Ahmeti bën thirrje për kujdes: Ju lutem mos dilni pa nevojë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se zbutja e masave ka shkaktuar qarkullim shumë të madh të kerreve dhe njerëzve në kryeqytet.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të mos dalin pa nevojë, për shkak se rreziku nga koronavirusi akoma nuk ka kaluar.

“Qarkullim shumë i madh i kerreve dhe njerëzve në qytet. Përveç që masat nuk janë largu, do të ishte shumë keq në qoftë se këto ditë ndodh ndonjë shpërthim i ndonjë vale të re të infeksionit. Ju lutem të keni kujdes. Ju lutem mos dilni pa nevojë. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Shpend Ahmeti tregon ballafaqimin me arkitekten e famshme Zaha Hadid, pas refuzimit të projektit të xhamisë në Prishtinë

Përgjatë bashkëbisedimit mes Dua Lipës dhe Shpend Ahmetit, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka treguar momente nga takimi me arkitekten e famshme Zaha Hadid, ku projektet e saja janë më të rëndësishmet në shumë qendra botërore, por Prishtina pat refuzuar projektin e saj, e cila kishte aplikuar me një projekt për ndërtimin e xhamisë.

Ahmeti ka njoftuar se ai kishte marë pjesë me një takim në Londër, dhe Hadid kishte kërkuar të dinte se cili ishte kryetari i Komunës së Prishtinës. “Kur tregova se unë jam, të gjithë u kthyen dhe panë nga unë, u habitën se si ne e kemi refuzuar një projekt nga një arkitekte kaq e famshme”, ka treguar Ahmeti, por ai ka treguar se edhe pse ka pas dëshirë që të kalonte projekti i Hadid, ai ka treguar se këtë projekt e kishte refuzuar Bashkësia Islame, e jo Komuna.

Ndërkohë, ai ka shprehë keqardhjjen se kanë humbë shansin që Prishtina të ketë një projekt kaq të rëndësishëm, pasi që arkitektja Haidid, tashmë nuk është në mesin e të gjallëve./ KultPlus.com

Shpend Ahmeti tregon se ku do të mbahet tash e tutje Sunny Hill Festival

Në bashkëbisedimin me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa janë duke i shpalosë edhe projektet që do të ndodhin në të ardhmen, shkruan KultPlus.

Ahmeti ka njoftuar se tash e tutje Sunny Hill Festival do të mbahet në afërsi të Bërnicës, e jo sikurse tash në Gërmi.

Ndërkohë, Lipa, nëpërmjet telefonit ka treguar edhe për pamjen e kësaj hapësire, ku do të ketë edhe liqe artificiale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundi ka ndërmarrë shumë iniciativa kreative, në mënyrë që të thyej monotoninë e qytetarëve gjatë pandemisë, shkruan KultPlus.

Tash është duke realizuar një bisedë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, në të cilën mund të dërgoni pyetje edhe ju që të jeni pjesë e kësaj bisede.

“Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua si bashkëbiseduese do të më bëjë pyetjet e juaja mua”, ka shpjeguar rregullat e këtij bashkëbisedimi, kryetari Ahmeti. /KultPlus.com

Dua Lipa e vlerëson punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës (FOTO)

Dua Lipa në profilin e saj zyrtar në facebook ka lavdëruar punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, shkruan KultPlus.

Ajo nëpërmjet një postimi po ashtu ka njoftuar për bashkëbisedimin e saj me kryetarin që do të zhvillohet nesër.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e saj.

Dëshiroj ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.
Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të dielen (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.

Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.
Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielen mbrëma. #askthemayor #folmekryetarin/ KultPlus.com

Ahmeti: Nga 4 maji, prindërit e mësimdhënësit do të jenë më afër mësimit e shkollave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ndarë sot një lajm të mirë me qytetarët e vendit. Ai është shprehur se një ndryshim i madh po vjen në arsim këtë javë për Komunën e Prishtinës, shkruan KultPlus.

Sipas tij, prindërit, mësimdhënësit, menaxheret e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve.

