Një monedhë për George Michael, Royal Mint i shton portretin e kantautorit

Kantautori i ndjerë britanik, George Michael, tashmë ka një monedhë të personalizuar në koleksionin e Royal Mint. Mint i Britanisë tha se monedha e re, e cila përshkruan Michael duke mbajtur syzet e tij të diellit, i bën homazh këngës solo të yllit të muzikës të vitit 1987 “Faith”.

“Që nga debutimi i tij me WHAM! për t’u bërë një nga muzikantët solo më të shitur të të gjitha kohërave, George Michael është një superstar global, puna e të cilit ka frymëzuar dhe ndikuar brezat me muzikën e tij dhe stilin e tij unik. Ne jemi të kënaqur që po prezantojmë një monedhë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar që do të thotë shumë për jetën dhe  karrierën e tij”, tha Rebecca Morgan, drejtore e Shërbimeve Koleksionist në Mint Mbretërore.

Michael, vdiq në ditën e Krishtlindjeve në 2016 në moshën 53-vjeçare. Kënga e qëndrueshme festive e Ëham! e vitit 1984 “Last Christmas” siguroi vendin “Numri 1 i Krishtlindjeve” për herë të parë në listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor, 39 vjet pas publikimit të saj. Monedha e re është shtesa më e fundit në serinë “Music Legends” të Royal Mint, e cila më parë ka nderuar me monedha David Boëie, Elton John dhe Queen dhe do të jetë në dispozicion për blerje nga 26 shkurti. / KultPlus.com

Grueja nuk asht hyjni

Entela Tabaku

grueja nuk asht hyjni
asht njeri
si ti
me randësi ta kuptosh këtë
se ndryshe tërbohesh kur nuk t’i plotëson lutjet
dhe ia mallkon emnin a ma zi
grueja nuk asht lule
asht njeri
si ti
me randësi ta kuptosh këtë
se ndryshe tërbohesh kur nuk lulëzon e heshtun
dhe e shkul me rranjë e ma zi
grueja nuk asht as toka
as lumi
as rrezja
as qielli
vegimi
apo andrra
asht njeri
si ti
me randësi ta kuptosh këtë
se ndryshe tërbohesh kur mbushet me frymë
pin ujë
a shkon në banjo
dhe ia ban namin e zi
grueja mundet me t’u ba
gjithçka mundet me t’u ba
po vetëm po iu bane
edhe ti. / KultPlus.com

Vdes në moshën 76-vjeçare komediani Richard Lewis

Richard Lewis, një komedian i dashur pjesë e “Curb Your Enthusiasm”, është ndarë nga jeta.

Lewis, 76 vjeç, vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles pasi pati një atak në zemër të martën në mbrëmje, sipas zëdhënësit të tij, Jeff Abraham.

Aktori i famshëm zbuloi në prill se ai kishte jetuar me sëmundjen e Parkinsonit.

Foto: Getty Images

Joyce Lapinsky, gruaja e Lewis, “falënderon të gjithë për gjithë dashurinë, miqësinë dhe mbështetjen dhe kërkon privatësi në këtë moment”, tha Abraham në një deklaratë.

Richard ka luajtur në sezonin e fundit të “Curb Your Enthusiasm” të Larry David në HBO.

Foto: HBO

I njëjti bëri debutimin e tij televiziv me “Diary of a Young Comic”, një film 90-minutash që zuri vendin e “Saturday Night Live” në NBC në 1979, por ai me të vërtetë u bë i njohur me paraqitjet e tij të vazhdueshme gjatë natës së vonë gjatë ‘ vitet 80 dhe 90-ta.

Në vitin 2000, ai u bë një element kryesor në “Curb Your Enthusiasm”, duke luajtur një version të dramatizuar të tij. 

Foto: HBO

Blakaj: Disa prej viktimave të Qirezit dhe Likoshanit kishin shenja jete kur në vend erdhi gjykatësja Marinkoviq

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se ka dëshmi që në masakrën në Qirez e Likoshan 26 vjet më parë, kur ka ardhur në vendin e ngjarjes gjykatësja hetuese Danica Marinkoviq, disa prej viktimave kanë qenë ende gjallë.

Por, sipas tij, nuk u është ofruar ndihmë mjekësore, duke dëshmuar sipas tij, që direkt organet e hetuesië të asaj kohe kanë bërë krime.

Blakaj ka thënë se këtë dëshmi e bazojnë nga një ish-polic i cili e ka deklaruar një herë këtë.

“Fondi për Drejtën Humanitar ka dokumentuar dy vrasjet masive në Likoshan dhe Qirez dhe duhet cekur se ka informacione se që ku ka mbërri në vend shiqim gjykatësja hetuese famëkeqe Danica Marinkoviq disa prej viktimave ende kanë treguar shenja jete dhe askush nuk është përkujdesur që disa nga ta të dërgohen në spital. Kjo lë me besu që direkt edhe organet e hetuesisë të asaj kohe kanë bërë krim sepse kanë mundur të shpëtojnë disa nga viktimat e Qirezit dhe Likoshanit”, ka thënë Balakaj.

Ai ka thënë se për masakrën e Likoshanit e Qirezit kanë intervistuar të mbijetuarit dhe se këtë masakër e kanë dokumentuar.

Ndërsa, ka thënë se institucionet duhet të bëjnë më shumë në shtimin e numrit të prokurorëve që merren me hetimet e krimeve të luftës.

Ndryshe sot është shënuar 26- vjetori i masakrës në Qirez dhe Likoshan, ku 25 shqiptarë u vranë dhe u masakruan nga policia serbe./teve1 / KultPlus.com

”La Bougie du Sapeur” gazeta që del vetëm ditën e vitit të brishtë

E vetmja gazetë në botë që del një herë në katër vjet, ka dalë sërish sot në kioska në Francë me publikimin e një numri të ri, sipas BBC.

