“Dora Eksploruesja”, premiera e filmit në Los Angeles

Dora Eksploruesja” kaloi nga televizioni në ekranin e madh, falë filmit “Dora dhe qyteti i humbur i artë”, që pati premierën në Los Angeles. Aktorët kryesore Isabela Moner, Eva Longoria dhe Michael Pena zbritën në tapetin e kuq, me një mesazh.

“Mendoj se bëhet fjalë për të parën super heroinë latine në histori. Ajo është e këndshme, trime, dhe e zgjuar; vajzat e vogla që të gjithë botën do të thotë: dua të jem si ajo“, pavarësisht ngjyrës së tyre të lëkurës. Kjo gjë ma mbush zemrën plot me gëzim”, shprehet Eva Longoria.

Dora është rritur ca në film krahasuar me sezonet e saj televizive, megjithatë është po aq e dashur për audiencën. Por këtë herë, në ekranin e madh ajo sjell aksion të vërtetë: Isabela Moner, aktorja e re që interpreton personazhin e dashur për publikun rinor, të cilës i duhet te gjeje prindërit e saj, niset në një rrugëtim të mbushur me rreziqe, që disa e kanë cilësuar si të stilit “Indiana Jones”.

Gjithmonë kurioze dhe argëtuese, Dora tashmë 16 vjeçare i ndihmon të rinjtë edhe me gjuhën spanjolle, ndërsa i shtyn ta vlerësojnë e ta duan akoma edhe më shumë natyrën. Shokëve të klasës mund tu duket pak e çuditshme si vajza që di gjithçka, por ajo është krenare për inteligjencën e saj dhe për faktin që ndihet e veçantë. Ajo është gjithmonë vetvetja, thotë Isabela, dhe është e mbushur me vetëbesim.

Ndërsa Eugenio Derbez u kënaq, që siç thotë ankohet gjithmonë për portretizimin negativ që i bëjnë latineve në filmat Hollivudiane, këtë radhë është i kënaqur sepse bëhet fjalë për film që i kthen në model për fëmijët kudo që janë.

Sonet për Skënderbeun

Poezi nga Edmund Spenser

Pse mburret kot e Lashta kaqë fort 
Me monumentet e moçëm burrash trima, 
Heronj që përmes veprave pa mort 
Mahnitën botën, dhe në prrallë e rima 
Çdo foshnjë i nxën? Njerzim’ i admiron 
Statujat e tyre, kolose të larta 
E beret triumfore q’i përshkon 
E bukura me madhështit’ e narta. 

Ja Një, që koha von’e nxor në dritë, 
Ndër të mëdhenjtë krah më të madhit shkon: 
I madh në zë, pushtet e në vetitë, 
Triumfe të vërtetë meriton. 
Kamzhik për turqit, për armiqtë rrufe – 
Ky libër flet për Ty, o Skënderbe!

Tocqueville: Kjo është Amerika

Aristokrat në zemër, demokrat në arsyetim

Demokracia është pushteti i një populli të informuar.

Në udhëkryqin mes botës së vjetër aristokratike dhe modernitetit demokratik, në shekullin XIX, Tokëvij qe një prej analistëve më të mprehtë të formave të reja të autoritetit politik. Po ashtu, ishte filozof dhe shkrimtar më kompleks se sa e njohim. Aleksis dë Tokëvij, u bë i famshëm që në moshën 30-vjeçare, nuk ishte një akademik hijerëndë dhe i rreptë, ishte marrëzisht i dashuruar dhe adhurues i udhëtimeve. Lindi më 29 korrik 1805 në Paris, një nga dijetarët më të mëdhenj të mendimit liberal, konsideruar si një nga themeluesit e sociologjisë moderne, filozof politik, politikan, historian dhe shkrimtar francez.

Autori i “Regjimi i vjetër dhe revolucioni” (1856) radhitet me klasikët e fushës, si “Shkenca e re” e Vicos apo “Fryma e ligjeve” e Monteskjesë, sepse i jep veprës vlerën e papërsëritshme “mpleksja e historisë së mirëfilltë me filozofinë historike”, qëllim i përckatuar nga vetë autori.
Pasardhës i një familjeje aristokrate, ai është një nga mendimtarët kryesorë modernë, në vazhdimësinë e Monteskiesë. Më mirë dhe më shpejt se çdokush tjetër, ai pa lindjen e demokracive moderne dhe rreziqet që e kërcënonin. Puna e tij mbetet e gjallë dhe meriton të lexohet dhe të shijohet nga të gjithë dashamirët e prozës së bukur dhe idetë e mëdha.

