Përzgjidhen 10 finalistët e edicionit të dytë të ‘Muza Competition’

Juria prestigjioze e Muza Competition ka përzgjedhur 10 finalistët që do të marrin pjesë në finalen e madhe që do të bëjë bashkë të gjitha trevat shqipfolëse në Tiranë në muajin qershor.

Në fazën fillestare aplikuan 1,000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët prezantuan koleksionet e tyre në fushën e modës dhe të dizajnit. Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon Andriola Kambo, theksoi se ky projekt është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata të rinj dhe të reja që të mund të promovohen dhe në tregun ndërkombëtar.

“Jemi duke punuar ndërkohë dhe për revistën e Muzës që është një risi e re, për t’u dhënë mundësi dhe për t’i dhënë një zë këtyre të rinjve të fashion dizajn të kenë një dritare të tyre dhe të shtrihen në rajon dhe më gjerë në tregun ndërkombëtar. Është një mundësi e shkëlqyer për ta. Po implementojmë një model të suksesshëm që ka ndodhur në Milano, në Francë dhe ne po shohim se si ta shfrytëzojmë këtë në pjesën e turizmit dhe të promovojmë nëpërmjet një elementi të trashëgimisë tonë kulturore, një rajon të caktuar”, tha Kambo.

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari tha se kjo pjesëmarrje e lartë i dedikohet suksesit të Muza Competition në vitin e parë, ku finalistët kanë tashmë një vazhdimësi të suksesshme në fushën e modelingut.

“Është një projekt vërtet shumë i bukur i cili ka pasur një produkt të jashtëzakonshëm në edicionin e tij të parëm Muza Competition 1. Dhe fakti që të gjithë ata fitues të vitit të kaluar patën më pas një vazhdimësi shumë të suksesshme, ishte shumë e natyrshme që kjo të sillte dhe një pjesëmarrje shumë të gjerë në këtë edicion të dytë. Është ky projekt i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon me në krye sigurisht drejtuesen Andriola Kambo, i mbështetur nga Bashkia e Tiranës që në edicioni e parë. Kështu që është një projekt vërtet serioz i organizuar me shumë përkushtim dhe që duket se rezultat po i jep të tilla. Janë vlerësuar të rinj të talentuar dhe unë uroj që dhe sivjet të kemi po aq të tillë të cilëve do t’u çelet padiskutim një rrugë e shkëlqyer drejt së ardhmes së tyre në fushën e modës dhe të dizajnit”, nënvizoi Magjistari.

Pas suksesit, jehonës dhe energjisë së papërshkrueshme të edicionit të parë, Muza Competition është në sezonin e saj të dytë. Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Finalja e madhe do të mbledhë të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë në muajin qershor, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh.

Juria prestigjioze e Muza Competition, pasi analizoi të gjitha aplikimet, arriti të përzgjedhë 10 finalistët, të cilët janë:
1. Besa Mahmudi
2. Elitë Sherifi
3. Frenki Ceko
4. Frontin Hasani
5. Kevser Emini
6. Klara Kazani
7. Klevisa Shkaba
8. Liridona Hajdari
9. Sara Kadrija
10. Vitore Ndreca./atsh/ KultPlus.com

Përmbyllet edicioni i parë i PriGlobal, filmi ukrainas ‘Luxembourg, Luxembourg’ shpallet fitues

Është përmbyllur edicioni i parë i PriGlobal, javës së filmit ndërkombëtar të metrazhit të gjatë, përcjell KultPlus.

Në këtë program i cili mbahet në kuadër të PriFest, juria e përbërë nga Visar Morina – regjisor, Ilire Vinca – aktore dhe Burim Mustafa – regjisor, shpallën fitues filmin ukrainas ‘Luxembourg, Luxembourg’.

Në vijim gjeni postimin e plotë të PriFest:

Përmbyllet edicioni i parë i PriGlobal – java e filmit ndërkombëtar të metrazhit të gjatê.
Me projeksionin e mbrëmshëm të filmit ‘Ducks, an urban legend’ në Kino Armata, ku ishte prezent edhe regjisori Shahar Rozen, përfundoi PriGlobal.

Juria, në përbërje: Visar Morina – regjisor, Ilire Vinca – aktore dhe Burim Mustafa – regjisor, nga 5 filmat që ishin në konkurencë zyrtare zgjodhi filmin fitues, e ai është filmi Ukrainas: LUXEMBOURG, LUXEMBOURG nga regjisori Antonio Lukich dhe producentë Volodymyr Yatsenko dhe Anna Yatsenko.

PriFest do të vazhdon me iniciativat e reja dhe aktivitetin vjetor, në qershor nga datat 6-10 me javën e filmit dokumentar – PriDox./KultPlus.com

Panairi i Librit të Lajpcig, këto janë aktivitetet promovuese e Kosovës për ditën e sotme

Derisa shtandi i Kosovës në Panairin e Librit në Lajpcig po vijon të vizitohet, Kosova, sot, si pjesë e programit promovues, përfaqësohet nga autorët: Janet Reineck, Elizabeth Gowing, Robert Wilton dhe Ag Apolloni.

