Prifest shpall fituesit e garës ‘Best Pitch’

Gjatë fundjavës, PriFest ka mbajtur edicionin e 12të të PriForum Online ku janë organizuar shumë aktivitete online si një numër panel diskutimesh, workshope dhe seanca me ekspertë të ndryshëm, përcjellë KultPlus.

Poashtu është mbajtur edhe gara ‘Best Pitch’ në Zoom, para jurisë ndërkombëtare tre anëtarëshe (Linda Beath eksperte finance dhe koproduksioni nga Kanada, Wendy Bernfeld, VOD eksperte nga Holanda dhe Danijel Hocevar, producent nga Sllovenia) dhe në ditën e mbylljes së PriForum janë shpallur edhe fituesit.

Në Best Pitch morën pjesë 12 projekte nga Ballkani të cilat kishin edhe workshope me ekspertë në fushën e prezentimit të projektit dhe workshop për financim dhe koproduksion. Projektet poashtu morën pjesë në Prishtina Rendezvous ku u prezentuan para agjentësive ndërkombëtare të shitjes. Përderisa Forumi u mbajt në zoom, shumë prej seancave ishin edhe livestream në facebook dhe ato mund t’i ndiqni edhe në kanalin youtube të PriFest së shpejti.

Më poshtë gjeni ndarjen e çmimeve dhe dedikimet e jurisë

Çmimi i parë – shërbime colour grading (Përpunimi i ngjyrave) e ndarë nga kompania In My Country Production i është ndarë projektit filmik:
The Second Chapter (Kapitulli I dytë) nga Shqipëria

Dedikimi i jurisë: Ky film tregon një histori lëvizëse që do të ngjallë dëshpërimin, zhgënjimin dhe trishtimin si dhe kënaqësinë, lumturinë dhe gëzimin. Ajo paraqet një kapitull të rëndësishëm në jetën e një guaje, nëne dhe një artisteje, nje personazh kryesor që audienca mund dhe do të lidhet me të më lehtë.

Producenti dhe shkrimtari-regjisori na dhanë një hap të mrekullueshëm që nxiti besimin se ky film jo vetëm që po bëhet nga talenti i duhur krijues, por që ata janë të aftë dhe të gatshëm për të bërë kinema me cilësi të lartë.
Dhe padyshim është një nga filmat e vitit 2021 që duam ta shohim sapo të jetë gati.Çmimi i dytë postproduksioni i zërit (Foleys) i dhënë nga kompania Audiohaus, Maqedoni Veriore iu nda projektit filmik Balkan Top Stars (Top yjet e Ballkanit) nga Serbia.

Dedikimi i jurisë: Ky projekt nuk i takon botës së filmave art house, por ai tërhoqi vëmendjen dhe mbështetjen tonë. Është një film me synim të qartë për një audience të vështirë në kinema- fëmijë dhe adoleshentë. Ky projekt ka zemrën në vendin e duhur: dëshiron të inkurajojë dhe përfundimisht të nxisë një sens të fortë të tolerancës shoqërore dhe politike.

Prezentimi i projektit ishte shumëngjyrësh, dinamik dhe Zoom dhoma u përdor në mënyrë efektive. Ne të gjithë besojmë se mundeni dhe do të përdorni platforma dixhitale në promovimin e këtij filmi për t’u siguruar që audienca e sheh filmin dhe se filmi promovohet mirë.

Çmimi për prezentimin më të mirë (Best Pitch) që ndahet nga PriFest, iu dha projektit filmik Flirtbar nga Kosova

Dedikimi i jurisë: Si një projekt pa një regjisor dhe pa një producent, ky është një tjetër film jo shumë e lehtë për një juri për t’a veçuar. Megjithatë, në këtë rast tregimi u tregua në një mënyrë të qartë, të detajuar dhe shumë mbresëlënëse. Ne ndjekëm personazhin kryesor simpatik përmes një udhëtimi që kuptuam një fund emocional që na preku të gjithëve. Padyshim nje prezentim i mirë.

Ndërsa është qartësisht një nga ‘bashkëproduksionet’ e natyrshme, ky film është në atë pikë të udhëtimit të tij ku i duhet një producent i shkëlqyeshëm një bashkë-producent cilësor, një regjisor i talentuar me përvojë dhe talenti kryesor. Kjo juri ju inkurajon ta mbështesni.

Honorable Mention / apo dedikim i veçantë nga juria iu bë edhe projektit filmik nga Mali I zi Scarab:

Dedikimi i jurisë: Një artist i ri, gruaja e tij, shoku i tij i ngushtë shumë qesharak dhe vellau i madh i tij kan nevojë për para. Ata gjithashtu kanë zemra të mëdha. Kështu që, kur dikush afër tyre vdes, ata vendosin të fillojnë një biznes duke pikturuar me motive ne arkivole. Shumë më mire se sa të varrosesh në një arkivol të thjeshtë, apo jo? Një ide e lezetshme për një komedi të zezë ballkanike. Ne mezi presim të qeshim së bashku me filmin dhe yjet e tij në premieren e tij të festivalit.

Vlen te theksohet qe edicioni i 12-të i PriFestit do të mbahet ne ambiente te hapura në datat 25-30 gusht 2020. / KultPlus.com

Festivali ‘Prifest’ shtyhet për muajin gusht

Bëhet e ditur se Festivali Ndërkombëtar i filmit, ‘Prifest’, është shtyrë për në muajin gusht si pasojë e përhapjes së madhe të virusit Covid19 në Kosovë, njofton KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e ‘Prifest’ në rrjetin social Facebook

Sipas tyre, ‘PriForum’ do mbahet online ndërsa datat për pjesën tjetër të festivalit do të jenë 25-30 gusht.

“Festivali Ndërkombëtar i Filmit – PriFest është duke përcjellur me shumë seriozitet situatën e pandemisë, dhe duke marrë parasysh se në ditët e fundit ka ndodhur një rritje alarmante e numrave të të infektuarëve me Covid19 në Kosovë, e vecanërisht edhe ne Prishtinë ku planifikohet të mbahet festivali, menaxhmenti ka marrë vendim që një pjesë të festivalit që planifikohej të mbahej në mënyrë fizike, ta shtyej për data 25-30 gusht, me shpresë se situata do të përmirësohet.

Ndërkohe që PriForum – platforma regjionale e industries se filmit, që është paraparë të mbahet online do të mbahet në datat e parapara 17-19 korrik.

PriFest ka punuar intenzivisht në muajt e kaluar për të bërë përzgjedhjen e filmave dhe programet e ndryshme në mënyrë që të realizojmë festivalin në korrik. Ne ishim të mendimit që shfaqjen e filmave ta bënim në hapsirë nën qiellin e hapur, me një kujdes të shtuar dhe duke rrespektuar masat e mbrojtjes. Mirëpo, lajmet shume dekurajuese se pandemia ka filluar të përhapet me të madhe, na bëri që të marrim vendim ta shtyejmë datën e mbajtjes së festivalit pasi që duhet të jemi të kujdesshëm që mos të rrezikojmë mirëqenien e qytetarëve në asnjë mënyrë.

Ne jemi të vetëdijshëm se edhe ngjarjet kulturore janë shumë të rëndësishme, dhe kjo ka qenë arsyeja që menduam se mund ta mbanim festivalin në korrik, por në këtë gjendje të pandemisë, kjo është e pamundur. Andaj kemi vendosur që të shfrytëzojmë këtë kohë për t’; promovuar programet e ndryshme, me shpresë që në gusht situate e pandemisë do të ndryshoj për të mirë.

PriForum do të mbahet në platforma online, në data 17-19 korrik, kurse datat për pjesën tjetër të festivalit”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

PriFest mbahet nga data14 deri më 19 korrik

PriFest në bashkërendim me institucionet përgjegjëse, si dhe duke pritur protokollet e veprimit të mëtutjeshëm për respektimin e masave mbrojtëse, ka vendosur që edicioni i 12 i festivalit të mbahet nga data 14 deri më 19 korrik.

Festivali është paraparë të mbahet komplet në ambiente të jashtme, kinema në qiellin e hapur, në dy-tri lokacione në qendër të Prishtinës.

Pasi nuk do të ketë shumë mysafirë të huaj që mund të udhëtojnë në Kosovë, pjesa e platformës regjionale të industrisë së filmit – PriForum, do të mbahet online, në mënyrë që ekspertët e ndryshëm dhe mysafirët e huaj të jenë prezent, pa marrë parasysh situatën.

Po ashtu është vendosur që këtë vit festivali t’i shfaqë filmat gratis për publikun, transmeton kp. 

Gjatë ditës në hapësirën e festivalit para Teatrit Kombëtar do të realizohen biseda, debate, panele e kyҫje online me ekspertë të ndryshëm ndërkombëtar, si dhe workshopet e PriForum të cilat mund të ndiqen online apo në hapësirën e festivalit.

PriFest tanimë ka hapur thirrjet për Best Pitch aplikim projektesh filmike, Prishtina Kino Kabaret, Green Film Project, etj.

PriFest do të mbahet në data 14-19 korrik, kurse PriForum më 17-19 korrik. /KultPlus.com

Irena Cahani dhe Arben Bajraktaraj shpallen aktorja dhe aktori më i mirë në Festivalin PriFest

Sonte në ceremoninë përmbyllëse të edicionit të 11-të të PriFest, janë ndarë çmimet në kategoritë kryesore për filmat pjesëmarrës. ku çmimi për aktorën dhe aktorin më të mirë, u dhuruan për Irena Cahanin dhe Arben Bajraktarin (Streha mes reve), përcjell KultPlus.

Çmimi për regjisorin më të mirë nga PriFest, u zgjodh Mahmut Fazil Çoskun, për filmin “Njoftimi”

Çmimi për aktorën më të mirë iu dha Irena Cahanit, në filmin “Streha mes reve”.

Çmimi për aktorin më të mirë iu dha Arben Bajraktarajt, në filmin “Streha mes “reve

Çmimi për arritje jetësore nga PriFest, iu dhurua Melihate Qenës dhe Selman Lokës

Çmimi për filmin më të mirë europian iu dhurua “Pasojat”, me regji të Darko Stante nga Sllovenia.

Çmimin për dokumentarin më të mirë e fitoi Rodrigo Areias “Frymarrja blu”, nga Portugalia

Fituesi i programit të konkurrencës së mesme është “Lëre vdekjen të jetë e gjallë” nga Uriel Jaouen Zrehn nga Franca

Fituesi i çmimit të jurisë FIPRESCI është “The Announcment” nga Mahmut Fazil Çoskun, nga Turkia

Fituesi i filmit më të mirë të studentëve është “Kafazi i ngjyrave” nga Daniel Reascos nga Ekuadori

Fituesi i çmimit të Jurisë së Mediave është Carlos Marques-Marcet “Ditët për të ardhur”, nga Spanja

Ndërsa Juria e Studentëve të Pavarur ka zgjedhur filmin “Let’s the death be alive”, nga Uriel Jaouen Zahern.

Çmimi në vlerë nga 1500 euro nga PriFest, i është dhënë Julian Mala dhe Harris Davis, për filmin “Vëllau im”.

Çmimi për Sound Post Production, në vlerë prej 10.000 euro, i dhuruar nga Audiohaus, ka shkuar për “Aisha” të Hanis Bagashov

Çmimi Video Post Production në vlerë prej 50.000 euro, i dhuruar nga In My Country Production, ka shkuar për “Gulizar” të Belkiz Bayrak

Çmimi për fituesin e çmimit Green Film është “Nature” nga Beatrice Shabanaj dhe Verona Berisha. /KultPlus.com

“Pranvera e paharruar në fshatin e harruar” eksploron jetën ‘perfekte’ brenda sistemit komunist

Rrona Jaka

“Njerëzit janë të vetmet krijesa mbi tokë që dinë për mortalitetin e tyre, prandaj, shpeshherë seksi dhe pija janë veç shpërqendrime të këndshme”, është një shprehje nga Gjakova, por për filmin “Pranvera e paharruar në fshatin e harruar” kjo shprehje shtyhet në kufijtë më ekstremë të saj, shkruan KultPlus.

Në kuadër të festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë “PriFest” është shfaqur premiera e këtij filmi në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në këtë film, fshatarët zgjedhin kafenenë në vend të çajtores, miqtë në vend të familjes, natën në vend të ditës dhe prostitutën në vend të gruas, duke e shfrytëzuar seksin dhe pijen si shpërqendrime të përkohshme.

Filmi fillon me disa narrativa të ndryshme, por të gjitha historitë bashkohen kur njëri prej fshatarëve hap një kafene ku shfrenohen të gjithë banorët e fshatit.

Filmi eksploron jetën “perfekte” brenda sistemit komunist ku gjithçka kryhet me sukses dhe të gjithë janë punëtorë, të zellshëm e besnik, derisa dikush u hap një kafene dhe u jep mundësi atyre që t’i tregojnë fytyrat e vërteta.

Të gjithë, që nga fëmijët e deri te burrat bëhen kurioz të dinë se çfarë fshihet me mes këmbëve të një ukrainase, veç për të zbuluar që gjithçka është njësoj, është veç mungesa e aventurës në jetën e tyre që e bën të dytën më atraktive se të parën.

Ndërkohë, filmit s’i mungon as klisheja filmike e historisë së Romeos dhe Xhulietës. Dy familje armike që duan të bashkohen nga dashuria e dy të rinjve. Një narrativë që është bërë mirë që është lënë më anash se të tjerat.

Një gjë tepër e veçantë rreth këtij filmi është se si shihet homoseksualiteti në një shoqëri të izoluar. Fillimisht është djali i Dautit që urdhërohet nga i ati që të “bëhet burrë” e të kryejë marrëdhënie me Tatianën, e pastaj edhe Miradija e cila është një vajzë e pamartuar që gjatë gjithë kohës bën komente kundër martesës dhe kundër ideve mashkullore. Zakonisht komentet e saj janë të përcjella me “Miradi mshele”.

Sigurisht, historia ka një fund të lumtur pasi, të ashtuquajturat “tundueset e djallit” përzihen nga fshati nga gratë që kishin humbur burrat e tyre si pasojë e epshit. 

Me aktorë të jashtëzakonshëm, filmi është realizuar me profesionalitetin dhe kujdesin më të madh nën regjinë e Kushtrim Bekteshit.

Me afër 50 aktorë gjithsej, regjisori ka treguar që nuk ka rol kryesor.  “Në film ka 14 role bartëse, nuk ka rol kryesor”.

“Pra, rolet më përfaqësuese i kanë, Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Riqip Gjepa, Luan Jaha, Adriana Matoshi e shumë te tjerë”, ka treguar regjisori i këtij filmi. Ndërkohë ai ka treguar edhe se kjo ka qenë hera e parë që sfidohet me një film të metrazhit të gjatë duke ditur që gjithmonë ka punuar në teatër.”

Aktorët e përfshirë në film vijnë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, ndër të cilët: Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Donikë Ahmeti, Taulanta Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Adem Karaga, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri, Lili Çavdarova Suçeva, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu, Blerim Dardhishta, Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Elhame Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaske Niço, etj…

“Filmi është shfaqur fillimisht në Shkup, por atëherë ka qenë në fazën produksionale, por kjo është premiera pasi tash është i kompletuar.”

