Angelina Jolie: Edhe burrat ashtu si gratë janë viktima të dhunës seksuale

Angelina Jolie beson se dhuna seksuale prek të dyja gjinitë. Ndaj ajo hap gjithmonë një diskutim me fëmijët e saj kur bie fjala për këtë temë. Aktorja, në një intervistë për Marie Claire, foli për stigmën që rrethon viktimat e sulmeve seksuale dhe përdhunimit.

“Dhuna seksuale është ende një temë tabu. Femrat dhe meshkujt e përdhunuar, dhe fëmijët e lindur nga përdhunimi shpesh trajtohen sikur të jenë ata që kanë bërë diçka të gabuar. Ata nuk pranohen nga shoqëria dhe mbulohen me turp, ndërsa dhunuesit e tyre mbeten të pandëshkuar”, –tha ylli i Hollywood-it. “Kjo duhet të ndryshojë dhe thyerja e kësaj tabuje është pjesë e kësaj.”

Megjithëse Jolie punon shumë për të pasur një ndikim të rëndësishëm tek njerëzit në gjithë botën, ajo e di gjithashtu se informimi duhet të fillojë në shtëpi. Kjo është arsyeja pse aktorja flet për këto tema të vështira me gjashtë fëmijët e saj Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne.

“Unë nuk flas vetëm me vajzat e mia. Flas edhe me vëllezërit e tyre. Ky është ndoshta dallimi më i rëndësishëm. Nuk është problem vetëm për gratë. Zgjidhja është të punosh me femrat dhe me meshkujt njëkohësisht”, –tha 43-vjeçarja. “Burrat e djemtë janë gjithashtu viktima të këtyre krimeve. Dhe të gjitha shoqëritë duhet të jenë të qarta për të mos toleruar këtë sjellje”./ KultPlus.com

Alketa Xhafa-Mripa takohet me Angelina Jolie (FOTO)

Artistja bashkëkohore kosovare, Alketa Xhafa-Mripa e cila jeton dhe vepron ën Londër, jo rrallë ka befasuar me punën e saj dhe zëri i saj është dëgjuar në botë, shkruan KultPlus.

Takimet e Alketës më personalitete të njohura botërore nuk kanë munguar, madje disa prej tyre kanë vizituar ekspozitat e instalacionet e saj.

Por, Alketa tashmë është takuar edhe me aktoren e famshme botërore Angelina Jolie.

Takimi i tyre ka ndodhur në Fighting Stigma Through Film ku të dyja ishin të pranishme.

Një fotografi nga ky moment e ka shpërndarë në Facebook Orgesa Arifi.

“Fotografi e turbullte e Alketa Xh M dhe Angelina Jolie ne Fighting Stigma Through Film.
AngJi oshte me se krenare qe Kosova lufton stigmen permes filmografise dhe artit ne Kosove 🙂.
Happy Friday everyone! — attending Fighting Stigma Through Film at BFI Southbank Belvedere Road, London, SE1 8XT.”, ka shkruar Arifi.

Alketa Xhafa Mripa ka përfunduar studimet në “Central Saint Martins” dhe Histori të Artit në “Tate Modern”, Londër.

E ardhur si studente në Londër, Alketa u kthye në refugjate kur shpërtheu lufta e Kosovës 1998-1999.

Që atëherë ajo ka shfaqur punën e saj në ekspozita në mbarë Evropën, duke përfshirë Berlinin, Londrën, Italinë, Portugalinë dhe Kosovën e saj të lindjes, ku ajo fitoi njohje më të gjerë për instalimin e saj artistik ‘Thinking of You’.

Arti i saj vjen nëpërmjet formave të ndryshme si filmave, instalacioneve, pikturave dhe fotografive, gjithnjë duke promovuar pavarësinë e gruas dhe duke kthyer vëmendjen në sjelljet redukcioniste të shoqërive shtypëse.

Ndërsa me punën e saj të titulluar ‘Refugees Welcome’, Alketa kërkonte të rikrijojë ndjenjën e mikpritjes që ajo vetë përjetoi si refugjate në Britani të Madhe. / KultPlus.com

Jolie viziton qytetin e rrënuar të Mosulit dhe refugjatët sirianë në Irak

E dërguara speciale e OKB-së për refugjatët, Angelina Jolie, gjatë të dielës e ka vizituar kampin e refugjatëve sirianë në veri të Irakut, për t’i mbështetur të ikurit nga lufta disavjeçare në Siri.

Ylli hollivudian e ka vizituar kampion Domiz, në të cilin qëndrojnë 33.000 refugjatë, të larguar nga lufta që po zgjat qe shtatë vite.

43-vjeçarja ka arritur atje në orët e hershme të mëngjesit dhe është takuar me familjet që ndodheshin në kamp.