E veçanta e tabloidit prej 20 faqesh është se ai del vetëm më 29 shkurt – pra në vitin e  brishtë.

Botimi i parë ishte në vitin 1980 dhe ky është numri 12.

I konceptuar nga një grup miqsh që “dëshironin të qeshin”, ”La Bougie du Sapeur” ka një printim prej 200 000 kopjesh.

Çmimi është 4,90 euro.

”Pasi numri i parë u shit brenda dy ditësh, shitëset e gazetave po kërkonin më shumë kopje – kështu që ne thamë mirë, por vetëm pas katër vitesh!”, thotë redaktori Jean d’Indy.

“Gazeta publikohet ende nga disa miq. Ne takohemi në një bar dhe hedhim idetë rreth pijeve. Ne argëtohemi shumë, dhe nëse lexuesi e bën gjithashtu, kjo është qershia mbi tortë”, thekson ai.

Duke e stiluar veten si antipolitikisht korrekte, ”La Bougie” është e organizuar si një gazetë e rregullt, me seksione mbi politikën, sportin, çështjet ndërkombëtare, artet, enigmat dhe thashethemet e njerëzve të famshëm.

”Ne bëjmë humor francez dhe nuk përkthehet në gjuhë të tjera”, thotë d’Indy.

Në faqet ndërkombëtare, ka një pjesë të shkurtër që kujton francezët se kush ishte më i “harruari” i kryeministrave moderne britanike – Liz Truss.

Dhe në sport, redaktorët rekomandojnë krijimin e një çmimi ”Winston Churchill” për personin e parë që do të eliminohet në Lojërat Olimpike.

Kjo mbi bazën se motoja e Churchillit ishte ”Jo sport”.

”La Bougie du Sapeur” është emëruar sipas një prej figurave më të hershme të filmave vizatimorë në Francë, Le Sapeur Camembert.

Ai ishte një ushtar i thjeshtë që u shfaq në vizatime komike për jetën në ushtri në vitet 1890.

Gazeta nuk shfaqet në internet dhe mund të blihet vetëm në shitëset e gazetave dhe kioskat e gazetave./ atsh / KultPlus.com

10 objekte të trashëgimisë kulturore dalin nga lista e riskut

Punët e mirëmbajtjes së Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë (DRTKK), investimet dhe projektet me bashkëpunëtorë të huaj gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, kanë nxjerrë nga lista e riskut rreth 10 objekte pasuri kulturore.

Për mirëmbajtjen e këtyre pasurive, DRTKK ka realizuar ndërhyrje restauruese në kishat e Shën Triadhës në Tudas dhe Shën Marisë në Lubonjë, shtëpinë muze të Kostandin Kristoforidhit në Elbasan, pikturën murale në kishën e Shën Kollit dhe punime emergjente në Urën e Niçës.

Gjithashtu, është në proces një projekt i rëndësishëm për restaurimin e kishës dhe pikturës murale në ishullin e Maligradit, me mbështjetjen e projektit IPA.

Investimet e IKTK kanë nxjerrë nga risku kishën e Shën Marisë, Barmash dhe Shën Kollit në fshatin Shelcan.

Në proces zbatimi është dhe projekti ‘’Përmirësimi i Turizmit Potencial Kulturor, ndërmjet ndërhyrjes në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë” ku nëpërmjet tij, janë duke u realizuar ndërhyrje restauruese në 4 objekte kulti, ndër to në kishën e Shën Mëhillit në fshatin Voskopojë dhe Qimitrin e Shën Kozmait dhe Damian në Manastirin e Shën Pjetrit, në fshatin Vithkuq, objekte në listën e riskut./ atsh/ KultPlus.com

‘E dinte se kur të vijë Janari, nuk do t’i dihet as varri’ (VIDEO)

Sonte po e rikthejmë në kujtesë grupin 403 dhe magjinë e “Përralla e fundit”, e cila në të njëjtën kohë është kënga e parë me videoklip e rock grupit, shkruan KultPlus.

Muzika, teksti dhe orkestrimi i kësaj kënge është bërë nga Hektor Gjurgjiali, solisti i grupit.

KultPlus ju sjell edhe tekstin e plotë të këngës:

Përralla e fundit

Askush nuk foli e as nuk këndoj për te,

Nuk e përmendin, pak kohë që është nën dhe,

Unë do t’ju flas se më duket pak vetja si ai.

Ështe një këngë, flet vetëm për një gjeth,

Që tërë kohën e kaloi në lartësi.

I vetmuar , i pathyer, kishte një qëllim.

Ishte pjesë e vogël e një trungu shumë të madhë

I vendosur në një degë diku në fund

Ishte ky që këtij trungu i jepte gjallëri

Kishte detyrë të rinte aty si mburojë

Deri sa jeta e tij mos mari fund

Të kujdesej dhe të mbronte një lule dhe një frut

Kalonin ditët, kalonte borë dhe shi

Kalonte dielli, kaluan shumë stuhi

Kjo ishte lufta që natyra e bënte me kte gjeth

Kaluan stinët, kaluan vite shumë

Gjethi detyrën e kishte kryer deri në fund

Dhe erdhi koha që ai të largohej nga kjo degë

Ishte Shtatori kur gjethi fluturoi

E ktheu kokën, për herë të fundit i shikoi

Lulën dhe frutin e rritur që për te ishin gjithcka

E dinte se kur të vijë Janari

Nuk do t’i dihet as varri

Por thellë në zemër e dinte se shpesh do t’a kujtojnë. / KultPlus.com

‘Unë s’kam shtëpi, as ti këngë, që të dy jemi të shkretë’

Poezi nga Mirko Gashi

Kënga

Unë kam këngë
ti shtëpi
dhe që të dy jemi poetë

unë s’kam shtëpi
as ti këngë
që të dy jemi të shkretë

mua fjalët më mungojnë
ty me duar të tregojnë

veshët myku m’i vërshoi
në erë një thirrje e preka

andaj
çdo gjë mirë u bë –
ti ke shtëpi
unë këngë

dhe kështu
që të dy jemi poetë
Un’ e TI. / KultPlus.com

“Historia botërore do të shkruhet vetëm kur në të marrin pjesë edhe shqiptarët”

Maksimilian Lamberci ishte albanolog austriak. Maksimiliani ka lënë diku rreth 60 dorëshkrime në të cilat paraqet të dhëna mbi folklorin e folkloristikën, mitologjinë, etnologjinë, gjuhësinë, letërsinë, historinë.

Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip më 1913; pastaj shkoi Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit në Badhesas (Villa Badessa).

Studiuesi, profesor universitar dhe albanologu i njohur austriak, prof. dr. Maksimilian Lamberc, që nga viti 1906 kur dëgjoi gjuhën shqipe në Atikë të Greqisë, e deri më 1963, kur vdiq, nuk iu nda punës për t’i çuar përpara studimet albanologjike në fushë të folkloristikës, e sidomos të epikologjisë e të poetikës së përrallës, të mitologjisë, e në veçanti të demonologjisë, të së drejtës zakonore, sidomos të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të morfologjisë, të sintaksës, të dialektologjisë, të leksikologjisë, të drejtshkrimit, të historisë së gjuhës, të letërsisë, të historisë së letërsisë, të dramës, të përkthimit, sidomos të Gjergj Fishtës etj.

Sot po e sjellim njërën nga thëniet më të bukura të tij pë shqiptarët:

“Historia e vërtetë botërore do të shkruhet vetëm atëherë kur në hartimin e saj do të marrin pjesë edhe shqiptarët”. /KultPlus.com

NASA: Anija kozmike amerikane dhe sateliti rus janë shumë afër

Një anije kozmike amerikane dhe një satelit rus rrezikojnë të përplasen, pasi janë shumë afër.

Megjithëse anija pritet të ndahet, një përplasje mund të rezultojë në copa të mëdha mbeturinash, tha agjencia hapësinore amerikane, duke shtuar se po vazhdon të monitorojë situatën në bashkëpunim me Departamentin e Mbrojtjes.

Në njoftim nuk thuhet se sa do të afrohet mjeti me njëra-tjetrën, por vlerësimet janë se mjeti lundrues, i cili nuk mund të manovrojë, duhet të jetë më afër njëra-tjetrës në orën 7:30 të mëngjesit të datës 28 shkurt në një lartësi prej rreth 600 kilometrash.

Misioni Timed studion ndikimin e Diellit dhe njerëzve në mezosferën e Tokës, termosferën e poshtme dhe jonosferën. / KultPlus.com

Zelensky përfundon vizitën në Shqipëri, përcillet në Rinas nga Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përcolli mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”.

Samiti u zhvillua si një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku u diskutuan rrugët e bashkëpunimit në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën dhe në kontributin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.

Gjatë paradites, Kryeministri Edi Rama priti në Kryeministri Presidentin Zelensky me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë, më pas u mbajt takimi mes delegacioneve dhe u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit. / KultPlus.com

Historia e Lekë Tasit, piktorit dhe ish-violonçelistit, i cili kaloi 15 vite në një kamp internimi

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë solli sot historinë e pabesueshme të Lekë Tasit, piktorit dhe ish-violonçelistit, i cili kaloi 15 vite në një kamp internimi.

Kujtimet e atyre që vuajtën gjatë regjimit komunist në Shqipëri mbeten të gjalla dhe të gatshme për t’u transmetuar brezave të rinj, thekson zyra e BE.

Piktor dhe violonçelist i parë në Teatrin Kombëtar të Operës, Lekë Tasi u detyrua të largohej nga Tirana dhe u dërgua në një kamp internimi në Lushnjë me familjen e tij, më 15 tetor 1975.

Xhaxhai i tij kishte vdekur në burg, i ati 20 muaj pasi u lirua nga burgu politik. Ishte 46 vjeç, jeta e tij artistike ishte ndërprerë dhe ai do të kalonte në një kamp internimi dënimin me 15 vjet, duke punuar si kooperativist deri në vitin 1990, kur u shemb regjimi komunist.

Në një libër me kujtime të botuar vite më parë, ai përshkruan me hollësi jetën e përditshme në një kamp pune, duke dokumentuar punën, shtypjen dhe historitë e një kohe pa liri.

Mbrëmjen e 20 shkurtit 2024, tashmë 95 vjeç, Lekë Tasi mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “Ditëve të Kujtesës”, një aktivitet i përvitshëm me fokus trajtimin e së kaluarës komuniste në Shqipëri. I shqetësuar se si do të tregohet historia kur dëshmitarët nuk do të jenë më në jetë, ai mendon se ka mungesë vëmendjeje për botimin e dëshmive, studimeve dhe kujtimeve për periudhën e diktaturës. “Një neglizhencë e pajustifikuar dhe e padrejtë. Ne kemi nevojë për më shumë libra, studime dhe vëmendje”, thotë ai.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, në fjalën e tij, përshëndeti praninë e Tasi dhe foli me respekt për jetën e tij.

Ai i kujtoi audiencës se e kaluara kontribuon për formësimin e së ardhmes dhe se ballafaqimi me të kaluarën është i nevojshëm për të konsoliduar demokracinë.

“Ndarja e përvojave reale të të mbijetuarve, historive të historianëve dhe studiuesve përmes konferencave, shfaqjeve artistike dhe diskutimeve publike është një pjesë e rëndësishme dhe e fuqishme e procesit. Megjithatë, e vërteta dhe drejtësia janë vendimtare jo vetëm për shërimin shoqëror dhe kohezionin social, por edhe për krijimin e klimës së përgjithshme të drejtësisë dhe llogaridhënies, kaq të rëndësishme për demokracinë. Të mësuarit nga e kaluara na fuqizon për të ndërtuar një shoqëri demokratike më elastike, kaq thelbësore për vendin e Shqipërisë në BE. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi seriozisht me institucionet shqiptare si dhe me shoqërinë civile – dhe shpresoj, një ditë edhe me shkollat – për të trajtuar të kaluarën e vështirë komuniste të Shqipërisë”, tha ambasadori Gonzato.

