Mundësia e fundit: Regjistrimet në Shkollën Finlandeze mbyllen edhe pak ditë

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fillimin e vitit të ri akademik në Shkollën Finlandeze dhe kanë mbetur vetëm pak vende për t’u regjistruar në klasat tona.

Regjistrohu tani për t’iu bashkuar shkollës tonë anëtare të CIS (Council of International School) të njohur globalisht dhe të akredituar nga Cambridge Assessment International Education.

Regjistrohu për më shumë informata: https://shorturl.at/mJL67

Sistemi arsimor numër 1 në botë

Zbuloni sekretin e sistemit arsimor të rangut të lartë të Finlandës

Mësimi i personalizuar në arsimin fillor

Edukimi që plotëson nevojat individuale të çdo nxënësi përmes mësimit të personalizuar.

Sistemi arsimor finlandez përfshin të mësuarit e personalizuar për të përmbushur nevojat individuale të nxënësve. Mësimdhënësit vlerësojnë format e ndryshme të të mësuarit, interesat dhe aftësitë e nxënësve për të përshtatur mësimin në përputhje me rrethanat. Kjo qasje promovon angazhimin e nxënësve dhe suksesin akademik.

Kreativiteti dhe të menduarit kritik në klasat 7-9

Sistemi arsimor finlandez inkurajon kreativitetin, të menduarit kritik dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve në vend të të mësuarit përmendësh, duke u mundësuar nxënësve të zhvillojnë një kuptim më të thellë të koncepteve.

Universitetet prestigjioze janë një hap larg me programin tonë të shkollës së mesme

Ëndërroni të studioni jashtë vendit? Filloni rrugëtimin tuaj pikërisht këtu me programin tonë Cambridge AS/A Levels. Arrini majat akademike dhe mundësi të studimeve në mbarë botën!

*Vende të limituara, regjistrohu tani!https://shorturl.at/mJL67

Shkolla Finlandeze e Kosovës është institucion arsimor në Kosovë e cila ndjek standardet ndërkombëtare të arsimit, të frymëzuara nga sistemi arsimor më i mirë në botë, ai finlandez. E vetmja shkollë anëtare e CIS (Këshilli i Shkollave Ndërkombëtare) dhe e vetmja Shkollë Cambridge e akredituar, Shkolla Finlandeze veçohet si model i arsimit të gjithëmbarshëm.

Për më shumë informata rreth Shkollës Finlandeze dhe qasjes së saj në edukimin me standard ndërkombëtare me qasjen unike të sistemit finlandez të arsimit, vizitoni shkollën apo kontaktoni në [email protected] ose +383 45 235 650.

Kush ishte babai i Nënë Terezës dhe si e helmuan serbet

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, u përfol nga shumë media perëndimore se ajo ishte shqiptare nga Kosova. Por, ky lloj raportimi nuk vlen për mediat serbe dhe maqedonase.

Në të vërtetë janë sllavët e Maqedonisë ata që duan ta përvetësojnë bijën shqiptare, e kjo i konvenon edhe propagandës serbe që nuk do që bota ta njohë për shqiptare njërën prej humanisteve më të mëdha të historisë së njerëzimit.

Krerët e Maqedonisë thanë se shteti i tyre u bë me shenjtore, duke u bërë se gjasme nuk e dinë se Shkupi, që është kryeqytet i sotëm i Maqedonisë, në kohën kur ka lindur Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza (26 gusht 1910), ishte pjesë e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, edhe prindërit e saj vinin nga dy qytete të tjera të Kosovës: babai Nikollë nga Prizreni, ndërsa nëna Dranafile nga Gjakova. Pala maqedonase, që mundohet të përvetësojë histori të huaja, duke mos mundur ta mohojë tërësisht lidhjen e saj me shqiptarët, ka tentuar t’ia ngatërrojë origjinën e prindërve, duke e bërë gjysmë-shqiptare.

Çdo gjë nisi nga një shkrim i Aurel Plasarit, më 2003, që thotë se Nikollë Bojaxhiu, babai i saj, një burrë i suksesshëm e i pasur, ka qenë arumun, pasi ka gjetur një dokument që thotë se ai ka qenë përfaqësues i këtij komuniteti në Shkup.

Por, kjo deklaratë që ngatërroi shumë opinionin publik, bie poshtë nga studiuesi nga Kosova, Albert Ramaj, i cili bazuar në dëshminë e Lalush Lalevskit, përfaqësues i arumunëve ishte një me mbiemër Boiagjiev.

Sidoqoftë, Nënë Tereza personalisht ka pohuar: “Me gjak jam shqiptare”!

Dhe, është pikërisht kjo fjali që bëri sërish bujë kudo në botë.

Por ajo që nuk dihet me saktësi, është se Nikollë Bojaxhiu ishte një patriot shqiptar, i cili më 1912 ishte krah luftëtarëve që çliruan Shkupin. Madje, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ai kishte mbajtur një takim me shumë emra të mëdhenj të kombit, përfshirë Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën.

Kujtojmë se Nikollë Bojaxhiu vdiq i ri, në moshën 45-vjeçare (më 1919). Ai dyshohet se u helmua nga agjentët serbë. / Trungu / KultPlus.com

Maks Velo, artisti që la gjurmë të pashlyeshme në emanicipimin dhe zhvillimin e artit shqiptar

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë.

Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.

Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj.

Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Ai la një gjurmë të pashlyeshme në emanicipimin dhe zhvillimin e artit shqiptar. / KultPlus.com

Posta e Kosovës në mbështetje të gruas, zbukuro dërgesën tuaj me pamjen e bukur të këtyre pullave postare

Në vendin tonë, roli i gruas është dhe mbetet jetik në funksionimin e çdo segmenti të jetës shoqërore, prandaj Filatelia e Postës së Kosovës ndër vite ka lansuar emisione të pullave postare në mbështetjen dhe promovimin e të arriturave të grave në histori.

Kjo nismë ka filluar nga lansimi i pullës së parë “Melihate Qena” në vitin 2010 e deri tek lansimi i viteve të fundit “Dua Lipa” dhe Rita Ora”.

Posta e Kosovës bën thirrje që të zbukuroni dërgesat tuaja me pamjen e bukur të këtyre pullave postare. / KultPlus.com

156 vjet pa Charles Baudelaire, një nga figurat më të shquara të letërsisë botërore

Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë dhe nderojmë një nga figurat më të shquara të letërsisë botërore, Charles Baudelaire. Sot, përshëndesim 156-vjetorin e vdekjes së tij, duke i bërë homazhe trashëgimisë së tij të jashtëzakonshme letrare, që ka ndikuar thellësisht në krijimtarinë letrare moderne.

Charles Baudelaire (Sharle Bodler) lindi më 9 prill të vitit 1821 në Paris dhe vdiq më 31 gusht të vitit 1867, ishte veprimtar i shquar dhe ndër figurat kryesore të periudhës të romantizmit të vonë.

Pas vdekjes të së shoqit, nënë e tij u martua me një kolonel i cili duke qenë shumë i ashpër nxiti e provokoi urrejtjen e të birit. Marrëdhëniet me të ëmën nuk i kishte fort të mira dhe ky faktor shkaktoi te ai krizën ekzistenciale që e shoqëroi për tërë jetën.

Në 1833 njerku e regjistroi në “Kolezh Ruajal”. Sjellja e tij nuk ishte nga më të mirat kështu që njerku i zemëruar e detyroi të shkonte në Indi. Ky udhëtim ndikoi për mirë te Sharli, ku u njoh me kultura dhe njerëz të ndryshëm. Që këtu lindi dhe dashuria e tij për ekzotismin, që duket më së miri në kryeveprën e tij “Lulet e se Keqes”. Sidoqoftë 10 muaj më pas u kthye në Paris dhe duke qenë se ishte në moshë madhore mori pjesën që i takonte nga pasuria e të atit.

Në 1842, njohu poetet Gerard de Nerval, dhe Gautier; me këtë të fundit u afrua shumë pasi për më tepër shikonte tek ai një udhëheqës artistik dhe moral. Gjatë kësaj kohe njohu Jeanne Duval, me të cilen pati një marrëdhënie shumë pasionale. Ndryshe nga zakonisht, lidhja e tyre vazhdoi për një kohë të gjatë. Charles gjente frymëzim te Jeanne e cila i qëndroi pranë deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Ndërkohë jeta që Bodleri bënte në Paris nuk ishte kushedi se çfarë. Kur e ëma zbuloi se ai kishte harxhuar gjysmën e trashëgimisë e hodhi në gjyq. Gjykata i caktoi një administrator të cilit Bodleri duhet ti kërkonte para për çdo gjë që i nevojitej.

Në 1845 publikoi krijimet e tij të para, ndërsa për të fituar disa para më shumë filloi punë nëpër disa revista si: “L’Art romantique” e “Kuriosite estetik”.

Në 1848 mori pjesë në lëvizjet revolucionare në Paris, ndërsa në 1857, publikoi në shtëpinë botuese Pule-Malassiz kryeveprën e tij “Lulet e se keqes”, që përmban rreth 100 poezi. Libri gjykohet për immoralitet, ndërsa botuesi, detyrohet të censurojë disa prej poezive.