Krejt kjo planifikohet të fillojë më datë 4 maj.

“Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxheret e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë me 4 Maj. Stay tuned!”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai është sqaruar që përmes këtij ndryshimi, arsimi, qeverisja e shkollave e komunikimi po dixhitalizohet komplet.

Për më shumë informata do të ju njoftojmë gjatë javës ka thënë Ahmeti. / KultPlus.com

Shpend Ahmeti tregon se kur mund të hapen kafenetë e restorantet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se tash është koha që institucionet të flasin për fazën e rihapjes pas përballjes me pandeminë edhe në vendin tonë.

Ai ka thënë se gastronomia (kafetë, restorantet) do të jenë të fundit që do të hapen.

‘’Është koha të diskutojmë për fazën e rihapjes. Jo të relaksohemi, por duhet ta diskutojmë se kur i vjen fundi kësaj pune. Nëse i përcjellim shtetet e tjera, kanë hapur dyqanet e vogla, pastaj butiqet e tekstilit deri në 100 metra katrorë. Hapi i parafundit, qendrat tregtare, hapi i fundit gastronomia’’, ka thënë ai në Rubikon. / KultPlus.com

Ahmeti: Nëse nuk kemi raste të reja me coronavirus, brenda tri ditësh dalim nga karantina

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se gjendja është nën kontroll sa i përket pandemisë COVID-19, ndërsa bëri të ditur se janë marrë 10 mostra të qytetarëve në kryeqytet dhe rezultatet priten të dalin gjatë ditës.

Kryetari i Prishtinës tha se nëse qoftë se do të vazhdohet me këtë ritëm edhe për dy-tri ditë tjera, Prishtina do të dalë nga karantina.

“Situata është në kontroll, ju e dini që dje kemi pasur një ditë me zero raste. Pardje kemi pasur një ditë ku jemi frikësuar më shumë sepse kemi pasur 66 të testuar. Prej tyre dolën gjashtë që ishin familjarë të rasteve të një dite më parë. Unë mendoj që jemi mirë njëherë por nuk do të thotë që duhet të relaksohemi. Në qoftë se vazhdojmë kështu edhe dy-tri ditë, besoj që së pari do të kemi mundësinë që të heqim karantinën, pra këtë bllokimin e jashtëm të Prishtinës, ndërsa kufizimet tjera mbesin në fuqi”, tha Ahmeti.

Ai bëri të ditur që edhe sot janë duke vazhduar me testimet e qytetarëve të Prishtinës.

“Më duket që sot në tendat tona ishin dhjetë raste. Ndërsa, ka edhe raste të tjera të Prishtinës të cilat do të testohen direkt në IKShP dhe QKUK… nuk ka kurrfarë arsyeje që edhe kojshitë që kanë dëgjuar, se po dëgjojmë shpesh që një rast në një ndërtesë një kojshi, dhe pastaj po bëhet panik në krejt lagjen dhe mëhallën. Nuk ka arsyeje për gjëra të tilla, momentin kur nuk do ta kemi në kontroll do ta ju themi panikohuni tash, por pa ju thënë mos bëni, sepse institucionet tona kanë në kontroll situatën”, shtoi Ahmeti. /Telegrafi /KultPlus.com

Iniciativë për dhurimin e pajisjeve teknologjike për nxënësit që s’mund ta ndjekin mësimin online

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen një nisme për t’ju ndihmuar nxënësve që nuk kanë s smartphone, as tablet e as kompjuter për të komunikuar me mësimdhënësit, pasi që në kohë pandemie mëzimi po zhvillohet online.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se duke marr parasysh urgjencën e krijuar tani, nuk duhet të lihet asnjë fëmijë prapa për shkak se nuk i ka mundësitë familja me ble pak teknologji. / KultPlus.com

‘Trego vica me Prishtinën’

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nisur një aktivitet online për të argëtuar qytetarët në këtë kohë pandemie.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të dërgojnë deri të mërkurën “vica të ndryshme” në grupin “#rriNshpi”.

