“Hospitality Net”: Shqipëria mes 10 destinacioneve më unike për 2024-n


Ndërsa pasioni dhe dëshira për të udhëtuar mbeten personale, Booking.com ka sugjeruar destinacionet kryesore më në trend për vitin 2024.

Agjencia më e madhe e udhëtimeve online, me qendër në Amsterdam e ka renditur Shqipërinë mes 10 destinacioneve më të mrekullueshme dhe unike për të udhëtuar në vitin 2024, shkruan në një artikull revista amerikane e udhëtimeve “Hospitality Net”.

Rrotulloni globin dhe përgatituni të lundroni përgjatë deteve dhe lumenjve, të zbuloni mrekullitë nëntokësore dhe të rilindni shpirtërisht me një nga destinacionet më gjallëruese mesdhetare, Shqipërinë e cila ofron një eksperiencë unike dhe të paharruar!

Vlorë, Shqipëri

Xhevahiri i Ballkanit, Shqipëria është një nga destinacionet më në trend për të udhëtuar në vitin 2024, pasi ofron plazhe me ujëra të kaltra, male mbresëlënëse dhe çmime të përballueshme për të gjithë udhëtarët.

E vendosur në jugperëndim, Vlora është një perlë e panjohur bregdetare, pikënisja e Rivierës Shqiptare dhe një bazë e shkëlqyer për të eksploruar peizazhin e mrekullushëm që të ofron perëndimi i diellit në bregdet.

Shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, vija bregdetare e shndritshme u ofron vizitorëve pushime luksoze të ngjashme me ato në Maldive, por me kosto të reduktuar, një opsion i mirëpritur për 43% të udhëtarëve.

Gjatë ditës, vizitorët mund të shëtisin përgjatë shëtitores së veshur me palma, të eksplorojnë Lagunën e Nartës ose të shijojnë një udhëtim me varkë në gjirin e vogël por mahnitës të Gramës.

Vlora po shfaqet gjithashtu si një destinacion i rëndësishëm për traditën e kuzhinës shqiptare: ju mund te shijoni pjatat italiane vetëm me një “kërcim” përtej Adriatikut, apo kuzhinën vendase me produkte të freskëta deti.

Atmosfera e qetë e plazhit inkurajon vizitorët të lidhen me natyrën përmes gjelbërimit dhe dhomave pranë bregdetit, të gjitha me pamje nga Adriatiku.

Gjithashtu, turistët mund të provojnë ushqimet e shijshme tradicionale të servirura në afresk në kopshtet e hoteleve. /atsh / KultPlus.com

Yjet e ‘Friends’ reagojnë pas vdekjes së Matthew Perry-t

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për të nderuar aktorin e ndjerë, Matthew Perry, i cili vdiq të shtunën në moshën 54-vjeçare.

“Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew,” thanë pesë aktorët. “Ne ishim më shumë se thjesht kolegë. Ne jemi nje familje. Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të përballuar këtë humbje të pamatshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë, si dhe kur të kemi mundësi. Tani për tani, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matty-t, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën.”

Perry, i cili u bë i famshëm me rolin si Chandler Bing në “Friends”, u gjet pa shenja jete në vaskë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Një autopsi, në pritje të raportit toksikologjik, do të përcaktojë shkakun e vdekjes. / KultPlus.com

Orkestra e Filharmonisë shënon tjetër nivel, sjell program premierë me fituesin e konkurseve ndërkombëtare, violonçelistin Konstantin Manaev

Vjollca Duraku
Fotografitë: Enes Sahiti

Një program komplet premierë, të dielën mbrëma i është dhuruar adhuruesve të muzikës klasike nga Orkestra e Filhamonisë së Kosovës, e cila për solist në këtë koncert me kërkesa të mëdha, pati Konstantin Manaev- violonçelist dhe Gregory Charette- dirigjent, shkruan KultPlus.

Në “Sallën e Kuqe” të mbushur plot, “Attempt për orkestër harqesh” e Ersan Januzit ishte vepra e parë që filloi të interpretohej nga Orkestra e Filhamonisë së Kosovës, kryesisht me tinguj të qetë të cilët herë pas here bëheshin të mistershëm.

Tinguj më të plotë, të cilët u interpretuan pak më vonë i dhanë seriozitet kësaj vepre që në fillim jepte tinguj të lehtë kryesisht. Një lëvizje e shpejtë e gishtërinjve nga dora e ngritur lart e dirigjentit, u dha leje muziktarëve të orkestrës që të përmbyllin pjesën e parë, për t’i lënë radhë pikës tjetër interpretuese.

Konstanin Manaev, violonçelisti maestro pas pak iu bashkua skenës për t’i dhënë publikut një koncert të mahnitshëm. Tinguj të shkurtër, strikt, fisnik e të njëtrajtshëm, karakterizonin veprat e Dmirti Shostakovich me Koncert për violonçel Nr.1 në Es-Dur, Op.107 (Cello Concerto No1 in E-flat major, OP. 107,  Allegreto, Moderato, Cadenza, Allegro).

Mjeshtëria e artistit të njohur ndërkombëtarisht, e të nominuar për Çmimin Ndërkombëtar i Muzikës Klasike 2023, vërehej lehtë nga publiku në sallë. Lëvizja e kokës majtas dhe djathtas me sy kërkues gjithandej, i jepte koncertit tjetër nivel. Dukej sikur i kërkonte një e nga një tingujt të cilët i emetonte për të kontrolluar nëse arrinin të dilnin dhe jehonin në sallë me akustikën e duhur. Lëvizjet e tij që përbënin stil në vete, qe një e veçantë tjetër që publiku e dallonte lehtë, i cili në fund të interpretimit e riktheu tri herë në skenë me duartrokitjet e pandalshme.

Një interpretim i një pike tjetër, ishte mirënjohja që Manaev ia dhuroi publikut përsëri, për t’ lënë radhë interpretimit të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës dhe dirigjentit Gregory Charette me veprat e Jean Sibelius me Simfonia Nr.1 në e-mol, Op.39 ( Andante, ma non troppo-Allegro energico, Andante (ma non troppo lento, Scherzo: Allegro, Finale -Quasi una fantasia: Andante- Allegro molto- Andante assaii- Allegro molto come prima-Andante ma non troppo). Tinguj të qetë që më vonë bëheshin shpërthyes nga një tingëllimë e madhe e të gjitha instrumenteve së bashku u dhanë në këto pika ndër të tjerë dramatikë, të lehtë e konstant.

Edhe përfundimin e pjesës së dytë publiku e mirëpriti shumë mirë, duke e rikthyer disa herë edhe dirigjentin Gregory Charette për profesionalizmin e treguar në skenë.

Krejt në fund në një prononcim për media violonçelisti Konstantin Manaev tha se ndihej i lumtur që interpretoi në Prishtinë para një publiku të mahnitshëm.

“Ishte kënaqësi e madhe të luaja këtu, është vizita ime e parë në Kosovë. Jam ndier si në shtëpi, sepse kam shumë miq në Orkestër, janë shumë profesionalë. Jam ndier shumë mirë të interpretoj me ta muzikën kamertale. Atmosfera ishte e mrekullueshme. E di se nuk e keni tani sallën koncertale me të cilën do të bëheni, por ju veçse e keni publikun e mrekullueshëm, Orkestrën dhe muzikantët fantastikë”, ka thënë Manaev.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari në një prononcim për media u shpreh i lumtur me nivelin e treguar të Filharmonisë së Kosovës, të cilin sipas tij e vlerësuan edhe reagimet e publikut në këtë koncert, i cili në tërësi ishte premierë.

“Programi i sotëm ka qenë komplet premierë, duke filluar nga vepra e Ersan Jonuzajt e cila ishte vepër fituese e përzgjedhur nga Ministria e Kulturës për Kompozitorin më të Mirë. Ishte një përvojë shumë e mirë që e prezantuam këtë vepër dhe ato të Shostankovichi- violonçelo- koncert i parë i tij, simfoninë e parë e Sibeliusit si vepra të painterpretuara ndonjëherë nga Filharmonia e Kosovës dhe të padëgjuara live nga publiku ynë. Ishte një koncentrim i madh i energjisë për të realizur posaqërisht këto vepra që konsiderohen literaturë shumë e veçantë në muzikën artistike, e që ishte sfidë e jashtëzakonshme për orkestrën tonë të arrijë që këto të vihen në skenë. Është vërejtur nga reagimi i publikut, muzikantëve dhe kritikëve me vlerësimet e tyre të menjëhershme, që seriozisht Filharmonia sonte ka tregu një nivel ndryshe. Programi ka qenë me shumë kërkesa dhe unë jam i bindur që të gjithë instrumentistët brenda Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës e kanë dhënë maksimumin e tyre”, ka thënë Jashari.

