Oseku: Ne shpikëm fishekun në pajë, ne i quajtëm gratë tona “kafshatë e djallit”, e “shakull për me bajtë”

Letër e hapur burrave e djemve shqiptarë

I dashur djalë/burrë shqiptar,

s’janë mbushur ende tri ditë qëkur një nga ne kreu femicidin e radhës duke vrarë sërish një grua, në Dardanë të Kosovës. Viktima u mbyt nga goditje të përsëritura në krye me një shufër të metaltë. E pra, duhen goxha goditje, të fuqishme, të shënjestruara, të përsëritura, për ta carë kryet e njeriut. Rrashta është asht i fortë, më i fortë se gjetkë, pse mbron trutë e ndieshme përposh. Forca e kërkuar për t’i nxjerrë trutë njeriut të rritur shkon deri 680 Newton, thotë shkenca forensike, ekuivalent i goditjes nga makina me 70 km/h. Për ta gjeneruar këtë lloj force, disa herë me radhë, në të njëjtin vend, lypet koncentrim i hatashëm. Lypet akumulim i hatashëm i përbuzjes, lypet urrejtje e hatashme.

Viktima e Dardanës është vec shifra e radhës në regjistrin tonë kriminal. Për afro 2 vjet ne djemtë e burrat shqiptarë kemi vrarë kësisoj mëse 120 vajza e gra të ndryshme, të reja e të moshuara, vajza e gra me shkollë fillore, me gjimnaz, e me fakultet; të martuara, të fejuara, e të pamartuara; vajza e gra të varfëra, të klasës së mesme, e të pasura, me profesione që nga amvisja e gjer te gjykatësja. Ne ato i kemi vrarë kudo, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, në Greqi; i kemi vrarë nëpër Europë, në Gjermani, në Zvicër, në Britani e gjetkë, e gjer Amerikë, në Zelandë të Re, e në Australi të largët. Regjistri ynë patriarkal është edhe më i errët po të numërojmë abortin selektiv të vajzave: ne jemi ndër pak popuj të Europës që vrasim në mënyrë sistematike vajzat që në on të mëmës.

I dashur djalë/burrë,

arsyeja rrënjësore pse ne i vrasim vajzat e gratë është se ne jemi kondicionuar kulturalisht që t’i përcmojmë ato. Është me rëndësi që unë e ti ta kuptojmë këtë fakt. Vetëm kjo është arsyeja e plotë, e cila arrin të ngërthejë edhe abortin selektiv të vajzave të palindura: pra të vajzave që s’kanë arritur as të marrin frymë.

Arsye tjetër që mbulon gjithë regjistrin tonë kriminal nuk sajojmë dot. Se arsye tjetër thjesht s’ka. Por justifikime kemi, sa të duash. Më ktheu fjalën. Nuk më dha lekët. U dashurua me dikë tjetër. Bëri seks me dikë tjetër. Nuk bëri punët e shtëpisë. Nuk më pruri kafen (po, është përmendur krenarisht edhe ky motiv). Mjafton dikush të na dëgjojë si justifikohemi para ligjit, për të kuptuar se c’psikopatë dimë të jemi ne, burrat shqiptarë. Se cfarë privilegjesh sedertare i kemi ndarë ne vetes në raport me vajzat/gratë e përcmuara. Evidenca shkencore është rigoroze. Ajo thotë se vajza e gruaja duhet të frikësohet më fort nga ne pikërisht kur i themi se e duam, se atëhere e vrasim më shpesh. Evidenca shkencore thotë, poashtu, se gjasat që ne ta vrasim gruan shtohen kur kjo është shtatzanë. Se atëhere ajo është më e ndieshme, më hormonale, më e lëndueshme. E ne s’të falim. Sa herë që vajza/gruaja është vetvetja. Sa herë që ajo sillet si person, si qenie autonome, e cila vendos vetë për jetën e vet, për sensualitetin e seksualitetin e vet, për prioritetet e veta jetësore. Ajo bie menjëherë nën hije të vdekjes. Dhe xhelati potencial jemi gjithmonë ne, djemtë e burrat afër saj.

Një nga mitet e kohës është se kjo dhunë jona intensive kundër vajzave e grave po shkon drejt shuarjes, falë modernizimit të shoqërisë. Statistikat thonë të kundërtën. Raporet policore në Shqipëri nga nëntori 2019 flasin për një grua të abuzuar cdo të tretën ditë, një ndër shifrat më të larta ndër decenie. Dhe kjo është vetëm incidenca e raportuar në polici. Në anketime cdo e dyta grua në Shqipëri thotë se ka vuajtur dhunë patriarkale. Në Kosovë më 2014, policia hetoi 910 raste me vajza e gra që kishin pësuar dhunë patriarkale. Që atëhere shifra është rritur pothuaj cdo vit, 1065 gra më 2016, 1228 gra më 2018, e 1593 gra më 2019. Dhuna jonë kriminele kundër grave nuk po shkon drejt shuarjes, por drejt shtimit.

I dashur djalë/burrë shqiptar,

fakti se modernizmi tek ne sjell shtim të dhunës patriarkale kuptohet lehtë, po ta kundrosh me sy historik. Tek me moderniteti nuk është arritur gradualisht, si gjetkë në Europë. Ne s’kemi patur aklimatizim të natyrshëm shkallë-shkallë ndaj vlerave të kohës, lirive e të drejtave individuale, barazisë gjinore. Nga këto ecuri graduale neve na kanë shkëputur dy karantina të gjata. Së pari, karantina e teokracisë osmane. E së dyti, karantina puritane e komunizmit totalitar. Këto dy regjime në disa aspekte ishin kundërshti ekstreme. Por kur i qëmton hollë, del se kishin edhe tipare të përbashkëta. Të dy regjimet kishin një burrë, një sulltan kalif a një sekretar të përgjithshëm, në krye të piramidës. Të dyja kishin shura, mexhlisë, e byro politike ku ligjin bënin burrat; ndonëse komunistët u kujdesën që aty të ketë edhe një decorum grash. Dhe që të dy ishin kultura militariste, me etikë e estetikë të impenjimit kolektiv që naltëson disiplinën, e dhunën burrnore.

Unë vë bast se më shumë gra janë vrarë e përdhunuar gjatë historisë nga ne, djemtë e burrat shqiptarë, se nga gjithë të huajt. Ndërsa pjesa e tjetër e Europës, që nga përndritja (iluminizmi) e këtej, ka sajuar për 400 vjet një qytetërim me liri e të drejta individuale dhe barazi gjinore. Ne kemi ngelur mbrapa të ngujuar në kulla, ku vazhdon të gëlojë femicidi. Ti dhe unë, i dashur, jemi pjellë vrasësish. Ne vrasjen e vajzave e grave biles e kemi kodifikuar në traditë. Ne shpikëm fishekun në pajë. Ne i quajtëm gratë tona “kafshatë e djallit”, e “shakull për me bajtë”. Nga kanuni i Lekës, te ai i Bendës e i Labërisë, e te kanun i Çamërisë, ne na bashkojnë nocionet “zot i shtëpisë” vs “rob i shtëpisë”: këto na mbledhin më fort se flamuri. Besimet tona, doket e traditat, artizanatet, këngët, idiomat e gjuhës, hymni ynë kombëtar, “kush është burrë nuk frikësohet”, të gjitha janë plot dëshmi të përcmimit të vajzave e grave. Ne gjithçka të mirë e të ndershme e quajtëm “burrërore”, e gjithçka të ligë ua tërhodhëm vajzave e grave: ndonëse ne djemtë e burrat ndërsyem gjithë të ligat në vatrat tona, e vajzat dhe gratë ruajtën gjithçka që na ngeli e dlirë dhe e mirë ndër shekuj.

A ke degjuar ndonjëherë mamanë a gjyshen t’i thonë motrës, ta zëmë, sa ish e vogël: “Zoti të ruajtë moj bijë”? Nga kush mendon ti se janë frikësuar ato? Nga ujku? Vajza i është lënë Zotit amanet shkaku ynë, shkaku i djemve e burrave si ne. Se rrugët janë plot me ne: rrugët gëlojnë plot me pjellë vrasësish. Bajraktarë, kryepleq fshatrash, sekretarë partie, kryetarë kooperativash, brigadierë uzinash, profesorë fakultetesh, politikanë, policë. Të gjithë korrim vajzat e gratë, ashtu si korr drapëri kallinjtë e grurit. E bëjmë për të njëjtën arsye si drapëri. Pse e kemi traditë.

Prandaj pra s’është cudi pse ne sot vrasim më shpesh vajza e gra. Se vajzat e gratë kanë nisur të sfidojnë këtë traditë, e kërkojnë të jetojnë si njerëz. Modernizmi i shton vrasjet patriarkale pse krijon konflikt të vlerave, moderniste vs patriarkale. E ky konflikt zgjon nga gjumi kucedra gjaku, të cilat flejnë tek burimet tona të lashta.

I dashur djalë/burrë,

në këtë letër jam përpjekur të të shpjegoj se unë dhe ti jemi produkte serike të një tradite vrastare, të sajuar nga stërgjyshër e katragjyshër të skllavëruar. Është me rëndësi që ti ta kuptosh themelshëm këtë. Po ta them prapë: ne jemi pjellë vrasësish. Vajzat e gratë që shikon përreth janë pasardhëse të atyre që mbijetuan korrje midis skllevërish. Gra që ishin aq të zgjuara sa të përkëdhelin sedra psikopatësh, aq të forta sa të mbijetojnë poshtërimin e përditshëm. Bijat e tyre janë midis nesh sot, si dëshmi si lulëzon e mira në mes të ligësisë.

Kjo është, njëherit, e vërteta e trishtë e patriarkatit shqiptar: që është mani e ndërtuar me tulla të huaja. Para ardhjes së të huajve, para helenëve, Romës, osmanllëkut, e komunizmit, vajzat e gratë tona mund të bëheshin edhe tevta, mbretëresha. Tjerët na quanin barbarë, sic i kanë quajtur pushtetarët gjithmonë njerëzit e lirë: por sa qemë të lirë, ne ngremë mbretëritë tona nga Istria e gjer në Epir, e dinjitetin e njerëzve të lirë e gëzonim bashkë me vajzat e gratë tona. Ne kurrë s’kemi qenë më madhështorë se kur na quanin barbarë. Ne kishim Teutën, shekuj para Boudikës britanike, e mëse njëmijë vjet para perandores Theodora të Bizantit! E sa jemi sot? Si jemi sot?

