“Sa do doja, pak magji unë botës t’i dhuroja”

Kënga “Fluturimi 3470” ishte pjesë e festivalit Kënga Magjike para disa vitesh, në kohën kur këngëtarët, Soni Malaj dhe Flori Mumajesi, ishin çift dhe sollën këtë baladë si një bashkëpunim që do të mbetet në muzikën shqiptare.

Sa rrallë e për mall
tani flasim
afër ti s’ më ke
si treshi me nëntë
në akrepat e orës ne

Sa e mërzitshme fundjava që e lash
më e trishtuar
se ajo që vjen pas

347 zero po vonon
dhe jeta ime
është në avion

Zemër ku je ti
me thuaj ku je tani
vite të tëra
në shpirt pikove ti

Zemër ku je ti
mbi asfalt, shkretëtirë
as dashuria
s’ të lidhi me zinxhirë

Sa rrallë e për mall
tani flasim
afër ti s’ më ke
si treshi me nëntë
në akrepat e orës ne

Miliona fytyra i vërej
ecin valixhet
këtë aeroport urrej
te fluturimet
ndërkombëtare s’ je
dhembje e imja
aq planetare

Zemër ku je ti
me thuaj ku je tani
vite të tëra
në shpirt pikove ti

Zemër ku je ti
mbi asfalt, shkretëtirë
as dashuria
s’ të lidhi me zinxhirë

Lëshohen shkallët, shpresa ime e dërrmuar
sa shpejt po zbrazet avioni i mallkuar
dhe një shpirt i lodhur ende të pret
vetëm këmba jote e bukur nuk zbret

Zemër ku je ti
me thuaj ku je tani
vite të tëra
në shpirt pikove ti

Zemër ku je ti
mbi asfalt shkretëtirë
as dashuria
s’ të lidhi me zinxhirë./ KultPlus.com

Konkursi për policë në veri, PK-ja inkurajon qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë

Policia e Kosovës më 4 janar kishte shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë nga radhët e komunitetit serb, boshnjak, turq, goran, rom, ashkali, egjiptas, kroat, malazez dhe maqedonas.

Përmes një njoftimi, Polica ka bërë të ditur se vendi i punës do të jetë Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Konkursi në fjalë ishte paraparë që të mbetej i hapur deri më 26 janar, mirëpo në po të njëjtën ditë, nga ana e Policinë ishte njoftuar se afati për aplikim do të zgjatej edhe për 10 ditë të tjera.

Për këtë konkurs që do të jetë i hapur deri më 10 shkurt 2023, Policia sot ka lëshuar një njoftim ky është thënë se janë duke vazhduar me kampanja sensibilizuese për konkursin e hapur për komunitetet pakicë.

“Policia e Kosovës, përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, vazhdon t’i inkurajojë dhe ftojë qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës” – thuhet në njoftim.

Tutje është thënë se këtë kampanjë e kanë përkrahur edhe personalitete të larta nga institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Në nëntor të vitit të kaluar, qindra zyrtarë policor serbë patën dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, në shenjë proteste për masat e qeverisë për targat ilegale serbe në veri të vendit.

Situata e krijuar në veri erdhi pas vendimit për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq, për refuzim dhe rezistencë për lëshimin e fletëqortimeve për pronarët e veturave me targa ilegale. /Telegrafi /KultPlus.com

“Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë”

Thënie nga Sami Frashëri

• Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.

• Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve.

• Çdo mizori e ka ditën e vet të gjykimit.

• Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi; shoku më i mirë libri.

• Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

• Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij.

• Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

• S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqijtë.

• Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.

• Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.

• Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.

• Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.

• Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.

• Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

• Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

• Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

• Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë e të gjitha grave të botës.

• Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.

• Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.

• Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.

• Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.

• Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.

• Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.

• Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.

• Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

• S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.

• Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.

• Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.

• Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.

• Delen që ndahet nga tufa e ha ujku. 

/ KultPlus.com

Loriana Kuka fiton medalje për Kosovën në Grand Prixin e Portugalisë

Xhudistja kosovare Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë.

Loriana për medaljen e bronztë triumfoi ndaj koreanes, Jeongyun Lee, në kategorinë deri në 78 kilogramë, njofton Klankosova.tv.

Ajo e nisi shumë mirë garën këtë të diel, duke e mposhtur qiprioten Zanet Michaelidou, më pas Vanessa Chala, teksa ndaj Yelyzaveta Lytvynenko, në çerekfinale pësoi humbje.

Në repesazh, Loriana së pari e mposhti sllovenen Patricija Brolih, teksa ndaj Lee arriti ta rrëmbejë medaljen. /KultPlus.com

Donald Trump e hap fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump filloi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një ndalesë të shtunën në Nju Hempshër, përpara se të vazhdonte drejt Karolinës së Jugut. Vizitat e tij në këto dy shtete, që organizojnë votimet më të hershme, shënojnë aktivitetet e para të fushatës elektorale që kur ai njoftoi kandidimin mbi dy muaj më parë.

“Po fillojmë. Po ia fillojmë nga këtu si kandidat për president”, u tha ai drejtuesve të Partisë Republikane të mbledhur në takimin vjetor në Nju Hempshër, përpara se të ndalej në orët e vona të pasdites në Kolumbia, për të prezantuar ekipin e tij drejtues në shtetin e Karolinës së Jugut. “Jam më i zemëruar tashmë dhe jam më i përkushtuar tani se ç’kam qenë ndonjëherë”.

Në këto dy shtete zhvillohen dy nga tre garat e para për emërimin brenda partisë, duke u dhënë atyre fuqi të jashtëzakonshme në përzgjedhjen e kandidatit.

Ish-Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se zhvillimet do të ofrojnë një demonstrim force në mbështetje të ish-presidentit, pas një nisjeje të vakët në fillimet e fushatës që krijoi pikëpyetje për angazhimin e tij për të rikandiduar. Gjatë javëve të fundit, mbështetësit e tij kanë kontaktuar zyrtarët politikë dhe ata të zgjedhur për të siguruar mbështetje për zotin Trump në një moment jetik kur republikanë të tjerë po përgatiten për të kandiduar.

“Starti u dha dhe sezoni i fushatës ka filluar”, tha Stephen Stepanek, kryetari në largim i Partisë Republikane në Nju Hempshër. Ish-Presidenti Trump njoftoi se zoti Stepanek do të shërbejë si këshilltari i tij i lartë për fushatën në këtë shtet.

Megjithëse ish-Presidenti Trump mbetet kandidati i vetëm i deklaruar për zgjedhjet presidenciale 2024, sfidantë të tjerë të mundshëm, ndër ta Guvernatori i Floridas Ron DeSantis, ish-Nënpresidenti Mike Pence dhe ish-Guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley që shërbeu si ambasadore në OKB gjatë administratës së ish-Presidentit Trump, pritet të fillojnë fushatat e tyre elektorale gjatë muajve të ardhshëm.

Ish-Presidenti Trump duke folur gjatë takimit në Nju Hempshër (28 janar 2023)
Në Karolinën e Jugut, Guvernatori Henry McMaster, Senatori Lindsey Graham dhe disa ligjvënës nga ky shtet pritet të marrin pjesë në aktivitetin e së shtunës. Por ekipi i fushatës së zotit Trump ka hasur në vështirësi në sigurimin e mbështetjes së anëtarëve të legjislativit të këtij shteti, madje edhe nga disa prej tyre që e mbështetën atë me zell gjatë kandidimeve të mëparshme.

Disa thonë se me mbi një vit deri në votimet paraprake, është tepër herët për të shprehur mbështetjen, apo se disa po presin të shohin se kush tjetër do të hyjë në garë. Të tjerë kanë thënë se është koha që partia ta tejkalojë zotin Trump, duke u orientuar drejt një gjenerate të re drejtuesish.

Përfaqësuesi republikan në legjislativin e këtij shteti, RJ May, nënkryetar i Grupit të Lirisë në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit Karolina e Jugut, tha se nuk do të marrë pjesë në aktivitetin e zotit Trump, pasi është përqëndruar në betejën legjislative të grupit të tij brenda grupit të Partisë Republikane. Ai sinjalizoi se është i hapur ndaj kandidatëve të tjerë në garën presidenciale 2024.

“Mendoj se do të kemi një listë shumë të fortë kandidatësh këtu në Karolinën e Jugut”, tha zoti May, i cili votoi për ish-Presidentin Trump në vitin 2016 dhe 2020. Ai shtoi se “me 100% do të pranoja një Donald Trump përkundër një Joe Biden-i”.

Dave Wilson, president i OJQ-së konservatore të krishterë “Palmetto Family”, tha se disa votues konservatorë mund të kenë shqetësime për komentet rishtazi të ish-Presidentit Trump se republikanët që kundërshtojnë të drejtën e abortit mund t’i kenë kushtuar partisë humbjen në zgjedhjet e nëntorit.

“I bën të mendohen disa njerëz brenda radhëve konservatore të Partisë Republikane nëse duhet ta lënë procesin të marrë rrjedhë vetë, apo jo”, tha zoti Wilson. Organizata e tij bëri një aktivitet në vitin 2021 ku foli ish-Nënpresidenti Pence. Ai shtoi se “duhet të vazhdojnë ta fitojnë votën vetë. Asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë”.

Duke pranuar se zoti Trump “bëri disa gjëra fenomenale kur ishte president”, si p.sh. sigurimin e një shumice konservatore në Gjykatën e Lartë, zoti Wilson tha se votuesit republikanë në Karolinën e Jugut mund të duan “një kandidat që mund të jetë flamurtari jo vetëm për tani, por që do të krijonte inercinë e vazhdueshme në mbarë Amerikën për konservatorizmin gjatë disa dekadave të ardhshme”.

Por, Gerri McDaniel, e cila punoi për fushatën elektorale Trump 2016 dhe e cila do të marrë pjesë në aktivitetin e së shtunës, e hedh poshtë idenë se votuesit janë të gatshëm të shohin përtej ish-presidentit.

