Nadira Kika sjellë koleksionin e ri në sezonin e saj të preferuar për krijim (FOTO)

Jeta Zymberi

Disenjatorja Nadira Kika, ndonëse nuk ka shumë kohë prej që ka filluar të sjellë rregullisht koleksione pothuajse në çdo sezonë, ajo ka arritur të unifikohet në mesin e dizajnerëve më të mirë në vendin tonë, kjo falë punës plot vullnet dhe mjaftë të veçantë në realizimin e kreacioneve.

Tashmë, Kika ka sjellë edhe koleksionin e saj më të ri të titulluar “Resort 2019”, i cili qysh në shikim të parë të rrëmben me thjeshtësinë dhe rëndësinë që përmban njëkohësisht.

Kika ka folur për KultPlus rreth këtij koleksioni për të cilin ka punuar me shumë dëshirë, pasi vjeshta është edhe stina e saj e preferuar për krijime të tilla.

“Çdo punë që bëhet me vullnet dhe me pasion besoj që i zvogëlon vështirësitë, gjithashtu këto lloj veshjesh më burojnë nga shpirti dhe është sezona ime e preferuar për të krijuar. Jam e kënaqur me gjithçka që kam arritur deri tani, pasi që edhe kam filluat të cilësohem si një nga dizajneret e pakta që realizojnë veshje të përditshme e që në realizim janë më të vështira se sa fustanet dhe kanë më shumë prerje dhe detaje”, ka thënë për KultPlus disenjatorja Kika.

Por për të krijuar diçka të bukur, njeriu padyshim që inspirohet nga diçka gjithashtu e bukur, qoftë ajo ndjenjë , objekt apo diçka tjetër. Kika është shprehur që inspirimi i vjen shumë spontanisht, nga çdo gjë që e rrethon.

“Më frymëzon edhe një ditë e bukur me diell, edhe energjia pozitive e klientëve, më frymëzojnë edhe vizitat nëpër vendet Europiane. Por kur filloj realizimin e koleksioneve kryesisht filloj me ngjyrat sezonale dhe llojet e materialeve. Kryesisht kështu fillon e gjithë historia e çdo koleksioni”, ka treguar tutje ajo.

“Resort 2019” përmban veshje të përditshme dhe publikohet para sezonës Pranverë – Verë 2019 e që ka një numër më të vogël veshjesh nga 15 deri 25 veshje.

Në këtë koleksion dominon ngjyra e verdhë, jo rastësisht, por për faktin që kjo është edhe një ndër ngjyrat e sezonit që po na rrethon, andaj Kika ka arritur ta kombinojë të verdhën me të tjera ngjyra, për të sjellë kështu një “vjeshtë” tek kreacionet e saj.

“Njëra ndër ngjyrat e kësaj sezone është e verdha ose ndryshe është “Aspen Gold” d.m.th një e verdhë e zbehur. Kjo ngjyrë është tendencë e këtij viti kështu që e kam pa të arsyeshme që ta fus në koleksion si pikë të fortë. Gjithashtu edhe ngjyra qumësht është njëra ndër ngjyrat kryesore të koleksionit për ta balancuar pak kompozicionin mes ngjyrave. Ngjyrat tjera të cilat i kam përdorë janë e gjelbërta, krem, kafe dhe hiri. Zakonisht mundohem të përdorë ngjyrat bazë të cilat nuk jemi mësuar t’i shohim gjatë sezonit të dimrit. Mundohem që përmes koleksionit të sjellë ngjyra të guximshme dhe jo monotone”, ka treguar disenjatorja.

Përmes këtij koleksioni Kika ka menduar të sjellë diçka të re edhe çka mungon në qytetin tonë, gjithashtu të ekspozojë një pjesë kreative të sajën atë çka ajo di ta bëj më së miri, të krijoj veshje të përditshme me prerje dhe detaje të ndryshme. Të sjellë pallto me prerje të ndryshme e që kësaj here kryesisht janë të gjata. Gjithashtu të ju sjellë klientëve veshje unike edhe me një stil më ndryshe qofte edhe për fustane edhe për pallto.

Ky koleksion përmban gjithsej 15 veshje. Janë 5 pallto dhe kryesisht janë fustane dhe këmisha të cilat mund të vishen gjatë ditës por edhe në mbrëmje e që janë shumë komode qoftë edhe në prerje edhe në materiale.

Ky koleksion është prezantuar nga një fotosesion i realizuar nga fotografi Shenoll Zehri, ndërsa kreacionet janë shkrirë për mrekulli në trupin e modeles Dhurata Lipovica. Ndërsa nëse Kika e ndjen vetën të gatshme për një sfilita, ajo është përgjigjur se ajo është një ëndërr të cilën pret ta realizojë në momentin e duhur dhe në mënyrën e duhur.

“Mendoj që ka kohe edhe pak për të sjellë sfilat, sepse e mendoj që momenti i sfilatës duhet me qenë diçka speciale edhe duhet me qenë e menduar deri në detajin e fundit. Edhe disa vite do vazhdoj t’i publikoj në këtë mënyrë koleksionet e mia përmes photoshooting, deri sa të shoh që është momenti i duhur për sfilaten të cilën e kam ëndërruar gjithmonë”, ka thënë krejt për fund disenjatorja Nadira Kika./KultPlus.com





Fushë Kosova bëhet me teatër

Qyteti i Fushë Kosovës shumë shpejt do të bëhet me teatër profesionist. Në muajin nëntor, saktësisht me datën 9, Kuvendi Komunal pritet që ta votoj themelimin e këtij teatri, shkruan FaktePlus.

Iniciativën për themelimin e teatrit e kanë marrë artistëve që jetojnë në Fushë Kosovë; aktori Brahim Basha, Kastriot Saqipi- Kaqa regjisor dhe Basri Shala aktor.

Iniciativa e tyre ka gjetur përkrahjen e shumicës absolute të artistëve që jetojnë në këtë komunë. Po ashtu artistët kanë pasur përkrahjen e pakontestueshme nga kryetari i komunës, Burim Berisha. /KultPlus.com

Studiuesit e letërsisë: Nxënësit lexojnë vepra të cilat nuk i kuptojnë

Në shumë tekste shkollore kryesisht ato të letërsisë, nxënësve u kërkohet të lexojnë diçka që është shkruar në një kohë dhe stil, që sot mund të mos jenë aspak të përshtatshme për ta.

Veç kësaj, edhe nisja e zbatimit të kurrikulës së re në arsimin parauniversitar ka sjellë mospërputhje të mëdha të këtyre teksteve, të cilat janë hartuar vite më parë, raporton KTV.

Fëmijët në ciklin e ulët obligohen që t’i mësojnë veprat e shkruara në gegërisht të autorëve të vjetër, e që shpesh nuk arrijnë as t’i kuptojnë.

Agron Gashi, njohës i letërsisë shqipe, thotë se MASHT-i duhet të ndërhyjë dhe të bëjë përshtatjen e librave varësisht me moshën e fëmijëve.

Në Këshillin e ekspertëve të MASHT-it, për ndryshimin e teksteve shkollore, nuk tregojnë për detajet se cilat libra do të pësojnë ndryshime, por thonë se në 71 tekste janë duke ndërhyrë.

Fatmir Bytyçi, nga Këshilli i ekspertëve në MASHT, thotë se Këshilli gjatë punës ka hasur në vështirësi, pasi që nuk ka pasur kompetenca për t’i bërë ndryshimet e nevojshme për shkak se këtë nuk ua ka lejuar Ligji për arsimin e lartë.

