‘Libri i Karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: “Anna Karenina”

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

Anna Karenina  e njohur edhe me emrin Ana Karenin, është një ndër novelat më të njohura ruse e shkruar nga Leo Tolstoy gjatë viteve 1873 deri më 1877.

Në këtë vepër trajton stilin realist, duke treguar për familjet aristokrate në Rusi në atë kohë. Personazhi Ana Karenina është inspiruar nga vajza e Aleksandër Pushkinit, Maria Hartungu.

Kjo novelë ndahet në tetë pjesë. Vepra hapet me një citat madhështor “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat”.

Së pari autori na prezanton me personazhin Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, “Stiva”, një aristokrat moskovit i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna “Dolli”, e cila ka zbuluar se burri po e tradhtonte me guvernanten franceze. Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij me të cilën trashëgonte fëmijët, kështu që ai thërret motrën e tij Ana Arkadjevna Karenina, nga Petersburgu, që ta bind Dollin t’i kthehet prapë.

Ndërkohë shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dmitrieviç Levin, “Kostja” arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Dollit, Kitit. Ajo e refuzon sepse ishte dashuruar me Kont Aleksej Kirilloviç Vronskin, por ai nuk kishte asnjë synim që të martohej me Kitin.

Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva priste motrën e tij, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana për fat arrin t’i bashkojë Dollin dhe Stivën dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze.

Ana, e shqetësuar se do i prishte marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit, kthehet në Petersburg. Vronski niset për në Petersburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj Aleksej Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri Sergei (“Seriozha”).

Libri vazhdon tutje edhe me shtatë pjesë të tjera. Ky libër nga Tolstoy llogaritet si një nga kryeveprat më të mëdha të gjithë letërsisë ruse dhe asaj botërore. / KultPlus.com

Rri n’shpi, projekti i portreteve të Gani Llalloshit

Artisti i njohur Gani Llalloshi ditëve të fundit ka nisë të realizojë piktura me portretet e miqve të tij, të cilët do të jenë në kuadër të projektit të tij “Rri n’shpi”, shkruan KultPlus.

Ai, fotografitë e miqve të tij është duke i shndërruar në pikturë, në këtë kohë karantine, ku tashmë ka realizuar një numër të madh të pikturave.

Gani Llaloshi ka njoftuar për KultPlus se këtë iniciativë e ka nisë në këtë kohë pandemie, dhe pothuajse çdo ditë është duke e realizuar nga një pikturë.

Gani Llalloshi jeton në Slloveni, kurse pikturat që po u bën miqve të tij, janë në sistem elektronik, ku portretet e tyre po shndërrohen në piktura, nga një laps poashtu elektornik. Ai deri mw tash ka realizuar /KultPlus.com

“Ti e vrave dashurinë”, nga Elita 5 (VIDEO)

Elita 5 është pa asnjë dyshim grupi më emblematik i muzikës në Kosovë, veçmas rreth viteve 90-ta, shkruan KultPlus.com.

Elita 5 ka realizuar një mori këngësh, të cilat edhe sot e asaj dite vazhdojnë të mbesin shumë të kërkuara.

“Ti e vrave dashurinë”, është një nga hitet e vitit 2000 qe ky grup kishte lansuar në treg. KultPlus, këtu ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:

“Me kot ti kerkon meshiren
Dhe pse vishesh me te bardha
Shpirti yt noton n’shkretire
Nuk je prape ajo e para.
Shpirti yt noton n’shkretire
Nuk je prape ajo e para

Tash vjen edhe ti me lutesh
Kerkon falje hic pa turp
Nuk e di ku merr guximin
Qe serisht te kthehesh tek une

(refren)
Se ti e vrave dashurine
Edhe shkove pas nje horrit
Paqe mes nesh s’mund te shtijne
As ushtaret e UNPROFOR-it
(x 2)

Se ti ndenjat tua i nxorre
mall pa vlere ne treg te zi
dashuria humb kuptimin
kur hyjne zemrat ne llogari

Jo, jo nuk po t’i dua,
lot’ e rende t’i shoh ne sy,
se ka vajza plot Tetova
e nuk mbahet veç me ty “

Kryeministri italian falënderon mjekët shqiptarë që u bashkuan në luftë kundër koronavirusit

Një ditë pasi qeveria shqiptare dërgoi në Bergamo një skuadër prej 30 mjekësh e infermierësh për t’ju bashkuar bluzave të bardha në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, vjen një reagim nga Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, me anë të një shkrimi në Facebook ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe 30 mjekët e infermierët që kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar më përballimin e situatës me CoVid-19.

Conte ka shpërndarë edhe një video të kryeministri Rama teksa përcillte nga Rinasi ekipin me 30 mjekë e infermierë ku shprehej “pavarësisht se nuk jemi të pasur, shqiptarët nuk e harrojnë mikun në vështirësi”.

“E di se 30 mjekë nuk e përmbysin raportin. Por di që edhe andej është shtëpia jonë që ku Italia, motrat dhe vëllezërit italianë na pritën kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm dhe mjetet nuk janë pa kufij. Por nuk mund të mbajmë forcat rezerva kur në Itali po kurohen dhe shqiptarë të plagosur nga armiku dhe që kanë nevojë për ndihmë. Është e vërtetë që sot të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre. Mbase pikërisht pse nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, ti tregojmë Italisë se nuk e harrojmë mikun në vështirësi. Kjo është një luftë ku askush nuk fiton dot I vetëm. Dhe ju të dashur anëtarë dhe anëtare të një misioni kurajoz po niseni për një luftë që është edhe e jona. Sot jemi të gjithë italianë. Italia duhet dhe do ta fitojë luftën edhe për ne edhe për gjithë Europën e botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve.”- tha Rama dje.

Italia po kalon një periudhë tepër të zymtë nga pandemia koronavirus.

889 viktima u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, shifër që mbetet tepër e lartë me një përmirësim të lehtë krahasuar me një ditë më parë.

Në total, mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, një rekord tepër tragjik për vendin fqinj.
Qeveria italiane ka shtuar dhe kontrollet në kufijtë e saj, raporton Top-Channel.

Çdokush që mbërrin në vend duhet të specifikojë arsyet e vizitës dhe banesën ku do të qëndrojë, sigurisht në izolim.

Ndërkohë, vazhdojnë problemet në sistemin shëndetësor për shkak të mbipopullimit nga të infektuarit. / KultPlus.com

Dostojevski: Njeriu ndihet i vdekur pa një qëllim në jetë

Fyodor Dostoyevsky është njëri prej shkrimtarëve më të njohur botërorë. Ai në mënyrë të përkryer në veprat e tij shtjellon pyetjet që kanë të bëjnë me jetën dhe vdekjen.

Këto janë disa nga thëniet më të njohura nga ky autor.

“Ju duhet ta duani jetën më shumë sesa vetë kuptimin e saj”.

“Ndërmarrja e një hapi të ri në jetë dhe shqiptimi i një fjale të re, janë veprimet që njerëzit i frikësohen më së shumti”.

“Ka një kufi në mendjen e të gjithëve përtej të cilit është e rrezikshme për të shkuar. Pasi të keni kaluar këtë linjë, është e pamundur për të shkuar mbrapa”.

“Nuk ekziston gënjeshtër në lumturi, por në mënyrën e arritjes së saj”.

“Kur ndalon së lexuari libra, pushon së menduari”.

“Nuk e gjen lirinë duke e kufizuar veten por duke kontrolluar atë”.

“Lumturia nuk vjen prej gjendjes komfore por fitohet përmes rrugëtimit të vuajtjes”.

“Një një zemër vërtet të dashuruar, ose xhelozia vret dashurinë, ose dashuria-xhelozinë”.

