Filharmonia e Kosovës vjen me tre koncerte në muajin shtator

Filharmonia e Kosovës vjen me tre koncerte në muajin shatator, shkruan KultPlus.

Më 12 shtator, Kori i Filharmonisë së Kosovës me dirigjent Memli Kelmendi, do të performojnë në Kishën Katolike “Shën Ndou”, në Prishtinë, teksa me 14 shtator do të jetë i pranishëm në Kishën Katolike, “Shën Katerina” në Pejë.

Më 24 shtator, në Sallën e Kuqe në Pirshtinë, Orkestra e Filharmonisë nën dirigjimin e Antoine Marguier, do të ofrojë përformancën tjetër dhe të fundit të muajit shtator./KultPlus.com

Hora e Arbëreshëvet feston 535-vjetorin e themelimit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujton sot festën e themelimit të qytezës arbëreshe, Hora e Arbëreshëvet. Kjo komunë që gjendet në Siçili, u themelua më 30 gusht të vitit 1488, nga një grup shqiptarësh të larguar nga trojet e tyre. Thuhet se shumë prej anëtarëve të parë të kësaj bashkësie ishin nga zona e Himarës.

Tradita e festimit ka marrë formë zyrtare në vitin 2017, dhe prej këtij viti nderohet si një ngjarje kulturore me rëndësi të veçantë për komunitetet arbëreshe, në vazhdimin dhe forcimin e rrënjëve, traditës, historisë, gjuhës dhe identitetit arbëresh.

Aktivitetet artistiko-kulturore të këtij viti nisën që në datën 28 gusht.

Hora e Arbëreshëvet me 6.427 banorë, njihet si kryeqytet i arbëreshëve, një nga bashkësitë më të mëdha te komuniteteve historike shqiptare të Italisë, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë, ku ndodhet selìa e peshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare në Sicili, Eparkia (ose Eparhia) e Horës së Arbëreshëvet.

Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga Palermo. Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin). Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan. Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali./Atsh/KultPlus.com

Akademia e Shkencave boton librin ‘Trajtesë historike dhe filologjike për gjuhën dhe kombin e shqiptarëve’

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka botuar librin ‘Trajtesë historike dhe filologjike për gjuhën dhe kombin e shqiptarëve’ nga Panajot Dh. Kupitori, shkruan KultPlus.

Botimi me titullin “Trajtesë historike dhe filologjike për gjuhën dhe kombin e shqiptarëve”, është vepër e ripublikuar me plotësime më 1879 përcjell në mënyrë të tërthortë jehonën e ngjarjeve dhe të shqetësimeve të kohës, kur çështja shqiptare qe shfaqur si pjesë përbërëse e Krizës Lindore. Kjo, për sa i përket rrafshit ballkanik dhe europian.

Në rrafshin e brendshëm, d.m.th. në kuadrin e shtetit të ri grek, statusi dhe e ardhmja e elementit arbëror paraqiste një sërë specifikash, krahasuar f.v. me sllavët, të cilët, së bashku me shqiptarët, sipas Fallmerayer-it qenë përgjegjësit kryesorë për shprishjen e gjakut “të pastër” helen.

Sıç shpjegon historiania greke E. Skopetea, në ndryshim nga sllavët, “Shqiptarët qenë të pranishëm brenda Greqisë, dhe të munguar jashtë saj – përderisa lëvizja kombëtare e tyre filloi në thelb vetëm rreth viteve 1880. Askush nuk e vinte në dyshim prezencën e shqiptarëve në territorin grek, as edhe faktin që vetë kryeqyteti [grek] rrethohej prej popullatash mirëfilli shqiptare. Por shqiptarët etnikisht të pastrehë u pranuan në mënyrë panegjirike në historinë greke, dhe për hir të tyre u formuluan teori specifike etnoracore, që e paraqitnin botën shqiptare ose si etnikisht inekzistente ose si ‘filiz’ të kombit a të racës greke, domethënë si një lloj grekësh, të cilët i ndante prej grekëve të mirëfilltë e njëjta distancë që ndante pellazgët prej grekëve të vjetër. […] Por ndjenja e lidhjes së ngushtë të të dy popujve buronte para së gjithash nga prania masive e shqiptarëve gjatë Kryengritjes [greke]”.

Si pjesë e këtij realiteti dhe si bartëse e kësaj fryme duhet parë, edhe vepra e Kupitorit.

Edhe pse referimet e tij bibliografike apo citimet prej autorësh të tjerë dëshmojnë se i njihte dhe i ndiqte arritjet e gjuhësisë krahasuese dhe teoritë për zhvillimin e gjuhëve , i ndodhur para udhëkryqit për t’u gjetur një vend “të volitshëm” shqiptarëve të shfaqur vonë dhe “papritur” në skenën europiane, ai i përdori faktet dhe teoritë gjuhësore për të dalë aty ku i dëftoi (apo i diktoi) epoka e vet.

Kjo vepërz e Kupitorit sillet në dritë për t’u ndjekur më mirë rruga e gjatë që përshkoi albanologjia deri sa të themelohej e konsolidohej si shkencë, dhe jo për t’u dhënë shtysë dhe vjegë të re gjithfarë pellazgologëve a gjithologëve të thekur.

Ka pjesë të tekstit që të japin përshtypjen se autori është orator, shkrimtari është gojëtar, mbrojtës i vendosur i tezës se shqipja qëndron denjësisht, lashtësisht dhe thelbësisht krahas gjuhëve klasike, që ai i ka aq për zemër. Ky art i Kupitorit duhej riderdhur në kallëpet e shqipes dhe detyrë e jona ka qenë ta renditnim atë po aq denjësisht krahas dhe kundrejt një gjuhe të selitur qëmoti si greqishtja. E cila, për të sjellë vetëm një shembull, e vetme ndër gjuhët ballkanike, e paravendos nyjën shquese, e madje nuk e bashkon me trupin e fjalës, gjë që krijon mundësinë për të ndërkallur lëndë gjuhësore mes nyjës dhe emrit që ajo shoqëron, por edhe e bën të vështirë, jo të pamundur, punën e përkthyesit.

I fal atij mundimin e ëmbël, që përmendëm më lart, e që kaq bukur e ka shprehur latini: litterarum radices amarae, fructus dulce, që do të thotë se rrënjët e dijes janë të hidhëta, por të ëmbla frytet e saj./KultPlus.com

PriForum shpall projektet e përzgjedhur të garës ‘Best Pitch’

Edicioni i 15 i PriFest edhe këtë vit po e vazhdon traditën në ofrimin e mundesisë unike për projektet filmike që janë në fazën e para-produksionit që të prezantohen në garën e përvjetshme Best Pitch që zhvillohet brenda PriForum-it.

