Harry dhe Meghan ndryshuan përgjithmonë familjen mbretërore

Një vit më parë, Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan lamtumirën e tyre me familjen mbretërore. Një hap që, siç thekson revista ”People”, ka ndryshuar përgjithmonë jo vetëm jetën e tyre, por edhe monarkinë britanike, shkruan vanityfair, transmeton KultPlus.

Harry 36 vjeç, duke mos rënë në vijën e drejtpërdrejtë të trashëgimisë, “gjithmonë është trajtuar nga familja mbretërore si një ”rezervë “nga vëllai i tij i madh William.

Pastaj me lindjen e George, Charlotte dhe Louis, ai ra nga i treti në të gjashtin në linjën e trashëgimisë. Dhe familja mbretërore e margjinalizonte atë gjithnjë e më shumë.

Siç thekson Robert Lacey në librin e tij të fundit ”Battle of Brothers” , incidente të ngjashme kanë ndodhur tashmë në shtëpinë e Windsor edhe nga princesha Margaret (motra e Mbretëreshës Elizabeta II) dhe Andrew i Jorkut ( vëllai i Princit Charles). Sistemi mbretëror favorizon trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të kurorës.

Linja e trashëgimisë ka qenë gjithmonë brutale me të lindurit e dytë të mbretërve (ose atyre të ardhshëm). Por Harry ka gjetur një zgjidhje: të largohet nga familja mbretërore dhe të fillojë një jetë të re.

“Nëse ai do të kishte qëndruar në sistem, ai do të duhej të pranonte nënshtrimin ndaj anëtarëve të familjes më të vjetër”, tha një burim pranë Sussexes.

Harry në Amerikë më në fund e ka gjetur lirinë që kishte ëndërruar për vite me radhë. Dhe me Meghan dhe Archie-n e vogël në krah, ai nuk mund të kërkonte më shumë.

”Sussexes morën një hap të madh besimi duke zgjedhur të fillojnë jetën e tyre të re. Por tani ata janë të lumtur dhe kurrë nuk do të tërhiqnin hapat e tyre. Ata nuk janë penduar. Në Kaliforni ata mund të bëjnë jetën që kanë dashur gjithmonë dhe t’i përkushtohen projekteve për të cilat interesohen më shumë”, theksojnë disa nga miqtë e tij. / KultPlus.com

Meghan Markle shkeli traditën shekullore të familjes mbretërore

Duka dhe dukesha e Sussexit janë përballur me reagime të furishme gjatë muajve të fundit, pasi ata u shprehën lidhur me zgjedhjet në SHBA, duke shkelur kështu traditën shekullore, se anëtarët e familjes mbretërore duhet të mbeten politikisht neutral.

Megjithatë, Meghan Markle duket se nuk do të ndikohet nga kjo gjë, dhe sipas asaj që ka zbuluar zëdhënësi i saj, “aktivizimi politik i Meghan Markle nuk do të mbarojë pas zgjedhjeve në SHBA sepse ajo ndihet se inkurajimi i njerëzve për t’u përfshirë në politikë është i rëndësishëm”.

Një tjetër zëdhënës i Sussex-it tha se, “të qenit një anëtar aktiv i shoqërisë, është të marrësh pjesë në procesin demokratik. Pra, inkurajimi i njerëzve për t’u përfshirë në politikë është diçka e rëndësishme”.

Ndërsa Harry nuk është në gjendje të marrë pjesë në zgjedhje, sepse ai nuk është një shtetas amerikan, Meghan mezi priste të hidhte votën e saj, gjë që ajo e bëri me postë. / KultPlus.com

Dukesha Meghan Markle shkeli traditën shekullore të familjes mbretërore

Duka dhe dukesha e Sussexit janë përballur me reagime të furishme gjatë muajve të fundit, pasi ata u shprehën lidhur me zgjedhjet në SHBA, duke shkelur kështu traditën shekullore, se anëtarët e familjes mbretërore duhet të mbeten politikisht neutral.

Megjithatë, Meghan Markle duket se nuk do të ndikohet nga kjo gjë, dhe sipas asaj që ka zbuluar zëdhënësi i saj, “aktivizimi politik i Meghan Markle nuk do të mbarojë pas zgjedhjeve në SHBA sepse ajo ndihet se inkurajimi i njerëzve për t’u përfshirë në politikë është i rëndësishëm”.

