Sot është përvjetori i lindjes së Roosevelt, presidenti i ShBA-së që u zgjodh për katër mandate

Në vitin 1944 zgjidhet president i SHBA për mandatin e katërt, por vdes më 12 prill 1945, i goditur nga një hemoragji cerebrale. Është i vetmi president i SHBA i zgjedhur për katër mandate rresht, kjo për shkak të gjendjes së luftës, gjë që parashikohet në kushtetutën Amerikane, por ndërkohë është presidenti që e nxori Amerikën fitimtare si nga kriza ekonomikee viteve ‘30, ashtu edhe nga lufta.

Franklin Delano Ruzvelt (Franklin Delano Roosevelt) ka lindur më 30 janar 1882 në Haid Park (Hide Park), në një familje protestante me prejardhje të hershme hollandeze, emigruar në Amerikën e Veriut në Shekullin XVII. Babai, Xhejms (James), ishte një zotëri klasik i borgjezisë së mirë evropiane. Në këtë klimë të mirëqenies solide, Franklin i kalon vitet e para të jetës së tij duke bërë udhëtim në Evropë e duke marrë një edukatë aristokratike tejet të përpikët nga e ëma dhe nga mësues privatë të Haid Parkut. Kur ishte adoleshent, prindërit e regjistruan në shkollën më prestigjioze të Amerikës, atë të Grotonit, në Masaçusets (Massachussets); bëhet fjalë për një institut që administrohej në mënyrë të rreptë dhe që kishte mësues të ashpër dhe të disiplinuar.

Përvoja e Grotonit, me disiplinën e saj të hekurt, përbën për Franklinin edhe një shkollë të karakterit, çka e bën atë të rritet para kohe dhe të ketë një natyrë të vendosur. Më 1900, në vijim të kësaj përvoje, ai  regjistrohet në Harvard ku diplomohet pas tre vjetësh.

As studimet, as profesioni i avokatit, megjithatë, nuk arritën ta kënaqin plotësisht, sepse gjithnjë e më shumë atë e joshte jeta politike. Pasioni për arenën politike e bën që ai të kandidojë për në senat si përfaqësues i Partisë Demokratike të SHBA. Si Kryetar i Komitetit të Senatit për pyjet, gjahun dhe peshkimin, lufton me një energji të madh për shpëtimin dhe ruajtjen e burimeve natyrore të vendit. Vitin e mëvonshëm ai emërohet zëvendësekretar për marinën, detyrë të cilën e kryen për disa vjet. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Ruzvelt mbyll periudhën e parë të jetës së tij politike duke u tërhequr në jetën private (pavarësisht se atij i është dhënë kënaqësia ta shikonte veten të propozuar si kandidat për nënpresident të Shteteve të Bashkuara të Amerikës).

Më 1921 sëmuret rëndë nga poliomeliti, duke humbur plotësisht funksionimin e këmbëve; prej atëherë e më vonë ai ishte i detyruar të ecë me paterica. Të gjithë mendojnë se pamundësia për të lëvizur përfaqëson një pengesë të pakalueshme në të gjitha veprimtaritë e jetës së tij, sidomos asaj politike,  por me forcën e madhe të shpirtit ai kundërvepron dhe gjen forcë për t’i rikthyer në politikë. Më 1928 Kuvendi i Deokratëve e emëron kandidat për në detyrën e guvernatorit të Shtetit të Nju Jorkut, detyrë së cilës ai ia del me sukses të plotë. Pas kësaj ai hidhet në fushatën elektorale për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fushatë që i kërkon një impenjim të jashtëzakonshëm mendor, por sidomos edhe një raskapitje të konsiderueshme fizike. Në përfundim të zgjedhjeve më 1932, ai është fitimtar, edhe pse me një rezultat të ngushtë.

Në njëqind ditët e para të mendatit, Ruzvelt propozon një program radikal për të rigjallëruar bujqësinë, për të mbështetur të papunët, të pastrehët dhe të falimentuarit; plani përfshin edhe reformat që gjejnë zbatimin e parë në kushtetutën e Autoritetit të Luginës së Tenesisë (The Tennessee Valley Authority). Më 1935 vendi ka filluar ta rimarrë veten, por klasa e industrialistëve dhe bankierëve nuk e mbështetin programin e Ruzveltit, të quajtur New Deal (Marrëveshja e Re). Iu druhen efekteve të “eksperimenteve” të tij (taksa më të mëdha mbi pasurinë, kontroll të ri mbi bankat dhe funksionet e tyre publike dhe një program të gjerë pune për të papunët etj.).

Ishte një periudhë e karakterizuar nga një numër i madh kontradiktash (të tilla sa shkaktojnë mospajtime edhe midis historianëve të sotëm), por New Deal shënoi padyshim fillimin e një periudhe të reformave ekonomike e sociale që sollën një nivel të parritur ndonjëherë më parë nga forcat progresiste e demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë në dyer ia behin ngjarjet dramatike të Luftës së Dytë Botërore. Më 7 dhjetor 1941, në vijim të betejës për Përl Harburin (Pearl Harbor), që ishte për Amerikën një shok të vërtetë, ai deklaron luftën kundër Japonisë, ndërsa më 11 Dhjetor 1941 i shpall luftë Gjermanisë. SHBA hyjnë kështu konfliktin botëror dhe duke përcaktuar fatin e fitores për Aleatët dhe humbjen për Hitlerin. Në vitin 1944 zgjidhet president i SHBA për mandatin e katërt, por vdes më 12 prill 1995, i goditur nga një hemoragji cerebrale. Është i vetmi president i SHBA i zgjedhur për katër mandate rresht, kjo për shkak të gjendjes së luftës, gjë që parashikohet në kushtetutën Amerikane, por ndërkohë është presidenti që e nxori Amerikën fitimtare si nga kriza ekonomikee viteve ‘30, ashtu edhe nga lufta.

Lexuesit po i sjellim dokumentin historik të Kartës të Atlantikut të firmosur nga Ruzvelt dhe Çërçill.

KARTA E ATLLANTIKUT

E nënshkruar Franklin D. Roosevelt & Winston S. Churchill

14 Gusht, 1941 – F.D. Ruzvelt, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryeministri , z. Çërçill, duke përfaqësuar qeverinë e Madhërisë së Saj në Mbretërinë e Bashkuar, në takimin midis tyre, e gjykuan të drejtë t’i bëjnë të njohura disa parime të përbashkëta të politikave kombëtare të të dy vendeve mbi të cilat ata i mbështetin shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë në botë.

Së pari, vendet e tyre nuk kërkojnë asnjë zmadhim territorial apo tjetërfare; Së dyti, ata dëshirojnë të mos ketë ndryshime territoriale që nuk pajtohen me dëshirat e shprehura në liri të plotë nga popujt që lidhen me këto territore;

Së treti, ata respektojnë të drejtën e të gjithë popujve për të zgjedhur formën e qeverisjes nën të cilën do të jetojnë; dhe ata dëshirojnë të shikojnë t’iu jenë rikthyer të drejtat sovrane dhe vetëqeverisja atyre atyre popujve që ato të drejta iu janë hequr forcërisht;

Së katërti, ata do të përpiqen, të respektojnë detyrimet e tyre, dhe të përkrahin vullnetin e të gjitha Shteteve, të mëdha apo të vogla, fitimtare apo të mundura, të hyjnë me të drejta të barabarta në tregun botëror, për sigurimin e lëndëve të para të nevojshme për prosperitetin e tyre;

Së pesti, ata duan të sigurojnë bashkëpunim të plotë midis të gjitha kombeve në fushën ekonomike me qëllim që të arrihen për të gjithë standarte të përmirësuara të punës, përparimit ekonomik dhe sigurisë sociale;

Së gjashti, pas shkatërrimit përfundimtar të tiranisë Naziste, ata shpresojnë të shikojnë të themeluar një paqe e cila do t’ua bëj të mundur të gjitha kombeve që të jetojnë në siguri brenda kufijve të tyre, dhe e cila do t’ua bëjë të mundur që të gjithë njerëzit  të jetojnë jetët e tyre të çliruar nga frika dhe nga skamja;

Së shtati, një paqe e tillë duhet t’ua bëjë të mundur të gjithë njerëzve që të përshkojnë detet dhe oqeanet e hapura pa pengesë;

Së teti, ata besojnë se të gjitha kombet e botës, për arsye realiste sikurse edhe për arsye shpirtërore duhet të vijnë tek braktisja e përdorimit të forcës.

Gjersa një paqe e ardhshme nuk mund të sigurohet nëse armatimet tokësore, detare apo ajrore do të vazhdonin të përdoreshin nga kombet të cilat kërcënojnë apo mund të kërcënojnë me agresion jashtë kufijve të tyre, ata besojnë themelimin e një sistemi të përhershëm të sigurisë së përgjithshme, ku çarmatimi i kombeve të tilla do të ishte thelbësore. Ata do të ndihmojnë dhe mbështesin gjithashtu të gjitha masat e tjera praktike të cilat do të lehtësojnë popujt paqedashës nga barra e rëndë e armatimeve. /Elida BUÇPAPAJ/ KultPlus.com

Mahatma Gandi: E kam adhuruar femrën si mishërim i gjallë i shpirtit të shërbimit dhe sakrificës

Nga Albert Vataj

Mahatma Gandi u lind më 2 tetor 1869 dhe vdiq më 30 janar 1948. Ai ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë “lëvizjes indiane për pavarësi”. Ishte i pari i lëvizjes “Satyagraha” (fuqia e shpirtit, ose fuqia e të vërtetës). Kjo është e përcaktuar si rezistencë ndaj tiranisë, përmes masës rezistuese civile – një term që përdoret shumë nga Gandi në deklaratat dhe shkrimet e tij . Filozofia e tij, u themelua në mënyrë të vendosur mbi Ahimsa(jo dhunës). Filozofia e tij dhe udhëheqja e ndihmoi të fitojë pavarësinë e Indisë dhe lëvizjet e frymëzuan të drejtat civile dhe lirin në të gjithë botën. Gandhi është përmendur shpesh si Mahatma “Great Soul” (shpirtmadh), një nderim i aplikuar së pari atij nga Rabindranath Tagore). Në Indi ai është quajtur edhe Bapu “Ati” dhe zyrtarisht i nderuar në Indi si Ati i kombit. Ditëlindja e tij, 2 tetor, do të përkujtohet si Gandhi Jayanti, një festë kombëtare në Indi, dhe në botë si “Dita ndërkombëtre kundër dhunës”. Gandi u vra më 30 janar 1948 nga Nathuram Godse.

