përgjithshëm ndaj “MIBR” nga Brazili.

MIBR arritën të mposhtin ekipin kosovar në “Nuke” me rezultat (13:16), por që u mposhtën në Ancient, shkruan Gazeta Express.

“Bad News Eagles” e nisen ndeshjen në mënyrë fenomenale duke fituar tetë raunde radhazi, por “mibr” ishin më të përgatitur në mapin që zgjodhën.

Ndërkohë në “Ancient”, BNE fituan shumë pikë në T Side dhe me lehtësi triumfuan në fund 16:8.

Tani, terreni vendimtar është në “Vertigo” dhe ekipi që fiton 16 raunde kalon në “Legends Stage”./ KultPlus.com

Nis ndeshja vendimtare e “Bad News Eagles”, këtu mund ta ndiqni LIVE

Ekipi kosovar – “Bad News Eagles” e kanë nisur ndeshjen vendimtare për kualifikim tutje në turneun më të madh në botë, ‘PGL Major’ i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Ata do të përballen me ekipin ‘mibr’, të cilët radhiten në vendin e 25-të në ranglistën botërore (një vend më lart se ekipi kosovar).

Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE me komentim shqip nga streameri ‘xhocii’ duke klikuar: KËTU – VIDEO

Formati i kësaj ndeshjes është ‘bo3’. “Bad News Eagles” kanë zgjedhur “Ancient”, teksa “mibr” kanë zgjedhur “Nuke” për të luajtur ndeshjen e parë, në rast se rezultati i përgjithshem i dy terreneve të para është (1:1), ata do të luajnë në “Vertigo”.

Ekipit fitues i duhen dy fitore në dy terrene të ndryshme, për ta fituar komplet ndeshjen.

Ndeshja e tyre ishte paraparë të fillojë rreth orës 15:45, por orari ka ndryshuar një orë më herët për shkak të përfundimit më herët të ndeshjes që ishte nga ora 12:00. Por, që u shtye sërish për 10 minuta dhe ata startuan në 14:55./GazetaExpress / KultPlus.com

Vazhdon impresionimi i ekipit “Bad News Eagles” nga Kosova, i mposhtin legjendat e Brazilit

Ekipi kosovar “Bad News Eagles” kanë përfunduar ndeshjen e tretë në turneun më të madh të lojës CS:GO, “PGL Antwerp Major 2022”.

“BNE” kanë triumfuar ndaj ekipit brazilian “Imperial” me rezultat (16:12), kështu duke arritur dy fitore prej tri ndeshjeve të zhvilluara.

Kujtojmë se pjesë e ekipit “Imperial” janë edhe legjendat: FalleN, fer dhe fnx të cilët kishin fituar Majorin vite më parë, por që nuk arritën të bëjnë diferencën përball djemve nga Kosova.

Deri më tani, “BNE” ka triumfuar kundër ekipit turk “Eternal Fire” dhe ekipit brazilian “Imperial”, teksa u mposhten nga ekipi rus “forZe”.

Në rast të një fitore të radhës, “BNE” do të kualifikohet në fazën tjetër të turneut. / KultPlus.com

Fillon ndeshja e “Bad News Eagles” kundër lojtarëve legjendarë nga Brazili, këtu mund ta ndiqni LIVE

Sapo ka filluar ndeshja e tretë e ekipit kosovar – “Bad News Eagles” në turneun më të madh të lojës CS:GO, “PGL Antwerp Major 2022”.

“BNE” është duke luajtur kundër ekipit brazilian “Imperial”, pjesë e të cilit janë lojtarët legjendarë si FalleN, fer dhe fnx të cilët ishin fitues të dy turneve Major.

Për të shikuar ndeshjen LIVE me komentim shqip, ju duhet të klikoni: KËTU.

Kujtojmë se ditën e djeshme, “BNE” nisi rrugëtimin në këtë turne, ku arriti të triumfonte kundër skuadrës turke “Eternal Fire” ndërsa u mposhtën nga ekipi rus “forZe”.

“Bad News Eagles” ka edhe dy mundësi tjera për t’u kualifikuar në fazën tjetër të këtij turneu, i cili po zhvillohet në qytetin Antëerp të Belgjikës./ KultPlus.com

Kryeministri Kurti bën tifo për ekipin e Bad News Eagles, sapo fituan lojën e parë në turneun më të madh të CS:GO

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles e kanë nisur me fitore turneun më të madh në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Bad News Eagles triumfuan ndaj ekipit turk, Eternal Fire, me rezultat 16:14.

Kryeministri Albin Kurti po bën tifo për ekipin tonë.

Këshilltari  kryeministrit, Arianit Beqiri ka shpërndarë disa fotografi ky shihet kryeministri Kurti duke ndjekur live lojën.

“Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles”, ka shkruar Beqiri krahas fotografive. / KultPlus.com

Kosova shkruan histori, BNE kualifikohen në turneun më të madh në botë në e-Sports

Skuadra nga Kosova, Bad News Eagles, ka arritur që të shkruajë histori në e-Sports, duke u kualifikuar në një turne madhor, shkruan KultPlus.

‘Nga kafet e internetit të Prishtinës, deri në një turne madhor’, është pikërisht fjalia që ka përcjellur gjithë këtë ecuri të ekipit Bad News Eagles.

Ekipi kosovar triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në ESports, pikërisht në “PGL Major Antwerp 2022”.

Ekipi i përbërë nga Rigon Gashi, Flatron Halimi, Sener Mahmuti, Dionis Budeci dhe Genc Kolgeci. /KultPlus.com