Piktori shqiptar dhuron dy vepra të tij për një spital në Greqi

Piktori shqiptar Kristo Dëfrim Hasa, ka vendosur që dy piktura të tij t’ia dhurojë spitalit të qytetit Amaliada të Greqisë, ku jeton prej 30 vitesh.

Hasa e ka cilësuar këtë si një gjest simbolik sipas tij, për të dhënë një kontribut në këto ditë të vështira sidomos për sistemin shëndetësor.

Piktori është shprehur se i ka ngelur në mendje një shprehje e presidentit amerikan John F. Kennedy e cila thotë, “mos shiko çfarë bën atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun” dhe sipas mundësive të tij modeste ka dhuruar dy punimet që do të vendosen në pavijonin e ri.

Më përpara Hasa ka dhuruar punime të tij në spitalin e Gramshit, qytet ku kishte planifikuar të hapte dhe një ekspozitë me punimet e tij, së shpejti.

Gjatë ceremonisë së mbajtur me këtë rast drejtoresha e spitali të Amaladias, Irini Aggelaku e ka falenderuar piktorin shqiptar për dhuratën e tij.

Gjesti i piktorit shqiptar është pasqyruar edhe në mediet lokale greke./ atsh/ KultPlus.com

19 vjet nga ikja në amshim e piktorit të shquar, Fatmir Haxhiu

Fatmir Haxhiu është njëri ndër piktorët më të shquar shqiptar, shkruan KultPlus.

Ai lindi në vitin 1927 në qytetin e Gjirokastrës. Më pas familja e tij u zhvendos në Tiranë, aty ku piktori do të jetëoj deri në ditën e vdekjes, më 10 mars të vitit 2001.

Haxhiu kryen me sukses studimet në Zagreb për t’u kthyer në atdhe me pasion të madh për pikturën. Fatmir Haxhiu do të marrë pjesë në aktivitete artistike e festa kombëtare.

Vitet ’50 janë shumë të frytshme për të. Ai bëhet krijues i studios së parë ushtarake në Shqipëri, ku pasohet dhe nga artistë të tjerë, derisa në vitin 1959 merr pjesë në ekspozitën kombëtare të pikturës, ku vlerësohet me çmimin e dytë. Haxhiu është aktiv me vizatime e grafika në revistën “10 korriku”, po ashtu krijon shumë ilustrime me emocion dramatik.

Gjatë karrierës së tij të pasur, Haxhiu, nderohet me shumë cmime të rëndësishme, përfshirë Çmimin e Republikës së shkallës së parë dhe të tretë. Gjithashtu atij iu ndanë titujt e lartë “Piktor i Merituar”, “Mjeshtër i Madh i Punës”

E, veprat e tij u bënë popullore pasi që ai i botoi ato nëpër shumë gazeta të kohës si “Drita”, “Puna”, “Zëri i popullit”, “Ylli” e të tjera. /KultPlus.com

8 vjet nga vdekja e piktorit të shquar shqiptar, Sotir Capo

Sotir Capo ka qenë piktor i shquar shqiptar, i cili u nderua me titullin “Artist i merituar”, shkruan KultPlus.

Lindi në qyetin e Beratit në qershor të vitit 1934, ku edhe i mori mësimet e para për të vazhduar studimet në Tiranë pranë Institutit të Lartë të Arteve.

Punoi si skenograf dhe mësues vizatimi, në shkollat tetëvjeçare të Beratit.

Capo është shquar si njëri nga portretistët më të njohur të Shqipërisë. Ai ka punuar portrete të figurave të shquara kombëtare, po ashtu punimet e tij janë zhgjedhur për të qëndruar në hapësirat e institucioneve të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Pikturat e Capos janë vlerësuar nga shumë kritikë brenda dhe jashtë hapësirave shqiptare.

Në vitin 1979 Capo mori titullin e lartë “Artist i merituar”.

Sotir Capo vdiq në po këtë datë, më 3 mars të vitit 2012 në Filadelfia. /KultPlus.com

Sot 14 vjet më parë ndërroi jetë piktori shkodran Kel Kodheli

Kel Kodheli piktori i shquar në moshën 88-vjeçare la pas vetes një veprimtari krijuese të pasur. Pikturat e tij më të njohura ishin: “Vallja e shpatave”, “Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”, “Lahutari”, “Portret shkodraneje” etj.