“Disa nga mediat thonë se ai po vazhdon të humbasë mbështetje. Jo, ai nuk po e humbet”, tha ajo. “Do të jetë thjesht më e madhe se ç’ishte më parë, pasi ka kaq shumë njerëz që janë të zemëruar me ato që po ndodhin në Uashington”.

Aktiviteti që do të mbahet në një godinë qeveritare në Karolinën e Jugut, me praninë e zyrtarëve të zgjedhur, është në shumë mënyra jo në përputhje me imazhin e një ish-protagonisti të shfaqjeve televizive që zakonisht parapëlqen tubimet e mëdha dhe që është përpjekur të kultivojë imazhin e një të ardhuri nga jashtë politikës. Por, realiteti është se zoti Trump është një ish-president që kërkon të rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë duke nxjerrë në pah dallimet mes periudhës kur ai ishte në detyrë dhe administratës së tanishme.

Tubimet janë gjithashtu me kosto të lartë, dhe ish-Presidenti Trump i shtoi sfidat financiare kur vendosi ta fillonte fushatën e tij në nëntor – shumë më herët nga ç’kishin sugjeruar shumë nga aleatët e tij. Kjo e vendosi atë nën detyrimin për të zbatuar rregullat e rrepta për mbledhjen e fondeve dhe ia ndaloi vënien në përdorim të organizatës së tij të mirëfinancuar politike për aktivitete të tilla, që mund të arrijnë kosto prej disa miliona dollarësh.

Zyrtarët mendojnë se zoti Trump do të flasë në sallën e katit të dytë të godinës qeveritare, një zonë kjo pompoze ceremoniale e gjendur mes sallës së Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit.

Në këtë vend janë shpalosur disa nga momentet më të dukshme politike të Karolinës së Jugut, përfshirë nënshkrimin nga zonja Haley në vitin 2015 të një ligji për të hequr flamurin e Konfederatës nga territori i godinës qeveritare, si dhe nënshkrimin nga zoti McMaster në vitin 2021 të ligjit për ndalimin e abortit në këtë shtet pas gjashtë javëve të para të shtatëzanisë. Gjykata e Lartë e këtij shteti e shpalli rishtazi anti-kushtetues këtë ligj, dhe zoti McMaster është zotuar të përpiqet për një rishqyrtim.

Fushata fillestare e ish-Presidentit Trump ka ngjallur tashmë debate, në veçanti pasi ai darkoi me nacionalistin e bardhë, që mohon ekzistencën e Holokaustit, Nick Fuentes, si dhe reperin e njohur më parë me emrin Kanye West, i cili pati bërë një seri komentesh anti-semite. U shndërruan gjithashtu në objekt humori një seri kartash tregtimi dixhital që zoti Trump pati nxjerrë në shitje, ku ai paraqitej ndër të tjera si një superhero, si kaubojs dhe si astronaut.

Njëkohësisht ai vazhdon të jetë objekt i disa hetimeve penale, përshirë për zbulimin e qindra dokumentave të klasifikuara në pronën e tij në Florida, si dhe nëse pengoi drejtësinë duke refuzuar t’i dorëzojë ato. Ai gjithashtu po hetohet në nivel federal dhe shtetëror për përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, kur ai humbi përballë demokratit Joe Biden.

Sidoqoftë, ish-Presidenti Trump mbetet i vetmi kandidat i shpallur për vitin 2024, dhe anketimet fillestare tregojnë se ai është favoriti për të fituar nominimin e partisë së tij për të kandiduar për president.

Zoti Stepanek, i cili ishte i detyruar të qëndronte neutral deri në përfundimin e mandatit të tij si kryetar i partisë në Nju Hempshër, që përfundoi gjatë takimit të së shtunës, minimizoi rëndësinë e një fillimi të ngadaltë për zotin Trump, për të cilën zyrtarët e fushatës elektorale thonë se përkon me kohën e harxhuar për krijimin e një infrastrukture për fushatën në nivel kombëtar.

Në Nju Hempshër, tha ai, “nuk ka patur shumë pritshmëri, apo ngazëllim” për rizgjedhjen e zotit Trump. Ai tha se ndjekësit më besnikë të zotit Trump vazhdojnë ta mbështesin.

“Ka shumë njerëz që nuk ishin me të në 2015, në 2016, dhe që pastaj u bënë mbështetës dhe në vazhdim kundërshtarë”, tha zoti Stepanek. “Por njerëzit që e mbështetën në Nju Hempshër, që e shtynë drejt fitores së tij në vitin 2016 në zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër, ata janë ende aty, duke pritur. VOA presidentin”. /Express /Kultplus.com

Pas dhimbjes së madhe

Poezi nga Emily Dickinson
Shqipëroi: Natasha Lushaj

Pas dhimbjes së madhe, vjen e kotësisë ndjenja
nervat ruajnë etiketën, si varret;
zemra e palëvizshme pyet: kush, unë vuaja?
Kur? Dje, pardje apo shekuj më parë?
Këmbët, mekanikisht, vijnë vërdallë
si të ishin prej druri
prej dheu, prej ajri, ose s’di ç’tjetër
por sigurisht të rritura veçmas prej teje,
një kënaqësi kuarci, gur i fortë.
Është çasti i plumbtë,
i vetmi i kujtueshëm, nëse i mbijeton;
përreth mban mend njerëz si prej bore.
Të ther i ftohti, pastaj shtangesh habie,
pastaj e lë të ndodhë. /KultPlus.com

Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit.

Postimi i plotë:

“Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit.

Në vijim gjeni të plotë statusin e Presidentes:

Sot, në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur, të cilët makineria vrasëse serbe nuk i kurseu.

Me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës. Ne do t’u jemi mirënjohës përjetë e do t’i përkulemi gjithmonë heroizmit të tyre.

I përjetshëm kujtimi për ta!”, thuhet në postimin e Osmanit. /KultPlus.com

‘Është një melodi për të cilën do jepja krejt Rosinin, Moxartin dhe Veberin’

 Poezi nga Gérard de Nerval

Është një melodi për të cilën do jepja
Krejt Rosinin, Moxartin edhe Veberin,
Një melodi e përzishme, lënguese, e vjetër,
Që veçse për mua ka sharme të fshehta.

Por përherë më ndodh kur mbaron dëgjimi,
Që shpirti më bëhet më i ri dyqind vjet:
Më kthen në kohën e Luigjit Trembëdhjetë…
Ku shoh një kodrinë që e zverdh perëndimi.

Pastaj një kështjellë me kënde të gurtë,
Me xhama të lyer me ngjyra të kuqe,
Rrethuar nga parqe të gjerë, dhe një lumë
Që themelet ia lag e rrjedh përmes lulesh.

Pastaj shoh një zonjë, në dritaren e vjetër,
Flokëverdhë e syzezë, me një fustan të rëndë…
Që, ka shumë gjasa, në një jetë tjetër
E kam parë tashmë – e që më vjen ndërmënd!./ KultPlus.com

‘Kaçurrelat e tu’, kënga për dashurinë e humbur që u kompozua në qelitë e burgut të Burrelit

Disa tinguj të lehtë, me një melodi melankolike, nisin të thyejnë ngadalë heshtjen nëpër qelitë e burgut të Burrelit, një natë pranvere të vitit 1956. Ishte zëri i Gac Çunit, djali shkodran që po jetonte ditët e fundit të jetës së tij, në qelinë e burgut të Burrelit.

Kënga nisi të ngjallë shpirtrat e burgosur të atyre njerëzve, që po vuanin pa faj nëpër qelitë e atij burgu. Ishte kënga e fundit, melodia e fundit e djalit 20-vjeçar. I kushtohej dashurisë së tij të humbur, vajzës shkodrane me kaçurrela, që kishte mbetur imazh i largët për zemrën e djalit të burgosur. Kaçurrelat e vajzës së bukur që kishte qenë dashuria e tij platonike, që do të mbetej në mendjen dhe zemrën e tij, si një hije që endej nëpër rrugicat e bukura të qytetit, atje ku Gaci kishte jetuar ato pak vite rinie, i lirë.

Natyra t’fali, bardh – o si bora,
Unë përmbas tejet, jetën e bora;
Oh! Se dy sytë m’i kanë verbue,
M’i kanë verbue moj kaçurrelat
Kaçurrelat e tu.
Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tu!

M’i ke faqet, t’kuq – o si gjaku,
Se me ty vashë m’ka xan maraku;
Oh! Se marakun ma kanë shtue
Ma kanë shtue moj kaçurrelat,
Kaçurrelat e tu.
Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tu!

Përmes vuajtjeve që i sillte tuberkulozi, kur villte gjak e rënkonte papushim nga dhimbja, ai kompozoi aty nëpër qeli, këngën për dashurinë e humbur “Kaçurrelat e tu”. E këndoi menjëherë, duke e ndarë me bashkëvuajtësit e tij brengën për dashurinë e tij të humbur. Ishte mësues dhe kompozitor i talentuar i brezit të tij.

Gac Çunilindi në vitin 1926, në Shkodër. Kreu Seminarin Jezuit dhe Liceun e Shtetit në Shkodër. Pas diplomimit, punoi si mësues në Bajzë të Kastratit, ku dhe u arrestua me akuzën se kishte takuar të vëllanë e arratisur dhe se kishte komunikuar dhe ndihmuar dajën e tij, që ishte asokohe i arratisur si antikomunist, në malet e Dukagjinit.

Akuzohej gjithashtu, se kishte pasur lidhje me një klerik patriot, si Pader Çiril Cani, kur ai ishte me shërbim në Koplik, atje ku Gaci kishte qenë mësues.