Sipas tij, deri në vitin e ri akademik 2019-2020, fëmijët do të nisin procesin mësimor me tekste të reja shkollore, ku vetëm ato shkencore do të mbesin të njëjta.

Megjithatë, derisa të bëhet një gjë e tillë, për mësimdhënësit, ky Këshill ka hartuar një udhëzues se si të veprojnë dhe ta përshtatin kurrikulën e re me tekstet e vjetra shkollore./KultPlus.com

Del në ankand xhaketa që e kishte veshur Michael Jackson në turneun e parë solo ‘Bed’

Xhaketa e zezë lëkure e veshur nga Mbreti i ndjerë i Pop muzikës, Michael Jackson, të cilin e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, do të dal në një ankand që do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Sipas vlerësimeve të para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë.

Këngëtari i ndjerë këtë xhaketë, në shpinën e së cilës gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989.

Theksojmë se xhaketa e fundit kuqezi që e kishte veshur në videoklipin “Thriller” ishte shitur në një ankand për 1.8 milion dollarë në vitin 2011.

Në ankand, i cili do të mbahet më 10 nëntor në Hard Rock Cafe në Times Square të New Yorkut, do të shfaqen kitarat elektrike, ku kanë luajtur Bob Dylan, Paul McCartney, Eric Clapton, dhe anëtarët e U2 grupit, Bono dhe Edge.

Ndryshe, çdo kitarë e tij mund të shitet për 20 mijë deri në 50 mijë dollarë. /KultPlus.com

Ramadani: Gabimi në “Fjalorin enciklopedik të Kosovës” nuk është i yni

Këto ditë doli në media se në “Fjalorin enciklopedik të Kosovës ”është bërë një gabim te vendbanimi Vërban i komunës së Vitisë, ku në një vend thuhet se “është i banuar me popullsi serbe”.
https://www.kultplus.com/libri/fjalori-duhet-te-hiqet-nga-qarkullimi-menjehere-dhe-akademia-duhet-te-kerkoje-falje-qe-ua-fali-fshatin-serbeve/
E vërteta është se bëhet fjalë jo për këtë vendbanim, por për vendbanimin Vërboc të po kësaj komune, me autor Shpend Agaj. Redaksia e gjeografisë sociale nuk e ka përfshirë në “Fjalor” zërin “Vërban”.

Ky vendbanim nuk është as në “Fjalësin e zërave”; në këtë “Fjalës” është zëri “Vërboc” (nr. i zërit 5779).

Dëshiroj ta njoftoj opinionin se si redaktor i fushës e kam dorëzuar dorëshkrimin për vendbanimin Vërboc më 15.07.2015 në adresë të kryeredaktorit Mehmet Kraja dhe me plotesime sipas kërkesës së kryeredaktorit me datë 17.11.2015. Në “Fjalor” ka dalë zëri “Vërbani”. Çka ka ndodhur në Redaksinë Qendrore, unë nuk mund ta di. Atje le të sqarohet gabimi, për të cilin konsiderojmë se është gabim teknik.

Prof. dr. Ibrahim Ramadani,
Redaktor i fushës së Gjeografisë sociale

Filmat kosovarë dëshmojnë për vlerat dhe talentin që kanë artistët nga Kosova

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim regjisoret Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe aktoren Aurita Agushi, protagoniste të filmave, të cilët janë kualifikuar për edicionin e 91-të të çmimeve të Akademisë – Oscar, e cila do të mbahet Los Angjelos të SHBA-së më 24 shkurt 2019.

Blerta Zeqiri me filmin e metrazhit të gjatë “Martesa”, Lendita Zeqiraj me filmin e metrazhit të shkurtër “Gardhi” dhe Aurita Agushi, aktorja kryesore në filmin “Ajo”, janë filma të cilët Qendra Kinematografike e Kosovës i ka përkrahur financiarisht.

Ministri Gashi u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar njëkohësisht që kreativiteti dhe produktiviteti i artistëve të Kosovës po vlerësohet ndërkombëtarisht. Kjo tregon se filmi në Kosovë tashmë ka krijuar një bazë dhe traditë të mirë për gjeneratat që vijnë pas.

“Tre filmat të cilët janë kualifikuar për Oscars rrugëtimin deri tek ky nivel e kanë siguruar duke fituar çmime të shumta prestigjioze nëpër festivale të shumta ndërkombëtare të filmit dhe kjo tregon për cilësinë dhe vlerat artistike që kanë këto projekte”, tha ministri.

“Pas suksesit të filmit ‘Shok’, tani vetëm sa e kemi rritur produktivitetin dhe kjo ka ardhur me rritjen e përkrahjes nga ana e ministrisë për Qendrën Kinematografike të Kosovës, gjë që e kemi paralajmëruar muaj më parë. Buxheti për QKK-në do të dyfishohet për përkrahjen e filmave”, është shprehur ministri Gashi duke thënë se Kosova posedon talente të jashtëzakonshëm si në prodhimin e filmave si dhe në realizimin e tyre.

Ndërkaq, mysafiret e falënderuan ministrinë për përkrahjen që po jep për industrinë e filmit në Kosovë në përgjithësi. Gjithashtu, ato u treguan mirënjohëse për angazhimin e ministrit Gashi në mbështetje dhe mirëkuptim për njerëzit dhe botën e filmit. /KultPlus.com

Vlorent Xhafaj me kryeveprat e muzikës klasike në Tiranë

Violonçelisti shqiptar më famë ndërkombëtare Vlorent Xhafaj u rikthye në Tiranë, mbrëmjen e djeshme për publikun kryeqytetas me një koncert për rreth 90 minuta duke e shndërruar sallën e Akademisë së Arteve në një skenë europiane me një program të rafinuar dhe klasik.

Së bashku me me pianistin Maurizio Baglini-n,ata interpretuan një program të mrekullueshëm duke përfshirë veprat e Liszt, Chopin, Dohnányi dhe Busoni.

Në një pronocim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare violinçelisti i mirënjohur Violent Xhafaj u shpreh se ,”kjo ishte një ftesë e Institutit Italian të Kulturës, me pianistin e mirënjohur në Europë Maurizio Baglini dhe në kuadër të kësaj ne zhvilluan një program në lidhje me Italinë. Në këtë program u luajt për publikun një pjesë nga kompozitori italian Feruzo Buzonit dhe vepra të kompozitorëve të cilët i kanë shkruar veprat e tyre kur kanë jetuar në Itali, ku bëjnë pjesë kompozitorët më të famshëm të romantizmit Franc List, Shopen.

”Në fund ne interpretuam për publikun sonatën e Shopen një nga kryeveprat e tij. Ne gjithmonë për publikun shqiptar përzgjedhim një repertor i cili luhet dhe në Europë. Gjithashtu këtë të shtunë ka dhe një koncert tjetër nga Papavrami në të cilin do luhen katër sonata të Bethhovenit për publikun”,u shpreh Xhafaj.

“Tetori gjerman është një aktivitet i rëndësishëm në Shqipëri në të cilin unë do marr pjesë më 1 nëntor ku do të interpretoj me instrumentistë të njohur gjerman ku do interpretojmë vepra nga muzika gjermane si Bah, Bethhovenit ku në këtë aktivitet nuk do të mungojë dhe një repertorë mjaft interesant me klarinetë dhe piano”, shtoi Xhafaj.

