Orkestra Simfonike e RTSH-së, 3 vepra emocionuese për publikun

Orkestra Simfonike e RTSH-së entuziazmoi publikun e pranishëm në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse ndërsa performoi tre vepra të repertorit klasik, njëra prej të cilave premierë.

Koncerti nën drejtimin e dirigjentit Aurélien Azan Zielinski dhe interpretimin e solistes së mirënjohur, pianistes Anna Kravtchenko u shijua nga dashamirët e artit dhe mjaft të ftuar të njohur, protagonistë të jetës artistike në vend.

Koncerti u hap me premierën “Retrospektivë – Homazh për Ligetin”, e kompozitorit të ri Kris Sopiqoti i cili në fjalën e tij para të pranishmëve e cilësoi homazh për kompozitorin Ligeti në 100-vjetorin e lindjes.

Kompozitori Kris Sopiqoti ka qenë pjesë e Synergy Projekt, mbështetur nga programi Creative Europe i Bashkimit Europian me veprat e tij.

Vepra e dytë “Koncert për piano nr. 2, op. 21” nga Frédéric Chopin u realizua me performancën e pianistes Anna Kravtchenko e cila dhuroi plot emocione me interpretimin e saj, shoqëruar nga orkestra në sintoni të plotë.

Vepra e tretë “Simfonia nr. 1 – Pranvera” e kompozitorit Robert Schumann, po ashtu nhohu interpretim emocionues nga artistët e Orkestrës Simfonike të RTSH-së.

Ky ishte koncerti i dytë i sezonit që u hap më 15 shtator me tre vepra të tjera./atsh/KultPlus.com

ShBA paralajmëron për planet e Kinës për mbizotërimin e informacionit

Kina po shpenzon miliarda dollarë në përpjekjet për të ndryshuar mjedisin global të informacionit dhe për të detyruar shumë vende të veprojnë sipas interesave të Pekinit, thuhet në një vlerësim të ri të Departamentit të Shtetit.

Qëllimi i Kinës është “të ndërtojë një ekosistem informacioni në të cilin propaganda dhe dezinformatat e Republikës Popullore të Kinës fitojnë përkrahje dhe bëhen dominuese”, thuhet në raport. “Të pakontrolluara, përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës do të ndryshojnë peizazhin global të informacionit, duke krijuar paragjykime dhe boshllëqe, që madje mund t’i shtyjnë vendet të marrin vendime që ia nënshtrojnë Pekinit interesat e tyre ekonomike dhe të sigurisë”.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për përpjekjet e Kinës për të kthyer mjedisin e informacionit në dëm të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Zyrtarët amerikanë thanë gjatë muajve të parë të pandemisë COVID-19 se Kina po përdorte më shumë rrjetet sociale për të përhapur dezinformata rreth origjinës së virusit.

Një vit më vonë, në vlerësimin vjetor të rrezikut nga kërcënimet, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar tha se Pekini do të “vazhdojë përpjekjet duke shfrytëzuar gjithë fuqinë qeveritare për të përhapur ndikimin e Kinës… dhe për të krijuar norma të reja ndërkombëtare që favorizojnë sistemin autoritar kinez”.

Por, raporti i ri i Departamentit të Shtetit pretendon se ajo që zyrtarët amerikanë po shohin tani është diçka e ndryshme, se përpjekjet e Kinës për manipulimin e informacionit kanë shkuar përtej fushatave specifike të përqëndruara tek një temë apo ngjarjeje specifike.

Në vend të kësaj, raporti vlerëson se përpjekjet e Pekinit kanë një ambicie më madhore.

Nëse do të ishte i suksesshëm, “Pekini do të krijonte një aftësi kirurgjikale për t’i dhënë formën që do informacionit që konsumojnë grupe të veçanta dhe madje individë”, thuhet në raport. “Në këtë të ardhme të mundshme, informacioni që do t’i ofrohet publikut, medias, shoqërisë civile, akademikëve dhe qeverive që kanë të bëjnë me Republikën Popullore të Kinës, do të shtrembërohet”.

Një Mjet Shtesë Kundër Kinës

Zyrtarët e qeverisë kineze nuk pranuan të komentojnë detajet e raportit të Departamentit të Shtetit. Por, në një reagim dërguar Zërit të Amerikës me postë elektronike, zëdhënësi i ambasadës kineze Liu Pengyu e quajti raportin, “një mjet shtesë për të shtypur Kinën dhe për të mbështetur hegjemoninë amerikane”.

“Një vështrim i shpejtë në përmbledhjen e raportit është i mjaftueshëm për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë: rritje e konfrontimit ideologjik, përhapja e dezinformatave dhe njollosja e politikave të brendshme dhe të jashtme të Kinës”, tha zoti Liu. “I bëjmë thirrje SHBA-së që të reflektojë për veten, të ndalë së akuzuari Kinën për të ashtuquajturin ‘manipulim informacioni’”.

Raporti i Departamentit të Shtetit tha se vlerësimet mbështeten në informacionin që është publik, si dhe në “informacionet e marra rishtazi nga qeveria”.

“Ndërsa Republika Popullore e Kinës është bërë më e sigurt në fuqinë e saj, duket se ka vendosur se mund të veprojë në mënyrë më agresive për të arritur interesat e saj”, thotë më tej raporti.

Megjithatë, raporti paralajmëron se përpjekjet e konsiderueshme të Kinës janë përballur me probleme, deri më tani, për të arritur ndikimin e dëshiruar në vendet perëndimore dhe ato me prirje perëndimore.

“Kur vendos në objektiv vendet demokratike, Pekini has në pengesa të mëdha, shpesh për shkak të kundërshtimeve nga mediat lokale dhe shoqëria civile”, thuhet në raport. “Edhe pse e mbështetur nga burime të pahasura më parë, propaganda dhe censura e Republikës Popullore të Kinës deri më sot ka patur sukses të kufizuar”.