SHPREHJE, MENDIME DHE POSTULATE NGA GANDI

Një “jo” e buruar prej bindjes së thellë është më e mirë se një “po” e buruar për hir të të tjerëve ose, edhe më keq, për të shmangur dëmet.

Një i poshtër është i pazoti ta dëshmojë dashurinë; kjo është privilegj i të zotëve.

Njeriu është fryt i mendimeve të tij, çfarë mendon, ashtu shndërrohet.

Një njeri që është tërësisht i pafajshëm, e përkushton veten në sakrificë për të mirën e të tjerëve, përfshirë armiqtë e tij, dhe bëhet shpërblesë për botën. Ky është një akt i përkryer.

Kultura e një kombi buron nga zemrat dhe shpirti i njerëzve të saj.

Një politikë është një bindje e përkohshme e përcaktuar që të ndryshojë, por kur është e mirë, duhet të përkrahet me zell hyjnor.

Një parim është shprehje e përkryerjes, dhe teksa qeniet e papërkryera si në nuk mund ta praktikojnë përkryerjen, ne trashëgojmë çdo moment kufizimet e kompromisit të tij në praktikë.

Një religjion që nuk i merr parasysh realitetet praktike dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre, nuk është religjion.

Një trupë e vogël me shpirtra të vendosur, mbushur me besim të pamasë në misionin e tyre, mund ta ndryshojnë rrjedhën e historisë.

Një betim është një akt i kulluar religjioz, i cili nuk mund të bëhet me pasion. Ai mund të bëhet vetëm me një mendje të kthjelluar, të pastër dhe me Zotin si dëshmitar.

Njeriu i dobët është i drejtë aksidentalisht. Njeriu i fortë dhe jo i dhunshëm është i padrejtë aksidentalisht.

Veprimi shpreh përparësitë.

Veprimi nuk është më pak i nevojshëm se mendimi për tendencat instinktive të kontekstit njerëzor.

I gjithë kompromisi bazohet në marrje dhe dhënie, por themelet nuk mund të jepen as nuk mund të merren. Kompromisi për themelet është dorëzim. Sepse është krejt dhënie dhe hiç marrje.

Të gjitha religjionet e botës, ndërkohë që mund të ndryshojnë në gjëra të tjera, të gjitha shpallin se asgjë nuk ekziston në botë përveç së Vërtetës.

Gjithmonë syno harmoninë e plotë të mendimit, të fjalës dhe bëmës. Gjithmonë syno t’i pastrosh mendimet e tua, dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Një rrenë nuk bëhet e vërtetë nëpërmjet arsyes së propagandimit të shumëfishuar, as e vërteta nuk bëhet rrenë pse askush nuk e sheh atë.

Përballja sy më sy përfundon vetëm duke e bërë qorre gjithë botën.

Një dërhem praktikë ka më shumë vlerë se një tonë predikime.

Një ligj i padrejtë është një nga format e manifestimeve të dhunës. Arrestimi për shkeljen e tij është edhe më tepër dhunë.

Zemërimi dhe intoleranca janë armiqtë e mirëkuptimit.

Zemërimi është armik i jo dhunës dhe krenaria është përbindëshi që e kapërdin atë.

A janë bindjet një gjë kaq e thjeshtë si rrobat që njeriu mund t’i ndërrojë si të dojë? Bindjet janë të tilla për njerëz që jetojnë epoka dhe epoka.

Si qenie njerëzore, madhështia jonë bazohet jo aq në aftësinë tonë për ta ribërë botën – ky është një mit i epokës atomike – sa në aftësinë tonë për ta ribërë veten tonë.

Ji ndryshimi që ti dëshiron ta shohësh në botë.

Përpara fronit të të Gjithëfuqishmit, njeriu do të gjykohet jo nga veprimet e tij, por nga qëllimet e tij. Sepse vetëm Zoti i lexon zemrat tona.

Vetëm për besimin tim në Zot, unë do të isha bërë një maniak i çmendur.

Kapitali në vetvete nuk është i keq; përdorimi i gabuar e bën të keq. Kapitali në një formë ose në një tjetër do të duhet gjithmonë.

Mirëkuptimi i përbashkët është sensi i realizuar i proporcionit.

Rrëfimi është si një fshesë që fshin ndyrësinë dhe lë një sipërfaqe të ndritshme e të pastër. Unë ndjehem më i fortë nga rrëfimi.

Zhvillimi konstant është ligji i jetës, dhe një njeri që gjithmonë përpiqet të ruajë dogmat e tij në mënyrë që të duket konsistent, e çon veten në pozicion të gabuar.

Kultura e mendjes duhet të jetë në shërbim të zemrës.

Secili nga ne duhet të gjejë paqe brenda vetes. Dhe paqja për të qenë reale duhet të jetë e paprekur nga rrethanat e jashtme.

Secili i lutet Zotit sipas bindjes së tij.

Edhe nëse ti je në pakicë ndaj një të tille, e vërteta është e vërtetë.

Kushdo që dëshiron mund ta dëgjojë zërin e brendshëm. Ai është brenda secilit.

Besimi nuk është diçka që ta kapësh, është një gjendje në të cilën rritesh.

Besimi…duhet mbështetur në arsye…kur besimi bëhet i verbër, vdes.

Frika ka dobinë e saj, por poshtërsia asnjë dobi.

Frika e vdekjes na bën të shmangim vlerat dhe religjionin. Sepse dëshira për vlera është dëshirë për besimin religjioz.

Në fillim të shpërfillin ty, pastaj të përqeshin ty, pastaj të luftojnë ty, pastaj ti fiton.

Për mua çdo sundues është alien që sfidon opinionin publik.

Liria ia vlen me çdo çmim. Ajo është frymëmarrja e jetës. E çfarë nuk do të paguante njeriu për jetën?

Lirinë nuk ia vlen ta kesh, nëse nuk përfshinë lirinë për të gabuar.

Bujaria, vetësakrifica dhe mirësia nuk janë pronë ekskluzive e asnjë race apo religjioni.

Lavdia qëndron në përpjekjen për t’ia arritur një qëllimi dhe jo në arritjen e tij.

Zoti ekziston, edhe nëse e gjithë bota do ta mohonte atë. E vërteta qëndron, edhe nëse nuk ka asnjë mbështetje të publikut. Ajo është e vetëmbështetur.

Nganjëherë Zoti provon t’i lerë për në fund ata që dëshiron t’i bekojë.

Zoti, ashtu si e vërteta, kanë qenë për mua një thesar i pamasë. Qoftë Ai për të gjithë siç është për mua.

Lumturi është kur çfarë ti mendon, çfarë ti thua dhe çfarë ti bën janë në harmoni.

Pakënaqësia konstruktive është pararprijëse e progresit.

Mospajtimi i ndershëm është shpesh shenjë e mirë e progresit.

Jam i përgatitur të vdes, por kjo nuk përbën shkak për të cilin të jem i përgatitur të vdes.

Unë besoj në barazinë e gjithkujt, përveç reporterëve dhe fotografëve.

Unë besoj në të vërtetën themelore të të gjitha religjioneve të mëdha të botës.

Unë besoj se njeriu është ushtari më i fortë, sepse guxon të vdesë i paarmatosur.

Unë besoj se mendja njerëzore apo shoqëria njerëzore nuk janë të ndarë në reparte të quajtura sociale, politike apo religjiore. Të gjitha veprojnë dhe ndërveprojnë mbi njëra tjetrën.

Unë mendoj se jam një individ i thjeshtë i gabueshëm si çdo vdekëtar tjetër. Por prapë jam i zoti të kem aq përultësi sa të rrëfej gabimet e mia dhe të bëj kthesë.

Unë bëj çdo të keqe që mundem, përpara se të mësoj ta shmang atë? A nuk mjafton ta njohësh të keqen, për ta shmnagur atë? Nëse jo, ne duhet të jemi mjaft të sinqertë sa të pranojmë se ne e duam të keqen aq shumë sa të heqim dorë prej saj.

Unë nuk dua ta parashikoj të ardhmen. Jam i përkushtuar të kujdesem për të sotmen. Zoti nuk më ka dhënë mua nën kontroll momentet e ardhshme.

Unë kam parë gjithashtu fëmijë duke mposhtur me sukses ndikimet e një trashëgimie të keqe. Kjo i detyrohet të qenit një atribut i kulluar i shpirtit.

Unë nuk kam asgjë të re që t’ia mësoj botës. E Vërteta dhe Jodhuna janë të vjetra sa rruzulli. E vetmja që kam bërë ka qenë përpjekja t’i eksperimentoj në një shkallë sa më të gjerë të mundshme.

E kam adhuruar femrën si mishërim i gjallë i shpirtit të shërbimit dhe sakrificës.

E di se çrrënjosja e zemërimit nga gjoksi i dikujt është gjëja mëe vështirë. Kjo nuk mund të arrihet nëpërmjet përpjekjes sate personale. Mund të bëhet vetëm me hirësinë e Zotit.

Unë e dua Krishtin tuaj, unë nuk i dua krishterët tuaj. Ju krishterët jeni aq të pangjashëm me Krishtin tuaj.

Unë i shikoj vetëm cilësitë e njerëzve. Duke mos qenë vetëm i pafajshëm, unë nuk dua t’i paragjykoj fajet e të tjerëve.

E kundërshtoj dhunën, sepse kur duket se ajo bën mirë, e mira është vetëm e përkohëshme; e keqja që ajo bën është e pëhershme.

Unë hedh poshtë çdo doktrinë religjiore që nuk i thërret arsyes dhe është në konflikt me moralitetin.

Supozoj se me udhëheqje kuptoheshin muskujt; por sot ajo ka kuptimin të jesh bashkë me popullin.

Do të doja më mirë të shfarosej raca njerëzore se të ishim më keq se bishat duke e bërë krijesën më fisnike të Zotit, femrën, objekt të lakmisë sonë.

Do të mirëprisja me gjithë zemër bashkimin e Linjdes dhe të Perëndimit duke siguruar që të mos ndodhte me forcë brutale.

Nëse bashkëpunimi është një detyrë, unë them se edhe mosbashkëpunimi në disa rrethana është njësoj një detyrë.