“Nuk nevoitet shumë për të shkatërruar një person. E gjitha duhet bërë është ta bindësh që puna e tij është totalisht e padobishme dhe e parëndësishme”,

“Heshtja është gjithmonë e mrekullueshme. Një njeri i heshtur është gjithmonë më i bukur sesa një tjetër që vetëm flet”.

“Një njeri mund të jetë intelegjent, por për të vepruar në mënyrë të zgjuar, vetëm intelegjenca nuk mjafton”.

“Kurrë nuk do të mund të arrish në destinacionin tënd nëse ndalesh dhe hedh me gurë secilin qen që të lehë gjatë rrugës”.

“Dua të flas me një njeri për cdo gjë që flas me vetën kur jam në vetmi”.

“Është e pabesueshme se cfarë mrekullie mund të bëjë një rreze dielli në shpirtin tënd”.

“Duhet të flisni hapur me të tjerët. Një fjali e thënë me sinqeritet të plotë duke shikuar në sytë e tjetrit vlen më shumë sesa dhjetra faqe të librave”.

“Njeriu ndihet i vdekur pa një qëllim në jetë”.

“Mos e mbushni kujtesën tuaj me ofendimet që keni marrë pasi nuk do të lini hapësirë për momentet e bukura që keni përjetuar”. / KultPlus.com

Mediet zvicerane shkruajnë për biznesin e shqiptarit, dërgon marketin nëpër shtëpitë e tyre

Nga: Bruno Kissling – Vikendi në Zvicër; Përkthyer nga: Naser Shatrolli

Shkaku i Virusit Corona “Milchexpress” ka shtrirë aktivitetin e tij me të gjitha kapacitetet në teren.

Është emër i njohur për zonën Oltenit –  Niedermant, quhet Nazmi Gashi – Buchs. Ai me dyqanin e tij lëvizës ’’Milchexpress’’ sot ofron rreth 400 artikuj të përditshëm për klientelën e tij që nga Olteni deri në Niederamte e më gjerë. Megjithëse, në këto momente, ai e ka të vështirë që të qëndroj larg klientelës.

Nazmiu, ka caktuar ditën e enjte për të shërbyer në Dulliker me Milchexpress. Ai, paraprakisht i njofton klientelën për stacionet dhe orarin. Mbase, kjo mënyrë pune tingëllon pothuajse sikur ekipi i reklamave “Tour de Suisse”

Nazmiu, është larguar nga Kosova në moshën 22 vjecare, ishte student i stomatologjisë, ndërsa, tani ka bërë rreth 20 vite punë aktive me dyqanin e tij mobil ushqimor në rajon.

Sondazhe:

Luise Cattaneo, së shpejti mbush 87 vjeç (Dulliken)

«Unë jam klient i tij e rregullt. Shërbehem në dyqanin e tij me ushqime dy herë në javë, që nga momenti që ai erdhi në Dulliken. Ai është djalë flori, punon mirë, ai madje, na i sjell ushqimet si: perime të freskëta, bukë, anke, etj. deri te dera e hyrjes.

Nazmiu, në fillim ka punuar në Coop për të fituar para, në të njejtën kohë, ka mësuar gjuhën lokale. Shefi i tij i atëhershëm që kishte hapur ‘’bulmetin Miba’’ e kishte inkurajuar emigrantin e ri për të drejtuar “Milchexpress” e tij.

Nazmiu për këtë shprehet; “Në fillim nuk kam ditur pothuajse asgjë se si ti çasem kësaj pune, në fakt, më është dashur që të krijoja nga zero bazën e punës karshi klientelës,” thotë ai.

Brenda disa muajsh, Nazmiu, e kishte rritur shitjen deri në atë masë sa që atij iu kishte ofruar mundësia reale për të marrë përsipër vet “Milchexpressin”


Sondazhe:

Hedi Wiprächtiger, 90 (Dulliken)


”Gjithmonë na ka pëlqyer që të blejmë tek ‘’Milchexpress’’, Tani mund të them që jemi të gjithë të lumtur. Sot mora djathë, bukë, qumësht, karrota, banane!”

Gjithmonë për Nazmiun ka qenë e rëndësishme, që të ofrojë gjëra sezonale, thotë ai.

‘’e dua punën time’’ shprehet ai

Ai përveç që është biznesmen i suksesshëm është edhe njeri social – ‘’Unë argëtohem çdo ditë për faktin se më pëlqen të jem afër me njerëzit’’. Edhe nëse do të mund të fitoja më shumë diku tjetër, nuk do e ndrroja këtë vend pune, sepse e di që do më mungonin njerëzit” shton ai.


Sondazh: Esther Hoppler, 64 (Dulliken)

“Unë e vlerësoj shumë Milchexpress, veçanërisht, tani kur ne jemi në moshë të shtyrë, dhe për ne ka rrezik dhe duhet të qëndrojmë në shtëpi.

”Sigurisht, produktet e tij janë pak më të shtrenjta se në dyqane tjera, por, ai është aq miqësor me ne dhe ndalon me makinë e tij pikërisht përpara derës shtëpisë”, shton zonja Hoppler.

 Perimet dhe frutat e tij  vijnë gjithmonë të freskëta, me qershi, luleshtrydhe etj.

Nazmiu si kryefamiljar, aktualisht udhëton për të furnizuar klientëlën e tij rreth 200 kilometra në javë, që nga Olteni deri në Aarau, për shkak të virusit të koronës dhe është duke punuar përtej orarit, për shkak të numrit të madh të klientëve

Është stresues ka thënë Nazmiu gjersa numri i klientëve po shtohet dita ditës.

Në Olten, numri i klientëve më është dyfishuar, ka thënë ai.

“Ka klientë të rinj që tani punojnë nga zyra e shtëpisë së tyre dhe marrin te unë gjëra ushqimore”.

Në “Milchexpress” aktualisht lejon vetëm një person që të futet brenda. Poashtu, ai i siguron klientët që të mos prekun me dorë asgjë përvecse të kërkojnë gojarisht.

Nazmiu përgjatë orarit të ditor mban maskë, dorëza mbrojtëse gjersa iu shërben klientëve.

Oferta e ish “qumështores”, siç njerëzit ende e quajnë atë, sot përfshin gjithçka që është e nevojshme për nevojat e përditshme. Në të kaluarën, kishte qumësht, djathë, kos, gjalpë mbase edhe vezë, por, sot ka ndoshta rreth 400 artikuj që i ofron «Milchexpress».

 

	

Rruga e “Re e Mëndafshit të Shëndetësisë” që të çon nga Kina në Romë

Autor: Faruk Ajeti dhe Kristina Spohr

Në dy fjalimet e tij të mbajtura gjatë vitit 2013 në Astana (shtator) dhe Xhakartë (tetor), presidenti kinez Xi Jinping prezantoi për herë të parë vizionin e tij për një “Rrugë të Re të Mëndafshit” (anglisht: “One-Belt, One-Road” (OBOR) ose “Belt and Initiative Road” (BRI)). Pas këtij eufemizmi qëndron ringjallja e rrugës antike të Mëndafshit nga Republika Popullore e cila që prej shekullit të dytë para erës sonë përfshinte disa kontinente, duke lidhur Mbretërinë e Mesme me Romën antike. Projekti i madh i presidentit Xi të shekullit 21 – synon të krijojë një zonë të re ekonomike nën dominimin kinez, në të cilën vendet euroaziatike dhe afrikane do të jenë të lidhura ngushtë përmes linjave tokësore (Brez) dhe detare (Rrugë) – qëndron në përmbushjen e ambicieve të shumëfishta kineze të natyrës gjeo-ekonomike dhe gjeo-strategjike.

