‘Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin’, Policia e Kosovës me video sensibilizuese për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka ndarë në Facebook një video sensibilizuese për kujdes të shtuar në trafik.

“Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minuti. Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë” thuhet në mbishkrimin e videos.

Dokumenti që tregon prejardhjen e Hasan Prishtinës dhe kush ishte truproja…

Kjo video sensibilizuese vjen pasi ditëve të fundit, vendi ynë është tronditur nga disa aksidente ku pati edhe viktima./KultPlus.com

Aktori i njohur thyen rekordin botëror të ‘selfie-ve’ në 3 minuta

Aktori indian Akshay Kumar theu një rekord botëror Guinness duke bërë selfie me 184 fansa në 3 minuta.

Më shumë se 240 fansa u ndanë në dy rreshta dhe Kumar qëndroi mes tyre, kështu që ai mund të rrotullohej shpejt dhe të bënte një selfie të re me një fans tjetër.

Kumar bëri 209 foto në kohën e caktuar, por disa u skualifikuan për shkak të cilësisë së dobët. Ai theu me sukses rekordin me 184 selfie, duke mposhtur rekordin e britanikut James Smith prej 168.

Kumar tentoi rekordin teksa promovonte filmin e tij ‘Selfiee’, i cili do të shfaqet të premten.

Mbajtësit e mëparshëm të rekordit përfshijnë Dwayne “The Rock” Johnson dhe Donnie Wahlberg./abcnews.al/ KultPlus.com

Kur

Poezi nga Leonard Cohen

Kur heshtja duket aq e zhurmshme
dhe ti ndjen se vetëm je
ki besim dhe kthehu tek unë
të premtoj aty më ke.

Kur maja të duket e lartë
dhe zbritja është i vetmi kthim
zgjati duart dhe thirrmë
për ty jam gjer në amshim.

Kur dyert janë mbyllur
dhe ti ndjen trishtim
unë do të të kthej buzëqeshjen
do të bëj të ndjesh gëzim.

Kur të kesh humbur çdo fuqi
dhe të jesh duke rënë
unë do të të ngre dhe jap shpresë
Të ndihmoj të qëndrosh në këmbë.

Dhe kur më në fund të vijë dita
që i lumtur buzë detit të ecësh
kur unë të ndjehem vetëm
shpresoj që ti të më presësh.

Por deri sa ajo ditë të vijë
dhe deri sa ti dritën të gjesh
dëgjoje zemrën, beso në mua
përjetë këtu do më kesh! /KultPlus.com

Zonja e Parë e Amerikës në Afrikë, në mbështetje të lirisë dhe fuqizimit të grave

Zonja e Parë e Amerikës, Jill Biden ndodhet në Afrikë, ku ka bërë thirrje për demokraci dhe për forcimin e të drejtave të  grave.  Asaj iu bë një pritje e ngrohtë në kryeqytetin e Kenias, pas qëndrimit në Namibi. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, analistët vënë në dukje se megjithë dëshirën e Shteteve të Bashkuara, vendet afrikane mund të mos jenë aq të prirura për ndryshim.

Jill Biden përfundoi vizitën në Namibi me një ton shpresëdhënës, duke theksuar fuqinë e të rinjve në një vend ku papunësia e të rinjve është në nivelin alarmues prej 40%.

“Çdo gjeneratë e trashëgon botën në kohën e vet. Shpesh u themi të rinjve se ju jeni e ardhmja. Dhe kjo është e vërtetë. Por ndonjëherë mesazhi mund të jetë për të pritur. Për të pritur vijën e largët të finishit që ju bën më të mençur dhe më të fuqishëm. Ka probleme që mund t’i zgjidhni tani. Dhe keni dhunti që mund t’ia ofroni botës tani”, tha zonja Biden.

Kanë qenë tre ditë të ngarkuara për zonjën e parë, që mbërriti në Namibi të mërkurën dhe u përqëndrua tek fuqizimi i grave, tek fëmijët dhe arsimi.

Ajo gjithashtu lavdëroi demokracinë vitale të këtij vendi, të krijuar dhe të qeverisur nga e njëjta parti që kur fitoi pavarësinë në vitin 1990.

“Jam krenare që gjendem këtu, përkrah një demokracie të fortë. Dhe siç tha dje (Zonja e Parë e Namibisë) Monika (Geingos), një demokraci e re. Siç u shpreh (Presidenti amerikan) Joe (Biden) në takim, zërat afrikanë, drejtuesit afrikanë dhe novacioni afrikan janë jetikë për t’u përballur me sfidat globale dhe për të përmbushur vizionin se jetojmë së bashku në një botë të lirë”, tha zonja Biden.

Por kjo nxitje drejt idealeve perëndimore të demokracisë mund të mos i bindë qeveritë që të shkëpusin marrëdhëniet e tyre të thella me Lindjen, thotë Profesor Ndumba Kamwanyah, nga Universiteti i Namibisë. Si shumë vende afrikane, Namibia u mbështet nga Bashkimi Sovjetik për pavarësinë e saj. Dhe memoriali i luftës që zonja Biden vizitoi kur mbërriti, si dhe godinat qeveritare, janë ndërtuar nga një kompani koreanoveriore.

“Sigurisht që nuk dëshirojnë zyrtarisht të mbajnë një anë, por në brendësi, duke e menduar nga perspektiva analitike, mendoj se dëshirojnë të mbajnë anën e pozitave ruse”, thotë Profesor Kamwanyah.

Megjithatë, Katherine Jellison, profesore në Universitetin e Ohajos për historinë e grave dhe gjinisë në Shtetet e Bashkuara, thotë se përqasja e butë e zonjës Biden mund të stabilizojë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me vendet afrikane.

“Mendoj se është e rëndësishme që një përfaqësues i lartë e viziton Afrikën tani, pasi duhet të forcojmë miqësinë dhe marrëdhëniet me vendet afrikane në një kohë kur kinezët synojnë të kultivojnë marrëdhëniet me këto vende. Pra është ide e shkëlqyer që nëse dëshirojmë të mbajmë marrëdhënie të mira pune me vendet afrikane, të shtrijmë dorën e miqësisë”, thotë Profesore Jellison.

Profesori Kamwanyah thotë se duhet pritur që të shohim se si do të zhvillohen gjërat.

“Do të varet nga rezultati i këtij angazhimi, nga çfarë iniciativash do të pasohet vizita e saj. Pra pasi ajo të jetë larguar, do të bëhet më e qartë dhe më konkret angazhimi”, thotë ai.

Gjatë dy ditëve në Kenia, Zonja Biden do të nxisë fuqizimin e grave dhe do të trajtojë problemet e fëmijëve dhe të krizës së urisë që ka goditur sërish Afrikën./VOA/ KultPlus.com

Yjet e botës u dërgojnë dashuri ukrainasve

Më shumë se 30 yje, përfshirë Julia Roberts, Barbra Streisand dhe Matt Damon, dërguan dashurinë dhe lutjet e tyre në Ukrainë, në një video që shënon një përvjetorin e fillimit të pushtimit rus.

“Ne po mendojmë për ju, po ju dërgojmë dashuri, po ju dërgojmë forcën tonë, lutjet tona dhe ju mbajmë gjithmonë në zemrat tona”, tha aktorja fituese e Oscar-it, Julia Roberts.

Matt Damon nga ana e tij tha të dërgojë një mesazh “dashurie, respekti dhe solidariteti me të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në Ukrainë”.

“Ky është një akt agresioni i paprovokuar. Rusia është 30 herë më e madh se sa viktima e saj”, vuri në dukje Liev Schreiber, një tjetër aktor dhe skenarist.

Këngëtarja dhe aktorja Barbra Streisand siguroi se ukrainasit do të mbështeteshin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

“Ju keni qenë një frymëzim për të gjithë botën”, shtoi ajo.

Ndërsa Ethan Hawke, aktor dhe skenarist, tha se ”ukrainasit po luftonjnë për të gjithë ne”.

“Dhe forca do të jetë gjithmonë me ju”, premtoi Mark Hamill, i cili luajti Luke Skywalker në sagën “Star Wars”.