Në akuzën e sigurimit të shtetit, thuhej se Gac Çuni nuk e kishte dashur komunizmin. …Se i kishte shkruar një letër dajës së tij në malet e Dukagjinit dhe e kishte ndihmuar atë, me ushqim e rroba për të mbijetuar nëpë ato male.

Gac Çuni dha shpirt në burgun e Burrelit, përmes dhimbjes së papërshkrueshme nga sëmundja e rëndë e tuberkulozit, për të cilën autoritetet e burgut, ndaluan ndihmën mjekësore. Dha shpirt, ashtu i drobitur nga sëmundja e rëndë, larg familjes e shoqërisë, larg “kaçurrelave të saj”./kujto.al/KultPlus.com

Më dëgjo siç dëgjohet shiu

Poezi nga Oktavio Paz

Shqipëroi: Merita Paparisto

Më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu
as me vëmendje por as me shpërqëndrim,
gjurmë të lehta, rigim i hollë,
ujë që është ajri vetë dhe ajër që është vetë koha
dita është akoma e gjallë
nata ende s’ka lindur
trajta të mjegulluara
në kthesën pas qoshes
trajtat e kohës
në lakimin e heshtjes,
dëgjomë, ashtu siç dëgjohet shiu
pa më dëgjuar vër-vesh në atë që them
me sytë të hapur për së brëndëshmi, në gjumë
me të pesta shqisat zgjuar,
po bie shi, gjurmë të lehta, mërmërimë bashkëtingëlloresh,
ajër dhe ujë, fjalë pa rëndesë:
që jemi dhe që janë,
ditët dhe vitet, ky moment
kohë e papeshë dhimbje që rëndon,
më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu,
asfalti i lagur shkëlqen,
avulli ngrihet dhe ikën larg,
nata shpaloset dhe hedh vështrimin tek unë,
ti je ti dhe trupi yt prej avulli,
ti dhe fytyra jote e natës
ti dhe flokët e tua rrufe të ngeshme
ti kapërcen udhën dhe futesh në ballin tim,
gjurmë uji përballë syve të mi,
degjomë, siç dëgjohet shiu,
asfalti është i lagur dhe ti kapërcen rrugën
në mjegull, përhumbur në natën,
në këtë natën që flen në shtratin tënd,
është dallga që fryhet në frymën tënde
gishtërinjtë e tu prej uji më njomin ballin,
gishtërinjtë e tu prej zjarri më djegin sytë
gishterinjte e tu prej ajri hapin qepallat e kohës
një ujvarë pamjesh dhe ringjalljesh
dëgjomë, siç dëgjohet shiu
vitet ikin tutje momentet vijnë tëhú
i dëgjon gjurmët në dhomën tjetër?
nuk janë këtu, as atje: ti i dëgjon
prej një tjetër kohë e cila ndodh tashti
dëgjoi gjurmët e kohës
krijueses së vëndeve të papesha, të pandodhëshme
dëgjoje shiun si vrapon mbi taracë
nata ështe tani e errët natë varri,
shkrepëtimat flenë në foletë mes gjetheve,
një kopësht i paqetë bredh në mëshirë të fatit
hija jote mbulon këtë faqe libri./KultPlus.com

Katër arsye pse duhet lexuar patjetë Çehovin

Çehovin duhet lexuar patjetër, madje shumë shpesh. Një prej shkrimtarëve më të mirë të Rusisë, i cili gjatë gjithë jetës ishte edhe mjek, ka tregime të shkurtra të cilat nuk duhet humbur, për ta njohur mirë Rusinë e vjetër dhe shpirtin rus.

Një shkrimtar që e bëri Rusinë më të njohur në botën letrare, Çehovi përfundoi Universitetin e Moskës ndërsa më pas udhëtoi edhe për në Azi. Shkrimtari ndërroi jetë në Gjermani, në vitin 1904, verën e këtij viti.

Këto janë katër arsye pse duhet lexuar Çehovi, e ndoshta edhe për ta nisur këtë vit duke lexuar dicka nga ai.

1. Shkaku i librave të tij, rusët nisën të lexonin letërsinë e vërtetë. Shembull, tregimin “Kashtanka” e mësojnë edhe sot fëmijët në shkollat fillore në Rusi. Tregimi bën fjalë për një qenush që, i humbur, përfundon në shtëpinë e një palaçoje. Bashkë me palaçon, në cirk qenushi fillon lojën por gjatë performancës e sheh në publik pronarin e tij.

2. Shkrimi i tij e inspiron Stanisllavskin dhe sistemin e tij të aktrimit. Three sisters, The Cherry Orchard, Uncle Vanya dhe The Seagull janë katër drama që u kthyen në shfaqje, të gjitha të luajtura nga Olga Knipper – aktorja që më pas u bë gruaja e shkrimtarit të madh. 

3. Çehovi e rrezikoi edhe jetën e vet për shkrimin. Kur ishte diagnostifikuar me tuberkuloz, ai udhëtoi nga Siberia e deri në ishullin Sakhalin. Ishulli ishte vend i largët ku dërgoheshin të burgosurit, por Çehov shkoi dhe e dokumentoi jetën e banorëve të ishullit. Kësisoj, jeta e banorëve erdhi më pas e njohur për të gjithë Rusinë, dhe botën.

4. Në tregimin “Darling”, një grua ruse tregon instinktin e saj të fortë prej nëne dhe gruaje. Njëjtë si ajo, Çehov në plot shkrime e tregime sjellë shpirtin e vërtetë të Rusisë, të “njerëzve të vegjël”, njerëzve të rëndomtë. Çehov asnjëherë nuk ka provuar të tregojë idenë pas ekzistencës, por të dokumentojë problemet e rusëve. Në personazhet e tij gjithmonë ka thjeshtësi të dashurisë dhe aftësisë për të dashuruar. /KultPlus.com 

Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish

Në 24-vjetorin e masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, kryeministri, Albin Kurti, ka përkujtuar 21 dëshmorët, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e civilë, të rënë më 29 janar të vitit 1999 në këtë masakër.

“Te lapidari në Vraniq të Gjakovës, Kurti bëri homazhe dhe kujtoi katër dëshmorët e familjes Lleshi. Prendi dhe Mema ranë dëshmorë më 28 janar 1999 në betejën e Godenit, ndërsa Marku dhe Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit.

Kryeministri Kurti kujtoi dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala duke vendosur lule të freskëta te ura e Bishtazhinit, ndërsa në Gadish nderoi jetën dhe veprën e Gasper Karaqi, i rënë dëshmorë më 28 janar 1999″, njofton zyra e kryeministrit./ KultPlus.com

Kur Çehovi braktisi profesionin e mjekut

Çehov Anton (1860-1904), shkrimtar i madh rus, një nga përfaqësuesit më të shquar të realizmit rus.

Çehovi ishte mjek dhe kishte frikë nga përgjegjësitë e rënda të profesionit të tij. Në një recetë kishte bërë një gabim. Nuk kishte vënë një presje në shifrën që tregonte gramët. I hyri frikë e madhe nga pasojat dhe menjëherë shkoi tek i sëmuri.

Për fat, receta nuk ishte dërguar ende te farmacisti. Frika i hyri edhe kur në familjen e një të afërmi të tij, ku të gjithë pjesëtaret ishin të sëmurë me tifo, rastisi që të vdiste nëna dhe një vajzë e vogël.

Çehovi u dërrmua shpirtërisht saqë hoqi nga porta e shtëpisë mbishkrimin: “Mjek kirurg”. Qysh atëherë, ai e braktisi profesionin e mjekut. / KultPlus.com

BBC ndalet në Gjirokastër: Një xhevahir

Gjirokastra ishte destinacioni i radhës i gazetares së gjigandit britanik BBC, Betani Hjuxhs, autore e ciklit të dokumentarëve “Mrekullitë e Shqipërisë” që promovojnë bukuritë pak të njohura të vendit tonë për turistët e huaj.

“Një xhevahir jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë botës osmane”, me këtë përshkrim e nis ajo prezantimin e qytetit të gurtë, që siç thekson Hjuxhs, lulëzimin e pati në shekullin e 19 si kryeqendër e Shqipërisëku feudalët e pasur të kohës ngritën në kodrat pranë lumit Drino, shtëpi luksoze me prej guri si këto.

Rrugëtimi i saj në serinë e dytë vazhdon nga Gjirokastra në Tepelenë ku ndalet tek figura emblemë e qytetit, Ali Pasha të cilin e quan “sundimtar autokrat osman”. Viziton edhe kalanë e tij për të cilën ka qenë kureshtare edhe nga rrëfimet e poetit romantik britnaik Xhorxh Gordon Bajron.

Interesante për të është edhe vizita në fshatërat e thella të zonës në një teqe bektashiane, ku takohet edhe me klerikët lokalë.

“Është një besim islam, liberal ku gratë nuk kanë kufizim, janë të barabarta me burrat”.

Në të njejtën seri, Betani Hjuxhs viziton edhe Tiranën, ku përqëndrohet tek vila e famshme 31, banesa e diktatorit komunist Enver Hoxha.

Jo pa qëllim, shfaqen dy periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë, sa të largëta në kohë, aq edhe të ngjashme për nga mënyra e sundimit, detaje të cilat intrigojnë turistët e huaj për të njohur këtë vend që në shumë reportazhe të mediave të fundit konsiderohet si perla e fundit e pazbuluar e Europës./KultPlus.com

Çfarë do të thotë të jesh ‘i kulturuar’ sipas Anton Çehov

Autori i dashur rus, Anton Çehov (29 janar 1860-15 korrik 1904), parashtron në një letër drejtuar vëllait të tij të madh Nikolai, një artist.

Letra, e shkruar kur Antoni ishte 26 vjeç dhe Nikolai 28, e cila u gjet në “Letrat e Anton Çehov për familjen dhe shokët e tij”, shpërndan me përzemërsi dozat e një dashurie të mundimshme dhe përshkruan 8 cilësitë e një njeriu të kulturuar – duke përfshirë ndershmërinë, altruizmin dhe veset e mira.