Kurse organizatorja e PriFest, Vjosa Berisha ka treguar që filmi do të ketë edhe një reprizë gjatë PriFest-it.

“Do të bëjmë të pamundurën që filmi të ketë edhe një reprizë tjetër gjatë PriFest. Nuk ka ndonjë gjë të konfirmuar por do t’iu informojmë nëse një gjë e tillë realizohet”, ka thënë Berisha për ne. /KultPlus.com

PriFest zbulon anëtarët e jurive për edicionin e 11-të

Në prag të edicionit të tij të 11-të, PriFest zbulon anëtarët e jurive. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë do t’i ketë 8 juri, secila me nga 3 anëtarë, të cilët do t’i përcaktojnë fituesit e çmimeve në 5 programet garuese të filmit.

Sipas traditës, PriFest do të jetë nikoqir i emrave të mëdhenj nga kinematografia dhe industritë filmike ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale, të cilët do t’i bashkohen anëtarëve të komunitetit artistik kosovar, si dhe përfaqësuesve të studentëve dhe mediave, për t’i vlerësuar filmat që do të marrin pjesë në programet garuese të festivalit.

Në progrmain kryesor, Mjaltë dhe Gjak / programi garues i Ballkanit, juria do të përbëhet nga Karin Dix (Gjermani), drejtoresha e projektit Shooting Stars të European Film Promotion; Daniel Mulloy, regjisor filmi nga Britania e Madhe dhe fitues i katër çmimeve BAFTA; dhe Eponine Momenceau, xhiruese nga Franca, e njohur për punën e saj në “Dheepan”, që fitoi çmimin Golden Palm.

Juria e programit garues evropian sivjet do të përbëhet nga Claudia Landsberger, producente me përvojë dhe anëtare e kahmotshme e komitetit përzgjedhës për programin garues të Berlinales; Armond Morina, aktori i mirënjohur kosovar; dhe Vladimir Anastasov, producenti i spikatur nga Maqedonia.

Një nga programet kyçe të festivalit, programi garues i metrazhit të mesëm, do të gjykohet nga producenti i filmit dhe ekzekutivi i industrisë së mediave nga Holanda, Raymond van der Kaaij; filmofili kosovar Kushtrim Krasniqi, si dhe Petar Protic, kuratori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Novi Sad të Serbisë, “Cinema City”.

Programi garues i filmave dokumentarë do të vlerësohet nga kritikja e mirënjohur e filmit nga Parisi, Barbara Lorey de Lacharriere; aktori i famshëm nga Shqipëria, Lulzim Zeqja; dhe regjisori dhe producenti i filmave dokumentar, e njëkohësisht edhe drejtori i International Queer & Migrant Film Festival në Amsterdam të Holandës, Chris Belloni.

Juria e programit garues të studentëve do të përbëhet nga Myra Appannah, drejtoreshë e kompanisë londineze të mediave BRiGHTBLACK, ekspertja e Realitetit Virtual dhe bashkëkuratorja e Play UK Festivals të British Council; Fabio Tucci, Menaxheri i Festivalit të Romës, Intramovies; dhe Besmir Bitraku, aktori i teatrit dhe filmit nga Tirana.

Juria e mediave, e cila do ta gjykojë Programin e Filmave Evropianë, do të përbëhet nga gazetari i mirënjohur, moderatori televiziv, ligjëruesi dhe aktivisti social, Adriatik Kelmendi; aktorja dhe gazetarja e kulturës në RTK, Rabije Kryeziu; dhe gazetari e redaktori i bazuar në Prishtinë i cili ka fituar disa çmime për punën e tij, Arbër Selmani.

Juria FIPRESCI, e cila para pesë vitesh e zgjodhi PriFestin në Kosovë si festivali në të cilin do të jepnin çmimin prestigjioz për filma të Ballkanit; përbëhet nga tre kritikë të filmit dhe gazetarë me shumë përvojë: Dieter Ëieczorek, me origjinë nga Gjermania dhe i bazuar në Paris; Barbara Glebicka Giza, profesoreshë dhe kritike e filmit e bazuar në Poloni; dhe Steven Yates, kritik filmi dhe gazetar britanez i bazuar në Berlin.

E për fund, Juria e Pavarur e Studentëve – nëpërmjet së cilës PriFest i jep rol të rëndësishëm studentëve nga Kosova duke i mundësuar atyre ta gjykojnë programin garues të filmave të metrazhit të mesëm – përbëhet nga studentët e aktrimit Dora Xhemajli dhe Armend Ballazhi, dhe studentja e marketingut dhe administratës së biznesit, Elena Tafa.

PriFest nis më 16 korrik, prej kur filmat do të shfaqen në katër lokacione të ndryshme: Teatri Kombëtar, Kino ABC, Kino Armata dhe Kinemaja Open-Air te Sheshi Zahir Pajaziti.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Teatrin Kombëtar në ditën e fundit të festivalit, më 21 korrik. / KultPlus.com

PriFest sjell 70 filma në Prishtinë

Edhe këtë verë të nxehtë, PriFest do t’u jap një mundësi unike që mbrëmjet t’i kaloni në kinema. Janë plot 70 filma që do të shfaqen gjatë festivalit PriFest, edicionit të 11-të që pritet të fillojë në mes të korrikut me datën 16 deri me 21 korrik kur dhe shënohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Në gjithsej 10 programe të ndryshme, nga të cilat pesë janë garuese dhe 5 jogaruese vijnë, 6 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 17 premiera regjionale dhe 34 të tjera premiera në Kosovë.

Fatos Berisha, drejtor artistik i PriFest shprehet shumë i kënaqur me numrin e aplikimeve në festival dhe kualitetin e filmave.

Jam i kënaqur me numrin e aplikimeve, por edhe më shumë me kualitetin e filmave, sidomos në disa kategori garuese. Numri i premierave botërore dhe regjionale flet se PriFest me kalimin e kohës është shndërruar në festival të rëndësishëm ndërkombëtar në rajon”, tha ai.

Sipas një komunikate të organizatorëve, shfaqja e filmave do të bëhet në katër lokacione, në Teatrin Kombëtar ku dhe do të jetë hapësira kryesore e festivalit, Kinemanë ABC dhe Kino Armata, si dhe në hapësirën tradicionale të festivalit në qiellin e hapur në sheshin Zahir Pajaziti.

Biletat e festivalit për të përcjellur filmat edhe sivjet do të jenë 3 euro, ndërkohë që do të ofrohen edhe kartelat pako ‘All in One‘” që për 15 euro mund të përcillet i gjithë programi i festivalit, pra 70 filma. Edhe këtë vit si çdo vit tjetër festivali ofron edhe mundësinë gratis për të moshuarit, moshën 65 e më shumë, dhe për studentët. Filmi Kosovar “Fusha e mëllenjave” në regji të Arzana Kraja hap festivalin me datën 16 korrik. Në natën e parë, hapja e festivalit do të shënohet me filmin “Fusha e mëllenjave” që do të shfaqet në dy salla, në Teatër Kombëtar nga ora 21.00h dhe në Kinema ABC nga ora 22.00h. Shumë mysafirë të huaj nga rajoni dhe vendet tjera si dhe aktorë e filmbërës nga Kosova do të jenë prezent për të prezantuar filmat e tyre por edhe për të marrë pjesë në aktivitetet e shumta përcjellëse të festivalit që do të ofrohen në kuadër të PriFORUM, mbrëmje muzike, press konferenca, biseda dhe masterklasa, andaj ju ftojmë që gjatë javës së PriFest të qëndroni në Prishtinë që së bashku të festojmë javën e filmit në PriFest. Filmi Kolumbian “Birds of Passage” me regjisor: Cristina Gallego, Ciro Guerra i cili pati premierën botërore në Cannes do të shfaqet para publikut Kosovar si përzgjedhje e programit special Fipresci”, thuhet në komunikatë.

Programi i filmave të ndarë në kategori:

PROGRAMI GARUES I BALLKANIT  / KINEMAJA MJALTË DHE GJAK

1.      PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR / regjisor: Kushtrim Bekteshi / Maqedoni, Kosovë, Shqipëri 2019 / Premierë Regjionale (112 min)

2.      A DECENT MAN / regjisor: Hadrian Marcu  / Rumani 2018 /Premierë / 93 min

3.      HOLY BOOM / regjisore: Maria Lafi / Greqi 2018 /Premierë / 99 min

4.      MALI / regjisor: Antonio Nuić /Kroaci /Premierë / 90 min

5.      STREHA MES REVE / regjisor: Robert Budina / Shqipëri, Rumani 2018 /Premierë / (84 min)

6.      THE ANNOUNCEMENT / regjisor: Mahmut Fazıl Coşkun / Turqi-Bullgari 2018 /Premierë (94 min)

PROGRAMI GARUES EUROPIAN

1.      AMARE, AMARO / regjisor: Julien Paolini / France 2018 / Premierë Regjionale/ (89 min)

2.      BAD BAD ËINTER / regjisor: Olga Korotko / Kazakistan-Francë 2018 /Premierë / (84 min)

3.      CONSEQUENCES / regjisor: Darko Štante / Slloveni 2018 /Premierë/ 95 min

(Let it be program)

4.      ELEPHANTS CAN PLAY FOOTBALL / regjisor: Mikhail Segal / Rusi 2018 /Premierë (89 min)

5.      NOË IT’S DARK / regjisor: ArildØstin Ommundsen /  Norvegji 2018 /Premierë (125 min)

6.      THE DAYS TO COME / regjisor: Carlos Marques-Marcet / Spanjë 2019 /Premierë (94 min)

PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM

1.      IDENTITETI / regjisor: Erman Memedi 2019 / Premierë botërore / 25 min

2.      500 / regjisor: Bogdan Albu/ Rumani 2018/Premierë / 25 min

3.      1410 / regjisor: Damian Kocur / Poloni 2018 /Premierë / 28 min

4.      CASTLE TO CASTLE/ regjisor: Emmanuel Marre / Belgjikë 2018 /Premierë /40 min

5.      LET`S THE DEATH BE ALIVE / regjisor: Uriel Jaouen Zrehen / Francë 2018 / Premierë Regjionale/ 25 min

6.      MAMA TOLD ME NOT TO LOOK INTO THE SUN/ regjisore: Lilli Tautest/ Gjermani 2018/ Premierë Regjionale / 60 min

7.      ONIONS/ regjisor: Anna Bressanini dhe Martin Alan Tranquillini / Itali 2018 / Premierë Regjionale/ 25 min

8.       THAT MORNING / regjisor: ËONG Ëai Nap / Hong Kong 2018 / Premierë Ndërkombëtare/ 46 min

9.      THE DISCRETE ËAY / regjisor: Ho Lam / Francë 2019 /Premierë / 25 min

10.  THIRD KIND / regjisor: Yorgos Zois / Greqi 2018 /Premierë / 32 min

PROGRAMI GARUES I FILMAVE DOKUMENTAR/ PRIDocs

1.      ALLA VITA/ regjisore: Coline Confort / Zvicër, Francë 2018 / Premierë Botërore/ 80 min

2.      BLUE BREATH / regjisor: Rodrigo Areias/ Portugali, Finlandë, Francë 2018/ Premierë regjionale/ 78 min

3.      BURN JUST NOË/ regjisor: Robert Adanto / USA 2018/ Premierë / 85 min

4.      BOYS ËHO LIKE GIRLS/ regjisor: Inka Achté/ Finlandë, Norvegji, Indi 2018 / Premierë regjionale/ 56 min

5.      GREEK ROCK REVOLUTION/ regjisor: Miguel Ángel Cano Santizo / Spanjë -Greqi 2019/ Premier Ndërkombëtare / 95 min

6.      MIEL-EMILE/ regjisor: Peter van Houten/ Holand 2019/Premierë/ 145 min

7.      NORMAL/ regjisore: Adele Tulli/ Itali, Suedi 2019 / Premierë / 67 min

8.      THE BRINK/ regjisor: Alison Klayman / Premierë /  81 min

9.      THE SIGNS / regjisor: Ëojciech Klimala / Poland 2018 / Premierë Regjionale/ 56 min

10.  THE SËORN VIRGIN AND THE GIRL / regjisore: Kristine Nrecaj, Birthe Templin / Germany 2018 / Premierë Ndërkombëtare/ 43 min

11.  TO BE CONTENUED / regjisor: Ivars Seleckis /  Latvia 2018 / Premierë Regjionale/ 96 min

12.  YESES / regjisor: MIGUEL FORNEIRO / Spanjë 2019 / Premierë / 85 min

PROGRAMI GARUES I STUDENTËVE

1.       Blue Dream / regjisore: Roseli Gonzalez / USA 2019 / Premierë Botërore  3 min

2.      Në Nëntor / regjisor: Murat Zherka / Maqedonia e Veriut 2019 / Premierë Botërore 12 min

3.      Trilemma / regjisor: Dritëro Mehmetaj / Republika Çeke 2017 / Premierë Regjionale15 min

4.      All’s Ëell / regjisore: Sylëia Rosak / Poland 2018 / Premierë Regjionale(16 min)

5.      Benidorm 2017 / regjisore: Claudia Costafreda / Spanjë 2019 /Premierë (23min)

6.      Boyana / regjisore: Traiana Nescheva / Bulgaria 2018 / Premierë Europiane

7.      Colour Cage / regjisor: Daniel Reascos / Ekuador 2017 /Premierë/ 15 min

8.      Machisimo / regjisore: Natalia Bombala /  Afrika e Jugut-Poloni 2018 / Premierë Regjionale/ 2 min

9.       Mishko / regjisor: Hanis Bagashov / Maqedonia e Veriut 2018 /Premierë 15 min

10.  Person Aciden / regjisor: Alvaro Martin / Spanjë-Francë 2018 /Premierë 31 min

11.  Pierre’s Heart / regjisor: Olivier Binder / Francë 2018 /Premierë 19 min

12.  The Apartament / regjisor: Belkıs Bayrak / Turqi 2018 / Premierë Regjionale/ 10 min

13.  The Ashes / regjisor: Aryan Golsoorat / Iran 2019 /Premierë 13 min

14.  Tsantsa / regjisor: Robin Lipo / Poland 2018 /Premierë 30 min

15.  Ëonder Girls / regjisore: Anastazja Dabroëska / Poloni 2018 / Premierë Regjionale/ 20 min

PROGRAMI LET IT BE

1.      A MOMENT IN THE REEDS/ regjisor: MIKKO MAKELA/ Finlandë-UK/ 2018/ Premierë /104 min

2.      EVA AND CANDELLA/ regjisor: RUTH CAUDELI/ Kolumbi 2018/ Premierë Regjionale / 90 min

3.      I AM SOFIA / regjisor: Silvia Luzi / Italy 2019/ Premierë Ndërkombëtare/ 83 min

4.      RAFIKI/ regjisor: Ëanuri Kahiu/ Kenia 2019/ Premierë / 83 min

PROJEKSIONE SPECIALE

1.      FUSHA E MELLENJAVE/ regjisor: Arzana Kraja / Kosovë – Britani e Madhe – Shqipëri 2019 / Premierë kombëtare / 90 min

2.      THE LOAD / regjisor: Ognjen Glavonic / Serbi – Francë – Kroaci – Iran – Katar 2018 / 98 min

PROJEKSIONE SPECIALE PERZGJEDHJE NGA FIPRESCI

1.      HOUSE OF HUMMINGBIRD / regjisor: KIM Bo-ra / Korea Jugore – SHBA – 2018 / Premierë / 125 min

2.      BIRDS OF PASSAGE / regjisor: Cristina Gallego, Ciro Guerra / Kolumbia – Danimarka – Meksika – Gjermania – Zvicrra – Francë 2018 / Premierë / 138 min

PROJEKSIONE SPECIALE KINEMATOGRAFI SHQIPFOLESE / IN ALBANIAN

1.      MALI I HARRUM/ regjisor: Ardit Sadiku / Shqipëri 2018 / Premierë Botërore /

94 min

2.      MALA / regjisor: Faton Bajraktari / Kosovë 2019 / Premierë Botërore / 73 min

3.      DY GISHT MJALTE / regjisor: Ermir Khalilzadeh 2019 / Shqipëri – Kosovë – Francë – Greqi / 101 min

4.      DELEGACIONI / regjisor: Bujar Alimani / Shqipëri 2018 / 77min

PROGRAMI EKSPERIMENTAL

1.      THE END OF ETERNITY/ regjisor: Pablo Radice / Argjentina 2018 / Premierë /

10 min

2.      SALVATIERRA / regjisor: Alejandro Silva, Ivan Rodriguez / Kolumbia 2019 / Premierë Ndërkombëtare / 24 min

3.      ICEBERG NATIONS / regjisor: Fernando Martin Borlan / Spanjë / Premierë Regjionale / 4 min

4.      TUPINAMBA LAMBIDA / regjisor: Lucas Parente / Brazil 2018 / Premierë /11min

5.      CROSS THE LINE / regjisor: Tonia Trujillo / Spanjë 2017 / Premierë Regjionale 15min /Insajderi /KultPlus.com

Filmi “Fusha e mëllenjave” premierë kombëtare në natën e hapjes së PriFest

Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja “Fusha e mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest, në natën solemne të datës 16 korrik në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Shtëpia filmike Circle Production ka vendosur që rrugëtimin e filmit, shfaqjen e parë publike, si premierë kombëtare jashtë programit konkurrues, ta fillojë në Kosovë duke e dhënë atë para publikut kosovar në PriFest.