Me synimin për t’i dhënë zë debatit social, kujtesës dhe pasojave të regjimit komunist në Shqipëri, për nëntë vjet, “Ditët e Kujtesës” (20-26 shkurt), organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”, kanë pasur një rol të rëndësishëm në reflektimin e shoqërisë për regjimin komunist.

“Puna jonë përpiqet të forcojë dialogun për të kaluarën përmes shfaqjeve të dokumentarëve, ekspozitave, studimeve, artit, konkursit “Pyet gjyshërit” apo konferencave ndërkombëtare, duke përfshirë grupe të ndryshme të shoqërisë që nga të rinjtë e deri te studiuesit. Këtë vit publikuam gjyqet e mbajtura në të vitet ‘90 kundër 35 zyrtarëve komunistë shqiptarë, duke kontribuar në diskutimin dhe reflektimin për Drejtësinë Tranzitore në kontekstin e Shqipërisë. Ndërkohë, studentët e Klubit të Dramës nga Universiteti i Tiranës, në një performancë artistike frymëzuese, sollën në jetë zërat dikur të heshtur të individëve dhe artistëve të guximshëm që u ngritën kundër diktaturës komuniste në Shqipëri”, shpjegon Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.

Puna e Lekë Tasit ishte pjesë e performancës së vendosur në një sfond novator ndriçimi dhe zëri, që simbolizonte kërkimin e vazhdueshëm dhe të pandalshëm të shpirtit njerëzor për liri. I mbajtur në Muzeun e Përgjimeve të ish-Sigurimit të Shtetit, vetë Tasi do të dëgjonte me vëmendje studentët e rinj të cilët ju dhanë zë intelektualëve që nuk mundën të mbijetonin gjatë diktaturës, duke shpresuar në qasjen e brezit të ardhshëm ndaj fatit të ish të burgosurve politikë.

Prej vitesh ai ka qenë një zë i rëndësishëm në përballjen me të kaluarën përmes artit të tij, pikturave, vizatimeve, shkrimeve, ekspozitave, intervistave, dëshmive dhe pranisë së tij si një kujtim i gjallë i njerëzve që mbijetuan në kohë të vështira. Ai përfaqëson artistët, të përndjekurit politikë dhe të afërmit e personave të zhdukur, pasi eshtrat e xhaxhait të tij nuk u gjetën kurrë.

“Edhe unë shqiptoj “po”-në e përditshme të nevojës, por mbaj gjallë brenda meje “jo”-në e paepur të rezistencës”, shkruan Tasi në ditarin e tij në vitin 1975, duke cituar një poezi që kishte dëgjuar në radio gjatë kohës që ishte në një kamp pune. Në atë kohë ai do të pyeste veten nëse kishte mbetur ndonjë rezistencë. Pothuajse gjysmë shekulli më vonë veprat e tij të artit janë përgjigjja.

Që nga viti 2017, Bashkimi Evropian po e mbështet Shqipërinë për gjetjen e personave të zhdukur gjatë regjimit komunist, duke fuqizuar kapacitetet teknike të dosjeve të ish-Sigurimit, prerogativat ndërgjegjësuese, si dhe duke rritur rolin e saj koordinues. Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) ka zbatuar dy projekte për një total prej rreth 1 milion euro kontribute të BE-së. Një projekt i ri me ICMP-në “Mbështetja e drejtësisë tranzitore dhe ballafaqimi me të kaluarën në Shqipëri”, që filloi në shkurt 2024, synon të rrisë angazhimin e institucioneve të shtetit shqiptar për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur si trashëgimi e së kaluarës dhe rritjen e kohezionit social në Shqipëri./atsh/ KultPlus.com

‘Mary Poppins’ jo më i përshtatshëm “për të gjithë”

A është “Mary Poppins” një film me përmbajtje raciste? Kështu duket se mendon Këshilli Britanik i Klasifikimit të Filmit, i cili sapo ka ndryshuar udhëzimet për klasikun e madh të vitit 1964, sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera”.

Sipas Këshillit, filmi mund të ndiqet nga fëmijët vetëm nëse ata janë të shoqëruar, për shkak të gjuhës diskriminuese.

Dhe cila është arsyeja pse fëmijët duhet të mbikëqyren, ndërkohë që ata mrekullohen nga bëmat fantastike të dados që luan Julie Andrews?

Fjala “Hottentots”, një term racor, që përdoret për t’iu referuar popujve Khoikhoi të Afrikës së Jugut dhe Namibisë, përmendet dy herë gjatë filmit, veçanërisht nga Admirali kur gjendet përballë dy protagonistëve të vegjël me fytyrat e tyre të ndotura nga bloza.

Termi, me sa duket, është fyes dhe madje ka potencialin për t’i ekspozuar fëmijët ndaj një gjuhe ose sjelljeje diskriminuese që mund t’u duket stresuese ose e përsëritur pa e kuptuar potencialin e tij për ofendim.

Nëse kjo fjalë do të ishte dënuar, ata do të kishin qenë më të butë në klasifikim. Por, meqë nuk ishte kështu, e gjora Mary Poppins shkaktoi zemërimin e rojeve moderne të korrektësisë politike.

“Megjithëse Mary Poppins ka një kontekst historik, përdorimi i gjuhës diskriminuese nuk dënohet dhe në fund i tejkalon udhëzimet tona për një gjuhë të pranueshme në nivelin “për të gjithë””, tha Këshilli.