Kurse kompozitori i veprës “Attempt” e cila u dha premierë në këtë koncert, Ersan Januzaj, tha se për të ishte nder që vepra premierë u dha nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës.“Ky koncert ka pasur një program mjaft cilësor. Ka qenë kënaqësi dhe nder për mua që në repertorin e zgjedhur për këtë koncert ka qenë edhe vepra ime si premierë. Është posaqërisht nder të interpretohej nga Filharmonia e Kosovës”, ka thënë Jonuzaj duke i falënderuar gjithë trupën e Orkestrës së Filharmonisë për interpretimin brilant të veprës së tij./ KultPlus.com

Vajzat shqiptare që ia kanë dalë në botë

Vajzat shqiptare janë kthyer në një model suksesi nëpër botë.

Tashmë është dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha.

Duke qenë se me punë e angazhim individual çdokund në botë mund të dalë sportist a sportiste, studiues a studiuese, artist a artiste, e madje edhe shkencëtar a shkencëtare kulminante, kohët e fundit këtë primat e kanë marrë edhe vajzat shqiptare nëpër botë.

Kësaj radhe, për dallim nga herët e tjera, Albinfo.ch ju sjell disa storie suksesi që kanë të bëjnë me profesione të ndryshme të vajzave shqiptare.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Yllka Ibrahimi – Gjermani, me origjinë është nga Kosova, tani jeton në Gjermani. Ajo ka diplomuar në HAMK International Business më 2017, ka pasur një karrierë shumë të gjithanshme, duke përfshirë punën për Applift dhe aktualisht është e angazhuar në TikTok, shkruan albinfo.ch.

Yllka mban diplomë të dyfishtë në Gjermani në Technische Hochschule Deggendorf, ku filloi një praktikë në zhvillimin e biznesit në Berlin. Dhe, tani në kompaninë Tik Tok mban pozitën e Menaxherës së Brendeve të Ndryshme.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Plarenta Deshishku – Irlandë, jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Dublin, ka diplomuar për Administrim Biznes dhe Menaxhim të Përgjithshëm në “ESCP Business School”, kurse studimet pasuniversitare i ka ndjekur në “Trinity College Dublin”.

Nga viti 2021 ajo është bërë pjesë e departamentit të “Global Operations” në rrjetin social Facebook, si “Market Specialist”. Plarenta Deshishku është lindur dhe rritur në Kosovë dhe tani konsiderohet storie suksesi në Irlandë, shkruan tutje albinfo.ch.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Arbenita Sopaj – Japoni, punon si ligjëruese në Universitetin Kobe në Japoni dhe asistente pranë Organizatës Globale të Paqes, gjithashtu është edhe asistente pranë Këshillit Akademik në Sistemin e Kombeve të Bashkuara me zyrë në Tokio.

Ajo ka përfunduar shkollimin e mesëm në Kosovë, më pas studimet në Universitetin e Prishtinës dhe mandej në Poloni, në Universitetin e njohur dhe historik të “Jagiellonian” për Integrime Europiane. Ndërkohë studimet master i ka përfunduar në Japoni, në Universitetin “Kobe”.

Albiona Ajeti – Kanada, është 23-vjeçe, e diplomuar në Fakultetin e Biznesit Global dhe Artit Digjital në Univeristy of Waterloo.

Ajo është storie suksesi e lindur dhe rritur në Ferizaj. Tashmë në Kanada llogaritet krijuese e lojërave për dyqanin e aplikacioneve të Apple dhe Google Play. Albiona së fundmi ka krijuar dy lojëra për gjigantin botëror Apple dhe Google Play, lojëra të cilat quhen “Balkan Hero” dhe “Flaming Target”, shkruan albinfo.ch.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Aldona Doku – Itali, tash e sa vjet është pjesë e kompanisë së njohur për modë dhe një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Donatella Versace.

Fillimisht Aldona u angazhua me auditimin ligjor të disa prej kompanive më të mëdha në Itali, si Luxottica, ndër kompanitë më të mëdha në rang botëror për dizajnim, prodhim dhe tregtimin e syzeve Pirelli, lider në industrinë e prodhimit të gomave, Cameron e Shlumberger Italy që janë ndër kompanitë numër 1 në prodhimin e valvulave në industrinë e vajit dhe gasit. Pas gati tre vjetësh eksperiencë profesionale në auditim në Milano, ajo mori ofertën për të punuar në kompaninë prestigjoze Gianni Versace Srl.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mihane Beqiri – Kosovë, është diplomate, poliglote, aktiviste për të drejtat njerëzore, anëtare e Aleancës Rinore Botërore, ambientaliste dhe poete. Ajo është përfaqësuese zyrtare nga Kosova në Organizatën Botërore të Prosperitetit (WPO), shkruan tutje albinfo.ch.

Mihanja është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe anëtare e Aleancës Rinore Botërore të themeluar në Belgjikë. Ajo flet rrjedhshëm 5 gjuhë të botës, si: anglisht, frëngjisht, italisht, turqisht dhe hindi dhe dëshiron që imazhi i Kosovës të shihet dhe të vlerësohet në mbarë botën.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Juliana Cici – Zvicër, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ndërsa Masterin në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Gjenevës.

Ajo aktualisht punon si konsulente ligjore pranë kompanisë ndërkombëtare Business Cost Management (BCM), me seli në Gjenevë. Një kompani lider prej 30 vjetësh në menaxhim risku dhe rritjen e të ardhurave; prokurime dhe konsulenca ligjore me një prezencë në tri kontinente.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mira Mezini – Gjermani, autore e 233 artikujve shkencorë të indeksuar në Scopus List dhe i 293 artikujve të kuotuar në Research Gate, e cilësuar kërkuese shkencore ekselente, me njohje dhe vlerësim ndërkombëtar në fusha shumë të rëndësishme të shkencave kompjuterike, si gjuhët e programimit dhe paradigmat, zhvillimi i softuerëve të automatizuar, analiza e programeve dhe siguria e softuerëve; bashkëthemeluese e nëndisiplinës mbi paradigmën e zhvillimit të softuerëve të orientuar, duke vendosur parime të reja shkencore.

Ajo është inxhiniere për shkencat kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmshtadit në Gjermani. Së fundmi ka fituar çmimin prestigjioz “LOEWE Top Profesorship“. / KultPlus.com

Studentët e UNIVERSUM përfitojnë bursa studimi nga Fondacioni “Anne & Erion Hasa”

Studentët e UNI-Universum International College në kuadër të lëndes “Community Service” në formë vullnetare po angazhohen në projekte reale në të mirë të komunitetit. Pas realizimit me sukses të këtyre projekteve, dhe me qëllim që ti ndihmojnë studentët në arritjen e potencialit të tyre të plotë dhe ti përkrahin në vazhdimin e realizimit të iniciativave të tilla, Fondacioni “Anne & Erion Hasa” për të dytin vit me radhë ka ndarë bursa studimi për studentet e UNI-Universum International College.

Përfitues të bursave kësaj radhe ishin studentet Rinesa Derguti, Elmedina Bytyqi dhe Ermira Meliqi.

Fondacioni “Anne & Erion Hasa” është themeluar në vitin 2021. Një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm në fokusin e këtij fondacioni zë mbështetja e të rinjëve në shkollim. Të bindur se arsimimi i gjeneratave të reja ndikon direkt në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe zhvillimin e vendit, fondacioni po zhvillon një aktivitet intensiv në këtë drejtim.

Për më shumë informata rreth projekteve të tilla kontakto në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062. / KultPlus.com

Nxitoni! Afati i fundit për regjistrime në programet Master në UNI – Universum International College – Powered By Arizona State University

UNI – Universum International College fuqizuar nga Arizona State University nga SHBA, vazhdon me konkursin e hapur për regjistrimet e studentëve të rinj të nivelit Master për vitin akademik 2023/2024, në drejtimet: 

Ndjek lëndë direkt nga Thunderbird School of Global ManagementShkolla #1 në botë për ‘Global International Trade‘.

#INFORMOHU KËTUhttps://universum-ks.org/kerko-info/

#UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion (para MIT, Stanford dhe Harvard)🥇🇽🇰 🇺🇸 Mëso më shumë rreth këtij partneriteti: https://universum-ks.org/powered-by-asu/ 

#Studio në UNI – Universum International College dhe merr diplomë të fuqizuar nga Arizona State University🥇Studio Master në UNI – Universum International College, shih planprogramin.

