Albumi i Ermonela Jahos në 100 regjistrimet më të mira, urim special i Yuri Kim

Albumi “Madama butterfly” i sopranos së njohur shqiptare, Ermonela Jaho renditet nga “Sunday Times” në 100 regjistrimet më të mira të vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sopranoja e njohur, e cila e ka shpërndarë njoftimin në rrjetet e saj sociale.

Kanë qenë të shumtë miqtë e saj, të cilët e kanë uruar për këtë arritje të saj.

Mes atyre që e kanë uruar ka qenë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ndërsa ka shpërndarë postimin e Ermonelës, Kim shkruan bashkëngjitur “Ti je një thesar.”/ KultPlus.com

Ermonela Jaho bëhet ambasadore e Fjongos Rozë

“Unë nuk jam viktimë e kancerit të gjirit. Unë jam duke u përballur me kancerin e gjirit.
Unë nuk po vdes. Unë po jetoj.
Unë nuk jam duke kuruar. Unë jam duke shëruar.
Unë nuk kam frikë. Unë kam besim!”

Nën sloganin “Fjongo Rozë më kujton”, YWCA of Albania vazhdon fushatën intensive gjatë muajit tetor, të njohur ndërkombëtarisht si muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit!

Nismat e vazhdueshme të informimit, ndërgjegjësimit, mbështetjes së drejtpërdrejtë, ofrimit të këshillimit psikologjik online falas, marshimet e përvitshme, diskutimet e vazhdueshme dhe ndarja e historive personale janë simbolika të kauzës sonë më të rëndësishme.

Sopranoja e njohur botërisht, i është bashkuar kësaj nisme dhe tashmë është ambasadoren e Fjongos Rozë duke ofruar një kontribut të pazëvendësueshëm në këtë mision human.

“Ne jemi këtu, për të qenë pranë çdo gruaje dhe vajze gjatë përballjes me kancerin e gjirit. Ne ndjekim hapat tuaja në këtë betejë dhe përtej errësirës, dilemave e dhimbjes, së bashku do ia dalim! Ti mund të japësh ndihmën tënde! Edhe ti! Të gjithë ne! Vendosni fjongon rozë dhe bëhuni këtë muaj bashkudhëtarë të YWCA of Albania në aktivitetet e planifikuara. Ndërgjegjësim… Parandalim… Mbështetje… Kurajo… Triumf…”, shkruan në faqen e tyre Shoqata Kristiane. / KultPlus.com

Ermonela Jaho me “Anima Rara” në krye të klasifikimeve në platformat digjitale

Vetëm tre ditë pas publikimit të albumit të saj “Anima Rara”, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ndodhet e para në listën e “Warner Classic” “Operat që duhet t’i dëgjosh” në disa nga platformat digjitale si: Spotify, iTunes & Deezer.

Sopranoja jonë me famë botërore Ermonela Jaho e ka rregjistruar këtë album që përmban 70 minuta muzikë, nëntorin e vitit të kaluar në Palau de les Arts Reina Sofia de Valencia (Spanjë)Për këtë album debutues ylli i skenës lirike Jaho bashkëpunoi me “Orquestra de la Comunitat Valenciana” nën drejtimin e dirigjentit Andrea Battistoni.

Albumi “Homazh Rosina Storchio-s. Anima Rara” sjell bashkë në një përmbledhje të vetme muzikën që ka kënduar sopranoja italiane Rosina Storchio, e njohur edhe për krijimin e rolit të Cio-Cio San në kryeveprën e Pucinit “Madama Batërflai” kur ajo u interpretua premierë në vitin 1904 në La Scala të Milanos.

Në këtë përmbledhje Ermonela interpreton ariet e Puçinit (“Un bel dì vedremo”, “Con onor muore… Tu? Tu? Piccolo Iddio” de Madama Butterfly), Leonkavalos (“Musette svaria sulla bocca viva”, “Mimì Pinson, la biondetta” de La bohème), Maskanjit (“Un dì (ero piccina)” de Iris; “Ah! Il suo nome!… Flammen, perdonami” de Lodoletta; “Son pochi fiori” de L’amico Fritz), Massenet (“Pendant un an je fus ta femme”; Prélude Acte V y “Demain je partirai” de Sapho; “Allons! Il le faut… Adieu, notre petite table” nga Manon), Giordano (“Nel suo amore rianimata” de Siberia), Verdi (“Teneste la promessa… Addio del passato” de La traviata) dhe Catalani (“Ebben? Ne andrò lontana” de La Wally).Albumi doli në 25 shtator dhe u lancua fillimisht në orën 18.00 të kësaj date në faqen e FB të Opera Raras.

Ndërkohë “Sopranoja më e famshme në botë” sipas “The Economist”, apo “Madama Batërflai më e mirë që Londra ka parë në shumë vite” sipas “Independent”, e “ Paraqitjes triumfuese në Madama Batërflai” sipas the “Guardian” ndodhet në Greqi.Shfaqja do të mbahet në datën 10 tetor në Sallën Stavros Niarchos të Operës Kombëtare të Greqisë.

Ja si e përshkruante vetë Teatri i Operës së Greqisë pjesëmarrjen e divës shqiptare: “E vetmja Ermonela Jaho, një nga sopranot më të rëndësishme të planetit është tashmë në Athinë për provat Madama Butterfly me Teatrin Kombëtar të Greqisë”.

Të dielën sopranoja shqiptare ishte në kopertinën e revistës “ΒΗΜagazino” e cila i kushtoi një vend të veçantë në faqet e saj me rastin e intervistës së parë të Ermonelës për një media greke.

Shitja e biletave ka nisur tashmë si për këtë shfaqje po ashtu edhe për shfaqjet e sezonit tetor – dhjetorit, te cilat ende rrezikojnë të mos mbahen për shkak të numrit në rritje te rasteve me COVID, cka mund të sjellë një karantinë të dytë për Athinën./ KultPlus.com

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho për herë të parë para publikut grek

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, me 10 tetor, do të ketë performancë në Operën Kombëtare Greke. Artistja, e cila jeton në SHBA, do të performojë në rolin e Cio-Cio-San në operan “Madama Butterfly” të Giacomo Puccini-t.

