“OOH” video-festivali i parë në Kosovë me projekte të veçanta artistike

Ky festival do ta ketë hapjen në Amfiteatrin e Shtëpisë së Rinisë. Në praninë e ekipit të Varg e Vi-së, kuratores Maureen Bachaus dhe filmbërësit Sam Christie.

Tetë video-artistë ndërkombëtarë do të prezantohen përgjatë dy muajve, ku për çdo javë do të jetë prezantimi i veprave të një video-artisti dhe zhvillimi i bashkëbisedimit me të. Video-artet do të shfaqen në hapësirat publike të qytetit të Gjilanit – Kosovë.
Amfiteatri i parkut të Dardanisë, Biblioteka e Qytetit, Hapësira Përballë Hotelit Kristal.

ARTISTËT E PËRZGJEDHUR:
Sam Christie (UK)
Ewa Górzna (PL/FIN)
Cait Davis (USA)
Gili Avissar (IL)
Ulf lundin (SE)
Simone Hooymans (NL/NO)
Mischa Badasyan (RU/DE)
David Alræk (NO)

OOH është një festival urban i artit publik, i zbatuar jashtë kontekstit të objekteve tradicionale të artit. Festivali do të prezantojë video-artin ndërkombëtar me cilësi të lartë artistike përmes projektorëve të hapësirës publike në qytetin e Gjilanit, Kosovë. Do të jetë festivali i parë i këtij lloji në Kosovë dhe në vendet përreth.

Puna e secilit artist do të paraqitet pa ndërprerje gjatë një jave të tërë: një prezantim solo në vende të ndryshme publike në qytet. Çdo javë do të përfundojë me një tryezë të rrumbullakët, në të cilën video-artisti do të ketë një bisedë online me një grup të përzgjedhur rreth punës së tij / saj dhe objektivave të tij. Këto sesione do të zhvillohen tek Kafja Egzonit.

Një nga qëllimet kryesore të OOH-it është krijimi i një platforme, e cila u jep kohë dhe mundësi një auditori të gjerë për të bashkëvepruar me fenomenin e video-artit. Shikuesit (të qëllimshëm dhe të paqëllimtë) do të jenë në gjendje të absorbojnë video-artin dhe më pas ta lidhin atë me jetën e tyre personale dhe shoqërinë e tyre.

Një nga cilësitë më të mëdha të artit publik urban është se ajo mishëron praktika krijuese dhe improvizuese, duke rezultuar në një formë hibride që tejkalon artin e ndërtimit të urave midis artit dhe shoqërisë. Marrëdhënia midis përmbajtjes dhe audiencës, çfarë po thotë arti dhe kujt po i drejtohet, është po aq e rëndësishme nëse nuk është më e rëndësishme se sa vendndodhja e saj fizike. OOH është një bashkëpunim mes Varg e Vi-së dhe kuratores së artit bashkëkohor Maureen Bachaus.

Maureen u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura, Maastricht, Holandë dhe Akademinë Konceptuale Pasuniversitare të Amsterdamit në Holandë. Vitet e fundit ka qenë drejtoreshë artistike e Muzeut Romeinse Katakomben. Përveç kësaj, ajo punon si kuratore e pavarur dhe një artiste konceptuale. Puna e saj është prezantuar nga galeritë në Gjermani, Belgjikë, Zvicër dhe Holandë. Ajo është gjithashtu bashkë-themeluese e kolektivit ndërkombëtar të artit> BAUM <. Maureen ka qenë drejtoreshë artistike e video-festivalit ndërkombëtar MRK në Holandë që nga viti 2015, në bashkëpunim me bashkë-kuratoren Ana Frangovska (Maqedoni).

Organizatorë: qendra për art bashkëkohorë “varg e vi”
Kuratore: maureen bachaus
Për më shumë informacione : www.vargevi.com

Pentza

Poezi nga Xhevat Xh. Latifi

*Pentza ose dashuria për ujin

Unë të flas për ujin e egër
Ku ëndrra ka fjetur me faqe në tokë dymijë vjet
Në një rrasë guri vija rrudhash
gjama e burrave shtatë herë pështjellë rreth kokës
e sytë, sytë mbetën me pa shpatën.
Është malli i nënës që nuk njohu gjogun e Konstandinit
të larë në djersë të ftohta.
Epo, mund të jetë dhe nga malli i Ajkunës
me cep floku qullë lot udhëkryqin Egnatia
udhën për Shkodër tutje për Risanin e Teutës
( i ngjanë kthimit në Itakë)
Askush nuk mund me nëmë bjeshkën
Alpet e luleborës që u këndon lahutar Shkreli
Pse nuk bahesh burrë me pranue
Se me dashtë vendin tand është me pas nishan diellin në sy
Bjeshka do ujkun e vet!
Bjeshka ka këngën e vet!
Ka një tjetër zjarr që ngrohë cepat
Borë mbi borë n’maje kuvend nimfash

Është koha me i lëshue za lutjes së fundit
O Zot, ma hjek nëmën!
Mallkimi le t’u bjerë atyre që deshën me kallë
Çfarë deshën ata në bjeshkën tonë!?
Në kohën e ikjes së madhe këtu na shpëtoi
Uji i bardhë tamël
*
Pergamenë me bojë kanë
vajza magjike Pentza shkruan urtësinë
Alkimi dritë yjesh vizatohen qiellit
*
N’behar uji i egër e bartë farën ( si Varkën e Noas) në fushë
Uluni, edhe në gjumë kur merrni frymë
Bjeshka ruan farën tonë!

Kjo është poezia fituese në edicionin e XVII-të të takimeve letrare “Azem Shkreli”./KultPlus.com

Ka vdekur dramaturgu i njohur, Petrit Imami

Ka vdekur dramaturgu i njohur Petrit Imami, autor i skenarit për serialin dhe filmin televiziv “Era dhe lisi”, pastaj i filmit “Përroi Vërshues” e shumë filma tjerë.

Gjithashtu, dramaturgu Imami ishte edhe profesor inordinar në Akademinë e Filmit të Universitetit të Beogradit.

Ka qenë një prej intelektualëve mjaft të respektuar në qarqet intelektuale në Beograd.

Petrit Imami ka lindur më 11 shtator të vitit 1945 në Prizren, nga ku shkoi në Beograd me familje ku edhe vdiq. Petriti është i biri i përkthyesit të njohur, Sitki Imami, raporton Koha.net.

Imami gjithë shkollimin e ka kryer në Beograd. Më 1974 diplomoi në degën e Dramaturgjisë në Akademinë për Teatër, Film, Radio dhe TV. Ka punuar edhe si dramaturg me korrespodencë në televizionin e Prishtinës në vitet’70.

Nga viti 1978, Akademia në Beograd e ka angazhuar për bashkëpunëtor ligjërues profesional për skenar filmi e televizioni. Docent është zgjedhur më 1981, Profesor i Jashtëzakonshëm më 1986, kurse Profesor i rregullt më 1996.

Ka qenë autor i serialit televiziv në gjuhën shqipe “Era dhe Lisi” më 1979 dhe i filmit me të njëjtin titull të metrazhit të gjatë në “Kosovafilm”.

Mori çmimin Arena e Artë për skenar në festivalin prestigjioz të filmit në Pulë më 1979.

Gjatë viteve ka publikuar një varg shkrimesh dhe kritikash për filmin dhe eseje për revistën “Fjala” në gjuhën shqipe.

Është hartues i librit për lëndën Skenari i Filmit dhe i TV-së, për teori e praktikë, 1 dhe 2 (1978-1983), botim i Universitetit të Arteve i Beogradit.

Ka botuar edhe dy libra rreth marrëdhënieve serbo-shqiptare ndër shekuj, me titull “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj”, tri vëllime, pa dyshim pasqyra më e thellë, më e gjerë dhe më objektive e këtyre raporteve.

Ka botuar edhe Fjalorin për Film e Televizion në gjuhën angleze e serbe (2002), pastaj fjalorin e zhargoneve të Beogradit dhe atë për dramaturgjinë e filmit artistik. Është edhe koautor i fjalorëve Shqip – Serbisht e Shqip – Shqip, e i shumë librave tjerë.

Ka qenë pjesë e redaksisë dhe autor i mbi 200 zërave të leksikonit të filmit dhe të televizionit, botim i Universitetit të Arteve dhe i Librit Shkencor në Beograd.

Libri “Origjina e fjalëve në gjuhën shqipe” është botuar në Prishtinë në vitin 2011.

I ndjeri prapa ka lënë bashkëshorten Nailen, docente në katedrën e albanologjisë në fakultetin Filologjik të Beogradit, si dhe djalin, Aurelin.

Dy shqiptaret e suksesshme në Suedi, eurodeputetja dhe futbollistja bëjnë krenarë shqiptarët

Vajzat shqiptare janë fuqia më e madhe e popullit tonë ku përmes artit të tyre e sukseseve në të gjitha fushat ato po arrijnë të lartësojë emrin Kosovë në gjithë botën.

Ishte Arba Kokalari e cila këto ditë bëri krenarë të gjithë bashkëkombësit e saj, shkruan KultPlus.

Vajza e cila jeton në Suedi, fitoi ulëse në Parlamentin Evropian duke u bërë kështu deputetja e parë me rrënjë shqiptare.

Arba Kokallari u lind në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo ishte mjaftë aktive në partinë moderate ku udhëheqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit.

Por, pa kaluar shumë ditë, Kosova merr një tjetër lajm shumë të rëndësishëm. Kësaj radhe nga fusha e sportit.

Kosovare Asllanit i është ndërtuar një statujë në Suedi në shenjë nderimi për arritjet në botën e futbollit.

Futbollistja që luan për klubin e Linkopings FC dhe mbron ngjyrat e shtetit suedez, ka pohuar se kjo është ndër rastet e para që i bëhet një nderim i tillë një femre që merret me sport.

“ËOË. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, shkroi fillimisht shqiptarja. Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra. Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, ka shkruar futbollistja shqiptare në llogarinë personale në Facebook.

Majlinda Kelmendi, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, janë vetëm disa nga emrat e vajzave shqiptare që po e pushtojnë botën . /KultPlus.com

Çitaku: Vajzat na e zdritën fytyrën

Kosovare Asllanit i është ndërtuar në statujë në Suedi në shenjë nderimi për arritjet në botën e futbollit.

