Kjo ishte pishina e Prishtinës në vitet e 70-ta

Prishtina përgjatë viteve ka ndryshuar shumë, kur shohim fotografitë e vjetra të saj, ndonjëherë mezi e njohim qytetin, shkruan KultPlus.

Pjesë e këtyre ndryshimeve është edhe Pishina e Qytetit mbrapa hotel Grandit, vendi ku sot ndodhet monumenti ”Heroinat”.

Ishte kjo Pishina e Qytetit, vendi ku ka qenë shumë i frekuentuar nga të rinjtë, duke qenë kështu hapsira kryesore e argëtimit.

Faqja ”Prishtina e Vjetër”, në Facebook, kohë më parë ka publikuar një fotografi të kësaj pishine, e cila thuhet të jetë bërë në vitet e 70-ta. / KultPlus.com

Harxhohen vaksinat në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët në Komunën e Prishtinës se në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, meqë dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha.

“Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion”, thuhet në njoftimin e MSH-së, përcjell KultPlus.

Deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24.000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX në Kosovë. / KultPlus.com

Kjo ishte Prishtina në vitin 1996 (VIDEO)

Prishtina ka qenë gjithmonë e bukur. Ndër vite, herë më pak e zbukuruar e herë më shumë, ndërtesa të shumta janë larguar e të tjera janë ndërtuar në kryeqytet.

Institucionet kryesore të shtetit e bëjnë sot Prishtinën një vend simpatik dhe një pikëtakim për njerëzit, por edhe për turistët.

Një video na e tregon Prishtinën në vitin 1996, me pamje nga lagje të ndryshme të Prishtinë së bukur asokohe, para se të ndodhte edhe lufta në Kosovë.

Shijojeni Prishtinën e dikurshme. / KultPlus.com

Prishtina dyndet nga qytetarët, nuk respektojnë masat Anticovid

Masat e reja të prezantuara nga Qeveria në javën e kaluar ka bërë që të mbyllen kafenetë dhe restorantet.

Në këtë mënyrë qytetarët është dashur të gjejnë një mënyrë tjetër që të pinë kafetë dhe të bisedojnë me njëri tjetrin. Një foto e qytetarëve të shumtë në Lagjen Dardania në Prishtinë ku shihet se qytetarët nuk po respektojnë masat Anticovid, ka filluar të qarkullojë në rrjete sociale.

Siç shihet në këtë foto, qytetarët pinë kafe e bisedojnë në mbrëmje, në pllatonë e kurrizit, lagjja “Dardania” – Prishtinë.

Vërehet grumbull njerëzish të cilët marrin kafetë me vete nga kafenetë. / KultPlus.com

Prishtina do të bëhet me lum, e sheshit do t’i kthehet kalldërmi

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, tha se në vitin 2021 përveç 100 rrugëve në pjesën urbane dhe rurale janë edhe dy projekte të mëdha dhe ai tunelit prapa Teatrit Kombëtar, dhe projekti në rrugën A.

“Në këtë vit kemi dy projekte madhore i cili është projekti i tunelit dhe projekti i rrugës A. Rruga A do ta ketë edhe lumin pra komuna e Prishtinës nuk do të quhet qytet pa lumë por do ta ketë lumin i cili do të rindërtohet pjesa e shtratit”.

“Janë tri burime në Zllatar dhe do të ketë një gjatësi prej 5 km dhe gjerësi prej 8 metrave. I kemi të planifikuara përfaërsisht 100 rrugë të cilat do të ndërtohen në pjesën urbane dhe rurale. Po ashtu kemi edhe një kontratë të mobilitetit ku ndërtohet sipas planit të mobilitetit”, shtoi Mehmeti.

Sipas tij, përveç tunelit është paraparë që edhe ndërtimi i sheshit me kalldrëm, duke theksuar se do ti kthehet stili i vjetër Prishtinës.

“E kemi ndërtimin e tunelit e cila rëndësi kapitale për qytetin e Prishtinës për arsye se pjesa prapa teatrit ku është shtrati i Vellushës gjer te komuna do të ndërtohet tunel”.