Ky vlerësim doli pas atyre të kompanisë “Meta”, që ka në pronësi rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, e cila në gusht njoftoi për një operacion nëpërmjet të cilit mbylli llogari dezinformuese të lidhura me Kinën, operacion i njohur me emërtimin “Spamouflage”.

“Meta” tha se megjithëse “Spamouflage” ishte “operacioni më i madh i njohur i ndikimit të fshehtë në rrjete të ndryshme sociale në botë”, Pekini pati sukses të pakët.

“Një Paralajmërim me Rëndësi”

Bret Schafer, bashkëpunëtor i lartë në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë me seli në Uashington, i tha Zërit të Amerikës nëpërmjet postës elektronike se “Spamouflage” është një paralajmërim i rëndësishëm.

“Kjo i kujtoi botës se Kina po investon kohë dhe burime të saj për të manipuluar mjedisin e informacionit”, tha ai.

Dhe ka tregues se Kina është bërë më e sofistikuar.

Një raport në fillim të këtij muaji nga firma “Microsoft” sugjeron se gjatë përpjekjeve kineze për dezinformim është përdorur me sukses inteligjenca artificiale.

Një përdorim i tillë i inteligjencës artificiale ka shqetësuar veçanërisht zyrtarët e shërbimeve amerikane të zbulimit.

“Rusia, Kina, dhe të tjerë do të përpiqen ta përdorin këtë teknologji”, i tha gjenerali Paul Nakasone një audience në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington të enjten, kur u pyet për inteligjencën artificiale dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Zoti Nakasone drejton Komandën Kibernetike të Shteteve të Bashkuara dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA).

Të tjerë në NSA mendojnë se Kina po fiton terren dhe po krijon ndikim, dhe se po përgatitet për ta shfrytëzuar këtë ndikim kur të jetë e nevojshme.

“Ata kanë ndikim në rritje në rrjetet sociale në të gjithë botën”, thotë David Frederick, zëvendësdrejtori i NSA-së për Kinën, gjatë një seminari që u mbajt përmes internetit në fillim të këtij muaji. “Kjo mund t’u mundësojë atyre të kryejnë operacione shumë të gjera informacioni në një shkallë shumë të madhe, në rast konflikti”./VOA/KultPlus.com

Cili universitet kosovar po arrin të shkëmbej staf akademik me Universitetet me prestigjioze Evropiane?

Në kuadër të ndërkombëtarizimit #UNI – Universum International College powered by Arizona State University, hap thirrjen për 161 bursa për shkëmbim të stafit akademik dhe administrativ në 147 universitetet partnere në 21 shtete të Evropës dhe Turqi.

Përmes këtyre shkëmbimeve, stafi akademik dhe administrativ i UNI – Universum International College, mund të bëhet pjesë e mësimdhënies, trajnimeve të ndryshme apo vijimit të punëtorive gjatë Javës Ndërkombëtare të organizuara nga Universitetet Partnere. UNI, çdo vit organizon 2 herë në vit ‘Javën Ndërkombëtare’ për stafin e Universiteteve Partnere ne Evropë, të cilët për një javë vijnë në Kosovë dhe ndjekin aktivitetet dhe trajnimet nga UNI. Shumë shpejt do të mbahet edhe Java e dytë Ndërkombëtare për këtë vit, në të cilën pritet të marrin pjesë rreth 50 pjesëmarrës nga 147 Universitete në 21 Shtete të Evropës.

Deri tani 420 staf akademik dhe administrativ kanë qenë pjesë e këtyre shkëmbimeve në Universitet partnere Evropiane, si dhe 1240 studentë të UNI – Universum International College kanë që përfitues të bursave ndërkombëtare (për një semestër) në njërin nga këto Univeristete.

Zyra Ndërkombëtare e UNI, mbetet e përkushtuar të ndihmojë në transformimin edhe të stafit akademik dhe administrativ, përmes mundësive për shkëmbim në 147 universitete.

UNI – Universum International College menaxhohet dhe fuqizohet nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.🇺🇲 

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram./KultPlus.com

Javët Ndërkombëtare të Kulturës, Rama: Gjermania mike vjen te ne përmes kulturës

Java e Kulturës Gjermane, e cila zhvillohet në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, përkon edhe këtë vit me “Tetorin gjerman”, i cili sjell aktivitete të përvitshme të kulturës gjermano-shqiptare, që në Shqipëri organizohen rregullisht që nga viti 2007.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video informuese mbi aktivitetet kryesore të kësaj jave, të cilat do të kenë në fokus muzikën, fotografinë, letërsinë dhe kulinarinë.

“Gjermania mike vjen te ne përmes kulturës”, u shpreh Rama, ndërsa ndau videon informuese.

Ndërkohë aktivitetet kryesore të këtij viti të “Tetorit Gjerman” mbajnë moton “Larmia jonë – Forca jonë”.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) janë një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës./atsh/KultPlus.com

Hidhen themelet e Teatrit të Ri, vijon puna për shtëpinë e re të aktrimit në Tiranë

Puna për hapjen e themeleve të Teatrit të Ri në kryeqytet po ecën me ritme të mira.

Makineritë e rënda kanë nisur punën për themelet e shtëpisë së re të aktrimit, e cila është konceptuar si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë. Projekti i arkitektit me famë botërore, Bjarke Ingels, ofron një ndërtesë me dizajn modern, që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për teatrin, por edhe për publikun.

Teatri i Ri do të ketë hapësira të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila.

Për artistët do të ketë edhe një hapësirë prej 200 metra katrorë, që do përdoret si sallë ndërrimi, një tjetër sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë të gjelbër.

Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Po ashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun./atsh/KultPlus.com

99 vite më parë lindi shkrimtari amerikan Truman Kapote

Sot janë bërë 99 vite nga lindja e shkrimtarit amerikan, Truman Kapote.

