Shefi i Microsoftit premton gjeneratën e re të Windowsit

Teksa Google dhe Apple po iu drejtohen zhvilluesve për aplikacione të reja për eventet e ardhshme, gjiganti tjetër teknologjik, Microsoft, po synon një tjetër rrugë – të sjellë versionin e ri të sistemit operativ të Windowsit.

Në një letër të shefit ekzekutiv, Satya Nadella, drejtuar zhvilluesve, nuk përmendet thuajse fare përditësimi i Windows 10, me fokusin që është në “gjeneratën e ardhshme të Windowsit”.

“… Së shpejti do të ndajmë një nga përditësimet më të mëdha të Windowsit në dekadën e fundit për të zhbllokuar mundësitë ekonomike për zhvilluesit dhe krijuesit. E kam mbajtur vetë qe disa muaj dhe jam shumë i lumtur për gjeneratën e ardhshme të Windowsit. Premtimi im për ju është ky: Do të krijojmë më shumë mundësi për çdo zhvillues të Windowsit sot dhe mirëpresim çdo krijues që synon diçka të re, inovative dhe të hapur. Mezi presim t’u tregojmë më shumë”, ka thënë ai.

Kur Microsofti e lansoi sistemin Windows 10, kompania premtoi se do të jetë përditësimi i fundit i rregullt. E “gjenerata e re” mund të jetë më shumë se çfarëdo përditësimi që ishte bërë që nga lansimi i versionit “10” më 2015. / KOHA.net / KultPlus.com

Hulumtimi i Deutsche Welle, stereotipet seksiste të Google

Gratë nga Evropa Lindore apo Amerika Jugore janë shumë seksi dhe e kanë mendjen për takime dashurie? Një analizë e Deutsche Welles tregon, se Google shërben si katalizator për klishetë seksiste.

“Google Images” i jep fytyrë botës: Kush do të shohë si duket ai apo ajo do të futet në kërkim në google njëherë. Një hulutim i Deutsche Welles arrin në konkluzionin, se në çfarë rezultatesh të shtrembëruara të çojnë algoritmet e gjigandit kërkimor.

Gazetaret e gazetarët e Deutsche Welles kanë analizuar më shumë se 20.000 pamje dhe faqe web-i. Rezultati: Kërkimet e fotove në anglisht me fjalëkyçe si “femra braziliane”, “femra domenikane”, “femra tajlandeze”, “femra ukrainase” të çojnë më shumë në pamje vajzash të reja në poza dhe veshje provokuese, se sa kërkimi në Google për “femra amerikane”. Kurse po të kërkosh për “femra gjermane” dalin më shumë pamje sportistesh dhe politikanesh. Ky është një model që kuptohet menjëherë, sepse e konfimojnë kërkimet e thjeshta. Por analizimi i rezultateve është më i vështirë. Përcaktimi i asaj, se çfarë e bën një pamje seksiste, natyrisht që është subjektive dhe varet nga konteksti kulturor, moral dhe social.

Çfarë e bën një pamje provokuese?

Për të klasifikuar mijëra pamje, analiza e DW-s u mbështet në mekanizmin e vetë Google-it “Cloud Vision Safesearch“, një aplikacion i inteligjencës artificiale. Ky software përpunues pamjesh është i programuar që të dallojë pamje me një përmbajtje të caktuar. Google e përdor atë për të shenjuar pamje “provokuese” me veshje seksi, ku lakuriqësia e fshehur me strategji ekspozohet me poza provokative. Po ashtu identifikohen edhe pamje të pjesëve të caktuara të trupit. Në kërkimin me fjalëkyçin gra domenikane apo braziliane, google ofroi deri në 40% pamje provokuese. Rezultati i i kërkimit me fjalëkyçin gra amerikane ka nxjerrë vetëm 5% pamje të tilla, kërkimi me fjalëkyçin gra gjermane vetëm 4%.

Pëdorimi i algoritmeve të tillë është i kontestuar, sepse përdorimi i programeve të tillë kompjuterikë i nënshtrohet, ndoshta edhe më shumë, paragjykimeve apo diktateve të ndryshme kulturore se sa syri njerëzor. Në një moment tjetër ky software i posaçëm ka prodhuar rezultate raciste. Inteligjenca artificiale e Google që punon si një sistem i mbyllur mund të rezultojë në shtrembërime në rezultate. Nga ana tjetër verifikimi mekanik i pamjeve që Cloud Vision i kategorizoi si pamje eksplicite, tregoi se rezutati ia vlejti: Ato janë një vështrim se si teknologjia e vet Google vlerëson pamjet që tregohen nga programi kërkues.