Futbollistja që luan për klubin e Linkopings FC dhe mbrojn ngjyrat e shtetit suedez, ka pohuar se kjo është ndër rastet e para që i bëhet një nderim i tillë një femre që merret me sport.

“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, shkroi fillimisht shqiptarja. Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra. Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, ka shkruar futbollistja shqiptare në llogarinë personale në Facebook.

Për këtë nderim që i është bërë vajzës shqiptare ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

“Kosovare Asllani nderohet me statujë në Suedi!  Vajzat na e zdritën fytyrën”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Pos asaj, edhe tri futbollisteve të tjera i janë ngritur statujat – Caroline Seger, Hedvig Lindahl dhe Nilla Fischer./KultPlus.com

Kosovare Asllanit i ngrihet statujë në Suedi

Kosovare Asllanit i është ndërtuar në statujë në Suedi në shenjë nderimi për arritjet në botën e futbollit.

Futbollistja që luan për klubin e Linkopings FC dhe mbrojn ngjyrat e shtetit suedez, ka pohuar se kjo është ndër rastet e para që i bëhet një nderim i tillë një femre që merret me sport.

“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, shkroi fillimisht shqiptarja.

Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra”.

“Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, ka shkruar futbollistja shqiptare në llogarinë personale në Facebook.

Pos asaj, edhe tri futbollisteve të tjera i janë ngritur statujat – Caroline Seger, Hedvig Lindahl dhe Nilla Fischer./KultPlus.com

Taramelja e të tjerë janë në moshën kur edhe mund të gënjehen me karamele, por janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar se çfarë dëmi do u bëhet në dinjitet

Nga Enton Palushi

Para disa kohësh, këngëtari i njohur, Ed Sheeran bëri një video me disa fëmijë të varfër gjatë një vizite në Liberi. Ai personalisht u ndje shumë i prekur nga gjendja e mjeruar e tyre dhe u angazhua se do i vendoste në një hotel derisa të gjendej një zgjidhje.

Por nëse mendoni se shumëkush u ndje mirë për veprimin që bëri këngëtari, do gaboheni thellë.

Ajo që pasoi ndaj tij ishte një fushatë e tërë me kritika, të udhëhequra nga mediat dhe aktivistët e shoqërisë civilë, të cilët e akuzonin atë për ‘vullneturizëm’ apo për ‘turizëm me varfërinë’. Kritika më e rëndë ndaj tij? Po bën ‘porno me varfërinë’.

Të njëjtën valë reagimesh nga politika, mediat dhe shoqëria civile e kam parë edhe para pak javësh kur një gazetare e njohur britanike bëri thuajse të njëjtën gjë. Vala e qëndrimeve ishte thjesht befasuese.

Një pyetje që të lind në të tilla raste është se si ia ka dalë një shoqëri të krijojë ‘antitrupat’ e nevojshëm për të ndaluar të tilla shfaqje turpi, që së pari, lëndojnë dinjitetin njerëzor dhe mbi të gjitha nuk i japin zgjidhje problemit të varfërisë?

Arsyeja është e thjeshtë: sepse e kanë hequr më parë mbi shpinë këtë problem, në vitet 1980 kur ishte edhe ‘epoka e artë e fushatave të bamirësisë’. Një shpërthim me pamje fëmijësh të kequshqyer u bë kaq problem, sa ishin mediat të parat që nxituan të vendosin disa standarde dhe vija të kuqe, duke e quajtur të papërshtatshëm përdorimin e imazheve për të gjeneruar audiencë, të ardhura monetare apo përfitime politike.

Aq e rreptë u tregua media në këtë drejtim, sa besojeni apo jo, edhe një film i suksesshëm si ‘Slumdog Millionaire’ etiketohet si ‘porno me varfërinë’.

***

Ndërsa në Perëndim janë vendosur disa kufij, në Shqipëri e ke të vështirë të hapësh televizorin apo celularin sepse të vërshon një ‘lumë’ me imazhe që janë thjesht ‘porno me varfërinë’. Për të shpjeguar termin, “porno me varfërinë është çdo medium, i shkruar, i fotografuar apo i filmuar që shfrytëzon gjendjen e të varfërve për të krijuar simpatinë e nevojshme që të shiten gazetat, të rritet shikueshmëria, të shtohen klikimet apo të mbushen kutitë e votimit dhe arkat e bamirësisë për një kauzë të caktuar”.

Kritikët thonë se ‘pornoja me varfërinë’ i kthen njerëzit në objekte për hir të argëtimit të një audience të caktuar. E di që ky është një debat shumë i gjerë, por shfrytëzimi i qenieve njerëzore, qoftë për trafik seksual, qoftë edhe për përdorim mediatik, sërish shfrytëzim mbetet.

Emily Roenigk, një eksperte e kësaj fushe, thotë se janë pesë arsye se përse ‘pornoja me varfërinë’ fuqizon personin e gabuar.

Së pari, për shkak se pornoja me varfërinë e keqprezanton varfërinë, që në thelb është një problem kompleks, si rezultat i problemeve individuale dhe sistematike.

E dyta, sepse ‘pornoja me varfërinë’ çon në bamirësi, jo në aktivizëm. Ajo i bën njerëzit donatorë, por jo avokatë, duke mos e kuptuar dhe trajtuar në thelb problemin e varfërisë.

E treta, sepse ‘pornoja me varfërinë’ i keqprezanton të varfrit, duke krijuar stereotipe ndaj tyre.

E katërta, sepse ‘pornoja me varfërinë’ thjesht u hedh ‘hi’ syve atyre që ndihmojnë dhe atyre që janë ndihmuar. Kjo për shkak se ajo i kthen subjektet e saj në objekte, duke i zhveshur nga përbërësit kryesore të jetës njerëzore- pavarësia, autonomia dhe potenciali i pakufizuar.

E pesta, dhe më e frikshmja, ‘pornoja me varfërinë’ funksionon shumë mirë. Është thuajse e pamundur që të diskutosh për këtë temë, kur e di që shumica e njerëzve nuk shohin asnjë problem te ndihma që i jepet një fëmije.

***

Por pyetja themelore që lind është nëse ia vlen që të përdorësh ‘pornon me varfërinë’? A nuk është shfrytëzim njerëzor edhe kjo situatë për të kënaqur sërish disa instinkte bazë të njeriut?

Ka plot metoda për të ndihmuar të varfrit dhe personat në nevojë pa pasur nevojë që të zhvishen nga dinjiteti njerëzor personat që dalin në ekran. Vërtet ndjeni se duhet të dhuroni? Mblidhini ato para dhe shpërndajini nëpër komunitetet e varfra pa zhurmë mediatike. Doni që të lini një gjurmë? Jepini gaz duke ndarë pasurinë që keni. Por jo! Nuk e bëni dot sepse ju duhet audiencë, ju duhen klikime, ju duhen fonde, ju duhen kredite politike. Vërtet Taramelja e të tjerë janë në moshën kur edhe mund të gënjehen me karamele, por janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar se çfarë dëmi do u bëhet në dinjitet, një dëm që nuk do riparohet teksa rriten, por vetëm sa do shtohet. Lexoni ndonjë libër psikologjie ose merrni ndonjë konsulent të kësaj fushe për hir të Zotit përpara se të mbushni ekranet me të tilla pamje.

Kini pak mëshirë për ata njerëz që po përdorni për hir të një kauze që në dukje duket e mirë. Nëse vërtet nuk e keni kuptuar se çfarë po bëni, të paktën shihni se çfarë kanë bërë vendet e zhvilluara, ku dinjiteti njerëzor është në qendër të gjithçkaje. Kuptojeni se ka një arsye pse i kanë vënë kapak kësaj historie dhe nuk lejojnë asnjë flluskë të ‘pornos me varfërinë’ të shpëtojë lehtësisht në ajër.

Bëjeni për hir të profesionit, për hir të atyre fëmijëve dhe të dramave që po mbillni pa e kuptuar. Bëni të paktën atë që nuk do doni ta bënte askush me fëmijën tuaj, që e ruani si sytë e ballit nga çdo përdorim mediatik.

***

Kurse për ty, politikanin që përdridhet sa herë ka përpara një fëmijë, të cilin e sheh si mundësi për kredo politike, ka vetëm një mesazh: koha do e tregojë se kjo që po bën ka synim epshin e votat, por nëse do të bësh diçka të mirë, mos përdor më kurrë fëmijët.

Sa kohë nuk e ke bërë vendin më të drejtë dhe më të barabartë, sa kohë nuk e ke përmirësuar ekonominë dhe situatën sociale që të mos prodhohen të tilla imazhe, sa kohë nuk e ke bërë qytetin më të mirë për të vegjlit, mos merr rolin e korbit që kërkon të përdorë edhe qeniet më të pafajshme dhe më të dëlira në botë.

Detyra jote është vetëm një: të përmirësosh sistemin për të gjithë, sidomos për fëmijët që janë e ardhmja. Gjithçka tjetër është porno, thjesht porno. Porno e varfërisë!/27/al

“Kthimi në punë është për mua pushim”

Aktori Colin Farrell i është kthyer aktrimit pas një pauze tetëmujore të cilën e mori për të kaluar më shumë kohë me djemtë Henry dhe James, kështu që kohët e fundit kemi mundur ta shohim në filmin “Dumbo”.

Së bashku me angazhimet e punës, ai vazhdon të përpiqet të kalojë kohë cilësore me fëmijët duke e vizituar Disneylandin me Henryn nëntë vjeç, shkruan KOHA Ditore.

Image

Colin nuk po argëtohej shumë, por ishte i gatshëm që për shkak të djalit t’i provonte të gjitha makinat në park. Përkundër të gjitha argëtimeve, ai e pranon se i është kthyer me kënaqësi aktrimit. “U përpoqa ta mbaja hapin me ta, por është e vështirë ta mbash atë ritëm. Kthimi në punë është për mua pushim”, tha 42-vjeçari. / KultPlus.com

Audienca dhe trajnerët e America’s Got Talent në lot, i verbri fiton Golden Buzzer në këtë garë të madhe

Kodi Lee ka rrëmbyer zemrat e katër trajnerëve por edhe gjithë audiencës në America’s Got Talent, i cili këndoi dhe luajti në piano, përcjellë KultPlus.

I verbër dhe me autizëm, Kodi Lee mrekulloi trajnerët e kësaj gare. Emocionet që i dha për të pranishmit, bënë që katër trajnerët por edhe audienca të shpërthejnë në lot.