Kodheli ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit. Më 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar “Nëna e dëshmorit” bazuar në pikturën e tij që e pat pikturuar “gruaja që i ka vdekur burri”.

20 vjet punoi si mësues në Lice për të dalë në pension si mësues i një shkolle fillore, edhe pse me akademi të arteve të bukura të Romës.

Në vitin 2003, Presidenti Moisiu, i dorëzon çmimin e “Piktorit të Merituar”.

Në Galerinë Kombëtare të Arteve, në fondin e saj,  ruhen 12 kompozime dhe 11 portrete të piktorit Kel Kodheli. /KultPlus.com

Francezi që u magjeps me veshjet shqiptare (FOTO)

Piktori mbeti i magjepsur nga ecja e tyre krenare, shkëlqimi i armëve dhe veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin shqiptarët.

Jean-Léon Gérôme (1824-1904), piktori dhe skulptori që lindi në Vesulë (Vesoul) dhe studioi në Paris, do të lintë një sërë pikturash me motive nga veshja shqiptare. Gjatë udhëtimit të vitit 1856 në Egjipt, në shqoqërinë e mikut të tij, skulptorit Auguste Bartholdi (1834-1904, i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i satujës së Lirisë, në Nju Jork), u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes. Udhëtimi pati një ndikim të rëndësishëm në veprat e tij të mëvonshme, duke e bërë shumë të suksesshëm atë, si piktor i motiveve dhe temave orientale, transmeton konica.al.

Me temë nga Linjda, udhëtimi vendimtar që do të shenjonte punët e artistit, veprat e kësaj natyre zënë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tij. Siç e theksuam, ai vizitoi Egjiptin e shekullit XIX, asokohe pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e dinastisë shqiptare, të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). Në të tilla rrethana, shumë shqiptarë, më së shumti jeniçerë, ishin vendosur në brigjet e Nilit.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 1-9-225x300.jpg

Piktori mbeti i magjepsur nga ecja e tyre krenare, shkëlqimi i armëve dhe veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin shqiptarët.

Gerome, deri në fund të jetës vazhdoi të hidhte në telajo tematikën shqiptare, piktura që po i risjellim në vëmendje:

/KultPlus.com

Andy Warhol, gjeniu që modeloi artin

“Në të ardhmen, të gjithë do të jenë të famshëm për 15 minuta” – thoshte shpesh duke qeshur.

Andy Warhol një prej legjendave të artit të pikturës dhe themeluesve të Pop Artit i cili nuk i harroi kurrë ligjet e krijimit sipas të bukurës dhe idealit artistik,

Për Andyn, një artist ishte dikush që prodhon gjëra që njerëzve në fakt, nuk i hyjnë fare në punë. E megjithatë, është gjithmonë mirë t’u dhurosh diçka njerëzve.

Çuditërisht nuk donte të bëhej piktor. Dëshira e kahershme e tij ishte të bëhej balerin. Por jo një balerin dosido. Një balerin i Tip-Tap.

Sa herë gazetarët e pyesnin jepte gjithmonë përgjigje interesante. Përgjigje-këshilla nga të cilat në fund pyesje veten përsëri: “A duhet besuar ky njeri?”

Si mund të ishte aq i ditur? Si vallë orientohej nga disa të dhëna të hulumtimit të përhershëm që e karakterizonin nga njëra anë e realitetit (të jetës njerëzore), e nga ana tjetër të lidhjeve të pandara e të brendshme të mendimit estetik dhe praktikës artistike.

Andy nuk udhëtonte kurrë pa aparatin e tij fotografik. Kudo ku shkonte, aparati ish pjesë e pandarë. I pëlqente të vërtiste kureshtjen sikundër vërtiten sytë. Ngado!

Ai e dinte sekretin e jetës. Atë që ne vazhdojmë komplikojmë ndërsa është kaq e thjeshtë :

“Të kesh gjithmonë diçka për të parë është një arsye për t’u çuar në mëngjes.”

Thoshte se Pop-Arti , ishte një mënyrë për të dashur gjërat.

Ky artist i rrallë dinte dhe donte shumëçka.