Rrjetet gjigante ndërkontientale të tregtisë dhe infrastrukturës, të cilat janë krijuar nga Pekini, tani për tani përfshijnë 68 shtete aziatike, afrikane dhe evropiane. Në vitin 2015, Presidenti Xi premtoi investime në vlerë 900 miliardë dollarësh për të ndërtuar ura, rrugë, hekurudha, autostradë, aeroporte dhe porte detare. Paralelisht me zbatimin e këtyre projekteve të ndërtimit nën siglën e BRI-së, qeveria kineze ka lancuar edhe projekte të tjera në kuadër të Rrugës së Mëndafshit, sikurse “Rruga Dixhitale e Mëndafshit”, “Rruga Polare e Mëndafshit” dhe “Rruga Hapësinore e Mëndafshit”. Në fakt, të gjitha këto “rrugë mëndafshi” janë pjesë përbërëse të BRI-së.

Rruga e “Re e Mëndafshit të Shëndetësisë”

Në këtë kontekst, përparimi i fuqishëm gjatë viteve të fundit të Kinës në Evropë duhet të kuptohet se nuk bëhet fjalë vetëm për altruizëm, por edhe për rritjen e ndikimit politik.

Pas shpërthimit të koronavirusit (Covid-19) në qytetin kinez Wuhan, ai u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme në çdo cep të botës. Mbulimi fillestar ndaj koronavirusit që ndodhi në Wuhan dhe reagimi i ashpër i qeverisë kineze ndaj informatorit që bëri publik atë, nuk ndihmoi në ndalimin e përhapjes. Deri më tani, Italia është vendi më i prekur në Evropë nga pandemia. E ashtuquajtura „epiqendra e pandemisë“, Italia madje e ka kapërcyer Kinën me numrin e vdekjeve nga koronavirusi. Pasi që shtetet anëtare të BE-së fillimisht u përqëndruan ndaj vetës së tyre dhe Italia u la në mëshirën e saj gjatë krizës së koronavirusit, papritmas erdhi ndihma bujare (në formën të dërgesave të dhjetëra mijëra respiratorëve, veshjeve mbrojtëse, maskave dhe ilaçeve) nga Kina e largët – ku infeksionet e koronavirusit tani duket se kanë rënë në zero – në një kohë të përsosur. Agjensia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua nuk publikoi asnjë sekret të interesave reale të Kinës. Ajo shpalli thjesht dhe me butësi: „Nëse shtrëngimet e duarve nuk vlejnë më në Evropë, dora ndihmuese e Kinës mund të bëjë një ndryshim“, duke aluduar në mungesën e solidaritetit të BE ndaj Italisë.

Është një iroini e hidhur e cila sipas raportimeve të mediave perëndimore, një nga arsyet pse Italia është prekur aq keq nga kriza e koronavirusit, është jo vetëm për shkak të shkallës së lartë disproporcionale të njerëzve mbi 65 vjeç (gati 14 milion ose një e katërta e popullsisë së përgjithshme italiane 60 milionëshe), por edhe për shkak të numrit të madh të punëtorëve kinezë në veri të Italisë (rreth 90,000). Këta besohet se kanë importuar virusin në Itali në fillim të këtij viti pas mbarimit të pushimeve në vendlindjen e tyre për Vitin e Ri Kinez. Duke përjashtuar faktin se përhapja e koronavirusit është natyrisht një efekt anësor i globalizmit, duhet patjetër të pyesim, se çfarë është dhe çfarë duhet të jetë solidariteti evropian – i shkruar mjaft bukur në aktetet e BE-së – jo vetëm për Italinë, por edhe për të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së. Në fund të fundit, solidariteti në kohë krize është më i rëndësishëm se kurrë.

Marco Polo nuk do të jetë më i vetmi që do të lidh Italinë me Kinën

Kur Italia – si vendi i parë i shteteve të industrializuara të G7 – zyrtarisht iu bashkua “Rrugës së Re të Mëndafshit” në mars të vitit të kaluar, Roma u kritikua ashpër nga vendet e fuqishme anëtare të BE-së nga frika se Pekini do të mund të vendoste një pykë ndërmjet shteteve anëtare. Tani kjo qëndron përsëri në rendin e ditës. Sepse edhe në krizën e Koronavirusit, qeveria në Pekin po ndjek me këmbëngulje qëllimet e saj gjeostrategjike. Siç pohoi edhe Presidenti Xi më 16 mars të këtij viti gjatë një telefonate me kryeministrin italian Giuseppe Conte, se të dy vendet janë shtyllat e themelit të një rruge të “Re të Mëndafshit të Shëndetësisë”.

Kur kriza e Koronavirusit, herët ose vonë, do të përfundojë, shumë gjëra do të duken ndryshe në politikën evropiane dhe globale. Evropianët nuk duhet pastaj të çuditen, në rast se “Rruga e Re e Mëndafshit të Shëndetësisë” nga Kina për në Romë do të quhet me emrin e Marco Polos. Çfarë do të bëhet pastaj me korsinë nga Roma në Bruksel? A do të shikojë në të ardhmen Roma më shumë drejt Pekinit e më pak drejt Brukselit?

Kjo është një orë serioze për BE-në dhe kjo nuk patjetër të jetë „ora e Evropës“. Kjo shprehje ka të kaluar negative dhe tragjike, pasi që lidhet me deklaratën e Presidentit të atëhershëm të Këshillit Evropian, Jacques Poos, gjatë krizës në Ballkan më 1991, një deklaratë e cila përfundoi me dështimin e BE-së për të ndjekur një politikë të jashtme unike evropiane, kur Brukesli nuk qe fare në gjendje për të parandaluar shpërthimin e përgjakshëm të Jugosllavisë dhe më pas luftërat pasuese.

Pas kthimit të tij nga Kina 700 vjet më parë, shënimet e udhëtimit të Marco Polos u botuan në një libër me titull “Çuditë e Botës”. Ai hapi një vështrim të parë ndaj Azisë, e cila ishte plotësisht e panjohur në atë kohë për evropianët. I tillë ishte edhe për Henry Kissinger, i cili më 1971 e quajti misionin e tij të parë të fshehtë diplomatik në Kinën e huaj dhe komuniste “Polo 1”. Një nga pyetjet më të shpeshta të shtruara gjatë këtyre ditëve të pandemisë së koronavirusit është se si do të duket sistemi ndërkombëtar pas kësaj krize të rëndë shëndetësore globale dhe recesionit të pritur global. Përfundimisht, “Rrugët e Mëndafshit” të Kinës do të kenë ndikim të rëndësishëm në përcaktimin e rendit botëror.

Dr. Faruk Ajeti është visiting scholar i Fondacionit Austriak të Planit Marshall në Universitetin Johns Hopkins në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Washington (D.C) dhe bashkëpunëtor shkencor në Institutin Austriak për Politikë Ndërkombëtare në Vjenë.

Dr. Kristina Spohr është profesore e shquar Helmut Schmidt në Qendrën Henry A. Kissinger për Çështje Globale në Universitetin Johns Hopkins në Washington (D.C.) dhe ligjëruese e historisë ndërkombëtare në London School of Economics.

Artikulli është botuar në gazetën ditore vjeneze “Wiener Zeitung”. / KultPlus.com

Artan Fuga: Covid19 dhe filozofia

Shkruan: Artan Fuga

Covid19 dhe filozofia
————————-

Kjo dramë që ka pllakosur, pra covid19, tregoi dobësinë e të gjitha shkencave dhe teknologjive të njeriut, por edhe fuqinë e filozofisë!

Cfarë dije e urtë mijravjecare! Solide si shkëmb!

Atë filozofi që ne e kemi përdhosur, e kemi hequr nga formimi universitar i studentëve, atë filozofi që i çon drejt e në papunësi studentët që diplomohen atje.

Sepse e kam thënë. Në Shqipëri më kollaj gjen punë si hoxhë, prift, dervish sesa si filozof.

Filozofi jeton në dramë dhe tragjedi kur të tjerët jetojnë në qejf dhe moskokëçarje sepse ai jeton brenda universit të dijeve filozofike.

Kurse kur tragjedia vjen, filozofi qendron i qetë sepse i duket si diçka që pritej mos sot nesër!