Linqe për faqe të caktuara web-i

Çdo pamje që tregon rezultatet të çon në të njëjtën kohë në faqe web-i që e kanë publikuar në fillim atë. Shumë nga këto faqe ofrojnë pamje që i reduktojnë femrat si objekt seksi. Femrat latine apo ato nga Europa Lindore tregohen në bazë të klisheve për to. Për të gjetur se sa rezultate fotosh të çojnë në faqe të tilla, u fut si shtesë në përshkrimin e shkurtër që del nën foton e rezultuar edhe fjalëkyçi “dating”, “seks”, apo “të nxehta”. Të gjitha faqet që kishin të paktën një nga këto fjalëkyçe, u panë në mënyrë mekanike, nëse kishin vërtet përmbajtje seksiste. Rezultatet treguan se si femrat nga disa vende reduktohen tërësisht në objekte seksuale. Nga 100 rezultate të kërkimit për “gra ukrainase”, 61 prej tyre të çonin me link në faqe me përmbajtje të tilla.

Stereotipet përforcojnë rezultatet e web-it

Fjalëkyçet janë shumë të rëndësishme, por ato nuk tregojnë të gjithë historinë. Një pjesë e madhe e rezultateve gjendet në faqe interneti me adresa si “toprussianbrides.com”, “hotlatinbrides.org”, “topasiabrides.net”. Këto oferta premtojnë të lidhin meshkujt me femra nga kombësi të caktuara. Shpejt bëhet e qartë se klientë janë burra perëndimorë që ose kërkojnë një grua të huaj të nënshtruar, ose një partnere për seks.

Stereotipet ekzistuese ndikojnë, sipas profesores për studime multikulturore, Sirijit Sunanta në Universitetin e Bangkokut Mhidol në mënyrën si femrat tajlandeze paraqiten në internet. “Tajlanda konsiderohet si një botë Disney për prostitucionin dhe turizmin e seksit. Kjo vazhdon në internet përmes programeve të kërkimit”, thotë Sunanta për Deutsche Wellen. “Nëse stereotipet lidhen me femrat e një kombësie, ato janë të dëmshme. E redukton kompleksitetin e femrave, kudo gratë janë ndryshe.”

Një çështje e gjuhës

Edhe gjuha e përdorur në kërkime mund të ndikojë në rezutate. Nëse kërkon në anglisht “brazilian women” apo në portugalisht “mulheres brasileiras”, që është ekzaktësisht e njëjta gjë, atëherë Google ofron përmbajtje të ndryshme të seksualizuara. Në kërkimin në anglisht 41 nga 100 pamje janë provokuese, nëse kërkon në gjuhën portugeze kjo shifër reduktohet në 9. “Të dhënat, me të cilat ushqehen algoritmet reflektojnë perceptimet, paragykimet dhe modelet e konsumit të vetëm një pjese të njerëzimit”, thotë Renata Avila, studiuese në Institutin e Universitetit të Stanfordit për “Human-Centered Artificial Intelligence”. “Këto paragjykime nuk mund të lidhen vetëm me teknologjinë, por edhe me faktorë kulturorë. Femrave të nacionaliteteve të caktuara u jepet rol seksual dhe ofruese shërbimesh nga një kulturë burrash, anglishfolës.” Sipas Avilas këto nuk janë raste të vetme, por pjesë e një problemi më të thellë sistemik. Algoritmet “fair” nuk shkojnë me modelin e biznesit të koncerneve “big-tech”, sepse bëhet fjalë të grumbullosh të dhëna dhe të rrisësh xhiron e fitimit.

Pllakat seksist në Gjermani – reklamë e një firme imobiliare me mbishkrimin “mos e shiko por merre me qira”

Joana Varon, avokate braziliane dhe themeluese e institutit “Coding Rights” thotë, se algoritmet kanë tendencën të riprodhojnë ato përmbajtje që janë shumë të përhapura online. Ajo kërkon më shumë mbikqyrje, transparencë dhe konkurrencë. “Nuk duhet të ketë monopole për shërbimet. Koncernet e mëdha teknologjike duhet të rregullohen.” Në të njëjtën kohë duhen futur më shumë algoritme që nuk i shërbejnë gjithmonë të njëjtës paradigmë.

