Policia e gjen burrin që e goditi gruan teksa po e nxirrte me karrocë nga QKUK

Një burrë është kapur mbrëmë nga kamerat duke goditur bashkëshorten e tij në dalje të Emergjencës te Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai shihet duke i dhënë një goditje me dorë prapa kokës, derisa reagimi i gruas nuk dallohet qartë, raporton Express, transmeton KultPlus.

E për këtë rast, Policia e Kosovës, tashmë ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personat e përfshirë në këtë rast.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Referuar pamjeve në fjalë, policia menjëherë në përputhje me autorizimet saj ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes si dhe hetimit të rrethanave që karakterizojnë rastin.

Në kontekstin e kësaj menjëherë ka identifikuar palët, ka proceduar me intervisitimin e të njëjtëve dhe ka koordinuar veprimet e mëtejme me prokurorin e shtetit, për të nxjerrë në pah nëse ka elemente të veprës së inkriminuar”, ka thënë Ahmeti. / KultPlus.com

Historia e pavarësisë së një gruaje e dëshmuar përmes një fotoje në Firence më 1951

Ajo quhet Ninalee Craig, ishte vetëm 23 vjeçe dhe fotografianë e ka realizuar fotografia profesioniste, Ruth Orkin, një mike e saj në vitin 1951.

Një grua e re amerikane shëtit në trotuarin e një rruge në Firence, Itali. Gjatë rrugës burrat e ngacmojnë me shpresën për të tërhequr vëmendjen e saj, por pa mundur t’ia arrijnë qëllimit. Ajo është e papërshkueshme nga kjo stuhi sysh dhe ngacmimesh, shamia e saj e hedhur krahëve është një mburojë nga bota gumzhitëse, nga ai realitet mashkullor që kërkon ta përpijë. Por ajo ndërsa qëndron stoike, vazhdon sfiduese rrugën e saj.

Është një foto. Është një fokus i vërtetë. Nuk ka asnjë truk apo parapërgatitje. Është një episod që tregon Italinë dhe italianët e viteve ’50. Secili nga ne mund ta komentojë sipas mënyrës së tij. Çdonjëri ka një këndvështrimi personal dhe një koment individual në lidhje me këtë foto.

Impakti që krijon ky imazh është ngacmimi që arrin të përcjellë ky moment. Fotografia të irriton për shkak se si burrat po e trajtojnë atë grua, se si ata i vardisen. Sidoqoftë, në një intervistë të kohëve të fundit gruaja në foto, Ninalee Craig thotë se imazhi nuk nënkupton ngacmim, por më shumë frikë dhe pavarësi. 83-vjeçaria, Craig shpjegoi për Shoë Today se, “Disa njerëz duan ta përdorin atë si një simbol të ngacmimit të grave, por kjo është ajo që ne kemi luftuar gjatë gjithë këtyre viteve … Nuk është një simbol i ngacmimit. Ashtë një simbol i një gruaje që përjeton disa momente absolutisht të mrekullueshme! ”

Ajo që njerëzit nuk e kuptojnë është histori më e thellë që tregon fotografia. Kur u kap ky moment në vitin 1951, Ninalee Craig ishte një aventuriere 23-vjeçare. Ishte e panjohur për një grua, por Craig kishte udhëtuar për më shumë se gjashtë muaj, në të gjithë Francën, Spanjën dhe Italinë. Përfundimisht ajo u takua me një tjetër femër aventuriere, Ruth Orkin, e cila ishte një fotografe profesioniste, 29-vjeçare. Ata shpejt vendosën të bashkohen dhe të krijojnë art së bashku. Ata donin të dokumentonin përvojën e një gruaje të vetme që udhëtonte në Itali. Edhe pse fotografia “Vajza Amerikane në Itali” është më e famshmja, ka një seri të tërë pamjesh që ato krijuan në të njëjtën ditë.

Në imazhin e famshëm Ninalee Craig shpjegon se është një simbol i grave të forta, të pavarura që nuk kanë frikë të jetojnë jetën. Sipas Craig, “Burrat që shohin fotografinë gjithmonë më pyesin: A u frikësova? A kisha nevojë për t’u mbrojtur? Ishe e mërzitur? …

Gratë, nga ana tjetër, shikojnë atë foto, dhe ato që janë bërë shoqet e mia do të qeshin dhe do të thonë: “A nuk është e mrekullueshme? A nuk janë të mrekullueshëm italianët? … Ata ju bëjnë të ndiheni të vlerësuar! “

Ninalee Craig këmbëngul gjithashtu që burrat ishin plotësisht të padëmshëm, megjithëse duket se po e xhelozojnë atë. Asnjë nga burrat nuk shkoi më larg se thjesht duke shprehur gjestet e zakonshme kur shohin një femër të bukur, të vetme, dhe të lirë për ta soditur dhe për t’iu qasur përmes këtyre gjesteve që kanë mbetur të plazmuara në këto fotografi.