Vjosa Berisha, kryesuese e festivalit shprehet e kënaqur me faktin se PriFest do të sjell përsëri një prodhim kosovar në natën solemne të hapjes

“Nata e hapjes së festivalit është mbrëmje e veçantë e festës dhe shënon një fillim të një jave përplot aktivitete të industrisë së filmit, premiera filmash nga mbarë bota dhe sjell shumë mysafirë të huaj në kryeqytet, andaj ne na gëzon fakti që këtë mbrëmje mund ta bëjmë edhe më të veçantë kur kemi prodhim vendor për të shfaqur. Fusha e mëllenjave do të shfaqet si projeksion special jashtë konkurrencës zyrtare. Ekipi i filmit me aktorë, regjisorë, producentë dhe anëtarë të tjerë të produksionit do të jenë prezent në natën e hapjes për të prezantuar punën e tyre, dhe kjo i jep edhe vet hapjes së festivalit një karakter më festiv. Filmi do të shfaqet në dy salla njëkohësisht, me distancë kohore prej 45 minutash.” ka shpjeguar Berisha.

Arzana Kraja, regjisore e filmit shprehet e lumtur për faktin që filmi do të prezantohet para publikut vendor:

“Çfarë i ndodh një idealisti të zhgënjyer? Çfarë ndodh kur ai tradhtohet nga njerëzit që u besonte? Filmi është rrugëtim i një idealisti, i cili kthehet pas një kohe të gjatë për të zbuluar të vërtetën, por përfundon edhe më i hutuar. Jam e lumtur që filmi së pari do të shfaqet para audiencës vendore në hapjen e PriFest, pasi që rrëfimi ka të bëjë me historinë e tri dekadave të fundit të Kosovës. Besoj që secili prej tyre do të mund të gjejë diçka edhe nga historia e tyre personale.” ka thënë ajo për këtë film./KultPlus/

PriFest hap thirrjen për Green Film Project III

Festivali Ndërkombëtar i Filmit PriFest, këtë vit do të organizojë edicionin e tretë të Green Film Project, projekt ky i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe aktivizmin tek të rinjët për rëndësinë e mjedisit, me fokus impaktin që ka shoqëria në kualitetin e ajrit përgjatë tërë vitit.

Green Film Project është program me karakter garues me temë mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë që këtë vit do të jetë me fokus të veҫant në cilësinë e ajrit.

PriFest, ju fton që të merrni pjesë në edicionin e III të Green Film Project për të sjellur para publikut të PriFest idetë tuaja kreative, në formë të filmit të shkurtër dokumentar apo fiktiv, që trajtojnë ajrin.

Reflektimet tuaja për ajrin, njohuritë apo kurioziteti rreth ajrit, gjetjet tuaja arkivore ose ato të dokumentuara rishtazi, idetë inovative ose ato poetike, secila arsye logjike apo emocionale që do t’u inspironte për ta zgjedhë filmin si mjet për tregimin tuaj, mund ta shfaqni në Green Film Project.

Drejtoresha e Festivalit PriFest Vjosa Berisha shprehet e kënaqur që ky aktivitet do të vazhdojë të jetë pjesë e PriFest:

“ – Vetëdijësimi i të rinjve lidhur me mbrojtjen e ambientit dhe dhënja e informatave për këtë problematikë është shumë e rëndësishme, andaj për ne si festival, marrë parasysh se kemi mundësi dhe hapsirë që të informojmë publikun lidhur me këtë ҫështje, e bëjmë këtë gjë me shumë përgjegjësi dhe kënaqësi. Mënyra se si e kemi realizuar në të kaluarën ka qenë shumë e përshtatshme sepse përmes garës janë stimuluar të rinjët që të kyҫen dhe të realizojnë idetë e tyre. Në këtë mënyrë do të vazhdojmë të punojmë edhe këtë vit.”

Ndërsa, të drejtë pjesëmarrje kanë:                                                                                    

–          Të gjithë të rinjtë moshës 16 vjeç.

–          Pjesëmarrësit nuk kanë nevojë të kenë ndonjë përgatitje paraprake si filmbërës. Mjafton të kenë idenë dhe dëshirën për të prodhuar një film

–          Filmat mund të xhirohen me çfarëdo mjeti xhirues: kamera, smartphone, ipad, etj.

–          Kohëzgjatja e filmit nga 30 sekonda deri në 3 minuta

–          Projekti është i hapur deri më datë 1 korrik.

–          Filmat e përfunduar duhet të ngarkohen në linkun e ndarë enkas për Green Film Project në www.prifest.org

–          Pjesëmarrësit poashtu duhet të plotësojnë formën e aplikacionit me të dhënat e tyre që do të ndodhet në ëebfaqen e PriFest prifest.org

–          Pjesëmarrësit në garë mund të ndajnë edhe një promo të vogël të filmit 10 sekonda të cilën mund ta promovojnë në Instagram me hashtag #GreenFilmProject2019 #PriFest #millenniumfoundationks.

–          Të drejtë aplikimi kanë vetëm shtetsati Kosovar.

Nga të gjitha aplikimet, 10 filma do të përzgjidhen nga selektorët e festivalit për t`u shfaqur në PriFest 11 në njërën nga netët e festivalit në datat 16-21 korrik. Ndërkohë juria ndërkombëtare do të përzgjedh edhe filmin më të mirë të Green Film Project. Autori i filmit më të mirë do të fitojë si shpërblim një kamerë profesionale dhe Pllaketën e Hyjneshës së Gjelbër.

Edicionet e kaluara të Green Film Project, kanë nxitur interesim të jashtëzakonshëm tek të rinjtë kosovarë, të cilët nëpërmjet filmit kanë arritur edhe të mësojnë më shumë rreth mbrojtjes së mjedisit.

PriFest këtë vit mbahet më datë 16-21 korrik.

       Miqësi. Përgjithmonë. PriFest

Bëhen të ditur pjesëmarrësit në PriForum dhe PriFest


Pas prezencës në festivalin e Kanës, Menaxhmenti i PriFest tanimë mund të zbulojë disa nga ekspertët dhe kompanitë që pritet të jenë prezente në festival këtë vit, përcjellë KultPlus.

Në kuadër të garës Best Pitch në PriFORUM, këtë vit PriFest do të sjell disa nga ekspertët e rëndësishëm të rrjetit prestigjioz European Audio Visual Enterpreneurs.

Ka konfirmuar tanimë prezencën e vet eksperti për zhvillim skenari Jacques Achoti i cili do të zhvillojë workshopin e zhvillimit të skenarit me një numër të projekteve të përzgjedhura nga aplikimet në Best Pitch.
Do të jetë prezente edhe ekspertja e financimit dhe koproduksionit Linda Beath, poashtu nga EAVE, e cila do të ofrojë këshilla lidhur me mundësitë e financimit dhe bashkëprodhimit për projektet që do të përzgjidhen për garën Best Pitch.

Poashtu në aktivitetin Prishtina Rendezvous, një rast unik që PriFest e mundëson tanimë 4 vite për takimet e producentëve me kompani të shitjes në fazën e zhvillimit të projektit, kanë konfirmuar pjesëmarrjen një numër i kompanive të shitjes dhe distribuimit.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që bashkë me Vjosën dhe Fatosin kemi punuar qysh nga fillimi i vitit për këtë edicion dhe kemi arritur të konfirmojmë shumë kompani prestigjioze dhe emra të rëndësishëm për industrinë e filmit dhe kjo dmth shumë për të gjithë filmbërësit tanë të cilët kanë projekte në zhvillim ose projekte të kryera e duan ti distribuojnë apo shesin në treg ndërkombëtar. Flasim për kompani si Memento International, Level K, Loco Films, Film Republic, Fandango, etj. E di qe do të jetë një program i ngjeshur dhe intenziv këtë vit dhe i inkurajoj të gjithë të interesuarit që të vizitojnë webfaqen e PriFest si dhe rrjetet sociale dhe të aplikojnë në programet që ju interesojnë. Duke qenë personalisht pjesë e kësaj industrie dhe duke i ditur kufizimet dhe mundësitë tona për të qenë pjesë e këtyre programeve në Evropë, PriFest ofron një mundësi të jashtëzakonshme. Po flasim për kontakte të cilat në një festival si Cannes ose Berlin është pothuajse e pamundur ti takosh. E këtë mundësi e sjell PriFest”, u shpreh Drejtori i PriForum, Besnik Krapi, i cili ka filluar punën në PriFest këtë vit.

Aplikimi për Best Pitch do të jetë i hapur deri më 30 maj. Gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në linkun e bashkangjitur http://prifest.org/best-pitch/

BEST PITCH është një cikël trajnimesh zhvillimore të projektit dhe ka karakter garues. Është një nga programet e PriFest dhe Prishtina Film Forum (PriForum) që nga vitet e para të festivalit, nëpërmjet së cilës producentët do të kenë mundësi të zhvillojnë projektet e tyre të cilat janë në fazën e parë të produksionit.

Projektet e përzgjedhura për Best Pitch, do të mund të përfitojnë mundësinë e pjesëmarrjes në trajnime me ekspert prestigjioz evropian, nga kompani dhe rrjete të njohura në Europë, në seancë për zhvillim të skenarit, apo seancë kokë më kokë me eksperten e financës dhe koproduksionit me një përvojë shumë vjeçare në këtë fushë. Gjithashtu, gjatë ditëve të festivalit pjesëmarrësit do të mund të takohen me distributorë dhe agjentët e shitjes së filmit nga kompanitë më të rëndësishme në Europë në Prishtina Rendezvous. E në fund, e vlerësuar nga një Juri Ndërkombëtare, do të ndahen edhe çmimet në Best Pitch.

Mundësi aplikimi në Best Pitch, kanë projektet filmike të metrazhit të gjatë që janë në fazë zhvillimi dhe financimi dhe që janë projekt i parë apo i dytë i një filmbërësi nga rajoni i Ballkanit.

Best Pitch është vetëm një nga disa aktivitet që në PriFest organizohen si pjesë e PriFORUM-it, e që është platformë rajonale e zhvillimit të industrisë së filmit.

Festivali PriFest mbahet në korrik në datat 16-22, kurse PriForum 18-21 korrik. Vizitoni faqen e PriFest www.prifest.org për të bërë akreditimin si dhe rrjetet sociale instagram, facebook dhe twitter (prifest) për tu informuar për të gjitha se çfarë pritet të sjell PriFest këtë vit. / KultPlus.com

PriFest emëron Valter Lucajn udhëheqës të Prishtina Kino Kabaret

Pas Besnik Krapit, ekipit të PriFest i është bashkangjitur edhe Valter Lucaj, regjisor, për të marrë në udhëheqje Prishtina Kino Kabaret, që është pjesë e rrjetit të Kino Kabareve në botë.

Prishtina Kino Kabaret është aktivitet i PriFest që ka filluar në vitin 2016 dhe në kuadër të këtij aktiviteti PriFest fton aktorët, regjisorët, producentët, skenaristët, kamermanët dhe montazherët me apo pa përvojë, nga mbarë bota, që për një javë gjatë festivalit, të vizitojnë Prishtinën dhe të realizojnë projekte të shkurta filmike me ekipe xhirimi që organizohen në mënyrë spontane.

Ky koncept ka filluar si ide në Montreal, Quebek të Kanadasë në vitin 1999. Kino Kabaret është një lëvizje e realizimit të filmave që avokon produksionin e filmave të shkurtër me buxhet të vogël apo pa buxhet fare, duke bërë bashkë ekipe të vogla dhe një bashkëpunim pa karakter garues. Kino Kabaretë janë prezente në mbarë botën dhe kanë për qëllim që të promovojë bashkëpunimin dhe rrjetizimin në mes të filmbërësve nga mbarë bota (www.kinokabaret.org).

Kino Kabaret në Prishtinë realizohet që nga viti 2016 në kuadër të PriFest, festivalit më të madh ndërkombëtar të filmit artistik në Kosovë.

Lidhur me angazhimin e Valter Lucaj si udhëheqës i Prishtina Kino Kabaret, Vjosa Berisha drejtoreshë e festivalit u shpreh: “Valteri është një regjisor shumë aktiv dhe me një përvojë të madhe në televizion dhe film. Ardhja e tij në ekipin e PriFest na gëzon shumë sepse edhe Prishtina Kino Kabaret është në fillimet e veta dhe ka nevojë për një udhëheqës që e njeh mirë punën e produksionit filmik. Valteri do të sjell një frymë të re me idetë e veta për ta zhvilluar më tutje këtë lëvizje në kuadër të PriFest. Koncepti i Kino Kabaret është shumë I përshtatshëm për t’u dhënë mundësi filmbërësve dhe aktorëve tanë që të bashkëpunojnë në realizime filmike me filmbërës të huaj, duke ju dhënë mundësi që të promovohen edhe jashtë kufijve të Kosovës përmes këtyre filmave. Prishtina Kino Kabaret poashtu ka rëndësi sepse realizimet filmike do të bëhen në Prishtinë dhe kjo e mundëson edhe promovimin e kryeqytetit tonë përmes filmit.”

