Tensione në protestën e artistëve në Tiranë, dëgjohen dy shpërthime

Momente tensioni janë krijuar në protestën e artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit sot në Tiranë.

Në një moment janë dëgjuar dy shpërthime. Më pas në ajër janë ngritur re tymi. Pavarësisht se fillimisht pati një tension mes qytetarëve që po protestojnë, artistët kanë bërë thirrje për qetësi duke e quajtur incidentin si provokim.

Ndërkohë një person është nxjerrë jashtë turmës nga disa të tjerë. Nuk dihet nëse ky person ka qenë ai që hodhi kapsollat, por ndërkohë nuk njihen edhe persona që e kanë shoqëruar jashtë turmës me xhup në kokë./tch/ KultPlus.com

Pamje të Tiranës nën ‘shtet-rrethim’ kryeqyteti plotësisht i boshatisur (VIDEO)

Pamjet e mëposhtme janë xhiruar këtë të dielë në Tiranë ku duket fare qartë sesi tashmë qytetarët janë ‘ngujuar’ nëpër banesat e tyre për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Pamjet janë xhiruar dhe publikuar nga Saimir Kola. Për më tepër shikoni videon, e një Tirane ku nuk ka më njerëz nëpër rrugë.

https://www.youtube.com/watch?v=S2JUenvDMuc&feature=emb_err_watch_on_yt

Mbahet ekspozita “Totalitarizmi në Europë” në Tiranë, të rinjtë indiferent

“Nëse e shkuara harrohet, mundësia për ta përsëritur atë është e madhe”.  Në kuadër të Ditëve të Kujtesës” në këtë edicion të pestë të organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) është çelur në sheshin “Skënderbej” ekspozita  “Totalitarizmi në Europë”. Të dhëna mbi komunizmin, nazizmin dhe fashizmin, të ilustruara edhe me fotografi përcjellin krimet e kryera gjatë regjimeve totalitare në më shumë se 7 dekada. Ndërsa, vizitorët më të interesuar që ndalin për ta parë ekspozitën janë të moshuarit, të cilët ndajnë këndvështrime të ndryshme përsa i përket leximit edhe interpretimit të regjimit socialist në vendin tonë

 “Nazizmi dihet se është diçka jashtë normales, ndërsa për të shkuarën konceptet janë të ndryshme.  Njeriu stabilizohet me çdo lloj sistemi, njëherë regjimi socialist, tani ai “demokratik”. Nuk ka sistem pa të këqija, edhe kapitalizmi ka të këqijat e saj. Socializmi i dha prioritet shoqërisë shqiptare, i bëri me shkollë, zhduku analfabetizmin,  këto sot ne na duken si gjëra të vjetra. Atëherë kishte ligje, ai që thyente ligjin do të merrte përgjegjësinë. Unë kam këtë mendim, se atëherë kishte njerëz që dënoheshin për diçka, ndërsa sot ata që janë dënuar thonë që jam dënuar kot”.

Më pëlqen shumë ekspozita. Herë për herë duhet ta kujtojnë të shkuarën, se pa kujtuar të shkuarën nuk e ndërtojnë të ardhmen. Ne shkuam e mbaruam këtë punë, ndërsa brezi i ri se ka idenë, herë pas herë këto ekspozita duhet që ta shikojnë”.

“Unë jam nga Kanadaja. Jam duke parë, që të gjithë ata që e shikojnë këtë ekspozitë nuk janë të rinj, por janë të moshuar, por kjo është e shkuara juaj, nëse këta njerëz nuk e shikojnë të shkuarën e tyre, do ta jetojnë sërisht. E ardhmja do të jetë më e bukur edhe më e sigurt, vetëm duke kthyer kokën pas”.

Një student i historisë, pasi sheh me vëmendje faktet edhe të dhënat që ekspozohen në këtë ekspozitë mbi regjimet më të ashpër gjatë shekullit XX në vendet e ndryshme të Europës shprehet se:

“Më bën më shumë përshtypje, pjesa që i përket Shqipërisë, sepse ata i japin vetëm pikëpamjen që nuk ishte e mirë, ishte keqe, por e vërteta shkruhet në vitin 1991 nga fituesit. Vërtet ka pas të këqija, por ka pas edhe anët pozitive, deformimi është që i japin vetëm anët negative. Për brezin tim nuk do të thotë gjë, sepse janë vetëm disa fakte historike, por është shumë gjë e mirë që të ndërgjegjësohen të rinjtë, sepse çdo gjë që ka ndodh po ripërsëritet”. 

Qëllimi i ekspozitës është që të kontribuojë në dënimin ndërkombëtar të të gjithë formave të totalitarizmit. /Shqiptarja /KultPlus.com

Në Tiranë hapet ekspozita “Krimet serbe në Kosovë”, vjen si apel për Serbinë

Ekspozita fotografike “Krimet serbe edhe gjenocidi serb” është hapur në Muzeun Historik Kombëtar. Fëmijë, gra e vajza të dhunuara, por edhe të moshuar e burra, që kanë rënë në luftë për liri gjatë viteve të luftës në Kosovë, janë imazhet e rënda që përçojnë gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë Nait Hasani rrëfen se kjo ekspozitë është hapur në kuadër të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt), në mënyrë, që të gjithë shqiptarët edhe të huajt të njihen me krimet serbe që janë bërë në Kosovë gjatë 100 vjetëve, e veçanërisht  në vitin 1999.

“Ne kemi 12-vjetorin e Pavarësisë. Qëllimi i ekspozitës është që t’i prezantojë të gjithë publikut rrugën që ka kaluar Kosova për të arritur Pavarësinë. Kjo  ekspozitë dëshmon për krimet serbe që janë bërë në Kosovë, edhe për qytetarët shqiptarë kanë të drejtë që të jetojnë të lirë. Prandaj, Pavarësia është si rezultat i luftës dhe betejave dhe bashkësisë ndërkombëtare e qytetarëve në Kosovë”, shprehet ambasadori i Kosovës Hasani në Tiranë.

Vetëm në masakrën e Reçakut kanë humbur jetën në formë barbare në qendër të Kosovës 45 të pafajshëm, por Serbia vazhdon që ta quajë këtë një inskenim.

 “Këtu kemi krimet serbe, në format më barbare. Edhe pse presidenti serb deklaron se Masakra e Reçakut nuk ka ekzistuar, por është inskenim. Kemi sjellë për t’i dëshmuar opinionit dhe qytetarëve shqiptarë dhe të botës, edhe ambasadave të tjera që janë këtu edhe do ta vizitojnë, që në Kosovë ka pas një krim dhe një gjenocid. Serbia nuk ka kërkuar falje për 20 vite për krimet që janë bërë në Kosovë. Beteja e Serbisë kundër Kosovës është një farsë, sepse ajo e ka bërë krimin edhe ne e kemi fituar lirinë bashkë me një luftë tonën të përbashkët”.

Megjithatë për këtë është krijuar një Gjykatë Speciale në Kosovë, që ka për qëllim zbardhjen e krimeve dhe njohjen e tyre në rang ndërkombëtar.

“Ne kemi krijuar një gjykatë speciale në Kosovë me inskenimet edhe dosjet e saj, Gjykatën Speciale ku shkojnë njerëzit për intervista. Ndërsa, ata që kanë bërë krimet janë serbët edhe shteti serb do t’i njoh. Megjithatë, Kosova tashmë është e lirë edhe e pavarur”, shprehet ambasadori.

Ambasadori shton se jo vetëm stabiliteti dhe paqja e Kosovës, por e të gjithë Ballkanit është i sigurt vetëm nëpërmjet njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia është një formë e stabilitetit të paqes në Ballkan. Kërkojmë që Serbia të kthjellohet edhe të kërkojë falje për krimet që ka bërë në 100 vjet edhe për krimet në vitet 1999, që  të ecin përpara drejt BE-së edhe vendeve të zhvilluara”.

Ambasadori përfundon se nëse Serbia do të njoh Pavarësinë e Kosovës, do të ketë një qasje tjetër të zhvillimit të rajonit, por edhe mundësi zhvillimi ekonomik edhe tregtar  midis Kosovës dhe Serbisë, prandaj njohja është e vetmja mënyrë për stabilitet edhe siguri për të ardhmen. Shqiptarja.com / KultPlus.com

Muzeu kombëtar “Shtëpia e gjetheve” në Tiranë merr çmimin e parë në Paris

Mësohet se muzeu shqiptar ka marrë 11 vota pro në komisionin e vlerësimit, çfarë e ka shpallur fitimtar.