Pa e vrarë mendjen për njerëzit.

Kur e pyesin një ditë: “Po njerëzit, çfarë mendojnë njerëzit për ty?” – përgjigjet:

“Shumë kritikë dhe shumë njerëz kanë menduar gjithmonë se isha ASGJË si person dhe ASGJË si artist. E kjo nuk ndihmon aspak në konceptin e ekzistencës. Por pastaj kuptova se vetë ekzistenca nuk është asgjë dhe u ndjeva mirë. Pse do thoni? Sepse jam i sigurt se njerëzit nëse do të shiheshin në pasqyrë nuk do të shihnin ASGJË.

Njerëzit thonë se janë pasqyrë.

Por nëse një pasqyrë shihet në pasqyrë, çfarë gjen?”

Reklamat ishin një tjetër pasion i tij i madh,m. Sidomos riprodhimi i Coca-Cola-s, për të cilën ai kishte një tjetër përgjigje kur e pyesnin “Përse?”.

“Sepse, më pëlqen shumë Amerika. Të blesh është më Amerikane se të mendosh.”

Në pothuaj gjithë punët e tij, specifikisht Marilyn Monroe, mund të shquajmë bërthamën e ndërgjegjes së vet të cilën ai e përshtat dhe rindërton duke aktivizuar mendimin dhe nevojën; që bashkë nuk bëjnë asgjë tjetër veçse realizojnë njohjen dhe drejtimin e duhur për një krijim të strukturuar estetik-artistik.

Thuajse tërë jetën e shkoi në hotel, sikundër shumë prej artistëve me famë Oscar Wilde, Gabrielle Bonheur (Coco Chanel), Ernest Hemingway apo Salvador Dali.

Ai zgjodhi “Hotel Chelsea” në New York. Muret e të cilit mbase duhet të fshehin gjithçka rreth dashurive të tij të mëdha apo seksit të shfrenuar me Steve Jobs.

I ardhur nga Pittsburgh, bir i dy prindërve sllovakë pasi përfundoi studimet në fund të viteve ’40 në “Carnegie Institute of Technology” talenti i tij spikati menjëherë në New York duke punuar për revistat prestigjoze Vogue dhe Glamour.

Uria për të zbuluar dhe eksperimentuar gjithçka që nga shtresat më të ulëta, të varfra deri tek ato mondane do të ishin rezultati i një hapësire të re kërkimi për artin e tij

“Arti duhet konsumuar”. Filozofi të cilën e zbatoi dhe në jetën e vet, nga Andy i ndrojtur tek ai snob e plot vese.

Megjithatë, dashuria më e madhe se ajo për pikturën, skulpturën apo regjisurën ishte ajo për të ëmën, Julian një grua bionde që e nxiti të birin të vizatonte që fëmijë duke i qëndruar gjithmonë pas.

Fjalët e fundit të saj ishin “Më premtoni që do kujdeseni për Andyn.”

Gjendja e rënduar shpirtërore pas humbjes e pengoi Andyn të merrte pjesë në varrim dhe as nuk u tregoi miqve për vdekjen e saj.

Një ndërhyrje kirurgjikale i mori jetën artistit në moshën 59-vjeçare, pak pasi kishte përfunduar veprën profetike “Last Supper”, frymëzuar nga “Darka e fundit” e Leonardo da Vinci-t. Ndërsa gjeniu i Pop Art la pas një perandori ekonomike dhe një trashëgimi të çmuar.

Profetike edhe fjalët e tij: “Nëse doni të dini gjithçka për mua, duhet veç të shihni sipërfaqen e tablove të mia, të filmave të mi, e të vetes sime. Unë jam aty. Pas nuk ka asgjë.”konica.al// KultPlus.com

“Pak përtej vetmisë, është personi që doni”

Dino Buxati (Dino Buzzati Traverso), është ndër shkrimtarët italianë më të frytshëm dhe më të rëndësishëm të shekullit XX. Kronist dhe korrespodent special për “Corriere della Sera”, fill pasi mbaroi universitetin, ai ishte gjithashtu piktor, dramaturg, skenograf, ideator kostumesh dhe poet.