“Sopranoja më e famshme në botë ”, sipas Economist, “Mad Madama Butterfly më e mira që Londra ka parë në shumë vite ′ sipas Independent” dhe “paraqitje triumfuese në Madama Butterfly” sipas Guardian.

Ermonela Jaho unike, një nga sopranot më me zë në botë, është tashmë në Athinë për provat e Madama Butterfly të Operas Kombëtare.

Lajmi u bë i ditur sot nha, ΒΗΜagazino e cila botoj ​​së bashku me Tovimagr të së Dielës, Ermonella Jaho në kopertinën e gazetës, me rastin e intervistës së saj të parë me një medium grek, Kosmas Vidos./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/Ermonela.Jaho.Soprano/posts/3647602501939323

Ermonela Jaho rrëfen albumin e saj: ‘La traviata” shkaku që u bëra soprano, sot ëndërr e jetuar treqind herë

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho sjell albumin me 14 arie operistike “Anima Rara”. Artistja rrëfen arsyet, se përse në këtë album recital ka përzgjedhur edhe rolin e Violetës tek “La traviata”, të cilën e ka kënduar rreth 300 herë në skenat më prestigjioze të botës.

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, as gjatë pandemisë COVID 19 nuk ka hequr dorë nga muzika klasike. Ajo është duke punuar për t’i dhënë jetë albumit recital “Anima Rara”.  Në këtë album artistja përfshinë muzikën e interpretuar nga sopranoja e njohur lirike Rosina Storchio.

Ariet e disa prej operave më të njohura, që Jaho këndon janë: ‘Madama Butterfly’ e Puçini-t, ‘La Bohmeme’ e Leoncavallo-s, ‘Siberia’ e Giordano-s dhe ‘La traviata’ e Verdi-t, e shoqëruar nga Orkestra “Comunitat Valenciana Andrea”. Vet artistja përmes rrëfimit në rrjete sociale, zbulon detaje për regjistrimin e arieve operistike, veçanërisht “La traviata”-s.

“’La Traviata’ është shumë e veçantë për mua, pasi ka qenë opera e parë që kam dëgjuar. Madje ka qenë shkaku, pse unë vendosa të bëhesha këngëtare klasike.  Pasi e dëgjova këtë operë për herë të parë, rashë menjëherë në dashuri me shpirtin e Violetës dhe ëndrra ime filloi. Dëshiroja të interpretoja të paktën një herë në jetë rolin e Violetës. Dhe tani, e kam jetuar këtë ëndërr përreth 3 qind herë. Dhe çdo herë, në secilin nga rastet që unë kam veshur fustanin e saj kam zbuluar shpirtin e saj njerëzor të lidhur me shpirtrat tanë njerëzor”, shprehet sopranoja Ermonela Jaho.

E vlerësuar nga kritika botërore, si një nga këngëtaret më të shkëlqyera lirike, për vërtetësinë dhe forcën që përcjell përmes interpretimit, sopranoja shpjegon arsyet, se përse në rolin e Violetës, ka gjetur vetveten

“Çdo herë kam zbuluar shpirtin e Ermonelës dhe kjo është një nga arsyet që pse unë dua që aria nga “La traviata” të jetë në albumin tim të parë. Ne vendosëm të këndojmë “Addio del passato”, arien nga akti i fundit i Traviatës. “Addio del passato” është një lamtumirë që i jepet jetës. Violeta është tërësisht e braktisur, nga Zoti apo shoqëria dhe njerëzit që ajo do.  Unë e lidh gjithmonë këtë pjesë me ndjesinë e të arriturit në atë pikë, sa të humbasësh besimin në çdo gjë që ka pasur rëndësi në jetë. Dhe kjo është kaq e trishtë!”, vijon Jaho.

Ndonëse, eksperiencat që artistja shqiptare numëron në skenat botërore janë të shumta, ajo vazhdon që ta dojë përherë edhe më shumë rolin e Violetës tek “La traviata”.

 “Ne të gjithëve na ka ndodhur të gjendemi buzë greminës dhe është shumë e dhimbshme. Është shumë e dhimbshme, dhe të kuptohesh vetëm pasi ke ikur. Siç ndodhi me Violetën. Kam zbuluar veten time në këtë arie, sa herë e kam kënduar. Ndërsa jeta kalon dhe numëroj eksperienca të reja, kjo arie më bën të reflektoj për secilën prej tyre, ja pse e pëlqej atë kaq shumë”.

Në albumin “Anima Rara” që del në treg edhe në formatin fizik e digjital nga data 25 shtator, përfshihen 14 arie me muzikën klasike më të vlerësuar në botë. / Shqiptarja.com/ KultPlus.com

Shqiptarët nuk kanë të ndalur, sopranoja Ermonela Jaho nominohet për titullin “Këngëtarja e Vitit” në Gjermani

Opus Klassik në Gjermani ka shpallur listën e të nominuarve nëpër kategori të ndryshme për artistë të muzikës klasike, dhe në këtë listë është e nominuar edhe artistja e famshme shqiptare Ermonela Jaho, shkruan KultPlus.

Ermonela Jaho që është e njohur për rolet e mëdha të shfaqjeve operistike nëpër shumë skena të mëdha prestigjioze të botës, në këtë garë është e nominuar në kategorinë “Këngëtarja e Vitit”, ku ka të përfshirë edhe shumë këngëtare të tjera operistike që kanë famë ndërkombëtare.

Organizatorët kanë bërë të ditur se tashmë juria për vlerësim të çmimeve është caktuar, kurse fituesit do të shpallen më 18 tetor në Shtëpinë e Koncerteve në Berlin./KultPlus.com

Ermonela Jaho: Do të gjejmë një mënyrë për të pasur artin tonë

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, është një nga yjet e skenave botërore, me role në shfaqje të ndryshme të operës ku ka marrë shumë vlerësime. Si personazh në serinë “Opera në kohën e virusit Covid-19” të faqes “OperaWire”, sopranoja shqiptare shprehet mes të tjerave se publiku do ta kuptojë se çfarë sakrificash kërkon kjo kohë edhe nga të gjithë artistët.

