Kështu e quan Shpend Ahmeti Festivalin Sunny Hill: Biggest f***ing…

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përgjatë tri netëve sa zgjati festivali Sunny Hill, ishte i pranishëm duke e shijuar muzikën që erdhi nëpërmjet zërave botërorë që sivjet ishin pjesë e festivalit, shkruan KultPlus.

Kryetari Ahmeti, u pa në fotografi të shumta tek festonte me artistët ndërsa mbrëmë në përmbyllje të festivalit ku këtë e bëri Martin Garrix, ai në profilin e tij në Twitter, e quajti festivalin Sunny Hill, “the biggest f***ing party in Europe”.

Statusi i Shpend Ahmetit, u ruajt si screenshot, ndërsa tash po shpërndahet gjithandej nëpër rrjete sociale.

Rikujtojmë, se Komuna e Prishtinës përveç hapësirës në Parkun e Gërmisë që ia liroi Sunny Hill-it, e mbështeti atë edhe me 250 mijë euro./ KultPlus.com

Kështu feston Shpend Ahmeti përkrah Dua Lipës (FOTO)

Tash e tri ditë në kryeqytetin e Kosovës, po mbahet edicioni i parë i festivalit më të madh të muzikës Sunny Hill Festival, shkruan KultPlus.

Ky event përveç që mblodhi rreth vetës zërat më të kërkuar botërorë si Dua Lipa, Action Bronson e DJ Martin Garix, ai ka dërguar në parkun e Gërmisë edhe figura të ndryshme politike.

Ndër ta është edhe i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, njëherësh edhe mbështetës i madh i këtij festivali. Ai përveç që lëshoi parkun e Gërmisë për këtë festival duke bllokuar tërësisht hyrjen për qytetarët që nuk duan të jenë pjesë e festivalit, këtij të fundit i dha edhe mbështetje materiale.

Po sjellim një fotografi të kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili feston përkrah Dua Lipës.

Fotografia është realizuar mbrëmë aty ku skena ishte rezervuar për emrat si Action Bronson, G4shi, e emra të tjerë të muzikës vendore./ KultPlus.com

Dua Lipa dhe Shpend Ahmeti përshëndesin me ‘shqiponjë’

Ylli botëror, Dua Lipa ka dy ditë që po qëndron në Prishtinë, ndërsa publikun këtu e ndajnë edhe pak orë nga performanca e saj, shkruan KultPlus.

Dua Lipa është figura kyçe e Festivalit Ndërkombëtar “Sunny Hill”, i cili është themeluar nga babai i këngëtares, Dukagjin Lipa. Dukagjin e Dua Lipa sot janë mirëpritur edhe nga i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili i ka dhuruar këngëtares së njohur “Çelësin e qytetit”.

Ahmeti sapo ka postuar edhe një fotografi me Dua Lipën, ndërsa kanë krijuar simbolin e shqiponjës.
“Gati për sonte”, shkruhet në postimin e Ahmetit.

Ready for tonight #sunnyhill #prishtina

A post shared by shpend ahmeti (@shpend34) on

Kjo është hera e dytë që Dua Lipa performon para publikut prishtinas./ KultPlus.com

Janë prerë 10 drunjë të njomë në Bregun e Diellit, reagon Shpend Ahmeti (FOTO)

10 drunj të njomë të mbjellur në Bregun e Diellit në Prishtinë, janë prerë sot me sëpatë, shkruan KultPlus.

Një gjë të e ka treguar nëpërmjet rrjetit social Facebook kryetari i Komunës së Prishhtinës Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se kjo gjë që ka ndodhur është marre.

“Dikush i ka pre mbreme mbi 10 drunj të njomë në B. të Diellit me sëpatë. Nuk mundem assesi me kuptu pse dikush e bën këtë. Marre!”

Ai po ashtu ka lutur qytetarët që të lajmërojnë policinë kur vërejnë diçka të tillë.

