Edhe kur kujtesa

Poezi nga Ismail Kadare

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s’do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë… / KultPlus.com 

Kristal

Poezi nga Ismail Kadare

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek unë kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

në s’të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

në s’gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dinë as ne askush
harim ish ky a s’ish harim. /KultPlus.com

“Nuk kam asnjë përjetim”, Kadare për shpalljen e ‘Nobelit’ në Letërsi (VIDEO)

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin ‘Nobel’ në letërsi.

Euronews Albania ndoqi ‘live’ reagimin e shkrimtarit kombëtar shqiptar, Ismail Kadare, i cili e ka ndjekur ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel, i ulur në një nga lokalet në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë me bashkëshorten dhe miqtë e tij.

I pyetur nga Euronews Albania nëse ishte zhgënjyer që përsëri nuk kishte mundur të fitonte këtë çmim, Kadare u përgjigj se nuk kishte asnjë lloj përjetimi.

“Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim. 40 vjet më parë edhe mund të kisha”, tha Kadare.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Helena Kadare u shpreh se shkrimtaren që fitoi Nobelin nuk e njohin, madje nuk e kanë dëgjuar edhe pse prej shumë vitesh jetojnë në Francë.

“Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi Nobelin, edhe pse jetojmë në Francë. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo se jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”, u shpreh shkrimtarja Helena Kadare.

‘Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra, t’i përqafoja flokët e dendura’

Poezi nga Ismail Kadare

Ti ishe për mua

Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s’e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske. / KultPlus.com

‘Mbi të nisa të hedh copëra të shpirtit tim’

Poezi nga Ismail Kadare

Në natën plot acar

Në natën plot acar një zjarr desha të ndez
Por, nata ish e ftohtë, ah, ç’tmerr i zi që ish,
Ndaj që të mbahej gjallë ky zjarrth n’atë rrebesh
Diçka përherë kërkonte, kërkonte vazhdimisht.

Ndaj si shtegtari murg, që shkarpat mblesh në terr,
Unë hidhja n’atë zjarr gjymtyrët pa pushim.
Por ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht
Mbi të nisa të hedh copëra të shpirtit tim.

Se s’bëhej ndryshe, dot, se s’bëhej ndryshe, eh,
Se duhej që dikush ta mbante atë flakë.
Në flakëzën-delir që veç vajosja sjell
Të frikshme pamje ndritnin e dridheshin përqark.

I shihnit vallë ato, dallonit vallë diçka
Ndërsa rreth meje nata me terr e ujq u mbush.
Se donin që të gjithë ta fiknin atë zjarr,
Dikush me ligësi e me padije dikush.

Të tjerë majë kodrash ku dielli kishte rënë
Të tyret zjarre ndrisnin dhe qeshnin që përtej.
Se s’donin të kuptonin ç’bëhej këtu brenda
Se ç’fli kërkon një flakëz që lindet në një terr.

I lodhur nganjëherë kam thënë: shuhu pra,
Në qoftë se nuk të duan, të bjerë natë e pafund.
Të verbtit sytë tuaj kështu ndoshta do t’jenë
Në terrin absolut pa shqetësim kurrkund.

Po prapë diçka më shtynte të ngrihem si somnambul,
Si murgu shkretimtar që shkarpat verbtaz mbledh
Dhe sipër zjarrit prap’ të hedh gjymtyrët akull
Dhe copërat një nga një të shpirtit tim të hedh.

1984 / KultPlus.com

Romanvrasësi

Poezi nga Ismail Kadare

Në presidiume, midis shefash
A nepër mbledhje pak më rrallë,
Ti shfaqesh thjesht e buzëqeshës
Dhe sytë i mbyll dhe flet ngadalë.

Dhe thonë shefat: sa i thjeshtë,
Dhe thonë njerëzit: ç’babaxhan.
Kështu shpërndahet kjo legjendë
N’auditore anembanë.

Kështu shkon dita… Por vjen nata
Kur në tryezë rri, oh, ç’tmerr,
Lëkurën befas heq si maskë
Dhe një fytyrë tjetër del.

Dhe letrat hap, çantën e krimit,
Jo më për prozë lapsin zë,
Por për të shkruar denoncimin,
Për të varrosur prapë dikë.

Dhe shkruan fjalët: “ekuivoke”.
“Ka aludim”, “kuptim dyfish”,
Ndërsa e ndien si spërkat duart
Gjaku i romanit që jep shpirt.

Makbethi tha dikur: s’e prisja
Të kish kaq gjak Dunkani plak…
Por një roman nga plagët shpuar
Nxjerr shumë e shumë më tepër gjak.

Ndaj nga spërkatja e tij nuk mundesh
Nuk mundesh kurrë të shpëtosh dot…
Më kot vë maskën në fytyrë
Dhe buzëqeshjen vë më kot.

Dikur kinezët mu në këmbët
E varrit të heroit q’u tret.
Varrosnin vrasësin që bashkë
Lavdi e turp t’ishin përjetë.

Do të kujtohesh dhe ti mbase,
Por veç nën këmbët e dikujt
Do çajnë shekujt kështu bashkë
Lavdi e tij dhe i yti turp. /KultPlus.com

Një vajzë

Poezi e shkruar nga Ismail Kadare. 

Duke të puthur ty, pa të dashur
Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
si vrasës tinëz ai shkoi

Krenar që ty “të shtiu në dorë”
Gjith’ shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për ty folën
në park, të dielave ata.

Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.

Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
“E sheh filanen? E kam pas…”

Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T’arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:
“Ah, njëlloj janë të tërë djemtë”

Të dyja t’ulura pranë radios
Do ta ndizni një cigar
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t’marre

Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
M’e gjerë, m’e bukur dhe m’e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s’do të të venë re.

Atje ku t’ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t’i bjerë shokut:
“E sheh filanen? Ishim miq…”/ KultPlus.com

Buxhovi – midis Kamysë e Kadaresë

o Studim krahasues i romanit „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ të Jusuf Buxhovit me rastin e botimit në frëngjisht – “Qui resiste a la peste resiste au diable”,nga botuesi i njohur francez “L’Harmatann” i Parisit

Shkruan: Aleksandar ZOTO

Është e pamundur të pohohet që leximi i „Dekameronit“ të Bokaçios, i „Ditarit të murtajës“ të Daniel dë Fosee (De Foes) , i „Ambre“ të Katlen Vinsorit (Kathleen Winsorit), i „Kalorësit mbi çati“ të Xhinios (Giono) ose edhe i „L´oevre au noir“ të Margarita Jursenarit (Marguerete Yourcenar), t´i ketë paraprirë hartimit të „Shënimve të Gjon Nikollë Kazazit“ të Jusuf Buxhovit, përderisa keto vepra, nëse nuk gabohemi, nuk kanë qenë të përkthyera në shqip, pa dyshim, as në serbokroatisht. Nga ana tjetër, është e pamundur të përfytyrohet që Buxhovi të mos ketë njohur romanet e Ismail Kadaresë që i kanë paraprirë romanit të tij, sepse, megjithëse të ndaluar nga pushteti serb, ata kanë qarkulluar midis shqiptarëve të Kosovës, qoftë edhe në pak kopje.

Është e pamundur,gjithashtu, të imagjinohet që Buxhovi nuk e njihte „Murtajën“ (La Peste) e Alber Kamysë, këtij klasiku të letërsisë botërore. Pra, është me interes të shohim se si romani i tij, që rrëfen peripecitë e një epidemie murtaje në sfondin e luftës së fshehtë dhe të hapur midis otomanëve dhe shqiptarëve, vendoset në linjën e romanit të Kamysë dhe të disa veprave të Kadaresë dhe takon temën e tyre ose, më saktësisht shtyhemi të shikojmë sesa ai arrin t´u shpëtojë atyreve, të përballojë sfidat që paraqesin këto vepra për të parë, pasi as që mund të vihet në dyshim që ai të ketë pasur synim të vetëm imitimin e tyre, riprodhimin,nëse mund të thuhet e Kadaresë ose të Kamysë në dorë të dytë; krijimtaria e tij e mëparshme e përjashton a priori një proces të tillë dhe një lexim sadopak i vëmendshëm i „Shënimve të Gjon Nikollë Kazazit“ e mbështet këtë mendim.

Në fakt, s´bëhet fjalë për një „remake“ (nga angl.“ribërje“) të „Kështjellës“, i pari nga romanet e Kadaresë, të cilat i jemi referuar. Së pari, sepse Buxhovi rrëfen në të për një epidemi murtaje të shkaktuar nga pushtuesit turq, me synimin politik më tepër se ushtarak, kundër banorëve të qytetit dhe të rrethinës së Gjakovës, synimi është të dobësohet pa kthim dhe të gjunjëzohet një komb tashmë i nënshtruar nga qeveria e Portës, por që ruan një karakter tepër të pavarur, duke e qëlluar për vdekje në përmasa të mëdha. Për më tepër veprimi vendoset në një datë të saktë, në vitin 1747, zgjedhje kjo që me siguri nuk është rastësore, por ka një bazë historike në kryengritjen që shpërthyen gjatë shekullit XVIII kundër sundimit osman.

Në romanin „Kështjella“ përkundrazi, futja e minjve të infektuar në kështjellën e rrethuar përbën një nga manovrat e njëpasnjëshme, me anë të të cilave Tursun pasha përpiqet të bëhet zot i saj; nga ana tjetër, rrëfimi zhvillohet pa referim kronologjik të veçantë dhe ngjarjet shihen kryesisht nga ana turke. Së fundit, nëse Buxhovi, nën shembullin e Kadaresë, aludon për armët bakteriologjike të këtij shekulli, ai zhvillon paralelisht një temë që kolegu i tij i Tiranës vetëm sa e ka skicuar (dhe pa folur për murtajën) në një skaj të novelës së tij „Krushqit janë të ngrirë“:atë të „zgjidhjes përfundimtare“ (solution finale),sipas shprehjes së trashëguar nga nazizmi.