Videoja përfshinte gjithashtu komente nga aktori Morgan Freeman, astronauti Scot Kelly, regjisori i filmit Wes Anderson dhe dyshja britanike e popit ”Pet Shop Boys”.

“Faleminderit për këto fjalë mbështetjeje! Ato janë vërtet të rëndësishme për ne”, i falënderoi yjet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Facebook./ KultPlus.com

Për migrimin e të rinjëve reagon sopranoja Kajtazi: Në vend se ti avanconi, ju i shkelët me këmbë

Sopranoja kosovare, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Elbenita Kajtazi, ka reaguar për migrimin e të rinjve jashtë Kosovës, e duke fajësuar të gjithë ata që janë përgjegjës që të rinjtë të mos i realizojnë ëndërrat e tyre në vendin e tyre, shkruan KultPlus.

E shkas për këtë reagim ajo e ka marrë largimin e motrës së saj nga Kosova për të vazhduar jetën dhe punën e saj në Gjermani.

Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e plotë:

Sot edhe motra ime e tretë Mirjeta po largohet nga Kosova drejt Gjermanisë, natyrisht që ndjehem e lumtur sepse po bëhemi tri motra të bashkuara në Hamburg, por njëkohësisht ndjej një trishtim që ma kaplon gjithë trupin.

Ju që edhe Mirjetës time i shuat ëndërrat në Kosovë, ashtu siç i shuat ëndërrat edhe Fitorës edhe Fitimit  e edhe Flakës, tre studentë të mrekullueshëm që lanë Kosovën gjithashtu gjatë këtij viti, ju diletantë të paskrupullt, ju jeni turpi i kombit Shqiptarë, ju që në vend t’i avanconi e ti përkrahni në rrugëtimet e tyre të ndritshme ju i shkelët me këmbë, ua shuat ëndërrat dhe i detyruat të largohen nga vendi i tyre, ju jeni e keqja e Kosovës time!

Mirë se vini rini e ndritur, mirë se vjen Mirjeta në një vend ku nuk gjykohesh pse je femer, nuk gjykohesh pse je e fuqishme, nuk gjykohesh pse ke ëndërra dhe nuk gjykohesh pse je zë i fuqishëm!

Mirë se vjen Mirjeta në një vend ku po pate dëshirën dhe pasionin, do fluturosh sepse vetëm qielli është limiti yt.

Do të kthehemi një ditë Kosova ime, do të kthehemi ta luftojm të keqën që të ka kapluar, e trishtë do të jetë kjo luftë por do e bëjmë me mish e shpirt bashkë me gjithë ato yje që jetojnë atje, bashkë me gjithë ata të rinjë të mrekullueshëm që kanë vendosur të rrijnë!/ KultPlus.com

‘On the Adamant’ shpërblehet më çmimin ‘Ariu i Artë’për filmin më të mirë

Filmi me regji të Nicolas Philbert ka rrëmbyer çmimin ‘Ariu i Artë’ për filmin më të mirë në festivalin e filmit në Berlin, përcjell KultPlus.

“Ariu i Artë për filmin më të mirë shkon për “On the Adamant” (Sur l’Adamant) me regji të Nicolas Philibert dhe prodhuar nga Céline Loiseau, Gilles Sacuto, Miléna Poylo. urime!

Zbuloni të gjitha informacionet mbi fituesit, çmimet dhe juritë këtu”,thuhet në njoftimin e festivalit./KultPlus.com

Shkrimtarja Marianne Williamson kandidon për presidente

Shkrimtarja amerikane Marianne Williamson njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA.

Në një intervistë për Shkollën e Gazetarisë Medill të Universitetit Northwestern, Williamson konfirmoi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 nga Partia Demokratike.

“Unë nuk do të kandidoja për presidente nëse nuk do të besoja se mund të kontribuoja në përdorimin e ndjeshmërisë kolektive që mendoj se është shpresa jonë më e mirë tani”, tha Williamson.

Duke thënë se vendi është nën “kërcënimin e autoritarizmit” nën hijen e oligarkëve të korporatave dhe prodhuesve të armëve, Williamson mbrojti pikëpamjen se ligjvënësit nuk i luftuan në mënyrë adekuate.

Williamson, autore e librave më të shitur si “Efekti i hijes”, “Kthimi në dashuri”, “Ndryshimi”, “Një vit i mrekullive”, ishte gjithashtu kandidate në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Williamson, e cila tha se ndiqte një “politikë dashurie”, u tërhoq nga gara para zgjedhjeve paraprake për shkak të problemeve me donacionet e fushatës dhe mungesës së mbështetjes së mjaftueshme.

Williamson pritet të shpallë kandidaturën e saj zyrtarisht më 4 mars.

Nga Partia Demokratike ende nuk ka asnjë emër që ka shpallur zyrtarisht kandidaturën. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se “ka ndërmend të kandidojë” në zgjedhje, por ende nuk ka bërë njoftim zyrtar./ KultPlus.com

Rihanna nominohet për herë të parë për një çmim Oscar

Pas paraqitjes së saj mbresëlënëse që shkaktoi “zhurmë” në pjesën e parë të finales së Super Bowl, Rihanna po përgatitet të ngjitet në skenën e Oscars.

Këngëtarja e dashur do të performojë live para publikut këngën “Lift Me Up” e dëgjuar në filmin “Ëakanda Forever”, e cila është i nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë”.

Është hera e parë që Rihanna fiton një nominim për Oscar, ku publiku po pret me padurim se si do të paraqitet, pasi në Super Bowl ajo arriti të fitojë admirimin e të gjithëve.

Ceremonia e 95-të e Çmimeve të Akademisë do të mbahet më 12 mars, me moderator Jimmy Kimmel. Raportimet thonë se paraqitja e Rihanna-s do të zgjasë rreth 13 minuta.

‘Lift Me Up’ është kënga e saj e parë që nga publikimi i albumit ‘ANTI’ në vitin 2016. Kënga është nominuar së bashku me këngët ‘Hold My Hand’ të Lady Gaga, ‘Applause’ të Dianne Warren, ‘This is A Life’ nga Ryan Lott dhe David Byrne dhe së fundi, ‘Naatu Naatu’ nga MM Keeravaani dhe Chandrabose./abcnews.al/ KultPlus.com

‘Ëndërr, o ëndërr, dëshirën ti çoja asaj’ (VIDEO)

Një ndër këngët nga artisti i madh i muzikës shqipe, Agron Berisha është “Ëndërr”, shkruan KultPlus.

E interpretuar me zërin e fuqishëm të Berishës, ajo është një këngë dashurie, e gërshetuar me mallin ndaj gruas dhe atdheut.

KultPlus ua sjell tekstin dhe videoklipin e këngës “Ëndërr”:

Sonte Ne Natë të errët të kujtoj
i trazoj endrrat te ketij qyteti
te qytetit ku jam
a m’beson
unë i thërras në argëtim

Enderr, o Enderr
dëshiren ti qoja asaj
dhe thuaj më të dashurës
se unë një ditë do të kthehem në atdhe

Sonte në natë të errët të kujtoj
i trazoj unë ëndrrat të këtij qyteti
të qytetit ku jam, a m’beson
unë i thërras në argëtim

Ndonëse Jam ndjerë i vetmuar
ne atdhe kam deshirë për të takuar
a m’beson a m’beson
Une Te Therras ne argetim

Ref. 2

Enderr, o Enderr
dëshiren ti qoja asaj
dhe thuaj më të dashurës
se unë një ditë do të kthehem në atdhe

E Dashur Këtu Jam i Vetmuar në qytet te huaj larg prej teje
larg prej deshires por zemrat bashkohen pres me mall që të kthehem ne atdhe

Ref. 2

Enderr, o Enderr
dëshiren ti qoja asaj
dhe thuaj më të dashurës
se unë një ditë do të kthehem në atdhe / KultPlus.com

‘Natën e dymbëdhjetë’ merr çmimin ”Cesar”

Filmi ”Natën e dymbëdhjetë” (”La Nuit de 12”), që rrëfen hetimin e vrasjes së një gruaje në Francë, triumfoi për çmimet kinematografike ”Cesar”, në Paris.

