Bebe Rexha këndon drejtpërdrejtë, transmetohet në Time Square

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha ka shpërndarë në rrjete sociale performancën e saj të drejtpërdrejtë, shkruan KultPlus.

Bebe ishte e pranishme në mëngjesin e sotëm në Serinë e koncerteve të ”Good Morning America”, e që performanca e saj u transmetua edhe në sheshin e famshëm të Nju Jorkut, Time Square.

Ajo interpretoi drejtpërdrejtë këngën e saj të njohur, “Baby I’m Jealous”, një sekuencë prej së cilës e ka shpërndarë në instagram.

 “E dua këtë version shumë 😭😭 Faleminderit @goodmorningamerica që më kishit sot në mëngjes për ta kënduar versionin e parë natyral për “Bab I’m Jealous. A duhet ta vendos në transmetim?”, ka shkruar Rexha.

KultPlus ua sjell videon ku ylli shqiptar performon mrekullueshëm:

https://www.instagram.com/p/CIY13tPF7vE/?igshid=2ypd9xze8y2l&fbclid=IwAR0-KHCgi6_8ZmENugROLdw2QiFriTAJuT7g3ZMCDx1aD1FcZvBfY0MgS94 . / KultPlus.com

Brooklyni stoliset me flamuj kuq e zi me rastin e Ditës së Flamurit

Një nga lagjet më të mëdha të New Yorkut, Brooklyn, e cila është edhe një nga pesë ndarjet kryesore të New York-ut, i është bashkuar me rastin e festës kombëtare të shqiptarëve, festës së Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorit, për herë të pestë, në stolisjen e shtyllave të rrugëve me flamuj kuqezi.

Edhe këtë vit në Brooklyn, flamujt kuq e zi me shqiponjën e zezë dykrenore janë vendosur me iniciativën dhe kontributin e dy vuthjanëve në Nju-Jork, Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj, në një nga rrugët kryesore të qytetit Brooklyn, dy anët e rrugës në bulevardin Bay Parkway, ku jetojnë shumë familje shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare.

Zbukurimet për nder të festës së flamurit, janë bërë pothuajse traditë tashmë. Të gjitha shtëpitë, klubet, e lokalet e shqiptarëve, makinat e tyre, po edhe në disa prej rrugëve e shesheve ku shqiptarët banojnë me shumicë, Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, e të tjerë, marrin pamjen kuq e zi në nëntor.

Përkrah këtyre flamujve, në shenjë falënderimi ndaj SHBA-së për kontributin e saj për Kosovën e çështjen shqiptare, valëviten edhe flamujt amerikanë, në çdo shtyllë.

“Kjo i jep bashkësisë shqiptare, këto ditë feste edhe një ndjenjë tjetër të krenarisë sonë kombëtare, kur për të parë këta flamuj kuq e zi – duke u valëvitur, përkrah flamurit amerikan si një falënderim për atë çfarë kanë bërë për ne Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Këshilltari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Mark Gjonaj.

Sipas Gjonaj, jozyrtarisht në zonën e Tri-Shtetëshit, mendohet se janë mbi 250.000 shqiptarë dhe afërsisht 100,000 jetojnë në lagjet Bronx, Kuins, Bruklin dhe Staten Island në Nju-Jork.

“Është e rëndësishme për shqiptarët që të vazhdojnë për të festuar kulturën dhe trashëgiminë e tyre”, ka deklaruar Gjonaj. / Diaspora shqiptare/ KultPlus.com

Eksodi masiv, pse qytetarët po ikin nga Nju Jorku?

Qytetarët e Nju Jorkut po largohen masivisht nga qyteti i tyre dhe arsyet kryesore për të emigruar janë krimi, përhapja e koronavirusit, por edhe varfërimi dhe pasojat e tjera ekonomike të pandemisë. Që nga marsi i këtij viti, gati 300,000 familje e kanë lëshuar Nju Jorkun.

Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se nga 1 marsi deri më 31 tetor kanë marrë gati 295,000 kërkesa përndryshim të adresës së atyre që u larguan nga Nju Jorku, që zakonisht nënkupton familje të tëra, dhe jo vetëm individë.

Vetëm nga marsi deri në korrik, kishte 245,000 kërkesa të tilla, që është më shumë se një rritje e dyfishtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur kishte 101,000.

Eksodi masiv nga qyteti më i madh amerikan shpjegohet me frikën e përhapjes së koronavirusit, problemet ekonomike, shkallës së krimit në rritje, por edhe shkollës me reputacion të keq, shkruan RT.

Shteti i Nju Jorkut regjistroi deri në 33,000 vdekje nga COVID-19 , që është shifra më e lartë në SHBA, nga të cilat deri në 24,000 ishin në New York.

Metropoli amerikan kishte disa nga karantinat më të rrepta në SHBA, prandaj mijëra kompani të vogla kolapsuan, siç janë restorantet, dyqanet e sallonet e bukurisë.

Gjithashtu, që kur protestat filluan pas vrasjes së George Floyd, jo vetëm që Nju Jorku u prek nga trazirat në ato demonstrata, por shkalla e krimit gjithashtu shpërtheu në të gjithë SHBA-në.

Shkalla në të cilën Nju Jorku është bërë një vend i padëshirueshëm për të jetuar tregohet gjithashtu nga rezultatet e hulumtimit të kryer nga Instituti Manhattan në korrik dhe gusht. Sipas këtij studimi, rreth 44% e banorëve të Nju Jorkut që kanë të ardhura vjetore prej më shumë se 100,000 dollarë, po mendojnë të largohen nga qyteti. Deri në dy të tretat mendojnë se situata e përkeqësuar do të bëhet jeta e përditshme e Nju Jorkut. Shumica besojnë se cilësia e jetës ka rënë në mënyrë dramatike dhe kënaqësia me situatën në qytet është përgjysmuar.

Ndër arsyet kryesore për pakënaqësi, përveç koronavirusit dhe vështirësive ekonomike, është edhe rritja e krimit . Sipas të dhënave zyrtare të policisë së Nju Jorkut, nga janari deri në shtator të vitit 2020, janë regjistruar 344 vrasje, që tejkalon shifrën e tërë vitit të kaluar, kur kishte 335 vrasje.

Sipas American Post, shumica e qytetarëve që largohen nga Nju Jorku, lëvizin në qarqet përreth, të tilla si New Jersey dhe qarqet në shtetin e Nju Jorkut që janë jashtë qytetit. Sidoqoftë, 13,000 familje u transferuan në Florida dhe deri në 9,000 familje në Los Anxhelos.

Sipas vlerësimeve ka 16,000 apartamente bosh vetëm në Manhattan. /GazetaExpress/ KultPlus.com

Kamionët kuq e zi pushtojnë rrugët e New York-ut për Muajin e Pavarësisë

Muaji i Pavarësisë së Shqipërisë, në Amerikë çdo vit shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore-artistike në çdo vend ku ka shqiptarë.

Kompania Shqiptare “Protect Dismantling”, e njëjta kompani që kontribuoi për projektin e Nëna Terezës, të vendosur në Brooklyn, New York, me pronarë dy djem nga Dibra e Madhe në SHBA, Belul Qoku dhe Murat Marke, kanë gjetur mënyrën e tyre origjinale për të treguar krenarinë shqiptare në rrugët e New York-ut në çdo përvjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.

Siç shihet edhe në këto fotografi, kamionët janë të lyer me ngjyrë të kuqe, ndërsa mbi kapakun e madh të mbulesës së motorit të këtyre kamionëve është vendosur një shqiponjë e zezë e madhe sa e gjithë pjesa e përparme e motorit të kamionit.