Ai ka lindur më 30 shtator 1924 në Lujzijan, në qytetin e New Orleans. Capote lindi si Truman Strekfas Parsons. Ai ishte një fëmijë i vetmuar, i cili është pasqyruar në stilin e tij të mëtejshëm letrar. Nëna e tij kur e lindi i kishte vetëm 16 vjet e cila rezultoi me ndarje të prindërve kur i kishte vetëm 4 vjet.

Në vitin 1948 e boton romanin e tij të parë – Other Voices, Other Rooms. Në listen e New York Times bestseller ishte plot nëntë javë, gjatë të cilës shiten deri në 26.000 kopje të librit. Libri flet për të rinj adoleshent në kërkim për lumturinë.

Pastaj, e boton novelen tjetër, e cila edhe pse nuk ishte në nivelin e të parës u bë shumë e popullarizuar, sidomos pas ekranizimit në film ku luajti Audrey Hepburn.

Ndërsa romani më i famshëm i tij është Vrasja me gjakftohësi, në të cilën Capote përshkruan motivet e vrasjes për pesë vite me radhë (gjerë sa zgjatë gjykimi) në të cilën u muar nëpër qelitë e burgut, deri në përfundim të dënimit me varje të vrasësve.

Për jetën e tij në vitin 2006, është xhiruar filmi nën titullin e thjeshtë “Capote”, për të cilin, aktori Philip Seymour Hoffman e fitoi Academy Award për rolin kryesor mashkull.

Ai vdiq më 25 gusht 1984, në Los Angelos/KultPlus.com

Sot, Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

30 shtatori, është ditë në të cilën bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, shkruan KultPlus.

Kjo ditë, që festohet më 30 shtator, bie në ditën e festës së Shën Jeronimit, përkthyesit të Biblës i cili konsiderohet shenjt mbrojtës i përkthyesve.

Më 24 maj 2017, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuaraka miratuar rezolutën 71/288 ku shpalli 30 shtatorin, Ditë Ndërkombëtare të Përkthimit, duke njohur rolin e përkthimit profesional në Lidhjen e Kombeve.

Draft -rezoluta A/71/L.68 u nënshkrua nga njëmbëdhjetë vende: Azerbajxhani, Bangladeshi, Bjellorusia, Kosta Rika, Kuba, Ekuadori, Paraguai, Katari, Turqia, Turkmenistani dhe Vietnami.

Përveç Federatës Ndërkombëtare të Përkthyesve, miratimi i rezolutës u mbrojt nga disa organizata të tjera, duke përfshirë Shoqatën Ndërkombëtare të Interpretuesve të Konferencave, Lidhjen Ndërkombëtare të Kritikës, Shoqatën Ndërkombëtare të Përkthyesve dhe Përkthyesve Profesionistë, Red T dhe Shoqatën Botërore të Përkthyesve të Gjuhës së Shenjave. 

Kombet e Bashkuara organizojnë konkursin e përvitshëm të përkthimit të Shën Jeronimit për përkthime gjuhë të ndryshme në arabisht, kinezisht, anglisht, frëngjisht, rusisht, spanjisht dhe gjermanisht.

Që nga viti 2018 Shoqata Amerikane e Përkthyesve feston Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit duke publikuar një sërë postimesh në median sociale që synon të shpërndajë informacionin dhe të edukojë publikun në lidhje me rolin e përkthyesve./KultPlus.com

Promovohen katër vepra letrare të autorëve mitrovicas

Sot në Mitrovicë, nën organizmin e Drejtorisë për Kulturë të Komunës së Mitrovicës dhe në kuadër të realizmit të projektit të organizatës “Diagrami”, me moton “Nxitja e krijimit dhe promovimit të veprave kulturore nga autorët mitrovicas”, do të mbahet promovimi i katër veprave letrare.

Në këtë rast do të promovohet romani “Alm” i Ahmet Jasharit dhe tri përmbledhjeve poetike: “Kambana e heshtjes” me autore Brikenë Ceraja, “Pagëzimi i heshtjes” me autore Ardita Latifi dhe “Rimime shpirti” me autor Ramadan Xhinovci.

Për librat në fjalë pritet të flasin studiues dhe kritikë letrarë. Promovimi mbahet në amfiteatrin e universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe fillon në ora 13:00./rtk/KultPlus.com

‘Kam dëgjuar gjithmonë se të bësh mirë për miqtë, është njësoj si të hedhësh ujë në det’

Miguel de Cervantes, vlerësohet si një nga shkrimtarët më me ndikim në historinë e letërsisë botërore, shkruan KultPlus.

Për nder të jetës dhe veprës së këtij shkrimtari të madh, KultPlus sjell një pasqyrë të jetës së tij.

Miguel de Cervantes, (29 shtator 1547 – 23 prill 1616) ishte njëri ndër dramaturgët më të njohur spanjoll të shek.XVl. Fama e tij është e lidhur me Don Kishoti i Mançës.

Ne dimë shumë pak rreth lindjes së Miguel de Cervantes Saavedra (Servantesit). Data e saktë nuk mund të gjendet në ndonjë regjistër. Ndoshta ai ka lindur 29 shtator, ditën e San Miguel, për të cilën ai mori emrin. Ne e dimë se ai ka lindur në Alcala de Henares, një qytet i vogël pranë universitetit Madrid, ku ai u pagëzua në kishën e Santa Maria më 9 tetor, 1547. Cervantes ishte i katërti i shtatë fëmijëve të lindur në Dona Cortinas Leonor de dhe Don Rodrigo de Cervantes, një kirurg shëtitës të cilët luftuan për të ruajtur praktikën e tij dhe familjen e tij duke udhëtuar në të gjithë Spanjën.