“Mendoj se ndikimi më i madh do të jetë që të kuptojmë se ky profesion është jashtëzakonisht i cenueshëm. Shpresoj që publiku do ta kuptojë tani çfarë sakrificash kërkon nga të gjithë artistët, që të jenë në skenë dhe të nxjerrin jetesën nga arti i tyre. Zhvillimi i ri do të jetë transmetimi online siç e kemi parë. Edhe pse asgjë nuk e zëvendëson emocionin e pastër të të qenit afër artistëve gjatë performancave dhe energjinë, që e ata e marrin nga publiku e që transmetohet edhe tek interpretuesit, ne do t’ia arrijmë të gjejmë një mënyrë për ta pasur artin tonë”, shprehet sopranoja Jaho. Operat “Madama Butterfly” , “La traviata” etj, janë disa nga veprat që Jaho ka shkëlqyer në skena. Sopranoja e njohur Ermonela Jaho në shkurt të një viti më parë shënoi një tjetër sukses edhe në Mynih të Gjermanisë. Sopranoja erdhi në skenë me rolin kryesor, atë të Violetës në operën “La Traviata”, e cila është shfaqur shumë në teatrot italiane, por edhe në rreth 23 shtete të botës. “La Traviata” me Ermonela Jahon ishte më herët edhe në skenën e në teatrit të operës “Bayerische”. Me një aktivitet të vlerësuar në skenat botërore, një tjetër shkrim vjen për sopranona ishte dhe nga “The Guardian”. Kritiku John Crace pohon se sopranoja është mahnitëse.

“Jaho është sopranoja më e mirë në botë. Pikë. Aftësia e saj për të hyrë në rolet që interpreton, është mahnitëse”, thotë ndër të tjerët John Crace, për prestigjiozen britanike “The Guardian”. Në korrik të një viti më parë sopranoja Ermonela Jaho ishte me operën “Ana Bolena” në skena të huaja. Sopranoja interpretoi rolin kryesor në operën e Donizzetit “Anna Bolena”, në premierën e këtij produksioni, që hapi siparin e Opera Australia në fillim të muajit korrik. “The Economist” dhe “Financial Times” po ashtu shkruajnë me vlerësime atë kohë për sopranon shqiptare.

“Një ëngjëll i zjarrtë”, e cilëson “The Economist” sopranon shqiptare Ermonela Jaho për interpretimin e rolit të Ana Bolenës, në operën e Donizzetit. /KultPlus.com

Këtu mund ta shikoni shfaqjen operistike “La Traviata” me Ermonela Jahon (VIDEO)

Shfaqja “La Traviata” ku rolin kryesor e bartë sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho mund të shihet për së afërmi, shkruan KultPlus.

Sopranoja Ermonela Jaho ka njoftuar se produksioni i Traviatës nga Opera Mbretërore e Londrës mund të ndiqet në këtë video./KultPlus.com

https://www.marquee.tv/videos/royaloperahouse-latraviata?fbclid=IwAR1TW4zJA6FVyUg_GUdldJt4PydXlQcK_isYMxtNaQC-UnpGQ-M1wCQmTe8
073 Ermonela Jaho as Violetta Val‚ry (C) ROH, 2019. Photographed by Catherine Ashmore

Ermonela Jaho: Nexhmija ka qenë idhulli im

Vdekja e Nexhmije Pagarushës, sigurisht se në veçanti ka prekur komunitetin e artistëve, prej të cilëve shumica e kanë njohur edhe personalisht, shkruan KultPlus.

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, ka treguar për KultPlus se lajmin për humbjen e Nexhmijes e ka pranuar me shumë trishtim.

‘Nexhmija ka qenë idhulli im kur isha fëmijë, jam impresonar që e vogël kur e dëgjoja në radio këngën e Bareshës. Dhe zëri i saj më ka ndjekur gjatë rrugëtimit të ëndrrës sime si këngëtare”, ka thënë Jaho për KultPlus.

Jaho poashtu ka treguar se Nexhmijen e ka njohur në një koncert bamirësie në Prishtinë.

”Ka qenë një emocion i papërshkruar takimi dhe përqafimi i saj, që e ruaj si një ndër kujtimet më të shtrenjta të jetës sime si artiste. I paharruar kujtimi i saj”, është shprehur tutje ajo. / KultPlus.com

Jaho mahnit skenën prestigjioze të Londrës, merr vëmendjen e medieve ndërkombëtare

Performanca e fundit e Ermonela Jahos, e cila ka zënë vend në sallën prestigjioze të Londrës ‘’Wigmore Hall’’, ka bërë bujë të madhe nëpër botë, duke marrë kështu vëmendjen e medieve më prestigjioze ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Koncert ky i cili u realizua të hënën, iu dedikua sopranos italiane Rosina Storchio (1872-1945), e cila njihej si yll i premierave botëore të Puccinit e Giordanios. Me këtë koncert u shënua edhe 50-bjetori i kompanisë ‘Opera Rara’.

Performanca e Jahos u shoqërua nga pianisti Steven Maughan, ku ajo interpretoi një kombinim të këngëve italiane dhe franceze me arie operistike të cilat Rosina Storchio i kishte performuar më parë.

‘’Aftësia e jashtëzakonshme e sopranos shqiptare për të hyrë në mendjen e një personazhi e bëri këtë recitim një rast shumë të veçantë’’, thuhej në The Guardian.

Ndërsa gazeta britanike ‘’The Independent’’, shkruante se si Ermonela një shqiptae fama e së cilës erdhi ngadalë por kur erdhi kishte tronditur botën e artit duke ngjallur lot e emocione tek publiku.

‘Pak këngëtare të tjera kanë aftësinë e saj për të përqendruar tërë fokusin e një skene dhe të detyrojnë vëmendjen tonë për çdo nuancë të shprehjes së saj’’, thuhej ndër të tjera në The Independent. / KultPlus.com

Një koncert bamirësie sjell në Tiranë Ermonela Jahon

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho e cila gjithashtu është dhe ambasadore e YWCA në kauzën e “Fjongos Rozë”, do të marrë pjesë në koncertin e bamirësisë në Tiranë.

Të gjitha fitimet e këtij koncerti do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri. Këtë lajm e ka zbuluar kryebashkiaku Veliaj me anë të një postimi në “Facebook”.

“Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t’ju bashkuar zërit të vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie. Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë. Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse. Ps. Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura”, shkruan Erion Veliaj bashkangjitur videos së publikuar.