“Jam entuziast dhe i gëzohem angazhimit tim në PriFest për të udhëhequr një aktivitet shumë tërheqës sic është Prishtina Kino Kabaret, sepse më jep mundësi mua dhe filmbërësve tanë që të takojmë dhe punojmë me shumë njerëz të botës së filmit që do të vijnë nga vende të ndryshme të botës në Prishtinë, e aq më shumë më gëzon fakti kur bëhet fjalë për realizimin e filmave këtu në qytetin tim. Si udhëheqës i Prishtina Kino Kabaret do të sjell përvojën time që ky aktivitet të ketë të gjitha parametrat sic realizohen Kino Kabaretë në vendet tjera të botës dhe do të angazhohem që kjo mundësi t’i shërbejë edhe filmbërësve dhe aktorëve tanë në mënyrën më të mirë të mundshme.” – u shpreh Valter Lucaj lidhur me rolin e tij të ri në PriFest.

Aplikimi për të qenë pjesë e Prishtina Kino Kabaret do të hapet me datën 5 mars në faqen e PriFest www.prifest.org ku do të gjeni edhe kushtet e aplikimit. Pjesëmarrja në

Prishtina Kino Kabaret është e hapur për të gjithë aktorët, regjisorët, producentët, skenaristët, kamermanët, tonistët dhe montazherët me apo pa përvojë, nga Kosova, regjioni dhe mbarë bota.

Data e edicionit të 11-të të PriFest dhe Kino Prishtina (Prishtina Kino Kabaret) janë 16-21 korrik 2019. Slogani ndërkombëtar i Kino Kabaret është “Make your mov(i)e” ndërsa festivali vazhdon të ketë slloganin e vet të njohur ndër vite: Friendship. Forever. PriFest. / KultPlus.com

“Histori maje kulmi” nisi dekadën e parë të PriFest-it

Alberina Haxhijaj

“Histori maje kulmi”, me regji të Gazmend Nelës, ka qenë filmi i cili ka shënuar hapjen e edicionit të 10-të të PriFilm Fest. Sot, siç e do edhe tradita e këtij festivali është mbajtur edhe konferenca për media për të mësuar më shumë rreth filmit nga regjisori Gazmend Nela, skenaristi Arian Krasniqi si dhe aktori Xhevdet Doda.

Fatos Berisha nga PriFilm Fest u shpreh i lumtur që ky film ka bërë hapjen e edicionit të 10-të për faktin se është një film vendor dhe pikërisht ky edicion është i veçantë pasi që 11 filma nga Kosova do të jenë pjesë e tij.

https://www.facebook.com/Rooftopstoryfilm/videos/289692948187724/

Filmi mbrëmë ka pasur premierën në Kosovë pas premierës në Kanada në Festivalin e Filmit “Montreal World Film Festival”, ndërsa në PriFilm Fest ai është në garë në kategorinë e filmave ballkanik.

Për regjisorin Gazmend Nela rikthimi në PriFilm Fest pas 10 viteve është shumë i rëndësishëm për të. Kujtojmë se ai kishte marrë pjesë në këtë festival në edicionin e parë të festivalit.

“Pas 10 vite jam rikthyer përsëri në PriFilm Fest. Filmi është xhiruar në Prishtinë në qytetin ku kam lind e jam rritë. Në Kanadë ka pasur emocione mirëpo këtu ka qenë krejtësisht ndryshe pasi që emocionet ishin shumë më të forta”, u shpreh regjisori.
E veçantë e këtij filmi është se ai është bardh e zi. Diçka e cila sipas regjisorit është bërë në mënyrë që të largohet nga ngjyrat, nga realiteti, në mënyrë që filmi të mos krijojë përshtypjen e dokumentarit.

Konceptualisht filmi i ka dy veçanti sipas skenaristit Arian Krasniqi. 98% e filmi është xhiruar në ambient të hapur ku qyteti i Prishtinës ka shërbyer si skenografi e filmit. Pastaj, për më shumë se 1 orë sa zgjatë edhe filmi, paraqitet e gjithë ngjarja që ndodh brenda një ditë.

“Filmi është xhiruar për 30 ditë për të krijuar përshtypjen se ngjarja po ndodh brenda një dite”, theksoi skenaristi.

Ai u shpreh se së bashku me regjisorin mund të konsiderohen bashkautorë në skenar pasi që janë bashkuar rreth idesë për të treguar sipas tij një histori jo të zakonshme të Prishtinës në një rrëfim kinematografik.

“Ndjenja që ta jep vizaulizimi, momenti kur ti punën tënde në letër e sheh në ekran të madh është një ndjenë e papërshkrueshme. Kjo është magji e ekranit, magjia e filmit që të bënë të ndihesh i veçantë”, u shpreh skenaristi.

Filmi është një dramë psikologjike dhe flet për një profesor i cili e humb familjen e tij dhe në luftën për mbijetesë shndërrohet në një të pastrehë . Ai takohet pastaj me një vajzë e cila po ashtu e ka humbur fëmijën çfarë mund të konsiderohet edhe fillimi i dramës.

Aktor Xhevdet Doda, u shpreh shumë i lumtur që ka qenë pjesë e ekipit të filmit.

“E mira e këtij roli ka qenë që së bashku me regjisorin kam punuar gjatë gjithë kohës dhe kam pasur kohë të mjaftueshëm për t’u përgatitur për këtë rol. E kam ditur se çfarë kam dashur dhe kam vendosur disa pikë mbi të cilat kam dashur që ta ndërtoj rolin të cilat janë përkrahë edhe nga regjisori”, u shpreh aktori Doda.

Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Xhevdet Doda, Mona Mustafa, Art Lokaj, Ismet Azemi, Sylejman Lokaj, Safete Rugova, Florist Bajgora, Ermal Gerdovci, Defrim Salihu, Selatin Ademi e të tjerë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Rooftop Story” u shfaqë mbrëmë në dy lokacione: tek Teatri Kombëtar i Kosovës dhe tek platoja në Sheshin Zahir Pajaziti në kryeqytet, njëlloj siç do të ndodhë edhe me filmat e tjerë.

Për programin e plotë të PriFest mund të klikoni në këtë link, e ku do të njoftoheni për filmat dhe të gjitha ngjarjet që do të ndodhin këtë javë në kuadër të Prifest. / KultPlus.com

Tetë filma të përkrahur nga QKK shfaqen në PriFest 2018

Festivali Ndërkombëtar i Filmit PriFilm Fest, fillon këtë të martën dhe do të hapë edicionin e tij të 10-të, me “ROOFTOP STORY”, një film nga regjisori Gazmend Nela i cili shfaqet premierë në Kosovë pas asaj të Montrealit.

Ndërsa, gjatë javës do të jenë edhe shtatë filma të tjerë të përkrahur nga Qendra Kinematografike që do të shfaqen në këtë edicion.

Këta filma janë: MARTESA nga Blerta Zeqiri, GJUMË DHE DASHURI nga Arsim Haliti, NJË TREGIM PRISHTINE nga Burbuqe Berisha, ME DASHT, ME DASHT, ME DASHT nga Ilir Hasanaj, KLITHMA nga Korab Lecaj, VITI I MAJMUNIT nga Vladimir Blazevski, dhe mbyllja e festivalit do të bëhet me filmin KTHIMI nga Kastriot Abdyli./ KultPlus.com

PriBeats nga PriFest kthehet me edicionin e dytë me DJ nga Franca, Rumunia dhe Britania e Madhe

Pas debutimit mbresëlënës në skenën e muzikës elektronike në Kosovë – kur verën e kaluar ftoi në Prishtinë dy veteranë të këtij zhanri, Point G nga Franca me një LIVE set dhe DJ Honesty nga Berlini, si dhe ikonën shqiptare të muzikës elektronike nga Nuremberg në Gjermani, Hajdar Berisha – PriBeats kthehet me Episode II.

Edicioni i sivjetmë pritet të jetë edhe më i flaktë, me 6 artistë të cilët do të performojnë në Amfiteatrin e Gërmisë, afër pishinës: Seuil [Eklo, FRANCË], Piticu [Sunrise, RUMUNI], Alban Hi-Dini [BRITANI E MADHE], Lekë [PriBeats, KOSOVË] b2b rrrron [Kult-Urë, KOSOVË] b2b Altin Boshnjaku [KOSOVË].

PriBeats është seri e evenimenteve të muzikës elektronike që organizohet në kryeqytet, dhe ka partner Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, PriFest. Buron nga pasioni për ta kultivuar më tej trashëgiminë e kahmotshme të muzikës elektronike që e ka qyteti, me një qasje të freskët dhe identitet të dalluar.

Seuil është DJ dhe producent nga Franca, një ndër më të mirët e skenës, njëri prej artistëve që e ruajnë fluksin e kualitetit dhe i rezistojnë trendeve elektronike, duke ndjekur frymën muzikore në të cilën besojnë. E don teknon minimale gjermane dhe deep house të Shteteve të Bashkuara, dhe është shumë i përkushtuar ndaj këtyre nën-zhanreve. Ai është një producent i talentuar i cil ka lansuar produksionet e tij në disa kult lables si: Circus Company, Ultrastrech, Minibar e Cabanne, labeli i dikurshëm i Dan Ghenacia, Freak n’ Chic, Moon Harbour e Matthias Tanzmann, Raum…musik e Dorian Paic, Supplement Facts e Guy Gerber, Hello?Repeat e Daze Maxim, e deri te labeli i tij i jashtëzakonshëm, Eklo.

Ai ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm si Tolga Fidan dhe dOP në hitin e skenës underground të vitit 2011, ‘Ultravision’. Kohëve të fundit është fokusuar në labelin e tij Eklo duke lansuar produksione të paharrueshme, duke drejtuar një grupacion të producentëve shumë progresivë dhe të talentuar si Ryan Crosson, Chris Carrier, Robert Dietz, Le Loup, Cristi Cons, Robin Ordell, Vadim Svoboda, Ion Ludwig, Lauhaus, Skat, Boris Horel, Kate Simko, Francesco Del Garda, Ekkohaus dhe Yakine.

Pasioni dhe filozofia e Seuil lidhet me pllaka/vinil, dhe këtë e manifeston nëpërmjet produksioneve të labelit të tij si dhe performancave të tij si DJ. Kur luan me gramafonë, ai është mjeshtër i groove-it; inkorporon minimal tekno, deep house dhe break house te Britanisë së Madhe. Është një nga emrat më të respektuar në rrjetin e muzikës elektronike underground, e prandaj rregullisht performon nëpër klubet e festivalet më të mira në botë, nga DC10 në Ibiza, te Concrete në Paris, e deri te ndejat e njohura Half Baked në Londër, ku performon si rezident. Seuil është gjithashtu njëri element i dyshes Hold Youth, ku partner e ka Le Loup. Si Hold Youth, ata performojnë si rezidentë dy herë në muaj në një prej klubeve më të mira në planet, Rex Club në Paris. Seuil është pa dyshim një prej emrave më të talentuar të muzikës elektronike underground, kështu që vendin e ka te ne, për të performuar për publikun e uritur të Prishtinës në një vend magjik në zemër të nënës natyrë, në Amfiteatrin e Parkut të Gërmisë.
Artisti i radhës vjen nga familja e madhe e producentëve dhe DJ-ëve shumë të respektuar të teknos minimale rumune. Është një prej artistëve më të shquar tw saj, Piticu. Publiku mirënjohës i Prishtinës veç se ka shijuar doza të muzikës tepër unike të kësaj kllike muzikore. Performancat e Livio & Roby, Premiesku, Raresh dhe Praslea janë veçuar si disa prej evenimenteve më të mira që janë organizuar në kryeqytet.

PriBeats ishin të pranishëm gjatë një seti fantastik 5-orësh nga Piticu në Sunwaves Festival 23 në Rumuni – ku ai ishte në program ndërmjet legjendave të kult labelit Perlon të Gjermanisë, Margaret Dygas dhe Sammy Dee, që flet shumë për atë se sa i vlerësuar është rumuni nga programerët e një prej festivaleve më të mira në botë – dhe prej atëherë vendosën ta sjellin muzikantin ikonik në Prishtinë! Aftësitë magjepsëse të Piticu si DJ kanë bërë që edhe ai te performojë në ndeja të shkëlqyera si Sunwaves Festival (nga edicioni i 8) në Rumuni, Spy Bar në Chicago, Dance Event në Amsterdam, Sankeys dhe The Zoo Project në Ibiza, Fuse në Bruksel etj. Si producent, ai ka lansuar muzikë në labels të Rumunisë, Unanim dhe Dissonant e Marc Antona, labelin rus Arma, si dhe labelin e Amsterdamit, Undefined. Piticu do të performojë setin përmbyllës në Episode II të PriBeats, duke u kujdesur për fansat e muzikës elektronike në Prishtinë gjatë pjesës më delikate të natës, afterit.

Përgatituni për ta pritur lindjen e Diellit me këtë djalosh!

Akti i tretë i PriBeats është një prej DJ-ëve më të talentuar shqiptarë, Alban Hi-Dini nga Britania e Madhe. Pak ka DJ që kanë reputacion si të tij në Prishtinë. Udhëtimi muzikor i tij nisi me një impuls për të eksploruar muzikën, dhe kështu vendosi të zhvendoset në Londër
në fund të viteve të 90-a. Ai ishte i magjepsur me konceptin e tolerancës dhe bashkimit që muzika house e ka në thelb të saj. Ishte gjithnjë më i përfshirë në skenën muzikore të Londrës, dhe dikur nisi të performojë me pllaka/vinil. I frymëzuar prej shumë sendeve, Albani ka performuar me shumë DJ të njohur ndërkombëtarisht. Shpeshherë performon i vetëm gjatë gjithë natës, duke kaluar nëpër forma të ndryshme të muzikës house, me koleksionin e pafund të produksioneve shumë kualitative në formë të pllakave vinil. Këtë herë ai është kthyer në Prishtinë për PriBeats Episode II, duke nisur një udhëtim tjetër muzikor që padyshim do t’i lëjë vendasit duke pritur vizitën e tij të radhës.

Akti i fundit i PriBeats Episode II është i rrallë. Pasi kanë zhvilluar reputacionin përgjatë viteve në bazë individuale, me muzikë padyshim të ngjashme por patjetër që secila e dalluar në vete, tre lojtarë kyç të skenës rajonale të muzikës elektronike i bashkojnë forcat për një set 3-orësh back-to-back, me të cilin do të nis nata nga perëndimi i Diellit më 20 korrik.

I pari është rrrron (Rron Kurtolli), i cili iu ekspozua llojeve të ndryshme të muzikës nga një moshë e hershme, pasi që në familjen nga ana e nënës ka shumë muzikantë. rrrron u paraqit në skenën underground të muzikës elektronike në Prishtinë pasi u kthye nga Nju Jorku dhe Roma. Që nga performancat e para të tij, ai u etiketua si talent i ri. I udhëzuar prej DJ-ëve me përvojë, së shpejti DJ setet e tij u bënë të njohura në kryeqytet. Vazhdimisht la mbresa me performancat e tij brenda dhe jashtë vendit, dhe kështu bëri debutimin ndërkombëtar në vitin 2018, duke performuar në Hive dhe Kasheme në Cyrih, dhe Nordstern në Basel. rrrron është gjithashtu një nga themeluesit e Kult-Urë, ndërmarrjes shoqërore që u formua për ta ngritur nivelin e ndërgjegjësimit shoqëror për rëndësinë e artit dhe muzikës në një shoqëri të njollosur nga politikat negative.