Në njëfarë mënyre, ndoshta ky është edhe bekimi që sjell modernizmi në shoqërinë shqiptare. Që ai na shpie tek burime të lashta. E aty na mëkon plagët, aty na mbyll rrethin. Nuk është vetëm bashkimi kombëtar që pret në fund të këtij rrugëtimi. Aty pret edhe shoqëria e mirëqenies, edhe barazia gjinore. Modernizmi ndër ne sjell një jetë të denjë për njeriun, pavarësisht gjinisë.

Dhe këtu diku hyn edhe roli im e yt, si djalë a burrë shqiptar. Ti nuk ke zgjedhur vetë kucedrat që të ka lënë trashëgim historia, ndasitë, patriarkatin, femicidin. Por ti mund të zgjedhësh të mos i ushqesh më ato. Ne, bashkë me vajzat e gratë, mund të ngordhim kucedrat e gjakut tek rrënjët tona. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është, të mos i ushqejmë më ato ashtu si kemi bërë ndër shekuj. Të mos i ngopim më përditë e ngapak me shpirtat tanë, me mendjet tona.

Në jetën e një djali e burri tipik shqiptar, nuk ka ditë më të vështirë se dita kur ai kupton se është vetë, e ka qenë gjithmonë, armiku më i madh i vetvetes e i kombit të vet. Dhe nuk ka cast më të shenjtë, se kur ai vendos të qëndrojë pranë sivëllezërve e simotrave të veta, duke u thënë jo kucedrave të gjakut.

I dashur djalë/burrë shqiptar,

tri ditë më parë, këto kucedra u harlisën në triumf të ri, kur një nga ne kreu femicidin e radhës dhe vrau sërish një grua. Viktima u mbyt nga goditje të përsëritura në krye nga një shufër e metaltë. Cdo goditje me shufër në rrashtën e viktimës ishte njëherit edhe goditje mbi ligjin tonë, përbuzje për të tashmen tonë, urrejtje për të ardhmen tonë. Cdo goditje ishte një triumf kucedrash. Për afro 2 vjet ne kemi vrarë kështu mëse 120 vajza e gra të ndryshme, me cdo status të mundshëm, në të gjitha viset e mundshme të botës. Për vajzat e gratë shqiptare nuk ka zonë të sigurt, pse kanë kudo vrastarët e vet: pse janë kudo të rrethuar nga kucedrat e gjakut, që i korrin ato si korr drapëri kallinjtë e grurit.

Unë e ti vërtet s’kemi zgjedhur vetë historinë tonë. Mirëpo, ne mbajmë përgjegjësi të plotë për të ardhmen tonë, para vetes e para tjerëve. Ne mbajmë përgjegjësi që të mos lejojmë veten të vazhdojmë më të rrojmë nën hije kucedrash. Ky poshtërim duhet të mbarojë me ne. Ne duhet të bëhemi brezi që mori me vete në varr përgjithmonë atë njollë të historisë. Këtu mund të ndihmohemi bashkarisht, me 7 hapa të thjeshtë:

– Respektojmë ligjin, përfshirë këtu ligjet për barazi gjinore
– I themi Jo dhunës që nuk ka sanksion ligjor
– Ua ndajmë pasurinë barabarësisht djemve dhe vajzave
– Edukojmë djemtë të marrin përgjegjësitë e veta në shtëpi
– Edukojmë vajzat të marrin përgjegjësitë e veta qytetare
– Arsimojmë njësoj gjithë fëmijët tanë, pavarësisht gjinisë
– Ushqejmë kulturë e folklor që forcon vlerat, e jo antivlerat

Është përgjegjësia dhe detyra jonë, në radhë të parë, që t’i vëmë pikë këtij turpi kombëtar. Zhdukja e këtyre kucedrave është detyrë drangonjsh të shekullit të ri.

Unë uroj që ti, djalë e burrë shqiptar, do të jesh në nivel të kësaj detyre.

Vëllazërisht,
Shqiptar Oseku./ KultPlus.com

“Komunizëm shqiptar me televizion italian”

Libri “Komunizëm shqiptar me televizion italian” me autor Ylli Polovinën, përbën një rrëfim historik të veçantë, paraqet një këndvështrim të papërdorur deri tani, për rrjedhojë edhe të pa konsumuar.

Kjo karakteristikë i jep këtij libri 224 faqesh epërsinë e të qenit i pari me subjektin si në Shqipëri gjatë periudhës së social-komunizmit real, me pak fjalë enverizimit, ndodhi që shoqëria, nga njeriu i thjeshtë e deri tek elita intelektuale, bëri një kompromis, kreu një lloj oportunizmi shpëtimtar.
Shqiptarët me Tiranën kryeqytet mundën që ideologjinë shtetërore staliniste (lindore), ta bënin të bashkëjetonte pa asnjë konfliktim me mënyrën kapitaliste të jetesës (perëndimore): atë italiane.

Përmasat e këtij pajtimi dhe harmonizimi shumë të vështirë, nëpërmjet episodeve, fakteve e ngjarjeve që lexuesi i dëgjon për herë të parë, e bëjnë këtë botim mjaft origjinal, por edhe jo pak tërheqës.
“Komunizëm shqiptar me televizion italian” ka 62 kapituj. Disa prej tyre janë: “Lagja e Leninit dhe lagja e Stalinit”, “Sulmon “Beogradskaja Radiotelevizija”, “Nën çarçafë”, “Njollat e murrme”, “Majori dhe dy kapitenët e kundërspiunazhit”, “Ramiz Alia në Romë, 1976”, “ET, Eleniko Teleorasi”, “Ana Oksa”, “Fundi i germave ENVER”, etj.

Parfum për udhëheqjen në një Tiranë të frikësuar

(Kapitull fragment nga libri)

Në përfaqësinë diplomatike shqiptare në Romë ambasadori thirri në zyrë shoferin kryesor A. (kishte emër me tingëllim gjerman) dhe i komunikoi prerë se i shoqëruar nga njëri prej diplomatëve do të nisej sa më shpejt për në Tiranë.
Misioni qe tepër sekret: do të dërgonte një furnizim për vetë Enver Hoxhën.
Pas kësaj disa net me radhë shoferi bëri një gjumë të trazuar. Çfarë do të ngarkonte në makinën e tij, çfarë?
Në fillim të javës që pasoi, diplomati i ngarkuar të udhëtonte me të i tha se do të shkonin në disa dyqane të Romës dhe do të blinin mallin e caktuar. Nuk përmendi çfarë do të qe ky.
Edhe kur u nisën drejt dyqaneve diplomati nuk shqiptoi asnjë fjalë përveç drejtimit të rrugës që do të merrnin.
Për habi ajo nuk tregonte qendrën e Romës, por as edhe zonat, ku ata dinin të ishin magazina të njohura të kryeqytetit italian.
Po dilnin në rrugën Salaria dhe po futeshin në një rrugicë me pak lëvizje, ku edhe dyqanet qenë të vegjël e me vitrina të përgjumura.
Kur diplomati shqiptoi “ndalu këtu” përpara nuk ishte gjë tjetër veç një dyqankë, pas derës së xhamtë të së cilës kishte vetëm zbrazësi: “Këtu do të blejmë ujë të gazuar”, shtoi diplomati.
Kur hynë brenda A. vuri re se ishte një dyqan i thjeshtë ushqimor, por i pastër dhe me mallra të cilësisë së mirë. Shitësi me sa dukej i priste dhe pas përshëndetjeve të para u nxori tetë arka me ujë. Shishet e tyre qenë në një formë disi të veçantë dhe në etiketë, me një ngjyrë të afërt me blunë, ishte shkruar fjala “Vichy”.
I rregulluan arkat në mbajtësen e bagazhit dhe makina e rinisi lëvizjen e saj me pak fjalët e diplomatit: tani zbrit drejt qendrës!
Edhe kjo pjesë e rrugës kaloi pothuaj në heshtje. Herën e dytë diplomati i tha të ndalnin para një magazine të madhe plot me njerëz. Aty blenë dy kilogramë luleshtrydhe.
Për të tretën herë qëndruan jo më shumë se njëqind metra më poshtë. Ishte një parfumeri dhe diplomati pagoi për dy pako me erzinën “Men”. Ato që mori duhej të ishin njëzetë shishka të vogla.
Ndalja për të katërtën herë ndodhi pas më shumë se një ore. Atje zgjodhën një stilograf “Pelikan”.
Herën e pestë e zgjodhën me dëshirën e tyre se ku do të qëndronin. Do të blinin thjesht brisqe roje.
Herën e gjashtë morën për nga stacioni Termini. Diplomati bleu, pas një mëdyshjeje të gjatë e rraskapitëse, një palë syze gjysmë të errtë. Pastaj shoferi A. dëgjoi urdhrin për të marrë rrugën e kthimit drejt ambasadës.
Ndërsa makina rrëshqiste ngadalë dhe e vëmendshme për të hyrë në rrugën e madhe Nomentana e pastaj sulur poshtë saj për të kapur majtas rrugën e vogël Asmara, diplomati nisi të fliste pa e pyetur njeri. Ai tha se nuk kishin blerë veç mallra me çmime të arsyeshme dhe se këto harxhime qenë kryer sipas porosisë së “Drejtorisë së Bllokut”. Diplomati shtoi se uji i gazuar “Vichy” blihej nga Enver Hoxha për shkak të një pëlqimi të tij vetjak që lidhej me vitet e kaluara në Francë në rininë e vet. Madje në Romë atë pothuaj nuk e preferonte njeri dhe pronarët e dyqanit e porositnin posaçërisht në Francë. Më pas shtoi se parfumin “Men” e blinin si të vetmin parfum që ishte vendosur të përdornin anëtarët meshkuj të udhëheqjes. Lloje të tjerë nuk lejoheshin.
Kur porta e hekurt e ambasadës shqiptare në Romë, vendosur në Vila Kalandra, u hap e ata hynë në oborrin e gjerë, atëherë diplomati i tha se tani duhej të shkonin tek ambasadori. Ky po i priste në zyrën e tij. U buzëqeshi, u ofroi të uleshin në dy kolltuqet përballë dhe u shqiptoi pak fjalë: Nisja për në Shqipëri do të bëhet nesër. Vizat për të hyrë në tokën jugosllave i keni gati.
Të dy iu përgjigjën urdhrit të butë të ambasadorit me një “siurdhëron” dhe dolën në korridor, zbritën me nxitim shkallët dhe, pasi kapërcyen heshturazi oborrin, dolën në rrugën Asmara.
Tek ecnin me ngut drejt shtëpive të tyre diplomati caktoi orën pesë të mëngjesit si më të përshtatshmen për nisje dhe bënë një llogari të shpejtë të intenerarit që do të bënin. Prej Romës do të dilnin në Trieste e pastaj do të zbrisnin nëpër territorin jugosllav në vijën Dubrovnik i Kroacisë-qyteti Bar i Malit të Zi. Prej këtu do t’i afroheshin kufirit shqiptar e do të hynin në pikën doganore Hani i Hotit.
Udhëtimi bëhej vetëm me anë të tokës, sepse po të ndiqnin rrugën me traget nga Bari apo Ankona e Italisë në Bar apo Dubrovnik, ishin të detyruar të dilnin nga makina dhe kështu rrezikohej siguria e ngarkesës së tyre.
Gjer në Tiranë ishin 2.200 kilometra. Do të udhëtohej dy ditë e dy net pa pushim. Pa fjetur gjumë dhe pa dalë nga makina, përveç kryerjes së ujit të hollë, të cilin do ta bënin me radhë dhe në vende jashtë qytetit dhe kanosjes se dalja, qoftë edhe e njërit prej tyre, do të rrezikonte afrimin e një të huaji tek portabagazhi i makinës.