Filozofia në një anë dhe tregu dhe puna në anë tjetër. Pa lidhje!

Shoqëri idiote!

Filozofia e vërtetë, jo ai delirimi halucinant i disave që kujtojnë se bëjne filozofi kur përdorin terma që as vetë nuk dinë se çfarë janë…, nuk delka nga moda, nuk vdiska, vdes dhe ringjallet!

Tragjeditë e mëdha të njerëzimit janë monumente të filozofisë. Por, në ato caste njerëzit e papërgatitur nisin flasin budalliqe, kurse sapo tragjedia dhe halli kolektiv kalon, nuk kujtohen më për filozofinë, por e kanë mendjen te bëhen avoketër, bankierë, a nuk e di se çfarë, shumë mirë, por filozofinë nisin e përbuzin, e hedhin tej, e përcmojnë si Hirushen, si Sirenën, si Kësulkuqen në gojë të Ujkut.

Filozofia ngrihet nga nëntoka atje varrosur pikërisht kur toka kthehet përmbys!

Ndofta nuk jeton dot ndryshe!

Njeriu budalla nuk e mban dot mbi kurriz filozofinë!

Bajrami bën thirrje që të përdoren platformat e MASHTI-it për mësim online

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami, iu ka bërë thirrje nxënësve që t’i përdorin platformat e MASHTI-it për mësimin online.

“I ftoj posaçërisht edhe shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të shfrytëzojnë këto materiale të cilat mund t’ju hyjnë në punë edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë “.

Bajrami njofton që nga e hëna ofrojnë mësim online për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë, duke filluar nga klasat 1-9.

Postimi i plotë:

‘Populli shqiptar ka disa veti shumë të mira, por një bandë maskarenjsh në politikë’

Faik Konica është një prej figurave më interesante të letërsisë shqiptare. Ky njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Më poshtë po ju sjellim disa nga thëniet më briliante të tij:

1. E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë shekullor – është e aftë të shprehë, me një ndjenjë të mrekullueshme, nuancat, konceptimet më të holla e të mprehta të mendimit njerëzor. (Albania 1, 1897).

2. Shqiptarët duan para së gjithash dritën e mendjes dhe diellin. (Albania 8, 1897).

3. Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës. (Albania 3, 1897).

4. Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare. (Albania 8, 1897).

5. Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe të brishtë. (Albania 12, 1898).

6. Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë. (Albania 2, 1897).

7. Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

8. Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).

9. Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

10. Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898). / KultPlus.com

Pse shkruaj?

Nga Liridon Mulaj

Ekziston pyetja e përbotshme dhe themelore e cila na cyt qysh prej se brënda nesh, thellë në zemër ndjejmë rrahjet e para ndryshe. Ato rrahje të cilat na trandin me forcë dhe papushim drejt pasionit dhe dashurisë sublime. Pyetja e cila rrekemi ti përgjigjemi herë pas here pa dashur kurrë ti japim një përgjigje përfundimtare, të bindur se kjo përgjigje nuk ekziston e se çdo tentativë drejt fundit të saj është e kotë.

Po cila është kjo pyetje që mundon shpirtin e çdokujt që rreket të shkruajë qoftë dhe dy rreshta krijmtari. Që shkund themelin e ekzistencës qe na e mbush jetën me dogma e teori të cilat orientuar nga meterializmi, nuk janë aspak motivuese për krijuesit? Pyetje të cilën ia drejtojmë vetes pas çdo zhgarravine të hedhur në letër? Përse shkrujamë? Cfarë na shtyn të shkruajmë? Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, atëherë kur nisa të shkruaj vjershat e mija të para , përgjigja të cilën i jepja vetes ishte: Shkruaj për të rënë në sy të mësuesve dhe për tu bërë i njohur brenda rrethit të shkollës dhe gjithashtu për të dalë i pari në konkurset e përmuajshme letrare nga të cilat pas njëfarë kohe nuk mu lejua të merrja pjesë.

Shkaku? E fitova për 4 muaj me rradhë dhe nuk kishte më kuptim të isha pjesë e tij. Por gjithsesi sërish shkruaja, për të shpalosur botën timë fëmijërore. Atë botë të madhe por dhe të vështirë në të cilën vuanim dhe lumturoheshim duke qëndruar në qoshin e saj, si një kokrrizë rërë në shkretëtirën e paanë dhe përvëluese. Dhe ashtu shpesh i pushtuar nga ethet e të shkruarit, s’kishte natë (zakonisht shkruaja në darkë dhe fshehtas, veprim të cilin ma diktonte mentaliteti i asaj kohe ku ata që krijonin ishin kryesisht qënie të brishta dhe jo të denja për shoqërinë e gjallë) që nuk grisja faqe të tëra fletoresh mbushur me vargje dhe rrokje herë strikte e herë të lira.

I grisja ato vargje të cilat në fillim më bindeshin e mandej e humbnin fillin, grisja vargjet që i bindeshin numrit të rrokjeve e më pas nuk më rimonin. Ose pas shëtitjeve pothuajse me orë të tëra nëpër dhomë( imagjino të vish vërdallë për orë të tëra në një dhomë tre me tre mbushur me krevate prej llastiku, rafte të stërmëdha prej druri jo të latuar me dyer të shqyera e të rëna si kocka pleqsh e më një sërë objektesh të panevojshme si makina qepëse e prishur që shpesh përdorej si tavolinë, një tavolinë e vogël prej qelqi ku sipër saj qëndronte prej vitesh një statujë e krishtit të kryqëzuar apo ca furka për tjerrje leshi të zhytura nën krevate me bishtat e zgjatur që shpesh pa e pasur mëndjen thyenim qafën duke u penguar në to) e pasi nuk gjeja dot fjalën e duhur që rimonte, ulesha dhe me nerva të tendosura grisja të gjithë fletoren copë e çikë.

Kështu jemi ne, të çmëndur sigurisht dhe anormalë. Dhe çdokush që mendon të kundërtën për veten , duhet ta dijë që nuk është shkrimtar madje guxoj te konstatoj se nuk ka për t’u bërë asnjëhrë nësë çmenduria e tij nuk arrin caqet gjatë asaj kohë të cilën ia kushton shkrimit. Shkrimi është një akt revolucionar , një akt kryengritjeje i qënies sonë të brishtë dhe të vetmuar. Një akt guximi i cili na shtyn t’ia përshfaqim botës brendinë tonë nëpërmjet të shkruarit.

Është kjo mënyra me të cilën ne zgjedhim të përfaqësohemi, të komunikojmë dhe të njihemi në shoqëri. Të shkruarit është përgjigja e pyetjeve që na mundojnë, që na përndjekin. Është qasja jonë ndaj çdokujt dhe parashtrimi që ne i bëjmë vetvetes para njerëzimit. Është rradha e të treguarit dhe të rrëfyerit me qetësi e të gjitha pasojave dhe shkaqeve që i sjellin këto pasoja për të cilat në përditshmëri ne heshtim dhe duke heshtur, refuzojmë ti themi apo t’i komentojmë. Është dora e zgjatur drejt secilit prej jush, si formë leje për të thënë e treguar atë çka kurrë dhe në asnjë formë tjetër nuk do ta kuptoni.

Pra sërish lind pyetja pse shkruajmë në këtë botë të sunduar nga materializmi dhe interesi material? Si shkrimtar i ri e kam dhe unë një përgjigje. Përgjigje e cila lindi ditën kur lexova një roman dhe pasi e mbylla ndjeja si dreqi që t’lija gjithçka pezull, dhe t’ia rifilloja sërish, dhe ashtu bëra. E lexova atë roman tre herë me rradhë dhe s’pata të ngopur ashtu siç mushkëritë e njeriut kërkojnë oksigjenin pas një zhytjeje të gjatë nën ujë.