Filmi artistik fitoi gjashtë çmime, përfshirë ””Cesar” për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë, Dominik Moll.

Aktorët Bastien Bouillon dhe Bouli Lanners morën çmimet, respektivisht si e ardhmja më e mirë dhe aktori më i mirë në një rol mbështetës, për interpretimin e tyre të një dysheje  hetuesish, që përpiqen të sqarojnë vrasjen e një vajze të re, por pa dëshmitarë.

Më poshtë vijojnë çmimet kryesore:

– Filmi më i mirë: ”La Nuit de 12” nga Dominik Moll

– Aktorja më e mirë: Virginie Efira në “Revoir Paris”

– Aktori më i mirë: Benoit Magimel në “Pacifiction – Tourment sur les iles”

– Aktorja më e mirë në rol mbështetës: Noemie Merlant në “L’Inocent”

– Aktori më i mirë në rol mbështetës: Bouli Lanners në ”La Nuit de 12”

– Skenari më i mirë origjinal: Louis Garrel, Tanguy Viel, Naïla Guiguet për “L’Inocent”

– Filmi më i mirë i huaj: “Si besta” i Rodrigo Sorogoyen

– Përshtatja më e mirë: Gilles Marchand dhe Dominik Moll për ”La Nuit de 12”

– Filmi më i mirë i animuar: “Ma famille afghane”  nga Michaela Pavlatova./ KultPlus.com

Pajisja kineze që iu mundëson çifteve në distancë të shijojnë puthjet e njëri-tjetrit

Dëshironi t’i dërgoni një puthje të dashurit tuaj që gjendet larg? Një konstruksion kinez me “buzët” e ngrohta dhe lëvizëse të silikonit duket se ka përgjigjen.

Pajisja, e reklamuar si një mënyrë për të lejuar çiftet në distanca të gjata të ndajnë intimitetin fizik “të vërtetë”, po shkakton bujë në mesin e përdoruesve kinezë të mediave sociale, të cilët kanë reaguar me intriga dhe tronditje.

E pajisur me sensorë presioni dhe aktivizues, pajisja thuhet se është në gjendje të imitojë një puthje të vërtetë duke përsëritur presionin, lëvizjen dhe temperaturën e buzëve të përdoruesit.

Së bashku me lëvizjen e puthjes, ai gjithashtu mund të transmetojë tingullin që lëshon përdoruesi.

Megjithatë, ndërsa shumë përdorues të mediave sociale panë një anë qesharake të pajisjes, të tjerë e kritikuan atë si “vulgare” dhe “të mërzitshme”. Disa shprehën shqetësime se të miturit mund ta blejnë dhe ta përdorin atë.

Për të dërguar një puthje, përdoruesit duhet të shkarkojnë një aplikacion të telefonit celular dhe ta lidhin pajisjen në portën e karikimit të telefonit të tyre.

Sipas “Global Times” të Kinës, shpikja është patentuar nga Instituti Profesional i Teknologjisë Mekatronike Changzhou.

“Në universitetin tim, isha në një lidhje në distancë me të dashurën time, kështu që ne kishim kontakte me njëri-tjetrin vetëm përmes telefonit. Këtu filloi frymëzimi i kësaj pajisjeje”, u citua të ketë thënë Jiang Zhongli, shpikësi kryesor i dizajnit..

Ai tha se Jiang kishte aplikuar për një patentë në vitin 2019, por patenta përfundoi në janar 2023 dhe Jiang tani shpresonte se dikush tjetër mund ta zgjeronte dhe ta përsoste dizajnin.

Një shpikje e ngjashme, “Kissinger”, u lansua nga Instituti Imagineering në Malajzi në vitin 2016. Por ai erdhi në formën e një blloku silikoni të ndjeshëm ndaj prekjes, në vend të buzëve me pamje realiste.

Ndërsa reklamohet për marrëdhënie në distanca të gjata, pajisja kineze gjithashtu i lejon përdoruesit të çiftohen në mënyrë anonime me të huajt në funksionin “katrori i puthjes” i aplikacionit. Nëse dy të panjohur përputhen me sukses dhe pëlqejnë njëri-tjetrin, ata mund të kërkojnë të shkëmbejnë puthje.

“Partnerja ime nuk besonte se puthja në distancë mund të arrihej në fillim, kështu që i ra nofulla kur e përdori… Kjo është surpriza më e mirë që i kam bërë gjatë marrëdhënies sonë në distancë… Faleminderit teknologji!”, komentoi një përdorues./ KultPlus.com

Nënshkruhet marrëveshja mes QKK-së dhe First Cut Lab në Berlinale

Përveç shumë takime dhe diskutimeve të realizuara në kuadër të prezencës së Qendrës Kinematografike të Kosovës në Tregun Evropian të Filmit në Berlinale, me 21 shkurt u nënshkrua edhe marrëveshja në mes QKK-së dhe Tatino Films i cila parashesh trajtim të veçantë tre vjeçar (2023-2025) për filma të Kosovës përmes realizimit të punëtorive në kuadër të programit të dedikuar – First Cut Lab Kosovo.

Qëllimi i First Cut Lab është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezencës së tyre në festivale të rëndësishme. Në First Cut Lab kanë kaluar një numër i konsiderueshëm i filmave të suksesshëm nga Kosova si ‘Vera andrron detin’, ‘Në kërkim të Venerës’ etj.

Ekipeve të përzgjedhura (regjisor/producent/montazher) u ofrohet një kornizë krijuese, sa e kujdesshme aq edhe dhe sfiduese, që ka për qëllim hapjen e perspektivave të reja dhe eksplorimin e të gjithë potencialit artistik që ngërthen materiali dhe bota e filmave të tyre. Ata shfaqin montazhën e tyre të parë në një seancë private dhe marrin komente ekspertësh nga këshilltarë ndërkombëtarë të industrisë së filmit, si dhe këshilla specifike nga një redaktor konsulent. Konsulentët dhe këshilltarët e industrisë do të përcaktohen sipas profileve të filmit të përzgjedhur.

Nënshkruhet marrëveshja me First Cut Lab në Berlinale

Përveç shumë takime dhe diskutimeve të realizuara në kuadër të prezencës së QKK-së në Tregun Evropian të Filmit në Berlinale, me 21 shkurt u nënshkrua edhe marrëveshja në mes QKK-së dhe Tatino Films i cila parashesh trajtim të veçantë tre vjeçar (2023-2025) për filma të Kosovës përmes realizimit të punëtorive në kuadër të programit të dedikuar – First Cut Lab Kosovo.

Qëllimi i First Cut Lab është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezencës së tyre në festivale të rëndësishme. Në First Cut Lab kanë kaluar një numër i konsiderueshëm i filmave të suksesshëm nga Kosova si ‘Vera andrron detin’, ‘Në kërkim të Venerës’ etj.

Ekipeve të përzgjedhura (regjisor/producent/montazher) u ofrohet një kornizë krijuese, sa e kujdesshme aq edhe dhe sfiduese, që ka për qëllim hapjen e perspektivave të reja dhe eksplorimin e të gjithë potencialit artistik që ngërthen materiali dhe bota e filmave të tyre. Ata shfaqin montazhën e tyre të parë në një seancë private dhe marrin komente ekspertësh nga këshilltarë ndërkombëtarë të industrisë së filmit, si dhe këshilla specifike nga një redaktor konsulent. Konsulentët dhe këshilltarët e industrisë do të përcaktohen sipas profileve të filmit të përzgjedhur.

Pasi të përfundojë seminari, pjesëmarrësit marrin një raport dhe një udhërrëfyes që mund të shërbejë si udhëzes për ndërtimin e mëtejshëm të storjes gjatë vazhdimit të montazhës.

Në kontekst të punës drejt rritjes së potencialit të filmave të Kosovës, përveç ofrimit të ekspertizës për fazën e montazhës, drejtuesi i QKK-së, z. Lum Çitaku ka zhvilluar takime në drejtim të ofrimit të mbështetjes më sistematike edhe për fazën e zhvillimit të skenarit të filmave nga Kosova.