“Lus qytetarët ta thërrasin menjëherë policinë kur vërejnë diçka të tillë ose komunën në 080012233”, ka shkruar Ahmeti./ KultPlus.com

BE: Po presim caktimin e lokacionit nga Komuna për Sallën Koncertale

Në lidhje me prononcimin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës se Zyra e Bashkimit Evropian mund të financojë ndërtimin e Sallës Koncertale, kjo e fundit ka dalë me një qëndrim, shkruan KultPlus.

Përmes postimit në Facebook, Zyra e Bashkimit Evropian ka treguar se financimi i projektit është një lloj konfirmim nga Komisioni Evropian. Mirëpo, fillimisht sipas tyre duhet që të caktohet një lokacion.

“Në lidhje me atë se BE mund të financojë ndërtimin e sallës koncertale, fillimisht duhet që të caktohet një lokacion i duhur nga ana e Komunës. Ne jemi momentalisht duke pritur që Kryetari i Komunës të sigurojë një lokacion të tillë, pa pengesa ligjore apo teknike. Pasi që kjo të bëhet, hapat e tjerë dhe thirrja për të dizajnuar sallën koncertale mund të vazhdojnë”, është shkruar në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian.

Tutje në postim thuhet se Bashkimi Evropian punon vazhdimisht për të përmirësuar jetën e njerëzve në Kosovë ku shumë e rëndësishme është edhe kultura.

Projekti për Sallën Koncertale do të mbështetet me vlerën prej 15.4 milionë euro, nga fondet e Bashkimit Evropian, ndërsa projekti fitues pritet të përzgjidhet deri në fund të vitit. /KutlPlus.com

Fillon largimi i tendave pa leje në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka filluar aksioni për largimin e tendave pa leje nëpër të gjithë komunën e Prishtinës.


“Tendat dhe zgjerimet pa leje nuk do të tolerohen”, shkruhet në njoftimin e Ahmetit në Facebook./ KultPlus.com

Arrihet marrëveshje për restaurim të Hamamit, dështon ajo për Xhaminë e Çarshisë

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prishtinës dhe TIKA-s për restaurimin e Hamamit të Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pranuar se ka qenë i dështuar projekti i më hershëm për restaurimin e këtij objekti.

Tash është shprehur i lumtur që po fillon ky projekt, teksa ka thënë se ekspertizë dhe restaurim më të mirë se që mund të bëjë TIKA nuk ka.

Burak Hasan, koordinator i TIKA-s për Kosovën nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur do të përfundojë restaurimi i Hamamit e as nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë, raporton KTV. Ishte paraparë që të nënshkruhej një marrëveshje e tillë edhe me Bashkësinë Islame për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë. Por në momentet e fundit është larguar Resul Rexhepi nga BIK. Ai ka thënë se janë larguar për shkak se janë ndier të anashkaluar.

Prishtina bëhet edhe me një sallë alternative

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot përmes profilit në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Kulturës kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen për kalim të kinemasë së ish APJ në hapësirë kulturore të Prishtinës, shkruan KultPlus.

Kjo sallë do të përdoret si kinema dhe skenë alternative, ka njoftuar kryetari Ahmeti.

“Para disa vitesh filluam një iniciativë me Alush Gashin për kthimin e kinemasë së ish APJ në hapësirë kulturore të Prishtinës (kinema dhe skenë alternative). Atëkohë ishte në menaxhim të UNMIK dhe hasëm në shumë vështirësi.
Pas kalimit në menaxhim të Qeverisë, me Yll Rugova kemi arritur të finalizojmë marrëveshjen për kalim të sallës në menaxhim të Prishtinës. Javëve në vijim do të njoftojmë për shfrytëzimin e kesaj hapësire në bashkëpunim me ideatoret e kthimt të kësaj hapësire në kinema/hapesirë alternative të kultures në kryeqytet.
Si fëmijë, kam shkuar shpesh në këtë kinema. Edhe pse nuk është e njejtë patjetër se ka rëndësi të veçantë kulturore për Prishtinën”, ka shkruar Shpend Ahmeti./ KultPlus.com

Mbi 450 mijë lule do t’i shtohen Prishtinës (FOTO)

Tashmë edhe disa ditë na ndajnë nga ardhja e stinës së Pranverës. Kryeqyteti i Kosovës, veçse ka filluar të marrë ngjyrat e kësaj stine, shkruan KultPlus.