Kamionët me ngjyrë të kuqe dhe me një shqiponjë të zezë, e madhe sa e gjithë mbulesa e kamionit, kanë nisur mbarë muajin e Nëntorit të pavarësisë së Shqipërisë nëpër rrugët e New York-ut, duke i rënë borisë dhe lajmëruar amerikanët se shqiptarët këtë muaj kanë festë, është Nëntori Kuq e Zi, 28 Nëntori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kompania Shqiptare “Protect Dismantling” i ka të gjithë kamionët e biznesit të tyre të lyer krejt me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar, flamurin kuq e zi dhe në mes të tyre kanë vendosur shqiponjën e zezë dykrenare, si dhe në zyrat e saj sot kudo është vendosur flamuri kuq e zi.

“Ata janë disa kamionë të peshave të rënda, që pothuajse mund t’i shohësh gati çdo ditë pune në rrugët e Brooklinit dhe qytetet tjera të New York-ut të lëvizin lirshëm nëpër kantiere ndërtimi”, ka njoftuar Beqir Sina. /KultPlus.com

Dua Lipa shfaqet në ekranin më të famshëm në botë (Foto)

Pop ylli 25-vjeçar, Dua Lipa, është njëra ndër protagonistet që zuri vend në njërin ndër ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York, shkruan KultPlus.

Në fotografi shihet Dua Lipa së bashku me DaBaby, me të cilin këngëtarja shqiptare ka bashkëpunuar për projektin e fundit muzikor, ‘Levitating’.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja e cila ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook.

‘NY Times Square – Jemi me ‘Levetating’ (nëse dikush e di kush e mori këtë lmk që t’i jap kreditet)”, ka shkruar 25 vjeçarja në Facebook./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/DuaLipa/posts/3373429839409576

Aktori i famshëm sulmohet në mes të rrugës

Aktori, Rick Moranis, i njohur për rolet e famshme në “Ghostbusters” dhe “Honey, I Shrunk the Kids”, u sulmua nga një i panjohur, ndërsa po shëtiste në Upper West Side të New York City.

Sulmi ndodhi pak para orës 7:30 të mëngjesit të së premtes në Central Park West, njoftoi Departamenti i Policisë i New-Yorkut, shkruan A2News të shtunën.

Videoja e marrë nga kamerat e sigurisë përreth tregon të dyshuarin duke ecur drejt aktorit 67-vjeçar, dhe duke e goditur atë në kokë, derisa ai u rrëzua.

Avokatët e aktorit konfirmuan sulmin, por thanë se gjendja shëndetësore e Moranisit është e mirë.

“Ai është mirë dhe mirënjohës për mendimet dhe urimet e të gjithëve”, u shprehën ata.

Sipas raportit të Policisë, Moranisi kishte dhimbje në kokë dhe në shpinë, ndërsa i dyshuari që u largua duke ecur krejt i qetë në këmbë nuk është identifikuar ende. / KultPlus.com

1923, Kur në New York inçizohej “Muaj i majit” (VIDEO)

Është një këngë e vjetër, me tekst e muzikë nga Mihal Grameno. Një prej këngëve më të bukura shqiptare, trashëguar ndër breza, “Muaji i majit”, për herë të parë u regjistrua para 96 vjetësh.

Ishte patrioti, artisti dhe muzikanti korçar, Spiridon Ilo, i cili regjistroi në disk këngën “Muaji i majit”, në kompaninë e tij “Albanian Phonograph Record”.

Spiridon Ilo ishte një prej firmëtarëve e aktit të pavarësisë, më 1912, po ashtu ndër patriotët që kanë kontribuar me të ardhura, për formimin e shtetit shqiptar.

Patriotizmi i tij, vjen i qashtër mes nesh, me regjistrimin e kësaj kënge, krijimi brilant i Mihal Gramenos. “Muaj i majit”, kjo serenatë kaq e njohur dhe e dashur, do të këndohet me krenari, brez pas brezi.

Këtë regjistrim e ka shpërndarë për publikun Niko Kotherja, drejtor pranë Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, i cili shkruan:

‘Para 96 vitesh, në kompaninë e tij “Albanian Phonograph Record”, patrioti, artisti dhe muzikanti korçar Spiridon Ilo regjistroi këtë disk me këngën “Muaj i majit”, një krijim brilant me tekst dhe muzike të Mihal Gramenos.

Një serenatë aq e njohur dhe e dashur, e kënduar në breza dhe dekada, përcillet këtu në regjistrimin e parë, i kryer në Nju Jork, në vitin e largët 1923.

Nuk kishte kitare korçare që të mos e njihte këtë serenate!..’ / KultPlus.com

https://www.facebook.com/niko.kotherja/videos/10210695233895761/

Revista amerikane shkruan për nismën e shqiptarit në New York, ‘Ushqim për të gjithë’

“Ushqim për të Gjithë” u quajt organizimi që u mbajt më 20 shtator në Jerome Avenue, në lagjen Bedford Park në Bronx.

Ngjarja u organizua nga Aleksander Nilaj, themelues dhe president i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc. (AAOHA)” si dhe me ndihmën e organizatës vullnetare “Bake Back America”, Miriam Quiñones reportere dhe fotografe në “Noreood News”, dhe Melisa Subin nga “Subin Associates, LLP”.

Rreth 80 kuti me ushqime të thata dhe të freskëta iu dhanë rreth 75 banorëve vendas.

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc. (AAOHA)” ka planifikuar shpërndarje të ngjashme ushqimore në Bronx për muajt në vazhdim dhe planifikon të bëjë më shumë në të ardhmen pasi pasiguria ushqimore vazhdon të jetë një shqetësim pas rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Aleksander Nilaj, u pa duke shpërndarë kuti me ushqime ditën, së bashku me disa lodra për fëmijë. Një “frigorifer për komunitetin” i mbushur me ushqime të paketuara ishte një tjetër risi në këtë ditë.

Mesazhi i përcjell nëpërmjet nismës “Frigoriferë për komunitetin” konsistonte në faktin që njerëzit mund të marrin atë që duan prej tyre dhe gjithashtu donatorët mund të dhurojnë ushqim dhe ta vendosin brenda për ta marrë të tjerët pa asnjë kosto. Sidoqoftë, njerëzit janë informuar që të mos lënë qumësht ose mish të gjallë.

Pothuajse të gjithë organizatorët dhe marrësit e ushqimit u panë duke mbajtur maska për të respektuar rekomandimet në lidhje me zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që raportimet për një valë të dytë vazhdojnë në të gjithë botën.

Kutitë e ushqimeve të shpërndara u përgatitën nga “Great Performance” dhe sponsorizuan nga Shoqata Shqiptaro Amerikane e Duarve të Hapura “Albanian American Open Hand Association Inc. (AAOHA)”.

Miriam Quinoñes ishte e kënaqur me suksesin e ngjarjes dhe lëshoi një mesazh falënderimi në faqen e saj në Facebook.

“Aleksander Nilaj dhe unë falënderojmë të gjithë ata që erdhën për të ndihmuar në këtë nismë. Ne shpërndamë 80 kuti me ushqim. Zoti ju bekoftë të gjithëve. ” shkroi ajo. / KultPlus.com

Pas 114 vjetësh, festa e Viti të Ri nuk do të pritet në “Times Square”

“Times Square” i Nju Jorkut do t’i japë lamtumirën vitit 2020 pa festimet e zakonshme me grumbuj njerëzish që bllokojnë rrugët për Vitin e Ri, shkruan DailyMail, përcjell KultPlus.

Këtë vit “Times Square” do të rrethohet nga Policia e Nju Jorkut më 31 Dhjetor. Ndërkaq organizatorët po planifikojnë një ngjarje virtuale dhe një aplikacion ku njerëzit mund të ndjekin numërimin për 2021 nga larg.

Aleanca “Times Square”, e cila drejton ngjarjen, tha se vetëm një grup shumë i kufizuar i njerëzve do të lejohen të hyjnë në shesh për qëllime transmetimi.

 “Do të ketë disa aktivitete të distancuara nga shoqëria në “Times Square”, por do të jetë kryesisht për transmetim te audienca”, tha Tim Tompkins, Presidenti i Aleancës Times Square, për New York Post.