Në fund të fundit, vepra e Buxhovit rimerr më tepër sesa përsërit „Kështjellën“, përderisa ajo ilustron dhe zhvillon disa faqe të këtij romani,ku Intendenti parathotë vështirësitë e ardhshme pas pushtimit të Shqipërisë, pavarësisht nga fitorja ushtarake dhe mjetet që duhen përdorur për ta integruar përfundimisht këtë vend në Perandorinë otomane.

Nga ana tjetër,si mund të mos takoheshin rrëfimet e dy romancierëve shqiptarë përderi sa njëri,ashtu dhe tjetri, e kthejnë ballafaqimin e popullit të tyre me otomanët në një metaforë të ndeshjes së tij të sotme kundër shtypësve të tjerë? Kështu shpjegohet, pa dyshim, fakti se rrëfyesi te „Shënimet…“, si dhe ai i Kadaresë te „Ura me tri hare“ quhen Gjon dhe janë murgj, pra i referohen që të dy figurës së shquar të Gjon Buzukut, murgut themelues të letërsisë së shkruar shqiptare.

Së fundit, disa konvergjenca janë të pranishme për arsye të referimit të përbashkët (pak a shumë të saktë) te doket dhe zakonet politiko-ushtarake të Perandorisë otomane. Ibrahim Pasha,p.sh.,(përveç titullit të tij „kajmekam“) të bën njëherazi të mendosh për Tursun pashën,hero i „Kështjellës“ dhe Hurshid pashën, një nga figurat e „Kamares së turpit“,që e di se është i dënuar edhe ai dhe pret vetëm çastin kur koka e tij do të bjerë. Klasifikimi i kombeve të perandorisë në tri kategori – popujt e asimiluar ose të konsideruar si të tillë, popujt në asimilim e sipër dhe,së fundit, popujt rebelë – të kujtojnë gjithashtu pesë etapat që paraprijnë, në të dytin e romaneve të sipërpërmendura, „zhdukjen“ e plotë dhe përfundimtare të vendeve që i nënshtroheshin ligjit të „kra-kra“-së.

Këto pika të shumta takimi midis Buxhovit dhe atyre të Kadaresë për të cilat u fol më sipër, e veçanërisht te „Ura me tri harqe“, janë tepër të dukshme,të pohuara aq qartë sa s´ka vend për të folur për plagjiaturë. Më tepër mund të konkludohet për njëfarë homazhi, me një syshkelje miqësore ndaj veprës së mjeshtrit (vëmë re, në veçanti,që murgu i Buxhovit,po ashtu si dhe i Kadaresë, e nis kronikën e tij në një muaj mars), madje për një lojë shkrimi ndërtekstore, siç e praktikon si një prirje Mishel Turnier, Premtimi i të cilit na jep shembullin më të njohur. Faktikisht, dallimet janë më të shumta se ngjashmëritë, sikur Buxhovi të kish vënë nderin e tij në lojë për t´u shkëputur nga vepra e Kadaresë, duke e përshëndetur atë në kalim e sipër. Një invetar i shkurtë vetëm i të dhënave materiale që dallojnë dy romanet do të lejonte të gjykojmë për këtë.

Kadareja (rrëfimtari i të cilit i përket një epoke para asaj të Buzukut) mjfatohet me një emër simbolik – Gjon -, ndërsa Buxhovi i jep të vetit një gjendje civile më të detajuar dhe e lidh shprehimisht me kujtimin e Buzukut, nëpërmjet Colit, beniaminit të tij, i cili ëndërron të çojë më tej veprën e stërgjyshit të vet të madh, duke shpikur alfabemin origjinal që ende s´e ka gjuha; Gjoni i Kadaresë,pra, del si përfaqësues i Shqipërisë paraotomane, ndërsa nga ai i Buxhovit, që ka si vëlla e kusheri Lam Mulën, i kthyer në mysliman, prej nga del kjo temë ankese, praktikishte e papranishme në veprat e Kadaresë të përmendura këtu:ndarja e popullit shqiptar midis islamizmit dhe krishtërimit. Dallimi i tretë:figura e emblemore e Buzukut duke si e dyzuar te Buxhovi. Meqë përkthimi i tij i Biblës në shqip saksiononte qenien e një gjuhe dhe të një kulture shekullore, baba i letërsisë shqipe ringjallet njëherazi te Coli, poeti që do të dëshironte të shkruante shkronja të mirëfillta shqipe, dhe te Gjon Nikolla, herë pas here arkitekt si dhe prift e kronik. Një dallim i katërt, së fundi,lidhet me mënyrën e rrëfimit dhe jo më me rrëfimtarin. Te Kadareja, rrëfimi bëhet, si të thuash, me kalim të drejtpërdrejtë nga pena e Gjonit të syri i lexuesit, ndërsa te Buxhovi ka një dyfishim, përsëritja ose „mise en abyme“ të aktit të të shkruarit: murgu i tij është jo vetëm autori i kronikës që e lexojmë, pore edhe i një fletoreje shënimesh, me sa duket e caktuar për të ushqyer këtë kronikë, nga e cila ai na jep andej-këndej disa pjesëza. Kështu vetëpërmbajta e shënimeve paraqitet si një nga ngjarjet që përfshin kronika dhe kështu ato bëhen elemente përbërës i saj…Këtu gjejmë sërish, me nuanca të vogla ndryshimesh, mënyrën e famshme të Zhidit te „Prerësit e parave të rreme“ („Les Faux-monneyeurs“), më tepër sesa atë që ka përdorur Kadareja në „Kronikë në gur“, roman ku gjejnë jehonë kujtimet e rrëfimtarit dhe copëza kronikale që u atribuohen dëshmitarëve të tjerë.

Pra,të kuptuara dhe të vendosura siç duhet, afritë që nxorëm midis romanit të Buxhovit dhe këtyre veprave të Kadaresë, na nxisin më tepër kuriozitetin ndaj tij;ato vërtetojnë vlerën dhe peshën e dëshmisë që ky autor sjell mbi fatin e popullit të vet, jo pa e bërë atë shembull, ose e thënë ndryshe, të aftë për një shtrirje përtej vetë Shqipërisë.

Pikërisht këtë përmasë njerëzore të librit kërkojmë të nxjerrim tani, me anë të një paraleleje tjetër, që na fton me ngulm,së paku për nga tema, sepse edhe aty pikëtakimet do të shfaqen shumë më të kufizuara.

Në fakt,romani „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ i Jusuf Buxhovit nuk është gjithnjë një „remake“ e „Murtajës“ („La Peste“) të Kamysë.Së pari, e rithemi,sepse rrëfimi i Buxhovit është vendosur në një kuadër historik,a, të paktën, mëton të jetë një krijim fiktiv me frymëzime historike. Nga ana tjetër, edhe pse konisderatat morale, madje filozofike, të lidhura me fatin e këtij ose të atij personazhi nuk mungojnë dhe kërkojnë meditimin vetjak të çdo lexuesit, ai trajton para së gjithash një avanturë kolektive. Drama e Kamysë prek gjithashtu një bashkësi, por që është, në thelb, mbarë njerëzimi;pra ai të drejton te një entitet paksa abrstrakt, qoftë edhe i mishëruar në fate të veçanta.Po ashtu,megjithëse ai paraqet efektet e vërejtura klinikisht të një epidemie murtaje, kjo nis dhe përhapet vetvetiu, në një farë mënyre si një fatalitet, dhe megjithë zgjedhjen e Oranit si vend skene, nuk bëhet fjalë posaçërisht për Algjerinë. Në romanin e Buxhovit, përkundrazi, fatkeqësia jepet qartë,me shkaqet dhe fundin e saj, në kohën dhe vendin e saj. Në fund të fundit – por pa u kufizuar në një „subjekt“ rreptësisht të përcaktuar ose të përvijuar – Buxhovi aktualizon dhe zhvillon një nga kuptimet e mundshme të „Murtaja“ („La Peste“) e Kamysë: vuajtjen që u shkaktohet njerëzve nga njerëz të tjerë, dhunë që përdorin disa për të nështruar më mirë të tjerët, madje për t´i zhdukur fizikisht.Pikërisht këtu është, në fakt, një nga murtajat që nënkupton „Murtja“ e Kamysë, në mos shprehimisht,së paku me aluzionet e tekstit ose me përgjithësimet ku ai të shpie.

Sipas datës së shkrimit dhe daljes në shitje – pra realiteteve që e sollën dhe të cialve ai u vën qëllimisht dhe domosdoshmërisht jehonë – romani i Kamysë evokonte së pari, me siguri, totalitarizmin, këtë përbindësh të kohëve moderne. Autori njëherazi ka pasur edhe kurajon, edhe qartësinë, mjaft të rralla në periudhën fill pas luftës, të denoncojë si murtajën e kueqe, edhe atë zezën. Por ai e bën këtë me terma të qarta dhe jo më me zhvendosje, me komente me të cilat ai e shoqëron atë. Rrjedhimitsh, përtej këtyre rezonanace ose shkrimeve „aktuale“ të tekstit, të bëra më të ndjeshme në atë kohë nga kujtimi i menjëhershëm i flijimit (holocauste),kujdesi i Kamysë për t´i siguruar veprës së tij një përmasë polisemike (ai donte,siç shprehet vetë, që ajo „të lexohet në shumë nivele“),kjo i jep atij një karakter „atopik“ (ngjyra algjeriane, e përsërisim, nuk llogaritet aspak), dhe „akronik“, duke përjashtuar disa tregues që dalin nga e kaluara e Tarrout dhe e Rambertit. Do të dukej sikur ai ka dashur kështu ta çojë më me siguri lexuesin drejt pyetjes thelbësore:cilat mund të jenë, në një vështrim absolut,sjelljet e njeriut përballë vdekjes së verbër,e,më përgjithësisht,përballë të gjitha formave të vuajtjeve fizike dhe morale, në të cilat mund të shfaqet e keqja?