Çehov shkruan nga Moska më 1886:

Më je ankuar shpesh që njerëzit “nuk të kuptojnë”!

Gëte dhe Njuton nuk u ankuan për këtë… Vetëm Krishti u ankua, por nuk po fliste për veten e tij, por për doktrinën e tij… njerëzit të kuptojnë mjaft mirë. Por nuk është faji i tyre nëse ti nuk kupton vetë veten tënde. Ta siguroj, si vëlla dhe si shok, që të kuptoj dhe të kam në zemër. I njoh cilësitë e tua të mira siç njoh gishtat e dorës sime: i vlerësoj dhe i respektoj shumë. Nëse do të provosh që unë të kuptoj, mund të t’i rendis këto cilësi.

Mendoj se je shumë i mirë për nga ana e butësisë, shpirtmadhësisë, joegoizmit, i gatshëm për të ndarë edhe qindarkën e fundit: nuk ke zili apo urrejtje; Je zemërmirë, ndjen keqardhje për çdo lloj qenie, je i besueshëm, pa mëri e dredhi, dhe nuk mban inat… të është dhënë nga lart një dhuratë që të tjerët nuk e kanë: ti ke talent. Ky talent të veçon nga miliona njerëz, në këtë botë vetëm një në dy milionë është një artist.

Talenti është ai që të bën të veçantë:

Edhe po të ishe një amfib apo merimangë, edhe atëhere njerëzit do të respektonin, sepse të talentuarit i justifikohet e falet gjithçka. Ti ke vetëm një të metë, të cilës i detyrohet falsiteti i qëndrimit tënd, palumturia jote dhe pezmatimi i brendshëm. Kjo është në total mungesa e kulturës tek ty. Të lutem, më fal por (veritas magis amicitiae)…

E shikon, jeta ka kushtet e saj.

Që të ndihet rehat mes njerëzish të edukuar, të ndihet i kënaqur dhe si në shtëpinë e tij, njeriu duhet të jetë i kulturuar deri në një masë të caktuar. Talenti të ka futur në këtë rreth, të cilit i përket, por… ti i je larguar atij, dhe ti ngurron mes njerëzve të edukuar dhe banorëve përballë.

Sipas mendimit tim, njerëzit me kulturë duhet të përmbushin kushtet që vijojnë: sepse humbin një copë kauçuku, nëse jetojnë me të tjerët nuk e marrin këtë gjë si nder, dhe kur largohen, nuk thonë “asnjeri nuk do të mund të jetonte me ty.”

– Ata ia dalin me zhurmën, të ftohtët, vërejtjet e mprehta dhe me praninë e të huajve në shtëpi.

– Ata nuk kanë dhembshuri vetëm për lypsarët apo macet pa shtëpi. Zemra e tyre dhemb për atë që syri nuk shikon… ata ngrihen natën për të ndihmuar… për të paguar për vëllezërit që janë në universitet, dhe për të blerë rroba për nënën e tyre.

– Ata respektojnë hapësirën e të tjerëve dhe i shlyejnë detyrimet.

– Ata janë të sinqertë, dhe i frikësohen gënjeshtrës sikurse zjarrit. Nuk gënjejnë as për gjërat më të vogla. Një gënjeshtër është fyese për dëgjuesin dhe e ul atë në sy të folësit.

– Ata nuk shtiren, ata sillen në rrugë ashtu si në shtëpi, dhe nuk mburren para miqve modestë. Nuk janë të dhënë pas dërdëllitjeve dhe të detyrojnë të tjerët mbi besimet e tyre. Pas shpinës së tjetrit parapëlqejnë të heshtin më shumë sesa të flasin.

– Ato nuk i ulin vlerat e tyre për të zgjuar dhembshuri. Nuk luajnë me telat e zemrës së njerëzve që më vonë të psherëtijnë dhe të ndiejnë këqardhje.

– Ata nuk thonë “ jam keqkuptuar,” ose “jam lënë pas dore,” sepse gjithë kjo përpjekje, është vulgare boshe, false…

– Ata nuk kanë krenari të cekët.

– Ata nuk duan t’ia dinë për diamantet fallso si të njohurit e të famshmëve, për t’i dhënë dorën “P”-së [me gjasë Palmin, poet i padëgjuar] së dehur, të dëgjojnë entuziazmin e një spektatori të humbur në një show pikturash, të qenët të njohurit e tavernave…. Nëse bëjnë diçka të vogël, ata nuk krekosen për të sikur të kishin dhuruar diçka me vlerën e 100 rublave, dhe nuk mburren që kanë arritur aty ku të tjerët nuk janë pranuar….

– Ata që janë vërtet të talentuar, gjithmonë anojnë nga ana e turmës, sa më larg reklamimit…Edhe Krivol ka thënë se një fuçi boshe bën më shumë jehonë sesa një e plotë.

Nëse kanë një talent, e respektojnë atë. E sakrifikojnë atë për të tjerët, gruan, verën, krenarinë… Ata janë krenarë për talentin e tyre.

– Ata zhvillojnë ndjenjën estetike te vetja e tyre. Nuk bien dot të flenë me rrobat e tyre, të shohin të çarat e mureve plot me insekte, të thithin ajër të keq, të ecin në një rrugë të pështyrë, të gatuajnë vaktet në vaj të ndenjur.

– Ata kërkojnë sa më shumë të mposhtin dhe të fisnikërojnë instiktet seksuale… nuk e duan për shoqe shtrati një femër… nuk kërkojnë inteligjencën që shfaq veten në një gënjeshtër të vazhdueshme. Nëse janë artistë, ata duan në veçanti, freski, elegancë, njerëzi dhe kapacitet për amësinë…

– Ata nuk rrokullisin vodka në çdo orë të ditës dhe natës, nuk kërkojnë në rafte, nuk janë derra dhe e dinë që nuk janë.

– Ata pinë vetëm kur janë të lirë, me raste… Ajo çfarë duan është një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm (mens sana in corpe sano). E kështu me radhë.

Kështu janë njerëzit e kulturuar. Që të jesh i kulturuar dhe të mos jesh nën nivelin e atyre çfarë të rrethojnë nuk mjafton të kesh lexuar “The pickwick Papers” dhe të kesh mësuar një monolog nga “Fausti”… Ajo çfarë duhet është një punë konstante, natë dhe ditë, lexim i vazhdueshëm, studim, vullnet… Çdo orë është e vlefshme… eja tek ne, thyeje shishen e vodkës, shtrihu dhe lexo… Turgenev, po të pëlqeu, të cilin nuk e ke lexuar. Duhet ta lësh krenarinë, nuk je një fëmijë… së shpejti do bëhesh 30 vjeç. Është koha! Unë pres nga ti… të gjithë presin nga ti./ Albert Vataj / KultPlus.com

Këshilla e Umberto Ecos mbi rëndësinë e leximin të librave

Leximi të zgjat jetën. Ky është mësimi më i madh që na ka lënë Umberto Eco në një rubrikë që nisi në faqen e fundit të “L’Espresso“ në marsin e vitit 1985, dhe vazhdoi çdo javë deri në marsin e vitit 1998.

Ajo u quajt “Zaefi i Minervës”, dhe reflektimet që ka bërë intelektuali i famshëm janë përmbledhur në një libër me të njëjtin emër të botuar në vitin 2002. Ja cilat janë fjalët e Umberto Eco-s mbi fuqinë e leximit:

Është e vërtetë që kur nuk ndodh asgjë, ne themi që koha nuk kalon kurrë. Kur kemi kaluar orë apo ditë emocionuese themi se koha ka ikur sa hap e mbyll sytë. Por kjo na ndodh vetëm kur jemi të mërzitur apo emocionuar. Ndërkohë, përpiquni tani të mendoni për një ditë ose javë të mërzitshme që keni pasur disa kohë më parë.

Ju do të mbani mend shumë pak prej tyre, dhe ato orë apo ditë që janë të gjitha të njëjta do të krijojnë një hapësirë shumë të shkurtër në kujtesën tuaj. Ka njerëz që pasi kanë arritur në fundin e jetës së tyre, pasi kanë bërë çdo ditë të njëjtat gjëra, kthejnë kokën pas dhe as që u duket sikur kanë qenë edhe ata në këtë botë.

Gjithë jeta u iku tepër shpejt. Ndërkohë mendoni për një dite apo një jave në të cilën ju kanë ndodhur shumë gjëra emocionuese, njëra pas tjetrës, (qofshin gëzime, gjëra të bezdisshme, apo dhimbje): do të mbani mend orë apo diitë të plota, do të keni përshtypjen se keni jetuar shumë.

Unë besoj se kjo është një nga arsyet se përse njerëzit i janë përkushtuar gjithmonë rindërtimit të së kaluarës, si përmes tregimeve gojore të më të moshuarve që na rrëfenin histori rreth vatrës së zjarrit, po ashtu edhe përmes historive të shkruara në libra.

Dikush që së bashku me kujtimet e tij personale, ka edhe kujtimin e asaj dite kur u vra Jul Cezari, ose të betejës së Vaterlosë, kujton më shumë gjëra sesa dikush që nuk di asgjë mbi atë që u ka ndodhur të tjerëve. Ndër kujtimet e mia, unë kam disa tejet emocionale, për gjëra që nuk më kanë ndodhur mua, por babait, nënës ose gjyshes, që m’i kanë treguar (madje shumë herë) ndaj ato janë bërë pjesë e kujtesës time personale.

Duke kujtuar më shumë, mua më duket sikur kam jetuar më gjatë. Mendoj se kjo është një arsye e mirë për të lexuar libra, pavarësisht nga arsyet e tjera, estetike apo edukative, që thuhen zakonisht. Natyrisht, nëse dikush lexon i detyruar (siç ndodh ndonjëherë në shkollë), përvoja është e mërzitshme, dhe për rrjedhojë ajo nuk lë gjurmë në kujtesën e tij.

