Zbulohen detaje të reja nga takimi sekret mes Princeshë Dianës dhe John F. Kennedy


Në vitin 1995, princeshë Diana dhe John F. Kenedy Jr. u takuan fshehurazi në një hotel në New York.

Thuhet se ata kaluan 1 orë e gjysmë së bashku, pasi ia dolën të hynin në hotel duke i shpëtuar syrit të paparacëve.

Së fundmi, “People” i është rikthyer këtij takimi dhe shkruan se qëllimi i tij ishte se J.F.K., Jr. donte që Diana të pozonte për kopertinën e revistës së tij politike, “George”.

Diana u shpreh e gatshme që të dëgjonte kërkesën e tij, por për ta bërë këtë duhet të uleshin të flisnin. Duhej një plan i detajuar për një takim në një suitë në hotelin “Carlyle” në Upper East Side.

Ata hynë nga dera e përparme dhe takimi zgjati një orë e gjysmë, por nuk pati rezultat. Lady D në fakt nuk pozoi asnjëherë për revistën George.

Megjithatë ai takim ka mbetur thellë në memorie dhe stafi i J.F.K. Jr. e kujton edhe sot.

“E mbaj mend që më tha: Ajo është vërtet e gjatë! Ai më tha edhe se ajo ishte shumë e ndrojtur.

Ai ishte i befasuar se sa e duruar ishte ajo. Unë mendoj se ata të dy ishin takuar me Nënë Terezën, kështu që ata folën gjatë për të. Dhe ai i tha se ishte shumë e bukur”, thotë asistentja e tij në atë kohë, RoseMarie Terenzio.

Ndërkohë, Matt Berman, ish-drejtori krijues i George, e kujton Lady D. kështu:

“Ajo kishte këmbë të mrekullueshme”./KultPlus.com

10 paraqitjet më të bukura të Princeshës Diana gjatë verës

Magjepsja jonë me Dianën, stilin e Princeshës së Uellsit nuk njeh kufij. Gjithmonë e ndërgjegjshme për modën, por kurrë e sajuar, Lady Diana solli një anë tjetër në veshjen mbretërore që e bëri atë plotësisht të dashur.

Ajo kishte një prirje për ngjyrat e guximshme, stampat e spërkatura dhe jakat tepër të mëdha, transmeton KultPlus.

Kondensimi i veshjeve më të mira verore të Princeshës Diana në dhjetë me të mirat është shumë e vështirë. Por këtu janë disa nga veshjet më të preferuara të Vogue, që e karakterizojnë Princeshën Diana./KultPlus.com

Këpuca e dasmës së Princeshës Diana ka të fshehur një mesazh special për Princin Charles

Kur Princesha Diana u martua me Princin Charles në korrik të vitit 1981, dasma e tyre bëri bujë në gjithë botën.

Ndërsa martesa e tyre u zbulua më vonë, dasma mbretërore ishte ajo që u diskutua për vite me radhë dhe vazhdon të jetë një kujtim i rëndësishëm i ngulitur në mendjen e shumë njerëzve.

Trashëgimia e Dianës vazhdon të diskutohet edhe sot, shumë vite pas vdekjes së saj tragjike në një aksident automobilistik në Paris.

Së fundi është mësuar se këpucët që Diana mbante në ditën e dasmës, rreth 40 vjet më parë, kishin një mesazh të veçantë të fshehur, një mesazh të ëmbël që ishte një dëshmi e dashurisë që ajo kishte për Princin e Uellsit, transmeton KultPlus.

Sipas një raporti në revistën Toën & Country, nusja kishte lënë mesazhin special në pjesën e poshtme të takave të saj të bardha.

Sipas raportit, Princesha Diana kishte një “C D” të pikturuar në fund të këpucëve të saj të dasmës, inicialet për “Charles” dhe “Diana”.

Këpucët e saj të mëndafshta ishin të dizajnuara dhe të qëndisura me 542 xixa dhe 132 perla./Kultplus.com

Një pjesë e tortës së dasmës së Princit Charles dhe Princeshës Diana po shitet në ankand

Një pjesë e tortës së dasmës së Princit Charles dhe Princeshës Diana po shitet në ankand.

Çifti mbretëror u martua 40 vjet më parë dhe një pjesë e tortës së tyre me pesë nivele pritet të shitet për 500 paund kur një koleksionist do ta hedhë në ankand muajin tjetër në Dominic Winter, transmeton KultPlus.

Chris Albury, eksperti i kujtimeve mbretërore të ankandit, tha: “Është një kujtim kurioz dhe unik”.

“Unë nuk do t’ia rekomandoja dikujt ta hajë, por pas 40 vjetësh është qartë se ajo është e destinuar të zgjasë.”

Kjo pjesë është zbukuruar me një stemë mbretërore të kuqe, blu dhe ari.