Një tjetër veçori e murtajës së Buxhovit, përballë asaj të Kamysë, është se ajo nuk ka pamjen e një fatkeqësie të shfaqur befasisht. Sigurisht romancieri frëng e shtjellon me etapa progresive,por mbetet,siç e theksmuam më lart, që ajo të shfaqet “exnihilio“ se është e tërë njëherazi,pa iu dashur të lindë. Te Buxhovi, përkundrazi,ajo vjen nëpërmjet një vënie në skenë sa sekrete aq edhe të hollë:ajo përbën për dje,por figuron edhe për sot (në kontekstin e sotëm mbi disa realitete social-politike dhe për gjuhën e dyfishtë), një përpjekje për gjenocid, së paku të pjesshëm, aq të shyrë sa të mund të shkatërrojë të mbijetuesit çdo përpjekje, sado të vogël,për t´u mbrojtur. Kështu, vdekja fizike e disave do të sigurojë vdekjen politike dhe morale të të tjerëve.

Fshehtas, i maskuar në përkujdesje, ky plan djallëzor nënkupton, në fakt, në dredhat e veta,një art të përkryer të helmimit, të frikësimit, derisa shkakton psikoza të vërteta, duke krijuar kështu kushtet e favorshme për të parandaluar ose asnjanësuar qëndresën e popullsisë,për t´u paraprirë kundërveprimeve të tij.

Këtu hasim elementet që afrojnë romanin e Buxhovit me ata të Kadaresë në paraqitjen alegorike të Perandorisë Osmane.

Çuditërisht, synimet e kësaj „supërfuqie“ janë shprehur qartë te Buxhovi,të „Strategjia osmane“ e njëfarë Kavijusit.(Prapa kësaj dyshohet për mbështetje në një realietet historik).Nga ky traktat janë frymëzuar gjërisht mendimet e një poeti tjetër epik të madhështisë osmane,i quajtur Osman Inxhi Karaogllu,sipas rrëfimit të Gjon Nikollës.E ashtuquajtura strategji nuk është pohuar,sigurisht, në librin e Karaogllusë si një synim makiavelik. Ajo duhet të përfundojë me kurorëzimin e njeriut të ri osman, të farkëtuar sipas një modeli të vetëm ideal, i vetmi mjet për të siguruar shpëtimin e Perandorisë. Gjithashtu ka prirje për të lexuar aty një aluzion të dyfishtë ndaj realiteteve bashkëkohore, së pari, ndaj ideologjisë komuniste, që ka rishpikur mitin e njeriut të ri, por edhe ndaj shkrimeve të Çubrilloviqit, teoricien i „rregullimit të çështjeve shqiptare“, në të mirën më të madhe për Serbinë. Futja në lojë e dy veprave në fjalë ndoshta gjen këtu shpjegimin e saj:mos jemi të ftuar ta kujtojmë Biblën e paemër dhe të paemërtuar të shovinizmit dhe të ekspansionizmit serb prapa asryetimeve të tij të veshura bukur, ashtu si në roman,njëra nga këto vepra (ajo „e paraqitshmja“ me pamje „të ndershme“) e nënkupton tjetrën (atë të urryerën) nga u frymëzua në të vërtetë?

Merret me mend në një referencë tjetër ndaj sistemit komunist me mbledhjet ose më mirë me dërdëllisjet e pafundme (mania „marksiste-leniniste“),ku përfaqësuesit e pushtetit qendror, kur nuk i anullojnë a shtyjnë, për efekt takt ose thjesht për përbuzje, bëjnë sikur janë në një mendje me mjediset e shquara, për të diktuar, në fund të fundit, vetëm vullnetet e tyre. E si të mos përfytyrosh në këtë faqe autonominë relative të pranuar dikur për krahinën e Kosovës, autonomi që sot është likuiduar krejt.

Përballë kësaj shtypjeje shtetërore, qëndresa shqiptare niset nga një ndërgjegje e vetme, një kapërcim i njeriut,i jetës dhe i vdekjes,e jo nga konsideratat politike. Prej këtij rrjedh një përmasë filozofiko-morale,që i jep romanit gjithë rëndësinë që ka.

Pa qenë e mundur të zbulohen në këtë fushë përkime të qarta midis romanit të Buxhovit dhe këtij ose atij të Kadaresë, gjendet megjithatë atmosfera e përgjithshme,e cila, tek i dyti, përshkon veprat e frymëzuara drejtpërsëdrejti nga tema e „besës“.

Njeriu shqiptar paraqitet si një „homo religiosus“, në kuptim etimologjik;ai përcaktohet vetëm nëpërmjet lidhjeve të tij:me vëllezërit e tij, me tokën,gjuhën, të kaluarën. Romani i Buxhovit „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ na jep të kuptojmë se, meqë as Krishti e as Muhameti nuk u kërkonin të hiqnin dorë nga kjo „besë“,që ishte e rrënjosur thellë në qenien e tyre, Shqiptarët mund t´i përkushtoheshin padallimisht njërit ose tjetrit,sipas rrethanave. Romani „Shënimet…“ na përkujton gjithashtu se sa shqiptarët, nga ky fakt,kanë mësuar e zbatuar tolerancën, respektin e çdo besimi,e, prej kësaj, të çdo kombësie…Kulti i përbashkët i „besës“ nënkupton para së gjithash një sërë angazhimesh, ligjesh e zakonesh,që rrjedhin nga besa e fjalës së dhënë. Kështu, shpjegohen kujtimet e përseritura të historisë së tij të gjatë; ato janë po aq shenja e përjetësisë së tij, sa edhe të nevojës që ai ka, në orët e vështira, të ringjall heronjtë e tij mbrojtës, t´i mëshirojë ose t´i ndjieje që rijetojnë përmes magjisë së fjalës. Më shumë se prej kujtdo tjetër:kujtesa i vjen nga poetët e tij (Colit i shtohet personazhi shumë simbolik i rapsodit popullor Selami Takraku), nga këngët e legjendat që përjetësojnë kujtimin e sprovave. Kështu përballë një të keqeje të harruar, që të zë papritur,kundërveprimi i parë është pyetja e së kaluarës,këshillimi me të vjetrit, me ata që kanë mundur të shikojnë ose të dëgjojnë të tregohet sesi ka mundur ta kufizojnë atë, një shekull më parë, gjatë epidemisë së 1646-ës.

Nga kjo rrjedhin edhe këto elemente të tjera: përsëritja me këmbëngulje e disa toponimeve,zanati i arkeologjisë që ushtron Gjon Nikolla krahas prirjes së tij fetare dhe odiseja e Kelmendëve, një familjeje shqiptare,që përshkon shkurtimisht romanin. Të mërguar në Bosnje që prej disa brezash, para se të rikthehen e të vendosen në Gjakovë,si dyshekëpunues, këta endacakë do ta gjejnë identitetin dhe përkatësinë e tyre të humbur vetëm duke u bërë një me baltën e varrit. Copa e poçarisë së vjetër ilire, që Gjoni ka nxjerrë nga thellësia e dheut, afirmon edhe vlerën shenjtërore të tokës, përveçse vërteton lashtësinë e qytetërimit nga kanë rrjedhur shqiptarët.Së fundit,duhet thënë se ka lidhje të plotë midis koncepteve tokë-identitet-kujetesë. Vetëdija e trashëgimisë është futur shumë imtimisht në shpirtin shqiptar,saqë kronikani njëherazi me predikimin e rizbulimit dhe të pasurimit të kësaj trashëgimie gjatë brezave, arrin të vërejë se jo gjithmonë, në fakt, lipset kërkim ose studim i veçantë,pasi ajo ka kaluar në gjakun e shqiptarëve dhe shfaqet në jetën e tyre të përditshme. Historia duhet njohur,në fund të fundit,kur ta kanë cënuar identitetin tënd për shekuj me radhë vetëm për ta përvetësuar a ripërvetësuar sa më mirë atë e të ruash kështu vazhdimësinë e qenies sate.

Kulti i këtyre vlerave te shqiptari çon në një formë stoicizmin, që e bën atë të shohë vdekjen në sy, meqë ai ka kryer atë çka duhet, atë që kërkon prej tij „besa“.Madje, herë-herë,ai duket si i nënshtrohet një magjepsjeje të vdekjes;së pari,sepse kjo vdekje e lavdishme,e denjë, e virtytshme, mund të lindë një këngë pavdekësi, dhe, e dyta,për atë se kjo vdekje, tek e fundit, paraqet jetësinë e një populli, si dhe për arsyet se ajo është sakrificë,mposhtje e gjunjëzimit.Kronikani arrin deri aty sa të shpjegojë,në mos të përligjë për këtë,zakonet vetëvrasëse të disa fiseve ilire, sipas dëshmive të historianëve latinë.Pasioni dhe krenaria e tij kombëtare do të shkonin pothuaj, në disa prej fjalëve të tij, në larëtsimin elitar, sikurse të mos vërente edhe ai vetë se ka edhe shqiptarë të aftë për vepra të ulëta dhe për tradhti. Njëri prej tyre, Çosaleshi,bie kaq poshtë në bashkëpunim me armikun,sa autori i mohon shugurimin e tokës,duke lënë kështu të qarkullojnë dyshimet për qenien e tij shqiptar:askush s´është në gjendje të thotë nga vjen,nga e ka prejardhjen, thua se s´ka prejardhje fare.

Të gjitha këto zgjatje simbolike dhe metaforike lidhen me të papriturat e një beteje me përmasa me të vërtetë epike:nga njëra anë, një popull i tërë që mobilizohet,qëndron dhe që forcën për të mbijetuar e gjen te burimet e tij më të thella,dhe, nga ana tjetër, makina e ditur politike e një fuqie peradorake dhe,po të mos flasim me gjuhën e La Fontenit, një e keqe që kudo përhap tmerr…muratjë,përderisa duhet thirrume me emrin që ka“. Kështu libri shkon shkallë-shkallë deri në zgjidhjen e tij te fitorja, të paktën edhe e përkohshme,e gjenisë njerëzore mbi të keqen me anë të skenave dh të pamjeve rrënqethëse, që shfaqen si një kërcënim therës. Aty gjejmë frymën e frikërave të mëdha mesjetare,ankthet mijëvjeçare të njeriut përballë fatkeqësive apokaliptike. Edhe në vetë etimologjinë e saj, fjala „mortje“,“murtajë“, në shqip,është sinonim i vdekjes. Ndaj,edhe nëse shqiptari mund të shkojë si individ deri aty sa të kërkojë vdekjen, siç e kemi vërejtur, si kolektiv ai priret drejt jetës, drejt një vullneti të pamposhtur për të qenë,për të ruajtur identitetin e vet.