Koncerti do të zhvillohet ditën e sotme dhe pritet që pjesëmarrja të jetë e tepër e madhe./lapsi.al

Të gjitha fitimet e këtij koncerti do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri. Këtë lajm e ka zbuluar kryebashkiaku Veliaj me anë të një postimi në “Facebook”.

“Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t’ju bashkuar zërit të vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie. Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë. Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse. Ps. Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura”, shkruan Erion Veliaj bashkangjitur videos së publikuar.

Koncerti do të zhvillohet ditën e sotme dhe pritet që pjesëmarrja të jetë e tepër e madhe./lapsi.al /KultPlus.com

Ermonela Jaho me koncert bamirësie në Tiranë

Sopranoja e madhe kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit të vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie.  Fitimet e koncertit, që do të mbahet në datën 22 tetor do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri.

Ermonela Jaho, sopranoja  shqiptare me fame botërore do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert të madh në sallën e Katedrales Ortodokse. Duke qenë njëkohësisht ambasadore e YWCA në kuzën e “Fjongos Rozë”, ka përgatitur një surprizë për shqiptarët.

Lajmin e bënë të ditur vetë sopranoja e njohur nëpërmjet një posteri të koncertit, që ka protagonist edhe tre artistë të tjerë shqiptarë; Pantesilena Jaho, Vikena Kamenicën, Enada  Hoxhën dhe Elda Laron, ndërsa e ka konfirmuar më tej edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili fton qytetarët të ndjekin koncertin.

“Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit te vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie.  Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë.

Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse.

P.s Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura”, shkruan Veliaj në Facebook.

 Fitimet e koncertit që do të mbahet në datën 22 tetor do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur femrat me kancer gjiri. /shqiptarja.com/ KultPlus.com

Ermonela Jaho me koncert në Tiranë, mbështetë kauzën “Fjongo Rozë”

Ermonela Jaho është emëruar ambasadore e kampanjës “Fjongo Rozë”, kampanjë kjo për mbështetjen e grave në luftë me kancerin e gjirit, dhe pikërisht kjo kampanjë, sopranon e madhe Jaho do ta sjell në Tiranë, shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet më 22 tetor në Tiranë, dhe organizatorët kanë bërë të ditur se për këtë koncert, do të njoftohet më gjerësisht në ditët në vijim. Në këtë koncert do të prezantohen edhe :Vikena Kamenica, Elda Laro, Paola Jaho.

Më pas është bërë e ditur se organizator i këtij koncerti është YWCA of Albania shënon vitin e 11 në nismat për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Ne si organizatë dhe partnerët mbështetës jemi të angazhuar në informimin dhe mbështetjen e vajzave dhe grave në parandalimin dhe identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Këto nisma janë simbolika të punës sonë, të mesazheve të forcës e guximit, që i shprehim në marshimet e përvitshme, diskutimet e vazhdueshme dhe ndarjes së historive personale.
Ne jemi këtu! Ne jemi më të fortë së bashku! Ne jemi më të fortë kur kauzën tonë e mbështet ambasadorja jonë, sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho e cila do zhvillojë koncertin e bamirësisë dedikuar Fjongos Rozë.
Le të mposhtim frikën, turpin, stigmatizimin! Le të mposhtim dhe të parandalojmë! Le të krijojmë një tetor me ngjyra! Ti mund të kontribuosh! Edhe ti! Të gjithë ne! Vishuni me rozë, vendosni fjongon dhe bëhuni këtë muaj bashkëudhëtarë të YWCA of Albania në aktivitetet e planifikuara. Për ndërgjegjësimin! Për parandalimin! Për jetën, kauza e fjongos rozë!/KultPlus.com



Ermonela Jaho reagon pas akuzave që po i bëhen Placido Domingos për ngacmime seksuale

Pas akuzave për ngacmime seksuale që po i bëhen Placido Domingos, po reagojnë edhe artistë që kanë punuar me të e shpesh e kanë ndarë edhe skenën. Një prej tyre ishte edhe tenori shqiptar Ramë Lahaj i cili i doli në mbrojtje artistit, shkruan KultPlus.

Por, tashmë ka reaguar edhe sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, e cila në disa raste e ka ndarë skenën me Domingon.

Ajo ka theksuar se Domingo ka qenë gjithmonë jo vetëm më i madhi për nga zemërgjerësia dhe më i sjellshmi por edhe më i respektuari në raport me kolegët e tij.

“Kam pasur nderin dhe privilegjin të këndoj me Maestro Placido Domingo në disa prodhime dhe koncerte në të gjithë botën. Përveç të qenit një artist legjendar dhe madhështor që ka dhënë një kontribut të pakrahasueshëm në botën e muzikës, dhe jo vetëm përmes shfaqjeve të tij, por edhe përmes përkushtimit të tij të thellë për zhvillimin e brezave të këngëtarëve të rinj, Maestro Domingo ka qenë gjithmonë jo vetëm më i madhi për nga zemërgjerësia dhe më i sjellshmi dhe më eleganti në raport me kolegët e tij. Unë gjithmonë do të vlerësoj kujtesën e çdo përvoje artistike që kemi ndarë së bashku”, ka shkruar Jaho në Facebook.

Kujtojmë që AP ka publikuar deklarata e tetë këngëtarëve, valltareve dhe individë të tjerë që e akuzuan tenorin spanjoll për ngacmim, puthje të pahijshme dhe sjellje të tjera të padëshiruara. Megjithatë, deri më tani, askush nuk duket se ka paraqitur prova të qarta për pretendimet e tyre.

Në të njëjtën kohë, lajmi ka bërë një bujë të vërtetë dhe vetëm disa orë pas lajmeve, Opera e San Francisko ka anuluar performancën e tij në shtator. Ata ishin pak më të kujdesshëm në lidhje me Operën e Los Angelesit, duke thënë se do të hapnin një hetim.

Megjithatë, ndryshe nga publiku amerikan, shtëpitë e operave në Evropë nuk po arrijnë në përfundime të shpejta. Deri më tani, askush nuk ka marrë vendim që të anulojë performancat e Domingos duke përfshirë edhe qytetet si Milano, Cyrih e Londra. Disa nga kolegët e Domingos në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk janë të befasuar nga këto akuza dhe se duhet të “lihet të sharroj”. Nga ana tjetër, evropianët janë më të kujdesshëm dhe disa prej tyre i kanë dalë në mbrojtje. / KultPlus.com

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, feston sot ditëlindjen

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare e cila ka ‘pushtuar’ skenat e njohura botërore, sot feston ditëlindjen, shkruan KultPlus.