Më shumë pak dihet rreth njëzet vitet e para të jetës Cervantès-së. Ai mendohet të ketë shkuar në shkollë në Valladolid dhe Sevilla. Ne nuk e dimë asnjë përveç se në datat 1567-68, ai u regjistrua në shkollën e humanist spanjoll, Juan Lopez de Hoyos, në Madrid. n 1569 Cervantes udhëtoi për në Itali për të shërbyer në familjen e një fisniku italian dhe, një vit më vonë, ai u bashkua me ushtrinë spanjolle.

Më 7 shtator, 1571, ai luftoi trimërisht kundër turqve në Betejën e Lepantit, ku ai u plagos rëndë dhe ka humbur përdorimin e dorës së tij të majtë. Pas një periudhe të gjatë të shërimit, ai vendosi të kthehet në jetën e ushtarit. Në prill 1572, ai u bashkua me kompaninë e Manuel Ponce de Leon, ku ne besojmë se Rodrigo vëllai i tij u regjistrua gjithashtu. Së bashku ata kanë marrë pjesë në një numër betejash.

Në mbyllje të jetës së tij, Cervantes u bë një anëtar i rendit të San Franciskos. Françeskanët kanë varrosur don Miguel de Cervantes, deri atëherë të quajtur “Princi i zgjuar”, në Madrid, 23 prill 1616, të njëjtën ditë një tjetër gjigant letrar, William Shakespeare, i cili ishte vënë për të pushuar në Angli. Françeskanët kanë varrosur Don Cervantès-it në një manastir triniteti në Madrid. / KultPlus.com

Margariti: Europa trashëgimia dhe e ardhmja jonë

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministrja e Kulturës, Elva Margariti prezantoi programin “EUROPA KRIJUESE”.

“Europa është trashëgimia dhe e ardhmja jonë dhe në këtë të ardhme që i përket familjes europiane ne do të shkojmë me të gjithë pasurinë tonë kulturore, por edhe me potencialin tonë krijues”, bëri të ditur Margariti, gjatë një takimi të mbajtur sot në Tiranë.

Përmes këtij prezantimi, sipas Margariti, hapet sipari i një kalendari të ngjeshur takimesh në të gjithë vendin, duke synuar që asistenca t’u vijë në ndihmë artistëve, profesionistëve kulturorë dhe audiovizualë, si dhe organizmave publike dhe private, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e arteve skenike, arteve të bukura, botimit, filmit, televizionit, muzikës, arteve ndërdisiplinore, trashëgimisë dhe industrisë së videolojërave.

“I ftojmë që të aplikojnë pranë këtij programi për mbështetje financiare dhe shpresojmë që numri i projekteve fituese të aplikantëve shqiptarë në këtë program të jetë gjithmonë në rritje”, vuri në dukje ajo. /ATSH /KultPlus.com

Si Në Vaj” vlerësohet me një çmim prestigjioz në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në ‘Tiranë’

Filmi “Si Në Vaj” është vlerësuar me një çmim prestigjioz në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisorja e këtij filmi Aulona Selmani.

Suksesi i filmit është një burim krenarie për krijuesit e tij.

Filmi “Si Në Vaj” flet se si dikur një e ve e re, Nadie është nën vëzhgimin e vazhdueshëm nga kunatat e saj. Por më pas shfaqet një autoportret nga e kaluara e saj dhe vë në pikëpyetje mënyrën e saj të jetesës.

Çmimi i fundit për filmin “Si në Vaj” ishte edhe në PriFest, kur u shpall filmi më i mirë i metrazhit të mesëm.

Ndërkaq, si pjesë e jurisë në Tiranë, ishin anëtarët: Can Merdan Dogan, Marek Wesolowski, Neritan Zinxhiria. /KultPlus.com

‘Unë dhe ti lusnim natën që edhe pak të zgjaste, të mos kish agim’ (VIDEO)

Ndoshta një prej këngëve më të mira shqipe që flet për dashurinë, “Për një çast më ndali zemra” është krijim muzikor i veçantë i Rovena Dilos dhe Pirro Çakos.

Një prej hiteve më të mëdha shqiptare, kënga morri pjesë para disa viteve në Festivalin ‘Kënga Magjike’ në Shqipëri. Në vitin 2001, saktësisht, kënga morri vendin e parë në këtë festival, shkruan KultPlus.

Në këngë kanë punuar Timo Flloko dhe Pirro Cako, si tekstshkrues e kompozitor, ndërsa zëri i Rovenës veç sa i ka dhënë jetë edhe më shumë një kënge legjendare si kjo.

Asokohe edhe Rovena edhe Pirro tanimë ishin të njohur për publikun shqiptar, me pjesëmarrjet e tyre nëpër festivale dhe ngjarje kulturore të asaj kohe. Të dytë edhe sot janë emra të njohur, ndërsa kjo këngë mbetet himni i karrierës së tyre.

Më poshtë gjeni tekstin e këngës:

Për një çast, më ndali zemra, s’ishe ti,
Shpirtin sonte, ma trazove përsëri
Më kujtohet,sa shumë prisja,
Që të ndjeja erën tënde
Kthehu, dhe një herë unë të të shihja.

Ëndrra gjumin,ma këputi e më zgjoi,
Mbi nënkres të ndjeva frymën, ku je ti,
Puthjet ende janë të nxehta,
S’na i ftoh dot largësia.
Eja,mos u fshih vetëm në ëndrra.

Unë dhe ti,
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste,
Të mos kish agim,
Edhe dielli fare të mos lindte,
Vetëm unë dhe ti,
Lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim,
Edhe dielli atë ditë të shuhej,
Ndarje të mos kish
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë.

