“The Little Mermaid” dështon në arkat e filmit në Kinë dhe Korenë e Jugut

Debutimi i filmit “The Litttle Mermaid” ka dështuar në Kinë dhe Kore të Jugut, me shikuesit që kritikuan në baza raciste mbi caktimin e aktores Halle Bailey si personazhi kryesor Ariel.

Ribërja e Disney-t ka arkëtuar vetëm 3.6 milionë dollarë në Kinën kontinentale që nga hapja atje më 26 maj, sipas Box Office Mojo. Në Korenë e Jugut, “The Little Mermaid” ka fituar 4.4 milionë dollarë që nga 24 maji.

Filmi tërhoqi rreth 472,000 shikues në javën e parë në kinema atje, më pak se 643,000 fansa që u shfaqën për filmin e ri “Fast and Furious” “Fast X”, për të njëjtën kohëzgjatje, sipas Këshillit Korean të Filmit. “Fast X” u hap një javë para “The Little Mermaid”.

Pritja e ftohtë erdhi pasi shikuesit në të dy vendet vunë në dyshim zgjedhjen e Bailey-t si yllin e filmit, një vendim që është përshëndetur diku tjetër.

Në Shtetet e Bashkuara, vajzat e reja me ngjyrë kanë përshëndetur vendimin e Disney-t, duke thënë se ndjehen të përfaqësuara në ekranin e madh për shkak të rolit të saj titullar.

“The Little Mermaid” gjithashtu ka dalë mirë në arkat e Shteteve të Bashkuara, duke u renditur si filmi numër dy gjatë fundjavës së kaluar, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.

Por në IMDb, filmi është goditur nga vlerësimet, një praktikë ku përdoruesit lënë komente negative për një titull në përpjekje për të ulur vlerësimin e tij. Çështja bëri që IMDb javën e kaluar të paralajmërojë për “aktivitet të pazakontë votimi” dhe të ndryshojë mënyrën se si llogarit vlerësimet.

Në nivel global, filmi tani ka sjellë rreth 327 milionë dollarë, me 186 milionë dollarë që vijnë nga SHBA-ja dhe 141 milionë dollarë të nxitura nga audienca ndërkombëtare./rtv21/KultPlus.com

‘Spider-Man: Across the Spider-Verse’ kryeson me 120 milionë dollarë për shitje biletash në Amerikë

Filmi i animuar “Spider-Man: Across the Spider-Verse” është filmi numër 1 në Amerikën e Veriut, duke fituar 120.5 milionë dollarë në të ardhura këtë fundjavë.

Në vendin e dytë renditet “The Little Mermaid” me 40.6 milionë dollarë, e ndjekur nga “The Boogeyman” me 12.3 milionë dollarë, “Guardians of the Galaxy Vol. 3” në vendin e katërt me 10.2 milionë dollarë dhe “Fast X” në të pestin me 9.24 milionë dollarë.

“Super Mario Bros” është renditur në pozitën e gjashtë me 2.4 milionë dollarë, “About my Father” në pozitën e shtatë me 2.1 milionë dollarë, “The Machine” në të tetën me 1.8 milionë dollarë, “You Hurt My Feelings” në të nëntën me 770,000 dollarë dhe “Kandahar” në pozitën e dhjetë me 765,000 dollarë./KlanKosova/KultPlus.com

Edicioni i 14 i Anibarit, zhvillohet me temën e dashurisë ‘LOVE | DASHNI’ në qytetin e Pejës

Edicioni i 14-të të Festivalit i Animacionit Anibar, i cili këtë vit do të mbahet në qytetin e Pejës, në fokus do të ketë  temën e dashurisë  “LOVE | DASHNI”, shkruan KultPlus.

Përmes këtij edicioni të Anibarit synohet që të rikujtohet që dashuria nuk njeh kufij dhe si e tillë nuk mund të definohet.

Përmes një komunikate oraganizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se këtë vit përmes këtij edicioni do të tentojnë të gërmojnë dimensionet e shumta të dashurisë, duke hedhur dritë në kompleksitetin e saj dhe duke zbuluar manifestimet e saj të ndryshme.

“Por mos kini frikë, kjo nuk është një mbretëri klishesh apo ëmëlsie sakarine. Ne gërmojmë në dimensionet e shumta të dashurisë, duke hedhur dritë në kompleksitetin e saj dhe duke zbuluar manifestimet e saj të ndryshme.

Përgjatë shtatë ditëve të festivalit, programi ynë artistik do t’ju zhysë në një kaleidoskop të çudirave të animuara, dhe përmes kësaj teme ne do të eksplorojmë fuçinë transformuese të lidhjeve njerëzore.

Bashkohuni me ne, ndërsa përqafojmë natyrën e shumëanshme të dashurisë, një forcë që tejkalon gjuhën dhe flet me thelbin e njerëzimit tonë. Le të festojmë format e panumërta që dashuria ndikon në jetët tona, ndez shpirtrat tanë, dhe na frymëzon për të qenë më të mirë, si individ dhe si shoqëri”, thuhet në një kounikatë të lëshuar për media.

Edicioni 1 14-të të Festivalit I Animacionit Anibar këtë vit do të zhvillohet në datat 17 korrik  deri 23 korrik 2023, në qytetin e Pejës /KultPlus.com

Publikohet traileri i filmit ‘Hidden Strike’

Filmi aksion “Hidden Strike”, ku me rolet kryesore paraqiten aktorët e mirënjohur Jackie Chan e John Cena, ka pasur të dhëna se është realizuar në vitin në vitin 2018. Më në fund u lansua traileri i tij. Fillimisht ai u pagëzua Snafu, por më pas iu ndërrua titulli.

Lansimi i filmit “Hidden Strike” nuk është bërë siç është thënë për shkak të një radhe çështjesh.

Arsyeja e parë ishte pandemia e COVID-19. Në veçanti në Kinë, kur kinematë filluan tël rihapeshin pas pandemisë, pati kërkesa për filma bllokbasterë në gjuhën zyrtare, si: Hi, Mom, The Battle at Lake Changjin e Moon Man.