“Po ja nisim me aktivitetin e parë. Dërgoni vicat e incizuara deri të mërkurën 00:00 në grupin #rriNshpi me neve dhe postimi me më së shumti llajka e fiton një drekë në shpi nga cilido restorant në Prishtinë për krejt familjen. Nesër unë e incizoj një”, ka shkruar Ahmeti. / KultPlus.com

Ahmeti: Sonte lëshojmë këngët e Violeta Rexhepagiqit në stadium

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e gazetares dhe këngëtares, Violeta Rexhepagiqi, shkruan KultPlus.com

“Prej orës 20:15 – 20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshojmë këngë të saj në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën tonë”, ka shkruar ndër të tjera Shpend Ahmeti.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Sot ka ndërruar jetë një ikonë e Prishtinës, Violeta Rexhepagiq. Si fëmijë e kam njohur e takuar disa herë. Këngët e saj e të Armendit kanë qenë avant-garde. Si gjithmonë, duke shkuar vitet e muzika e saj duke u pëlqyer edhe më shumë.

Sot nuk mund të ja themi lamtumirën që e meritonte edhe me mbledhje komemorative edhe me pjesëmarrje në varrim.

Por mund ta kujtojmë i gjithë qyteti, sepse prej orës 20:15 – 20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshojmë këngë të saj në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën tonë.

Ngushëllime familjes e u preht në paqe”.

Kryetari Shpend Ahmeti me një vendim të madh për gastronomët e Prishtinës

Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin, i cili ka marë një vendim në favor të gastronomëve, shkruan KultPlus.

Ky është postimi i Petrit Kllokoqit.

Në emër të Gastronomëve të Prishtinës më duhet që nga zemra ta falenderoj Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti për lirimin e pagesës nga tatimi për terasë, për këtë vit, për të gjithë Gastronomët e Prishtine.

I nderuar Kryetar, me këtë lehtësim i ke dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme këtij sektori, në këtë krizë që po kalojmë të gjithë, për çka do të jemi falënderues të gjithë, përherë.

Duke e ditur rolin e Gastronomisë në ekonomi, shpresoj që këtë shembull ta ndjekin edhe Komunat tjera!/KultPlus.com

Shpend Ahmeti premton: Veç rri në shpi, pas pandemisë e keni nga një kafe prej meje

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti është duke qëndruar shumë afër qytetarëve në këto ditë pandemie, shkruan KultPlus. Ai sapo ju ka ofruar edhe nga një kafe të gjithë qytetarëve që rrinë këto ditë në shtëpi. KultPlus jus jell postimin e plotë të Ahmetit.

O vec le të kryhet pandemia, krejt kush ka nejt në shpi ka një kafe prej meje e ka. #rriNshpi

Wait, nashta shtrenjtë krejt kjo punë. I qesim do kritere më vonë por kryesorja #rriNshpi

Ska opcion më të sigurtë!/KultPlus.com

Parku i Gërmisë, si në festë – reagon Shpend Ahmeti

Gjatë ditës së sotme, në parkun e Gërmisë në Prishtinë, shumë qytetarë kanë vendosur të kalojnë ditën me diell.

Kjo edhe përkundër masave të organeve të shtetit për të qëndruar në shtëpi për të mos e përhapur koronavirusin COVID-19.

Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës, ka thënë se “dalja në Gërmi si me qenë festë, është e pashëndetshme”.

Ai thotë se afërsia me njerëz të tjerë në turma pa e ditur gjendjen shëndetësore të njëri-tjetrit është sjellje moskokëçarëse për veten, familjen dhe të tjerët.

“Do ta përcjellim situatën edhe nesër, por nuk është kohë pikniku. Nuk ka nevojë për orë policore, por definitivisht nuk na duhet relaksim i tillë. Po ju lusim për kujdes për veten dhe të tjerët. Dalja për shëtitje në Gërmi me krejt familjaret është dalje e PANEVOJSHME”, theksoi Ahmeti në një postim në Facebook.