Bodleri ra në depresion të thellë. Në 1861 u përpoq të vetëvritej. Në 1864, pasi nuk u pranua nga Akademia Fronsez, u largua nga Parisi për te shkuar në Bruksel, por edhe qëndrimi në kryeqytetin belg nuk i ndryshoi mendimet e tij për borgjezinë.

I sëmurë, kërkonte qetësinë te hashashi, opiumi dhe alkooli. Pas një paralize që e bllokoi në shtrat për disa vite ai vdiq në moshën 46 vjeçare. Eshtrat e tij prehen në varrezat Montparnasse, së bashku me ato të mamasë dhe njerkut. Në 1949 Gjykata Kasacionit e Francës vendosi që vepra dhe jeta e tij të kishin vendin e merituar në piedestalin e kulturës frënge. / KultPlus.com

Elementet historike të Muzeut të Muzikës që u dogj në Gjakovë, kanë shpëtuar

Në orët e para të mbrëmjes së djeshme, Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe njësitet e zjarrfikëseve të cilët janë në përpjekje për lokalizimin e zjarrit.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës përmes një komunikate me shkrim e ka konfirmuar ngjarjen. Sipas tij njësitet policore janë akoma në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe njësitet e zjarfiksëve.

Elezaj konfirmoi se përveç dëmeve materiale fatmirësisht viktima në njerëz nuk ka.

Në vendin e ngjarjes po ashtu janë parë edhe zyrtarët komunalë në mesin e tyre edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i cili nuk deshi të prononcohej.

Ndërkaq përmes një reagimi në Facebook zyrtarët për informim pranë komunës së Gjakovës thanë se ajo çka ka ndodhur sonte në objektin e Tabhanes, është një lajm i keq për Gjakovën.”Ndërsa e mira e gjithë kësaj është se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzikës që do të thotë se të gjitha elementet që kanë vlera artistike e historike kanë shpëtuar. Si komunë presim hetimin e policisë për të kuptuar shkakun e zjarrit, thuhet në reagimin përmes Facebookut  të zyrtarëve për informim të  Komunës së Gjakovës. / KultPlus.com

“Porta e Pashait”, monument kulture i ndërtuar në kohën e Ahmet Kurt Pashës

“Porta e Pashait” është një monument që gjendet në qytetin e Beratit dhe gëzon statusin juridik monument kulture i kategorisë së pare.

Porta është një ndërtim me harqe dhe qemerë prej guri. Në këtë ndërtim bie në sy gdhendja e zbukurimores, e cila është e punuar me një nivel të lartë artistik, veçanërisht në bordurën, që rrethon siluetin e hyrjes për në portë.

Sipas studiueses dhe specialistes së artit Fatbardha Shkupi, ndërtimi i kësaj porte është vepër e gjyshit të usta Naum Ngjelës, nga Lavdari i Oparit të Korçës.

Porta është ndërtuar në kohën e Ahmet Kurt Pashës, në gjysmën e dytë të shek. XVIII.

Ahmet Kurt Pasha e qeverisi Beratin për gati 23 vjet (1764-1787). Gjatë sundimit të tij Ahmet Kurt Pasha, i cili veç të tjerash njihet edhe si ndërtuesi i Urës së famshme të Goricës (1780) ndërtoi edhe një kompleks sarajesh shumë të bukura me gurë të skalitur, brenda të cilit ndodhet edhe porta që për rreth 2 shekuj mban për emër titullin “Porta e Pashait”. / atsh / KultPlus.com

“Sifted”: Shqipëria, perla e fshehur e Evropës për nomadët digjitalë

Shqipëria, perla e fshehur e rajonit të Ballkanit, po shndërrrohet me shpejtësi në një pikë të nxehtë evropiane për punonjesit në distancë.

Shqipëria, e quajtur së fundmi “Karaibet e Evropës”, është destinacioni i ri i nxehtë i udhëtimeve, të cilën nomadët digjitalë nuk duan ta humbasin, shkruan në një artikull Miriam Partington të botuar në “Sifted”, e mbështetur nga “The Financial Times”.

Një grup i vogël por në rritje punonjësish të largët, po vërshojnë drejt kësaj perle të fshehur të rajonit të Ballkanit që ofron diellin, detin dhe çmimet konkurruese, për të mos përmendur ushqimin e mirë, pamjet piktoreske dhe vendasit miqësorë.

“Në qershor, numri i pasagjerëve të linjave ajrore në Shqipëri u dyfishua në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, sipas ACI Europe, një shoqatë e operatorëve të aeroporteve.

Por, vendi është ende pas pikave më të nxehta nomade si ishulli portugez i Madeiras, dhe vendasit thonë se qeveria duhet të fokusohet në përmirësimin e infrastrukturës, të rrugëve transportit dhe akomodimeve, të gjendura nën fluksin e papritur të turistëve dhe nomadëve.

“Shqipëria është në rritje të vazhdueshme në popullaritet si një destinacion nomad gjatë dy viteve të fundit”, tha Emi Milo.

Ajo drejton “Innospace” në Bllok, një lagje trendi në Tiranë e cila në dekadat e mëparshme ishte e mbushur me vila në pronësi të anëtarëve të partisë komuniste.

“Njerëzit vijnë në Shqipëri sepse, edhe në këtë vend të vogël, ke male, plazhe, një qytet të madh me bare dhe restorante”, tha ajo.

“Nga Tirana, ju mund të zbrisni lehtësisht në Sarandë ose Himarë për të shijuar diellin dhe detin, ose në veri për ecje. Festat vazhdojnë deri në orët e vona të natës në shumicën e vendeve, duke qenë se muzika në bare mbyllet në mesnatë”, shtoi ajo.

Samantha Scott, e cila ka qenë një nomade digjitale për gjashtë vjet dhe drejton një blog të quajtur “All Things Remote”, kaloi një muaj në Tiranë, në maj të këtij viti, dhe ka planifikuar të kthehet sërish në Shqipëri në 2024.

“Është i përballueshëm dhe një vend i këndshëm”, tha Scott, e cila i pëlqente të shikonte lindjen e diellit dhe perëndimin e tij mbi liqen, dhe kafeja e lirë.

“Mendoj se trendi i Shqipërisë po rritet, veçanërisht për nomadët që duan plazhe, por edhe për turistët e përditshëm’, theksoi ajo.

Viza e vetëpunësuar e Shqipërisë, e cila u lançua në nëntor 2022, po i bën gjërat më të lehta për punonjësit në distancë për të lëvizur në vend, megjithëse nuk ka ende statistika zyrtare të qeverisë se sa njerëz kanë aplikuar për të.

Viza u jep të drejtën punonjësve të largët të qëndrojnë në Shqipëri deri në një vit pa paguar taksa dhe mund të aplikohen falas në internet, “një bekim”, duke qenë se shumë viza nomade digjitale kanë tarifa aplikimi.

“Qeveria e Shqipërisë, megjithatë, është ende “duke kuptuar” se si të sjellë nomadët dhe t’i bindë ata të qëndrojnë mjaftueshëm për të ndërtuar kompani ose për të investuar në pasuri të paluajtshme”, tha Erkan Munishi, themeluesi i “Digital Nomad Association USA”.

“Ishte një proces i vështirë pasi ne nuk donim vetëm të sillnim turistë, por njerëz që do të qëndronin atje për 12 muaj dhe do t’i shtonin një vlerë komunitetit”, tha Munishi.

“Masa e suksesit të tyre ose KPI, deri tani ka qenë numri i njerëzve që zbarkojnë në Tiranë me fluturime ndërkombëtare’, theksoi ai. /atsh / KultPlus.com

Ellie Goulding goditet me mjet piroteknik në fytyrë

Këngëtarja Ellie Goulding ka përjetuar një shqetësim në një koncert që mund t’i kushtojë me shëndet, shkruan DailyMail.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet se si këngëtarja goditet nga një mjet piroteknik në fytyrë në një koncert.

Teksa këndonte “Miracle” në Festivalin Victorious në Portsmouth, një mjet piroteknik tronditi këngëtaren e cila kërceu dhe bërtiti.

Goulding nuk ka pësuar lëndime dhe ka vazhduar koncertin. Mirëpo, video e kësaj situate fatkeqe u përhap në rrjetet sociale dhe u bë virale.

Muajt ​​e fundit këngëtarë të shumtë kanë pësuar incidente në koncerte. Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u godit me celular në kokë, njësoj si reperi Drake. /KultPlus.com

Gratë shqiptare që kanë bërë histori

Ndër vite njerëzit janë frymëzuar nga figura të shumta të grave shqiptare të cilat kanë bërë histori. Guximi, fuqia, mençuria dhe vendosshmëria e tyre shpesh janë bërë inspirim për të tjerët.

Në sot po ju sjellim emrat e disa grave shqiptare që kanë bërë histori dhe vazhdojnë të kujtohen për të bëmat e tyre.

KUSHE MICJA ka hapur shkollën e parë femërore në Shkodër, në 1862.

SEVASTI QIRIAZI ka hapur shkollën në 1881 në Korçë.

PERSEFONI TRENI ishte drejtuesja e parë e një shkolle për vajza, në Pogradec në 1917.

URANI RAMBO hapi shkollën e parë femërore në Gjirokastër në 1920, dhe në 1923 bëri kërkesën në konferencat e grave që meshkuj e femra të shkolloheshin së bashku.