Si pjesë e Programit promovues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në kuadër të programit letrar të Panairit të Lajpcigut “Leipzig liest”, në prani të autorëve, përkthyesve, botuesve e vizitorëve të panairit, Kosova u prezantua me autoren Janet Reineck dhe librin e saj “Një amerikane në Kosovë 1981-1997”.

Promovimi me temën: Kujtimet personale në Kosovë (një pasqyrë personale e përshtypjeve dhe përvojave të autores për jetën shqiptare në Kosovë), u drejtua nga Dr. Blertë Ismajli.

Aktivitetet e tjera promovuese të Kosovës në Panairin e Lajpcigut gjatë ditës së sotme janë:

  • “Leipzig liest”
    Elizabeth Gowing & Robert Wilton
    No Man’s Lands: eight extraordinary ëomen in Balkan history
    29 prill 2023
    14:00-15:00
    Moderatore: Dr. Blertë Ismajli
    Vendi: Café Europa, Salla: 4, Shtandi: E303
  • BKK & TRADUKI
    Ag Apolloni
    Kësulëkuqja: përrallë për të rritur
    29 prill 2023
    16:00 – 16:30
    Moderatore: Dr. Blertë Ismajli
    Vendi: TRADUKI Kafana – Salla 4, Shtandi D407

Ngjarjet promovuese të Kosovës në Panairin e Leipzigut po përcillen nga RTK./KultPlus.com

Ambasadorja e Kosovës në Suedi pranon librin e Diamant Salihut, fituesit të çmimit suedez për gazetari

Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci-Sherifi, ka pranuar sot librin ‘Kur askush nuk më dëgjon të Diamant Salihut, i cili është edhe fitues i çmimit suedez për gazetari, përcjell KultPlus.

Njoftimin e ka bërë vetë vetë ambasadorja nëpërmjet një postimi në Facebook.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e plotë:

Shumë e kënaqur dhe e nderuar që mora librin e ri “När ingen lyssnar” (kur askush nuk më dëgjon) nga bashkatdhetari im, Diamant Salihu, fituesi i Çmimit të Madh Suedez për Gazetari.

Diamanti u nderua me çmimin e gazetarit Stora në kategorinë Zëri i Vitit në vitin 2021, ndërsa në vitin 2022, ai u nderua me çmimin e Bernës nga PEN suedeze për librin e tij ‘Tills alla dör’. Për më tepër, për të njëjtin libër, Diamant mori çmimin Guldspaden nga Shoqata e Gazetarëve Hulumtues./KultPlus.com

Nuk ndjej më xhelozi, por ty të dashuroj

Poezi nga Osip Mandelshtam

Përktheu Agron Tufa

Me dinjitarë të tjerë
Të shërbej përulët,
Nga xhelozia vrer
Mezi lëvrij buzët.
Fjala dot s’e shuan
Gojën time eshkë,
Pa ty e humb toruan –
I zbrazët ajri krejt.

Nuk ndjej më xhelozi,
Por ty të dashuroj,
Vetveten time fli
Xhelatit po ia çoj.
Të quaj, nuk ma mban,
As gaz, as dashuri,
Një tjetër, egërshan,
Në gjak më kanë shti.

Një grimë koh’ më shumë
Dhe do ta them në sy,
Jo gaz, por torturë
Unë vij të gjej tek ti.
Dhe krejt sikur një krim
Më ndjell tek ti aq brishtë
Gjithë joshje, rebelim,
E njoma gojë vishnjë.

Pra, kthehu shpejt tek unë,
Pa ty jam i tmerruar,
Më fort se kaq kurrë
S’të kam adhuruar;
Dhe krejt çfarë po kërkoj,
E shoh e përmallohem,
Xheloz më s’do të jem –
Por ty të përgjërohem.

1920/KultPlus.com

Përkujtohet poeti dhe ushtaraku Trifon Xhagjika

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi sot poetin pa varr, ushtarakun dhe disidentin, Trifon Xhagjika (29 prill 1932 – 19 dhjetor 1963).

Trifon Xhagjika lindi në Peshtan të Tepelenës, në vitin 1932. Bashkë me familjen e tij u sistemua në qytetin e Tiranës në vitin 1941. Pasi përfundoi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, u diplomua në 1954 në Shkollën e Bashkuar si oficer i artilerisë kundërajrore dhe për disa vite e ushtroi profesionin në zonën e Rrapit të Treshit në Tiranë. Në këtë kohë kreu një kurs për gazetari e histori dhe kërkoi të vazhdonte fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë.

Qysh në vitet e para të punës u bë i pranishëm në shtypin e kohës me krijime në fushën e poezisë. Në vijim, u transferua nga reparti i artilerisë në Ministrinë e Mbrojtjes, fillimisht si redaktor në sektorin e botimeve dhe rregulloreve, e më vonë në redaksinë e gazetës “Luftëtari”. Dy herë radhazi kërkoi të shkonte në Moskë me studime për Gjuhë-Letërsi, por nuk e lejuan. Kishte një pasion të fshehur për muzikën dhe së bashku me Kostandin Trakon ka bërë himnin e Shkollës së Bashkuar.