Ahmeti: Nëse MASHT nuk pezullon mësimin – e marrim vendimin si Komunë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në qoftë se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nuk merr vendim për pezullim të mësimit, atëherë ai do të detyrohet që të marrin vendim si Komunë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ahmeti bëri të ditur se fëmijët nuk janë duke shkuar në shkolla, njofton Klan Kosova / KultPlus.com

Frika nga koronavirusi, Shpend Ahmeti paralajmëron mbylljen e shkollave

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se në Shqipëri janë konfirmuar dy persona me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se duhet të merren masa lidhur me parandalimin e këtij virusi, derisa ka shtuar se duhet të konsiderohen ndalimi i tubimeve publike dhe pushimet në shkolla.

“Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa ti marrim tani. Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë. Pa panik, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”, ka shkruar ai.

Ndërtimi i Shtëpisë së Operës dhe Baletit, tema qendrore mes Dumoshit e Ahmetit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Komunën e Prishtinës, ku është takuar me kryetarin Shpend Ahmeti, me të cilin kanë diskutuar për projektet e përbashkëta të MKRS-së dhe Komunës, qofshin ato të investimeve kapitale dhe atyre që janë aktivitete konkrete, si ngjarjet kulturore, rinore e sportive.

Në këtë takim të parë, Ministrja Dumoshi, u shpreh se bashkë me kryetarin Ahmeti kanë folur për bashkërendimin e veprimeve që të konkretizohen e finalizohen projektet kapitale që do të realizohen në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, si Teatrin e Operës dhe Baletit, Muzeun Bashkëkohor, për projektet për Stadiumin e Qytetit, Qendrën e Tenisit, e shumë projekte të tjera që janë në interes dhe në dobi të qytetarëve.

“Biseduam me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për ndërlidhjen dhe bashkëveprimin në projekte të ndryshme. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në buxhetin e vet ka edhe projekte kapitale të cilat i takojnë dhe do të vendosen në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Biseduam edhe për Teatrin e Operës dhe Baletit, dhe për projekte tjera” u shpreh ministrja.

Ndërsa, kryetari Ahmeti, tha se ky takim i parë me ministren Dumoshi, nuk do të jetë i vetmi, ngase do të përkundër diskutimit të sotëm për tema të përbashkëta, do të ketë edhe takime tjera për konkretizimin dhe dakordësimin e këtyre temave. Kryetari Ahmeti u shpreh se është fatmirësi për Prishtinën, sepse ministrja Dumoshi e njeh për së afërmi situatën dhe nevojat që ka kryeqyteti për përkrahje, pasi ka qenë drejtoreshë e kulturës, rinisë dhe sportit në komunën tonë.

Në takim u diskutua edhe për ngjarjet kulturore e sportive që janë në plan të organizohen sivjet në kryeqytet dhe u shikua mundësia e përkrahjes dhe pjesëmarrjes së përbashkët në këto ngjarje, të cilat e pasurojnë jetën kulturore e sportive. / KultPlus.com

Muzicientët më të mirë të Kosovës në një orkestër, “BigBand” mrekulloi të pranishmit

Fotografitë: Nok Selmani

Ngjyrat e lehta me nuanca neoni, vinin në pah 18 instrumentistët që ishin vendosur në skenën e sallës së Kino Armata në Prishtinë, ku kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, po me këta instrumentistë kishte përzgjedhë të shënonte 12-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

I pari i komunës, para të pranishmëve është shprehur të jetë i lumtur për prezantimin e një orkestre më të re të Prishtinës, të emëruar “BigBand”, që sipas Ahmetit, është ribashkim, apo themelim i orkestrës më të re në kryeqytet, me muzicientët më të mirë që ka Kosova.

Pasi qe dritat e ngrohta u thelluan, dora e dirigjentit Armend Xhaferi e filloi veprën e parë të këtij koncerti të titulluar “Mercy Mercy Mercy”, dhe pas duartrokitjeve të pandalura, filloi edhe vepra e dytë e koncertit “Cute” me solistin Fatlind Ferati në bass.