Por si rezultat, ai mori Golden Buzzer, që e dërgon drejt e në finale. KultPlus ju sjellë interpretimin e tij që solli emocione të shumta edhe në rrjete sociale./KultPlus.com

Ja disa thënie të ndritura nga Arbër Xhaferi

Që nga vitet e rinisë sime më është bërë zakon të shkruaj e të mbledh thënie të mençura të njerëzve të shquar. Ky huq nuk më është ndarë edhe sot e kësaj dite. Shkrimtarë, filozofë, artistë, politikanë kanë shqiptuar në momente të caktuara thënie që kanë mbetur të pashlyera për shekuj me radhë. Midis politikanëve shqiptarë më ka tërhequr dhe kam ndjekur me shumë vëmendje Arbën Xhaferrin, të cilin e kam veçuar nga politikanët e tjerë për vizionin dhe mençurinë e tij të spikatur, thotë Fatmir Shehu.

Në vijim po ju përcjell disa nga shprehjet e tij, të cilat mendoj se ruajnë një aktualitet të gjithëkohshëm.
– Me që jetojmë në një botë, kohë të ndërveprimit të kulturave kombëtare, duhet konstatuar se shqiptareve u mungon kryesorja: propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar.
– Në historinë politike shqiptare nuk ekziston, të paktën një broshurë propagandistike drejtuar kundër popujve të tjerë.
– Një popull që humb besimin te të gjitha autoritetet, siç ndodh me shqiptarët, e vë në dyshim qënien e vet, humb vetëbesimin, rezistencën ndaj asimilimit, kështu që përbuzja e vetvetes shoqërohet me adhurimin e tjetrit.
– Albanofobia manifestohet si grekofili, italofili, turkofili, sllavofili etj…
– Mjeshtëria që formon ose e deformon vetëdijen quhet propagandë.
– Shpeshherë më e vërtetë se e vërteta bëhet gënjeshtra, fjalët që paketohen bukur, sipas rregullave të propagandës.
– Anarkia është pasoja më e hidhur e lirisë, e demokracisë së keqpërdorur.
– Nuk thuhet më se çdo mysliman është terrorist, por çdo terrorist është mysliman.
– Për të qenë të përçarë duhet të jenë të barabartë.
– Kushti i parë që një besim fetar të shndërrohet në religjion është: ndarja e shtetit, politikës prej fesë; pra respektimi i parimit të shekullarizmit.
– Disa analistë thonë se ideja e krijimit të Maqedonisë ka qenë vllahe, nga që vetëm kjo popullatë protoballkanike, nuk arriti të krijojë shtetin e vet.
– Faktori ndërkombëtar me vonesë do ta kuptojë gabimin, kur lejoi që luftërat në hapësirat jugosllave të përfundojnë pa emërimin e fajtorit.
– Serbët nuk e pranojnë argumentin e arsyes, prandaj dhe sillen në mënyrë arrogante.
– Autoritet jugosllave heshtazi e zbatonin marrëveshjen e fshehtë jugosllavo-turke, ngjashëm me atë turko-greke të Lozanës, për pastrimin etnik përmes shpërnguljeve masive të popullatës.
– Çdo njeri bën përpjekje që të largohet nga dimensioni i inferioritetit.
– Duhet lexuar për shkak se duhet kuptuar më mirë pse jetojmë, pse kemi ardhur në këtë botë, pse ndodhin fenomene të ndryshme dhe, mbi të gjitha, për të fisnikëruar veten dhe shoqërinë ku jetojmë.
– Gjuha standarde duke mbrojtur vetveten, mbron dhe kombin.
– Luajaliteti ndaj kombit është më e madhe se ndaj shtetit.
– Në dallim nga shqiptarët, serbët, por jo vetëm ata, më se një shekull hartojnë projekte, elaborate të studiuara mirë se si t’i shfarosim shqiptarët, t’i dëbojmë nga vendlindja, t’ua njollosim imazhin, t’u ngjisin bishta, të nxisin përçarjet e brendshme, t’i korruptojnë përfaqësuesit, prijësit e tyre etj.
– Në mes botës perëndimore dhe lindore ekziston një relacion i çuditshëm i këmbimit: perëndimi eksporton në lindje ideologji (dikur komunizmin sot demokracinë); ndërkaq nga lindja pranon religjionin.
– Çdo komb ka thesarin e vet të urtësive, rrjedhimisht dhe populli shqiptar.
– Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë.
– Grekët kanë vënë zapt mbi periudhën antike, sllavët mbi periudhën mesjetare, turqit për pjesën tjetër, ndërkaq qenia shqiptare, gjithnjë e më shumë po merr trajtën e një të sëmuri paraplegjik, që nuk arrin të lëviz gjymtyrët qafë e tëposhtë.
– Kur religjionet e suspendojnë hyjnoren, atëhere zëri i këmbanës ose i muezinit, përjetohet si shpallje e luftës…
– Luftrat që përfundojnë pa fajtor, kurrë nuk përfundojnë as me paqe.
– Mjerisht, demokracia vetvetiu nuk e sjell lirinë, por liria hap shtegun për paraqitjen e demokracisë.
– Në rininë time, të qenit shqiptar shoqërohej gjithnjë me ndjenjën e prestigjit.
– Një popull shndërrohet në komb kur patriotizmi nuk është më çështje individuale, por çështje institucionale.
– Pluralizmi ka krijuar terren të përshtatshëm për relativizim të gjithçkaje.
– Serbët, por edhe të tjerët, i urrejnë shqiptarët për shkak të krenarisë së tyre.
– Si çdo njeri që synon të ketë një të kaluar të fisme, ashtu dhe çdo popull kërkon të ketë një të kaluar të lavdishme.
– Tipari kryesor i qytetërimit perëndimor, është dyshimi si metodë e zbulimit të së vërtetës, ndërkaq tipari kryesor i qytetërimit lindor është besimi i paluajtshëm ndaj autoritetit.
– Shqiptarët i kanë dhënë kontribut të madh pavarësisë së Greqisë, i kanë dhënë njerëz të shquar, politikanë, ushtarakë, shkencëtarë, krijues etj.
– Në politikë me rëndësi parësore është mjeshtëria e zgjedhjes së prioriteteve.
– Autonomia iu dha Kosovës për shkak të shqiptarëve e jo për shkak të serbëve.
– Një pjesë e madhe e popullit grek ka prejardhje shqiptare.
– Shpesh herë, paqja peshon si vlerë më shumë se interesat e tjera.
– Shteti i parë Serb është formuar në Rashkë dhe jo në Kosovë.
– Sot, në Kosovë dhe në vise, nuk mund të gjesh as 1% të shqiptarëve që janë pro serbë.
– Grekët, që nga koha antike e deri në ditët e sotme, kanë bashkëjetuar me shqiptarët duke u përzier me ta në vazhdimësi.
– Individi dhe komuniteti që nuk kultivon nevojën për pendesë, nuk arrin t’i korrigjojë gabimet.
– Maqedonia s’ka të ardhme, kështu siç po shkon.
– Popujt e Ballkanit vuajnë nga një strabizëm etno-politik që i bën të shohin shtrembër njëri –tjetrin.
– Propanganda serbe është mjeshtërore dhe nuk ka skrupuj moralë.
– Një VIP ( Very Important Person) nuk mund të pranojë lehtë të bëhet NIP (Non Important Person).

Gjyshi e kujton Pjetër Bogdanin

Nga Hasan Dajaku

Tivar e Shkup,
Lezhë e Prishtinë
Ia njohin vlerën
Dhe mençurinë.

Shtegtonte si shqipe
Nëpër këto troje,
E mblodhi dijen
Si mjaltë në hoje.

Perlat i dijes,
Perlat i fesë,
I digjte armiqtë
Me flakë të rrufesë.

Në Ballkan atëherë,
(Edhe në Kosovë)
Lufta për çlirim
Pat marrë hov.

Në ballë të trimave
Ky perlat i ndritur,
Lum Guri i Hasit
Që e kishte rritur!

Lum bëj për të!
Për këtë pishtar drite,
“Çeta e Profetëve” –
Xhevahir rrite;

I rritës shqiptare,
I rritës shpirtërore,
Është diell i madh
I shenjtërisë njerëzore!

Shenjtëria një ditë
Terrin do ta mundë,
Paqja mbi dhe
Do të mbretërojë gjithkund.

Edhe në Ballkan
(Në këtë det me dallgë),
Do të mbretërojë
Shenjtëria e bardhë!

Do të kujtohet
Koha e prishtë:
Kur fqinji – fqinjin
E qëllonte thikë!…

Do të kujtohen
Si në përrallë,
Kohërat e egra,
Kohërat rrangallë!…

_____
Nga vepra “Gjyshërit e Kosovës” – Hasan Dajaku. / KultPlus.com

Ja çfarë thoshte Arbën Xhaferi për shqiptarët?

Xhaferi i cili ishte njëri prej mendimtarëve të rrallë të trevave shqiptare i përgjigjet historisë dhe dilemave shqiptare për lëvizjet e mendimit ose çfarë shoqëroi ndryshimet e mëdha në Evropë nga lëvizjet kulturore në epoka.

Në hapësirat shqiptare vlojnë nismat, ato individuale, grupore ose institucionale. Brenda një hapësire të vogël shfaqen ide diametralisht të kundërta, si në përmbajtje, ashtu edhe në formë. Bashkëjetojnë stile të ndryshme, klasikja me post-modernen, folklorizmi me modernen, naivizmi me surealizmin, manierizmi oriental me inovacionizmin oksidental, kiçi me estetizmin etj. Kjo dëshmon se kultura jonë ende nuk është e konsoliduar. Kulturologu, politikani dhe mendimtari Arbën Xhaferi në këtë intervistë ekskluzive për “Standard” për herë të parë merr në shqyrtim dilemat e lëvizjeve tona mendore dhe kulturore përballë epokave.

Ndërsa shprehet për një lidhje organike me lëvizjet politike se ne “sot e kësaj dite nuk kuptojmë rëndësinë e gjithanshme të idesë së shtetit ligjor, standardit për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, domosdoshmërinë për verifikim shkencor të gjitha ideve që janë në funksion të organizimit shoqëror, nxitjen e hulumtimit të fenomeneve dhe përfundimisht rëndësinë e ndarjes së shtetit prej religjionit”.