Më shumë se në organet e ushtrisë, Trifon Xhagjika spikati me krijimet e tij në shtypin letrar si gazeta “Drita”, revista “Nëntori”, “Ylli” etj. Në vitin 1959 botoi vëllimin e parë me poezi “Gjurmët”. Qysh në fillesat poetike do të tërhiqte vëmendjen për frymën rebeluese në krijimtari dhe diçka e tillë do e çonte në një disidencë të hapur. Kjo do ta vendoste në opozitë me regjimin komunist dhe shumë shpejt do të arrestohej nga Sigurimi i Shtetit.

Në dhjetorin e vitit 1963 u pushkatua.

Mjaft nga poezitë e pabotuara kanë humbur dhe vetëm në vitet e demokracisë është bërë i mundur sistemimi i krijimeve të tij dhe botimi i dy vëllimeve të tjera, “Atdheu lakuriq” dhe “Poezia”.

Trifon Xhagjika vazhdon të mbetet poeti pa varr, pasi akoma edhe sot nuk është gjetur vendi ku prehen eshtrat e tij./KultPlus.com

Japoni, zbulohet një maskë ceremoniale prej druri 1 800-vjeçare

Një maskë ceremoniale prej druri 1.800-vjeçare e bërë me dru kedri u gjet gjatë gërmimit të një hekurudhe në provincën Osaka të Japonisë.

Sipas lajmit të “Heritage Daily”, zyrtarët e Qendrës së Trashëgimisë Kulturore të Osakës njoftuan se një maskë në formën e një fytyre njeriu, e gdhendur nga druri i kedrit dhe e përcaktuar të jetë 1.800 vjeçare, u gjet gjatë gërmimeve të kryera si pjesë e zgjerimit të Monorail Osaka në rajonin e Osaka-s Lindore.

Maska prej druri është rreth 30 centimetra e gjatë dhe 18 centimetra e gjerë. Thuhet se kishte dy sy dhe një vrimë në gojë dhe në njërën anë kishte një vrimë, e cila ndoshta përdorej për të mbajtur maskën në fytyrë.

Studiuesit thanë se maska ​​u përdor në ceremonitë fetare gjatë festave të rëndësishme bujqësore gjatë periudhës Yayoi 1.800 vjet më parë.

Duke vënë në dukje stilet e qeramikës Yayoi midis tipareve dalluese të periudhës Yayoi, studiuesit theksuan se zdrukthtaria dhe arkitektura u zhvilluan gjatë kësaj periudhe dhe bujqësia intensive e orizit filloi në fushat me rërë.

Thuhet se maska ​​e gjetur është mostra e tretë e maskës prej druri nga kjo periudhë dhe ngjanë me një maskë tjetër të zbuluar në rrënojat Makimuku në provincën Nara.

Në gërmim u bë e ditur se krahas maskës u gjet një kovë uji prej druri dhe një objekt druri i karbonizuar në formë spirance.

Maska do të ekspozohet në Muzeun e Kulturës Yayoi në rrethin Izumi të provincës Osaka nga 29 prilli deri më 7 maj./KultPlus.com

Ndriçim i Kalasë së Lezhës për t’u vizituar edhe gjatë natës

Ekipi i mirëmbajtjes DRTK Shkodër vijon punët e përditshme në funksion të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të sinjalistikës së pasurive kulturore.

DRTK Shkodër njofton se, së shpejti Kalaja e Lezhës do të ndriçohet nga dritat në çdo cep.

Me zbatimin e projektit elektrik, ndriçimi i saj parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik, me vëmendje të veçantë për elementet identifikuese të kalasë, duke iu shtuar rrjetit të ndriçuar të kalave në të gjithë vendin.

E veçanta e këtij investimi është se, për herë të parë në një objekt të tillë, siç është Kalaja e Lezhës do të bëjë që kalaja, jo vetëm do të ketë një pamje madhështore, por ajo do të mund të vizitohet edhe gjatë natës nga vizitorë të ndryshëm.

Ndriçimi përfshin, hyrjen e kalasë, ndriçimin e mureve të jashtme dhe të objekteve të brendshme me vlerë./atsh/KultPlus.com

Vlerat historike të banesës ‘Zapanaja e Zekatëve’ e ndërtuar që në vitin 1811

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, çdo fundjavë kujton site apo monumente kulture, të cilat ia vlen të vizitohen për vlerat e tyre historike, kulturore e arkitekturore.

Një prej tyre është edhe banesa “Zapanaja e Zekatëve”, një prej banesave më të shquara gjirokastrite. E njohur me emrin “Zekate” për shkak të familjes Zeko, të cilëve iu dhurua kjo shtëpi.

Ajo ishte një dhuratë nga Ali Pasha për Beqir Zekon, si një nga njerëzit e tij të besuar. Ndërtimi i saj daton rreth vitit 1811-1812 dhe gjendet në pikën më të lartë të lagjes Palorto. Si një rast unik, banesa ka tre oborre përveç kopshtit para saj, të rrethuar me mure. Vetë oborret janë të ndërlidhur me portat, duke krijuar një ndjenjë vazhdimësie midis hapësirave të jashtme dhe të brendshme. Në oborrin e djathtë, mund të gjejmë odajashta (që përfaqëson një vend të veçantë për një kategori të caktuar miqsh).