Shtrirjes dhe ngjeshjes së një drame që priret drejtë epopesë,u shtohen,për lexuesin perëndimor,shijet e forta të një ekzotizmi ballkanik. Libri i Buxhovit, në këtë pikë, ruan denjësisht vendin e tij përballë kronikave të famshme të Ivo Andriçit (nga të cilat do të harrojmë këtu,vetëm për interesa letrare, idetë e padenja për një humanist,që ai shpalli gjatë kohës që punonte në Ministrinë Serbe të Punëve të Brëndshme. Me anën e atyre ideve ai propozonte „rrugët“ për rregullimin përfundimtar të çështjes shqiptare). Shtjellimet që paraprijnë,sidoqoftë,e vërtetojnë mjaftueshëm:ekzotizmi oriental nuk e bën romanin e Buxhovit një vepër thjeshtë argëtuese,një arratisje thjesht romaneske. Ngarkesa e tij emocionale dhe rëndësia e çështjeve që ai shtron,e mendimeve që ai ushqen,e prekin edhe më me siguri lexuesin, nga që ai e zhyt atë në një pjesë të Europës viktimë,edhe sot, e tronditjes më të dhimbshme, fati i të cilës, duam ose jo, prek kontinentin mbarë. /KultPlus.com

Pa ty

Poezi nga Ismail Kadare

Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjethërënës
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i hënës.
Lejleket ikën.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.
Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë ere e ftohtë,
Ku ca mullarë të gjysmuar
Duken që larg si Don Kishotë.
Ç’të bëj, po them me veten time,
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime.
Të lashta sa të Gjon Buzukut?
Do të shkoj të ulem permbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do të më ngelet
I ftohtë medalioni i henes. /KultPlus.com

Ismael Kadaré author 2005

Ismail Kadare e vlerëson veprën e Pipës si të pashmangshme për të kuptuar mendimin shqiptar të kohës

Kritik letrar, poet dhe filozof, Arshi Pipa ka shërbyer për shumë vite si profesor i Letërsisë Italiane në Departamentin e Gjuhëve të Romancës në Universitetin e Minesotës.

Alda Bardhyli ka realizuar një intervistë me Ismail Kadaren, vitin e kaluar, për të biseduar më shumë rreth një prej personazheve më kompleks të kulturësh shqiptare.

Arshi Pipa, një prej personazheve kompleks të kulturës shqiptare, shënon sot 101-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kujtese për një prej figurave të rëndësishme të mendimit shqip, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit sjell për lexuesin veprën e tij “Politikë dhe letërsi: paradigma Gramshi”, nga botimet “Princ”, një studim i koncepteve, veprës dhe jetës  së një figure të lartë intelektuale si Antonio Gramshi. Vepra është lënë në dorësh- krim nga Pipa në anglisht, si  një vepër “gati për botim”, por pa mundur të botohet deri sot. Nga leximet që i janë bërë tekstit, mendohet se mund të jetë përfunduar  rreth viteve 1985-1986. Vepra ka ardhur në shqip nën përkthimin e Majlinda Bashllarit.

Vetë Pipa tregon zgjerimin e interesit të tij ndaj Gramshit, i cili fillimisht ka qenë i kufizuar vetëm për kritikën letrare. “Qasja ime  letrare ndaj mendimtarit të  Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky  libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënie dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më  të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar e lider marksist”, shkruan vetë Pipa në parathënie.

Por korpusi i veprës së Pipës është mjaft i gjerë duke krijuar nga larg një institucion të kritikës letrare shqipe, një shkollë mendimi. Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, e vlerëson veprën e Pipës si të pa- shmangshme për të kuptuar mendimin shqiptar të kohës. Më poshtë po botojmë një pjesë nga cikli i bisedave që ai ka bërë me studiuesen Alda Bardhyli.

Z. Kadare, sot shënohet 101-vjetori i një personazhi të rëndësishëm për letrat shqipe, Arshi Pipës. Si do ta vlerësonit figurën e tij në terrenin kulturor shqiptar?

Pa dyshim që Arshi Pipa është një studiues tepër i shquar për kulturën shqiptare.  Pjesa kryesore e rezervave të tij ndaj regjimit komunist pa dyshim qëndron, madje tani, pas rrëzimit të këtij regjimi, del nevoja që vepra e tij të studiohet më thellë. Një  pikëshikim i thellë dhe objektiv do ta zhvishte atë nga  disa dëmtime që i janë shkaktuar prej studimeve, shpesh  pasiononte, siç ndodh  shpesh nga ithtarët e autorëve. Duke pasur plotësisht të drejtë në analizën kryesore të veprës së tij, për fat të keq kjo analizë e humbet thellësinë e saj, kur bëhet disa herë  e njëanshme dhe ndikohet nga skematizmi politik, në  gjykimin e një pjese të letër- sisë shqipe.  Letërsia shqipe natyrisht me kalimin e kohës duhet të bëhet sa më e ndërgjegjshme për cektësinë e saj, lidhur me gjykimin e regjimit komunist, por nga ana tjetër duhet të  kërkohen me ndershmëri rastet kur ajo ka guxuar të shfaqë  në mënyrat e saj rezervat ndaj regjimit.

Kjo e nderon thellimin e mendimit shqiptar për letërsinë. Nga të gjitha letërsitë e vendeve lindore që ranë në robërinë politike të sllavizmit, letërsia shqipe ndoshta ka qenë më e  përparuara, në mohimin e saj të përgjithshëm, duke vënë në dukje dobësitë e tij. S’ka pse t’i mohohen kësaj letërsie rastet kur ajo është përpjekur të shkëputet nga skllavëria, duke rrezikuar rëndë veten e saj. Në tablonë e përgjithshme  botërore të letërsisë së quajtur realizmi socialist botëror, letërsia shqipe ka shumë faqe që e turpërojnë, por nga ana tjetër ka shumë faqe të tjera që e nderojnë. Duke i vënë këto në dukje, ne do të jemi të drejtë me gjykimin e pasurisë shpirtërore të një populli, që u krijua në kushte shtypjeje të pabesueshme.

Megjithatë, z. Kadare, le të kthehemi sërish te Pipa. Ai ka qenë një nga zërat kritik ndaj jush, kam parasysh  shkrimin e njohur “Fenomeni Kadare-subversion në komunizëm”, ku ju quan  një konformist, duke pranuar botëkuptimin stalinist… Megjithatë, ju nuk i  jeni përgjigjur asnjëherë. Si  mund ta lexojmë sot heshtjen tuaj?

Nuk është e vështirë të bëhet një gjë e tillë, d.m.th., të heshtësh. Pjesa më e madhe e inteligjencës krijuese shqiptare, edhe pse mund të kritikohet për qëndrime të pa- plota pozitive, por nuk mund t’i mohohet përplasja e saj me regjimin, shpesh e heshtur po, por aq edhe e shprehur disa herë qartë përballë tij. Jam i bindur që me një gjykim të tillë do të ishte dakord vetë Arshi Pipa dhe ne, duke respektuar mendimin e  atij që nuk është më, do të ishte mirë ta shtjellonim atë mendim edhe më gjerë.

Jeni takuar ndonjëherë me Pipën? 

Fatkeqësisht jo. Them fatkeqësisht, sepse një takim me të do të ishte i vlefshëm, si takimi që kam pasur me Martin Camajn.

A folët për Pipën në këtë takim?

Jo. Arsyet mund të ishin  të shumta përse nuk biseduam për të, ndër to, më kryesorja ndoshta, ishte se shteti shqiptar, duke qenë në dijeni për to, ishte në kundërshtim me shtjellimin e tyre. Jam përpjekur gjithmonë ta kuptoj mendimin e tij, sado që kjo  ishte e vështirë të bëhej nga larg.

Kritikat e Pipës ndaj jush, janë kritika që vijojnë të artikulohen shpesh edhe sot në diskursin publik?

Kjo është një gjë e kuptueshme, sidomos në rastet kur një sistem i tërë politik bie në humnerë dhe dyshimet dhe enigmat për të vazhdojnë të mbeten për një kohë shumë të gjatë. Unë shpresoj që koha do të shërojë shumë gjëra, koha do të vazhdojë të sqarojë shumë gjëra.

Si duhet ta lexojmë sot Arshi Pipën?

Duhet ta lexojmë si pjesë e tablosë që arriti të dalë nga  makina e censurës komuniste. Si e tillë ajo mund të shfrytëzohet në dobi të para- qitjes së nivelit kulturor të  kombit shqiptar. Ka vetëm pak kohë që ka  ardhur në shqip libri “Poli- tikë dhe letërsi: paradigma Gramshi” një studim i Pipës  mbi trashëgiminë e Gram- shit, të cilin Eric Hobsbawm  e quante një nga mendimtarët komunist më origjinal të shekullit XX… Qasja e  tij ndaj një figure që ka elaboruar ndoshta më shumë idetë marksiste në  arte, vjen si një kërkim i munguar i letrave tona… Unë e quaj një kërkim kulturor.

Bota komuniste që u  përmbys në Shqipëri ka lënë gjurmë shumë të thella, me të cilat ne do të merremi gjatë. Këmbëngulja në këtë rast i bën mirë së vërtetës. Në këtë kontekst, thellimi ndaj jetës dhe tezave të Antonio Gramshit thjesht pasuron më shumë këndvështrimet europiane mbi këtë vepër. Idetë e Gramshit, të ashtuquajtura marksiste për letërsinë dhe artet në botë, kanë pësuar një shterim të dukshëm. Ky proces do të jetë i vazhdueshëm e mendoj se është një proces i natyrshëm.