Studentët e nivelit MASTER përfitojnë: 

✔️ Diplomë të Fuqizuar nga Arizona State University

✔️ Diplomë të njohur ndërkombëtarisht

✔️ Sistem modular, ligjerata fizikisht apo online

✔️ Orar fleksibil, ligjërata në mbrëmje dhe gjatë vikendeve

🌍 Eksploro Evropën gjatë studimeve dhe përfitoni BURSË të plotë për studime në njërin nga 221 Universitetet partnere të Evropës.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram

Prezantohet botimi ‘Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX’

Instituti i Historisë në ASA organizoi prezantimin e botimit të plotë special “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX” në pesë vëllime. Botimi është produkt shkencor i një numri të madh studiuesish të historisë, filozofisë, letërsisë, drejtësisë dhe çështjeve sociale.

Në aktivitet morën pjesë studiues nga Instituti i Historisë – IH / Albanian Institute of History, institutet në Akademinë e Studimeve Albanologjike, pedagogë nga FSHF në Universitetin e Tiranës, bashkëpunëtorë shkencorë dhe ekspertë të fushës.

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Në emër të IH fjalën e rastit e mbajti drejtori prof. Afrim Krasniqi, si dhe drejtuesi shkencor i botimit, prof. Beqir Meta.

Gjatë aktivitetit u vlerësuan risitë e botimit të ri, ndarja e qartë me historiografinë e periudhës komuniste të dominuar nga propaganda dhe mitet, cilësia e kërkimit dhe problematikat e përfshira në trajtim, kontributi i autorëve dhe stafit realizues, nevoja jetike për respekt më të madh institucional e shtetëror ndaj albanologjisë, garantimit të parimit kushtetues të lirisë akademike dhe lirisë së kërkimit shkencor, si dhe për debat të hapur, alternativ dhe profesional mbi tezat dhe argumentet, bazuar në standardet më të mira të kërkimit dhe dokumentet arkivore. Për autorët, në shenjë mirënjohje u shpërndanë certifikatat e angazhimit./atsh/KultPlus.com

Si student e shikonte nga jashtë hotelin luksoz të Gjermanisë, Ermal Sadiku ftohet po në këtë hotel që të përfaqësojë industrinë e ICT së Kosovës

Po e nisim ditën me një histori frymëzuese e sidomos për studentët të cilët të gjendur nëpër vende të ndryshme të botës përballen me shumë sfida.

Ermal Sadiku, themeluesi i kompanisë LinkPlus, një ndër kompanitë më të suksesshme në Kosovë që sot punon për kompanitë më të mëdha botërore, ka rrëfyer një histori që për shumë kënd mund të jetë frymëzuese.

Nga një shtet i vogël siç është Kosova, ku shpresat për të ardhmen nuk ishin shumë frytdhënëse, Ermal Sadiku, një student me pasion për teknologjinë, mori rrugën për Gjermani, në një vend ku shpresonte që do të merrte mësimet adekuate dhe të bënte ndryshimin fillimisht në jetën e tij dhe pastaj në jetën e të tjerëve.

Për studentët që janë larguar nga vendi i tyre dhe përballen me sfida të mëdha, historia që ka rrëfyer Ermal Sadiku, është një frymëzim i madh. Ai tregon se me pasion, përkushtim dhe besim në veten, mund të arrish shumë. Dhe sa herë që studentët ndihen të pashpresë përpara sfidave, ata mund të marrin frymë nga historia e Ermalit dhe të besojnë në fuqinë e tyre për të ndryshuar botën dhe për të arritur suksesin, pa marrë parasysh nga vijnë dhe kush janë në ato momente.

KultPlus po ju sjell të plotë rrëfimin e Ermal Sadikut:

Ende me kujtohet momenti kur i leshova valixhet ne dhomen e vogel te konviktit ne Gjermani. Nje rrugice e ngushte ne Goldgasse 31, mu prane hekurudhes. Perzierje e emocioneve mes trishtimit edhe ngazellimit. Me dukej se ende nuk me kishte leshuar perqafimi i nanes 12 ore me pare ne aeroportin e Prishtines.

Pas kisha lane familjen, dashnine, shoqnine, punen, banesen, veturen e te gjitha per nje dhome 6 metra kator te rrethuar me kater mure e asgje tjeter.

Ne nje vend te ftofet, pa askend e pa asgje me te vetmen ide qe te mesoj dicka me shume se qe kisha mundesi te mesoja ne Kosove.

Qyteti i pare qe pata vizituar, pikerisht ne Nentor te atij viti ishte Baden Baden. Jo pershkak te banjove te vjetra romake apo kazinos se njohur por sepse ishte qyteti me i afert nga Universiteti.

Nje nga gjerat qe mbaj mend ne BadenBaden ishte Hoteli Brenners. Hotel elegant ku cdo detaj pasqyronte perfeksion. Arkitektura, parku perrth, drunjet, veturat e parkuara, veshja e stafit. Si student, te vetmin mendim qe kisha … kush jane ata qe vizitojne kete hotel? Cfare bejne ata? Pse kane kaq fat ata?

Tash, me daten 16 Nentor, saktesisht 16 vite pas ketyre mendimeve, do te jam musafir ne po kete hotel. Ne konferencen e bizneseve familjare te Baden Wurttembergut.

Me kane ftu te prezentoj industrine e ICT se Kosoves dhe sukseset tona para me shume se 200 CEOve te bizneseve gjermane.

Konference kjo ku asnjehere me pare nuk eshte ftu nje person i jashtem as te merr pjese si musafir.

Sa kisha dasht me taku at Ermalin e para 16 viteve, qe e kishte kthy koken kah hoteli edhe mendonte Kush Jana Ata, Kush Jane Ata.

Me ia ngrit pak koken larte e me i thane … mos u ndal, Je Ti, Je ti edhe krejt ata si ti. / KultPlus.com

Messi vjen me një postim: Pa Kupën e Botës që e arritëm së bashku, do të ishte e pamundur ta fitoja Topin e Artë

Lionel Messi e fitoi mbrëmë Topin e Artë për herë të tetë në karrierë në gala mbrëmjen e mbajtur në Paris të Francës.

Ylli argjentinas ia pa hairin mbi të gjitha Kupës së Botës, e cila ishte vendimtare që t’i ndahej atij çmimi i futbollistit më të mirë të vitit.

36 vjeçari sot e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka falënderuar të gjithë atë që e mbështetën dhe që e ndihmuan për të arritur deri këtu ku është sot, shkruan “Gazeta Express”.

“Kam vetëm fjalë mirënjohjeje për krejt njerëzit anembanë botës, të cilët më kanë mbështetur aq shumë gjatë karrierës sime dhe të cilëve posaçërisht dua t’ua dedikoj këtë çmim, së bashku edhe familjes sime, e cila ka qenë gjithmonë në anën time”, ka shkruar përfaqësuesi argjentinas në Instagram.

“Ky është një Top i Artë që dua ta ndaj me krejt kolegët e Kombëtares së Argjentinës, me stafin e trajnerëve, me punonjësit. Sepse, pa Kupën e Botës që e arritëm së bashku, do të ishte e pamundur ta fitoja këtë çmim. Urime për të gjithë fituesit dhe faleminderit shumë”, përfundoi kampioni i botës. / KultPlus.com

Sot, shënohet Dita Botërore e Kursimeve

Sot shënohet Dita Botërore e Kursimit.

Sot në botë shënohet Dita Botërore e Kursimeve.

Kjo ditë kujtohet si kujtim i kongresit të parë ndërkombëtar të kursimeve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano.

Pjesëmarrësit e këtij Kongresi në atë Kohë janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit.

Vendimi është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursime.

Kurse në mbarë botën, në kuadër të kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me kursyeshmërinë.

Spanja e kujton këtë ditën e kursimit kombëtar të regjistruar në vitin 1921. Përderisa në Gjermani, nga viti 1923 nga koha kur njerëz humbën pothuajse gjithçka që zotëronin në reformën monetare të këtij viti/KultPlus.com

Dita Botërore e Qyteteve

OKB e njeh 31 tetorin si Ditën Botërore të Qyteteve. Tema e këtij viti është “Financimi i një të ardhmeje të qëndrueshme urbane për të gjithë”.

Planifikimi urban është thelbësor për t’u përgatitur për zgjerimin e rregullt të qyteteve, për të drejtuar investimet, për të përgatitur nënndarjet e terrenit dhe për të instaluar një skelet infrastrukture përpara ndërtimit. Riparimi i zonave të ndërtuara joformalisht është kompleks dhe shumë më i shtrenjtë.

Përgjigja ndaj rritjes së popullsisë urbane, thotë OKB duket se rezulton ose në procesin e gjatë të ndërtimit të aftësive për të harmonizuar qëllimet dhe bashkëpunimin efektiv, ose në një tendencë për të zhvilluar infrastrukturën pa marrë parasysh të parën.

