Del në ankand një foto e rrallë nga fatkeqësia e Titanikut

Imazhet tregojnë një ceremoni mortore: varrimin në det të një prej viktimave të Titanikut në anijen Mackay-Bennet që ndihmoi në gjetjen e 300 trupave pas tragjedisë.

Prifti Hind në të majtë kryen shërbimet për qefinin e shënuar me numrin 177 në të cilën gjendet një nga anëtarët e ekuipazhit, William Peter Mayo që hidhet në ujë.

Kjo foto do të dalë në ankand këtë fundjavë me një çmim bazë 5000 – 8000 stërlina (7.114 në 11.383 USD) nga shtëpia e ankandeve Henry Aldridge & Son.

106 vjet pas tragjedisë, fotoja është një nga dëshmitarët më të rrallë që është parë dhe është realizuar nga një oficer, Mackay-Bennet, R.D. Legate. Prifti Hind realizoi 166 shërbime të ceremonisë mortore në det, duke përfshirë edhe atë të udhëheqësit të bandës së anijes, Wallace Hartley.

Kjo foto është e një rëndësie të veçantë. Edhe pse varrimet në det ishin të shumta, regjistrimet vizuale si dhe shërbimet e tyre janë pothuaj inekzistente edhe në publikime të periudhës së kohës. Telegrafi/ KultPlus.com

Krijimet e Sara Shalës në ankand, për regjisorin Bekim Lumi

Artistët brenda dhe jashtë Kosovës, po vazhdojnë të organizojnë aktivitete në mënyrë që të mblidhen mjete financiare, për ta ndihmuar regjisorin Bekim Lumi që tash e dy vite po përballet me sëmundjen e rëndë të kancerit, shkruan KultPlus.

Edhe miqtë dhe artistët e Bekim Lumit në New York tashmë kanë filluar që përmes krijimeve dhe aktiviteteve të tyre, të kontribuojnë në shërimin e regjisorit Lumi. Në mesin e tyre është edhe dizajnerja Sara Shala, e cila ka vënë në shitje një nga krijimet e saj, që përmban 260 gur kubik zirkon që janë të vendosura në argjend dhe të veshura me ari të bardhë për më shumë shkëlqim./ KultPlus.com

Për Bekim Lumin, artistët dhuruan veprat e tyre ndërsa Veton Surroi 200 kopje të librit “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”

Alberina Haxhijaj

Skena e vogël e Teatrit Kombëtar të Kosovës, mbrëmë, ka qenë e rrethuar me vepra artistike të realizuar nga artistë të ndryshme. Të gjitha këto vepra, të ekspozuara, më pas janë shitur përmes ankandit i cili është realizuar nga vet artistët. Të ardhurat nga shitja e këtyre punimeve i janë dedikuar shërimit të regjisorit Bekim Lumi.

Aktivitet të tilla për të ndihmuar regjisorin Bekim Lumi, janë duke u realizuar ditëve të fundit, në mënyra të ndryshme. Dikush më këngë, disa me poezi, të tjerë me shfaqje dhe disa me dhurimin e punimeve të tyre po ndihmojnë në mbledhjen e parave, për të ndihmuar në shpenzimet e shërimit të regjisorit, shkruan KultPlus.

Aktori Fatmir Spahiu i cili është edhe njëri prej artistëve që ka marrë këtë iniciativë, e që moderoi këtë ankand, u shpreh i lumtur që artistë kanë dhuruar punime e tyre për të ndihmuar regjisorin Bekim Lumi.

“Ky është vetëm njëri prej angazhimeve në vazhdën e aktiviteteve. Synimi jonë është që të mbërrijmë tragetin e paracaktuar. Kjo mbrëmje ishte më ndryshe sepse unë isha vetëm njëri nga ata që dhamë një kontribut të vogël kurse pamë shumë artistë që dhuruan veprën e tyre diçka që është shumë e vështirë, të dhurosh një punë, ide kreacion tëndin, një pjesë të shpirtit për një kauzë të tillë. Prandaj unë jam shumë i lumtur edhe për ata edhe për vetën që po mundemi me provu me i ndihmu një miku tonë i cili ka nevojë, sepse nesër secili nga ne mund të jetë në një pozitë të tillë”, tha ai për KultPlus.

Tutje ai theksoi se ky është një solidarizim i artistëve që nuk është parë më herët. “Kjo më entuziazmon pa masë sepse nuk e kam besuar që mundemi më u sensibilizu kështu. Të ju them sinqerisht, kam menduar që t’i bësh të gjithë këta njerëz bashkë për një kauzë të tillë është e pamundur por më ka dalë ndryshe dhe jam shumë i befasuar për të mirë”, theksoi ai.

Nga ky ankand i pikturave, skulptura, grafika dhe punimeve të tjera artistike e po ashtu nga shitja e librit “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, u grumbulluan 3 mijë e 600 euro për regjisorin Bekim Lumi. Autori i dramës “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, Veton Surroi u shpreh sa ai ka dashur që të ndihmojë në këtë aktivitet pasi që regjisori Bekim Lumi është person i cili e meriton një kujdes të tillë.