Atij i bashkohet Altin Boshnjaku, një nga DJ-ët më të preferuar të publikut, i cili vazhdimisht është i përkushtuar për t’i dhënë formë muzikës së tij që e ka ngritur në skenën e muzikës elektronike, me performanca të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit. Altini e hapi edicionin e parë të PriBeats vitin e kaluar me një DJ set të shkëlqyeshëm, dhe kështu PriBeats po e mirëpret edhe në edicionin e dytë.

Elementi i fundit në këtë trio është kreu i PriBeats, Lekë, i cili hyn në listën e performuesve të cilën e kuroi vet, si akti i katërt dhe i fundit.

Biletat për PriBeats mund t’i bleni me çmim promocional 5 euro Te Miqt Pub (ngjitur me Hotel Swiss Diamond mbi Sheshin Nëna Terezë), Mono Bar & Lounge (përballë ndërtesës së RTK, afër shkollës fillore Faik Konica), Zyret e PriFest (hyrja ndërmjet Fast Food Aurora dhe mini-marketit ngjitur me të, në katin e dytë), dhe nga 17 korriku, në Biletoren e Teatrit Kombëtar.

Në bashkëpunim me Universitetin AAB, PriBeats ofron transport me autobus PA PAGESË çdo 20 minuta nga qendra e qytetit te Newborn direkt te Amfiteatri i Gërmisë, duke filluar nga ora 19:40 më 20 korrik.

PriBeats është realizuar me mbështetje të PriFest, Raiffeisen Bank, Z Mobile, Birra Peja, Universiteti AAB dhe Mono Bar & Lounge.

Nëse keni nevojë për më shumë informata mund ta kontaktoni +383 43 714 944 dhe [email protected]. / KultPlus.com

PriFest risjellë në Kosovë mysafiren speciale Vanessa Redgrave

Jemi vetëm 10 ditë larg fillimit të edicionit të dhjetë të PriFestit.

Gjatë javës së festivalit, mes datave 17 dhe 22 korrik, gjithsej 58 filma do të shfaqen në programe të ndryshme garuese dhe jogaruese, ku të përfshira do të jenë 6 premiera botërore, 2 ndërkombëtare, 3 evropiane dhe 14 regjionale.

Shumë mysafirë pritet të jenë pjesë e festivalit, për t’i prezantuar filmat e tyre apo për të qenë pjesë e PriFORUM-it, platformës industriale të zhvillimit të filmit në rajon.

Një nga mysafirët e rëndësishëm të festivalit do të jetë Vanessa Redgrave, aktore britanike fituese e çmimit “Oscar”, Presidente e Bordit të Nderit të PriFest-it, e cila ishte prezente në ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të PriFest në vitin 2009, ndërsa tash do të rikthehet pas 10 viteve për ta parë nga afër progresin e këtij festivali, përcjellë KultPlus.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që Vanessa Redgrave do të rikthehet në Prishtinë për ta vizituar festivalin tonë. Është një gjë e mrekullueshme! Ajo ishte këtu në edicionin e parë, kur ne kishim nevojë më së shumti për të dhe tash ajo rikthehet këtu për ta festuar me ne një përvjetor të veçantë – një dekadë të PriFest. Për më tepër, ajo në PriFest do ta sjellë filmin e saj të parë të punuar si regjisore, filmin “Sea Sorroë” që vitin e kaluar kishte premierën botërore në Cannes, një film shumë personal e dinamik që trajton temën e krizës globale të refugjatëve. Në shenjë respekti dhe vlerësimi për gjithë përkrahjen e saj ndër vite për komunitetin artistik në Kosovë dhe festivalin, PriFest-i do ta shpërblejë atë me çmimin “Hyjnesha e Artë”.
Ajo ishte me ne kur ne ishim refugjatë në Maqedoni, na vizitoi në kampe dhe na inkurajoi që të qëndronim të fortë. Më pas, ajo u rikthye në Prishtinë në shtator të vitit 1999 për ta organizuar një festival të mrekullueshëm të muzikës dhe teatrit. Ky festival quhej “Kthimi” dhe kishte për qëllim festimin e rikthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre në Kosovë. 10 vite më vonë, ajo u rikthye në ceremoninë hapëse të PriFest-it, për ta hapur festivalin dhe për ta pranuar rolin ‘Presidente e Bordit të Nderit të festivalit’. Tash ajo po rikthehet përsëri dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë vizitë.” – u shpreh Vjosa Berisha, drejtoresha e PriFest-it, me shumë entuziazëm.

Festivali do të vazhdojë të organizojë shumë aktivitete të ndryshme edhe këtë vit, si programi i projekteve filmike regjionale i quajtur “Best Pitch”, i organizuar nga PriFORUM-i, dhe Prishtina Rendezvous – një aktivitet i dedikuar që distributorët dhe agjentët e shitjes nga e gjithë Evropa të mësojnë më shumë për projektet filmike ballkanike dhe të takojnë filmbërsit nga kjo pjesë e botës. Në PriFORUM do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera.

Edhe shumë aktivitete të tjera pritet të mbahen gjatë javës së festivalit, i cili këtë vit e feston një jubilar të vogël, 10-vite ekzistencë.
Për t’u veçuar këtë edicion është fakti që do të shfaqen një numër rekord i prodhimeve të Kosovës, shumica e të cilave janë të mbështetura nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Fokusi gjithashtu do të jetë në promovimin e kapacitetit krijues vendor dhe aktorëve nga Kosova, me qëllim që këta të fundit të kenë mundësi ta fitojnë vëmendjen e distributorëve ndërkombëtarë dhe të mund të sjellin prodhime ndërkombëtare në Kosovë. Në industrinë e filmit në PriFORUM paneli kryesor do të jetë “Kosovo ready to roll” që do të promovojë lokacionet e xhirimit, kapacitetet njerëzore dhe aktorët e Kosovës të gatshëm për projekte filmike ndërkombëtare.

Më poshtë është paraqitur programi i plotë i edicionit të dhjetë të PriFest-it, ndërsa për më shumë informacione vizitoni faqen tonë zyrtare ëëë.prifest.org si dhe na ndiqni në rrjetet tona sociale.

PROJEKSION SPECIAL:

1. “SEA SORROË” – Vanessa Redgrave / 74 min / Angli 2016
ME MYSAFIRE SPECIALE VANESSA REDGRAVE
PROGRAMI GARUES I FILMAVE EVROPIAN:
1. “APOSTASY” – Daniel Kokotajlo / 1h 35 min / Angli, Dramë, 2018 (nga PlayUK)
2. “FOAM AT THE MOUTH” – Janis Nords / 79 min / Letoni, Poloni, 2017
3. “I ËAS A DREAMER” – Michelle Vannucci / 97 min / Itali, 2016
4. “ËAJIB” – Annemarie Jacir / 96 min / Palestinë, Francë, Gjermani, Kolumbi, Norvegji, Katar, 2017
5. “ËHEN THE TREES FALL” – Marysia Nikitiuk / 1h 28 min / Ukrainë, 2018
6. “ANCHOR AND HOPE” – Carlos Marques-Marcet / 111 min / Spanjë, Angli 2017 (LGBTQI)

PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË BALLKANIT (HONEY AND BLOOD):

1. “DIRECTIONS” – Stephan Komandarev / 103 min / Bullgari 2017
2. “THE ËITCH HUNTER” – Rasko Miljkovic / 86 min / Serbi, Maqedoni 2018
3. “MEN DON’T CRY” – Alen Drljević / 100 min / Bosnje dhe Herzegovinë, Slloveni, Kroaci, Gjermani 2017
4. “YEAR OF THE MONKEY” – Vladimir Blazevski / 112 min / Maqedoni, Kosovë, Serbi 2018
5. “COMIC SANS” – Nevio Marasović / 103 min / Kroaci 2018
6. “NJË TREGIM PRISHTINE” / “A PRISHTINA STORY” – Burbuqe Berisha / 85 min / Kosova 2018
7. “HISTORI NË ÇATI” / “ROOFTOP STORY” – Gazmend Nela / 75 min / Kosovë, Maqedoni 2017
8. “THE SMELL OF MONEY” – Ahmet Boyacioglu / 99 min / Turqi 2018
9. “ZER” – Kazım Öz / 110 min / Turqi 2017
10. “KTHIMI” / “THE RETURN”(FILM JO-GARUES) – Kastriot Abdyli / 84 min / Maqedoni, Kosovë 2018

PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM:

1. “KLITHMA” / “SCREAM” – Korab Lecaj / 27 min / Kosovë, 2018
2. “MARY” – Juraj Primorac / 29 min / Kroacia, 2017
3. “THE APP” – Thomas Grascœur / 26 min / Francë 2016
4. “THE SERVANTS” – Marëan Khneisser / 25 min / Francë, 2017
5. “CHOCOLATE ËIND” – Ilia Antonenko / 23 min / Rusi, 2016
6. “FALLOU” – Alassane Sy / 30 min / Angli, Senegal, 2017
7. “LEGEND OF THE RICE GRAIN” – Lukasz Pethe / 45 min / Gjermani, 2016
8. “A DISCRETION” – Cédric Venail / 50 min / Francë 2017
9. “FLORIAN’S LAST CLIMB” – Harold Chapman / 25 min / Gjermani, 2018
10. “ECLAIR” – Marko Gjokovik / 30 min / Maqedoni, 2016

PROGRAMI GARUES I FILMAVE DOKUMENTARË:

1. “ARCADIA” – Paul Ëright / 1h 18 min / Angli, 2017 (nga PlayUK)
2. “THE LAST TAPE” – Cyprien Clément-Delmas, Igor Kosenko / 12 min / Gjermani, 2017
3. “THE UNITY OF BIRDS” – Cruz Lisandro Morena / 29 min / Argjentinë, Meksikë 2017
4. “MR.GAY SYRIA” – Ayse Toprak / 1h 25 min / Turqi, 2017 (LGBTQI)
5. “UPON THE SHADOË” – Nada Mezni Hafaiedh / 1h 20 min / Tunizi 2017
6. “BURKINABÈ RISING: THE ART OF RESISTANCE IN BURKINA FASO” – Iara Lee / 72 min / SHBA, Belgjikë, Burkina Faso
7. “NOTHING IS FORGIVEN” – Vincent Coen, Guillaume Vandenberghe / 1h 1 min / Belgjikë, Francë 2017
8. “THE KITMAN” – Andres Cornejo / 25 min / Ekuador, 2017
9. “MAN MADE” – T Cooper / 1h 38 min / SHBA, 2018 (LGBTQI)

PROGRAMI LET IT BE (PROGRAM JO-GARUES) (LGBTQI):

1. “EVENING SHADOËS” – Sridhar Rangayan / 102 min / Indi, 2018
2. “MARTESA” – Blerta Zeqiri / 98 min / Kosovë, Shqipëri 2017
3. “GOD’S OËN COUNTRY” – Francis Lee / 104 min / Angli 2017 (nga PlayUK)
PLAYUK (BRITANIA E MADHE – SHTET PARTNER) (PROGRAM JO-GARUES)
1. “FILM STARS DON’T DIE IN LIVERPOOL” – Paul McGuigan /105 min / Angli 2017
2. “BEAST“- Michael Pearce / 107 min / Angli 2017
3. “THE PARTY” – Sally Potter / 71 min / Angli 2017
4. “ENGLAND IS MINE” – Mark Gill / 93 min / Angli 2017

PROGRAMI GARUES I FILMAVE STUDENTORË:

1. “THIS MUST BE THE RITUAL” – Robin Lipo / 14 min / Poloni 2016
2. “REENACTMENT” – Jerónimo Atehortúa Arteaga / 25 min / Bosnje & Herzegovinë, Kolumbi 2018
3. “BIG SISTER” – Michal Gassner / 13 min / Izrael 2017
4. “PULSE” – Eyal Tzadik / 13 min / Izrael 2017
5. “MUSTACHELAND” – Ercan Küçük, Esen Tan, Balen Zangana, Oya Aytimur Duman, Emre Güvenç, Fatih Yaşın, Doğacan Güneş Perkün, Ayşe Yörükoğlu, Tilbe Cana İnan, Emre Çücük / 8 min / Turqi 2017
6. “ROOTA” / “THE ËHEEL” – Doki Qerimi / 8 min / Kosovë 2018
7. “DIELLI” / “SUN” – Mjellma Istrefi / 12 min / Kosovë, Itali 2018

PROGRAMI I FILMAVE EKSPERIMENTALË:

1. “IN BETËEEN TAKES” – Alexei Dmitriev / 17 min / Rusi 2017
2. “ONE AND MANY” – Jonas Bak / 19 min / Kamboxhia, Angli 2017
3. “AS YOUR ËITNESS” – João Pupo / 18 min / Portugali 2018
4. “GALINHAS NO PORTO” – Caio Zatti, Luís Henrique Leal / 20 min / Brazil 2018
IN ALBANIAN (PROGRAM JO-GARUES)
1. “BINI” – Erblin Nushi / 19 min / Kosovë, SHBA 2018
2. “ME FAL” / “FORGIVE ME” – Besim Ugzmajli / 14 min / Kosovë 2018
3. “GJUME DHE DASHURI” / “PLUM IN THE THROAT” – Arsim Haliti / 75 min / Kosovë 2018
4. “ME DASHT, ME DASHT, ME DASHT” / “TO ËANT, TO NEED, TO LOVE” – Ilir Hasanaj / 91 min / Kosovë, 2017. / KultPlus.com

Clare Downs dhe Simon Wilkinson mbajnë punëtori në PriFest

Përmes partneritetit me Këshillin Britanik në Kosovë PriFest këtë vit sjell për publikun platformën e filmave më të rijnë PlayUK dhe një numër ekspertësh të industrisë së filmit.

Këtë vit PriFest ka lidhur bashkëpunim me British Council për të sjellë jo vetëm kinemanë e këtij shteti për publikun kosovar, por edhe një numër mysafirësh dhe ekspertësh, të cilët përmes workshopeve të tyre, do të ndajnë njohuritë në fushën e zhvillimit të skenarit dhe në lëminë shumë tërheqëse të realitetit virtual (Virtual Reality and Augmented Reality).

PlayUK do të jetë përmbledhja e filmave më të suksesshëm që vijnë nga kinematografia britanike, të gjithë premiera në PriFest dhe Kosovë, filma atraktiv me shumë ngjarje interesante dhe një numër të njohur aktorësh anglez që interpretojnë në ta.

Mos e lëshoni shansin që t’i shijoni këto ngjarje në ditët e nxehta të korrikut, qoftë në kinemanë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, qoftë në Teatër Kombëtar apo në Kinon e re Armata, të gjitha në javën e PriFest-it, 17-22 korrik 2018.

Ndërkohë, dy punëtori/workshope që ky festival i organizon në bashkëpunim me Këshillin Britanik (British Council) këtë vit, duke sjellë dy ekspertë të rryer me shumë përvojë në fushat e veta, janë:

* Workshopi i rregullt i PriFest për Zhvillim Skenari, që këtë vit do të ekzekutohet nga Clare Downs, dhe
* Workshopi i Realitetit Virtual (VR) që do të mbahet nga Simon Wilkinson, një ekspert që ka marrë vlerësime shumë të mëdha nga shumë revista prestigjioze dhe ka mbajtur workshope në shumë shtete, derisa puna e tij është ekspozuar edhe në Tate Modern në Londër.