Më 1831 filloi studimet për sistemin amerikan të burgjeve, model i mundshëm për zëvendësimin e sistemit të vjetër francez, por në fakt, siç tregon edhe korrespondenca e tij, ai synonte të shqyrtonte sistemin politik. Në 1835 fitoi çmimin “Montyon” për librin “Demokracia në Amerikë”. Nga viti 1839 deri në 1851 qe deputet, Ministër i Punëve të Jashtme në 1849, u burgos disa ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1851. Shkroi “Regjimi i vjetër dhe revolucioni”, ku gjykon fisnikërinë franceze, e cila nuk diti të përshtatej, siç kishte bërë fisnikëria britanike.
Tokëvij ndëron një analizë krahasuese si në kohë dhe në hapësirë. Duke u larguar nga udhëtimet dhe analiza krahasuese e “Regjimit të vjetër dhe revolucioni”, do t’i lejojnë të zhvillojë një analizë të procesit të demokratizimit. Për të, demokracia para së gjithash përcaktohet si procesi i barazimit të kushteve dhe qasjes gjithnjë e më të madhe të qytetarëve në çështjet publike. Ai pohon se “ndërsa studioja shoqërinë amerikane, hulumtova gjithnjë e më shumë, barazinë e kushteve, faktin gjenerues, nga dukej se rridhte çdo fakt i veçantë, e gjeta vazhdimisht si një pikë qendrore ku përqendroheshin të gjitha vëzhgimet e mia përfundimtare”.

Procesi i demokratizimit dhe gjithë fuqia e vullnetit të shumicës mund të çojë, sipas tij, në sakrifikikin e lirive. Kërcënimi i parë që mund të sjellë procesi i barazimit të kushteve është tirania e një legjislacioni uniform dhe ajo e fuqisë së centralizuar. Procesi i demokratizimit rrezikon despotizmin e shumicës, që do të impononte vendimet mbi mbarë popullsinë. Të gjitha mendimet janë të barabarta në këtë regjim të vullnetit popullor, dhe shumica e imponon veten si parimin e vetëm të vendimit.

Falë udhëtimit në zemër të demokracisë amerikane, ai do të nxjerrë në pah rëndësinë e procesit të demokratizimit në tranzicionin drejt modernitetit. Megjithatë, ky proces i pashmangshëm dhe i domosdoshëm, i duket një kërcënim për lirinë e njerëzve në shoqëri. Despotizmi demokratik i bazuar në pasionin për barazi rrezikon të dobësojë lidhjen që lidh qytetarët në shoqëritë bashkëkohore demokratike duke çuar në sakrificën e lirive.
Sipas tij, në demokraci autoriteti buron nga brenda shoqërisë dhe nuk i imponohet asaj nga jashtë, as në formën e besimit fetar dhe as në formën e shtetit. Rregullat e shoqërisë politike, sipas Tokëvij, burojnë nga rregullat e shoqërisë civile. Dinamikat sociale dhe rregullat politike janë të ndërthurura dhe në sinergji me njëra-tjetrën. Demokracia është një gjendje, mënyrë e ekzistencës së shoqërisë, sintezë e vlerave dhe normave të saj. Shoqëria demokratike nuk është gjë tjetër, veçse produkt i vlerave dhe normave të shoqërisë, i besimeve dhe kulturës së saj. Pra, demokracia është një riprodhim i vlerave shoqërore. Demokracia e udhëheq shoqërinë drejt shtigjeve dhe realizimit të qëllimeve të saj, pra e ndihmon atë të gjejë dhe të rikrijojë vetveten.