“Libri sapo ka dalë nga shtypshkronja dhe kam vendosur që 200 kopje të ia dhurojë këtij aktivitetit për Bekim Lumin. Ka pasur simbolikën e vet pasi që është pjesë e një ambienti kulturor artistik i cili kontribuon dhe unë deshta që më këtë të kontribuojë. Kjo ndjenja e solidariteti që po krijohet është e mrekullueshme. Vet Bekimi si person e meriton këtë kujdes por fakti që po zgjohet solidariteti i artistëve ka domethënie shumë të madhe”, u shpreh ai për KultPlus.

Paratë e mbledhura nga kjo natë do të shkojnë në ndihmë për regjisorin dhe profesorin Bekim Lumi, një artist që për vite me radhë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për skenën artistike dhe teatrale si dhe edukimin e studentëve dhe artistëve të rinj./KultPlus.com

Edhe një kryevepër e Picassos në ankand

Piktura e njohur si “Gruaja me beretë dhe fustan me kubëza” është prezantuar tashmë në prag të ankandit të madh.

Një kryevepër e piktorit të madh spanjoll, Pablo Picasso do të dalë në shitje për herë të parë në një ankand të shtëpisë Sotheby’s me 28 shkurt në Londër. Piktura e njohur si “Gruaja me beretë dhe fustan me kubëza” është prezantuar tashmë në prag të ankandit të madh. Dhe vepra e Picassos pritet që të jetë oferta kryesore e këtij ankandi dhe pritet të shitet miliona dollarë.

James Mackie, drejtor i departamentit për impresionizëm dhe art modern në shtëpinë e ankandeve e përshkoi këtë vepër si kryeveprën më të madhe të vitit 1937 të krijuar në kohën shumë të rëndësishme të zhvillimit të artistit.

“Mendoj se është njëra prej veprave më të mira të vitit 1937 dhe ishte vit i rëndësishëm i karrierës së Picassos. Ishte viti kur ai krijoi edhe Guernican. E kjo është Marie Therese Walter, muza e tij e artë në vite që do të pasonin. Kjo pikturë është bërë me fuqi të jashtëzakonshme” tha ai.

Edhe një vepër tjetër e Picassos, “Le Matador” po ashtu është në shitje në këtë ankand dhe pritet të shitet deri në 18 milionë funta./ KultPlus.com

10 veprat më të shtrenjta që janë shitur ndonjëherë në ankand (FOTO)

Salvator Mundi, piktura e Leonardo da Vinçit është shitur në Christie’s në Nju Jork për 450.3 milion dollarë, duke thyer rekordin botëror për çdo vepër arti që është shitur ndonjëherë në ankand, shkruan The Guardian, përcjellë KultPlus.

Këtu ju paraqesim edhe nëntë veprat më të shtrenjta që janë shitur në ankand.

2. Vepra e dytë e shitur me çmimin më të lart titullohet ‘The Scream’ e punuar nga Edvard Munch në vitin 1895. Ajo është shitur për 119,922,500 dollarë, më 2 Maj 2012 në New York City.

3. Piktura e tretë më fitimprurëse është “Green Leaves and Bust” e punuar në vitin 1932 nga Picasso. Kjo pikturë është shitur për 106,482,500 dollarë.

4. “L’homme qui Marche I” e punuar në vitin 1961 nga Alberto Giacometti është vepra e katërt më e shitur në botë. Kjo skulpturë është shitur për 65,001,250 funta apo 105,182,398 dollarë.

5. Vepra e pestë e shitur me çmimin më të lart është “Boy With a Pipe” e Picasso-s, e cila është punuar më 1905. Kjo pikturë është shitur për 104,168,000 dollarë.

6. Portreti i Gustav Klimt i punuar në vitin 1912 nga Adele Bloch-Bauer është shitur për $ 87,936,000 dollarë.

7. “Triptych” e punuar nga Francis Bacon në vitin 1976 i është shitura oligarkut Roman Abramovich, për 85.9m dollarë.

8. Kjo vazo prej porcelani e dinastisë Qianlong të shekullit të 18-të, është shitur për 53,100,000 funta a po 85,921,461 dollarë në shtëpinë e ankandit të Bainbridges në Londër, më 12 nëntor 2010.

9. “Dora Maar au Chat” e punuar në vitin 1941 nga Pablo Picasso ka arritur të kap shifrën e shitjes prej 83,429,503 dollarë.

10. Portret i Dr Paul Gachet i punuar në vitin 1890 nga Vincent van Gogh është shitur për $ 82,500,000 dollarë në Christie’s në Nju Jork më 15 maj 1990. /KultPlus.com

Piktura e Jezu Krishtit e Leonardo da Vinçit, në ankand

“Salvator Mundi” është një nga më pak se 20 pikturat e njohura nga da Vinçi dhe i vetmi në duart e ankandit “Christie’s”.