Të nesërmen, saktësisht në orën pesë, e kishin marrë rrugën drejt veriut të Italisë.
Po atë çast u lajmërua për fillimin e udhëtimit të tyre Ministria e Jashtme në Tiranë si edhe ajo e Brendshme. Po kështu edhe pika kufitare e Hanit të Hotit, ku do të hynin.
Të dy udhëtarët me misionin e posaçëm patën lënë porosinë tek gratë e tyre që afërsisht pas tridhjetë e gjashtë orësh, tamam kur duhej të kishin shkelur në tokën shqiptare, mund të lajmëronin familjet e tyre e prindërit.
Rrugëtimi drejt Tiranës zgjati aq sa edhe herë të tjera. Në dyert e makinës, nga jashtë, ishte vendosur nga një vulë e ambasadës dhe kalimi i kufirit për në Jugosllavi u bë pa asnjë shqetësim. Po ashtu edhe udhëtimi nëpër territorin e saj.
Kur hynë në Hanin e Hotit ishte pothuaj pragu i mbrëmjes së ditës së dytë. Oficerët shqiptarë ishin të zymtë dhe, me gjithë identitetin e dokumentet që paraqitën, dukeshin se do t’i mbanin aty gjatë gjithë natës. Atëherë diplomati shoqërues kërkoi të merrte në telefon Ministrinë e Jashtme.
Oficerët u bënë më të zymtë, por më në fund i lejuan të hynin në tokën shqiptare.
Tiranës iu afruan ende pa rënë mesnata.
Zakonisht, po të vije nga veriu, kryeqytetin e dalloje nga larg prej prushitjes së madhe të dritave. Kësaj rradhe e kërkuan me sy për mjaft kohë, deri sa e shquan. Ishte vetëm një pllangë e zbehtë dritash, që dukeshin si në prag të fikjes.
Shoferi A, banor i vjetër i Tiranës, ndjeu se fikthi iu drodh dhe ai u gëlltit instiktivisht. Në të vërtetë ishte më shumë një gjuhë e tkurrur dhe e mbledhur komkë në fund të gojës, duke i bllokuar frymëmarrjen. Zemra nisi t’i rrihte sikur dikush ta kishte mëshuar fort mbi të gishtat për ta shtypur.
I nemitur qe edhe diplomati.
Kur hynë në kryeqytet e kuptuan se shumica e dritave të rrugëve ishin të shuara. Gjysmerrësira mbulonte deri edhe sheshin kryesor.
Të fikura përtej të zakonshmes qenë edhe dritaret e pallateve. E papritur për ta ishte edhe shkretia e rrugëve.
Në këtë orë drejt fabrikave apo uzinave, siç e mbanin mend, nëpër autobusë urbanë të zhurmshëm shkonin punëtorët e turnit të tretë dhe ktheheshin ata të dytit.
Kur hynë në bulevardin kryesor shoferi, i pasigurt për qartësinë e fjalëve, i belbëzoi diplomatit që të ktheheshin pak tek nëna e tij. Ishte në një pallat afër Bllokut. Në katin e katërt. Do të ndalnin dy-tre minuta, sa ai të mund ta përqafonte.
Dakord, iu përgjigj tjetri, por edhe ai me zë të pasigurt.
Kur iu afruan pallatit, pesëdhjetë metra larg postërojës së parë të Bllokut, përreth tij nata qe pus. A. doli nga makina, por trupi iu duk si i shndërruar në një pirg gize. I nguli këmbët mbi tokë, u përpoq të ekuilibronte shtatin dhe thirri emrin e së jëmës. Nga goja i doli vetëm një si fërshëllimë. Një vrundull ajri. Thirri edhe njëherë.
Pastaj për herën e tretë.
Më në fund në një nga dritaret në katin e katërt u ndez një gjysmëdritë, u hap perdja dhe doli një kokë me shami mbi flokë. A. e mbyti ngashërimi dhe klithi në emër të jëmën. Prej dritares ranë drejt tij thirrma gëzimi e fjalë të mbytyra nga përlotja.
Ai bëri të lëvizte trupin e rënduar, por pikërisht në këtë çast e kapën nga të dy brylet duar të forta si kanxha hekuri. Kur u kthye e kuptoi se ishte i rrethuar nga një tufë policësh. Prej makinës kishte dalë, i vënë edhe ai në mes të trumbës me uniforma, edhe diplomati.
Nisin t’i sqaronin që të dy se ishin shqiptarë, qenë punonjës të ambasadës në Romë, mund të shihnin targën CD të makinës, të kontrollonin edhe dokumentet e tyre, por dy oficerë që i drejtonin, vetëm shtrëngonin dhëmbët dhe u ngulnin fashat e dritave të projektorëve në fytyrë. Pastaj A. u tha se do të shkonin në Bllok, por për pak çaste qe kthyer tek nëna e tij, sepse kishte dy vjet e gjysmë pa e parë.
Megjithatë dy oficerët e policisë ngulnin këmbë në të tyren: ndalimi i atij mjeti aty, në atë orë të mesnatës, ishte shkelje dhe se duhej të vinin pas tyre.
Atëherë diplomati shtoi se me vete ata kishin një ngarkesë, të sjellë nga Italia, posaçërisht për “shokun Enver Hoxha”. Fraza e menduar se do t’i çarmatoste ose së paku zbuste dy njerëzit e ashpër të rendit, i egërsoi ata më tepër. “Ca më keq” sokëllinë.
Ndërkohë nëna e tij kishte zbritur poshtë pallatit dhe tani po dëneste. Me sa duket lotët e saj njerizuan dy oficerët dhe njeri prej tyre shqiptoi fjalët: shko vetëm sa ta takosh dhe pastaj menjëherë largohuni që këtu!
A. shtyu trupin drejt nënës së tij dhe kur iu afrua, i ra në krahë. Ajo e mbuloi me lot, puthje dhe ngashërima.
Ai e mblodhi shpejt veten, e puthi në faqet e nxehta, pastaj nisi t’ia fshijë lotët me pëllëmbët e duarve. Pas tre minutash bashkë me diplomatin ishte futur në makinë dhe ajo u tërhoq mbrapsht si me gulç.
Duke rënkuar.
Përreth nata ishte pus.
Kush e di se prej cilit tekst libri shkollor, filmi, copëze poezie apo romani, tiranasin e vjetër A. një fjalë gati e harruar e kapërtheu nëpër tru si të ishte një oktapod: terror. /GSh /KultPlus.com

14 studentë të shkëlqyer do të mbështeten me bursë nga Fondi i Ekselencës i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini tha sot se 14 studentë të shkëlqyer do të mbështeten me bursë nga Fondi i Ekselencës i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të kryer studimet jashtë vendit.

“Ata janë pranuar në universitetet më të mira të botës, si Harvard, Columbia apo Maastricht, në degë të ndryshme, nga Sistemet e Integruara të Ndërtimit deri tek Inxhinieria Biomjekësore”, tha ajo.

Po ashtu, Shahini shtoi se ka biseduar me këta studentë mbi reformat e deritanishme në sistemin arsimor, duke marrë një sërë sugjerimesh të vlefshme për t’u përmirësuar në vijim.

“Ndërkohë, mezi pres që përvojën e vyer që do të fitojnë jashtë ta përkthejnë në dobi të projekteve të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Iu dëshiroj rrugëtim të mbarë akademik”, tha ajo. /Atsh /KultPlus.com

Meryl Streep, aktorja më e mirë dhe më e shpërblyer e Hollywoodit

Në kuadër të rubrikës “Në Fokus” të edicionit të kaluar të emisionit “Nëpër Film”, u prezantua biografia e aktores ikonike, Meryl Streep.

Aktorja fituese e shumëfishtë e çmimit Oscar, është një prej yjeve më të famshëm të ekranit, e njohur për rolet në filma të ndryshëm si: “Sophie’s Choice”, “The Devil Wears Prada”, “Mamma Mia!” dhe “Doubt”. Streep e filloi karrierën e saj në skenën e New Yorkut kah fundi i viteve ‘60 dhe u shfaq në disa produksione të Broadwayit. Duke qenë e aftë ta mahnitë publikun me aftësitë e aktrimit në drama, komedi e mjuziklla, aktorja shumë shpejt u shndërrua në një prej aktoreve më të mira të kësaj kohe, transmeton Koha.

