YIHR KS mban sot aksion për Ditën e Kushtetutës së Kosovës

Për nder të Ditës së Kushtetutës, sot nga ora 13:00, YIHR KS do të mbaj një aksion para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë aksion do të shpërndahen 120 kopje të Kushtetutës së Kosovës tek 120 deputetët e deputetet e Kuvendit – jo si dhuratë e as si dokumente të thjeshta në letër, por si rikujtim i fuqishëm për deputet e deputetet tona rreth asaj se çka garanton dhe mbron kjo Kushtetutë – vlera të përbashkëta demokratike dhe parime të palëkundura të drejtësisë, barazisë dhe lirisë.

“Këtë ditë të Kushtetutës, përmes këtij aksioni, ne ritheksojmë që lufta jonë për barazi dhe liri, dhe për zhdukje të diskriminimit vazhdon më e fortë se kurrë. Ne refuzojmë të mbyllim sytë, dhe refuzojmë të pranojmë fjalë dhe sjellje denigruese, diskriminuese dhe cënuese nga deputetët të cilët thirren ne emër të po të njëjtës Kushtetutë që e përbuzin”, thuhet në njoftimin nga YIHR KS. / KultPlus.com

Publikohet traileri i filmit ‘Hidden Strike’

Filmi aksion “Hidden Strike”, ku me rolet kryesore paraqiten aktorët e mirënjohur Jackie Chan e John Cena, ka pasur të dhëna se është realizuar në vitin në vitin 2018. Më në fund u lansua traileri i tij. Fillimisht ai u pagëzua Snafu, por më pas iu ndërrua titulli.

Lansimi i filmit “Hidden Strike” nuk është bërë siç është thënë për shkak të një radhe çështjesh.

Arsyeja e parë ishte pandemia e COVID-19. Në veçanti në Kinë, kur kinematë filluan tël rihapeshin pas pandemisë, pati kërkesa për filma bllokbasterë në gjuhën zyrtare, si: Hi, Mom, The Battle at Lake Changjin e Moon Man.

Veç ndryshimeve në këtë treg, gjatë një vizite në Kinë për prezantimin e F9 në vitin 2021, Sina aksidentalisht potencoi Tajvanin si vend i pavarur nga Kina, gjë që kotribuoi në vonimin e lansimit të mëtejmë të filmit “Hidden Strike” atje.

Megjithatë, pas të gjitha këtyre, traileri i tij u lansua, dhe ai ofron skena nga Chan e Cena. Ata luajnë rolet e ish ushtarëve të forcave speciale në një mision, të cilët përcjellin civilë në një prej rrugëve më të rrezikshme në botë, që quhet “Highway of Death”, e cila rrugë kalon nëpër Bagdat.

Regjinë e filmit “Hidden Strike” e ka bërë Scott Waugh. Ai në një deklaratë ka treguar se ky film do të lansohet së shpejti, megjithatë nuk ka bërë të ditur datën se kur./21Media/KultPlus.com

Scott Eastwood, protagonist i filmit të ri aksion “Dangerous”

“Dangerous” titullohet filmi i ri triller dhe aksion i cili në rolin kryesor e sjell aktorin, Scott Eastwood.

Vme regji të David Hackl dhe e rrëfen historinë e Dylan Forresterit i njohur ndryshe si D, i cili në fillim të filmin portretizohet si një psikopat i vërtetë. Duke qenë ish-ushtarë me një të kaluar të trazuar dhe problematike, ai shquhet si makinë e vrasjes, jo pse detyrohet për këtë por ngase është i tillë. Por, ai tenton ta lërë prapa këtë pjesë të jetës së tij me ndihmën e një psikiatri pijanec.

Krahas Scottit, që është djali i ikonës së hollywoodit Clint Eastwood, në film luajnë edhe aktorët Tyrese Gibson, Famke Janssen, Kevin Durand dhe Mel Gibson.

“Dangerous” ka filluar së shfaquri nëpër kinema nga 5 nëntori. / KultPlus.com

Aksioni Snake Eyes, bazuar në personazhin e njohur nga filmat G.I Joe, fillon të shfaqet edhe në Cineplexx

Filmi i zhanrit aksion “Snake Eyes” ka nisur shfaqjen në Cineplexx këtë të enjte, më 22 korrik, ditën kur u mbajt edhe premiera botërore e këtij filmi.

Në ditën e premierës botërore të filmit Snake Eyes, aksioni i bazuar në personazhin e njohur nisi të shfaqet edhe në Cineplexx. Filmi është në regji nga Robert Shwentke dhe në rolet kryesore vijnë aktorët e njohur si: Henry Golding, Andrew Koji, Samara Weaving. Filmi, ka një buxhet prej 88 millionë dollarë dhe është një nga filmat aksion më me zë të verës.

https://fb.watch/v/2VhO4MrCN/

Filmi është një spin-off i G.I. Joe i fokusuar rreth personazhit Snake Eyes. Ky personazh ishte pjesëmarrës në dy filmat e njohur aksion “G.I. JOE” dhe suksesi i të dy filmave bëri që kompania të vendos të bëjë një film ku fokus kryesor do të jetë personazhi misterioz dhe historinë që fshihet prapa maskës së tij.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx Ks.

Për më shumë informata rreth këtij filmi, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. / KultPlus.com