Dhe ajo ndjenjë e mrekullueshme të cilën e përjetova pas atij leximi u kthye në qëllimin e jetës sime dhe gjithashtu në përgjigjen e pyetjes sime se përse shkruaja, për ta bërë lexuesin të ndjejë të njëjtën nevojë ( e theksoj leximi është nevojë mbi dëshirë) të cilën ndjeva unë pasi mbylla kapakët e atij romani. Përse pra shkruaj unë sot? Shkruaj për të magjepsur lexuesin, shkruaj për të mos e lënë vetëm dhe nëpërmjet aktit të vetmuar të të shkruarit të sakrifikoj për lumturinë e tij.

Shkruaj për t’u ndjerë i rëndësishëm, sigurisht. Shkruaj për të zbrasur brendine time nga mijëra brenga e përjetime të shkuara. Shkruaj për të qënë një pikëtakimi, nyje lidhëse e metafizikës dhe reales. Shkruaj për të krijuar botën që dua. Atë jo perfekten, absolutisht por padyshim atë që unë kam si vizion, ku vuaj si dreqi, dashuroj si fëmijë, rrëzohem ngrihem e lumturohem në çaste jo të qarte e përsëri vuaj sa herë botës sime i nevojiten dramat .

Ja përshmbull, në një copëz nga romani i ri që kam në dorëshkrim shkruaj kështu – “Rrëmbeja vështrime të panjohurish e ndërtoja me ta skena madhështore miqësie. Diku në një plazh, rreth zjarrit. Tridhjetë apo dyzet veta, të gjithë të qeshur e me dëshira të fshehura nën tinguj. Luaja në kitarë, ndërkohë një flokëkuqe me lëkurën e brishte e sytë e bukur, këndonte diçka si pa zë.

Dëfreja si njeriu më i lumtur në botë. I gëzohesha jetës teksa ndjeja butësinë e saj kuptimplotë. Rehatinë e të qënit i pranuar. Më pas, gjithcka shembej. Fytyrat fshiheshin pas udhëve të largëta e ndiqnin gjurmët për ku ishin nisur. Ndërkaq unë përfundoja duke kafshuar pëllembët. Si masë e ngurtë , mbushur me iluzione, shpirti më zbrazej mbi imazhe të turbullta , mbi kitarë, rërë. Mbi lekurën e brishtë , mbi sytë e kaltër të imagjinuar. Gjithcka thërrmohej mbi dëshpërim” Dua të them se , ja për këto shkruaj, për të arritur atje ku nuk mundem dot ndryshe. Shkruaj për të sistemuar në kujtesë ,gjithë ato vite mes kohërash të rremujta. Shkruaj për ti dhënë drejtimim e duhur , jetës sime dhe për t’i dhënë asaj një kuptim . Shkruaj sepse të krijosh, të njeh me njerëz të mrekullueshëm.

Njerëz me të cilët të bashkon ideali i të krijuarit , njerëz me të cilët na bashkojnë kokat tona të zgjatura në ajër mes mendimesh dhe figurash letrare të jashtëzakonshme. Sepse brënda botës së letërsisë, edhe zhgënjimet janë si një tregim i shkurtër. Shkruaj sepse kam tre botë brënda vetes që presin të dalin në dritë.

Shkruaj pasi metaforat e mija nga mënyra sesi i krijoj, shpesh më ngjajnë me një balerinë që në majë të gishtave ecën mbi një litar ku mjafton një fjalë e vënë gabim e gjithçka prishet. Kjo më ndodh sa herë frymëzimi e mund arsyen e në gjendje hipnoze, dora shkruan komanduar nga zemra. Një fije e hollë ndan madhêshtinë nga patetitizmi , letërsinë nga zhargoni i përditshëm dhe unë shkruaj pikërisht për të mos e lejuar këtë. Shkruaj sepse fundja, e ndjej se nuk di të bëj asgjë tjetér më mirë e mes jetë-vdekjes shpirtërore në këtë botë të ngurtë, unë vetëm kur shkruaj, arrij të ndjej se po jetoj, se jam i gjallë. / KultPlus.com

Epidemia e vallëzimit e vitit 1518 në Strasburg të Francës, e vërteta që mbeti mister

Vera e vitit 1518 ishte dëshmitare e një dukurie që nuk u pa kurrë më parë, një “epidemi vallëzimi” që zgjati disa ditë në qytetin francez të Strasburgut. Dëshmimet rreth këtij precedenti kanë ardhur deri në ditët tona përmes artit

Kjo është historia e një prej epidemive më të hershme (dhe më ekstravagante) të regjistruara ndonjëherë filloi me një grup njerëzish që vallëzuan jashtë në vapën e verës së vitit 1518. Ai përfundoi në një rast urgjence kur autoritetet duhej të ndërhynin pasi qindra njerëz vallëzuan furishëm, pa u ndalur për ditë të tëra. Është e pamundur të dihet se si apo pse ndodhi kjo ngjarje e pazakontë, por dëshmimet e kohës ofrojnë disa të dhëna.

Banorët e qytetit të Strasburgut, Francë (asokohe pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake), në korrik 1518, u goditën nga një kërkesë e papritur dhe e pakontrollueshme për të kërcyer, ku njerëzit vallëzuan deri në vdekje. Kjo epidemi filloi kur një grua, e quajtur Frau Troffea filloi të kërcente me fanatizëm në rrugën në Strasburg, e cila zgjati rreth katër deri në gjashtë ditë. Brenda një jave, 34 të tjerë i’u bashkuan asaj. Deri në fund të muajit, numri i kërcimtarëve që vallëzonin për ditë të tëra pa pushim kishte arritur shifrën 400.

Të zhytur në djersë, valltarët ndaluan vetëm për të ngrënë ose për të pirë ujë para një publiku të njerëzve që shikonin me habi absolute. Gjatë tre muajve të asaj vere të nxehtë, epidemia u përhap në qytetin francez të Strasburgut, dhe ishin të shumtë ata që u përfshinë në këtë histeri kolektive. Sot, ky fenomen ende befason dhe ruan misterin e tij. Por ndër të dhënat që bien në sy janë ato të një doktor Paracelsus. Sipas rrëfimit të mjekut të famshëm, “Epidemia e vallëzimit në Strasburg” filloi në mes të korrikut 1518, kur një grua doli në rrugë dhe filloi të kërcejë, vetëm. Një javë më vonë, dhjetëra njerëz ishin bashkuar me të.

Nga ana e tyre, borgjezët dhe të fuqishmit e Strasburgut u mërzitën thellësisht. Shkrimtari Sebastian Brant, për shembull, i kushtoi një etapë të tërë këtij udhëzuesi të tij të mirënjohur për moralin, “Anija e Fools”, për këtë ethe vallëzimi. Kur kjo shfaqje u konsiderua duke iu drejtuar dijetarëve dhe mjekët e qytetit, ata insistuan se ngjarja ishte shkaktuar nga një tepricë e “gjakut të mbinxehur” në trurin e valltarëve. Mjekët sugjeruan çlirimin prej këtij skllavërimi duke i nxitur njerëzit të vazhdonin të vallëzonin. Kështu ambientet publike u pajisën me mzikantë të punësuar, në mënyre që kjo mënyrë e organizuar të nxiste pjesëmarrësit dhe të shpëtonte njerëzit nga kurthi i etheve të valëzimit.

Një poezi e gjetur në arkivat e qytetit tregon se çfarë ndodhi më pas. Njerëzit vazhduan të vallëzonin pa ndalesë, derisa shumë prej tyre vdiqën. Kur këshilltarët e qytetit zbuluan se zgjidhja e tyre e supozuar kishte qenë një gabim, ata ndaluan të gjitha vallëzimet dhe muzikën në hapësirat publike. Më në fund, dhe si një masë përfundimtare, kërcimtarët u dërguan në një tempull brenda një shpellë kushtuar Shën Vitit në malet Saverne.