Craig betohet se asnjëri nga burrat nuk synonte ta ngacmonte. Ajo gjithashtu shpjegon se si ajo pjesë e figurës u editua dhe u publikua duke rrëmbyer një interesim mbarëbotëror ndër vite, gjë që është mjaft interesante. Sikur kjo nuk ndryshon aspak dinamikën e burrave ose i bën ata të shfaqen më pak kërcënues.

Tani shikuesit mund të shohin se çfarë tregon vërtet fotografia, që është se Craig ishte me të vërtetë një grua e pavarur e shquar e kohës së saj. Pas udhëtimit të saj evropian të vitit 1951 ajo u kthye në Neë York dhe dha mësim në shkollë, më pas kishte një punë duke shkruar një kopje reklamash. Tani ajo është një gjyshe, një stërgjyshër dhe përkrahës i zellshëm i arteve në Toronto. Ajo është krenare që fotografitë e Ruth Orkin që tani janë të shfaqura në Galerinë Stephen Bulger në Toronto. Ninalee Craig  e konsideron privilegj që ka qenë një pjesë e grupit të fotografive të kapura 60 vjet më parë, të cilat tregojnë historinë e saj interesante./AlbertVataj / KultPlus.com

Gruaja që do vetminë nuk është e çuditshme, është e lirë dhe e qetë

Vetmia është parë gjithmonë me sy mosbesues, por nuk është aspak një gjendje negative.

Zgjedhja për të kaluar kohën vetëm nuk do të thotë të jesh vetëm, përkundrazi. Kush prej nesh nuk ka dashur kurrë një moment paqeje dhe heshtje të gjithin për vete? Kjo ka ndodhur me të gjithë, por pothuajse gjithmonë ndodh me qëllimin për të “shëruar” një lloj situate që të ka ndodhur. Ne rrijmë vetëm që të mendojmë, të reflektojmë, të nxjerrim pak zemërim, të mos lejojmë që të tjerët të na shohin tek qajmë. Shkurt, sot, nëse vendos të jesh vetëm, nuk është pothuajse kurrë për hir të shijimit të shoqërisë së vetvetes.

Një grua që zgjedh të hajë vetëm në restorant, të shikojë një film vetëm në kinema ose, thjesht, të ecë pa një person në krahun e vet, menjëherë është e etiketuar si e çuditshme, jashtë të zakonshmes. Pse? Ç’është e çuditshme që duam të kalojmë ca kohë me veten tonë? Pse ende shihet si një tabu, në një kohë kur është një qëndrim i shëndetshëm dhe i dobishëm për mirëqenien tonë psikofizike?

Është Universiteti i Dublinit që e konfirmon: një studim ka treguar se njerëzit që duan të kalojnë kohë vetëm rregullisht, janë ata që kanë vetëbesim më të madh, të cilët zhvillojnë kreativitet më të mirë dhe janë më empatikë dhe të vëmendshëm ndaj emocioneve të të tjerëve.

të pandërgjegjshme në formimin e karakterit tonë dhe në sjelljen që zgjedhim të kemi me të tjerët. Ju bëheni më të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve, sepse ju jeni mësuar të kujdeseni për veten dhe ta doni veten.

E vërteta është se njerëzit e çuditshëm nuk janë ata që kanë nevojë të kenë momente në vetmi, por ata që përkundrazi nuk janë në gjendje të qëndrojnë vetëm. Ne nuk duhet ta konsiderojmë vetminë si një sëmundje dhe nuk duhet ta shohim me frikë: frikë se jemi vetëm, mos zhgënjejmë miqtë, mos heqim dorë nga kontaktet ose largojmë të dashurit.

Askush nuk do t’ju gjykojë nëse një mbrëmje ju nuk do të dilni për të qëndruar në shtëpi në vetmi, “pushimi” i juaj nga marrëdhëniet shoqërore do t’ju bëjë edhe më të shoqërueshëm dhe empatikë herën tjetër. Mos u ndjeni fajtorë nëse doni të kaloni kohë vetëm për ju: mbani mend se jeni i vetmi person me të cilën apo cilën do ta kaloni gjithë jetën tuaj. Dilni, shijoni një shëtitje në natyrë, shikoni një film të mirë në kinema me kokoshka dhe shkoni në shtrat të lumtur që keni pasur një ditë vetëm me veten tuaj. /bota.al/ KultPlus.com

‘Askush nuk është më arrogant ndaj gruas se sa mashkulli i shqetësuar rreth burrërisë së vet’

Simone de Beauvoir, është një nga autoret më të famshme dhe më të rendësishme që ka dhënë kontribut në rrafshin intelektual në fushat sociale dhe filozofike, me theks të veçantë në problemin e barazisë gjinore, shkruan KultPlus.com

Këtu kemi një pjesë nga libri i saj “Gruaja e shkatërruar”

“Në ditën kur të jetë e mundur për gruan të dashurojë jo në dobësin por në forcën saj, jo të ik nga vetja por ta gjej veten, jo ta ul veten por ta mbroj veten – në atë ditë, dashuria për të do të bëhet, ashtu sikurse për burrin, një burim jete dhe jo një rrezik për vdekje”.