E vetmja lëvizje sipas Xhaferit, par exelence ka qenë neoshqiptarizmi i viteve ‘30, që e konsideron lëvizje politike që synonte ta ndryshonte, ta korrigjonte kodin qytetërues të shqiptarëve, ta evropianizonte atë. Kjo ide bëri ndryshimin e strukturës mendore të njeriut… Dhe sa për çështjen e globalizmit sot, ideologu thotë se “instaloi rregullat në tregun e përgjithshëm që përfundimisht i rrënoi, jo vetëm ëndrrat romantike, por edhe konceptet për artin”.

A jeni të mendimit se në Shqipëri përveç neoshqiptarizmit nuk ka lulëzuar ndonjë lëvizje tjetër kulturore që të shkundë psikikën e shqiptarëve?

Në hapësirat shqiptare vlojnë iniciativat, ato individuale, grupore ose institucionale. Brenda një hapësire të vogël shfaqen ide diametralisht të kundërta si në përmbajtje, ashtu edhe në formë. Bashkëjetojnë stile të ndryshme, klasikja me post-modernen, folklorizmi me modernen, naivizmi me surealizmin, manierizmi oriental me inovacionizmin oksidental, kiçi me estetizmin etj. Kjo dëshmon se kultura jonë ende nuk është e konsoliduar. Edhe në shoqëritë tjera ka antagonizma të tillë, iniciativa vend e pavend, por megjithatë dihet çka është tendencë kryesore qoftë në politikë, kulturë, apo në mënyrën e zhvillimit të biznesit. Popujt që kanë traditë të qëndrueshme kulturore kanë arritur t’u bëjnë ballë huazimeve pa kriter, kështu që kancona italiane apo shansona franceze arritën t’i bënin ballë muzikës rok.
Në shoqëritë perëndimore ndryshimet janë dinamike, veçmas në fushën e krijimtarisë, por megjithatë vlerat nuk relativizohen, pa marrë parasysh statusin, vlerën e një vepre në treg.

Korrigjimi i vlerësimeve të gabuara bëhet shpejt. Van Gogu ishte shumë i varfër, ngaqë nuk arriti të shiste asnjërën nga veprat e tij, por pas vdekjes së tij ato morën çmime marramendëse.
Neoshqiptarizmi u shqua më shumë se lëvizjet e tjera, për shkak se si nocion arriti të ngërthente në vete pikësynimet kryesore kulturore, por edhe politike, ekonomike të shqiptarëve. Madje do të thosha se neoshqiptarizmi ishte, par exelence, lëvizje politike, që synonte ta ndryshonte, ta korrigjonte kodin qytetërues të shqiptarëve, ta evropianizonte atë. Kjo ide, ndryshimi i strukturës mendore të njeriut, në shekullin XIX dhe XX ishte shumë e përhapur. Rrënjët e një kërkese të tillë duhet kërkuar në periudhën e Rilindjes (Renesansës), pastaj te Rusoi, Gëteja, Marksi dhe Niçeja, i cili, pasi e shpalli Zotin të vdekur, e përuroi mbinjeriun, krijesën që mund të ekzistojë edhe pa Zotin. Në Rusinë komuniste, po ashtu u eksperimentua me idenë e krijimit të njeriut të ri sovjetik, por kjo ide nuk ishte aq naive sa idetë e mendimtarëve të mirëfilltë që përpiqeshin t’i zgjidhin problemet e thella shoqërore me teoritë e ashtuquajtura të dezalienimit. Njeriu i ri sovjetik nuk u identifikua me nocionin rus, për shkak të strategjisë së asimilimit të efektshëm dhe të pahetueshëm. Njeriu i ri nuk ishte as rus, as lituanez, as gjeorgjian, as kazak, turkmen, kirgiz, por sovjet që, në fakt, i kishte të gjitha tiparet e rusit, gjuhën, kulturën në përgjithësi.
Nga të gjitha këto përsiatje, vetëm neoshqiptarizmi ishte ide reale, e dëlirë, pa atë pretenciozitet, megalomani dhe djallëzi të teorive të tjera të asaj kohe. Derisa të tjerët synonin ta sovjetizonin, ta serbizonin, ta hispanizonin Evropën, shqiptarët kërkonin ta evropianizonin veten. Ky është një dallim strategjik.

Natyrisht ka pasur edhe lëvizje të tjera kulturore, por shumica prej tyre kishin karakter individual dhe ishin në funksion të bartjes së vlerave dhe tendencave që ekzistonin në katedra të ndryshme të universiteteve të huaja ku studionin shqiptarët. Mirëpo ato nuk u shndërruan në lëvizje, pos nëse nga ky kategorizim e përjashtojmë periudhën e komunizmit, kur krijimtaria varej kryekëput nga dogmat që i pati imponuar ideologjia komuniste.

A kemi pasur truall, flasim edhe para kohës së diktaturës, që vendi ynë të prodhojë elitë intelektuale, që të përcjellë rrymat kulturore evropiane?

Gjithsesi. Vetëm në fushën e krijimtarisë statusi shoqëror nuk çon kandar. Dhuruesi i talentit, atë e ka ndarë në mënyrë të barabartë në të gjitha shtresat shoqërore dhe popuj, pa marrë parasysh madhësinë e tyre. Madje popujt e vegjël zakonisht janë më të motivuar që të merren me krijimtari letrare, figurative, muzikore sesa me hulumtime shkencore.
Tanimë janë krijuar kushte elementare politike, ekonomike dhe profesionale që krijuesit shqiptarë, duke i përcjellë rrymat e ndryshme kulturore, të dallojnë tendencën kryesore nga ato anësore dhe të krijojnë vepra të nivelit evropian. Këto maja, në disa fusha që tani janë arritur.
Është një thënie që i vishet regjisorit Orson Uells, i cili vlerëson se krijimtaria artistike nuk varet gjithaq nga çfarësia e sistemi shoqëror. Zviceranët, punëtorë të zellshëm dhe të disiplinuar, thotë ai, në pesë shekujt e kaluar kanë prodhuar vetëm orën precize, ndërkaq italianët anarkikë, të zhurmshëm, skandalozë, komplotistë, hedonistë kanë krijuar vepra kulmore artistike në të gjitha fushat e kulturës. Për Bodlerin arti është lulja e së keqes. Shpeshherë e keqja, vuajtja, rreziku, nënçmimi janë motive më të fuqishme për krijimtari sesa mirëqenia, ahengu, siguria, vardisja… Për këto shkaqe besoj se krijimtaria artistike është shans për popujt e vegjël, pra edhe për shqiptarët që t’i afirmojnë vlerat kombëtare.

Pse tek ne, ashtu si edhe mentaliteti që zapton Ballkanin, gjithmonë nxitojmë për të arritur dhe kurrë nuk jemi në kohë me Evropën?

Për shkak se pjesa dërmuese e ballkanasve nuk e njohin Evropën, por e paragjykojnë atë. Mosnjohja e Evropës është pasojë e paragjykimeve më të ulëta, më arrogante, të tipit “kurva plakë” apo kontinent i degjeneruar etj. Por jo vetëm kaq. Shqiptarët, ndonëse nuk kanë distancë nga Evropa, megjithatë, edhe ato vlera që i njohin, nuk i trajtojnë seriozisht, si diçka fondamentale për një shoqëri moderne. Jemi të prirë ta pranojmë formën, pa obligime ndaj përmbajtjes. E duam hedonizmin evropian, por jo stoicizmin, përkushtimin ndaj punës, seriozitetin e tyre, respektimin e ligjit. Gjenetika, origjina apo gjeografia nuk janë përcaktues të mjaftueshëm të identitetit evropian, por sistemi i vlerave. Zhvillimi politik, ekonomik dhe qytetërues i Evropës ka një parahistori të gjatë dhe nuk është aspak rastësi. Dokumenti i parë që ngushton hapësirën e sovranit (mbretit) dhe që paralajmëron konceptin e shtetit ligjor, parakushtit për zhvillim të shoqërisë, Magna Carta Libertatum, u hartua më 15.6.1215. Ky ishte dokumenti i parë që e kufizoi pushtetin absolut të mbretit (John Laclandit, Gjonit Patokë) dhe krijoi kushte për përhapjen e idesë, të standardit kushtetues që garanton mbrojtjen e drejtave dhe lirive e njeriut. Ky dokument ka rëndësi historike, ngaqë e hapi shtegun për humanizim të shoqërisë. Kjo ndodhi shekuj më parë.

Po ashtu nuk kuptohet drejt se hulumtimi shkencor ishte shumë i hershëm dhe aspak i rastësishëm që, nga ana tjetër, duke tentuar t’i verifikojë të vërtetat në librat e shenjtë hapi shtegun për konceptet shekullare, për ndarje të kishës, religjionit nga shteti, të vërtetave shkencore nga dogmat. Këto ndryshime, lufta kundër obskurantizmit mesjetar, kërkonin njerëz me guxim të jashtëzakonshëm, që adhuronin të vërtetën më shumë sesa që frikësoheshin nga pasojat e demaskimit të dogmave, që e mposhtnin frikën falë përkushtimit për ta zbuluar dhe kumtuar të vërtetën.
Në Evropë, që nga fillimi ndodhi përplasja ndërmjet doktrinës së krishterë të mëshirës, të mosdhunës dhe mendësisë luftarake, protofashiste të evropianëve. Kjo përplasje që krijonte situatë konfliktuale u zgjidh duke lejuar luftën (dhunën) kundër jo krishterëve (kryqëzatat) dhe kundër shpirtrave të ligë(inkuizicioni).

Evropa, vazhdimisht arrin të gjejë zgjidhje për problemet që krijojnë pengesa për zhvillim të mëtejmë të shoqërisë, që s’mund të thuhet për qytetërimet e tjera. Bie fjala, pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane detyrimisht humbi funksionin edhe institucioni që krijonte unitet në botën islame, kalifi, kalifati. Ky institucion ngërthente në vete dy funksione kryesore, atë të prijësit politik dhe atë të prijësit fetar. Mungesa e një institucioni, e një strukture hierarkike fetare, krijon hapësirë për voluntarizëm, për anarki, ku çdokush mund të marrë vendime në emër të myslimanëve të botës. Edhe sa kohë do të vazhdojë ky konfuzion, askush nuk di. Mungojnë energjitë ndërmarrëse, guximi që përmes hulumtimit të verifikohen vlerat e traditës, që në fakt nuk janë vlera, por kotësi që kanë depërtuar dhe shtresuar me shekuj. Kjo mungesë e ndërmarrësisë, kjo përtaci ka depërtuar edhe në kulturën tonë.