Këtu, ata ishin të veshur me këpucë të kuqe dhe u udhëzuan të kërcejnë rreth ikonës së shenjtorit. Në javët që pasuan, ethet më në fund u ndalën.
Kjo ngjarje ka mbijetuar në kujtesën e shumëkujt, shoqëruar nga misteret e mëvonshme si, për shembull, 

këpucët e kuqe, përpjekja për të ndaluar vallëzimin me më shumë vallëzime, dhe fakti që aq shumë njerëz vdiqën aq çuditërisht. Sipas dëshmitarëve të asaj kohe rreth 15 vetë vdiqnin në ditë, të paktën gjatë disa ditëve të para.

Disa studiues i kanë atribuar zëfilljes së ngjarjes një lloj helmimi të njohur edhe si “Zjarri i Shën Anthony” që rezulton nga ngrënia e ushqimit të kontaminuar nga mikrotoksinat, domethënë kërpudhave të afta të shkaktojnë halucinacione. Kjo teori, sidoqoftë, është e diskutueshme pasi asnjë dehje e kësaj natyre nuk duket se e detyron një person të kërcejë me ditë. Më tej, shumë dëshmitarë thonë se njerëzit dukej se vallëzonin pa dashur ta bëjnë këtë. Të tjerë, të magjepsur nga dukuria e çuditshme, kanë argumentuar se epidemia e Strasburgut ishte produkt i një sëmundjeje masive psikogjene, një lloj histerie kolektive.

Për shekuj me radhë, raste të tjera të vallëzimeve kolektive janë raportuar në zonë. Kjo ka çuar disa syresh në përfundimin se shpërthimet e kësaj histerie kolektive ishin rezultat i një ndëshkimi nga Shën Vitusi, një supozim se shenjtori në të vërtetë ishte ai që shkaktoi sëmundjen. Disa besimtarë që mbështetën këtë hipotezë ishin të mjaftueshëm të bindnin të tjerët se kjo ishte e vërteta. Kjo periudhë e veçantë në histori ishte veçanërisht e keqe në rajonin e Strasburgut pasi ishte një kohë e mbushur me epidemi dhe varfëri, dhe kjo ndoshta mund të ketë qenë një faktor më shumë për të provokuar reagimin masiv.

Sipas historianit, Dr. John Waller, vallëzimi ishte një “psikozë e shkaktuar nga stresi” në një masë masive. Duke vuajtur rëndë nga uria, rajoni ishte në një krizë të vazhdueshme. Shumë kishin vdekur nga uria. E gjithë zona ishte e infektuar me sëmundje, duke përfshirë edhe mëlçinë dhe sifilizin. Waller beson se stresi ishte i patolerueshëm, gjë që rezultoi në sëmundjen masive psikologjike.

Teoria e Wallerit është interesante dhe shumë më e besueshme se mendimet e tjera, përfshirë atë që e shkaktoi kërpudhat ergot. Ergot është helmues dhe shumë më i prirur për të vrarë njerëz sesa të fillojë një valle ekspresive midis atyre të uritur.

Ishte fillimi i shtatorit kur mania filloi të reduktohej ndjeshëm, duke i dhënë fund epidemisë 3-mujore. Megjithëse murtaja e vallëzimit në Strasburg mund të tingëllojë si diçka e veçantë dhe e çuditshme, ajo nuk është e vetmja në llojin e saj. Incidente të tilla ndodhën në Zvicër, Gjermani, Hollandë dhe Madagaskar, megjithëse asnjëri nuk ishte aq i madh apo aq vdekjeprurës, sa ai i vitit 1518. Kush e dinte që edhe vallëzimi mund të shkaktonte një histeri kaq masive!

Pesë shekuj më vonë, kjo praktikë do të bëhej pjesë e interesave të njerëzve modernë, të cilët do të organizonin takimet e muzikës elektronike. Kjo filloi në vitet 1980 dhe kërcimet zgjatën për ditë të tëra. Por edhe sot është nxitës ky mister për të kuptuar mendjen njerëzore dhe fuqinë e pashpjegueshme që nxit njerëzit të përfshihen në vallëzim. /albertvataj/ KultPlus.com

Eric Clapton dhe tingujt e Blues-it

Eric Clapton, emri origjinal Eric Patrick Clapp, (i lindur më 30 mars 1945, Ripley, Surrey, Angli), ishte një rocker britanik dhe një nga kitaristët më të rëndësishëm të fund-viteve 1960 dhe në fillim të viteve ’70. Më vonë, Clapton u bë një këngëtar i dashur për të gjithë, por edhe kantautor i zoti.

Clapton u rrit nga gjyshërit e tij, pasi e wma e braktisi kur ishte i vogël. Ai filloi të luajë në kitarë gjatë adoleshencës dhe studioi në Kolegjin e Artit në Kingston. Pasi kishte qenë pjesw e dy grupeve të vogla si kitarist kryesor, në vitin 1963 u bashkua me Yardbirds, grup në të cilin kitara e artistit tërhoqi vëmendje të madhe në Britani me tingujt e ngrohtë të blues-it. Clapton la Yardbirds në 1965, kur ata kaluan nga blues-i në pop.

Po atë vit, ai u bashkua me Bluesbreakers të John Mayall.

Ai u bë shumë shpejt figura kryesore e grupit dhe tërhoqi dëgjues fanatikë të blues-it në klubet e Londrës ku grupi luante live.

Në vitin 1966 Clapton la Bluesbreakers për të formuar një grup të ri me dy muzikantë të tjerë, basisti Jack Bruce dhe bateristi Ginger Baker. Ky grup, Cream, krijoi famë ndërkombëtare me shkrirjen e sofistikuar, të rockut dhe blues-it në solot e mrekullueshme të kitarës. Clapton dhe teknikat e tij në kitarë u përhapën me shpejtësi dhe ai u bë pikë referimi për të gjithë.

Energjia dhe intensiteti emocional i solove të Clapton vihen re lehtësisht në këngë të tilla si “Crossroads” dhe “White Room”. Eric Clapton kishte vendosur një standart të ri në muzikën britanike, por edhe atë botërore. Cream u nda në fund të vitit 1968, pas albumeve: Disraeli Gears (1967), Wheels of Fire (1968) dhe Goodbye (1969).

Clapton solli krijimet e tij të para në solo në vitin 1970. Ai shpejti afroi një treshe muzikantësh të zotë (basisti Carl Radle, bateristi Jim Gordon dhe tastieristi Bobby Whitlock) në një grup të ri të quajtur Derek&Dominos , me Clapton si kitarist, vokalist dhe kompozitor. Më vonë me grupin u bashkua dhe kitaristi Duane Allman. Ata publikuan dy albume që kanë hyrë në listën e albumeve më të mira të muzikës britanike:

“Layla” dhe “Other Assorted Love Songs” (1970). I zhgënjyer nga shitjet e pakta të “Layla” dhe varësia ndaj heroinës e shkëputën Clapton për dy vjet nga muzika. Rikthimi me “461 Ocean Boulevard” (1974), ishte sukses i madh për Clapton. Ky ishte albumi i parë ku artisti nuk i dha vëmendjen kryesore kitarës, por cilësisë së kompozimit dhe teksteve të këngëve.

Gjatë 20 viteve të ardhshme, Clapton prodhoi shumë albume: “Slowhand” (1977), “Backless” (1978), “Money and Cigarettes” (1983), “August” (1986), “Unplugged” (1992) dhe From the Cradle (1994). Në ceremoninë e Çmimeve Grammy të vitit 1993, “Tears in Heaven”, këngë e cila u shkrua si kujtim për vdekjen e të birit nga Clapton, fitoi cmimin si kënga e vitit dhe Unplugged u vlerësua si albumi i vitit.