Në vitin 1958, fitoi çmimin “Strega” me koleksionin “Gjashtëdhjetë histori”,  një përzgjedhje e tregimeve më të mira të botuara në tre koleksionet e mëparshme “Shtatë lajmëtarët” të vitit 1942, “Frika nga Sacala” e vitit 1949 dhe “Rënia e Balivernës” e vitit 1954. Autori i “Shkretëtira e Tartarëve”, “Rënia e Balivernës” dhe “Barnabo i maleve” fitoi famë falë anës së shqetësuar dhe fantastike të veprës së tij, e cila ndërton një urë të çuditshme dhe mjaft shqetësuese midis kësaj bote, tonës, dhe “tjetrës”.

Sidoqoftë, fantastikja e tij asnjëherë nuk shkëputet nga realja, ajo është e rrënjosur në banalitetin e përditshëm, që zakonisht, nuk duket të jetë i kontaminuar nga ankthi dhe i imponuar nga demonët. Me një shkrim të qartë, plot me alegori e metafora, falë teksteve surrealiste, Buzzati ka fituar emrin e “Kafka italian” dhe ishte ndër kritikët më thumbues të moralit dhe etiketimeve borgjeze. Romani “Shkretëtira e Tartarëve” konsiderohet shembulli më i lartë i narracionit ekzistencialist italian. Me gjithë lehtësinë për të shkruar dhe fantazinë karakteristike të tij, shpeshherë Buzzati është shprehur se ai ishte viktimë e një keqkuptimi të madh: “Unë jam një piktor, që, si hobi, gjatë një periudhe paksa të zgjatur, për fat të keq, kam qenë edhe shkrimtar, edhe gazetar. Nga ana tjetër, bota beson se është e kundërta dhe “nuk “mund” t’i marrin seriozisht” pikturat e mia. Gjithsesi, për të nuk kishte asnjë dallim midis pikturës dhe shkrimit, sepse që të dyja aktivitetet kishin të njëjtin qëllim: të rrëfente histori.

Të duash duhet të kuptosh

Thënia “Pak përtej vetmisë, është personi që ju doni”, mund të interpretohet në shumë mënyra. Për të dashuruar, njeriu duhet të jetë i gatshëm të braktisë zonën e rehatisë, duhet t’i hapet jetës, madje të hidhet edhe në krahët e rrezikut. Ose, për të dashuruar, së pari duhet të hapni vend në jetën dhe në menaxhimin e jetës së përditshme, për t’i dhënë vendin që i takon të dashurit apo të dashurës tuaj. Gjithashtu, mund të themi se për të dashuruar duhet të jeni të gatshëm ta kuptoni tjetrin, të braktisni siguritë që keni ndërtuar për të qëndruar lart, të mohoni atë që jeni, në mënyrë që të takojmë tjetrin në tjetërsinë dhe diversitetin e tij ose të saj, të lundroni nga porti i sinqertë i vetmisë për të na treguar të vërtetën e asaj që jemi: burra ose gra të papërsosur, të brishtë dhe të frikësuar, qenie që kërkojnë vazhdimisht të jenë të dashur.

Autori i tregimeve të shumta të shkurtra, shumica e tyre fantastike, të romaneve, të pjesëve teatrale, por edhe i poezive, tregimeve për fëmijë dhe librete operash, Buzzati vdiq më 28 janar 1971, duke lënë një vepër letrare që ishte ndër më të rëndësishmet e shekullit XIX. Nga një zhanër në tjetrin, nga metrazhi i gjatë deri te metrazhi i shkurtër, vepra e Buzzati është një magji e përhershme, një ushtrim i mrekullueshëm në ngjizjen letrare.

Nëse futeni në veprën e tij, e cila duket si një kështjellë e pushtuar nga fantazmat, duhet të dini që keni një takim me marramendjen: magjistari i përtej alpeve nuk ka asnjë të ngjashëm me shpërqendrimin, ndërthurjen e probabiliteteve, lëkundjen e sigurisë, tronditjen e themeleve të realitetit. Sa për heronjtë e parapërlqyer, ata janë të familjarë të fantazmave që nuk reshtin së kapërcyeri pasqyrat, duke hapur kat më kat portat e të mbinatyrshmes dhe fantastikes, të pazakontës dhe misterit. /KultPlus.com

Josefi nga Vlora në Galeritë më të njohura të New York, veprat e tij kushtojnë deri në 30 mijë dollarë

N

Keni dëgjuar për Josef Koten? Nëse jo, mos e humb këtë shkrim.