Tematika e këtij muzeu është përkujtimi i dhunës psikologjike të regjimit komunist e i kontrollit të qytetarëve përmes përgjimeve nga ish- Sigurimi.

Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj 2017, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse: “Ringjallja e Krishtit” dhe pranë Bankës Kombëtare, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944 – 1991.

Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe Shtëpia me Gjethe për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një të panjohur, një mister. Pëshpërimat e njerëzve dhe fëshfërimat e gjetheve, duke hapur dyert e kësaj shtëpie, duke paraqitur veprimtaritë që janë kryer brenda saj dhe shumëçka tjetër të bashkëlidhur, ky muze do të shpalosë njëherësh pamje të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat, mendjet dhe shpirtrat e njerëzve.

Përgjime, kontrolle, spiunime… që kanë sjellë arrestime, internime, tortura, dënime të rënda për shumë e shumë njerëz të pafajshëm, atyre u kushtohet ky muze.

E konceptuar në 9 seksione, ‘Shtëpia me gjethe’ përbëhet nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë. / KultPlus.com

Fotografi dhe skica të realizuara nga Edith Durhami nëpër viset shqiptare, shpalosen në një ekspozitë

Muzeu Historik Kombëtar hapi sot ekspozitën “Miss Mary Edith Durham” me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së “Mbretëreshës së Maleve” Mary Edith Durham (1863-1944), artiste, shkrimtare e shquar britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antroplogjike rreth jetës së Shqipërisë në fund të shek. XIX dhe fillim shekullit XX.

Ekspozita përmban fotografi dhe skica të realizuara nga Edith Durhami gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare.

Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi u shpreh se kjo ekspozitë me fotografi nderon figurën Edith Durham. Ai u ndal në veçanti në rolin dhe kontributin e çmuar të Edith Durham në çështjen shqiptare dhe veprimtarinë e saj të dendur në Shqipëri, ku ajo ndërmori rreth 7 udhëtime në vendin tonë duke lënë pas një histori të tërë në pasqyrimin e jetës se shqiptarëve dhe rolit të tyre në rajonin e Ballkanit dhe kjo ekspozitë është një pasqyrë e qartë e kontributit të Miss Edith Durham si një pjesë e pandashme e historisë moderne të kombit shqiptar.

“Mary Edith Durham do të mbetet përgjithmonë një kujtim i bukur për shqiptarët, një personalitet i nderuar dhe i dashur, sepse ajo nga dita që shkeli në tokën shqiptare, u mrekullua jo vetëm nga natyra, por edhe nga shpirti e vlerat e shqiptarëve. Ajo u tregua shqiptare me zemër e me shpirt. Kjo është arsyeja pse ne e konsiderojmë atë si bijën tonë dhe i dhamë titullin e lartë “Mbretëresha e Maleve”. Edith Durham është pjesë e historisë së Shqipërisë”, përfundoi drejtori Koçi.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 30 nëntor. / KultPlus.com

Statuja “Nënë Shqipëri” zë vend pranë “Dëshmorëve të Kombit” në Tiranë

Pas ekspozimit të 100 portreteve të “Heronjve të Popullit” në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në nderim të 75-vjetorit të Luftës Antifashiste në Shqipëri Tiranës i është shtuar një tjetër dekor.

Imazhi i monumentit “Nënë Shqipëri” është shfaqur mbrëmjen e së dielës para Korpusit të Universitetit të Tiranës, pjesë e përgatitjeve të organizimeve të 75-vjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazifashistë nga ana e Bashkisë së Tiranës.

“Nëntori i Dëshmorëve! U vendos stilizimi i Nënë Shqipëri pranë korpusit universitar në Tiranë,” shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Këtë vit Shqipëria kremton 75-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Kjo ngjarje, më e rëndësishmja e historisë së vendit, do të përkujtohet sipas një kalendari historik. Kremtimet do të kulmojnë në datën 29 Nëntor ku do të përkujtohet dhe nderohet sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve të vendit./atsh / KultPlus.com

“Fjalori i Gjuhës Shqipe” instalacioni më i ri në sheshin “Skënderbej” të Tiranës

“Fjalori i gjuhës shqipe” është instalacioni më i ri i vendosur në sheshin “Skënderbej” të Tiranës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekson se “po e përmbyllim Tetorin e Librit me një instalacion në sheshin “Skënderbej”, një libër gjigant, ndoshta më i rëndësishmi: “Fjalori i gjuhës shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë”.

“Ende gjatë montimit nisi të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve, të cilët nisën të bëjnë fotografi para tij. Por, ai fjalor është edhe funksional. Përmes një monitori, bashkëlidhur me të, mund të kërkoni kuptimin e cilësdo fjalë të fjalorit. Një mesazh për të njohur dhe dashur gjuhën tonë”, shprehet Margariti.

“Fjalori i gjuhës shqipe” është fjalori më i madh shqip-shqip i botuar deri më sot. Ky fjalor është hartuar duke u mbështetur te “Fjalori…” i 1980-ës, ripunuar dhe përditësuar. Përmban rreth 35 000 fjalë, 7 000 njësi frazeologjike dhe mbi 100 000 kuptime, pra, leksiku aktiv i shqipes së sotme dhe një pjesë e rëndësishme e leksikut pasiv.

Fjalët në fjalor janë të vendosura sipas rendit alfabetik dhe sipas rendit të pjesëve të ligjëratës (emri, mbiemri, folja, ndajfolja…). Në të gjithë Fjalorin janë zbatuar rregullat e drejtshkrimit të miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972). Fjalori është i pajisur me shpjegime për mënyrën e përdorimit, shkurtimet që janë përdorur, treguesin alfabetik dhe një pasqyrë gramatikore. Ky fjalor është tepër i nevojshëm për bibliotekat e familjeve tona. / KultPlus.com

Në bibliotekën “Musine Kokalari”, një dritare drejt botës së pafund të librit

Muaji tetor është pagëzuar ndryshe dhe si muaji i leximit. Më shumë se më parë, atmosfera e këtij muaji ka mbushur bibilotekat publike ku numri i lexuesve ka njohur rritje. Sallat janë gjallëruar nga grupmosha të ndryshme, përveç të abonuarve të përhershëm që nuk presin muajin e leximit për të përpirë fletët e librave.

Në kuadër të nismës së ndërmarr nga ministria e Kulturës për muajin e leximit shihet një interes i qytetarëve për frekuentimin e bibliotekave.

Biblioteka përbën një institucion të veçantë në jetën e njeriut. Nuk është thjesht vendi ku ti merr libra për të përmbushur detyrimet shkollore apo të profesionit. Brezat e nisin aty  ëndërrimin për jetën, që fëmijë kur kanë fatin të edukohen nga prindërit me dashurinë për librin. Më pas, sallat e bibliotekës shndërrohen në pasion studimi, shfletim i shtypit të përditshëm, thellim i njohurive por edhe socializim me njerëz të tjerë që kanë të njëjtën qasje.

Libri është një thesar i veçantë  në jetën e çdokujt pasi një libër i lexuar është një dritare e hapur drejt botës së madhe, të cilën nuk të del koha e jetës ta shohësh e prekësh të gjithën.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ishte sot në mjediset e bibiliotekës publike “Musine Kokalari”, në kryeqytet. Qytetarët kishin mbushur bibliotekën, ndërsa mësojmë se në kuadër të këtij muaji kjo bibliotekë po frekuentohet nga një numër i madh qytetarësh të cilët janë të grupmoshave të ndryshme që nga parashkollorët e deri tek mosha e tretë.

Interesant në këtë vend ishte dhe takimi me një zotëri të moshuar i cili po shfletonte një libër historik. Fjalët e tij ishin frymëzim: Njeriu kurrë nuk duhet të ngopet së lexuari pasi libri të rinon mendjen dhe shpirtin.

Gjatë këtij vëzhgimi për ATSH-në, Julian Myftari, pedagog filozofie politike tregoi se e frekuenton shpesh këtë bibilotekë. “Kjo për shkak dhe të profesionit tim si pedagog për të lexuar literaturë shkencore dhe materiale të ndryshme që më nevojiten”, theksoi ai.