“Mbi tunelin është paraparë të ndërtohet sheshi me kalldrëm. Do të kthehet stili i vjetër në qytetin e Prishtinës. Poashtu së shpejti do të përfundojmë procedurat e tenderimit të tregut të qytetit”, shtoi ai.

Tutje, Mehmeti shtoi se në Prishtinë janë ndërtuar banime kolektive dhe individuale prej 3 miliardëve dhe i gjithë investimi në rrugë ka qenë 200 milionë.

“Rrugët që janë nisur në Prishtinës nuk do të përfundojnë sepse çdoherë do të ketë investim sepse Prishtina është duke u zgjeruar dhe po zhvillohet hovshëm. Në Prishtinë janë ndërtuar banime kolektive dhe individuale prej 3 miliardëve dhe i gjithë investimi në rrugë ka qenë 200 milionë”.

“Për ne është shumë me rëndësi dhe jemi duke realizuar projekte sa i përket kallëzimit fekal dhe atmosferik ku diku 300 km të ndërtohen. Ndërtimet ilegale kanë pasur ndikim negative. Tash kanalizimi infrastruktura i përballon rrethanat e reja”, ka thënë ai./eo/ KultPlus.com

Prishtina në ditët e para dhe të fundit të Luftës së Parë Botërore

Largimi i serbëve dhe hyrja e gjermanëve, austriakëve dhe e bullgarëve në Prishtinë 

“Prishtina ra të martën më 10 tetor 1915, në ora dy e dhjetë minuta pasdite. Ushtari i fundit serb u largua nga Prishtinë në mesditë. Nuk dihej se kur do të hynin gjermanët. Pritej hyrja e bullgarëve dhe kjo e rriste frikën. Aq më tepër që shqiptarët dhe turqit në Prishtinë, tani flisnin se do t’u hakmerren serbëve për ngjarjet e vitit 1912. Gjermanët arritën në Prishtinë, nga ana veriore nëpërmjet rrugës së Kurshumlisë. Thuajse në të njëjtën kohë edhe austriakët ia mbërrin nga ana e Mitrovicës. Bullgarët u ngutën ta marrin selinë e divizionit, por gjermanët nuk i lejuan dhe ua ndanë atyre një pjesë të ndërtesës së Komunës. Të gjithë mes vete i vendosën rojet dhe kështu Prishtina u bë një qytet treshtetëror”.

Dëshmi si kjo – për arritjen e ushtrive të huaja në Prishtinën e vjeshtës së vitit 1915 – la mësuesi serb Janiçije Popoviq, i cili nga koha e parafillimit të Luftës Ballkanike, ishte ngarkuar nga qarqet e lëvizjes çetnike serbe në organizimin e mbledhjes së informacioneve dhe në shtrembërimin e realitetit të atëhershëm kosovar, me qëllim të okupimit të mëvonshëm të Kosovës, shkruan Koha, transmeton KultPlus.

“Më 10 nëntor, pas mesdite, Regjimenti i dytë i kalorisë bullgare hyri në Prishtinë”, shkruan Hristo Mutafov një oficer bullgar. Ai më tej e përshkruan atmosferën prishtinase të parahyrjes së forcave bullgare. 

“Për rënien e plotë të Prishtinës mësuam nga refugjatët jashtë qytetit. Rruga e tmerrshme nga mali me dëborë e ngadalëson marshimin tonë. Në mbrëmjen e 10 nëntorit, divizioni ynë mbërrin në fshatin shqiptar Keqekollë.” 

Me të arritur në këtë fshat, komanda e njësisë bullgare vendosi kontakte me imamin e fshatit. “Rrëzë kodrës së lartë, është shtëpia e madhe dykatëshe e hoxhës së fshatit. Ky fshat i tipit të shpërndarë, është si të gjitha fshatrat e tjerë në këto vise që janë të vendosur në majat e larta, të banuara nga shqiptarët – malësorë të shëndetshëm, të mëdhenj dhe të bukur! Hoxha flet pak serbisht – policia serbe ia ka mësuar atij gjuhën e tyre! Selia e divizionit brenda natës vendoset në shtëpinë e hoxhës. / KultPlus.com

Kraki: Prishtina, aty ku gjithçka gjen përveç oksigjenit, ujit dhe luleve

Nezir Kraki, profesori Universitar në Paris – EstCreteil (UPEC), Francë është bërë një zë i fuqishëm dhe përkrahës i çështjeve jetike për qytetarin dhe vendin, shkruan KultPlus.