Intensiteti i orkestrës veç sa rritej me veprat në vazhdim, ndërsa duartrokitjet e publikut nuk mungonin pas çdo përfundimi!

Tingujt drithërues të baterive të Nesim Maxhunit, me veprën “Karavan” bashkë më Ilir Bajrin në piano, e Visar Kuçin në kitarë, ndezën skenën e Kino Armatës duke bërë publikun të brohorasë e duartrokasë pothuajse gjatë tërë kohës.

Kënga e fundit “Sing Sing Sing” e përmbylli këtë koncert të mbrëmjes, duke u ngritur i gjithë publiku në këmbë. 

Armend Xhaferi, dirigjenti i orkestrës u shpreh se vetëm 3 javë kanë pasur prova për këtë koncert, dhe se ia arritën të përmbushin planifikimin e programit. Ai falënderoi shumë edhe Komunën e Prishtinës për këtë mbështetje, që pikërisht me këtë band të prezantohen në shënimin e përvjetorot të 12-të.  

Edhe bateristi Nesim Maxhuni u shpreh mjaft i kënaqur nga koncerti, dhe i njëjti u shpreh se shpreson që kjo orkestër do të ketë sukses edhe më të madh.

“Është diçka e re që është ndërtuar, por shpresoj që me punë dhe përkushtim, do të rritet kjo orkestër edhe më shumë dhe do të mburremi me emrin e BigBand”, ka thënë Maxhuni.

Edhe muzicientët e tjerë Ilir Bajri, Visar Kuçi e të tjerë u shprehën të kënaqur nga ky koncert duke shpresuar për suksese më të mëdha në të ardhmen, kurse në këtë mbrëmje, janë prezantuar me këtë përbërje:

Seksioni / Saksofon

Dukagjin Muhaxheri – Alto Saksofon 1
Kushtrim Rexhepi – Alto Saksofon 2
Arian Randobrava – Tenor Saksofon 1
Dardan Gjinolli – Tenor Saksofon 2
Ermal Rodi – Bariton Saksofon

Seksioni / Trumpet

Avni Krasniqi – Trumpet 1
Ardit Pira – Trumpet 2
Krenare Zariqi – Trumpet 3
Anda Krelani – Trumpet 4

Seksioni / Trombon

Betim Krasniqi – Trombon 1
Rejhan Rexha – Trombon 2
Donat Krasniqi – Trombon 3
Fatbardh Dubovci – Trombon 4

Seksioni / Ritmi

Ilir Bajri – Piano
Visar Kuçi – Gitarë
Fatlind Ferati – Bass
Nesim Maxhuni – Bateri
Armend Xhaferi – Gitarë & Dirigjent./KultPlus.com

Shpend Ahmeti: Nuk ka asnjë leje ndërtimi në Badovc, uji i pijshëm në Prishtinë nuk do të rrezikohet

Lagjja buzë Liqenit Akumulues të Badovcit për ndërtimin e secilën është bërë bujë mediatike dhe qytetarët kanë reaguar në çdo formë, po vazhdon të jetë temë aktuale edhe sot. Kundër ndërtimit të saj, sot ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan KultPlus.

Sipas tij, asnjë kompani nuk ka marrë leje nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e kësaj lagje dhe se uji i pijshëm në Prishtinë nuk do të rrezikohet.

KultPlus ju sjell reagimin e  plotë të Ahmetit:

Liqeni i Badovcit është pasuri shtetërore në pronësi të Shtetit të Republikës së Kosovës sikurse edhe çdo resurs tjetër ujor. Vendimet për mbrojtjen e Liqenit/Ujit dhe masat tjera mbrojtëse i merr niveli qendror – sepse i kanë edhe përgjegjësitë edhe kapacitetet të bëjnë vlerësime të tilla. Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për leje ndërtimore sipas dokumenteve planifikuese që i ka në fuqi, dokumentet kryesore të të cilave janë aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në vitin 2013.