Një tjetër zëdhënës i Sussex-it tha se, “të qenit një anëtar aktiv i shoqërisë, është të marrësh pjesë në procesin demokratik. Pra, inkurajimi i njerëzve për t’u përfshirë në politikë është diçka e rëndësishme”.

Ndërsa Harry nuk është në gjendje të marrë pjesë në zgjedhje, sepse ai nuk është një shtetas amerikan, Meghan mezi priste të hidhte votën e saj, gjë që ajo e bëri me postë./ KultPlus.com

Meghan Markle e kërkuar nga studiot hollywoodiane për bashkëpunim

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, është pushtuar nga ofertat e shumta për filma.

38-vjeçarja e cila ishte pjesë e kastës së aktorëve të serisë “Suits”, para se të martohej me princin Harry, besohet se ka marrë oferta të shumta nga Hollywoodi pas punës së shkëlqyer si narratore e dokumentarit të studios Disney, me titull “Elephant”, transmeton Koha.

Një burim i çiftit mbretëror citohet të ketë thënë për “Daily Mail”: “Studioja Disney ishte plotësisht e kënaqur me punën që Meghani e ka bërë për ta. Ajo ka bërë marrëveshje vetëm për një projekt, por është në diskutime për t’u angazhuar dhe në filma të tjerë dhe ide, për të cilat mund të bashkëpunojnë në të ardhmen.”

Bëhet e ditur se edhe studio të tjera filmike kanë kontaktuar me dukeshën Markle, e cila u shpërngul në vendlindjen e saj Los Angeles në fillim të këtij viti, bashkë me burrin e saj Harry dhe djalin e tyre 13-muajsh, Archie.

Por, duket se aktorja është në kërkim të projektit të duhur për karrierën e saj, dhe duhet të jetë diçka në të cilën ajo beson vërtetë.

Ndërkohë, në të kaluarën Meghan Markle kishte thënë se shpreson që dokumentari i saj i fundit, “Elephant”, i cili i ndjekë elefantët Shani dhe Jomo në një udhëtim epik përreth shkretëtirës Kalahari, do t’i inspirojë njerëzit të kujdesen më shumë për njëri-tjetrin, kafshët dhe planetin tonë. / KultPlus.com

Fjalimi kundër racizmit “rikthen Meghan Marklen e vërtetë”

Një mike e afërt e ish-Dukeshës së Sussexit ka thënë të premten se fjalimi i saj lidhur me vdekjen e afroamerikanit, George Floyd, e paraqiste Meghane Marklen pikërisht ashtu siç ajo vërtet ishte para se të martohej me princin britanik, Harry.

38-vjeçarja Meghan e publikoi një fjalim për të diplomuarit e shkollës së saj “Immaculate Heart High School” në Los Angeles. Në këtë fjalim, Markle ka thënë se jeta e secilit afro-amerikan është e rëndësishme. Duke folur për revistën “Vanity Fair”, një burim anonim ka thënë se ajo ishte Meghani siç ishte dikur.

“Ishte vetja 100 për qind. Në rolin e dukeshës ishte më e ngurtë, ndërkaq në fjalim ishte siç kishte qenë para se t’i bashkohej familjes mbretërore të Britanisë së Madhe”, ka thënë burimi. “Në fjalim nuk ishte e ngurtë dhe ishte vetvetja, ashtu siç e mbaja mend që nga dita e parë që e kam takuar”, ka thënë një tjetër burim.

Ky burim ka sqaruar se kishte shumë diskutime rreth fjalimit të Meghanit, e cila donte që mesazhi i saj të ishte me plot kuptim.

“Nuk ishte e lehtë, por ishte e vendosur që të thoshte diçka. Fjalët që i ka thënë janë plotësisht të saja”, ka thënë burimi. Edhe vetë Meghan Markle ka pranuar se nuk e kishte të lehtë përpilimin e fjalimit. “Nuk isha e sigurt se çfarë të thosha.