Këtë vit kanë aplikuar shumë projekte ambicioze nga rajoni për çmime të ndryshme. Projektet në fjalë vijnë nga (Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Turqia, Greqia dhe Serbia)

Projektet që janë përzgjedhur për edicionin e 15 të Garës Best Pitch janë:

Projektet e Ballkanit për Garën Best Pitch:

1. LUCKY US, Regjisore: Anita Morina; Producent: Allmir Suhodolli  – Kosovë;

2. MEDUZA, Regjisor: Mateo Cingu; Producent: Liridon Cahani – Shqipëri;

3. I MUST GO DOWN BY THE SEA AGAIN, Regjisor: Leart Rama; Producente: Valmira Hyseni – Kosovë;

4. BIG IN GAZI BABA, Regjisore: Pauline Blanchet; Producent: Romir Jakupi – Maqedoni e Veriut;

5. MY HAPPY FAMILY, Regjisor: Alkım Özmen; Producent: Samet Hamiş – Turqi;

6. EVERYBODY DIES ON THE NEWS, Regjisor: Viktor Ivanov ; Producent: Konstantin Vasilev – Bullgari.

Izraeli është Shteti Në Fokus për sivjet dhe projektet izraelite ne vijim janë përzgjedhur për Garën Best Pitch:

7.   SECOND WIFE, Regjisor: Yousef Abu Mdegem; Producent: Elad Peleg;

8.   THE PLAYBACK, Regjisore: Liat Kaplan; Producente: Adi Navon;

9.   THE RABBI, Regjisor: Uriya Hertz; Producent: Yochanan Kredo;

10. TO CLOSE OPEN EYES, Regjisore: Helly Mizrai; Producent: Eviatar Moncaz.

Projektet e zgjedhura do të përfitojnë edhe nga eventet e ndryshme të rrjetëzimit dhe trajnimit, si trajnimi për Pitching/ Prezantim me eksperten Claudia Landsberger.

Të gjitha projektet e zgjedhura për prezantimin Best Pitch do ta kenë mundësinë unike për ta mbajtur:

Seancë One-to-One për strategji të financimit dhe koproduksionit me një tjetër eksperte të madhe të fushës, Linda Beath nga EAVE (European Audiovisual Entrepreneurs);

Seancë One-to-One për strategji të koproduksionit, financimit dhe festivaleve me Graziella Bildesheim;

Seancë One-to-One për Zhvillim të Skenarit me Alejandro de la Fuente (Spanjë); 

Gara tradicionale Best Pitch gjithashtu ka çmime për projektet fituese të këtij viti:

● Çmimi për audio post-produksion  Audio Final Mix (shërbim), nga kompania ‘In My Country Production’, Kosovo

● Çmimi Color Grading post production (shërbim), nga kompania ‘In My Country Production’, Kosovë;

● Çmimi me shërbime të paisjeve, nga kompania e produksionit ‘Ikonë’, Kosovë

● Çmimi monetar për projektin më të mirë nga Kosova, nga Qendra Kinematografike e Kosovës;

● Çmimi Vanessa Redgrave për Best Pitch 2023, çmim monetar nga sponzori Neptun Kosova;

● Çmimi Best Pitch për projektet nga Izraeli, çmim monetar nga PriFest.  

Gara Best Pitch është një nga shumë aktivitete që bien nën ombrellën e Prishtina Film FORUM, platforma e zhvillimit të industrisë së filmit që po mban edicionin e 15 bashkë me festivalin.

Gjithashtu, me kënaqësi ju njoftojmë se ky edicion i PriForum-it mbështetet nga sponzori ynë Neptun Kosova.

PriFORUM dhe aktivitetet e tij – Gara Best Pitch, trajnimet e ndryshme, Prishtina Rendezvous dhe Work in Progress – kanë shërbyer si katalizatorë për shumë projekte filmike rajonale të cilat janë finalizuar dhe janë vlerësuar pozitivisht nga kritikët dhe audienca në festivale të filmit.

PriFORUM është platforma rajonale e industrisë së filmit, pjesë përbërëse e PriFest. Do të mbahet më 14 dhe 15 shtator. Edicioni i 15 i PriFest do të mbahet nga 12 deri më 17 shtator 2023.

Vjosa. Forever. PriFest/KultPlus.com

Festivali i Filmit në Venecia hap siparin mes grevës së yjeve

Greva në Hollivud ka lënë ende të paqartë se cilët yje do të udhëtojnë në Itali për Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia, i cili hap siparin sonte.

“Adam Driver, Sofia Coppola dhe Mads Mikkelsen ka të ngjarë të jenë mes tyre”, sipas një zëdhënëseje të festivalit.

Festivali i filmit fillon sot në orën 19:00, me hapjen e tij me filmin “Comandante” të regjisorit italian Edoardo De Angelis.

Ai tregon historinë e një komandanti italian nëndetëseje, në Luftën e Dytë Botërore, i cili merr një vendim të guximshëm për një udhëtim në Atlantik.

“Comandante” është një nga 23 filmat që konkurrojnë për çmimin kryesor të festivalit, “Luanin e Artë”, i cili do të shpallet më 9 shtator.

Në garë është edhe regjisori gjerman Timm Kroeger.

Premiera e filmit të tij ”Theory of Everything” do të shfaqet më 3 shtator.

Përveç kësaj, filmat e rinj të David Fincher (i njohur për “Fight Club”, “Seven”), Luc Besson (“Léon – The Professional”), Sofia Coppola (“Lost in Translation”), Michael Mann (“Heat”) , Pablo Larraín (“Spencer”), Ryusuke Hamaguchi (“Drive My Car”) apo Bradley Cooper (“A Star Is Born”) mund të shihen të gjithë në garën për çmimin “Luani i Artë”.

Skenaristët e Hollivudit kanë qenë në grevë që nga 2 maji.

Aktorët e përfaqësuar nga SAG-AFTRA u larguan nga puna më 14 korrik.

Të dy sindikatat po kërkojnë pagesa të përmirësuara dhe mbrojtje kundër përdorimit të inteligjencës artificiale.