Gjithashtu pianisti me famë europiane Maurizio Baglini u shpreh i emocionuar nga koncerti në Tiranë. “Jam i emocionuar, sepse doja të shikoja Shqipërinë sepse e di që është një vend me zhvillim kulturor dhe ekonomik dhe besoj se do të jetë e ardhmja e Europës”, tha ai.

“Këtu shoh një publik të kujdesshëm dhe të ngrohtë për një program kulturalisht të vështirë pasi pjesët që u luajtën nuk janë mjaft popullore pasi kemi interpretuar List, Shopen të gjitha pjesë shumë të rafinuara dhe mjaft konceptuale.
Unë dua të vij përsëri në Shqipëri si turist, për të zbuluar një vend me persona që flasin shumë gjuhë dhe që janë të buzëqeshur. Do bëhem një promovues dhe fans i Shqipërisë si për kulturën dhe për një popull që buzëqesh”, shtoi Baglini.

Pas Tiranës ky koncert do të udhëtojë dhe në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme në teatrin ”Aleksandër Moisiu” dhe nesër në Prishtinë në amfiteatrin e Universitetit të Prishtinës.

Eksploratorët më të vegjël në Muzeun Arkeologjik të Durrësit

Muzeu Arkeologjik i Durrësit tashmë është kthyer në një destinacion për çdo grup moshë pasi ky muze mbart thesare që japin shumë dituri mbi jetën në botën antike apo mesjetare dhe kjo e bën atë një pikë turistike mjaft të veçantë pasi vizitorët shohin dhe prekin nga afër objekte me mjaft vlerë historike dhe kulturore.

Së fundmi, ky muze është vizituar nga nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Vasil Ziu” të qytetit të Durrësit. Ata për një ditë përjetuan një eksperiencë ndryshe duke u bërë arkeolog të vegjël. Ata morën përgjigje për një sërë pyetjesh si çfarë është arkeologjia dhe çfarë e bën aq tërheqës profesionin e arkeologut? Çfarë misteresh fsheh nëntoka dhe pse ia vlen aq shumë t’i zbulojmë, përmes punës së jashtëzakonshme të arkeologëve, e cila shpesh merr trajtat e një aventure? nga specialistët të cilët i shoqërojnë nxënësit gjatë vizitave të tyre duke i informuar mbi çdo gjë.

Më pas ata zhvilluam një proces të arkeologjisë mësimore në parcelën eksperimentale të Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Pas restaurimit dhe çeljes për publikun më 2015, vetëm në katin e parë të godinës janë riekspozuar rreth 2100 objekte, që i përkasin periudhës para themelimit të qytetit, deri në shekullin e 4-t pas erës sonë.

Në muzeun më të madh arkeologjik në Shqipëri paraqiten objekte arkeologjike të prehistorisë, periudhës arkaike dhe asaj të antikitetit. Përveç amforave dhe spirancave të zbuluara në fundin e detit, muzeu ka edhe një fond të pasur, që në të ardhmen do të jetë pjesë e pavijonit të mesjetës, shkruan ata./ KultPlus.com

Trëndafili

Poezi e shkruar nga Qëndresa Prapashtica.

mos më thuaj diçka tipike,

si – “je e bukur si nji trëndafil”

në momente unike si këto,

asgjë s’mund të krahasohet

me trëndafilin…

se nji trëndafil

çelë bukur edhe në vjeshtë,

mahnitë kopshtin derisa dikush merr n’thu

bjen me hundë në xhemba

mandej shanë, shanë dhe bërtet

bërtet për bukurinë që e vret…

e vret dhe e ringjallë, dhe përsëri e vret…

nji sjellje që don t’ia mësojë njeriut, trëndafili

është që gjërat e bukura kërkojnë trajtim të veçantë

kështu fliste njeriu i parë që doli nga shpellat e gurta

me kohë, mësoi të mos shpohet, të nuhasë,

të buzëqeshë,

të mos bërtasë…

mos më thuaj diçka tipike,

diçka të pakrahasueshme

diçka të pavërtetë,

më thuaj si ndjehesh kur e sheh nji trëndafil?

më fol për ndjesitë e tua

më trego si ndjehesh pranë këtij misteri plot xhemba

që e shohim, e s’e njohim…

më fol për ndjesitë e tua, nëpër vite

me trëndafilat që nuk ndryshojnë formë

e ndoshta, edhe në zemrën tënde diçka po mbetet e njejtë

nji trëndafil që merr ngjyrën tënde,

dhe çelë në botën e krijesave si nji send i rrallë,

ndërsa ti flet për gjëra tipike,

nji aromë më vjen nga diku

e më kumton për ty, tregimin e nji trëndafili…

Skllevërit paguhen aq sa është e nevojshme që të mbijetojnë dhe të rikthehen në punë

“John,

“Skllavëria nuk u shfuqizua kurrë, vetëm u zgjerua që të përfshinte të gjitha ngjyrat”.

Çfarë dhemb është dehumanizimi i njerëzve në përpjekje për të ruajtur vendin e punës, sepse… e di, është tjetri gati. Ata kthehen në trupa të mbushur me frikë. Sytë e tyre e humbasin shkëlqimin dhe ata thjesht shëmtohen, tërësisht. Si i ri nuk e besoja se njerëzit do të bënin kompromise të tilla. Edhe si i moshuar ende nuk e besoj. Pse duhet t’i bëjnë? Për seks, makinë, për të paguar faturat apo për fëmijët? Për të njëjtët fëmijë që kur të rriten do të bëjnë të njëjtën gjë.

Që gjithmonë, kur isha i ri fare dhe kërceja nga puna në punë, isha mjaftueshëm naiv sa që i thoja ndonjëherë të barabartëve të mi: “Eh! Shefi mund të vijë në cilindo moment të na pushojë nga puna, nuk e kuptoni?”. Ata e vetmja gjë që bënin, ishte të më shikonin. Po i ofroja diçka që ata nuk donin ta fusnin fare në mendjen e tyre.

Portraits Of Charles Bukowski (Photo by JARNOUX Patrick/Paris Match via Getty Images)

Tani, në industri, ka shumë pushime nga puna (fabrika çeliku të vdekura, ndryshime teknike dhe situata të tjera në punë). Pushimi nga puna prek qindra mijëra dhe fytyrat e tyre shpresin habi:

“Kam punuar këtu 35 vite…”.

“Nuk është e drejtë…”.

“Nuk di çfarë të bëj…”.

Skllevërit kurrë nuk paguhen mjaftueshëm sa të çlirohen, por aq sa është e nevojshme që të mbijetojnë dhe të rikthehen në punë. Unë mund ta shihja. Pse ata jo? Kuptova se stoli i parkut ishte po aq i mirë, se të punoje në bar ishte po aq e mirë. Pse mos të isha këtu përpara se të shkoja atje? Pse duhet të prisja?

Shkrova me neveri kundër të gjitha atyre. Qe një çlirim të nxirrja nga sistemi im gjithë atë mut. Dhe tani jam këtu: “një shkrimtar profesionist”. Në 50 vitet e para, kam zbuluar se ka neveri të tjera përtej sistemit. Kujtoj që një herë, kur punoja si paketues në një kompani artikujsh ndiçimi, një prej kolegëve të mi më tha befas: “Kurrë nuk do jem i lirë!”. Një prej shefave ecte aty rrotull (emri i tij ishte Morrie) dhe lëshoi një gajasje të shijshme, duke iu gëzuar faktit se ai individ ishte zënë në kurth nga jeta.