Jozefi është piktor dhe veprat e tij ekspozohen në galeritë më të mira amerikane, në Cutter and Cutter Fine Art apo Ocean Galleries Stone Harbor.
Aty ku gjen Chagall, Miro, Dali, do gjesh edhe piktorin vlonjat.


Dritare.net do ju njohë sot me këtë piktor, çdo veper e të cilit nuk ndodh të shitet, nën vlerën e 30 mijë dollarëve.

Ju mbase nuk e dini, por dhe veprat e Kadaresë mbajnë në kopertinë, pikturat e tij.

Josef Kote ka lindur në vitin 1964 në Selenicë të Vlorës. Që i vogël, e ka ditur që piktura ishte dëshira e tij më e madhe në jetë.

Rrugëtimi i tij drejt artit nisi qe në moshën 13-vjeçare. Josef kishte ëndrra të mëdha, por as i shkonte ne mendje, se skicat që bënte në atë kohë, ishin punime të një piktori, që një ditë do bëhej aq i njohur në botë.

Josef, 13 vjeç, mori pjesë në konkursin për të fituar fillimisht në Vlorë, e më pas në Tiranë, për të studiuar për art në Liceun Artistik. Pasi fitoi dhe e mbaroi liceun, konkurroi sërish për në Akademinë e Arteve, ku dhe u diplomua për “Pikturë dhe Skenografi”.
8 vjet studime ishin të mjaftueshme për atë që të merrte bazën, e cila do e ndihmonte për të vazhduar rrugën e artit.

Në vitin e fundit të studimeve në Akademinë e Arteve, Josef Kote, punoi në Kinostudion Shqiptare, ku realizoi një film vizatimor të titulluar “Lisi”, si piktor dhe animator.
Pas shkollës u emërua si skenograf në teatrin e Vlorës, ku ka punuar vetëm për një periudhë të shkurtër.

Josefit nuk i premtonte shumë Vlora dhe Shqipëria, që të bëhej artisti që kishte ëndërr. Kështu, ai u largua fillimisht në Greqi, pastaj në Toronto të Kanadasë, zhvendosje të cilat kanë pasur një ndikim të madh në formimin tij si artist. Ndërsa sot ai jeton në New York.

Janë bërë pothuajse 28 vjet që nga largimi i tij nga Shqipëria, dhe rrugëtimi i tij i gjatë nga një vend në tjetrin janë bërë gjithmonë në kërkim dhe në eksperimentim të vetes.

Zhvendosja e tij përfundimisht në Amerikë ka qenë një nga zgjedhjet më të mira, për një artist që i jep jetë gjithçkaje që e rrethon, mjafton një furçë dhe ca ngjyra.


Ekspozitat e tij kanë qenë të shumta, jo vetëm në Amerikë, por dhe në Kanada e Greqi. Josef është nderuar gjithashtu me disa çmime, që për një piktor janë një kënaqësi e madhe shpirtërore dhe vlerësim i një pune intensive e krijuese.

Pikturat e tij, ekspozohen në galeritë e njohura në Amerikë, si Cutter and Cutter Fine Art, Ocean Galleries Stone Harbor, Onesimo Fine Art etj.

Gjithashtu ai ka realizuar edhe 3-4 espozita personale, në këto galeri, gjë e rrallë për një piktor shqiptar.

Josef Kote tregon për dritare.net se këto galeri, gjithashtu organizojnë ekspozitat personale çdo vit, dhe se zakonisht dita e parë e hapjes është e rezervuar vetëm për koleksionistë, ndërsa ditët e tjera për publikun e gjerë.


Pikturat e Josef Kote nuk kanë të krahasuar. Ato janë shumë të veçanta nga mënyra sesi ai shikon objektet, trajton dritën, qëndrimi artistik dhe vizioni që ka në realizimin e pikturës. Josef tregon për dritare.net se suksesi që ai ka sot, nuk ka qenë një arritje e lehtë.