Shtëpia ndodhet në një terren të pjerrët, duke rezultuar në ndërtimin e një gjysmë kati për të përshtatur parregullsinë. Terreni i pabarabartë ka kushtëzuar ndërtimin e të dy krahëve, me numër të ndryshëm katesh, i djathti katërkatësh dhe i majti trekatësh. Banesa është kompozuar thjeshtë, duke treguar përvojën e gjerë të mjeshtërve ndërtues. Kjo banesë shquan për kompozimin e hedhur e në lartësi, duke shtuar  hapësirat dritëdhënëse, pa dobësuar tiparet mbrojtëse dhe karakterin e spikatur monumental të saj./KultPlus.com

MKRS hap thirrjen për brendimin e kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrjen për brendimin e kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, përcjell KultPlus.

“Është hapur thirrja për brendimin e kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Nëse keni ide kreative si mund të duket vizuelisht prezantimi i vendit tonë si kandidat për organizim të LM 2030 aplikoni”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Klikoni KËTU për të lexuar më shumë detaje./ KultPlus.com

Më 29 prill 1980 vdiq Alfred Hitchcock, regjisor dhe producent filmi

Alfred Joseph Hitchcock – Alfred Jozef Hiçkok (13 gusht 1899 Londër – 29 prill 1980 Los Angeles), regjisor dhe producent filmi amerikano-anglezë dhe shkrimtar i librave me temë kriminalistike dhe horror.

Biografia

Jeta e hershme

Alfred Joseph Hitchcock u lind më 13 gusht 1899 në Londër në paralaxhen Leytonstone si djali i dytë dhe fëmiu mëi ri i tregtarit William Hitchcock dhe i gruas së tij Emme Jane Hitchcock (para Whelan). Familja e tyre ishte e besimit katolik. Alfred vijoi në shkollën katolike. Fëmijërinë e kaloi i vetmuar dhe i mbyllur.

Në atë kohë, në fëmijërinë e hershme, tregon se babai i tij e dërgon me një letër në stacionin policor. Pasi që komisarit ia dorëzon porosinë ata e burgosin për një kohë të shkurtër. Kjo ishte një ankdodotë shumë e njohur dhe ai tregon se ky ishte shkaku për mosbesimin në polici të cilën e ka paraqitë më vonë në shumë filma të tij.

Në moshën 14 vjeçare Hitchcok e humb babanë dhe e braktisë kolegjin shën Ignacisë në Stamford Hill, shkollë e tij e deriatëherëshme dhe pastaj vijon në Shkollën e inxhinierisë dhe navigacionit. Pas diplomimit bëhet vizatues dhe dizajner i reklamave në një fabrikë të telefonave.

Në atë kohë Hitchcock interesohet për fotografinë ku fillon të punojë në Idustrinë e filmit në Londër në vitin 1920, dhe e fiton një punë të përhershme në Islington Studio, si dizajner i titujve për filmi pa zë.

Filma

No. 13 (Unfinished, also known as Mrs. Peabody) (1922)
Always Tell Your Wife (Uncredited) (1923)
The Pleasure Garden (1925)
The Mountain Eagle (1926)
The Lodger: A Story of the London Fog (1927)
Downhill (1927)
Easy Virtue (1928), bazur në një luajtur nga Noel Coward
The Ring (1927), një tregim origjinal nga Hitchcock.
The Farmer’s Wife (1928)
Champagne (1928)
The Manxman (1929)
Blackmail (1929)

Film me fjalë

Blackmail (1929)
Juno and the Paycock (1930)
Murder! (1930)
Elstree Calling (1930)
The Skin Game (1931)
Mary (1931)
Number Seventeen (1932)
Rich and Strange (1932)
Waltzes from Vienna (1933)
The Man Who Knew Too Much (1934)
The 39 Steps (1935), me Robert Donat
Secret Agent (1936),
Sabotage (1936)
Young and Innocent (1937)
The Lady Vanishes (1938), me Michael Redgrave
Jamaica Inn (1939), me Charles Laughton
Rebecca (1940), i vetmi film i tij që ka fituar Academy Award për filmi më miri.
Foreign Correspondent (1940)
Mr. & Mrs. Smith (1941), written by Norman Krasna
Suspicion (1941)
Saboteur (1942),
Shadow of a Doubt (1943)
Lifeboat (1944), Tallulah Bankhead’s roli më i njohur
Aventure Malgache (1944),
Bon Voyage (1944),
Spellbound (1945),
Notorious (1946)
The Paradine Case (1947)
Rope (1948)
Under Capricorn (1949)
Stage Fright (1950)
Strangers on a Train (1951)
I Confess (1953)
Dial M for Murder (1954)
Rear Window (1954)
To Catch a Thief (1955)
The Trouble with Harry (1955)
The Man Who Knew Too Much (1956), remake të filmit e tij të 1934.
The Wrong Man (1956)
Vertigo (1958)
North by Northwest (1959)
Psycho (1960)
The Birds (1963)
Marnie (1964)
Torn Curtain (1966)
Topaz (1969)
Frenzy (1972)
Family Plot (1976)