Veç ndryshimeve në këtë treg, gjatë një vizite në Kinë për prezantimin e F9 në vitin 2021, Sina aksidentalisht potencoi Tajvanin si vend i pavarur nga Kina, gjë që kotribuoi në vonimin e lansimit të mëtejmë të filmit “Hidden Strike” atje.

Megjithatë, pas të gjitha këtyre, traileri i tij u lansua, dhe ai ofron skena nga Chan e Cena. Ata luajnë rolet e ish ushtarëve të forcave speciale në një mision, të cilët përcjellin civilë në një prej rrugëve më të rrezikshme në botë, që quhet “Highway of Death”, e cila rrugë kalon nëpër Bagdat.

Regjinë e filmit “Hidden Strike” e ka bërë Scott Waugh. Ai në një deklaratë ka treguar se ky film do të lansohet së shpejti, megjithatë nuk ka bërë të ditur datën se kur./21Media/KultPlus.com

Përfundojnë xhirimet e filmit “Hana” nga Ujkan Hysaj

Ka përfunduar xhirimet filmi i metrazhit të gjatë, “Hana” me regji të Ujkan Hysaj dhe skenar të Fadil Hysaj.

Ky film i cili për temë ka dhunimin e grave,  prapa vetes kishte një ekip të madhe dhe aktorë tashmë të dëshmuar në fushën e kinematografisë.

Përmes një statusi në facebook, regjisori Ujkan Hysaj është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me punën e ekipës dhe gjithë aktorëve pjesëmarrës në film.

Tutje ai ka falënderuar edhe skenaristin e filmit, Fadil Hysaj duke u shprehur se bashkë kanë arritur të nxjerrin një skenar të fuqishëm.

“Një falënderim për aktoren Sheqerie Buçaj për punën e palodhshme dhe fuqinë e talentin e saj në rolin e Hanës, Ilire Vinca në rolin e Fanës, Refet Abazi në rolin e Murselit, Teuta Ajdini në rolin e Hyrijës, Ermin Bravo nga Bosnia në rolin e Ivanit, Shpend Xani në rolin e Besnikut, Xhevdet Doda në rolin e Bozhës, Fatlume Bunjaku ne rolin e Mrikës, Lumnije Muqaj ne rolin e Teutës, Agron Shala në rolin e Ilirit e shumë të tjerët si Gjejlane Godanci, Namie Sylejmani, Bislim Muqaj, Daniela Markaj etj.”, shkruan regjisori. / KultPlus.com

Filmat më të shikuar të javës në arkat filmike

Ishte një debutim i suksesshëm për filmin “The Little Mermaid”. Ripërpunimi i fundit i studios “Disney” i filmit klasik të animuar, arriti që për pak ditë t’i arkëtojë më shumë se 95.5 milionë dollarë nga shfaqja nëpër 4,320 kinema të Amerikës Veriore. Projekti i cili në rolin e sirenës Ariel e sjell aktoren dhe këngëtaren, Halle Bailey, dhe armiken e saj Ursula e portretizon ylli i komedisë, Melissa McCarthy, pritet që në javën e ardhshme të vazhdojë të dominojë për nga shikueshmëria.

Në pozitën e dytë këtë javë e gjejmë filmin hit të arkave filmike, “Fast X”, me 23 milionë dollarë të fituara. Pas dy javësh shfaqje nëpër kinematë e Amerikës Veriore, ky projekt i arkëtoi gjithsej 108 milionë dollarë. Në vazhdimin e dhjetë në serinë e filmave aksion, “Fast and Furious Saga”, ngjarja zhvillohet në Vatikan ku kryepersonazhi Dom Toretto dhe ekipi i tij, mundohen ta ndalojnë shpërthimin e një bombe jo të zakonshme. Po ashtu, vihet në fokus arsyeja prapa urrejtjes së personazhit të ri në film, Dante, për protagonistin Toretto, e cila siç duket rrjedh prapa nga vazhdimi i pestë “Fast and Furious”. Dante zbulohet se është djali i Herman Reyes, personazhi i keq të cilin Dom e kishte vrarë gjatë një grabitjeje në Rio De Janeiro. Tani ai po kërkon të marrë hak, duke e kërcënuar familjen dhe ekipin e Torettos, por edhe qindra mijëra njerëz të pafajshëm. Krahas protagonistit Vin Diesel, në “Fas X” po ashtu luajnë aktoret e shpërblyera me “Oscar”, Helen Mirren dhe Charlize Theron, si dhe yjet tjerë të Hollywoodit, Jason Statham, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Ludacris, John Cena, Jason Momoa, Rita Moreno dhe Brie Larson.

Në javën e katërt të lansimi nëpër kinema, “Guardians of the Galaxy Vol. 3”, arriti të pozicionohet në vendin e tretë të arkave filmike dhe t’i fitojë edhe 20 milionë dollarë nga shitja e biletave. Shuma totale e këtij projekti deri më tani e kap shifrën prej 300 milionë dollarësh. Kjo nuk ka qenë performanca më e mirë e mundshme për një film me superheronj, të cilët zakonisht e tërheqin publikun nëpër kinema Megjithëkëtë, projekti më i ri i bazuar në universin kinematik “Marvel”, ka arritur që globalisht t’i fitojë më shumë se 746 milionë dollarë. Në “Guardians of the Galaxy Vol. 3”, superheronjtë e dashur të publikut, Starlord, Gamora, Drax, Nebula, Mantis, Groot dhe Rocket Raccoon, rikthehen në ekran të madh me një mision tjetër për ta mbrojtur universin nga një kërcënim i ri. Rolet kryesore i përsërisin aktorët e njohur tashmë për publikun, Chris Pratt, Zoe Saldaña, Dave Bautista, Karen Gillan, Pom Klementieff, Vin Diesel, Bradley Cooper, Will Poulter, Elizabeth Debicki, Sylvester Stallone, Sean Gunn dhe Maria Bakalova

Në vendin e katërt u pozicionua, “The Super Mario Bros. Movie”, me 6.5 milionë dollarë të fituara ekstra të cilat i shtohen shumës totale të arkëtuar deri më tani në Amerikës Veriore, prej 559 milionë dollarësh. Familjet me fëmijë të vegjël nuk kanë pasur pothuajse asnjë alternativë tjetër, veçse t’i vizitojnë kinematë lokale, që kur u lansua ky film i animuar. Kjo ndihmoi që Super Mario të arrijë shikueshmëri rekorde dhe t’i dominojë arkat filmike. Në nivelin global, filmi i ka fituar 1.2 miliardë dollar nga shitja e biletave.