“Natyrisht nuk ka qenë e lehtë, dhe suksesi nuk erdhi brenda natës, por ishin mijëra ore eksperimente, acarime, grisje punësh derisa te arrija dhe realizoja vizionin qe kisha ne koke, që të mundesha të arrija të krijojë çfarë bëj tani dhe të kem individualitetin tim si artist”, thotë ai.

Sot, pikturat e tij, të cilat shiten vetëm në ekspozita, arrijnë në vlerën e më shumë se 30 mijë dollarëve.

Përse i përket subjektit, arti i Josef Kotes nuk ka limit. Ai shprehet për dritare.net se është 24 orë me pikturën dhe se nuk pret që t’i vijë frymëzimi për të pikturuar, por e kundërta, ai e kërkon atë.
“Unë nuk mund të pres të më vijë frymëzimi, por e kërkoj atë dhe e gjej kudo, në natyrë, tek portretet e njerëzve, te muzika dhe te shumë elementë të tjerë të jetës perreth meje.”


Momentalisht Josef po punon për dy ekspozita; një në Stone Harbor, New Jersey, e cila do të jetë në javën e parë të  gushtit, dhe e dyta në Atlanta, në muajin shtator.

Ai tregon për dritare.net se do të kishte shumë dëshirë të bënte një ekspozitë në Shqipëri, që dhe shqiptarët të njiheshin me veprat e tij.

Ne jemi shumë të lumtur që treguam të parët një histori suksesi, të një piktori të njohur shqiptar, në botë.

Josefi është shqiptari i mrekullueshëm, Ai është shembulli që ëndrrat realizohen, që puna shpërblehet, dhe që pasioni përkthehet në sukses. I mrekullueshëm mund të jesh dhe ti, ndaj ndaje historinë tënde me ne, dhe lexuesit tanë do njihen me ty./dritare.net

Përurohet monografia për piktorin Muslim Mulliqi

Në Galerinë e Akademisë së Kosovës është përuruar sot monografia për akademikun dhe piktorin kosovar Muslim Mulliqi.

Branko Koviç autori i monografisë ka folur rreth monografisë për akademikun Mulliqi, për të cilin tha se ishte piktor i klasës së parë dhe se për ekspozitat e tij në kohën e ish-Jugosllavisë kishin shkruar edhe mediat sllovene atë kohë.

“Ndjenja e tij e fuqishme që spontanisht të pikturojë figura, fytyra dhe më vjen shumë mirë që redaktorët e monografisë kanë nisur prezantimin që përcjell tekstin tim ku mund të shihet se misioni i tij i vizatimit u zhvillua dhe u plotësua dhe në pjesën e dytë të librit tregohen pikturat e tij”, tha Koviç.

Për Mulliqin fjalë të mëdha pati edhe kritikja e artit, Suzana Varvarica Kuka, e cila ka kujtuar rëndësinë artistike të veprës së Mulliqit, transmeton ksp.

“Ai është artisti emri i të cilit do të na kujtojë pikturën moderne që buroi në Kosovë dhe që inicioni themelet e pikturës monumemtale shqiptare, ai është artisti me artin e të cilit krenaria për artet pamore zuri vend në mesin multikulturor të një toke që u njoh si ish-Jugosllavia. Musli Mulliqi u edukua si student piktor dhe u dallua për aftësi të veçanta, që në krye të herës e lidhi artin e vet me shtresa dhe me shtresa të vendlindjes, përmes një brumtimi të tillë Muslim Mulliqi në fillim të viteve të 50-ta spikatet me sukses si një artist që abstrakoi figurën ka ekspresivizmi dhe surealizimi ideor. Seria e kabllove të tij është rikrijimi i një botë të tij, njerëzore dhe imagjinare, në komunikimin e ndërmjetëm dual ai herë furfullonte se ja ndjente vështirësitë e ekzistencës dhe herë i gëzohej çudisë së krijimit artistik”, u shpreh ajo.

Piktori grafist Abaz Hado ka thënë se Mulliqi është një nga artistët më të mëdhenj të hapësirës shqiptare.