Episode televizive

Alfred Hitchcock Presents: “Revenge” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “Breakdown” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “The Case of Mr. Pelham” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “Back for Christmas” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “Wet Saturday” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “Mr. Blanchard’s Secret” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “One More Mile to Go” (1957)
Suspicion: “Four O’Clock” (1957)
Alfred Hitchcock Presents: “The Perfect Crime” (1957)
Alfred Hitchcock Presents: “Lamb to the Slaughter” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Dip in the Pool” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Poison” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Banquo’s Chair” (1959)
Alfred Hitchcock Presents: “Arthur” (1959)
Alfred Hitchcock Presents: “The Crystal Trench” (1959)
Ford Startime: “Incident at a Corner” (1960)
Alfred Hitchcock Presents: “Mrs. Bixby and the Colonel’s Coat” (1960)
Alfred Hitchcock Presents: “The Horseplayer” (1961)
Alfred Hitchcock Presents: “Bang! You’re Dead” (1961)
The Alfred Hitchcock Hour: “I Saw the Whole Thing” (1962)

Literatura

Truffaut, François: Hitchcock
Leitch, Thomas: The Encyclopedia of Alfred Hitchcock
DeRosa, Steven: Writing with Hitchcock
Deutelbaum, Marshall; Poague, Leland (ed.): A Hitchcock Reader
Spoto, Donald: The Art of Alfred Hitchcock
Spoto, Donald: The Dark Side of Genius
Gottlieb, Sidney: Alfred Hitchcock: Interviews
Conrad, Peter: The Hitchcock Murders
Rebello, Stephen: Alfred Hitchcock and the Making of Psiho
McGilligan, Patrick: Alfred Hitchcock: A Life in Darkness and Light
Modleski, Tania: The Women Who Knew Too Much: Hitchcock And Feminist Theory
Wood, Robin: Hitchcock’s Films Revisited

Stampa:Str rightmost/ Alfred Hitchcock në IMDb
Hitchcock’s article ‘Why I Make Melodramas’ from 1936
Alfred Hitchcock — The Master of Suspense
Senses of Cinema’s “Great Directors” Alfred Hitchcock profile
Hitchcock’s Style—online exhibit from screenonline, a website of the British Film Institute
Multi-Language Website
Official Universal Website
Hitchcock at the SoundtrackINFO project
Warner Video: Alfred Hitchcock
The Alfred Hitchcock Scholars/”MacGuffin” Web Page – the online extension of the Alfred Hitchcock journal The MacGuffin
Writing With Hitchcock – Companion site to Steven DeRosa’s book of the same name, includes original interviews, essays, script excerpts, and extensive material on Hitchcock’s unproduced works.
The Hitchcock DVD Information Site – details of Hitchcock DVD releases from around the world
The Man Who Knew Too Much – Watch the movie online for free
Basic Hitchcock Film Techniques A checklist of his top 13 film techniques.
In-depth interview with Hitchcock from 1963} /KultPlus.com

Më 1 Maj ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 1 Maj ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi dhe pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve.

Sipas njoftimit, përveç banorëve të lagjeve ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”, Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica”, Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”.

“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Sot, Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit

29 prilli festohet si Ditë Ndërkombëtare e Vallëzimit pasi që në këtë datë në vitin 1727 lindi veprimtari i baletit bashkëkohor, Zhan-Zhorzh Nover.

Që nga viti 1982, çdo vit nëpër botë mbahen shfaqje në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t’i afrojë dhe miqësojë njerëzit.

Përshkrimi i mëposhtëm është pjesë e mesazhit që përcillet këtë ditë:

Vallëzimi është disiplinë, punë, mësim, komunikim. Me të kursejmë fjalë të cilat ndoshta disa njerëz nuk do t’i kuptonin, ndërsa si kthim krijojmë gjuhë universale, të kuptueshme për të gjithë.

Vallëzimi na jep kënaqësi dhe mbështetje, na bën të jemi të lirë për pamundësinë të fluturojmë si zogjtë dhe të afrohemi nga qielli, bota, pafundësia.

Deri më tani nuk ka njoftim për ndonjë aktivitet në Kosovë për shënimin e kësaj dite. /KultPlus.com

Sezoni i 6-të i ‘The Crown’, dalin imazhet e para se si duken aktorët që luajnë William dhe Kate

Sezoni i 6-të dhe i fundit i ” The Crown” po afron dhe duket se Peter Morgan synon ta bëjë të paharrueshëm.

Kujtojmë se seriali deri më tani ka marrë kritika të forta për mënyrën se si prezantohet jeta e familjes mbretërore, veçanërisht në sezonin e 5-të me prezantimin e Lady D. Për sezonin e 6-të të ardhshëm, xhirimet fokusohen në fund të viteve ’90. Kjo do të thotë, në përcaktimin e ngjarjeve që ne i kemi më të gjallët në kujtesën tonë, siç është vdekja e Princeshës Diana dhe njohja e William me Kate.

Më në detaje, cikli i fundit do të tregojë ngjarjet që çuan dhe pasuan vdekjen e Princeshës Diana dhe Princit William me Kate Middleton në Universitetin e St.