Jamestown, i cili zotëron One Times Square, ka ndërtuar një botë virtuale të Time Square dhe një aplikacion për të transmetuar numërimin e Vitit të Ri. Aplikacioni do të lejojë që njerëzit nga e gjithë bota të përjetojnë momentin.

Kremtimi i Vitit të Ri në Times Square është ndër më të mëdhatë në botë, duke tërhequr zakonisht rreth një milion njerëz në rrugët e qendrës së Manhatanit, me më shumë se një miliard përcjellje në televizion./KultPlus.com

Maskat Made in Kosova nga FreshAlb po shfrytëzohen nga Doktorët Amerikan në New York!

Në Spitalin amerikan New York Presbyterian/Columbia, stafi mjekësor po përdor maskat me Shqiponjën kuq e zi qe janë prodhuar në Kosovë nga FreshAlb. 

Nga kompania FreshAlb kemi mësuar që kanë shpërndarë afër 5,000 maska falas popullatës shqiptaro amerikane si dhe stafit mjekësor nëse spitale si shenj respekti dhe falënderimi.

FreshAlb gjithashtu ne muajin Prill kishte marrë billboard ne zemër te New Yorkut në Times Square për të falënderuar kardiologun me famë botërore shqiptaro-amerikanin Dr. Sulejman Celaj i cili vazhdoi të jep kontribut te madh në luftën kundër Coronavirusit.

Gratё shqiptare promovojnё kulinarinё e vendlindjes nё New York

Kur gratё dhe vajzat shqiptare bёhen bashkё tё duket sikur ёshtё krijuar njё Shqipёri e vogёl nё mes tё New York-ut. Sa bukur ёshtё tё dёgjosh tё flitet shqip, kёndohet dhe vallёzohet nёn tingujt e muzikёs shqiptare e ndёrthurur kjo muzikё me melodinё e dallgёve buzё oqeanit dhe valёvitjen e flamurit kuqezi.

Gratё dhe vajzat qё u mblodhёn tё dielёn pёr tё kaluar njё ditё tё kёndshme, pas njё pandemie tё gjatё, nё parkun e “Manhattan Beach” janё pjesёtare tё grupit “Albanian Women in USA”.

Ky grup u formua rreth tre vjet mё parё dhe ishte ideja e gazetares nga Shqipёria, Arjola Alldashi. Njё grup ku gratё shqiptare mund tё njiheshin me njёra-tjetrёn, tё shkёmbenin pёrvojat e tyre nё tokёn amerikane, e cila pёr shumё prej nesh ka qenё ёndёrr. Mё vonё kёtij grupi iu bashkangjitёn si drejtuese edhe Alma Muçaj, Aida Gora, Eda Gega dhe Gina Torra.

Si fillim grupi ishte fare i vogёl prej 10 vetash, por sot pas tri vitesh numёron plot 9800 anёtare nga tё katёr anёt e Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs dhe pёr shumё prej nesh ёshtё vёrtet bekim. Misioni i kёtij grupi, pёrveç njohjes dhe mbajtjes sё lidhjeve me njёra-tjetrёn ёshtё ndihmesa falas nё shkёmbimin e informacioneve tё ndryshme, gatishmёria pёr tё ndihmuar nёnat nё nevojё pёr punё apo qoftё edhe gratё nё situata tё vёshtira shёndetёsore ose financiare, sidomos pёr tё sapoardhurat qё janё nё fillimet e tyre nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, ku ky grup tё ngjan me njё familje tё vogёl.

Tё dielёn u zhvillua njё aktivitet i larmishёm ku qёllimi kryesor ishte ruajtja e traditёs sё gatimeve tradicionale shqiptare. Sapo tavolinat filluan tё shtroheshin ndieje aromёn e mrekullueshme tё gatimeve qё amvisat tona i kishin pёrgatitur me shumё dashuri. Tavolina e parё kishte tё veçantё flinё e gatuar nga njё shqiptare e Kosovёs. Nё tavolinёn e dytё ta bёnte me sy njё tepsi e mbushur plot e pёrplot me petulla tё fshira nga Dibra e Korça. Patjetёr qё nuk mungonte byreku, lakrori i shijshёm i Korçёs, tradita elbasanase e shkodrane, japrakёt edhe turshitё, meqenёse po lёmё pas verёn e po i afrohemi stinёs sё ftohtё. Tavolina e tretё ishte e ёmbёlsirave ku vendin kryesor e zinte bakllavaja, e pёrgatitur nga dy vajza nga Pogradeci, syri mё zuri hallvёn edhe pengjiren me tё cilёn njё shqiptare donte tё pёrcillte traditёn e mamasё sё saj. Tavolina e katёrt ishte e mbushur me fruta e pije edhe ato tё servirura aq kёndshёm ashtu siç gratё shqiptare dinё t’i bёjnё.

Aktiviteti u hap me njё valle pogonishte pёr tё vazhduar me valle tё krahinave tё tjera shqiptare nga jugu nё veri. Mё tej lojёra tё ndryshme qё na kujtonin fёmijёrinё tonё nё Shqipёri, ishim kujdesur qё tё kishim edhe njё top volejbolli me flamurin kuqezi. Tingujt e kitarёs nuk munguan po ashtu. Nё mesin tonё ishin tri parukere tё talentuara qё pavarёsisht erёs qё frynte nuk ngurruan qё t’u jepnin grave dhe vajzave njё model ndryshe flokёsh.

Flamuri kuqezi, rrethuar me njё dekor tullumbacesh dhe lulesh tё punuara mjeshtёrisht nga duart e dy vajzave drejtuese tё kёtij grupi posaçёrisht pёr kёtё rast, tёrhiqte vёmendjen e çdo kalimtari dhe sigurisht mbushte plot zemrёn tonё dhe duart kryqёzoheshin pёr tё bёrё shqiponjёn dykrenare dhe sigurisht pёr ta ngulitur nё kujtesё kёtё ditё. Nuk munguan fotografёt profesionistё shqiptarё, tё cilёt kapnin çdo detaj me syrin e tyre, kamera e televizionit shqiptar Usalb TV dhe gazetari qё merrte nё intervistё pjesёmarrёset.

E veçanta e kёtij takimi ishin fёmijёt, ku zёrat e tyre nё atё park u ngjanin cicёrimave nё gjuhёn e ёmbёl shqipe. Njё surprizё e kёndshme pёr tё gjithё pjesёmarrёset ishte hedhja e njё shorteu nga pёrfaqёsuesja e “Buy to America” e cila ndau tri çmime fituese. U takuam nё kёtё park rreth orёs 11:00 dhe u shpёrndamё plotёsisht vetёm me perёndimin e diellit, pasi dukej sikur askush nuk donte tё largohej nga shoqёria dhe atmosfera e ngrohtё qё u krijua. / Gazeta Dielli / KultPlus.com

Action Bronson promovon kuzhinën shqiptare në emisionin e tij në SHBA

Një ndër artistët më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare është edhe Action Bronson, shkruan KultPlus.

Hip-hop artisti shqiptar, i cili në realitet quhet Arian Asllani, gjithashtu ka një ndër emisionet më të shikuara të gatimit në SHBA.

Ai ka nxjerrë në shitje edhe librin për gatime i cili rezultoi si shumë i suksesshëm.

Shefi i kuzhinës, Arian Asllani, drejtuesi i programit televiziv “That’s Delicious” në New York, në serinë e ardhshme të “That’s Delicious” ai dhe skuadra e tij do të flasin për kuzhinën shqiptare gjatë një vizite në restorantin “Çka ka Qëllu” të shqiptarit Ramiz Kukaj i cili ndodhet në Nju Jork e ku servohen ushqime tradicionale shqiptare. Gjithashtu restoranti është vlerësuar si një ndër dhjetë restorantet më të mira atje.

Përveç ushqimit në këtë restorant gjithçka flet shqip. Vendi është i mbushur me elemente shqiptare në të katër anët e brendësisë. Më shumë rreth kësaj storie Bronson do të shpalos sonte në emisionin e tij.