A shihni ju sot një shoqëri që po shkon drejt asaj që Gramshi e quante si thelbësore për progresin, që ka  një prirje drejt një reforme morale dhe intelektuale?

Kjo prirje e mirë, është e pritshme, por jo aq e lehtë për t’u kryer, megjithatë ne të gjithë duhet të përpiqemi që ajo të mbërrijë. / panorama.al / KultPlus.com

Romani i Kadaresë ‘Një vajzë në mërgim’, përkthehet dhe botohet në persisht

Romani “Një vajzë në mërgim” (Elegji për Linda B.), i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, përkthyer në gjuhën perse nga Mahmoud Gudarzi dhe botuar nga shtëpia botuese “Chetrang”, doli në tregun e botimeve edhe për lexuesin iranian. Kështu bën të ditur agjensia iraniane të lajmeve “Mehr”. Në fakt, ky nuk është romani i parë që përkthehet e botohet në Iran; e njëjta shtëpi botuese ka botuar më parë romanin tjetër të Kadaresë “Drita e hënës” i sjellë në gjuhën perse nga i njëjti përkthyes.

Agjensia e lajmeve “Mehr” më tej vijon se Ismail Kadare, autori i këtij libri, ka lindur në vitin 1936 në Shqipëri dhe është një nga shkrimtarët e njohur të këtij vendi. Ai u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 1990 dhe u strehua në Francë. Kadare u bë anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike në vitin 1996 dhe më pas mori titullin oficer i “Legion d’ Honneur”. Romani i tij i parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u botua në vitin 1961 dhe më pas botoi rreth 20 novela dhe disa libra me poezi. Ai është një nga kandidatët për çmimin Nobel në letërsi çdo vit.

Ky roman i Ismail Kadaresë synon të zbulojë sekretin e vetëvrasjes së Linda B, një vajze të re shqiptare që jetoi gjatë sundimit të Enver Hoxhës, diktatorit të këtij vendi, dhe u internua me familjen e saj në një fshat jashtë Tiranës. Në këtë roman është një personazh i quajtur Rodian Stefa, i cili është një dramaturg nga Tirana dhe për Lindën, ai është një simbol i kulturës dhe artit në mërgim. Dramaturgu nuk e ka takuar kurrë Lindën, por firmos një libër për të dhe pasi dëgjon lajmin për vetëvrasjen e saj, përpiqet të kuptojë rolin e tij në formimin e kësaj tragjedie.

Kadareja shkroi romanin “Një vajzë në mërgim” në 13 kapituj midis viteve 2008 dhe 2009. Ai ia kushtoi këtë roman të gjitha të rejave shqiptare që lindën, u rritën dhe kaluan rininë e tyre në internim./ KultPlus.com

“Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë”

Thënie nga Ismail Kadare

Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë.

Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!

Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.

Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.

Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.

Të falësh nuk do të thotë të harrosh.

Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.

Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.

Njeriu në jetë ka nevojë për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim. /KultPlus.com

Kadare: Isha i ftuar për drekë në shtëpinë e Martin Camajt, e prisja me padurim këtë takim

H. D. – A e keni njohtë Martin Camajn dhe çfarë marrëdhëniesh keni pas me të? Çfarë ideje keni për krijimtarinë e tij letrare?

I. K. – Kam pasur fatin ta takoj për herë të parë Martin Camajn, në tetor të vitit 1981, në Frankfurt. Pas mbarimit të një konference shtypi, m’u afrua një burrë i pashëm, i cili, pasi më foli shqip, tha emrin e vet: Martin Camaj. E njihja, pa dyshim, nëpërmjet revistës “Shejzat” të Koliqit dhe atij iu bë qejfi që ia thashë këtë. Biseduam një copë herë në këmbë, midis zhurmimít të zakonshëm te një mjedisi të tillë. Pas vendosjes sime në Paris, një mik i përbashkët gjerman, Werner Daum, që kishte qenë diplomat në Tiranë, më solli të falat e Martin Camajt, si dhe dëshirën e tij për t’u takuar përsëri, në kushte fare të tjera tani. Për fat, sapo kisha lexuar dy novelat e tij të gjata “Rrungajat e marsit” dhe “Pishtarët e natës”, të cilat më kishin pëlqyer mjaft dhe Werner Daum më tha se ishte i lumtur t`ia njoftonte këtë gjë Camajt, baslıkë me kënaqësinë time për t’iu përgjigjur ftesës së tij. E lamë takimin pas disa javësh,’ngaqë do të ndodhesha në Munih, ku ai banonte, në një forum ndërkombëtar shkrimtarësh. Isha i ftuar për drekë në shtëpinë e tij bashkë me Daum-in. E prisja me padurim këtë takim, kur vetëm disa ditë përpara tij, erdhi lajmi i pikëllueshëm se Martin Camaj nuk ishte më i kësaj bote.
Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

Kadare, intervistë me ”Hylli i Dritès”.KultPlus.com

“Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja, sepse secila m’e bukur se tjetra qe”

Poezi nga Ismail Kadare

Ti qave dhe më the me zë të ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë.
Aherë lotëve të tu s’ua vura veshin
Të desha, pa ditur se të desha.

Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m’u duk,
Aherë e kuptova ç’kisha humbur,
Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu.

Më rrëzëllinte si smerald mërzitja,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re…
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe.

Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish. /KultPlus.com

Poezi madhështore të recituara nga vetë Ismail Kadare (AUDIO)

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, akademik, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82) dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik.

Si shkrimtar shquhet për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

U nderua me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve kujtojmë Çmimin «Man Booker International» më 2005, çmimin «Princesa de Asturias» për Artet më 2009 dhe Çmimin «Jeruzalem» më 2015.

Viteve të fundit ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Më poshtë KultPlus ju sjell disa poezi të tij të recituara nga vetë Kadare:

https://www.lyrikline.org/de/player/playautor/1295?fbclid=IwAR3Lm37u4WR55cyKgBSHRyTTTklZVEBh9NXpXT7_3qr1–iO11UDjJsEgnA / KultPlus.com

Ra si yll po su shua

Poezi nga Ismail Kadare

Vështroi princesha krenare, 
Në ç’do kullë e ç’do kamare, 
Si të fundit roje ranë, 
Ç’do pëllëmbe me gjak e lanë. 

Dhe e vetme ajo mbeti, 
Përmbi kullë porsi deti, 
Që i hedh dallgët në rërë, 
Turqit u versulën të tërë, 

Që ta zenë yllin të gjallë, 
Po a zihet ylli vallë? 
Ja Argjiroja e shpejtë, 
Tok me foshnjezën e vet, 

U vërtit si zog në erë, 
Nga kalaja në humnerë. 
Shkëmb më shkëmb seç u copëtua, 
Ra si ylli po su shua, 

Dhe kujtoi ky shkëmb i bardhë, 
Se fëmija saj mbet gjallë, 
Dhe që foshnjen ta mekojë, 
Qumësht zuri të pikojë. /KultPlus.com

Një rrëfim ndryshe për Kadarenë, Alda Bardhyli solli momente kadareiane në KultPlus Caffe Gallery

Uranik Emini

Mbrëmë në ambientet e KultPlus Cafe Gallery u mblodhën artdashës dhe njohës të fushës së letërsisë për të diskutuar më shumë rreth librit “Koha për rrëfim” të Alda Bardhylit, i cili vjen pas bisedave, diskutimeve dhe kohës së shumtë të kaluar mes Ismail Kadaresë dhe autores, e që ky libër vjen ribotim i dytë e me disa plotësime të vogla.

Hapjen e këtij diskutimi dhe moderimin e bisedës e bëri shkrimtari Arbër Selmani, i cili filloi duke i uruar mirëseardhje të gjithëve që kishin ndarë kohë të çmuar nga jeta e tyre për të diskutuar më së shumti rreth gjeniut të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Më pas, Alda Bardhyli, për shkas të së cilës u organizua edhe gjithë kjo mbrëmje, në radhë të parë ndau mendimin e saj për gazetën KultPlus dhe shpalosi diçka rreth librit të saj “Kohë për rrëfim”, emërim ky të cilin pak a shumë Alda nuk e propozoi që nga fillimi.

“Sot jam bashkë me vajzën time këtu në Prishtinë. Isha në ceremoninë e hapjes së Panairit, nuk mund të mungoja në një ngjarje të bukur për lexuesin dhe botuesit e Kosovës dhe Shqipërisë. E pranova menjëherë ftesën e kryetarit të shoqatës së botuesve këtu, Edon Zenelit. Mu desh të kthehesha në Tiranë e të udhëtoja sërish sot. Por udhëtimet janë si leximet një lloj clirimi. Ndjehem mirë që jam në një hapësirë si Kulplus, që I ka dhënë aq shumë skënës kulturore në hapësirat shqiptare. Gjithnjë më kanë pëlqyer hapësira të tilla që gjenerojnë kulturë. I kam parë si forma të rëndësishme progresi për të cilat shoqëria jonë ka ende shumë nevojë. Kultura është shpëtim, na lejon të bëjmë dallimet në një kohë ku presionet ndaj saj janë rritur, është e vetmja mënyrë për të shtyrë përpara shoqëritë tona, dhe Kultplus ka bërë një punë novatore në këtë drejtim. Kemi nevojë për më shumë mediume ku të flistet për teatrin, muzikën, librin, trashëgiminë, për të rritur edukimin e shijes estetike”.

Alda tha se skena kulturore si në Tiranë dhe në Prishtinë, ka qënë një skenë e cila ka pasur ndikim në orientimin politik e shpirtëror të vendit, , ndërsa në dy vitet e fundit ka marrë një detyrë të re, pikërisht me udhëheqjen e “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë”.

“Kjo është një iniciativë e re e Qeverisë Shqiptare, e nisur gati dy vite më parë, si një ide inovatore për t’i dhënë më shumë librit, për të rritur politikat dhe vëmëndjen e qeverisë ndaj librit dhe leximit, si forma e vetme që na con drejt edukimit. Eshtë një model që vende të ndryshme të botës e kanë ndërtuar prej vitesh, një institucion dedikuar librit. Në ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Librit në Shqipëri ne jemi mbështetur në modelet më të mira europiane të cilat janë një histori suksesi në fushën e menaxhimit të librit”, tha ajo.