Në fotot e reja të publikuara nga sheshi i spektaklit, shohim aktorin Ed McVey duke portretizuar William në vitet e tij studentore dhe duke takuar Kate, me të cilën do të jetojë më vonë.

Në një grup tjetër fotografish, McVey, i cili ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Princin William, shihet duke parë Kate teksa ajo kalon pranë tij në universitet, ndërsa në foto të tjera ai shihet duke shkuar në një pijetore me shënimet e klasës në duar.

Sipas raportimeve, William dhe Kate kishin vendosur të transferoheshin së bashku në vitin e tyre të dytë në universitet, ndërsa kishin edhe shokë dhome, Etonianët Fergus Boyd dhe Olivia Bleasdale./KultPlus.com

Gjon’s Tears publikon albumin ‘Game’

Këngëtari shqiptar, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e tij artistik ‘Gjon’s Tears’, ka publikuar sot albumin e tij ‘Game’, përcjell KultPlus.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tears ka njoftuar se ky album vjen pas shumë orësh pune e ndjesive të ndryshme emocionale.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e Gjon Muharremaj:

‘Game’ është publikuar

Ky album është plotësimi i shumë orësh të shkruarit, regjistrimit, ndjesisë, të qeshurit dhe të qarit… Çfarë eksperience! Unë kam qenë i bekuar që jam në gjendje të punoj me qenie që i admiroj, kështu që një falënderim i madh për të gjithë këta njerëz!

Një falenderim i madh për të gjithë ju që më keni mbështetur që nga fillimi! Të dua dhe më thuaj çfarë mendon për këtë album!

Cila është kënga juaj e preferuar

Më tregoni gjithçka në komente./ KultPlus.com

Prapavija e këngës ‘Ky merak’

Muza që ka inspiruar një prej këngëve më të bukura të dashurisë ‘Ky marak’ nga Pjetër Gaci, ishte një prej femrave më të bukura shkodrane, në vitet ’70 të shekullit të kaluar.

Por, kjo ‘dashuri’ që ngjan me ‘Elegjinë e Marienbadit’ të Gëtes vlerë e lartë njerëzore dhe aspak të përlyer prej banaliteteve të përditshme’ shpërfaq kulturën dhe humanizmin shqiptar që po tretet.

Pjetër Gaci veç e ka parë muzën në rrugë ‘Kur kalon rrugës me naze si lule zambak ndalu pak e hidhma synin se kam zanë marak’, ndërsa nuk e ka publikuar këngën pa e marrë lejen e burrit të muzës me të cilin po ashtu nuk ka ndenjur kurrë.

Për ta kuptuar këtë ndjesi dhe historinë prapa këngës, lexojeni një pjesë të rrëfimit profesorit, dramaturgut dhe shkrimtarit Stefan Çapaliku, nga vepra ‘Secili çmendet simbas mënyrës së vet’!

Nuk e nxirrte që nuk e nxirrte zotni Pjetri këngën në publik, pa ia treguar më së pari të shoqit të asaj zonje e pa marrë leje prej tij, edhe pse askund në këngë nuk permendej emri i saj.

– Unë jam Pjetër Gaci, – i doli përpara një mëngjes të shoqit të muzës së vet, – dhe unë e di se kush jeni.

– Unë, e di se kush jeni ju, – iu përgjigj zotëria.

Atëherë Pjetri i kërkoi vetëm pesë minuta për të kthyer së bashku te shtëpia e vet. U ul në piano dhe ia këndoi këngën.

– Ja, këtë desha me ta tregue, – i tha, – dhe ti je i pari që e dëgjon. Këtë kangë e kam shkrue për gruen tande e në qoftë se ti thue mos me e nxjerrë, unë tash e fshij e të kërkoj të falun për guximin.

Duhet të ketë ndejë me kryet ulë ai farë burri. Ndoshta edhe ai tjetri. Por jo.

Pauza nuk kish zgjatë shumë.

-Unë po ndjehem i nderuem, mor zotni Pjetër, për këto fjalë e këtë muzikë të bukur që ia paske kushtue sime shoqe. Të falemnderës, – i ka zgjatë dorën dhe ka dalë’. /KultPlus.com

Universiteti ‘Fan Noli’, ndërveprim virtual me Universitetin ‘Aldo Moro’ të Barit

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane pranë Universitetit “Fan Noli” të Korçës, u krijoi të rinjve mundësinë e një ndërveprimi virtual me Universitetin “Aldo Moro” të Barit dhe Dhomën e Tregtisë të Rajonit të Puljes, mbi mundësitë e panumërta që ofron fusha Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për karrierë profesionale, në një treg gjithmonë e më të integruar e që funksionon në ndërveprim digjital, pavarësisht vendndodhjes fizike.

Në aktivitetin e titulluar “Dita e Hapur” ishte i pranishëm edhe prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, i cili i përgëzoi drejtuesit e universitetit dhe fakultetit, veçanërisht dekanen Sonela Stillo dhe profesor Rafael Prodanin, për punën dhe përpjekjet inkurajuese që bëjnë, për të tërhequr interesin e gjimnazistëve, që t’i bashkohen rrugës së dijenxënies pranë universitetit të qytetit të tyre, por edhe për të shfrytëzuar mundësi e dritare plotësuese për trajnime, falë programeve që ofrohen si eksperienca të vlefshme në shtete e qytete të tjera të Evropës.