Disa vëzhgues presin që vera e nxehtë të zgjasë deri në vjeshtë, duke ndryshuar sezonin e ri në transmetimet televizive dhe duke thelluar pasojat ekonomike për Los Anxhelesin dhe industrinë e tij./atsh/KultPlus.com

Vdes disa orë pas transmetimit prezantuesi i radios, Jamie Crick

Jamie Crick, një prezantues që ka punuar në Classic FM dhe Jazz FM , ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

Familja e transmetuesit tha të martën (29 gusht) se Crick vdiq pas një “sëmundjeje të shkurtër”.

Një zëdhënës i Bauer Media UK tha: “Jamie Crick ishte një transmetues gjatë gjithë kohës dhe luajti një rol integral në stacionet tona radiofonike./The Independent/KultPlus.com

Masterit të Psikologjisë në UP i shtohet edhe një program i ri

Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, në nivelin master i është shtuar edhe një program i ri studimi, master në Psikologji Klinike dhe Komuniteti, shkruan KultPlus.

Sipas një njoftimi nga Universiteti i Prishtinës, misioni i këtij programi është adekuate për të ushtruar profesionin e psikologut klinik dhe të komunitetit.

“Profilet do të dalin jashtë formimit tradicional formal të psikologjisë klinike dhe do të shkojnë përtej punës komunitare, në mënyrë që parandalimi dhe intervenimi të shkrihen natyrshëm në kompetencat e kuadrove profesionale që do të përgatiten”, thuhet në njoftimin e Universitetit.

Ky program do të bëj studimin e ndryshimeve pozitive për njerëzit dhe grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara, ku fokusi nuk është vetëm tek individi, por edhe te ndikimi i faktorëve shoqërorë në jetën e tyre.

Programi në parim është program akademik shkencor me një pjesë të konsiderueshme të punës praktike. Programi synon të edukojë psikologë që janë të gatshëm të kontribuojnë në shkolla, qendra të shëndetit mendor, organizata dhe qendra për punë sociale, si dhe në komunitetin e gjerë.

Përmes njoftimit, Universiteti i Prishtinës ka njoftuar të gjithë të rinjtë të interesuar për studime në fushën e psikologjisë klinike dhe komunitetit, se së  shpejti mund të aplikojnë në programin e ri të UP-së. /KultPlus.com

Mbillet bredhi i Nënë Terezës në oborrin e Presidencës së Kosovës

Presidentja Osmani bashkë me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup mbollën bredhin e Nënë Terezës në oborrin e Presidencës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Nënë Terezës”, bashkë me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Skënder Asani dhe biografin e Nënës Terezë, Don Lush Gjergji, sot në oborrin e Presidencës së Kosovës, në kujtim të Shën Terezës,  mbollën bredhin me farat e bredhit të shkatërruar të Nënë Terezës.


“Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij. Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve ta kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve ndër të varfrit”, tha presidentja Osmani.

“Ndërkaq, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Skënder Asani, tha se bredhi dedikuar Nënë Terezës simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim”, thuhet në njoftim.

Ylli i ABBA-s në moshën 73-vjeçare, rinis karrieren e saj solo

Ylli i ABBA-s, Agnetha Faltskog, zbuloi se do të publikojë një këngë të re të enjten, duke rifilluar karrierën e saj solo në moshën 73-vjeçare.

Faltskog, këngëtarja kryesore së bashku me Anni-Frid Lyngstad të grupit pop jashtëzakonisht të suksesshëm suedez i cili u formua në 1972, publikoi albumin e saj të fundit solo një dekadë më pare, shkruan reuters, transmeton klankosova.tv.

“Premiera botërore e ‘Where Do We Go From Here?’ në @bbcradio2 me @zoetheball – akordohuni të enjten më 31 gusht nga ora 8:30 (BST)”, tha ajo në platformën e mediave sociale./KlanKosova/KultPlus.com

Zvicra publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Kosovën, fton katër futbollistë shqiptarë

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me 24 futbollistë të ftuar për ndeshjet e muajit shtator.

Helvetikët do t’i zhvillojnë dy ndeshje në muajin shtator, fillimisht ndaj Kosovës më 9 dhe tre ditë më vonë presin Andorrën.

Për këto dy takime trajneri Murat Yakin ka ftuar 24 futbollistë, ku ka edhe emra të rinj në listë.

Por katër futbollistë shqiptarë me fanellën e Zvicrës do të luajnë në Prishtinë kundër Kosovës.

Aty janë si gjithmonë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka si dhe Ardon Jashari. Ftesë ka marrë edhe mesfushori Uran Bislimi i cili kishte luajtur edhe për Kosovën A, por në fund vendosi mos ta hapte më telefonin duke zgjedhur Zvicrën.

Zvicra i prin Grupit I me 10 pikë pas katër ndeshjeve, derisa Dardanët kanë vetëm tre pikë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet më 9 shtator me fillim nga ora 20:45 në stadimin ‘Fadil Vokrri’.

Biblioteka Kombëtare nderon përmes një ekspozite, akademikun Eqrem Çabej

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes një ekspozite “In memoriam”, përkujton akademikun Eqrem Çabej, në 115-vjetorin e tij të lindjes. Ekspozita  sjell në vëmendje të publikut trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme në shkencat shqiptare, si figura më përfaqësuese e vlerave të akademizmit shqiptar; protagonist e bashkëthemelues i saj, albanolog; me njohje të gjerë e vlerësim të lartë në të gjitha qendrat e studimeve shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Kjo ekspozitë sjell një pjesë modeste të krijimtarisë së tij, si: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”; “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe”; “Studime gjuhësore”; “Studime për fonetikën historike të gjuhës shqipe”; “Studime shqiptare : vepra të zgjedhura”; “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”; “Për gjenezën e literaturës shqipe”; “Hyrje në indoevropianistikë : leksionet e Prishtinës”; “Vepra e Gjon Buzukut në vështrim gjuhësor historik”; “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”; “Në botën e arbëreshëve të Italisë : përmbledhje studimesh”; “Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe”; “Në tridhjetëvjetorin e vdekjes së Nobert Jokli” etj.

Eqrem Çabej bëri një punë të madhe sidomos për studimin e gjuhës së Gjon Buzukut, veprën e të cilit edhe e ribotoi të transliteruar dhe të traskribuar “Meshari i Gjon Buzukut (1955)  botim kritik”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore të BKSh-së./atsh/KultPlus.com

Presidentja Osmani: Nëse pezullohet liberalizimi i vizave, dialogu vritet një herë e përgjithmonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i ka bërë këto deklarata, duke iu referuar qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë më 28 gusht se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

“Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet”, ka thënë Osmani në një vizite te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Osmani ka thënë se Kosova ka arritur pajtueshmëri me Bashkimin Evropian për shtensionim të situatës në veri qysh më 10 korrik në Bratisllavë.