“Në këtë bibliotekë unë gjej ngrohtësinë e stafit i cili më orienton gjithmonë drejt atyre titujve që unë kërkoj. Unë i frekuentoj disa herë në javë bibliotekat pasi janë vende ku njeriu futet në një dimension tjetër mes librit dhe leximit. Shoh një rritje interesi nga brezi i ri për librin dhe ky është një sinjal pozitiv ç’ka tregon se libri nuk shihet thjesht si kopertinë por shfletohet dhe bëhet pjesë e mendimit dhe perceptimit të tyre”, u shpreh Myftari.

Eltjana një nxënëse 11 vjeçare u shpreh për ATSH-në se e frekuentonte këtë bibliotekë nga e hëna në të premte çdo ditë.

“Lexoj shumë libra me përralla dhe ato me poezi sepse më pëlqejnë shume dhe duket sikur prek nga afër personazhet e mia të preferuara”. Eltjana dha dhe një mesazh për gjithë bashkëmoshatrët e saj kur u shpreh se, “se nëse lexoni shumë do bëheni më të ditur”.

Në këtë bibliotekë gjatë vëzhgimit të ATSH-së takuam dhe me një përkthyes librash artistik i cili ishte një mysafir i përhershëm në këtë bibliotekë dhe ajo ç’ka të bënte përshtypje nga rrëfimi i tij ishte adhurimi që ai kishte për letërsinë dhe leximin si proces duke e quajtur madje dhe diellin e mendjes.

“Leximi është një mrekulli pasi njeriu arrin të përfitojë shumë gjëra të cilat nuk mund t’i marr dot nëpërmjet komunikimit. Përmes leximit përballesh me viganë të mendimit njerëzor. Pa lexim është e pamundur që një shoqëri të ecë përpara. Leximi është diell, është një ndriçim i jashtëzakonshëm për mendjet njerëzore. Në jetë duhet ta vendosësh veten gjithmonë si nxënës pasi kemi ende shumë për të mësuar”, tha për ATSH-në Klodian Briçi, përkthyes.

Briçi tha se, “unë kryesisht lexoj letërsi artistike kjo për shkak të profesionit dhe i frekuentoj shpesh bibliotekat pasi në këto vende gjej qetësinë e mendimit dhe futem më thellë në botën e personazheve”. Pra, për të, biblioteka është një vendtakim mjaft interesant mes imagjinatës së vet dhe personazheve të librave që shfleton’’.

“Një mesazh i imi në kuadër dhe të muajit të leximit për brezin e ri është që të vazhdojë të lexoj sepse leximi zhvillon trurin, zgjat jetën dhe të rrit profesionalisht pra njeriu duhet të jetë një nxënës i përjetshëm që të ecë përpara në jetë dhe kjo arrihet përmes librit dhe leximit”, u shpreh Briçi.

Alketa Xhelili, bibliotekare e “Musine Kokalarit”, tha për ATSH-në se, “kët mjedise mirëpresin çdo ditë 20-25 lexues në sallë dhe mbi 30 lexues që janë të pajisur me librezë anëtarësie. Numri i të anëtarësuarve në bibliotekën tonë arrin 972 deri më tani dhe ky numër do vijojë të rritet për shkak të kërkesave të shumta nga qytetarët për lexim”.

“Kjo bibliotekë frekuentohet nga grupmosha të ndryshme që nga parashkollorët që vijnë të organizuar nga kopshtet e tyre e deri tek mosha e tretë”, tha Xhelili.

Në kuadër të këtij muajit të leximit, frekuentimi në këtë bibliotekë është në rritje ku vihet re një interes i shtuar nga të rinjtë dhe sidomos nga grupmoshat më të vogla të cilat po afrohen më shumë me librin kjo dhe për shkak të nismave të ndërmarra nga institucionet përkatëse.

Kjo bibliotekë ka një sërë titujsh duke nisur që nga librat me poezi e deri tek ato historikë dhe ato shkencorë të cilët preferohen nga një lexues pak më elitar si nga pedagogët të cilët i shfrytëzojnë për temat e tyre të të doktoraturës.

Mosha e tretë në këtë bibliotekë ka një interes për librat historikë dhe ato bibliografikë.

Fëmijët ato të grupmoshave më të vogla lexojnë libra artistikë ku njihen me personazhet e tyre të dashur dhe gjithashtu e shfrytëzojnë këtë bibliotekë dhe për të bërë detyrat pasi ambientet këtu janë mjaft mikpritëse dhe duken se i ftojnë të gjithë të shijojnë këtë vend mjaft interesant që fare mirë mund të quhet dhe një shtëpi e ngrohtë libri.

Personeli po ashtu bën kërkesë që kjo bibliotekë të pasurohet me tituj të ri pasi dhe lexuesit kanë kërkesa gjithmonë në rritje për libra të rinj.

Bibliotekat publike në Tiranë janë kthyer në hapësira multifunksionale, ku përveç leximit dhe ofrimit të librave, zhvillojnë shumë aktivitete.

Gjatë muajit të leximit në këtë bibliotekë do organizohen aktivitet nga parashkollorët e deri tek shkollat e mesme aktivitete këto të cilat kanë qëllim afrimin e brezit të ri me librin si dhe socializmin e këtyre brezave me njëri-tjetrin.

Kënaqësinë që ta jep libri nuk ta jep as televizioni as tabletat. Ky është mesazhi që vjen nga biblioteka “Musine Kokalarai”, që synon të nxisë sidomos brezin e ri të kthehet në ëndërrimet dhe botën e pafund që hapin faqet e një libri. /atsh/ KultPlus.com

Drama klasike japoneze “Noh”, magjeps publikun në Tiranë

 “Manteli me pupla” dhe “Merimanga e tokës” ishin dy pjesët e interpretuara mbrëmjen e së dielës, nga Teatri Japonez Noh, pasuri Jomateriale e Trashëgimisë Kulturore Botërore, UNESCO.

Për gati dy orë pjesëmarrësit kanë shijuar interpretimin e artistëve, shoqëruar me instrumente dhe britma. Sinkronizimi, paraqitja skenike mjaft e lartë, kostumet, mbajtën nën emocione publikun që ka shijuar çdo moment të një shfaqje që të kthente sa larg në kohë dhe afër realitetit. Festivali “Takimet Muzikore të Dy Botëve” në edicionin e tij të 13-të bëri të mundur që për herë të parë publiku shqiptar të prekte magjinë e Teatrit Noh.

Ambasadori i Ambasadës Japoneze akredituar në vendin tonë Makoto Ito, Kryepeshkopi Anastas, drejtues të institucioneve më të rëndësishme të artit dhe kulturës në Shqipëri, artistë, miq të artit, përfaqësues të ambasadave të ndryshme, etj, mbushën mbrëmjen e së dielës sallën e Qendrës Kultrore të Katedrales Orthodokse.

Ilda Mara, drejtuesja e Shoqatës Franko-Shqiptare “Argjiro” pasi falënderoi të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij festivali, bëri një përmbledhje të rrugëtimit artistik të tij dhe që këtë vit ka arritur plotësisht të ndërthurë dy botë në një, të gërshetojë traditën dhe identitetin me klasiken.

Përshëndetje solli në këtë mbrëmje dhe Ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Makoto Ito. Si rezultat i bashkëpunimit mes Ambasadës Japoneze dhe “Argjiro” u bë e mundur që Teatri Noh të mbërrijë në Shqipëri.

“Unë jam shumë i kënaqur që dhe publikut shqiptar i krijohet mundësia të njoh traditën tonë të dramës, Noh, atë traditë që familjet tona në shumë breza e kanë praktikuar, e kanë ndjekur, kush më shumë e kush më pak, por askush nuk e ka harruar, ndaj dhe jam shumë i gëzuar që dhe në Shqipëri mbërriti, Noh”, u shpreh për publikun Ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Makoto Ito.

Me titra që shfaqeshin në ekran, mistiken që përfaqësojnë dhe një paraqitje skenike mjaft të lartë, Teatri Noh, nisi interpretimin e pjesëve, të cilat kombinoheshin më mënyrë perfekte me instrumentet, veshjet, dhe një mori aksesorësh që mbushën sallën.

Drama e një peshkatari, që një ditë të jetës së tij gjen mantelin e një zane, të cilin ja rikthen dhe fal kësaj gjiri ku ai jetonte merr lutje për bukuri dhe shpresë prej këngës së saj, ishte pjesa e parë që teatri Noh, interpretoi dhe që u prit me mjaft kërshëri nga publiku.