Në mesazhin e tij drejtuar të rinjve, Nertil Jole theksoi rëndësinë që pavarësisht drejtimit të tyre akademik dhe profesional, asnjëherë të mos e shkëpusin vëmendjen për të dhënë kontribut në vendlindjen e tyre, duke përshfaqur gjithmonë një interes të posaçëm, për të shfrytëzuar çdo potencial që ofron qarku Korçë për zhvillim të mëtejshëm ekonomik në sektorë të ndryshëm./atsh/KultPlus.com

Zëri im prej teje

Poezi nga Pedro Salinas

Kur të më zgjedhësh mua –
zgjidh dashurinë –
Unë dola zbuluar nga anonimiteti i madh
ndaj kujtdo, nga asgjëja.
Deri atëherë
Une nuk kisha qenë kurrë më i gjatë sesa
vargmalet e thepisura të botës.
Nuk u zhyta kurrë më thellë
sesa shënjimet maksimale
të tabelave të marinës.
Dhe gëzimi im, ishte i trishtuar,
ashtu siç janë orët e vogla
pa nje rrip që t’i shtrëngojë rreth rrethit të dorës,
pa akrepa, në vend.
Por kur ti the ti: ti,
për mua, ishte shenja që unë qëndroja përmbi yjet,
më thellë sesa koralet.

Përktheu Enkeleda Suti./KultPlus.com

Mussolini në kinema dhe reagimi i një mikroborgjezi modest

Nga: Curzio Malaparte

Një mbrëmje Mussolini, i lodhur së ndenjuri i vetëm në shtëpi, veshi një kapotë, vuri një kapele mbi sy dhe, me fytyrën të fshehur nga jaka e kapotës, doli të endej më këmbë nëpër Romë. Kur mbërriti para një kinemaje, iu tek të dëfrente si gjithë të tjerët, preu një biletë dhe hyri. Shfaqja filloi me “News Picture” dhe, afërmendsh, heroi në “News Picture” ishte vetë Mussolini, gjithnjë ai, gjithnjë Mussolini i përhershëm, në kalë, në automobil, më këmbë, në uniformë, civil, në këmishë të zezë, në frak, në aeroplan, në motoskaf. Mussolini duke kaluar në revistë trupat fashiste, duke përuruar një monument, duke kryesuar një kongres filozofësh, duke i shtrënguar dorën një kardinali, duke vizituar një kazermë, duke u ngjitur në Kampidol, duke mbajtur një fjalim, dy fjalime, tri fjalime, një pafundësi fjalimesh. Sapo që Duçja qe shfaqur në ekran i gjithë publiku qe ngritur në këmbë duke përplasur duart. Vetëm Mussolini, që nuk ishte mësuar të ngrihej në këmbë për të nderuar vetveten, kishte qëndruar ulur pa e prishur qetësinë. Një mikroborgjez modest, i ngritur edhe ai dhe duke parë atë zotëri përbri që qëndronte ulur në mënyrë aq të pakujdesshme, e preku te supi, iu përkul te veshi e i tha: “Më falni, zotëri, edhe unë e mendoj si ju, por është më mirë me u çue në këmbë”. /Pjesë nga libri: “Muss. Il grande imbecil”, Milano 2008/Marrë nga profili në Facebook i studiuesit Aurel Plasari/ KultPlus.com

Oscar Schindler, biznismeni që shpëtoi mbi 1000 hebrenj gjatë Holokaustit

Oscar Schindler( 28 prill 1908 – 9 tetor 1974), është biznismeni çek që mbronte hebrenjtë gjatë Holokaustit. Shindleri u caktua si i Drejti midis Kombeve nga Yad Vashem, dhe u bë i famshëm nga filmi i Steven Spielberg, fitues i çmimeve, “Schindler’s list”, transmeton KultPlus.

Oskar Schindler ka lindur në Sudetenland, Çekosllovaki. Pasi Gjermania pushtoi Poloninë në vitin 1939, Schindler shkoi në Krakov për të marrë në dorë dy fabrika të enëve të smaltit të cilat më parë ishin në pronësi të hebrenjve.

Të dyja ishin sipërmarrje të suksesshme dhe ai e operoi njërën si agjent për pushtuesit gjermanë. Shindleri më vonë hapi një fabrikë të tretë jashtë Krakovës, në të cilën punësoi kryesisht hebrenj, duke i shpëtuar ata nga dëbimi. Getoja e Krakovit u likuidua në fillim të vitit 1943 – shumë nga hebrenjtë e saj u dërguan në kampin e punës në Plaszow aty pranë.

Shindleri, i prekur shumë nga gjendja e rëndë e hebrenjve, përdori lidhjet e tij të mira me zyrtarë të rëndësishëm gjermanë në Administratën e Armatimeve për të krijuar një degë të kampit Plaszow brenda kompleksit të fabrikës së tij. 900 punëtorë hebrenj, disa të papërshtatshëm për punë të rënda, u punësuan në fabrikë. Kështu ata u shpëtuan nga kushtet në Plaszow. Në tetor 1944, fabrika e Shindlerit nuk ishte më në përdorim dhe ushtria ruse po përparonte drejt Polonisë.