Ajo e ka përmendur që marrëveshja parasheh zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale në veri, hap që ajo ka thënë se Kosova e ka bërë, dhe se është duke u punuar në organizimin e zgjedhjeve të reja.

Sipas Osmanit, baza ligjore për mbajtje të këtyre zgjedhjeve do të jetë gati më 1 shtator, dhe kështu ka thënë se pret që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat ajo i ka vlerësuar si të padrejta dhe joproporcionale.

Një tjetër pikë e marrëveshjes së Bratisllavës parasheh edhe kthimin sa më të shpejtë në dialog në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Osmani ka thënë se pret lëvizje në këtë drejtim në shtator.

Për dialogun kanë diskutuar më 28 gusht edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta në maj të këtij viti, meqë banorët e komunave veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunave.

Banorët e këtyre komunave me shumicë serbe kanë protestuar me javë para ndërtesave dhe me raste situata është përshkallëzuar në dhunë./REL/KultPlus.com

74 vite më parë vdiq Sevasti Qiriazi, nismëtarja e organizimit të arsimit kombëtar për vajzat shqiptare

Sot janë bërë 74 vite nga vdekja e nismëtares së arsimit kombëtar, për vajzat shqiptare, Sevasti Qiriazi, shkruan KultPlus.

Sevasti Qiriazi-Dako, arsimuesja e atdhetarja e njohur shqiptare lindi më 24 shkurt të vitit 1871 në Manastir dhe vdiq më 30 gusht të vitit 1949. Ishte njëra prej grave atdhetare shqiptare dhe nismëtare e organizimit të arsimit kombëtar për vajza dhe gra.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos të studionte në kolegjin me emër Robert College në Konstandinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit në atdhe nisi të punojë për shkollën shqipe të vashave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor të vitit 1891.

Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) e me të motrën Parashqevi Qiriazi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”.Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të femrave të cilat kontribuan , jo vetëm në fushën e arsimit , por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare.

Sevasti Qiriazi mori pjesë në Kongresin e Elbasanit si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”. Shkroi “Gramatika elementare për shkollat fillore”. Bashkëpunoi me atdhetarë dhe me Ismail Qemalin për çështjen kombëtare. Kur ishte kryetare e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në SHBA, mbrojti të drejtat e shqiptarëve në shumë forume ndërkombëtare. Duke iu përkushtuar përparimit kombëtar dha ndihmesë në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare. / KultPlus.com

Sevasti Qiriazi-Dako, arsimuesja e atdhetarja e njohur shqiptare lindi më 24 shkurt të vitit 1871 në Manastir dhe vdiq më 30 gusht të vitit 1949. Ishte njëra prej grave atdhetare shqiptare dhe nismëtare e organizimit të arsimit kombëtar për vajza dhe gra.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos të studionte në kolegjin me emër Robert College në Konstandinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit në atdhe nisi të punojë për shkollën shqipe të vashave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor të vitit 1891.

Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) e me të motrën Parashqevi Qiriazi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”.Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të femrave të cilat kontribuan , jo vetëm në fushën e arsimit , por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare.

Sevasti Qiriazi mori pjesë në Kongresin e Elbasanit si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”. Shkroi “Gramatika elementare për shkollat fillore”. Bashkëpunoi me atdhetarë dhe me Ismail Qemalin për çështjen kombëtare. Kur ishte kryetare e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në SHBA, mbrojti të drejtat e shqiptarëve në shumë forume ndërkombëtare. Duke iu përkushtuar përparimit kombëtar dha ndihmesë në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare. / KultPlus.com

9 vite nga vdekja e delegatit të Kongresit të Drejtëshkrimit, Shaban Demiraj

Sot janë bërë 9 vite nga vdekja e albanologut, delegatit të Kongresit të Drejtëshkrimit dhe akademikut shqiptar Shaban Demiraj, shkruan KultPlus.

Shaban Demiraj ka qenë gjuhëtar, albanolog dhe akademik i njohur shqiptar. Ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë gjatë viteve 1993 – 1997.

Demiraj u lind në Vlorë më 1 janar 1920. Kreu medresenë në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946-1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954-1955).

Në vitet 1948-1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku shërbeu deri më 1990, kur doli në pension. Kështu, ai punon si mësues, profesor e shkencëtar mbi 60 vite, çka përbën në vetevete rekord të këndshëm.

Është njëri prej pedagogëve që ka mbajtur kurse leksionesh për një numër të qenësishëm lëndësh albanistike dhe albanologjike, si për morfologjinë e gjuhës së sotme shqipe, për gramatikën historike të gjuhës shqipe, për historinë e gjuhës së shkruar shqipe (shekujt XVII-XIX), si edhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike. Për këto lëndë hartoi tekstet përkatëse, që u botuan si dispensa e libra më vete, me të cilët punojnë edhe sot Universitete të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, etj. Ai drejtoi me aftësi shkencore dhe administrative për 27 vjet katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë (1962-1989).

Në vitet 1962-1966 ka qenë zëvendës-dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai do të mbetet në historinë e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe të Universitetit të Tiranës si drejtues që u shqua për punë të pakursyer dhe të një cilësie të lartë.

Ai i përket yllnajës më të lartë të albanistëve dhe albanologëve të të gjitha kohërave. Jeta dhe vepra e vet flet për dashuri ndaj gjuhës shqipe, ndaj gjuhëve, madje ndaj Gjuhës vetë, për pasion, durim e këmbëngulje shembullore në rrugën e kërkuesit, të shkencëtarit të palodhur.

Ai  u zgjodh anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972). Ndërsa titujt dhe postet të cilat iu dhanë ndër vite janë: titujt e lartë Profesor (1972), Mësues i Popullit (1977), Profesor i merituar 1990, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1989), kryetar i saj (1993-1997), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (1996), anëtar i Akademisë Qendrore Europiane të Shkencave dhe të Arteve (1997), anëtar nderi i Akademisë Diplomatike të Londrës (2000), nënkryetar i A.I.E.S.E.E. (Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve të Europës Jug-lindore (1994-1998). Laureat i dy Çmimeve të Republikës, të klasit të dytë (1979) dhe të klasit të parë (1989). Është dekoruar me Urdhërin Mjeshtër i Madh i Punës (2000). Është Qytetar Nderi i Vlorës (2001).