Liberalizmi nuk nënkupton demokracinë, por përpiqet të martohet me të, por sa kohë mund të vazhdojë kjo martesë? Tokëvij kuptoi se demokracia është e pashmangshme. Pra, pyetja nuk është “A ka një demokraci?”, por “Si mund të jetë demokracia më e mirë?”. Për t’iu përgjigjur pyetjes ai shkon të studiojë modelin amerikan, duke përshkruar në të njëjtën kohë të mirat dhe devijimet e saj.
“Më duket përtej dyshimit, se herët a vonë do të arrijmë, si amerikanët, në barazinë pothuajse të plotë të kushteve […].
Tokëvij mori të gjitha rreziqet e angazhimit. Ai ishte njeriu i raporteve të mëdha mbi çështjet politike dhe shoqërore, pa iu larguar kurrë vizionit etik: reforma e burgjeve, braktisja e fëmijëve, heqja e skllavërisë, kolonizimi i Algjerisë, denoncimi i gjenocidit të amerindianëve, etj.
Në zemër të mendimit të tij ekziston bindja e ushqyer nga përvoja e Shteteve të Bashkuara: liria është më e efektshme se sa aktet e autoriteteve të vendosura nga lart.

“Demokracia në Amerikë” (1835), vepra e tij e madhe, e botuar pas udhëtimeve të tij në Shtetet e Bashkuara, është konsideruar një punë e hershme e sociologjisë dhe e shkencës politike. Një përfaqësues i shquar i traditës klasike liberale politike, Tocqueville ishte një pjesëmarrës aktiv në politikën franceze, në Monarkinë e parë korrik (1830-1848) dhe më pas, gjatë Republikës së Dytë (1849-1851) e cila pasoi Revolucionin 1848 shkurt.
Demokracia dhe socializmi nuk kanë asgjë të përbashkët përveç një fjale: barazi. Mirëpo, ndërsa demokracia kërkon barazi në liri, socializmi kërkon barazi në kufizim dhe në robëri.

Në vitin 1857, ai udhëtoi drejt Anglisë për të përgatitur vazhdimin e “Regjimi i vjetër dhe revolucioni”, por nuk pati kohën e mjaftueshme për të mbledhur shënimet. Në tetor 1858, ai u largua me gruan e tij për në Kanë, ku vdiq nga tuberkulozi.

Amerikanët janë aq të dashuruar ndaj barazisë, sa do të donin të jenë më mirë të barabartë në skllavëri se të pabarabartë në liri.
Liria nuk mund të krijohet pa moral, as morali pa besim.
Teksa dikush gërmon thellë në karakterin kombëtar të amerikanëve, e sheh se ata kanë kërkuar vlerën e çdo gjëje në këtë botë vetëm në përgjigje të kësaj pyetjeje të vetme: sa të holla do të sjellë?
Në Shtetet e Bashkuara, shumica merr përsipër të ofrojë një numër të gatshëm mendimesh për përdorim nga individët, të cilët janë liruar kështu nga nevoja e formimit të opinioneve të tyre.
Madhështia e Amerikës nuk qëndron në të shkolluarit më shumë se çdo komb tjetër, por më tepër në aftësinë për të riparuar gabimet e saj. 
Historia është një galeri fotografish, në të cilat ka pak origjinalet dhe shumë kopje
Jeta është për të hyrë atje me guxim.
Kur e kaluara nuk ndriçon të ardhmen, shpirti ecën në errësirë
Nuk mund të mos druaj se njerëzit mund të arrijnë një pikë ku ata ta shikojnë çdo teori të re si një rrezik, çdo risi si një telash të mundimshëm, çdo përparim social si një hap i parë drejt revolucionit, dhe se ata mund të refuzojnë absolutisht për të lëvizur përpara
Të gjithë ata që kërkojnë për të shkatërruar liritë e një kombi demokratik, duhet ta dinë se lufta është mjeti më i sigurt dhe më i shpejtë për ta bërë këtë.
Në një revolucion, si në një roman, pjesa më e vështirë është të shpiket fundi.
Në politikë urrejtjet e përbashkëta janë pothuajse gjithmonë baza e miqësisë.
Ata që përçmojnë popullin, kurrë nuk do të marrin më të mirën nga të tjerët, as nga vetja.
Asnjë luftë e zgjatur nuk mund të dështojë së rrezikuari lirinë e një vendi demokratik.
Ka dy gjëra që një popull demokratik gjithmonë do t’i ketë shumë të vështira: për të filluar një luftë dhe për t’i dhënë fund asaj.
Një amerikan nuk mund të bisedojë, por ai mund të diskutojë dhe diskutimi i tij kalon në një disertacion. Ai flet me ty sikur po flet në një mbledhje; dhe nëse ndodh të kalojë në një diskutim të ngrohtë, ai do t’i thotë “Zotërinj” personit me të cilin është duke biseduar./Konica.al

“Aladdin” thyen rekord, kap shifrën prej 1 miliardë dollarësh

Filmi i 1992 i risjellë nga Guy Ritchie mblodhi më shumë se 86 milionë dollarë, në tre ditët e para të tij, në Amerikën e Veriut.