Ermonela Jaho  lindi në Tiranë, në vitin 1974, por u largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj.

Pas përfundimit të studimeve për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si: Giacomo Puçini në Milano Itali më 1997, Spontini International Ancona, Itali më 1998, në Rovereto Zandonai, Itali më 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalin Wexford më 2000 etj.

Ermonela Jaho filloi ta mësojë këngën në moshën 6 vjeçare. Pas diplomimit nga Liceu Artistik Jordan Misja, në Tiranë në 1992, ajo studion në Akademine e Arteve po në Tiranë. Ajo fiton një konkurs të organizuar nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli në Shqipëri, dhe vendoset në Itali ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës. Më pas, ajo ndjek studime muzikore ne Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia, në Romë.

Jaho fillon të interpretojë në skenë në Bolonja, në rolin e Mimit (La Bohème e Puçinit), në La Fenice, e më pas në rolin e Suzanës (Dasma e Figaros), si edhe në Trieste në rolin e Mikaelës (Karmen). Dalja e saj e parë në skenë jashtë Italisë ishte në festivalin e Weksfordit në Irlandë, ku këndoi operën Safo të Massenet, dhe Vajza e Orleanit të Çajkovskit. Në Gjermani, ajo shfaqet me rolin e Norinës (Don Paskuale) në Mynih. Më pas ajo interpreton përsëri Suzanën në Gjenevë dhe në Francë, në teatrin Kapitol të Tuluzës. Në Shtetet e Bashkuara, ajo paraqitet me Mimin, me Teatrin e Operës Michigan.

Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Ajo vazhdon të paraqitet me La rondine të Puçinit në Trieste, Karmen në Glyndebourne dhe La Traviata në Lion. Në 2009, ajo vjen si Liù (Turandot) në Filadelfia, Vitellia (La Clémence de Titus) në Avinjon, dhe Ana Bolena në Paris.

Në tetor 2010, ajo duartrokitet në rolin kryesor Thaïs (e kompozitorit Zhyl Masene) në operën e Tulonit. Në prill 2011, ajo luan rolin e Luizës në Luiza Miller e Verdit në operën e Lionit, nën regjinë e David Alden.

Tutje, Ermonela vazhdoi pa ndalur me role të reja e me interpretime në skenat më të mëdha botërore ku vazhdon edhe sot të mahnis publikin dhe kritikët më të mirë të artit.

Ermonela Jaho ka fituar edhe një sërë konkursesh ndërkombëtare si: Giacomo Puccini në Milano, Spontini në Ankona, Zandonai në Rovereto, Çmimi i artistit më të mirë lirik në Festivalin e Weksfordit e të tjerë.

Sot në ditëlindjen e saj, KultPlus ju sjell disa fotografi dhe video nga interpretimet e saj.  / KultPlus.com

Rrëfimi i sopranos Ermonela Jaho: Shqipëria më lindi dhe më rriti, bota më bëri artiste

Ermonela Jaho: “Që të arrija ëndrrën time duhej të sakrifikoja shumë, Shqipëria më lindi dhe më rriti, bota më bëri artiste.”

Një rrëfim i sopranos së madhe Ermonela Jahos: Fëmijëria, trishtimet ,vuajtjet e familjes, sakrificat për të realizuar ëndrrën e saj si artiste, ngjitjet në skenën Botërore si një artiste operistike e famshme.

Ylli i operës, sopranoja, Ermonela Jaho në një rrëfim për Teresa Levonian Cole në gazetën prestigjioze ”Financial Times” në Nju-Jork ka folur për vështirësitë e fëmijërisë në Tiranën e asaj kohe dhe se si nisi një jetë krejtësisht të re në Amerikë. “Zëri kumbues në dhomën e provave i Ermonela Jaho në Londër, ku po përgatitej për operën ‘Zazà’ të Leoncavallos”, autorja shkruan:- Zëri i saj ishte trishtues, kumbues dhe me një të ardhme të dukshme”. Jaho ka lindur në 1974-n në Shqipëri dhe u transferua në Tiranë së bashku me prindërit kur ishte 2 vjeçe. Mamaja e saj, e cila ishte braktisur nga prindërit dhe ishte rritur nga gjyshja, dëshironte të bëhej këngëtare dhe në fshehtësi mori pjesë në audicionet e Konservatorit të Tiranës, ku ajo fitoi një vend”, tregon Jaho. “Që fëmijë, e kisha parë dhimbjen në sytë e saj, por nuk e kuptoja shkakun e pikëllimit”, shprehet ajo për nënën e saj. Jaho ka trashëguar jo vetëm dashurinë e nënës për muzikën, por edhe sensin e saj të melankolisë. “Shqiptarët, – thotë ajo, – janë përgjithësisht të pasionuar pas këngës, por ajo ishte një fëmijë i ndrojtur”.