Deutsche Welle i ofroi zyrës së shtypit të Google një liste me pyetje për çështjen e algoritmit të fotove. Koncerni nuk i përgjigj në mënyrë të detajuar pyetjeve, por dorëzoi një shpjegim, ku theksohet se rezultate e kërkimit vërtet tregojnë “përmbajtje të caktuara apo shqetësuese”, “përfshirë rezultate që reflektojnë stereotipe negative apo paragjykime që ekzistojnë në internet.” Google thekson se ky është problem, sepse ka “pasoja jo të njëjta për femrat dhe femrat me ngjyrë.” / Reporteri.net / KultPlus.com

‘Google’ liston Uta Ibrahimin si një ndër gratë më të suksesshme në botë

Alpinistja Uta Ibrahimi, vajza e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur pesë majat e Himalajeve është listuar e 138-ta në listën e ‘Google’, listë kjo e krijuar në nderim të Hitorisë së Muajit të Gruas, shkruan KultPlus.

‘Vitin e kaluar, bota ka kërkuar në Google për ‘gruan e parë’ më shumë se kurrë më parë’, ka shkruar Google në kanalin zyrtar në Youtube. Google poashtu ka shtuar se gratë e kësaj liste janë ato që kanë thyer barriera e kanë inspiruar të tjerat.

https://www.youtube.com/watch?v=Oy-L-OVwmZQ&ab_channel=Google

Ndërkaq, lajmi u bë i ditur nga vetë Uta, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar ndjekësit e saj se edhe ajo është në mesin e shumë grave të tjera të suksesshme.

‘Mirëmëngjesi … në mesin e shumë grave të tjera edhe unë në Majen Everest, në videon e Goggle tu e festu Javën e Grave’, ka shkruar ajo. / KultPlus.com

Google mund të përdoret për zbulimin e përhapjes së koronavirusit

Kërkimet në Google mund të shfrytëzohen për të zbuluar shpërthime të koronavirusit në rajone të caktuara, sipas studimit të ri.

Kjo nënkupton që epidemiologët mund të përdorin historinë e kërkimit të njerëzve në Google për të gjetur pika të nxehta ku rastet mund të rriten.

Kërkimi i njerëzve që kërkojnë terma në lidhje me simptomat në Google mund të lejojë ekspertët të zbulojnë përhapjen e COVID-19 rreth 17 ditë para se të ndodhë në të vërtetë, sipas studimit të ri nga University College London, njofton Independent.

Analizimi i aktivitetit të kërkimit në internet është përdorur tashmë për të ndjekur dhe kuptuar gripin sezonal.

Përdorimi i të dhënave për kërkimet në internet rreth Covid-19 mund të përmirësojë metodat e mbikëqyrjes së shëndetit publik. /Koha/ KultPlus.com

LAS VEGAS, NV – JANUARY 05: A Google logo is shown on a screen during a keynote address by CEO of Huawei Consumer Business Group Richard Yu at CES 2017 at The Venetian Las Vegas on January 5, 2017 in Las Vegas, Nevada. CES, the world’s largest annual consumer technology trade show, runs through January 8 and features 3,800 exhibitors showing off their latest products and services to more than 165,000 attendees. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)

Njerëzit më të kërkuar në Google gjatë vitit 2020

Së fundmi, Google ka publikuar listën vjetore të kërkimeve që janë bërë nga njerëzit përgjatë këtij viti.

Pjesë e kësaj liste, ishin dhe emrat e njerëzve më të kërkuar në Google përgjatë 2020.

Cilët janë ata?

1. Shakira

Nëse e harruat, Shakira bëri një super performancë në Super Boël gjatë këtij viti bashkë me Jennifer Lopez. Kjo shpjegon gjithçka.

2.Vanessa Bryant

Vanessa, gruaja e Kobe Bryant, gjigandit të basketbollit që u nda nga jeta në janar të 2020-ës, bashkë me vajzën e tij si pasojë e një aksidenti fatal ajëror. Dhimbja, fjalimet dhe gjithçka tjetër që lidhej me familjen e famshme, i bëri njerëzit të shkonin drejt një emri; Vanessa Bryant.