Nëse nuk do të kisha pasur sensin e humorit, do të kisha bërë vetëvrasjes prej shumë kohësh.

Nëse durimi është një vlerë, ai duhet të zgjasë deri në pambarim. Dhe një besim i gjallë duhet të zgjasë deri në mesin e stuhisë më të zezë.

Nëse duam ta mësojmë paqen e vërtetë në këtë botë, dhe nëse jemi vërtetë kundër luftës, duhet ta fillojmë këtë mësim që tek fëmijët.

Imitimi është lëvdata më e çiltër.

Në një mënyrë të njerëzishme, ti mund ta tundësh botën.

Në çështjet e ndërgjegjës, ligji i shumicës nuk ka vend.

Në lutje është më mirë të kesh një zemër pa fjalë se fjalë pa një zemër.

Rritja rehatisë materiale nuk çon kurrsesi në rritje morale.

Përpjekja e pafundme për të qenë njeriu më i mirë është detyrë; është shpërblimi ynë. Gjithçka tjetër është në duart e Zotit.

Ndërvartësia është dhe duhet të jetë sa ideal aq dhe vetëmjaftueshmëri. Njeriu është një qenie sociale.

Intoleranca tradhton besimin e dikujt në çështjen e tij.

Intoleranca është në vetvete një formë e dhunës dhe një pengesë për të rritur shpirtin e vërtetë demokratik.

Është më mirë të jesh i dhunshëm, nëse dhuna është në zemrat tona, se të vëmë maskën e jodhunës për të mbuluar pazotësinë tonë.

Është e lehtë të jesh miqësor me miqtë. Por të jesh miqësor me dikë që është armiku yt është thelbi i religjionit të vërtetë. Të tjerat janë biznese.

Është shëndeti pasur e vërtetë dhe jo copat e arit e të argjendit.

Jam i bindur në besimin se forca e shpirtit rritet në përpjesëtim me nënshtrimin që ia bëjmë mishit.

Cilësia e punës sonë është ajo që kënaq Zotin dhe jo sasia.

Nuk është e udhës të jesh i sigurtë për mençurinë e dikujt. Është e udhës të kujtojmë se edhe më i forti mund të dobësohet dhe se edhe më i zgjuari mund të gabojë.

Ashtu si njeriu nuk mund të jetojë në një trup tjetër përveçse në trupin e tij, ashtu dhe kombet nuk duan të jetojnë nën kombet e tjera, sado fisnikë dhe të mëdhe ata mund të jenë.

Drejtësia që jep dashuria është një dorëzim, drejtësia që jep ligji është ndërshkim.

Le të përpiqet dhe të gjejë secili se, si rezultat i lutjeve të përditshme, ai i shton diçka të re jetës së tij, diçka që nuk mund të krahasohet me asgjë.

Le të kemi aq guxim sa të kemi një vdekje martiri, por le të mos lakmojë asnjë nga ne martirizimin.

Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetosh gjithmonë.

Njeriu bëhet aq i madh saktësisht sa ai punon për mirëqenien e të tjerëve,

Burri nuk mund të jetë kurrë i barabartë në shpirtin e shërbimit me të cilën natyra e ka pajisur atë.

Njeriu dështon në realizimin e idealit të lartë, në momentin që fillon t’i shumëfishojë dëshirat e tij ditore. Lumturia e vërtetë e njeriut varet vertet në kënaqjen e tij.

Njeriu jeton i liri vetëm nga gatishmëria e tij për të vdekur; nëse për këtë është nevoja, bë duart e vëllait të tij, kurrë duke vrarë.

Njeriu duhet ta harrojë zemërimin e tij para se të shkojë të flejë.

Moraliteti është kontrabandë në luftë.

Moraliteti është bazë e gjërave dhe e vërteta është lënda e gjithë moralitetit.

Jeta ime është mesazh.

Pothuaj çdo gjë që bëni është pa rëndësi, por është e rëndësishme që ju e bëni atë.

Asnjë kulturë nuk mund të jetojë nëse tenton të jetë ekskluzive.

Askush nuk mund të më plagosë pa lejën time.

Jodhuna dhe e vërteta janë të pandashme dhe e përmbajnë njëra tjetrën.

Jodhuna është një kryeradhë e besimit.

Jodhuna është forca më e madhe në duart e njerëzimit. Është më e fuqishme se arma më e forë e shkatërimit, krijuar nga naiviteti i njeriut.

Jodhuna, e cila është një cilësi e zemrës, nuk mund të vijë nga thirrja ndaj trurit.

Jodhuna është kryeradha e parë besimit tim. Është dhe kryeradha e fundit e lakmisë sime.

Paqja e shpërblen vetveten.

Varfëria është forma më e keqe e dhunës.

Pushteti është dy llojesh. Njëri arrihet nga frika e ndëshkimit dhe tjetri nga aktet e dashurisë. Pushteti i bazuar në dashurinë është një mijë herë më frutdhënës e i përhershëm se ai që rrjedh nga frika prej ndëshkimit.

Lutja është instrumenti më i fuqishëm i veprimit.

Lutja nuk është kërkesë. Është dëshirë e shpirtit. Është pranim i përditshëm i dobësisë së dikujt.

Lutja është çelësi i mëngjesit dhe qiriu i mbrëmjes.

Perëndia ka caktuar orën e saj për çdo gjë. Ne nuk mund të komandojmë asgjë, ne vetëm mund të përpiqemi.

Pastërtia e jetës personale është një kusht i pazëvendësueshëm për të ndërtuar një edukim të mirë.

Vetërespekti nuk njeh konsiderata.

E vetmja mënyrë për të gjetur veten tuaj është ta humbësh veten në shërbim të të tjerëve.

Ndryshimi midis asaj që duam dhe asaj që mund të bëjmë do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës.

Njeriu i mirë është miku i të gjitha gjallesave.

Zëri i njeriut nuk mund të arrijë kurrë largësinë që e ka në zotërim ende zëri i vogël i ndërgjegjes.

Ligji i sakrificës është njëlloj në gjithë botën. Për të qenë frutdhënës kërkon sakrificën e më të zotëve dhe më të panjollosurve.

Qëllimi kryesor i jetës është të jetojmë me drejtësi të mendojmë me drejtësi, të veprojmë me drejtësi. Shpirti mund të lëngojë kur të gjitha mendimet ia kushtojmë trupit.

I vetmi tiran që pranoj në këtë botë është zëri brenda meje.

I dobëti nuk fal kurrë. Falja është cilësi e të fortit.

Ka në këtë botë njerëz kaq të uritur, saqë Zoti mund t’u shfaqet atyre vetëm në formëne bukës.

Ka një gjykatë më të lartë se të gjitha gjykatat, është gjykata e ndërgjegjes.

E vetmja gjë që mund të bëjmë ndaj jetës është rritja e shpejtësisë së saj.

Ata që dinë si të mendojnë, nuk kanë nevojë për mësues.

E vërteta nuk e dëmton kurrë një çështje të drejtë./ KultPlus.com

Agim Doçi shokohet me këngën e Mozzik: Këta janë rrugaçë more, duhet futur në burg (VIDEO)

Agim Doçi është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.

Tekstet e tij kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare, ai madje është fitues i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion, shkruan KultPlus.

Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UCK-së” dhe “A vritet pafajsia”.

Por, i vënë përballë një teksti të këngës së këngëtarit kosovar, Mozzik, reagimi i Agim Doçit është epik.

Ai shokohet sapo dëgjon disa nga fjalët e këngës dhe këngëtarët e tillë i quan rrugaçë.

“Këta janë rrugaçë more, nuk janë këngëtarë. Të bie unë në nivelin e tyre, u ta hongsha e ma hongsh, mos moj! Ata duhet futur të paktën 3 vite edukim në burg, me i rrahë”, shprehet Doçi gjatë kësaj interviste përderisa gazetarja mundohet t’i tregojë se shumë nga artistët e rinjë që bëjnë muzikë për rininë shqiptare, kanë pak a shumë të tilla tekste. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/watch/?v=554256273400299

Hapet thirrja për Bonusin e Rijetësimit

Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për vitin e dytë të Bonusit të Rijetësimit.

Skema mbështetëse është për këdo që do të restaurojë dhe rijetësojë një objekt-monument kulture apo që ndodhet në qendra historike.

Këtë vit buxheti për Bonusin e Rijetësimit është 50% më i madh se një vit më parë. Për mirëmbajtje dhe konservim mbështetja do të jetë deri në 1 milion lekë, ndërsa për restaurim dhe rijetësim deri në 6 milionë lekë.

Përpos ruajtjes dhe evidentimit të vlerave të trashëgimisë kulturore të objektit apo kompleksit ku ai bën pjesë, edhe këtë vit do të përkrahen ato projekte me ndikim në zhvillimin ekonomiko-social të komunitetit të zonës; do të përkrahen të rinjtë, gratë e vajzat, individët me aftësi ndryshe dhe emigrantët që zgjedhin të investojnë në vendin e tyre.

Aplikimi për këtë mbështetje do të kryhet përmes portalit e-Albania dhe afati është deri më 3 mars 2023. /atsh / KultPlus.com

Ermal Meta anulon turin e koncerteve, tregon arsyen

Këngëtari shqiptar me famë në Itali, Ermal Meta ka njoftuar ditën e sotme për anulimin e turit të koncerteve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka anuluar turneun që kishte planifikuar ta niste në fund të muajit shkurt dhe ta zhvillonte në të gjithë Italinë.

Sipas Ermalit, shkak për këtë anulim janë disa arsye personale, por edhe mos përfundimi i disa këngëve të një albumi që kishte planifikuar të nxirrte në treg.

“Përshëndetje, nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë për ta thënë këtë, kështu që unë do ta them tani. Turneu i cili është planifikuar të fillojë në fund të shkurtit do të anulohet dhe biletat do të rimbursohen. Muajt ​​e fundit kam pasur probleme personale që nuk më kanë lejuar të përfundoj në kohën e duhur albumin e radhës me këngë të pa publikuara. Në fakt është një proces ende në vazhdim dhe në ndërkohë nuk isha në gjendje të bëja muzikë të re. Kisha në mendje diçka të veçantë që nuk munda ta realizoja me kohë. Është shumë frustruese, por edhe më shumë është mendimi për ta bërë këtë turne pa muzikë të re. E kam menduar dhe menduar dhe mendoj se gjëja më e mirë është të fokusohemi në albumin e ri që të gjejmë njëri-tjetrin sa më shpejt. Unë jam i sigurt që duke më njohur mua, ju e dini se sa shumë kujdesem që të mblidhemi së bashku, ia vlen”, ka shkruar këngëtari shqiptar. / KultPlus.com

Zbulohet në Antarktidë meteori që përmban material miliarda vjeçar nga hapësira

Shkencëtarët kanë zbuluar një meteorit jashtëzakonisht të rrallë në Antarktidë që përmban disa nga materialet më të vjetra në sistemin diellor.