E lindur më 22 qershor të vitit 1949 në Summit të New Jerseyit, Meryl Streep tashmë ka arritur ta gëzojë një karrierë më shumë se 50-vjeçare në ekran. Duke qenë se ka diplomuar në kolegjin “Vassar College” dhe në shkollën e dramës “Yale”, aktorja posedon aftësi të jashtëzakonshme për t’u adaptuar me rolet skenike dhe ato para kamerës.

Karrierën e saj si aktore, Streep e ka filluar në New York gjatë viteve ‘60, duke u paraqitur në disa shfaqje të Broadwayit, përfshirë këtu dramën e vitit 1977 të Anton Chekhov, “The Cherry Orchard”. Ndërsa në ekran të madh, aktorja debutoi gjatë viteve ‘70 me rolin e parë filmik në dramën e “Julia”. Vitin tjetër, ajo u shfaq në filmin “The Deer Hunter” ku luajti krahas aktorëve Robert De Niro dhe Christopher Walken, e për të cilin rol e fitoi nominimin e saj të parë për çmim Oscar. Po ashtu, në vitin 1978, Streep e fitoi shpërblimin e parë “Emmy” për performancën e shkëlqyer në filmin “Holocaust”. Vitin tjetër, portretizimi i një gruaje e cila e braktis familjen dhe pastaj rikthehet për të luftuar për kujdestarinë e djalit të saj në filmin “Kramer vs. Kramer”, ia solli aktores çmimin e saj të parë Oscar në kategorinë “Aktorja më e mirë në rol dytësor”.

Duke qenë një kameleon i vërtetë në ekran të madh, Streep, vitet ‘80 i kaloi duke portretizuar role të ndryshme nga njëri-tjetri. Në filmin “Sophie’s Choice”, ajo e portretizoi një grua polake të traumatizuar nga eksperienca e saj gjatë Holocaustit. Streep e fitoi shpërblimin e dytë akademik në kategorinë “Aktorja më e mirë”, për punën e mrekullueshme në këtë film. Ndërsa, në filmin “Out of Africa”, ajo e portretizoi një pronare daneze të plantacionit e cila jeton në Kenya. Ky rol ia solli aktores një tjetër nominim për Oscar.

Me ta arritur moshën 40-vjeçare, Streep vazhdoi të gjejë edhe më shumë role të cilat e sfidonin atë në ekran, derisa aktoret e tjera të Hollywoodit me ta arritur një moshë të ngjashme, përballeshin me vështirësi të shumta në gjetjen e roleve protagoniste në filma të mëdhenj e kualitativ.

Në fillimet e mileniumit të ri, Streep ishte më e zënë se kurrë me projekte filmike. Por, disa prej filmave më të njohur të aktores të realizuar ndër vite mbesin: “Postcards from the Edge”, “The Bridges of Madison County”, “Music of the Heart”, “The Hours”, “Adaptation”, “The Manchurian Candidate”, “Prime”, “The Devil Wears Prada”, “A Prairie Home Companion”, “Mamma Mia!”, “Doubt”, “Julie & Julia”, “It’s Complicated”, “The Iron Lady”, “Florence Foster Jenkins”, “The Post” dhe të tjerë.

Ajo shquhet si aktorja më e nominuar në historinë amerikane të filmit. Ajo po ashtu ka thyer rekordin e aktores më të nominuar për Oscar, me gjithsej 21 nominime, ndërsa i ka fituar 3 sosh për filmat “Kramer vs. Kramer”, “Sophie’s Choice” dhe “The Iron Lady”.

Në janar të vitit 2018, u bë i ditur lajmi se Streep do t’i bashkohej aktoreve të sezonit të dytë të serisë tashmë tejet të suksesshme televizive “Big Little Lies”. Në këtë projekt, aktorja luan krahas yjeve të Hollywoodit, Nicole Kidman, Reese Witherspoon, Shailene Woodley, Laura Dern dhe Zoe Kravitz, dhe e portretizon nënën e personazhit të ndjerë të aktorit Alexander Skarsgard, Mary Louise Wright, e cila shfaqet në jetët e pesë mikeshave për ta zbuluar arsyen e vdekjes së djalit të saj. Ajo ka pranuar lëvdata të shumta për punën në këtë seri.

Pas eksplorimit të skenës televizive, në vitin 2019, aktorja Streep u rikthye në ekran të madh me një rol në filmin e regjisorit Steven Soderbergh, “The Laundromat”. Në të njëjtin vit, ajo e portretizoi hallën March në dramën shumë të pëlqyer të regjisores Greta Gerwig, “Little Women”.

Sa i përket jetës personale, Meryl Streep njihet për ruajtjen e privatësisë me çdo kusht. Aktorja i ka katër fëmijë me skulptorin Don Gummer, me të cilin është e martuar që nga viti 1978, ndërsa në të kaluarën ka qenë në lidhje me aktorin John Cazale. /KultPlus.com

Në Izrael gjenden mbetjet e një kishe 1300 vjeçare

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar mbetjet e një kishe 1.300-vjeçare në Izraelin Verior, njoftoi Autoriteti i Antikiteteve në Izrael.

Kisha u zbulua gjatë një gërmimi në Kfar Kama, në Galilenë e Poshtme, përpara ndërtimit të një sheshi lojërash.

Sipas arkeologut Nurit Feig, kisha ka përmasat 12×36 metra dhe përfshin një oborr të madh, një korridor dhe një sallë qendrore.

Kfar Kama ndodhet afër malit Tabor, i cili është identifikuar si vendi i Shndërrimit të Jezusit, siç thuhet në Testamentin e Ri./atsh /KultPlus.com

Fjolla dhe Meritoni do të shfaqen për herë të dytë në ekranet e “Time Square”

Fjolla dhe Meriton Rraci do të shfaqen në ekranet e Times Square për t’i treguar dhe njëherë botës lidhjen, dashurinë dhe përkushtimin që posedon Fjolla për Meritonin. Përmes këtyre fotove do të dëshmohet se kush është Meritoni, e kush është Fjolla falë tij.

Me 12 shtator në ekranet e njërit prej shesheve më të mëdhaja të New York-ut, Time Square do të shfaqen një numër i madh i fotove të personave me sindromën Down duke punuar, luajtur, mësuar apo pranë më të dashurve të tyre, kjo si pjesë e video prezantimit të “National Down Syndrome Society”. Si pjesë e këtij video prezentimi do të jetë edhe Kosova, për të dytin vit me rradhë. Meriton Rraci do të shfaqet në fotografi krah për krah me Fjollën. Ajo tregon se është një ndjesi e papërshkrueshme fakti që foto të tilla do të shfaqen për të dytin vit radhazi.

Fjolla thekson faktin që për të është shumë e rëndësishme që njerëzit të vëtëdijësohen dhe t’i pranojnë në shoqëri personat me sindromën Doën. “Për mua është shumë e rëndësishme që të flitet sa më shumë për personat me nevoja të veçanta së në momentin që flitet athere ne mësojmë , vetdijesohemi dhe i pranojmë në shoqëri”, ka thënë ajo për KultPlus. Fjolla nuk lë pa pëmrendur faktin që Meritoni është i pavarur dhe pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë. Sipas saj kur njerëzit sot do të flasin për Meriton Rracin do flasin dhe për sindromën Down.

Vitin e kaluar në mesin e 100 fotove më të mira në konkursin e përvjetshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down ishte përzgjedhur edhe fotoja e pesë vjeçarit Ben Godeni, pas aplikimit që kishte bërë ish-kujdestarja e tij Fjolla Rraci e cila tash e sa kohë është zhvendosur në SHBA. Në dy fotografitë e paraqitura në ekranin gjigant të Times Square, ishte shfaqur Beni së bashku me Fjolla Rracin. Çdo vit ‘National Down Syndrome Society’ ia kujton botës në mënyrën më madhore të mundshme se personat me sindromën Doën janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, duke shfaqur imazhet e tyre në Time Square. Folla Rraci gjithashtu ka shtuar se sot nga gëzimi veç krahët i mungojnë që të fluturoj. /KultPlus.com

Poeti Mirko Gashi ka shkruar pak por ka shkruar bukur për dallim nga një numër jo i vogël i poetëve

Nga: Hysen Ibrahimi

(Me rastin e 25 vjetorit të shkuarjes në amshim, të poetit të Madh Mirko Gashi)

Marrë në përgjithësi, ne të gjithë krijuesit, poetët dhe historia e letërsisë shqipe i kemi mbetur borxh të madh poetit të madh Mirko Gashi, sidomos ndaj veprave të tij poetike.

Them kështu, sepse dihet fare mirë për nivelin e lartë poetik të krijuar nga vet poeti Gashi, sepse poezia e tij edhe pse është kryesisht me tematikë preokupuese për kohën, intonacioni[1] lirika  atdhetare e tij përmes fushës poetike është model i shprehjes që reflekton rrënjësisht art të bukur poetik. Ndaj, të tillë poetë të nivelit të lartë krijues, nuk duhen harruar, sepse me poezinë e tij të bukur ai futi vetën në mesin e poetëve më të mirë të letërsisë sonë. Ai e ka vendin e merituar në gjiun e letërsisë së letrave shqipe, ku ka mbetur shkrimtar i madh dhe sot ka mbetur e pa thënë dhe e pa shkruar në botën e artit letrar e poetik. Mirko Gashi, dihet tanimë, i cili ditët e fundit të jetës së tij i ka kaluar prej një jete bohemi[2] sidomos sa ishte në moshën e pensionit. Të njejtën rrugë e kaloj po ashtu edhe Gani Xhafolli i Madh, botues i disa përmbledhje me poezi dhe romane për fëmijë,  pa një përkujdesje të mjaftueshme, që asnjëherë Ganiu nuk e ka lëshuar nga goja poetin e madh Mirko Gashin, ka përjetuar te njejtin fat duke jetuar jetë bohemi. Dihet fare mirë, se poeti i Madh Mirko Gashi, ka shkruar pak, (kur themi pak, e themi sepse ka shkruar bukur dhe po t’i kishte shkruar edhe 1000 vepra tjera, pak janë për Mirko Gashin) por që ka shkruar bukur dhe për dallim nga një numër jo i vogël i poetëve, që kanë krijuar dhe që po krijojnë, kjo është e vërtetë. Mirko Gashi u dallua për krijimin e poezisë së veçantë, ku burim thelbësor e ka pasur frymëzimin e sinqertë. Të rrallë janë poetë sikur Mirko Gashi, kur arrijnë me tërë qenien e vet të përjetojë dashurinë, Antlantidën, bukurinë, natyrën, muzgun e parë, orën letrare, gjuhën amtare e shpirtërore shqipe…!