Ajo iu dha Moyra Smith, një prej stafit të nënës së mbretëreshës në Clarence House, pas ceremonisë në vitin 1981, dhe është ruajtur në film ngjitës brenda një kuti torte.

Torta qëndroi në familjen e Moyra deri në vitin 2008 para se të merrej nga koleksionisti i cili tani po e nxjerr në shitje./ KultPlus.com

@Shutterstock

27 herët kur Lady Diana ishte muza e bukurisë së verës

Foto: Tim Graham

Prirja e saj për vijë blu mbi sy dhe hijet e krijuara nga dielli tregojnë se Diana, princesha e Uellsit e donte verën po aq sa ne të tjerët. Veshjet e saj të pushimeve u bënë ikonike, si rrobat e banjos me imazhe kafshësh ku ajo paraqitet duke u zhytur nga një jaht, meten të paharrueshme. Ajo gjithashtu vazhdon të mbetet një frymëzim për paraqitjet plot stil në një mot të nxehtë.

Flokët e theksuara në mënyrë të patëmetë, në ngjyrë të artë, ishin një nga pamjet më dashura për t’u parë në verë (dhe dimër). Ajo gjithashtu dinte t’i jepte shkëlqim dhe një pamje natyrale buzëve, vijë mbi sy në ngjyrë kafe dhe lëkurë të freskët, transmeton KultPlus.

Diana ishte modeste, por rrezatuese, me një shkëlqim nga i cili të gjithë mund të merrnim disa mësime bukurie. Më poshtë mund të shihni 27 herët kur ajo ishte muza e fundit e verës.

Shitet në ankand vetura e Princeshës Diana, dhuratë e fejesës nga princi Charles

Një makinë e dhënë Princeshës Diana si një dhuratë e fejesës është shitur në ankand për më shumë se 52,000 paund. Pronari i Ford Escort Ghia 1981 e mbajti të fshehtë origjinën e saj për 20 vjet, transmeton KultPlus.

Makina, e renditur në Reeman Dansie’s Royalty, Antiques and Fine Art Sale në Essex, iu shit një ofertuesi telefonik me një çmim prej 47,000 paund, duke tejkaluar vlerësimin e saj para ankandit prej 30,000 – 40,000.

Ka regjistrimin e tij origjinal, 133,575 km në orë, bojëra dhe tapiceri origjinale. Ajo i përkiste një fanseje të familjes Mbretërore që nga viti 2000, e cili e ngiste atë me masë të vogël pa ua zbuluar historinë miqve të saj. Makina gjithashtu ka një kopje të një maskote argjendi bretkose të dhënë si një dhuratë për princeshën nga motra e saj, Lady Sarah Spencer. Automjeti u dhurua nga princi në maj 1981 dhe u përdor nga Princesha Diana deri në Gusht 1982. Ajo u vra në një aksident me makinë në Paris në 1997. Shitësja e makinës është përshkruar si një “admiruese e madhe” e princeshës. Ankanduesit thanë se ajo e mbante të fshehtë lidhjen Mbretërore të makinës nga miqtë e saj dhe në mënyrë efektive ishte zhdukur nga sytë e publikut për më shumë se 20 vjet. Një zëdhënëse e shtëpisë së ankandit tha se shitësja konfirmoi origjinën Mbretërore nga skedari i historisë së automjetit, numrin e regjistrimit dhe shumë fotografi të Princeshës Diana në makinë. Me tarifa, çmimi total i paguar për automjetin ishte 52,640 paund./KultPlus.com

Clinton përkujton Princeshën Diana: Ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë

Ish-Zonja e Parë e SHBA’së Hillary Clinton, e ka kujtuar me fjalë mjaft emocionuese princeshën e ndjerë dhe shumë të dashur për popullin, Dianën.

“Unë jam duke menduar për princeshën Diana, e cila do të mbushte 60 vjeç sot. Kur e takova në Shtëpinë e Bardhë si zonjë e parë, kujtoj se ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë”, ka shtuar Hillary krahas fotos me princeshën, transmeton KultPlus.

Ditën e djeshme, Princi William dhe Princi Harry zbuluan statujën në nder të Princeshës Diana.

Vëllezërit përkujtuan kështu 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës. / KultPlus.com

Ford Escort në pronësi të Lady Dianës shitet në ankand

Një Ford Escort që dikur ishte në pronësi të Diana Spencer, Princeshës së Uellsit, iu shit në ankand një muzeu në Amerikën e Jugut për 52 640 stërlina (72 855 dollarë).

Makina ngjyrë argjendi 1.6L Ghia iu dhurua princeshës Diana nga Princi i Uellsit, Charles, si dhuratë fejesë në maj 1981, dy muaj para se të martoheshin në korrik 1981.