Nezir Kraki ështё person i njohur në opinion pёr veprimtarinё e tij ndёr vite. Ai me punёn dhe aktivitetin e tij, tё publikuar nё media nё vijimёsi ka dëshmuar mendim dhe qёndrim tё guximshёm lidhur me problemet e mёdha kombёtare, shtetёrore e shoqёrore.

Përmes rrjeteve të tij sociale ai është gjithmonë afër publikut për të ndarë opinionet e tij.

Ditën e djeshme, Kraki ka ateruar në Prishtinë dhe ballafaqimi me kryeqytetin e ka shtyrë të shprehet se Prishtina është një vend gjithçka gjen përveç oksigjenit, ujit dhe luleve.

“Prishtina, aty ku gjithçka gjen përveç oksigjenit, ujit dhe luleve.

Sa herë vi n’Prishtinë më duket që jam ne nje qytet emergjent te perkohshem i cili do rrafshohet sapo te jete gati qyteti i vërtetë, ai i jetueshemi.

Nejse…s’di pse mu kujtu Shpendi me ato idetë « suedeze » per mbrojtjen e ambientit kur bente fushatë. Eh!”, e përfundon Kraki mendimin e tij me një thumb për kryetarin e Prishtinës. / KultPlus.com

Kur Nexhmije Pagarusha i këndonte Prishtinës: Jeta e amël me plot’ dëfrim, te ti po ngjallet Prishtinë (VIDEO)

Fillimi i vitit 2020 mori me vete ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, mirëpo këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e këndohen, pasiqë Pagarusha pas vetes la kryevepra artistike që nuk do të zhduken asnjëherë, shkruan KultPlus.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testin”, “Kënga e Rexhës” etj.

Mirëpo, sonte KultPlus ju sjell një këngë të Nexhmije Pagarushës, që edhe pse nuk është ndër të njohurat e saj, është një këngë e fuqishme që i flet me një dashuri të madhe qytetit të Prishtinës.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Tash kur natyra ka lulëzu
Qyteti im asht zbukuru
Jeta e amël me plot dëfrim
Te ti po ngjallet Prishtinë.

Të du të du qyteti im
Të du unë si nana fmin’
Të du të du qyteti im
Të adhuroj o Prishtinë.

Qyteti im je plot gjallni
Me vasha t’bukra djem te ri
Gjithçka te ti është plot hijeshi
Se ti po rrit nji brez t’ri. / KultPlus.com

Kur bora mbulonte Prishtinën në vitin 1981 (FOTO)

Ato që na bëjnë të ndjehemi nostlagjik për kohërat e mëhershme janë fotografitë, shkruan KultPlus.

Fotografitë janë dëshmi të periudhave të ndryshme kohore si dhe njëherit na ndihmojnë që të dallojmë ndryshimet e qyteteve.

Kjo vërehet edhe në kryeqytetin kosovar, në Prishtinë. Fotografia e cila ishte pjesë e një artikulli të një gazete të vjetër për dimrin e acartë e tregon këtë.

Kjo fotografi e qytetit pa lum është realizuar në vitin 1981/ KultPlus.com

‘Abetare e ilustruar e Prishtinës’, minienciklopedia e kryqytetit

“Abetare e ilustruar e Prishtinës” është një minienciklopedi e kryeqytetit, që njëherësh mund të shërbejë edhe si një udhërrëfyes turistik, që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e kulturës së Prishtinës.

Libri ndjek formatin e “Abetares”, ku pothuajse për secilën shkronjë janë realizuar ilustrime dhe përshkrime për monumente, njerëz dhe aktivitete e biznese, të cilat kanë kontribuuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në aspektet socio-kulturore të kryeqytetit.

“Abetare e ilustruar e Prishtinës” është mbështetur dhe financuar nga Komuna e Prishtinës.

Atë mund ta gjeni në librarinë “Dukagjini”. / KultPlus.com

Mbi 9 mijë mërgimtarë erdhën të shtunën në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës

Mijëra bashkatdhetarë kanë ardhur të shtunën në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se mbi 9 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur dje, teksa u realizuan 35 fluturime komerciale.