Kështu që, fati që, më në fund, dola nga ato vende, pa m’u bërë vonë se sa kohë me mori, më ka dhënë një lloj lumturie, lumturinë e gëzueshme të mrekullisë. Shkruaj tani me një mendje të vjetër dhe me një trup të vjetër, shumë kohë më mbrapa se ç’do besonte të vazhdonte në këtë punë shumica, por duke qenë se fillova kaq vonë, i detyrohem vetes të jem këmbëngulës, dhe kur fjalët të fillojnë të më dështojnë dhe do të më duhet ndihmë për të ngjitur shkallët dhe nuk do mund të dalloj pllakat nga hapësirat ndarëse, ende do të ndjej diçka që brenda meje do të më kujtojë (pa pasur rëndësi se sa larg do kem shkuar) se si arrita në mes të vrasjes dhe pështjellimit dhe dënimit drejt, të paktën, një vdekjeje bujare.

Mos ta kem çuar tërësisht dëm jetën duket një arritje, të paktën për mua.

Miku yt,

Hank” / Bota.al

Ngjyrat e vjeshtës korçare në telajot e piktorëve të huaj

20 piktorë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës hodhën në telajo vjeshtën e bukur të Korçës dhe rrethinave të saj.

Ekspozita e Kolonisë Ndërkombëtare të Piktorëve “Ditët e Mios” u çel mbrëmë në Korçë, ndërsa për piktorët, Korça mbetet një studio e madhe, me hapësira për t’u eksploruar, dhe vjeshtë frymëzuese.

Në kuadër të këtij aktiviteti, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se “së shpejti, do të jetë gati Galeria e Arteve, projekt i cili do t’i japë një tjetër impuls zhvillimit të artit në Korçë”.

Kolonia Ndërkombëtare “Ditët e Mios” nisi rrugëtimin në 25 tetor, për të 11-tin vit radhazi në Korçë.


/>

Këtë vit morën pjesë 20 piktorë nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Polonia.

Boboshtica, Drenova, Vithkuqi, Voskopoja e Dardha janë fshatrat turistikë ku janë ndalur piktorët, ndërsa nuk mungojnë telajot edhe nga Pazari i Vjetër dhe karakteristik i Korçës, shkruan ata.

KultPlus.com

Vizitorët që gjetën sozinë e tyre në muze

Ekzistojnë 7.7 miliardë njerëz në këtë planet, që të gjithë kemi një sekuencë unike ose kod të informacionit gjenetik, por diku atje, ka njerëz që kanë një simetri të caktuar të fytyrës identike sikur ne.

Këta persona të njëjtë disa i quajnë “sozia” e disa “binjakë të humbur”, shkruan rtv 21.

Më poshtë jua sjellim disa nga fotografitë e vizitorëve në muze që aksidentalisht hasën në sozinë e tyre.

Ukrainasja me origjinë shqiptare prezanton sfilatën me veshje tradicionale

Fëmijët shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar promovojnë veshjet tradicionale shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shtetit për Diasporën, i cili thekson se kostumet me të cilat u prezantuan fëmijët ishin punime të stilistes së njohur Mirabelle Supure, pjesë e komunitetit shqiptar në Ukrainë.

Për herë të parë në vitin 2008 stilistja nga Ukraina, Mirabelle Supure (me origjinë shqiptare) mori pjesë në javën e modës Albania Fashion Week. Aty ajo përfaqësoi denjësisht shqiptarët e Ukrainës.

Po ashtu edhe dje Mirabelle përfaqësoi komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar me një sfilatë mode për bashkatdhetarët e vegjël. Fëmijët kishin veshur kostume popullore tradicionale dhe moderne. Ishte një mbrëmje shumë e këndshme që u transmetua edhe nga televizioni AlbUK, theksuan organizatorët, shkruan ata./ KultPlus.com

Fshati i Kosovës që ka mbetur pa asnjë banor

Viteve të fundit braktisja e fshatrave është bërë traditë. I braktisur është edhe fshati Kremenatë i Komunës së Kamenicës. Aty përpos shtazëve këmba e njeriut ka kohë që nuk ka shkelur. Nga përgjegjësit komunal thonë se komuna e Kamenicës diskriminohet me bugjet dhe është e pamundur të investohen në secilin fshat, raporton T7.

Rruga e kufizuar në të dy anët me drunj, duken si një pengesë për të arritur në fshatin 26 kilometra larg qendrës së Kamenicës.

Gjithcka ka mbetur në mëshiren e natyres, pasi investimet në këtë pjesë mungojnë.

Përmes hapësirave të pakta që lënë pemtë mes vete, depërtojnë rrezet e diellit, në këto pjesë të bukura të fshaitt që njerëzit nuk i shfrytëzojnë.

Gjithçka ka mbetrur e paprekur.

Mollët e pjkura, lumin e gjelbrimin e këtij fshati nuk ka kush t’i shfrytëzojë.

Ato që cdo fshat e karakterizojnë, në Kremenatë është vështirë të gjenden. Shtëpitë janë të rralla, e më të rralla edhe gjurmët e njerëzve.

Kremenata bën pjesë në kuadër të fshatrave në komunën e Dardanës, që është braktisur tërësisht nga banorët e saj.

Secilës shtëpi në këtë vend, i mungon tymi në oxhak, pasi që nuk janë të banueshme. I gjithë eksterieri i tyre është i vjetëruar.

Nga Komuna e Kamenicës, thanë se Kremenata bashkë me Velegllavën, janë disa nga fshatrat që janë braktisur tërësisht, e ka edhe të tjerë që kanë numër të vogël residentësh.

Sipas tyre, Komuna po diskriminohet, prandaj është i pamundur investimi në këto fshatra.

Kamenica njihet si vend me sipërfaqe të gjerë, por me numër të vogël banorësh.

Kullat e reja që do të ngrihen në Tiranë

Një kompleks i ri me banesa, dyqane dhe zyra luksozë është projektuar të ndërtohet në rrugën e Durrësit.

Godina e cila është emërtuar “Greenside out” është projektuar nga studio Holandezë JA për llogari të kompanisë shqiptare të ndërtimit Eurocol.

Sipas të dhënave të projektit objekti do të shtrihet në një sipërfaqe 9600 metra katror kur 3000 metra do të përdoren për parking.

Godina shtrihet në katër objekte shumëkatëshe të cilat lidhen me njëra- tjetrën në katet e poshtme, duke krijuar një hapësirë në forma rrethore brenda tyre.

Në përfundim të saj ajo do të ketë funksion të miksuar me dyqane, banesa dhe zyra luksoze.

Objekti do të ndërtohet në Rrugën e Durrësit, aksi hyrës në kryeqytet në afërsi të qendrës së Kryeqytetit, Sheshit Skënderbe. Godina do të ndërtohet me një sistem të posaçëm të filtrimit të ujit dhe të ajrit përmes fasadave të gjelbëruara.

Tirana, kantier kullash

Tirana është shndërruar së fundmi në një kantier ndërtimi ku mbizotërojnë objektet e luksit në zonën e qendrës. Këto objekte brenda një kohë shkurtër do të rrisin ndjeshëm ofertat në treg për hapësira tregtimi, banesa luksi dhe zyra edhe pse kërkesa nuk po ecën më të njëjtat ritme.