Prandaj, duke lexuar krijimtarinë e mirëfilltë të poetit Mirko Gashi, çdo lexuesi do t’i bëjë përshtypje vargu poetik i ideuar nga vet poeti Gashi. Ndër poezitë e bukura të poetit Gashi, do të përqëndrohemi vetëm te poezia apo kënga e tij artistike e titulluar  ”Nisia e dashurisë-Atlanta ime”[3], poezi-këngë kjo, e cila në aspekti letrar mund t’a nxjerrim në mendjen tonë në fund të poezisë, si pejsazhin, mozaikun, pikturën, figurën së Atlandës, tërësisht reale, krejt kjo nga zgjuarësia poetike e Mirko Gashit.

Po citojmë disa vargje, kur poeti shkruan:

shkrova

për renë e zezë

për nënën Terezë

por jo edhe këtë këngë

jetoja zi e më zi

skamnor e i pasur

por i tëri në poezi

Shofim karakterin e fuqishëm të poetit Gashi, në paraqitjen e tij të të shkëlqyer imagjinative, por me një dinjitet të pathyeshëm, kur ai e përjeton këngën, pikërisht në kohën kur ai ka qenë në pozitë të vështirë jetësore duke e bartur shpirtin e tij poetik nëpër vendet e përjetimit. Thënje në varg: jetoja zi e më zi, skamnor e i pasur, por i tëri në poezi, e shkruan nga një vend që dihet për fundin e jetës së tij të vështirë, por gjithnjë i pathyeshëm.

Fjala poetike e Mirko Gashit, në shumicën e rasteve, ke qenë reale për lexuesin duke e definuar në mënyrë të qartë ”kufirin” artistik se deri ku mund të shkojë poeti, kur shkruan:

me çdo varg

shkoj larg

e më larg

Këtu, Mirko Gashi, ka arritur të fitojë vlerë të re artistike që janë në bërthamën poetike të krijimtarisë së tij, që shumë shpesh del nga shpirti i këtij poeti dhe shndrrohet nga poezia në këngë dhe anasjelltas. Vargu i poetit Gashi, mund të nxirret si jehonë poetike me dedikim universal të artit poetik.

prej tavernës[4] më shpien

në orën letrare

atje poezia ime

qe abetare

e jetës së shkretë

e jetës së vërtetë

Në qoftë se lexohet me vëmendje, nga këndi i kritikut letrar, Mirko Gashi na del si njëri ndër poetët më të thellë në aspektin e formës së krijuarit poezi apo këngë, ku me pak vargje mund të shkruhet një histori e tërë. Aftësia për t’a përshkruar një ngjarje me pak vargje që reflekton në ide aty për aty konceptin e jetës në atë kohë duke e definuar me vargje artistike, këtë e gjejmë te Mirko Gashi. Sipas tij, jeta e shkretë dhe e vërtetë qëndron midis dy ekstremeve të skajshme, si: në mesin e jetës së shkretë dhe dashurisë. Ai në vazhdim të këngës së tij, po të njejtës poezi të titulluar ”Nisia e dashurisë-Atlanta ime”, e thotë shumë bukur:

dhe aty

në odeonin e diturisë

zë fill i dashurisë

e gjeta

Gashi, nuk përdorë dozë hezitimi, ai e shpreh, e thotë, shpërthen duke i nxjerrë të zezën mbi të bardhën, në varg nga motivimi i vet ngjarjes së përjetuar në orën letrare, sa bukur e thotë, dhe aty, në odeonin e diturisë, zë fill i dashurisë.

Duke e konstatuar krijimtarinë e tij deri më sot, poeti Mirko Gashi, ka mbetur poet i Madh. Ai, me vetëdijën e tij të lartë, në fushën e krijimtarisë poetike, ka arritur në çdo kohë duke kërkuar forma të reja shprehëse, nga një bërthamë e re poetike që ka nevojë për t’u shkruar dhe për të mbijetuar të gjitha kohërave në fushën e letërsisë artistike. Dhe, sipas mendimit tim, këtë ia ka arritur, sepse poezia dhe puna në kuadër të çështjes kombëtare me guximin e Mirko Gashit, ka shpërfyer në jehonë deri te veshi i arsyes që kanë pasur një rrugë pa kthim.

Ja, ky është poeti i Madh Mirko Gashi, të cilin po e përkujtoj 8me shumë pak rreshta e që ai dhe vepra e tij meriton një studim rrënjësor) me rastin e 25 vjetorit të shkuarjes në amshim, por ai ka mbetur i pavdekshëm me punën dhe krijimtarinë e tij letrare.


[1] Ngritja, ulja e forca e zërit, si edhe mënyra e shqiptimit a e theksimit të fjalëve, kur synojmë që të shprehim sa më mirë ndjenjat e qëndrimin tonë dhe të ndikojmë te dëgjuesi;

[2] Turmë njerëzish (zakonisht artistësh endacakë) në vendet kapitaliste, që bëjnë jetë të çrregullt e të dhënë pas qejfeve; mënyra e jetesës së këtyre njerëzve.

[3] http://poezishqiptare.blogspot.com/2012/12/poezi-nga-mirko-gashi.html

[4] Pijetore jo shumë e madhe në bodrumin a në katin e poshtëm të një ndërtese. Pronari i tavernës. Pinë në tavernë. /KultPlus.com

Më pak yje në Festivalin e Filmit në Venecia

Festivali i Filmit në Venecia po planifikon një program me më pak shkëlqim për edicionin 2020, kryesisht për shkak të ndërprerjeve të shkaktuar nga koronavirusi i ri në industrinë e kinemasë.

Sidoqoftë, regjisori Alberto Barbera tha se thelbi i festivalit ishte ruajtur, ndërsa pranoi se është e vërtetë, do të jetë ndoshta një festival pak më i vogël.

Programi zyrtar numëron 62 filma, duke përfshirë 18 kandidura për çmimin më të lartë të “Luanit të Artë”.

Barbera tha se një prej filmave në konkurrim, “Nomadland” nga Chloe Zhao, me aktoren Frances McDormand, tashmë ishte pretendent edhe për çmimin Oskar të vitit të ardhshëm.

Në konkurrimin kryesor, mjeshtri rus Andrei Konçalovski po prezanton “Dear camarads” mbi një masakër ndaj punëtorëve në një fabrikë në Bashkimin Sovjetik, ndërsa Gianfranco Rosi, i kaluar fitues i Venecias me “Fuocoammare”, po prezanton një dokumentar mbi Sirinë të quajtur “Notturno”./atsh/ KultPlus.com

Del video e përleshjes në Kuvend

Ka dalur video nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku të martën pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme pati një përleshje.

Nga pamje shihet se deputetët e LDK-së Arben Gashi, Kujtim Shala e Doruntina Maloku presin te dera e sallës së mbledhjes. Me të dalë nga aty Gazmend Gjyshinca i Vetëvendosjes, pamjet tregojnë që rrethohet nga ana e deputetëve të LDK-së. Po ashtu, shihet kur Gjyshinca goditet nga ana e Arben Gashit.

Gjatë ditës së djeshme, VV-ja akuzoi deputetët e LDK-së se e sulmuan Gjyshincën, mirëpo këtë e mohuan Gashi e Shala. Madje, Gashi e Shala thanë se ekzistojnë kamerat e sigurisë dhe se ato mund të tregojnë të vërtetën. / Koha.net/ KultPlus.com

Anija ushtarake fundoset qëllimisht në Dhërmi, për t’u kthyer në atraksion turistik

Një anije e prodhimit kinez është mbytur qëllimisht sot në plazhin e Dhërmiut, për t’u kthyer në atraksion turistik, për zhytësit dhe eksploruesit e botës nënujore.

Emri i anijes që u mbyt sot është ‘Polumbarja Kineze’ ndërsa në qytetin e Vlorës ka ardhur në vitin 1974 si pjesë e marinës.

Përveç kësaj anije, do të mbyten edhe dy të tjera që po ashtu do të kthehen në destinacione për tu vizituar nga eksplorues të ndryshëm.

Në këtë operacion detar të Forcave Detare që konsistoi në transportin e pastaj mbytjen ne bregdetin jonian të kësaj anijeje polumbare ushtarake të nxjerrë jashtë përdorimit mori pjesë edhe ministri Blendi Klosi/Shqip/ KultPlus.com

Koshi apo zambakët e kokës, stoli për nuse me motive florale



Koshi apo zambakët janë stoli të kokës për nuse me motive florale të punuara me dorë. Si dekor thuret nga peri i mëndafshtë dhe lidhet për teli i cili po ashtu mbështillet me fije dhe copëz mëndafshi. Si stoli është e dedikuar për nuse dhe gra të reja, dhe bartet vetëm në raste solemne e festive si pjesë e veshjeve me dimi dhe jelek ndryshe njohur si veshje allaturka.

Dekori i kokës e mori emrin kosh për shkak të platformës së mbajtjes së luleve punuar nga teli, pra njihej si kosh i luleve.
Llojet e luleve që qëndiseshin në kosh ishin të llojllojta si: lule molle, lule vathi, lule filizi por më së shpeshti ishin lulet e zambakut nga edhe njihet si zambaku për kokë. Një kosh kishte rreth pesëmbëdhjetë deri në njëzet lule të qëndisura, secila lule e kishte të qëndisur nga pesë deri në pesëmbëdhjetë petale si dhe një gjethe. Për ta bartur koshin gratë duhet ti mblidhnin flokët lartë, dhe koshi vendosej sipër kokës si pjesë së veshjes me dimi dhe jelek.