Megjithatë, zhvillimi i infrastrukturës nuk mund të vihet në pritje derisa të vendosen politika dhe institucione të përsosura.

“Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Qyteteve, le të vendosim të punojmë së bashku për zonat urbane që nuk janë vetëm motorë të rritjes, por janë fener të qëndrueshmërisë, elasticitetit dhe prosperitetit për të gjithë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

Pabarazitë në qytete janë rritur që nga viti 1980. Qytetet më të mëdha në botë janë gjithashtu shpesh më të pabarabartë, dhe tema e këtij viti është përqafuar nga veprimi dhe zbatimi i Axhendës së Re Urbane, e cila po vendos temën e qyteteve gjithëpërfshirëse si një nga shtyllat kryesore./ atsh / KultPlus.com

Turistët gjermanë vizitojnë Krujën

Turistët gjermanë, të cilët mbërritën sot në Portin e Durrësit me kroçerën e fundit për këtë vit “Ms Amadea”, vizituan sot Krujën.

Gjatë qëndrimit në qytetin e Krujës ata vizituan Pazarin dhe Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Turistët shfaqën interes për historinë dhe kulturën e popullit shqiptar e sidomos të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Vitet e fundit numri i turistëve gjermanë në Krujë, por edhe në qytete të tjera të vendit është rritur ndjeshëm.

Qyteti i Krujës është një nga destinacionet kryesore në Shqipëri. Krahas pazarit, qyteti i Krujës ofron edhe vende të tjera interesante për t’u vizituar nga turistët, ku ndër të tjera mund të përmendet Kalaja, Muzeu Historik si dhe Muzeu Etnografik. Ky i fundit ndodhet ende në restaurim.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, Principatat Shqiptare, Pushtimi Osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

Turistët gjermanë, të cilët mbërritën sot në Portin e Durrësit me kroçerën e fundit për këtë vit “Ms Amadea”, vizituan sot Krujën.

Gjatë qëndrimit në qytetin e Krujës ata vizituan Pazarin dhe Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Turistët shfaqën interes për historinë dhe kulturën e popullit shqiptar e sidomos të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Vitet e fundit numri i turistëve gjermanë në Krujë, por edhe në qytete të tjera të vendit është rritur ndjeshëm.

Qyteti i Krujës është një nga destinacionet kryesore në Shqipëri. Krahas pazarit, qyteti i Krujës ofron edhe vende të tjera interesante për t’u vizituar nga turistët, ku ndër të tjera mund të përmendet Kalaja, Muzeu Historik si dhe Muzeu Etnografik. Ky i fundit ndodhet ende në restaurim.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, Principatat Shqiptare, Pushtimi Osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim./atsh/KultPlus.com

Biden nxjerr urdhërin historik për menaxhimin e rreziqeve të AI për gjeneratat e ardhshme

Presidenti Joe Biden sapo ka nisur një qasje të re në të gjithë qeverinë ndaj inteligjencës artificiale me një urdhër ekzekutiv që synon të krijojë standarde dhe rregulla rreth teknologjisë, dhe ka të ngjarë të vendosë Shtëpinë e Bardhë në konflikt me Kongresin për këtë çështje.

Dokumenti i bërë publik synon jo vetëm modelet më të avancuara të AI, por një sërë çështjesh të drejtuara nga teknologjia që Uashingtoni dhe Kongresi kanë luftuar për t’i trajtuar, duke përfshirë diskriminimin algoritmik, sigurinë kibernetike dhe privatësinë e të dhënave.

Bruce Reed, zëvendës-shefi i kabinetit të presidentit për politikën, e quajti urdhrin ekzekutiv “grumbullimi më i fortë i veprimeve që ka ndërmarrë ndonjëherë ndonjë qeveri në botë për sigurinë dhe besimin te AI”.
Nëpërmjet dispozitave të shumta të tij, urdhri i drejton agjencitë federale që të vendosin AI dhe të largojnë paragjykimet e mundshme; kërkon që zhvilluesit e modeleve më të mëdha të AI të ndjekin udhëzimet e reja të sigurisë për të dalluar përmbajtjet e krijuara nga AI. Shtëpia e Bardhë publikoi një përmbledhje të nivelit të lartë të pikave kryesore të urdhrit përpara ceremonisë së nënshkrimit këtë të hënë/alsatm/KultPlus.com

AShSh marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave Bullgare

Një delegacion i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i kryesuar nga kryetari i saj akademik Skënder Gjinushi, dhe anëtarë të tjerë të ASHSH, akad. Anastas Angjeli, akad. Ilia Mikerezi, si dhe shefi i marrëdhënieve me jashtë, dr. Dorian Koçi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë, në Sofje.

Delegacioni u prit nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, akad. Julian Revalski dhe anëtarë të tjerë të kryesisë së kësaj akademie.

Vizita u bë në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) me Akademinë e Shkencave të Bullgarisë (ASHB), në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në kërkim shkencor dhe teknik.

Marrëveshja u nënshkrua nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, akademik Julian Revalski.

Akad. Gjinushi shprehu kënaqësinë që lidhja e kësaj marrëveshjeje do të nxisë bashkëpunimet në kuadër të programeve e projekteve europiane. Më tej akad. Gjinushi theksoi se bashkëpunimet do të jenë në albanologji, ballkanistikë, për kërkimet në shkencat gjuhësore, studimet letrare, historike, në arkeologji, por edhe në shkencat natyrore e teknike, ku përparësi do të ketë shkëmbimi i eksperiencave në nanoshkencë e bioteknologji, si dhe shkencat e bujqësisë, mjekësisë, e më gjerë.

Më tej akad. Julian Revalski falënderoi akad. Gjinushin për lidhjen e kësaj marrëveshjeje dhe shprehu kënaqësinë që të dyja palët do të bëjnë përpjekje të përbashkëta për identifikimin e mundësive për financime, për kërkime dhe projekte lidhur me këto programe dhe bashkëpunojnë në kuadër të tyre për projektet të përbashkëta dhe përmes formave të tjera të bashkëpunimit dhe shkëmbimit.

Akad. Skënder Gjinushi theksoi se kemi një bashkëpunim historik të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkencave të Bullgarisë, ku është edhe katedra e albanologjisë, dhe theksoi se arritja e kësaj marrëveshjeje synon të sanksionojë këto praktika të bashkëpunimit  dhe ta zgjerojë më tej me bashkëpunimin shkencor e teknik ndërmjet instituteve dhe qendrave kërkimore bullgare dhe shqiptare të angazhuara në veprimtari kërkimi shkencor dhe formimi.

Kjo marrëveshje  synon gjithashtu edhe projekte kërkimore të përbashkëta, seminare, simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, mbledhje, konferenca ndërkombëtare e aktivitete të tjera shkencore dy e shumëpalëshe të përbashkëta; shkëmbim kërkuesish individualisht me qëllim kryerjen e punimeve shkencore; shkëmbimin e informacionit lidhur me veprimtaritë e kërkimit në zbatim e sipër; zbatimin e metodave të reja të kërkimit; mbajtjen e leksioneve; krijimin e kontakteve të reja shkencore për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, pjesëmarrjen në aktivitete shkencore;

Marrëveshja do të zbatohet duke lënë hapësirat për zgjerimin dhe shtimin e aktiviteteve gjatë punës së përbashkët të të dyja akademive./atsh/KultPlus.com

Kryeministri Kurti: Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur punën e bërë dhe që po bëhet në investimet infrastrukturore të vendit.

Me anë të një postim në Facebook, ai ka theksuar se me Shqipërinë, Kosova është duke u lidhur më shumë përmes projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Tetova do të jetë edhe më afër falë rrugës së re Prizren-Tetovë, që do të kalojë mes për mes malit të Vërtopit. Ndërsa banorët e Rozhajës dhe Plavës, do të mund të udhëtojnë më lehtë në drejtim të Pejës dhe Deçanit me projektet rrugore që e ndërlidhin Kosovën me Malin e Zi. Për të tri këto projekte infrastrukturore, tashmë kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe hapat e parë drejt realizimit të tyre kanë marrë kahje e duhur”, ka thënë Kurti.

Kurti, pos lidhjes me rajonin, ka përmendur edhe rajonet që kanë nevojë në Kosovës ndërlidhje nëpërmjet autostradave.