Ndërsa, më pas publiku u njoh më shumë me instrumentistët e Teatrit Moh. Me anë të një përmbledhje që solli me fjalë të shpjeguara dhe me interpretime se si katër instrumentistët, një artist me fyell dhe tre me daulle mund të kombinohen më mënyrë perfekte mes tyre pa pasur dirigjent dhe aq më shumë kur muzika shoqërohet me britma.

“Merimanga e tokës” kishte në fokus një Lord që ndërsa sëmuret në mënyrë të mistershme një natë vizitohet nga një merimangë monstruoze, e cila e sulmon, por përballet me shpatën e Lordit, i cili e lëndon. Në lojë hyn më i besuari i Lordit dhe njerëzit e tij. Ai zotohet se do ta vras merimangën dhe gjurma e çon në një gurë mali, i cili çahet dhe prej andej del merimanga monstuoze, e cila përpiqet të mashtrojë me rrjetën e saj, por në fund i pritet koka.

Me një gjuhë japoneze të lashtë dhe me këtë formë arti të kombinuar mes traditës dhe modernes, Noh, tregoi se si jeta triumfon, se si ëndrrat na shoqërojnë çdo ditë të saj, se si nëpërmjet artit mund të kuptohemi kaq mirë me njëri tjetrit, por dhe me ata që ndodhen në botën tjetër.

Me një interpretim dinjitoz, kostume shumë ngjyrëshe që i përshtateshin pjesëve dhe instrumentet që e shoqëronin, teatri Noh, mori duartrokitje nga publiku shqiptar, i cili fal Festivalit “Takimet Muzikore të Dy Botëve”, mundi ti shijonte në Tiranë./ KultPlus.com

Lista me 51 artistë që më 1976 do hiqeshin nga Tirana me porosinë e Ramiz Alisë

Memorie.al publikon dokumentet arkivore me faksimilet përkatëse të korrespodencës zyrtare të KQ të PPSH-së, të vitit 1976, ku disa funksionarë të lartë të aparatit të Komitetit Qëndror që mbulonin sektorin e Artit e Kulturës, hartuan një listë e cila përfshinte një sërë emrash të njohur të instuticioneve kulturore dhe artistike të qytetit të Tiranës, ku përfshiheshin mjaft nga pesonalitetet më të shquar të tyre, si; aktorë, regjizorë, muzikantë, instrumentistë, këngëtarë, udhëheqësa artistikë etj, të cilët do hiqeshin nga vëndet e tyre të punës dhe do të largoheshin apo “transferoheshin” nga qyteti i Tiranës për në rrethe të tjera të vendit.

Transferimi i tyre në fakt ishte një internim i tyre, pasi ajo gjë nuk bëhej për nevoja pune, por për të vëtmin fakt se të gjithë personat që përmbante ajo listë, kishin problem biografike. Pra me pak fjalë ishin të padëshiruar për pushtetin komunist. Dhe kjo “listë e zezë” ku pjesa më e madhe e emrave të asaj përbëhej prej aktorëve të famshëm të Teatrit Popullor, Teatrit të Operas dhe Baletit, Kinostudios “Shqipëria e Re’, e Radio-Televizionit Shqiptar, i dërgohej për miratim dhe firmën e ekzekutimit, vetë Ramiz Alisë, sekretarit të K.Q.të PPSH-së që mbulonte Artin dhe Kulturën.

Lista në fjalë kishte shënimin “Tepër Sekret” dhe ajo ishte përpiluar edhe me ndihmën e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Puëve të Brendëshme, pasi për çdo emër të saj kishte të dhëna të veçanta biografike që vetëm ai digaster i dispononte. Pas Pleniumit të IV-të të PPSH-së dhe veçanërisht pas goditjes së të ashtuquajturit Grupit Armiqësor në Art dhe Kulturë në vitin 1973, periudha e spastrimeve në këtë sektor do të vazhdonte ethshëm edhe në vitet në vazhdim. Dhe pikërisht një gjë e tillë konsiston edhe në këtë dokument origjinal të Komitetit Qëndror të PPSH-së ku në përmbajtjen e të cilit theksohet në mënyrë specifike, i gjithë mekanizmi represiv i strukturave PPSH-së për të goditur deri në fund të ashtuquajturin elementin armik, në një nga sektorët më të ndjeshëm të propagandës së regjimit komunist. Në këtë listë përfshihen emra të aktorëve, kompozitorëve, dhe regjizorëve të cilët u futën në këto “Lista të Zeza” me qëllim, spastrimin e gjithë sektorit të artit dhe kulturës nga elementët e padëshiruar për regjimin e kohës.

Fundi i viteve 60-të dhe fillimi i vitet 70-të, do të shënonte rekorde përsa i përket ideologjizimit ekstrem komunist, jo vetëm të sektorit të Artit dhe Kulturës në Shqipëri, por të të gjithë aspekteve kryesore të jetës së përditshme në regjimin komunist të Enver Hoxhës. Për instancat përkatësë të K.Q.të PPSH-së për Artin dhe Kulturën, absolutisht nuk kishte rëndësi shkqëlqimi dhe profesionalizmi i Ilia Shytit, Roza Anagnostit (Xhuxhës), Sheri Mitës, Robert Ndrenikës, Prokop Murrës, Ndrek Shkjezit, Bujar Lakos, apo regjizorit Luigj Gurakuqi, solistes Luiza Papa (Çako), apo piktorit Naxhi Bakalli. “Shkrimtarët dhe artistët janë ndihmësit e partisë dhe si të tillë, ata në rradhë të parë ne duhet të jenë njerëz politik”. Kjo ishte deviza që mbizotëronte kudo në Shqipërinë komuniste të atyre viteve, e sanksionuar në të gjitha librat shkollorë dhe atyre të propagandës komuniste, gjë e cila gjente mishërim në çdo hap dhe sector të jetës.

Regjimit komunist përpara profesionalizmit dhe virtyteve të larta të njerëzve të artit dhe kulturës, u interesonte ideologjizimi me “Frymën Revolucionare”, e cila në ato vite u importua në mënyrën më brutale të mundshme nga Kina e largët me Revolucionin Kulturor. Thënia e famshme e Enver Hoxhës për të ashtuquajturin Grup puçist në ushtri, “Të fshjmë me fshesë të hekurt njëherë e përgjithmonë të gjitha bishtat dhe mbeturinat e grupeve puçiste në çdo sekstor të shoqërisë”, u aplikua tërësisht edhe në artin dhe kulturën shqiptare të mesit të viteve 70-të, të cilat u vunë tërësisht në kontrollin e rreptë të organeve të “diktaturës së proletariatit”. Këtë gjë e dëshmon mësëmiri dhe ky dokument që po botojmë të plotë në këtë shkrim.

LETRA QE I DERGOHEJ RAMIZ ALISE PER ARTISTET ME BIOGRAFI TE KEQE

Informacion

RRETH PERBERJES POLITIKE TE DISA KUADROVE QË PUNOJNË NE INSTITUCIONET ARTISTIKE QENDRORE

Pas pleniumit të 4-të të Komitetit Qëndror të Partisë janë marrë një sërë masash për përmirësimin e përbërjes politike të kuadrit që punon në institucionet artistike qëndrore si në Kinostudijo, Teatrin e Operas e të Baletit, Teatrin Popullor etj.

Në fillim të vitit të kaluar, gjatë diskutimit për luftën kundra burokratizmit ky problem u shikua dhe më gjërë. Organizatat bazë ngritën disa çështje që duheshin shikuar.

Gjatë kësaj periudhe u evidentua edhe njëherë i gjithë kuadri me përbërje të keqe politike.

Komiteti i Partisë së Rrethit vendosi që për përmirësimin e gjendjes të ndjekë këto kritere:

Në rradhë të parë të hiqen ata që kanë përbërje politike të keqe, janë më të kompromentuar dhe nuk mund të dalin në skenë.

Gjithashtu gradualisht, të hiqen ata që s’kanë përbërje të mirë dhe nga pikëpamja ideoprofesionale nuk kanë vlera të rëndësishme.

Për disa artistë që kanë njolla në përbërje politike, po që së shpejti mbushin moshën e pensionit të largohen kur të dalin në pension.

Ndërsa disa artistë që skanë problem në biografi, të dalin në pension në bazë të punës bindëse me ta. Largimi i tërë këtyre do të pastrojë institucionet artistike dhe do t’i hapë vend elementit të ri e të përshtatëshëm në trupat tona qëndrore.