HAJRIJE KRAJA mësuesja e parë në një shkollë shtetërore, në Shkodër në 1920. Kanë thyer tabu dhe të gjitha vajzat që u regjistruan në shkollat e para të hapura nga zonjat e lartpërmendura.

POLIKSENI LUARASI nxënësja e parë e regjistruar në një shkollë djemsh, në Korçë në 7 mars 1887.

PARASHQEVI QIRIAZI ka organizuar shoqatën e parë të gruas, në Korçë në vitin 1909, e së bashku me Sevastinë, kanë botuar të parën revistë për gratë, “Ylli i Mëngjesit” në Boston në 15 janar 1917. Këto motra të famshme hapën dhe të parën shkollë të mesme për femra në Kamëz, Institutin Kiriaz, në vitin 1922.

IKBAL ÇIKA femra e parë gazetare shqiptare dhe e para pronare femër (botuese) e revistës ekonomike-letrare “Java” në 1937.

ELENI QIRICI, femra e parë shqiptare qe aktroi në Holivud,

Natyrisht që kanë thyer tabu të gjitha gratë e vajzat që guxuan të shkruanin e të botonin në shtypin e kohës, si Motrat Qiriazi, Kaliopi Plasari, Afërdita Erbapi, Emine Toptani, Shaqe Çoba, Urani Rumbo, Ikbal Çika, Marigo e Fereniqi Pozio, Musine Kokalari, Selfixhe Broja, Xhemalije Gjylbegu, Luçije Serreqi, Ollga Pëllumbi etj.

(Nga Fjalori Enciklopedik i Gruas Shqiptare” dr. Zenepe Dibra) / Albumi Akordet / KultPlus.com

“Guri i rëndë peshon në vend të vet”

Në korrik 2023 u botua në Prishtinë monografia “Guri i rëndë peshon në vend të vet”, i autorit prof. Mr. Nuhi Gashi, është vëllimi i dyti i veprës që mban titullin “Seria shkollë dhe etnicitet’”(2), është përmbledhur veprimtaria studimore e Shkollës Shqipe në Engelholm të Suedisë në 222 faqe. Nisma e veprave të tilla është një kontribut me rëndësi për historikun e zhvillimit të mendimit pedagogjik shqiptar.

Tematika, që pasqyrohet në këtë botim është e gjerë dhe e pasur, ka një vlerë të madhe, sepse hedh dritë mbi traditën e arsimit shqip jashtë trojeve shqiptare, është nderimi i tij për mësuesit dhe mësueset e Shkollës Shqipe, ku pasqyrohet angazhimi i tyre i shumanshëm për edukimin e brezit më të ri të mërgimtarëve shqiptarë me dashuri për gjuhën amtare e për atdheun prindëror, për vlerat kulturore të popullit shqiptar, për rolin e shqiptarëve në historinë e atdheut të dytë, të gjitha këto me qëllim që ky brez të mos humbë identitetin e vet kombëtar, të mos mbetet pa rrënjë kulturore e shpirtërore, si i huaj në dhe të huaj.

Duke e lexuar këtë libër dhe shkruaj këto radhë, mund të them se vëllimi i pranishëm është me interes nga përmbajtja për një rreth të gjerë lexuesish jo vetëm të fushës së arsimit, por edhe të interesuar për çështje të tjera të kulturës kombëtare, të jetës intelektuale dhe të shqetësimeve për rrjedhat e zhvillimeve historike  të diasporës tonë të re.

Me objektivitet shkencor, në përmbajtjen e kësaj monografie, është konceptimi i autorit që zhvillimin e arsimit shqip ndonëse në një hapësirë të caktuar e pasqyron si pjesë e një të tëre, që përfshihet në historinë e një kombi, kombit shqiptar.

Lënda e këtij vëllimi paraqitet e ndarë sipas gjinisë së shkrimeve në gjashtë krerë: parathënie e recensione, hyrje studimore, ese, mirënjohje dhe shkrime të tjera.

Libri ”Guri i rëndë peshon në vend të vet” i kushtohet historisë së Shkollës Shqipe në Engelholm të Suedisë, ku mësimi i gjuhës shqipe ka filluar që në vitet ’90-a deri në shtrirjen e madhe në sistemin arsimor suedez nga viti ’95  dhe rrugëtimi i saj vazhdon me sukses; dëshmohet se ka një përfshirje të lartë të nxënësve, pothuajse 99 për qind të fëmijëve janë aktivë në mësimin shqip, një shkollë dhe komunitet shembull.

Në historinë e kësaj shkolle zë një vend të nderuar mësuesi i dalluar Xhevat Isufi, por krahas tij, radhiten edhe mësuesja e parë e kësaj shkolle, Hamide Murati-Vllasa, Beqë Shala, Adem dhe Nesrije Rukiqi, Qerim Kryeziu, Florinda Kumnova-Fejza dhe Zonjë Skenderaj që punuan pa u ndalur para vështirësive e mungesave të ndryshme.

Në këtë studim tërhiqet vëmendja se në Suedi mësimi plotësues i gjuhës shqipe është i integruar brenda sistemit shkollor suedez, financohet nga  shteti suedez dhe mësimi shqip mbahet në kushte tepër cilësore.

Në kreun e tretë në vijim: Po ashtu me interes autori vlerëson rëndësinë e zhvillimit të ekskursioneve në atdhe që ka organizuar kjo shkollë. Pjesëmarrjen aktive të nxënësve për ta njohur vendlindjen e prindërve që u japin atyre përshtypje të reja e të forta.

Në shkrimet e këtij vëllimi zbulohet hap pas hapi kultura e gjerë e autorit: njohës i thelluar i organizimit të shkollave shqipe dhe përfaqësuesve të saj, njohës i thelluar i zbatimit të shkollave shqipe në sistemin arsimor suedez; njohës i thelluar i qytetërimit shqiptar në diasporën e re shqiptare, i kulturës kombëtare dhe i përfaqësuesve të shquar të saj; vlerësues objektiv dhe admirues i veprimtarisë atdhetare e arsimore – kulturore të një vargu mësimdhënës/se fisnikë/e që punuan me përkushtim për të ndriçuar mendjet e për të fisnikëruar emrin e shqiptarisë.

Leximi i këtyre para parathënieve dhe recensioneve ka jo vetëm një vlerë njohëse për historinë e shkencës e të kulturës sonë, por është një shkollë e vërtetë që të mëson si duhen hartuar monografi të tilla.

Jam e bindur se shkrimet e këtij vëllimi përmbajnë aq shumë informacion shkencor si dëshmi e zhvillimit të mendimit pedagogjik shqiptar, saqë e bëjnë këtë libër një dhuratë të mirëpritur që na sjell me modestinë dhe dijen e thellë të këtij autori.

Në këtë kuptim, dalja në dritë e monografisë ”Guri i rëndë peshon në vend të vet” të prof. Nuhi Gashit do të zërë një vend të merituar e të qëndrueshëm në bibliotekën e pasur të shkollës shqiptare.

Nga Nexhmije Mehmetaj. / KultPlus.com

Kumbaro: Dua Lipa promovon Shqipërinë turistike për Vogue France

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në një intervistë për Vogue France tregon destinacionet e saj të preferuara të pushimeve, vendin e parë të të cilave e zë Shqiparia.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot shkrimin e Vogue, ku përmes Dua Lipës promovohet edhe turizmi në Shqipëri.

“Dua që na bën krenarë dhe na promovon më së miri. Në Vogue France destinacioni i saj numër 1 për pushimet është Shqipëria”, shkruan Kumbaro.

“Nga trashëgimia shqiptare, Dua Lipa pëlqen të shfrytëzojë sa më shumë verën në shtëpi. Një destinacion që thjesht pret të zbulohet, Shqipëria është e mbushur me plazhe sublime, shkëmbinj shkëmborë dhe fshatra tradicionalë, të gjitha këto mbeten relativisht të paprekura nga turizmi masiv”, shkruan Vogue. /atsh / KultPlus.com

“Ditët e Nënë Terezës”, ky është programi i plotë i cili zgjatë deri më 5 shtator

Në përvjetorin e ditëlindjes së Shën Nënë Terezës pritet të mbahen një sërë aktivitetesh.

Programi i cili ka nisur sot, do të zgjasë deri më 5 shtator, në ditëfestën liturgjike të saj.

Ju prezantojmë programin e “Ditëve të Nënë Terezës 2023”, të cilat mbahen kryesisht në Prishtinë, pranë Katedrales Shën Nënë Tereza dhe në institucione tjera në kryeqytet:

E MËRKURË, më 30 gusht 2023 në orën 19.00, do të mbahet Ora letrare në Bibliotekën “Ernest Koliqi” që gjendet në Qendrën “Bogdanipolis”, Prishtinë.

 E PREMTE, më 1 shtator 2023, në orën 10.45, Caritas Kosova do të mbajë Konferencë për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë, në Qendrën “Bogdanipolis”, Prishtinë.

E PREMTE, 1 shtator 2023, në orën 20.00, do të bëhet shfaqja e filmit të Nënë Terezës me projektor në muralin para Katedrales në Prishtinë.

 E SHTUNË, më 2 shtator 2023, në orën 12.00, të rinjtë vullnetarë të famullisë së Prishtinës shtrojnë drekën për të varfrit pranë kishës “Shën Ndou” në Ulpianë – Prishtinë.