Në kontekst të punës drejt rritjes së potencialit të filmave të Kosovës, përveç ofrimit të ekspertizës për fazën e montazhës, drejtuesi i QKK-së, z. Lum Çitaku ka zhvilluar takime në drejtim të ofrimit të mbështetjes më sistematike edhe për fazën e zhvillimit të skenarit të filmave nga Kosova.

Nënshkruhet marrëveshja me First Cut Lab në Berlinale

Përveç shumë takime dhe diskutimeve të realizuara në kuadër të prezencës së QKK-së në Tregun Evropian të Filmit në Berlinale, me 21 shkurt u nënshkrua edhe marrëveshja në mes QKK-së dhe Tatino Films i cila parashesh trajtim të veçantë tre vjeçar (2023-2025) për filma të Kosovës përmes realizimit të punëtorive në kuadër të programit të dedikuar – First Cut Lab Kosovo.

Qëllimi i First Cut Lab është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezencës së tyre në festivale të rëndësishme. Në First Cut Lab kanë kaluar një numër i konsiderueshëm i filmave të suksesshëm nga Kosova si ‘Vera andrron detin’, ‘Në kërkim të Venerës’ etj.

Ekipeve të përzgjedhura (regjisor/producent/montazher) u ofrohet një kornizë krijuese, sa e kujdesshme aq edhe dhe sfiduese, që ka për qëllim hapjen e perspektivave të reja dhe eksplorimin e të gjithë potencialit artistik që ngërthen materiali dhe bota e filmave të tyre. Ata shfaqin montazhën e tyre të parë në një seancë private dhe marrin komente ekspertësh nga këshilltarë ndërkombëtarë të industrisë së filmit, si dhe këshilla specifike nga një redaktor konsulent. Konsulentët dhe këshilltarët e industrisë do të përcaktohen sipas profileve të filmit të përzgjedhur.

Pasi të përfundojë seminari, pjesëmarrësit marrin një raport dhe një udhërrëfyes që mund të shërbejë si udhëzes për ndërtimin e mëtejshëm të storjes gjatë vazhdimit të montazhës.

Në kontekst të punës drejt rritjes së potencialit të filmave të Kosovës, përveç ofrimit të ekspertizës për fazën e montazhës, drejtuesi i QKK-së, z. Lum Çitaku ka zhvilluar takime në drejtim të ofrimit të mbështetjes më sistematike edhe për fazën e zhvillimit të skenarit të filmave nga Kosova./ KultPlus.com

“Dashunija ndaj prindëve” nuk mund të shprehej më bukur se në poezinë e Ndre Mjedës

“Dashunija ndaj prindëve” është një poezi e shkruar nga poeti i njohur shqiptar Ndre Mjeda. Poezia, sikurse e shpreh edhe titulli, tregon dashurinë që prindërit kanë derdhur mbi autorin në veçanti, por në plan më të gjerë, shpreh dashurinë e çdo prindi për fëmijën e vet.

Poezia përfshin tre stadet e jetës së një individi. Nis në strofën e parë me fëmijërinë, ku prindërit e rrisin fëmijën që në djep. Vazhdon në strofën e dytë me rritjen ku prindërit bëjnë maksimumin që ta rrisin në mënyrën e duhur fëmijën dhe përfundon në strofën e tretë, me momentin kur fëmija është i rritur dhe e kupton realisht çdo sakrificë që kanë bërë prindërit (Ju ma ndez’t nji flakë në zemër për punë t’nalta e për lumni.).

“Dashunija ndaj prindëve”

Me sy çilun afër djepit,
Me kujdes e me dashtni,
Për vaj tem tue hjekun zi,
Tue shëndue kur m’shifshi n’shend.

Babë e nanë sa keni derdhë
Mbi shteg tem e hire e dritë;
Ah, sa mirë m’keni gatitë
Për çdo kohë e për çdo vend.

Ju ma ndez’t nji flakë në zemër
Për punë t’nalta e për lumni
Për ju pra, o prind’t e mi,
Mend e zemra më lakmon. / KultPlus.com

Pjesëtarët e FSK-së ngjiten në Kilimanxharo

Katër nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës pas disa ditë ecje këtë të shtunë kanë arritur që të ngjiten në Kilimanxharo.

Pjesëtarët e FSK-së u ngjitën në një prej majave më të larta në kontinentin e Afrikës me lartësi prej 5,895 metrash.

“Pjesë e kësaj ekspedite që filloj me 16 shkurt janë katër pjesëtarë të Kërkim Shpëtimit, të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët së bashku me Klubin Alpin Prishtina arritën të realizojnë edhe këtë ngjitje mjaft sfiduese”.

“Me arritje të tilla djemtë dhe vajzat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e dëshmojnë në vazhdimësi përgatitjen e tyre profesionale dhe fizike për të treguar rezultate të larta ku do që marrin pjesë” thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të FSK-së në Facebook./ KultPlus.com

Sot përfundojnë Karnevalet në Rio

Brazili është i famshëm për karnevalet, e që sivjet kanë filluar më 17 shkurt e përfundojnë sot, shkruan KultPlus.

Thuhet se 40 milionë kanë marr pjesë në karnevalet e Brazilit, që konsiderohen të jenë një atraksion i vërtetë.

Kërcim, këndim dhe frymë festive mund të gjenden të gjitha këto në rrugët e Rios. Pjesëmarrësit janë të veshur në mënyrë ekstravagante me kostumet e tyre të ndritshme, ndërsa përpiqen të bëhen kampionë të karnavaleve ashtu sikurse çdo vit./ KultPlus.com

10 milionë funta për Eurovizion, 3 mijë bileta të rezervuara për ukrainasit

Qeveria e Britanisë së Madhe ka premtuar 10 milionë funde për Eurovizionin e sivjetmë, që do të mbahet në Liverpool, shkruan KultPlus.

Ndërkohë, 3000 bileta do të rezervohen vetëm për ukrainasit që tashmë jetojnë në Britani të Madhe.

Do të ketë një tarifë prej 20 £ për çdo shitje, me koston e subvencionuar nga DCMS për ata në skemën Homes for Ukraine, Skemën Familjare të Ukrainës dhe Skemën e Zgjerimit të Ukrainës, të cilët kanë të drejtë të aplikojnë për bileta.

Financimi i qeverisë ka për qëllim “të mbështesë sigurinë, marrëveshjet e vizave dhe aspekte të tjera operacionale të konkursit”, tha Departamenti për Dixhital, Kulturë, Media dhe Sport (DCMS).

Paratë do të mbështesin gjithashtu Këshillin e Qytetit të Liverpool-it, si dhe transmetuesin pritës, partneritetin e BBC-së me aktet ukrainase “për të siguruar një shfaqje bashkëpunuese”.thuhet në një deklaratë. Është hera e parë që qeveria konfirmon kontributin e saj financiar./ KultPlus.com

Guximi për t’u ballafaquar me zotin (në film)

Mbi librin “Zoti në kinema” të Dritan Dragushës

Ballsor Hoxha

Zoti në kinema, blasfemi? Zoti në kinema, ngacmim? Zoti në kinema, histori e filmit, ndoshta? Apo, zoti në kinema aparencë e paevitueshme? Dritan Dragusha autori i këtij libri përmbledhje të eseve mbi filmin, është në të vërtetë ballë për ballë (kushtimisht si aparencë e ndodhur) me zotin. Në njërën anë trajtohet fenomeni i tij, dhe në anën tjetër, individi.

Por, kjo përballje, është mirë e menduar si dialog asociues ndërmjet zotit dhe individit, pavarësisht se esetë janë të pavarur dhe jo të ballafaquar. Zoti për filmin, sipas shikuesit, filozofit dhe eseistit/autorit Dragusha, del i heshtur. Është një heshtje. Lind që nga dyshimi dhe dilema e birit të tij Krishtit në filmin Tundimi i fundit i Krishtit, dhe heshtja e zotit ndaj tij po në këtë film. Dhe vazhdon tutje edhe me rastësinë që sjellë njeriun para fatit të të qenit personi më i afërt me zotin, vetë papën, në filmin “Dy papët”, por që krejt ajo që është kjo afërsi kalon në një ‘Amen’ të zotit dhe edhe vetë papës para terrorit të nazizmit ndaj hebrenjve. Gjë që në të vërtetë, në të gjitha esetë e Dragushës mbi zotin në kinema, ai është vetëm një heshtje, apo një zot i heshtur, brenda, apo qoftë jashtë, një bote me Kainë.