Ai vdiq më 30 gusht 2014 në Tiranë/KultPlus.com

‘Koha është e maskarenjve, po atdheu i shqiptarëve’

Poezi nga Ali Asllani

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!/KultPlus.com

Pesë grabitjet më të guximshme të muzeut në historinë moderne

Filmat me grabitje arti – mendoni “Ocean’s 8”, “The Thomas Crown Affair”, Audrey Hepburn “Si të vjedhësh një milion” – gjithmonë kapin imagjinatën, por sigurisht, vjedhjet e guximshme nuk janë ruajtja e vetme e ekranit të argjendtë.

Vetëm javën e kaluar, Policia Metropolitane e Londrës konfirmoi hapjen e një hetimi për thesaret, duke përfshirë gurë gjysmë të çmuar dhe bizhuteri ari që datojnë nga shekulli i 15-të para Krishtit deri në shekullin e 19-të pas Krishtit, që muzeu thotë se janë “hunguar, vjedhur ose dëmtuar” për shkak të një numër vitesh. Një punonjës në muze është pushuar nga puna, me “veprim ligjor” në pritje, shtohet deklarata.

Ndërsa Hartwig Fischer, drejtori në largim i muzeut, tha se incidenti ishte “shumë i pazakontë” dhe se muzeu “tashmë ka forcuar masat tona të sigurisë”, krime të tilla nuk janë asgjë e re. Këtu janë pesë grabitje të tjera famëkeqe që u bënë tituj.

Vjedhja e “Mona Lizës” (1911)

PARIS - 4 JANAR: Njerëzit mblidhen rreth pikturës së Mona Lizës më 4 janar 1914 në Paris Francë, pasi ajo u vodh nga Muzeu i Luvrit nga Vincenzo Peruggia në 1911. (Foto nga Roger-Viollet/Getty Images)

Njerëzit mblidhen rreth pikturës së Mona Lizës më 4 janar 1914 në Paris; piktura u vodh nga Musée du Louvre nga Vincenzo Peruggia në 1911.Roger Viollet/Getty Images

Një nga hajdutët më famëkeq të artit në botë ishte Vincenzo Peruggia, njeriu që vodhi “Mona Lisa”. Xhamari italian ka punuar në Luvrin në Paris, ku shfaqet kryevepra e Leonardo da Vinçit e shekullit të 16-të; nuk dihet nëse ai u fsheh brenda natës apo hyri fshehurazi në muze në mëngjesin e vjedhjes, por më 21 gusht 1911, ndërsa muzeu ishte i mbyllur për mirëmbajtje, Peruggia arriti t’i shmangej sigurisë, të hiqte portretin nga kutia e tij, ndërsa galeria ishte ishte shfaqur në ishte bosh dhe, siç thuhet, e fshehu nën xhaketën e tij përpara se të dilte nga muzeu.

Kryevepra ishte e fshehur në apartamentin e Peruggia-s në Paris deri në vitin 1913, kur, pasi u zhvendos në një hotel në Itali, ai u përpoq t’ia shiste atë tregtarit të antikeve Alfredo Geri, i cili njoftoi autoritetet dhe Peruggia u arrestua. Disa e shpallën Peruggia një hero për kthimin e “Mona Lisa” në vendin e saj të lindjes – megjithëse përkohësisht, dhe pasi kreu vetëm tetë muaj burg, Peruggia u lirua. Në vitin 1914, portreti u rivendos në Luvër, ku rreth 30,000 vizitorë e vizitojnë çdo ditë për të parë vetë buzëqeshjen enigmatike të portretit.

“The Skylight Caper” (1972)

Bill Bantey, drejtori i marrëdhënieve me publikun në Muzeun e Arteve të Bukura të Montrealit, shihet duke treguar foto të 18 pikturave të vjedhura në vitin 1972.

Vjedhja më e madhe e artit në Kanada ndodhi në Muzeun e Arteve të Bukura të Montrealit në orët e para të 4 shtatorit 1972. Në një skenë direkt nga një film aksion, tre hajdutë të maskuar arritën të hynin në çatinë e ndërtesës përpara se të përdornin një litar për të zbritur në muze përmes një çati prej xhami (prandaj pseudonimi i incidentit, Kaperi i dritares së qiellit).

Pasi hynë brenda, ata kërcënuan me armë zjarri tre roje sigurie dhe i lidhën para se t’u vidhnin plaçkën. Në atë kohë, zëdhënësi i muzeut Bill Bantey i përshkroi fajtorët për transmetuesin kanadez CBC si “hajdutë diskriminues (të cilët) kishin një ide mjaft të mirë të asaj që kërkonin”.

Transporti përfshinte 18 piktura – mes tyre “Peizazhi me vila” të Rembrandt – si dhe mbi 30 bizhuteri që datojnë nga shekulli i 17-të. Do të ishte edhe më e madhe, por u ndez një alarm teksa hajdutët u përpoqën të largoheshin nga një derë sigurie dhe ata u detyruan të linin pas një sërë pikturash. Deri më sot, askush nuk është akuzuar për vjedhjet. Vetëm dy sende – një varëse dhe një pikturë që i atribuohet Jan Brueghel Plakut – janë gjetur ndonjëherë.

Transporti i Bostonit (1990)

BOSTON - 18 MARS: Karen Haas, ish-kuratore në detyrë e Muzeut Isabella Steart Gardner në Boston, gjatë një konference shtypi jashtë muzeut për të treguar fotot e veprave artistike të vjedhura prej 300 milionë dollarësh, të marra në një grabitje herët në mëngjes.  (Foto nga Tom Herde/The Boston Globe nëpërmjet Getty Images)

Kaq famëkeqe ishte vjedhja e 13 veprave të artit në vitin 1990 nga Muzeu Isabella Stewart Gardner në Boston, saqë u bë fokusi i një dokumentari të Netflix, “This Is A Robbery: The World’s Biggest Art Heist”, në 2021.

Grabitja filloi pak pas orës 1 të mëngjesit të 18 marsit, kur dy burra të maskuar si oficerë policie informuan sigurinë në muze se po hetonin një trazirë. Menjëherë pas kësaj, ata prangosën dy roje sigurie në bodrumin e muzeut përpara se të lëviznin nga dhoma në dhomë, duke hequr veprat e çmuara të artit. Pikturat e vjedhura përfshinin pamjen e vetme detare të Rembrandt, “Krishti në stuhinë në detin e Galilesë” dhe “Koncerti” të Vermeer.