Alda tha se skena kulturore si në Tiranë dhe në Prishtinë vazhdon të jetë shumë e fortë dhe madje ka pasur ndikim të fortë në skenën politike, ndërsa në dy vitet e fundit ka marrë një detyrë të re, pikërisht me udhëheqjen e “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë”.

“Kjo është një iniciativë e re e Qeverisë Shqiptare, e nisur gati dy vite më parë, si një ide inovatore për t’i dhënë më shumë librit dhe për të shtyrë përpara gjithë skenën kulturore sa i përket territorit të Shqipërisë. Vende të ndryshme të botës operojnë prej vitesh në këtë formë, ku politikat nuk kalojnë më përmes ministrisë së kulturës, por është një qendër e dedikuar dhe punon me gjithë skenën kulturore për sa i përket librit”.

Suksesi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë

Drejtoresha ekzekutive e “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë”, thotë se kjo është një qendër e fuqishme dhe ndoshta më të mirat në rajon për librin dhe pohon se në dy vite jetë kanë arritur të kristalizojnë idetë e tyre.

“Këtë gjë e kemi treguar përmes programeve të dedikuara ku kemi rritur fokusin për autorin shqiptar. Politikat ndaj autorëve të rinj por dhe promovimi dhe përkthimi I librit shqip në gjuhë e kultura të tjera ka qënë pjesë e punës sonë të vazhdueshme. Eshtë shumë e rëndësishme që të jemi të pranishëm në kultura të tjera jo vetëm përmes letërsisë por dhe botimeve të tjera me vlerë në shkencë, studime apo histori ku autorët shqiptar kanë sjellë vepra të niveleve të larta”, tha Bardhyli.

Pothuajse gjithë diskutimin, Arbër Selmani e përcolli me pyetje të vazhdueshme që kishin të bënin kryesisht me librin, qendrën që ajo udhëheq dhe sigurisht figurën madhështore të Ismail Kadaresë. Arbri pyeti dhe për pozitën e Qendrës së Librit e cila kalon përmes një lokali, por Bardhyli u shpreh se kjo ka qënë një formë alternative duke e bërë këtë lokacion interesant për lexuesit.

“Puna ime është fokusuar në rritjen e kapaciteteve të Qendrës në të gjitha drejtimet, dhe hapësira ka është një formë në shërbim të këtyre prioriteteve, dhe në këto dy vite ajo është kthyer në një hapësirë të rëndësishme komunikimi në Tiranë ku autorë, botues, lexues bëhen bashkë për të folur për librin”, tha Bardhyli, gjë e cila u pranua dhe nga Selmani I cili pohoi se gjithnjë ka gjetur shumë njerëz në aktivitetet e Qendrës së Librit.

“Libri duhet të jetë më i pranishëm në diskursin publik, në të gjitha kontekstet e tij. Përmes aktiviteteve të ndryshme, ne çdo të premte organizojmë një ditë të veçantë për çdo gjë që ka të bëjë me librin dhe këto kanë një vëmendje të veçantë dhe zakonisht bëhen diskutime mbi librin. Kryesisht aktivitetet tona kanë fokus autorin shqiptar, librin e ri, botimet e reja, debatet e ndryshme për sa i përket çështjeve të ndryshme mbi librin, kujtesë të autorëve, pasi është e rëndësishme të kujtojmë nga vijmë”, thotë ajo.

“Këtë gjë e kemi treguar përmes programeve të dedikuara ku në fokus është autori shqiptar, edhe pse vëmendja dhe dominimi në botë ka të bëjë gjithmonë e më tepër që skena kulturore ka nevojë të shkrihet dhe të jetë më e pranishme në jetët e të tjerëve, ku jemi të punuar edhe në këtë drejtim. Por këto dy vitet e fundit kanë shërbyer në rikthimin e dinjitetit të autorit shqiptar në të gjitha format e duhura”.

Pothuajse gjithë diskutimin, Arbër Selmani e përcolli me pyetje të vazhdueshme që kishin të bënin kryesisht me librin, qendrën që ajo udhëheq dhe sigurisht figurën madhështore të Ismail Kadaresë. “Kjo qendër ka një rëndësi të madhe, derisa unë për vete kam promovuar një nga librat e mi aty, si lokacion është pak si i fshehur, por gjasat janë që kjo qendër të dalë në një objekt të saj dinjitoz, pasi aktivitetet aty janë të shpeshta dhe ishte një numër i madh i njerëzve aty”, tha Selmani duke i shtruar edhe pyetje Aldës.

“Libri duhet të jetë më i pranishëm në diskursin publik, në të gjitha kontekstet e tij. Përmes aktiviteteve të ndryshme, ne çdo të premte organizojmë një ditë të veçantë për çdo gjë që ka të bëjë me librin dhe këto kanë një vëmendje të veçantë dhe zakonisht bëhen diskutime mbi librin. Kryesisht aktivitetet tona kanë fokus autorin shqiptar, librin e ri, botimet e reja, debatet e ndryshme për sa i përket çështjeve të ndryshme mbi librin, kujtesë të autorëve, pasi është e rëndësishme të kujtojmë nga vijmë”, thotë ajo.

Dashuria e Kadaresë për Shqipërinë dhe titulli i librit

Alda foli dhe për ribotimin e librit të saj me shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Ky ribotim është më shumë një rishikim I tekstit nga ana gjuhësore, duke u pasuruar me disa detaje, tha ajo.

E pyetur se cila është gjëja më e rëndësishme që ajo ka kuptuar për Kadarenë, ajo u përgjigj “Shqipëria”. “Shqipëria është pjesë thelbësore e veprës së Kadaresë.

Vepra e tij jo vetëm pasuroi gjuhën shqipe por u bë dhe një orientim shpirtëror I shqiptarëve herët drejt një orientimi perëndimor”, tha ajo.

E pyetur për të treguar ndonjë detaj më shumë nga takimet me shkrimtarin, ajo tregoi një moment kur ishte e pranishme bashkë me ciftin Kadare, në apartamentin e tyre, e në television po shfaqej filmi I famshëm “Propozimi”.

“Teksa bashkë me Helenën po diskutonim mbi zgjedhjen e Demi Moor, e pyes shkrimtarin nëse do ti kishte 1 milionë dollar do ti jepte për një grua. -Jo, u përgjigj ai, tepër I prerë. -Po për cfarë do ti jepje kaq para , vazhdova ta pyes. -Vetëm për Shqipërinë, tha.

“Ky libër ka nisur disa vite më parë dhe nëse tani Kadare është në Tiranë dhe është e lehtë të takosh, ky liber ka nisur kur Kadare ka jetuar në Paris, kështu që bisedat tona bëheshin vetëm gjatë muajit të verës kur ai ishte në Tiranë. Eshtë një punë e zgjatur në disa vite. Titulli u zgjodh nga vetë shkrimtari. Unë kisha dëshira tia vija “bisedat e orës 6.30” duke qënë se takimet tona ndodhnin gjithnjë në atë orë. Në orën 6.30-të fiks unë I bija ziles së apartamentit të Kadarenjve. Kadare është shumë korrekt me oraret, kështu unë duhet të isha fiks, dhe asnjëherë nuk jam vonuar në takimet tona përgjatë viteve”.

“Lidhja” e Kadaresë me regjimin komunist

Sa i përket pjesës së lidhjes së Kadaresë me pushtetin dhe regjimin diktatorial në Shqipëri, Alda thotë se duhet të ndjehemi të lumtur që vazhdojmë ta kemi atë në mesin tonë, pasi gjatë komunizmit shkrimtarët gjithnjë e më shumë përballeshin me sfida nga të më të ndryshmet, përfshirë shpesh herë edhe vrasjet që mund të ndodhin për shkak të gjuhës që ata përdornin nëpër veprat e tyre dhe jo vetëm.

“Konteksti i diktaturës shqiptare, arsimimi i shkrimtarit në Moskë, njohja e hershme e kompleksitetit të veprave të shkruara në shoqëritë e reja komunistë të pasluftës, si edhe refuzimi i tij gjatë viteve 1970-të dhe 1980-të për tu larguar nga atdheu apo për të bërë kompromis me shkrimet e tij, e bëjnë Kadarenë një shkrimtar unikal në ambjentin socialist. Nuk kam gjetur në studimet e mia asnjë lidhje të tij me regjimin, në asnjë vepër apo document nuk del I kompromentuar me regjimin. Biles është e kundërta, veprat dhe jeta e tij ka qënë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të pushtetit e këtë e tregojnë dosjet e publikuara në shtypin shqiptar këto vite. Kadare ka qënë një shkrimtar I përgjuar për përmasën dhe vlerën që ka pasur, por pikërisht kjo përmasë dhe njohja e hershme ndërkombëtare e kanë bërë ti shpëtojë dënimit të Hoxhës”.

Shkrimet e Kadaresë, gjatë më shumë se dyzet e pesë vjetëve nën diktaturë, kanë qënë koherentë përsa i përket tematikës dhe fokusit mbi aspektet e jetës shqiptare. Nga viti 1959 kur datojnë veprat e tij të hershme e deri më 1985-sën ai ka qënë në një konflikt të vazhdueshëm me pushtetin. Mjafton të lexosh Pallatin e Endrrave një vepër që I kujtojë gjithnjë botës se stalinizmi ka mbijetuar në Europë deri para pak kohësh. Gjatë shkrimit të këtij libri e kam njohur Kadarenë si një njeri, eksperienca e të cilit në shkrime, politikë dhe etnicitet ishte e jashtëzakonshme edhe për Europën socialistë të shekullit të njëzetë”, tha Bardhyli.

Helena Kadare dhe Filip Roth

Bardhyli tregoi për një Kadare me humor, një njeri të jashtëzakonshëm përtej portretit të ngrysur.