Sa i përket eseve të individuales njerëzores, prej esesë mbi Indinjatën e Philip Roth në filmin me të njëjtin titull, e deri tek eseja mbi filmin Truman’s Show individi është gjithherë në rolin, apo në përpjekje për të marrë dhe për të përvetësuar rolin e zotit.

Dialogu në fjalë është më shumë i asociuar, më shumë se sa një rrjedhë lineare dhe, apo, ballafaqim i këtyre dy kategorive. Në këtë asocim lindin interpretimet dhe filozofia e Dragushës, e cila në detajin më të thellë të saj shfaqet së paku në dy momente të tërësisë së këtij libri, e që është, rastësia dhe mundësia e devijimit të njerëzores, qoftë si religjion (më saktësisht në filmin Dy papët), dhe në pallton e kuqe të vajzës hebreje në kampin nazist të filmit Lista e Schindlerit.

Këto detaje janë në të vërtetë njëlloj kapje e momentumit të marrjes së kahut, apo të lëvizjes së njerëzimit, të mundësisë së po të njëjtës dhe të historisë së po të njëjtës.

 Në shtrirjen (skemën) dekonstruksioniste këto detaje dhe momentume të theksuara të autorit Dragusha janë gjurma (Freudiane, sipas Derrida) të shpërfaqjes së një të kaluare që fshihet nga një e tashme. Gjë që në të vërtetë, është vetë momenti i dekonstruktimit, apo zanafillës së dekonstruktimit të hierarkisë, në gjithpërfshirjen e saj, apo të shtrirjes rreth fenomenit të trajtuar.

Duke i marrë si gjurmë në filozofinë e Dragushës, këto dy momentume të lartcekura, paradoksalisht, zoti, apo në të kundërtën, vetë individi, është heshtja e zotit, apo vetë zoti është heshtja e individit. Gjë që e rrënon hierarkinë. Qoftë atë humaniste, dhe qoftë atë religjioze, si të varur, dhe të ndërvarur, kështu duke na lënë në shtrirjen e filozofisë së ekzistencës, të të dy kategorive, si një Faj! primordial, si një Faj! përtej zotit dhe individit, dhe aq më shumë përtej zgjedhjes. Dhe me këtë edhe përtej vetëdijes njerëzore (si zë që shtjellohet nga dhe në Publiken).

Më tutje, Ag Apolloni, për këtë përmbledhje të eseve të Dragushës thotë se derisa zoti ka ‘vendosur’ të heshtë, Dragusha ka vendosur të flasë! Interpretim brilant mbi idenë e autorit Dragusha, duke i dhënë përgjegjësinë zotit për vetë heshtjen e tij. Perspektivë individualiste dhe humaniste, por që në këtë na rikthen tek paragrafi paraprak mbi Fajin! njerëzor, sipas shtrirjes së filozofisë së ekzistencës. Duke qenë se nuk ka një vetëdije, apo që në të kundërtën është vetëm Publikja njerëzore, Faji! si pashpjegueshmëria e qeniesimit tonë rrënon edhe ‘vendimin’ e zotit (për të heshtur).

Mirëpo dy gjurmët e lartcekura në filozofinë e Dragushës si momentume të lëvizjes së njerëzimit, në rrënimin e kësaj të tashmeje, duke na pas kthyer deri tek Faji! primordial, i paravetëdijshëm, janë njëkohësisht edhe ajo që njihet si përmbledhja e potencialit njerëzor, si vendim për të bashkëjetuar me atë që është, i hedhur dhe i pavetëdije! Posaçërisht ndaj ankthit të ekzistencës.

Por, në të vërtetë, të gjitha këto salto në këtë tekst mbi esetë e Dragushës, thirrin njëra tjetrën, duke qenë se asocijimi që jep dialogu i lartcekur ndërmjet zotit dhe individit në kinema, thellon tutje në fajin njerëzor, me të gjithë fenomenet e botës njerëzore si mekanizma mbrojtës të ballafaqimit, po në të kundërtën, miratimit të heshtjes.

Andaj kjo e bën “Zoti në kinema” me esetë brenda tij dhe autorin Dragusha, një ulurimë të individit për një ballafaqim të ankthit njerëzor, ndaj Fajit! dhe ndaj vetë sajimeve tona, e qoftë edhe shprehjes sonë – artit. Një përmbledhje tejet tejet e rëndësishme mbi interpretimin dhe filozofinë mbi filmin./ KultPlus.com

Shkon në mbi 50 mijë bilanci i viktimave nga tërmetet

Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50.000, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet.

Tërmetet e 6 shkurtit – prej 7.8 dhe 7.5 ballësh – kanë marrë jetën e 44.218 personave në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, që ka cituar agjencinë shtetërore të fatkeqësive.Në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është 5.900.

Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje.Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi. Qeveria turke njoftoi se ka nisur puna për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet, teksa Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), vlerësoi se 1.5 milion persona kanë mbetur të pastrehë.

Mbi 160.000 ndërtesa me 520.000 apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se qeveria do të paguajë qiratë e personave të mbetur jashtë ndërsa u zotua të rindërtojë të gjitha shtëpitë brenda një viti, edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar se autoritetet duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi sigurisë së ndërtesave sesa shpejtësisë së ndërtimit të tyre.

Zyrtarët turq thonë se rregullat për ndërtimet do të forcohen dhe zbatimi I tyre do të jetë në lupën e autoriteteve më shumë se kurrë më parë. Po kështu, do të verifkohne lejet e ndërtimit e do të diskutohen ndeshkime më të rrepta pë rata që shkelin rregullat që synojnë ngritjen e godinave më të sigurta.

Robin Krasniqi sot i rikthehet ringut

Boksieri kosovar, Robin Krasniqi, do t’i rikthehet skenës së boksit në Audi Dome në Mynih ditën e sotme, më 25 shkurt.

Krasniqi do të përballet me Timur Nikarkhoevin në Mynih.

Krasniqi ka bashkëpunuar për kohë të gjatë me Magomet Schaburow. Por tani për trajner e ka 44-vjeçarin Braehmer.

i ka deklaruar se ka bërë bashkë dy kampionë dhe do t’i rikthejë në ring, në Mynih të Bavarisë.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe së fundi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur nga Dominick Bozell.

Kjo luftë pritet të fillojë rreth orës 21:00./ KultPlus.com

Biden: Do të kandidoj sërish për president në vitin 2024

Joe Biden ka konfirmuar synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në presidencën amerikane në vitin 2024, duke shtuar se ai nuk do të shpallë menjëherë kandidaturën e tij.

“Qëllimi im është… ka qenë që në fillim të jem kandidat”, tha 80-vjeçari gjatë një interviste për ABC News.

Gruaja e tij Jill Biden deklaroi për agjencinë e lajmeve Associated Press se gjithçka që mbetet është të vendoset vendi dhe data e shpalljes së kandidaturës së tij. I pyetur gjatë kësaj interviste, Joe Biden shmangu konfirmimin ose mohimin e gruas së tij. Megjithatë ai ka sqaruar se nuk po ngutet.

“Ka shumë gjëra të tjera që duhet t’i përfundojmë menjëherë përpara se të filloj fushatën,” tha ai, duke iu referuar reformave që po nxit qeveria e tij.

I pyetur nëse mosha ndikon në vendimin e tij për të kandiduar apo jo, ai u përgjigj: “Jo. Por është legjitime që njerëzit të ngrenë pyetje për moshën time. Është krejtësisht legjitime”.

“Ajo që mund të them është: “Kini kujdes se çfarë po bëj”, shtoi ai duke iu referuar veprimeve të tij gjatë dy viteve që ka qenë në pushtet.

Nëse Joe Biden rizgjidhet, ai do të jetë 86 vjeç kur të përfundojë mandatin e tij të dytë.

Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”, fitues: Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati

Bashkia Lezhë nën drejtimin e kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe strukturave kulturore të saj, për të katërtin vit rradhazi ka organizuar konkursin mbarëkombëtar “At Zef Pllumi” në shenjë mirënjohjeje dhe nderimi për veprat dhe jetën e tij.

Ishte një aktivitet i cili vuri në garë 26 autorë që sollën krijimet e tyre në fusha të ndryshme si roman, publicistikë dhe memuaristikë. Veprat e autorëve u gjykuan nga një juri dinjitoze, e përbërë nga: Znj. Flutura Açka (kryetare e jurisë), Z. Arben Prendi, pedagog dhe krijues dhe Z. Tonin Çobani, kritik letrar.

Çmimet fituese të këtij konkursi ishin:

ROMAN

Çmimi letrar në Roman – Andreas Dushi me librin “Në besë të tatuazhit tënd”.

Çmim nderi në Roman – Majlinda Bregasi me librin “Stina e pestë”.

Çmim karriere në Roman – Gjergj Jozef Kola me librin “Treni në fillim të botës”.

PUBLICISTIKË

Çmimi letrar në Publicistikë – Eleni Laperi me librin “Kolë Idromeno, themeluesi i artit shqiptar” botim i shtëpisë botuese “Mediaprint”.

Çmim nderi në Publicistikë – Bedri Blloshmi me librin “Dosja formulare kategoria 2/A nr 1594”

Çmim karriere në publicistikë – Qerim Vrioni me librin “Shqetësime Qytetare”.

MEMUARISTIKË

Çmimi letrar në Memuaristikë – Xhahit Bushati me librin “Fredi”, libër që i kushtohet poetit lirik Frederik Rreshpja.

Çmim nderi në Memuaristikë – Fatbardha Saraçi me librin “Përndjekja e Hajrije Mulletit”.

Çmim karriere në Memuaristikë – Mark Aliaj me librin “Kodra e Guxhave”.

Ky aktivitet nga viti në vit po bëhet edhe më i rëndësishëm, fakt që vërtetohet me praninë e shumtë të autorëve me veprat e tyre letrare, por edhe me praninë e figurave të respektuara në fushën e gazetarisë, kulturës apo edhe politikës.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu në fjalën e tij u shpreh për rëndësinë që ka kultura dhe arti në zhvillimin e një shoqërie dhe të një qyteti. Nga ana tjetër, Kryetarja e Jurisë, shkrimtarja e mirënjohur Flutura Açka, njëkohësisht deputete, u shpreh me nota pozitive dhe optimiste për këtë organizim sa dinjitoz, aq edhe fisnik të këtij konkursi mbarëkombëtar të letërsisë. Ky konkurs, theksoi Açka, që mban një emër të madh, i ben nder jo vetëm letërsisë, por edhe vetë Lezhës e rajoneve përreth, pasi këtu ka objekte kulti e historike me shumë vlerë për tu vizituar. Ndërsa Znj. Alda Bardhyli, Drejtoreshë e QKLL (Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit), gjatë dorëzimit të çmimeve theksoi se çmimi “At Zef Pllumi” e bën jo vetëm librin e letërsinë, por edhe vetë Lezhën më të bukur./javanews/ KultPlus.com

Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Andreas Dushi, fitues i çmimit letrar për Romanin “Në besë të tatuazhit tënd”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Eleni Laperi, fituese e çmimit letrar në Publicistikë me librin “Kolë Idromeno, themeluesi i artit shqiptar”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Xhahit Bushati, fitues i çmimit letrar për Memuaristikë me librin “Fredi”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Kryebashkiaku i Lezhës Z. Pjerin Ndreu në fjalën hapës të Çmimit Letrar Mbarëkombëtar “At Zef Pllumi”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Drejtoresha e QKLL-së, Znj. Alda Bardhyli gjatë Çmimit Letrar Mbarëkombëtar “At Zef Pllumi”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Flutura Açka, kryetare e jurisë
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Tonin Çobani, anëtar i jurisë
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Arben Prendi, anëtar i jurisë
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “At Zef Pllumi”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “At Zef Pllumi”

Norbert Jokl, albanolog austriak që dha vlera për shqiptarët

Norbert Jokli (25 shkurt 1887 – maj 1942) ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë. Por, para se të njihej si albanolog i madh ai ishte i çmuar si studjues i filologjisë balto-sllave dhe si bibliotekar (Oberstadtsbibliothekar) i Universitetit të Vjenës.

Jeta dhe karriera

Lindi në Bzenec (asokohe Bisenz), Moravia e Jugut, sot Republika Çeke si biri i vetëm i një tregtari hebre. Përfundoi shkollën e lartë me nota të shkëlqyera dhe hyri në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Vjenës. Mori këtu gradën e doktorit të drejtësisë summa cum laude më 23 qershor, 1901. Disa kohë veproi si stazhist ligjor, por më vonë vendosi t’i përkushtohej gjuhësisë. Studioi gjuhët indo-evropiane te P. Kretschmer, gjuhët sllave te V. Vagic dhe gjuhët romane te G. Meyer-Lübke; u gradua me lavdërim në këto lëme. Në vjeshtën e vitit 1903, ai u bë stazhist në bibliotekën e Universitetit te Vjenës ku punoi deri në vitin 1938. Në moshën 30 vjeçare, mësoi gjuhën shqipe, e cila gjer në atë kohë kishte qenë shumë pak e studiuar.

Mësoi shqipen duke ndjekur kursin që asokohe udhëhiqej nga Dr. Gjergj Pekmezi, i cili ishte lektori i parë i shqipes në Universitetin e Vjenës. Më pas forcoi njohuritë si autodidakt më ndihmën e studentëve dhe shqiptarëve të atëhershëm në Vjenë. Ishte meritë e tij që më 1914 në Vjenë u kryen, për qëllime studimi, regjistrimet e para zanore në gjuhën shqipe me subjekte shqipfolës.

Në prill të 1933, paleontologu dhe albanologu Franz Nopcsa (Ferenc Nopcsa) vrau sekretarin dhe veten e tij. Ai i la trashëgim Norbert Joklit punen e tij albanologjike. Ernest Koliqi, duke përshkruar një vizitë të bërë së bashku me Aleks Budën në shtëpinë e Joklit në dhetor të 1937, shkruante një vit më vonë te «Demokratia» e Vangjel Koçës:

“E më çoi fíll ke nji raft librash […] Botime të vjetra e të reja: Toskësh e Gegësh e Shqiptarësh t’Italís; të gjithë auktorët, të mëdhej e të mesëm e të vegjël fare; kolekcjone së përkohëshmesh shti për bukurí në kartuç, radhiteshin të dendun n’at bibljotekë të smirueshme. Shum prej atyne botimeve sot nuk gjinden mâ, sado me i pague. Sejcili vëllim mâ së miri i lidhun mbante të shkruem me gërma ari në shpinë titullin e vet. Sýt e mij shetitshin plot lakmi mbi ato tituj e zemra më ndrydhej. Paska qenë dashtë të shkojshëm larg Shqipnije, në nji vend të huej, për të gjetun bibliotekën ideale shqipe”.

Është autor i librave Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes dhe Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes. Jokli pat krijuar një bibliotekë albanologjije e indogjermanistike me rreth 3000 ekzemplarë libra, prej të cilëve sot kanë shpëtuar më pak se 200 copë. Ndër të tjera ai ruante dorëshkrimin e një Fjalori etimologjik të gjuhës shqipe, i cili ishte vazhdimi ideal i punës së nisun prej G. Meyer-it. Mjerisht gjurmët e atij dorëshkrimi kanë humbur qysh në pranverën e vitit 1942. Duhet thënë se dëshira e tij ishte që biblioteka e vet t’i përkiste Shqipërisë. Sipas historianëve të sotëm, ka qenë pikërisht kjo dëshirë fisnike e Prof. Norbert Joklit që ka shenjuar fatin e tij mizor[1]. Kishte lidhje të ngushta me intelektualë shqiptarë të asaj kohe si Faik Konica, Aleksandër Xhuvani, Ernest Koliqi dhe Gjergj Fishta, si edhe pati nxënës shqiptarë. Admirues i madh i Fishtës, Konicës, Sqiroit, Naimit dhe traditës bektashjane, njohës i De Radës dhe i arbëreshëve, simpatizues i Shantojës dhe i Koliqit, Jokli pati një letërkëmbim të dendur me shumë personalitete kulturore dhe politike shqiptare.