 E HËNË, më 4 shtator 2023, në orën 15.00, do të mbahet Ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, me titull “Kujtesa e Kosovës: Ndërtimi i Solidaritetit, Rezistencës dhe Shpresës në Kosovë në vitet 90-ta”.

 E HËNË, më 4 shtator 2023, në orën 19.00, do të shfaqet Koreodrama për Nënë Terezën (nga Ansambli Kombëtar “Bajram Curri”, në Qendrën “Bogdanipolis”, Prishtinë.

 E HËNË, më 4 shtator 2023 në orën 20.30, do të jetë Premiera e filmit dokumentar “Shenjtërit e Ulpianës, Shën Flori dhe Lauri”, i realizuar nga regjisori Luan Kryeziu, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, “

 E MARTË, më 5 shtator 2023 në orën 11.00, kremtohet Mesha solemne e ditës së festës së Shën Nënë Terezës në Katedrale në Prishtinë. / KultPlus.com

Reagon entomuzikologu për djegien e Muzeut të Muzikës: Barbarët e thyen, e vodhen dhe ma dogjën krijesën

Behar Arllati, entomuzikolog, ka reaguar ashpër për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë.

Sipas tij, barbarët  “e thyen, e vodhen e plaçkiten gjithe çka kishte brenda, e tjetersuan si objekt, ia hoqen shkallet qe te mos kishte mundesi te ngjitej lart njeri dhe me ne fund, e dogjen barbaret”.

Ai ka thënë se ky veprim e dëshmon që  jemi “larg civilizimit europian”.

Ai deklaron se as në qeverisjen e Mimoza Kusarit e as të Ardian Gjinit nuk janë ndarë paga për mbikëqyrjen e muzeut.

Arllati është shprehur që se barbarët ia dogjën krijesen “qe me aq mund e krijova nen mbeshtetjen e Prof. Meriton Ferizi sa ishte drejtor komunal per kulture”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. / KultPlus.com

Postimi i tij i plotë:

Ekspozitë e “Arkivave” për Mehdi Frashërin

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpunim me Bashkinë Përmet paraqitën një ekspozitë dokumentare dhe fotografike kushtuar jetës dhe veprës së Mehdi Frashërit.

Ekspozita u paraqit në sheshin e qytetit, ku publiku pati mundësinë të mësonte mbi funksionet e ushtruara prej Frashërit dhe angazhimin e tij.

Ekspozita që rikthen burrështetasin, shkrimtarin e mendimtarin Mehdi Frashërin në qytetin e tij të lindjes, titullohet “Mehdi Frashëri, Sovrani Relativ”.

Në ekspozitën e përgatitur me ateriale të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), qenë të përzgjedhura ndër të tjera materialet e mëposhtme:

∙Njoftim në formë telegrami dërguar Valiut të Manastirit mbi emërimin e Mehdi bej Frashërit si kajmekan i Ohrit;

∙Foto e Mehdi beut më 8 korrik 1912;

∙Mehdi Frashëri miratohet si anëtar i qeverisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ;

∙Vendim që lejonte Mehdi Frashërin të përfaqësonte shtetin shqiptar në takimet e zhvilluara në Firence për çështjen e caktimit të kufijve ;

∙Idenë e zhvillimit të tregtisë së duhanit, Mehdi Frashëri e mbron edhe gjatë bisedimeve parlamentare;

∙Mehdi Frashëri zgjidhet kryetar i Komisionit Kombëtar të Turizmit;

∙Ministri i Punëve Botore dhe i Bujqësisë Frashëri kërkon që të mblidhet nga prefekturat taksa e rrugëve, me qëllim nisjen e ndërtimeve të rrugëve lidhëse midis qyteteve ;

∙Pas një krize parlamentare, në tetor 1935 Mbreti jep besimin për një qeveri të re me Mehdi Frashërin kryeministër;

∙Mehdi Frashëri betohet në tetor 1943 si anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës;

∙Fjalimi i mbajtur më 28.11.1943 në Radio Tirana etj.

Kjo ekspozitë është përgatitur dhe prezantuar për herë të parë në Maj të këtij viti, me rastin e 60-vjetorit të ndarjes nga jeta të shtetarit Frashëri. / atsh / KultPlus.com

Taylor Swift thyen sërish rekond, bëhet gruaja e parë që tejkalon 100 milionë dëgjues në muaj në Spotify

Taylor Swift është dëshmuar se është një nga artistet më të suksesshme të viteve të fundit, duke fituar qindra fansa çdo ditë.

Këngëtarja e njohur ka një publik fanatik, ndërkohë që tashmë është vendosur në skenën muzikore, me performancat e saj që mbushin stadiumet.

Sipas llogarisë zyrtare në Twitter të Spotify, Taylor Swift është bërë këngëtarja e parë femër që ka arritur 100 milionë dëgjues në muaj.

Regjistri i saj është pas Weeknd, i cili më parë bëri histori si artisti i parë që arriti 100 milionë dëgjues mujor në Spotify.

“Sjellja e një mbretëreshe. Më 29 gusht, Taylor Swift u bë artistja e parë femër në historinë e Spotify që arriti 100 milionë dëgjues mujor”, thuhet në postimin e Spotify në Twitter. / KultPlus.com

CBS e nderon prezantuesin legjendar, Bob Barker, me shfaqje speciale

CBS po i jep edhe një nderim tjetër legjendës televizive, Bob Barker, duke i dedikuar një shfaqje të fundit speciale me homazhe, në orarin ‘prime time’ të së enjtes mbrëma.

Ylli televiziv, Barker, vdiq në moshën 99 vjeçare të shtunën në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, transmeton klankosova.tv.

Ndërsa Barker komandoi skenën e shfaqjes nga viti 1972 deri në 2007 dhe homazhi i tij do të drejtohet nga Drew Carey, zëvendësuesi i tij dhe ende drejtuesi i shfaqjes tani.

Shfaqja me pikat kryesore nga karriera 50-vjeçare televizive e Barker do të shfaqë klipe nga ditët e tij të para dhe të fundit në “Çmimi është i duhuri”.

Ndërkaq Margot Wain, nënkryetare e televizionit gjatë ditës në CBS tha se  do të ilustrojë aftësinë e Barker për të përfituar sa më shumë nga çdo moment.

“Bob ishte i vetëm në llojin e tij, ai do të mbahet mend si një mikpritës i jashtëzakonshëm, një aktivist i përkushtuar për kafshët dhe, siç do të thoshte ai, “një mik besnik dhe i vërtetë”, tha Wain. / KultPlus.com

Zhduket poeti pas Festivalit Shambala, bëhet apel për informacion

Policia po bën apel për informacion pasi një poet, fitues i çmimeve u zhduk gjatë një festivali muzikor rural.

Gboyega Odubanjo u pa për herë të fundit në Festivalin Shambala në Northamptonshire, rreth orës 04:00 të shtunën.

27-vjeçari, nga Bromley në jug të Londrës, duhej të performonte në ngjarjen në Kelmarsh të dielën, por nuk u paraqit në setin e tij, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Policia e Northants tha se Odubanjo është 168 cm i gjatë, me kaçurrela të shkurtra, të zi dhe mjekër të plotë.

Pamfleti i Odubanjo, “Poezitë e hallës së xhaxhait”, ishte fitues i çmimit Poetry Business New Poets në 2020.

Ai ishte gjithashtu marrës i një çmimi Eric Gregory nga Shoqëria e Autorëve dhe një çmimi i pamfletit Michael Marks.

Shambala, e cila zhvillohet në Kelmarsh Hall në perëndim të Kettering, pret shfaqje me poezi, si dhe ato nga muzikantë, humoristë dhe folës. / KultPlus.com

Hapet gara për kandidaturën e Shqipërisë për çmimet Oscar

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, fton shtëpitë filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë, si kandidatura shqiptare, në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 96-të të Çmimeve Oscar.

Kriteret kryesore për pjesëmarrje në këtë kategori:

Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë.

1. Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta.
2. Filmi duhet do të ketë bërë premierën në Shqipëri  jo më herët se 1 dhjetor 2022 dhe jo më vonë se 31 tetor 2023.
3. Filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema, në Shqipëri, brenda datave të mësipërme, për të paktën 7 ditë rresht.
4. Filmi duhet të përmbajë të paktën 50% dialog në gjuhën shqipe.
5. Filmi duhet të jetë bërë me të paktën 50%, aktorë dhe staf shqiptar.

 Afati për materialet që dërgohen nga producenti i filmit të përzgjedhur në zyrat e A.M.P.A.S.® është ora 17:00, e hënë, 2 tetor, 2023.

Për detaje të tjera: https://nationalfilmcenter.gov.al/index.php/2023/08/30/hapet-thirrja-per-kandidaturen-shqiptare-ne-kategorine-international-feature-film-per-edicionin-e-96-te-te-cmimeve-oscar/?fbclid=IwAR225neZXSSGmDxbz70KEkx6seVCJv5TkwJe1lu3_UxMk4SZ7rIhvNuxFLw&mibextid=Zxz2cZ / KultPlus.com

Ëndrra e perandorit

Tregim nga Ndue Ukaj

Të gjithë frikësohen nga ëndrrat dhe për këtë u binda kur dëgjova për një perandor të madh, që s’i përkiste as kohëve shumë të largëta dhe as shumë të reja, të cilit një ëndërr ia kishte copëtuar zemrën aq shumë, sa që e kishte çuar drejt vdekjes. Krejt kjo kishte ndodhur në një prill të ftohtë që s’mbahej mend nga njeri i gjallë, dhe në një ditë, kur perandori kishte mbetur i vetëm në shtëpi. 