Kujtojmë se Action Bronson në gushtin e vitit 2018 ishte prezent në Kosovë, duke performuar në festivalin muzikor, “Sunny Hill”. / KultPlus.com

Media prestigjioze shkruan për idenë gjeniale të shqiptarit në New York

Revista Forbes i ka kushtuar një shkrim shqiptaro-amerikanit Premtim Gjonbalic dhe firmës së tij Butler Hospitality që shërben si “kuzhinë fantazëm” e disa prej hoteleve më të famshëm në New York e përtej.

Premtimi ishte vetëm 23-vjeçar kur si menaxhues i një restoranti i kishte shkuar mendja për një zgjidhje të një problemi që prej dekadash tmerronte industrinë e mikpritjes njujorkeze e mbase edhe atë botërore.

Është sa e thjeshtë aq edhe e pabesueshme që nuk e ka menduar e realizuar dikush më parë si çdo ide tjetër gjeniale.

Që një hotel të ketë një numër të repektueshëm yjesh, ai duhet të ofrojë edhe shërbim ushqimi në dhomë. Kjo ka qenë një traditë e vjetër e hoteleve, po që dalëngadalë ka humbur frekuencën e dikurshme. Njerëzit gjithnjë e më shumë filluan të preferojnë restorantet sesa të ngrënën në dhomën luksoze. Hotelet e vogla e të parëndësishme hoqën dorë, por ato me emër nuk mundeshin. Oferta e ushqimit mbetej në letër, ndonëse shpesh shkonte dëm duke sjellë humbje të mëdha financiare.

Kostoja e punës, mbajtja e një kuzhienieri të talentuar, plus ingredientët e gatimit e gërshetuar me pasigurinë e kërkesës për shërbim në dhomë, krijuan një vrimë të madhe financiare edhe për hotelet më të fuqishme.

“Imagjinoni një hotel me 150 dhoma, me staf të plotë, shtatë ditë në javë, tre turne në ditë, që shet një produkt që mund të kalbet e skadojë shumë shpejt”, shpjegon për revistën Forbes Premtim Gjonbalici, duke e përshkruar situatën si një monstër që hotelet vetë e kishin krijuar e nuk shpëtonin dot prej saj. Nëse e heq kuzhinën, nuk mund të shesësh dot rezervime masive për grupe korporatash se duhet përfshirë në biletë mëngjezi falas. Nga ana tjetër, nëse ke kuzhinë të përhershme humbja është e garantuar.

Kështu që në vitin 2015, Premtimi krijoi firmën Butler Hospitality, një platformë që ofronte në bazë kërkese shërbim dhome dhe oferta të ndryshme duke vepruar praktikisht si një “kuzhinë fantazëm” për hotelet në New York. Hotelet nuk kishin nevojë të shpenzonim para për të mbajtur në punë kuzhinat e tyre që nuk dihej se kur do të përdoreshin, ndërkohë që për Butler Hospitality, nëse nuk kishte kërkesë për ushqim dhome në një hotel, kishte mesiguri në një hotel tjetër.

Si veprohet? Kuzhinat e hoteleve “flenë gjumë” nëse nuk ka kërkesë për ushqim dhome, apo mëngjeze masive, dreka e darka. Kështu që nuk humbasin para. Mirëpo, në letër hotelet ofrojnë ushqime nga më të mirat. Nëse vërtet ka klientë që kërkojnë të ushqehen në hotele atëhere lajmërohet Butler Hospitality. Ata vijnë marrin në dorë kuzhinën e restorantin e hotelit, sjellin gjithshka që duhet, me një ekip talentesh, dhe gatuajnë gjithshka me nivelin e yjeve të hotelit që i thërret.

Suksesi ishte aq i madh saqë kompania e tij, në raportin e fundit, kishte vlerën 85 milionë dollarë sipas revistës “Forbes”.

Kompania ka të paktën katër restorante hotelesh që i përdor rregullisht, në New York, por dërgon ushqime të gatimit të lartë dhe shërbime të ndryshme dhome për 119 hotele dhe një totali prej 30,000 dhomash. Sipas revistës “Forbes”, mes klientëve të Butler Hospitality numërohen hotelet e njohura si Hilton, Marriott, Hampton Inn, Holiday Inn etj.

Gjonbalic thotë se kompania e tij çdo vit ka dyfishuar numrin e dhomave që u shërben dhe në fund të vitit 2019 kishte rreth 250 të punsuar me kohë të plotë. Suksesi në New York City ka bërë që të zgjerohet edhe në Chicago, Miami dhe D.C. Marrëveshja me hotelet është e thjeshtë dhe shumë përfituese. Butler Hospitality merr 90% të fitimeve dhe vetëm 10% u shkon hoteleve, një raport shifrash që dëshmon sesa e mirëpritur ka qenë kjo nismë nga industria e hotelerisë amerikane.

Sigurisht, ky është një vit që do të sfidojë botën e turizmit dhe hotelerisë, për shkak të epidemisë së COVID-19. Por, Gjonbalic është optimist se porosia nga dhomat e hotelit do të mbetet një kërkesë edhe në epokën e re, kur të rifillojë udhëtimi masiv.

Premtimi është djalë i shqiptarëve nga Mali i Zi, të cilt u vendosën në New York në fillim të viteve 1990. Revista “Forbes” shkruan se ai u rrit në kuzhina restorantesh, ku punonte pa u lodhur babai i tij përpara se të hapte restorantin e tij, ku Premtimi punonte si pjatalarës, si shërbyes, si shpërndarës ushqimi, e më në fund, si menaxher.

Me një intuitë dhe shpirt nismëtar, ai krijoi diçka të re në Qytetin ku duket sikur është zbuluar gjithshka që mund të zbulohej, mirëpo ku vazhdimisht habitesh me fantazinë e shpritin praktik të njerëzve. Premtim Gjonbalic është një nga herojnë e kësaj Bote gjithmonë te Re.

Shqiptarja që ofron byrekun tradicional në mes të New Yorkut

Ariana Malushi është banorja e re e New Yorkut, që së bashku me hallën Alidën, udhëheq në një nga qytetet më të mëdha të botës, fabrikën tashmë të famshme të përgatitjes së byrekut, “Balkan Bites”.

Gazeta e njohur kroate, Jutarnji List, ka publikuar një shkrim të gjatë për Arianën, që ka lidhje edhe me Kroacinë. Rrëfimin për Ariana Malushin, gazeta kroate e ka vlerësuar shumë interesant.

“Për shumë arsye, por të fillojmë me prejardhjen e saj. Nëna e Arianës është nga Kroacia, babai nga Kosova, ndërsa ajo është rritur e lidhur ngushtë me rrënjët ballkanike. Numër të pafund të verave i ka kaluar në Evropë me gjyshërit, duke u ushqyer me ushqime tradicionale”, shkruan në artikullin e “jutarnji.hr”.

Ariana ka treguar se ndonëse e lindur në SHBA, është rritur duke mbajtur lidhjen e fortë me familjen. Ajo gati çdo verë ka vizituar familjen në Evropë.

“Verat e kaluara në Kroaci gjithnjë kanë qenë të lumtura dhe të mbushura me delikatesa gastronomike dhe me ditë tjera në plazh. Ushqimin më të mirë e kam hëngër në shtëpi. Gjyshi im ishte peshkatar dhe çdo ditë ka sjellë në shtëpi peshqit e freskët që i ka peshkuar. Gjyshja ime dhe unë kemi përgatitur lloje të ndryshme makaronash. Dreka ishte gjithnjë vakti kryesor i ditës. Nuk kanë pasur shumë, por më të mirën gjithnjë e kanë ruajtur për ne”, ka treguar Ariana.

Shumë anëtarë të familjes Malushi janë shpërngulur nga Kosova në SHBA pak para luftës së fundit apo gjatë saj. Kanë marrë me vete traditën e ushqimit, si specat e mbushur dhe byrekun.