– Simone de Beauvoir, “The Woman Destroyed” / KultPlus.com

Çdo grua që ka patur më pak se sa meritonte, ka parë veten në pasqyrë dhe i ka premtuar: Mos qaj kurrë më

Një fjalë e keqe. Në kohë nevoje, ti ke heshtur. Ke qarë dhe të është dashur të kërkosh falje. Një mesazh pa përgjigje. Mezi prisje për të bërë një projekt dhe mbete e zhgënjyer. Ke besuar në çdo gënjeshtër. Ke dhënë shumë më tepër, nga sa të tjerët meritonin në realitet. Shpresa do të kishte përshkuar jetën tënde, nëse do ishe ndjerë e dashur. Zgjodhe të shohësh më të mirën tek të tjerët, por nuk pe asnjë gjurmë të saj. Ke përjetuar dashuri dhe zhgënjime.

Gjithë premtimet që merrje një natë më herët, zhdukeshin sapo zgjoheshe. Ishin fjalë të nxjerra nga goja e një të dehuri, që harronte çfarë kish thënë. Ishe ti që qaje në fshehtësi, për të mos shfaqur dobësinë tënde, për t’u dukur gjithnjë e fortë në sytë e të tjerëve.

Ti jetoje çdo mbrëmje në shtrat heshtjen tënde. Loze sipas rregullave të tij, madje pa rregulla, në një lojë që më pas të lëndoi. Në situata kur kishe të drejtë të merrje shpjegime, në fund ishe ti që analizoje çfarë kishe bërë gabim.

Ishe gjithnjë e disponueshme. Edhe nëse të telefononte pas mesnate. Gjente gjithmonë justifikime. Tani ke pushuar së besuari në komplimentet që të bëjnë. Mendon se nuk janë të vërteta. Mendon se ti nuk je e bukur. Po, një herë e një kohë kur të fyenin, viheshin në dukje defektet e tua. Dhe kështu fiksoheshe në pasqyrë për të gjetur defektet.

Sa herë që ai ikte dhe largohej, ishe ti që e kërkoje. Pranoje gjithë justifikimet e tij. Nuk nxorre mësim. Nuk e respektove veten sa duhej. Tolerove gjithçka. Çdo vajzë e dobët që i përgjigjej atij mesazhi – dhe që nuk duhej ta bënte – rezultoi në fakt një vajzë e fortë.

Gjërat ndryshojnë.

Çdo vajzë që ka patur më pak se sa meritonte, ka pushuar së qari, ka fshirë lotët, ka parë veten në pasqyrë dhe i ka premtuar: “Mos qaj kurrë më”. Prej nga buron kjo forcë? E thjeshtë. Buron nga premtimi: “Kurrë më!”

Ku gjendet kaq shumë dinjitet? Si ka mundur ta menaxhojë situatën me kaq dinjitet? Gjithmonë nga premtimi: “Kurrë më!” Si mundet tani të jetë e qetë, edhe kur mendon për ishin e vet, dhe nuk ka më nevojë për askënd? “E thjeshtë: “Kurrë më!”

Ke rigjetur besimin tek vetja? Po, dhe si ia dole? Sepse kuptove që vlend he mësove të duahs veten. Je bërë si ajo vajza e brishtë, që tani e përballon gjithçka me një buzëqeshje. Dhe një premtim që i ka bërë vetes. Askush nuk e besonte. As ajo vetë.

Tani ajo vajzë, me të cilën mbase identifikohesh edhe ti, ka mësuar të mos nënshtrohet më para sfidave, as të mos lejojë më të vihet në lojë. Tani luan sipas rregullave të veta. I ka premtuar vetes të mos kënaqet më me pak. Meriton më shumë. Më mirë. Ka mësuar se i vetmi person ku mund të besojë është vetja.

Kurrë më si më parë.

Që sot kur të takosh një grua të fortë, dhe të pyesësh se ku e ka gjetur forcën, do e dish që vjen nga e kaluara e saj, një e kaluar kur ishte e dobët, dhe nuk do jetë kurrë më. Premtimin ia bëri vetes ndërkohë që ishte në lotë, lotët më të hidhur. Pikërisht në atë moment vendosi të mos shohë më pas. Nuk iu përgjigj më mesazheve. Nuk ishte më e dobët. “Fantazmat” e të kaluarës, kur i trokitën në derë, nuk e panë më të hapej. Tani të gjithë janë penduar. Tani e kërkojnë. Habiten. E kanë humbur përgjithmonë. Ajo vajza e dobët nuk është më. Tani është vetëm gruaja. Një grua e fortë. /bota.al/ KultPlus.com

‘Bukuria e një gruaje mund të jetë e rrezikshme, por inteligjenca e saj mund të jetë vdekjeprurëse’

KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura dedikuar gruas.

“Asgjë nuk krahasohet me një bisedë të bukur me mendjen e bukur të një gruaje”

“Mos bëj sikur nuk është e vërtetë, edhe ti e pranon se inteligjenca është seksi dhe një grua inteligjente është pafundësisht tërheqëse”.

“Inteligjenca e një gruaje më duket tërheqëse. Sensi i saj i humorit më duket tërheqës. Ndjeshmëria e saj më duket tërheqëse”.