Kryetari i Prishtinës , Shpend Ahmeti sot ka njoftuar se ka filluar mbjellja sezonale në hapësirat e gjelbra të Prishtinës. Ai tutje ka treguar se gjatë këtij viti do të mbillen mbi 450 mijë lule, të cilat janë duke u kultivuar nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura”.

KultPlus ju sjellë fotografitë e publikuara nga Kryetari, Shpend Ahmeti./ KultPlus.com

Diskutohet për bashkëpunime kulturore në mes Parisit dhe Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me Ambasadorin francez në Kosovë Didier Chabert dhe me nënkryetarin e Komunës së Parisit, Christophe Girard biseduan për bashkëpunime të mundshme kulturore në mes Prishtinës dhe Parisit, shkruan KultPlus.

Komunën e Prishtinës e vizitoi dje nënkryetari e Komunës së Parisit, Christophe Girard, bashkë me Ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert. Ata u pritën nga kryetari Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli, si dhe drejtorët Muhedin Nushi dhe Yll Rugova.

“Përgjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në sektorin e kulturës. Kësisoj, do të marrim shembuj të mirë nga Parisi si për mbrojtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, ashtu edhe për shfrytëzimin e hapësirës publike për projekte të ndryshme kulturore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./KultPlus.com

Suksesi i Dua Lipës po i lumturon edhe politikanët, krenar edhe Shpend Ahmeti

Dy cmimet e Dua Lipas në Brit Awards, që shënon kështu edhe fitoren e parë të një artisti shqiptar në këtë ngjarje të madhe britanike, përpos që ka gëzuar qytetarët e Kosovës, një gëzim i tillë po reflektohet edhe te politikanët, shkruan KultPlus.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shfaqë gëzimin e tij për fitoren e Duas, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku shihet një fotografi e tij bashkë me Duan.

Congrats Dua! Krenar me Dua Lipa! ka shkruar Ahmeti. Njëherit, suksesi i Dua Lipas në Brit Awards është edhe nominimi i saj në këtë event, pasi që, është artistja e parë britanike që ka shënuar kaq shumë nominime në një edicion, duke numëruar pesë nominime./KultPlus.com

Shpend Ahmeti: Vendosja e flamurit për 10-vjetorin i përket qeverisë

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbrëmë bëri një reagim nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve mbi debatin për Flamurin e Republikës së Kosovës.

Ahmeti, duke cituar ligjet e Republikës së Kosovës, tregoi se kjo ngjarje është nën protokollin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kështu që sipas tij, dihet që 10-vjetori është eveniment shtetërorë, shkruan KultPlus.

Po sjellim të plotë reagimin e Shpend Ahmetit:

“Po e shoh një debat të gjatë në lidhje me flamurin shtetëror të Kosovës i cili me apo me pa qëllim po drejtohet te Komuna me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
E para, une jam kryetar i Prishtinës, kryeqytet i Republikës së Kosovës, me kushtetutë e ligje në fuqi, të cilat i zbatojmë dhe i respektojmë.
E dyta, vendosja e simboleve shtetërore rregullohet me Ligjin 03/L-038 për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës dhe Ligjin 03/L-032 për protokollin e shtetit.
Aty është shumë e qartë.
Neni 3 pika 4.
“Protokolli i Shtetit kryen këto funksione:
1.4. përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, memorialë, shtetërorë dhe lokale, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave formohet me vendim të Qeverisë të Republikës së Kosovës një komision shtetëror.”
Neni 15 paragrafi 2
“Në mjediset e jashtme flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës qëndron i ngritur mbi ose pranë selive të institucioneve qendrore dhe lokale qeveritare, në pikat kufitare si dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njëzetekatër (24) orë dhe i ndriçuar drejtpërdrejtë gjatë natës. Në rastet e festave zyrtare dhe memoriale flamuri ngritët edhe në vende të tjera me autorizimin e Kryeministrit, për evenimente shtetërorë ose të kryetarit të Komunës, për evenimente lokale.”
Besoj se dihet që 10 vjetori është eveniment shtetëror.