Ref.
Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Dashuria nis me ty,me ty mbaron
Je kuptimi që merr dita sa fillon
Puthjet ende janë të nxehta
S’na i ftoh dot largësia
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra

Unë dhe ti
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste
Të mos kish agim
Edhe dielli fare të mos lindte
Vetëm unë dhe ti
Lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim
Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish..Ndarje te mos kish..ooo…oo

Unë dhe ti
Lusnim natën që pa fund të zgjaste
Të mos kish mbarim

Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish
nese mijra kilometra sot na ndajn

Ref.
Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer..ejaaa si dikur.. / KultPlus.com

Presidentja përgëzoi Policinë e Kosovës dhe institucionet e sigurisë për punën dhe koordinimin e shkëlqyer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në veri, shkruan KultPlus.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj ndaj partnerëve për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për Kosovën pas sulmit terrorist të organizuar dhe mbështetur nga Serbia, që rezultoi me humbjen e heroit të Kosovës, polici Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa policëve të tjerë.

Presidentja përgëzoi Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë për punën dhe koordinimin e shkëlqyer, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit për parandalimin e sulmeve të ardhshme.

Presidenti Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për paqen, stabilitetin, integrimin dhe përfshirjen e komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Megjithatë, siç theksoi presidenti, është shumë e rëndësishme që Serbia të mbajë përgjegjësi për këtë sulm dhe të merren masa ndaj Serbisë për të parandaluar sulme të tilla në të ardhmen. /KultPlus.com

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi (i grumbullimit të trupave ushtarake serbe) nuk mund ta them tani”, tha ai.

Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.

Kirby tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.

Kirby tha se incidentet e dhunshme, sikurse ai i majit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe ai në Banjskë, paraqesin rrezik jo vetëm për personelin e sigurisë së Kosovës, por edhe të NATO-s.

“Ky cikël shqetësues i dhunës është përkeqësuar”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. /KultPlus.com

Ndalini të gjitha orët

Poezi nga Wystan Hugh Auden

Ndalini të gjitha orët, këputeni çdo telefon
qenin që leh për kockën e lëngshme a ka kush e pushon,
heshtni pianot dhe me daulle që mbytur tingëllojnë
silleni arkivolin, vajtojcat le t’vajtojnë.

Lërini aeroplanët t’sillen vajtueshëm, mbi re tretur,
dhe ta shkruajnë në qiell mesazhin “Ai ka vdekur”.
N’qafën e bardhë t’pëllumbave fjongo zije le t’ketë
policët e trafikut dorashka t’zeza kanavace t’mbajnë krejt.

Atë e kisha Veri, Jug, Lindje, Perëndim,
ditë pune, dhe në ditën e diel lehtësim,
mesditë, mesnatë, fjalë, tingullin tim.
Mendova se dashuria zgjat përgjithmonë: e kisha gabim

Yjet nuk kanë më vlerë; shuajini një nga një,
mbështilleni Hënën, çmontojeni Diellin, s’duhen më,
zbrazeni oqeanin, pyllin çrrënjoseni, rrafsh t’jetë;
se tash asgjë të mirë më këtu s’do të ketë.

Përktheu: Orjela Stafasani / KultPlus.com

Më 29 shtator 1885 ndërroi jetë Vinçens Stratigo, poet dhe veprimtar i shquar arbëresh

Stratigo lindi në vitin 1822 në Ungër të Kozencës në Itali.

U shkollua në Shën Miter Korone, ku ishte nxënës i Jeronim De Radës.

Në gjuhën shqipe ai shkroi keto vepra: Bersalieri, Vajtim mbi vdekjen e atij që nuk ka, Shqiptari, një vepër që i kushtohet Historisë së Shqipërisë dhe popullit shqiptar. / KultPlus.com

Pas sulmit në veri, Osmani takohet me ambasadorin turk Angılı

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, shkruan KultPlus.

Në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin verior të vendit, pas një sulmi terrorist dhe agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate dhe koordinimin e institucioneve të sigurisë për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla.

Sipas presidentes Osmani, institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara për menaxhimin e situatës aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Gjatë takimit me ambasadoren Angılı, presidenti Osmani theksoi edhe përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme me Turqinë. /KultPlus.com

“Don Kishoti dhe mullinjtë e erës”, fragment nga romani i Miguel de Cervantes

Fragment nga romani “Don Kishoti dhe mullinjtë e erës” nga Miguel de Cervantes:

Atje sipër, në një pllajë, ishin të shpërndarë tridhjet apo dyzet mullij me erë. Sapo i vuri re, Don Kishoti u kthye nga shërbëtori i tij dhe i tha:

– Fati po na ndihmon që të kryejmë punët tona më mirë se çdo ta dëshironim, sepse, ja miku im Sanço Pança, ku po na shfaqen përpara nja tridhjet apo pak më shumë gjigantë të shpërmasuar, me të cilët do të ndeshemi në një luftë të vërtetë, për t’i shërbyer perëndisë, duke shfarosur nga faqja e tokës këtë farë të keqe.

– Ç’gjigantë, mor zotëri? – pyet Sanço.
– Ata që shihen atje, larg, me gjymtyrë mjaft të gjata – e sqaron i zoti.
– Mor zotëri, ato që duken atje larg, nuk janë gjigantë, por mullij ere dhe ato që duken si duar, janë në fakt, krahët që duke u rrotulluar nga era, vënë në lëvizje gurët e mullirit.
– Siç po duket – përgjigjet Don Kishoti – ti nuk je shumë i dhënë pas aventurës: ata janë gjigantë, dhe nëse ti ke frikë mund dhe të tërhiqesh mënjanë e të fshihesh, ndërkohë që unë do të përfshihem në një betejë të furishme dhe të pabarabartë me ta.
Dhe, sapo tha këto fjalë, ai goditi me mamuze kalin e tij, Rosinantin, pa dëgjuar fare thirrjet e dëshpëruara të shërbëtorit të tij, Sanços, që përsëriste pa pushim se ato gjëra që ai po sulmonte, pa më të voglin dyshim ishin thjesht mullij me erë dhe jo gjigantë. Por ai ishte aq i thithur nga ideja se ata ishin gjigantë, saqë jo vetëm nuk dëgjonte më thirrjet e Sanços, por as nuk e pastroi më shikimin dhe kur ishte fare pranë tyre, por përkundrazi po ulëriste:
– Mos ja mbathni o frikacakë, o krijesa të poshtra, sepse ai që po ju sulmon është thjesht një kalorës i vetmuar.