Pritet të nisë puna për një ndërtesë shumëfuksnionale “Met Building Tirana“ që do të shërbejë si qendër tregtare me zyra dhe ambiente banimi luksi në qendër të Tiranës ndërmjet ish- Hotel Dajtit dhe Katedrales Katolike.

Pak javë më parë nisi nga ndërtimi një ndërtese e ngjashme ne zonën e Bllokut e cilësuar, “Kubi i Bllokut”, një projekt i arkitektit italian Boeri. Objekti për të cilin tashmë themelet janë hapur do të jetë multifunksional, me hapësira tregtare, bare dhe restorante zyra etj.

Por një seri objektesh luksi janë në proces ndërtimi. Pas disa kohësh pezullimi punimet kanë nisur për objektin 20 katësh në afërsi të qendrës përballë kishës ortodokse, e cilësuar Tirana Forever Green. Objekti tani një karabina zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe do të ketë 20 kate, në të cilat katër nëntokë. Kulla do të këtë 4 nivele parking nëntokësor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz me një investim 25 milionë euro.

Gjithashtu kompania Edil Al ka nisur përgatitjet për ndërtimin e “Syrit të Tiranës”. “Eyes of Tirana” është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë. Të dhënat nga projekti bëjnë me dije se propozimi përbëhet nga tre pjesë të godinës që do të përmbajnë apartamente, zyra dhe dyqane që arrijnë në total në 55.444 m². Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit.

Punimet kanë nisur edhe për projektit më të madh deri më tani Down Town Albania, tek ish parku i lodrave për fëmijë “7 xhuxhat”, një kullë me 40 kate me funksione të ndryshme të ndara sipas kateve ku 2912 m2 të kateve të para do shërbejnë si hapësira komerciale, një investim 100% i grupit Kastrati, pas tërheqjes pak muaj më parë të grupit Balfin. Ne katet që vijojnë do të jenë të lokalizuara ambientet e zyrave me një sipërfaqe prej 21840 m2. Ne katet e sipërme për të ofruar pamjet më të mira nga lartësia e kullës janë pozicionuar banimet me një sipërfaqe rreth 26208 m2.

Zaha Hadid Architects me sallë futuristike koncertesh në Rusi

Pasi kanë fituar garën për dizajn ndërkombëtar, Zaha Hadid Architetcs, kanë marrë për detyrë që ta ndërtojnë sallën e re të koncerteve filarmonikenë Yekaterinburg të Rusisë, sipas My Modern Met.

Me ekonominë të tretën më të madhe në Rusi, Yekaterinburg është një qendër në lulëzim dhe e ka veçuar veten si udhëkryq i kulturës europiane dhe aziatike.

Tani, qyteti do ta ketë një koncert të klasit botëror për të marrë edhe më shumë vëmendje.

Zaha Hadid Architects ka mposhtur 46 ekipe të tjera ndërkombëtare me dizajnin e tyre, që është i inspiruar nga aspektet fizike të valëve të zërit.

Një Sallë Koncertesh me 1 mijë e 600 ulëse dhe Salla me 400 ulëse e Muzikës së Dhomës do të ndërtohen me standarde të larta akustike dhe do të jenë të vendosura nën formacione valësh të strukturës së sipërme./ KultPlus.com

Bon Jovi paralajmëron turne të madh

Rok bendi i famshëm amerikan, Bon Jovi, ka zbuluar detajet për turnen e madh që do ta mbajë vitin e ardhshëm në stadiumet e Britanisë së Madhe – duke përfshirë shfaqjet në stadiumin Wembley të Londrës dhe Anfield të Liverpoolit.

Bon Jovi do të mbajë shfaqje në Anfield më 19 qershor, ndërsa në Wembley më 21 qershor, transmeton Koha.net. Turneu, ndalesën e fundit do ta bëjë në Coventry’s Ricoh Arena më 23 qershor.

Biletat do të fillojnë të shiten më 2 nëntor dhe mund t’i blini këtu.

Duke zbuluar detajet e turneut, i pari i bendit Jon Bon Jovi ka thënë: “Ato shfaqjet e mëdha, qindra mijëra njerëz të gjithë së bashku sikur një, këtë e bëjmë ne”.

“Jemi shumë të entuziazmuar se do të jemi bendi i parë që do të performojmë në stadiumin e ri – Wembley”, ka thënë këngëtari./ KultPlus.com

Për hir të dashurisë princesha japoneze heq dorë nga froni

Është gjithçka gati për martesën e 28-vjeçares Ayako, vajza e tretë e kushëririt të perandorit Akihito të Japonisë, princit Takamado i ndarë nga jeta në vitin 2002 dhe i bashkëshortes së tij Hisako.

E reja për hir të dashurisë do të heqë dorë nga froni.

I fejuari i Ayako, 32-vjeçari Kei Moriya, është një punonjës i një shoqërie dërgesash dhe jetim nga i ati.

Pavarësisht diferencës së theksuar mes shtresave, dy të rinjtë duken tejet të dashuruar, qysh nga takimi i parë.

Në fillim të këtij viti Kei i kishte propozuar për martesë të resë, por ju desh që të priste deri në muajin prill për të marrë një “po” si përgjigje prej Ayako.
Ceremonia martesore e tyre do të mbahet në orën 11.30 të kësaj të hëne, në Meiji Jingu, në qendër të Tokios, ku do të paraprijë një ceremoni falënderimi ndaj perandorit Akihito dhe bashkëshortes së tij Michiko

Si dhuratë për martesën mbesa e perandorit do të marrë një bonus prej 107 milionë yen, ose rreth 840 mijë euro. Nga 19 pjesëtarët e familjes mbretërore, 14 janë femra, dhe shtatë prej tyre janë beqare dhe nën 40 vjeçe.

Ndërkohë perandori 84-vjeçar, ka lajmëruar se do të bëjë dorëzimin e fronit më 30 prill, ndaj djalit të tij të madh, princit të kurorës Naruhito.
Bashkë me Ayako, janë tre princeshat që kanë hequr dorë nga froni, për të ndjekur dashurinë e tyre, shkruan noa.al.

Fatin e Ayako, pritet ta ketë edhe Mako, vajza e djalit të madh të perandorit dhe ndër më të njohurat e pallatit mbretëror, e cila me zgjedhjen e saj ka vendosur të martohet m një nëpunës të thjeshtë, duke hequr dorë nga rangu./ KultPlus.com

Japanese Princess Ayako, right, dressed in traditional ceremonial robe, and groom Kei Moriya, left, speak to the reporters after their wedding ceremony at Meiji Shrine in Tokyo, Monday, Oct. 29, 2018. Japan’s Princess Ayako, the daughter of the emperor’s cousin, has married Moriya, a commoner in a ritual-filled ceremony at Tokyo’s Meiji Shrine.(Kyodo News via AP)

Zoti, përmes nesh i tregoi botës sesa dhemb humbja e birit, e sa jetë të reja fshihen pas një humbjeje

Shkruan: Liridon Mulaj.