Në total, veprat besohet se vlejnë rreth 500 milionë dollarë, por pavarësisht një shpërblimi prej 10 milionë dollarësh që u ofrua në vitin 2017 për kthimin e tyre, vendndodhja e tyre mbetet një mister – ashtu si edhe identiteti i hajdutëve.

Hajduti i maces godet në Paris (2010)

Oficerët e policisë në Paris kërkojnë të dhëna në kornizat e pikturave të vjedhura jashtë Muzeut të Artit Modern më 20 maj 2010.

Grabitja më e madhe e artit e kryer ndonjëherë në tokën franceze u zhvillua më 20 maj 2010, në Muzeun e Artit Modern në Paris. Një hajdut i maskuar, i njohur tani si hajduti i maceve në karrierë, Vjéran Tomic (i referuar si Spider-Man nga shtypi ndërkombëtar), hyri në muze rreth orës 3 të mëngjesit pasi hoqi me kujdes një dritare. Jo vetëm që hyrja e tij kaloi pa u vënë re nga rojet e sigurisë në detyrë, por alarmi i sigurisë së muzeut nuk funksiononte dhe detektorët e lëvizjes nuk funksionuan.

Gjatë grabitjes, u vodhën pesë piktura nga Braque, Léger, Matisse, Modigliani dhe Picasso, me vlerë mbi 100 milionë dollarë në total. Pas një informacioni, Tomic u arrestua në vitin 2011. Në vitin 2017, ai u dënua me tetë vjet burg, ndërsa dy bashkëpunëtorë morën gjashtë dhe shtatë vjet dënime për rolet e tyre. Të tre burrat u gjobitën gjithashtu me 112 milionë dollarë. Pikturat e vjedhura, megjithatë, nuk janë gjetur kurrë.

Grabitja e “The Green Vault” (2019)

DRESDEN, GJERMANI - 25 NËNTOR: Policia kriminale heton mjedisin jashtë pallatit Residenzschloss që strehon koleksionin e thesareve Gruenes Gewoelbe (Green Vault) më 25 nëntor 2019 në Dresden, Gjermani.  Hajdutët, me sa duket pasi kishin sabotuar furnizimin me energji elektrike, hynë në muze nga një dritare herët këtë mëngjes dhe thuhet se u hodhën me bizhuteri, diamante dhe gurë të tjerë të çmuar me vlerë një miliard euro, duke e bërë atë grabitjen më të madhe në historinë gjermane të pas Luftës së Dytë Botërore. .  (Foto nga Jens Schlueter/Getty Images)

Bastisja e Green Vault është e dukshme në atë që përfshinte vetëm vjedhjen e bizhuterive, dhe jo veprat e artit. Ajo u zhvillua më 25 nëntor 2019, në muzeun Grünes Gewölbe (Green Vault) i vendosur në Kështjellën e Dresdenit të Gjermanisë.

Para agimit, një zjarr u ndez qëllimisht afër muzeut për të çaktivizuar furnizimin me energji elektrike të dritave të rrugëve që e rrethonin atë. Më pas, pasi hynë brenda, hajdutët prenë shufrat e hekurit dhe xhamat e copëtuara, ndërsa rojet e paarmatosura të sigurisë – të detyruar nga rregullat që i ndalonin rreptësisht ata të përballeshin me ndërhyrës – shikonin të pafuqishëm në CCTV.

Banda ndihmoi veten për një sërë bizhuteri dhe artefakte, duke përfshirë diamante dhe rubin që arrinin mbi 123 milionë dollarë. Pas një hetimi shumëvjeçar, pesë burra nga një familje famëkeqe gjermane e krimit pranuan krimin dhe u dënuan në maj 2023, duke marrë dënime nga katër deri në gjashtë vjet. Edhe pse policia gjeti shumë nga bizhuteritë, pjesë të tjera – duke përfshirë një shpatë të veshur me diamant – mbeten të zhdukura./cnn/KultPlus.com

30 gushti, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

30 gushti shënon Ditën Ndërkombëtre e të Zhdukurve.

Dita ndërkombëtare e të zhdukurve (International Day of the Disappeared) është një ditë e përvitshme përkujtimore më datë 30 gusht, në të cilën njerëzimi kujton fatin e njerëzve, që në kundërshtim me vullnetin e tyre janë zhdukur.

Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, duke përkujtuar të zhdukurit e luftës së vitit 1999, nga e cila 1600 persona figurojnë ende të zhdukur.

Për të shënuar këtë ditë krerët e shtetit do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Pas përfundimit të luftës së Kosovës, të zhdukur figuronin rreth 6.500 persona. Prej asaj kohe, janë kryer zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi./KultPlus.com

Kumbaro: Agjencia e Bregdetit, monitorim plazheve nga Velipoja në Ksamil

Sezoni veror vazhdon i mbarë dhe stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit është çdo ditë në terren për monitorim të plazheve, nga Velipoja deri në Ksamil.

Kështu theksoi sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale, ku publikoi pamje nga kontrollet në plazhe të stafit të kësaj agjencie.

Kumbaro theksoi se “këto kontrolle po kryhen për respektimin e detyrimeve nga çdo subjekt për sigurinë e pushuesve dhe natyrisht vrojtuesin me shenjat dalluese, i cili ka qene kusht i panegociueshëm”.

“Vendosim një herë e mirë standardet e menaxhimit të stacioneve të plazheve dhe subjektet të kuptojnë se duhet investuar në siguri dhe pastërti ashtu si për çdo gjë tjetër”, tha Kumbaro.

Trupat inspektuese janë çdo ditë në terren për të garantuar zbatimin e ligjit për pajisje me kulla vrojtimi, ruajtës të certifikuar të shpëtimit të jetës, sinjalistika tokësore dhe ujore të sigurisë, apo kriteret e pastërtisë dhe higjienës./atsh/KultPlus.com

Letrat e dashurisë së Oskar Wilde

Historitë e dashurive nuk janë asnjëherë të lehta, aq më tepër të atyre që janë të të njëjtit seks. Një ndër personazhet që e ka vuajtur më shumë persekutimin për shkak të prirjeve të tij dashurore është Oskar Wilde, i cili u burgos disa herë për homoseksualizmin e tij.

Por pavarësisht vuajtjeve, historitë e tij të dashurisë janë ndër më të bukurat. Në qershor të vitit 1891, ai u takua me Lord Alfred “Bosie” Douglas, poet i ri 21 vjeçar që studionte në Oksford, që do të kthehej më pas në muzën e Wilde për të shkruar “Portretin e DorianGrayt”. Gjatë kohës që jetuan së bashku, Oskar shkroi veprat themeltare të krijimtarisë së tij. Janë pafund letrat e dashurisë që ata i dërgonin njëri tjetrit, duke u konsideruar si ndër letrat më të ndjera në historinë e çifteve e njohura të artit.