Sipas zonjës Fazile Isufi, 70 vjeçe nga fshati Vidishiq i Mitrovicës, e cila për mbi pesë dekada prodhoj dhe shiste kosha për nuse të reja, thekson se “paraluftës 1998-1999 koshat barteshin shumë nga nuset, pastaj pas luftës filloj t’ju binte përdorimi, po ashtu dhe shitja e tyre”. Të njëjtin mendim e ndanë edhe zonja Sofije Gruda, 77 vjeçe nga fshati Luboveci i Skënderajit, ajo i kishte thurur 6 sosh si pjesë të çejzit për martesën e saj, ajo thekson se “se koshi dikur bartej shumë, pastaj jo dhe aq por tash së fundi në fshatin tim vërej se koshi ka filluar të bartet prapë tek nuset e reja”.

Në festat që ndodhin në qytetet, fshatrat e lagjet tuaja, a bartet koshi akoma? Ju ftojmë të ndani me ne mendimin tuaj, apo foto të vjetra ose të reja nusesh me kosh në kokë. /Muzeu i Mitrovicës. / KultPlus.com

Djali i Sami Frashërit themeloi klubin e futbollit “Galatasaray”, fanellat kishin ngjyrat kuq e zi

Ali Sami Yen, shqiptari që ia kushtoi jetën Galatasaray-it dhe futbollit turk.

I biri i Shemseddin Sami Frashërit, njërit prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe asaj turke, Ali Sami Yen (Ali Sami Frashëri), përkujtohet në 69-vjetorin e vdekjes, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ali Sami Yen i cili është themeluesi i klubit gjigant futbollistik nga Stambolli, Galatasaray, ia ka kushtuar gjithashtu jetën futbollit turk.

Biri i dytë i Shemseddin Samiut, Ali Sami Yen është lindur më 20 maj të vitit 1886 në Stamboll.

Ai shkollim e tij të parë e ka marrë nga babai i tij ndërsa më pas është dërguar në liceun e Galatasaray-it. Yen, gjatë arsimit ka ndjekur nga afër zhvillimet politike, letrare dhe sportive të periudhës. Me një grup shokësh të klasës vendosën të krijojnë një klub futbolli. Ali Sami Yen dhe shokët e tij në tetor të vitit 1905 krijuan klubin Galatasaray në një klasë të letërsisë. Ai u bë themeluesi numër një i klubit dhe kryetari i parë.

“Qëllimi ynë është të luajmë kolektivisht si britanikët, të posedojmë një ngjyrë dhe emër dhe t’i fitojmë klubet jo-turke”, ishte synimi i themeluesit të Galatasaray-it, Ali Sami Yen.

Ai ka qenë edhe mesfushori i klubit, një futbollist i dalluar në mesin e të tjerëve ndërsa kah fundi i vitit 1907 në një ndeshje kundër klubit nga rrethi Kadıköy i Stambollit të cilin e fituan me rezultatin 3-0 i ishte thyer këmba. Pas kësaj ai nuk arriti të luaj si më parë dhe i dha fund karrierës në futboll.

– 14 vite kryetar i klubit

Ali Sami Yen, plotë 14 vite ishte kryetari i klubit Galatasaray.

Ai nga viti 1905 kur u themelua klubi e deri në vitin 1918, 13 vite pa ndërprerë ishte kryetari i klubit ndërsa më vonë në 1925 përsëri u bë kryetar i klubit për një vit.

Ali Sami Yen me sukses e menaxhoi Galatasaray-in në një periudhë të vështirë për Perandorinë Osmane dhe në periudhën kur ndodhte Lufta e Parë Botërore.

Ai gjithashtu bëri punë të rëndësishme për zhvillimin e fushave të ndryshme të sportit në Turqi.

– Trajneri i parë i kombëtares së futbollit të Turqisë

Ali Sami Yen, gjithashtu është edhe trajneri i parë i kombëtares së futbollit të Turqisë.

Pasi Turqia u anëtarësua në FIFA, ndeshjen e parë e luajtën më 26 tetor 1923 në stadiumin “Taksim” Stamboll kundër Rumanisë.

Turqia nën drejtimin e Ali Sami Yen barazoi 2-2 me Rumaninë.

Ai gjithashtu ka qenë kryetari i parë i organizatës së parë sportive në Turqi të themeluar në vitin 1922 si dhe kryetari i Komitetit Kombëtar Olimpik të Turqisë.

Ali Sami Yen u bë themeluesi i muzeut të parë sportiv si dhe shkrimtari i librit të parë të futbollit në Turqi.

Ndërroi jetën në moshën 65-vjeçare, më 29 korrik 1951.

Një kuriozitet sa i përket fanellave të SK Galatasaray:

Në fillimet e saja, atëherë kur edhe e themeloi, fanellat e SK Galatasarayit kishin ngjyrat kuq e zi, si dhe në anën e majtë emblemën me shqiponjën dy krerëshe, që simbolizonte edhe vet origjinën e Ali Sami Frashërit. Por me kalimin e kohës nga vetë shteti otoman, u detyruan dhe u obliguan që të hiqeshin fanellat me ngjyrën kuq e zi dhe ta hiqnin shqiponjën si emblemë të klubit, e t`i zëvendësonin me ngjyra verdh e kuq, që edhe sot e kësaj dite i bart SK Galatasaray.

Një kohë ka qenë edhe kryetar i shoqatës së arbitrave të Turqisë. Pas vdekjes së Ali Sami Frashërit drejtuesit e klubit Galasaray vendosën që stadiumit t`ia lënë emrin e legjendës së futbollit dhe sportit turk, emrin e shqiptarit tonë të madh “Ali Sami Yen”. Emrin e tij, Ali Sami Yen, mbanë edhe një rrugë në Stamboll. Kurse fjala Yen në biografinë e tij ishte pseudonimi, sepse ashtu e quanin dhe e njihnin dashamirët e futbollit turk, Ali Sami Yen./ KultPlus.com

Madonna censurohet nga Instagrami për përhapje të dezinformatave për koronavirus

Ylli i muzikës Pop, Madonna është censuruar nga Instagrami, pasi ka shpërndarë një video në lidhje me një teori të komplotit të koronavirusit për 15 milion ndjekësit e saj.

Në postimin e saj, këngëtarja pretendoi se tashmë ishte gjetur një vaksinë për Covid-19, por po fshihej për të “lënë të pasurit të pasurohen”, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Instagram mjegulloi videon me një titull ku thuhej: “Informacion i rremë”. Gjithashtu bëri drejtimin e përdoruesve në një faqe që diskreditonte pretendimet në video, duke vënë në dukje se nuk ka vaksinë të koronavirusit.

Videoja u fshi më vonë nga faqja e Instagramit të Madonnas, por jo para se fansat të protestonin ndaj vendimit të saj për të ndarë postimin. Midis tyre ishte ylli i popit Annie Lennox, i cili komentoi: “Kjo është çmenduri e plotë!!! Shpresojmë që faqja juaj të jetë hakuar dhe thjesht do ta shpjegoni”, shtoi ajo.

Videoja në fjalë tregonte një grup të quajtur Mjekët e vijës së Parë të Amerikës që flisnin jashtë ndërtesës së Gjykatës Supreme të SHBA-së në një ngjarje të organizuar nga Partia otsaj Patriots Action. Në klip, Dr. Stella Immanuel, një doktor nga Houston, tha se ajo kishte trajtuar me sukses 350 pacientë me koronavirus me hidroksiklorurinë.

Facebook dhe Twitter më parë kishin hequr videon, duke e cilësuar si dezinformatë; ndërsa Donald Trump Jr ju ndalua mundësia e postimit në Twitter për 12 orë si dënim për ndarjen e klipit.

Sipas BBC, kjo nuk është hera e parë që Madonna ka bërë pretendime të diskutueshme rreth koronavirusit. Në mars, ajo postoi një video nga banjën e saj, duke përshkruar virusin si “barazimin e shkëlqyeshëm”. Dy muaj më vonë, ajo njoftoj se kishte rezultuar pozitive për antitrupat, gjoja duke dhënë imunitetin e saj nga sëmundja. / KultPlus.com

Ku mund t’i gjeni produktet skandinave në Kosovë me zbritje deri në 60%?

Skandinavët veçse njihen anë e mbanë botës për kualitetin e tyre të prodhimtarisë. Produkte tejet të mira e kualitative skandinave për gjumë dhe jetesë, veçse mund t’i gjeni edhe në Kosovë në të gjitha pikat e JYSK.

Madje, JYSK ka njoftuar se duke filluar nga data 29 korrik e deri më 13 gusht, do ta sjell ofertën me super zbritje deri në 60% në një shumëllojshmëri produktesh.

Mjafton që ju të zgjedhni se çfarë dëshironi – tryeza, karrige, tavolina, set kopshti apo aksesorë të ndryshëm – dhe produktet e preferuara do të mund t’i merrni me çmimet më të lira në treg dhe kualitetin më të lartë skandinav!

Kjo ofertë vjen në periudhën e festës së Kurban Bajramit dhe zbritja do të vlejë në të gjitha pikat e JYSK në Kosovë.

Për ta shikuar ofertën dhe më të rejat, klikoni KËTU.

Trupës së Teatrit të Qytetit në Gjakovë i shtohen 6 aktorë të rinjë

Teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” i janë shtuar edhe katërmbëdhjetë anëtarë të rinjë, ku në mesin e tyre përfshihen gjashtë aktorë, duke plotësuar kështu trupën e aktorëve të këtij teatri, shkruan KultPlus.

Ndër emrat e rinjë të skenës së teatrit të Gjakovës janë: Ylber Mehmeti, Yllka Lota, Vlera Pylla, Besfort Berberi, Edmond Uka si dhe Arvies Komoni. Ndërsa Muradije Muriqi është angazhuar në funksionin e aktores dhe organizatores dhe Myrvete Kurtishi në funksionin e aktores dhe përgjegjëses së skenë për të rinjë dhe fëmijë.