Në anën tjetër, edhe kufinjtë tokësor ishin të mbushur me vetura drejt Kosovës. /express/ KultPlus.com

Studimi i ri i Arbër Sadikit, “Arkitektura e ndërtesave publike në Prishtinë: 1945-1990”

Libri më i mirë i arkitektit Arbër Sadiki është “Arkitektura e ndërtesave në Prishtinë: 1945-1990”, në të cilën trajtohen faktorët shoqëror dhe formësues, shkruan KultPlus.

Qëllimi kryesor i librit është që të përcaktohet një ndërlidhje në mes të faktorëve shoqëror e formësues si dhe arkitekturës së ndërtesave publike të Prishtinës në periudhën kohore prej vitit 1945 deri në vitin 1990.

Për të qenë e mundur të kuptojmë shpirtin arkitekturor të një epoke, ne duhet paraprakisht ta kuptojmë shpirtin shoqëror të së njëjtës. Në qëllim të kësaj, kërkimi fillimisht është përqendruar në shqyrtimin e karakteristikave thelbësore shoqërore, kulturore dhe politike, në mënyrë që më pas të përcaktohet shkencërisht ndikimi i këtyre faktorëve në arkitekturën e ndërtesave publike në Prishtinë përgjatë periudhës së përcaktuar. Kjo nënkupton qasjen analitike ndaj të gjitha rrethanave shoqërore të kohës.

Ndërtesat më domethënëse të kësaj kategorie të ndërtuara brenda periudhës kohore të cilën mbulon hulumtimi, janë valorizuar, sistemuar dhe krahasuar me ndërtesa të së njëjtës periudhë të ndërtuara në qytetet tjera të ish-Jugosllavisë, por edhe më gjerë.

Duke përdorur metoda të ndryshme shkencore në përputhshmëri me fazën e caktuar hulumtuese, është përcaktuar ndikimi i sistemit shoqëror socialist të pas Luftës së Dytë Botërore në arkitekturën e ndërtesave publike të Prishtinës.

Është përcaktuar gjithashtu edhe ndikimi i trashëgimisë arkitekturore të bollshme të Kosovës, në formësimin e arkitekturor të qytetit socialist. Janë identifikuar faktorë specifik shoqëror, të cilët drejtpërdrejtë ose tërthorazi, ndikuan në formësimin e ndërtesave. Gjithashtu është formuluar edhe një qasje metodologjike, e cila në mënyrë të ngjashme mund të përdoret për hulumtimin e ndërtesave të kategorive të tjera funksionale brenda së njëjtës periudhë që përfshinë studimi.

Moderniteti, të cilin e promovonte rendi i ri shoqëror i pas LDB-së, si mënyrë e “përkryer” e të jetuarit, të cilin duhej ta përqafonte dhe manifestonte secili qytetar i “kombit të ri”, ishte në konflikt direkt me mënyrën tradicionale të të jetuarit nga shumica dërmuese e popullsisë së Prishtinës së atëhershme, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike dhe religjioze.

Kjo ishte edhe një nga arsyet kryesore për skepticizëm dhe refuzim ndaj modernizmit nga ana e tyre sepse, nëse qytetin e pranojmë si një skenë në të cilën zhvillohen aktivitetet e jetës së përditshme, atëherë qytetarët në fazat e para të modernizimit të qytetit, përfshirë edhe ata që pranuan këtë mënyrë të jetesës si të “përkryer”, silleshin ngjashëm si pjesëtarët e familjes Apel, në filmin “Mon Oncle” (1958) të Zhak Tatisë (Jacques Tati).

Ky studim, në asnjë mënyrë nuk pretendon që kjo fushë është ekzaminuar në tërësi, por paraqet vetëm një pikënisje hulumtuese të një epoke arkitekturore, por je vetëm, të rëndësishme të Prishtinës, plotësisht të pa studiuar deri më tani.