Në këtë kohë filloi të fryjë pak erë dhe krahët e mëdhenj të mullijve filluan të rrotulloheshin ngadalë. Duke parë një gjë të tillë Don Kishoti thirri:
– Ju mund të lëvizni edhe më shumë krahë se ai gjiganti njëqindkrahësh (Briarée), por ju do të paguani për këtë.
Dhe duke thënë këto fjalë, e gjithë qenia e tij u pushtua nga kujtimi për damën e tij, Dulqinën, me dëshirën-kërkesë për t’i qenë pranë si shpëtimtare ndaj këtij rreziku të madh. Dhe, duke u mbuluar me mburojë dhe me ushtën gati për luftim, ai u turr përpara me një galop të Rosinantit, për të arritur tek mulliri i parë, në njërin krah të të cilit nguli shtizën e tij. Por në këtë kohë era filloi të fryjë me aq forcë, sa që e bëri ushtën copë-copë, duke përplasur përtokë dhe kalorësin e kalin e tij.
Sanço Pança, i shushatur mbi gomar, shpejtoi për të ndihmuar të zotin dhe kur ishte pranë tij, konstatoi se goditja kishte qenë aq e fortë sa zotëria akoma nuk po arrinte të lëvizte.

– Më ndihmoftë perëndia – tha Sanço – a nuk ju thashë që të kishit mendjen në atë që po bënit, sepse që ata nuk ishin veçse mullij me erë, asnjeri nuk mund ta mohojë, me përjashtim të atij që në kokë i fryn erë tjetër.
– Hesht, miku im Sanço – u përgjigj Don Kishoti – objektet e luftës janë shpesh sende në një shndërrim të vazhdueshëm. Prandaj, unë mendoj, madje kjo është vetë e vërteta, që ai dijetari Freston, që më vodhi kabinetin dhe librat e mi, i transformoi ato gjigantë në mullij, për të më hequr nga dora lavdinë, pas një fitoreje të sigurtë. E tillë është dhe armiqësia e tij e madhe ndaj meje. Por, në fund të fundit, këto marifete të ndyra nuk mund të triumfojnë kundër mirësisë së shpatës sime.
– Perëndia bëftë për ne sa mundet – u përgjigj Sanço Pança dhe e ndihmoi atë t’i hypte Rosinantit që ishte dhe ai i përplasur përdhe… /KultPlus.com

Kushtetuesja rrëzon ankesën për Kryeprokurorin, hapet rruga për dekretimin e Isufajt

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin në lidhje me ankesën e Shqipdon Fazliut, duke shtuar se kjo kërkese nuk ka bazë. 

Fazliu kishte dorëzuar në kushtetuese kërkesën e tij, për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktgjykimeve të Apelit e Supremes, patën vendosur që padia ishte e pasafatshme dhe këtë e ka konstatuar edhe Kushtetuesja. 

Ky proces gjyqësor ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të arsyetonte mosdekretimin e Isufajt, tash e një vit që nga zgjedhja si kryeprokuror.

Në këtë rast, Kushtetuesja i ka hapur rrugët Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

“Aktgjykimi i Gjykatës sqaron që në rrethanat e rastit konkret, para Gjykatës janë kontestuar vendimet e lartcekura të gjykatave të rregullta, të cilat kanë refuzuar si të pasafatshme padinëpër inicimin e konfliktit administrativ të parashtruesit të kërkesës kundër vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPK), të 6 prillit 2022, lidhur me propozimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit të Republikës së Kosovës.” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata kushtetuese.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ehat Miftarj, duke thënë se tani mbetet në diskrecion të presidentes për emërimin apo mosemërimin e Isufajt kryeprokuror.

“Mbetet ne diskrecionin e Presidentes per te vendosur lidhur me emerimin apo mos emerimin e Kryeprokurorit te Shtetit duke vleresuar dosjen e derguar nga KPK”, ka shkruar Miftaraj. /KultPlus.com

Mick Jagger altruist, dhuron të gjithë pasurinë artistike për bamirësi

Ylli i Rolling Stones, Mick Jagger, ka thënë se dëshiron ta dhurojë “thesarin” e tij prej 500 milionë dollarësh për bamirësi në vend që t’ua lë trashëgim fëmijëve të tij.

“Ata nuk kanë nevojë për të jetuar, është më mirë që ato para t’u shkojnë atyre në nevojë”, deklaroi ai në një intervistë të fundit me Wall Street Journal.

Pasuria prej 500 milionësh dollarësh përfaqëson pjesën e tij të të ardhurave nga shitja e katalogut të Rolling Stones.

Siç theksoi ai vetë, Mick Jagger aktualisht nuk ka ndërmend të shesë pjesën e tij të të drejtave për katalogun e grupit pas vitit 1971, i cili përfshin shumë nga këngët e tyre më të rëndësishme, si “Satisfaction”, “Paint it Black” dhe “Jumpin”. Jack Flash”, por donte të deklaronte se “paratë e lidhura me muzikën e tij nuk do të kenë asnjë ndikim në familjen e tij”. /ATSH /KultPlus.com

FSK-së i premtohet vazhdim i mbështetjes nga ShBA-ja

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në  punimet e Konferencës së Shefave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut në Shkup.

Në fjalën e tij, Gjenerallejtënant Jashari foli për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në veri të vendit, për të cilin sulm tha se paraqet kërcënim për stabilitetin e Kosovës por edhe të rajonit.