Në vitin 1937 kishte vizituar një herë të vetme Shqipërinë ku me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, u prit me nderime dhe u nderua me çmimin “Urdhni i Skënderbeut”.

Kalvari dhe Përpjekjet për ta shpëtuar

Kalvari i Joklit zë fill në maj të vjetit 1938, atëherë kur nacionalistët e ekstremit të djathtë nazist nisën ta persekutonin e t’i mohonin të drejtat profesionale. I shtyrë prej disa miqsh – ai vendosi t’i drejtohej në vjeshtën e vitit 1939 një lutje Gauleiter-it Bürckel, komisarit të Rajhut për zonën e Ostmarkut, duke i kërkuar njohjen e të drejtave të barabarta me “racat e përziera të gradës së parë”. Lutja nuk u pranua e kështu që Joklit iu mohua e drejta që të konsultonte deri edhe bibliotekën dhe iu revokuan të gjitha privilegjet akademike. Më 1938 Lasgush Poradeci i drejton një letër qeverisë së kohës[3].

Kërkoi me ngulm që Jokli të vinte në Shqipëri. Lasgushi shihte një varg të mirash që mund të sillte ardhja e Joklit në Shqipëri dhe donte vënien e tij në krye të një Instituti Albanologjik dhe intensifikimin e punëve në të gjitha disiplinat e studimeve shqiptare, duke ditur përkushtimin e rrallë të albanologut më të madh të kohës për Shqipërinë. Shqipëria ishte pushtuar në 7 prill 1939 nga Italia fashiste. Në 12 prill 1939, Viktor Emanueli III u shpall mbret i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe Francesco Jacomoni (ish ambasador i Italisë në Shqipëri) u bë mëkëmbës i tij me të cilin qeveria e re shqiptare kolaboracioniste nën drejtimin e Shefqet Vërlacit, nënshkroi një sërë marrëveshjesh. Kjo ishte situata në vend kur kërkohej shpëtimi i Joklit. Shqipëria shihej si vend i shpëtimit të tij për shkak të origjinës hebraike. Nga një letër e Fishtës drejtuar Jakomonit mësojmë se Shqipëria ishte vërtet vendi që u tregua i gatshëm ta strehonte, por Jokli kërkonte të nisej drejt Amerikës. Letra drejtuar Jakomonit është e datës 23 shtator 1939.

Megjithatë, në Shqipëri, Prof. Jokli pati gjithmonë dashamirë dhe miq të sinqertë. Me rastin e Kuvendit të parë të organizuar prej Institutit të Studimeve Shqiptare, të zhvilluar në Tiranë prej datës 9 deri me 13 prill 1940, ishte ftuar të marrë pjesë edhe “profesor Jokli, albanologu i njohtun izraelít prej Vjenet” – kujton Francesco Jacomoni (shih: La politica dell’Italia in Albania, Cappelli, Rocca San Casciano 1965, fq. 183). Dihet se organizator i atij tubimi të randësishëm ishte ministri fashist Ernest Koliqi. Në nji letër të shkruar në Tiranë me datën 15 prill 1940, Aleksandër Xhuvani ndër të tjera i kumtonte Joklit: “Kemi pasë këto ditë, si do ta marrish vesh, nji Kuvend të parë të studimeve shqiptare, ku u mblodhën Shqiptarë e Italianë shkencëtarë e studimtarë, ndër të cilët edhe Bartoli e Tagliavini.

Ju kemi zanë n’gojë shumë herë dhe na vinte keq që s’gjindeshit edhe ju në mes t’onë. Ju kemi dërgue të fala me disa kartolina. Gjithë përpjekjet t’ona rrahin që të të sjellin këtu ose gjetiu të veç, për të vijue punën e studimevet t’ueja, dhe shpresojmë që t’ja dalim në krye kësaj dëshire”. (shih: Jokl Nachlass Autogr. 279/114) Në tetor 1941, Ernest Koliqi iu drejtua me një letër konsullit shqiptar Nikollë Rrota në Vjenë, letër në të cilën e njoftonte se kishte angazhuar profesor Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari. Albanologu mendonte të shkonte në Shqipëri e të merrte me vete edhe bibliotekën e tij personale. Në vitin 1972 Ernest Koliqi kujtonte në vëllimet e «Shêjzave» sesi Prof. Carlo Tagliavini, albanolog i Universitetit të Padovës, me një «letër kushtrimore» të datës 14 mars 1941 i kërkonte të bënte diçka për Joklin: “…bahet fjalë me shpëtue njeriun.

Dëshira e tij kishte me qenë, siç e din, me kalue vjetët që i kanë mbetë (tash âsht 64 vjeç) në Shqipni… Un t’i shkruej këto gjana që të jesh në dijeni të plotë dhe n’emën të miqsisë sonë të vjetër të lutem që të bajsh gjithçka âsht e mujtun; bahet fjalë me shpëtue njeriun, me shpëtue albanologun mâ të madh, i cili mundet me i dhanë ende shumë studimeve shqiptare”. Duhet thënë se prof. Tagliavini e kishte këshilluar Joklin që t’ia falë me anë të një akti zyrtar bibliotekën e tij Shtetit shqiptar, në mënyrë që ta ketë më të lehtë të marrë lejen për të shkuar në Shqipëri. Me 15 mars 1941, konsulli shqiptar në Vjenë, dr. Nikollë Rrota i shkruante Koliqit: “Në rasë të konferencës qi mbajti më 27 fruer v.v. miku i jonë, z. Prof. Tagliavini, e informova hollësisht mbi gjendjen e tmershme në të cilën ndodhet sot Prof. Jokl, kurse rryma e sotshme e Nacizmit ka marrë masa tepër të rrepta kundra çëfutënve […] parashifet qi shpejt do t’instradohet për në Poloni pa pasë mundësí as me e marrë me vehte bibliotekën e tij e as me krye mâ ndonji vepër ditunije. Siç dihet, biblioteka e tij âsht nji ndër mâ të pasunat dhe mâ të vlefshmet mbi letratyrën shqipe, sikurse mund t’a vërtetojë edhe z. Prof. dr. Ekrem Çabej”. Konsulli Rrota, siç marrim vesh prej një letre të P. Kretschmerit kishte filluar përpjekjet për shpëtimin e Joklit qysh në prill të vitit 1940. Në ketë kohë personalitete të ndryshme të kulturës e politikës europiane dhe të vetë qeverisë shqiptare po bënin çmos për ta shpëtuar Prof. Joklin – duke e ftuar të jetojë e punojë në Shqipërí.

Këtë gjë e dëshmojnë letrat e profesorëve Krahe, Kretschmer, Tagliavini, Koliqi, F. Ercole, G. Schiro’ jr., e gjithashtu edhe hapat e marrë në rrugë diplomatike prej ministrit Giuseppe Bottai, prej ambasadorit italian Dino Alfieri në Berlin dhe prej konsullit shqiptar në Vjenë, Dr. Nikollë Rrotës, i cili u përpoq me aq sa mundej edhe mbas vdekjes së Joklit për të ditur diçka për rrethanat tragjike të fundit të tij. “Sa mora letrat e Tagliavinit dhe të Rottës, kujtonte E. Koliqi në vitin 1972, unë fola me Kryeministrin z. Shefqet Vërlaci i cili pranoi menjiherë propozimin t’em me e emnue Jokl-in Organizator t’Arkiveve Shtetnore dhe të Bibliotekave shqiptare. Mblodhi Këshillin Ministruer, qi njizâni vendosi at emnim. I a dërgova dekretin përkatës Prof. Jokl-it në Vjenë dhe kumtova njikohësisht Tagliavinin dhe Rottën”. Mbas këtyre orvatjeve fillestare, ministri fashist shqiptar Ernest Koliqi do të shkonte apostafat në Romë për të folur për shpejtimin e çështjes së Joklit me ministrin Bottai.