Ndërsa top-pesëshja u kompletua me filmin “The Machine” me 5 milionë dollarë të fituara në javën e parë të shfaqjes nëpër kinema. Projekti i zhanrit aksion dhe komedi vjen me regji të, Peter Atencios, dhe i inspiruar nga shou humoristik i vitit 2016 i krijuar nga Bert Kreischer. Në rolet kryesore vijnë aktorë, Bert Kreischer, Mark Hamill, Jimmy Tatro, Jessica Gabor dhe të tjerë. / RadioPlus / KultPlus.com

‘Little Mermaid’ kryeson me 95.5 milionë dollarë për shitje biletash në Amerikën e Veriut

“Little Mermaid” është renditur si filmi numër 1 në Amerikën e Veriut, duke fituar 95.5 milionë dollarë të ardhura në fundjavë.

Në vendin e dytë është renditur “Fast X” me 23 milionë dollarë, i ndjekur nga “Guardians of the Galaxy Vol. 3” me 20 milionë dollarë, “Super Mario Bros” në pozitën e katërt me 6.3 milionë dollarë dhe “The Machine” në pozitën e pestë me 4.9 milionë dollarë.

” About My Father” është radhitur i gjashti me 4.3 milionë dollarë, “Kandahar” në të shtatin me 2.4 milionë dollarë, “You Hurt My Feelings” në vendin e tetë me 1.4 milionë dollarë, “Evil Dead Rise” në vendin e nëntë me 1 milion dollarë dhe ” Book Club: The Next Chapter” në të dhjetin me 920,000 dollarë./KlanKosova/KultPlus.com

Filmi i ri “Beetlejuice” në ekran për dashamirët e tij vitin e ardhshëm

“Beetlejuice” do të vijë sërish në ekrane për dashamirët e tij. Warner Bros ka njoftuar se ky film do të lansohet vitin e ardhshëm.

Megjithatë nuk ka shumë informata rreth tij. Ai është ripunim nga filmi i Tim Burton që u lansua në vitin 1988, ndërkaq sjell në skenë skena me fantazma.

Filmi i ri po ashtu është me regji të Tim Burton. Në të me role paraqiten Michael Keaton në rolin  e Beetlejuice e Winona Ryder të Lydia Deetz.

Veç tyre, me role vijnë edhe Jenna Ortega me rolin e bijës së Ryder, Justin Theroux, Catherine Ohara, Monica Bellucci e Willem Dafoe. Një prej producentëve të këtij filmi është Brad Pitt.

Skenarin e “Beetlejuice” e kanë bërë Miles Millar e Alfred Gough.

Në filmin e parë, një çift i sapomartuar i vdekur, rolet e të cilëve i luajnë Geena Davis e Alec Baldwin, inatosen për shkak të një familjeje e cila vendoset në shtëpinë ku kanë jetuar ata.

Rolet e prindërve i luajnë Catherine O’Hara e Jeffrey Jones, e Rydet të bijës së tyre.

Ata kontaktojnë me “Beetlejuice”, që është një fantazmë dinake nga Nëntoka. Kjo fantazmë u ndihmon që ti ndjekin banorët e rinj të shtëpisë.

Filmi “Beetlejuice” arriti sukses të madh komercial. Ai fitoi 74.7 milionë dollarë në box office në botë.

Ky film u bë inspirim për realizimin e edhe të një mjuzikli, që u nominua për çmimin Tony.

Ai u realizua në skenë për katër vite radhazi derisa u mbyll Broadway për shkak të pandemisë së COVID-19.

Filmi i ri “Beetlejuice” u caktua të lansohet në kinema nga data 6 shtator 2024./21Media/KultPlus.com

Seth McFarlane largohet nga Family Guy…përkohësisht

Krijuesi i serisë Family Guy, Seth McFarlane, është larguar përkohësisht nga produksioni i kësaj serie, në vazhdën e grevës së shkrimtarëve amerikanë.

Ai është larguar njëherësh edhe nga seria tjetër, American Dad, teksa shkrimtarët amerikanë po kërkojnë marrëveshje më të mira pagash.

Kjo ka cuar në stopimin e të gjitha emisioneve dhe spektakleve në ShBA, në mungesë të skenarëve.

Sipas raportimeve nga Deadline, MacFarlane nuk do të shërbejsë si skenarist por as si producent në këtë shou derisa të vazhdojë greva.

Atij i janë bashkuar edhe dy shkrimtarët tjerë të Family Guy, Rich Appel dhe Alec Sulkin, si dheBrian Boyle dhe Matt Weitzman nga American Dad./klankosova/KultPlus.com

Stallone me rol në filmin e ripunuar ‘Cliffhanger’

Dashamirët e yllit të filmit Rocky, Sylvester Stallone, së shpejti këtë aktor do ta shohin me rol në filmin “Cliffhanger”, kësaj radhe në filmin e ripunuar me këtë titull, të viteve të 90-ta.

Stallone do të paraqitet me rolin e Gabe Walker.

Ky aktor, veç paraqitjes me rol në të, po ashtu do të jetë producent i tij. Ndërkaq regjinë e tij do ta bëjë Ric Roman Waugh.

Në filmin origjinal “Cliffhanger”, Stallone paraqitet si alpinisti Walker. Ai pas dështimi të shpëtimit të një shoqeje të tij, torturohet nga faji që nuk ka mundur ta shpëtojë atë.