Salla koncertale vjen në qendër të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, sot priti në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, pikërisht në objektin e Komunës së Prishtinës, shkruan KultPlus.

Në këtë takim, përveç të tjerash, u bisedua edhe për sallën koncertale apo pallatin e operës, objekt ky i cili në fushatën e fundit ka qenë një pikë e fortë për të gjithë kandidatët e veçmas për kryetarin Ahmeti.

Sipas, njoftimi të bërë nga i pari i kryeqytetit, në rrjetin social Faebook, mbi atë se për çfarë janë dakorduar me kryeministrin Haradinaj, është edhe zhvendosja e ATK-së që është në qendër të Prishtinës ku objekti i kësaj administrate do të shfrytëzohet si sallë koncertale apo pallat i operës, përcjell KultPlus.

“Po ashtu, u dakorduam për krijimin e një Task Force për zhvendosjen e një pjese të administratës shtetërore në periferi të qytetit, duke filluar nga largimi i ATK-së, ashtu që atë objekt ta shfrytëzojmë si sallë koncertale apo pallat të operës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Shpend Ahmetit./ KultPlus.com

Shpend Ahmetit, demagogut parekselancë

Marrëdhënia e Kryetarit të Prishtinës me qytetarët është marrëdhënie jo-estetike. Kohë më parë, Kryetari i Prishtinës, me nonshalancë dhe prepotencë të pakuptimtë, refuzoi të takonte investitorë potencial të ardhur enkas nga jashtë, të investojnë në infrastrukturën artistike dhe kulturore të qytetit.

Ndërkohe që gjatë orarit të punës, ai gjen kohë për t’u deklaruar për problemet partiake, për t’ju përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale, dhe për tu krekosur në intervistat e shumta. Sikur gjysma e energjisë së tij e shpenzuar në selinë partiake, rrjetet sociale dhe intervista të investohej në punë, do të arrinte të rregullonte ndonjë gjë të vockël të dukshme. Se të padukshmet përmirësime i shikon vetëm ai (dhe stafi i tij i afërt). Mua, Prishtina më duket si një qytet i mbarsur me tmerr.

Demagogu i përkryer Shpend, nuk sillet si kryetar komune por si Rock Star. Dhe këtij Rock Star-i, këtij kryetari të varur nga vëmendja, më duhet t’ia kujtoj disa fakte, që të zbres nga lartësitë e botës së tij imagjinare.

Shpend, në Prishtinën tënde imagjinare, të janë bërë njësh dëshira dhe imagjinata. Prishtina për të cilën flet ti, kur i referohesh të arriturave, është qytet imagjinar. Tmerrësisht bukur i përshkruar. Madje më ngjason me shtetin e presidentit aktual, ku çdo gjë është perfekte në këtë vend. Ju (ti dhe ai, Kryetari i Kosovës) silleni dhe veproni me një komoditet të tepruar. Në habitatet tuaja përkatëse, keni gjetur “gjërat” e munguara. Por, qytetarët s’kanë pse ua ushqejnë egot. Sepse qytetarët kanë preokupime madhore ekzistenciale, për të cilat ju (ti dhe ai, kryetari) s’keni dijeni.

Mjaft u krekose me refrenin tënd të tejpërsëritur për kungja dhe kifle. Është banalitet të gjesh strehë në një klishe. Deklaratat tua janë mizantropi vetëvlerësuese. Në Prishtinën tënde të arrirë, nuk arrin të ç’nervozohesh. Për pasojë, izolimi të bëhet përditshmëri.

Mjaft u solle si një superkryetar i një superkryeqyteti. Mjaft u solle si totem, qytetarët e së cilit duhet të të falen për “gjithë të mirat” që ua paske sjellë. Qytetarët nuk janë të detyruar të të adhurojnë. As të të trajtojnë si tabu. Përkundrazi, duhet të ti kujtojnë problemet e pafundme. Qytetarët e kryeqytetit e meritojnë një jetë më të dinjitetshme. Nuk përmirësohet cilësia e jetës duke i larguar investitorët dhe as nga deklarata tua optimiste. Unë habitem me cilësimet që ti i bën punës tënde, arritjeve tua, veprës tënde madhore. Ti ma ofendon inteligjencën, sepse më trajton si të paditur. Si miop. Që s’arrij të shikoj atë që shikon ti. Mjaft me këto mediokritete të rafinuara. Mjaft më me “brain pollution”. Ka kohë që ne kemi humbur aftësinë për t’i gëlltitur gënjeshtrat. Edhe “macchiato society” e qytetit është vetëdijesuar. Dëshmi janë rezultatet e fundit…