“Kur e pamë, vetëm në mes të akullit blu, të gjithë u emocionuam shumë”, tha studiuesja Maria Valdes për Chicago Tribune.

Meteori, i cili peshon rreth 8 kg, u zbulua më 5 janar nga një ekip ndërkombëtar në fund të një ekspedite 11-ditore.

Shkëmbi hapësinor, i cili përmban materiale nga miliarda vjet më parë, është një nga meteoritët më të mëdhenj të gjetur ndonjëherë në kontinent dhe ka të ngjarë ta ketë origjinën në Brezin Kryesor të Asteroideve midis Marsit dhe Jupiterit, raporton The Independent .

“Për të vënë në perspektivë madhësinë e meteoritit, nga 45,000 meteoritët të gjetur në Antarktidë gjatë shekullit të kaluar, vetëm 100 janë të kësaj madhësie ose më të mëdha,” thuhet në njoftim.

Studiuesit e ekipit ndërkombëtar që ndodheshin në kontinentin e akullt kaluan dy javë duke krehur fushat e akullit në kërkim të meteoritëve kur gjetën shkëmbin hapësinor./ A2CNN / KultPlus.com

Sukses i “Profesionistit” në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës

Në Teatrin “Petro Marko”, të Vlorës, mbrëmë është dhënë shfaqja “Profesionisti”, e cila u rikthye me kërkesë të publikut, pas suksesit që pati në vëniet e para në skenë.

Në rolin kryesor interpretoi aktori brilant Viktor Zhusti si dhe aktorët e Teatrit të Vlorës Astrit Hasani, Artan Islami dhe Matilda Avduli.

“Profesionisti”, një vepër e Dushan Kovaçeviç, u vu në skenë nga regjisori Leka Bungo.

“Profesionisti” një komedi e trishtë, trajton një nga temat më të nxehta të shoqërisë siç është hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, një dramë e madhe me ankthet dhe frikërat e së shkuarës, e sjellë në formën e një komedie.

Në të gjitha netët që u vu në skenë, “Profesionisti” mbushi sallën plot, me artdashës e personalitete të artit, të cilët dhanë duartrokitje energjike. Për regjisorin Leka Bungo, ky ishte një rikthim i rëndësishëm pasi pikërisht në Teatrin e Vlorës, nisi rrugën e artit, 56 vite më parë. /atsh / KultPlus.com

Mahatma Gandhi: 78 vjet pas vdekjes, kujtimi i një lideri të pavarësisë dhe paqes

Sot, 30 janar, shënohet 78 vjetori i vdekjes së Mahatma Gandhi, liderit të njohur indian të lirisë që luftoi për të drejtat e njerëzimit dhe pavarësinë e Indisë nga Mbretëria e Bashkuar. Ai u njoh si “Baba i Kombit” në Indi për rolin e tij kyç në lëvizjen paqësore të lirisë.

Gandi nisi një seri grevash dhe aksionesh paqësore që dëmtuan ekonominë britanike dhe ndihmuan në dështimin e pushtetit britanik në Indi. Ai gjithashtu ishte i njohur për filozofinë e tij të njohur të satyagraha, ose “fuqisë së vërtetës”, që mbështetej në idenë se nëse një njeri mbron të vërtetën, ai do të triumfojë në fund.

Veprimtaria e tij u njoh në të gjithë botën dhe ndikimi i tij mbetet i ndjeshëm sot, siç tregon përdorimi i lëvizjeve paqësore për të luftuar për liri dhe barazi në të gjithë botën.

Në kujtim të kontributit të tij në lëvizjen e lirisë, letërsinë dhe filozofinë e paqes, Mahatma Gandhi mbetet një simbol i përjetësisë së njeriut që lufton për të drejtën dhe pavarësinë. / KultPlus.com

Ujërat termale të Bënjës, destinacion i preferuar dhe gjatë dimrit

Vizitorë të shumtë zgjodhën qytetin e Përmetit dhe thesaret natyrore të tij për të kaluar fundjavën e fundit të janarit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ujërat termale të Bënjës, me vizitorë.

Vizitorët kanë shijuar gjatë kësaj fundjave pavarësisht temperaturave të ulta vetitë kurative të këtyre ujërave.

Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit.

Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Lengaricës.

Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj.

Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni i Lengaricës dhe Ura e Katiut. /atsh / KultPlus.com

Muzeu Kombëtar i Kosovës mirëpret ekspozitën “Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989”

“Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989” është ekspozita e cila pritet të hapet së shpejti në kryeqytet.

Ekspozita niset nga përkushtimi për të kuptuar format e reja të angazhimit politik që gjetën artikulim gjatë grevës së minatorëve të organizuar nga 20 deri më 28 shkurt, 1989. Nëntoka ishte hapësira e përpjekjeve të tyre politike dhe lokacioni nga ku ata krijuan një marrëdhënie tjetër me atë që ishte duke ndodhur politikisht mbi tokë. 

Ndërtimi i arkivit të hapur dhe të qasshëm me intervista të historisë gojore me minatorët e përfshirë në grevë ishte pikënisja e hulumtimit. Arkivi gjeneroi një shumësi zërash dhe këndvështrimesh që udhëzuan narrativën mbi ngjarjet që çuan drejt grevës, ndërsa bashkëbisedimet e detajshme me minatorët informuan konceptin e ekspozimit.

Ekspozita e cila do të hapet më date 1 shkurt, në ora 18:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës, vjen e kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe hulumtuar nga Renea Begolli, Anita Susuri, Korab Krasniqi dhe Erëmirë Krasniqi.

Video montimi është realizuar nga Renea Begolli, ndërsa dizajni nga Nita Salihu Hoxha, Studio Permanent.

Hulumtimi dhe ekspozita mbi Grevën e Minatorëve 1989 është realizuar në partneritet ndërmjet Iniciativës për Histori Gojore dhe forumZFD programi në Kosovë, me mbështetje përmes fondeve të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe National Endowment for Democracy (NED). / KultPlus.com

Balluku: Porti i ri i Durrësit do ndryshojë pamjen e turizmit për gjithë rajonin

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot se “projekti “Durrës Yacht & Marina” është më i madh ekonomik që Republika e Shqipërisë ka pasur ndonjëherë, ku për herë të parë shteti shqiptar është bashkëaksioner në projektin me një vlerë investimi prej rreth 2 miliardë euro”.

Në fjalën e saj në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”, ku është i pranishëm Kryeministri Edi Rama, Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR me qendër në Dubai, Balluku tha se “ky projekt do të ndryshojë njëherë e mirë jo vetëm të gjithë pamjen e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin”.

“Kemi pasur rastin të shikojmë hapjen e zyrave për sa i përket tregtimit të njësive të banimit në Durrës e Tiranë dhe interesi ka qenë i madh, ashtu siç ka qenë interes i madh ashtu siç na thotë investitori edhe në kërkesat online jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, por edhe nga diaspora shqiptare që duan të kenë një njësi banimi në këtë projekt të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin”, nënvizoi Balluku.

“Ky ishte një projekt i një natyre krejtësisht të re dhe realizimi i tij do të vërtetojë që kemi bërë zgjedhjen e duhur dhe kemi këmbëngulur. Ky projekt i pari i këtij lloji dhe për pjesëmarrjen e shtetit si bashkëzhvillues në një partneritet publik privat parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët ku shteti është aksioner në masën 30% ka të gjitha benefitet e një aksioneri në të ardhura dhe në fitim”, nënvizoi Balluku.

Balluku vuri në dukje se “shteti ka detyrim të ruajë asetet e tij më strategjike, të cilat në Durrës janë kalatat, baseni dhe kanali i portit. Të gjitha këto mbeten pronë shtet siç mbeten edhe 45% e hapësirës së portit aktual, e cila do pastrohet, rehabilitohet dhe do t’i kthehet në përdorim qytetarëve të Durrësit, Shqipërisë dhe vizitorëve”.

Më tej Balluku u shpreh se “Durrësi do të bëhet me dy porte, porti turistik i “Marinës dhe jahteve” dhe Porti Tregtar i Porto Romanos në zonën e dedikuar për një zhvillim industrial”.

“Tashmë kompania holandeze “Royal HaskoningDHV”, me të cilën do të kemi fatin që të prezantojmë këtë projekt për kompanitë që janë të interesuara për zhvillimin e projektit. Në 1 shkurt do të bëjmë prezantimin e projektit të detajuar inxhinierik, janë 40 kompani që janë interesuara dhe do të marrin pjesë në tryezën e përbashkët. Ka një interes të lartë për këtë port. Ky do të jetë një port që do jetë i lidhur me dy porte të tjera të thata njëri në Prishtinë dhe tjetri në Strugë. Ky port do të ketë ndikim në zhvillim ekonomik të rajonit”, nënvizoi Balluku.

Ministrja Balluku vuri në dukje se “ky port do të shtrihet në 450 ha krahasuar me aktualin që shtrihet në 80 ha. Është një port që do të jetë i aksesueshëm për 3-4 dekadat e ardhshme, për anije të tonazhit të lartë, pasi thellësia e portit do të jetë 16 metër, i cili varion nga nga 9-11 metër që është tani”.

Balluku tha se “ky projekt është një ndërmarrje historike, që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë Durrësin, por edhe Shqipërinë sa i përket industrisë detare. Këto projekte do ta kthejnë Durrësin në pikë reference të Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut”./ atsh / KultPlus.com

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot se “projekti “Durrës Yacht & Marina” është më i madh ekonomik që Republika e Shqipërisë ka pasur ndonjëherë, ku për herë të parë shteti shqiptar është bashkëaksioner në projektin me një vlerë investimi prej rreth 2 miliardë euro”.

Ka vdekur aktorja që solli për herë të parë personazhin e Wednesday Addams

Lisa Loring aktorja e cila luajti rolin e Wednesday Addams në filmin e parë të “Familja Adams” është ndarë nga jeta në moshën 64 -vjeçare nga një goditje cerebrale.