Ashtu i traumatizuar, në kurthin e një ekipi kriminelësh. Ai duhet tu ndihmojë atyre që t’i lokalizojnë paratë të cilat i vjedhin gjatë një grabitjeje të një aeroplani.

Regjisori Waugh, në një deklaratë për media ka bërë të ditur se filmi “Cliffhanger” ripunim do të xhirohet në Alpet Italiane.

Sipas tij, ky ishte dhe mbetet filmi favorit i viteve të 80-ta e 90-ta, ndërkaq bashkëpunimi i tij në të me një yll filmi siç është Stallone, është ëndërr që po i realizohet, ka thënë ai.

Stallone së fundmi lansoi reality-shoun e tij në Paramount+, të titulluar  The Family Stallone , që i mundëson fansavetë kuptojnë rreth jetës së kësaj familjeje, e cila është një prej më të famshmeve në Hollywood./21Media/KultPlus.com

Guardians of the Galaxy 3 arrin në Cineplexx me eventin ‘Pre Premiere’ ku do të ketë edhe shpërblime!

Njëri nga filmat e shumëpritur nga Marvel Studios, Guardians of the Galaxy Vol. 3 arrin në Cineplexx më 3 maj, me eventin Pre Premiere ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do të mbahet në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.

Chris Pratt, Bradley Cooper, Zoë Saldaña dhe të tjerë kthehen për filmin e tretë dhe të fundit të serisë të Guardians of the Galaxy.

Sa i përket ngjarjes së filmit, në Marvel Studios “Guardians of the Galaxy Vol. 3” grupi i famshëm duken pak më ndryshe se që jemi mësuar. Peter Quill, është ende i tronditur nga humbja e Gamora (që ndodhi në Avengers: Infinity War 2018). Tani ai duhet të mbledhë ekipin rreth tij për të mbrojtur universin së bashku me mbrojtjen e një prej tyre. Një mision që nëse nuk përfundon me sukses, me shumë mundësi mund të çojë në fundin e Gardianëve siç i njohim ne.

(L-R): Zoe Saldana as Gamora and Chris Pratt as Peter Quill/Star-Lord in Marvel Studios’ Guardians of the Galaxy Vol. 3. Photo by Jessica Miglio. © 2022 MARVEL.

Gjatë eventit ‘Pre Premiere’, të mërkurën do të dhurohen këto shpërblimet në Cineplexx:

Në kinemanë në Prishtinë:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Timberland

5x duksa nga Gagi Gift Shop

https://www.instagram.com/p/CrjIKLwoxBu/

Në kinemanë në Prizren:

5x duksa nga Marso Merch   

2x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Aztech

https://www.instagram.com/p/CrjIKEQomKP/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx

ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30.

Dita e dytë e festivalit të filmit polak “Visua”

Dita e dytë e Festivalit te Filmit Polak “Visua”, solli për publikun, filmin fitues të disa çmimeve dhe nominuar nga European Film Awards, “Other People”, me regji të Aleksandra Terpinski.

Vetë regjisorja, e cila ka ardhur në Tiranë në kuadër të festivalit, mbajti një diskutim me publikun pas shfaqjes.

Ndërsa e diela solli në ekran filmin “Prindërit e çiftit” një komedi-dramë që zhvillohet pas një martese në të cilën nusja dhe dhëndri nuk shkëmbyen “po-në” e shenjtë. Askush nuk e di pse Łukasz, dhëndri, e ndërpreu lidhjen. Por të ftuarit që kanë ardhur, disa nga shumë larg, duhet të ftohen të paktën për darkë. Mbrapa sallës së dasmës, prindërit e të rinjve takohen duke u takuar njëkohësisht dy botë të ndryshme, nga klasa të ndryshme sociale. Fillimisht të dy palët shokohen por mbetet për t’u parë çfarë ka ndodhur vallë mes dhëndrit e nuses?

Ditën e hënë, salla e kinemasë rezervohet për dy orare në kuadër të festivalit: në orën 17:00 do të shfaqet një bllok filmash të shkurtër studentorë nga shkolla e filmit “Krzystof Kieslowkski” dhe në orën 19:00 nis shfaqja e filmit të gjatë “Amatorët”.

Ky është edicioni i dytë i festivalit “Visua”, që kësaj here vjen me organizimin e Agjencisë së Industrisë Kreative, si partner kryesor./atsh/KultPlus.com

Chevalier-pjesë e filmit ‘Mozarti i Zi’

Joseph Bologne, i njohur gjithashtu si Chevalier de Saint-Georges, nuk është ende një emër mjaft i njohur.

Figura historike afro-karaibe e shekullit të 18-të njihet më së miri si kompozitor, i quajtur ndonjëherë “Mozarti i Zi” për veprat e tij të ndritshme, virtuoze dhe talentin e pashoq në violinë. Ai ishte gjithashtu djali i një gruaje të skllavëruar, një burrë famëkeq zonjash, një dirigjent që thyente kufijtë dhe një i besuar e ngushtë e Marie Antoinette.

Tani, më shumë se 200 vjet pas vdekjes së tij, historia e jashtëzakonshme e Bolonjës po arrin më në fund audiencën kryesore përmes “Chevalier”, një film i bazuar në jetën e tij. Për më tepër, veprat e tij po pastrohen dhe po përkrahen nga disa prej figurave më me ndikim të muzikës klasike.

Për dashamirët e historisë dhe muzikës, ose ata që thjesht vlerësojnë një fije të mirë, kjo rilindje e vogël është një shije e frutave magjepsëse që lindin kur ne përpiqemi të mbajmë të gjalla historitë e artistëve të ndryshëm, të pakuptueshëm.

Chevalier pati një jetë dhe një trashëgimi të shkëlqyer

Kompozitori i parë me ngjyra që ka arritur një rëndësi në skenën klasike evropiane. Ai lindi në Karaibe në 1745 nga një grua e zezë e skllavëruar dhe një pronare plantacioni francez të bardhë. Babai i tij e çoi në Francë si djalë i vogël, ku mësoi artin e shpatës dhe violinave, dy aftësi që bëjnë jetën e tyre.