Gjithçka e kësaj bote i përket një misioni fillestar. Atij kumti ku e drejta gjen pak vënd e zbatim. Zoti e krijoi botën në gjashtë ditë, ndërkohë të shtatën u shtri dhe soditi krijesën e tij, pa ju gëzuar faktit se gjithçka ishte në vendin e vet, duke e ditur se ajo hapësirë e pafundme e prekshme, një ditë do kthehej në tokë zjarri. Krijoi më pas përmbytjet, e shpëtimin e botës ja besoi Noes të cilin e urdhëroi të ndërtonte arkën e shpëtimit e përcjelljes së jetës në peridha rracionale të zhvillimit ngadaltë, por të drejtë e të domosdoshëm. Përsëri ajo i shkau nga duart, e mëkati u shtri ndër shpirta frymorësh. Në bataqe njerëzore, zhytur në tubime të pashpresësh, e marrëdhënië djallëzore humanësh Zoti vendosi të dërgonte birin e tij të vetëm Jezusin, në një kontratë sublime mes njerëzimit dhe birit tij të shtrenjtë, si sakrificë madhore e shëlbuese për mbarë njerëzimin. Kësaj bote të ndërtuar me dashuri nga Zoti, të cilës po me të njëjtën dashuri e devotshmëri i dhuroi birin e tij, Jezu Krishtin të kryqëzuar mbi kryq, atje në malin e kafkës, si shenjë e fortë dashurie e sakrifice në të mirë të krijesës së tij fillestare, njeriut.

Mëkatet e njerëzimit, ngarkuar mbi kryqin e drunjtë, nën kamxhikët e romakëve, drejt ringjalljes, në treten ditë. E biri i vetëm i Zotit dha shpirt për ne, por vuajtjen e dhimbjen e tij, as nuk e pamë e as nuk e dëgjuam, aq më pak e kuptuam. E ne vazhduam të ripërtëriheshim mbi ide lakmitare, mbi intelekualizma të dështuar, e vetëkënaqësisë se përderisa Zoti na dha fytyrën e tij, atëherë dhe ne mund të jemi një Zot. Krijuam mite të rreme, adhuruam njeriun, atë çka Zoti i tha, mos adhuro askënd post meje, e së fundi perdja ra, lufta u shpall deri në ditën e fundit ku grimca më e imët e materies së tokës të shkrihet në asgjënë e planifikuar. Në ditën e fundit të jetës mbi tokë, ku të gjallë e të vdekur, do japin llogari për çka jetuan para atij, Zotit. Por deri në atë ditë ka ende kohë. Ka ende mesazhe që hyji, na ka dërguar e vazhdon të na dërgojë. Bibla u shkrua, dokumentet e historitë u rrëfyen deri sa u zbulua poeti, krijuesi që në terma krahasues ndodhet një shkallë poshtë Zotit, si misonarë të zgjedhur pa dëshirë, për t’i përcjellë njerëzimit, mesazhin e madh të ringjalljes së shpresës edhe pas humbjeve të tmerrshme. Atyre humbjeve pa kthim, ku jeta të kthehet në detyrim, e vdekja në lakmi. Poeti është fqinj me Zotin thuhet diku, gjersa Zoti i ka zgjedhur ata, të jetësojnë në fjalë dhimbjen e tij. Pse Zoti zgjedh fëmijët e poetëve ti marrë pranë vetes?

Se ata, janë të dënuar e po ashtu të bekuar, nën detyrën e madhe të ndriçimit të zemrave, e shpëtimit të tyre nëpërmjet përcjellejes së dhimbjes në vargje hyjnore. Mbi sakrifikime etërish, nënash dhe bijsh duke arritur në atë shpërthim hyjnor, ku çdo humbje mbjell shpresen. E humbjet nuk janë asgjë tjetër veçse kapërcime në univers, nga një jetë në tjetrën duke dëshmuar ekzistencën e shpirtit në infinit. Për kaq të vegjël sa jemi, deshmitë e gjalla na jepen nga ata që humbën gjithçkanë e tyre, bijtë e tyre të shtenjtë si sakrificë e detyrim nga Zoti se në çdo humbje duhet të mbilleshin qindra fitore. E nuk ka fitore më të madhe sesa vargu për jetën, i një prindi që biri apo bija nuk ndodhet në atë jetë. Kur shkruan për dikë që ka ikur, për tua lënë trashëgimi të ardhurve. Në një kohë të panjehësueshme ku e shkuara e gdhendur mbi dhimbje, u shërben të ardhurve, që të kuptojnë më mirë jetën, e ta besojnë më fort Zotin. Të ngjizin forcën në vete, e të vazhdojnë përpara duke besuar në mrekulli e në atë çka jeta ofron, duke dashur Zotin në prani por dhe në humbje e këtë askush më fort sesa poetët e shkrimtarët që humbën bijtë e tyre, nuk mundi ta shprehë.

-“Dikur, diku, kam lexuar se e vetmja gjë tërësisht e jona, është e shkuara. Por im Bir nuk është e shkuara ime, ai është vetë jeta ime. Me këtë ikje të parakohshme, im Bir më rindërtoi si njeri, më mësoi si të fal edhe të pafalshmen, më la të kuptoj se nuk mjafton vetëm të jetosh me dinjitet, por të ikësh nga kjo jetë po aq dinjitetshëm, dhe të përpiqesh të kurosh edhe në ikje e sipër, plagët e parakohshme të qenieve të dashura pranë teje. Im Bir më dha leksonin më të çuditshëm dhe më të rëndësishëm të jetës sime:Si të gjesh tokën pas shtrëngatës në oqeanin e dhimbjes. “Mam, prova jote se më ke dashur vërtet, fillon tani. Nëse do të dish të vazhdosh. Bëj gjënë më të mirë që di të bësh! Shkruaj! Të shkruash është terapia jote. Bëje, Mam, mos hyr në spiralen e dhimbjes, atje humb.”Tani jam e tronditur dhe nën tundimin për ta përbirë brenda meje këtë dhimbje, por kur ju mendoj juve, aq dashuri që më rrethon, trandem dhe kujtohem për kahjen kah duhet eçur. Fli, bir, jam mirë! Çfarëdo jete që të kem, ditët e mia të jetës do të jenë gjithnjë më pak se falenderimet që kam marrë prej teje. Ti ishte prej atyre që dite të më pasurosh edhe me ikjen tënde, ti vije, dhe vjen ende, era Njeri!

Këto ishin fjalët e shkrimtares dhe poetes Flutura Açka, pas ikjes së të birit nga kjo jetë. Fjalë të shkruara në shpirt, e që në asnjë gërme apo nëntekst nuk shprehin pesimizëm, por ripërtëritje, se dhe në humbje të mëdha, fitojmë sadopak shpresë e se sprovat vijnë në forma nga më të tmerrshmet e prapë mbijetohet, tashmë jo për vete më, por për kujtimin e një biri e për shpresat e një brezi. Flutura mbetet nënë, që jeton me dhimbjen, e shpresë që jeton me paqen. Jehonë e sfidës ndaj humbjes.

–“A këputet peni moj e mira ime
S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit
Se nenin e lidhun n’fyt
E paske zhgjidhë vetëm,
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni
Se sherua qenka përgjithmonë
Tue kërkua gurin e vet të varri”

Bubulina Lajçi, vajza e poetit e aktorit çun Lajçi, e ikur një natë nëntori nga kjo jetë, ne dhomën e saj. Pa u ankuar e pa lënë as edhe një fjalë të vetme testament shpirti duke e ditur thellë brenda saj se vargjet elegjike e të rënda sa dheu i bjeshkëbe të Rugovës, do përhapeshin mbi njerëzim si pluhur transformues që zbusin e njomin çdo zemërgur. Si jehonë e fjalëve të pathëna, si lamtumira marrokë e të gjalla që shuhen e shuhen në imazhe të forta kujtese. Atje ku gdhenden përgjithmonë tiparet e bijës humbur. Shpirtit të djegur. E pikërisht duke e ditur forcën e të madhit Cun, ajo ikën e qetë se kujtimi i saj do vazhdonte të ishte i gjallë për shumë kohë, e forca e poetit do kthehej në frymëzim për këdo që syri e veshi do ndesheshin në madhështine e dhimbjes tij.