Evropa me guxim ec përpara duke rrënuar barrierat ataviste, tabu temat që e bllokojnë trurin, ajo me vendosmëri i zëvendëson idetë e vjetra pengesëtare me ide të reja që në fakt është fshehtësia se si krijohet historia e vërtetë.
Pra, ne sot e kësaj dite nuk kuptojmë rëndësinë e gjithanshme të idesë së shtetit ligjor, standardit për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, domosdoshmërinë për verifikim shkencor të gjitha ideve që janë në funksion të organizimit shoqëror, nxitjen e hulumtimit të fenomeneve dhe përfundimisht rëndësinë e ndarjes së shtetit prej religjionit. Sot në të gjitha shtetet e Ballkanit, politikanët kërkojnë ndihmën e faktorit religjioz për legjitimimin e tyre politik, moral dhe partiak. Kjo gjithsesi nuk ndodh në shtetet evropiane.
Në kuadër të kulturës evropiane, këto vlera, pa të cilat nuk mund të funksionojë një shtet modern, janë të njohura me shekuj dhe ne, nëse dëshirojmë të jemi evropianë, duhet para së gjithash t’i pranojmë, t’i interiorizojmë këto standarde në sistemin tonë të vlerave.

A mund të studiohet si lëvizje kulturore revolucioni kulturor që shpalli diktatura pra “soc-realizmi”?

Lëvizjet kulturore fitojnë peshë nëse pas tyre qëndron një mekanizëm i fuqishëm financiar dhe politik, pra shteti. Në botën perëndimore këtë çështje i rregullon tregu, sistemi kompleks i menaxherëve, mecenëve, producentëve dhe krijuesve. Në shtetet e kampit socialist, lëvizjet e ndryshme kulturore organizoheshin, financoheshin dhe kontrolloheshin prej shtetit. Kjo lëvizje në Bashkimin Sovjetik mori emrin Proletkult (Organizata Proletare Kulturore dhe Iluministe). Kjo lëvizje do të duhej të krijonte, siç u tha, Njeriun e Ri, të virtytshëm sovjetik. Sipas doktrinës komuniste, çdo veprimtari krijuese duhet të ketë mesazh konstruktiv, mision edukativ, ideologjikisht utilitar. Një mori krijuesish të mëdhenj, duke filluar prej regjisorit antologjik Ajnzejshtajnit, letrarëve, Gorkit, Sholohovit, Aragonit, kompozitorit Hans Eisleri, e deri te piktori B. Vladimirov u vënë në shërbim të formësimit të lëvizjes kulturore që mori emrin “Realizëm socialist” e cila përcaktoi standardin që vepra artistike nuk mund të jetë në funksion të vetvetes (L’art pour l’artisme), por në shërbim të popullit, pra të ketë funksion edukativ shoqëror. Në skulpturë, madje u përurua vlera e pestë estetike-heroikja: çdo luftëtar, punëtor merrte dimensione markante, ashtu si i ka hije Njeriut të Ri Sovjetik.
Por, problemi nuk qëndron këtu, ngaqë edhe në SHBA shkruhen romane edukative, xhirohen një varg filmash edukativë që, pa dyshim, kanë ndikim pozitiv shoqëror. Problemi qëndron te doktrina, dogma e NJËSHIT, të parit në shtet: një ideologji, një udhëheqës, një stil, një shkrimtar, një kompozitor, një poet, një skulptor shtetëror, i cili në mënyrë të denjë i mishëron në krijimtarinë e tij përcaktimet e artit socialist. Pra, dallimi ndërmjet sistemit komunist të vlerave dhe atij demokratik, variacionesh të ndryshme, qëndron te parimi i diversitetit: i pari atë e percepton si rrezik, ndërkaq i dyti si kusht, pa të cilin nuk mund të funksionojë liria, sistemi në tërësi.

Çfarë duhet të kuptojmë sot me lëvizje kulturore? A mund të flitet për të njëjtat kushte shpërthimi siç ndodhën ato të shekullit XIX-XX?

Dy luftërat botërore, tragjedinë që shkaktuan ato, zbulimi i krimeve masive të ndodhura në sistemet komuniste, terrorizmi, zgjerimi i vlerave të shoqërisë së konsumit, shkatërrimi i ambientit dhe përfundimisht globalizmi disi e ngulfatën optimizmin e mendimtarëve të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX. Dëshpërimi e zëvendësoi utopinë. Kjo dukuri, ky dyshim në progresin e pandalshëm u përhap sidomos në sistemet, u thënçim komuniste. Këtë klimë dëshpëruese, defetiste dhe të pashpresë e përshkruan në mënyrë gjeniale shkrimtari polak, nobelisti Çesllav Millosh (Czeslaw Milosz – 1911-2004), në veprën “Mendja e robëruar” (1962).

Sidomos globalizmi instaloi rregullat në tregun e përgjithshëm që përfundimisht i rrënoi, jo vetëm ëndrrat romantike, por edhe konceptet mbi artin. Në këtë treg të përbindshëm që vlon nga ofertat, nivelesh kulmore, pjesa dërmuese e krijuesve të ish-kampit socialist nuk dinë si të sillen, si të adaptohen. Ata jo vetëm që humbën statusin shoqëror, integritetin dhe autoritetin, por edhe besimin në krijimtarinë e tyre. Në këtë klimë u fik edhe zjarri për lëvizje kulturore.

Në të gjitha fushat e artit, thuhet se artistët shqiptarë kanë përcjellë vetëm frymën e rrymave dhe asnjëherë nuk kemi pasur pozicionim të mirëfilltë të një rryme të caktuar. A ndani të njëjtin mendim dhe pse të ketë ndodhur kjo?
Arti, krijimtaria në përgjithësi zhvillohet në mënyrë interaktive (ndërvepruese) në kohë dhe hapësirë. Është e natyrshme që krijuesit e mëdhenj të ndikojnë te të vegjlit, por ndodh edhe e kundërta, që të mëdhenjtë të ndikohen nga të vegjlit ose të panjohurit. Bie fjala portretet e Modilianit janë të ndikuara nga afresket ortodokse, ashtu si një fazë e krijimtarisë së Pikasos nga maskat afrikane. Nga aspekti teorik nuk mund të përjashtohet mundësia që një krijues i madh botëror të jetë i ndikuar nga një krijues shqiptar. Por, ajo kryesorja, e vërteta e madhe, nuk mund të fshihet. Qytetërimi perëndimor është hulumtues, inovativ, që me guxim ec përpara, kërkon përgjigje për pyetjet më shqetësuese të çfarëdo natyre, ndërkaq ai lindor është statik, konservativ që petrifikon (ngurtëson) një mënyrë të jetesës, një stil të krijimtarisë që quhet manierizëm. Tradita, folklori janë forma, produkte të një mendësie, të një stili që refuzon ndryshimin, përkatësisht hapjen e horizontit për këndshikime, botëkuptime të reja që e frikësojnë njeriun e pa mësuar me ndryshimet e vazhdueshme. Shqiptarët, ose janë shumë modern, ose shumë konservativë. Kemi letrarë të mëdhenj, këngëtarë të shkëlqyeshëm operistikë, aktorë të shkëlqyeshëm etj., mirëpo ende nuk arrijmë, bie fjala, të lirohemi nga modelet anakronike të varrimit ose të dasmës.

Qytetërimi perëndimor parapëlqen përsosmërinë, ndërkaq ai lindor tradicionalen. Ndërtimi i piramidave dëshmon për përpjekjet e njeriut të asaj kohe që ta ndalë kohën, ta pengojë ndryshimin, ta përjetësojë të tashmen e tij. Ky është një përcaktim i brendshëm që e parapëlqen statiken, mosndryshimin. Këto tipare fondamentale nuk mund të ndryshohen brenda një nate. Në këtë fazë, jo vetëm shqiptarët, por edhe popujt e tjerë të mëdhenj janë në fazën e “mimesisit”, të imitimit të koncepteve dhe metodave perëndimore në çdo sferë të veprimtarisë shoqërore, prej zgjedhjeve politike e deri te krijimtaria. Këto forma, mënyra të jetesës, këto standarde, qytetërimi perëndimor ka krijuar për t’i plotësuar nevojat e veta, ndërkaq ne i kopjojmë këto forma të krijimtarisë dhe veprimit politik që t’i ngjasojmë modelit që e idealizojmë. Fazën e mimesisit do ta tejkalojmë vetëm kur këto standarde nuk do t’i perceptojmë si të huaja, por natyrshëm do të jetojmë me to.

A i nevojitet ende sot mendimit – për ta ndryshuar, apo shkëputur nga e kaluara – nënshkrimi i manifesteve, ku shpallen idetë?

Një mendimtar ose krijues i mirëfilltë nuk bën diskriminimin ndërmjet se kaluarës, së sotmes dhe të ardhmes. Në fushën e krijimtarisë moda nuk është kategori që vetvetiu ka konotacion pozitiv, veçmas nëse tema e debatit është krijimtaria artistike. Veprat e Fidias, Eskilit, Shekspirit, Molierit, Dostojevskit, Markesit apo Gynter Grasit sot e gjithë ditën janë të patejkalueshme. Të gjithë këta kanë arritur majat e krijimtarisë pa marrë parasysh se cilës rrymë i takojnë. Disa vlera të së kaluarës janë të patejkalueshme, prandaj në këtë klimë të dëshpërimit nga lëvizjet kulturore, manifestet apo pamfletet nuk mund të ndryshojnë situatën. Mendoj se këto energji, këto shpresa se situata mund të ndryshohet me manifestime u shpenzua me demonstratat e vitit 1968 në botë, kur Sartri, i entuziazmuar nga energjia e këtyre protestave, u përpoq ta jepte kontributin e tij, por mbeti vetëm, i dëshpëruar përjetësisht. Kapitalizmi liberal i shteri këto energji, këtë optimizëm revolucionar.