Bolonja ishte një njeri i parë dhe të kundërtave: Ai ishte dirigjenti i parë me ngjyrën e orkestrës së njohur të Parisit Le Concert Olympique , dhe ndër të parët me ngjyrën që drejtoi një regjiment në ushtrinë franceze . Sharmi dhe aftësitë e tij me shpatën e bëjnë atë të popullarizuar shoqërisht dhe romantikisht, por ai ishte ende i pushtuar nga racizmi. Skllavëria ishte e ligjshme në Francë deri në vitin 1794 dhe “Le Code Noir”, një dekret që rregullonte çdo pjesë të jetës së një skllavi, gjithashtu shkaktoi diskriminimin e njerëzve të lirë me ngjyrë.

Megjithatë, lindja e Bolonjës me një baba fisnik e mbrojti atë nga disa – por jo të gjithë – nga ky paragjykim. Ai kishte miq të gjithë, duke mbajtur një vend si muzikant në oborrin e Marie Antoin dhe duke fituar admirimin e presidentit amerikan John Adams, i cili dikur e quajti atë “njeriu më i kompletuar në Evropë”.

Megjithatë, historia i kujton më mirë bashkëkohësit e tij të bardhë.

“Chevalier u quajtespe i Zi tha ‘Mozarti’,” tha Bill Barclay, atëherë drejtor i muzikës në Sha’s Globe, në vitin 2019 . “Në shumë raste duhet të jetë me të vërtetë Mozart ai që duhet të quhet ‘Kvalieri i Bardhë’.

Barclay zhvilloi një produksion muzikor rreth jetës së Bolonjës që u shfaq premierë në Tanglewood në Lenox, Massachusetts në vitin 2019. Është një nga disa përpjekjet e fundit për të treguar historinë e Bolonjës për një audiencë më të gjerë. “Chevalier”, një film i ri i publikuar të premten, e sjell Bolonjën në ekranin e madh, me gjithë magjepsjen dhe dramën pa frymë të një pjese të periudhës premierë.

Kelvin Harrison Jr., i cili luan Bologne në film, tha se ishte emocionuese të shihje se si kjo figurë “e shpejtë, e mprehtë, qesharake dhe e lezetshme” u përkthye kaq lehtë në kohët moderne.

“Ai nuk kërkoi falje 100% të rasteve”, tha Harrison për ABC7 Los Angeles “Ai ishte si Michael Jackson i momentit. Ishte argëtuese të kronikash atë nga vitet 1700 dhe të zbuloje se sa bashkëkohore ishte për ne tani në një farë mënyre.”

Muzikantët e sotëm i japin Chevalier një rrugë të re drejt pavdekësisë

Ndërsa filmi dhe portretizimi i Harrison-it, e sjellin Bolonjën në jetë në një mënyrë të re, shumë punë po bëhet gjithashtu nga gjigantët e muzikës klasike për t’u siguruar që trashëgimia e kompozitorit të vazhdojë.

Muzika, në fund të fundit, është aspekti më i qëndrueshëm i jetës së Bolonjës. Dhe ka një alkimi të veçantë për interpretimin e muzikës që gjallëron një jetë në një mënyrë që asnjë film nuk mund ta kishte. Me tërheqjen e një harku, e tashmja arrin në të kaluarën, duke sjellë me vete jo vetëm artin, por gëzimet, hidhërimet, sfidat dhe triumfet e artistit.

Anne-Sophie Mutter , një violiniste gjermane me famë botërore, e di llojin e magjisë që mund të krijojnë këto momente.

“Muzika është një mënyrë për të jetuar në një univers paralel pa dëmtime cerebrale,” tha ajo në një intervistë telefonike në shkurt, me një përzierje praktike dhe ezoterizmi.

Mutter përdor reputacionin e saj si një nga violinistët më të famshëm të gjallë për të zgjeruar aksesin e muzikës klasike dhe për të mbrojtur zgjedhjet më të ndryshme muzikore brenda zhanrit.

Në fillim të këtij viti, Mutter dhe ansambli i saj i muzikantëve të rinj, Mutter’s Virtuosi , filluan një turne të kufizuar ndërkombëtar duke vënë në qendër të vëmendjes, midis veprave të tjera, edhe “Koncertin e violines në Major” të gjallë të Bolonjës.

Të mësosh një pjesë të re muzikore është një përpjekje intime dhe ndërsa Mutter u njoh me punën e Bolonjës, ajo njohu pjesë të jetës së tij në kompozimet e tij.

“Jam shumë e kënaqur që ai po vjen më shumë në qendër të vëmendjes,” tha ajo. “Shkrimi i tij ishte tepër shpikës dhe modern për kohën. Ai ishte një atlet i shkëlqyer dhe këtë mund ta dalloni në muzikën e tij.”

“Me repertorin, është si vera,” vazhdoi ajo. “Marrëdhënia juaj me një pjesë ka shumë shtresa. Ndërsa lëvizni nëpër shtresa, shihni më qartë dhe ai zhytet në sistemin tuaj. Dhe pastaj ju çliroheni në mënyrë të shëndetshme nga nevojat teknike të pjesës. Kjo është kur ju bëni muzikë.”

Bologne dhe Mutter janë dy artistë të ndarë nga shekuj, rrethana dhe shumë më tepër. Por kur Mutter dhe ansambli i saj performojnë veprat e Bolonjës, vargu midis dy botëve të tyre tërhiqet, duke vezulluar me qartësi mahnitëse.

Artistët klasikë të zinjë po e kthejnë në muzikë dhimbjen e Masakrës së Garës në Tulsa

Në muzikën klasike, këto mundësi magjike për të sjellë në mendje të kaluarën janë rezervuar në masë të madhe për burrat e bardhë. Kjo po ndryshon ngadalë, ndërsa më shumë artistë dhe ansamble programojnë vepra moderne dhe historike të kompozitorëve dhe kompozitorëve femra me ngjyra.