3. Jacob Blake

Në 23 gusht, Jacob Blake, një njeri me ngjyrë që jetonte në Kenosha Wisconsin, u qëllua 7 herë në shpinë, në sy të fëmijëve të tij nga një oficer policie, teksa ecte drejt makinës së tij. Incidenti fatal u publikua shpejt në rrjetet sociale, që më tej përfunduan në protesta dhe revolta të dhunshme popullore.

4. Kanye West

Kanye bëri shumë gjëra këtë vit për të qenë në titujt kryesorë, por qershia mbi tortë ishte kandidimi për president i SHBA-ve dhe marrja e 60,000 votave.

5. Tom Hanks

Ky vit ishte i mbushur plot me ngjarje për aktorin. Filloi me nominimin për Oscar dhe përfundoi me infektimin me Covid-19 bashkë me gruan e tij Rita Wilson. Duke qenë se ishin ndër personazhet e parë të prekur nga virusi asokohe shumë i panjohur, rezultati është ky.

6. Kamala Harris

S’është surprizë që Harris është një nga njerëzit më të kërkuar të 2020-ës. Në 7 nëntor, ajo u bë gruaja e parë dhe gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur si zëvendës presidente në Amerikë.

7. Joe Biden

Sigurisht që emri i tij s’është suprizë. Joe Biden fitoi bindshëm zgjedhjet elektorale 2020 në SHBA.

8.Kim Jong-un

Gjatë prill-majit të këtij viti, u përfol gjatë për një vdekje apo gjendje të rënduar të Jong-un. Aludimet misterioze u lidhën gjithashtu me motrën e tij që sipas disa teorive hiqej prej kohësh si ai./ KultPlus.com

Google ju ndihmon të gjeni titullin e një këngë duke e kënduar atë

Google ka lansuar mënyrën më të re për gjetjen e këngëve. ‘Shazam for humming’ lejon gjithësecilin të gjejë këngën e dëshiruar vetëm permes një melodie ose pjese të këngës që iu ka mbetur në mendje, përcjellë KultPlus.

Për të përdorur opsionin e ri, hapni versionin tuaj më të fundit të aplikacionit Google, prekni ikonën e mikrofonit dhe thoni “What’s this song?”, ose klikoni në butonin “Search a song”.

“Një mënyrë e thjeshtë për ta shpjeguar është se melodia e një kënge është si gjurma e gishtit: Secili ka identitetin e vet unik”, tha Krishna Kumar, një Menaxher i Lartë i Produkteve në Google Search.

“Kur ju kërkoni një melodi në Google, modelet tona të të mësuarit makinerik e shndërrojnë audion në një sekuencë të bazuar në numra që përfaqëson melodinë e këngës. Modelet tona janë trajnuar për të identifikuar këngët, bazuar në një larmi burimesh, duke përfshirë njerëz që këndojnë, fishkëllima ose gumëzhitje, si dhe regjistrime në studio”.

Aparna Chennapragada, një nënkryetare e Google që zbuloi opsionin e ri, tha se njerëzit e pyesin Google “çfarë këngë është kjo” gati 100 milion herë çdo muaj, ose kërkojnë fraza teksti, që t’ju shfaqet kënga. / KultPlus.com

Google së shpejti do të jetë edhe kartë pagesash

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Sipas burimeve të kompanisë karta do të mbështetet në sistemin e pagesave ‘mobile’ të Google Pay, dhe gjithashtu do të ishte pjesë e partnerit bankar. Midis këtyre institucioneve do të ishin Citi e Stanford Federal Credit Union.

Karta do të ishte e përdorshme për pagesa në dyqane, në internet dhe përmes smartfonëve. Për ta mbështetur atë do të kishte një aplikacion, të zhvilluar gjithmonë nga Google, për të monitoruar blerjet, kontrolluar bilancin dhe bllokuar llogarinë në rast nevoje/ANSA/ KultPlus.com

Google shton edhe pesë gjuhë në sistemin e tij të përkthimit

Google tha se sistemi i tij i përkthimit online ka shtuar pesë gjuhë të reja: tatare, turkmene, ujgure, kinyarvanda dhe odia.

Gjiganti i internetit, me seli në SHBA, tha se me gjuhët e reja, sistemi i përkthimit të menjëhershëm në kompjuterë dhe pajisje mobile tani përfshin 108 gjuhë.

Google tha se këto pesë gjuhë kanë paraqitur në veçanti problem, për shkak të mungesës së përkthimeve online në ato gjuhë.