Ndërkaq ishin duke u bërë traktativa ndërmjet Ministrisë së jashtme italiane dhe asaj gjermane e Bottai e këshillonte kolegun fashist Koliqi të fliste me Ciano-n, në mënyrë që ky t’i shkruante J. Ribbentropit. Edhe Prof. Eqrem Çabej, i cili ndodhej në Romë në korrik të vitit 1941, mbasi ishte emëruar si përfaqësues i palës shqiptare për hartimin e «Atlantit gjuhësor» për pjesën e arbëreshëve, interesohej në mënyrë aktive për fatin e Joklit. Me 18 tetor të vitit 1941 Prof. Tagliavini i shkruente Koliqit se konsulli Rrota dhe Jokli kanë ndeshur në vështirësi të papritura në marrjen e lejes së kalimit dhe se është nevoja që Mëkambësi Jacomoni t’i shkruante një letër urgjente ambasadorit italian Dino Alfieri në Berlin. Jacomoni e shkroi letrën dhe ia nisi menjiherë ambasadorit italian.

Megjithatë, si ministri Bottai ashtu edhe ambasadori Alfieri nuk e përmendin në ditaret dhe kujtimet e veta çështjen e Joklit. Përveç Gestapos, kishte edhe persona të tjerë që nuk donin që Jokli të gjente strehë në Shqipëri, një ndër këta ishte edhe Viktor Christian, dekani i fakultetit të filozofisë në Universitetin e Vjenës. Christian kishte frikë se duke fituar të drejtën të shkonte në Shqipëri, Jokli do të merrte me vete edhe bibliotekën e tij; ndërsa në rastin tjetër, biblioteka e sekuestruar prej nazistëve do t’i kalonte fondit të Universitetit. Në fakt, dekani i filozofisë Christian, që më vonë do të bëhej rektor i Universitetit, i shkruente SS-Hauptsturmführer-it Brunner se në qoftë se Jokli do të shkonte në Shqipni, biblioteka e tij s’do të mbetej në Vjenë, por në rast se autoritetet do ta internonin në Poloni, dekani i lutej oficerit SS, që biblioteka t’i jepej fakultetit të filozofisë.

Nga mbarimi i prillit të vitit 1942, dekani Christian ishte i informuar për internimin e Joklit dhe për faktin që biblioteka e tij – duke i kaluar Universitetit të Vjenës – do të vendosej së shpejti në mjediset e Institutit të Indogjermanistikës ose të atij Oriental. Menjiherë do të interesohej edhe drejtori i përgjithshëm i Bibliotekës Kombtare austriake, Paul Heigl, i cili kërkonte që librat e «çifutit Jokl» të bëheshin pronë e komunitetit të gjerë të studiuesve. Edhe ambasada italiane në Vjenë, në emër të së drejtës që kishte fituar Italia prej pushtimit të Shqipërisë, bënte hapat e saj për marrjen e kësaj biblioteke me përbërje albanologjike. Një ndër gjërat më me vlerë që humbën prej asaj biblioteke, ishte dorëshkrimi i Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe.

Arrestimi dhe vdekja

Fundi i jetës së tij është tragjik. Norbert Jokli u arrestua nga Gestapoja në 4 mars 1942 në banesën e tij Vjenë dy nëpunës të Gestapos e morën profesorin prej shtëpisë së tij në Neustiftgasse 76 dhe e ndryen së pari në Sperrgasse e mandej në kazermën Rossauer në Vjenë. Me një letër tjetër, e cila mban datën 1 prill 1942, Tagliavini i kumtonte Koliqit lajmin e arrestimit të Joklit dhe përpjekjet për të ndërhyrë nëpërmjet kryeministrit fashist Kruja. Shkruan Koliqi: “Unë nga Tirana i telefonova menjiherë Bottai-t në Romë e shkova mandej fíll tu Mustafa Kruja i cili në sý t’em mori telefonin e foli me Ciano-n tue e lutë nxehtësisht me bâ çmos për shpëtimin e Jokl-it. Ciano përgjegji se do të lutte Mussolinin me ndërhy pranë Hitlerit”.

Po ky vit shënohet si vit i vdekjes së albanologut. Si një shkencëtar i vërtetë dhe si njeri i dashuruar mbas librave, ai ndihej prej kohësh i dëshpëruar vetëm prej idesë se mund të ndahej përgjithmonë prej librave të tij të çmueshëm.

Madje, i kishte pohuar gjuhëtarit Carlo Tagliavini, se në rast se do t’i duhej të ndahej prej librave të vet, do të preferonte të vriste veten. Si datë e vdekjes së N. Joklit konsiderohet 6 maji 1942, por përsa i përket rrethanave të vdekjes së tij jepen variante të ndryshme. Ministri fashist shqiptar Ernest Koliqi – i informuar prej konsullit Rrota – tregon se gjatë rrugës për në një kamp përqëndrimit në Riga, Jokli u hodh prej trenit kur po kalonte mbi një urë të lartë rreth 100 metër dhe mbyti veten.

Disa studjues austriakë pohojnë se Jokli vdiq nën tortura në kazermen Roßauer në Vjenë, ndërsa të tjerë pohojnë se vdiq në kampin e përqëndrimit të Maly Trostinec-it, nji lokalitetit rreth 12 km në juglindje të Minsk-ut, në Ruteninë e Bardhë. Ka gjasë që ky variant të jetë më i mundshmi. Kampi i Maly Trostinec-it ishte krijuar qysh në nëntor të vitit 1941 në territorin e ish kolkozit «Karl Marx». Duke qenë se në gjysmën e marsit të vitit 1942 partizanët kishin sulmuar kampin duke vrarë rojet, mbas këtij episodi kompania e rojeve ishte shtuar si numër, duke arritë shifrën 250 ushtarakë.

Zakonisht ekzekutimet në masë në ketë kamp bëheshin me anën e pushkatimit, i cili kryhej në pyllin e Bllagovshçinës. Simbas listave të transportit të Reichsbahn-it (hekurudhat e Reichut III), mbartja e parë e hebrenjve nga Vjena për në të ashtuquajturin «Reichskommissariat Ostland», u bë me datën 6 maj 1942. Nji gjë të tillë e konfirmon edhe një raport i detajuar i komisariatit të policisë vjeneze (95. Pol. Revier), i shkruar më datën 16 maj 1942.

Raporti përshkruan me hollësi «evakuimin» e 1000 hebrenjve nga Vjena, lista e të cilëve, sqaron me një ton të ftohtë burokratik funksionari i policisë, ishte radhitë prej kapitenit SS Brunner. Mbasi përshkruan me hollësi nisjen nga Vjena, itinerarin si dhe ndalesat e ndryshme, raporti vë në dukje faktin se më datën 9 maj – kur treni mbërriti në Kajdanowo, në afërsi të Minskut, kishin vdekë 3 burra dhe 5 gra prej hebrenjve të internar. Emnat e tyne nuk shenjohen, por ka shumë mundësi që njëri prej tyre të ketë qenë albanologu Norbert Jokl[1]. Me 29 prill 1982 Senati i Universitetit te Vjenës vendosi të rradhisë emrin e Norbert Joklit në tabelën e nderit të universitetit.

Rruga “Norbert Jokl” Tiranë

Mbas një pune të zellshme dhe të pandërprerë i shkoi për dore të botojë veprën më titull “Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung” (Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes). Në këto studime i kushton një rëndësi të posaçme leksikut të trashëguar të shqipes: në 101 faqe trajton fjalët burimore shqipe, ndërsa 13 faqe ua kushton huazimeve të saj. Këtu dëshmon për burimësinë e një numri të madh fjalësh, që G. Meyer i merr për huazime të shqipes.

Kjo vepër merret si arritja më e rëndësishme në fushë të shqipes pas fjalorit etimologjik të Meyerit. Etimologjia zë vendin e parë në gjurmimet e tij në fushë të leksikut të shqipes, kjo qe lëmia ku edhe kontribuoi më shumë, por një rëndësi të tillë i kushtoi edhe morfologjisë dhe fjalëformimit, kurse në fushë të fonetikës për periudhën parahistorike ai hapi shtigje të reja në punë të apofonisë dhe në konsonantizëm.

Përgatiti: Albert Vataj. / KultPlus.com