“Anamoravën po e lidhim me Prishtinën përmes autostradës Gjilan – Prishtinë, në të cilën mbi 75% të punimeve kanë përfunduar dhe tashmë kemi ndarë buxhetin për të filluar vitin tjetër me ndërtimin e autostradës nga Gjilani deri tek Dheu i Bardhë. Ndërtuam e asfaltuam rrugë në zona e fshatra në Veri të Republikës, ku për herë të parë po ndërtojmë e rinovojmë dhjetëra shtëpi të banorëve shqiptarë që janë dëmtuar nga lufta e fundit në Kosovë. Nënshkruam kontrata për mirëmbajtje përmes të cilave kemi mbuluar të gjithë territorin e Kosovës, me mirëmbajtje rutinë dhe mirëmbajtje investive”, ka pohuar kryeministri.

I pari i ekzekutivit theksoi se krahas rrugëve, po investojnë mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, që do të mundësojë operimin e trenave me shpejtësi deri në 100km/orë në shumicën e seksioneve të linjës. Për krahasim, treni më i shpejtë aktualisht në operim në të njëjtën linjë është rreth 60km/orë.

Më poshtë e keni një grafikë të publikuar nga Kurti lidhur me punët në ifrastrukturë:

KlanKosova/KultPlus.com

Thëniet më të bukura nga Thomas Jefferson

Thomas Jefferson (13 prill, 1743 – 4 korrik, 1826) ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më vonë shërbeu si Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara nga viti 1801 deri më 1809.

Për lexuesit tanë sjellim një koleksion me thëniet më briliante të Jefferson:

“Demokracia do të mbarojë ditën kur do të taksohen ata që duan të punojnë për të mbajtur ata që duan të rrinë”

“Një Ligj i të Drejtave është diçka të cilin njerëzit ia kërkojnë çdo qeveri dhe të cilin asnjë qeveri nuk duhet ta refuzojë ose ta vonojë.”

“Një burracak është shumë më tepër i prirur të grindet se çdo njeri shpirtmirë.”

“Një trup i fuqishëm e bën mendjen të fuqishme.”

“Një qeveri e zgjuar dhe kursimtare, e cila do t’i lërë njerëzit të lirë që t’i rregullojnë vetë prodhimet dhe vlerat, dhe të mos ua marrë nga goja bukën që kanë fituar – ky është përkufizimi i një qeverie të mirë.”

“Reklamat janë e vetmja e vërtetë që përmban një gazetë.”

“E gjitha për çfarë tiranitë kanë nevojë për të mbijetuar është që njerëzit me të vetëdijë të lartë të heshin.”

“Gjithashtu duhet ta ngulitim në mendje parimin e shenjtë se, ndonëse vullneti i shumicës në të gjitha rastet merr rëndësi, për të qenë i drejtë, duhet të jetë i arsyeshëm; se të gjitha pakicat zotërojnë të drejtat e tyre të barbarta, të cilat ligji i barbartë duhet t’i mbrojë, dhe shkelja e tij do të ishte shtypje.”

“Gjithmonë mbaji gjërat nga doreza e lëmuar.”

“Një shoqëri njerëzish të cilët nuk grinden me njëri tjetrin është një gjë e cila nuk ka ekzistuar kurrë, që nga perandoria më e madhe tek mëhalla më e vogël e katundit.”

“Armiku përgjithësisht thotë dhe beson çfarë dëshiron ai.”

“Një mik i lënduar është më i hidhur se të gjithë armiqtë.”

“Ashtu si thonë armiqtë tanë, ne mund të arsyetojmë si njerëz, prandaj le t’iu tregojmë atyre se mund të luftojmë gjithashtu si njerëz.”

“Ji i sjellshëm me të gjithë, por hape zemrën vetëm me pak prej tyre.”

“Trupi i sëmurë është i padurueshëm, por më i padurueshmi nga të gjitha gjërat njerëzore është trupi pa mendje.”

“Librat përbëjnë kapital. Një bibliotekë është jetëgjatë sa edhe një shtëpi, me qindra vjet. Pra librat nuk janë një artikull konsumi, por një kapital. Dhe shpesh, në rastin e njerëzve profesionistë, është i vetmi kapital.”

“Miqësia është e çmueshme, jo vetëm në hije, por edhe në dritën e jetës, dhe falë qeverisjes së mirë të miqësisë pjesa më e madhe e jetës sonë është dritë.”

“Bëj tregti me të gjitha vendet, aleancë me asnjërin, kjo duhet të jetë motoja jonë.”

“Pushtimi nuk është në parimet tona. Është i papajtueshëm me qeverinë tonë.”

“Shtyrja për më vonë është më e pëlqyeshme se gabimi.”

“Ndryshimi i opinionit është i dobishëm në religjion. Disa sekte kanë zyrën e Censorit – ndaj njëri – tjetrit.”

“Mos e kafsho karremin e kënaqësisë, gjersa ti e di se përtej ti është grepi.”

“A do ta dish se kush je? Mos pyet. Veprimet do ta përvijojnë dhe përkufizojnë se kush je.”

“Mos fol për çfarë ke bërë apo për çfarë ke ndërmend të bësh.”

“Arsimoje dhe informoje krejt masën e popullit…Ata janë e vetmja mbështetje e sigurt e ruajtjes së lirisë sonë.”

“Ndriçoi njerëzit përgjithësisht, dhe tirania e shtypja e trupit dhe mendjes do të shuhen sikurse shpirtërat e ligj në agimin e ditës.”

“Gabimet e opinionit mund të tolerohen atje ku arsyeja lihet e lirë t’i luftojë ato.”

“Secili qytetar duhet të jetë një ushtar. Kështu bënin grekët dhe romakët, dhe duhet të bëhet kështu në çdo shtet të lirë.”

“Cdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre.”

“Përvoja ka treguar se njeriu është e vetmja kafshë që e ha dikë të llojit të vet, sepse unë nuk mund të gjej një term më të butë për të përkufizuar sjelljen e të pasurit ndaj të varfërit.”

“Përvoja ka treguar se madje edhe format më të mira të qeverive të cilave iu është besuar pushteti, me kohë dhe ngadalë janë shndërruar në tirani.”

“Për një popull që është i lirë dhe dëshiron të jetë i tillë, një polici e armatosur mirë dhe e organizuar mirë do të ishte siguria e tij më e mirë.”

“Forca është parimi vital dhe prindi i afërt i despotizimit.”

“Miqësia është një tjetër emër për aleancën me marrëzitë dhe fatkeqësitë e të tjerëve. Pjesa jonë e halleve është e mjaftueshme: pse atëherë vullnetarisht hyjmë në ato të të tjerëve?”

“Ai që di më së shumti, e di sa pak ai di.”

“Ai që di më pak është më pranë së vërtetës, se ai mendja e të cilit është e mbushur me rrena dhe gabime.”

“Historia në përgjithësi na informon ne vetëm sa e keqe është qeveria.”

“Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.”

“Sa shumë dhimbje na kanë kushtuar ne ligësitë që nuk ndodhën kurrë.”

“Unë e urrej luftën dhe e shoh atë si ndëshkimin më të madh të njerëzimit.”

“Unë jam një epikurian. I konsideroj doktrinat burimore (jo të interpretuaraI të Epikurit si thelb të gjithçkaje racionale në filozofinë morale të cilën grekët dhe romakët na e lanë trashëgim.”

“Jam shokuar kur më thanë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shitja e një libri mund të bëhet temë e një hetimi, dhe e një hetimi kriminal gjithashtu.”

“Unë besoj se çdo mendje njerëzore ndjen kënaqësi kur i bën mirë tjetrit.”

“Unë nuk mund të jetoj pa librat.”

“Unë nuk blej asnjë gazetë dhe nuk lexoj asnjë gazetë një muaj, dhe pastaj e ndiej veten pafundësisht më të lumtur.”

“Mendoj se më i lumturi është ai për të cilin bota flet më pak, mirë apo keq.”

“Nuk kam synim të qeveris njerëz; është një detyrë e dhimbshme dhe e pagratshme.”

“Unë nuk druaj se rezultati i eksperimentit tonë do të jetë që njerëzve t’iu besohet ta qeverisin veten pa një padron.”

“Unë kam parë mjaft një luftë, sa që nuk dua më të shikoj një luftë tjetër kurrë.”

“Unë jam betuar në alatarin e Zotit të kem armiqësi të përjetëshme kundër çdo forme të tiranisë mbi mendjen e njeriut.”

“Unë shpresoj se zgjuarsia jonë do të rritet bashkë me fuqinë tonë, dhe të na mësojë ne se, sa më pak ta përdorim fuqinë tonë, aq më të mëdhenj do të jemi.”

“Mua më pëlqejnë më shumë ëndërrat e së ardhmes se historia e së kaluarës.”

“Unë kurrë nuk e konsiderova një ndryshim opinioni në politikë, në religjion, në filozofi si shkak për t’u larguar nga një mik.”