Sipas “The Guardian”, Loring vdiq të  shtunën në mbrëmje në spital e rrethuar nga familja.

Laurie Jacobson, mikeshë  e Loring ka dhënë lajmin e keq nëpërmjet një postimi  në rrjetin social Facebook. Sipas asaj aktorja pësoi një goditje të rëndë në tru për shkak të presionit të lartë të gjakut  dhe konsumit të duhanit, ajo ka treguar se tre ditët e fundit jeta e saj varej vetëm nga aparaturat, derisa familja vendosi t’i shkëpuste.

Jacobson ka vlerësuar trashëgimin që  Loring ka lënë  në kinematografi. Ajo  do të mbahet gjithmonë mend si Wednesday Adams, rol të cilin ajo e luajti nga viti 1964 deri në 1966 në përshtatjen e parë të bërë për “Familjen Adams” të cilat ishin të botuar nga Charles Addams në New Yorker.

Rolin e vajzës së frikshme të Adams, ajo e mori kur ishte vetëm 5 vjeçe dhe performanca e saj ndikoi shumë në mënyrën se si  ky personazh do të sillej më vonë.

Edhe kërcimi i cili shumë shpejt u kthye në një trend në serialin e Netflix “Wednesday”, e ka zanafillën e tij te kërcimi i Loring pasi ajo ka qenë një frymëzim për Orteg, madje aktorja kryesore e këtij seriali, Jenna Ortega e ka falenderuar Lisa Loring, kur kërcimi i saj u bë viral./tvklan.al / KultPlus.com

Filmi shqiptar rrëmben dy çmime në Trieste

Filmi “Sheets” i regjisores shqiptare Evi Gjoni, ka korrur sukses në premierën e saj botërore në Itali.

Lajmin e jep Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila ka dhënë dhe mbështetjen financiare për prodhimin e filmit. “Super sukses i regjisores Evi Gjoni në premierën botërore të filmit të saj të shkurtër “SHEETS”, shkruan QKK në rrjetet sociale, për triumfin e arritur në “Trieste Film Festival”.

Filmi shqiptar rrëmbeu 2 çmime në “TFF”: Çmimin e publikut për “Miglior Cortometraggio” dhe çmimin “Menzione Speciale” të jurisë.

QKK ka uruar stafin dhe gjithë bashkëpunëtorët. Evi Gjoni vjen me “Sheets” pas një përvoje të gjatë në cilësinë e asistent regjisores. Një ndër filmat ku ajo ka punuar më herët është dhe “Two lions heading to Venice”, film i cili pati jehonë në media.

Filmi Sheets është prodhuar nga “Ska-Ndal”, me mbështetje financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. /atsh / KultPlus.com

“Leximi të zgjat jetën”, leksioni i Umberto Eco-s mbi rëndësinë e librave

Leximi të zgjat jetën. Ky është mësimi më i madh që na ka lënë Umberto Eco në një rubrikë që nisi në faqen e fundit të “L’Espresso“ në marsin e vitit 1985, dhe vazhdoi çdo javë deri në marsin e vitit 1998. Ajo u quajt “Zaefi i Minervës”, dhe reflektimet që ka bërë intelektuali i famshëm janë përmbledhur në një libër me të njëjtin emër të botuar në vitin 2002. Ja cilat janë fjalët e Umberto Eco-s mbi fuqinë e leximit:

“Është e vërtetë që kur nuk ndodh asgjë, ne themi që koha nuk kalon kurrë. Kur kemi kaluar orë apo ditë emocionuese themi se koha ka ikur sa hap e mbyll sytë. Por kjo na ndodh vetëm kur jemi të mërzitur apo emocionuar. Ndërkohë, përpiquni tani të mendoni për një ditë ose javë të mërzitshme që keni pasur disa kohë më parë

Ju do të mbani mend shumë pak prej tyre, dhe ato orë apo ditë që janë të gjitha të njëjta do të krijojnë një hapësirë ​​shumë të shkurtër në kujtesën tuaj. Ka njerëz që pasi kanë arritur në fundin e jetës së tyre, pasi kanë bërë çdo ditë të njëjtat gjëra, kthejnë kokën pas dhe as që u duket sikur kanë qenë edhe ata në këtë botë.

Gjithë jeta u iku tepër shpejt. Ndërkohë mendoni për një dite apo një jave në të cilën ju kanë ndodhur shumë gjëra emocionuese, njëra pas tjetrës, (qofshin gëzime, gjëra të bezdisshme, apo dhimbje): do të mbani mend orë apo ditë të plota, do të keni përshtypjen se keni jetuar shumë.

Unë besoj se kjo është një nga arsyet se përse njerëzit i janë përkushtuar gjithmonë rindërtimit të së kaluarës, si përmes tregimeve gojore të më të moshuarve që na rrëfenin histori rreth vatrës së zjarrit, po ashtu edhe përmes historive të shkruara në libra.

Dikush që së bashku me kujtimet e tij personale, ka edhe kujtimin e asaj dite kur u vra Jul Cezari, ose të betejës së Vaterlosë, kujton më shumë gjëra sesa dikush që nuk di asgjë mbi atë që u ka ndodhur të tjerëve. Ndër kujtimet e mia, unë kam disa tejet emocionale, për gjëra që nuk më kanë ndodhur mua, por babait, nënës ose gjyshes, që m’i kanë treguar (madje shumë herë) ndaj ato janë bërë pjesë e kujtesës time personale

Duke kujtuar më shumë, mua më duket sikur kam jetuar më gjatë. Mendoj se kjo është një arsye e mirë për të lexuar libra, pavarësisht nga arsyet e tjera, estetike apo edukative, që thuhen zakonisht. Natyrisht, nëse dikush lexon i detyruar (siç ndodh ndonjëherë në shkollë), përvoja është e mërzitshme, dhe për rrjedhojë ajo nuk lë gjurmë në kujtesën e tij.

Por është ndryshe nëse lexon për pasion. Botuesi i madh Valentino Bompiani tha dikur: një njeri që lexon vlen sa për dy. Kjo thënie ka kuptimin që lexuesi është më i kulturuar, di më shumë gjëra se të tjerët, dhe mund të jetë më i suksesshëm në jetë.

Por ne e dimë shumë mirë që ndonjëherë kanë sukses edhe njerëz pa shumë vlera dhe që nuk kanë lexuar asgjë. Jo, nuk duhet lexuar për të pasur sukses, por për të jetuar më gjatë. Gjatë fëmijërisë time më kanë ndodhur shumë gjëra, ashtu si gjithë të tjerëve.

Madje edhe kujtimi i shumë netëve të kaluara në vendstrehime gjatë luftës, ndërsa atje lart dëgjoheshin shpërthime, ne luanim me djemtë e tjerë, janë një pjesë emocionuese e së shkuarës sime. E megjithatë kam ndjesinë se kam pasur një fëmijëri shumë të gjatë dhe të plotë, pikërisht sepse është plot me kujtime që kam vjedhur nga të tjerët.

I kam vjedhur nga Sandokan dhe Yanez teksa ata lundronin në detet e Malajzisë me anijen e tyre, nga d’Artagnan që zhvilloi duelin me baronin de Winter, nga Njeriu me Maskë që ndoqi pa asnjë shpresë Diana Palmer, madje edhe me Renzo dhe Lucia që arratisen në liqenin e Komos.

Megjithatë, mos u shantazhoni nga ata që ju thonë se duhet të lexoni vetëm libra të rëndësishëm. Unë kam kujtime të forta dhe të bukura nga librat ndoshta të pakuptimtë, por që më kanë dhënë pasdite të gjata shumë emocionuese.

Unë i jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që duke shkruar për mua, më kanë dhënë një jetë kaq të gjatë, saqë nuk mund t’i kujtoj të gjitha përnjëherë. Për këtë shpresoj të jetoj gjatë për të kujtuar gjithçka që më thanë. Ndoshta kur je shumë i ri nuk mendon se ia vlen të jetosh shumë, por ju siguroj që edhe pas të 30-ave apo 40-ave, të jetuarit më shumë nuk është diçka që duhet neglizhuar.

Prandaj leximi tani është garanci e mirë, nuk e them për pleqërinë, por për një moshë të pjekur e cila nuk do të vonojë të vijë. Përveç argëtimit të tanishëm. Nëse çdo transmetim televiziv është i njëjtë me atë të javës së kaluar, çdo libër, edhe më idioti, është i ndryshëm nga një tjetër”.

Kush ishte Umberto Eco?

I lindur në Alessandria në vitin 1932, Umberto Eco ndoqi Liceun Klasik dhe më pas Universitetin e Torinos, ku u diplomua për filozofinë mesjetare në moshën 22 vjeçare me një tezë mbi estetikën e Shën Thoma Akuinit. Deri në vitin 1959 punoi në programet kulturore të RAI dhe në shtëpinë botuese Bompiani.

Nga viti 1971 u bë profesor i Semiotikës në Universitetin e Bolonjës. Ka bashkëpunuar me gazeta dhe revista italiane dhe të huaja. Në Itali ishte ndër të parët që studioi mekanizmat e artit bashkëkohor dhe kulturës masive. Në vitin 1980 botoi kryeveprën e tij, romanin “Emri i trëndafilit”, ndërsa në vitin 1999 mori çmimin e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Letrave. Vdiq në vitin 2016. Gjatë jetës së tij, mori 40 grada nderi për kërkimet dhe studimet e tij./ Insajderi.org / KultPlus.com

Umberto Eco, critique et ecrivain italien. L’auteur du “Nom de la rose” et du “Pendule de Foucault” est venu a Paris presenter son dernier livre “Histoire de la laideur” paru en france le 2 octobre aux editions Flammarion. Ce livre illustre retrace en 15 chapitres les representations de la laideur dans la culture occidentale. Cette anthologie fait suite a “Histoire de la beaute” parue il y a deux ans et qui, traduit en 27 langues, s’est vendue a 500000 exemplaires. Paris,FRANCE-le 17/10/07

Vdes në moshë të re aktorja Annie Wersching

Aktorja Annie Wersching ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare nga kanceri të dielën herët në mëngjes, tha publicisti i saj, Craig Schneider.

Ajo ishte më e njohur për rolin e agjentes së FBI Renee Walker në serialin “24”.