“Mjerisht, dikush do të mendonte se sektori kulturor vlerëson vërtet talentin, por kjo nuk është e vërtetë,” tha Mutter. “E shohim në përzgjedhjen e repertorit që e ka bërë kanunin e pjesëve të famshme. Vërtet duhet të shikojmë shumë më afër dhe me shumë pasion cilësinë e punës. Ka shumë për të zbuluar.”

Dëshira për të zgjeruar vlerësimin e muzikës klasike nuk bazohet në një kuptim të paqartë të diversitetit. Është një rrugë drejt pavdekësisë për artistët e së shkuarës dhe frymëzim për artistët e së ardhmes. Në dëgjimin tonë, na jepet mundësia të zgjedhim atë që ia vlen të kujtohet, idetë e të cilave janë ende kuptimplote dhe historitë e të cilave ia vlen të mbahen gjallë.

Në ekran dhe në skenë, trashëgimia e Joseph Bologne tregon se kurrë nuk është vonë për një ringjallje./cnn/KultPlus.com

Blerta Zeqiri: E nderuar që mu besua udhëheqja e institucionit më të zhvilluar të vendit

Blerta Zeqiri, pas marrjes së pozitës së drejtoreshës së Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka thënë se ndjehet shumë e lumtur që do të udhëheqë institucionin më të zhvilluar në vend, prej ku edhe është zotuar se do të shkrij gjithë përvojën e saj të fituar brenda dy dekadash për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së filmit, shkruan KultPlus.

‘’Ndjehem jashtezakonisht e nderuar qe me eshte besuar udheheqja e Qendres Kinematografike te Kosoves, institucionit me te zhvilluar te vendit. Te gjitha njohurite e fituara gjate ketyre dy dekadave qe punoj ne kete industri do t’i perdore per zhvillimin e metejme te industrise se filmit ne vendin tone – mision ky per te cilin kam punuar vazhdimisht dhe aktivisht bashke me koleget e mi filmberes.’’, ka thënë Zeqiri.

Ajo më tutje ka thënë se Kosovën e presin punë dhe suksese të mëdha, pasi ajo do të punoj me nder duke e bërë më të mirën për vendin.

‘’Na presin shume pune, shume sfida dhe shume suksese per filmin Kosovar! Ju faleminderit Minister per besimin! Do te punoj me zell e me nder per te bere me te miren qe di!’’, ka thënë Zeqiri./ KultPlus.com

Filmi më i ri i animuar i Super Marios thyen rekorde në arkën filmike të Hollywood-it

Filmi i ri “Super Mario Bros” ka thyer rekorde në arkën filmike, duke shënuar kështu hapjen më të suksesshme globale të të gjitha kohërave për një film të animuar.

Filmi familjar, versioni i dytë i lojës hit Nintendo, mori 377 milionë dollarë në mbarë botën në pesë ditët e para të publikimit.

Kjo e kaloi rekordin e mëparshëm prej 358 milionë dollarë të mbajtur nga Frozen 2 në Hollywood.

“Shifrat janë sensacionale,” tha analisti David A Gross, i cili shtoi se “Super Mario Bros” do të jetë filmi numër 1 i animuar për vitin 2023, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Xhanfise Keko “pushton” kinematë spanjolle 16 vite pas vdekjes

Regjisorja e njohur e filmave për fëmijë, Xhenfise Keko “ka pushtuar” kinematë spanjolle 16 vite pas vdekjes.

Mes emrave të shquar si Jean Vigo, François Truffaut apo Abbas Kiarostami, ndodhet edhe shqiptarja me filmat e saj.

Spanjollët e konsiderojnë se një autore të jashtëzakonshme të njëmbëdhjetë filmave artistikë të realizuar nga viti 1972 deri në 1984 në Shqipëri, ku të gjithë trajtojnë sfidat, zhgënjimet dhe aspiratat e fëmijërisë. Me një ndjeshmëri të pazakontë, Keko portretizon botën dhe vizionin e fëmijës, duke vendosur dëshirat dhe psikologjinë në qendër. E gjithë kjo nënkupton të kuptuarit e fëmijërisë jo si një fazë tranzicioni drejt një moshe tjetër, por si një periudhë më vete, duke respektuar autonominë e djemve dhe vajzave të përcaktuara nga filozofi i pedagogjisë René Schérer.

Sakaq, kinemaja në Spanjë ofron për shikuesit katër nga filmat e saj më të famshëm: “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë”, “Mimoza llastica” dhe “Taulanti kërkon një motër”./abcnews.al / KultPlus.com

Ka vdekur regjisori i njohur shqiptar, Kristaq Mitro

Ka vdekur sot, në moshën 77-vjeçare regjisori Kristaq Mitro. Ai është një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptar.

Ai ka dhënë një kontribut të çmuar si pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë në degën Regji Filmi dhe Televizioni.

Lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit Mitro e ka dhënë aktori Mevlan Shanaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pa kontestuara ! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve!”, shkruan aktori Mevlan Shanaj.

Mitro është regjisor i filmave:

Një djalë edhe një vajzë (1990)

Telefoni i një mëngjesi (1987)

Duaje emrin tënd (1984)

Apasionata (1983)

Njeriu i mirë (1982)

Në prag të lirisë (1981)

Liri a vdekje (1979)

Nusja dhe shtetrrethimi (1978)

Dimri i fundit (1976)

Tokë e përgjakur (1976). / KultPlus.com

“Killers of the Flower Moon” do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Kanë

Drama kriminale e Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon”, do të ketë premierën e saj botërore në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë më 20 maj.

Festivali i Kanës është i kënaqur të mirëpresë Martin Scorsese, Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, Lily Gladstone, Jesse Plemons, Cara Jade Myers, JaNae Collins, Jillian Dion, Tantoo Cardinal, së bashku me anëtarë shtesë të ekipit të filmbërësve, thanë orgazatorët.

Scorsese dhe Eric Roth shkruan skenarin bazuar në librin e David Grann, i cili zhvillohet në Oklahoma të viteve 1920 dhe përshkruan vrasjet e anëtarëve të kombit Osage të pasur me naftë.