Por tashmë ka arritur majat, duke kapur shifrën prej 1 miliardë dollarë.

Versioni i ri vjen me Uill Smith, në rolin e xhindit blu, që më herët kishte zërin e të ndjerit Robin Uilliams, dhe aktorin kanadez të lindur në Egjipt, Mena Massoud, si mashtruesi që pretendon se është një princ për të marrë vëmendjen e Jasminës, që luhet nga Naomi Scott.

Duke arritur shifrën prej 1 miliardë dollarë është kthyer në filmin më të madh në karrierën e Uill Smith, i cili falenderon të gjithë njerëzit nëpër botë, për këtë arritje.

Lame Kodra: Pse e dua Shqipërinë

Ideolog, poliglot e mbi të gjitha, një atdhetar i shquar i mendimit të thellë, Sejfulla Malëshova (Lame Kodra) ishte poet i patriotizmit dhe i luftës për liri. Por, më shumë, ai shkëlqente në përkthimet e shumë prej poetëve të mëdhenj.

    Sejfulla Malëshova zotëronte 14 gjuhë, dy më pak se Fan Noli, teksa shkruante me shumë merak dhe kritikonte cilindo që mund të deformonte fjalët dhe ligjëratat e gjuhës së bukur shqipe…

Pse e dua Shqipërinë

S’kam çiflik e s’kam pallate,

S’kam dyqan me katër kate,

Po e dua Shqipërinë

Për një stan në Trebeshinë,

Për një shkarp e për një gur,

Për një gardh e për një mur,

Për kasollen mbi Selishte,

Për dy ara në Zallishte,

Për një lopë e për një gomar,

Për një Balo, një manar.

Unë e dua Shqipërinë

Si bari dhe si fshatar.

Unë e dua Shqipërinë,

Për tërfilin mi lëndinë,

Për një vajzë gjeraqinë,

Dhe për ujët që buron

Nga një shkëmb e gurgullon

Nëpër lisa gjetheshumë,

Edhe zbret përposh në lumë.

Unë e dua Shqipërinë

Për një lule trëndelinë,

Për një zok që fluturon,

Për bilbilin që këndon

Në ato ferra, në ato hije

Këngë malli e dashurie,

Këngë shpirti të helmuar.

Unë e dua Shqipërinë

Si poet i dhemshuruar.

Unë e dua Shqipërinë

Që nga Korça e Vraninë,

Ku del bujku që me natë

Me parmendë dhe me shatë,

Mbjell e korr me djell, me hënë

Dhe s’ka bukë për të ngrënë,

Ku nallbani dhe samarxhiu

Mjeshtri, kallfa e kallajxhiu,

Kërrusen dite e kërrusen natë,

që të hanë bukë thatë,

Ku hamalli nëpër skela

Ngarkon hekur dhe varela,

Këmbë zbathur,***** çjerrë

Punon vetëm për të tjerë.

Unë e dua Shqipërinë

Që nga Shkupi e Janinë,

Ku një popull derëzi

Heq e vuan robëri

Po ka shpirtin luftëtar.

Unë e dua Shqipërinë

Si shqiptar e bir shqiptar.

Pyeta valët vogëlushe

Poezi nga Ali Asllani.

Pyeta valët vogëlushe; 
mu si krahët e një gushe 
përmbi supe nga një shkumë, 
kush më pak e kush më shumë, 
venë e vinë e shkojnë e shkasën 
dhe përhera për ty flasën. 

Valëza, o valëza, 
farë e fis me vashëza, 
ku e keni shoqen tuaj? 
Ruaje zot nga erë e huaj! 

Pyeta zoga, pyeta zogj, 
pyeta zemrën që m’u dogj, 
pyeta lulet nëpër baça, 
nëpër baça, që un’ plaça, 
muaj e vitra po të pres, 
vidi-vidi pëllumbeshë! 

Vidi-vidi zogëza, 
farë e fis me zojëza, 
ku e keni shoqen tuaj? 
Një minutë e gjat’ një muaj! 