Wersching siguroi gjithashtu zërin për Tess në videolojën “The Last of Us”.

Wersching u shfaq rregullisht në drama televizive. Në vitin 2007, ajo luajti Amelia Joffe në “General Hospital”. Roli i saj kryesor erdhi në vitin 2008 kur ajo portretizoi agjenten e FBI Renee Walker në shfaqjen e suksesshme të Fox “24”, duke luajtur së bashku me Kiefer Sutherland gjatë sezonit të shtatë dhe të tetë.

Disa nga projektet televizive të Wersching përfshijnë rolin e saj si dashuria e Harry Bosch (Titus Welliver) në serialin e vitit 2014 të Amazon Prime “Bosch” dhe një rol të përsëritur si vampirja e keqe Lily Salvatore në “The Vampire Diaries” të CW. / KultPlus.com

97 vjet nga lindja e kompozitorit dhe muzikantit Tish Daija

Më 30 janar 1926 ka lindur kompozitori dhe muzikanti shqiptar Tish Daija.

Lindi në Shkodër nga një familje artizanësh. Ende pa hyrë në shkollë bëhet pjesëtar i korit françeskan. Në moshën 10-vjeçare merr pjesë në bandën muzikore “Antoniane” të drejtuar nga Prenkë Jakova dhe filloi t’i bjerë klarinetës, saksofonit e disa veglave të tjera.

Në moshën 13 vjeçare ai krijoi këngët e tij të para si “Çik, o mori çik”, “Ndal bre vashë”, “Me lule të bukura”, ‘’Sylarushe”, këngë të cilat ende sot janë mjaft popullore dhe këndohen nga këngëtarë të ndryshëm.

Në vitin 1946 pasi mbaron studimet, emërohet mësues muzike në Vlorë. Në vitin 1956 diplomohet si kompozitor. Tish Daija dha një kontribut të madh dhe në Ministrinë e Arsimit dhe e Kulturës ku punoi për 6 vjet.

Në vitin 1962 emërohet në Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve Popullore ku organizoi një sërë koncertesh brenda dhe jashtë trojve shqiptare.

Për gjithë veprimtarinë, kontributin dhe punën e palodhur që dha për muzikën shqiptare, u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit” si dhe me titullin “Profesor”. / KultPlus.com

TKOB shfaqje nga kompozitorët e muzikës klasike me famë botërore

Në programin muzikor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit erdhi koncerti simfonik “Violonçelo misterioze”.

Violonçelisti, Petar Pejcic, fituesi i V “Queen Mathilde Prize” në konkursin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Queen Eliabeth Competition” dhe dirigjenti italian, Adriano Martinolli D’Arcy, iishin protagonistët e koncertit simfonik instrumental “Violonçel misterioze, me orkestrën simfonike të TKOB.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau foto në rrjetet sociale nga kjo mbrëmje teksa shkroi “një violonçel “misterioz” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, solli për publikun Suitën nr. 4 nga opera “Mozartiana” e Tchaikovsky-t, Koncertin nr. 1 për violonçel të Shostakovich-it dhe Simfoninë nr. 1 të Prokofiev-it”.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit me këtë mbrëmje simfonike solli për publikun, kompozitorët e muzikës klasike me famë botërore, me 4 premiera në koncerte simfonike, 5 solistë në violinë, piano, flaut dhe violonçel dhe me kryevepra klasike të Mozartit, Çajkovskit, Prokofievit, Shostakoviçit etj.

“Një mbrëmje magjike nën dirigjimin e mjeshtrit italian, Adriano Martinolli D’Arcy dhe violonçelistit të mrekullueshëm Petar Pejčić”, u shpreh Margariti. /atsh /KultPlus.com

E diela ime ishe ti

Poezi nga Frederik Rreshpja

Ka shumë kohë që jam larg teje.
Besomë, shumë kohë s’kam patur asnjë të diel.
E diela ime ishe ti.

Nuk të premtoj ndonjë gjë të madhe;
Gjërat e mëdha i kemi konsumuar,
kur prisja agimet në gjoksin tënd.

Kthehu! Nuk të premtoj dashuri.
Me dashuri kemi tërbuar tërë botën.
Thjesht, kam mall për ty.

Por, e dashur, ç’je hënëzuat kështu?
Ah! Sa të bukur jemi, druaj do na zërë magjia. / KultPlus.com

Fanella e yllit të LA Lakers, LeBron James shitet për miliona dollarë

Fanella e LeBron James, e veshur gjatë gjysmës së parë të lojës së shtatë të finaleve të NBA 2013, u shit për 3.7 milionë dollarë, duke u bërë e treta më e shtrenjtë e shitur në ankand të Sotheby’s.

Është fanella më e shtrenjtë e James e veshur në lojë, por është poshtë asaj të finaleve të NBA në 1998-ës të Michael Jordan (10.91 milionë dollarë) dhe “Hand of God” të Diego Maradonas (9.28 milionë dollarë).

Në natën që James veshi këtë fanellë, ai shënoi 37 pikë, rrëmbeu 12 kërcime dhe pati 4 asistime teksa Miami Heat eliminoi San Antonio Spurs në ndeshjen 7. /KultPlus.com

Historia e hotelit legjendar në Nju-Jork

Për disa, është vend i papërshtatshëm dhe i mërzitshëm, për të tjerë parajsa e shplodhjes. Për disa dhomat e këij hoteli simbolizojnë djallin, të tjerë i kanë përdorur ato si shplodhje buzë rrugës së tyre, pas një dite të gjatë. E përsëri, ka disa të tjerë që i përdorin hotelet si qëndra banimi. Chelsea Hotel ka pas qenë oazi i brendëshëm ku është gatuar krejt platforma nyjorkiane e Beat Generation. New York City është arena më e madhe e koncerteve, festivaleve të hapura më të mëdhaja në botë, ambjenti i rock dhe rap star-ëve që janë të njëjtët aktorë të dyluftimit për të mbizotruar qytetin, gradiaçelave dhe copave arkitektonike të shqetësuara të shoqerisë moderne që janë një model për mbar botën. Kjo është qendra e universit, prej këtu fillojnë të gjitha. Art, kulturë dhe tregëti e lirë. Origjinal rock’n roll.

Kur flasim për New York City e kemi fjalën më tepër për Manhattan, sepse lagjet e tjera si : Bronx, Brooklyn, Queens, Staten Island, janë të përmendura më tepër vetëm për hapsirën dhe popullimin. Manhattan është si askush dhe askund gjetkë. Askund tjetër vizitori nuk është i mbërthyer nga magjia e popullimit dhe arkitekturës, teknikave dhe arteve, shpejtësisë dhe ritmit. Ky qytet është fëmijëria e rock’n roll-it drejt të gjitha rrugëve në mënyrën e ecjes mbi trotuarin e egër “Walk On The Wilde Side” që Lou Reed i ka pas kënduar. Kjo është ekuivalenca e vërtetë e bursës dhe shkëmbyesve të vlerave, tregëtarëve, vizitorëve po aq sa edhe shkrimtarëve, piktorëve dhe muzikantëve. Një nga pikat kyçe është të gjesh ritmin natyral që për europianët do të thotë të kthesh mbas akrepat e sahatit, gjashtë orë më mbas ndërsa mbërijnë në Kennedy Airport i cili është i vendosur 90 minuta larg qendrës…

Ok, le t’ja fillojmë udhtimit tonë atëherë në Manhattan, që në vizionin parësor të të gjithëve tashmë ka ngelur nga skenat e mirënjohura në kujtesë, nga krijimet mjeshtërore të Woody Allen, prej të gjitha filmave të tij, përsëri e përsëri. Impresioni i dytë që të ngelet në kujtesë është madhështia, madhësia, shkëlqimi i përhershëm i njëtrajtshëm qoftë ditën apo natën, aq sa të gjithë e quajnë New York-un qyteti që asnjëherë nuk flenë. Për të gjithë ata që i marin parasysh të gjitha këto impresione, që djersiten nën ritmin e qytetit, që luajnë dhe krijojnë rock-un e tyre origjinal, kjo si të thuash, vizita e parë, asnjëherë nuk ka për të qenë më vizita e fundit, në New York.

Ju jeni addicted nga New York City tash e tutje, që fillon e bëhet më i bukur kur e lëshon vetveten të zhytesh nën rjedhën natyrale të tij. Kjo është e vetmja rrugë të zbulosh New York-un e vërtetë larg rrugëtimeve dhe orientimeve spitullaqe turistike që në fund të lënë një shije njohje sipërfaqësore. Mjafton të merni Staten Island Ferry çdo gjysëm ore, për të cilën nuk paguan asnjë gjë, dhe të kapërceni kanalin midis Staten Island dhe Manhattan, ku do të shihni edhe Statujën e Lirisë, ku po të doni mund të kaloni gjysmën e ditës brigjeve të Staten Island apo riktheheni në xhunglën urbanistike të Manhattan-it nëpërmjet metrove, autobuzave apo taksive të verdha të qytetit. Pjesa jugore e Manhattan-it përbëhet më tepër nga distrikte financiare si bursa Wallstreet dhe World Trade Center dhe më tutje tek Tribeca (the Triangle Below Canal Street), kemi përballë Chinatown , SoHo dhe Litle Italy. Lower East Side, që përfundon drejt veriut. Mbas kësaj përball do të shfaqet Greenwich Village dhe Chelsea lagjia bohemiane e artistave. Pikërisht këtu fillon edhe sistemi rektangular i rrugëve. Kjo platformë ekziston që prej vitit 1811 dhe shkon lart gjer në 155-street. E famëshmja, e Pesta Avenue* , mbas Park Avenue, është ndarësja midis lindjes dhe perëndimit . Më tej Central Park fillon në rrugën 59.

Në qoftë se jeni të interesuar nga ana letrare të shihni gjurmët prej ku lindi Beat Generation atëherë me doemos duhet të vizitoni Greenwich Village dhe Chelsea Hotel. Për ata që janë të interesuar për historikun e muzikës dhe kërkojnë të gjejnë shpirtin e Bob Dylan, Janis Joplin, Jim Morrison, Leonard Cohen, Jimi Hendrix, Joni Mitchell, Nico apo Patty Smith, do ta gjejnë një pjesë të këtyre shpirtrave në tullat e kuqe të mureve të Chelsea Hotel i vendosur në numrin 222 perëndim i rrugës 23 ( West 23 St.), midis bulevardit shtatë dhe tetë, adresë në të cilën janë shkruar në të shkuarën një pjesë e atyre këngëve që kanë kaptuar kohën dhe kanë lënë gjurmë ende të freskëta edhe sot.