“Prandaj vlerësuam se filmi duhet të ndiqet nga ‘fëmijë të shoqëruar’ për shkak të gjuhës diskriminuese, sipas Këshillit Britanik të Klasifikimit të Filmit.” / KultPlus.com

Del në ankand shtëpia e Fredy Mercury-t

Shtëpia e legjendës së rock-ut Freddie Mercury ka dalë në ankand për 30 milionë stërlina, bëri të ditur agjencia imobiliare “Knight Frank’’.

Shtëpia-muze e këngëtarit ka qenë gjithashtu destinacion pelegrinazhi i pandërprerë për fansat e këngëtarit të ndjerë të Queen.

Vendimi për shitje dhe për të fituar para nga trashëgimia e Freddie u mor nga Mary Austin, gruaja e artistit nga viti 1970 deri në 1976 dhe më pas një mike e ngushtë e tij deri në vdekje, 1991.

Zgjedhja e saj rrezikon të ngjallë kritika të reja, pak muaj pas ankandit të disa relikeve më ikonike, objekteve muzikore dhe veprave të artit që i përkasin muzikantit.

Ankandet hidhëruan ndër të tjera, Sir Brian May, kitaristin dhe bashkëthemeluesin e Queen, si dhe bashkëautor me Mercury-n në disa prej hiteve globale të grupit.

Fredi vizitoi shtëpinë për herë të parë në vitin 1980, ra në ‘’dashuri’’ me të, dhe arriti ta përvetësonte përmes blerjes.

Ai e rinovoi dhe transformoi atë më pas sipas gustove të tij. / KultPlus.com

Odesa, vatra e shqiptarëve të Ukrainës

Përndjekja e popullsisë ortodokse gjatë sundimit të Perandorisë Osmane detyroi shumë shqiptarë të emigronin drejt vendeve ballkanike.

Odesa ishte qyteti ku shqiptarët ortodoksë krijuan komunitetin më të madh në Ukrainë. Ruajtja e gjuhës kombëtare me fanatizëm dhe përcjellja e traditave dhe e zakoneve brez pas brezi, bëri që rrugicat e “arnautëve” të ruajnë gjurmët shqiptare.

Arkivi Qendror i Shtetit sjell në kujtesën historike pamje nga qyteti i Odesës dhe portretin e një emigranteje shqiptare të vendosur në këtë qytet. / KultPlus.com

‘Ktheva të të shoh, që ta vras harrimin’

Poezi nga Rrahman Dedaj

Ktheva të të shoh
Që ta vras harrimin
Me një fjalë

Mos me pyet
Ku isha njëqind vjet

Jeta na qenka matematikë e thjeshtë
Asnjë e panjohur
Asnjë e njohur krejt
Asnjë plus
Asnjë minus
Baraz me zero

Desha të të shoh
Dhe ta kujtojmë
Tërë të pavdekurën

T`u shtrydhim fjalëve heshtjen
E t`i thërrasim
Me emra të thjeshtë
Miqtë e vjetër

Krejt cka nuk plaku koha
Mbetet e vejë
Ujet që nuk e pimë
Nuk e pranoi burimi

Ma jep dorën
Dhe mos me pyet
Ku isha njëqind vjet
Se jeta na qenka
Matematikë e thjeshtë

Në të c`do gjë
është e kuptueshme
Si e vërteta – ose
Lotari e pakuptim
Që fsheh numrin e Fatit./ KultPlus.com

Çka do ndryshojë në mars në Zvicër?

Muaj i ri, rregulla të reja. Ka ndryshime dhe risi të shumta në Zvicër në muajin mars. Rezervimet e vendeve janë të mundshme në faqen e internetit të SBB; zbatohen rregulla të reja nëse ju hiqet leja e drejtimit. Këtu mund të mësoni se çfarë po ndryshon në mars.

Asnjë test shtesë i syve për një kategori të re leje drejtimi

Kushdo që tashmë ka një patentë nxënësi ose patentë shoferi nuk do të duhet të bëjë një test të ri të syve nga 1 marsi 2024 nëse dëshiron të blejë një kategori të re ID. Kufiri i moshës për një kontroll të detyrueshëm mjekësor të trafikut kur aplikohet për patentë nxënësi ose patentë shoferi për herë të parë do të rritet gjithashtu nga 65 në 75 vjeç.

Personat që duan të marrin një kategori ID profesionale duhet gjithashtu t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor trafiku. Aty do të kontrollohet edhe shikimi juaj.

Risi në heqjen e lejes së drejtimit

Personat të cilëve u është hequr patenta e nxënësit ose patenta e shoferit nuk do të mund të marrin në të ardhmen një kategori karte identifikimi që do të duhej të hiqej nëse do të ishte marrë tashmë përpara heqjes. Ky rregull zbatohet nga data 1 mars 2024.

Testi më i gjatë praktik i vozitjes

Nga 1 marsi 2024, testet praktike për kategoritë A (motoçikleta me më shumë se 35 kW) dhe B (motoçikleta deri në 3.5 tonë dhe nëntë pasagjerë) duhet të drejtohen në transportin publik për të paktën 45 minuta. Më parë, kishte një kohë minimale udhëtimi prej 30 minutash në rrugët publike.

Risi në rezervimet e vendeve në SBB

Nga marsi 2024 do të ketë ndryshime në rezervimet e vendeve në faqen e internetit të SBB. Kjo del nga një deklaratë e SBB. Kur u pyet nga Blick, një zëdhënëse e SBB konfirmoi: “Rezervimet e vendeve ndoshta do të jenë të mundshme përsëri në Sbb.ch nga java e ardhshme.” Risia për muajin Mars vlen ekskluzivisht për udhëtimet brenda Zvicrës. “Kur udhëtoni për në dhe nga jashtë, lloji i ndenjëses që mund të zgjidhet varet nga hekurudha partnere përkatëse,” vazhdoi zëdhënësja. Asgjë nuk do të ndryshojë këtu që nga marsi 2024.