“Unë e mbaja gjithçka brenda”. Motra e saj me aftësi të kufizuara ishte shoqja më e mirë. “I vetmi moment kur u ndjeva e lirë ishte kur po këndoja. Ishte terapia ime”, thotë Jaho. E frymëzuar nga i ati, një ushtarak që kishte studiuar psikologji, Jaho hyri në Konservator në moshën 17-vjeçare, pasi fitoi pikët maksimale në provimin pranues. Aty mori mësime nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli, e cila e ftoi atë të studionte në Mantua, Lombardi për dy muaj. Jaho shkoi në Itali në vitin 1993 dhe qëndroi aty për 10 vitet e ardhshme. “Nuk doja të kthehesha”, thotë ajo. “Italia është shtëpia e muzikës. Në Shqipëri në periudhën e komunizmit, çdo gjë këndohej në shqip, pasi mund të përfundoje në burg nëse këndoje në gjuhë tjetër. Mamaja ime më mësoi pak anglisht kur isha e vogël, por në fshehtësi”. Më tej, Jaho ndoqi Akademinë prestigjioze Kombëtare të Santa Çecilias në Romë. Që të mbante veten gjatë studimeve ajo punoi si ndihmëspastruese, dhe pasi fitoi një konkurs këndimi, u zhvendos në një hotel që drejtohej nga murgeshat. “Ndonjëherë nuk kisha para për ushqime, por kurrë nuk ia thashë njeriu”, tregon ajo. “E kuptova që për të arritur ëndrrën time, duhej të bëja sakrifica. Ermonela, i thashë vetes, ti duhet t’i kalosh këto pengesa”. Një tjetër pengesë ishte të qenit shqiptare. “Ti ishe bërë për t’u ndjerë si një qytetare e klasit të tretë”. Pasi u bë e famshme, ajo vuri re që gjërat ishin ndryshe. “Çdokush dëshiron të jetë shoku yt”. Kulmi i Jahos erdhi kur asaj iu ofrua një pjesë e Mimit në premierën e ‘La Boheme’ në Bolonja. Rolet filluan të shtoheshin dhe pasi përfundoi studimet në vitin 2000, ajo vendosi të largohej nga qyteti. Ishte kjo kohë kur shoku i saj i fëmijërisë, Ervin Stafa, i shkoi për vizitë nga Nju-Jorku dhe i kërkoi që të ktheheshin bashkë në SHBA. “Unë jam rritur me Ervinin në Shqipëri”, thotë ajo për bashkëshortin e saj tashmë.

“Ai ishte i vetmi person me të cilin mund të flisja dhe që s’më gjykoi kurrë. Kur ika në Itali, i thashë: ‘Nëse një ditë do të martohem me dikë, ai do të jesh ti’. Mendoj se kjo e frikësoi atë. Pastaj ai fitoi lotarinë për kartën jeshile në Amerikë dhe unë do të gjeja çdo justifikim që t’i shkruaja nga Italia”. “Unë kisha luftuar shumë fort për të bërë karrierë, dhe kisha frikë se mos e humbja atë”, rrëfen ajo. Alan Green, i cili në atë kohë punonte në Agjencinë e talenteve “Menaxhimi i artistëve kolumbianë” në Nju Jork, shkoi që ta dëgjonte atë në operën “Carmen”. Jaho kishte qenë pjesë e disa operave baroke dhe komike e ishte duke kërkuar një repertor më romantik. Green i ofroi që të ishte ai menaxheri dhe të kapte rolet që ajo dëshironte. “Ai më dha shpresë, pasi unë nuk do të mund t’ia kisha filluar nga zeroja në Nju-Jork”. Jaho bëri zhvendosjen e saj transatlantike në 2003-shin, fillimisht duke e ndarë kohën mes Nju-Jorkut dhe Italisë. Udhëtimi me pasaportë shqiptare ishte i vështirë, kështu që çifti vendosi të martohej. Në 2005-ën ata blenë një shtëpi në Long Island, ku ende jetojnë me prindërit e Ervinit. Jaho vazhdon ta vizitojë familjen e saj në Shqipëri, ndërsa jep shfaqje për fëmijët me aftësi të kufizuara “sepse ndihem fajtore që nuk munda ta ndihmoja motrën time kur po rriteshim së bashku”.

Pengu i saj më i madh është fakti që e ëma nuk e dëgjoi atë kurrë duke kënduar ‘live’.“Unë shkoja në Shqipëri, por vendi i saj ishte gjithmonë bosh”. Jaho mendonte se nëna e saj nuk mund ta shikonte duke kënduar në skenë, për shkak të ambicieve të saj të parealizuara, por humbi mundësinë për ta pyetur. “Unë u mundova t’i shkruaja për ta pyetur, përse, t’i thosha sa shumë e doja atë dhe motrën, por ajo vdiq para se unë t’i dërgoja letrën”, rrëfen sopranoja. Kur është në Amerikë, ajo e shijon jetën familjare, i pëlqen të gatuajë dhe të qëndrojë në shtëpi në vend që të dalë. “Unë kam bërë shumë miq në Amerikë, jashtë punës”, thotë ajo teksa u referohet mungesave të saj të shpeshta. “Long Island është një botë më vete, shumë paqësore.

Aty ke oqeanin, dhe të gjitha ngjyrat e natyrës. Me të gjitha angazhimet ndërkombëtare, unë mund të kaloj vetëm disa muaj këtu, por është shtëpia dhe Ervini më pret”, shprehet Jaho. “Në Amerikë, – thotë ajo, – njerëzit janë më të shkëputur, ata jetojnë si ishujt. Në Evropë, dhe veçanërisht në Ballkan, njerëzit janë më të hapur dhe emocionalë. Por qeniet humane janë pothuajse njësoj kudo. Unë marr më të mirën nga çdo vend dhe jetoj jetën plotësisht”, thotë Ermonela Jaho. Është e vërtetë që Ermonela Jaho po trondit skenat botërore, me zërin e një sopranoje të rrallë duke i dhënë krenari vendit të saj, ajo është një “ambasadore” e vendit të saj me zërin e saj të bukur duke çuar mesazhin e madh se shqiptarët e duan këngën dhe janë njerëz të talentuar dhe duke e mbyllur me një episod të shkrimtarit Agim Cerga: “Po bëj 10 vjet që jetoj në Kanada dhe kur kam dëgjuar një ditë interpretimin e këngëtares së madhe botërore Ermonela Jaho që jepej në sallën e koncerteve mbretërore në Angli kam qarë si fëmijë.”./Përgatiti: Kastriot Caka-Gazeta Telegraf

Ermonela Jaho ekskluzive për KultPlus: Brenda vitit do të paraqitem me një koncert në Tiranë

Sopranoja e famshme shqiptare brenda këtij viti do të prezantohet me një koncert në Tiranë, shkruan KultPlus.

Ky koncert do të mbahet në Tiranë, përkatësisht në sheshin “Nënë Tereza” e cila ka të bëjë me kauzën “Fjongo Rozë”, që i dedikohet luftës së kancerit të gjjirit.

Ermonela Jaho për këtë koncert në Tiranë ka konfirmuar për KultPlus e cila ka thënë se koncerti i Tiranës do të jetë në një periudhë të ngjeshur të paraqitjeve të saj nëpër botë, pasi që, dy koncerte të tjera po në atë periudhë janë paraparë edhe për Barcelonë.