Megjithatë, krijimtaria është e magjishme dhe qëndron mbi çdo kanon që përpiqen të imponojnë teoricienët, për të kuptuar një vepër artistike. Por, veprat artistike, sidomos ato figurative, nuk mund të vlerësohen me kategori diskursive. Shpeshherë kritika e një vepre artistike, sidomos nëse autori i kritikës është i njohur, në vend që të zbulojë vlerën e një vepre e mallkon atë me një formulim, kategorizim diskursiv që e përdor për ta kuptuar ai vetë një vepër figurative. Pastaj ai formulim bëhet bashkudhëtar i një vepre figurative, që pengon lirshëm të soditet piktura, grafika, skulptura apo instalacioni.

Çfarë e ndryshon sot një komb?

Globalizmi, varfëria, mosfunksionimi i shtetit, i ligjit, relativizmi etik, huazimet, ndikimet nga jashtë që depërtojnë përmes fesë, korrupsioni, krimi i organizuar, dëshpërimi nga cilësia e jetesës, niveli i ulët i cilësisë së krijimtarisë, përçarjet si pasojë e polarizimit politik, vegjetimi si mënyrë e vetme e jetës pa ideale etj. janë faktorë që ndikojnë në ndryshimin e identitetit të një kombi. Deri vonë shqiptarët ishin të perceptuar nga të tjetër si njerëz të ndershëm, me kodeks të qartë moral, por tani ata kanë humbur këtë imazh dhe perceptohen si popull që është i dhënë vetëm pas të mirave materiale. Në një takim me një misionar protestant që gjatë kohës punon në Shqipëri, pyetjes sime të drejtpërdrejtë lidhur me vlerësimin e tij për karakterin e shqiptarit, ai, pa u thelluar mirë që dëshmon se vlerësimin e kishte të pjekur, më tha: Janë të dhënë pas të mirave materiale. Por, është për të habitur se nocioni “alban” te popujt e qytetëruar ka një domethënie sublime…

A besoni në riciklimin e jetës dhe për këtë arsye ndoshta edhe në hipotezën se është e kotë të ndryshosh botën – kujtoj këtu një karikaturë britanike që jep simbolikisht ciklimin e veprimeve të njeriut, që në fund kthehet në pozicionin fillestar. Por, ama, stadet kalojnë.
Çdo qytetërim përpiqet të gjejë përgjigje për arsyen e jetës, për absurdin si pasojë e pamundësisë për të gjetur shpjegime qetësuese për lindjen, jetën, vdekjen, çdo qytetërim përpiqet të gjejë shpjegime për tërësinë, por as që ka arritur as që do të arrijë. Ashtu si bota shtazore që funksion përmes instinkteve dhe s’arrin dot të mendojë, të gjykojë si njeriu, ashtu edhe njeriu nuk arrin dot të gjejë përgjigje për çështjet metafizike. Qytetërimet marrin hov kur pretendojnë se kanë gjetur përgjigje për këto mistere dhe fillojnë ta humbin vitalitetin kur banalizohen ato përgjigje. Qytetërimi perëndimor është përpjekur që të japë përgjigje për këto pyetje duke analizuar qenien e njeriut. Për disa filozofë, qenia dhe kuptimi i jetës është puna (homo faber), për disa të tjerë loja (homo ludens), ndërkaq për postfrojdistin Markuze – erotika. Disa popuj të tjerë nuk kridhen fare në këto dilema. Ata ende nuk janë të ndriçuar dhe ushqimin shpirtëror e marrin nga brenda, si fëmija përmes kërthizës, përmes zakoneve dhe ritualeve. Ata nuk dinë pse kanë ardhur në këtë botë dhe natyrisht s’dinë si ta jetojnë jetën, pos në përputhje me traditën, me rregullat që janë përcaktuar kushedi kur, kushedi nga kush dhe kushedi pse.

A është atdhedashuria, jo si nacionalizëm, që të nxit për rebelizëm – e për pasojë dhe krijimin e atij kushti paraprak për lindjen e një lëvizjeje të fuqishme kulturore?

Sa është njeriu egoist, po aq është altruist, sa është mizantrop, po aq është filantrop, sa është individualist po aq është qenie shoqërore, sa është i motivuar nga egoja po aq në të ndikon superegoja. Shpeshherë misioni shoqëror e suspendon tiparet e tjera të personalitetit të njeriut, shpeshherë idealet shoqërore, drejtësia, zbulimi i të vërtetës, atdhedashuria, nacionalizmi, konceptet morale, frika nga izolimi, aq shumë e motivojnë njeriun sa që ai arrin ta mundë instinktin e mbijetesës.
Çdo individ dhe çdo grup shoqëror kanë ndjenjën e fortë individuale dhe shoqërore për të qenë të barabartë me të tjerët, të respektuar. Këtë ndjenjë për barazi, Platoni e quajti “thimos”. Pra, thimosi e vë në veprim njeriun që t’u kundërvihet faktorëve që e përbuzin, e nënshtrojnë, e cenojnë integritetin e tij individual apo shoqëror. Pjesa diskursive, racionale e thimosit është nacionalizmi. Ai mund të jetë arrogant, brutal, çnjerëzor, por mund të jetë i drejtë, fisnik, i moralshëm që krijon kohezion në shoqëri, i motivon njerëzit për liri, krijimtari, për ndërveprim me të tjerët për tejkalim të vështirësive, për angazhim të vullnetshëm shoqëror, për funksionimin më të gjerë të parimeve të etike, e plotëson nevojën e thellë të individit për përkatësi një grupi shoqëror. Ata që verbërisht janë kundër nacionalizmit dhe ofrojnë zëvendësimin e tij me përkatësi ndaj grupimeve tjera, harrojnë faktin se vetëm nacionalizmi krijon mekanizma të qëndrueshëm, shtetin, që mbron dhe kultivon vlera me të cilat identifikohet një njeri.

Janë absurde dhe kundërthënëse tezat që pohojnë se më parë ndjenja nacionale nuk paska ekzistuar, si dhe tezat se ndjenjat e sotme nacionale qenkan anakronizëm. Por, askush nuk mund të mohojë faktin se popujt që kanë krijuar më herët shtetin e tyre janë më të përparuar sesa popujt që nuk kanë arritur ta realizojnë këtë qëllim, ose faktin se shtetet nacionale janë imune ndaj faktorëve shpërbërës. Një popull që nuk arrin të krijojë shtetin nacional, një kohë të gjatë do t’i angazhojë kapacitet për këtë qëllim dhe shumë aspekte të tjera që e bëjnë jetën e njeriut interesante do të lihen pas dore, përfshi këtu edhe angazhimin kulturor. Si pasojë e gjithë kësaj është shthurja e elitës, ikja e trurit në shtete të tjera. Aty ku nacionalizmi ka qenë ideal frymëzues, aty zhvillimi është i pandalshëm, aty madje më lehtë ndërtohet shteti funksional ligjor dhe aty ku nacionalizmi është i rrejshëm, i keqpërdorur për qëllime të tjera shfaqen procese degjeneruese që e komprometojnë atë.

Si mund të shkulet ndryshe e kaluara, ajo pjesë e mentalitetit që e lë shoqërinë pas pa ndriçimin e së ardhmes, vizionin?

Mendoj se çdo gjë është e lidhur me vetëdijen e njeriut, me vlerësimet e tija të ngjarjeve, të proceseve, të rolit të personaliteteve, të trashëgimisë, të huazimeve etj. Të qenit gjatë kohë nën sundimin e huaj ka ndikuar që të interiorizohen (të brendësohen) huazimet nga kulturat e tjera, duke filluar nga kostumet e deri te sintaksa, struktura e gjuhës. Këto depërtime të huazimeve, shpesh bëhen pjesë e identitetit të një populli sa që ato nuk njihen më si element i huaj. Bie fjala, në Tiranë, në epiqendrën e kulturës shqiptare, dimitë (çitjanet, kulet) ende paraqiten si pjesë e traditës kombëtare ose disa këngëtarë të ndikuar nga mënyra e këndimit të ilahive, janë të bindur se ai këndim, ato këngë janë reprezentë të denjë të traditës sonë muzikore ose kapuçat me dantella, të ngjashme me ato të popujve të lindjes së mesme, çifutëve, arabëve, pakistanezëve, tashmë, për një segment të popullit shqiptar, janë bërë pjesë e identitetit të tyre. Është krejtësisht e qartë se huazimet nuk mund të ndalen me urdhra, si në të kaluarën, të tashmen ose të ardhmen, mirëpo diçka tjetër duhet të merret parasysh: huazimi i muzikës rok apo rep nuk mund të relativizohet me atë të ilahive, ngaqë këto të fundit paraqiten si pjesë tipizuese e traditës sonë, origjinës sonë, ashtu si blu-xhinsat që nuk mund të krahasohen me kapuçat-dantellë që sot perceptohen si element të traditës. Çdokush sot di se muzika rok apo blu-xhinsat janë huazime, por shumë pak veta dinë se ilahitë, një pjesë e madhe e muzikës sonë popullore, si dhe dimitë, sofra, të ulurit këmbëkryq etj. janë po ashtu huazime, madje edhe më të rrezikshme, ngaqë trajtohen si fondament i kulturës dhe i identitetit tonë kombëtar.

Disa shtete formohen si pasojë e idealeve etnike, të cilat bëhen kombëtare pas formimit të shtetit, disa mbi baza të interesit politik, strategjik etj. Këto të fundit e formojnë shtetin pastaj e formësojnë identitetin kombëtar, si SHBA-të bie fjala. Është absurde që në një shtet që është ngritur mbi interesin etnik, të përthahet segmenti kulturor, përkatësisht, bërthama e identitetit kombëtar, faktori që e nxiti procesin e formimit të shtetit kombëtar.
S’ka nevojë të shkulet e kaluara për të pasur vizion për të ardhmen, por duhet në mënyrë kritike të ndriçohen përkatësitë, me mjeshtri të gdhendet guri i diamantit ose të ndahet, të paktën në planin e vetëdijes kombëtare, shapi prej sheqerit. Çdo popull i civilizuar e ka bërë këtë.