Për të larguar kuadrot me përbërje të keqe u patën parasysh që të shikohej jo vetëm ana biografike, por dhe puna e veprimtaria e tyre në atë institucion.

Kriteret e vendosura ne na duken të drejta. Gjatë kësaj pune u larguan nga këto institucione disa nga këta njerëz.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit, u larguan 6 veta: (Donika Miluka, Llazar Morcka, Lenka Zotëria, Diana Keqja, Adivije Alibali dhe Jeta Nase)

Në Teatrin Popullor u hoq Ferial Alibali, Lazër Vlashi.

Në Kinostudjo, u hoqën 3 veta; Genc Rruzhdiu, Xhemal Broja dhe Zhak Vituli.

Por shihet se në këto institucione kemi ende njerëz me përbërje të keqe politike. Kështu si të tillë në listën e hartuar vitin e kaluar organizatat bazë kanë evidentuar në Teatrin Popullor 14 veta, në Teatrin e Estradës një vit më parë kemi pasur rreth 15 veta, por tani kemi vetëm 2, në Teatrin e Operas dhe Baletit 22. Nga Komiteti i Partisë janë duke u marrë masa për largimin edhe të disa të tjerëve.

Për t’i pastruar këto institucione duhen ndjekur disa rrugë. Ka që janë më të kompromentuar dhe pa talent dhe duhen hequr shpejt. Kështu p.sh. në Teatrin e Operas kemi hequr disa që kanë babën ose vëllanë të pushkatuar për qëndrim armiqësor gjatë luftës ose pas çlirimit, si Haki Bejleri, Thoma Nova. Megjithëse këta kanë nga 20 vjet në këto institucione, mendojmë se duhen larguar mnejëherë nga ky institucion qëndror.

Disa aktorë të Teatrit Popullor, gjatë luftës nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë politik. Kështu Prokop Mima gjatë luftës ka qenë me rininë e Ballit. Ndrek Shkjezi gjatë luftës ka qenë me Partinë Fashiste, (por gruaja e tij është anëtare partie, kryetare e orgaizatës së gruas së rajonit). Me që këta janë në prag të pensionit, do të mbahen një deri në dy vjet sa të dalin në pension.

Një grup më i gjërë kuadrosh kanë ndonjë pjestarë të familjes së tyre bashkëpunëtorë me armikun apo me organizatat tradhëtare. Të tillë mund të përmendim Ermelinda Pemën, (i jati i saj gjatë luftës ka qenë oficer, mbas çlirimit i burgosur, një vëlla dënuar për tentaivë arratisje). Bujar Lako (babaj i tij gjatë luftës ka qenë nënkomisar policie, dhe komisar i çetës balliste të Safet Butkës). Roza Anagnosti, (i jati para çlirimit ka qenë oficer dhe në vitin 1950 është dënuar për veprimtari armiqësore). Me njerëz të familjes të dënuar për qëndrim të keq politik janë dhe Vilhelm Konjari, Brixhita Xhepa, Jorgji Kareco etj.

Për këtë është menduar që gradualisht të hiqen nga institucionet artistike qëndrore dhe të venë në trupat artistike të rretheve ose në ndonjë klub të Bashkimeve Profesionale, shtëpi ose vatër kulture ne Tiranë.

Disa të tjerë kanë pjestarë të familjes të arratisur, të dënuar për tentativë arratisje, ose të ikur jashtë shtetit gjatë luftës. Kështu Robert Ndrenika (ka vëllanë të arratisur në vitin 1961 dhe dajën armik). Sheri Mita (i jati ka ikur jashtë shtetit për studime dhe s’është kthyer) Gëzim Kaceli, (vëllanë të arratisur, xhaxhanë të pushkatuar). Ndërsa Manushaqe Çekani, Kristaq Rada, kanë vëllezërit të dënuar për tentativë arratisje. Përbërje të tilla kanë dhe Zef Ndoci, Ilia Shyti, Miltiadh Papa.

Edhe për këtë mendohet të hiqen nga këta institucione qëndrore dhe të çohen në institucione të tjera, ndërmarrje, kooperativa bujqësore ose në rrethe.

Një numër tjetër artistësh kanë të afërm të tyre të dënuar ose të implikuar në veprimtari armiqësore. Përmendim si shembull: Luiza Papa, (është gruaja Gaqo Çakos), e cila ka pasur të dënuar politikë të dajat e saj, Valter Bablusha, (xhaxhaj dhe daja me Ballin. Me përbërje të tillë ka dhe të tjerë si Sami Bakalli, Luigj Gurakuqi, dajën të pushkatuar etj. Ne përmëndëm vetëm aspektet negative, por në përbërjen familjare këta kanë dhe të dhëna pozitive. Mendohet që këta duhet të lëvizin, por pak më vonë, gradualisht dhe sipas rastit e duke pasur parasysh tërë përbërjen familjare e sjelljen e tyre.

Komiteti i partisë i Rrethit dhe i rajonit, po merr masa për largimin gradual të këtyre kuadrove, por mendoj se është nevojë pa e kthyer në një fushatë, të veprohet me një ritëm më të shpejtë, sidomos me Teatrin e Operas e Baletit.

Nga ana tjetër për largimin e disa prej tyre ka vështirësi, se përbërja familjare është komplekse, krahas anëtarëve të familjes, ose të afërmve me përbërje politike të keqe, kanë dhe një qëndrim shumë të mirë. Nga organizatat ka edhe raste që nuk e shikojnë në kompleks problemin duke përfshirë në këtë përbërje të keqe edhe njerëz që kanë ndonjë kushëri të arratisur, ose xhaxhane armik, kur dihet se prindërit i kanë anëtarë partie.

Në të gjitha rastet do të veprohet duke pasur parasysh punën dhe sjelljen e secilit gjatë kohës që punojnë në këto institucione. Mendohet se atyre t’u sigurohet një punë më e përshtatëshme me profilin. Një pjesë e madhe e tyre do të sistemohen në institucionet artistike të rretheve.

3.4.1976 SEKTORI I ARSIM-KULTURËS

RUSMALI; SHOKU PIRRO, JEMI DAKORT, TA SHOHE DHE SHOKU RAMIZ

Dokumenti sekret i përgatitur nga sektori i Arsim-Kulturës në Komitein Qëndror të PPSH-së, me emrat e artistëve dhe aktorëve me problem biografike u shikua fillimisht nga ana e Çajup Rusmalit dhe më pas iu dërgua për miratim edhe Komitetit të Partisë së Tiranës. Kjo gjë shihet qartë dhe nga letra e Çajup Rusmalit, ku shkruhet:

Shoku Pirro

Lidhur me këto çështje biseduam edhe me shokët e Komitetit të Partisë së Tiranës, të cilat janë dakort. Mendojmë se mund t’i kalohet edhe shokut Ramiz.

8.4.1976 Çajup Rusmajli (firma)

RAMIZ ALIA: ÇDO BEHET ME TA, KUR DHE SI DO LARGOHEN?

Njëkohësisht me Komitetin e Partisë së Tiranës, dokumenti sekret i përgatitur nga sektori i Arsim-Kulturës në Komitein Qëndror të PPSH-së, me emrat e artistëve dhe aktorëve me problem biografike, iu dërgua për miratim edhe Ramiz Alisë, i cili me shkrimin e tij ka shënuar: “

Ky informacion është tepër eklektik edhe do të largohen, edhe duhen parë në kompleks problemi. Edhe do të kihet parasysh sjellja e secilit. Po çdo të behet konkretisht? Kush ikën dhe përse? E kush nuk do të iki? Kush tani dhe kush më vonë? Ramiz (firma)

RAMIZ ALIA; JAM DAKORT, BENI NJE PROGRAM SE SI DO VEPRONI

Siç shihet dhe nga shënimi që Ramiz Alia ka bërë mbi dokumentin në fjalë me emrat e artistëve dhe aktorëve me problem biografike të cilët duhet të hiqeshin nga pozicionet e tyre të punës, të transferoheshin, apo të dilnin në pension, fillimisht ka pasur një hezitim nga ana e tij, se çdo bëhej me këta njerëz dhe si do veprohej me ta? Por ky hezitim i tij duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi ai është detyruar ta pranojë atë dokument dhe të jetë plotësisht dakort me të. Këtë gjë e tregon mësëmiri edhe letra e nënshkruar nga funksionari Jakup Mato, funksionar i sektorit të Arsimit e Kulturës në Komitetin Qëndror. Në shënimin e tij thuhet: “

A.A Ky informacion u pa nga shoku Ramiz. U tha përsëri të bëhet një program si do të veprohet për përmirësimin e gjendjes: kush hiqet, ku venë, cilët hiqen menjëherë, cilët gradualisht. Këto porosi ju thanë shokut Sotir Kamberi më datën 14. 4. 1976

20. 4. 1976

Jakup Mato

Fituesja e Berlinales, Ruth Beckermann vjen me një mini retrospektivë në Tiranë

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Kinemateka Shqiptare dhe Ambasada Austriake, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në shfaqjen e katër dokumentarëve të mirënjohur nga kineastja Austriake – fituese e Berlinales, Ruth Beckermann, e cila do të jetë personalisht në Tiranë, nga e hëna, 30 shtator deri të mërkurën, 2 tetor, 2019, për të prezantuar secilin prej filmave të saj. 