Por është ndryshe nëse lexon për pasion. Botuesi i madh Valentino Bompiani tha dikur: një njeri që lexon vlen sa për dy. Kjo thënie ka kuptimin që lexuesi është më i kulturuar, di më shumë gjëra se të tjerët, dhe mund të jetë më i suksesshëm në jetë.

Por ne e dimë shumë mirë që ndonjëherë kanë sukses edhe njerëz pa shumë vlera dhe që nuk kanë lexuar asgjë. Jo, nuk duhet lexuar për të pasur sukses, por për të jetuar më gjatë. Gjatë fëmijërisë time më kanë ndodhur shumë gjëra, ashtu si gjithë të tjerëve.

Madje edhe kujtimi i shumë netëve të kaluara në vendstrehime gjatë luftës, ndërsa atje lart dëgjoheshin shpërthime, ne luanim me djemtë e tjerë, janë një pjesë emocionuese e së shkuarës sime. E megjithatë kam ndjesinë se kam pasur një fëmijëri shumë të gjatë dhe të plotë, pikërisht sepse është plot me kujtime që kam vjedhur nga të tjerët.

I kam vjedhur nga Sandokan dhe Yanez teksa ata lundronin në detet e Malajzisë me anijen e tyre, nga d’Artagnan që zhvilloi duelin me baronin de Winter, nga Njeriu me Maskë që ndoqi pa asnjë shpresë Diana Palmer, madje edhe me Renzo dhe Lucia që arratisen në liqenin e Komos.

Megjithatë, mos u shantazhoni nga ata që ju thonë se duhet të lexoni vetëm libra të rëndësishëm. Unë kam kujtime të forta dhe të bukura nga librat ndoshta të pakuptimtë, por që më kanë dhënë pasdite të gjata shumë emocionuese.

Unë i jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që duke shkruar për mua, më kanë dhënë një jetë kaq të gjatë, saqë nuk mund t’i kujtoj të gjitha përnjëherë. Për këtë shpresoj të jetoj gjatë për të kujtuar gjithçka që më thanë. Ndoshta kur je shumë i ri nuk mendon se ia vlen të jetosh shumë, por ju siguroj që edhe pas të 30-ave apo 40-ave, të jetuarit më shumë nuk është diçka që duhet neglizhuar.

Prandaj leximi tani është garanci e mirë, nuk e them për pleqërinë, por për një moshë të pjekur e cila nuk do të vonojë të vijë. Përveç argëtimit të tanishëm. Nëse çdo transmetim televiziv është i njëjtë me atë të javës së kaluar, çdo libër, edhe më idioti, është i ndryshëm nga një tjetër”.

Kush ishte Umberto Eco?

I lindur në Alessandria në vitin 1932, Umberto Eco ndoqi Liceun Klasik dhe më pas Universitetin e Torinos, ku u diplomua për filozofinë mesjetare në moshën 22 vjeçare me një tezë mbi estetikën e Shën Thoma Akuinit. Deri në vitin 1959 punoi në programet kulturore të RAI dhe në shtëpinë botuese Bompiani.

Nga viti 1971 u bë profesor i Semiotikës në Universitetin e Bolonjës. Ka bashkëpunuar me gazeta dhe revista italiane dhe të huaja. Në Itali ishte ndër të parët që studioi mekanizmat e artit bashkëkohor dhe kulturës masive. Në vitin 1980 botoi kryeveprën e tij, romanin “Emri i trëndafilit”, ndërsa në vitin 1999 mori çmimin e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Letrave. Vdiq në vitin 2016. Gjatë jetës së tij, mori 40 grada nderi për kërkimet dhe studimet e tij./KultPlus.com

Umberto Eco, critique et ecrivain italien. L’auteur du “Nom de la rose” et du “Pendule de Foucault” est venu a Paris presenter son dernier livre “Histoire de la laideur” paru en france le 2 octobre aux editions Flammarion. Ce livre illustre retrace en 15 chapitres les representations de la laideur dans la culture occidentale. Cette anthologie fait suite a “Histoire de la beaute” parue il y a deux ans et qui, traduit en 27 langues, s’est vendue a 500000 exemplaires. Paris,FRANCE-le 17/10/07

Vdes në moshën 73-vjeçare kitaristi Tom Verlaine

Kitaristi Tom Verlaine, i cili u bë i famshëm gjatë viteve të ’70-ta si drejtuesi i grupit rock Television, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Në kulmin e tyre, Television shënoi tre këngë hit në Mbretërinë e Bashkuar dhe u vlerësua për albumet e tyre “Marquee Moon” dhe “Adventure”.

Por ata patën më shumë sukses në Britani sesa në vendlindjen e tyre në ShBA dhe u ndanë në vitin 1978.

Vdekja e Verlaine u njoftua nga Jesse Paris Smith, vajza e bashkëpunëtores së vjetër Patti Smith.

Ajo nuk specifikoi shkakun, duke thënë se ai vdiq “pas një sëmundjeje të shkurtër”.

Verlaine u konsiderua si një nga praktikuesit më të aftë të muzikës që doli nga klubi tashmë i zhdukur CBGBs në Bowery të Nju Jorkut, ku bashkëkohësit e tyre përfshinin Blondie, The Ramones dhe Talking Heads.

Edhe pse ata u shquan për shkak të lëvizjes punk, muzika e tyre ishte më komplekse se ajo e rivalëve të tyre, me Verlaine dhe kitaristin tjetër Richard Lloyd që tregtonin solo të gjata dhe riffe të ndërlikuara të ndikuara nga xhazi.

Pas ndarjes së Television, ai publikoi një varg albumesh solo, me këngën e tij “Kingdom Come” duke frymëzuar një version të rrallë të kopertinës nga David Bowie në albumin e tij “Scary Monsters”.

Televizioni u reformua në vitin 1992, duke nxjerrë një album të tretë dhe ishte aktiv në mënyrë sporadike në vitet e mëvonshme, i vlerësuar si një ndikim kryesor në rock-un alternativ të viteve të ’80-ta dhe ’90-ta./KultPlus.com

Fragment nga libri ‘Muzeu i Pafajësisë’ nga Orhan Pamuk

Orhan Pamuk është një prej shkrimtarëve më të njohur turk. Ai është fitues i çmimit Nobel për Letërsi në  vitin 2006, shkruan KultPlus.

Veprat e tij të cilat u përkthyen në shumë gjuhë të botës përfshijnë librat si ‘Unë jam e kuqja’, ‘Flokëkuqja’, ‘Bora’,’Muzeu i Pafajësisë’, ‘Stambolli: Kujtimet dhe qyteti’, ‘Jeta e re’ , ‘Xhevdet beu dhe të bijtë’, ‘libri i zi’ e shumë të tjerë.

E për shumë lexues, kryevepra e tij është ‘Muzeu i pafajësisë’. Ky roman tregon obsesionin e një burri të pasur të quajtur Kemal, fejesa e të cilit dhe marrëdhënia e tij me familjen prishen pas një afere pasionante me një grua të quajtur Fusun. Kemali shpenzon vite duke u përpjekur të rindezë romancën e tij me Fusunin tashmë të martuar dhe në mënyrë të detyrueshme mbledh një koleksion objektesh që ia sjellin në mend atë.

‘Muzeu i Pafajësisë’ ka edhe muzeun me të njëjtin emër, e që ndodhet në Stamboll, ku vizitorët mund t’i shohin të ekspozuara të gjitha objektet e përmendura në libër.

 poshtë KultPlus ua sjell një fragment nga ky roman:

Dashuri, guxim, modernizëm

Një mbrëmje, kur shkuam në Fuaje, Sibeli më dhuroi parfumin Spleen që e kishte blerë në Paris dhe që unë po jua paraqes këtu. Ndonëse nuk më pëlqente të përdorja parfume, një ditë e vura në rrëzë të qafës. Fysuni e ndieu kur bëmë dashuri.

– Zonjusha Sibel ta ka dhënë këtë parfum?

– Jo, e kam blerë vetë.

– Që t’i pëlqejë zonjushës Sibel?

 – Jo, shpirt, që të të pëlqejë ty.

– Ti, sigurisht, bën dashuri me zonjushën Sibel, apo jo?

-Jo.

– Mos më gënje, të lutem, – tha Fysuni.

Në fytyrën e mbuluar nga djersët, iu shfaq një lloj ankthi. – Do ta pranoj natyrshëm. Sigurisht që bën dashuri edhe me të?

E nguli vështrimin mbi sytë e mi si ajo nëna që me durim kërkon të dëgjojë të vërtetën nga fëmija që po e gënjen.

– Jo.

– Më beso, gënjeshtra ma thyen më shumë zemrën. Të lutem, më thuaj të vërtetën. Po mirë, përse nuk bëni dashuri?

– Me Sibelin jam njohur verën e kaluar në Suadije, – i tregova Fysunit, duke e përqafuar. – Ngaqë gjatë verës shtëpia ku kalonim dimrin qe e zbrazët, ne vinim në Nishantash. Në vjeshtë ajo u largua për në Paris. Gjatë dimrit kam shkuar unë disa herë tek ajo.

– Me avion?

– Po. Këtë dhjetor Sibeli e mbaroi universitetin dhe u kthye nga Franca për t’u martuar me mua. Nisëm të takohemi në shtëpine verore në Suadije, por shtëpia ishte aq e ftohtë, sa pas njëfare kohe na humbi dëshira për të bërë dashuri, – vazhdova unë.

-Po bëni pushim derisa të gjeni një shtëpi të ngrohtë?