-E në një natë të ftohtë dhjetori, përsëri Zoti vendos të marrë pranë të tij të zgjedhurin e rradhës. Njomësinë e një toke të thatë, qëllimin e jetëve të mishëruar në trupin e një djaloshi, Atjonin, të birin e poetit Visar Zhiti.

Bir, i vogli im, i bukuri, degë e gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra, rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë përherë… e di ç’do të bëhem kur të rritem?… bëhu ç’të duash, biri im, por i dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je! Ç’të të them, unë do mundohem të hap rrugën të gjesh vetveten, pa të të ngaçmuar, por dhe ti mos ngaçmo kënd. Apo është e pamundur, duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha. Bëj vetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të tëshkelin. Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhe jeta është e vetmja pasuri, shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën, ndoshta janë e njëjta gjë. Po, kur të eçësh, bir, lër gjurmë që t’u ngjajnë atyre vizatimeve të zemrave që bën ti, eç dhe eç dhe shto zemrat… Dhe vizatoje ëndrrën tënde. Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim sidomos, mendjen dhe shpirtin, se ti je dhe ati im njëkohësisht dhe unë lutem fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dhe emrin.

Visari Zhiti e ktheu dhimbjen në forcë, e forcën në dëshmi se mbi humbje ngrihen vetëm ata që kanë besuar në përjetësi, atje ku biri i tij kishte mbërrire tashmë. At-Joni, ndodhej te ati jonë. Një engjëll më shumë, një dhimbje e shtuar, e një botë qe nga pak e humbte kuptimin.

–Do të vijë koha kur do të më hapësh si një libër
të vjetër psalmesh
kur do të mësoj të eçësh nëpër pluhurin tim
por koha eçën shpeshherë në shpinë të breshkës.
A thua na u sosën fjalët, këngët,
na mundi ëndrra, udha,
a thua edhe kjo ditë po na lë me shpirt ndër dhëmbë.
Ti je më i madh, vogëlush, më i fortë se ky spital
për inat këtë ditë ta sosim deri në fund.
Lum Lumi.

E ky himn i dhimbjes atërore, ende sëmbon në shpirtrat tanë, si dëshmi Podrimjane, për të birin, Lumin. Lumi iku, por himni me emrin e tij, do mbetet në dekada, si kënga e dhimbjes dhe e shpresës, që një baba thuri për të birin. Ali Podrimja, përmes vuajtjes la pas copëzat e një shpirti të lodhur, të qartë e kristal që dhe në trishtim, i fali botës miliona citate shprese.
–“Herë tjetër, në letra, ëndrrën e kam kthyer në realitet, por është hera e parë që, sado të pëlcas, këtë realitet nuk mund ta kthej dot në ëndërr”,

Dhimbja në faza sipërore, transformuar në art, nga shkrimtari Zija Çela, të çilin Zoti e sprovoi në mënyrën më të drejpërderejtë. Vullkane dhimbjeje, derdhur kaq paqësisht nga kratere përvëluese. Atje ku forca e rëndesës, barazohet me një emër, me një dhimbje. Me humbjen e të birit të cilin e risjell në jetë përmes artit, atij misioni ngarkuar nga vetë Zoti. Rezervuar për keta dishepuj të penës. Për dashurinë shkruhet vetëm pas vdekjes, është dëshmia më e forte se shkrimtari dhimbjen e shndërron në shpresë teksa ngjiz përgjithmonë në panteonin e dhimbjes-art, faqe të tëra me mesazhe jete.

–E tokim godën për orët tona,
tóke me nânën!
E tokim për fjalët netëve të vona,
tóke me nânën!
E tokim për numrat shkue pa ârdhë,
tóke me nânën!
Për rininë qi t’qendisi ballin,
tóke me nânën!
Për gazin tand qi m’shuen mallin,
tóke me nânën!
Për jetët si ti, qi qiellin bâjnë belì,
tóke me nânën!
Për nanat, qi lodin e pijnë si Ú,
tóke me nânën!
Për na qi jena n’qiell e frymojmë njetu,
tóke, bir me nânën!
T’kam gjetë dhimtë,
mâ e mira dhimtë!
T’pritsha e t’paça!
Dashni e mbitë…

Si melodia e harpës së ëngjejve, tingëllojnë vargjet e poetes Erenestina Gjergji Halili. Nënës që përjetoi mbi vete, dhimbjen më të madhe që një qënie njerëzore mund të përballojë, humbjes së birit të vetëm Kejdit. Djaloshit plot nur, me shpatulla të gjëra e më hijen e malësorit, rrënjëve të thella të nënës së tij vizatuar në portret. Të fëmijës rritur e burrit fëmijë, që periudhat e jetës i kapërceu në kaq pak vite ashtu siç dikush do shprehej në vargje , “Jeton shpejt dikush e po aq shpejt ikën” Në një vjetorin e ikjes së tij, Kejdi u lartësua në vargje, nga ajo që i dha frymën e parë, duke sjellë mes nesh, librin me poezi dedikuar të birit Bibulz, si dëshmi e meditimeve të thella shpirtërore. Si lidhje metafizike me shpirtin e të birit e Zotin, e bindur se ata ndodheshin bashkë. Një bir fluturoi drejt qiellit, një nënë na dhuroi shpirtin, e Zoti e kreu misionin e rradhës.

E të sakrifikuarit ende vazhdojnë e frymojnë mes nesh si dëshmi të gjalla të asaj çka mbajnë mbi vete. Misionin e vështirë të sakrifikimit në të mirën e njerëzimit. Zoti humbi birin e vetëm, e dhimbjen e tij ua delegoi poetëve, si të vetmet krijesa të përafërta me të përbashktën e madhe, krijimin.
-Jeta ime duket se po shkon drejt sosjes, me dritare e galeri paralele, ku gjithçka është pafundësisht e pamundur. Sa i çuditshëm, sa i tmerrshëm është fakti se me afrimin e vdekjes rikthehen këto metafora të tmerrshme, shkruante i madhi Ernesto Sabato për të birin e humbur, Horge Frederikos.

E dikush atje lart, në krahët e Zotit, ka hedhur vështrimin mbi ne. Janë shpirtrat e filizave të njomë, që përjetësinë e prekën të parët. Bijtë e poetëve tanë, boja e zezë e penës që si kodi i lashtë i Hamurabit, u gdhend në pergamena dhimbjeje. Në prologun e saj, mbreti Hamurab i Babilonisë shkruante: Hyjnitë më kanë udhëzuar e më kanë ngarkuar detyrën e përçimit të rregullave. Në pergamenën e gdhendur nga poetët tanë ekziston një thjetër prolog, më i thjeshtë, më sublime e i qartë : Zoti, përmes nesh, i tregoi botës sesa dhemb humbja e birit, e sa jetë të reja fshihen pas një humbjeje. Ja pse Zoti zgjedh poetët./KultPlus.com

Ky është vendi më i afërt ku mund ta shihni Rita Orën në “Phoenix World Tour 2019”

Rita Ora, pas suksesit të madh me albumin e saj të fundit “Phoenix”, tashmë ka publikuar datat e turit të saj me po këtë album, shkruan KultPlus.