CLARE DOWNS – EKSPERTE NË LËMINË E ZHVILLIMIT TË SKENARIT

Clare Downs, është tutore e përgatitjes së skenarit, shkrimtare, skenariste dhe ligjëruese në “National Film and Television School” në Angli dhe nëDepartamentin e Masterit për shkrim skenari në De Montfort University.

Clare Downs është anëtare themeluese e ekipit analizues të skenarit në EAVE (European Audiovisual Entrepreneurs) që ngaviti 1989. Gjithashtu, ajo është producente e The Dress (BAFTA) dhe e High Season (San Sebastian, skenari mëi mirë).

Projektet filmike pjesëmarrëse në këtë workshop, tanimë të përzgjedhura (gjithsej 4 projekte), përfitojnë një punëtori 2-ditore për Zhvillim të Skenarit (Script Development) të udhëhequr nga ekspertja Downs, projekt ky që mbahet tani e shumë vite në kuadër të PriFORUM-it gjatë ditëve të festivalit.

SIMON WILKINSON, EKSPERT NË FUSHËN E VIRTUAL REALITY

Workshopi tjetër që PriFest e organizon në bashkëpunim me Këshillin Britanik (British Council) do të mbahet nga Simon Wilkinson.

Simon Wilkinson, që vjen nga kompania Circa69, është një ekspert që ngarevista CINEUROPA është vlerësuar si “një nga emrat më të shquar në Evropë kur flitet për VR”. Me punën e tij ai ka marrë pjesë në Tate Modern, Londër, si dhe në 3 vitet e kaluara puna e tij me VR ka qenë pjesëmarrëse në një turne të mbajtur në 24 shtete në 6 kontinente të Botës, ndërsa në Prishtinë workshopi i udhëhequr nga ky ekspert titullohet “Virtual Reality & Augmented Reality” (Realiteti Virtual & Realiteti i Zmadhuar).
Kjo punëtori, që do të drejtohet nga Simon Wilkinson [CiRCA69], zgjat dy ditë dhe ka për qëllim që të mësojë pjesëmarrësit të krijojnë VR (Realitet virtual) dhe AR (Realitet i zmadhuar) duke përdorur programin “Unity”.

Programi aplikativ “Unity” është një nga programet më të përdorura ngakrijuesit e VR, mund të shkarkohet falas dhe iu mundëson përdoruesve që të prodhojnë përmbajtje interaktive për Oculus Rift, HTC Vive, Samsung Gear dhe shumë platforma të tjera VR.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje, të cilët mund të jenë fimkrijues, arkitektë, artistë vizual e elektro-muzicientë, në këtë punëtori, duhet të aplikojnë para datës 10 korrik në http://prifest.org/application-for-vr-ar-workshop/

Numri i vendeve për këtë punëtori është i limituar dhe të gjithë pjesëmarrësit e zgjedhur duhet ta sjellin me vete laptopin e tyre në punëtori si dhe duhet ta kenë të instaluar programin “Unity”. Kjo punëtori është pa pagesë dhe zgjat dy ditë./ KultPlus.com

“Histori në çati” me regji të Gazmend Nelës, hapë Festivalin PriFest

Në edicionin e dhjetë jubilar, PriFest ka vendosur që fokusin ta drejtojë në kinematografinë e Kosovës. Për hapjen dhe mbylljen e festivalit, PriFest ka përzgjedhur dy filma nga Kosova, me qëllim që të vazhdojë promovimin edhe më të madh të krijimtarisë vendore.

Edicioni i dhjetë i PriFest-it, që mbahet nga 17 deri 22 korrik, do të hapet me filmin “Histori në çati” (The Rooftop Story) të regjisorit Gazmend Nela, derisa filmi përmbyllës i festivalit do të jetë “Kthimi” (The Return) i regjisorit Kastriot Abdyli. Filmi i regjisorit Abdyli është edhe koproduksioni i parë zyrtar në mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Sikur edhe çdo edicion, PriFest ka një program të veçantë Focus, ku prezanton krijimtarinë filmike të një shteti apo autori të veçantë, siç ishin në vitet e kaluara bashkëpunimet me Francën, Italinë, Japoninë, Amerikën Latine, Indinë, etj.

Këtë vit, PriFest ka në Focus: Kosovën

Janë plot 11 filma nga Kosova të përzgjedhur për t’u shfaqur gjatë ditëve të festivalit në kategori të ndryshme, më shumë se çdo herë tjetër. Të gjithë filmat, me përjashtim të filmave “Martesa” dhe “Me dasht me dasht me dasht” të cilët do të shfaqen në kategori jo-garuese, 9 filmat e tjerë do të shfaqen për herë të parë në Kosovë (disa nga ta edhe në botë) në kuadër të PriFest-it. Që të gjithë 11 filmat janë bërë nga regjisorë vendor, prej atyre me një përvojë më të madhe e deri te emrat më të rijnë, ndërkohë që shumica e këtyre filmave janë përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Por, kjo nuk është e tëra. Brenda programit special Focus: Kosova, do të bëhet promovimi i Kosovës në shumë aspekte.

Kosovo ready to roll (Kosova e gatshme për xhirim) – është moto që do të përcjell tërë platformën e zhvillimit të industrisë së filmit PriFORUM, duke i dhënë rëndësi të veçantë promovimit të vendit për mundësi të xhirimit të projekteve filmike ndërkombëtare në Kosovë.

Do të organizohen prezantime të lokacioneve për xhirim në mbarë Kosovën për kineastët ndërkombëtarë, mysafirë të festivalit, si dhe prezantimi i projekteve filmike të Kosovës që janë në fazën e post-produksionit brenda programit PriView – Works in Progress. Poashtu do të promovohen kapacitetet e kompanive të produksionit, kapacitetet njerëzore, ekipet filmike si dhe aktorët kosovarë të gatshëm për angazhim në produksione filmike të huaja (Kosovo Raising Stars).

‘Jemi shumë entuziast që në edicionin jubilar, do të kemi në fokus vendin tonë, Kosovën. Me një numër rekord filmash që do të shfaqen brenda javës së PriFest, audienca jonë do të ketë kënaqësinë e shijimit të veprave vendore kinematografike, disa prej tyre do të shfaqen madje për herë të parë te ne, pa filluar ende udhëtimin në festivalet ndërkombëtare, pra janë premiera botërore. Kjo na bën krenarë, dhe njëkohësisht e përmbush misionin tonë të festivalit, që përveç shfaqjes së kinemasë botërore në Kosovë, është edhe promovimi i kinematografisë vendore. Posaçërisht më gëzon fakti që nga 11 filmat e Kosovës, 3 janë bërë nga regjisore femra. Shpresoj që në vitet në vijim ky numër do të rritet.

Më gëzon poashtu fakti se do të prezantojmë edhe kapacitetet që ka Kosova për të mirëpritur produksionet e huaja filmike. Do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me Shoqatën e Producentëve të Kosovës, Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe një përkrahje të madhe do ta kemi nga Swiss Contact, një organizatë që e promovon Kosovën si vend turistik, kësaj radhe do të jetë partner i yni për të promovuar lokacionet e xhirimit që ka Kosova duke organizuar dy ekskursione brenda festivalit për vizitë të këtyre lokacioneve. Do të ketë edhe shumë befasi të tjera që do t’i shpalosim në ditët në vijim’, theksoi Vjosa Berisha, drejtoreshë e PriFest.

Lista e plotë e filmave të Kosovës që do të shfaqen sivjet në PriFest:

1. ‘A Prishtina Story’ (Një histori Prishtine), në regji të Burbuqe Berishës,
2. ‘Rooftop story’, (Histori në çati) në regji të Gazmend Nelës,
3. ‘The Return’ (Kthimi), në regji të Kastriot Abdylit
4. ‘Klithma’, në regji të Korab Lecajt,
5. ‘Martesa’, në regji të Blerta Zeqirit,
6. ‘Bini’, në regji të Erblin Nushit,
7. ‘Forgive me’ (Më fal), në regji të Besim Ugzmajlit,
8. ‘Gjumë dhe dashuri’, në regji të Arsim Halitit,
9. ‘Me dasht’ me dasht’ me dasht’’, në regji të Ilir Hasanajt,
10. ‘The Wheel’ (Rrota), në regji të Doki Qerimit.
11. ‘Dielli’, në regji të Mjellma Istrefit.

Audienca e PriFest, mes datave 17-22 korrik do të mund t’i përcjellë filmat në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinemanë nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti” si dhe në hapësirën tonë më të re,“Kino Armata”. Gjithashtu, sikur në edicionet e kaluara, edhe sivjet PriFest ofron mundësinë e blerjes së kartelave “All in One”, të cilat kushtojnë 10 euro dhe mundësojnë përcjelljen e të gjithë filmave të festivalit. Për të marrë këtë kartelë mund të na shkruani në [email protected] apo të thirrni në zyrën e festivalit (+38343714944), ndërsa biletat e filmave, të cilat kushtojnë 3 euro, mund t’i gjeni në biletarinë e Teatrit Kombëtar gjatë ditëve të festivalit./ KultPlus.com

PriFest në bashkëpunim me Sarajevo Film Academy ndan edhe sivjet bursë për studentët kosovarë

PriFest dhe Sarajevo Film Academy vazhdojnë bashkëpunimin e tyre edhe këtë vit. Institucioni prestigjioz filmik ndërkombëtar Sarajevo Film Academy, përmes PriFest edhe këtë vit ofron një bursë studimi për nivelin bachelor në degën Regji filmi.

Vitin e kaluar ishte studenti Sovran Nrecaj i cili fitoi bursën e plotë për studime Bachelor (BFA).

Përfituesi i kësaj burse do të ketë mundësi të ndjekë ligjërata nga profesorë me renome nga mbarë bota, të prodhojë filma gjatë studimeve, si dhe të ndjekë shumë punëtori speciale të organizuara nga Akademia me mysafirë profesionistë, emra shumë të njohur të kinematografisë botërore. Në vitet e kaluara ligjërues në seminare kanë qenë: Juliette Binoche, Tilda Swinton, Bella Tarr, Gael Garcia Bernal, Agnieszka Holland, Gus Van Sant, Abel Ferrara, e shumë të tjerë.

Sikurse edhe me aktivitetet tjera përcjellëse, PriFest përveç në zhvillimin e industrisë filmike, kontribuon drejtpërdrejtë edhe në procesin e arsimimit të profesionistëve filmik. Përmes partnerëve të festivalit, edhe këtë vit vjen një mundësi e mrekullueshme për ngritjen e nivelit profesional dhe akademik për të gjithë të rinjtë dhe profesionistët e filmit nga Kosova.

“Jemi të lumtur dhe krenar dhe njëkohësisht të përkushtuar në misionin tonë të mbështetjes, zhvillimit dhe ngritjes së industrisë filmike vendore. Bashkëpunimi me Sarajevo Film Academy është një nga aktivitetet e PriFest që përveç hapjes së mundësive të reja, do të sjell ndryshime pozitive afatgjate në sferën profesionale dhe akademike në lëminë e kinematografisë” u shpreh Vjosa Berisha, drejtoresha e PriFest.

Sarajevo Film Academy është pjesë e Universitetit Sarajevo School of Science and Technology (SSST), që është një institucion privat jo-fitimprurës i shkollimit superior, i krijuar në vitin 2004. Universiteti është i përbërë nga tetë departamente akademike, shtatë institucione kërkimore dhe një Qendër të Medias Digjitale. Sot, Universiteti SSST njihet si një ndër platformat kryesore akademike të Europës Jug-Lindore. Universiteti është themeluar nga MET Foundation, një organizatë gjithashtu jo-fitimprurëse, e krijuar në vitin 1998 për të ndihmuar në përparimin dhe financimin e projekteve akademike, kërkimore dhe zhvilluese në rajonin e Ballkanit.

Studimet e nivelit bachelor të cilat zgjasin tri vite (6 semestra), janë të dizajnuara në atë formë që studentët në vitin e parë do të mësojnë aspektet elementare të filmbërjes si koha dhe hapësira filmike, teknikat e audios dhe montazhës, dhe produksioni. Të gjitha këto do të mësohen nëpërmjet punës praktike pasi që studentëve u kërkohet të prodhojnë 4 filma përgjatë vitit me kohëzgjatje maksimumi 5 minuta secili, që trajtojnë temën e hapësirës, kohës, tregut dhe udhëkryqit.

Derisa në vitin e dytë studentëve përveç prezantimit me formatin e filmit fiction (artistik – të luajtur) atyre do t’u kërkohet të prodhojnë një film dokumentar 10-30 minuta, ndërsa kurset do të fokusohen më shumë në ndërlidhjen e literaturës me film, adaptimi i saj në film, mësimi i strukturave të ndryshme dramaturgjike dhe perfeksionimi i elementeve kyçe i narrativit kinematografik, si përgatitja e skenarit, shesh-xhirimit, montazhi dhe postproduksioni, ndërtimi dhe paraqitja e karaktereve, puna me aktorë etj. Prodhimi i një filmi artistik deri në 10 minuta, nënkupton edhe përfundimin e studimeve të vitit të dytë.

Viti i tretë dhe i fundit për nivelin e studimeve bachelor, vazhdon të investojë drejt zhvillimit personal artistik të studentëve dhe rritja e aftësisë së shprehjes së tyre në gjuhën dhe stilin e filmit. Varësisht nga nevojat e studentëve, këtyre do t’u ofrohet mentorim individual i cili do t’iu ndihmojë të përgatiten tutje në prodhimin e filmit të tyre të diplomimit. Mentorimi i cili do të bëhet nga profesionistë ndërkombëtarë, do të udhëheq studentët drejt pavarësimit të tyre profesional, pasi që filmin e diplomimit do ta përgatisin sipas zhanrit dhe zgjedhjes së tyre, me mbështetje edhe të mentorëve, derisa buxheti dhe stafi profesional për realizim të filmit janë të siguruara nga akademia.

Bukuritë dhe kulturën e Bosnjës dhe Hercegovinës, studentët kosovarë do të kenë mundësinë t’i përjetojnë bashkë me studentë të më shumë se 30 vendeve të botës, pasi që Akademia e Filmit në Sarajevë çdo vit pranon studentë nga Australia, Brazili, Kolumbia, Kroacia, Franca, India, Japonia, Meksiko, Portugalia, Emiratet e BashkuaraArabe, Britania e Madhe, SHBA, Itali etj.

Shumë shpejt do publikojmë edhe fituesin/en e bursës bachelor për studime në këtë universitet prestigjioz.

PriFest, që sivjet mban edicionin e 10-të jubilar, është ngjarja më e madhe kinematografike në Kosovë. Datat e PriFestjanë 17-22 korrik 2018./ KultPlus.com

Prishtina International Film Festival (PriFest)

Prishtina International Film Festival (PriFest) është një institucion i pavarur i kulturës në Kosovë i cili organizon ngjarjen më të rëndësishme kinematografike dhe kulturore në Kosovë. Përgjatë një jave të PriFest, dashamirës të artit, profesionist te filmit, studentë dhe publiku nga mbarë Kosova kanë mundësi të ndjekin filmat më të vlerësuar të viteve të fundit nga festivalet më të mëdha botërore, të njihen me artistë, distributor dhe producentë, dhe të shkëmbejnë eksperiencën e tyre me qëllimin e vetëm: të shtojnë mundësitë e bashkëpunimit dhe të zhvillojnë kinematografinë në vend dhe rajon përmes realizimit apo prezantimit të projekteve të veta filmike.