Energjia jonë, ballkanike, mesdhetare, çfarë mund të bëjë tjetër veç mbajtjes lidhur pas kompleksit dhe krijimit të miteve – a mund të jenë këto arsye pse Ballkani është në qerthull gjithnjë dhe nuk ecën përpara…
Vetvetiu asgjë të keqe nuk vjen nga mitet, por nga instrumentalizimi i tyre për interesa hegjemoniste nacionaliste, nga keqpërdorimi i tyre politik që krijon vuajtje dhe tragjedi te popujt e tjerë. Sot këta popuj keqpërdorues abuzojnë edhe me fetë, konkretisht me krishterimin, njësoj si me mitet. Duke paraqitur veten si të krishterë të devotshëm, abuzuesit kërkojnë, në fakt, licencën për dënim të popujve të tjerë me përkatësi tjetër fetare. Shembulli tipik i abuzimit të këtillë është Maqedonia. Kryeministri aktual, Gruevski, në mënyrë brutale i instrumentalizon këta faktorë, mitin dhe besimin fetar: e përvetëson idenë e prejardhjes antike të maqedonasve dhe në çdo kënd të qyteteve mëton të ndërtojë përmendore për personalitetet e antikës. Krahas kësaj, ai, duke shfrytëzuar buxhetin shtetëror, që sipas Kushtetutës duhet të jetë shekullar, paralajmëron ndërtimin e kishave, katedraleve, jo për ideale, por që të provokojë komunitetin mysliman që të pozicionohet në istikamet fetare. Kështu, ai një luftë të humbur politike dhe etnike e bart në terrenin mitik dhe fetar, me shpresë që të dalë fitues.
Në dallim nga popujt e tjerë të Ballkanit, vetëm shqiptarët nuk thirren në fikcione, në mite dhe Zot, ngaqë kauza e tyre është vetvetiu reale dhe se ka gjasa të natyrshme të realizohet. Në këtë rrafsh çështja dhe kultura shqiptare dallon nga ato të popujve të tjerë të Ballkanit. Kauza jonë është reale…

Dikur në vitet ‘20-‘30 shqiptarët në Itali, Bukuresht, Sofje, Egjipt etj. ngritën vatra kulturore dhe “detyruan” autoritetet e vendeve për ta njohur gjuhën shqipe, ashtu dhe kulturën – sot nuk ndihet më kjo ndjeshmëri. Ndërkohë që vendi ynë është bërë han me 100 porta, jashtë njohja ka humbur kuptimin e saj fillestar, si lëvizje, ç’tregon ky barometër?

Në gjuhën latine ekziston një sentencë që mund ta shpjegojë këtë dilemë: “Quius lingua eius regio” (E kujt është gjuha i atij është territori). Italia, Bukureshti, Sofja, Egjipti, unë do të shtoja edhe Shqipëria nuk frikësohen nga gjuhët e pakicave të papërfillshme…

Dhe së fundi, a vlen më mendimi shqiptar, praktikisht, për të artikuluar interesat kombëtare?

Mendimet, çfarëdo qofshin, ato modifikohen, në varësi nga rrethanat. Vlerësoj se mendimi shqiptar zhvillohet gjithnjë e më shumë dhe do të jetë në funksion të çështjes kombëtare. Unë e shoh atë gjeneratë dhe fuqinë e motivacionit, të argumenteve të tyre./Intervistë e publikuar në vitin 2014.

Prishtina. Kosovo 30 th October 2005 Arben Xhaferi is talking to the jurnalist during interview that he gave to Gazeta Express.

Përurohet autostrada “Arbën Xhaferi”

Është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ceremonia e përurimit është mbajtur në Han të Elezit dhe është segmenti prej 20 kilometrash i fundit autostradës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli ishin të pranishëm në ceremoni.

“Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar. Autostrada “Arbën Xhaferi”, të cilën e nisëm në 2014-ën, prej sot e hapur për të gjithë!”, ka shkruar Thaci ne Facebook.

Hapja e Autostradës Prishtinë-Shkup po bëhet me pesë muaj vonesë. Ajo ka pasur plan që të hapet më 31 dhjetor të vitit 2018.

Autostrada po lëshohet në qarkullim, ndërsa Kosova do të paguaj ekstra Bechtel & Enka-s 54 milionë euro për shkak të vonesave të pagesave gjatë këtyre viteve kur po ndërtohej autostrada. / KultPlus.com

Haradinaj nderon Markoviqin me “Hartën e Artë të Kosovës”

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot homologun malazez, Dushko Markoviq.

Ai e ka nderuar Markoviqin me “Hartën e Artë të Kosovës”.

“Kosova dhe Mali i Zi janë model i marrëdhënieve të shkëlqyera në rajonin tonë, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe vizionin e të ardhmes prosperuese në paqe të përhershme”.

“Në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Duško Marković, shprehëm vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, në veçanti për intensifikimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona dhe rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së. Si shenjë vlerësimi për angazhimin e kryeministrit Marković për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe në ndërtimin e marrëdhënieve jashtëzakonisht të mira ndërmjet dy shteteve tona, i dhurova sot “Hartën e Artë të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. / KultPlus.com

Sa do ti kushtojë Kosovës busti i Sekretares Albright

Zyra e Presidentit të Kosovës, ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 19 mijë e 788 euro për ndërtimin e bustit të Sekretares Medeleine Albright.

Busti i Sekretares Albright, parashihet të vendoset në lokacionin e aprovuar nga Komuna e Prishtinës, tek monumenti “New Born”, sheshi i cili mban edhe emrin e Albright.

Kompania që ka fituar nënshkruar kontratën për ndërtimin e bustit është  N.SH. “Artiko” me bazë në Prishtinë.

Nënshkrimi i kontratës mban datën 27 maj 2019, kurse numri i tenderëve të pranuar ka qenë një. /GazetaExpress/ KultPlus.com

Pas 31 vitesh, restaurim i Kishës së Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit

Kisha e Shën Kollit, në fshatin Shelcan të Elbasanit do t’i nënshtrohet restaurimit pas evidentimit dhe dokumentimit të problematikave nga ana e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Specialistët kanë kryer një inspektim në  ku kanë evidentuar probleme si nga ana strukturore, ashtu dhe degradime të materialeve.

Nga ndërtesa e vjetër në këtë Kishë, më e rëndësishme mbetet veshja e brendshme me afresket e piktorëve të mesjetës Onufri dhe Kostandin Shpataraku.

Kisha e Shën Kollit në Shelcan përbën një nga tipologjitë e para ndërtimore të arkitekturës pasbizantine në Shqipëri dhe riparimi i fundit është bërë në vitin 1988 ku u bë restaurimi i gungës dhe  hajatit por mbeti pa rindërtuar këmbanorja.

Kisha është njënefshe me hajate të vona, sot të zbuluara, nga jugu dhe perëndimi. Kisha është me dysheme me pllaka guri të çrregullta, ndërsa është e mbuluar me çati me kapriata pa tavan, restaurim i vitit 1969. Naosi ndahet nga ambienti i altarit nga një iconostas prej muri të pikturuar. Ai ka dyer, një në qendër dhe një në anën veriore.

Me përjashtim të murit lindor të kishës, muret e tjera janë të suvatuara, kështu që nuk dallohet teknika e ndërtimit të tyre.

Vizitori gjen në ikonat e Onufrit të pikturuar nën maskë shenjtorësh banorë të trevave të shpatit  gjë që shprehet me gjallërinë dhe sytë shprehës të të pikturuarve, me të kuqen karakteristike të Onufrit.

Kjo kishë disa herë në vit, por kryesisht në vigjilje të pashkës mbledh disa qindra besimtarë jo vetëm nga Shelcani, por edhe nga fshatrat përreth  që nga Kryezjarthi, Trepshenishti e deri nga fshatra të thella të Shpatit.

Kisha e Shën Kollit vazhdon të konsiderohet si një ‘perlë’ e ardhur nga lashtësia dhe që duhet mbrojtur nga çdo dëmtim. Është edhe ky interesim i banorëve që kjo kishë relativisht e lashtë vazhdon të qëndrojë në këmbë për t’i shërbyer besimtarëve dhe turistëve të shumtë. /a.g/ KultPlus.com

Si të zhvillojmë mendimin kritik dhe kreativitetin tek fëmijët?

Teknologjia po ecën me një ritëm shumë të shpejt dhe ekspozimi i hershëm i fëmijëve ndaj teknologjisë mund ti përgatisë ata për karrierat e ardhshme në fusha të lidhura me teknologjinë, ose vende pune që kërkojnë zotërim të teknologjisë si çelës kryesor për sukses

Për këtë kohën që ata po e shpenzojnë në përdorimin e pajisjeve teknologjike ta shndërrojmë në një kohë efektive ku fëmijët fillojnë ti krijojnë lojërat që ata i imagjinojnë, të zhvillojnë mendimin kritik, logjik, të shprehin idetë dhe kreativitetin e tyre në mënyrë unike.

Universum Digital Academy ofron kurse 1 vjeçare të programimit, animacionit dhe robotikes për fëmijë të moshës 7-18 vjeç. Gjatë kurseve fëmijët mësojnë të krijojnë lojëra kompjuterikeaplikacione mobile dhe webfaqe. Regjistrohu këtuhttp://tiny.cc/8bfe7y

Këto kurse janë përvojë e mirë për fëmijët duke iu jap mundësinë të fitojnë aftësi në menaxhim të teknologjisë që do të ju shërbej atyre në të ardhmen pa marrë parasysh profesionin të cilin do ta zgjedhin.

Përveç kësaj fëmijët do të nxiten të krijojnë platforma të lojërave të cilat lidhen me lëndë mësimore që ata i mësojnë në shkolla, në mënyrë që të iu bëhet më atraktiv procesi i mësimnxënies. Poashtu prindërit do të njoftohen për progresin e fëmijëve gjatë gjithë kohës. 

Aplikoni online përmes këtij linku http://tiny.cc/8bfe7y apo për më shumë informata për Universum Digital Academykontakto [email protected] ose na ndiqni në rrjete sociale në instagram apo facebook.

Në 330 vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit, organizohet tribunë shkencore në Prishtinë

Për nderë të 330- vjetorit të kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit do të organizohet një tribunë shkencore.

Tribuna shkencore organizohet nga ULKK dhe mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Tribuna mbahet më datë 30 maj, në ora 10:00.

Tribuna shkencore mbahet nën patronatin e MKRS-së. / KultPlus.com

Laura Mirena, shoferja e parë në Trafikun Urban

Laura Mirena është shoferja e parë që do të vozisë autobusët e Trafikut Urban.

Lajmin e ka konfirmuar Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook.

“Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e radhës. Laura Mirena është shofere e parë në ekipë. I urojmë punë të mbarë”, thuhet në njoftim.