“Gjenerali ritheksoi që gjëra të tilla nuk bën të përsëriten dhe shtetet të cilat i përkrahin ato duhet të marrin dënimin e merituar. Në fund Gjeneral Jashari zyrtarisht u deklaroi pjesëmarrësve që ka ardhur koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut”, thuhet në njoftim.

Komandanti i FSK-së, gjatë kësaj konference ka takuar Komandantin e Forcave Amerikane për Evropë, Gjeneral Christopher Cavoli, të cilit ia prezantoi të arriturat e FSK-së.

“Po ashtu, u diskutua situata e sigurisë në vendin tonë dhe sfidat rreth saj. Gjeneral Cavoli e përgëzoi Gjeneral Jasharin për lidershipin e tij së dhe njëherit ritheksoi që SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin FSK-në në rrugën e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake dhe atyre të mbrojtjes”, bëhet e ditur në njoftim. /KultPlus.com

MASHT: Janë kryer pagesat për 97% të aplikuesve për subvencionimin e librave shkollor

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se janë verifikuar dhe proceduar pagesat për 97% të prindërve që kanë aplikuar për subvencionimin e librave dhe materialeve shkollore.

Në njoftim poashtu bëhet e ditur se tani lejohet aplikimi për fëmijët që ende nuk i kanë mbushur gjashtë vjet.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton se deri sot nga platforma eKosova kemi pranuar 191.483 aplikime nga të cilat, 111.745 aplikime për klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore si dhe 79.738 aplikime për klasat 6-9 për materiale shkollore. Nga grupi punues i MASHT dhe MFPT janë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve dhe ky proces është duke u përmbyllur me sukses.  Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI)ka njoftuar se të gjitha rasteve të  aplikantëve për fëmijët e regjistruar në klasën e parë nën moshën 6 vjeçare, pas kërkesës në [email protected] u është lejuar mundësia e aplikimit”, thuhet në njoftim. 

Njoftimi i plotë: 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton se deri sot nga platforma eKosova kemi pranuar 191.483 aplikime nga të cilat, 111.745 aplikime për klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore si dhe 79.738 aplikime për klasat 6-9 për materiale shkollore. 

Nga grupi punues i MASHT dhe MFPT janë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve dhe ky proces është duke u përmbyllur me sukses. 

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI)ka njoftuar se të gjitha rasteve të  aplikantëve për fëmijët e regjistruar në klasën e parë nën moshën 6 vjeçare, pas kërkesës në [email protected] u është lejuar mundësia e aplikimit.

Po ashtu, i kemi zgjidhur rastet për furnizim me tekste shkollore për komunitetet jo shumicë dhe grupet e nxënësve me kujdestari ligjore. 

Deri më tani në adresë të MASHTI, nuk kemi pranuar asnjë ankesë zyrtare nga komunat apo shkollat lidhur me furnizimin e nxënësve me tekstet shkollore.

Me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa përfituar nga kjo mbështetje, platforma eKosova do të qendrojë e hapur dhe po ashtu do të mundësojmë edhe aplikimin fizik në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat. 

MASHTI falenderon të gjithë prindërit, mësimdhënësit, punëtorët dhe institucionet arsimore për bashkëpunimin në këtë proces të furnizimit me tekste dhe materiale shkollore për të gjithë nxënësit në Republikën e Kosovë. /GE /KultPlus.com

YIHR KS dënon fuqishëm sulmin terrorist në Banjskë



Nisma e Të Rinjve Për Të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) dënon fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë në orët e hershme të datës 24 Shtator 2023, i cili la oficerin e policisë Afrim Bunjaku të vrarë në detyrë, dhe 2 të tjerë të plagosur.

“Këto akte e destabilizojne sigurinë e Republikës së Kosovës, dhe përkeqësojnë tensionet ndër-etnike, përveç se janë antikushtetuese dhe të jashtëligjshme, janë edhe një kthim mbrapa për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa marrë parasysh etnicitetit, dhe për paqen në rajon. Ne bëjmë thirrje për një hetim të thellë dhe transparent në lidhje me organizimin e sulmit terrorist dhe kërkojmë ndëshkim të akterëve përgjegjës dhe personave të përfshirë”, thuhet nga YIHR KS.

Ky është reagimi i YIHR KS:

Ne jemi të vetëdijshëm për rritjen e mosbesimit dhe frikës tek popullata Kosovare, sidomos tek komuniteti serb në Kosovë, krahas ritraumatizimit të personave që kanë përjetuar luftën e fundit në Kosovë. Ne kërkojmë një qasje sensitive dhe të kujdeshme nga Qeveria e Kosovës, institucionet dhe persona të diskursit publik në veprimet që ata ndërmarrin. Në kohë krize, ne të gjithë duhet të jemi në solidaritet me njëri tjetrin, kundër diskurseve të dëmshme që kërcënojnë paqen dhe sigurinë.

Duke pasur parasysh këtë, ne i bëjmë thirrje respektivisht të gjithë qytetarëve të Kosovës të ndalojnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe përhapjes së propagandës nacionaliste. Ne e kuptojmë se në situata të tensionuara, emocionet që rrjedhin nga trashëgimitë e të kaluarës janë valide, por ato nuk duhet të na bëjnë të harrojmë nevojën për paqe dhe pajtim. Ne bëjmë thirrje për mirëkuptim dhe së bashku të ecim përpara drejt një të ardhmeje që nuk i lë hapësirë veprimtarisë kriminale.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mbështesin fqinjët dhe bashkëqytetarët e tyre serb në Kosovë, dhe të mos asocojnë një grup etnik të tërë me sulmuesit. Një narrativë e tillë është e pavërtetë, e dëmshme dhe rrezikon më tej komunitetin serb të Kosovës. Po ashtu, ne ftojmë të gjithë qytetarët të raportojnë çdo shkelje që mund të shohin te institucionet kompetente, duke përfshirë Policinë e Kosovës (tel: 192), Inspektoratin e Policisë së Kosovës (tel: 080003333), Institucionit të Avokatit të Popullit (tel: 0800 15555) dhe/ose ekipin e YIHR KS (tel: +383 38 748 018).