Kurse anëtarët e rinjë të stafit teknik të këtij teatri janë: Vegim Shehu tonist-rekuiziter, Servete Kryeziu pëshpëritëse, Kushtrim Saraqini mjeshtër dhe Ihja Shehu biletashitës.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook të Kuvendit Komunal të Gjakovës tregohet se kryetari i kësaj Komune, Ardian Gjini në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të kontratave të aktorëve të rinjë ka shprehur entuziazmin e tij për hapin e rëndësishëm që ka marrë ky teatër.

Gjithashtu bëhet e ditur se Gjini ka thënë se Komuna do të angazhohet që të shtojë numrin e aktorëve të teatrit të Gjakovës.

“Jam shumë i lumtur për ju, për faktin që mundi juaj po shpërblehet. Urime të gjithëve, shpresojmë që shumë shpejtë të shijojmë shfaqjet dhe sukseset tuaja të reja. Do të angazhohemi që pjesë e trupës tuaj të bëhen edhe aktorë të tjerë”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Kurse përfaqësuesit e teatrit “Hadi Sehu” e kanë konsideruar si datë historike nënshkrimin e kontratave për katërmbëdhjetë anëtarët e rinjë të stafit, që tashmë kanë bërë plotësimin e ansamblin rezident të Teatrit.

“Datë historike për Teatrin tonë, duke falënderuar mbështetjen e plotë të kryetarit Ardian Gjini, punën e palodhshme të drejtorit Edi Kastrati, Asociacionit të Teatrove të Kosovës dhe gjithë faktorëve relevant, sot nënshkruan kontratat 14 anëtarët e ri të stafit duke e plotësuar ansamblin rezident të Teatrit. Ëndrra realitet, falë përkushtimit dhe lobimit shumëvjeçar”, është shkruar në faqen zyrtare të tetarit “Hadi Shehu”në Facebook. / KultPlus.com

Vdes Gisele Halimi, e fundit nga tre gratë musketiere të feminizmit që shënjuan historinë e luftës për emancipim

Ka vdekur ditën e djeshme, avokatja dhe filozofja Gisele Halimi, një zonjë e rrallë në historinë europiane të gjysmës së dytë të shekullit XX. Për Giselen, feminizmi ishte humanizëm, shkruan KultPlus.

Në kuadër të sfidës ‘Women supporting Women’, e cila ka për qëllim mbështetjen e grave e që ka ditë që po qarkullon në rrjetet sociale, pedagogja dhe përkthyesja shqiptare Mirela Kumbaro, ndryshe nga figurat të tjera publike dhe jo publike që po publikojnë një fotografi personale bardhë e zi, ajo ka vendosur të publikojë pikërisht portretin Gisele Halimit. Ajo nderon këtë figurë të shquar që ishte e fundit nga 3 gratë musketiere të feminizmit frëng dhe atij europian.

“Në serinë e fotove bardh e zi që synojnë të sensibilizojnë zërin shoqëror të grave, me bindje postoj portretin e një zonje të rrallë në historinë europiane të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Shuhet e fundit e 3 grave musketiere të feminizmit frëng dhe atij europian (bashkë me Simone de Beauvoir dhe Simone Veil) që shenjuan historinë e luftës për emancipim.

Ndahet nga jeta në moshën 93 vjeçare avokatja dhe filozofja Gisele Halimi, për të cilën feminizmi ishte humanizëm!

Yll ndriçues për të drejtën e GRUAS për të vendosur AJO vetë për vete, për trupin e jetën e vet. AJO dhe askush tjetër!

Pres duke luftuar diten kur shoqëritë e qytetëruara të ngrenë statuja në homazh të figurave të tilla! Atëhere nuk do të përleshemi më me gabimet e statujave e shkuara të Historisë por do të punojmë për të mbrojtur e siguruar fitoret e luftëtareve të emancipimit”, shkruan Kumbaro.

Gisele Halimi ishte një avokate dhe feministe. Ajo u lind në La Goulette, Tunizi, më 27 korrik 1927 nga një nënë hebreje dhe një baba që me profesion ishte berber. Ajo u shkollua në një lice Francez në qytetin Tunis, dhe më pas ndoqi studimet e larta në Universitetin e Parisit ku dhe diplomoj për filozofi dhe histori.

Fëmijëria e saj dhe mënyrat në të cilat ajo ndërton një identitet hebre-musliman diskutohen në kujtimet e saj, Le lait de l’oranger. Ajo ishte e martuar së pari me Paul Halimi, dhe më pas me Claude Faux. Në vitin 1948 Halimi u kualifikua si avokate. Ajo veproi si këshilluese për Frontin Nacional Çlirimtar Algjerian, më së shumti për aktivisten Djamila Boupacha në 1960, e cila ishte përdhunuar dhe torturuar nga ushtarët francezë, dhe shkroi një libër në vitin 1961 (me një hyrje nga Simone de Beauvoir) për të mbështetur çështjen e saj. Ajo gjithashtu mbrojti terroristët baskë dhe ishte këshilltare në shumë raste të lidhura me çështjet e grave, si gjyqi i abortit në Bobigny i vitit 1972 (i një 17-vjeçareje të akuzuar për shkaktimin e një aborti pasi ishte dhunuar), gjyq ky i cili tërhoqi vëmendje kombëtare.

Në vitin 1967, ajo drejtoi Tribunalin Russell, i cili u iniciua nga Bertrand Russell dhe Jean-Paul Sartre për të hetuar dhe vlerësuar veprimet ushtarake amerikane në Vietnam. Në vitin 1971 ajo themeloi grupin feminist Choizir (“Për të zgjedhur”), për të mbrojtur gratë që kishin nënshkruar Manifestin e 343 duke pranuar se kishin aborte të paligjshme. Në 1972 Choisir u formua në një organ të qartë reformistësh, dhe fushata ndikoi shumë në miratimin e ligjit duke lejuar kontracepsionin dhe abortin e kryer nga Simone Veil në 1974. Më 1981 ajo u zgjodh në Asamblenë Kombëtare Franceze, si një Socialiste e pavarur dhe ishte Zëvendëse për Isère deri në vitin 1984. Midis 1985 dhe 1987 ajo ishte një përfaqësuese e Francës në UNESCO. Në vitin 1998 ajo ishte një nga anëtaret themeluese të ATTAC. Halimi vdiq dje në moshën 93 vjeç. / KultPlus.com

Tmerret e grave që kanë qenë në burgjet e Koresë së Veriut: Na kanë torturuar dhe përdhunuar policët dhe gardianët

Gratë në Korenë e Veriut që gjenden nëpër kampe apo burgje torturohen dhe përdhunohen nga ana e gardianëve apo policëve, thuhet në raportin e të drejtave të njeriut të publikuar nga Kombet e Bashkuara.

Raporti është përpiluar duke u bazuar në intervistat e grave që kanë arritur të ikin nga këto kampe apo burgje, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, raporti i titulluar “Ende ndjej dhimbje”, përmban dëshmitë e mbi 100 grave që janë burgosur gjatë periudhës 2009-2019, ku më pas kanë arritur të largohen nga ky vend.

Intervistat janë realizuar pasi ato janë liruar apo kanë arritur të ikin në Korenë e Jugut, e aty ato dëshmojnë për mungesë të ushqimit të mjaftueshëm dhe ajrit të pastër nëpër kampet dhe burgjet e Koresë së Veriut.

Të burgosurat janë torturuar, përdhunuar dhe detyruar të kryejnë aborte. Shumë prej të intervistuarve kanë pranuar se janë torturuar, detyruar të abortojnë dhe vazhdimisht janë përdhunuar. Të gjitha gratë e intervistuara sipas raportit kanë arritur të ikin

“Nuk kam fjetur e as punuar sepse nuk doja të më rrihnin. Ka qenë aq torturuese, sa që kam tentuar të kryej vetëvrasje”, ka deklaruar një grua.

E një tjetër kujton një nga netët e shumta në një kamp gjatë vitit 2010, kur është përdhunuar nga një gardian.

“Më ka kërcënuar se do të poshtërohem nëse e refuzoj. Madje më ka thënë se mund të më ndihmojë të lirohem më herët nëse bëhem e dëgjueshme”, ka shtuar ajo.

Daniel Koling nga Kombet e Bashkuara që është një nga bashkautorët ka thënë se qëllimi i projektit është t’i bëhet presion Pyongyangut që ta përmirësoj situatën në këtë vend. E për këtë raport nuk ka reaguar fare Koreja e Veriut. / KultPlus.com

Madeleine McCann mund të jetë gjallë, historia e rrëmbimit që shokoi botën

Ishte vitit 2007-të kur Madeleine McCann u la në banesë nga prindërit anglez në Portugali, teksa ata shkuan për të konsumuar darkën.

Vajza që në atë kohë ishte 4 vjeç, po flinte, por kur prindërit u kthyen në shtëpinë që kishin marrë për pushime, ajo nuk ishte më. Shumë teori, qindra dëshmi, kontrolle nga disa agjenci të botës, por vajza me sytë blu, nuk u gjet asnjëherë.
Sot, 13 vite më pas, kur personi që dyshohet se e rrëmbeu ka thënë se vajza mund të jetë vrarë, ka ende shpresa për pindërit. Një dëshmitar në një television portugez, tregon se e ka parë vajzën në një supermarket, duke folur gjermanisht.

“Pashë foto në television dhe jam i sigurt që e kam parë. Vajza ishte me një adoleshente tjetër dhe po fliste gjermanisht. E fiksova nga shenja që kishte te syri i djathtë. Jam i sigurt që ishte ajo”, tregon dëshmitari për televizionin publik portugez RTP.

HISTORIA E RREMBIMIT

3 maj 2007: Alarmi është ngritur pasi Madeleine zbulohet të jetë e humbur

Shtator 2007: Kate dhe Gerry McCann janë bërë “arguidos” , të dyshuar zyrtarë, në zhdukjen e vajzës së tyre

Korrik 2008: Policia Portugeze ndaloi hetimin e tyre dhe heq statusin “arguido”( të dyshuar) të McCanns dhe një burri tjetër, Robert Murat

Maj 2011: Kryeministri David Cameron i kërkon Policisë Metropolitane të ndihmojë hetimin.