Ariana ka studiuar për marketing dhe financa në Miami, ndërsa karrierën e ka nisur në një agjenci marketingu. Gjithnjë ka pasur pasion udhëtimet. Në fillim të njëzetave ka udhëtuar për në Azinë Jugore, për të punuar si vullnetare dhe për të mësuar për kultura të ndryshme dhe kuzhina të ndryshme. Deri më tani ajo ka vizituar mbi 54 vende të botës.

“Në secilin vend ku kam qëndruar së pari kam shijuar ushqimin e rrugës dhe kështu jam lidhur me njerëzit lokalë. Prej kohës së kaluar në Kroaci dhe Kosovë e kam ditur se ushqimi i përgatitur në shtëpi është plotësisht i ndryshëm me ushqimin që mund ta gjeni në restorante”.

Pas një viti punë në marketing dhe në organizatat jofitimprurëse, Ariana ka nisur punën që kulturën ballkanike të shpërndajë dhe të ruajë përmes recetave autentike, që në familjen e saj janë trashëguar për dekada. Vendosi që idenë e saj ta ndajë me personin për të cilin e ka ditur se do ta ndihmojë për të përmbushur misionin – hallën Alida.

“Kur jam kthyer në New York, kam vendosur të punojë në një organizatë jofitimprurëse e cila ndihmon në luftë ndaj varfërisë dhe në përmirësim të kualitetit të jetës së njerëzve në gjithë botën. Kur u krijua ‘Balkan Bites’ ende e kam pasur atë punë, por kam kuptuar se për rritje afariste është e domosdoshme që projektit të ri t’iu përkushtohem plotësisht. Atë angazhim e kam përfunduar vitin e kaluar dhe prej atëherë punoj në ‘Balkan Bites’ me orar të plotë”, tregon Ariana, raporton “jutarnji.hr”.

E tëra nisi kur Ariana e luti hallën Alida që ta mësoj që të përgatit recetat tradicionale shqiptare, në nderim të gjyshesh së ndjerë, Magbules. Të dielave ato kanë pjekur dhe kanë gatuar së bashku, kujtonin gjyshen e saj dhe shumë shpejtë ofruan byrekun për tregjet lokale.

Halla e Arianës, Alida, në Kosovë ka punuar si gazetare, kurse trazirat politike e kanë shtyrë që të shpërngulet në SHBA në vitin 1991. Pas vendosjes në New York, Alida mori mësime në Qendrën Ndërkombëtare të Kuzhinës dhe pasionin e saj për gatim e ktheu në karrierë.

Jo shumë kohë pasi e hapi furrën e saj, nëna e saj Magbulja, u sëmur. Në qetësi mbylli dyqanin që për më shumë se një dekadë të kujdeset për nënën. Më pas Ariana ia prezantoi idenë për ‘Balkan Bites’.

“Një të diel, pasi gjyshja ime vdiq, halla ime dhe unë kemi përgatitur byrek dhe kemi biseduar për atë se si është e vështirë të gjendet byrek tradicional për të blerë. Kemi lexuar thuajse të gjitha etiketat në pjesën e prapme të byrekut të ngrirë që ishte në treg. Kemi parë që shumica nuk përdornin fare gjalpë ose e hollonin atë me vaj soje apo margarinë. Kështu kemi vendosur të fillojmë me përgatitjen dhe shitjen e byrekut”, ka treguar Ariana.

Vitin e kaluar byrekun e freskët e kanë shituar në tregje të ndryshme në New York, si në Queens Night Market dhe Urbanspace Holiday Market, por edhe në lokale të ndryshme. Për shkak të pandemisë u janë ndalë të gjitha këto burime dhe kështu kanë vendosur të shesin byrekë të ngrirë në mënyrë që njerëzit t’i shijonin ata në shtëpitë e tyre. Sot ato dërgojnë porosi në gjithë SHBA-në dhe shpresojnë që shpejtë të hyjnë në tregun ushqimor.

Ariana ka treguar se shumica e amerikanëve për herë të parë njoftohen me byrekun. Në New York në fakt janë disa restorante që ofrojnë byrek.

Për Arianën byreku përfaqëson shumë më tepër se vetëm një ushqim. Përfaqëson lidhjen me familjen, kulturën, traditën, bashkësinë familjare. Synimi i saj është që përmes Balkan Bites të ofrojë ushqimin ballkanik për pjesën tjetër të botës, që të heq kufijtë (fizik dhe në kokën e njerëzve) si dhe të ofrojë njerëzit e kulturave të ndryshme.

Nga bardh e zi në shumë ngjyra, imazhe të New York-ut ndër dekada

Një fotograf me përvojë shumëvjecare me syrin fotografik vendosi që të merrej edhe me ngjyrosje të imazheve domethënëse që shkrepuara gjatë dekadave.

Tërë kjo nisi nga ideja e tij që udhëtimi me kohë do të ishte argëtues, por ndryshimi i rrjedhës së kohës është një dhimbje dhe thjesht nuk ia vlen.

Kur ngjyros, ai shprehet se ndihet një udhëtar duke parë detajet nga afër dhe duke mbushur me ngjyrë. Pjesët e përfunduara duken sikur ai me të vërtetë është kthyer në kohë dhe i ka bërë ato shkrepje me kamerën e tij.
Shumë prej tyre kanë pamjen e një picture klasike.

Ky grup fotografish është vetëm New York. Disa nga këto ndërtesa janë zhdukur, ndonëse ende mund t’i gjeni disa prej tyre tani. / KultPlus.com

Amerikanët pelegrinazh te shtatorja e Nënë Terezës në Nju Jork

Shtatorja e shenjtores Nënë Terezë në qytetin e Bruklinit duket se është kthyer në një vend pelegrinazhi në Nju Jorkun e trazuar me protesta dhe ende të pa çliruar nga pandemia Covid-19.

Besimtarët njujorkez në këto ditë të vështira i janë drejtuar shenjtores shqiptare në platonën e Kishës Saint Anthanasius në Bruklin.

Shtatorja e të shenjtës Nënë Terezë u vendos në qytetin e Bruklin katër vjet më parë me nismën e Organizatës Rrënjëve Shqiptare të drejtuar nga Marko Kepi, dhe të ish senatorit të shtetit të New Yorkut, Marty Golden, me sponsorizimin e një grupi shqiptarësh që siguruan gdhendjen e shtatores

Rreth 2 metra e lartë dhe e derdhur në bronz, ajo peshon rreth 300 kg dhe në bazament ka të shkruar “Nënë Tereza” në anglisht dhe emrin e saj origjinal Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, rrethuar nga nja kopsht me lule te freskta.

Në Bruklin jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë. / Bota Sot / KultPlus.com

“Ëndrra Amerikane”, skamja e emigrantëve në Nju Jorkun e viteve 1800

Sot është një nga lagjet më luksoze të Manhatanit, por në fund të viteve 1800, në “Lower East Side” kushtet e jetesës, sidomos për emigrantët e rinj që mbërrinin në Nju Jork, ishin të mjerueshme.

Në fotot e shpërndara nga “History Channel” tregohet gjendja e tmerrshme e godinave ku detyroheshin të jetonin qytetarët më të rinj të Nju Jorkut, asokohe një prej porteve më të mëdha hyrëse të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara.

Apartamentet e projektuar për një familje të vetme, ndaheshin në pjesë më të vogla, për të futur sa më shumë njerëz që të ishte e mundur. Për të përballuar rritjen e numrit të popullsisë, ndërtesat pritëse ndërtoheshin me materiale të lira dhe shumica e godinave nuk kishin as ajrosje, duke bërë që sëmundje të ndryshme të përhapeshin shpejt mes njerëzve që jetonin aty.

Jacob Riis, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1870, punoi për policinë e qytetit për të zbuluar kushtet e tmerrshme të jetesës mes emigrantëve. Por vetëm përmes fotografive, dëshmia e tij nisi të ngjallte reagim.