Ne fillim të marsit, para dy muajsh, shkuam edhe një herë në shtëpinë verore ne Suadije. Ishte shume ftohtë. Kur ndeza oxhakun, shtëpia u mbulua e gjitha nga tymi. U grindém. Pas kesaj Sibeli kaloi një grip te rëndë. Pati temperature dhe qendroi një javë në shtrat. Pas kësaj nuk donim të shkonim më atje për të bërë dashuri.

-Cili nga ju nuk deshi? – pyeti Fysuni. -Ajo apo ti? – Në fytyrën qe dukej sikur vuante nga kureshtja dhe dukes se thoshte “Te lutem, me trego te verteten”, kete radhe u shfaq vështrimi lutes me nentekstin: Te lutem, më gënje, por mos me trishto!”

-Sipas hamendjeve të mia, Sibeli mendon që po të bëjmë më pak dashuri tani, uné do ta vlerësoj më shumë fejesën, martesën. madje edhe atë vetë, – iu përgjigja.

Por ti me the se ju keni bërë dashuri me parë.

-Nuk po me kupton. Nuk po flasim për aktin tonë të parë.

 -Jo, e di, -tha Fysuni, duke ulur zërin.

– Me ate veprim. Sibeli me tregoi se sa shumë me donte dhe sa besim kishte tek une,- i thashe.- Por mendimi për të bërë dashu ri para martese e shqetëson ende… Une e kuptoj këtë. Megjithëse ka studiuar për shume kohe në Evrope, s’eshte kaq e guximshme dhe moderne sa ti…

Heshtëm nje copë herë. E kam vrarë mendjen për shume vite të tëra rreth kuptimit të kësaj heshtjeje, ndaj mendoj se tani jam në gjendje t’jua përshkruaj gjendjen me paanèsi: Fjalia e fundit që i thashe Fysunit, mbartte edhe një nëntekst tjeter. I shpjegoja asaj se qëndrimi i Sibelit nënkuptonte dashuri dhe besim, ndërsa i Fysunit guxim dhe modernizem. Nga kjo dilte perfundimi se, meqenëse Fysuni kishte bërë dashuri me mua e nisur nga “gu ximi dhe modernizmi” – për shume vite me radhë do të ndieja pendesë të thellë për këto fjalë që më shpëtuan nga goja – me të nuk do të kisha ndonjë përgjegjësi apo lidhje të veçantë. Si “mo derne” që ishte, atë nuk e rëndonte shume fakti i të bërit dashuri me një mashkull para martese ose e te mos qenit e virgjër natën e parë të marteses… Ishte e njejta gjë si me ato gratë evropiane që i ënderrojmë aq shumë apo si disa gra të përfolura qe thuhej se bridhnin rrugeve të Stambollit… Por, në të vërtetë ato fjale ia pata thënë vetëm për t’i bërë qejfin.

Teksa i bluaja të gjitha këto gjatë atyre minutave heshteje – ndoshta jo kaq qartë vështrimin e kisha ngulur në degët e pemëve, në kopshtin prapa pallatit, që lëkundeshin nga era. Pasi benim dashuri, rrinim ashtu të shtrirë duke biseduar me sytë të drejtuar jashtë dritares, në pemët në kopshtin e pasëm, në ndër tesat që dukeshin midis pemëve dhe te sorrat që fluturonin raste sisht aty rrotull.

– Unë nuk jam as guximtare, dhe as moderne! – u përgjigj pas një copë here Fysuni.

 M’u duk sikur në fjalët e saj pasqyrohej shqetësimi që mund t’i ishte krijuar nga tema e rëndë e bisedës, madje m’u duk pakëz e thjeshtë, ndaj nuk e vrava shumë mendjen.

– Një grua mund ta dashurojë si e marrë një burrë për vite e vite me radhë, pa bërë asnjëherë dashuri me të… – shtoi Fysuni me kujdes.

– Sigurisht, – iu përgjigja. Ra përsëri heshtja.

– Ti do të thuash se tani ju të dy nuk bëni më dashuri me njëri tjetrin? Përse nuk e sjell zonjushën Sibel këtu?

-Nuk më ka vajtur mendja, – iu përgjigja, i habitur edhe vetë se si nuk qemë kujtuar më parë. – Nuk e di përse u bëre ti shkak që të më kujtohej ky vend ku dikur kyçesha për të studiuar ose për të dëgjuar muzikë me shokët.

– E besoj se nuk të ka vajtur mendja, -tha Fysuni me vështrimin e një mendjemprehteje. – Por ka diçka të gënjeshtërt në ato që rrëfeve më parë. Po apo jo? Dua të mos gënjesh asnjëherë. Nuk mund ta besoj që ti nuk vazhdon të bësh dashuri me Sibelin. Betohu të lutem.

– Të betohem që këto kohë nuk kam bërë dashuri me Sibelin,-i thashë dhe e përqafova Fysunin.

– Mirë, kur do të filloni të bënit dashuri sërish? Në verë, kur ata të tutë të shkojnë në Suadije? Kur do të shkojnë? Përgjigjmu drejt.nuk do të pyes më.

– Ata do të mbarten në Suadije pas ceremonisë së fejesës, mërmërita i turpëruar.

– Po tani po më gënjen?

-Jo.

– Mendohu pakëz po deshe.

Bëra sikur u mendova një copë herë. Ndërkohe Pysuni kishte marrë nga xhepi i xhaketés patentën dhe po luante me të

– Zoti Ethem, edhe une kam një emër të dytë, – tha. – Gjithsesi, a u mendove?

– Po, u mendova, – i thashë. Unë nuk të kam thënë asnjë gënje shtër.

– Kur? Tani apo gjatë këtyre ditëve?

– Asnjëherë… – iu përgjigja. Në raportin ku jemi nuk është nevoja t’i themi gënjeshtra njëri-tjetrit.

– Si?

 I thashë se në lidhjen tonë nuk kishte përfitime apo interesa pune, dhe ndonëse fshehurazi nga të gjithë, ne po e jetonim atë thellësisht me ndienjat më të pastra njerëzore pa i lënë vend gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

-Jam e bindur që po më gënjen, -tha Fysuni.

 -Sa shpejt e humbe respektin për mua.

– Në të vërtetë, unë dëshiroja të më gënjeje… Sepse njeriu gënjen vetëm kur ka frikë të humbasë diçka.

– Sigurisht, që unë gënjej, por gënjej për ty… Jo ty. Po deshe. tani e tutje e bëj edhe këtë. Takohemi përsëri nesër. Mirë?

– Mirë! – tha Fysuni.

E përqafova dhe i mora erë me gjithë shpirt në zverk. Sa e herë e nuhasja aromën e saj që i përngjante një përzierje algash deti. karamele të djegur dhe biskota femijësh, në shpirt më krijohej nje ndienjë lumturie dhe mirësie. Megjithatë, orët që kaloja me Fysunin, s’mund ta ndryshonin rrjedhen qe me kishte marrë jeta. Ndoshta gjithçka po ndodhte ngaqe lumturia dhe gëzimi që përje toja në shpirt, më dukeshin si ndjesi krejt të natyrshme. Gjithsesi, kjo nuk kishte aspak lidhje me gjykimin qe “une kam gjithnjë të drejte – e natyrshme kjo për të gjithë meshkujt turq – apo me mendimin tjetër se isha pre e padrejtesive. Ndoshta, thjesht, nuk isha fort i vetedijshëm për atë çka po përjetoja.

Pikërisht ato dite nisa të dalloja disa plage e vraga të thella e të pariparueshme qe po me hapeshin dalengadale ne shpirt, nga ato qe i zhysin disa meshkuj në vetmi te tmerrshme për gjithe jetën. Tashme, çdo natë, para se të flija, nxirrja nga frigoriferi shishen e rakisé, mbushja një gotë dhe e pija i vetëm në heshtje. Dritaret e dhomës së gjumit në shtëpinë tonë, në majë të një pallati te larte perballe xhamisé sé Teshvikijes, shihnin kah dritaret e dhomave të gjumit të shume hyrjeve të tjera që i ngjanin kësaj tones. Kur isha femija, futesha në dhome ne erresire dhe teksa perpiqesha te depertoja me veshtrim përtej xhamave në dhomat e tjera të gjumit, ndieja paqe në shpirt.

Gjate atyre neteve, teksa vështroja dritat e Nishantashit, men dja me thoshte se për të vazhduar jetën time të bukur dhe te lumtur, pa e ndryshuar ate, nuk duhej të bija në dashuri me fy sunin. E kuptoja se nuk duhej të rrëmbehesha nga shoqëria e Pysunit, nga problemet, shakate dhe mirësia e saj. Kjo nuk qe shume e vështirë, sepse përveç kohës kur bënim dashuri dhe zgjidhnim ushtrimet e matematikës, nuk rrinim shumë gjatë me njëri-tjetrin. Kisha nisur të mendoja se herë Fysuni dhe here unë, kur largoheshim nga apartamenti, pas orëve të hareshme të dashurise, tregonim të njëjtin kujdes për të mos “rënë brenda”. Por për të kuptuar këtë histori, mendoj që është e domosdoshme. të kuptohen lumturia dhe kënaqësia që përjetonim gjatë atyre minutave tejet të hareshme, të ëmbla dhe të papërsëritshme.