Njerëzit – as atëherë dhe as sot – s’mund të besonin se perandori, njeri shumë i fuqishëm, përpara të cilit përulen i madh dhe i vogël, mund të mbetej qyqe vetëm në pallatin perandorak, por ja që një gjë e tillë kishte ndodhur dhe ajo natë për të u shndërrua në natë tmerri. 

Atëbotë, në gjithë vendin bëheshin aktivitete për të shënuar njëzetvjetorin e pushtetit të tij fuqiplotë, lavdia e të cilit, thuhej me zë të lartë, ishte përjetësuar kudo. Dhe nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes, flitej për lavdi e heronj, kurse vëmendja e madhe ishte përqendruar te çasti final i vitit jubilar, që në festën e madhe, në sheshin e madh, të vendosej shtatorja e madhe e perandorit të madh.

Ishte pranverë dhe ditët ishin shumtë të ftohta, por për këtë s’fliste askush. Në të kundërtën, njerëzit ishin të shqetësuar dhe flisnin vetëm për lavdi, pas së cilës ngarendnin turma pafund. Meqë ishte vit jubilar, perandori qe bërë më dorëlirë, ndaj mirënjohjet dhe dekoratat i shpërndante me lehtësi. E, të paktë ishin ata që donin të mbetshin pa një të tillë dhe kushdo s’ngarende pas lavdisë, s’shihej mirë në sytë e të tjerëve. Madje, kjo kishte bërë që dikush atë pranverë ta pagëzonte si  stina e dekoratave, por kishte edhe të tillë, të paktë, që thoshin se kjo ishte stina e marrëzive. Me siguri – ato ditë ishte shumë vështirë të rezistoje kundrejt euforisë së lavdisë. Pakkush donte të rrinte mënjanë dhe të mos bëhej hisedar në ato që quheshin merita historike për vendin. Por, me siguri, aty këtu kishte edhe të tillë, që mezi prisnin të kryenin punët e tyre dhe të çliroheshin nga njëzet vjetët e kaluara. Të tillët, të përkorë, shkonin në shtëpi, mbyllnin dyert e dritaret dhe fluturonin në mbretërinë e gjumit, të vetmin vend ku sytë e tyre mund të ëndërronin ç’të donin.

Gjysmë pranvere e shkalafendur – tha i mërzitur me motin e mjegullt – zyrtari i dytë i lartë në pushtetin e perandorit, teksa shëtiste bashkë me të nëpër kopsht.

Vërtet, pranvera kishte ardhur, por njerëzit dhe toka s’ ishin ngrohur, kurse malet përreth ishin të mbuluara me borë dhe lulet çelnin me shumë zor nëpër acar e mbetje dimërore. 

Atë ditë qielli ishte i kthjellët, por dielli qe me thumba dhe kur u mbyt pas kodrave dhe vendin ia la errësirës, askush s’ u mërzit për të.

Ajo ditë kaloi plot zhurmë dhe në mbrëmje punët u ngatërruan, kështu që perandori mbeti krejt i vetëm në pallatin e madh, të cilin, natyrisht, e ruanin roje të porta e jashtme dhe dy të tjerë, të fuqishëm dhe të besueshëm, te hyrja e brendshme. Gruaja e perandorit dhe dy fëmijët kishin shkuar në një festë familjare, në një qytet të largët dhe atë natë s’do të ktheheshin në shtëpi. 

Kur drita po sosej si një qiri i thyer, perandori u përshëndet ftohtë me zyrtarët e pallatit dhe menjëherë përjetoi ndjenja të kundërta, që e tërhiqnin, siç tërheqin dy turma të egërsuara një litar të fortë, ndërkaq, kur i dha dorën zyrtarit të dytë të lartë, një ftohtësi vdekjeje ia përshkoi trupin tejpërtej. Me ato ndjenja të trishtuara, mbylli derën dhe zhurma e çelësit ia këputi te dyja këmbët.

Në atë ambient të shurdhër, të quajtur pallati perandorak, s’ dëgjohej zë, përveç të rrahurave të zemrës së perandorit të madh që kishte humbur qetësinë dhe mezi priste gjumin.

Kur u bë natë dhe terri mbuloi tokën, siç mbulon një batanije e zezë një kokë të lodhur, ai u kujdes të mbyllte çdo derë e dritare, dhe ngadalë u ngrit në katin e sipërm, ku zakonisht i pëlqente t’i kalonte orët e vona të natës.

Jashtë pallatit gjithçka ishte e zakonshme, por askush s’mund ta besonte se perandori atë natë kishte mbetur qyqe vetëm në shtëpi. Sepse, me të ishin të gjithë. Të tillët që e shanin, kur i mbyllin dyert dhe dritaret, por edhe adhuruesit që merrnin funksione dhe dekorata përditë nga dora e tij. Por ja që një natë e tillë ndodhi dhe tani i fuqishmi mund ta kuptonte sa e madhe ishte mbretëria e errësirës dhe ç’frikë mund të shkaktonte ajo – muret dhe vetmia- fenomene këto të cilat zakonisht soji i tij s’i përjetonte kurrë. Kështu, i turbulluar në shpirt dhe me mendime të sakatuara, ai duhej të duronte derisa të zbardhte dita e re.

Pas pak minutash u gjend në korridorin e madh të shtëpisë, ku mbretëronte qetësi e plotë, aq sa mund të dëgjohej frymëmarrja e rëndë dhe hapat e tij të ngadalshëm. Në atë hapësirë, shikoi rreth e rrotull me ndjesi të përziera; të mirat i faniteshin, kurse të këqijat çonin krye si dallgë në detin e trazuar. Rrinte i heshtur, shikonte përreth dhe pyeste veten: ç’mund të bëjë një perandor i  madh dhe i pushtetshëm, kur mbetej qyqe vetëm në shtëpi?

Kjo s’ishte pyetje, por një heshtë mizore.

Në atë turbullirë mendimesh të këqija, këqyri orën dhe pa se koha e gjumit ishte larg, dhe, duke mos ditur ç’të bënte derisa të trokiste ajo orë e mrekullueshme, lëvizte si i hutuari që kërkon diçka dhe s’e di as vetë çka. Dilte herë pas here në dritare dhe vështronte me shumë kujdes lëvizjet nëpër qytet, por një ndjenjë zbrazësie e gërryente, sidomos kur shihte si rralloheshin dritat dhe hijet e pakta merrnin trajtë fantazmash.  

Atë natë gjithçka dukej sikur shndërrohej, qetësia në stuhi, drita në terr, siguria në frikë. Kjo ishte natë e tillë, kur gjithçka dukej pak, përveç errësirës që ishte shumë dhe e rëndë plumb.

Ora lëvizte me ritmin e zakonshëm në mbretërinë e qetësisë së pallatit, në të cilën ai bënte çmos të mblidhte veten dhe të bënte diçka. Kështu, rreth orës njëzet, doli në dritare edhe donte të shihte hënën, por atë e kishin mbuluar re të zeza. Më pas, mori një libër me rrëfime të moçme, por s’ lexoi më shumë se tri faqe. Pastaj i bëri vetes një meze, me ullinj, pak djathë, mish të tharë dhe një gotë verë, por asgjë s’ hëngri e as gotën e verës s’e sosi. I dukej sikur terri kishte hyrë thellë në sytë e tij dhe varka e mendimeve të tij sulmohej nga dallgë të forta. 

Ishte e kotë të besohej se ai mund të çlirohej prej ankthit të asaj nate pa zbardhur dita e re, kështu që, në mendje i vinin pamje të gjithfarshme: fytyra njerëzish që i donte dhe i urrente, shtëpi të ndërtuara fort dhe të tilla që kishin mbetur shkretë.

Pastaj, mendja e çoi te jeta e njerëzve nëpër burgje ose tek ata që frikësoheshin nga përndjekja dhe trishtimi i grilave.

Dua ta përjetoj ç’domethënë të kalosh një natë, pa shpirt njeriu dhe i rrethuar me mure dhe errësirë – tha dhe mblodhi veten e u çua në këmbë. Me fytyrë të mërrolur, shkoi te dritarja, prej ku shihej një pjesë e madhe e qendrës së qytetit.

Jashtë, qielli s’ishte i kthjellët, ndaj edhe errësira ishte më e dendur dhe më e frikshme se në një natë tjetër, ta zëmë, kur qielli mund të ishte i kthjellët dhe me yje plot. E, pallati i  madh në këto kushte dukej sikur skëterrë e madhe.

Perandorit, koka i vlonte nga mendime të çrregullta, që hynin e dilnin si re të trazuara në qiell. Dhe i kredhur në një botë me ndjenja të kundërta, u gëzua kur pa se po afrohej ora e gjumit, një orar që e zbatonte tash e sa kohë. Menjëherë veshi rrobat e gjumit, shikoi edhe një herë në dritare, prej ku dritat e pakta të qytetit dukeshin të shkalafendura për shkak të mjegullës së çuditshme që s’shqitej nga toka. 

