“Shqiponja” e Ruzhdi Ibrahimit, në garë për SPC Photo Award, në Gjenevë

Në mesin e fotografive të ekspozuara është edhe fotografia e Ruzhdi Ibrahimit me titullin «La majesté de l’aigle royal« (Madhështia e shqiponjës së malit).

Ekspozita fotografike e SPC Photo Award Gjenevë i hap portat më 30 mars 2023, nga ora 17.00.

“Ejani dhe shijoni vlerat e fotografive artistike të ekspozuara. Takoni autorët e fotografive dhe bisedoni me ta në një ambient të këndshëm! Eja dhe voto nga 30 mars 2023 deri më 08 prill 2023! Ju keni mundësinë të vlerësoni fotografitë e ekspozuara!”, thuhet në njoftim.

Për votim kërkohet prania fizike në lokalet e ekspozitës. Aty pranohet një kartelë me nr. të sigurisë dhe secili vizitor i ekspozitës mund të votoj për tri fotografitë e preferuara.

Në mesin e fotografive me format të madh është  e ekspozuar edhe fotografia e Ruzhdi Ibrahimit me titullin «La majesté de l’aigle royal« (Madhështia e shqiponjës së malit).

Galeria “Humanit’Art” është një galeri e veçantë, e cila i kushtohet artit dhe ndodhet në mes të Gjenevës (Plainpalais).

Për informacione të aktualizuara mund të klikoni në faqen:
Concours / exposition de photographie à Genève (swissphotoclub.com)

Për konfirmimin e pjesëmarrjes në këtë faqe:
(6) SPC Photo Awards Geneva March 2023 | Facebook. / albinfo.ch / KultPlus.com

“Shqiponja” e fotografit Ruzhdi Ibrahimi, pjesë e konkursit të fotografisë në Zvicër

Fotografia “Shqiponja e detit bishtbardhë në fluturim” e fotografit shqiptar Ruzhdi Ibrahimi po bën për vete publikun zviceran. Ajo së fundmi është bërë pjesë e konkursit fotografik “SPC Photo Awards” në i cili do të zhvillohet në Zyrih nga data 10 deri më 19 mars.⁠

Gjatë këtyre ditëve fotografë të shumtë amatorë dhe profesionistë do të ekspozojnë fotot e tyre më të mira në një galeri në Zyrih.⁠

Të gjithë vizitorët mund të votojnë për fotot e tyre të preferuara gjatë ekspozitës 9-ditore.⁠

Në fund të konkursi do të akordohen 5 çmime me vlerë deri në 1000 euro.

Ibrahimi, fotograf me bazë në Münchenstein, Switzerland në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka ndarë dhe foto të tjera të shqiponjës.

“Sfondi në fotografinë e jetës së egër ka shpesh një rol vendimtar për vlerësimin e saj. Mirëpo kur realizojmë një shkrepje nuk kemi mundësi çdoherë të zgjedhim atë. Sfondi i bardhë apo i zi mundësojnë fokusimin e shikimit tek subjekti. Këtë fotografi ja kushtoj mikut tim të shtrenjtë Jetmir Troshani për angazhimin e tij intensiv e të palodhur në artin fotografik të jetës së egër” shkruan Ibrahimi. / KultPlus.com