Ora, do të pushtojë skenat e ndryshe duke nisë nga Melbourne, Sidney, Tokyo, Oslo, Milan, Paris, e shumë vende të tjera.

Turi i titulluar “Phoenix World Tour 2019”, nisë më 1 mars të viti 2019./ KultPlus.com

Fëmija i emigrantëve shqiptarë krijon robotin e rrallë në botë

Dhimitër Haxhi, një adoleshent 15 vjeç, fëmijë emigrantësh shqiptarë në Greqi, ka krijuar një robot nga një printer tredimensional dhe ka fituar një çmim nga Ambasada Amerikane në Greqi.

Djali në Greqi mban emrin Dimitris Hatzis dhe studion në Kavala, ku dhe jeton me prindërit.

“Urime Dimitris Hatzis, këtij 15 vjeçari që studion në Kavalë për krijimin e një roboti humanoid nga një printer 3D! Me këtë krijim Dimitris i përket tani një grupi të vogël që ekzistojnë në botë. Krijimi i tij është pjesë e projektit “InMoov”, një platformë burimi e hapur që është përqendruar rreth përmasave të robotit humanoid nga një printer 3D.

Hatzis, mundi të rikonstruktojë robotin pas një pune të përditshme 1-vjeçare dhe tani i përket 1 ndër 6 njerëzve në botë që kanë mundur të përfundojnë këtë mision. Pesë të tjerët, janë përfshirë dhe dizenajtorin origjinal të robotit, francezi Gael Langevin, 2 rusë, një italian dhe një gjerman. Hatzis është më i riu në grup, dhe më i riu në moshë”, shkruan ambasada amerikane në Athinë./ KultPlus.com

Orkestra e harqeve të Durrësit nderohet me çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është nderuar këto ditë me çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, duke u vlerësuar si formacioni më i mirë instrumental në Festivalin e organizuar në qytetin e Elbasanit.

Dirigjenti i orkestrës së Durrësit, Petrika Afezolli, tha se “formacioni me 18 instrumentistë i drejtuar prej tij interpretoi në skenën e teatrit “Skampa” të Elbasanit “Serenatën” e P. I. Çajkovskit me të katër kohët e saj”.

Kjo vepër e plotë luhet për herë të parë që nga viti 1989 në vendin tone – shtoi dirigjenti Afezolli, i cili vlerëson motivacionin “Për nivel të lartë artistik”, që juria e Elbasanit i akordoi bashkë me çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” orkestrës “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Në edicionin e tretë të Festivalit të Orkestrave të harqeve, që u organizua në Elbasan nga 22-25 tetor morën pjesë 5 formacione të plota si dhe grupe të ndryshme, interpretë të muzikës së dhomës nga i gjithë vendi, shkruan ata./ KultPlus.com

“Gratë” nga Shkupi, triumfon në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Mbrëmë me shfaqjen “Im atë donte Adolfin” nga Teatri i Qytetit- Gjilan, u mbyll edicioni i 48-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ku për tetë netë me radhë në skenën e Teatrit “Adriana” në Ferizaj u ngjitën trupa teatrore nga Shkupi, Korça, Prishtina, Prizreni, Gjilani, Kumanova, Ferizaj, dhe shfaqja mysafire “Le Pont” nga Franca me dy aktorët e kalibrit botëror, Rexhep Mitrovica dhe Arben Bajraktaraj.

E veçanta e këtij edicioni të 48-të Festivalit të Teatrove në Ferizaj ishte konkurrimi me katër drama shqipe si dhe pjesëmarrja e shfaqjes mysafire nga Franca. Sipas komunikatës së Komunës së Ferizajt, mijëra artdashës zunë vendet e tyre për të përcjellur çdo natë shfaqjet e programit të sivjemë të Festivalit.

Pas tetë netësh shfaqje teatrore të produksioneve ndër më të mira të sivjemë, juria e festivalit e përbërë nga Fadil Hysaj, Blerta Rrustemi-Neziraj dhe Nexhat Xhokli dhanë këtë vlerësim:

1. Çmimi i gazetarëve ferizajas, Shfaqja “Gratë”, Teatri Shqiptar- Shkup;

2. Skenografia më e mirë: Mentor BERISHA, për shfaqjen, “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu”-Prizren;

3. Kostumografia më e mirë: Samka FERRI, për shfaqjen, “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren;

4. Roli më i mirë episodik: Vjosa ABAZI, Teatri “Adriana” -Ferizaj;

5. Roli dytësor më i mirë (Femër): Armenis Jovanovska Nokshiqi, Teatri Shqiptar -Shkup

6. Roli dytësor më i mirë (Mashkull): Avni Shkodra, Teatri Qytetit-Gjilan

7. Aktorja më e mirë – Çmimi “Adriana”: Elia ZAHARIA, Teatri ”Andon Zako Çajupi” – Korçë;

8. Aktori më i mirë – Çmimi “Ismail Rama”: Shpëtim Selmani, Teatri Kombëtar i Kosovës

9. Regjia më e mirë: Qëndrim RIJANI, Teatri Shqiptar-Shkup

10. Çmimi për shfaqjen më të mirë të festivalit: shfaqja “Gratë” Teatri Shqiptar-Shkup.

Për tetë netë të festivalit, pas çdo shfaqje u mbajtën diskutime për shfaqjen të udhëhequra nga Haqif Mulliqi. Në këtë edicion të Festivalit në dërrasat e Teatrit “Adriana” u ngjitën mbi 100 aktorë dhe pati mbi 2000 shikues./ KultPlus.com

Nivica tërheq vëmendjen e Madridit dhe “National Geographic” (VIDEO)

Në muajin shtator, sheshi i fshatit Nivicë u kthye në një skenë të improvizuar teatrale ku artistë të ardhur nga disa vende si Italia, Rumania, Spanja etj, performuan artin e tyre në këtë skenë në prani të shumë vizitorëve e turistëve të huaj të ardhur në malet e jugut, Nivicë.

Aktiviteti u mirëprit dhe u përshëndet nga të pranishmit dhe rreth tij u bënë dhe filmime amatore e profesionale.

Një video promovuese për aktivitetin kulturor dhe turistik në Nivicë u publikua edhe nga Departamenti i Artit në Universitetin e Madritit, i cili vë në pah potencialet e kësaj zone.

“Shpresojmë që Nivica do të kthehet në një qendër të rëndësishme kulturore në Jugun e Shqipërisë”, thotë Auron Tare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Nivica po prezantohet edhe në mediet botërore si një vend historik dhe destinacion i mirfilltë turistik.

Më herët Projekti Nivica, u dokumentua nga National Geographic Explorer, ekipi i të cilit ka zgjedhur si pjesë të dokumentareve edhe Shqipërinë.

Projekti “Nivica” është përzgjedhur nga “National Geographic Explorer” në serinë e radhës “Vende dhe njerëz që frymëzojnë”, si një model për t’u mbështetur dhe promovuar.

Së fundmi, Tare së bashku me kryetarin e Bashkisë së Përmetit, Termet Peci kanë prezantuar edhe Planin mbi Menaxhimin e Nivicës, një dokument ky themelor për të ardhmen e zonës.

“Një vizion i rëndësishëm për zhvillimin e zonës së Kurveleshit dhe një horizont për 10 vitet e ardhshme në krijimin e një modeli turistik bazuar në resurset vendase”, thekson Tare duke shtuar se “jemi krenarë që tashmë kjo zonë ka një Plan Manaxhimi profesional”./ KultPlus.com