Clapton gjithashtu pati bashkëpunime të suksesshme të cilat u vlerësuan me çmime Grammy: Riding with the King (2000) me legjendën e blues-it B.B. King dhe The Road to Escondido (2006) me kitaristin J.J. Cale.

Clapton publikoi librin e tij autobiografik në vitin 2007 e 10 vjet më vonë, filmi dokumentar “Clapton Life in 12 Bars” u shfaq në kinematë botërore. Clapton u bë pjesë e “Rock and Roll Hall of Fame” si anëtar i Yardbirds në 1992, si anëtar i Cream në vitin 1993, dhe solo në vitin 2000./konica/ KultPlus.com

Papa Françesku: Sot lutje dhe lot për njerëzimin

Me një bilanc tragjik nga përhapja e koronavirusit në botë, Papa Françesku e cilësoi këtë të diel, si ‘të dielën e lotëve’

Ati i Shenjtë, theksoi disa nga vuajtjet që po kalojnë njerëzit aktualisht, duke filluar nga personat e shtruar në spital deri në pamundësinë për t’u ushqyer.

“Mendoj për kaq shumë njerëz që derdhin lot, të izoluar, në karantinë, të moshuar vetëm, të shtruar në spital, njerëz në terapi intensive, prindër që shohin se nuk ka rrogë dhe nuk kanë mundësi që t’u japin fëmijëve për të ngrënë”, – tha Papa, në meshën që po transmetohej në “Santa Marta”.


Miep Gies, shërbyesja që shpëtoi ditarin e Ana Frankut nga gjermanët

Historia e Ana Frankut dhe familjes së saj, por edhe të tjerëve, që u fshiheshin gjermanëve në një cep të Amsterdamit, janë të njohura. Madje edhe nga ata që nuk e kanë lexuar kurrë ditarin e saj, apo që nuk kanë parë filma dhe dokumentarë të shumtë mbi këtë temë.

Ishte Miep Gies, një punonjëse e Oto Frankut, i siguronte nevojat jetike familjes Frank gjatë kohës që jetonte e fshehur. Dhe ishte po ajo që shpëtoi ditarin e Anës, dhe ia rikthehu Oto Frankut pas përfundimit të luftës.

Sikur ditari të ishte zbuluar nga gjermanët, të gjithë njerëzit që ndihmuan familjen Frank, do të ishin denoncuar tek Gestapo. Sipas Gies, ajo u shpëtua nga arrestimi, pasi ishte nga i njëjti qytet – Vjena – prej nga vinte edhe zyrtari përgjegjës për rastin. / KultPlus.com

Hymni i Jetës

Poezi nga Nëna Terezë

Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është jetë, mbroje. / KultPlus.com

Vajza e vogël me maskë dhuron lule për policin në shërbim

Në këto ditë të vështira për të gjithë, policët por edhe ushtarët janë në krye të detyrës duke monitoruar në terren zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

E ndërsa policëve iu duhet të përballen ndonjëherë edhe me qytetarë të pabindur, një vajzë e vogël ka zgjedhur t’i përgëzojë ata për punën e tyre.

E maskuar, ajo është afruar me një lule në dorë për t’ja dhuruar një polici në shërbim.

Foton e ka ndarë në profilin e tij në Facebook, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, i cili gjithashtu i falenderon ata për punën e tyre. / KultPlus.com

Historia e grave guximtare që u hodhën nga shkëmbi

Historia e grave suliote ka hyrë në analet e historisë . Aq sa në mendjen e çdo shqiptari është veshur me petkun e legjendës. Gra që për të mos rënë në dorë të turqve u hodhën nga shkëmbi sepse donin të ishin të lira.

Po a ishte e vërtetë ky si fakt apo historia e shekujve e ka mitizuar dhe këtë ndodhi?

Kërshërisë mbi këtë fakt i vjen në ndihmë profesor doktor Irakli Koçollari. “Pikërisht në fushatën e tretë të Aliut që zgjati rreth një vit, në beteja tepër të vështira, në një terren ku kalonin vetëm dhitë dhe suljotet, ato gjenden të rrethuara në Manastirin e Zalonges.

Aliu arriti të rrethojë gratë e Sulit, të cilat për të mos u bërë robinja të tij, nuk pranuan të dorëzoheshin dhe u hodhën nga shkëmbi”, thotë profesori.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Është interesante, sipas profesorit, të hysh në psikologjinë e grave të Sulit. Ato ishin luftëtare me nam dhe shumë trime. Merrnin pjesë në beteja dhe ndihmonin burrat e tyre në luftë, duke hedhur shkëmbinj të mëdhenj mbi forcat e Ali Pashait.

Një krahinë që prej 300 vjetësh ishte e lirë dhe udhëhiqej nga Venomet e Jugut patjetër që do ushqente që në deje një liri të pakufizuar dhe gratë do ishin pararojë në familje dhe në fshatrat e Sulit. Por historitë e kësaj krahine që ka marrë petkun e legjendës do visheshin dhe me histori të tjera trimëreshash të ngjashme.

Po gra të tjera suliote, gjatë rrethimit të gjatë do të mbylleshin në manastir dhe do të preferonin të digjeshin nga baruti brenda në manastir, se të dorëzoheshin. Dhe ashtu bënë. U dogjën të gjalla për të mos u bërë robinja të Ali Pashait.

Gratë suliote, të shquara për trimërinë e tyre do bëheshin objekt edhe në gazetat e huaja. Në një prej artikujve të gazetës prestigjioze “New York Times”, shumë vjet më vonë do të përshkruhet dhe trimëria e këtyre grave me nam në gjithë botën.

Artikulli do të quhej “Gra të guximshme” dhe do bënte fjalë për gratë e Sulit dhe trimërinë e tyre gjatë rrethimit të Ali Pashë Tepelenës. / KultPlus.com

95 vjet nga vdekja e Bajram Currit

Më 29 mars 1925, në shpellën e Dragobisë vdiq heroikisht luftëtari Bajram Curri, Heroi i Kombit.

Për këtë humbje të madhe Faik Konica shkruante në gazetën “Dielli”, që u botua në Boston “me vdekjen e konfirmuar të Bajram Currit, u zhduk një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i Shqiptarisë”.

Dhe më poshtë ai shtonte: “Ai ishte liberal në mesin e despotismës, patriot në mes të injorancës ndaj Atdheut”.

Bajram Curri ishte një luftëtar dhe udhëheqës në të gjitha lëvizjet dhe kryengritjet kundër pushtuesve osmanë në kryengritjet e malësisë së Shkodrës, në kryengritjen e armatosur të viteve 1910-1912. Pas vitit 1912, ai mbrojti shtetin shqiptar nga planet për copëtimin e saj dhe luftoi me armë për lirinë e Kosovës.

Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbomalazeze.