Në këso ditësh me mjegull, njerëzit ndihen të shkretë – tha me vete – por pak kush mund ta dinte si ndjeheshin udhëheqësit, perandorët, presidentët, sundimtarët, ata që thuhej se zotëronin gjithçka. Atë çast, për pak sa s’bërtiti: edhe ata ndjehen të shkretë, bosh, edhe pse kanë nishan për të bërë nam. Por, pushteti i tyre, ndërkaq lidhej me faktin se njerëzit një gjë të tillë s’e besonin kurrë dhe s’përpiqeshin as ta mësonin. Dhe kjo ishte ndoshta njëra nga fatkeqësitë më të mëdha të racës njerëzore, që etjen për liri e kanë zhuritëse, por edhe ndjenjat e tyre për t’iu nënshtruar sundimtarëve i kanë euforike.

Në të vërtetë, njerëzit – as dje dhe as sot – kurrë s’e kishin mësuar vërtet se ç’ndjente sundimtari në një natë të vetmuar, kur mbetej ai dhe errësira ballëpërballë njëri-tjetrit. Me siguri, sikur ta dinin një gjë të tillë, parullat e tyre do të ishin krejt ndryshe dhe mesazhet krejt të kundërta me ato që zakonisht i mbanin në duar. 

*
     

Pak para mesnatës, kur dita e vjetër bëhej gati t’i lëshonte vendin ditës së re, trupi tij i rënduar, fiku llambën dhe iu dorëzua pushtetit të gjumit. Ky ishte pushteti i vetëm në të cilin sundimtarët s’kishin dorë. S’ vonoi disa minuta dhe perandori u rrëmbye furishëm nga ai pushtet, por nën të qëndroi shumë pak, meqë një ëndërr e keqe e zgjoi pas një orë e disa minutash. Këqyri orën dhe pa se kishte fjetur shumë pak. Ishte krejt ankth dhe ankthi ishte më i madh se krejt pushteti perandorak.

Në shtrat qëndroi pa lëvizur dhe pas disa minutash, u çua, fshiu fytyrën, e, kur e kujtoi ëndrrën, iu duk se diçka u shemb në kokën e tij.  Zemra iu copëtua dhe frika e pushtoi të tërin. Atëherë filloi ta urrente vetveten dhe pushtetin e vet, ngaqë njeriu më i pushtetshëm në vend, për një moment u ndje njeriu më fatzi në vend.

I vetëm dhe në atë terr pafund, muret e shtëpisë i dukeshin hijena të uritura që e shikonin dhe prisnin ta shqyenin, dhe ai para së cilit dridhej i madh e i vogël, ato çaste ndjehej një hiçgjë.

Mëngjesi ishte larg dhe perandori s’dinte ç’të bënte në orët e mbetura, meqë i dukej se e ndante një humnerë nga dita e re dhe gjatë atyre orëve i dukej sikur gjithçka rrokullisej drejt skëterrës.  Një shije e amësht e shponte tejpërtej, teksa vërtitej në mbretërinë e territ të madh dhe me zemrën e copëtuar rikthente momentet e ëndrrës dhe priste lindjen e një dite të re, por ndryshe nga ajo ç’priste populli i tij.

Ai e dinte si nuk ekzistonte ndonjë formulë për të larguar frikën dhe trishtimin, sepse, po të ekzistonte një e tillë, perandori do ta kishte i pari.

Kokën ia kishin pushtuar mendimet e zeza, e duke mos ditur ç’të bënte, u çua në këmbë dhe ngadalë lëvizi nëpër shtëpi, ku, ndonëse kishte drita të vogla, i dukej se terri ishte i pafund. Pastaj e rikujtoi sërish ëndrrën.

Kishte parë ëndërr sikur ishte në sheshin e madh të kryeqytetit, në hapësirën e pafund ku qe mbledhur një turmë e madhe njerëzish që vinin nga gjithë vendi dhe prisnin paraqitjen e tij. Ai ishte i veshur bukur dhe shoqërohej nga shpura e veshur me rroba të zeza. Tepihu ku kalonte ishte i rrethuar me lule dhe me shkronja të mëdha të emrit të tij, e nëpër të ecte kryelartë mes thirrjesh e britmash pafund në nder e lavd të emrit të tij, aq sa britmat bënë të frikësoheshin zogjtë në qiell, të cilët përmes krrokamave morën arratinë për të gjetur një vend më të qetë. Ai i shikoi zogjtë dhe ecte i buzëqeshur nëpërmes asaj turme drejt podiumit ku, sipas skenarit, do të mbante një fjalim përpara popullit. Porsa doli në foltore, turma shpërtheu në brohoritma, por kur mbaroi fjalën, në zemër ndjeu therje të fortë që për pak sa s’e rrëzoi përtokë.

Ndërkaq, në anën tjetër, në atë eufori, ushtarët që rrinin si të ngrirë, morën urdhra nga gjenerali i madh dhe gjuajtën disa herë në shenjë nderi për të. Pastaj, erdhi çasti final: të shpalosej busti i madh i perandorit, por, kur u hoq pëlhura që e mbulonte atë, në vend të figurës së tij, u shfaq fytyra e poetit të madh, emri i të cilit ishte skalitur me shkronja të mëdha dhe me ngjyrë ari. 

Përnjëherë aty u krijua një tollovi e madhe, kurse turma u çorodit krejt. Disa bërtisnin kuku, obobo, e disa qeshnin sa mundnin, kurse shumica i thyenin parullat që mbanin në dorë dhe shkelnin të egërsuar mbi to me dy këmbë. U dëgjuan edhe fishkëllima, britma dhe aty këtu qeshje me zë të lartë. Bashkëpunëtorët me fytyra të trishtuara, sikur mbi ta të kishte rënë vdekja, vrapuan ta mbulonin shpejt bustin. 

Perandori i poshtëruar ishte shtangur dhe i ngjante një statuje ku mund të glaconte çdo zog.

Askush s’do ta imagjinonte një poshtërim kaq të madh për perandorinë, por një gjë të tillë atij ia bëri ëndrra, ndaj s’kishte kujt t’i kërkonte llogari.

Njerëzit s’mund ta besonin se perandori i fuqishëm mund të trishtohej, e më së paku të frikësohej, meqë ishte e paimagjinueshme të mendohej se mund të frikësohej një njeri aq i madh dhe aq i pushtetshëm.

Çdo të bënin qytetarët sikur ta dinin ç’ndjente ai në ato çaste? Do të çoheshin nga gjumi dhe do t’i vërsuleshin pushtetit të tij apo do të flinin në gjumë dhe do të prisnin mëngjesin? Por njerëzit s’dinin gjë, meqë ëndrrat ndodhin në momente intime, kur njeriu futej në pellgun e thellë të territ, në një nënkrese të butë.

I dërmuar e këqyri orën dhe pa se ishte dy pasmesnate. Me dëshirë t’ia mbathte diku dhe të ikte nga ajo ëndërr mizore, por s’i mund të bënte një perandor veprime kaq të marra e naive.

Jo – ai e dinte se s’ kishte zgjidhje tjetër, pos të digjej në ferrin e asaj ëndrre, pa e ditur ç’të bënte me vetminë, ëndrrën dhe errësirën deri në mëngjes, kur drita do të pushtonte sërish errësirën e zezë. Ai e dinte se me ëndrra s’ luftohej: as me topa e as me ushtri, ndaj krejt çka mund të bënte ishte të mësohej me të.

Në orët e para të pasmesnatës, populli ishte në gjumë, bashkë me një pjesë të madhe të njerëzimit që flinin dhe prisnin ditën e re. Të njëjtën gjë e priste edhe ai, por jo si ditëve më parë: i gëzuar, plot plane, por i trishtuar si kurrë më parë.

Ora ecte me ritmin e vet, por atij i dukej sikur ishte ndalur diku. Pas disa minutash lëvizjesh u ul në shtrat dhe ndezi llambën e madhe, por ajo s’bëri punë që t’ ia largonte mendimet e zeza.

E ju s’mund ta imagjinoni ç’dëshirë kishte perandori atë çast! Ai vërtet s’dëshironte asgjë tjetër pos të ishte në mbretërinë e errësirës së gjumit, i përqafuar nga dikush i dashur, pa hijen e ëndrrës dhe pa vetminë përvëluese, por gjërat kishin marrë kahe tjetër dhe lumi i mendimeve të tij ishte turbulluar keq.

Perandorit kurrë s’i kishte ndodhur të lakmonte njerëzit e tjerë, por ato çaste me dëshirë donte të ishte në botën e miliona njerëzve të thjeshtë që ishin në gjumë dhe shihnin ëndrra të bukura.

Vetëm ai ishte i zgjuar dhe pa dëshirën e tij, ndërkaq, përballë i rrinte figura e poetit që iu shfaq në ëndërr, të cilit ai s’donte t’ia shihte kurrë surratin, as në ndonjë fotografi të zhubravitur, le më në ëndërr dhe në një natë të tillë mizore. 

Me siguri, dëshira e vetme e tij atë çast ishte t’i shihte shkëndijat e para të ditës së re, por mëngjesi ishte larg dhe ai e dinte se kurrë s’do të çlirohej më nga ajo peshë e rëndë që kishte rënë mbi të. Duhej të mësohej më poshtërimin dhe ta mbante ëndrrën në burgun e thellë të zemrës së tij, që të mos bëhej objekt talljesh nga gojëkëqijtë e perandorisë.