Sigurisht që dëshira për t’i jetuar sërish e sërish ato çaste dashurore e për të shijuar ato kënaqësi, është shkëndija e zjarrit që i jep jetë kësaj historie. Per te kuptuar arsyen që më mbante të lidhur pas saj, jam detyruar t’i kujtoj dhe rikujtoj ato çaste dashurore të papërsëritshme për vite të tëra, por në vend te men dimeve arsyetuese, para sysh me shfaqeshin gjithnjë pamje të këndshme nga orët kur benim dashuri: Fysuni bukuroshe ështe ulur ne prehrin tim dhe unë kam përpirë në gojë gjoksin e saj të madh në të majtë… Ndërkohë që djersët që më pikojnë nga balli dhe mjekra, bien mbi zverkun e saj të hijshëm, unë vështroj si i magjepsur shpinen dhe pjesën e saj të pasme. Ja, si i pulit sytė pasi ka lëshuar nje klithmë kënaqësie… Ja edhe shprehja që lexohet në fytyrë, në çastin kur kënaqësia jonë arrin kulmin…

Por siç do ta kuptoja me vonë, këto pamje, nuk ishin pasoje e lumturisë dhe kënaqësisë qe kisha provuar, ishin veçse disa fotografime ngacmuese… Shumë vite më pas, teksa luftoja te gjeja shkakun e marrosjes pas saj, përpiqesha të sillja në kujtesë jo vetem çaste nga aktet tona dashurore, por edhe dhomen ku kishim bërë dashuri, mjedisin përreth, madje edhe gjërat e rën domta. Ndodhte që ndonjë korb në kopshtin e pasëm të ndërtesës, ndalte mbi hekurat e ballkonit dhe na këqyrte në heshtje. Ishte njëlloj si ata zogjtë që ndalonin në ballkonin e shtëpisë sonë kur unë isha fëmijë. Atëherë mamaja më thoshte: “Pa hë, fli tani se po të përgjon korbi”, dhe unë frikësohesha. Edhe Fysuni paskesh ndjerë të njëjtën frikë nga një zog i ngjajshëm në fëmijëri.

Të ftohtët dhe pluhuri në dhomë, ndonjëherë pamja e zber dhylët, ndotësia apo hijet e trupave tanë apo të çarçafeve, cope zat që depërtonin nga jeta jashtë asaj dhome, trafiku, zhurmat e pafundme në kantieret e ndërtimit dhe britmat e shitësve, të gjitha këto na kujtonin që akti ynë dashuror nuk i përkiste botës së ëndrrave, por ishte një pjesëz e botës së vërtetë. Ndonjëherë dëgjonim boritë e anijeve, diku larg në Dollmabahçe apo Beshik tash, dhe të dy së bashku përpiqeshim të gjenim se ç’lloj anijeje ishte. Në çdo takim të ri ne dashuroheshim gjithnjë e më me pa sion dhe natyrshmëri. Kësisoj arrita të kuptoja se burimi i vërtetë i lumturisë sime, nuk qenë vetëm kjo botë dhe hollësitë e aktit dashuror tejet magjepsës, por edhe të metat, lungat, puçrrat, qi met dhe prekat e errëta dhe të frikshme në trupin e Fysunit.

Ç’ndiesi tjetër më mbante të lidhur kaq fort pas saj, përveç kënaqësisë së të bërit dashuri pa kufi dhe dlirësisht? Ose për t’u shprehur më mirë, përse bëja dashuri me gjithë shpirt me të? Mos ishin kënaqësia dhe dëshira e përsëritur për të bërë seks, ato që krijonin atë që e quajmë dashuri, apo ishte diçka tjetër ajo që e zgjonte dhe e ushqente këtë dëshirë të ndërsjelltë? Gjatë atyre ditëve të lumtura kur takoheshim dhe bënim dashuri fshehurazi, nuk më shkonte mendja t’i bëja vetes pyetje të tilla. Atëherë i përngjaja një fëmije të gëzuar që ka hyrë në një shitore karamelesh dhe i rrufit ato njëra pas tjetrës tejet i lumtur./KultPlus.com

Muzeu i pafajësisë, foto: Flonja Haxhaj
Muzeu i pafajësisë, foto: Flonja Haxhaj

Kanga që s’kuptohet

Poezi nga Migjeni

Melodisë kombëtare
U vodh kanga nga zemra e kombit,
shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit,
këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit,
qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit,
i mbyti në lotë shpirtënt që ndjejnë dhimbë për të ngratit.

Kangë a vaj? Çëje? Thuejma, zemër kombi!
Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen…
Kangë a vaj? Çë je? Çë në ty po vluen?
Mallkimi ndaj fatet që ditët t’i helmuen,
që dëshirat e jetës të gjitha t’i gozhduen?

Oh -jo! Kangajote asht shprehje e dhimbsun
e njëjetese që dergjet e dergjet
dhe tu’ e dergjë ndoshta do hesht e molisun…/KultPlus.com

24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Sot bëhen 24 vite nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Po në këto data, kujtohen dhe nëntë të rënë të tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës.

Me këtë rast, sot bëhen homazhe tek “Monumenti i dëshmorëve” në Rogovë si dhe tek varrezat e dëshmorëve./ KultPlus.com

Fortifikimi i Grazhdanit, qendër e rëndësishme e antikitetit

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, çdo fundjavë, sjell në vëmendje një nga monumentet tona, që ia vlen të vizitohet.

Këtë fundjavë IKTK veçon Fortifikimin e Grazhdanit, i cili gjendet pranë fsahtit Grazhdan, rreth 14 km larg qytetit të Peshkopisë.

Fortifikimi ngrihet mbi një pllajë, në anën e djathtë të Drinit të Zi. Ai renditet ndër kështjellat fushore të ndërtuara, për qëllime ushtarake, në periudhën e antikitetit të vonë (shek. IV m.Kr.).

Fortifikimi me sipërfaqe rreth 34 ha është një ndër qendrat më të mëdha të kësaj periudhe në Shqipëri. Ai mbrohet nga 42 kulla dhe mure me linja të drejta në përgjithësi, me gjerësi deri në 3,5 m.

Vendndodhja e tij strategjike, në nyjën lidhëse midis rrugës Egnatia dhe rrugës Lissus-Naissus, e bën atë një qendër të rëndësishme të antikitetit në vendin tonë./atsh/ KultPlus.com

Çehovi, novelisti gjenial që tregoi jetën siç është

Nga: Shpend Topollaj

Kur në 29 janar të vitit 1860 lindi në qytetin provincial Taganrog, Anton Pavlloviç Çehovi, Rusia kishte njohur lavdinë e penave të mrekullueshme si ajo e Pushkinit, Lermontovit, Gogolit,Turgenievit, Gonçarovit, Tjutçevit, Dostojevskit e Tolstoit dhe po zgjohej e ndërgjegjësohej nga orientimi filozofik i mendimtarëve të mëdhenj si Bjelinski, Herceni, Nekrasovi, Dobrolubovi e Çernishevskij, vepra e të cilëve bëri që ajo kohë të njihet anë e mbanë rruzullit si “Shekulli i artë”. Pavarësisht kësaj dhe fatit të keq; që tuberkulozi ia dorëzoi vdekjes në moshën 44 vjeçare, asgjë nuk i pengoi, si lexuesit e panumërt, ashtu dhe kritikët e mirëfilltë që ta quanin atë një ndër novelistët, pse jo edhe dramaturgët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Dhe ndofta më mirë se kushdo e ka përcaktuar talentin e tij, miku i tij Maksim Gorki, kur thoshte se: “Çehovi poshtërsitë dhe prapësitë i paraqiti me gjuhën fisnike të poetit dhe me buzagazin e hollë të humoristit”. Për këtë shkrimtar, që duke mos trashëguar asgjë nga ashpërsia e të atit, gjë që më vonë e detyroi të pohonte se “Në vogëli unë nuk kam pasur fëmijëri”, dhe që mbeti simbol i të shkruarit thjeshtë, me edukatë të spikatur, humanizëm dhe pa asnjë banalitet, njeriu vihet në vështirësi po t`i kërkohet se ku duhet ta rendisë atë, krahas Gi de Mopasanit, Prosper Merimesë e Stefan Cvajgut. Pas vdekjes së të atit, që merrej me një farë tregtie, i detyruar nga ngushtica ekonomike, qëndroi në vendlindje gjersa mbaroi gjimnazin, sistemoi disi atë çka ai u kishte lënë dhe më pas iu bashkua familjes që kishte shkuar në Moskë. Këtu, në vitin 1879 fillon studimet në fakultetin e Mjekësisë, por edhe nis e shkruan me organet humoristike. Emrin e tij të butë e zbuti akoma më shumë, duke nënshkruar: Antosha Çehonte. Studimet për mjek i vlerësonte seriozisht, duke u kushtuar shumë më tepër rëndësi se talentit të tij letrar. Në dy – tre vjet pas përfundimit të Universitetit, ai boton dy librat e parë: “Tregime laragane” dhe “Shkrime të pafajshme”, të cilat lajmëruan se ai ishte mjeshtër i tregimit të shkurtër. Në vitin 1884 boton “Tregimet e Melpomenës”. Qysh në këto krijime bie në sy, butësia, ngrohtësia dhe ëmbëlsia e këtij shkrimtari, çka me të drejtë identifikohet me shpirtin e vetë atij. Ajo që i dallon ato, është respekti për njeriun, lirinë dhe dinjitetin e tij. I joshur nga pritja mjaft entuziaste e publikut, ai vijon të shkruaj pa reshtur. Ngjarjet të cilat i përshkruan Çehovi marrin spunto nga të vërtetat jetësore. Ato, në vetvete duket se nuk kanë ndonjë peshë të madhe, janë fare zakonshme, por tepër njerëzore dhe të mbrujtura ose më mirë të qëndisura nga një dorë mjeshtri të lindur, nga një magjistar i fjalës së bukur, i cili sikurse thotë vetë: “Arti i të shkruarit është arti i të shkurtuarit”. Këtu, duhet të sqarojmë diçka: Vetëm një vit para se të lindte Çehovi, Ivan Aleksandroviç Gonçarovi (1812 – 1891), që nuk ka lënë asnjë krijimtari të shkurtër, kishte botuar romanin e bujshëm “Obllomovi”, një vepër madhështore, ku ai kishte derdhur gjithë artin superior, paçka se të shkruarit e zgjaste pa fund. Pra, ashtu sikurse edhe vetë Tolstoi (1828 – 1910) me, fjala vjen “Lufta dhe paqja”, “Ana Karenina” apo “Ringjallja” etj. tregoi se talenti i gjeniut nuk kushtëzohet nga zhanri që zgjedh.