Doja të isha e drejtë, por pak nervoze se fjalët e mia do të analizoheshin. Por e kuptova se gabimi i vetëm ishte të heshtja”, ka thënë Markle. Fjalimi prej gjashtë minutash i Meghan Markles u publikua në revistën “Essence”.

Ngjason tmerrësisht me Meghan Markle, vajza bëhet e famshme në rrjetet sociale

Akeisha Land është një 39-vjeçare nga Missouri, e cila ka marrë famë falë ngjshmërisë së saj me Meghan Markle. Akeisha është nënë e dy fëmijëve, Greyson dhe Tristan, fotot e të cilëve i poston në një faqe Instagrami të quajtur @greyson_land.

Faqja aktualisht numëron mbi 158 mijë ndjekës dhe u rrit në mënyrë të frikshme, kur ajo postoi një foto me të bijën, Greyson. Arsyeja ishte ngjashmëria e saj e madhe me Meghan Markle.

Akeisha ka treguar për Daily Mail se njerëzit e ndalojnë shpesh në rrugë, pasi e ngatërrojnë me Meghan-in.

“Më krahasojnë me Meghan-in shumë shpesh dhe jo vetëm online. Edhe kur jam jashtë, në kishë, në teatër, në market… Ndodh shpesh që njerëz të rastësishëm të më thonë: Ta ka thënë dikush se ngjan… Unë gjithmonë qesh para se ta mbarojnë fjalinë, sepse e di për kë do të më thonë. Ma kanë thënë shpesh, sidomos kohët e fundit që kam filluar t’i mbaj flokët e drejta.

Edhe familja dhe miqtë më thonë se ngjaj me të. Edhe pse unë personalisht nuk shoh ndonjë ngjashmëri, e marr si komplimet, sepse ajo është tmerrësisht e bukur. Madje, ndonjëherë them me shaka se jam e gatshme ta zëvendësoj nëse ajo nuk dëshiron të shkojë në ndonjë event ku është e ftuar”, -shprehet me shaka Akeisha.

Nëse u hidhni një sy fotove të saj, do të gjeni pafund komente që theksojnë ngjashmërinë e saj me Meghan-in.

Meghan Markle, personi më i kërkuar në Google për 2018

Me siguri të gjithë biem dakord në një mendje kur themi se ky ka qenë viti i Meghan Markle. Dukesha e Sussex-it i ka befasuar audiencat me dasmën, foshnjën që po pret dhe me evolucionin e stilit, ndërsa bëri hapat e saj të parë në një familje mbretërore.

Ajo është aq e famshme sa, sipas Google, është personi më i kërkuar këtë vit në mbarë botën. Dhe për të mos u çuditur aspak, kërkimet më të fundit për dukeshën në Google, janë të tipit, manikyri i Meghan Markle, fustani i saj, filmat e saj, sa peshon, apo sa e gjatë është.

Demi Lovato është personi i dytë më i kërkuar në botë dhe më i kërkuari në SHBA, Khloé Kardashian është personi i pestë më i kërkuar në botë, Hailey Baldwin (tani Hailey Bieber) renditet e teta, dhe Cardi B e 10-ta.

Në krye të filmave më të kërkuar është “Black Panther”. /a.a/KultPlus.com

Meghan Markle me fjalim të fuqishëm për feminizmin

Diskutimi feminist i Meghan Markle në Wellington, etapa e fundit e Royal Tour, jo vetëm ka bërë xhiron e botës, por gjithashtu është raportuar edhe si unik dhe është cilësuar si një fjalim feminist i ‘fuqishëm’.

Dukesha e Sussex filloi me një përshëndetje Maori, “tēnā koutou katoa” ose “përshëndetje për të gjithë ju”, e cila mori një lumë duartrokitjesh nga të pranishmit. Ajo vazhdoi të flasë për admirimin e saj për vendin, i cili u bë vendi i parë vetëqeverisës në botë që më 1893, iu dha grave të drejtën për të votuar.

“Urime Zelandës së Re, që i ka dhënë të drejtën e votës femrave 125 vite më parë”, ka nënvizuar dukesha e Sussex.