Ne mbështesim deklaratën e kolegëve tanë nga YIHR Serbia të lëshuar më 27 shtator që i kërkon Qeverisë së Serbisë të ndalojë retorikat nacionaliste dhe propagandën që ushqen edhe më tej marrëdhëniet e tensionuara dhe eskalimin e situatës. Po ashtu, i ftojmë ata të mos glorifikojnë kriminelët nën mantelin e patriotizmit. Ky është i dëmshëm jo vetëm për eskalimin e tensioneve etnike në Kosovë dhe mes dy vendeve, por më tej dëmton edhe popullatën serbe në Kosovë. Propaganda nacionaliste rrezikon sigurinë e njerëzve, që duhet të jetë një prioritet në të gjitha deklaratat dhe veprimet institucionale. Qeveria e Serbisë duhet ta dënojë sulmin terrorist, dhe të ofrojë bashkëpunim dhe kontribut për zvogëlimin e tensioneve, hetimin dhe sjelljen e drejtësisë për akte të tilla të tmerrshme.

Ne gjithashtu i rikujtojmë mediat për fuqinë e tyre në formësimin e diskursit publik dhe përgjegjësinë që kanë pëë raportim etik dhe të paanshëm. Ato duhet të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre të raportimit të së vërtetës duke sfiduar dhe kundërshtuar diskurset nacionaliste të dëmshme që destabilizojnë sigurinë e Kosovës.

Së fundmi, ne theksojmë fuqishëm se paqja, siguria dhe pajtimi duhet të jenë vizione të përbashkëta për të një të ardhme ndaj të cilës punojmë të gjithë, duke përfshirë Qeverinë e Kosovës dhe Serbisë. Ne bëjmë thirrje për respektimin e marrëveshjeve të arritura mes dy qeverive dhe që ato t’i kthehen një dialogu konstruktiv drejt një të ardhme paqësore që do të siguronte mbrojtje dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Dhuna nuk duhet të jetë kurrë gjuha që flasim, veprimet që ndërmarrim dhe rruga që ndërtojmë. / KultPlus.com

FNT SkupiFestival së shpejti fillon edicionin e tij të 17-të me radhë


Hapja solemne bëhet më datë 5 tetor në ora 20:00 në hapësirat e Teatrit Shqiptar- Shkup, aty edhe ku do të organizohet dhe do luhen të gjitha shfaqjet e selektuara për këtë edicion. Të gjitha shfaqjet do të fillojnë nga ora 20:00.

Këtë vit festivali do të organizohet nën moton Vezullim në teatër ku përzgjedhjet e këtij edicioni të 17-të vijnë nga Kosova, Turqia, Franca, Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria si dhe shfaqja që do të prodhohet nga vorkshopi i organizuar mbi temën Shtrëngatë dhe Zhbirim nga regjisorja Tea Begovska, në kuadër të festivalit. Këtë vit do të organizohet edhe ekspozitë me posterët e të gjitha edicione të FNT Skupifestivalit, e cila do të hapen që nga dita e parë të festivalit, ku do të keni mundësi të shihni të gjithë posterët e 17 edicioneve.

Programi i përzgjedhur i këtij edicioni nis të enjten më 5 tetor ora 20:00, me shfaqjen e teatrit Oda nga Prishtina me shfaqjen “Arbri”, autor dhe regjisor Lirak Çelaj. Skenografia nga Burim Arifi, në role: Shkumbin Istrefi, Qëndresa Jashari, Labinot Raci, Daniela Marku, Blend Sadiku.

E premte, 06.10.2023 shfaqja “Nën Kala”, hulumtime mbi teatrin fizik me motive nga Villiam Shekspir, adaptuar nga Pinar Akkuzu dhe Gülden Arsal Yavuz, regjia Guray Dincol, muzika Uğur Açıkgöz dhe Ataberk Öge, në role: Pinar Akkuzu, Gülden Arsal Yavuz.

E shtunë, 07.10.2023 nga kompania teatrore Teatri La Belle Meunière nga Franca.
Autorë- regjisorë dhe në role: Marguerite Bordat, Raphaël Cottin dhe Pierre Meunier.

E diel datë 08.10.2023, performancë nga vorkshopi Shtrëngatë dhe Zhbirim nga regjisorja Tea Begovska, e punuar me aktorët e rinj, Ilin Jovanovski, Mia Kantargjieva, Deniz Rrustemi, Bojan Lazarov, Din Ibrahim, Todor Stojkovski.

E hënë , 09.10.2023 Teatri i Luftës Sarajevë, Bosna dhe Hercegovina, Tramvaji i quajtur dëshirë , nga autori Tenesi Villiams,regjia kolektive dhe interpretimi nga Dina Mushanoviç, Alban Ukaj, Igor Skvarica, Matea Mavrak dhe Noa Jugo.

Nata e fundit e festivalit do të jetë e martë, 10.10.2023, ora 20:00 Teatri Kombëtar Ivan Vazov , Sofje Orfeu. Dramaturg Matich Starina, regjisor Jernei Lorenci, luajnë Aleksandra Vasileva, Gergana Zmiçarova, Biljana Petrinska, Radena Valkanova, Eva Danailova, Vasilena Vincenzo, Nadja Keranova, Joreta Nikolova, Vladimir Penev, Valentin Ganev, Dejan Donkov, Stelian Radev, Nenço Kostov, Darin Angelov, Dimitar Nikolov.

FNT Skupifestival Shkup edhe këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës, Qendra Kulturore Bullgare Shkup, Instituti Francez, Telekomi i Maqedonisë, Premium Residenc, Koha si dhe Teatri Shqiptar- Shkup,
Për më shumë informacion: http://www.skupifestival.mk/ / KultPlus.com