Po le të vazhdojmë me jetën e Çehovit. Në moshën 24 vjeçare e emërojnë mjek bashkie në një qytezën e Voznjesenskut, pranë Moskës. Këtu punon me mjaft përkushtim për t`iu gjendur njerëzve në nevojë, dhe i njohu mirë ata dhe shqetësimet e tyre, gjë që pasqyrohet edhe në tregimet që shkroi. Që këtu, sapo mbushi 30 vjeç, ndërmori një udhëtim drejt Sahalinit, ku kolera po merrte shumë jetë njerëzish. Por, pikërisht në këtë kohë, ai sëmuret nga tuberkulozi. Ai, më mirë se kushdo e dinte se si do përfundonte, pasi aso kohe kjo sëmundje ishte e pashërueshme. Heq dorë nga profesioni i mjekut dhe mendja i tij i përkushtohet vetëm letërsisë. Kuptohet, se pas kësaj, gjendja e tij shpirtërore trazohet dhe kjo reflektohet në ato që shkruan; kuptohet dëshpërimi dhe ajo që quhet “psherëtima çehoviane”, pavarësisht se ai nuk hoqi asnjëherë dorë nga e qeshura e sinqertë dhe humori fin. Tipike mbetet novela “Pavioni nr. 6”, të cilin e shkroi nën përshtypjet e vizitës në Sahalin dhe ku me një zemëratë të pazakontë stigmatizon ligësitë dhe arbitraritetet, si shtysa drejt padrejtësisë shoqërore.

 Por njeriut e keqja mund t`i vijë edhe nga vetja

Kjo duket te “Murgu i zi”, ku ndjenja e madhështisë, e nxitur nga psikika e turbulluar, e fut Kovrinin në ëndërrime haluçinante, derisa mendon se është i zgjedhur i Zotit, dhe nga njeri pa vese, u hap telashe edhe të tjerëve. Tani, Çehovi që shkruan aq këndshëm për çaste dashurie e flirtesh, qoftë dhe për disa oficerë artilerie që hutohen para dritares së një kompartimenti treni që ka ndaluar në një stacion, nga hiret e një vajze që bën sikur nuk i vë re (“Bukuroshet”), arrin në përfundimin se shoqërisë nuk i duhen më profetët, por ata që veprojnë konkretisht. Dhe a nuk e ka shprehur mjaft mirë këtë Xhon Belushi ynë, kur thotë: “Nëse jeta bëhet e fortë, atëherë të fortët duhet të përballen me të”. Veç novelave të paharruara si “Vdekja e nëpunësit’, “E bija e Albionit”, “Në det”, “Kameleoni”, “I trashi dhe i holli”, “Nënoficeri Prishibejev”, “Armiqtë”, “Zonja me kone”, “E fejuara” etj. ai shkroi dhe gjashtë drama si “Kopshti i qershive”, “Tri motrat”, “Xhaxha Vanja” e “Pulëbardha”…,  nga të cilat, dy të fundit, të inskenuara nga i madhi Kostandin Sergejeviç Stanislavski në teatrin Artistik të Moskës, i dhanë një kënaqësi të veçantë. (Edhe Teatri ynë Popullor ka vënë në skenë drama të Çehovit). Ai, gjithmonë lë të kuptohet se shpëtimin e shoqërisë duhet ta kërkojmë te ideja e punës së lirë. E parë kështu, edhe pse ishte mik me të, ai nuk ka asgjë të përbashkët me këndvështrimin e Gorkit, pra zor se besonte te revolucioni, e ca më shumë asqë e predikoi ndonjëherë atë. Ai ishte i butë, ndaj shpresonte në evolucion dhe se jeta pas 20 a 50 vjetësh do të qe më e mirë, por gjithmonë duke pastruar dhe duke e bërë më të mirë shpirtin. Këtë e kanë theksuar edhe autorët që kanë shkruar ma aq dashuri kujtimet e tyre për të, si e shoqja Ollga Kniper, e dashura Lidia Avillova, i vëllai Mihali dhe miku i tij M. Gorki, për mospranimin e të cilit si anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 1902, ai dorëzoi në mënyrë demonstrative titujt e nderit. E megjithatë, ky njeri që kishte si devizë; “Njeriu duhet të ketë gjithçka të bukur: edhe fytyrën, edhe shpirtin, edhe mendimet, edhe sjelljen, edhe veshjen” dhe që ishte i tillë edhe vetë, paradoksalisht, kur mbylli sytë më 2 korrik të vitit 1904 në Badenvajler të Gjermanisë, ku kishte shkuar për kurim,  trupin e tij të mbyllur në arkivol e sollën në një vagon ku shkruhej “Për midhjet”. Dhe për atë që në vogëli nuk kishte pasur fëmijëri, trillet e jetës bënë që të mos kish as pleqëri. Por ashtu sikurse për Gogolin që vdiq po në moshën e tij dhe ju bë një varrim madhështor, “njësoj ditët do të kalojnë, kurse ndikimi i veprës së tyre në botë do të mbetet i madh dhe kurdoherë në rritje”.

Dhe a nuk e ka shprehur mjaft mirë këtë Xhon Belushi ynë, kur thotë: “Nëse jeta bëhet e fortë, atëherë të fortët duhet të përballen me të”. Veç novelave të paharruara si “Vdekja e nëpunësit’, “E bija e Albionit”, “Në det”, “Kameleoni”, “I trashi dhe i holli”, “Nënoficeri Prishibejev”, “Armiqtë”, “Zonja me kone”, “E fejuara” etj. ai shkroi dhe gjashtë drama si “Kopshti i qershive”, “Tri motrat”, “Xhaxha Vanja” e “Pulëbardha”…,  nga të cilat, dy të fundit, të inskenuara nga i madhi Kostandin Sergejeviç Stanislavski në teatrin Artistik të Moskës, i dhanë një kënaqësi të veçantë. /KultPlus.com

“Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”

Njerëzore, intensive, reale, melankolike. Ishte 7 mars 1908, dhe një nga aktoret më të mëdha të kinemasë italiane lindi në Romë: Anna Magnani.

Jeta e saj u bë menjëherë e vështirë: nëna e saj, një rrobaqepëse nga Ravenna, e braktisi atë që fëmijë, ndërkohë që ajo kurrë nuk e njohu babanë e saj të biologjik.

Anna u rrit me gjyshen e saj, duke studiuar Artin Dramatik dhe gjithmonë duke sjellë me vete dhimbjen që e kishte shoqëruar nga një moshë shumë e hershme.

Një përvojë jetësore që e çoi shumë larg: në vitin 1926 ajo debutoi në skenë dhe u bë e famshme në vitin 1945.

Nga ai moment karriera e saj njohu vetëm rritje: së bashku me Aldo Fabrizi dhe Alberto Sordi, ajo u bë një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë romake të shekullit të njëzetë.

Ne të gjithë e kujtojmë Magnanin (ajo vdiq në Romën e saj më 26 shtator 1973) për talentin e saj të madh, por edhe për intensitetin dhe thellësinë që e bënte jo vetëm të ndryshme, por unike.

Siç kuptohet nga frazat e saj më të famshme:

“Mos më hiqni asnjë rudhë. I kam paguar shtrenjtë të gjitha.”

“Nuk e di nëse jam aktore, aktore e madhe apo një artiste e madhe. Unë nuk e di nëse jam e aftë të veproj. Unë kam kaq shumë figura brenda meje, kaq shumë gra, dy mijë gra. Unë vetëm duhet t’i takoj. Ato duhet të jenë të vërteta, kjo është e gjitha “.

“Pasionet e mëdha nuk ekzistojnë: ato janë fantazitë e gënjeshtarëve. Ka vetëm disa dashuri të vogla që mund të zgjasin pak ose një kohë të gjatë”.

“Fakti është se gratë si unë lidhen me njerëzit me një personalitet superior ndaj tyre: dhe unë kurrë nuk kam gjetur një njeri me një personalitet të aftë për të minimizuar timin. Gjithmonë kam gjetur burra, si t’i definoj ato? Përkëdhelës. Zot: edhe ne qajmë për këta Përkëdhelësit, por mos harro, ata janë që s’vlejnë as gjysëm lire”.

“Dashuria? Hiqni gjithçka prej meje, por dashurinë jo, mos e largoni prej meje: dashuria është shiu dhe era, është dielli dhe ylli. E pranoj, kam një karakter të tepruar dhe të pamatshëm. Unë nuk e di se si të frenoj, sa herë që dashuroj ajo më mbërthen deri në majë të flokëve. S’e merrni me mend, çfarë dhimbje të dilja e gjallë prej, çfarë tragjedie ishte t’i shpëtoje! Dhe një mëngjes zgjoheni në shtrat dhe nuk keni më pikë gjaku. Por pastaj fillon përsëri dhe është e mrekullueshme.”

“Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh.”

“Sigurohuni t’i keni duart e pastra para se të prekni zemrën e dikujt.”

“Mos kini besim tek njerëzit që qelben nga përsosmëria, sepse jeta përbëhet nga gabime dhe lëndime!”  / KultPlus.com

“Mënyra më mirë për t’i bërë ëndrrat e tua realitet është të zgjohesh”

Disa thënie nga poeti Paul Valery

Mënyra më mirë për t’i bërë ëndrrat e tua realitet është të zgjohesh.

Një artist në të vërtetë kurrë nuk e mbaron veprën e tij, ai thjesht e braktis atë.

Dashuri do të thotë me qenë të marrë së bashku.

Lufta: një masakër e njerëzve që nuk e njohin njëri tjetrin për përfitimin e njerëzve që e njohin njëri tjetrin por nuk e masakrojnë njëri tjetrin. /KultPlus.com