Kjo, na obligon që kësaj teme t’i futemi seriozisht, shkencërisht dhe pa kurrfarë paragjykimi, duke i analizuar dukuritë në raport me kohën që u shfaqën, ideologjinë dhe kulturën, por mbi të gjitha përjetimin njerëzor të arkitekturës. Arkitektura e shfaqur gjatë kësaj periudhe kohore, sot, për dikë mund të jetë pjesë e pandashme e jetës, për dikë mund të jetë akoma e paqartë, por askënd nuk e lë indiferent. Ajo është këtu, në mes nesh, duke paraqitur edhe sot pjesën thelbësore të identitetit të qytetit.

Ky libër ka pasur recensentë Armand Vokshin dhe Kujtim Elezin, teksa është publikuar nën mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës. / KultPlus.com

Pjetër Bogdani, një figurë e shquar shqiptare mes shkrimtarit dhe klerikut fetar

Janë bërë 331 vite që nga vdekja e Pjetër Bogdanit, shkruan KultPlus.

Bogdani përbën një figurë të shquar të historisë së gjuhës shqipe, i cili vdiq më 6 dhjetor 1689.

Ai mund të cilësohet si një mjeshtër i gjuhës shqipe dhe një nga poetët më të përndritur të poezisë së stilit barok në Shqipëri dhe në Evropë në shekullin XVII. Bogdani ka hyrë në kujtesën shqiptare edhe duke qenë teologu më i madh i krishterë në gjuhën tonë.

Pjetër Bogdani kishte lindur në Prizren, teksa shkollimin fillor e kishte marrë në Bullgari. Veprimtaria e tij si klerik fetar kishte nisur më 1651, kur kishte filluar të punoj si meshtar në Pult dhe në fshatrat e Prizrenit.

Në vitin 1656 thirret në Romë për të vazhduar studimet e larta teologjike në Kolegjin e Propagandës së fesë. Aty mëson gjuhët e Lindjes, teksa diplomoi më 1658 për teologji dhe filozofi dhe morri titullin doktor.

Më pas emërtohet ipeshkiv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. 1663–1664: Njihet dhe i bën shërbime Kardinal Barbarigos, i cili në atë kohë jetonte e punonte në Romë.

Më 1675  fillon rrugëtimi i librit të tij “Çeta e profetëve”, të cilën e shkruan në atë kohë dhe ia paraqet Kongregatës së Vatikanit “Propagandës së Fidesë” për botim. Pastaj, ai filloi ta përkthej librin. Veprën e tij të përgatitur për botim ai e merr me vete më 1658 kur shkoi në Venedik.

Vepra e ipeshkvit Pjetër Bogdani “Cuenus Prothetarum de Christo Salvatore Mundi” e njohur me titullin shqip “Çeta e Profetëve” shkruar në gjuhën shqipe dhe italiane u rishtyp më 1691 dhe 1702 në Venedik me titull ndryshe.

 Libri “Cuneus Prophetarum”, apo sipas përkthimit të Justin Rrotës “Çeta e profetëve”, është një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë të vjetër letrare. Fakti që është e para vepër origjinale në gjuhën shqipe, në krahasim me veprat e autorëve paraardhës që ishin kryesisht përkthime, e bën tepër të rëndësishëm këtë libër.

Vepra “Çeta e profetëve ka në krye një seri kushtimesh e poezish shqip, latinisht, italisht, sllavisht, shkruar për nder të Pjetër Bogdani nga miq e të njohur të tij. Dy vjershat shqipe të L. Bogdanit e të L. Sumës dhe ato të vetë autorit të shpërndara në kapituj të ndryshëm të librit, me teknikën poetike përgjithësisht të sigurt janë tregues të lëvrimit të mbarë të vjershërimit shqip në këtë kohë.

Ai ishte i përkushtuar për gjuhën shqipe, të cilën e shkroi me një dashuri të madhe. Bogdani në kohën e pushtuesit osman kërkoi lejimin e librave në gjuhën amtare, teksa punoi vazhdimisht për zhvillimin e kulturës shqiptare dhe çlirimin e vendit.

Me veprat e Pjetër Bogdanit letërsia dhe gjuha letrare shqipe shënuan hapa të rëndësishëm përpara.