Njerëzit mund të thonë se perandori s’ duron poshtërimin dhe çdo kënd që mund ta imagjinojë një gjë të tillë e dënon me ligjet e rrepta të perandorisë, por, kënd ta dënonte ai për një ëndërr poshtëruese. Ai e dinte se ëndrrat s’mund t’i burgoste, ndaj, krejt çka mund të bënte ishte t’i ndrynte në burgun e shpirtit të tij dhe të mësohej të jetonte i poshtëruar zi e më zi.

Ai prej të cilit të gjithë njerëzit kishin frikë, tash kishte vetë frikë dhe shihte gozhdët në duart e tij, por ato s’mund t’i hiqte.

Perandori, gjithmonë i kishte urryer ëndrrat dhe kurrë s’kishte pasur intuitë t’i shpjegonte, madje, kurrë s’kishte dashur të dëgjonte për mesazhet që mund të fshihnin ato, por atë natë çuditërisht iu kujtua një ëndërr që ia kishte treguar gruaja, kur e frikësuar i kishte thënë se e kishte parë të larë në gjak, veç dy ditë para se t’i ishin pushkatuar dy bashkëpunëtorë të tij.

Kur je i zgjuar dhe përpëlitesh në shtrat, orët lëvizin tejet ngadalë, ndërkaq, kur ndodh të zgjohesh nga një ëndërr e keqe, atëherë mëngjesi të duket matanë humnere. Orët e mbetura për perandorin bëheshin përherë e më mizore. Ai u ngrit përsëri nga shtrati dhe bëri hapa krejt të çrregullt nëpër dhomë, dhe, pas pak çastesh u përplas si lis i rrëzuar në shtrat. Nënkresa e butë, që ishte punuar veçmas për kokën e tij, iu bë sikur si të ishte punuar nga gurë dhe mbante një kokë të rëndë plumb. I dërmuar rrotullohej andej e këndej, duke e lutur gjumin që ta rrëmbente në botën e gjysmëvdekjes, por ai kishte ikur miliona kilometra larg tij.

         Pas një kohe u çua sërish nga shtrati, mori dy tableta për dhimbje koke dhe posa i përpiu, i tha vetes: nga ëndrra s’ mund të më ruajë as ushtria, shërbimet e sigurisë dhe pushteti i pafund që zotëroj.

*

Vetëm kur pa se po afrohej mëngjesi, një ndjenjë gëzimi ia përshkoi trupin. Ato çaste iu përgjërua pushtetit të ëmbël të gjumit që ta rrëmbente me vete në paqen e bardhë, por sa shkonte ora kah agimi i ri, mendimet i turbulloheshin edhe më shumë dhe ai ndjente torturë pafund. 

Kurrë në jetën e tij s’kishte ndjerë nevojë për duart e vogla të dikujt që në shtëpinë e madhe, në atë dhomë të madhe, në atë shtrat të madh e mizor, ta prekte lehtë në krahë, t’ia ledhatonte supet e rënduara dhe t’ia mbyllte sytë e trishtuar. Do t’i mjaftonte edhe dora e rojës që në atë orë, me siguri vdiste për një sy gjumë, për një qetësim të tillë. 

Të pushtohesh nga errësira dhe ëndrra, për të qe njësoj sikur të ishte pushtuar nga një ushtri armike, që pa paralajmërim kishte hyrë në shtëpi, kishte çarmatosur rojet, kishte marrë robër njerëzit e shtëpisë dhe kishte vendosur rregulla të reja.

Duke rrapëllirë nëpër baltën e kujtimeve, atij iu kujtuan rrugët e shumta që kishte bërë për të ardhur në pushtet, shumë miq që s’i kishte më, të burgosur që dergjeshin pafund në burgjet e errëta dhe të tjerë të kalbur nën dhé.

Dhe, duke mallkuar e turfulluar, dita e re zbardhi.

Perandori i dërmuar në shpirt dhe i këputur nga lodhja e filloi ditën e re, ku kishte të planifikuara përplot takime, vizita, ftesa, nënshkrime të rëndësishme për miliona njerëz.

Pasi u vesh me një kostum të zi, piu një kafe dhe u gëzua kur dëgjoi zhurmën e derës së zyrtares së lartë të protokollit që mbante shënime për takime dhe mbledhje. Me të u përshëndet ftohtë dha i dha urdhër të rreptë që t’i anulonte të gjitha takimet e asaj dite dhe askë mos ta lejonte të hynte në pallat. Pastaj, shkoi në dhomën e punës dhe mbylli derën dhe aty qëndroi një kohë të gjatë. 

Ai s’kishte guxim t’i tregonte askujt ç’ëndërr kishte parë dhe ç’e mundonte aq fort. Me vete thoshte se ajo gjamë ishte vetëm për të dhe duhej ta ndrynte e ta mbante në burgun e thellë të zemrës së tij.

Rreth mesdite, gruaja u kthye në shtëpi dhe vërejti fytyrën e ndryshuar dhe një tis trishtimi në sytë e tij, por një gjë të tillë ai e arsyetoi me motin e lig dhe me gjumin e keq që kishte bërë.

Ai s’mund të imagjinonte t’i tregonte ndokujt atë ëndërr poshtëruese, që mund të përhapej si vetëtima dhe gojëkëqijtë mezi do të prisnin një lajm të tillë që do të bëhej kryelajmi i perandorisë.

E di ti, perandori frikësohet nga një ëndërr – mund të qesëndisej zyrtari i dytë i rëndësishëm dhe ky lajm për pak orë do të përshkonte krejt vendin, deri te rojet kufitare. Prandaj, ai s’ guxonte assesi që ëndrrën ta nxirrte nga burgu i zemrës dhe të tjerët ta kuptonin se me ç’ lehtësi mund të poshtërohej një perandor.

Perandori e dinte mirë se shkenca me zhvillimet marramendëse, s’kishte arritur të bënte asgjë për t’i shëruar njerëzit nga frika, nga ëndrrat dhe trishtimi që u shkaktojnë ato, ndaj i duhej të mësohej me të.

*

Historia e kësaj ëndrre u zbulua disa vite pas vdekjes së perandorit dhe në mes të disa shënimeve që u gjeten në rrëmujën e letrave të tij, ku përveç tjerash tregonte sesi s’ishte pajtuar kurrë me poshtërimin që i kishte shkaktuar ëndrra. Në ato shënime kishte treguar për ditët mizore të atij fundi të prillit të ftohtë, të cilat i kishte kaluar i turbulluar në mendje dhe i dërmuar në shpirt. Kurse, në një vend kishte thënë se soji i sundimtarëve s’ kishin frikë më të madhe sesa nga ëndrrat, ku preheshin dëshirat e ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme të njeriut, të tilla që mbyteshin përditë nga udhëheqës të këqij si ai.

Disa javë pas asaj nate, siç u kuptua nga shënimet e tij, udhëheqësi qe sëmurë rëndë, por lajmi qe mbajtur i fshehur deri në momentin kur vdiq. Festa e madhe në nder të tij s’u organizua kurrë, as busti s’ u shpalos kurrë. Në shënimet e fundit të ditarit të tij, ai kishte treguar se një sëmundje ia gërryente shëndetin dhe për këtë ishte në dijeni vetëm ai dhe mjeku i tij, kurse fjala e fundit që kishte mbetur në mesin e atyre shënimeve ishte “ëndërr e mallkuar”. Ndërkaq, ngjitur me të ishte një letër me titull: “Ëndrrat janë të mallkuara, vrastare, sepse të gërryejnë pushtetin dhe të gozhdojnë përditë në kryq, me heshtat e tyre helmuese”. Më tej, në letër tregonte se pas asaj nate, asnjëherë s’ishte ndjerë mirë, kurse në fund kishte shkruar:

“Ajo ëndërr më futi në botën e mallkuar nga e cila botë s’ kishte mësues të më shpëtonte. Asgjë s’ më ndihmon pushteti e siguria. As kujdesi i shtuar. Që disa javë jam shumë i mërzitur. I hidhëruar me çdo kë dhe në gjithçka. Takimet me njerëz i kam rralluar. Nuk nënshkruaj asnjë dokument me rëndësi. S’kam bërë asnjë vizitë jashtë kryeqytetit.

Ajo ëndërr më kryqëzoi dhe ai prill i pritjeve të mëdha, u kthye në prill mizor. Sa herë zgjohem, më duket se e preki kufomën time, më duket se kam vdekur dhe jam mishëruar në një trup tjetër. Ky s’është trishtim i zakonshëm, ky është ferr, shumë më përvëlues sesa ferri i Dantes. As muajin maj që e dua shumë s’e përjetova. Nuk shkova në premierën e shfaqjes  që e prisja më padurim. Mjeku më viziton çdo mëngjes dhe më thotë së lëngoj keq. Në fytyrën e tij e kuptoj se shpresë për mua s’ka. Gruaja dhe fëmijët janë të trishtuar dhe duan të dinë nga ç’vuaj, por unë kam vendosur, sa të jem gjallë, të mos nxjerr asgjë nga burgu i zemrës sime.  Atë natë mizore dhe atë ëndërr do t’i marr me vete në varr. Tani s’ mund ta di sa do të zgjasë lëngata ime,  por më duket se s’do ta pres vjeshtën e artë që e dua shumë. Prej asaj dite kur mbeta i vetëm në shtëpi, jam i trazuar dhe më duket se një dorë torturuese është brenda meje.