Greenwich Village është njëri nga të paktat vende në Manhattan që nuk bën pjesë në ndërtimin rektangular simetrik të qytetit. Aty rrugët janë më tepër në forëm rrugicash të ndërthurura me njëra-tjetrën, dhe tek-tuk shikon pak gjelbërim, gjë jo e zakontë për lagjet e tjera. Njerëzit kanë jetuar aty shumë më përpara se të meresh vendimi për ndërtimin dhe zgjerimin e New York-ut sipër gjer në 155 St. Lagjia ka një karakter arkitektonik të stilit europian “village” që i kundërvihet kryeneçësisë së gradiaçelave që ngrihen të shumta e të pafundëme drejt veriut dhe që përpiqen të mbysin dhe izolojnë hapsirën e pakët arkitektonike të saj. Falë lëvizjes së artistëve dhe shpirtit krijues dhe kritik të Village rreth fillimit të shekullit të shkuar që kjo lagje karakteristike ruan ende anën e saj tërheqëse edhe sot. Në vitet ’50 lagjia ka pas qenë e populluar nga beatnicks ( shkrimtarë dhe poet të të ashtuquajturit “brez i keq”). Në vitet ’60 hippies (hipitë) erdhën. Në vitet ’70 dhe ’80 ishin rokistat që e bënë Greenwich Village dhe sidomos hotelin Chelsea simbolin e jetës nyjorkeze, aq sa sot Chelsea është monument kulture që mbrohet nga shteti sepse ky hotel më tepër se cilido vendbanim tjetër tërhoqi çuditërisht më tepër artist se askund. Madje Chelsea ka pas qenë e famshme për këtë lloj tërheqje artistike që në kohë më të hershme që nga koha kur Mark Twain ka pas banuar dhe shkruar në një nga dhomat e atyshme. Thomas Wolfe dhe Artur Miller kanë pas banuar dhe shkruar aty gjithashtu. Miller i cili jetoi për gati gjashtë vjetë aty e përshkruan kështu hotelin e famshëm të artistëve : Ky hotel nuk i përket Amerikës. Aty nuk ka fshesa me korent, jo rregulla dhe kjo është e turpshme… është pika më e lartë e surealizmit. I shkrumbosur nga ky ambjent, i ngrija gishtin tim të mezit (provokativ) fytyrtjetërsuarve me surrat të kuq nga pija që kalonin zhurmshëm në trotuar dhe ndihesha i lumtur nga ky veprim. Kam servirur në art fillimin e epokës moderne, vitet ’60, gjysëm i groposur në Chelsea, me sy rinor të përgjakur.

Gjer në vitin 1884 hoteli Chelsea ishte ndërtesa më e lartë në New York. Sot është një humbtirë diku në periferi të Manhattanit. Kohët e shkuara të lavdishme janë shkatërruar nga ndërtimet e reja. Vetëm hyrja me pllakën memoriale na kujtojnë se hoteli ka pas një të shkuar legjendare. Salla e kryesore e pritjes nuk është gjë tjetër veçse një galeri e mrekullueshme muzeale me piktura, gravura, objekte origjinale, makina shkrimi, libra, dorëshkrime, partitura muzikore, që artistët e ndryshëm kanë lënë aty nga pamundësia për të paguar qiranë. Vendi i sportelit ka pamjen e një filmi bardh e zi hollivudian. Të dy ashensorët e vetëm lëvizin ngadalë në të dhjeta katet e ndërtesës. Shpesh nga brenda hoteli përngjan me një barrakë. Por vrimat nëpër dysheme të tregojnë se ka tuba uji dhe tuba avulli të ngrohtë që e bëjnë këtë vend të quhet hotel. Indiferenca është kultivuar në këtë vend. Luksi është një kërkim absurd. Shpërdorimi dhe natyra jokonformiste dominojnë. Pompoziteti është i parë nga posht-lartë. Sot vetëm 100 dhoma janë të hapura kundrejt vizitorëve nga 400 që ka hoteli në shërbim në ditë normale. Të gjitha banesat e tjera janë të zëna nga banues të përhershëm të atyshëm. Më e bukura nga të gjitha (dhoma # 600) me dysheme mermeri dhe oxhak bronxi, një luks i vërtetë është e lëshuar me qira të përhershme tek një çift gay që shkruajnë romane dashurie nën pseudonimin Judith Gould. Po qe se do të qëndrosh e vizitosh këtë vend rezervimet bëhen veçse dy muaj më parë. Dhe dijeni pra se ju paguani (gati 140 $ në natë) për emrin e hotelit më tepër se për çmimin real të rehatshmërisë së dhomave. Secila dhomë ka historinë e vet. Në dhomën # 205 poeti uellsian Dylan Thomas që me reputacionin e vet e kishte frymzuar të riun Robert Zimmerman të ndryshonte emrin në Bob Dylan , iku në një gjum të përhershëm fatal mbasi kishte pirë 18 gota whisky njëra pas tjetrës. Dhoma # 100 ishte e zënë nga Sid Viscious , basisti i legjendarëve Sex Pistols , dhe e dashura e tij Nancy Spungeon. Në mëngjesin e 11 Tetorit 1978 Spungeon u gjend në vaskën e banjës së kësaj dhome e vdekur. Viscious arrestohet si i pandehur për vdekjen e saj dhe disa kohë më vonë vdes edhe ai vet nën overdozë heroine. Jimi Hendrix jetoi, eksperimentoi drogë dhe muzik për një kohë të gjatë së bashku me kitarën e vet besnike në hotel. Janise Joplin këtu nuk kaloi vetëm një histori dashurie me Southern Comfort por njëkohësisht një flirt dashurie romantike të shkurtër me Leonard Cohen. Kanadezi rock-poet e dashuronte hotelin aq sa thoshte:

Chelsea është njëri nga ata të pakët hotele që e dashuroj sepse ka pikërisht atë atmosferë që të gjitha hotelet e tjera duhet të kenë. I dua hotelet kur në mesnatë mund të sjellësh në qetësi ushqim, bira dhe vajza të reja në dhomën tënde dhe askush nuk do t’ja dijë dhe të të shqetësoj për këtë fakt. Kënga e tij “Chelsea Hotel” nuk është vetëm një kujtim i dashurisë së shkuar për Janise Joplin, por njëkohësisht edhe një himn dashurie për hotelin nën vargjet : I remember you well in the Chelsea Hotel / You were taking so brave and so free / Giving me head in the unmade bead / Wile the limousines wait in the street / Those were the reasons and that was New York / I was running for the money and the flesh / That was called love for the workers in song / Probably still for those of us left .

Dhe lista e shkrimtarëve, piktorëve dhe aktorëve që kanë shkruar, pikturuar, apo kanë kaluar nëpër duar skenarët e filmave apo teatrove përpara se të hidheshin në skenë, vazhdon me personalitete të tillë si Jane Fonda, Jackson Polloks, Brendan Behan, Sarah Bernardt, etj.

– Për shumë nga këta artist Chelsea ishte thjesht një qëndrim i përkohëshëm ndërsa për disa nga ata një banesë e përherëshme – kujton Stanley Bard që për 40-vjet ka drejtuar si menaxher hotelin – Disa prej tyre jetuan më tepër se një dekadë aty. Pikrisht në të njëjtin moment kur po bashkbisedonim ikona e punk-ut Patti Smith sapo doli përjashta portës kryesore. Stanley Bard mban distancën e duhur përtej autoritetit të vet i lumturuar kur herë pas here është dikush që kujtohet për hotelin legjendar. Ai na drejton drejt zyrës së tij ku gjen libra të veçantë.

– Koleksionoj çdo libër që është shkruar në hotelin tim – thotë ndërsa nxjer prej librarie novelën “You Can’y Go Home” nga Thomas Wolfe.

– Shumë gjëra kanë ndodhur në të shkuarën e këtushme – vazhdon mendueshëm – Jimi Hendrix, Jim Morrison, Janise Joplin drogoheshin këtu. Ndërsa sot në sallën kryesore të pritjes një tabelë e madhe reptësisht shënon “No Smoking” / Ndalohet Duhani.

– Për shumë vite Bob Dylan jetoi në dhomën # 2011 e më tej në # 411 që pat qënë dhoma e të ndjerës Janise Joplin. Për gati një vit Leonard Cohen ka lëvizur nga një dhomë në tjetrën. Ndërsa ende të freskët mbart në kujtes imazhin e tij. Ai djalë më pëlqente dhe ishte më i qeti nga të gjithë rëmujaxhinjtë e tjerë të atyre viteve të turbullta. Por ndoshta ishte vetëm pamja e tij e jashtëme kjo. Në më të shumtën e kohës së tij në New York në vitet ’60, Cohen ka pas jetuar në dhomën # 424. Ndërsa kohë më vonë John Bon Jovi shkroi dhe filmoi videon e këngës për “Midnight at Chelsea” në dhomën # 515. Por zoti Bard refuzon të flasë për dosien misterioze të çështjes Viscious / Spungeon me fjalët :

– Oh, kjo është tjetër histori por jam krenar për dashurinë dhe respektin e veçantë që Andy Warhol pat treguar në vitet ’60 duke filmuar së bashku me Nico në ambientet e hotelit tonë sekuenca nga filmi “Chelsea Girl”. Në një kohë shumë të trazuar.

Në finale Patti Smith është afruar duke ndjekur bisedën tonë dhe duke e mbyllur atë me fjalët :
– Nuk dua të humbas asnjë moment nga jeta e këtij hoteli, është padyshim vështirë të gjesh ndonjë artist që ka jetuar aty, të mos jetë rrëmbyer nga eleganca artistike e stilit jetësor të Chelsea Hotel.

Përgatiti: Flurans Ilia, 4 prill 2020. /KultPlus.com

Disa prej ditëlindjeve më të zakonshme, por edhe më të rralla

Në përfundime jashtëzakonisht interesante u arrit një ekip analistësh, të cilët mblodhën dhe vlerësuan të dhënat e lindjeve të Zyrës Kombëtare të Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar për lindjet e regjistruara mes viteve 2001 dhe 2021 në Angli dhe Uells, duke zbuluar ditëlindjet më të zakonshme, por edhe më të rralla.