Murtaja ia sjell vdekjen në Prishtinë më 6 dhjetor 1689. / KultPlus.com

Nis kampanja për grumbullimin e mjeteve nga Vjosa Foundation, synon kushte më të mira për fëmijët autik

Nisma e Vjosa Foundation për ndërtimin e 30 kampuseve  në Prishtinë për personat autikë ka filluar sot grumbullimin e mjeteve financiare nëpërmjet platformës Go Found Me, shkruan KultPlus.

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta, Lulzim Behxheti si themelues i fondacionit ka filluar dalë ngadalë ta jetësoj planin e tij të kahmotshëm, e që do të nis fillimisht me ndërtimin e 30 shtëpive në periferi të Prishtinës.

“Misioni ynë përbëhet nga fushata të shumta, e para prej të cilave ka një qëllim prej 10 000 €. Paratë përdoren për të realizuar projektin për Kampusin tonë të parë – ne do të sigurojmë funksionalitetin dhe cilësinë e ndërtimit të Kampusit tonë duke punuar me arkitektët, dizajnerët, inxhinierët dhe peizazhinjtë më të aftë”, thuhet në njoftimin e iniciativës.

Si themelues i Fondacionit Vjosa dhe Campusit Vjosa, covid 19 e kishte rikthyer arkitektin gjilanas në portrete, të cilat i kishte parë si mundësi për t’i kthyer në ndihmë për personat autikë. Kështu ai kishte realizuar portrete të shumta, gjithmonë duke e pasur qëllimin te jetësimi i Vjosa Campus në Kosovë e Shqipëri. Pikërisht nga sot ai ka filluar të grumbulloj edhe ndihmë materiale nga publiku në mënyrë virtuale.

Për KultPlus, Behxheti ka treguar më parë se emri i vajzës së tij që është autike është Vjosa dhe përvoja e tij me të dhe trajtimin e duhur të saj në shtetin finlandez, ka bërë që Lulzimi të themelojë këtë fondacion, në mënyrë se sikurse ka pas fat vajza e tij për këtë tretman të lartë të shoqërisë finlandeze, të njëjtin ta kenë edhe personat autik në Kosovë.

“Adoleshenca është fazë jo e lehtë edhe për fëmijët autik, andaj kemi menduar ta themelojmë këtë Fondacion, ku do të punojmë në ngritjen e një kampusi prej 30 shtëpive në periferi të Prishtinës, e që do të kenë sistemin finlandez, sistem që do ti ndihmojë përgjatë trajnimit se si të pavarësohen këta fëmijë. Vjosa e jonë i ka gëzuar këto trajnime në Finlandë, dhe pse mos ti gëzojnë edhe fëmijët autik në Kosovë”, ka thënë Behxheti, i cili këto shtëpi do ti ndërtojë nën brendin e kompanisë së tij “BVG Housing”, pasi që, sipas tij, me sistemin dhe përpunimin e drurit që e praktikojnë në kompaninë e tij, për të cilat kanë shkruar shumë medie prestigjioze, janë shtëpi që ofrojnë standard të lartë jetese, sepse janë të shëndetshme, antibakteriale, me cilësi të ajrit dhe shumë benefite të tjera shëndetësore.

Lulzim Behxehti shpreson që për këtë projekt me sistem finlandez ta mbështesë Komuna e Prishtinës, pasi që, sipas tij këto kampuse nuk duhet të ekzistojnë prej ndihmave, por të kenë mbështetje institucionale.

Mirëpo, qëllimi i Behxhetit nuk mbetet i kufizuar vetëm në kryeqytetin kosovar. Ai dëshiron të zgjeroj këto kampuse në mbarë botën, teksa tanimë gëzon mbështetje edhe nga BE dhe OBSH.

Në anën tjetër, përveç institucioneve Vjosa Foundation ka përkrahje edhe nga inidvidë të rëndësishëm. Ambasadorët e kësaj nisme janë aktorja Alea Mehaj, këngëtarja  Erza Muqoli,  pianisti Genc Tukiqi dhe këngëtarja Adelina Ismajli.

Linku ku mund të dhuroni fondacionet e juaja: https://www.gofundme.com/f/vjosa-campus-independent-living-education?utm_source=customer&utm_campaign=m_pd+share-sheet&utm_medium=copy_link_all  / KultPlus.com

Shpend Ahmeti: Qytetarëve të infektuar të Prishtinës t’u jepen nga 50 euro për ilaçe

Kryetari i kryeqyetit, Shpend Ahmeti nëpërmjet një postimi ka propozuar që çdo qytetari të Prishtinës që ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe që është në listat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik t’iu ofrohen 50 euro si ndihmë, shkruan KultPlus.