“Bukuria e një gruaje mund të jetë e rrezikshme, por inteligjenca e saj mund të jetë vdekjeprurëse”.

“Gjëja më e bukur në botë është të jesh e zgjuar, e matur dhe bujare. Çdo gjë tjetër është e kotë, më beso. Është e kotë që njerëzit të përpiqen të të bindin për gjëra pa vlerë. Mos i merr për bazë mendime të tilla. Ji e zgjuar, e matur dhe bujare”.

“Gra, asnjëherë mos e minimizoni inteligjencën tuaj. Budallallëku nuk është tërheqës. Integriteti, dinjiteti dhe urtësia janë treguesit e vërtetë të bukurisë”.

“Gjëja më tërheqëse tek çdo person është inteligjenca. Kjo vlen sidomos për gratë. Unë e respektoj këdo që ka tru dhe e di si ta përdorë atë, se sa dikë që ka një fytyrë apo një trup të bukur”.

“Koha zbeh çdo bukuri të fytyrës apo trupit, por ajo nuk e zbeh dot inteligjencën. Me kohën, një femër e bukur nuk mbetet më e bukur. Ndërsa një grua inteligjente, me kalimin e kohës bëhet edhe më inteligjente dhe tërheqëse”. / KultPlus.com

‘Nëse dëshironi të dini se sa e civilizuar është një shoqëri, shikoni se si i trajtojnë gratë’

Dhuna ndaj gruas ka qenë pothuajse gjithmonë e pranishme, ndërkaq shkaktarët që e nxisin këtë sjellje janë të shumtë, e që zakonisht nuk lidhen direkt me viktimën.

Rasti i fundit që tronditi vendin tonë, ishte rasti i Qëndresa Baranit, e cila u therr 11 herë me thikë nga bashkëshorti i saj. Fatmirësisht, Qëndresa është jashtë rrezikur për jetë. Mirëpo, Qëndresa nuk është as e para as e fundit viktimë e dhunës fizike e psiqike. Shumë gra në Kosovë e jo vetëm ballafaqohen çdo ditë me dhunë fizike duke mos pasur mundësi apo mbështetjen e duhur nga institucionet përkatëse, e shpesh herë edhe nga familja..

Më poshtë, KultPlus ju sjell një thënie shumë të njohur nga Bacha Khan që i dedikohet gruas dhe kulturës së një shoqërie. Ku sipas tij, këto dyja nuk funksionojnë dot pa njëra tjetrën.

-Nëse dëshironi të dini se sa e civilizuar është një shoqëri, shikoni se si i trajtojnë gratë. / KultPlus.com

Nuk ka gjë më të bukur se një grua kur ringrihet pas stuhisë

Nuk ka gjë më të bukur se një grua që rilind. Nuk ka gjë më të bukur se një grua kur ringrihet. Pas rënies. Pas stuhisë. Dhe rikthehet më e fortë dhe më e bukur se më parë.

Me ndonjë gërvishje në zemër, nën lëkurë…por me dëshirën për të shembur botën nga padrejtësitë që ia solli. Dhe veçse me një buzëqeshje. /femer/ KultPlus.com

‘Grueja don veç me ecë ndër njerëz si njeri, pa e vrarë, pa e shkelmu’

Nga Entela Tabaku

Grueja ndër ne ka vetëm dy vende:
– ose e çojmë në qiell, këtë hyjni, i projektojmë në të tana virtytet dhe vlerat e kësaj bote si shufra të arta të një kafazi që rrin varë në ideale të pamunduna që ia marrin frymën.
– ose e hedhim përdhé, këtë hore, i projektojmë në të tana dështimet dhe zhgënjimet e kësaj bote si kamxhikë që i rrinë mbi krye gati me e qëllu dhe me ia marrë frymën.

Grueja asht njeri dhe don veç me ecë ndër njerëz si njeri, me kambët në tokë, me vlerat dhe gabimet e veta. Pa e varë (për flokësh) në qiell, pa e shkelmu (për vdekje) rrugësh.
Me e dashtë dhe me e shpëtu një gru ndër ne nuk don me thanë me e çu në qiell, i vjen dita dhe veç bjen ma randshëm. Don me thanë me e lanë me ecë në punën e vet. Secilën për vedin e vet, për jetën e vet. Si njeri. / KultPlus.com

“Gruaja është këpucë në sytë e atij që e sheh veten si këmbë, ndërsa kurorë në sytë e atij që e sheh veten si kokë”



Ishte ulur një njeri i urtë në mesin e disa burrave, disa prej tyre e hapën temën e martesës dhe grave.
Njëri prej tyre tha:
– Gruaja është sikur këpuca, burri mund ti ndërroj ato sa të dojë, derisa të gjejë këpucën e përshtatshme.
Të pranishmit shkuan pranë njeriut të urtë dhe i thanë:
-Si mendon ti o njeri i urtë për fjalën që tha ky zotëri..!?
Ai tha:
– Ajo çfarë tha ky vëlla, është plotësisht e vërtetë.
Gruaja është këpucë në sytë e atij që e sheh veten si këmbë.
Kurse ajo (gruaja) është Kurorë në sytë e atij që e sheh veten.. si kokë.
Mos e qortoni folësin por kuptojeni se si e sheh ai veten e tij… / KultPlus.com

Bukowski: Nuk ka asgjë më tërheqëse në këtë planet se sa një grua e mençur

Henry Charles Bukowski është një nga poetet më të njohur botëror. Ai ka shkruar shumë poezi, e tregime të shkurtra. Është autor i rreth 50 librave, përfshirë “Femrat” dhe “Zyra postare”, “Zonja vdekje” shkruan KultPlus.