Princesha ndaloi së përdoruri automjetin shpejt pasi lindi Princin Ëilliam në 1982 dhe më vonë ajo u ble për 6 000 stërlina nga një tregtar antikuaresh.

Lewis Rabett, nga shtëpia e ankandit “Reeman Dansie” tha se oferta fituese erdhi nga një muze në Amerikën e Jugut dhe makina do të transportohet atje.

“Interesi ka qenë i konsiderueshëm para ankandit”, tha Rabett.

“Fakti që përfundoi në Amerikën e Jugut është dëshmi e nivelit të interesit global që ka pasur për këtë makinë”.

“Është gjithashtu një dëshmi e interesit për Dianën dhe trashëgiminë e saj të përjetshme”, shtoi ai.

Makina ende mban regjistrimin e saj origjinal, WEV 297W, ngjyrën dhe tapicerinë e saj origjinale dhe ka bërë 83 000 milje në orë./atsh/ KultPlus.com

Princeshë Diana nderohet me një statujë

Princesha Britanike e Uellsit, Lady Diana, do të nderohet me një statujë e cila do të inagurohet  javën e ardhshme me rastin e ditëlindjes së 60-të të princeshës së ndjerë.”Princesha e Popullit”, siç njihej me dashuri, ishte gruaja e parë e Princit Charles, trashëgimtari i fronit Britanik.

Diana humbi jetën në moshën 36-vjeçare në Paris më 31 Gusht 1997, pasi limuzina që udhëtonin Princesha me të dashurin e saj, Dodi Fayed, u përplas në një tunel ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin paparacëve, të cilët po i ndiqnin me motor, transmeton KultPlus.

Diana ishte vetëm 19-vjeçe kur u fejua me Princin Charles në 1981, por martesa dështoi para divorcit të tyre përfundimtar në 1996. Çifti kishte dy fëmijë, Princi William dhe Princi Harry, ku së fundmi janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes. Harry, Duka i Sussex, dhe William, Duka i Kembrixhit, thuhet se do të formojnë një front të bashkuar për të festuar trashëgiminë e nënës së tyre.

Diana ishte e njohur për punën e saj të bamirësisë , veçanërisht në luftën për njerëzit e prekur me AIDS ose viktima të minave. / KultPlus.com

Publikohet për herë të parë letra që Princeshë Diana e la për dy djemtë e saj

Një ish-shërbëtor i Princeshës Diana, së fundi ka publikuar një letër private të Princeshës që nuk është publikuar më parë, shkruan KultPlus.

“Unë i dua djemtë dhe shpresoj që farat e mbjella të rriten dhe të sjellin forcën, njohurinë dhe stabilitetin që është i nevojshëm”, thuhet në një fragment të publikuar.

Paul Burrell në postimin e tij sqaroi edhe arsyen se përse po e bënte publik mesazhin tani: “Janë fjalët e një dashurie të pakushtëzuar të një nëne dhe janë po aq të rëndësishme sot, sa ishin kur ajo i shkruajti ato mbi 24 vjet më parë.”

Vlen të ceket se së fundi familja mbretërore është përfolur shumë, pikërisht për faktin se Harry, djali i Princeshës së ndjerë, ka hequr dorë nga trashëgimia mbretërore.

Harry është shprehur se mania e paparacëve dhe mediave britanike për familjen e tij, i kujton atë që ndodhi me nënën e tij, dhe tha se ai po tërhiqet për të mbrojtur familjen. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B7yDcEVj9C-/

William dhe Harry zgjedhin skulptorin e Dianës

Statuja, që do të bëhet 20 vjet pas vdekjes së Lady D, do të realizohet nga Ian Rank-Broadley, autori i portretit të mbretëreshës Elisabet në monedhën britanike.

Statuja do të jetë gati brenda 2019, dhe do të vendoset në Kensington Palace. Princërit, William dhe Harry, kanë zgjedhur skulptorin në fjalë, 20 vjet pas vdekjes së Lady Diana më 31 gusht 1997.

“Vepra do të jetë një tribut i përhershëm për nënë tonë, për të kujtuar jetën e saj dhe për të festuar atë që na ka lënë. Jemi prekur për gjithë fjalët e mira dhe kujtimet që shumë persona kanë ndarë me ne në muajt e kaluar. Është dëshmi se puna e nënës tonë është ndjerë tek shumë qytetarë britanikë, por edhe në gjithë botën, edhe 20 vjet nga vdekja e saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dy princërve, transmeton tch.

Sa i përket skulpturës së ardhshme ata shtojnë: “Ian është një skulptor me emër, dhe jemi të sigurtë se do dijë të krijojë atributin e duhur për nënën tonë. Mezi presim ta shohim statujën, që do i japë mundësi të gjithëve atyre që do të vizitojnë Kensington Palace për të kujtuar dhe festuar jetën dhe trashëgiminë e saj”./KultPlus.com