Duke folur për Helena Kadarenë, ajo e quajti atë një grua të rëndësishme jo vetëm në skenën letrare shqiptare, por dhe një model që orientoi gruan shqiptare drejt së bukurës. Në këtë libër vetë Kadare e pranon se Helena është gruaja më e rëndësishme dhe fati I jetës së tij. Ajo kujtoi trishtimin e tij kur i vëllai ndërroi jetë dhe se si ato ditë ai vetëm heshte.

Kadare është një autor që ka një lidhje të jashtëzakonshme me lexuesin. Ai ka krijuar atë që quhet kulti I lexuesit. Janë shumë lexuesit e rinj që e ndalojnë në rrugë e duan të bëjnë foto apo ta përshëndesin, e kjo është një shpresë e bukur për të ardhmen.

E pyetur në ka qënë e lehtë të bashkëpunosh me gjeniun, Bardhyli tha se përtej një ndjesie të jashtëzakonshme që të jep komunikimi me të, është një punë që I dukej sikur nuk do mbaronte kurrë pasi shkrimtari e elaboron gjatë tekstin.

“Disa muaj pasi botimi i parë i këtij libri doli, teksa i flisja Helenës për Philip Roth, sipas përshkrimeve të një mikut tim, që kishte pasur fatin të rrinte gjatë me të, ajo më tregon se vite më parë, sekretarja e tij u kishte telefonuar në Paris ku i kishte shprehur dëshirën e shkrimtarit për të realizuar një bisedë me Kadarenë, bisedë e cila më pas do të botohej në një libër.

Kadare fillimisht kishte pranuar, më pas ideja për t’u ulur e për të vijuar një biseduar, që do të përshkruhej nga faqe të tëra kompjuterike dhe email-eve mes Parisit dhe Nju Jorkut, do të dukej e pamundur për shkrimtarin, i cili parapëlqen
vetëm të shkruajë me dorë. Sigurisht, do të ishte Helena ajo që do ta transkriptonte këtë bisedë, e cila do të ishte sot, një pasuri për skenën letrare
botërore.

Shumë vite pas këtij komunikimi, unë do të zgjidhja pikërisht disa pyetje që Roth ia bënte Kunderës, duke i kërkuar Kadaresë t’u përgjigjej, pa e ditur këtë histori, duke përmbushur krejt rastësisht një destin, i cili prej vitesh ishte nisur
drejt tij”, tha Bardhyli.

Bardhyli edhe duke u ndarë me të pranishmit, kujtonte ndonjë detaj nga takimet me Kadarenë, mbase duke dhënë sinjal se mund të botohet edhe një libër tjetër, po me bisedat e shumta që ka realizuar me Kadarenë./ KultPlus.com

‘Ca pika shiu ranë mbi qelq, për ty unë befas ndjeva mall’

Mall

Poezi nga Ismail Kadare

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.


1976./ KultPlus.com

Letra e dashurisë së Kadaresë për rusen Ljuba

Një nga periudhat më të bukura në jetën e shkrimtarit Ismail Kadare ka qenë dhe koha e studimeve në Moskë. Në këtë kohë ai ka bërë vargje të ndjera për dashurinë. Në librin “Ftesë në studio”, ai tregon për herë të parë detaje mbi njohjet me vajzat ruse, duke treguar dhe disa copëza letrash që ua pat çuar vajzave me të cilat ishte shoqëruar. Shqiponline po boton disa pjesë nga këto letra, që vetë shkrimtari i ka bërë publike në këtë libër.

Një prej tyre ishte Ljuba, një mikeshë që në kohën që ka shkruar letrën kishte vetëm dy javë që e kishte njohur. Ja çfarë i shkruan ai asaj, duke pasur në mëndje letrën që Pushkini ia kishte dërguar Anne Kern:

“Ljuba ime e shtrenjtë. Një javë më parë kur me ndihmën e Zotit të shtiva në dorë, (pa guxuar ta shkruaj krejt fjalën e ndyrë ruse, shënova vetëm shkronjën e parë j…. me tri pika), ishte vërtet një gjë e mrekullueshme, një cudnoje mgnovjenje, siç e shkruan Pushkini i madh.

Veç në mos më ke ngjitur triperin (në gjuhën tonë ai emërtohet me një fjalë me tingëllim madhështor skullamendo, e huajtur nga italishtja dhe që të kujton termat e muzikës, andando moderator, apo jo?), pra veç në mos ma ke ngjitur triperin, ndonëse një shkrimtar, Heminguej më duket ka thënë se kur e marr prej teje edhe triperi më duket i mrekullueshëm.

Kështu, pra, as ai s’ma zbeh dot dashurinë për ty, veç në mos e ke marrë prej ndonjë çifuti uzbek, se pavarësisht nga simpatia që kam për çifutet, kam dëgjuar se çifutet e Uzbekistanit e kanë triperin më të keq se sifilizin”. Ja përgjigja që i kthen Ljuba: “Që kishte në natyrën tënde diçka anormale, madje prej krimineli këtë e pikasi qysh në fillim nëna ime kur erdhe për të pirë çaj tek ne. Por ajo, fisnike siç është, nuk më tha asgjë për të mos më dëshpëruar. Veç kur i tregova letrën tënde të ndyrë më tha se ti ishe më i keq se ce kishte menduar.

Një përbindësh i vërtetë, pjellë tipike e një bote që shtypi ynë i shkretë sovjetik e quan me të drejtë të zvetënuar, por që ne mezi i besojmë. Të pije çaj me ty ishte njësoj si të pije çaj me djallin. Edhe këto janë fjalë të nënës sime, e cila njësoj si unë e ndjen veten të fyer si njeri, si grua. Ti iu duke asaj dhe tani më dukesh edhe mua si mishërimi i së keqes….

Do të mjaftonte urrejtja jote ndaj poezisë (Pushkinit) e sidomos ndaj muzikës veneriane për të kuptuar se cpërbindësh je. I poshtër gjer në fund duke e parë se me prindët e mi nuk do të ecte, ti u përpoqe të bësh për vete gjyshen, e cila ishte e vetmja që pasi dëgjoi poshtërsitë e tua, tha “Zoti e ndjeftë”.

Më vjen shumë turp që jam shoqëruar me ty. Duke të urryer shumë shumë. Ljuba” Të njëjtin zemërim shpreh edhe Llora në një tjetër letër. Vetë shkrimtari e shpjegon kështu këtë kohë në libër “Nga vinte kjo ndjenjë shkatërrimi, që kishte kohë që më kishte kapur? I prishja të gjitha lidhjet, i zëvendësoja me të përkohshme, të cilat ngutesha ti prishja gjithashtu. Ishte padyshim një sëmundje që zotëronte rreth e rrotull, por që mua më kishte zënë rëndshëm”.

Tek romani “Muzgu” Kadare e shpjegon këtë krizë. Por pavarësisht zemërimit të Ljubës, Kadare është ndër të parët shkrimtarë që ka folur hapur për këtë anë kaq njerëzore në jetën e një shkrimtari, duke treguar kohët e bukura të jetës studentore në Moskë, të vajzave që takoi dhe që e bënë të shkruante poezitë më të bukura mbi dashurinë./ KultPlus.com

“Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”

Thënie nga Ismail Kadare

Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë.

Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!

Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.

Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.

Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.

Të falësh nuk do të thotë të harrosh.

Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.

Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.

Njeriu në jetë ka nevojë për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim. /KultPlus.com

“…kurse ti në ëndërrimet e mia përjetë perëndim s’do të kesh kurrsesi”

Poezi nga Ismail Kadare

Ti dhe Hëna

Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu
Retë shtuhen me vrap pa reshtur
Hëna duket aty-këtu

Porsi retë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të kurse ti
në ëndërrimet e mia përjetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi. /KultPlus.com

Ismael Kadaré author 2005

Zëvendëskryeministrja malazeze takon shkrimtarin Kadare, shpreh admirimin për librat tij

Zëvendëskryeministrja e Malit të Zi, Jovana Maroviq, ka takuar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare.

Maroviq që si duket është lexuese pasionante e krijimtarisë letrare të Kadaresë, ka publikuar një fotografi me shkrimtarin gjirokastrit.

“Për Kadarenë, e vura në kornizë Plazhin e madh, Pallatin e Ëndërrave dhe dashurinë për të gjitha ato që ka shkruar”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter. / KultPlus.com

Ideologjia vs. Letërsia

Shkruan: Adora KRASNIQI

1. Intro:

​Proza eseistike “Kur sunduesit grinden” ka një vlerë të pamasë, vetëm duke marrë në konsideratë se autori i tij është Ismail Kadare. Ky, si njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ka bërë një përsiatje të mahnitshme të bisedës shekullore telefonike Stalin-Pasternak. Në këtë vepër, autori trajton 13 versionet e kësaj bisede të bazuara më së shumti në shkrimet e Izzi Vishnjeveckit dhe Benedikt Sarnovit.

​Për më shumë, autori shfaq figurën e fuqishme të poetit e novelistit rus, Pasternakut, dhe atë të diktatorit komunist e famëkeq, po rus, Stalinit. Titulli “Kur sunduesit grinden” mund të keqkuptohet, duke lënë për të kuptuar se biseda mes Pasternakut e Stalinit ishte një grindje, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë. Ajo nuk ishte asgjë më shumë se një bisedë nënçmuese, që për shkak të luftës me sunduesve të politikës e letërsisë u shndërrua në një katastrofë shekullore. E prej nëntitullit “Rreth misterit të telefonimit Stalin-Pasternak” mund të nxjerrim vetëm ideotemën që shfrytëzon autori për të zbardhur misterin e vërtetë atë të komunizmi.

2. minuta bëhen gati një shekull

​Është mahnitëse se si vetëm një ngjarje 3 minutëshe, ka aftësinë të shkund një botë, për shekuj të tërë. Por, në të vërtetë nuk është vetëm kjo telefonatë që nxiti shkrimin e kësaj proze eseistike mbërrthyese, magjepsja e gati edhe fiksimi i Kadaresë me figurën e njohur, Pasternakun, kishte filluar që më herët e ishte paraqitur në publik me “Urën me tri harqe”. 