Jashtë gjithçka duket e zakonshme. Njerëzit kanë frikë, por për mrekullinë e sojit tim, ata s’e dinë se edhe perandori ka frikë. Tani e di se askush s’mund të jetojë duke vrarë ëndrra. As unë s’mund të bëj më asgjë. Më vrau një ëndërr…”

(Nga libri me tregime, Mbretëria e ëndrrave, Onufri, 2021) / KultPlus.com

“Dera e Pritjes” si simbol i agonisë dhe trishtimit për 1616 personat e zhdukur

Më shumë se 24 vjet kanë kaluar që nga përfundimi i luftës në Kosovë (1998-1999), por fatkeqësisht fati i 1616 personave të pagjetur vazhdon ende të mbetet plagë e hapur për të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre në rrethana misterioze.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukura me Dhunë, në sheshin Skënderbeu, Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS), mbajti aksionin rrugor “Dera e Pritjes” për të ndjerë peshën e 1616 personave të zhdukur.

“Sot ishte një ditë solidarizimi me të gjithë familjarët, po aq sa ishte një ditë që thirri për kritikë, llogaridhënie dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet tona”, shprehen nga YIHR.

Në aksionin rrugor ‘Dera e Pritjes,’ u vendos një derë të zezë që simbolizoi agoninë, trishtimin dhe pikëllimin; që mishëroi pritjen e stërzgjatur për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.

“Ne vazhdojmë të u bëjmë thirrje institucioneve tona të e prioritizojnë këtë çështje si faktor kyç në procesin e ballafaqimit me të kaluarën.

Së bashku, qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të gjithë familjarët e viktimave të zhdukura me dhunë, dhe dërgojmë një mesazh kumbues: ne nuk do të pushojmë derisa të vendoset drejtësia, derisa e vërteta të zbulohet dhe derisa fati i 1616 individëve të zhdukur të zbardhet”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet u mbështet nga NED dhe USAID. / KultPlus.com

Botohet libri për krijimtarinë letrare të Musa Jupollit

Është botuar libri për krijimtarinë letrare të Musa Jupollit, parë nga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Për krijimtarinë mjaftë të begatë të Musa Jupollit, në 230 faqet sa i ka libri kanë shkruar emra të njohur të kritikës letrare, ku vend meritor zënë vlerësimet kritike të Prend Buzhalës, 21shkrime kritike, ese dhe mesazhe kulturore me autorin, pastaj janë shkrimet nga: Ibrahim Kadriu, Migena Arllati, Zejnepe Alili-Rexhepi, Shefqet Dibrani, Pranvera Gjoni, Gjon Rroku, Dava Nikolli, Mentor Thaqi, Rexhep Rifati, Milazim Kadriu, Reshat Sahitaj, Kujtim Stojku, Nexhat Maloku, Hazir Mehmeti, Ndue Shabaku, Fatmir Halimi, Vjollca Shurdha, Ragip Dragusha, Dedë Shkurti, Tonin Nikolli, Anastas Nika, Zhorzh Sand, Gjergj Nikolla, Fadil Hysaj, Lebibe Zogiani, Abdi Pergjegja, Ilaz Hysaj, Agim Jerliu, e ndonjë
tjetër.

Nga autorë të huaj në gjuhën frënge janë: Michel Crepu, Ed. Michalon, Patrick Beaudouin, Olivier Mongin, Philippe Bicet e ndonjë tjetër si dhe gazeta të ndryshme dhe Agjensia Franceze e Shtypit (AFP).

Në këtë libër janë përfshirë edhe disa poezi kushtuar Musa Jupollit nga: Sabit Rrustemi: ODA E MUSËS, Kujtim Stojku: MË PAS NA VJEN NJË MIK I FJALËS, Kujtim Stojku: OSHTIN FJALA JOTE, Gani Xhafolli: NË SHTËPINË E MUSA JUPOLLIT, Tonin Nikolli: UNË ME TY, TI ME MUA, Tonin Nikolli: KAM DASHTË, Pranvera Gjoni: PAÇ URATËN IM VËLLA, Çun Lajçi: VARGJE DEGË LISASH N’DAJT, Mentor Ejupi: KUR BOTA BIE NË GJUMË, Nikoll Ulndreaj: ZËRI YT DOLI NGA KRAHARORI, Avni A. Neziri: MESIANASI N’PARIS, Sylë Bajrami: KOSOVË, Mentor Thaqi: BASHKOI ATO 36 SHKRONJA, Bajrush Zeka: VARGJE NGA NJË DARKË POETËSH, Fran Tanushi: ËSHTË NJË VEND, Shefqet Dibrani: SA KAM MALL, Nazmi Rudari: ATDHEU ËSHTË GUR I RËNDË.

Ndërsa në kapitullin “në vend të recensioneve” janë përfshirë shëndet nga: Mentor Thaqi: NËN THJERRËZ dhe Prend Buzhala: ZËRI I PËRBASHKËT I EMPATISË SË LEXIMIT.

Në fund, libri është pajisur edhe me Shënimin Biografik dhe me Bibliografinë e botimeve të Musa Jupollit.  Kjo tematikë e bënë librin të kompletuar, qoftë nga fusha e kritikës letrare, por i japin shije edhe disa debateve letrare, mjaftë njoftime e reportazhe kulturore që lidhen me protagonistin e librit, ku të gjitha këto shënime janë mjaftë mbresëlënëse e kompletojnë strukturën e librit edhe më tej.

Nga ky shënim telegrafik, vërejmë se protagonisti i veprës Musa JUPOLLI, ka arritur me sukses ta përmbledh mendimin kritik për krijimtarinë e tij, por edhe ta përjetojë suksesin e tij, të cilin tashmë mund t’ia afroj lexuesit në një libër të vetëm.

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese FAIK KONICA, në Prishtinë 2023.

Përgatiti Shefqet Dibrani. / KultPlus.com

Hedhje me parashutë, Golemi: Një atraksion më shumë për vizitorët e Gjirokastrës

Sporti i hedhjes me parashutë në aerodromin fushor të Gjirokastrës po tërheq gjithnjë e më shumë të pasionuar.

Kryetarii bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi publikoi sot në rrjetet sociale një video nga hedhjet me parashutë të të pasionuarve pas këtij sporti.

“Hedhje me parashutë nga Aerodromi i Gjirokastrës, emocione të jashtëzakonshme për ata që i kanë provuar dhe një atraksion më shumë për ata që vizitojnë qytetin”, tha Golemi.

Rikthimi në funksion i aerodromit mbi 80-vjeçar të Gjirokastrës ka diversifikuar ofertën turistike në qytetin e gurtë, i cili vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj.

Aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati njëshekullore. Fluturimet e rregullta në të kanë nisur zyrtarisht në vitin 1929 me linjën ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë. Fluturimet në Gjirokastër ishin ato për transportin e pasagjerëve, postës, fluturime për qëllime ushtarake, tregtare, diplomatike, madje edhe në rastet e emergjencave civile.

Qyteti i gurtë tashmë është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore nën Mbrojtjen e UNESCO-s, duke bërë që Gjirokastra të jetë një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit kulturor gjithëvjetor.

Nga janari deri tani mbi 200 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar Gjirokastrën dhe rrethinat, duke regjistruar ndër shifrat më të larta në vite. / KultPlus.com

92 mijë aplikime për tekstet shkollore, Nagavci del me një njoftim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë duke e përcjellur situatën rreth aplikimit në platformën e-Kosova për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ajo ka bërë të ditur se deri tani, në këtë platformë kanë aplikuar 92 mijë prindër, derisa ka shtuar se janë në proces të aspekteve teknike për transferim të mjeteve në xhirollogaritë e tyre.

“Me vëmendje jemi duke e përcjellë situatën dhe shqetësimet tuaja rreth aplikimit në platformën e-kosova për subvencionimin e teksteve shkollore. Deri tash në këtë platformë kanë aplikuar gjithsej 92 mijë prindër. Për të gjithë ata që kanë aplikuar, ju informoj se jemi në proces të aspekteve teknike për transferim të mjeteve në xhirrollogaritë tuaja. Po ashtu, ju siguroj se të gjitha ankesat që i kemi pranuar deri tash janë duke u shqyrtuar”, ka shkruar ajo.

Ndërsa sa i përket rasteve kur nxënësit janë 5 vjeç, Nagavci ka thënë se pagesa do të bëhet pas verifikimit të rasteve.

“Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore.”

Nagavci ka thënë se shtëpitë botuese janë zotuar që nuk do t’i rrisin çmimet dhe se çdo abuzim me çmime do të adresohet tek autoritetet kompetente.

“Shtëpitë botuese kanë publikuar katalogjet e teksteve mësimore me çmimet përkatëse dhe janë zotuar se çmimet nuk do të rriten. Çdo identifikim i abuzimit me çmime të teksteve ose ofrimit të teksteve pa pasur vendim të MASHTI si dhe çfarëdo rasti tjetër i kësaj natyre, do të adresohet tek autoritetet kompetente.” / KultPlus.com