‘Një njeri që nuk ka shkuar kurrë në shkollë mund të vjedhë një vagon, nëse ai është shkolluar, ai mund të vjedhë gjithë hekurudhën’

Theodore Roosevelt ishte presidenti i 26-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Roosevelt ka fituar edhe çmimin ”Nobel” për paqe.

Gjurmët e këtij presidenti, vazhdojnë të jetojnë akoma me historinë e madhe të Amerikës.

Në vijim, KultPlus ju sjellë disa nga thëniet më të njohura të tij.

Bëni atë që mundeni, me atë që keni, atje ku jeni.

Eshtë e vështirë të dështosh, por është më keq që të mos jesh përpjekur kurrë të kesh sukses.

Besoni se mundeni dhe jeni në gjysmë të rrugës për atje.

Kur të arrini në fund të litarit tuaj, lidhni një nyjë dhe mbajuni fort.

Njerëzve nuk u intereson sa dini derisa të dinë se sa përkujdeseni.

Asgjë në botë nuk ia vlen të kesh apo ia vlen të bësh nëse nuk do të thotë përpjekje, dhimbje, vështirësi … Unë kurrë në jetën time nuk kam pasur zili një qenie njerëzore që bëri një jetë të lehtë. Unë kam zili shumë njerëz që bënë jetë të vështira dhe i udhëhoqën mirë.

I vetmi njeri që nuk bën kurrë gabime është njeriu që nuk bën kurrë asgjë.

Të edukosh një person në mendje por jo në moral do të thotë të edukosh një kërcënim për shoqërinë.

Të dish se çfarë është e drejtë nuk do të thotë shumë nëse nuk bën atë që është e drejtë.

Mbani sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë.

Në çdo moment të vendimi, më e mira që mund të bësh është gjëja e duhur. Gjëja më e keqe që mund të bësh është asgjëja.

Guximi nuk është forcë për të vazhduar më tej; por të vazhduarit më tej kur nuk keni më forcë.

Fol butë dhe mbaj një shkop të madh me vete; do shkosh larg. / KultPlus.com

Joe Biden bën betimin si president i ShBA-së

Demokrati Joe Biden bëri betimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Me ndihmo, Zot”, tha Biden, teksa u betua para gjykatësit të Gjykatës Supreme, John Roberts.

Joe Biden do të jetë president i 46-të i ShBA’së për 4 vjetët e ardhshme.

Ai së bashku me zëvëndëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris, do të fillojnë udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në kohën kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë e koronavirusit dhe një sërë sfidash të përçarjeve të brendshme dhe të politikës së jashtme. / KultPlus.com

​Presidenti i parë i SHBA-së, u betua para 231 vjetësh

Më 30 prill 1789 u bë përurimi i George Uashingtonit si president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga procesverbalet e asaj kohe del se ka qenë një ditë e ftohtë dhe e kthjellët, kur George Washingtoni mbërriti në sallën ‘Federal Hall’ në qytetin e Nju Jorkut, i cili ishte atëherë kryeqytet i Shteteve të Bashkuara.

Me këtë rast ndërtesat pranë ishin stolisur me shirita në ngjyrë të kuqe, të bardhë e blu. Një turmë e gëzuar u mblodh në rrugën poshtë ballkonit, ku George Washingtoni bëri betimin si president.

George Washingtoni mbështeti dorën mbi një bibël të familjes dhe premtoi se do të ruante, mbronte e do t’i dilte për zot Kushtetutës. Pas kësaj presidenti Uashington shkoi për t’u falur në një kishë aty pranë. /KultPlus.com

Thaçi pret në zyrë Engelin, ky i fundit ka shpresa që Kosova do të përparojë në sundimin e ligjit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kongresistin Eliot Engel, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan.

Thaçi ka shprehur kënaqësinë para kongresistit Engel dhe ambasadorit Kosnett për përurimin e ndërtesës së re të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke e krahasuar momentin e 4 Korrikut 2019 me hapjen e Zyrës Amerikane në Kosovë në vitin 1996.

“Ju jam mirënjohës për angazhimin tuaj personal, prej dekadash, për Kosovën dhe popullin shqiptar në përgjithësi. Është impresive kur e kujtojmë se ku ishim në vitin ‘96 dhe kur e shohim ku jemi sot”, u shpreh Thaçi dhe shtoi se “për këtë jemi mirënjohës përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjithë miqve, që na kanë përkrahur gjithë këto vite”.

Kongresisti Engel u shpreh se është i gëzuar që është përsëri në Kosovë, veçanërisht për të qenë pjesë e shënimit të 4 Korrikut me inaugurimin e ambasadës së re amerikane.

Engel, siç njofton presidenca, ka theksuar progresin e madh që Kosova ka bërë në vitet që nga pavarësia dhe ka shprehur shpresën e tij se vendi do të vazhdojë të përparojë në rrugën drejt prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Presidenti Thaçi ftoi kongresistin Engel që të angazhohet që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës deri në përmbylljen e plotë të stories së Kosovës, me konsolidimin e plotë ndërkombëtar të vendit. / KultPlus.com