Duke qenë se thëniet e tij tashmë janë shumtë njohura dhe shpesh përdoren në rrjete të ndryshme, KultPlus ju sjellë disa nga citatet më të mira të tij.

1. “Doja ta thoja me zë të lartë atë që ndieja, por qëndrova i heshtur nga frika se nuk do të më kuptonin”.
2. Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmendurira, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.
3.“Mua më pëlqejnë personat e hutuar, ata që sapo i përqafon duken të plotë, ndërkohë që më parë të dukeshin të thyer në mijëra copëza”.
4. “Unë nuk kam nevojë për dikë që të më përsërisë vazhdimisht se do të jetë aty, se nuk do të më lëshojë, apo se nuk do të më tradhtojë kurrë. Më mjafton dikush që në të gjitha rastet që të më dërgojë në djall, sërish të rikthehet tek unë”.
5. “Shpreheni atë që ndjeni. Mos kini frikë nga pasojat, sepse koha nuk fal askënd. Dashuroni, urreni, shpreheni çdo emocion të fortë që po përjetoni. Njerëzit janë spektakli më i bukur në botë, dhe për të cilin nuk paguhet ndonjë biletë”.
6. “Një nga ndjesitë më të bukura në botë është kur përqafon dikë dhe ai person të shtrëngon akoma më fort”.
7. “Mund të them se dashuria është si alkooli. E provon një herë, të trullos kokën, por sërish do një gotë tjetër, një tjetër, e kështu me radhë. Të bën të ndihesh keq, aq keq sa nuk do ta provosh më. Por, më vonë, që me gotën e parë do të tundohesh dhe nuk do të thuash dot “Jo””.
8. “Asnjë marrëdhënie nuk është një humbje kohe : nëse personi tjetër nuk të ka dhënë atë që kërkoje, dije se të ka mësuar gjënë për të cilën kishe vërtet nevojë”.
9. “Do të të duhet të vdesësh disa herë përpara se të jetosh me të vërtetë”.
19. “Gjej atë çfarë e dëshiron dhe më pas leje që të të vras”./ KultPlus.com

Gruaja luan në violinë teksa i nënshtrohet një operacioni në tru (VIDEO)

Kjo video e shpërndarë nëpër rrjete sociale u bë e famshme, teksa në të shihet një grua që luan në violinë gjersa i nënshtrohet operacionit, shkruan KultPlus.

Muzika është shumë e rëndësishme për jetën e njeriut. Këtë gjë e dëshmon edhe kjo video, në të cilën gruaja tejkalon momente të vështira gjatë operacionit duke luajtur në violinë.

Më poshtë video e publikuar në “The Independent”. /KultPlus.com

Gruaja 102-vjeçare i shpëton virusit, megjithëse mjekët i dhanë vetëm dy orë jetë

Një gruaje 102-vjeçare, e cila dikur ka punuar me Winston Churchill, mjekët i dhanë vetëm dy orë jetë pasi u infektua me koronavirus. Por, vetëm disa ditë më vonë ajo ishte në shtrat duke ngrënë ushqimin e saj të preferuar.

Catherine Grace u shtrua në spitalin Pinderfields në Wakefield, pasi rezultoi pozitive për koronavirusim dy javë më parë dhe të hënën e kaluar mjekët i thanë familjes së saj që të prisnin për më të keqen.

Për këtë arsye, kushërira e saj nuk po u besonte veshëve kur një nga mjekët e spitalit e mori në telefon dy ditë më pas dhe i tha që Grace ndodhej në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

E moshuara doli nga spitali më 5 maj e shoqëruar nga duartrokitjet e shumta të mjekëve që u kujdesëm për të për ditë me radhe.

Të afërmit e gjyshes u shprehën: Në një farë pike ne na thanë se Grace nuk do t’ia dilte të mbijetonte, pastaj na thanë që mund të kishte vetëm dy orë të tjera jetë. Por pastaj na thanë se ishte mirë. /KultPlus.com

“Askush nuk është më arrogant e më agresiv ndaj femrave se sa mashkulli i cili është i shqetësuar rreth burrërisë së vet”

Simone de Beauvoir, është një nga autoret më të famshme dhe më të rendësishme që ka dhënë kontribut në rrafshin intelektual në fushat sociale dhe filozofike, me theks të veçantë në problemin e barazisë gjinore, shkruan KultPlus.com

Këtu kemi një pjesë nga libri i saj “Gruaja e shkatërruar”

“Në ditën kur të jetë e mundur për gruan të dashurojë jo në dobësin por në forcën saj, jo të ik nga vetja por ta gjej veten, jo ta ul veten por ta mbroj veten – në atë ditë, dashuria për të do të bëhet, ashtu sikurse për burrin, një burim jete dhe jo një rrezik për vdekje”.