Mjaft u solle si Rock Star. Dil nga membrana jote dhe “ekzaminoje” qytetin. Shikoje se ç’gjendje është, në realitet. Ti, (me punën tënde) je kontribuues madhor i kaosit dhe anarkisë. Ti (me të arriturat tua) je kontribuuesi kryesor i dhimbjes konstante që na shkakton përditshmëria. Ti (me projektet tua madhore) je kontribuuesi më i madh i depresionit kolektiv. Ti (me eksperiencën tënde) je kontribuuesi kryesor i gjendjes se mjerë artistike dhe kulturore.

Por, ti për çdo mossukses ke arsyetim. Çdo “sukses” ia atribuon vetes. Paralelisht, je shndërruar në krekosës profesionist dhe vajtues profesionist. Duhet të jesh shumë naiv për të qenë i lumtur. Qeverisja jote, nëse mund të quhet qeverisje, quhet: zhgënjim dhe dëshpërim.

Ka kohë që je shndërruar në politikan profesionist, vetëm flet dhe asgjë s’punon. Ka kohë që e konsideron veten gjigant. Ti je një gjigant, por një gabim gjigant.

Besoj që e ke arritur moshën kur duhet të hysh në fazën e shqyrtimit të ndërgjegjes. Merr shembull kryeqytetet e rajonit dhe bëj krahasime. Zgjohu. Dil nga bota jote imagjinare në realitet. Dhe fillo nga pastrimi. Por, fillimisht nga pastrimi i mendjes tënde.

****

P.S.

Sa për të ta kujtuar. Ti nuk fitove se kishe program dhe do t’i sillje të mira Prishtinës. Ti fitove sepse qytetarët deshën ta ndëshkonin tjetrin, që pretendonte se do të vazhdonte të qeveriste me duar në xhepa. Sepse në zgjedhjet parlamentare, ti dhe partia yte FER, fituat pak mbi 1 %. Ti qëllove të ishte kundërkandidat në një moment të caktuar. Rrethanat të sollën në krye të Prishtinës. Që pastaj të na dënoje me të “arriturat” tua.

Arroganca di të të ndëshkoj. E provove. Fitorja jote e dytë është fitore e hidhur. Dhe nuk e pate atë buzëqeshje të gdhendur në fytyrë. Trete disa kilogram në pritje të rezultateve. (Dhe shumë të tjera ke për të tretur deri në fund, me këtë përbërje dhe këtë mentalitet…)

Pa asnjë respekt për ty
Arben I Kastrati

U ndezën dritat e festave të fundvitit në Prishtinë (FOTO)

Sapo janë ndezë dritat e festive të fundvitit në Prishtinë, shkruan KultPlus.



Në praninë e shumë qytetarëve, nën tingujt e muzikës dhe në përqafimin e shumë fëmijëve, kryetari I Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ftuar fëmijët prezent, i cili bashkë me ta ka numëruar mbrapsht deri në 1, për ti ndezur bashkërisht dritat e vitit 2018./KultPlus.com



Gati për dekorimin e qytetit të Prishtinës për Vitin e Ri, Komuna ka ndarë 58 mijë euro

Komunës së Prishtinës dekorimi për festa të fundvitit i kushtoi 58 mijë euro, ani pse për këtë Komuna kishte ndarë vetëm 50 mijë euro.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën për dekorimin e qytetit me drita e stoli dekorative dhe bredha për festat e fundvitit, njoftimin e kontratës në vlerë 57 mijë e 940 eurove e ka publikuar ne faqën zyrtare të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), shkruan insajderi. Kontratën e kanë nënshkruar më kompaninë “Anea” NPT./KultPlus.com