Nuk do të jetë ende e mundur të rezervoni një vend të saktë, as të zgjidhni një vend në ose kundër drejtimit të udhëtimit. Por çfarë ndryshon? Zëdhënësja e SBB shpjegon: “Vendet shpërndahen sipas një logjike fikse, përparësi u jepet sediljeve në dritare ose, nëse ka disa persona, ulëseve në të njëjtën ndarje”. Dhe më tej: “Në qendrën e udhëtimit dhe qendrën e kontaktit ka qenë gjithmonë e mundur të zgjidhet lloji i sediljes (dritare/korrizi) kur bëni një rezervim.” Kjo tani do të jetë e mundur edhe përmes faqes së internetit.

Shtesa speciale për personelin federal

Punonjësit e administratës federale që kanë paga më të ulëta do të marrin një kompensim special prej 500 frangash në mars 2024 për të kompensuar inflacionin. Të gjithë punonjësit e klasave të pagave 1 deri në 11 e marrin këtë shtesë.

Më shumë trena do qarkullojnë nëpër tunelin e bazës Gotthard

Që prej daljes nga shinat serioze të një treni mallrash në tunelin e bazës Gotthard më 10 gusht 2023, trafiku është kufizuar rëndë për shkak të punimeve të riparimit. Lajmi i mirë: Nga 2 marsi 2024, më shumë trena do të mund të kalojnë përsëri nëpër tunelin e bazës Gotthard. Këtë e ka shkruar SBB në një deklaratë. Në të ardhmen, 38 trena pasagjerësh në vend të 31 do të udhëtojnë nëpër tunel gjatë fundjavave. Tre trena shtesë do të lëvizin nga veriu në jug të shtunën në mëngjes dhe katër nga jugu në veri nga e diela pasdite.

Kantoni i Cyrihut rrit tarifat për lejet e punës

Kantoni i Cyrihut do të rrisë tarifat për lejet e punës që nga 1 marsi 2024. Është një “rritje e moderuar”, thuhet në faqen e internetit të kantonit. Tarifa aktualisht është 190 franga për shtetasit e BE/EFTA.

Më shumë para për azilkërkuesit në kantonin Aargau

Azilkërkuesit, personat e pranuar përkohësisht dhe ata që kërkojnë mbrojtje nga Ukraina do të marrin më shumë para për ushqim në kantonin Aargau nga 1 marsi 2024 – gjithsej 9.50 franga në ditë. Kjo është 50 centimetra më shumë se më parë. Rritja bën të mundur që të “kompensohet (pjesërisht) rritja e çmimeve të ushqimeve”, tha kancelaria e shtetit Aargau.

Rregullimi çon në kosto shtesë prej rreth 1.1 milion franga në vit. 8500 azilkërkues jetojnë në Aargau. Norma prej 8 frangash në ditë është në fuqi që nga viti 2018 – dhe është mjaft e ulët në krahasim me pjesën tjetër të Zvicrës.

Lidl rrit pagën minimale

Zbritja Lidl në përgjithësi do të rrisë faturën e pagave për punonjësit e saj në Zvicër me 1.8 për qind që nga 1 marsi 2024. Ka edhe një shtesë prej 0.6 për qind për rritje individuale të pagave. Përveç kësaj, të gjithë marrin një kupon blerjeje me vlerë deri në 500 franga – në varësi të ngarkesës së tyre të punës. Që nga marsi, punonjësit e Lidl marrin një pagë prej të paktën 4550 frangash në muaj. Nëse punoni me kohë të plotë, ju e merrni këtë pagë 13 herë më shumë. Ngarkesa e punës me kohë të plotë korrespondon me një javë 41-orëshe./Blick/ KultPlus.com

Deklarata e Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë, liderët e Ballkanit Perëndimor dënojnë njëzëri pushtimin rus të Ukrainës

Në fund të punimeve samiti Ukrainë-Europa Juglindore që u mbajt në Tiranë ka publikuar deklaratë të përbashkët duke shprehur mbështetjen për Ukrainën.

Deklaratë e Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore
Ne, Presidentja Vjosa Osmani, Presidentja Maia Sandu, Presidenti Jakov Milatović, Presidenti Stevo Pendarovski, Presidenti Alexandar Vučić, Presidenti Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Krišto, Kryeministri Nikolay Denkov, Kryeministri Andrej Plenković, Kryeministri Ion-Marcel Ciolacu, u takuam në Tiranë më 28 shkurt 2024 dhe shpallëm deklaratën e mëposhtme:

  1. Agresioni i paprovokuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh ndaj sigurinë evropiane dhe paqes ndërkombëtare. Ky akt agresioni është i papranueshëm; është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Kartën e OKB-së, dhe një krim kundër popullit ukrainas.
  2. Ne përsëritëm mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1991 dhe mbetemi të përkushtuar për t’i ofruar Ukrainës mbështetjen e nevojshme për të fituar kundër luftës së agresionit rus, për aq kohë sa duhet për t’u arritur një paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme në përputhje me Kartën e OKB-së dhe në bazë të Formulës së Paqes të Ukrainës.
  3. Ne i bëjmë thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj aktuale për liri, pavarësi dhe integritet territorial.
  4. Ne dënojmë me forcë synimet e Federatës Ruse për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në territoret përkohësisht të pushtuara të Ukrainës, gjë që përfaqëson shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare. Theksojmë natyrën e paligjshme të zgjedhjeve të ardhshme në Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit dhe në territoret e pushtuara nga Rusia të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhya dhe Kherson të Ukrainës.
  5. Gjatë diskutimeve të sotme në Tiranë, ne rikonfirmuam solidaritetin tonë me Ukrainën dhe popullin e saj në mbrojtjen e tyre heroike të lirisë së tyre dhe vlerave tona të përbashkëta dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në zbatimin e Formulës së Paqes të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, e cila është në përputhje me Qëllimet dhe Parimet e Kartës së OKB-së, dhe të marrë pjesë në Samitin përurues të Paqes duke siguruar pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare në këtë proces.
  6. Ne jemi të bindur se lufta në shkallë të plotë e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka treguar nevojën kritike dhe rëndësinë thelbësore të një Evrope të bashkuar dhe të fortë, e aftë për t’u përballur me sfidat globale për paqen dhe prosperitetin e popujve tanë. Theksuam se na bashkojnë vlerat e përbashkëta evropiane dhe vizioni i zhvillimit të tyre të mëtejshëm brenda një Evrope të bashkuar.
  7. Ne konfirmuam vendosmërinë tonë për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta për të siguruar përparim të mëtejshëm dhe mbështetje të ndërsjellë drejt anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.
  8. Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur masat e veta të sigurisë. Aleatët e NATO-s dhe vendet aspirante vlerësojnë hapat e ndërmarrë drejt anëtarësimit të saj të ardhshëm në NATO dhe mbështesin Ukrainën që të bëhet anëtare e Aleancës sapo ta lejojnë kushtet e sigurisë.
  9. Ne nënvizuam angazhimin tonë të vendosur për të sjellë para drejtësisë ata individë përgjegjës për krimin e agresionit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e tjera mizore sipas ligjit ndërkombëtar, të kryera në lidhje me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, përmes hetimeve dhe ndjekjeve të duhura, të drejta dhe të pavarura në nivel kombëtar ose ndërkombëtar, përfshirë punën e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të siguruar që pretendimet për krime lufte dhe krime të tjera ndërkombëtare të hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë nga mekanizma të pavarur, efektivë dhe të fuqishëm ligjorë.
  10. Ne ramë dakord të bashkëpunojmë dhe të përqendrojmë përpjekjet tona për kthimin e fëmijëve ukrainas, të dëbuar dhe të zhvendosur me forcë në mënyrë të paligjshme.
  11. Ne zotohemi të rrisim përpjekjet tona bashkëpunuese për të luftuar dezinformimin, përfshirë narrativat e rreme rreth luftës, dhe të mbetemi të përkushtuar në përballimin e luftës hibride dhe sfidave të sigurisë kibernetike, duke kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë e komunitetit ndërkombëtar.
  12. Sot në Tiranë, ne rikonfirmuam solidaritetin dhe mbështetjen tonë për Ukrainën, shprehëm angazhimin tonë për të marrë pjesë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës, në mënyrë që t’i mundësojmë popullit ukrainas të rindërtojë vendin e tij, duke angazhuar të gjithë partnerët përkatës, përfshirë kompanitë private dhe ndërkombëtare, institucionet financiare, me synimin për të siguruar mbështetjen financiare, investimet dhe njohuritë e nevojshme për të siguruar një të ardhme të begatë për Ukrainën. Ne nënvizojmë rëndësinë e çminimit në kontekstin më të gjerë të rimëkëmbjes së Ukrainës, si hapi fillestar i rëndësishëm drejt kthimit të sigurt të njerëzve dhe rifillimit të aktivitetit ekonomik dhe bujqësor.
    Ne, miqtë e Ukrainës, konfirmojmë besimin tonë të fortë se vetëm duke u bashkuar do të jemi në gjendje të rivendosim paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e drejtë në kontinentin evropian.

/ KultPlus.com

Kurti kujton masakrën e Qirezit e Likoshanit: Drejtësia për viktimat e gjenocidit të Serbisë është obligim i yni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 26 vjetorin e masakrës së Qirezit dhe Likoshanit.

Ai tha se nuk janë dënuar as urdhërdhënësit e as ekzekutorët e kësaj masakre, derisa shtoi se drejtësia për të gjitha viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë është obligim.

“Përpara se të hynin brenda forcat policore, fshatrat Likoshan dhe Qirez u sulmuan nga forcat e armatosura të Serbisë me helikopterë dhe makina ushtarake. Sulmi i forcave speciale serbe, me artilëri të rëndë, vazhdoi për 28 orë. U masakruan 20 civilë të paarmatosur shqiptarë: Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ilir Nebihu (30), Rukie Nebihu (27 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë), Xhemshir Nebihu (33), Ibish Rama (38), Behram Fazliu (50), Ismail Behrami (30), Gani Ahmeti (46), Ahmet Ahmeti (50), Hamzë Ahmeti (44), Hilmi Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23), Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18) dhe Elhami Ahmeti (16).  Atë ditë, Rexhep Rexhepi (63), Beqir Rexhepi (30), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38) ranë dëshmorë në luftimet ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe në Drenicë. “

“26 vjet më vonë, as urdhërdhënësit e as ekzekutorët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit nuk janë dënuar.  Drejtësia për të gjitha viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë është obligim i yni. Kujtimi ynë për ta është i përjetshëm. Flijimi i tyre është i monumentalizuar si sakrificë në themelet e Republikës së Kosovës, shtetit tonë që duhet dhe që po përpiqemi ta bëjmë çdo ditë e më të fortë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit e Qirezit!”. / KultPlus.com

Zbulohet një byzylyk i çuditshëm i bërë nga metal jo tokësor

Shkencëtarët kanë gjetur stoli të çuditshme, të bëra prej metalit që nuk është nga Toka, në mes të një thesari të lashtë.

Domethënë, duket se byzylyku dhe hemisfera e zbrazët e zbukuruar me ar janë farkëtuar nga hekuri i një meteoriti. Thesari Villena, i përbërë nga 66 objekte kryesisht ari, u zbulua më shumë se 60 vjet më parë (1963) në Alicante, Spanjë dhe që atëherë është konsideruar si një nga shembujt më të rëndësishëm të argjendarisë në epokën e bronzit.

Zbulohet një byzylyk i çuditshëm i bërë nga metal jo tokësorMot i vranët dhe me diellGazi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 3Lëkundje të lehta tërmeti në ShqipëriLiverpooli ka shprehur interesim të fortë për lojtarin që po cilësohet si ‘Mascherano i…

Megjithatë, për ekspertët ishte disi e vështirë të përcaktonin moshën e koleksionit për shkak të dy artikujve. Një hemisferë e vogël, e zbrazët, e cila ndoshta zbukuronte një pjesë të një skeptri ose shpate, dhe një byzylyk dukej sikur të ishin prej hekuri, domethënë nuk i përkisnin epokës së bronzit, shkruan sciencealert.