“Unë kurrë, me fjalë as me veprime, nuk do të përkulem përballë intolerancës as nuk do të pranoj të drejtën e hetimit ndaj opinioneve religjioze të të tjerëve.”

“Unë pranoj se nuk jam miqësor ndaj një qeveri shumë energjike. Ajo është gjithmonë shtypëse.”

“Unë parashikoj të ardhmen e lumtur të amerikanëve nëse ata mund të parandalojnë qeverinë nga shkatërrimi i sindikatave nën pretekstin se po kujdesen për to.”

“Unë mendoj si romakët: se gjenerali i sotëm duhet të jetë nesër një ushtar po të jetë nevoja.”

“Më kapin drithmat për vendin tim kur mendoj se Zoti është i drejtë; se drejtësia e tij nuk mund të flejë gjithmonë.”

“Jam i vendosur në kërkimin e dijes, pa u druajtur kurrë se kërkimi i së vërtetës dhe arsyes pavarësisht në çfarë rezultati mund të çojnë, dhe në rrëzimin e çdo autoriteti që iu del pengesë atyre në rrugë.”

“Më mirë do të pranoja të papriturat e lirive të tepërta se zvogëlimin e tyre.”

“Nëse një komb pret që të jetë injorant dhe i lirë, në një shtet të qytetëruar, ai pret diçka që nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë.”

“Nëse ka një parim më thellë të rrënjosur në mendjen e çdo amerikani, ai është që ne kurrë nuk do të bëjmë diçka nëpërmjet pushtimit.”

“Në çdo vend dhe në çdo kohë, kleri ka qenë armiqësor ndaj lirisë.”

“Nga pikëpamja e stilit, noto në drejtim të rrymës; nga pikëpamja e parimit, qëndro si shkëmb.”

“Injoranca është më e pranueshme se gabimi, dhe është më larg së vërtetes ai që nuk beson në asgjë se ai që beson në diçka të gabuar.”

“Mua nuk më lëndon fqinji im nëse thotë se janë njëzet zota apo se nuk është asnjë një Zot.”

“Është më mirë gjithmonë të mos kesh fare ide sesa të kesh ide të rreme; dhe të mos besosh në asgjë, sesa të besosh në mënyrë të gabuar.”

“As pasuria, as luksi, por qetësia dhe puna ju japin lumturinë.”

“Religjioni ynë duhet të lexohet në jetët tona dhe jo në fjalët tona.”

“Nuk duhet të ketë asnjë autoritet i cili të mos jetë përgjegjës para popullit.”

“Njerëzimi është më shumë i prirur të vuajë sesa të luftojë për t’i larguar format me të cilat janë mësuar.”

“Tregtarët nuk kanë atdhe.”

“Droja ime e vetme është se mund të jetoj tepër gjatë. Kjo do të ishte burim frike për mua.”

“Nga leximi i historisë jam bindur se qeverisja më e keqe vjen nga tepërimi i qeverisjes.”

“Teoria ime ka qenë gjithmonë se nëse ne ëndërrojmë, flatrat e shpresës janë shumë më të lira dhe më të kënaqshme se tmerri i dëshpërimit.”

“Nuk ka detyrë më të lartë për një Qeveri se të përpiqet të vendosë njeriun e duhur në vendin e duhur.”

“Asnjë punë nuk është më e kënaqshme për mua se kultura e punimit të tokës, dhe asnjë kulturë nuk është e krahasueshme me atë të kopshtit.”

“Askush në botë nuk mund të ndalë njeriun me prirjen e duhur mendore që të arrijë qëllimin e tij; asgjë në botë nuk mund ta ndihmojë njerin me prirjen e gauar mendore.”


“Nuk ka epërsi më të madhe ndaj të tjerëve se gjakftohtësia dhe qetësia në çfarëdo rrethane.”

“Asgjë tjetër nuk është e pandryshueshme përveç të drejtave të paprekshme dhe të pashtrembërueshme të njeriut.”

“Individi guximtar është shumicë.”

“Njeriut i bën më mirë të udhëtojë vetëm, sepse mediton më shumë.”

“Paqja dhe korrektësia ndaj ndërhyrjeve evropiane janë qëllimet tona, dhe kështu do të vazhdohet ndërkohë që rendi ekzistues në Amerikë mbetet i pandërprerë.”

“Paqja dhe miqësia me gjithë njerëzimin mbetet politika jonë më e zgjuar, dhe unë dëshiroj që ne të jemi të përkushtuar t’iu përmbahemi atyre.”

“Politika është një tronditje e tillë sa do t’ia këshilloja kujtdo që ia dua të mirën të mos përzihet me të.”

“Pushteti nuk është ndjellës për mendjet e varfëra.”

“Fjalimet që maten me orë do të vdesin brenda orës.”

“Shija nuk mund të kontrollohet nëpërmjet ligjit.”

“Qeveria më e fuqishme është ajo ku çdo njeri ndjehet pjesë e saj.”

“Deti zhurmëmadh i lirisë nuk është kurrë pa dallgë.”

“Kujdesi për jetën dhe lumturinë njerëore, dhe jo shkatërrimi i tyre, është qëllimi i parë dhe më i mirë i çdo qeverie.”

“Toka iu përket të gjallëve, nuk iu përket të vdekurve.”

“Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen për mua më shumë se vlera e çdo paraje.”

“Zoti që na krijoi, na e dha njëkohësisht edhe lirinë.”

“Mendimi i mirë i njerëzimit, si leva e Arkimedit, sapo t’i jetë dhënë pika e mbështetjes, e lëviz botën.”

“Njeriu që nulk lexon asgjë është më i ditur se ai që nuk lexon asgjë tjetër veç gazetave.”

“Në çastin që një njeri formon një teori, përfytyrimi i tij shikon në çdo objekt vetëm të dhënat që e favorizojnë teorinë e tij.”

“Edhe lufta më e suksesshme rrallë paguan për humbjet e shkaktuara.”

“Pema e lirisë duhet njomur nga koha në kohë prej gjakut të patriotëve dhe të tiranëve.”

“Shpirti i rezistencës ndaj qeverisë është kaq i vlefshëm në disa raste sa do të doja ta mbaja gjithmonë të gjallë.”

“Ka një aristokraci natyrale tek njerëzit. Bazat e saj janë virtuti dhe talentet.”

“Nuk ka të vërtetë që unë i trembem … ose që do të doja të ishte e panjohur për tërë botën.”

“Njerëzit e druajtur parapëlqejnë më shumë qetësinë e despotizmit se detin e zhurmshëm të lirisë.”

“Për të depërtuar dhe për t’i davaritur retë e errësirës, mendja njerëzore duhet të forcohet nëpërmjet shkollimit.”

“E vërteta sigurisht që është një degë e moralit dhe tejet e rëndësishme për një shoqëri.”

“Ecja është ushtrimi më i mirë fizik. Bëjeni zakon të ecni shumë shpejt.”

“Kalimi nga depostizmi në liri nuk është shesh me lule.”

“Kur një njeri merr një besim publik, ai asnjeherë nuk duhet ta konsiderojë veten një pronë publike.”

“Nëse më lihej mua në dorë të vendos a duhej të kishim një qeveri pa gazeta apo të kemi gazeta pa një qeveri, unë do ta parapëlqeja menjëherë pa nguruar këtë të dytën.”

“Kur njerëzit janë të mirinformuar ata mund t’i besojnë qeverisë së tyre.”

“Kurdo që jeni duke bërë diçka, veproni sikur e gjithë bota është duke ju parë.”

“Atje ku shtypi është i lirë dhe ku çdo njeri mund ta lexojë, gjithçka është e sigurt.”

“Ne nuk mund të stivosemi në qytete të mëdha si në Evropë, ne do të bëhemi të korruptuar si Evropa.”/KultPlus.com

‘Dritarja e Marin Shkrelit’, së shpejti vjen libri më i ri i Ndue Ukajt

Së shpejti pritet të botohet libri i autorit Ndue Ukaj, ‘Dritarja e Marin Shkrelit’ nga Shtëpia Botuese  “Onufri”, shkruan KultPlus.

Lajmin për botimin e librit e ka bërë të ditur vetë autori i librit Ndue Ukaj, përmes një postimi në facebook.

“Ky është romani im që botohet së shpejti nga Shtëpia Botuese “Onufri”.

Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që janë bërë bashkëudhëtarë të këtij romani: Elsa Skënderin dhe Adil Ollurin për leximin e dorëshkrimit, sugjerimet dhe tekstet vlerësuese, Bujar Hudhrin për botimin, Enxhi Hudhrin për profesionalizmin dhe përgaditjen e bukur të romanit.