Mars 2012: Policia Portugeze fillon një përmbledhje të hetimit origjinal

Korrik 2013: Skotland Yard thotë se ka “prova të reja dhe dëshmitarë të rinj” në këtë çështje dhe hap një hetim zyrtar për zhdukjen e Madeleine

Tetor 2013: Detektivët në Portugali rihapin hetimin, duke përmendur “linja të reja hetimi”

Janar 2014: Detektivët britanikë fluturojnë për në Portugali mes pretendimeve që ata po planifikojnë të bëjnë arrestime

Dhjetor 2014: Detektivët marrin në pyetje 11 persona për të cilët mendohej se mund të kishin informacione për rastin

Shtator 2015: Qeveria britanike zbulon se hetimi ka kushtuar më shumë se 10 milion paund britanike.

Shkurt 2017: Gjykata Supreme e Portugalisë hedh poshtë një çështje të gjatë për shpifje kundër Goncalo Amaral, ish-kreu i hetimit policor vendor, duke vendosur se libri i tij, i cili pretendonte se McCanns dispononte trupin e Madeleine, mbrohet nga ligjet e lirisë së shprehjes

Prill 2017: Të vetmit të dyshuar zyrtarë të hetuar nga policia janë përjashtuar nga hetimi, por oficerët e lartë thonë se po ndjekin një “linjë të konsiderueshme të hetimit”

Nëntor 2018: Një shumë prej 150,000 £ paundesh britanikë shtesë jepen për të vazhduar hetimin. Është shtesa më e fundit në një seri zgjatimesh gjashtëmujore të cilat marrin koston e operacionit Grange në rreth 11,75 milion paund britanikë.

Mars 2019: Netflix shfaq një dokumentar tetë pjesësh në lidhje me zhdukjen e Madeleine. Prindërit e saj, të cilët nuk morën pjesë në film, mendojnë se mund të “pengojë potencialisht” hetimin e policisë

Qershor 2019: Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se do të financojë hetimin e Policisë Met (Londrës), e cila filloi në vitin 2011, deri në Mars 2020

Qershor 2020: Policia zbulon se një i burgosur gjerman 43 vjeç është identifikuar si i dyshuar në zhdukjen e Madeleine

Korrik 2020: Një dëshmitarë në Portugali thotë se ka parë vajzën në një supermarket. / KultPlus.com

Rikthehet Luan Hajra, publikon këngën “Hatixhe” (VIDEO)

Një ndër emrat kryesor të muzikës popullore shqipe, Luan Hajra përmes zërit të tij unik, vazhdon të tingëllojë në veshët e shumë dëgjuesve, shkruan KultPlus.

Hajra ndër vite ka sjellë hite të cilat na rrëmbejnë në nostalgji. “Na ka qu Dudia letër” apo “Arabella” janë disa prej këngëve që sot mbajnë vulën dhe emrin e Luan Hajrës.

Me një karrierë të gjatë, Hajra edhe sot vazhdon të tingëllojë për mrekulli. Për të gjithë ata që e duan muzikën e tij, këngëtari ka vendosur të sjell një këngë të re. “Hatixhe” mban titullin kënga e cila e sjell këngëtarin në formë.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vetë këngëtari, orkestrimi nga Naim Llumnica, ndërsa producent ShpetaSound.

Kënga vjen e shoqëruar me disa fotografi të këngëtarit ndër vite. / KultPlus.com

“Më mirë “shac a je qu” s’e me të vra…”

IMAGE of KOSOVO, platforma dixhitale që ofron informacione përkatëse rreth Kosovës si për vendet turistike, ambasadorët e Kosovës, peizazhet natyrore për t’u vizituar dhe informacione të përgjithshme për jetën në Kosovë, sot ka bërë një publikim që lidhet me rastin e vrasjes së gruas nga Kamenica.

Në rrjetet sociale është bërë pothuajse virale një video ku një zonjë flet për marrëdhënien e mirë me bashkëshortin e saj. Ndonëse u konsiderua si një video qesharake dhe u shpërnda me mijëra herë, ky çift po vlerësohen për raportin e tyre të hapur dhe dashurinë që kanë për njëri tjetrin.

Pikërisht ky raport ka inspiruar të tjerët. Ndërsa IMAGE of KOSOVO kanë bërë një krahasim të këtyre dy paraleleve.

Ky është postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë,

Më mirë “shac a je qu” s’e me të vra… Më mirë “çka më ke dasht pram” s’e me nda shtratin bashkë me dikënd që të maltreton e të vranë… Shumë më mirë me qesh dikush me ty që shpreh një ndjenjë të bukur, sidoqoftë mënyra që e shprehë, se me qajt për ty që një burrë i jep të drejtë vetes me ta marrë jetën. / KultPlus.com

Publikohet lista e plotë e nominimeve “Emmy Awards 2020”

Njëzet e gjashtë nominimet e këtij vitit të Emmy Awards janë bërë të njohura të martën në mëngjes.

Ceremonia e çmimeve Emmy do të mbahet të dielën me 20 shtator në orën 20:00.

Drejtuesi i ceremonisë për këtë vit do të jetë Jimmy Kimmel, megjithëse nuk është ende e qartë se si do të zhvillohet eventi, në formë virtuale apo në mënyrë të distancuar

Aktorja dhe komediani Leslie Jones pritën nominimin virtual të zbuluar së bashku me Laverne Cox, Josh Gad, Tatiana Maslany dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Televizionit, Frank Scherma.

Më poshtë po ju sjellim listën e plotë të nominimeve:

Seriali më i mirë dramë

Better Call Saul

The Crown

The Handmaid’s Tale

Killing Eve

The Mandolorian

Ozark

Stranger Things

Succession

Seriali më i mirë komedi

The Marvelous Mrs. Maisel

Schitt’s Creek

What We Do in the Shadows

Curb Your Enthusiasm

The Good Place

Dead to Me

Insecure

The Kominsky Method

Aktorja më e mirë në serial komedi

Christina Applegate, Dead to Me

Rachel Brosnahan, The Marvelous Mrs. Maisel

Linda Cardellini, Dead to Me

Catherine O’Hara, Schitt’s Creek

Issa Rae, Insecure

Tracee Ellis Ross, black-ish

Aktori më i mirë në serial komedi

Anthony Anderson, black-ish

Don Cheadle, Black Monday

Ted Danson, The Good Place

Michael Douglas, The Kominsky Method

Eugene Levy, Schitt’s Creek

Ramy Youssef, Ramy

Aktorja më e mirë në serial dramë

Jennifer Aniston, The Morning Show

Olivia Colman, The Crown

Jodie Comer, Killing Eve

Laura Linney, Ozark

Sandra Oh, Killing Eve

Zendaya, Euphoria

Aktori më i mirë në serial dramë

Jason Bateman, Ozark

Sterling K. Brown, This Is Us

Steve Carell, The Morning Show

Brian Cox, Succession

Billy Porter, Pose

Jeremy Strong, Succession

Programi më i mirë i konkurencës

The Masked Singer

Nailed It!

RuPaul’s Drag Race

Top Chef

The Voice

Aktori më i mirë në serial të kufizuar ose film

Jeremy Irons, Watchmen

Hugh Jackman, Bad Education

Paul Mescal, Normal People

Jeremy Pope, Hollywood

Mark Ruffalo, I Know This Much Is True

Aktorja më e mirë në serial të kufizuar ose film

Cate Blanchett, Mrs. America

Shira Haas, Unorthodox

Regina King, Watchmen

Octavia Spencer, Self Made

Kerry Washington, Little Fires Everywhere

Aktori më i mirë mbështetës në një serial dramë

Giancarlo Esposito, Better Call Saul

Nicholas Braun, Succession

Kieran Culkin, Succession

Matthew Macfadyen, Succession

Bradley Whitford, The Handmaid’s Tale

Billy Crudup, The Morning Show

Mark Duplass, The Morning Show

Jeffrey Wright, Westworld

Aktorja më e mirë mbështetëse në një serial dramë

Laura Dern, Big Little Lies

Meryl Streep, Big Little Lies

Fiona Shaw, Killing EVe

Julia Garner, Ozark

Sarah Snook, Succession

Helena Bonham Carter, The Crown

Samira Wiley, The Handmaid’s Tale

Thandie Newton, Westworld

Aktorja më e mirë mbështetëse në një serial komedi

Betty Gilpin, GLOW

Yvonne Orji, Insecure

Cecily Strong, SNL

Kate McKinnon, SNL

Annie Murphy, Schitt’s Creek

D’Arcy Carden, The Good Place

Alex Borstein, The Marvelous Mrs. Maisel

Marin Hinkle, The Marvelous Mrs. Maisel

Aktori më i mirë mbështetës në një serial komedi

Mahershala Ali, Ramy

Alan Arkin, The Kominsky Method

Andre Braugher, Brooklyn Nine-Nine

Sterling K. Brown, The Marvelous Mrs. Maisel

William Jackson Harper, The Good Place

Daniel Levy, Schitt’s Creek

Tony Shalhoub, The Marvelous Mrs. Maisel

Kenan Thompson, Saturday Night Live

Programi më i mirë me shumëllojshmëri

The Daily Show with Trevor Noah

Full Frontal with Samantha Bee

Jimmy Kimmel Live!

Last Week Tonight with John Oliver

The Late Show with Stephen Colbert

Skeçi më i mirë me shumëllojshmëri

A Black Lady Sketch Show (HBO)

Drunk History (Comedy Central)

Saturday Night Live (NBC)

Aktori më i mirë i ftuar në dramë

Andrew Scott, Black Mirror (“Smithereens”)

James Cromwell, Succession

Giancarlo Esposito, The Mandalorian

Martin Short, The Morning Show

Jason Bateman, The Outsider

Ron Cephas Jones, This Is Us

Aktorja më e mirë e ftuar në dramë

Cicely Tyson, How to Get Away With Murder

Laverne Cox, Orange Is the New Black

Harriet Walter, Succession

Cherry Jones, Succession

Alexis Bledel, The Handmaid’s Tale

Phylicia Rashad, This Is Us. / KultPlus.com

107 vjet nga përfundimi i punimeve të Konferencës së Londrës

107 vite më parë përfunduan punimet e Konferencës së Londrës në të cilën u vendos për fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj.

Konferencë u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre.

Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.

Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë. / KultPlus.com