Kompania në fjalë nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për leje ndërtimi. Kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje. Në këtë procedurë është qe disa vite. Në Kushtet Ndërtimore i thuhet se para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë.

Në vitin 2015, Komuna e Prishtinës ka propozuar rritjen e territorit të Gërmisë nga 900 hektarë në 2000 hektarë dhe ka marr statusin e pasazhit të mbrojtur sipas Ligjeve në fuqi. Një pjesë e pasazhit është rreth Badovcit. Në vitin 2016 në bashkëpunim me Qeverinë e Çekisë kemi arritur që të fillojmë trajtimin e ujërave të zeza përreth liqenit. Ujëra të tilla nuk derdhen më në liqenin e Badovcit.

Prishtina ka ujë të pijshëm 24 orë në ditë që nga viti 2017, dhe kjo në asnjë mënyrë nuk bën dhe nuk do të rrezikohet. / KultPlus.com

Mbulohet një mural te rrethi i Fushë Kosovës, Ahmeti apel të identifikohet kompania që e bëri

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka publikuar një mural te rrethi i Fushë Kosovës, që një kompani, dyshohet se e ka mbuluar.

“Tmerr! Kërkojmë ndihmë për të identifikuar kompaninë që ka mbuluar muralin e bukur te rrethi i Fushë Kosovës. Murale të tilla që po i shtojmë çdo vit dhe po na e zbukurojnë qytetin çdo vit. Artistë nga e gjithë bota na ndihmojnë”, shkruan Ahmeti.

Ky akt i shëmtuar, shkruan Ahmeti, “duhet të dënohet”.

“Na ndihmoni që ta kuptojmë e që të ndërmarrim masa”, ka shkruar tutje ai.

“Kjo na ka ndodh edhe në rrugën B por reagimi qytetar ka zbraps çdo kompani/qytetar që ka tentu me ndërmarr vendime të tilla të turpshme”, përfundon apeli. /KultPlus.com

Shpend Ahmeti: Halloween ka përfunduar, ju lutem mos i dëmtoni autobusët

Mbrëmjen e së enjtes, kur edhe është shënuar në shumë pjesë të Kosovës festa e Halloween, në Prishtinë, është sulmuar një autobus i linjës urbane, shkruan KultPlus.

Por një sulm i tillë ka vazhduar edhe sot, ku autobusët e linjës urbane janë gjuajtur me ve. Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës ka reaguar nëpërmjet facebook, i cili ka bërë thirrje që mos të dëmtohen autobusët.

“Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot. Halloween ka përfunduar. Ju lutem mos i dëmtoni autobusët. Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet”, ka shkruar Shpend Ahmeti./KultPlus.com

Komuna e Prishtinës planifikon ta mbështesë “Sunny Hill Festival” me 60 mijë euro

Komuna e Prishtinës planifikon që ta mbështesë “Sunny Hill Festivalin” me 60 mijë euro. Vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka hedhur poshtë mundësinë që institucioni që ai udhëheq të japë 250 mijë euro për këtë festival, siç është përfolur e raportuar gjatë ditëve të mbajtjes së tij.

“Po çfarë 250 mijë euro”, ka qenë komenti i Ahmetit. Ai të hënën i ka thënë gazetës se Komuna ka nisur procedurat që të participojë në organizimin e festivalit duke paguar pjesërisht njërin nga artisët pjesëmarrës.

“Komuna e Prishtinës ka menduar t’i ndihmojë me pagesën e pjesshme për njërin nga artistët në shumë prej 60 mijë eurove dhe jemi në procedurë e sipër”, ka thënë ai. Ka thënë se nuk e di se nga ka dalë që Komuna do të paguajë 250 mijë për festivalin. Komuna ndihmë tjetër për “Sunny Hill…” llogarit edhe dhënien e lejes për shfrytëzimin e Parkut të Gërmisë. Deri më tani, sipas informacioneve që ka gazeta, asnjë institucion tjetër shtetëror nuk e ka përkrahur financiarisht “Sunny Hill Festivalin”, shkruan Koha Ditore./ KultPlus.com