Falenderoj pamasë familjen time për mirëkuptimin, Editën për leximin dhe inkurajimin, miqtë dhe mikeshat që e kanë lexuar dhe më kanë motivuar”, ka bërë të ditur autori Ukaj./KultPlus.com

Bukuri

Poezi nga Cemal Süreya

Përkthimi dhe përshtatja nga turqishtja: Edis Galushi

Këto janë duart e tua, këto këmbët.
Këto janë aq të bukura sa që ska më.
Këto janë flokët e tua, që u shprëndanë brenda natës.
Shiko, ky je ti fëmija im.
Me të pasur gjithë këtë shtrat përfundi nesh,
ti, deri në mëngjes, fjete mbi krahun tim.
Unë s’të gënjëj. Vallah-Bil-lah.
Ti je aq i bukur sa që s`ka më.

Shih ti, edhe sytë e tu janë këtu,
edhe maja e syve që tani u mësua të jetoj.
Mirë që është këtu, se çka do të bëja unë?.
Shiko zemër, krahët e tu, tërësisht të zhveshur.
Shiko, nuk ka mbetur asnjë sekret mes nesh.
Sytë e tu shtatë në ora tetë të mëngjesit, po më shikojnë mua.
Çfarëdo gjynahi (mëkati) që kemi bërë 50:50.

Ti, në fakt, shikoji këto. Këto janë buzët e tua.
Ato mund të flasin, të puthin.
Fort të putha kur të pash herën e parë.
Ishim në varkë, dhe varka po shkonte nga bregu.
Tri hapa më largë, shihej Stambolli.
I shtrirë, të putha butë.
Menjëherë, aty pranë nesh, kalonin peshqit.

Rreth autorit: Cemalettin Seber ose i njohur si Cemal Süreya (1931, Erzincan – 9 janar 1990, Stamboll), poet, shkrimtar dhe përkthyes turk. Një nga poetët kryesorë të poemës së Dytë të Re – një lëvizje moderniste në poezinë turke. Megjithëse eksperimentet e para i bëri me poezi me skica, studimet e tij kryesore për poezi filluan gjatë viteve të universitetit.

Poezinë “Güzelleme” (përkth. Bukuri) e ka shkruar në vitin 1954. / KultPlus.com

Ikja e Matthew Perry, si një kujtesë për brezin tonë

Ryan Coogan

Është e vështirë të dish saktësisht se si të reagosh kur vdes një personazh i famshëm. Në shumë kuptime, ne nuk po vajtojmë vërtet një qenie njerëzore; po vajtojmë një rol, ose një shfaqje që na ka ndikuar në një farë mase. Nëse nuk i njohim ata personalisht, nuk ka të ngjarë të jemi të trishtuar që nuk do i kemi më pranë. Nuk ndikon në të përditshmen tonë.

Jemi të trishtuar që nuk do të ketë më filma, apo episode, apo këngë, apo shaka prej tyre. Më shumë se kaq, mendoj se jemi të trishtuar kur papritur na kujtohet se po plakemi; se personi që e admironim teksa rriteshim nuk është më – dhe po ashtu edhe fëmijëria jonë. Ka diçka shumë egoiste në pikëllimin tonë.

Për shumicën prej nesh, vdekja e papritur e Matthew Perry është një tronditje e tillë, jo sepse ai ishte dikush që na argëtoi teksa rriteshim, por sepse ai – dhe seriali që dha një dorë për të krijuar – ka qenë i pranishëm në jetët tona, për kaq shumë kohë.

Nëse je fëmijë i viteve tetëdhjetë, nëntëdhjetë apo 2000, Friends është një prej atyre serialeve televizive që ti ndjen se ka qenë gjithmonë aty, i pranishëm. Sigurisht, përfundoi 20 vjet më parë, por është i ngulitur në kulturën tonë kaq shumë, saqë ndjehet pak si i kudogjendur. Mendoj se prandaj nuk e kanë ndjerë ndonjëherë nevojën që të ribashkohen për një film apo seri të re. Përse të ribashkohen? Ata kanë qenë gjithmonë aty.

Nëse teksa rriteshe, ke qenë një fëmijë në ankth që vinte veten në lojë për të shpërqëndruar bullistët në shkollë, personazhi i Chandler Bingut ka qenë ndoshta ndër të preferuarit e tu. Jam i sigurt që vetë Perry do të thoshte që nuk ka dashur kurrë që personazhi i tij të ishte një model, por ja që i tillë u bë.

Qarkullon në X dhe në facebook diçka që Perry ka thënë, kur është pyetur se cila do të jetë trashëgimia e tij pas vdekjes. Në librin me kujtime që botoi vitin e kaluar, Perry thoshte: “Kur të vdes, e di që njerëzit do të flasin për Friends, Friends, Friends… Kur të vdes, dua që Friends të renditet shumë prapa gjërave të tjera që bëra për të ndihmuar të tjerët. E di që nuk do të ndodhë, por do të ishte bukur”.

Ka të drejtë. Në fakt, trashëgimia e vërtetë e Perryt do të jeta puna e tij për të ndihmuar atë që vuajnë nga varësia, dhe në kuptimin material, ka të drejtë që e dëshiron. Sa i përket gjërave që kanë vërtetë rëndësi, ka shumë më tepër vlerë kur ndihmon dikë të përmirësohet, se sa të bësh një milion millenials nostalgjikë që të qajnë.

Por Perry si Chandler përfaqëson diçka për brezin tonë, që është e vështirë ta kuantifikosh.

Për brezin tonë mund të jetë e para humbje vërtet “e madhe” që kemi përjetuar kolektivisht. Ka të tjera ikona që kanë ikur nga kjo botë, sigurisht, por Perry ishte kombinimi i saktë i një personazhi jo dhe aq të ri por jo dhe aq të moshuar, që të bën të reflektosh për vdekshmërinë tënde.

Shumë prej nesh u rritën duke dashur të jenë si miqtë tek Friends, dhe tani na duhet të përballemi me faktin që shumica prej nesh janë më të moshuar sesa ishiin ata në disa apo të gjitha sezonet e serialit. Jemi të moshuar.

Të gjithë e dimë, në një nivel intelektual, se gjërat nuk zgjasin dot përgjithmonë. Por e kemi seriozisht apo jo, thellë thellë vazhdojmë të pretendojmë sikur ato në fakt zgjasin. Ikja e Perry është një kujtesë e pashmangshme se, në fakt, edhe kjo do të kalojë. Ndoshta është duke kaluar. Ndoshta disa gjëra edhe kanë ikur, dhe ne nuk e kemi vënë re. / The Independent – Bota.al/KultPlus.com

‘Festa e Ullirit’ në Petrelë, Veliaj: Produktet ‘Made in Tirana’ tregtohen edhe në shtetet fqinjë

Në Petrelë u organizua në fundjavë “Festa e Ullirit”, një aktivitet që rikthehet për të dytin vit radhazi.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se këto lloj aktivitetesh i sjellin vetëm të mira qytetit, pasi qytetarët priren më shumë që të konsumojnë dhe të blejnë produktet vendase, si dhe të shijojnë një fundjavë ndryshe në fshat.

“Petrela është një lagje e Tiranës dhe përpara se të kërkojmë tregje të tjera, tregun më të madh e kemi këtu. Për të gjithë ata që kanë ardhur nga Tirona, para se të blejnë gjëra si jashtë shtetit, këtu i kemi të freskëta, nuk kanë vite të tëra nëpër magazinë, sapo janë vjelë nga një bahçe, sapo janë përpunuar nga një dorë e një amvise dhe sapo keni ndihmuar duke blerë “Made in Tirana”, “Made in Albania”, të gjithë burrat dhe gratë që jetojnë në jetën e ndershme në fshat”, tha Veliaj.

Në fund të fjalës, Veliaj shtoi se është krenar që produktet bio shqiptare nuk tregtohen vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet fqinjë.

“Vaji i ullirit është një nga ato krenaritë tona, po jo vetëm krenari folklorike, po edhe një krenari ekonomike. Shumica e njerëzve mendojnë se Italia bën vajin më të mirë, madje bën shumë dhe i çon gjithë botës. Por, nuk është e vërtetë! Italia nuk mbulon as 60% të nevojave të saj. Një pjesë të madhe e blen nga Spanja, fatmirësisht një pjesë po blihet tani nga Shqipëria. Do të thotë se tregjet rreth nesh janë aq të mëdha sa na del dhe na tepron për tregun tonë, madje po krijohen lehtësira edhe për tregun jashtë. Edhe për të gjithë ata që kanë shkuar në restorante të ndryshme në botë, kanë parë vaj ulliri nga Shqipëria, ndjesia e krenarisë që një produkt nga bahçet tona ka përfunduar në disa nga vendet më të mira, më të njohura në botë, është vërtet një krenari e jashtëzakonshme”, përfundoi Veliaj./atsh/KultPlus.com

‘Finalmente…’/ Për herë të parë, Elsa Lila me koncert recital: Muzika është pasion, nuk bëhet me njerëz që s’të duan!