Një pikturë e rrallë dhe e vjetër rreth 500 vjet e Jezu Krishtit, e pikturuar nga Leonardo da Vinçi, do të shitet në ankand në New York.

“Salvator Mundi” është një nga më pak se 20 pikturat e njohura nga da Vinçi dhe i vetmi në duart e ankandit “Christie’s”. Ky institut mund ta shesë atë për hiq më pak se 100 milionë dollarë, më 15 nëntor.

“Puna e Leonardo da Vinçit është më të vërtetë e jashtëzakonshme. Dikush erdhi dje dhe më pyeti: Ku është Leonardo?’ Pra, kjo është një pyetje në karrierën time në Christie’s, unë kurrë nuk kam qenë i pyetur më pare, shkruan albinfo.ch. Kështu që isha i lumtur t’i dërgoja ata te piktura”, deklaroi zëvendëspresidenti i “Christie’s”, Conor Jordan, i cili shtoi se kjo pikturë shton vëmendjen e publikut rreth shitjeve./ KultPlus.com

Ankandi i Artit në Londër, arrin të dhuroj 2.5 milion dollarë për të mbijetuarit e zjarrit Grenfell

Një ankand i artit i përbërë prej artistëve kryesorë bashkëkohorë të Britanisë ngriti një fond prej 1.9 milion funtash, ose rreth 2.5 milionë dollarë, për të mbijetuarit e zjarrit të ndërteses Grenfell, shkruan New York Times, përcjell KultPlus.

Arti për ankandin Grenfell, nën organizimin e Sotheby’s, këtë të hënë, përfshiu veprat e dhuruara nga Tracey Emin, Antony Gormley dhe Wolfgang Tillmans. Të ardhurat nga shitja e veprave, dyfishuan shumën , e cila para ankandit ishte 700,000 deri 1 milion dollarë. Këto para do të ndahen në mënyrë të barabartë midis 158 familjeve që i mbijetuan zjarrit. Kjo ide u iniciua nga kuratori dhe konsulenti i artit, Katie Heller dhe nga producentja e filmit, Hamish McAlpine.

Kryetari i Sotheby-s në Mbretërinë e Bashkuar, Harry Dalmeny, i cili ishte drejtuesi i ankadit për shitje, kishte deklaura.

“Katastrofa e Grenfell ka pasur një ndikim të thellë mbi të gjithë ne. Jemi shumë të lumtur që mund të bëjmë diçka për të ndihmuar në sigurimin e ndihmës për viktimat”, ishte shprehur Dalmeny.

“Kur Grenfell ndodhi, si të gjithë, unë u tërbova tërësisht nga mërzia dhe doshiroja të bëja diçka”, tha Heller në një intervistë telefonike.
“Mënyra më e mirë që unë të mund të ndihmoja personalisht ishte të bëja një ankand bamirësie”, pohoi ajo.
Të gjitha veprat ishin shitur. Vepra që solli çmimin më të lartë ishte nga filmi i kërkuar i fotografit Wolfgang Tillmans, “Freischqëimmer”. Ai u dha për £ 392,750, më shumë se dyfishi i shumës prej 120,000£ deri në180,000 £. “Smarr Charge ” e Antony Gormley u shit për 344.750 funte dhe “Bad School Boy” i Yinka Shonibare për 200,00 funte.

Në një shikim privat përpara ankandit, familjet patën rastin të shohin veprat të cilat ishin në shitje. Heller tha se ishin konsultuar me këto familje para se të ndodhte projekti. “Ne ishim të shqetësuar se mund të perceptohej se ishte bota e artit elitist që po mblidhej dhe që po japin para në njerëz më fatkeq”, tha Heller.

“Ne u kërkuam familjeve të tregonin se për çfarë ata kishin me të vërtetë nevojë dhe ata kërkuan mbështetje financiare”, përfoundoi Heller.

Të paktën 80 persona vdiqën në zjarr në bllokun e strehimit social të Grenfell në qershor. Shumica e familjeve të mbijetuara ende jetojnë në hotele, duke pritur që të ri-strehohen./ KultPlus.com

Dalin në ankand mikrofonët e albumit të Nirvanës (VIDEO)

Tre mikrofonë që ishin përdorur për ta incizuar albumin e Nirvanës “In Utero” tani kanë dalë në ankand.

Pajisjet ishin përdorur në Pachyderm Studios më 1993, ndërsa producenti i bendit, Steve Albin, e nisi një ankand sot, në 24 vjetorin e këtij albumi.

“Këta mikrofonë ishin sjellë me mua, dhe ishin përdorur në incizimin “In Utero” të Nirvanës, dhe ishin përjetësuar në një fotografi që u shfaq në 20 vjetorin e daljes së këtij albumi”, thotë Albini në një video.

“Që kur ajo fotografi kishte dalë, këta mikrofonë janë bërë artefakte historike. Sapo u vetëdijësova që këto gjëra janë bërë të rëndësishme dhe të vlefshme, u desh që t’i heq nga qarkullimi në studio”, shtoi ndër të tjera ai. / KultPlus.com