Epoka e hekurit në Gadishullin Iberik filloi rreth vitit 850 para Krishtit, dhe copat e arit në thesar vijnë midis viteve 1500 dhe 1200 para Krishtit. Prandaj, këto objekte hekuri përfaqësonin një lloj enigme.

Hekuri në planetin tonë nuk vjen vetëm nga minerali i hekurit, ai mund të vijë edhe nga hapësira. Ka një sërë artefaktesh të lashta hekuri që datojnë para epokës së hekurit. Më e famshmja prej tyre është ndoshta kama e faraonit Tutankhamun, e cila u farkëtua nga hekuri nga meteoritët.

Shkencëtarët mund të tregojnë se cili hekur vjen nga planeti ynë dhe cili nga thellësitë e hapësirës. Hekuri nga meteoritët përmban shumë më tepër nikel se hekuri nga Toka. Prandaj, ekspertët kërkuan leje nga Muzeu Arkeologjik Komunal i Villenës, ku ndodhet koleksioni, për të testuar këto dy objekte të pazakonta.

Duke përdorur spektrometrinë e masës (një teknikë e përdorur për të analizuar molekulat bazuar në masën e tyre), ata përcaktuan përbërjen e tyre dhe pavarësisht shkallës së lartë të korrozionit, zbuluan se hemisfera dhe byzylyku me shumë mundësi ishin prej hekuri meteorit.

Meqenëse artikujt janë gërryer shumë, rezultatet nuk janë përfundimtare. Megjithatë, ka teknika më të reja, jo-invazive që mund të mbështesin rezultatet e analizës në të ardhmen. Kjo do të zgjidhte misterin e epokës së koleksionit – të gjitha sendet u bënë përafërsisht në të njëjtën periudhë, rreth viteve 1400 deri në 1200 para Krishtit, me disa prej tyre duke fshehur materiale që nuk erdhën nga Toka.

Hulumtimi i quajtur Hierro meteorítico en el Tesoro de Villena u botua në revistën Trabajos de Prehistoria./ KultPlus.com

Nesër seancë e jashtëzakonshme, në rend dite rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore

Nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe në rend të ditës është “Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore”.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës. / KultPlus.com

Konkursi letrar dedikuar arbëreshëve, theksi tek mbijetesa e gjuhës

U zhvillua në Tiranë edicioni i parë i konkursit letrar për tregime arbëreshe “Krenarbëria”.

Në hapje fjalën e mori drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, prof. Diana Kastrati, e cila prezantoi nismën dhe falënderoi pjesëmarrësit në ditën finale të konkursit “Krenarbëria: Rrëfime arbëreshe”.

Kastrati theksoi disa herë nevojën për ndërhyrje prej instancave shtetërore për mbijetesën e arbërishtes, si dhe nevojën për rishikim të kurrikulave shkollore dhe integrimit të autorëve dhe letërsisë arbëreshe duke qëndruar në një vijë me strategjitë dhe politikat e QSPA-së.

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës theksoi ndërgjegjësimin dhe prezencën e arbëreshëve në Itali si dhe rëndësinë e promovimit dhe ruajtjes së arbërishtes përmes nismave të tilla. Ndërsa studiuesi Fabio Rocchi, nismëtar i këtij aktiviteti, theksoi rëndësinë e bilingualizmit ndër arbëreshët, si dhe paraqiti disa prej elementëve të rëndësishëm përgjatë këtij rrugëtimi në këtë proces.

Çmimin e parë në këtë konkurs e meritoi Ilia Sancinetti me tregimin “L’appartenenza” (Përkatësia) nga Spixana. Ndërsa me çmimin të dytë u vlerësua Nicola Scalici për tregimin “Akkordeon”, në të cilin ka arritur të ndërthurë aktualitetin me frymën muzikore të kulturës arbëreshe.

Çmimi i tretë u dha për Mario Calivà, një eksponent i njohur i komunitetit arbëresh i cili u prezantua me tregimin “Mushku”, duke dhënë prova të prekshme të qëndrueshmërisë së kulturës arbëreshe përmes përdorimit të arbërishtes./atsh/KultPlus.com

‘History Daily’: Eksploroni historinë antike dhe aventurat në natyrë të Shqipërisë

Shqipëria, e vendosur midis Greqisë dhe Malit të Zi përgjatë bregut të Adriatikut, është shfaqur si një destinacion popullor për shkak të përballueshmërisë së saj, duke tërhequr një numër në rritje të turistëve italianë në vitin 2023, shkruan Sophia Maddox në një artikull të botuar në revistën “History Daily”.

Hapja e ardhshme e një aeroporti të ri në Vlorë në vitin 2024 do të rrisë aksesin në vijën e tij bregdetare mahnitëse.

Megjithatë, Shqipëria nuk ofron vetëm plazhe.

Me një trashëgimi të pasur kulturore që ndërthur ndikimet e krishtera dhe myslimane, qytetet si Berati dhe Gjirokastra krenohen me qendrat historike magjepsëse, ndërsa peizazhet malore të Thethit ofrojnë aventura piktoreske.

Për më tepër, Shqipëria shpalli zyrtarisht më 15 mars të vitit 2023 Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë, lumi i Vjosës, duke shfaqur bukurinë e saj të pacenuar natyrore.

Qoftë duke eksploruar historinë e lashtë apo duke shijuar aventurat në natyrë, Shqipëria premton një udhëtim të paharrueshëm duke ndërthurur autenticitetin me mrekullitë natyrore.

“History Daily” e ka renditur Shqipërinë mes 15 destinacioneve kryesore për pushime në vitin 2024./ atsh/ KultPlus.com