Ahmeti ka bërë të ditur se këtë propozim së shpejti do ta dërgojnë edhe në Kuvendin Komunal për aprovim.

“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor’’, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij.

Tutje, ai ka thënë se pavarësisht që është shumë modeste, shpreson që këtë shembull ta ndjekin edhe komunat tjera nëpërmjet Qeverisë.

 ‘’Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë’’, është shprehur Ahmeti.

Ai ka thënë se është dakorduar me partnerët e koalicionit, teksa presin edhe mbështetjen e partive tjera politike të Kuvendit Komunal në Prishtinë. /KultPlus.com

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar për masat e reja anti-Covid që do të hyjnë në fuqi nga dita e premte e kësaj jave

Komunat me rrezik të lartë, apo në zonë të kuqe Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen aktivitetet ekonomike pas orës 19:00.

“Në zonë të kuqe janë shtatë komuna, Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaji, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Shtimja. I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00 me specifikat e manualit për mbrojtje nga koronavirusi. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik vendoset kufizim i plotë i qytetarëve, orë policore nga ora 19 në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00”, ka deklaruar Hoti.

Hoti tha se masat do të hyjnë në fuqi nga kjo e premte.

“Kjo është zgjidhja më e mirë që kemi mundur të bëjmë, duke pasur parasysh interesat që ka ekonomia, por duke vendosur në rend të parë shëndetin publik. Masat do t’i dërgojmë për votim menjëherë pas kësaj konference. Masat hyjnë në fuqi të premten në orën 19:00, kur fillon mbyllja e komunave në zonë të kuqe. Gjatë ditës kemi lejuar aktivitetin ekonomik me masa strikte”, ka deklaruar Hoti./ gazeta express/ KultPlus.com

Masat e reja në Kosovë: Mbyllet vendi prej të premtes deri të hënën

Në Kosovë, situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të enjten (5 nëntor) Kosova ka shënuar rekord të rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri COVID-19 me 661 raste të reja.

E duke e parë këtë situatë, Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 ka propozuar një varg veprimesh për t’i mënjanuar kështu shifrat e larta të koronavirusit në vend, shkruan Express.

Sot do të kumtohet vendimi për mbylljen e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 ( e Premte ) deri më datë: 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:

  “1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.”

Në vazhdim i gjeni masat:

1. Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 ( e Premte) deri më datë: 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:

  1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

1.2 Institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

1.3 Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

1.4 Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit.

 2. Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20  e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.

E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Rastet e reja – që përbëjnë shifrën më të lartë të infektimeve brenda një dite në Kosovë që prej fillimit të pandemisë – dalin pas testimit të 1,617 mostrave.

Ndëkaq dje IKSHPK-ja ka njoftuar se edhe gjashtë pacientë me koronavirus kanë vdekur.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste”, u tha në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 22,206. Prej tyre, 720 pacientë kanë vdekur dhe 15,921 janë shëruar.

Ndërkaq, raste aktive janë 5,565./ Insajderi/ KultPlus.com

Një arsye më shumë për të mos e hequr maskën, rikthehet ndotja ekstreme e ajrit në Prishtinë

Ndryshimi i temperaturave ka sjellë ndryshim të cilësisë së ajrit në kryeqytet.

Edhe mëngjesin e ditës së sotme, cilësia e ajrit ka qenë e dëmshme.

Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë është i instaluar një monitorues i cilësisë së ajrit për ta matur ndotjen në ajrin e Prishtinës.

Matjet që i bën ky monitorues publikohen çdo një orë në rrjetin social Twitter të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Nga publikimi i këtij monitoruesi në katër orët e fundit ajri vazhdon të jetë i ndotur dhe i pashëndetshëm./GazetaExpress/ KultPlus.com

Prishtina bëhet me platformë informuese dhe turistike

Kryeqyteti kosovar tanimë është bërë me brendin e ri dhe platformën e saj informuese e turistike, në të cilin të gjithë vizitorët do të kenë rastin të informohen detajisht për historinë dhe të rejat në të, shkruan KultPlus.