Ky është shtimi i parë që bëhet pas katër vjetësh, përcjell rel.

Gjuha ujgure është zyrtare në rajonin veriperëndimor të Kinës, Ksinjiang.

Gjuha turkmene është zyrtare në Turkmenistan – shtet në Azinë Qendrore, ndërsa ajo tatare në Republikën e Tatarstanit, që ndodhet brenda Federatës Ruse.

Odia flitet në shtetin indian Odisha, kurse kinyarvanda është gjuhë zyrtare e shtetit afrikan të Ruandës. / KultPlus.com

Google: Po vlerësojmë rreziqet e njohjes së fytyrës

Shohim që njohja e fytyrës mbart shumë rreziqe, kështu që nga ana jonë ka një periudhë pritjeje derisa të shohim se si po përdoret’, deklaroi drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai në Bruksel, gjatë një konference mbi inteligjencën artificiale, të organizuar nga grupi europian ”Bruegel”.

“Është e rëndësishme që qeveritë të punojnë sa më shpejt që të jetë e mundur për t’u marrë me zhvillimin dhe përdorimin e njohjes së fytyrës’’, theksoi Pichai.

‘’Për momentin Google nuk ofron produkte gjenerike për njohjen e fytyrës sepse është një nga aplikimet me rrezik të lartë që qeveritë duhet ta konsiderojnë si përparësi’’, shtoi ai.

“Nuk kam dyshim se inteligjenca artificiale duhet të rregullohet sipas standardeve globale, kështu që shtrirja ndërkombëtare midis BE dhe SHBA do të jetë thelbësore, ne kemi nevojë për një marrëveshje për vlerat themelore”, përfundoi drejtori ekzekutiv i kompanisë Google./atsh/ KultPlus.com

10 gjërat më të kërkuara në Google për vitin 2018

Google ka publikuar një listë me gjërat më të kërkuara për vitin 2018, përfshirë këtu filmat më të suksesshëm, VIP-at më të njohur, ngjarjet më të bujshme etj. Sigurisht që lista vlen vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse me zhvillimet e ditëve të sotme, s’mund të themi që s’janë tregues edhe për Europën dhe jo vetëm.

Sigurisht që Kupa e Botës nga FIFA – Rusi 2018 do të ishte padyshim ngjarja më e kërkuar për vitin 2018, e ndjekur nga uragani Florence që goditi qytetin bregdetar të Wilmington-it në Karolinën e Veriut, për t’u përhapur më pas në të tjera zona. Vdekja e reperit Mac Miller si pasojë e toksicitetit të përzierjes së fentanilit (ilaç kundër dhimbjes që përdoret zakonisht për anestezi), kokainës dhe alkoolit, ishte një tjetër ngjarje e bujshme, e cila renditet në vendin e tretë, shkruan koha.net.

Në vijim gjeni listat e plota. Lista finale: 1. World Cup 2. Uragani Florence 3.Mac Miller 4. Kate Spade 5. Anthony Bourdai 6. Black Panther 7. Mega Millions Results 8. Stan Lee 9. Demi Lovato 10. Zgjedhjet elektorale.

Filmat: 1. Black Panther 2. Incredibles 2 3. Deadpool 2 4. Avengers: Infinity War 5. A Quiet Place.

Aktorët: 1. Logan Paul 2. Bill Cosby 3. Sylvester Stallone 4. Pete Davidson 5. Michael B. Jordan.

Njerëzit: 1. Demi Lovato 2. Meghan Markle 3. Brett Kavanaugh 4. Logan Paul 5. Khloe Kardashian.

Vdekjet: 1. Mac Miller 2. Kate Spade 3. Anthony Bourdain 4. Stan Lee 5. Aretha Franklin

Muzika: 1. Demi Lovato 2. Eminem 3. Ariana Grande 4. Rick Ross 5. Cardi B

Këngët: 1. Bohemian Rhapsody 2. This Is America 3. Baby Shark 4. God’s Plan 5. Killshot.

Dasmat: 1. Dasma mbretërore [Prince Harry dhe Meghan Markle] 2. Dasma e Priyanka Chopra-s me Nick Jonas 3. Dasma e princeshës Eugenie-s me Jack Brooksbank 4. Dasma e Kat Von D me Rafael Reyes 5. Dasma e Deepika Padukone me Ranveer Singh./KultPlus.com