Të hënën, më 30 shtator në ora 21:00, do të shfaqet në Kinema Millenium, WALDHEIM WALTZ, që dokumenton historinë e vërtetë të zgjedhjeve të vitit 1986, kur nazisti Kurt Waldheim, ish-sekretari i OKB-së, u përpoq të mbulojë krimet e tij të luftës.  Të Martën, 1 Tetor, Ruth Beckermann do të prezantojë dokumentarin fitues të Vjenales, EAST OF WAR, në orën 21:00.  Ky film i fuqishëm u xhirua në muzeun ku ekspozoheshin krimet e luftës gjermane dhe Ruth intervistoi veteranët mbi ngjarjet që  mbajnë mend, dhe ato që i mohojnë. 

Të Mërkurën, 1 Tetor, Ruth Beckermann do të prezantojë dy filma në Kinema Agimi.  Në orën 19:00, Ruth do të ndajë me ne esenë emocionuese të 2013, THOSE WHO GO THOSE WHO STAY.  Dhe në orën 21:00, do të shfaqim rrugëtimin brilant të vitit 1983 në të kaluarën hebreje të kryeqytetit austriak, KTHIM NE VJENE.  Mes dy filmave, drejtorja e AQSHF-së, Iris Elezi, do të zhvillojë një masterklasë me kineasten Ruth Beckermann. 

Të gjitha shfaqjet janë falas dhe u mundësuan nga mbështetja e Raiffeisen Bank dhe Ministria e Kulturës.  Filmat janë të titruar në shqip dhe anglisht. / KultPlus.com

Genti Kame: Pse duan këta njerëz ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë?

Në Shqipëri ka një kohë që ka filluar dhe po vazhdon një debat, shpesh i ashpër, për ndërtimin apo jo të një Teatri të Ri Kombëtar dhe të rrënimit të këtij që është aktualisht. Kjo temë e nxehtë ka nxitur reagime shoqërore, politike dhe veçmas artistike.

Një nga artistët që ka shprehur mendimin e tij për çështjen e teatrit është edhe Genti Kame, regjisor dhe aktor i cili ka një karrierë të bujshme artistike në Shqipëri, shkruan KultPlus.com.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Pse duan këta njerëz ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë? Ç’interesa ekonomike dhe politike kanë? Si mundet të mbrosh një institucion si vend i shenjtë, kur njerëzit që e ndërtuan, e zhvilluan dhe e bënë të shenjtë i denigrojnë, shajnë, shpifin për ta në mënyrë të ulët ? Çfarë muresh të shenjta mbrojnë këta pseudo, kur përdhosin ikonat?”

“Një farsë qesharake që tregon edhe njëherë se kauzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël, që tregon se artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punëtorë. Kunati im, arkitekti francez me banim në Suedi, Philippe d’Aboville, më telefonoi i emocionuar që në Tiranë, arkitekti më i mirë sot në botë, projektoka Teatrin Kombëtar të qytetit tim. Kjo duhet të na gëzojë! Po flitet për ne, për mirë. Lëreni Tiranën ta ketë. Lërini qytetet moderne të shkojnë drejt lartësive”./KultPlus.com

Bibliotekat publike, trendi më i ri i qytetarëve të Tiranës (FOTO)

Bibliotekat publike në Tiranë, duket se po kthehen në tendencë për qytetarët e të gjitha grupmoshave. Falë Bashkisë së Tiranës, ato që dikur ishin shndërruar në kafene dhe pika bastesh, brenda mandatit të parë të kryebashkiakut Veliaj i janë rikthyer komunitetit.

Brenda tyre gjen studentë, njerëz të profesioneve të ndryshme, deri dhe mësues e pedagogë, të cilët jo vetëm ndjekin pasionin për librin, por i shfrytëzojnë këto ambiente dhe për të studiuar apo për t’u përgatitur për sezonin e provimeve.

Rea, Ervisi, Fatjona, Edisa etj., janë disa prej dhjetëra e qindra emrave të tjerë, të cilët frekuentojnë bibliotekat publike në Tiranë, të cilat janë kthyer tashmë edhe në qendra me natyrë sociale, ku mjaft të rinj dhe të reja takohen për të studiuar bashkë, apo dhe për miq me moshë m, të cilët vijojnë të jenë lexues të rregullt të librit dhe të medias.

Biblioteka “Musine Kokalari”

E vendosur përgjatë unazës, biblioteka “Musine Kokalari” është thuajse e tejmbushur gjatë gjithë ditës. Ndonëse është plot, askush nuk pipëtin për t’i krijuar mundësinë çdokujt të lexojë dhe të studiojë i qetë. Rea Ahmetbeja është një studente e juridikut dhe frekuentuese e rregullt e bibliotekës. Sipas saj, biblioteka është një vend ideal për të mësuar. “Ka të gjitha komoditetet, që nga ambienti moderne, qetësia e pse jo dhe luksi. Në një Tiranë pak të zhurmshme, por dhe me problematikat e ndotjes akustike në pallate, këtu ndihesh si në një liman. Është absolutisht një vend shumë i mirë, ku gjithësecili shikon punën e tij. Është një investim që ja ka vlejtur për Tiranën”, shprehet ajo.

Ndërsa Ervis Nilo është student i inxhinierisë elektrike. Sipas tij, çdo gjë në bibliotekë është jo vetëm funksionale, por dhe shumë moderne. Teksa vlerëson punën e Bashkisë së Tiranës për hapjen e këtyre bibliotekave nëpër lagje, Nilo thekson se ato po kthehen dhe në një stil jetese për të rinjtë. “Jemi një grup që vimë vazhdimisht në bibliotekë. Ndjehemi shumë mirë këtu, pasi jo vetëm ka kushte shumë të mira, por edhe personel të përkushtuar. Më vjen mirë që janë rihapur bibliotekat dhe janë rregulluar në mënyrë fantastike. Sa më shumë pika të tilla, që po kthehen dhe në një stil jetese për të rinjtë, aq më shumë ka dhe rritje të komunikimit dhe të marrëdhënieve sociale mes vetë të rinjve apo grupmoshave të ndryshme”, shprehet Ervisi.

Biblioteka “Misto Treska”

Fatjona Murati dhe Edisa Rushiti, janë dy vajza që studiojnë për ekonomik. Ato, në një farë mënyre, ‘hapin’ bibliotekën, pasi vinë që në orët e para të mëngjesit. Fatjona shprehet se aq sa është e lehtë, ndonjëherë është dhe jo pak e komplikuar për të gjetur fjalët e duhura për të shprehur gjithë pozitivitetin për rregullimin e dhe vënien në funksion të bibliotekave në Tiranë. “As në shtëpi nuk kemi kushte kaq perfekte. Askush nuk të shqetëson. Madje këtu po njohim dhe shoqe dhe shokë të rinj, duke dalë pak dhe nga klishetë e përditshmërisë së Tiranës: kafe, shtëpi, shkollë. Dua vërtetë t’i ftoj të gjithë të interesuarit për librin apo për studim, që t’i frekuentojnë bibliotekat. Më mirë 2 orë në bibliotekë sesa 4 orë parazit në kafe”, shprehet Fatjona.

Ndërsa Edisa është e mendimit se kjo përvojë duhet të çohet më tej nga Bashkia e Tiranës. Ajo madje i kërkon Bashkisë që për blloqe lejesh ndërtimi që jep t’i kushtëzojë firmat private që t’i japin bashkisë një hapësirë dhe për bibliotekë. “Dija kushton pak sot, por padija është më e kushtueshme nesër. Ja pse duhet të kemi sa më shumë biblioteka”, komenton Edisa.