Një letër e shkruar një ditë të ftohtë nëntori, Oksford 1892 nga Wilde:

I dashur Bosie … Do doja shumë të shkoja diku me ty larg, aty ku është ngrohtë e plot ngjyra…

Disa javë më vonë, në janar 1893 Wilde shkruan:

Djaloshi im,
Soneti që më dërgove ishte i bukur, gati një mrekulli sesi buzët e kuqe të gjetheve të trëndafilave, mund të çojnë në çmendinë e muzikës dhe të puthjes. Shpirti yt i hollë i mbështjellë nga pasioni ecën lehtë drejt poezisë. Pse jeni vetëm në Londër dhe kur do të shkosh në Salibury? Apo do të ftohësh duart në muzg…Këtu është një vend i bukur, por më mungon ti…

Me një dashuri të pavdekshme, i joti Oscar

Në fillim të marsit 1893, Wilde shkruan një letër ku ndjehet padurimi i dashurisë
I dashuri i të gjithë djemve! Letrat jote ishte e këndshme. Verë e kuqe dhe e bardhë për mua…Por jam i trishtuar. Nuk duhet të bësh skena me mua, ato më trishtojnë, më rrënojnë. Unë ju shoh si një krijesë që ke dalë nga antikiteti grek, dhe s’mund t’ju shoh të shtrembëruar nga pasioni. S’mund ti dëgjoj buzët e tua të buta të thonë gjëra të këqija për mua. Mos e thyej zemrën time. Ndjej se duhet të shoh sa më shpejt. Do të vij në Salisbury. Nuk e di si do t’ja bëj. Je diçka hyjnore për mua. Këtu ku jam ka shumë vështirësi. Fatura ime shkon £ 49 për një javë! Tashmë jam ulur në një stol pranë Thames – por ju, nuk jeni këtu i dashuri im, djali im i mrekullueshëm…

Gjithmonë yti
Oscar

Dashuria e tyre nuk ishte e lehtë dhe për shkak të kushteve ekonomike. Në një letër të dhjetorit të vitit 1893 Wilde i shkruan:

Djali im i dashur,

Faleminderit për letrën tuaj. Jam i mbingarkuar nga presionet e kreditorëve aq sa duket se jam buzë greminës por ndjehem i lumtur që jemi sërish miq, dhe se dashuria jonë ka mundur të sfidojë hijen për të mbetur mes dritës, ashtu si një trëndafil i vjetër. Le të jemi gjithmonë të dashur për njëri-tjetrin, siç kemi qenë gjithmonë.

Mendoj për ty çdo ditë e më shumë…

Oskar

Në qershor të atij viti Wilde shkruan:

I dashuri im i shtrenjtë!

Shpresoj që cigaret të kenë ardhur të gjitha. Drekova sot me Gladys de Grey, dhe dy të tjerë këtu. Ata më ftuan të shkoj në Paris me ta të mërkurën, por ti e di nuk kam shumë para të udhëtoj. Më ka marrë malli dhe dua të shoh. Është absurde por nuk mund të jetoj pa ty. Ti je shumë i dashur, i mrekullueshëm…Mendoj për ty gjithë ditën, më mungon lëkura jote, duket sikur lëviz duart në ajër dhe të ndjej…E di që nuk më beson, por në janar të premtoj do ikim bashkë larg, në një udhëtim të gjatë, ku duart e tua të jenë gjithë kohën pranë meje. Do jetë një kohë e bukur djalosh, aq sa do të duam të mos mbarojë. Të dy e meritojmë këtë arratisje.

Më shkruaj, ma ndrysho këtë vetmi

I joti përgjithmonë, Oskar. / KultPlus.com

”Origjina është barrë e rëndë, të cilën njeriu e bartë në kokë e mbi supe gjatë jetës..”

Daut Dauti

Origjina është barrë e rëndë, të cilën njeriu e bartë në kokë e mbi supe gjatë jetës. Në rini njerëzit ndikohen nga rrethanat që mbizotërojnë në shoqëri dhe etnikisht apo kombëtarisht deklarohen si diçka që nuk janë. Pra, lidhen me ‘realitetin’ që është në modë. Por, në moshën e pleqërisë, njerëzit i kthehen origjinës.

Në Maltë të rinjtë i ikin gjuhës së tyre amtare (malteze) për shkak se kjo gjuhë është në fakt dialekt i arabishtes dhe ata nuk duan të identifikohen me arabët. Kur bisedoja me pleqtë, ata nuk e mohonin këtë fakt. Madje, mburreshin me prejardhjen e tyre dhe gjuhën.

Njësoj është me shqiptarët (arvanitasit) në Greqi. Pleqtë nuk e mohojnë etninë e tyre, kurse fëmijët e tyre, po. Kështu është derisa këta të rinj ta arrijnë moshën e pleqërisë.

Mark Milani vinte nga pjesa e sllavizuar e fisit Kuç. Ai e mbante veten për serb dhe kishte arritur respekt dhe pozita të larta në shtetin e Malit të Zi, nga ku ushtroi masakra kundër shqiptarëve. Por, në pleqëri iu kthye origjinës dhe shkroi disa libra që u bënë të rëndësishme për historinë e shqiptarëve. Mark Milani apo Marko Miljanov, siç e quante ai veten, para se të vdiste, shkroi:

‘Po vdes i lumtur edhepse nuk kam jetuar mjaft gjatë për t’i lexuar librat e mia, por do t’i dëgjoj nga varri kur ato do t’i lexojnë nipat e miqëve të mi. Si kuç që jam, po vdes kryesisht i kënaqur, por si serb, po vdes i pakënaqur dhe jo i lumtur’.

Porosia e Mark Milanit për origjinën është shumë e rëndësishme: Mos u largoni nga ajo që jeni se kurrë nuk gjeni kënaqësi në atë që nuk jeni. / KultPlus.com

Grupi ‘Rebelde’ bëhen bashkë pas 15 vitesh në një turne të paharruar

RBD-Rebelde ka qenë dhe mbetet një nga grupet më të dashura për të gjithë të rinjtë 15vjet më parë. Me bëmat dhe historitë e tyre ata mbërthyen pas ekranit shumë të rinj, në Shqipëri edhe në botë.

Pas përfundimit të serialit grupi u nda ku secili vijoi karrierën dhe rrugëtimin e tij.