PriFest është një event unik në Kosovë, duke qenë se ruan statusin e të vetmit festival ndërkombëtar në vend ku garojnë filma të metrazhit të gjatë dhe të mesëm nga Europa, Ballkani dhe bota. Segmentet e tij të shumta e kanë kthyer në një aktivitet multidimensional, i cili arrin të ngacmojë të gjitha aspektet e mendimit dhe qytetërimit.

PriFest që prej fillimit i ka kushtuar vëmendje të veçantë elementëve të të drejtave të njeriut, duke shfaqur gjithmonë filma të cilët hedhin dritë mbi të gjitha grupet e margjinalizuara të shoqërisë, përfshirë këtu femrat, të rinjtë, komunitetin LGBT, minoritetet etnike e kështu me rradhë duke prezentuar programet e veta si PriDocs apo Let it be, program që realizohet në bashkëpunim me festivalin Outfest në LA dhe trajton filmat me tematikën LGBT. Aktiviteti tjetër të cilin PriFest e konsideron si shumë të rëndësishëm, është trajtimi i çeshtjeve që lidhen me mjedisin, mbrojtjen dhe përmirësimin e tij, por gjithashtu promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm për vitet në vijim. Projekt që ndërlidhet me mjedisin është Green film project që ka për focus realizimin e filmave të shkurtër me tematikën e mjedisit nga të rinjët kosovar.

PriFest përfshin në programin e tij të zhvillimit një përbërës thelbësor për rritjen e aftësive dhe cilësisë së filmbërjes të quajtur PriFORUM: një seri eventesh rajonale kushtuar bashkëprodhimit që i dedikohet profesionistëve të filmit. Aktivitetet e shumta, workshopet dhe seancat e PriFORUM sjellin në Prishtinë personat më të rëndësishëm të industrisë së filmit nga e gjithë bota. Ndër vite tani PriFORUM bashkëpunon ngushtë me institucione, festivale dhe fonde filmi sic janë EAVE, Medienboard, fondet rajonale te filmit, etj. Përmes PriFORUM, zhvillohen takime dhe debate ku të gjithë të pranishmit kanë mundësi të shkëmbejnë eksperiencat dhe informacionet e njohuritë më të fundit nga fusha e bashkëprodhimit.
Best Pitch Competition është një aktivitet që zhvillohet tani e 4 vite dhe këtë vit trajnerët në këtë garë që përfshin pitching workshop, audience workshop dhe script development workshop, vijnë nga Torino Film Lab dhe Script Circle Berlin. Ndërkohë dy aktivitete të reja janë Prishtina Kino Kabaret një laborator që do të mbledh shumë profesionist filmi nga mbarë bota që së bashku me filmbërës nga Kosova në një javë të realizojnë filmat e tyre të shkurtër, dhe Prishtina Rendezvous një ndër aktivitetet më të rëndësishme që do të sjell shumë kompani distribuimi dhe shitjes së filmave që të kenë takime me talentët nga rajoni dhe të dëgjojnë për projektet e tyre filmike.Gara Best Pitch zhvillohet para një jurie ndërkombëtare, ku projektet filmike garojnë për çmimin Best Pitch që mban emrin e Vanessa Redgrave.

Përgjatë viteve të fundit, PriFest ka sjellë në Prishtinë shumë fitues të çmimeve Oscar, Bafta, Berlinale dhe shumë festivaleve të tjera prestigjoze. Në vitin 2014, midis shumë të ftuarve të tjerë, PriFest u vizitua nga regjisori britanik Stephen Frears, ndërkohë Presidentja e Bordit të Nderit të festivalit është aktorja e njohur britanike , fituese e çmimit Oscar dhe shumë çmimeve Golden Globe, Vanessa Redgrave. Me të në bord janë edhe Omer Kalesh, Gedeon Burkhard, Cedomir Kolar, David Gothard, Shkumbin Istrefi, Isa Qosja, Ema Ndoja, etj.

SHPFK kërkon që institucionet të ndihmojnë financiarisht festivalin PriFest

Shoqata e Producentëve të Filmit në Kosovës, përmes një letre kanë kërkuar mbështetje për PriFest – Prishtina International Film Festival, gjegjësisht platformën e industrisë filmike të saj PriFORUM – Prishtina Film FORUM.

SHPFK kërkon që brenda mundësive që keni, të mbështetni këtë festival dhe institucion të kinematografisë, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të industrisë së filmit të Kosovës.

Po sjellim të plotë kërkesën e Shoqatës së Producentëve të Filmit të Kosovës:

“Të nderuar,

Ju drejtohemi në emër të PREK – Shoqatës së Producentëve të Filmit të Kosovës, për të kërkuar mbështetje nga institucioni juaj për PriFest – Prishtina International Film Festival, gjegjësisht platformën e industrisë filmike të saj PriFORUM – Prishtina Film FORUM.

Arsyeja për këtë kërkesë/lutje tonën është sepse PriFest është një ndër institucionet më të rëndësishme të kulturës, dhe jo vetëm filmike në Kosovë, që kontribuon përveç në ngritjen kulturore e kinematografike të audiencës sonë, por edhe në zhvillimin dhe ngritjen e industrisë filmike vendore.

Përvec shfaqjes dhe promovimit të filmave vendorë, promovimit të tyre brenda dhe jashte vendit, përmes platformës zhvillimore rajonale të koproduksionit PriFORUM, kontribon drejtpërdrejtë në avansimin e producentëve, shtëpive filmike, aktorëve dhe filmbërësve vendor të lëmive të ndryshme të industrisë filmike të Kosovës. Dhe atë përmes programeve të trajnimit, rrjetëzimit, garës së projekteve dhe pjeses se konferences dhe tryezave te rrumbullakëta.

Programet e PriFORUM si Best Pitch Competition, ku garojnë projektet në fazën e hershme të paraprodhimit, pra në fazën e skenarit, ku garuesit përvec trajnimit për prezantim para jurisë dhe audiencës, fitojmë mundësinë e fitimit të cmimeve te ndryshme që ndihmojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e atyre projekteve. Ato cmime jane edhe finansiare, por edhe në shërbime të ndryshme, si ato të post-produksionit, që janë një ndihmesë e madhe për projektet në fazën e hershme. Përvec të lartpërmendurave, projektet prezantohen para një numri të madh të producentëve të huaj që mund të jenë bashkëprodhues eventual të tyre në të ardhmen, gjë që ka ndodhur me shumë projekte të Kosovës. Për shembull, vitin e kaluar projekti ‘Zgjoi’ ka fituar cmimin e post-produksionit në vlerë prej 80,000 euro në shërbime, që i bën të mundur të finalizoje filmin me sherbimet e montazhit.

Përvec kësaj, PriFest dhe PriFORUM cdo vit organizojnë që një projekt filmik i Kosovës të prezentohet vecmas si Case Study, para mysafirëve të festivalit dhe pjestarëvë të industrisë nga rajoni dhe Evropa. Projktet filmike, tani të suksesshme, si ‘Martesa’, ‘Tri dritare dhe nje varje’ janë prezantuar në PriFORUM në fazë të hershme.

Dhe ky është vetëm njëri nga programet e shumta që i ofron ky festival dhe platforma e saj zhvillimore. Programet si Script Developtment (Zhvillim skenari), ku ekspertë me renome ndërkombëtare mbajnë punëtori me projektet në fazën e skenarit janë më se të dobishme për industrinë tonë. E para, se janë gratis (e që kushton mjaft po të paguhej), dhe e dyta mbahet në Prishtinë, ku casja e kineastëve tanë është e lehtë, gjithmonë duke marë parasysh pengesat për udhëtim jashtë vendit, shkaku i vizave dhe kostos.

Jo më pak i rëndësishëm është edhe programi Prishtina Rendezvous, ku projektet filmike takohen drejtpërdrejtë me përfaqësues të kompanive të shumta evropiane të distribuimit dhe shitjes së filmit. Kjo është një ndër pjesët më të vështira, dhe më të nevojshme për industrinë tonë në këtë moment. Gjitha ato kompani të distribuimit dhe shitjes PriFest dhe PriFORUM i sjellin në Prishtinë, ndërsa për t’i takuar të njejtat në festivalet e mëdha nëpër Evropë, është tepër e vështirë, gjë që për filbërësit tanë është një lëhtësim dhe benefit i madh.

Pastaj për të vazhduar me programin Ëork in Progress, ku kineastët tanë kanë mundësi të shfaqin pjësë të flmave të tyre të xhiruar, para distributorëve, shitësve dhe programerëve të festivalevë të ndryshme me renome botërore. Kjo lehtëson procesin e shitjes dhe plasimit të filmave tanë në festivale, sepse rruga “normale” e aplikimeve dhe tentimit të prezantimeve të filmave tanë vështirësohet shumë kur je në konkurencë me mija filma nga gjithë bota. Kështu, ne kineastët e Kosovës, në PriFest dhe PriFORUM gjejmë mundësinë më të mirë, për të prezantuar dhe takuar këta nejrëz nga industria e rajonit dhe Evropës.

Dhe në fund, jo më pak i rëndësishëm, programi Kosova’s Rising Stars, prezantimi i 10 aktorëve e rinjë e perspektiv të Kosovës, prezantim dhe promovim i tyre jo vetëm gjatë festivalit, por edhe pas tij. Nje mundësi shumë e mirë që të shfrytëzohet në maksimum për mundësi ko-produksioni me shtetet tjera, një ndër asetët e mëdhaja të industrisë së filmit të Kosovës: aktorët.

Mbi të gjitha, mundësia e takimit, njoftimit dhe rrjetëzimit është pikënisja e cdo bashkëpunimi që sjell atë finalën: bashkëprodhimin e filmave të Kosovës me shtetet tjera, promovimi i industrisë sonë dhe përfundimisht: zhvillimin e saj.
Krejt në fund, duam të theksojmë se industria e filmit është një potencial i madh për krijimin e vendeve të punës, sidomos për pozita të ndryshme kreative dhe teknike që i kërkon filmi e që i ka Kosova dhe mund t’i zhvillon edhe më shumë.
Sic na kanë informuar na PriFest, ata sivjet do të organizojnë edhe promovimin e shtëpive filmike të Kosovës, mundësive të tyre teknike për xhirim dhe post-produksion si dhe promovimin e lokacioneve për xhirim në Kosovë për projektet e huaja filmike.

Të gjitha këto na bëjnë që ne Producentët Filmik të Kosovës, të kërkojmë nga ju që brenda mundësive që keni, të mbështetni këtë festival dhe institucion të kinematografisë, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të industrisë së filmit të Kosovës.

Me Respekt,

Blerta Basholli – Kryetare
Shoqata e Producentëve të Kosovës”, thuhet në këtë kërkesë./ KultPlus.com

PriFest hap thirrjen për projekte filmike për BEST PITCH 2018

Ngjarja më e rëndësishme e industrisë së filmit në vend – Prishtina International Film Festival ka hapur sot thirrjen për projekte filmike për garën e BEST PITCH për edicionin e ardhshëm të PriFest që ndodh më 17-22 korrik 2018 në kryeqytet.

Thirrja i dedikohet të gjithë producentëve dhe regjisoreve nga Ballkani që kanë në fazë zhvillimi projektin e tyre filmik të parë apo të dytë. Data deri kur mund të dorëzohen projektet është 1 qershor. Projektet e përzgjedhura do t’i nënshtrohen trajnimeve me ekspert të huaj dhe prezantimit para jurisë ndërkombëtare për t’u përzgjedhur fitues të njërit nga shpërblimet që ofron festivali me partnere. Për më shumë informata shikoni thirrjen me poshtë apo vizitoni ëwebfaqen e PriFest www.prifest.org

“Edicioni I 10-të i festivalit PriFest gjatë një jave në korrik, pritet të sjellë në Prishtinë një numër të madh të mysafirëve artistë dhe profesionistë të industrisë së filmit nga rajoni, Evropa e bota, por duke mos lënë anash edhe programin e veçantë të shumë filmave premierë që mund të ndiqen vetëm gjatë këtij festivali. Së shpejti do të sjellim më shumë informacione të detajuara për festivalin. Na përcillni në rrjetet sociale facebook, Instagram dhe twitter”, thuhet ne njoftim.

THIRRJE PER APLIKIM – BEST PITCH 2018

Prishtina International Film Festival dhe Prishtina Film FORUM (PriFORUM) ka kënaqësinë të shpall të hapur thirrjen për aplikim në Best Pitch 2018. Data e fundit për dorëzimin e projekteve është 1 Qershor 2018. Për aplikim kliko këtu ose vizito ëëë.prifest.org

Përmes kësaj thirrjeje ftojmë për aplikim projektet e filmit artistik të metrazhit të gjatë në fazën e zhvillimit apo të financimit nga filmbërës nga Ballkani që e kanë vepër të parë apo të dytë projektin që e dorëzojnë. Projektet filmike të përzgjedhura do të marrin pjesë në ciklin 4-ditorë të zhvillimit të projektit që konsiston nga:

1. Seancë kokë-më-kokë me ekspertin financiar të EAVE në temën Planifikimi biznesor dhe strategjik I kompanisë në industrinë e filmit, strategjia e financimit dhe bashkëprodhimit për projektin filmik;

2. Seanca zhvillim skenari me ekspert te EAVE
BEST PITCH ka karakter garues, andaj seanca e pitchingut do të vlerësohet nga Juria Ndërkombëtare dhe vota e publikut të përbërë nga mysafirët e akredituar të festivalit (koproducent, fonde filmi,
distributor dhe agjent shitjeje). Këtë vit do të përzgjidhen më shumë se një projekt fitues dhe do të garohet për me shume cmime, te cilat do te zbulohen me vone.

Të gjitha projektet e përzgjedhura për Best Pitch do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në Prishtina Rendezvous pas seancës së pitchingut. Për të aplikuar në Best Pitch ju lutem klikoni në link dhe plotësoni aplikacionin.

PriFORUM është platformë zhvillimore e industrisë së filmit, pjesë integrale e PriFest – Prishtina International Film Festival, që do të ketë edicionin e 10të në korrik 17-22 në Prishtinë, Kosovë. Ndërkohë datat e PriFORUM janë 19-22 korrik. Përvec Best Pitch, PriFORUM përmban në vete edhe dy module tjera:

PRISHTINA RENDEZVOUS, është fundjavë e dedikuar distributorëve ndërkombëtar të filmit dhe agjentëve të shitjes. Prishtina Rendezvous ka për qëllim që të mbledh së bashku talentët nga Ballkani duke u dhënë shansin që të takohen me disa nga kompanitë më të rëndësishme botërore të distribuimit dhe shitjes së filmit, të cilët ftohen në këtë fundjavë që të gjurmojnë projektet filmike nga regjioni I Ballkanit në fazën e tyre zhvillimore. Filmbërësit do të kenë shansin të artikulojnë idetë dhe storjet e tyre në ‘speed date style’ / takime individuale kokë-më-kokë.