Jaho ka thënë për KultPlus se ky koncert është një kontribut i saj personal për Shqipërinë, sikurse që ka konfirmuar se ky koncert do të mbahet në muajin tetor të këtij viti./KultPlus.com

Ermonela Jaho vlerësohet me ‘Çmimi i madh Albanian Excellence’

Një nga çmimet e “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, do të mbajë emrin Ermonela Jaho.

Juria e çmimit mbarëkombëtar të Albanian Excellence “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, e përbërë nga përfaqësues të njohur të medias mbarëshqiptarë, në mbledhjen e parë të nisjes së procedurave të këtij çmimi, në Tiranë, në unanimitet të plotë kanë aprovuar akordimin ,“Çmimi i Madh Albanian Excellence”, për sopranon e mirënjohur shqiptare, Ermonela Jahon, si simbol të suksesit dhe famës së shqiptarizmës në një dimension botëror . Gjithashtu, juria e çmimit mbarëkombëtar të Albanian Excellence “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, votoi në unanimitet të plotë që një nga çmimet e “Zonjave që bëjnë Shqiptarinë”, të mbajë emrin Ermonela Jaho.

Kjo është hera e parë që shpallet “Çmimi i madh Albanian Excellence “, një qendër e cila nisi udhën e saj në vitin 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë, me synim evidentimin e suksesit shqiptar në botë dhe që deri më tani numëron të paktën 600 të intervistuar të suksesshëm.

Po ashtu, kjo është hera e parë që të gjitha çmimet që do të prezantohen nga fusha të ndryshme profesionale për zonjat që do të nderohen me “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, do të mbajnë emra zonjash të suksesit mbarëkohor shqiptar. Është një nder që caktimi i emrave të çmimeve do të nisë më emrin e sopranos Emonela Jaho.

Ermonela Jaho , ka qenë pjesë e Albanian Excellence në botimin “Zonjat shqiptare në Nju Jork”, një megaprojekt i organizuar në vitin 2016 në Manhattan në Nju Jork, ndërkohë që tanimë Ermonela Jaho, me këtë çmim shpallet kumbare e këtij çmimi që përfaqëson vlerën mbarëshqiptare dhe që do të shpallet në mënyrë ceremoniale gjatë një mbrëmje të madhe gala, në Tiranë në dhjetor të këtij viti.

Çmimi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, është një çmim mbarëkombëtar, organizuar për herë të parë, pas titullit “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, organizuar vitin e kaluar, me zonja të nivelit të lartë që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë.

Këtë vit, ky çmim ideuar nga Albanian Excellence, i kushtohet zonjave të shqiptarisë, për të nderuar e për të pranuar se, Zonjat e Shqiptarisë, janë një zë i fuqishëm në përvijimin dhe në ndërtimin e së ardhmes, një faktor shumë i rëndësishëm dhe shpresëdhënës për një të ardhme më të sigurtë.
Çmimi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, është një vlerësim për gratë shqiptare kudo janë të cilat nderohen për vokacionin e tyre, iniciativën e tyre, rritjen profesionale, punën e madhe në të mirë të profesionit, shoqërisë dhe të familjes që prezantojnë. Ky çmim është për zonjat që arrijnë të pamundurën dhe që tregojnë se me punën e tyre, ëndrrat bëhen realitet .

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jajo, në një mesazh drejtuar themelueses së Albanian Excellence, Flora Nikolla, shkruan :

“ E nderuar zonja Nikolla, ju falënderoj nga zemra për këtë nderim që më është bërë nga “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” dhe Albanian Excellence!

Unë gjithnjë në çdo hap dhe frymë në rrugën time si artiste, kam komunikuar atë çka kam nga vendi im, në të gjithë botën, pa pasur asnjë lloj pritshmërie nga askush. Dashuria ime për vendin është e pakondicionuar në kuptimin e vërtetë të saj!

Unë jam jashtë mase e ngarkuar dhe nuk mendoj që mund të jem në dhjetor në Shqipëri. Unë mbaroj në Londër nga fundi i dhjetorit dhe kthehem në NY. Nëse duhet ta tërheqë dikush çmimin mund të vijë një pjesëtar i familjes sime. Kërkoj ndjesë për mosprezencën time por impenjimet e punës ma bëjnë tejet të vështire faktorin kohë.

Ju faleminderit për respektin dhe konsideratën dhe ju uroj suksese në punën tuaj për të promovuar dhe njohur bashkatdhetarët që me shumë punë dhe sakrifica kanë krijuar dhe krijojnë energjinë pozitive të vendit tonë nëpër botë.

Me respekt, Ermonela. / KultPlus.com

Ermonela Jaho e mbështetë Elbenita Kajtazin, sonte në debutimin në ‘Le nozze di Figaro’

Elbenita Kajtazi, sopranoja e njohur nga Kosova, sonte do të debutojë në rolin e Sussanës në ‘Le nozze di Figaro’ nga Mozart.

Në mbështetje për këtë debutim sonte dhe për sukses të radhës të sopranos ka dhënë edhe Ermonela Jaho, emri i madh shqiptar që po pushton skenat e të gjithë botës me emocionet e saj, shkruan KultPlus.

Ajo ka shkruar në rrjetin social se ëndrrat bëhen realitet kur njeriu beson në to dhe i kushtohet në tërësi, duke i uruar suksese Elbenitës në këtë rrugëtim.

Elbenita sonte ngjitet në Staatsoper Hamburg, në një rol tjetër të rëndësishëm në karrierën e saj e cila tanimë nuk ka të ndalur.

Jaho dhe Kajtazi po e mbështesin njëra tjetrën në karrierën e tyre dhe si rrallëherë nga rastet tjera, duket se dyshja kanë këshilla dhe ndihmë për njëra tjetrën dhe po e ngrisin njëra tjetrën në majat e larta të performancave klasike në rruzull. / KultPlus.com

Përfundimi hyjnor i Ermonela Jahos në mbylljen e ‘La Traviata’

Një mbyllje hyjnore e La Traviatës nga Ermonela Jaho.

Prova se opera është forma më sublime e artit. Mbyllja e perdes në performancën e shqiptares Ermonela Jaho në ‘La Traviata’ është veç vërtetim i kësaj thënieje.

Royal Opera House ka publikuar një video ku Ermonela shihet e dërrmuar, por si një artiste e madhe e cila falenderon publikun e saj, dhe jep 100 % nga energji e saj.