Ai ishte udhëheqësi i komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës, Bajram Curri u zgjodh Anëtar i Këshillit Kombëtar dhe u rendit krahas forcave demokratike të vendit. Ai ishte pranë Nolit dhe Demokratëve në Revolucionin e Qershorit. Bajram Curri u vra në shpellën Dragobia në vitin 1925. / KultPlus.com

‘Nëse s’mund të fluturosh, vrapo, nëse s’mund të vraposh, ec, nëse nuk ecë, kacavjerru, sido që të jetë, vazhdo të ecësh përpara’

Thënie të njohura

• Nuk mund të shkelësh dy herë në të njëjtin lumë (Herakliti)

• Nuk ka njeri, sado i zgjuar, që në një periudhë kohore të rinisë së tij të ketë thënë gjëra, ose të ketë jetuar në një mënyrë që ndërgjegjes së tij të tashme mos t’i pëlqejnë më (Marcel Proust)

• Nëse s’mund të fluturosh, vrapo, nëse s’mund të vraposh, ec, nëse nuk ecën, kacavjerru, por si do që të jetë, vazhdo të ecësh përpara (Martin Luther King)

• Kënaqu me atë që ke, dhe lëri gjërat ashtu siç janë. Kur të kuptosh që s’mungon asgjë, e gjithë bota do të përkasë (Lao Tzu)

• Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët (Vincent Van Gogh)

• A nuk është interesante se si jemi të gjithë të krijuar nga Zoti, dhe prapë dallojmë kaq shumë. (Desmond Tutu)

• Integriteti nuk ka nevojë për rregulla (Albert Camus)

• Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është oqean (Isaac Newton)

• Shkenca pa fenë është e çalë, feja pa shkencën është e verbër (Albert Einstein)

• Njeriu ndjehet i frikësuar vetëm nëse nuk është në harmoni me veten (Hermann Hesse)

• Një shoqëri delesh me kohë lind një qeveri ujqërish (Bertrand de Jouvenel)

• Librat janë për njerëzit që urojnë të ishin diku tjetër (Mark Twain)

• Gjithkush dëshiron të jetojë në kurriz të shtetit. Ata harrojnë se shteti jeton në kurriz të të gjithëve (Frederic Bastiat)

• Mos qaj për të shkuarën, mos ëndërro për të ardhmen, përqendro mendjen tek e tashmja (Buda)

• Mos i bëj të tjerëve atë që s’të pëlqen të ta bëjnë ty (Sokrati)

• Jeto sikur do vdesësh nesër, mëso sikur të duhet të jetosh gjithmonë (Mahatma Gandhi)

• Bëj punën që do, dhe nuk do të të duhet të punosh kurrë (Konfuçi)

• Mendoj, pra jam (René Descartes)

• Vdekja s’duhet të na shqetësojë pasi kur ne ekzistojmë vdekja nuk ekziston, dhe kur vdekja ekziston, ne s’do të jemi më (Epikuri)

• Shpata nuk vret njeri; ajo është mjet në duart e vrasësit (Seneka)

• Jeta është shumë e shkurtër për të shpenzuar kohën duke lexuar një libër të keq (James Joyce) /KultPlus.com

“Call me maybe”, këngë e pavdekshme (VIDEO)

“Call me maybe” është një nga këngët më të dëgjuara në botë shkruan KultPlus.

Kënga u lansua në virin 2011, këndohet nga kanadezja Carly Rae Jepsen dhe deri në ditët tona është dëgjuar mijëra herë.

Më poshtë teksti në anglisht dhe kënga:

I threw a wish in the well
Don’t ask me, I’ll never tell
I looked to you as it fell
And now you’re in my way

I’d trade my soul for a wish
Pennies and dimes for a kiss
I wasn’t looking for this
But now you’re in my way

Your stare was holdin’
Ripped jeans, skin was showin’
Hot night, wind was blowin’
Where you think you’re going, baby?

Hey, I just met you
And this is crazy
But here’s my number
So call me, maybe?

It’s hard to look right
At you baby
But here’s my number
So call me, maybe?

Hey, I just met you
And this is crazy
But here’s my number
So call me, maybe?

And all the other boys
Try to chase me
But here’s my number
So call me, maybe?

You took your time with the call
I took no time with the fall
You gave me nothing at all
But still, you’re in my way

I beg, and borrow and steal
At first sight and it’s real
I didn’t know I would feel it
But it’s in my way

Your stare was holdin’
Ripped jeans, skin was showin’
Hot night, wind was blowin’
Where you think you’re going, baby?

Hey, I just met you
And this is crazy
But here’s my number
So call me, maybe?

It’s hard to look right
At you baby
But here’s my number
So call me, maybe?

Hey, I just met you
And this is crazy
But here’s my number
So call me, maybe?

And all the other boys
Try to chase me
But here’s my number
So call me, maybe?

Before you came into my life
I missed you so bad
I missed you so bad
I missed you so, so bad

Before you came into my life
I missed you so bad
And you should know that
I missed you so, so bad

It’s hard to look right
At you baby
But here’s my number
So call me, maybe?

Hey, I just met you
And this is crazy
But here’s my number
So call me, maybe?

And all the other boys
Try to chase me
But here’s my number
So call me, maybe?

Before you came into my life
I missed you so bad
I missed you so bad
I missed you so, so bad

Before you came into my life
I missed you so bad
And you should know that

So call me, maybe?

A e largon moti i nxehtë koronavirusin?

Shumë prej nesh, besojnë dhe shpresojnë se temperaturat e larta dhe i nxehti do ta shpëtojnë botën nga pushtimi i koronavirusit. Ndërkohë, janë hedhur hipoteza mbi erën që përhap COVID-19, mbi lagështirën dhe reshjet që e favorizojnë këtë virus.

Por, cilat janë të vërtetat? A do ta ndalojë stina e nxehtë pandeminë globale?

Le të analizojmë një nga një rolin e erës, temperaturës dhe lagështirës në sjelljen e koronavirusit, por duke marrë në kosideratë faktin që ende nuk ka një raport shkencor i cili përligj lidhjen mot–koronavirus, sikundër nuk ka studime që hedhin poshtë këtë lidhje.

Pandemia e COVID-19 është një ekuacion me shumë të panjohura, ku ndryshorja përcaktuese është sjellja e virusit dhe jo moti apo klima. Por, ne mund të analizojmë sjelljen e këtij virusi në mjedis nga ku mund të gjejmë disa të panjohura:

– Së pari, ky virus nuk është aerogen, fakt i cili hedh poshtë ndikimin e erës në shpërhapjen e virusit nga një zonë, në një rajon më të gjerë.

– Nga ana tjetër, virusi COVID-19 ka masë molekulare të madhe, fakt i cili tregon se ky virus nuk qëndron pezull për një kohë të gjatë, por precipiton në tokë apo sipërfaqe të ndryshme.

– Po ashtu, masa e tij molekulare, në lagështirë të lartë dhe prani të reshjeve, shkurton akoma më tepër pezullinë e COVID-19 në ajër.

Por, le t’i kthehemi pyetjes “A e ndalon stina e nxehtë pandeminë?” Gjasat janë të mos e ndalojë, por do ta dobësojë ndjeshëm pandeminë dhe kjo për shumë arsye, ndër to edhe kushtet e motit.

Analizat laboratorike tregojnë se COVID-19:

– është virus i paketuar në lëng yndyror i cili e bën rezistent në temperatura të ulëta, por nga ana tjetër ky lëng yndyror nuk i reziston nxehtësisë.

– aq më tepër që, COVID-19 preferon mot të ftohtë dhe ajër të thatë, ndërsa në zonat me lagështirë dhe temperaturë të lartë vërtet ky virus shfaqet dhe përhapet, por paraqet një nivel më të ulët të vdekshmërisë.

Prandaj, ardhja e motit të nxehtë do ta dobësojë këtë virus, por “shërimi prej tij vjen nga izolimi, distancimi fizik i ndihmuar edhe nga moti i nxehtë që pritet të vijë në hemisferën veriore të globit. /KultPlus.com

Kur Leze Qena dhe Adem Mikullovci luanin bashkë në skeçe humori (VIDEO)

Aktorja e madhe shqiptare Leze Qena, iku në amshim ditë më parë duke lënë të pikëlluar gjithë komunitetin artisitk, si dhe mbarë shqiptarët kudo që janë, shkruan KultPlus.

Pas ikjes së saj, aktori i njohur Adem Mikullovci mallëngjeu të gjithë me një shkrim në rrjetin social Facebook, për dhimbjen dhe pikëllimin e madh me t’u ndarë nga mikja dhe kolegia e tij.

Kjo dyshe është e njohur për shumë bashkëpunime, qoftë në teatër apo serial. Ata kanë marrë pjesë disa seriale të njohura si “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”, “Katundarë dhe shehërli”, “Mahalla jonë”, etj.

Më poshtë po sjellim një nga skeçet e shumta të kësaj dysheje shumë të frytshme në arin shqiptar. /KultPlus.com