KONFERENCA REGJIONALE lidhur me çështjet e industrisë së filmit, e përbërë nga diskutime në panel, prezantime nga ekspert ndërkombëtar në tema të ndryshme që kanë të bëjnë me industrinë e filmit si: distribuimi, shitja, bashkëprodhimi, financimi, si dhe workshope për aktorët dhe studentët. Filmbërësit nga regjioni ftohen të jenë present dhe të kenë mundësi të takojnë disa nga emrat e rëndësishëm të industrisë së filmit në Evropë. Në një ambient më intim që e ofron PriFest, për dallim nga festivalet dhe marketet e mëdha të filmit, vëmendja e të gjithë mysafirëve ndërkombëtar është në projekte të Ballkanit dhe në këtë mënyrë ofron më shumë mundësi network-u dhe bashkëpunimi.

Producentë, distributorë, representative të marketeve të filmit, kompani dhe agjent shitjeje, fonde filmi nga regjioni, profesionist filmi nga Europa si dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme të filmit pritet të marrin pjesë në këto vit. Puna e PriFORUM dhe PriFest vlerësohet jashtë mase nga filmberesit vendor dhe Shoqata e Producenteve te Kosovës te cilët përfitojnë shume nga këto takime.

I gëzohemi pranimit të projekteve tuaja në afatin e lartpërmendura. Nëse keni pyetje mos hesitoni të na kontaktoni në [email protected]./ KultPlus.com

Vjosa Berisha: Jemi të fokusuar që të zhvillohemi si festival filmi dhe jo festival i eventeve

Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë deri në nisjen e rrugëtimit të nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë-PriFest. Tashmë kemi pas mundësinë të shohim pak a shumë programin e këtij festivali i cili përgjatë nëntë viteve rresht në kryeqytetin kosovar ka sjellë emra të mëdhenj të kinematografisë botërore, evropiane, rajonale dhe vendore. Si viteve të kaluara, ashtu edhe sivjet PriFest, sjellë risi duke i dhuruar publikut shqipfolës të jetë më afër ekranit botëror dhe jo vetëm. Në prag të nisjes së këtij festivali, KultPlus realizoi një intervistë me drejtoreshën e përgjithshme të PriFest-it Vjosa Berishën, e cila shpalosi detaje interesante e shumë të pathëna në lidhje me programin që ka përgatitur ajo bashkë me ekipin e saj. Sjellja e regjisorit të njohur Paul Haggis, Prishtina Film FORUM, Prishtina Rendezvous, PriFest Afters, janë disa nga temat që kemi shpalosur në këtë intervistë duke mos lënë anash edhe 7 premierat botërore, 4 premierat ndërkombëtare, 3 premierat evropiane, 22 premiera regjionale ku hyjnë në mesin e mbi 80 filmave që sjellë ky festival. Poashtu, Vjosa Berisha për KultPlus, ka folur pak edhe për kinematografinë shqiptare dhe ka dhënë një premtim për publikun shqipfolës.

Sarandë Selimi

KultPlus: Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, ndryshe i njohur si PriFest, edicionin e parë e nisi në vitin 2009. Tashmë ka plotë nëntë vite që udhëtojmë bashkë me këtë festival, me filmat e përzgjedhur, me aktorët (mysafirë) të cilët i sjellë nëpër edicione të ndryshme që janë me famë botërore e me aktorët vendorë e të rajonit. Si fillim Vjosa, na thuaj ndjesinë që ke, ku pavarësisht sfidave vazhdon ta mbash gjallë e fuqishëm PriFestin?

Vjosa Berisha: Është ndjenje e veçantë, jo vetëm të mbërrijmë deri te realizimi i edicionit të nëntë përkundër të gjitha sfidave dhe vështirësive, por që çdo edicion i kemi dhënë vetes detyrë dhe përgjegjësi të bëjmë program më të pasur, më të zgjeruar dhe më përmbajtjesor. Sjellja e filmbërësve me nam botërore në Prishtinë është e vështirë, por ne kemi arritur ta bëjmë çdo vjet. Jam krenarë që jam pjesë e një eventi të madh, jo vetëm filmik, që kontribuon në ngritjen edhe të imazhit të qytetit dhe shtetit tonë, por edhe në zhvillimin e kinematografisë vendore.
KultPlus: Tashmë jemi në prag të edicionit të nëntë të festivalit, na i tregoni risitë që do sjellë ky edicion?
Vjosa Berisha: Si çdo vit, i gjithë programi i filmit është risi, pra premierë në Kosovë. Për më shumë do të kemi edhe premiera botërore, ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale. Rritja e tillë e premierave botërore e rajonale i bën nder festivalit dhe është tregues për rritjen e nivelit të tij. Do të kemi më shumë evente përcjellëse, siç është Prishtina Film FORUM, por edhe pjesën e after party, ku sivjet do të organizojmë dy evente të mëdha muzikore në Amfiteatrin e Gërmisë, një me muzikë elektornike me DJ ndërkombëtar (14 korrik) dhe një me muzikë rock LIVE me bendet e Prishtinës (15 korrik).

KultPlus: PriFest, sivjet hapet aty ku nisi, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Na tregoni pse vendosët të ktheheni në TKK e jo ta mbani ceremoninë hapëse në ambient të hapur, siç ndodhi vitin e kaluar ku Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ishte nikoqir i edicionit të tetë të PriFest?

Vjosa Berisha: Ceremonia e hapjes bëhet njëkohësisht në dy lokacione, pra edhe në Sheshin Zahir Pajaziti edhe në Teatrin Kombëtar. Pra, do të shfaqet filmi i njëjtë, dhe mysafirët e filmit do të jenë në dy lokacionet. Jemi shumë të lumtur që publikut kosovar në natën e hapjes do t’i sjellim premierën ndërkombëtare të filmit kosovar “T’padashtun” në regji të Edon Rizvanollit. Këtë film do ta shfaqim njëkohësisht edhe në Teatër Kombëtar edhe në Sheshin Zahir Pajaziti në kinema të hapur, me një distancë kohore prej 45 minutash në mes dy ceremonive.
PriFest kthehet në shtëpinë e vet ku filloi rrugëtimin, në Teatrin Kombëtar, sepse një festival patjetër që duhet të ketë një hapësirë të mbyllur dhe lokacion qendror, por njëkohësisht do të vazhdojmë traditën e mikpritjes për gjithë qytetarët pa dallim, gratis dhe pa ftesa në kinemanë nën qiellin e hapur në Sheshin Zahir Pajaziti.

KultPlus: Sivjet do e sillni edhe regjisorin e njohur Paul Haggis-fitues i dy çmimeve Oskar, çmimeve Bafta dhe Emmy. Si arritët të kontaktoni me Haggis dhe duke e pas parasysh karrierën e tij, sa do të jetë mundësi e mirë një takim me aktorët e regjisorët vendor?

Vjosa Berisha: Regjisori i mirënjohur botëror Paul Haggis është mysafir nderi i PriFest. Ardhja e tij e nderon festivalin tonë, qytetin dhe Kosovën. Kjo tregon për ngritjen e festivalit tonë, që na gëzon, por edhe na jep obligime dhe përgjegjësi shtesë në organizim edhe sivjet edhe vitet në vazhdim. Dua ta potencoj që nuk është aspak lehtë të bindësh filmbërësit e kalibrit të tillë të vijnë në Kosovë. Mos të përmendi edhe koston e udhëtimit dhe qëndrimit. Neve si festival na nevojitet një përkrahje më e madhe për të vazhduar me këtë punë, e cila nuk është në të mirë vetëm të festivalit, por edhe komunitetit artistik vendor dhe industrisë së filmit të Kosovës. Nëse përkrahja nuk rritet, vitet në vijim ne do të arrijmë në pikë të rraskapitjes, që nuk është mirë për askënd.
Për tu kthyer te pyetja juaj, po patjetër që do të ketë mundësi. Paul Haggis do të qëndrojë në Kosovë 5 ditë, do të ketë agjendë të ngjeshur që të marrë maksimumin e informacioneve. Ndërkohë, si për aktorët e regjisorët, ashtu edhe për mediet, studentët e publikun e gjerë Paul Haggis do të ketë disa paraqitje publike: do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar për shfaqjen speciale të filmit Crash, që do të jetë si program i veçantë ‘Tribute to Paul Haggis’, do të ketë një Masterclass mbi jetën dhe punën e tij, dhe do të jetë pjesë e një paneli diskutimi që do të organizohet në kuadër të PriFest. Në ditët në vijim do ti publikojmë detajet e takimeve dhe aktiviteteve të tij.

KultPlus: Do të keni gjithsej mbi 80 filma në kategori të ndryshme. 7 premiera botërore, 4 premiera ndërkombëtare, 3 premiera evropiane, 22 premiera regjionale, kurse të tjerat janë premiera kosovare. Sa ka qenë e vështirë përzgjedhja e këtyre filmave duke e pas parasysh numrin dhe cilat do jenë premierat botërore që do ua dhuronit publikut kosovar?

Vjosa Berisha: Kemi pasur numër rekord aplikimesh. Kësaj i shtohet fakti edhe i hapjes së një kategorie të re garuese, asaj të filmave dokumentar. Përzgjedhja e filmave është punë që i kushtojmë më së shumti vëmendje. PriFest çdo vit sjell në Prishtinë filmat më të mirë artistik botëror, fitues të festivaleve më të mëdha dhe filma nga rajoni, që vështirë që mund të shihen në kinema apo televizion. Kualiteti i lartë i filmit është prioriteti ynë. Jemi të fokusuar që të zhvillohemi si festival filmi dhe jo festival i eventeve përcjellëse. Andaj, jemi krenar si me numrin e rritur të filmave, por dhe me nivelin artistik që kanë.

KultPlus: Po premierat kosovare cilat janë?

Vjosa Berisha: Që të gjithë filmat në kategoritë garuese janë premiera në Kosovë. Ky është edhe kriter për t’u shfaqur në PriFest. Ndërsa, për shkak se festivali mbahet në korrik dhe ka shumë bashkëqytetar nga diaspora, kemi vendosur të shfaqim një program të quajtur ‘In Albanian’, ku do të jenë filma të metrazheve dhe zhanreve të ndryshme në gjuhën shqipe, ca nga ta që janë shfaqur më parë në kinema apo dhe në edicionet e mëhershme në PriFest apo në Kosovë. Këta filma do të shfaqen gratis për audiencën e interesuar.

KultPlus: A ka arritur që falë PriFest të ketë bashkëpunime në mes regjisorëve apo aktorëve shqiptarë me ata të huaj?

Vjosa Berisha: PriFest që nga viti i parë ka qenë pikëtakim i filmbërësve nga rajoni dhe Evropa. Duke e zhvilluar PriFORUM-in si event disa ditësh ku mblidhen kineastë vendor dhe ata ndërkombëtar, për debate, masterklasa, punëtori, garë projektesh dhe prezantim të projekteve para kompanive të shitjes e distribuimit, ne kemi kontribuar shumë në bashkëprodhimin mes Kosovës dhe shteteve tjera, por edhe rajonit në përgjithësi. Kemi patjetër raste konkrete kur producentët kanë parë prezantimin e projekteve të filmit në PriFORUM dhe kanë lidhur marrëveshje për bashkëpunim, por kemi edhe shumë raste kur miqësitë kanë lindur mu këtu, siç është rasti i takimit të regjisores së njohur boshnjake Jasmila Zbanic me aktorin e njohur italian Franco Nero, në PriFest në vitin e dytë dhe pastaj bashkëpunimi i tyre në filmin e saj të radhës, pastaj interesimi i producentit fitues të Oscar, Cedomir Kolar për projektin filmik të Blerta Zeqirit “Martesa” pasi e ka parë prezantimin në PriFest para 3 vitesh…
Seksioni i titulluar Prishtina Rendezvous që sivjet organizohet për herë të dytë, del të jetë shumë e qëlluar për industrinë vendore, sepse prezantojnë projektet para producentëve te huaj dhe agjentëve të shitjes dhe distribuimit, qysh në fazën fillestare të projekteve.

KultPlus: Poashtu keni një line-up, interesant të PriFest Afters. Të flasim pak edhe për këtë pjesë?

Vjosa Berisha: PriFest Afters ka pas mbrëmje interesante me artist e muzikë çdo vit, por këtë vit jemi përkushtuar që të sjellim shumë më shumë. Do të organizojmë dy mbrëmje muzikore shumë të veçanta me datat 14 dhe 15 korrik. Bendi i ri i titulluar PriBeats nga PriFest, do të përkujdeset për mbrëmjet e muzikës elektronike.
Me datën 14 korrik,në amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, PriBeats sjell në Kosovë DJ me renome ndërkombëtare Point G, DJ Honesty, Hajdar Berisha si dhe Lekë dhe Altin Boshnjaku nga Kosova.
Ndërsa tjetri event,me 15 korrik, është koncert i muzikës rock i quajtur Dritë e pluhun, Kangë e Prishtinës. I kuruar nga Arbër Salihu, ky event do të mbledh një numër të madh bendesh nga Prishtina që do të performojnë live në amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë si: Lindja, Genc Salihu, Shpat Deda, Oborri, Taste2 dhe Goblenët si dhe bendi Me t’njofshëm.
Por PriFest Afters nuk përfundon këtu, sepse do të sjell edhe më shumë… një Sunset party (event në perëndim t’diellit) në kulmin e Hotelit Sirius përsëri me muzikë elektronike e DJ, disa mbrëmje të vona në BASStore si dhe shumë performanca live në tapetin e kuq te Teatri Kombëtar, si bendi Ves Ves që do të jetë në hapje, dhe një mbrëmje e veçantë që do të quhet Tirana @PriFest që mendojmë ta realizojmë me përkrahjen e Kryebashkiakut të Tiranës, mikun e festivalit Erion Veliaj.

KultPlus: Na thuaj një mendim tuajin për kinematografinë shqiptare në përgjithësi?

Vjosa Berisha: Kinematografia shqipfolëse, pra si në Kosovë, Shqipëri apo në Maqedoni, ka trend të rritjes. Si në buxhetet publike të shteteve përkatëse, ashtu edhe në prezencën e filmave në festivale ndërkombëtare. Sukseset e filmave të Kosovës, përfshirë edhe ato në bashkëprodhim me shtetet tjera, janë rezultat i hapjes së industrisë vendore ndaj bashkëprodhimeve filmike. PriFest e ka për mision që të zhvillojë industrinë vendore filmike me gjithë strukturën që ka, si në zhvillim skenari, trajnime të ndryshme dhe organizime të seminareve, master klasave dhe garave të ndryshme të projekteve. Mos të harrojmë që sivjet PriFest në bashkëpunim me Sarajevo Film Academy jep një bursë të plotë për studim në këtë akademi shumë të mirë ndërkombëtare filmike. Ky është një kontribut që do të sjell efekte pozitiv në afat të gjatë.

KultPlus: Krejt në fund Vjosa, çfarë i premton publikut shqipfolës përmes PriFest-it, duke u nis nga ajo çfarë keni sjellë deri tash?

Vjosa Berisha: Publikut i premtoj shumë filma të mirë, mundësi takimi të shumë filmbërësve nga bota, argëtim të pafund këtë vit çdo mbrëmje, dhe atë që e kemi në slogan, krijimin e miqësive të reja. Përgjithmonë./ KultPlus.com