Një ditë më parë, Jolie e kishte vizituar Mosulin, qytetin verior të Irakut, të cilin forcat qeveritare e kanë kthyer nën kontroll në vitin e kaluar duke triumfuar ndaj militantëve të Shtetit Islamik./ KultPlus.com

Angelina Jolie: Aktrimi së bashku me Brad Pitt ka rezultuar të jetë ide e gabuar

Angelina Jolie së fundmi në një intervistë ka treguar se vendimi për të bërë një film së bashku me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt në vitin 2015, më pak se një vit përpara ndarjes së tyre, kishte qenë një ide e gabuar shkruan Hello, përcjellë KultPlus.

Ata së bashku janë paraqitur në filmin “By the Sea”, që është një dramë romantike amerikane e vitit 2015 e shkruar dhe dirigjuar nga Angelina Jolie.

“Doja që ne të bënim një punë serioze së bashku, dhe doja ta shihja atë duke e bërë këtë punë, prandaj mendova se mund të ishte një mënyrë e mirë që të komunikonim me njëri-tjetrin , dhe një njëfarë mënyrë edhe ka qenë e tillë. Në anën tjetër ne kemi mësuar disa gjëra gjatë asaj kohe, por ka pasur një hidhërim gjatë asaj situate që vazhdoi edhe më tutje “, është shprehur aktorja gjatë intervistës.

Duke folur për marrëdhëniet e tyre, ajo shtoi “Gjërat ndodhin për arsye të ndryshme”. Ylli gjithashtu tregoi edhe për jetën e saj të hershme, dhe pranoi se fakti i asaj që prindërit e Jolie, kishin qenë aktorë dhe që ajo ishte rritur në Hollywood, pritjet ndaj saj kishin qenë të bëhej aktore.
Ajo më tutje shpjegoi: “Shumë njerëz në këtë qytet mendojnë se të jesh një aktor është gjëja më e madhe në botë dhe profesioni më i mirë, kështu që ju jeni të shtyrë të jeni e tillë para se të jeni në gjendje të shqyrtoni mënyra të tjera të jetës”, është shprehur tutje aktorja Jolie./ KultPlus.com

Yjet botërore që vizituan Kosovën (FOTO)

Kosova është një prej vendeve, që ndonëse i vogël ka arritur që emri t’i dëgjohet larg. Artistë të shumtë botërorë e kanë vizituar atë në kohë të ndryshme edhe atëherë kur Kosova njihej më pak kur e krahasojmë me sot, pasi tashmë emri i këtij vendi të vogël është bërë shumë më i përditshëm në botë kjo falë artistëve tanë që po na përfaqësojnë denjësisht dhe emrin e vendit të tyre po e përmendin në skena të mëdha e televizione të njohura botërore, shkruan KultPlus.

Një ndër figurat e njohura botërore që e vizitoi Kosovën e sapo dalë nga lufta e vitit 1999, ishte edhe aktorja e famshme Angelina Jolie. Ajo njihet për humanizmin e saj nëpër botë, por asnjëherë askujt nuk do t’i kishte shkuar mendja që Jolie mund ta vizitonte edhe Kosovën.

Nickole Kidman, është një tjetër aktore shumë e njohur e cila Kosovën e vizitoi gjithashtu pas mbarimit të luftës së vitit 1999. Ardhja e saj në Kosovë bëri bujë të madhe asokohe dhe fotografitë e saj gjatë kësaj vizite qarkullojnë edhe sot nëpër media.

Kosovën e kanë vizituar edhe yjet e muzikës, si James Blunt dhe Mariah Carrey. Blunt ishte pjesë e forcave ushtarake në Kosovë – KFOR-it, ndërsa Mariah ka performuar vetëm për forcat ushtarake të stacionuara në Kosovë në kuadër të KFOR-it.


Kthehemi të yjet e muzikës të cilët erdhën në Kosovë për të mahnitur publikun kosovar me performancat e tyre madhështore.

Reperi 50 Cent, ishte artisti i parë botërorë që mbërtheu një prej skenave kosovare, duke e bërë publikun të fascinohet me performancën e tij që deri në atë kohë kishin pasur rast ta shohin vetëm në television.

Snoop Dogg, ishte reperi i radhës që performoi në stadiumin e Prishtinës duke mbledhur në këtë vend një numër tejet të madh të shikuesve.

Pas 50 Centit dhe Snoop Lionit, në Prishtinë ateroi edhe reperi “The Game” i cili gjithashtu mbajti një ndër performncat më të bukura që kishin ndodhur në kryeqytet.

Prishtinën e vizitoi edhe reperi tjetër xZibit dhe DMX të cilët mbahen mend për atmosferën e mrekullueshme që kanë krijuar në kryeqytetin e Kosovës.

Nga fusha e sportit, ishte vizita e futbollistit brazilian me famë botërore, Ronaldo i vjetër i cili në Kosovë ka fansa të panumërt.

Edhe pse me prejardhje shqiptare, në këtë listë padyshim që mund të hynë edhe artistet Rita Ora dhe Dua Lipa të cilat karrierën e tyre e zhvillojnë në botë dhe tashmë janë tejet të njohura atje. /KultPlus.com