Filmi pritet të dalë në kinema më 6 tetor./klankosova/KultPlus.com

Clint Eastwood do të realizojë filmin e fundit në karrierën e tij

Clint Eastwood vendosi të realizojë film të ri me Warner Bros.

Ky aktor, i cili njëherësh është edhe regjisor e skenarist, tashmë ka realizuar 50 filma për më shumë se 5 dekada karrierë. Por duket se do të realizojë edhe një, e që do të jetë i fundit në karrierën e tij.

Sipas faqes së internetit DiscussingFilm, Eastwood ka filluar me regjinë e filmit të tij të fundit. Ky film do të prodhohet si pjesë e Warner Bros, ku Istvud ka zhvilluar projektet e tija për shumë vite.

Sa i përket detaleve për këtë film, flitet se ai është triller dhe titullohet Juror #2. Tregimi fokusohet tek një jurist, rreth gjykimit të tij për vrasje, i cili kupton se mund të jetë vrasësi dhe lufton me dilemën se a do të futet në burg, apo do të manipulojë me gjyqin që të ikë nga ky krim.

Megjithatë edhe pse për këtë film thuhet se do të jetë i fundit në karrierën e Eastwood, kurrë s’i dihet. Eastwood nuk ka thënë personalisht se më nuk do të realizojë filma pas këtij. Por me gjasë se ai së shpejti do të mbushë 93 vjet, dhe tashmë është angazhuar për më shumë se pesë dekada në karrigën e regjisorit, dhe ka mundësi që edhe të dalë në pension.

Detaje të tjera rreth projektit të tij të ri nuk janë bërë të ditura.

Me fjalë të tjera, Juror #2 do të jetë filmi i 40-të të cilit Eastwood do t’ia bëjë regjinë. Ai ka bërë edhe skenarin e tij.

Eastwood gjatë karrierës së tij të deritanishme është shpërblyer me një radhë çmimesh. Ai u nderua me çmimet Oskar në kategoritë për Regjinë më të mirë dhe Filmin më të mirë, për Unforgiven dhe Million Dollar Baby. Eastwood po ashtu u nominua për Oskar për filmat si Mystic River dhe Letters From Iwo Jima si dhe filmin “Changeling”, ku luan Angelina Jolie./21Media/KultPlus.com

Ka vdekur aktori i famshëm amerikan, Lance Reddick

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare aktori i famshëm amerikan Lance Reddick, i cili ka marrë pjesë në serialin e HBO, The Wire, ndërsa ka luajtur rolin e Charon në filmat aksion-triller të John Wick.

Ai ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur të premten në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

“Lance do të na mungojë shumë. Ju lutem respektoni privatësinë e familjes së tij në këtë moment të vështirë”, tha publicistja e tij Mia Hansen.

Reddick pati një karrierë 25-vjeçare në aktrim, ku mori pjesë në dhjetëra fila. Po ashtu, ai ishte edhe muzikant./A2/KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve në SAG Awards 2023 dhe risia e këtij viti

 

Ndarja e çmimeve SAG Awards 2023 u zhvillua në Los Angeles dje, duke nderuar disa nga shfaqjet më të mira televizive dhe filmike të vitit që u votuan nga vetë aktorët.

Filmi hit i vitit të kaluar “Everything Everywhere All at Once”, ishte kryefjala e mbrëmjes me 4 çmime të fituara duke thyer rekordin për më shumë fitore në një film të vetëm. Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Netflix, duke bërë një transmetim televiziv që nuk kishte reklama. Duke filluar nga viti 2024, shfaqja do të transmetohet globalisht në Netflix.

Lista e plotë e të nominuarve me fituesit:

Outstanding Performance by a Cast in a Motion Picture

Advertisements

Everything Everywhere All at Once – Fitues

Babylon

The Banshees of Inisherin

The Fabelmans

Women Talking

Outstanding Performance by a Male Actor in a Leading Role

Brendan Fraser, The Whale – Fitues

Austin Butler, Elvis

Colin Farrell, The Banshees of Inisherin

Bill Nighy, Living

Adam Sandler, The Hustle

Outstanding Performance by a Female Actor in a Leading Role

Michelle Yeoh, Everything Everywhere All at Once – Fitues

Cate Blanchett, TÁR

Viola Davis, The Woman King

Ana de Armas, Blonde

Danielle Deadwyler, Till

Outstanding Performance by an Ensemble in a Drama Series

The White Lotus – Fitues

Better Call Saul

The Crown

Ozark

Severance

Outstanding Performance by a Male Actor in a Drama Series

Jason Bateman, Ozark – Fitues

Jonathan Banks, Better Call Saul

Jeff Bridges, The Old Man

Bob Odenkirk, Better Call Saul

Adam Scott, Severance

Outstanding Performance by a Female Actor in a Drama Series

Jennifer Coolidge, The White Lotus -Fitues

Elizabeth Debicki, The Crown

Julia Garner, Ozark

Laura Linney, Ozark

Zendaya, Euphoria

Outstanding Performance by a Male Actor in a Supporting Role

Ke Huy Quan, Everything Everywhere All at Once – Fitues

Paul Dano, The Fabelmans

Brendan Gleeson, The Banshees of Inisherin

Barry Keoghan, The Banshees of Inisherin

Eddie Redmayne, The Good Nurse

Outstanding Performance by a Female Actor in a Supporting Role

Jamie-Lee Curtis, Everything Everywhere All at Once – Fitues

Angela Bassett, Black Panther: Wakanda Forever

Hong Chau, The Whale

Kerry Condon, The Banshees of Inisherin

Stephanie Hsu, Everything Everywhere All at Once

Outstanding Performance by an Ensemble in a Comedy Series

Abbott Elementary – Fitues

Barry

The Bear

Hacks

Only Murders in the Building

Outstanding Performance by a Male Actor in a Comedy Series

Jeremy Allen White, The Bear – Fitues

Anthony Carrigan, Barry

Bill Hader, Barry

Steve Martin, Only Murders in the Building

Martin Short, Only Murders in the Building

Outstanding Performance by a Female Actor in a Comedy Series

Jean Smart, __Hacks __- Fitues

Christina Applegate, Dead to Me

Rachel Brosnahan, The Marvelous Mrs. Maisel

Quinta Brunson, Abbott Elementary

Jenna Ortega, Wednesday

Outstanding Performance by a Male Actor in a Television Movie or Limited Series

Sam Elliott, 1883 – Fitues

Steve Carell, The Patient

Taron Edgerton, Blackbird

Paul Walter Houser, Blackbird

Evan Peters, Dahmer—Monster: The Jeffrey Dahmer Story

Outstanding Performance by a Female Actor in a Television Movie or Limited Series