Në vitin 1890, Riis përmblodhi të gjitha fotografitë në një libër të quajtur “Si jeton gjysma tjetër”. Vepra e tij tërhoqi vëmendjen e Theodore Roosevelt, në atë kohë shefi i Policisë së Nju Jorkut, duke e frymëzuar për të punuar për përmirësimin e kushteve të jetesës së emigrantëve dhe banorëve të lagjeve të varfra. /KultPlus.com

Banorët e New York tani mund të martohen në internet

Guvernatori i New York Andrew Cuomo, ka nënshkruar një urdhër përmes të cilit lejohen martesat në internet.

Ky veprim vjen pasi shumë dasma janë anuluar për shkak të masave bllokuese të vendosura si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit.

Tani e tutje, banorët e New York do të kenë mundësi që të aplikojnë për leje martese nga distanca dhe nëpunësve do t’ju lejohet të kryejnë ceremoninë virtualisht.

Cuomo bëri shaka duke thënë se “vendimi nënkupton që tani e tutje s’ka asnjë justifikim” që çiftet të mos kurorëzoheshin.

“Ju mund ta bëni atë përmes Zoom. Po apo Jo?” tha ai në një konferencë.

Masat bllokuese nëNew York janë zgjatur deri më 15 maj.

Më shumë se 13,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi vetëm në New York.

Historia e hotelit legjendar në Nju-Jork

Për disa, është vend i papërshtatshëm dhe i mërzitshëm, për të tjerë parajsa e shplodhjes. Për disa dhomat e këij hoteli simbolizojnë djallin, të tjerë i kanë përdorur ato si shplodhje buzë rrugës së tyre, pas një dite të gjatë. E përsëri, ka disa të tjerë që i përdorin hotelet si qëndra banimi.
Chelsea Hotel ka pas qenë oazi i brendëshëm ku është gatuar krejt platforma nyjorkiane e Beat Generation. New York City është arena më e madhe e koncerteve, festivaleve të hapura më të mëdhaja në botë, ambjenti i rock dhe rap star-ëve që janë të njëjtët aktorë të dyluftimit për të mbizotruar qytetin, gradiaçelave dhe copave arkitektonike të shqetësuara të shoqerisë moderne që janë një model për mbar botën. Kjo është qendra e universit, prej këtu fillojnë të gjitha. Art, kulturë dhe tregëti e lirë. Origjinal rock’n roll.

Kur flasim për New York City e kemi fjalën më tepër për Manhattan, sepse lagjet e tjera si : Bronx, Brooklyn, Queens, Staten Island, janë të përmendura më tepër vetëm për hapsirën dhe popullimin. Manhattan është si askush dhe askund gjetkë. Askund tjetër vizitori nuk është i mbërthyer nga magjia e popullimit dhe arkitekturës, teknikave dhe arteve, shpejtësisë dhe ritmit. Ky qytet është fëmijëria e rock’n roll-it drejt të gjitha rrugëve në mënyrën e ecjes mbi trotuarin e egër “Walk On The Wilde Side” që Lou Reed i ka pas kënduar. Kjo është ekuivalenca e vërtetë e bursës dhe shkëmbyesve të vlerave, tregëtarëve, vizitorëve po aq sa edhe shkrimtarëve, piktorëve dhe muzikantëve. Një nga pikat kyçe është të gjesh ritmin natyral që për europianët do të thotë të kthesh mbas akrepat e sahatit, gjashtë orë më mbas ndërsa mbërijnë në Kennedy Airport i cili është i vendosur 90 minuta larg qendrës…
Ok, le t’ja fillojmë udhtimit tonë atëherë në Manhattan, që në vizionin parësor të të gjithëve tashmë ka ngelur nga skenat e mirënjohura në kujtesë, nga krijimet mjeshtërore të Woody Allen, prej të gjitha filmave të tij, përsëri e përsëri. Impresioni i dytë që të ngelet në kujtesë është madhështia, madhësia, shkëlqimi i përhershëm i njëtrajtshëm qoftë ditën apo natën, aq sa të gjithë e quajnë New York-un qyteti që asnjëherë nuk flenë. Për të gjithë ata që i marin parasysh të gjitha këto impresione, që djersiten nën ritmin e qytetit, që luajnë dhe krijojnë rock-un e tyre origjinal, kjo si të thuash, vizita e parë, asnjëherë nuk ka për të qenë më vizita e fundit, në New York.
Ju jeni addicted nga New York City tash e tutje, që fillon e bëhet më i bukur kur e lëshon vetveten të zhytesh nën rjedhën natyrale të tij. Kjo është e vetmja rrugë të zbulosh New York-un e vërtetë larg rrugëtimeve dhe orientimeve spitullaqe turistike që në fund të lënë një shije njohje sipërfaqësore. Mjafton të merni Staten Island Ferry çdo gjysëm ore, për të cilën nuk paguan asnjë gjë, dhe të kapërceni kanalin midis Staten Island dhe Manhattan, ku do të shihni edhe Statujën e Lirisë, ku po të doni mund të kaloni gjysmën e ditës brigjeve të Staten Island apo riktheheni në xhunglën urbanistike të Manhattan-it nëpërmjet metrove, autobuzave apo taksive të verdha të qytetit. Pjesa jugore e Manhattan-it përbëhet më tepër nga distrikte financiare si bursa Wallstreet dhe World Trade Center dhe më tutje tek Tribeca (the Triangle Below Canal Street), kemi përballë Chinatown , SoHo dhe Litle Italy. Lower East Side, që përfundon drejt veriut. Mbas kësaj përball do të shfaqet Greenwich Village dhe Chelsea lagjia bohemiane e artistave. Pikërisht këtu fillon edhe sistemi rektangular i rrugëve. Kjo platformë ekziston që prej vitit 1811 dhe shkon lart gjer në 155-street. E famëshmja, e Pesta Avenue* , mbas Park Avenue, është ndarësja midis lindjes dhe perëndimit . Më tej Central Park fillon në rrugën 59.
Në qoftë se jeni të interesuar nga ana letrare të shihni gjurmët prej ku lindi Beat Generation atëherë me doemos duhet të vizitoni Greenwich Village dhe Chelsea Hotel. Për ata që janë të interesuar për historikun e muzikës dhe kërkojnë të gjejnë shpirtin e Bob Dylan, Janis Joplin, Jim Morrison, Leonard Cohen, Jimi Hendrix, Joni Mitchell, Nico apo Patty Smith, do ta gjejnë një pjesë të këtyre shpirtrave në tullat e kuqe të mureve të Chelsea Hotel i vendosur në numrin 222 perëndim i rrugës 23 ( West 23 St.), midis bulevardit shtatë dhe tetë, adresë në të cilën janë shkruar në të shkuarën një pjesë e atyre këngëve që kanë kaptuar kohën dhe kanë lënë gjurmë ende të freskëta edhe sot.
Greenwich Village është njëri nga të paktat vende në Manhattan që nuk bën pjesë në ndërtimin rektangular simetrik të qytetit. Aty rrugët janë më tepër në forëm rrugicash të ndërthurura me njëra-tjetrën, dhe tek-tuk shikon pak gjelbërim, gjë jo e zakontë për lagjet e tjera. Njerëzit kanë jetuar aty shumë më përpara se të meresh vendimi për ndërtimin dhe zgjerimin e New York-ut sipër gjer në 155 St. Lagjia ka një karakter arkitektonik të stilit europian “village” që i kundërvihet kryeneçësisë së gradiaçelave që ngrihen të shumta e të pafundëme drejt veriut dhe që përpiqen të mbysin dhe izolojnë hapsirën e pakët arkitektonike të saj. Falë lëvizjes së artistëve dhe shpirtit krijues dhe kritik të Village rreth fillimit të shekullit të shkuar që kjo lagje karakteristike ruan ende anën e saj tërheqëse edhe sot. Në vitet ’50 lagjia ka pas qenë e populluar nga beatnicks ( shkrimtarë dhe poet të të ashtuquajturit “brez i keq”). Në vitet ’60 hippies (hipitë) erdhën. Në vitet ’70 dhe ’80 ishin rokistat që e bënë Greenwich Village dhe sidomos hotelin Chelsea simbolin e jetës nyjorkeze, aq sa sot Chelsea është monument kulture që mbrohet nga shteti sepse ky hotel më tepër se cilido vendbanim tjetër tërhoqi çuditërisht më tepër artist se askund. Madje Chelsea ka pas qenë e famshme për këtë lloj tërheqje artistike që në kohë më të hershme që nga koha kur Mark Twain ka pas banuar dhe shkruar në një nga dhomat e atyshme. Thomas Wolfe dhe Artur Miller kanë pas banuar dhe shkruar aty gjithashtu. Miller i cili jetoi për gati gjashtë vjetë aty e përshkruan kështu hotelin e famshëm të artistëve : Ky hotel nuk i përket Amerikës. Aty nuk ka fshesa me korent, jo rregulla dhe kjo është e turpshme… është pika më e lartë e surealizmit. I shkrumbosur nga ky ambjent, i ngrija gishtin tim të mezit (provokativ) fytyrtjetërsuarve me surrat të kuq nga pija që kalonin zhurmshëm në trotuar dhe ndihesha i lumtur nga ky veprim. Kam servirur në art fillimin e epokës moderne, vitet ’60, gjysëm i groposur në Chelsea, me sy rinor të përgjakur.