​E gjithë kjo vepër rrotullohet rreth kësaj bisede 3 minutëshe e 13 versioneve të saj. Një përmbledhje shumë e shkurtër e tyre do të ishte:

1. U arrestua Osip Mandelshtam.

2. Stalini, nga Kremlini telefonoi tek apartamenti i Pasternakut.

3. Pyeti se çfarë mendonte Pasternaku rreth kësaj buje që kishte pushtuar Moskën dhe rreth vetë Mandelshtamit.

4. Pasternaku u përgjigj se nuk e njihte atë dhe ata i përkisnin dy rrymave të ndryshme letrare (edhe pse e kishte mik të mirë).

5. Stalini e nënçmon atë duke i thënë se ai do të mbronte mikun e tij.

​​Këto janë të vetmet informata të cilat paraqiten tek gati të gjitha versionet. Ka edhe shumë e shumë detaje të vogla të cilat dallojnë nga njëri te tjetri, por që nxisin dyshimin, nëse kjo bisedë është bërë në të vërtetë. Disa thonë që ishte dikush prezent, e po ai person e tregon. Të tjerë thonë se aty ishin vetëm Pasternaku me familje. Dikush thotë se këtë ia tregoi vetë Pasternaku. Dikush sqaron se informatën e ka marrë nga një person tjetër i dytë. Dhe, në vetëm njërin version, atë të dhjetin, e dashura e Pasternakut e potencon faktin se Stalini i drejtohet me “ti”. Të gjitha këto janë informata shumë, shumë të vogla, por në fund të fundit, të vetmet që bëjnë një dallim mes trembëdhjetë historive.

​Por sërish, duke u kthyer në thelbin e kësaj vepre, Kadare me të gjithë këtë analizim të kësaj ngjarjeje, nuk do të thotë asgjë tjetër se letërsia  gjendet përballë ideologjisë, koncept ky shumë i gjerë, por ekzistues në këtë periudhë. Letërsia si art i lirë shumë shpesh ka kundërshtuar direkt a indirekt ideologjinë e parimet absolute e deri diku edhe narcisiste të një diktatori si Stalini. Ky është rasti edhe i Osip Mandelshtamit, njëri prej shkrimtarëve më të shquar rus, që i kishte dhënë Stalinit epitetin “malok i Kremlinit”, e për këto tre fjalë kishte përfunduar në burg.

3. 13-të, simbol dhe simbologji

​Pasternaku, 13 versione, 13 njerëz të ndryshëm dhe 3-shi. I pari një shkrimtar, e të tjerët të gjithë numra simbolikë, të cilët paraqesin fillimin e një rrugëtimi të Kadaresë dhe lexuesve të tij. Brenda këtyre katër shtyllave shtrihet mjeshtëria e Kadaresë, që ndërlidh në një mënyrë jashtëzakonisht të bukur jetën e tij, faktet e marra nga shkrimet e autorëve të ndryshëm, jetën dhe të bëmat e figurave me nam dhe, së fundmi, realen. Me një hyrje të paparë, kjo vepër të lë pak për të thënë. 

4. Analogjia

​Me krahasimin e gjendjes së Pasternakut me bisedën e Ismail Kadaresë e Enver Hoxhës, e me historinë e Senekës dhe Neronit të Romës, bëhet një lidhje shumë e fortë në mes fiksionit, reales, enigmës, dyshimit, artit dhe historisë. 

​Si lexuese, këtë vepër nuk mundem ta përshkruaj si asgjë më pak se madhështore. Nga kopertina, duket si vetëm shtjellim faktesh, por me të hapur faqen e parë fillon të vijë në jetë historia. Kjo prozë eseistike mban në brendi aq shumë të fshehta, mister, emocione, ndjenja e së fundmi edhe më shumë se një mesazh. Nëpërmes Mandelshtamit, Pasternakut e Stalinit, Kadare vë në shesh Moskën dhe shumë cilësi të regjimit komunist, të cilat vetëm ai si përjetues i tyre mund t’i ilustronte me aq finesë.

​Kjo vepër është një përshkrim shumë i thjeshtë i një bisede, por brenda ngërthen realitetin e Evropës Lindore të kësaj kohe. Me një intertekst shumë të fortë, Kadare arrin të përçojë deri tek ne historinë e vërtetë, diktatorët që udhëhiqnin Shqipërinë e Rusinë, Enver Hoxhën e Stalinin, të dy imponues e luftues së letërsisë, madje edhe të çdo fushe tjetër që binte në kontradiktë me ideologjinë e tyre absolute.

5. Fragmente:

1. Ishin gjendur pra, të tre. Pasternaku, Stalini, Mandelshtami. Dy poetët dhe tirani midis. Mendimi i parë që të vinte ishte ngazëllyes: bashkimi i dy poetëve për ta shembur tiranin. 

E kishin përçmuar të dy atë tiran, më shumë fshehtas se haptas. Mandelshtami e kishte quajtur “malok i Kremlinit”. Për Pasternakun, thoshin se e kishte përshkruar si një xhuxh me trup katërmbëdhjetëvjecari dhe fytyrë burri vjetran. Tani e kishin në mes, dy kundër njërit, për ta vënë poshtë mizorisht, ashtu siç dinin poetët. (f.47)

Por tiranët kishin gjithashtu dredhitë e tyre. Dyshen e fuqishme të poetëve, Stalini do të dinte ta përçante. Legjenda e lënies në baltë të shokut ishte llogaritur për breza të tërë. Një çerek shekulli më pas, në vjeshtën moskovite të Nobelit, ajo po jepte frutën e parë. Gjysmë shekulli më pas, në mijëvjeçarin e tretë, ajo vazhdonte gjithkund. Në Paris. Në Tokio. Në New York. Zbërthehej sekonde pas sekonde çdo imtësi e saj. Fjalët, pushimet midis tyre, frymëmarrjet. Ishte pasdite apo mbrëmje kur ndodhi. Rënia e telefonit. Fjala e parë e shqiptuar. Përgjigjja. Heshtja e parë. Mëdyshja. Vijimi. Dëshmitë dukej se ngjanin në fillim. Pastaj disi. Më pas, jo. Pak më pas rikthim i ngjasimit. (f.48)

2. Fjalë më të helmëta kundër poetëve vështirë se mund të shqiptoheshin ndonjëherë në këtë botë. Përzihej në to smira e zezë për njerëzit e artit, me adhurimin e sëmurë ndaj tiranëve, shtypësve të tyre. E mbi të gjitha, dëshira e fshehtë që ashtu të ndodhte vërtet: tirani të zbavitej.

Pyetja vetë ishte e keqe, e mbrapshtë, për arsyen e thjeshtë se i mbrapshtë sa s’bëhej ishte aq brumi prej të cilit vinte: sundimi. 

Tirani dhe poeti, sado të kundërt të përfytyroheshin apo të shpalleshin, ishin të dy sundues. Rrezatimi i parë i fjalës nuk mund të ishte veçse i zymtë: shtypje, dhunë, rrëzim nga froni. Ndërkaq gjuha njerëzore, siç bënte shpesh në raste të ngjashme, krijonte përdorime zbutëse. Sundues apo sunduese mund të quhej një frymë e keqe, e po ashtu një gjeni i artit, apo një leshverdhë e ëmbël. 

Në këtë kah, për shprehjen e pabesë: tirani zbavitej, do të kërkohej një version më i saktë: a zbavitej dot tirani me poetin? Për ta çuar saktësimin më larg: do të duhej të thuhej: a zbavitej dot edhe po të donte? Me fjalë të tjera, a e vinte dot në gjunjë tirani poetin? Shkurt, a e rrëzonte dot? E njëjta gjë mund të thuhej për poetin përballë tiranit. 

Në gjithë këtë histori dyshe, thelbin e përbënin dy përftime: rrëzimi dhe froni. Aq sa ngjanin të afërta, po aq ishin larg. Dy ose tre poetë mund të ndanin të njëjtin fron, gjë që nuk ndodhte kurrë me tiranët. Ashtu sikurse froni në art mund të ngelej bosh për disa shekuj; çka aq më pak ndodhte me tiranitë. Koha e rrëzimit ishte edhe më befasuese. Për një mbret, më saktë, për një mbretrënie, do të mjaftonte një çast i shkurtër, një goditje thike ose ca pika helmi, kurse për poetin, një mijë vite mund të mos mjaftonin. (f.161-163)

3. Shprehja “dy carë ka sot Rusia”, që nënkuptonte carin dhe shkrimtarin më të famshëm të vendit, Tolstoin, ishte nga ato që ndonëse ngjante si e krijuar enkas për sfera të larta: poetë, qiej, mbretër, kapërcente përkundrazi vendet dhe kohërat, për t’u përgojuar lehtësisht prej gjithkujt. Ajo që ngjante e vështirë për t’u kapur, ishte pritja që mund t’i bëhej në këtë rast shprehjes.

Pikërisht ishin dy llojesh. Lloji i parë, armata e pafundme e lexuesve, kureshtarëve, gjithë amatorëve të artit libror. Llojin e dytë e përbënin vetë shemruesit, shkrimtari dhe mbreti. Si fillim për këta të fundit mund të thuhej se në vend që të mikloheshin nga ky popullaritet, kishte gjasë të acaroheshin të dy, shkrimtari më fort, natyrisht, mbreti më pak. 

Për t’u kthyer tek oqeani i lexuesve, të gjitha gjasat ishin që midis dy ndërluftuesve, ata të zgjidhnin shkrimtarin kundër mbretit.

Tërheqja pas paradoksit do të ishte shkaku kryesor, i njohur prej shekujsh.

Rusia s’mund të kishte dy carë, ashtu siç nuk mund të kishte dy diej, apo dy hëna. Ndërkaq kishte ndodhur mrekullia e mrekullive, i pazëvendësueshmi nga asgjë, cari, mund të dyzohej nga një njeri që s’kishte as kurorë e fron, e as kurrfarë shenje mbretërore. Pra kureshtia kryesore mbeteshin gjithsesi shemruesit.(f. 169) /KultPlus.com


(Autorja ndjek leksionet në “Mileniumi i Tretë”)