– Simone de Beauvoir, “The Woman Destroyed”

Gruaja dëmshpërblehet me 173 mijë dollarë që kreu punët e shtëpisë

Gjykata argjentinase e dënoi një burrë për të dëmshpërblyer ish-bashkëshorten e tij me pagesën e 8 milionë pesos (rreth 173 000 dollarë) për punët e ndryshme të shtëpisë që ajo ishte kujdesur të kryente për gati 27 vite martesë.

Gruaja e moshës 70 vjeçe, e diplomuar në ekonomi ishte përkushtuar edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe punëve të shtëpisë përgjatë bashkëjetesës së tyre.

Varësia ekonomike e grave ndaj bashkëshortëve të tyre është një nga mekanizmat qendrorë ku gratë vendosen në një pozitë inferioriteti me burrat në shoqëri’, specifikon gjyqtarja, Victoria Fama, transmeton ATSH.

Magjistratja ka vendosur një shumë të arsyeshme për të riekuilibruar situatën jo të barabartë ekonomike të bashkëshortëve, përcjell albingo.ch.

Pas 27 vite martesë, i akuzuari e la në kohën që ajo sapo kishte mbushur të 60 –at, moshë që gratë dalin në pension, së cilës i duhej të përballej me mungesën e eksperiencës në tregun e punës, mund të lexohej në gjykim.

Çifti u nda në 2009 dhe u divorcua në 2011. Kompensimi ekonomik u fut në Kodin Civil në 2015. Ai mund të përbëhet nga një pagesë e vetme, në formën e të ardhurave, të gëzojë disa përfitime materiale ose pronë ose të çdo forme tjetër të rënë dakord mes palëve.

Pse kolliteshin malësorët, kur ecnin natën vetëm?

Studiuesit, sidomos ata të angazhuar me përparësi në analizat krahasimore ndërmjet sistemeve kulturore, kanë vërejtur se në shumë kultura e kollitura e stimuluar përcjell kuptime simbolike të caktuara.

Umberto Eco ka shkruar se anëtarët e kulturave të ndryshme dallojnë disa lloje të ndryshme të kollës abuzive, se e kollitura e stimuluar është një model sjelljeje e institucionalizuar.

Kështu, shoqërinë shqiptare paramoderne, veçanërisht në krahinat fshatare, kur burrat rrugëtonin natën stimulonin të kolliturën herë pas here para se të kryqëzoheshin me burra të tjerë që ecnin në kah të kundërt, para se t’i afroheshin një burri ose një grupi burrash që ecnin më ngadalë në kahun e tyre, kur kalonin pranë shtëpive ose staneve të bagëtive të të tjerëve.

Të kollitura të tilla përcillnin mesazhin se burrat që i stimulonin nuk rrugëtonin natën për qëllime të liga dhe jo rrallë i identifikonin udhëtarët në terrin e natës.

Mjaft malësorë, sidomos ata më me emër në krahinë, kishin diçka të veçantë, vetëidentifikuese në të kolliturën e tyre të stimuluar.

Edhe në ditët tona e kollitura përcjell simbolikisht mesazhe të caktuara, veçse shumë më rrallë në errësirën e natës.

Përgjithësisht burrat kolliten kur futen në një njësi shërbimi ose shitjeje, nëse personi që duhet të shërbejë aty nuk gjendet në banak, por në ndonjë kthinë ku nuk duhet. Një e kollitur e tillë njëherazi dëshmon praninë e një klienti në mjediset e njësisë së shitjes ose të shërbimit dhe e thërret zanatçiun ose shitësin të vihet në rolin që duhet të kryejë.

Gjithashtu, ndër shqiptarët, njerëzit me autoritet kolliten enkas për t’i kumtuar një personi tjetër, përgjithësisht me status më të ulët, mesazhin se po flet ose po vepron gabim, se duhet të ndryshojë linjën e arsyetimit ose modelin e sjelljes.

* Zyhdi Dervishi – “Lente të ndërveprimit simbolik”./KultPlus.com

“N’shoqninë tonë, ma mirë me kon m*t, se gru”

Shkruan Flamur Kuçi.

“Çuuu… çuuu… se nuk t’merr kerkush kshtu,. Ora 9, ti hala n’gjume”.

Çu, eshte fjala qe sa here permendet, ty ta shkakton nifar dridhje n’bark, nifar sikleti, t’rrotullohet zemra… E pse a thu? Se kjo fjale çdo here ta ka nderpre qetesine, ta ka lon n’gjyst gezimin, e besa ta ka lon edhe buken n’fyt.