Gjer në vitin 1884 hoteli Chelsea ishte ndërtesa më e lartë në New York. Sot është një humbtirë diku në periferi të Manhattanit. Kohët e shkuara të lavdishme janë shkatërruar nga ndërtimet e reja. Vetëm hyrja me pllakën memoriale na kujtojnë se hoteli ka pas një të shkuar legjendare. Salla e kryesore e pritjes nuk është gjë tjetër veçse një galeri e mrekullueshme muzeale me piktura, gravura, objekte origjinale, makina shkrimi, libra, dorëshkrime, partitura muzikore, që artistët e ndryshëm kanë lënë aty nga pamundësia për të paguar qiranë. Vendi i sportelit ka pamjen e një filmi bardh e zi hollivudian. Të dy ashensorët e vetëm lëvizin ngadalë në të dhjeta katet e ndërtesës. Shpesh nga brenda hoteli përngjan me një barrakë. Por vrimat nëpër dysheme të tregojnë se ka tuba uji dhe tuba avulli të ngrohtë që e bëjnë këtë vend të quhet hotel. Indiferenca është kultivuar në këtë vend. Luksi është një kërkim absurd. Shpërdorimi dhe natyra jokonformiste dominojnë. Pompoziteti është i parë nga posht-lartë. Sot vetëm 100 dhoma janë të hapura kundrejt vizitorëve nga 400 që ka hoteli në shërbim në ditë normale. Të gjitha banesat e tjera janë të zëna nga banues të përhershëm të atyshëm. Më e bukura nga të gjitha (dhoma # 600) me dysheme mermeri dhe oxhak bronxi, një luks i vërtetë është e lëshuar me qira të përhershme tek një çift gay që shkruajnë romane dashurie nën pseudonimin Judith Gould. Po qe se do të qëndrosh e vizitosh këtë vend rezervimet bëhen veçse dy muaj më parë. Dhe dijeni pra se ju paguani (gati 140 $ në natë) për emrin e hotelit më tepër se për çmimin real të rehatshmërisë së dhomave. Secila dhomë ka historinë e vet. Në dhomën # 205 poeti uellsian Dylan Thomas që me reputacionin e vet e kishte frymzuar të riun Robert Zimmerman të ndryshonte emrin në Bob Dylan , iku në një gjum të përhershëm fatal mbasi kishte pirë 18 gota whisky njëra pas tjetrës. Dhoma # 100 ishte e zënë nga Sid Viscious , basisti i legjendarëve Sex Pistols , dhe e dashura e tij Nancy Spungeon. Në mëngjesin e 11 Tetorit 1978 Spungeon u gjend në vaskën e banjës së kësaj dhome e vdekur. Viscious arrestohet si i pandehur për vdekjen e saj dhe disa kohë më vonë vdes edhe ai vet nën overdozë heroine. Jimi Hendrix jetoi, eksperimentoi drogë dhe muzik për një kohë të gjatë së bashku me kitarën e vet besnike në hotel. Janise Joplin këtu nuk kaloi vetëm një histori dashurie me Southern Comfort por njëkohësisht një flirt dashurie romantike të shkurtër me Leonard Cohen. Kanadezi rock-poet e dashuronte hotelin aq sa thoshte:
Chelsea është njëri nga ata të pakët hotele që e dashuroj sepse ka pikërisht atë atmosferë që të gjitha hotelet e tjera duhet të kenë. I dua hotelet kur në mesnatë mund të sjellësh në qetësi ushqim, bira dhe vajza të reja në dhomën tënde dhe askush nuk do t’ja dijë dhe të të shqetësoj për këtë fakt. Kënga e tij “Chelsea Hotel” nuk është vetëm një kujtim i dashurisë së shkuar për Janise Joplin, por njëkohësisht edhe një himn dashurie për hotelin nën vargjet : I remember you well in the Chelsea Hotel / You were taking so brave and so free / Giving me head in the unmade bead / Wile the limousines wait in the street / Those were the reasons and that was New York / I was running for the money and the flesh / That was called love for the workers in song / Probably still for those of us left .
Dhe lista e shkrimtarëve, piktorëve dhe aktorëve që kanë shkruar, pikturuar, apo kanë kaluar nëpër duar skenarët e filmave apo teatrove përpara se të hidheshin në skenë, vazhdon me personalitete të tillë si Jane Fonda, Jackson Polloks, Brendan Behan, Sarah Bernardt, etj.
– Për shumë nga këta artist Chelsea ishte thjesht një qëndrim i përkohëshëm ndërsa për disa nga ata një banesë e përherëshme – kujton Stanley Bard që për 40-vjet ka drejtuar si menaxher hotelin – Disa prej tyre jetuan më tepër se një dekadë aty. Pikrisht në të njëjtin moment kur po bashkbisedonim ikona e punk-ut Patti Smith sapo doli përjashta portës kryesore. Stanley Bard mban distancën e duhur përtej autoritetit të vet i lumturuar kur herë pas here është dikush që kujtohet për hotelin legjendar. Ai na drejton drejt zyrës së tij ku gjen libra të veçantë.
– Koleksionoj çdo libër që është shkruar në hotelin tim – thotë ndërsa nxjer prej librarie novelën “You Can’y Go Home” nga Thomas Wolfe.
– Shumë gjëra kanë ndodhur në të shkuarën e këtushme – vazhdon mendueshëm – Jimi Hendrix, Jim Morrison, Janise Joplin drogoheshin këtu. Ndërsa sot në sallën kryesore të pritjes një tabelë e madhe reptësisht shënon “No Smoking” / Ndalohet Duhani.
– Për shumë vite Bob Dylan jetoi në dhomën # 2011 e më tej në # 411 që pat qënë dhoma e të ndjerës Janise Joplin. Për gati një vit Leonard Cohen ka lëvizur nga një dhomë në tjetrën. Ndërsa ende të freskët mbart në kujtes imazhin e tij. Ai djalë më pëlqente dhe ishte më i qeti nga të gjithë rëmujaxhinjtë e tjerë të atyre viteve të turbullta. Por ndoshta ishte vetëm pamja e tij e jashtëme kjo. Në më të shumtën e kohës së tij në New York në vitet ’60, Cohen ka pas jetuar në dhomën # 424. Ndërsa kohë më vonë John Bon Jovi shkroi dhe filmoi videon e këngës për “Midnight at Chelsea” në dhomën # 515. Por zoti Bard refuzon të flasë për dosien misterioze të çështjes Viscious / Spungeon me fjalët :
– Oh, kjo është tjetër histori por jam krenar për dashurinë dhe respektin e veçantë që Andy Warhol pat treguar në vitet ’60 duke filmuar së bashku me Nico në ambientet e hotelit tonë sekuenca nga filmi “Chelsea Girl”. Në një kohë shumë të trazuar.
Në finale Patti Smith është afruar duke ndjekur bisedën tonë dhe duke e mbyllur atë me fjalët :
– Nuk dua të humbas asnjë moment nga jeta e këtij hoteli, është padyshim vështirë të gjesh ndonjë artist që ka jetuar aty, të mos jetë rrëmbyer nga eleganca artistike e stilit jetësor të Chelsea Hotel.