Dokumente të rralla të Lidhjes së Prizrenit prezantohen në Kalanë e Tiranës

Në Kalanë e Tiranës për vizitorët e shumtë dhe qytetarët është hapur ekspozita “Lidhja e Prizrenit 1878-2019 mes dokumenteve të Arkivit Qendror Shtetëror”.

Kjo ekspozitë vjen në kuadër të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Në ekspozitë prezantohen dokumente të rralla, si thirrja drejtuar gjithë shqiptarëve ku ftohen të kundërshtojnë coptimin e trojeve të shqiptarëve apo dhe Memorandumin e dërguar tek kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, përmes të cilit kundërshtojnë vendimet e Kongresit të Berlinit dhe copëtimet e trojeve shqiptare.

Kjo ekspozitë vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Kalanë e Tiranës. /atsh / KultPlus.com

Në Kalanë e Tiranës prezantohen vlerat e traditës beratase

Në ambientet e “Kalasë së Tiranës” u prezantuan vlerat më të mira të traditës beratase.

Trashëgimia kulturore erdhi pranë vizitorëve, të cilët ndoqën me shumë vëmendje ekspozitën fotografike, panairin e artizanatit si dhe këngët e vallet origjinale beratase.

“Dita e Beratit” shënjon një ngjarje të rëndësishme në kalendarin e aktiviteteve kulturore të Bashkisë së Beratit, ku arti, tradita, kultura jonë, udhëtojnë për të shpalosur historinë e vet në “Kalanë e Tiranës”, në të cilën promovohen disa nga vlerat më të mira të trashëgimisë sonë. 

Ky aktivitet u përfaqësua nga Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, dhe Nënkryetarja, Afize Skëndo, të cilët falenderuan mikpritësit e “Kalasë së Tiranës” për mundësinë që i krijojnë evidentimit të vlerave të trashëgimisë kulturore.

Përfaqësuesja e Familjes Toptani, Klodjana Toptani, tha se evente të tilla do të vazhdojnë të gjallërojnë ambientet e “Kalasë së Tiranës” për të pritur dhe promovuar çdo lloj iniciative të re, ku dalin në pah vlerat më të mira të traditës dhe kulturës shqiptare.

Ky aktivitet u organizua nga bashkia e Beratit në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani”, Qendrën e Artizanatit “Margarita” dhe Qendrën Tregtare “Kalaja e Tiranës – Familja Toptani”. /atsh / KultPlus.com


Kultura dhe historia e Tiranës shfaqet sot në Bullgari

“Hello, my name is Tirana”, një ekspozitë me 40 fotografi bardhë e zi që pasqyron historinë dhe kulturën e kryeqytetit shqiptar pas suksesit në Bukuresht (Rumani) do të hapet sot në Sofje (Bullgari).

Ekspozita vjen në kuadër të Javës Shqiptare në Sofje, si bashkëpunim i Muzeut Historik Kombëtar me Muzeun Historik Kombëtar të Bullgarisë.

Kjo është një ekspozitë e veçantë, që nëpërmjet një panorame prej 40 kuadrosh, bën të njohur për këdo, shqiptar e të huaj bashkë, historinë e një kryeqyteti.

Publiku bullgar do ketë mundësinë të njohë aspekte të ndryshme të zhvillimit të qytetit më të madh të shqiptarëve, nëpërmjet pamjeve ku shihet jo vetëm infrastruktura dhe urbanistika në zhvillim, por dhe ana etno-kulturore e një populli.

Fotot pasqyrojnë periudha të ndryshme të qytetit që prej vitit 1920 që u shpall kryeqytet i Shqipërisë.

Ekspozita “Hello, my name is Tirana” me 40 fotografitë e saj në bardh e zi, do të qëndrojë e hapur deri më 25 qershor 2019 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë në Sofje. /atsh / KultPlus.com

Stoltenberg sot në Tiranë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do ta vizitojë Shqipërinë.

Mësohet se Stoltenberg do të mbërrijë pas mesditë në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp.

Me pas sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë. / KultPlus.com

Art Lokaj me koncert në Tiranë, promovon albumin “Use you”

Art Lokaj dhe bendi i tij do të jenë këtë të enjte në Tiranë për të dhënë një koncert live, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert Lokaj do të promovojë këngët e albumit të tij të parë i cili titullohet “Use you’. Ky album e sjellë Artin në cilësinë e kantautorit dhe producentit.

Këtë koncert i cili do të karakterizohet nga 8 këngë të padëgjuara më parë nga publiku i Tiranës, të Art Lokajt të zhanrit funk, r’n’b, soul, do ta mirëpres ‘Tulla’ më datë 21 mars. Koncerti fillon në ora 21:00.

Krahas Artit, në këtë koncert do të performojnë edhe një numër i madh i muzikantëve të skenës vendore të cilët gjithashtu janë edhe bashkëpunëtor në incizimin e albumit. Në mesin e tyre janë Nesim Maxhuni, Fatjon Miftari, dhe artistë e muzicientë të tjerë që mbeten surprizë.

Albumi u incizua në shkurt 2019 në hapësirën e bashkëpunimit të muzikantëve Prishtinas, LICEU, iniciativë kjo gjithashtu e udhëhequr nga Art Lokaj. / KultPlus.com

Mijëra qytetarë festojnë sot “Ditën e Verës”

Mijëra qytetarë iu bashkuan sot festimeve të organizuara nga bashkia e Tiranës me rastin e “Ditës së Verës”, duke treguar edhe një herë se ky qytet nuk i përkrah aktet e vandalizmit ndaj pronës dhe të mirës publike dhe se qytetaria mbetet vlera e tij më e fortë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi nga afër disa nga aktivitetet festimeve të organizuara në Sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Parkun e Madh të Liqenit, ndërsa vlerësoi faktin se shumica e qytetarëve të Tiranës e duan qytetin dhe janë kundër dhunës.

“Jam shumë i lumtur që sot, Tirana e vërtetë, ata që jetojnë në Tiranë, që e duan Tiranën, që duan familjen e tyre më shumë se sa partinë, që duan që ky vend të ecë përpara më shumë se sa ata që duan ta shkatërrojnë, janë sot me shumicë. Kemi përgatitur 50 aktivitete, të cilat kanë filluar që në orët e para të mëngjesit në sheshin “Skënderbej”, vazhdojnë përgjatë gjithë Bulevardit, mandej me sportet ekstreme te sheshi “Nënë Tereza”, dhe në fund me 10 aktivitete te Liqeni. Në pak orë nga shkatërrimi i djeshëm, Tirana ka ngritur kokën. Të gjithë janë këtu me familjet e tyre, jo burrat e dhunshëm, por gra, fëmijë, gjyshe, nipër e mbesa, sepse kjo është Shqipëria e vërtetë! Sot, edhe mediet e huaja që janë në Tiranë dhe po ndjekin zhvillimet, kanë shansin të shohin Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë që do të ecë përpara, Shqipërinë që do të bëjë progres dhe Tiranën që gjithmonë e më shumë është qyteti i ëndrrave tona”, tha kryebashkiaku i Tiranës. Ai falenderoi të gjithë qytetarët që u distancuan nga aktet e dhunës dhe që sot kanë dalë për të festuar ardhjen e stinës së ngrohtë.

“Kjo është një festë që bashkon dhe në një situatë ku gjithmonë flitet për politikat e përçarjes, sot kemi nevojë të flasim për gjërat që na bashkojnë dhe jo për gjërat që na përçajnë. Ky qytet ka parë progres këto katër vite dhe ky qytet do të vazhdojë me këtë progres, ndaj edhe unë sot dua t’i falenderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që dje u distancuan nga aktet e dhunës, të zjarrit, të hurit dhe të litarit, kurse sot po tregojnë masivisht atë që është Tirana e vërtetë, Tirana përtej të majtës dhe së djathtës, përtej PD-së dhe PS-së, që e do jetën, e do progresin, pastërtinë, e do ligjin, e do shtetin, muzikën, artin dhe kulturën”, tha Veliaj.