…Çu laji ent’ se serialet s’kryhen kurre; Çu lshoja karrigen djalit se u lodh’; Çu qitma nji gote uje; Çu çele deren, a s’pe nin zilen a?; Çu kqyr mos e ka qit” “skllopka”… E sa here s’ke dasht’ mu çu, ke hanger naj bertime, ose edhe ma keq, naj shuplake…
Nejse! U çove edhe sot, pa deshiren tande, po per deshiren e babit, qe ka qef ti me ja bo buken, e vllaznit kur t’kthehen prej pune me pas’ dreken gati. S’ka lidhje se ke flejt shume vone – Gjyshe e ki, s’ki qare pa e kqyr. Edhe ashtu je e pa-pune, studente, ata “po t’majne”, duhet m’i bo punt’ e shpise.

Tu e la banjon, si me tute hin n’telefon, e sheh qe ai djali qe ja keni nis me shkrujt qe nja 1 muj, ka kerku llogari per “last seen” – Çka ke bo ti deri n’3? A m’the po flej? Pse nuk m’ki kallxu qe pe kqyr gjyshen?… A passwordin e fejzbukit, ta ka lyp meniher zotnia, mas javes dyte qe keni fillu me fol… edhe PO, ti ja ke dhan’ se qashtu duhet, + tu ka dok’ djale i mire, i ke besu, masi inxhinier i IT’s erifi… Tash? Duhet me duru, “se ki met”, edhe tutesh po marrin vesh familja qe ke fol me to, e haj medet…
Masi u rrasen fort’ mire me buke, babi me vllaznit, ja nisin refrenit: Ndrroje pak, bon najher najsen tjeter; E kishe bo shume gjelbt’; Ta kishe nxe pak bile… e shkojne e shtrihen te televizori, me kqyr futboll si zakonisht, e ku presin me ju sherby ka 5-6 çaja secilit. – “S’ma paske ndrru limonin, edhe ik prej televizorit a pe sheh qe ke tu e dhan’ goll” – t’bertet babi… E kryten mo shyqyr. Tu i hek edhe levoret e kikirikave qe kane ra n’tepih, i nin tu fol per hise – cilen shpi cilit, cilin lokal cilit, cilen are me shit e cilen me dhan’ per banesa. Per ty, as qe diskutohet bile, vec najher kur t’permendet Kanuni – qysh ti je rob, se ty nuk t’takon hise, se ti thjesht’ je dera e huj…

Kane ra me flejt tash. Edhe gjyshja s’po ankohet sot. Pak kohe per veten, ma n’fund. E merr pak “librin e autoshkolles” me msu per test, per ate leje t’kerrit, qe mezi me pare t’burses e pate regjisrru, tu e dit qe kurre s’kane me ta dhan’ kerrin me vozit’. Gjumi po t’merr me liber n’dore, amo ti po ki qef me hi n’fejzbuk, po s’po don me pas probleme prap… Hin n’snapchat. Aty nuk ka last seen. Merzitesh shume, kur e sheh qiken e axhit Bedri, Donjetën, qe u vesh’ e u ndreq’, e e ka bo nji snap “Night out” para pasqyres edhe ka ra me flejt… T’shkreten, s’pe lojn’ mo me dal’ prej kur ju ka “grabit” motra e madhe Ardita. Edhe ma keq… Tash edhe gjumi t’kaloj. Nuk t’bjen n’mend dicka tjeter, pos fjalve te dajes Abaz, kur i pat’ shku gruja n’spital, e ky i bojke punt’ e shpise: “N’shoqnine tone, ma mire mu kon m*t, se gru”./ KultPlus.com

Aktori 85-vjeçar e merr gruan nëpër xhirime për të mos shikuar aktore tjera

Aktori Sir Michael Caine ka thënë se e merr me vete gruan nëpër xhirime të filmave me qëllim që të mos joshet për të kryer afera me “aktoret e bukura”.

85-vjeçari, që është i martuar me Shakiran për 45 vjet, ka thënë se tradhtia është e pashmangshme kur një burrë i martuar xhiron filma me aktore tjera.

Duke folur në promovimin e librit të tij në Londër, Caine ka thënë: “Për fillim, gjëja e dukshme është se kur shkoni në sheshxhirim, je i martuar, me plot aktore të bukura përreth. E dini se çfarë do të ndodhë”, transmeton Koha.net.

Dy herë fituesi i çmimit Oscar, ka thënë se gruaja e tij, 71-vjeçare, shkon me të në çdo xhirim me qëllim që ta mbajnë martesën.

“Kur shkoni larg për kohë të gjatë… vizitoni vende që të tjerët nuk i kanë parë, darkoni në vende që të tjerët nuk kanë qenë, takoheni me njerëz që të tjerët nuk i njohin”, ka thënë aktori.

“Të dy filloni një jetë të ndarë dhe është e rëndësishme që të mos veproni kështu. Për këtë shkak gruaja ime vjen me mua ngado që shkoj”.

Çifti është martuar në vitin 1973 dhe kanë një vajzë, Natashan, 45-vjeçare./ KultPlus.com

Në qofsh grua!

Poezi nga Donika Gashi.