Protagonist absolut në lindje duket se është shtatori , duke zënë tre të parat nga pesë datat më të shpeshta të ditëlindjeve. Në veçanti, dita më e zakonshme e lindjes duket të jetë 27 shtatori , duke regjistruar mesatarisht 1993 lindje në vit. Kjo pasohet nga data 24 dhe 25 shtator, me 1987 dhe 1980 lindje mesatarisht çdo vit. Pesë ditëlindjet më të zakonshme janë 1 tetori dhe 23 shtatori, me 1,979 lindje në vit të dyja.

Analistët besojnë se një arsye që mund të shpjegojë shpeshtësinë e lindjeve në shtator është dëshira e çifteve që fëmijët e tyre të jenë më të mëdhenjtë në klasë gjatë viteve të tyre të shkollës. Të tjerë ende argumentojnë se këto rezultate janë për shkak të faktit se njerëzit bëjnë më shumë seks gjatë festave të Krishtlindjeve.

Të njëjtat të dhëna zbuluan edhe datën më pak të shpeshtë të lindjes: Është 26 dhjetori, pra dita pas Krishtlindjes, e cila regjistron vetëm 1345 lindje çdo vit. Edhe në ditët e festave të mëdha dimërore, pra Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, lindjet janë pak më të larta, përkatësisht 1416 dhe 1563.

27 dhe 28 dhjetor përmbyllin treshen e ditëlindjeve më pak të zakonshme, duke regjistruar përkatësisht 1650 dhe 1722 lindje në vit. Analistët besojnë se kjo është për shkak se operacionet cezariane zakonisht nuk planifikohen në atë kohë, kështu që kryhen vetëm lindje normale dhe urgjente . “Lindjet e planifikuara zakonisht zhvendosen në data jashtë kësaj periudhe”, thonë analistët.

Dita e 1 prillit është gjithashtu e ulët në numër lindjesh , me një mesatare prej 1722 lindjesh në vit. Studiuesit besojnë se ata prindër që kanë një zgjedhje, nuk duan që fëmijët e tyre të lindin në një ditë që është shoqëruar me shaka dhe gënjeshtra. Një datë lindjeje jashtëzakonisht e rrallë – siç edhe pritet – është edhe 29 shkurti, datë që shfaqet një herë në katër vjet dhe renditet e 355-ta nga 366 ditë në renditjen e lindjeve.

E njëjta analizë arriti edhe në disa konkluzione interesante në lidhje me profilin e mëmësisë: Sipas gjetjeve, mosha mesatare e grave që kanë fëmijë po rritet, pasi në kohët moderne gratë duket se po e shtyjnë krijimin e familjes deri në fund të jetës.

Në veçanti, mosha mesatare e amësisë tani është 31 vjeç, rreth 5 vjet më shumë se mosha mesatare e amësisë në vitet 1970. /Express /KultPlus.com

Muriqi po shijon formën e jetës, ka shënuar më shumë se gjysmën e golave ​​për Mallorcan

Futbollisti nga Kosova, Vedat Muriqi, po tregon një formë shumë të lartë në ekipin e tij në Spanjë, RCD Mallorca, shkruan KultPlus.

Muriqi ka arritur të ketë shumë suksese këtë sezon, duke arritur të shënojë tetë gola në La Liga.

Klubi Mallorca, të cili padyshim i mungojnë golat, ka shënuar gjithsej 15 gola në total këtë sezon.

Është pikërisht Muriqi ai që i ka dhënë shtysë të madhe klubit, duke shënuar më shumë se gjysmën e golave.

Majorca pret disa ndeshje të vështira në të ardhmen, fillimisht duhet të pres Real Madridin në shtëpi, më 5 shkurt.

Për të udhëtuar më pas në Sevilla, për t’u përballur me ekipin e Jorge Sampaolit më 11 shkurt. /KultPlus.com

Për 12 vjet organizuan “Xixat e Flakës” në Gjilan, Kushtrim dhe Isa Jakupi: U përjashtuam padrejtësisht

Kushtrim dhe Isa Jakupi, organizatorë të “Xixat e Flakës” tash e 12 vjet, festival për fëmijë që është organizuar në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” në Gjilan, këtë vit janë përjashtuar nga organizimi i këtij festivali, duke vendosë organizatorët që nëpërmjet një komisioni të vlerësojnë OJQ-të të cilat kanë aplikuar për organizimin e këtij manifestimi, edhe përkundër asaj, që sipas Kushtrim dhe Isa Jakupit, ky festival është ideuar nga vetë ata, të dy kompozitorë, dhe i njëjti festival i është dhënë një OJQ-je, nga një komision, që sipas organizatorëve më të hershëm, nga pesë anëtarët e komisionit, asnjëri prej tyre nuk merret me muzikë.

Jakupi nëpërmjet një reagimi ka thënë se me organizimin e sivjetmë ky festival ka dështuar, duke u prezantuar edhe këngë për të rritur, pavarësisht faktit se ky festival i dedikohet fëmijëve, sikurse që kanë potencuar se ligjërisht ata kanë shkelë të drejtën e autorit, pasi që, ky festival ishte ideuar nga Isa dhe Kushtrim Jakupi.

Manifestimi tradicional organizohet nga Komuna e Gjilanit, ndërkohë KultPlus ju sjell reagimin e plotë të Isa e Kushtrim Jakupit.

Reagim

Degradimi i festivalit unik mbarëkombëtar “Xixat e Flakës” 2023

Pas më shumë se dy dekada, prej kur filluam me organizimin e koncerteve për fëmijë, dhe pas 12 viteve nga formimi dhe organizimi i rregullt i manifestimit “Xixat e Flakës” në kuadër të aktiviteteve të “Flakës së Janarit”, SOT ne realizuesit dhe ideatorët e këtij manifestimi të veqant nga të gjitha festivalet tjera në Kosovë, “Xixat e Flakës” u përjashtuam padrejtësisht dhe na u morr e drejta e vazhdueshmërisë së organizimit të këtij evenimenti unik.

Ky manifestim falë punës së jashtëzakonshme, (bashkërisht me edhe një ekip të gjerë bashkëpunëtorësh profesionist), u ndërtua me shumë mund dhe djersë, për 12 vite me rradhë, duke arritë kulminacionin e zhvillimit dhe duke i dhënë formën dhe misionin të cilin kishte. U ndërpre padrejtësisht rrugëtimi jonë, duke bërë shkelje në disa drejtime:

– Me emërtimin e një Komisioni diletantësh muzikor të cilët si duket kishin vetëm një mision të vetëm “të bëjnë ndryshime” duke mos pasë fare kompetencë për fushën e muzikës (nga 5 anëtarët e komisionit, asnjëri nga ta nuk i përkisnin fushës së muzikës) dhe duke “eliminuar” një konkurrent të kësaj fushe qysh në aplikim (!)

– Duke mos marrë për bazë paralajmërimet tona për pasojat që mund të sjellë shkelja e të drejtave të autorit dhe të drejtës intelektuale të garantuar me Ligj.

– Të njejtit “harruan” apo u munduan të “shfuqizojnë” Qmimin jetësor i cili ju nda babit tim Isa Jakupi para dy viteve nga Komuna e Gjilanit, për kontributin e dhënë për manifestimin kombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit” dhe me theks të veqant themelimin e “Xixave të Flakës”, duke shkelë mbi kontributin e tij jetësor dhënë Kulturës muzikore në qytet dhe jo vetëm (!) Në këtë drejtim duhet theksuar se “E drejta e autorit nuk mund të merret sepse ajo është mbrojtja që u jepet autorëve me ligj. U jepet atyre krijuesve të veprave të artit dhe se autorët mund të kontrollojnë veprën e tyre, ndërsa kjo mbrojtje hyn në fuqi në kohën e krijimit dhe nuk varet nga asnjë formalitet si regjistrimi”. (Ligji mbi të drejtën e autorit)

Epilogu

Ky manifestim është mbajtë sot nga një OJQ e cila kishte “fituar” Konkursin duke trumpetuar ndryshim por që në fakt solli degradim të skajshëm të festivalit deri në masën e të ardhurit keq që ky eveniment po mbahet dhe ju dedikohet heronjëve (!).

– Në skenë u vendosën kryesisht këngë të kënduara, duke sjellë devijime nga fokusi që kishte ky manifestim – promovimin e literaturës së re të këngëve për fëmijë, posaqërisht me karakter kombëtar, atdhedashurie dhe të ngjajshme, gjë e cila nuk ndodhi!

– U interpretuan këngë të të rriturve cilat nuk korenspondonin në raport me moshën e fëmijëve (”…unë e ti si dy këngëtar, përshpërisnim për dashurinë…unë të doja, ti më doje…”)

– Në konkurrencë u vendosën barabart këngët e incizuara dhe të dedikuara për fëmijë kurse në anën tjetër këngët “live” dhe të njohura për publikun, gjë e cila do ta sjellë në lajthitje serioze Jurinë profesionale.

– Kishte këngë e cila u këndua edhe edicionin e kaluar të “Xixave” dhe se prap u vendos në konkurrencë (!)

– Përjashtim kësaj, për të .os i mbetë borgj fëmijëve pjesmarrës duhet dalluar disa pika të bukura nga Olza Hashani “Kromatika”, Aksa Hasani, Erta Hasani e Aron Musliu, solist të cilët sikur “shpëtuan” festivalin nga gremina.

– Defilimet e stërzgjatura dhe të panevojshme në skenë të cilat pasqyronin papërvojë në organizim bën që manifestimi të zgjas më shumë se 2 orë e 15 minuta duke bërë që fëmijët të stërlodhen dhe të fillojnë të dalin një nga një nga skena e varfër.

Njëra ndër arsyet e Komisionit për përzgjedhje të kësaj OJQ-je ishte se “do të sjellte risi në festival dhe se do të ketë balet” dhe në të vërtetë në fund kishte valle popullore “Ani mori nuse…” por jo balet (!). Për këtë nuk kanë faj të shkretët (komisioni) sepse ashtu edhe siq u tha më lartë janë diletant muzikor dhe nuk dallojnë baletin nga vallja popullore (!)

Në fund, megjithate, krenohemi që kemi ndërtuar deri këtu këtë festival unik dhe se besoj se shumë shpejt do të rikthehemi tek edicioni i 14!

Kushtrim & Isa Jakupi./ KultPlus.com