Më në fund Elsa Lila! Këngëtarja vjen me një koncert recital për hërë të parë për publikun shqiptar.

Në Pallatin e Kongreseve, po bëhen përgatitjet e fundit për koncertin e 1 nëntorit, ku Elsa Lila, e shoqëruar nga një bandë muzikore italiane do të performojë për të gjithë ata që janë rritur me këngët e saj, nga “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” e deri te “Evita”, kënga dedikuar vajzës, me të cilën mori pjesë vitin e shkuar në Festivalin e Këngës.

Me emocionet për këtë event të rëndësishëm në karrierën e saj, në një konferencë për mediat këtë të hënë, Elsa Lila u shpreh se ky koncert vjen si një ndjenjë detyrimi ndaj artdashësve që e kanë mbështetur në këto 27 vite në muzikë.

“Kur unë fillova në muzikë, shumë prej tyre ishin fëmijë si unë dhe tani jemi rritur. Nuk kam bërë më parë një koncert recital dhe këtë e ndjej si detyrim ndaj publikut që më ka dhuruar dashuri”.

Pse “Finalmente Elsa”?

“Finalmente, (më në fund), sepse pas gjithë këtyre viteve, vjen pjesëmarrja ime me një koncert të tillë. E kam lënë në italisht, që të shërbejë si një urë mes dy vendeve, pasi unë prej 26 vitesh jetoj atje dhe kam dy nënshtetësi. Kam parë disa komente, njerëz që thonë se nuk u pëlqen kjo (titulli i lënë në italisht), por unë besoj se në vitin 2023, kohët kanë evoluar kaq shumë, sa të ndalojmë në këto vogëlsira. Për mua ka rëndësi ideja”, shpjegoi këngëtarja.

Koncerti, një ndërthurje mes muzikës pop, barok dhe tradicionale

Të gjitha këngët e Elsës, të cilat i kemi dëgjuar dhe kënduar prej vitesh, do të jenë pjesë e koncertit. Para gazetarëve, artistja shpjegoi se në bashkëpunim me bandën italiane, do të interpretojë në skenë zhanret muzikore, në të cilat ka provuar veten gjatë krijimtarisë së saj artistike.

“Do të ketë pop mbi të gjitha, por edhe disa pjesë tradicionale shqiptare, pasi unë i kam kënduar si p.sh. ‘Margjelo’, që do të vijë në një tjetër version apo ‘Moj e bukura more’. Do të ketë edhe pjesë baroke”, tha këngëtarja.

Disa “sekrete” nga “Finalmente Elsa”

Pjesë e bandës muzikore do të jenë kompozitori Enrico Melozzi, që disa herë ka drejtuar orkestrën e Festivalit të Sanremos, kitaristi Nicola Costa, basisti Roberto Gallinelli, Lele Melotti, Alberto Barsi, Donato Sensini, Guido Della Gatta e Clauidio.

I ftuar special do të jetë këngëtari Pirro Çako. Kënga e Lilës në bashkëpunim me Çakon “Diferenca je ti” është ende një hit dashurie. “Do të jem unë, muzika dhe miqësia”, tha këngëtarja, duke treguar se s’do të ketë të ftuar të tjerë dhe për këtë e ka një shpjegim:

“Muzika për mua është mjeti më i fortë i shprehjes. Duke qenë pasion, nuk mund të bëhet në mënyrë organike me njerëz që s’të duan!”

Për Elsa Lilën, muzika është vetë jeta, ndaj edhe pse është shkëputur disa herë nga tregu muzikor, thekson se do të merret me muzikë “derisa të vdesë”. Ndërkohë, organizatorët zbulojnë se ky koncert recital nuk do të jetë ‘show’, por do të ketë “muzikë të mirë dhe disa rrëfime përmes këngës nga artistja”, që publiku mund t’i shijojë këtë të mërkurë në mbrëmje, në Pallatin e Kongreseve./topchanel/KultPlus.com

Kryeministri Kurti i kërkoi Von der Leyen në takim të vendosen sanksione ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e sotëm që e pati me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për agresionin serb që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ekstradimit të Milan Radoiçiq në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim fer dhe të drejtë për veprat e tij, dhe në të njëjtën kohë domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Serbisë në mënyrë që sulme të tilla mos përsëriten.

Kurti e falënderoi Von der Leyen për përkushtimin e saj ndaj agjendës evropiane të Kosovës, teksa e njoftoi atë me rezultatet e deritanishme të qeverisjes, zhvillimet e fundit në vend, takimin e 26 tetorit me liderët evropianë dhe me qëndrimin e Kosovës në raport me propozimin e BE-së dhe ShBA-së për zbatimin e nenit 7, ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike.

Ai e njoftoi edhe për projektet e ndryshme infrastrukturore, përfshirë ato të cilat tashmë kanë mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, por edhe projekte tjera të cilat mund të përfitojnë nga mbështetja, sikurse është ai i hekurudhës Prishtinë-Durrës.

Në takim u fol edhe për Planin për Zhvillim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, përfitimet e mundshme nga ai, si dhe për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përparësitë e tij për rajonin, përkatësisht Ballkanin Perëndimor.

Ky ishte takimi i gjashtë ndërmjet Kurtit dhe Von der Leyen./Klankosova.tv/KultPlus.com

‘Horeca Business Club’: Shqipëria, destinacioni i preferuar i polakëve

Vitin e kaluar, termat e futur më shpesh në motorët e kërkimit kishin të bënin me pushimet në Greqi, Kroaci dhe Itali. Këto destinacione kanë qenë prej kohësh të preferuarat e polakëve, por ajo që ka habitur është fakti se pushimet në Shqipëri ishin po aq të pëlqyera sa ato në Itali, shkruan në një artikull revista polake e biznesit “Horeca Business Club”.

Ekspertët e “Interhome”, kryen një analizë të plotë bazuar në të dhënat e polakëve që kërkonin në internet destinacione pushimi në Evropë.

Sipas studimit për tendencat e kërkimit online të vendpushimeve nga shtetasit polakë, Shqipëria regjistroi 2 900 kërkime dhe një rritje në 86%.

Drejtime të reja në horizont

Nuk mund të mohohet se një rritje prej 86% e kërkimeve tregon drejtime të reja në turizëm.

Një rritje e tillë u regjistrua në vitin 2022 për togfjalëshin “Pushime në Shqipëri”, i cili kërkohej nga polakët mesatarisht 1 559 herë në muaj dhe në vitin 2023 ky numër u rrit në 2 900.

Kjo dëshmon se turistët polakë janë më të gatshëm të eksplorojnë destinacione më pak të njohura dhe të kërkojnë një arratisje nga turizmi komercial.

Vlen gjithashtu të theksohet se Shqipëria po shënon një rritje të interesit të, absolutisht çdo polaku.

Shqipëria, është një nga vendet ku turizmi sapo ka filluar të zhvillohet dhe shumë udhëtarë janë në kërkim të destinacioneve pa turma turistësh.

Për më tepër, Shqipëria ofron çmime të përballueshme të shërbimeve turistike.

Kjo i shtyu ata të kërkonin alternativa më të lira.

Shpjegimi për këtë tendencë në rritje si në rastin e Shqipërisë lidhet me dëshirën për të eksploruar vende dhe rajone të reja.

Shqipëria ofron një klimë të butë, kohët e fundit ka qenë e njohur në mesin e turistëve që kërkojnë pushime edhe jashtë sezonit turistik./atsh/KultPlus.com

Richards për bashkëpunimin me McCartneyn: Si në kohët e vjetra

Keith Richards ka thënë që incizimi i këngëve me Paul McCartneyn ia jepte ndjesinë e kohëve të vjetra.

McCartney së fundmi mori pjesë në albumin e ri të bendit, “Bite My Head Off” ku ka luajtur bas.

Në një intervistë për Matt Wilkinsonin në Apple Music 1, Richards tha që kjo ia kujtonte kohët e vjetra.

“Ndieva sikur kishte ardhur vakti…e njoh Paulin që 60 vjet. Edhe pse ai dhe John Lennoni kishin regjistruar vokale përcjellëse për ne në të 60-tat. Ishte zbavitëse të luanin bashkë”, ka thënë Richards.

“Në fund të ditës, thashë, ndihem sikur në kohët e vjetra”./KlanKosova/KultPlus.com