Në qofsh grua,
Fol!
Fol me gjithë shpirt e mendje
Nuk ka kush nga ata të llojit tand
i lindun me të drejtën,
Fjalën të t’a mbajë peng
të thellësisë së egos.

Në qofsh grua,
Ti ke zemër të madhe si hana dritë-plotë
Mendje të kthjellët rrjedhë-freskët
Det-qetë zemra yte,
Nganjiherë uragan i tmerrshëm.

Ti i falë zemrën
Bukës së pjekun, aromës së kafesë
Tek përhapet vrullshëm damarëve të folesë.
Përqafimi i butë i mëngjesit
Lodhshëm të zdirgjet trupit ngadalë
mbramjes tek bie e rraskapitun.

Bukur të rri çdo gjë,
E bame me duart plot dashni!
Hijeshia jote dhe drunit e cungut
I jep nji gjethe lumtuni.
Në qofsh grua,
Dinjiteti asht buzëqeshja jote e përhershme.
Dhimta jote mal i pakalueshëm,
Fshehun në hiret tua
Mbretni e panënshtrueshme.

Ti që përditë fuqishëm grimosë
vështirësitë e të qenit,
Veshun me mrekullinë e ylberit,
Yllëzon sytë e errët e nganjiherë
dashunon dhe të padenjin.

Grua thuaje me za,
Të vërtetën tande!
Fjala jote nuk asht peng i egos së tjetrit./ KultPlus.com

“Ka një rregull shqiptar të njohur botërisht: Gruaja është e paprekshme”

Faik Konica qe një nga figurat më të shquara të çështjes kombëtare, studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar, shkruan KultPlus.

Më 1897 shkoi në Bruksel ku themeloi revistën e përkohshme të quajtur “Albania”, e shkruar pjesërisht në shqipe dhe pjesërisht në frëngjisht. Më 1903 u largua nga Brukseli dhe u shpërngul në Londër, ku mori leje të punonte në Departamentin e Dorëshkrimeve të Muzeumit Britanik.

Më 14 mars 1912 u regjistrua pranë Zyrës së Emërimeve të Universitetit të Harvardit, pra gjatë semestrit të dytë të vitit shkollor. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Sot KultPlus kujton një nga thëniet e tij, ku tregon pikëpamjen e shqiptarëve ndaj grave.

“Ka një rregull shqiptar të njohur botërisht e të provuar në jetë: gruaja është e paprekshme. Edhe në gjakmarrjen dhe në luftërat më të egra gratë nuk janë qëlluar”, kishte thënë Konica.
Faik Konica vdiq më 15 dhjetor 1942 në Uashington, nga një hemorragji cerebrale. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit nën tingujt e kompozitorit të famshëm Vagnerit, që aq shumë e kish adhuruar./ KultPlus.com

Ditari i presidentit Roosvelt në ditën e vdekjes së nënës dhe gruas së tij

Para 133 vitesh, kur ish-Presidenti Theodore Roosevelt kishte përjetuar një humbje tronditëse me vdekjen e nënës dhe gruas së tij. Ai po këtë ditë kishte shkruar një fjali në ditarin e tij, përcjell KultPlus.

Ishte dita kur vdiq gruaja e Roosvelt Alice. Ajo ishte vetëm 22 vjeç, kurse vdiq gjatë procesit të lindjes, vetëm disa orë pasi nëna e presidentit Roosvlet kishte ndërruar jetë. Theodore Roosevelt pasi kishte humbur nënën dhe gruan, në ditarin e tij më 14 shkurt të vitit 1884 kishte shënuar një ‘X’ ndërsa poshtë tij kishte shkruar “Drita ka dalë nga jeta ime”.

Theodore Roosevelt, kishte mbushur faqet e ditarit duke shkruar rreth gruas gati sa herë që mendonte për të. Në ditarin e tij ai kishte vënë në dukje shprehjet më të thjeshta, aktet më të vogla të njohjes, buzëqeshjen dhe heshtjen e saj, duke përfshirë dhe çdo veprim që kishte mbetur në kujtesën e tij dhe veprimet që ata kishin planifikuar për të ardhmen e tyre së bashku.

Pasi gruaja i vdiq, Roosevelt jo vetëm që nuk e përmendi më kurrë emrin e saj, por as nuk lejoi askënd ta përmendtë atë në praninë e tij. Ky kufizim përfshinte edhe vajzën e tyre, Alice Longworth Roosevelt, e cila kurrë nuk dëgjoi babanë duke përmendur emrin e nënës së saj.

Ai i kishte treguar një shoku cili gjithashtu kishte humbur gruan, se dhimbja duhej të varroset sa më thellë brenda ose përndryshe të shkatërron.

“Si një lule ajo u rrit, dhe si një lule e bukur e re ajo vdiq”, ishte një nga fjalitë e tij në ditar.

Fotografia nga ditari i Rooseveltit gjendet në Bibliotekën e Kongresit në internet, si pjesë e Thesarit Amerikan të Bibliotekës së Kongresit, një ekspozitë që përmban “artikujt më të rrallë, më interesante dhe më të rëndësishëm në lidhje me të kaluarën e Amerikës”./ KultPlus.com