Ermonela vjen në rolin kryesor në operën e famshme, e cila është shfaqur rreth 1 mijë herë në kinema, në rreth 23 shtete.

Ermonela Jaho mbetet ndër sopranot më të njohura shqiptare në botë.

“Kam dashur ta këndoj La Traviatën vetëm një herë në jetë, kam menduar se do të vdes pa e performuar” pati thënë Ermonela në një intervistë të sajën. / KultPlus.com

Sopranoja shqiptare mahnit gazetaren e njohur

Gazetarja e njohur investigative e CNN, Christiane Amanpour, ka shfaqur admirimin e saj për sonranon shqiptare, Ermonela Jaho.

Përmes postimit të një fotografie në Instagram, Amanpour ka treguar se ishte mahnitur me performancën e Jahos.

“Prapa skenave gjatë këtij vikendi dhe e mahnitur nga Ermonela Jaho, sopranoja brilante shqiptare që luajti Violetta-n në historinë tragjike të Verdit, La Traviata” ishte shkrimi i Amanpour.

Barcelona 28 de junio de 2017 Ermonela Jaho soprano que interpreta a Cio-Cio-San Madama Butterfly en Peralada En el Hotel Petit Palace Boqueria Foto Ricard Fadrique

“Financial Times”: Ermonela Jaho shkëlqen në “Royal Opera House”

Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka marrë një tjetër vlerësim nga pristigjozja britanike ”Financial Times”. Sopranoja e cila ndodhet në Londër, ku ngjiti në skenë operetën e famshme “La Traviata”, konsiderohet ylli i operistikës ndërkombëtare.

Jaho e ka kënduar “La Traviatën” 10 vjet më parë, shkruan gazeta, dhe është e lehtë të kuptohet pse ka marrë ftesa të përsëritura.

”Brishtësia dhe butësia e zërit janë veçori përcaktuese të performancës së saj. Jaho jep në skenë gjithçka që ajo ka, ku shfaqet sa e ndjeshme, aq edhe e ëmbël, dhe rezultati është një portret i thellë i personazhit të Violetës, që personifikon atë dhe karrierën e saj”, shkruhet në artikullin e ”Financial Times”.

“La Traviata” është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim, shkruan ata.

Edhe pjesa tjetër e kastit që debutuan në Operën Mbretërore të Londrës, ishte zgjedhur me kujdes për të vënë në pah shkëlqimin e sopranos shqiptare. 

Ermonela Jaho me ‘La Traviata’ do të paraqitet live në kinematë botërore

Sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho, një emër i njohur në teatrot operistike botërore do të luajë për të 256 herë ‘La Traviaten’ e famshme të Verdit. Shfaqje do të ndiqet live në të gjitha kinematë botërore mbrëmjen e 30 janarit.

Ylli i operistikës ndërkombëtare, e risjell këtë shfaqje për publikun në mbarë botën, si një ndër etalonet më të çmuara të muzikës klasike.

Jaho njoftoi se mbrëmjen e 30 janarit, ‘La Traviata’ do të shfaqet live në të gjitha kinematë botërore, shkruan ata.

Ermonela tashmë është një Violete, një emër që personifikon atë dhe karrierën e saj.

‘La Traviata’ është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim. / KultPlus.com

255 herë në skenë tek ‘Traviata’, Ermonela Jaho: Ëndërroj ta këndoj sërish Violetën

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, do të ngjitet në skenën e Operës Mbretërore në Londër nga data 14 janar. Edhe kësaj here vjen nën petkun e Violetës tek opera “Traviata” e Xhuzepe Verdit. Deri më tani artistja me origjinë shqiptare e ka interpretuar këtë rol mbi 255 herë në skenat ndërkombëtare, megjithatë ajo gjen përherë diçka të re, për t’ia transmetuar publikut  

Vazhdimisht e krahasojnë me Maria Callas, Ermonela Jaho është ekuilibri i përsosur i vendosjes dhe ndjeshmërisë. Aftësia e saj për t’u bërë mishërim i plotë i karaktereve të saj, e ka lejuar Jahon të paraqesë interpretimet ‘emocionalisht shkatërrimtare’ të heroinave dramatike më pjellore.

Këto ditë Jaho është në Londër për të ngjitur “Traviatën” në Operën Mbretërore në Londër. Për mediet e huaja, Jaho rrëfen se për herë të parë ka kënduar kur ishte vetëm pesë vjeç në një festival në Tiranë. Ndërsa, kur ishte 14 vjeç opera e parë që ka parë në skenë është “Traviata” e Xhuzepe Verdit. Nuk dinte asgjë për të, por që prej herës së parë që e pa ra në dashuri me këtë opera. Në ato momente një derë është hapur për Jahon, aq sa do të vendoste se çfarë do të bëhej.

Tanimë e ka interpretuar në skenë mbi 255 herë, por sërish e ëndërron. Ndien një liri të plotë gjatë këndimit, duke e ndier veten më rehat sesa në jetën reale.

Performancat e Jahos vazhdojnë që të ndryshojnë edhe për shkak të përvojës jetësore. Emocionet e saj zhvillohen së bashku me personazhet. Në Traviatën e parë ndihej si në një film rocky, e rraskapitur, por sa herë që e bën këtë rol tani gjen diçka të re. Ndonëse, në skenë duke kënduar jetën e dikujt tjetër, megjithatë ndjenjat njerëzore që përcjell, ajo i gjen thellë brenda vetes, 

Madam Butterfly, Traviatta dhe suor Angelica, tre personazhe dramatikë, tre gra në të cilat Jaho admiron forcën që ato kanë, madje tek ato gjen gruan shqiptare. Gjen mënyrën se si ato kanë sakrifikuar edhe kanë dhënë gjithçka me dashuri në jetën e tyre, cilësi këto që i gjen edhe brenda vetes.

Edhe këtë janar në Opera Royal rikthehet me Traviatën, sepse ëndrra e saj nisi me Traviatën. Debutimi i parë në Shtëpinë Mbretërore të Operës ishte më vitin 2008, megjithatë lidhja e saj me audiencën e Londrës vazhdon që të jetë shumë e rëndësishme për të, çdo herë përjeton emocione të reja.