Përgatiti: Flurans Ilia /KultPlus.com

New York: Shqiptari gjen portofolin plot me dollarë dhe e dorëzon në polici

Duket se më nuk është “lajm” se një shqiptar gjen një send me vlerë, portofol plot me dollarë, e tjerë, që i ka humbur dikujt tjetër, dhe me plot qytetari e humanizëm e dorëzon në polici.

E ky gjest ndodhi në New York, ku shqiptari gjeti një kuletë plot me dollarë dhe gjesti i tij e mahniti policinë amerikane, pasi që e dorëzoi atë në polici, ashtu siç e mori.

Pa dyshim se ky ishte gjesti me përmasa të mëdha humane të shqiptarëve që jetojnë në mërgim po evidetohen kohë mbas kohe.

Vetëm në Nju-Jork kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme, gjeste të tilla publike që vetëm shqiptarët mund t’i bëjnë.

Sipas një vetëpostimi në llogarinë e tij në rrjetin social, shqiptari Blerim Gjoçaj nga Kosova ka gjetur një portofol të mbushur me dollarë (shuma nuk bëhet e ditur) në një rrugë të qytetit, ku ai jeton Bronx – NYC, dhe e ka dorzuar në stacionin e afërt të policisë.

Ai shkroi duke postuar edhe fotografinë që tregon atë duke dorëzuar në polici portofolin se:

“Sot gjeta një portofol të mbushur me para (mijëra dollarë) dhe kur i dorëzova në stacionin e policisë, ata më falënderuan dhe më thanë se jam një djalë shumë i mirë”, ndërkohë, shton se ai është përgjigjur oficeres së policisë që ka marrë në dorëzim portofolin e gjetur me shumën e dollarëve dhe dokumenta të tjera.

“Unë falënderoj policinë shumë për këto fjalë të shkëlqyera dhe të bukura, por unë nuk kam bërë asgjë më shumë se një shqiptar”, theksoi Blerimi.

Duhet theksuar se ky gjest human është vlerësuar edhe në stacionin e policisë 52 PC në Websiter -Bronx NY 10467, duke nxjerrë në pah edhe një herë gjestin e një shqiptari, që për koincidencë në prag të Vitit të Ri e gjen një protofol me dollarë dhe e dorëzon në polici. /albinfo/ KultPlus.com

Figura nga dylli e Avicii-t në muzeun Madame Tussauds në New York

Radhës së figurave nga dylli të personaliteteve të showbizit në muzeun Madame Tussauds në New York, iu shtua edhe një figurë.

Dashamirët e DJ-it të famshëm botëror, Avicii-t, tani kanë shansin që figurën e tij nga dylli ta shohin në këtë muze. DJ suedez vdiq vitin e kaluar në moshën 28 vjeçare. Shkaku ishte depresioni i thellë, shkruan rtv21.tv

Këngët e Avicii-t, apo Tim Bergling, si quhej në të vërtetë, përfshirë këtu “Levels,” “Wake Me Up,” “Seek Bromance,” “Silhouettes” e shumë të tjera, ndihmuan në dhënien e formës së vallëzimit gjatë vitit 2010 e edhe sot.

Muzika e tij ishte vërtetë ikonike. Pra, adhuruesit e Aviciit tani nuk kanë shansin të jenë të pranishëm në vendngjarje muzikore të tija, të cilat veçoheshin si risi muzikore sepse ai çdo herë ka sjellë në skenë ritme të reja, por ata kanë shansin që figurën e tij nga dylli ta shohin në muze. Si zakonisht, siç ndodh edhe me figurat tjera nga dylli të cilat punohen me aq përpikëri, edhe figura e Avicii-t duket e përkryer, sikur të ishte duke realizuar muzikë për adhuruesit e tij.

Figura do të qëndrojë në ekspozitë në këtë muze, pranë figurave të disa personaliteteve po ashtu të njohura botërore, si Taylor Swift, Rihanna, Justin Timberlake, Ed Sheeran e të tjerë./21Media / KultPlus.com

Në New York hapet shkollë shqipe

Në Bronks të New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u hap shkolla shqipe “Alba Life”.

Themeluesit e kësaj shkolle janë Qemal dhe Kozeta Zylo, të cilët për vite me radhë kishin punuar dhe kontribuar në promovimin e vlerave shqiptare, derisa kërkesat për mësim në gjuhën shqipe rriteshin brenda dite në rajonin e Bronksit. Familja Zylo u bën ideatorë për hapjen e kësaj shkolle, si një qendër e kultivimit të vlerave shqiptare, duke mundësuar integrimin e të vegjëlve shqiptarë në kulturën vendëse, ndonëse nga larg.

Në ditën kur kjo shkollë bëri promovimin e saj, kishte mysafirë të shumtë, e një ndër pjesëmarrësit ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Uashington, Floreta Luli-Faber, e cila me prezencën e saj e afirmoi qëndrimin e saj pranues për këtë iniciativë të duhur. Në mesin e stafit të kësaj shkolle shqipe është edhe Mirvete Krasniqi-Veselaj, e cila muaj më parë kishte emigruar nga Kosova në Amerikë dhe tani është pjesë e stafit të kësaj shkolle, në cilësinë e mësimdhënëses, profesion të cilin e kishte ushtruar prej vitesh në shkollën fillore të mesme të ulët “28 Nëntori” në Raushiq të Pejës. Mësimdhënësja Mirvete Krasniqi-Veselaj u shpreh tejet falënderuese, duke shpalosur planet e saj për “shtëpinë e dytë” tashmë, e cila me përvojat e saj paraprake në këtë fushë premton shumë për fëmijët që e kanë fatin të jenë nxënës në këtë shkollë.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj shkolle. Ardhja ime në një vend kaq të largët më bëri skeptike për të ardhmen, por rezultati dhe vlerësimi nga ana e themeluesve të kësaj shkolle më ka mahnitur. Të jem pjesë e një kuadri kaq të përgatitur është fakt që më gëzon tej mase. Shpresoj që kontributi im të nxjerrë breza të edukuar mirë. Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë ata që ishin mbështetës të denjë për ta gëzuar sot këtë titull”, tha ajo.

“Alba Life” hapjen e saj solemne e bëri më datë 21 shtator, pikërisht në muajin kur në çdo vend shënohet fillimi i vitit të ri shkollor. Kjo shkollë premton shumë dhe pret nxënës të rinj, duke u siguruar atyre një staf me përgatitje të mëdha.

Stafi përbehët nga themeluesit Kozeta dhe Qemal Zylo, bashkëpunëtorët Blerim Gjocaj, Arta Xhaferri dhe Majlinda Tafaj dhe mësimdhënëset Mirvete Krasniqi-Veselaj nga Peja dhe Elda Gjongeci nga Tropoja. / KultPlus.com

Fotografia e vogëlushit shqiptar ‘pushton’ ekranin gjigant të Times Square

 

Vogëlushi nga Kosova, Beni Godeni ka qenë protagonist i ditë së djeshme në New York. Fotoja e tij është publikuar gjatë gjithë ditës në ekranin gjigant të “Times Square”.

Në njërën nga fotografitë, Beni shihet bashkë me Fjolla Rracin, që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit me Sindromën Down dhe ata me autizëm.

Fotografia e pesëvjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvitshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down./Gazeta Liberale / KultPlus.com