“Vet fakti që këtu vjen Branko Koviç, një artist, një studiues shumë i njohur slloven, është një gjë shumë e mirë për fushën e bashkëpunimit të studimeve brenda jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Se të themi të drejtën ne studiuesit, edhe Zana përpjeket gjithmonë, studiuesja e njohur Zana Varvariza, profesor Muharremi, dhe të tjerë, prapë ne kemi vuajmë nga një problem i cili duhet kaluar sigurimisht në bashkëpunime të tilla, dhe në këtë rast unë ndjej një gjë shumë pozitive të akademisë së shkencave dhe të arteve të Kosovës me këtë bashkëpunim, me këtë monografi të një artisti të përmasave që duhet thënë padyshim është një nga artistët, për mendimin tim, një nga artistët më të mëdhenj të bashkësisë shqiptare”, u shpreh ai.

Historiani i artit Hivzi Muharremi u shpreh se Mulliqi ishte kolos i të gjithë brezave të artit, duke filluar nga nismat e para.

“Emri i Muslimit ishte në listën e pijetarëve i talentuar, i cili dha kontribnutin e vet më të madh në zhvillimin dhe avancimin e artit tek ne në Kosovë. Kam pas fat, po them kam pas fat që dekadën e fundit të jem me të, e posaçërisht tri vitet e fundit ku tërë ditëm kam qëndruar në studion e tij ku kam punuar në dorëshkrimin e monografisë së parë në Kosovë për artet vizive pamore, për veprën e artistit të madh Muslim Mulliqi. Të flasësh për Muslim Mulliqin duhet shumë kohë se ka lënë një bagazh të veprave, ka lënë vepra jashtëzakonisht të mëdha, vepra monumentale, vepra për një histori të tërë të kombit shqiptar i cili e ka trasuar rrugën e vet prej viteve më të brishta, por edhe krijimtaria e tij ashtu është ndarë, siç është në monografinë time nga viti 1952 kur fillojnë nismat e para të pikturës së piktorit Muslim Mulliqit dhe zgjasin deri në vitin 1968”, ka thënë Muharremi, duke përshkuar fazën e parë të veprave të Mulliqit./KultPlus.com

“Edi Hila: Piktor i Transformimit”, bëhuni pjesë e 7,255 vizitorëve të ekspozitës

Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, ka bërë ftesë publike që edhe ju të bëheni pjesë e 7,255 vizitorëve që kanë vizituar deri tani ekspozitën “Edi Hila: Piktor i Transformimit”, në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, hapur që nga data 24maj.

Ekspozita është kuruar nga Joanna Mytkoëska, Kathrin Rhomberg dhe Erzen Shkololli
Arkitektura e ekspozitës nga Büro Meyer-Grohbrügge

“Edi Hila: Piktori i Transformimit” është një projekt i përbashkët i Galerisë Kombëtare të Arteve, Muzeut të Artit Modern të Varshavës dhe Koleksionit Kontakt në Vjenë.

Ekspozita mund të vizitohet gjatë orareve 9:00 – 19:00, hyrja e fundit 18:30, çdo ditë, nga e hëna në të diele.
Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 29 korrik 2018.

Për çdo informacion shtesë në lidhje me guidat, apo orët e edukimit në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”, mund të kontaktoni në 04 222 60 33, ose të shkruani në [email protected]. /KultPlus.com

Del në ankand shtëpia e fundit e jetës së Picassos

Një vilë në bregdetin francez, ku piktori Pablo Picasso kaloi vitet e fundit të jetës së tij do të dalë në ankand të enjten, episodi i radhës në rrugëtimin e pasurive të patundshme që Riviera Franceze ruan me fshehtësi, ku përzihen bukuria, njerëzit e famshëm dhe pasuri të mëdha.

Aktualisht e vlerësuar me 20,2 milionë euro, pronë e Mougins, pranë Kanës u ble në vitin 1961 nga mjeshtri spanjoll, i cili vdiq 12 vite më vonë më 8 prill 1973.

Pas vdekjes së tij, bashkëshortja e fundit Jacqueline Roque jetoi në këtë shtëpi deri në momentin e vetëvrasjes në 1986. Ishte vajza e tij, Catherine Hutin-Blay e lindur nga martesa e parë, e cila trashëgoi shtëpinë më pas e shiti për një shumë rreth 10 milionë euro.

Përpara Pablo Picassos, kjo shtëpi i përkiste familjes Guinness. Winston Churchill qëndronte rregullisht gjatë periudhës së pushimeve. / KultPlus.com