Pas 15 vitesh, RBD është kthyer në skenë së bashku. Grupi i dashur meksikan filloi turneun e tyre “Soy Rebelde” të premten e kaluar në Teksas, duke u përballur me SHBA dhe Amerikën Latine. Ribashkimi përmban pesë nga gjashtë anëtarët origjinalë, Anahí, Dulce María, Maite, Christian dhe Christopher, dhe ka qenë një udhëtim emocionues për anëtarët dhe fansat e grupit.

Koncerti i shumëpritur i RBD vjen pasi grupi shiti rreth 1.5 milionë bileta në 24 orë pas shpalljes së turneut. Në muajt e ardhshëm, grupi ka publikuar këngë të reja dhe shumë përmbajtje për fansat e vjetër dhe të rinj.

Ndalesat e radhës në turneun “Soy Rebelde” përfshijnë më shumë qytete në SHBA dhe ndalesa në Brazil, Kolumbi dhe Meksikë. / KultPlus.com

“Fjalët e thëna në nerva e sipër janë të vërteta, por jo në kohën e duhur”

Gabriel Garcia Marquez konsiderohet si shkrimtari më popullor në gjuhën spanjolle që nga Miguel de Cervantesi.

Veprat e tij letrare kanë qenë shkrimet më të shitura në spanjisht, përveç Biblës. Romani i tij epik “100 Vjet Vetmi” është shitur në mbi 50 milionë kopje në 25 gjuhë të ndryshme.

García Márquez fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982 për tregimet dhe romanet e tij. Në fjalën e falënderimit kur mori çmimin, ai u shpreh “Amerika Latine është një burim i pashtershëm krijimtarie, dëshpërimi dhe bukurie”.

‘Gabo’ siç thirrej shpesh, pionieri i zhanrit të realizmit magjik i dhanë një perspektivë tërësisht të re letërsisë dhe botës së fjalës së shkruar.

Por puna e tij gjithashtu mbart grimca mençurie rreth dashurisë, luftës dhe jetës, të cilat janë bërë tashmë të përjetshme në veprat “Njëqind vjet vetmi”, Dashuria në kohërat e kolerës, dhe klasikët e tjerë.

Ja disa nga leksionet e “Gabos” përzgjedhur nga librat e tij që do të jetojnë përgjithmonë:

1- Unë nuk besoj në Zot, por i frikësohem Atij.

2- Jeta nuk është ajo që jetojmë, por ajo që ti kujton dhe si e kujton atë.

3- Ai që pret gjatë ka pritshmëri të vogla.

4- Një person nuk vdes kur duhet, por kur mund.

5- Seksi është ngushëllimi kur ju nuk mund të keni dashurinë.

6- Kam zbuluar për kënaqësinë time, se është jeta, jo vdekja, ajo që nuk ka kufij.

7 – Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia.

8- Një burrë e kupton kur plaket, sepse ai nis t’i ngjajë babait të tij.

9- Liria është shpesh viktima e parë e luftës.

10- Mençuria vjen tek ne në atë moment kur nuk na hyn më në punë.

11- Mbetet gjithmonë diçka për t’u dashur.

12- Të gjitha qeniet njerëzore kanë tri jetë: publike, private dhe sekrete.

13- Trillimi u shpik ditën, kur profeti hebre Jonah u kthye në shtëpi dhe i tha gruas se ishte tri ditë me vonesë sepse ishte përtypur nga një balenë.

14- Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.

15– Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.

16- Sekreti i një moshe të madhe nuk është asgjë tjetër përveç një pakti të ndershëm me vetminë.

17- Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat.

18- Zemra ime ka më shumë dhoma se një bordello.

19- Asgjë nuk e përfaqëson një njeri më shumë sesa mënyra sesi vdes.

20- Jo, nuk jam pasur. Unë jam një njeri i varfër me para, por kjo nuk është e njëjta gjë.

21- Kur një grua vendos të flejë me një burrë, nuk ka asnjë mur që ajo nuk mund të ngjisë, asnjë fortesë që s’mund ta shkatërrojë, asnjë konsideratë morali që ajo nuk do injorojë dhe mbi të gjitha: nuk ka Zot për të cilin t’ia vlejë të shqetësohesh.

22- Thuaji atij po. Edhe nëse po vdes nga frika, edhe nëse do të të vij keq më vonë, sepse çfarëdo që të bësh, do të pendohesh për gjithë jetën nëse thua jo.

23- Në qoftë se Perëndia nuk do të pushonte dielën, do të kishte pasur kohë për të përfunduar botën.

24- Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta ne na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.

25- Kur të vdes, të vetmen keqardhje do ta kem është nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria.

26- E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

27- Nevoja e ka fytyrën e një qeni.

28- Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash.

29- Në gazetari vetëm një fakt i rremë, e vë në dyshim të gjithë punën e bërë, ndërsa në fiksion vetëm një fakt i vërtetë e legjitimon të gjithë punën e bërë

30- Në fund të fundit, letërsia nuk është tjetër vetëm se zdrukthtari. Me të dyja ju keni punë me realitetin, me një material po aq të vështirë sa druri. /KultPlus.com

Rita Ora performon sonte në shfaqjen e RTL Power Hits në Veronë

Rita Ora, artistja e njohur për performancat e saj magjepsëse dhe meloditë mbreslënëse, tashmë ndodhet në qytetin piktoresk të Veronës, ku përveç që ka shprehur kënaqësinë e saj të madhe që ndodhet në këtë vend, ajo edhe ka njoftuar për performancën e saj sonte, shkruan KultPlus.

Me talentin e saj të jashtëzakonshëm, Rita Ora do të ngjitet në skenë në shfaqjen RTL Power Hits sonte në orën 21:00. Skena është ngritur dhe pritjet po ndërtohen ndërsa ajo premton një shfaqje të paharrueshme që premton të jetë asgjë më pak se spektakolare.

Për ata që janë të etur për të qenë pjesë e magjisë muzikore, ajo ka njoftuar se mund të akordohen në RTL 102.5 në kohën e caktuar për të kapur çdo notë, çdo ritëm dhe çdo moment të performancës magjepsëse të Rita Orës.

“Prekni në Verona!! Është shumë bukur këtu 💞✨ Unë do të performoj në shfaqjen e RTL Power Hits sonte në orën 21:00!! Shkoni në RTL 102.5 dhe akordohuni, unë kam një shfaqje të mrekullueshme gati!!”, shkruan Rita. / KultPlus.com