Ava Max edhe me një sukses ndërkombëtar: Mbi dhjetë vjet punë për këtë moment të çmendur

Ava Max ka sjell disa projekte të ndryshme gjatë vitit të kaluar në arenën ndërkombëtare.

Artistja që në realitet quhet Amarda Toçi është këngëtare shqiptare që po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po mban edhe koncerte kohët e fundit.

Edhe gjatë ditës së sotme buluroshka jonë ka arritur një sukses, të cilin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo është futur në top dhjetë këngëtaret të renditjes së revistës të mirënjohur, Billboard, e cila gjë ka bërë që të gëzohet 25-vjeçarja.

“Nuk po mund t’u besoj syve të mi. Mbi dhjetë vjet punë për këtë moment të çmendur”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, biondina është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell në muajt e fundit. /Telegrafi/ KultPlus.com

Pacolli: Sjellja e policisë kufitare serbe ndaj pjesëmarrësve nga Kosova, mentalitet si në vitet e 90’ta

Sot, nis “Mirëdita, Dobar dan!”, festivali që synon të thyejë barrierat Kosovë-Serbi, shkruan KultPlus.

Pjesëmarrësit në këtë festival janë nisur sot herët në mëngjes drejt Beogradit, por policia kufitare e Serbisë, ka bërë kontroll të detajuar pjesëmarrësve dhe mediave, për të parë nëse ka simbole të shtetit të Kosovës.

Për këtë veprim të policëve ka reaguar ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka shkruar se dënon ashpër sjelljen e policisë kufitare serbe ndaj pjesëmarrësve nga Kosova për “Mirëdita, Dobar dan”.

 “Dënoj ashpër sjelljen e policisë kufitare serbe ndaj pjesëmarrësve nga Kosova për “Mirëdita, Dobar dan”, aktivitet ky që kërkon pajtimin mes dy vendeve. Është i njëjti mentalitet dhe sjellje e policisë serbe si në vitet e 90’ta”, ka shkruar Pacolli në Twitter. / KultPlus.com

10 vjet më parë, Joe Biden vizitoi Kosovën

Ja se çfarë tha gjatë asaj vizite njeriu që kërkon të zgjidhet President i SHBA-së në 2020.

Nga Ruben Avxhiu

Dhjetë vjet më parë, zëvendës-presidenti i atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, vizitoi Kosovën.
Biden ka qenë një nga mbështetësit e hershëm të Kosovës në Senatin Amerikan. Ka mbështetur fuqimisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, në Kosovë, si dhe është shprehur në favor të pavarësisë së Kosovës, përpara se këto dy zhvillime të bësheshin realitet.
Vizita e tij në maj 2009 kishte një rëndësi të madhe për shqiptarët. Për ata që mbase e kanë harruar, ne dinim pak për Presidentin e ri Barack Obama. Ndryshe nga John McCain dhe Hillary Clinton, ai kishte pak njohuri për Kosovën dhe deklarata e parë si kandidat presidencial kishte ndikime të forta të lobit serb.
Shumë shqiptarë shihnin si garanci të madhe në administratën e re vendosjen e Joe Biden në postin e zv-presidentit. Në atë kuptim, kjo vizitë e parë në Kosovë, ishte një konfirmim i vijueshmërisë që pritet zakonisht nga politika e jashtme amerikane pavarësisht prej ndërrimit të administratave. Jo të gjithë shqiptarët janë të kënaqur nga roli i Bidenit si zv-president karshi Ballkanit. Shumë kanë pritur më shumë presion të tij ndaj dy figurave kryesore të kohës Thaçit dhe Vuçiqit. Mirëpo, në aradhën e politikanëve të lartë amerikanë, janë pak ata që dinë të flasin për Kosovën pa u këshilluar më parë me stafin, sim und të bëjë Joe Biden.
Sot, Biden është një nga kandidatët kryesorë të Partisë Demokrate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai është një nga kandidatët më të njohur për shqiptarët dhe me shqiptarët. Ndonëse është shpejt të dihet nëse do të mund të triumfojë brenda kampit demokrat dhe aq më pak nëse do të arrijë të mundë presidentin në fuqi Donald Trump, është pozitive që një kandidat me njohuritë e tij ndërkombëtare dhe për Ballkanin në veçanti është në këtë garë.
Në këtë kontekst ndoshta ia vlen rishikimi i fjalimit të tij, dhjetë vjet më parë, në Kosovë. Ndonëse nuk është e thënë që pikëpamjet e tij si zv-President në 2009 të jenë të njëjtat me ato nëse zgjidhet dhe fillon punën si President në 2021, përsëri ato janë një pikënisje në përpjekjet për të njohur kandidatët e këtij cikli zgjedhor dhe atë që besojmë se e njohim më mirë, si fillim.
Lexim të mbarë.

Teksti i fjalimit nga zv-Presidenti Joe Biden:

Ju falenderoj për mikpritjen. Është një privilegj qe jam në vendin tuaj edhe pse kam ardhur pak me vonesë më lejoni të uroj ditëlindjen, 1 vjetorin e Pavarësisë. Po kështu më lejoni t’ju falenderoj për Medaljen e Lirisë, edhe në emër të popullit amerikan, sepse e konsideroj nder për vendim tim këtë çmim.
Kam pasur një lloj qetësimi se do të isha pranë jush sepse keni bërë gjera të mrekullueshme. Unë kam udhëtuar në këtë rajon si senator por është hera e parë, si Zv.president i SHBA-së. Kam qenë në Bosnje, në Serbi dhe tani jam në Kosovë. Qëllimi ynë është i drejtpërdrejtë: Stabilizimi dhe përparimi i rajonit. Politika e SHBA-së është që Europa të jetë e lirë.
Për ju, rruga drejt Pavarësisë ka qenë e vështirë dhe ju e fituat. Por, sot detyra juaj është shumë e madhe. Opsioni i vetëm është stabiliteti në rajon, sepse pavarësia është e pakthyeshme, absolutisht e pakthyeshme. Suksesi i një Kosove të pavarur është prioritet për administratën Obama. Prioritet është sepse SHBA do që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të integruara në Europë. Pranimi i Kosovës nga shtete të ndryshme të botës është pranimi i realetit. Ne do t’ju ndihmojmë të ndërtoni shtetin tuaj. Deri tani ju keni luajtur një rol jetik për demokracinë e vertetë. Unë ju përgëzoj për hapat që keni marrë për një demokraci shumëetnike dhe në paqe me fiqnjët. Keni miratuar ligje sipas Planit Ahtisari dhe keni fqinjësi të mirë.
Demokracia e Kosovës është forcë për stabilitetin rajonal, ndaj ka shumë punë për të bërë dhe njerëzit tuaj shpresojnë shumë nga ju. Si mik i Kosovës dhe si një përfaqësues i një vendi që ka investuar për ju, më lejoni t’ju them se:
Së pari ndërtoni institucione të forta dhe transparente. Zbatoni në mënyrë të plotë Planin Ahtisari, sigurojuni lirinë gjithë komuniteteve ndëretnike, hapni vende punë dhe forconi gjyqësorin pasi është themeli i demokracisë. Miratoni dhe zbatoni ligje efikase. Qeveria të bashkëpunojë me EULEX-in. Krijoni struktura shumetnike në dogana në polici e kudo.
Ju keni përgjegjësi të posaçme të shmangni frikën. Duhet të ofroni mbrojtje të fuqishme për pakicat etnike në pronat dhe shtëpitë e tyre.
Ruani trashëgiminë kulturore dhe lirinë fetare siç është Manastiri i Deçanit që do ta vizitoj sot.
Serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në institucionet e Kosovës. Unë siç e dini po vij nga Beogradi dhe drejtuesve atje iu thashë të mos krijojnë struktura paralele.
Po kështu iu kërkova liderëve të Serbisë të ndalin embargon ndaj Kosovës.
Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Obama ju jemi mirënjohës për punën e kryer. Me pavarësinë e Kosovës, ëndrra për futjen e Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon. / KultPlus.com

Policia kufitare e Serbisë kontroll të detajuar pjesëmarrësve shqiptarë të “Mirëdita, Dobar dan”

“Mirëdita, Dobar dan!”, festivali që synon të thyejë barrierat Kosovë-Serbi, nis sot me aktivitete e tij që do t’i zhvillojë në Beograd, shkruan KultPlus.

Pjesëmarrësit në këtë festival janë nisur sot herët në mëngjes drejt Beogradit, por policia kufitare e Serbisë, është duke u bërë kontroll të detajuar pjesëmarrësve dhe mediave, për të parë nëse ka simbole të shtetit të Kosovës.

Hapja zyrtare e festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” do të bëhet sot me shfaqjen e filmit “Cold November”, me regji të Ismet Sijarinës, film ky i cili është prezantuar në shumë festivale ndërkombëtare të filmit të cilat kanë rezultuar me dy çmime dhe tre nominime. Një ngjarje (event) e cila do t’i paraprijë hapjes do të jetë performanca artistike “Let’s make love” nga Shkumbin Tafilaj.

Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuojë në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, forumi Rinor i Partisë Demokratike të Serbisë në opozitë, mbajti dje në Beograd një protestë për të kundërshtuar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”. / KultPlus.com

100 vjeçarja fiton në zgjedhjet lokale në Gjermani

Në moshën 100 vjeçare, kjo grua gjermane ka nisur karrierën e saj politike, pasi u zgjodh këshilltare lokale në qytetin e saj perëndimor ditën e diel.

Lisel Heise, pjesë e grupit ‘Wir fur kibo’ ka fituar më së shumti vota në garën për zgjedhje lokale in Kirchheimbolanden, një qytet prej tetë mijë banorësh.

Zgjedhja e saj ishte paksa kontradiktore edhe me fushatën e partisë së saj, e cila fokusohej në zhvillim të qëndrueshëm, pjesëmarrje të qytetarëve dhe angazhim të të rinjve.

Në një deklaratë dhënë CNN, kreu i partisë së saj ka thënë se ajo është e fortë mentalisht dhe fizikisht për ta kryer këtë punë.

“Lise Heise ka mbushur 100 vjet në prill dhe ka vendosur të garojë për Këshill pranverën e këtij viti. Në listën prej 20 kandidatësh, ajo ka dalë e para”, ka thënë ai.

Heise, një ish-mësuese dhe notuese në pension, një pjesë të fushatës së saj e ka zhvilluar me premtimin për rihapje të pishinave në natyrë.