Jessica Chastain, __George & Tammy __-Fitues

Emily Blunt, The English

Julia Garner, Inventing Anna

Niecy Nash-Betts, Dahmer—Monster: The Jeffrey Dahmer Story

Amanda Seyfried, The Dropout

Outstanding Action Performance by a Stunt Ensemble in a Motion Picture

Top Gun: Maverick – Fitues

Avatar: The Way of Water

The Batman

Black Panther: Wakanda Forever

The Woman King

Outstanding Action Performance by a Stunt Ensemble in a Television Series

Stranger Things – Fitues

Andor

The Boys

House of the Dragon

Lord of the Rings: The Rings of Power. / Koha.mk / KultPlus.com

Filmi shqiptar rrëmben dy çmime në Trieste

Filmi “Sheets” i regjisores shqiptare Evi Gjoni, ka korrur sukses në premierën e saj botërore në Itali.

Lajmin e jep Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila ka dhënë dhe mbështetjen financiare për prodhimin e filmit. “Super sukses i regjisores Evi Gjoni në premierën botërore të filmit të saj të shkurtër “SHEETS”, shkruan QKK në rrjetet sociale, për triumfin e arritur në “Trieste Film Festival”.

Filmi shqiptar rrëmbeu 2 çmime në “TFF”: Çmimin e publikut për “Miglior Cortometraggio” dhe çmimin “Menzione Speciale” të jurisë.

QKK ka uruar stafin dhe gjithë bashkëpunëtorët. Evi Gjoni vjen me “Sheets” pas një përvoje të gjatë në cilësinë e asistent regjisores. Një ndër filmat ku ajo ka punuar më herët është dhe “Two lions heading to Venice”, film i cili pati jehonë në media.

Filmi Sheets është prodhuar nga “Ska-Ndal”, me mbështetje financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. /atsh / KultPlus.com

Një jetë në skenë, aktori ikonë Robert Ndrenika sot feston 81 vjetorin e lindjes

Robert Ndrenika feston sot ditëlindjen e 81-të. Vitet kalojnë, por aktori i madh vetëm sa fiton gjithnjë e më tepër dashurinë e publikut shqiptar. Pa të, arti do të ishte më i paplotë, shpirtrat më të varfër.

Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, sjell gjithnjë mesazhe me peshë dhe aktuale me rolet e tij. Të gjithë e duan dhe e admirojnë thjeshtësinë e tij. Të gjithë e vlerësojnë për sjelljen në jetën reale, por edhe për personazhet që tashmë i përkasin. Askush s’i harron batutat e tij në teatër apo filma, dy botë që Ndrenika s’i ndau kurrë.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.

Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Në vitin 1979, Ndrenikës iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”.

Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.

Për disa vite, punoi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.

Robert Ndrenika ka dy vajza. Ai kishte një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkëshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte të shoqin, dhe e shoqëronte gjithmonë në prova. Por pasi Polikseni u sëmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Aq sa për katër vite nuk shkeli më në teatër.

Por në prill të vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe iu rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shuster.

Ai nderohet nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012).

Ne 2014 ai futet në botën e një personazhi kapriçoz përmes premieres “Djemtë gazmore”, pjesë e shkruar nga shkrimtari amerikan Neil Simon.

Në 2015, u shpall Aktori i Vitit dhe gjatë marrjes së çmimit, publiku u ngrit në këmbë dhe duartrokiti gjatë në nder dhe respekt të tij.

Robert Ndrenika, “Artist i Popullit” meritoi çmimin vjetor nga Akademia e Artit dhe Kulturës “Kult”.

Robert Ndrenika përfaqëson jo vetëm nderin e dhe krenarinë e kombit por historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij.

Filmat:

Kronikë provinciale (2009)
Tifozët – (2004) komedi
Njerëz dhe fate – (2002-2
Tirana, viti zero
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë
Edhe kështu edhe ashtu
Botë e padukshme -azi
Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti
Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shi në plazh – (1984) teater-komedi
Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri
Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori
Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982), Gjoni
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati
Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979), kocka
Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi
Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
Shembja e idhujve – (1977), kapteri
Emblema e dikurëshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo
Rrugë të bardha – (1974), Ganiu
Shtigje të luftës – (1974), Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos
I teti në bronx – (1970), Xhemali
Horizonte të hapura – (1968), Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti / KultPlus.com

Kanë nisur xhirimet e filmit “Luna Park”, me Adriana Matoshin në rol kryesor

Filmi “Luna Park” me regji të Florenc Papas dhe skenar të Florenc Papas & Glykeria Patramani ka filluar të xhirohet para pak ditësh, shkruan KultPlus.

Ky film është prodhim i shtëpisë kinematografike On Film me producent Dritan Huqi, derisa në rol kryesor do të jetë edhe aktorja nga Kosova Adriana Matoshi së bashku me Orion Jolldashin.

Filmi po realizohet në bashkëprodhim me kompanitë filmike: Atalante Productions (Gr), producente Ioanna Bolomyti, Lupin Film(It), producent Riccardo Neri & Vicenzo Filippo, corvus.studio(Cro), producent Zvonimir Munivrana , “Buka”(Ks), producent Fatmir Spahiu Bufi.

Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Greek Film Centre, Greek National TV ERT, Croatian Audiovisual Center (HAVC), Qendra Kinematografike e Kosovës. /KultPlus.com