“Shembulli juaj historik më ka bërë të reflektoj për impaktin dhe kuptimin e tij, sepse votimi i grave lidhet me feminizmin dhe feminizmi tregon të drejta të barabarta”, ka thënë dukesha gjatë diskutimit të saj përpara Kryeministrit Jacinda Ardern dhe Guvernatorit lokal, Dame Patsy Reddy në Government House.

E qartë dhe e drejtpërdrejtë Meghan ka shtuar: “E drejta e votës nuk ka të bëje thjesht me të drejtën e votës, por edhe me themelet e të drejtës së njeriut për të qenë në gjendje të marrë pjesë në zgjedhje për të ardhmen e tij dhe për atë të komunitetit dhe kjo u duhet njohur të gjithëve. Edhe ata pjesëtarë të shoqërisë që janë të margjinalizuar për shkak të racës, etnisë apo çfarë do lloj orientimi tjetër.

Prandaj e përgëzoj Zelandën e Re që i ka mbështetur këto të drejta 125 vite më parë, dhe që ka kuptuar se femrat meritonin të ishin një zë aktiv në shoqëri. Bravo për të gjithë këtë sforcim që ka aktivizuar nivelin global. Ju falënderoj të gjithëve thellësisht me fjalët e Kate Sheppard, një nga figurat më të shquara të lëvizjes së votimit të grave në Zelandën e Re: “Gjithçka që ndan, qoftë për shkak të racës, besimit, apo seksit është çnjerëzore dhe duhet të kapërcehet”.

Kanë qenë të shumtë ata të cilët e kanë lavdëruar fjalimin e dukeshës, madje një person e ka përshkruar atë si “të fuqishëm”.

“E kam dashur këtë fjalim. Ajo çfarë dukesha Meghan ka bërë në pesë muajt e saj të parë si pjesëtare e familjes mbretërore britanike ka qenë e mahnitshme”, shkroi një person.

Një tjetër shtoi: “Unë mendoj se Meghan është një model i shkëlqyer për vajzat e reja. Do të ishte e vështirë të gjeja një model më të mirë për vajzën time 17-vjeçare”./ KultPlus.com

Meghan Markle me zogj në fustan, vlerësohet për veshjen më të mirë të javës

Meghan Markle nga familja mbretërore, është vlerësuar nga stilistët për veshjen më të mirë të kësaj jave.

Revista e modës Ellen, ashtu siç bënë çdo fundjavë, edhe këtë herë ka publikuar vlerësimin se cila ka qenë veshja më e mirë.

Markle kishte veshur fustan nga marka “Oscar de la Renta, e që po e përcillte burri i saj, princi Harry.

Ishte veshur kështu gjatë një ngjarje që ishte zhvilluar në Australi, e Markle e Harry ishin të ftuar.

Dizajni i fustanit të saj është i përpunuar me zogj të vegjël./ KultPlus.com

Meghan Markle dhe rregullat mbretërore që po e tensionojnë

Është bërë dukesha e Sussex prej vetëm dy muajsh, por të bërit pjesë e familjes mbretërore angleze, nuk është kaq e lehtë për Meghan Markle.

Gruaja e princit Harry, duket se e ka të vështirë që të kuptojë disa nga rregullat mbretërore.

Gjatë këtyre muajve ish-aktorja amerikane, është shoqëruar kudo nga asistentja historike e mbretëreshës Elizabeth, Samantha Cohen e njohur ndryshe si “The Panther”.

Edhe i shoqi Harry e ka ndihmuar me sa mundet, por ka disa rregulla që ajo nuk i kupton mirë.

“Bëhet fjalë për disa rregulla të etikës mbretërore, të vështira për tu kuptuar dhe pranua. Një prej tyre është fakti që mbretëresha preferon që pjesëtaret e familjes mbretërore të veshin fustane poshtë gjurit dhe jo pantallona”, tha një burim për revistën “People”.

Një tjetër rregull me të cilin nuk po përshtatet dot, është fakti se Meghan e ka të ndaluar të kryqëzojë këmbët dhe këtë gjë e ka bërë në disa evente zyrtare, shkruan noa.al.

Dukesha këmbëngul që të ruaj disi nga spontaniteti i saj, por kjo gjë ka ndeshur në kritika. Mbetet për t’u parë se si do të jetë përshtatja e saj me familjen mbretërore./ KultPlus.com