Schindler mori lejen për të zhvendosur fabrikën e tij në Sudetenland dhe për ta rithemeluar atë si një kompani prodhimi armatimi. Edhe një herë, Shindleri përdori kontaktet e tij për të rregulluar që të merrte me vete punëtorët e tij hebrenj. Ai transferoi me sukses 700-800 burra nga kampi i përqendrimit në Gross-Rosen dhe rreth 300 gra nga Aushvici. Emrat e këtyre punëtorëve u regjistruan në një listë, duke fituar emrin “Lista e Shindlerit”.

Hebrenjtë e Shindlerit trajtoheshin në mënyrën më humane të mundshme. Ai dhe gruaja e tij, Emilie, u siguruan atyre ushqim dhe kujdes mjekësor. Ata hebrenj që vdiqën u varrosën në funeralet e duhura hebreje. Shindleri përdori vazhdimisht personalitetin e tij simpatik dhe lidhjet e mira për t’u miqësuar dhe për të nxjerrë favore nga zyrtarë të rëndësishëm të SS në Poloni (madje e nxorrën nga burgu disa herë kur Gestapo e akuzoi për korrupsion).

Në përgjithësi, Shindleri shpëtoi rreth 1100 hebrenj nga vdekja pothuajse e sigurt. Ai është varrosur në një varrezë të krishterë në Jerusalem./KultPlus.com

Koleksionisti i Nju-Jorkut padit avokatin e tij për vjedhjen e kanavacës së Warholit

Koleksionisti, Stuart Pivar, pretendon se ai ia shiti portretin e tij të vitit 1977 avokatit të tij për 100 mijë dollarë, sepse i duheshin shpejt para; ai tani po e padit atë avokat për 10 milionë dollarë.

Në një padi të paraqitur më 17 prill në Gjykatën e Lartë të Nju-Jorkut, Stuart Pivar, një bashkëthemelues i Akademisë së Artit të Nju-Jorkut dhe mik i vjetër i Warhol, akuzoi avokatin Mitchell Cantor për arratisje me pikturën e tij dhe për neglizhencë profesionale dhe keqpërdorim.

Pivar pretendon se ai i shiti Cantor-it pikturën, një portret i Pivarit i vitit 1977, për 100 mijë dollarë, megjithëse e ka vlerësuar atë në 5 milion dollarë.

Pivar thotë se ia shiti veprën Cantorit, përfaqësuesit të tij për çështjet ligjore që nga viti 2019, sepse kishte nevojë për para të shpejta. “Diçka doli, më duheshin 100 mijë dollarë menjëherë për të blerë diçka”.

Kjo nuk është hera e parë që Pivar akuzon një avokat të tij për vjedhje arti. Në vitin 2019, ai ngriti një padi prej 200 milionë dollarësh kundër avokatit të tij John McFadden, duke pretenduar se McFadden e kishte mashtruar atë për të shitur një skulpturë të Constantin Brancusi për vetëm 100 mijë dollarë./KultPlus.com

‘Arkeologu i vogël’, fëmijët njihen nga afër me historinë

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dora d’Istria” vizituan sot Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të projektit “Arkeologu i vogël”.

Fëmijët, të shoqëruar edhe nga mësuesja e tyre, si fillim bënë një guidë në muze. Ata u njohën imtësisht me Pavijonin e Lashtësisë dhe me objektet e zbuluara në vite prej ekspeditave arkeologjike.

Më pas nxënësit u drejtuan për në atrium ku zhvilluan pjesën tjetër të aktivitetit, që kishte të bënte me imitimin e gërmimeve dhe gjetjen e objekteve antike.

Pas gërmimeve, fëmijët vizatuan objektet e gjetura, si dhe plotësuan disa fjalëkryqe me terma që përdoren në arkeologji.

Qëllimi i këtij aktiviteti është, që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren./KultPlus.com

Martina Viadić shpërblehet me çmimin e Evropian për letërsi, Ag Apolloni vlerësohet me ‘Special Mention’

Shkrimtarja kroate, Martina Viadic është shpërblyer me çmimin Evropian për Letërsi, përcjell KultPlus.

Njoftimin e ka bërë të ditur Unioni Evropian i Çmimit për Letërsi.

“Jemi të emocionuar të njoftojmë se autorja kroate Martina Vidaić është shpërblyer me fituesin e përgjithshëm të #EUPL2023 për romanin e saj Stjenice (Bedbugs).

Juria evropiane ka nderuar edhe autorët nga Qiproja, Estonia, Finlanda , Franca dhe Kosova . Urime të gjithë të nominuarve!”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ju kujtojmë që për këtë çmim ka qenë i nominuar edhe shkrimtari kosovar Ag Apolloni me romanin e tij ‘Kësulëkuqja, përrallë për të rritur’, e i cili është vlerësuar me çmimin ‘Special mention’.

E përveç Apollonit, me ‘Special Mention’ janë vlerësuar edhe autoret Hari N. Spanao nga Qipro, Toonis Tutsen nga Estonia, Iida Rauma nga Finlanda dhe Maud Simmonot nga Franca./KultPlus.com