“InPrishtina” është platforma ku shpalosen aktivitetet aktuale të Prishtinës, momumentet e trashëgimisë kulturore, vendet e bukura të natyrës, adresat për ushqim dhe fjetje, qendrat tregtare dhe historia që ka në cdo pjesë të saj qyteti pa lum.

Kjo platformë e cila është në gjuhën angleze do t’ua mundësoj turistëve të kenë një qasje të shpejtë në informatat kryesore të Prishtinës, kështu duke ua mundësuar t’i shohin katër anët e bukurive të këtij qyteti.

Përvec kësaj, qëllimi i këtij brendi dhe platforme qëndron edhe në rritjen e turizmit të Prishtinës nëpërmjet rrjeteve sociale. Kësisoji, përbrenda platformës bëhet thirrja e shpërndarjes së përvojave, vendeve dhe pamjeve prishtinase duke përdorur hashtags, një formë kjo e rritjes së popularitetit të kryeqytetit.

“Po, mikpritja është në ADN-në tonë. Kur të largoheni nga Prishtina do të keni një mik për pjesën tjetër të jetës tuaj. Ndiqni gjurmët e lokaleve dhe gjeni të preferuarat tuaja të qytetit. Bëni # përvojën tuaj #prishtina”, shkruhet në InPrishtina. / KultPlus.com

Linku për qasje në platformë: https://www.inprishtina.com/?fbclid=IwAR3SFh56ulA-QIC8KjiBygiUaoimMS86X4ihp-yT9HyAMgrdsPAR1M7f0PU

Banorët e Prishtinës duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, prej sot e deri të premten

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar qytetarët se prej kësaj të hëne, ka filluar dezinsektimi ajror i kryeqytetit.

Kjo do të filloj me qendrën e qytetit, prej orës 19 e 30

“Sonte,  në ora 19:30, fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

Ju falemnderit paraprakisht!

Distanca.Maska.Duart”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë janë oraret e dezinsektimit ajror për lagjet e Prishtinës. / KultPlus.com

Kur Prishtina hesht (FOTO)

Kanë mbetur edhe pak ditë që Prishtinës t’i hiqet karantina, duke vazhduar kështu me rregulla të reja, shkruan KultPlus.

Prishtina e shumë qytete tjera të karantinuar, kanë mbetur me një pamje të dhimbshme edhe pse të bukur në qetësinë e saj.

Fotografi Kushtrim Ternava ka realizuar disa fotografi të qytetit të Prishtinës, gjatë kësaj kohe të pandemisë. / KultPlus.com

Prishtina e bukur në këto ditë pranvere (FOTO)

Kryeqyteti i Kosovës është zbukuruar këtyre ditëve si ndodh rëndom në çdo fillim pranvere. Lulet kanë çelur, gjelbërimi ka pushtuar çdo cep të saj.

Mirëpo tërë kjo bukuri s’po mundet të shijohet  nga qytetarët, të cilët për shkak të pandemisë Covid-19, janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, larg  shkollës, punës dhe jetës së përditshme.

IndeksOnline ju sjell fotografi të një pjese mjaftë të frekuentuar të Prishtinës, të njohur si ” te kafet e vogla”, e që është zbukuruar si rrallë herë. E cicërima e zogjve e bënë edhe më të këndshme këtë pamje. /Indeksonline /KultPlus.com

Prishtinasit i këndojnë qytetit nga ballkonet në natën e parë të karantinës

Qytetarë të shumtë në Prishtinë kanë zgjedhur që t’i këndojnë qytetit të tyre në natën e parë të karantinës.

Kryeqyteti u fut në karantinë mbrëmë dhe që nga ora 17:00 e ditës së sotme askush pa leje speciale nuk mund të hyjë apo të dalë nga Prishtina.

Në lagjen e ‘Muhaxherëve’ në Prishtinë janë dëgjuar këngë nga banorët të cilët kishin dalë në ballkonet e tyre.

Në Prishtinë janë konfirmuar 47 pozitive me Covid-19. Gazeta Ekspress / KultPlus.com