Më tej, Veliaj shtoi: “Sot besoj se qyteti ka treguar që nuk e pranon dhunën, pavarësisht nga cilat qytete vijnë. Për të gjithë ata që erdhën dje për një ekskursion në Tiranë, kam një pyejte: sa mirë pastrohet qyteti nga vini? Burreli, Kamza, Paskuqani, Shkodra, Lezha, Pogradeci? Sa mirë janë shkollat, kopshtet, çerdhet në qytetin prej nga vini për të dhunuar Tiranën? Në Shkodër, Lezhë, Burrel, Pogradec, Kamëz? Sa pastër është ana e lumit nga ana e Kamzës? Sa mirë vjen autobusi në qytetin tuaj? Sa ngrohje kanë shkollat në qytetin tuaj? A nuk janë këto gjërat e rëndësishme për të cilat duhet të fokusohemi?! Dikush lë qytetin e vet në situatë mizerje dhe vjen të prishë qytetin tonë, kjo është diçka që Tirana nuk e toleron. Përgjigja jonë nuk është një përgjigje e dhunshme, përgjigja jonë është një përgjigje me hare, me gëzim, me bashkim”. Sipas tij, masiviteti i kësaj feste tregon se gëzimi dhe e bukura mbizotëron gjithmonë. Për këtë arsye, Veliaj theksoi se edhe kjo ditë feste përcjell mesazhin se qytetarët duan progresin dhe jo shkatërrimin. “Për këtë Tiranë dhe për fëmijët e këtij qyteti, që nuk ka fare rëndësi çfarë bindje kanë prindërit, punohet për të gjithë. Ndaj, besoj se mesazhi që japim për Ditën e Verës është: eja të fokusohemi te gjërat që na bashkojnë, te një Tiranë që po bën progres, te dashuria, jo te përçarja, eja fokusohemi te paqja për t’u përqafuar me njëri-tjetrin, jo për t’u përçarë dhe për të dhunuar një qytet që mezi e ndërtojmë”, deklaroi kryebashkiaku.

Gjithashtu, ai falenderoi të gjithë punonjësit e bashkisë që në një kohë rekord iu përgjigjen nevojës dhe e pastruan qytetin për ta bërë gati për festën e sotme, ndërsa u shpreh se nuk do ta lejojë që Tirana të bëhet si qytetet prej nga vijnë protestuesit që e vandalizuan atë një ditë më parë. “Dua t’i falenderoj publikisht të gjithë ata që u përkushtuan dje që Tirana sot të gdhihej xixë, duke filluar nga oficerët e policisë së shtetit te oficerët e policisë bashkiake, te pastrueset; ata ndoshta dje e kishin ditë pushimi, se do të punonin sot, por edhe dje dolën në punë që të sigurohej që Tirana pastrohej, meremetohej, lahej, fshihej”, përfundoi Veliaj. / KultPlus.com

Tirana bëhet edhe me Muze të Diasporës

Në mbrëmjen gala të Samitit të Diasporës u lancua dhe projekti i ri prestigjioz i Muzeut të Diasporës.

Në pritje të konkretizimit të këtij muzeu, në Muzeun Kombëtar Historik është krijuar pavijoni i parë dedikuar plotësisht diasporës, citon ATSH ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, e cila foli për rezultatet dhe objektivat e Samitit të Dytë të Diasporës.

”Nën moton ”Shkruaj dhe ti emrin tënd” është krijuar një platformë konkrete që do të nxisë filantropinë dhe donacionet”, përfundoi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali.

Samiti i Dytë i Diasporës bashkoi në Tiranë mbi 1200 përfaqësues të shqiptarëve nëpër botë. / KultPlus.com

Artistja Arjeta Miftari shkëlqen me hyjneshat në Galerinë e Muzeut Historik në Tiranë

Nga Erjola Azizolli

Një seri veprash, në skulpturë, që emocionojnë këdo që i shikon. Një seri veprash që inspirimin artistik e kanë që nga lashtësia. Arjeta Miftari, një emër tashmë i konsoliduar i artit në Kosovë ka sjellë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ekspozitën e saj “Rrugëtim”, e cila pasi është prezantuar në Kosovë, Gjermani e Francë, vjen për publikun kryeqytetas si rrugëtim i radhës, por që padyshim nuk do të jetë i fundit.

Cikli i veprave në skulpturë vendosur në qendër të galerisë rrethuar nga drita e qirinjëve për disa momente i ktheu pas në kohë pjesëmarrësit në një ekspozitë që rrëfen për lashtësinë, hyjnoren, rrugëtimin e qenies femër dhe botën artistike të artistes

Miq të galerisë, drejtues të Muzeut Kombëtar, Zëvendës Ministria e Kulturës së Kosovës, Valbona Shujaku, artistë të ardhur nga Kosova e Shqipëria, ishin në hapje të ekspozitës “Rrugëtim”. Një rrugëtim artistik që ka nisur nga Peja e Kosovës, qyteti i lindjes së artistes, ka vijuar në Gjermani dhe Francë, nuk kishte si të mos të ndalej dhe në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, që Arjeta Miftari e cilëson si mjaft të rëndësishëm për karrierën e saj.

Të vendosura hijshëm mbi një beze të bardhë dhe ndriçuar nga drita e qirinjëve, skulpturat hyjnesha të Miftarit, u shoqëruan në këtë ekspozitë me një kolazh me foto gjatë momenteve të punës së artistes dhe me një video-material që rrëfeu pakëz nga puna e Arjetës, të cilat u ndoqën me mjaft interes nga ana e pjesëmarrësve.

Si një nisje të aktiviteteve për “Javën Kulturore të Kosovës” e cilësoi në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik, Dorian Koçi, hapjen e ekspozitës.

“Arjeta Miftari na ka surprizuar me modernitetin e saj, ndërsa sjellë nëpërmjet artit të saj simbolikën e Kosovës, lashtësinë e trojeve nëpërmjet hyjneshave”, u shpreh në fjalën e tij Koçi.

Është e rëndësishme që projektet për shkëmbimin e kulturave mos të ngelen në letër sipas drejtorit Koçi.

“Është një arritje që artistët të ndihen si në shtëpinë e tyre, pasi është kultura, arti, që kalojnë barrierat dhe ne kemi potenciale si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo ku ka shqiptarë”, u shpreh drejtori i galerisë.

Ndërsa, kuratori i kësaj ekspozite, Skënder Boshtrakaj, vlerësoi artin e Arjeta Miftarit, duke i ndarë në tre motivet që gërshetohen në një dhe sjellin ekspozitën, hyjneshat e Arjeta Miftarit.

Statuja të një figure femërore, që është bërë një figurë ikonë skulpturore e artit parahistorik në Kosovë e njohur si Hyjnesha në Fron, kjo figurë e ka inspiruar një seri të veprave të skulptores Arjeta Miftari, si analizë të vetvetes, shoqërisë dhe të njeriut në përgjithësi.

“Simboli i parë është hyjnesha në fron që fillon me antikitetin, që kur filloi fjala kulturë, ndërsa simbolika e dytë është rrugëtimi i fermës, në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në botë, ndërsa rrugëtimi i tretë është rrugëtimi i vetë artistes si skulptore, restauratore, etj”, u shpreh kuratori i kësaj ekspozite.

Pjesëmarrësit më pas ndoqën nga afër ekspozitën, e cila do të qëndrojë e hapur disa ditë. / KultPlus.com

46 tablo të Donald Trump në Tiranë

Piktori Avni Delvina sjell për publikun 46 tablo, të cilat kanë në qendër veprimet edhe ndikimet social-politike të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që prezantohen në ekspozitën e çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

Delvina të vërtetën e tij e sjell nëpërmjet mjeteve të ndryshme artistike. Artisti nëpërmjet fotomontazhit, të cilin e pasuron me linja grafike i jep veprës një personalitet artistik, duke përcjellë emocionet tek artdashësit.

Avni Delvina rrjedh nga një familje me tradita historike edhe patriotike. Ndonëse i larguar para 30 vitesh në Itali lidhjet me Shqipërinë janë shumë të forta dhe këtë e tregon dhe çelja e kësaj ekspozite në Tiranë.

Ekspozita do të qëndroj hapur në Muzeun Historik Kombëtar, deri në datë 23 shkurt. /a.a/ KultPlus.com



Sheshi “Skënderbej” në Tiranë në finalen e Çmimit të BE për Arkitekturën Bashkëkohore

Sheshi “Skënderbej” do të marrë pjesë në një tjetër kompeticion, në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në twitter, transmeton oranews.

“E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe. #QentëLeTëLehin vazhdimi dihet”, shkruan Rama në twitter. /KultPlus.com