Vidi-vidi pëllumbeshë! 
për ty qaj e për ty qeshë, 
për ty qesha; gjithë jeta 
me gjith’ lule, me gjith’ fleta, 
u bë fli për ata sy; 
çdo gëzim ta fala ty! 

E çdo brengë e mbajta vetë. 
Tash afroi e thënë e shkretë, 
dhe un’ s’di ku jam, ku vete, 
rroj për ty e vdes për vete!

KultPlus.com

Hyrë Emini-Mira, vajza nga Kosova e cila luftoi në dy luftëra

Hyrë Emini-Mira, kosovarja që luftoi në dy luftëra.

Studente e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe nga Ferizaj. Aktiviste ilegale, veprimtare e KMLDNj-së, e burgosur politike, luftëtare e dy UÇK-ve – në Kosovë e në Maqedoni – dhe, për një kohë të shkurtër, pjesëtare e TMK-së.

Pak ditë pasi u bë 28 vjeçe, më 29 korrik 2001 – 18 vjet më parë – Mira ra heroikisht duke luftuar rrëzë bjeshkëve të Korabit, në fshatin Kuk Zabel të Gostivarit, së bashku me katër bashkëluftëtarët e saj, Tahir Sinanin, Naser Ademin, Brahim Ademin dhe Hisë Fazliun.

Lexoni këtu më shumë mbi historinë e Hyrë Eminit.

Gjëja më e lehtë në jetë është të merresh me fjalë, më e vështira është të njohësh vetveten

TUNCEL TAYANÇ KURTIZ

Përktheu Rozana Belli

Ji aq i moralshëm sa edhe armikut tënd t’i vijë turp që është armiku yt.

***
Burrëri s’do të thotë të kesh supe të gjerë.
Burrëri do të thotë t’i dalësh për zot dikujt që mbështet kokën në supin tënd.

***
Ne nuk lamë askënd në mes të rrugës bir.
Ata që mbetën pas, ose nuk mbërritēn dot shpejtësinë tonë, ose njerzillëkun…

***
Ai që në herën e parë të plagos,
Në të dytën të vret, biri im.

***
Që trupi yt të flerë shtrirë nën tokë,
Mbi tokë duhet të qëndrosh drejt…

***
Nuk është ashtu vëlla!
Armiku është qitës i verbër,
Vetëm miku e di mirë ku të të qëllojë.

***
Dikujt thuaji një fjalë të atillë që
Ose t’i japësh jetë, ose t’a vrasësh,
Por kurrë t’a lësh të plagosur…

***
Ndonjëherë bir, që gjërat të shkojnë në vijë, s’duhet të shtrëngosh grushtin. Duhet të hapësh pëllëmbën dhe ato që ke aty t’i lësh të fluturojnë në ajër. Dhe duhet të presësh bir, të presësh që të kthehen mbrapsht.

***
Unë humba më tepër nga sa pata…

***
Kam kuptuar se shumë njerëz, nevojën e trupit për uje e kapërcejnë duke lëpirë atë që pështyjnë, bir.

***
Dashuri do të thotë të lagesh nën shiun e dikujt dhe të mos thahesh dot në diellin e dikujt tjetër.

***
Nëse ka tradhti në sy,
Mos kërko besnikëri në fjalë, bir.

***
Nga miku më i mirë lind armiku më i keq.

***
Gjëja më e lehtë në jetë është të merresh me fjalë.
Më e vështira, të njohësh vetveten…

***
Nëse ti e fal armikun tënd, vëlla,
Do të të vrasë edhe një herë…

***
Ti lutesh për vete, unë për ata që dua…

***
Trimat vdesin vetëm njëherë bir,
Frikacakët përditë…

***
Momenti kur ti je i sigurt që do të fitosh,
Është momenti kur je më i pambrojtur se kurrë…

Përmes imazheve filmike, DokuFest do të prezantojë copëza nga historia e Kosovës

Rrona Jaka

“Gjithçka që kam mësuar e kam mësuar nga filmat” shprehet akrorja britanike Audrey Hepburn, dhe ndoshta është shprehja më e mirë për edicionin e 18-të të festivalit të filmit DokuFest, shkruan KultPlus.

Me moton diotomike “Truth lies here” DokuFest do të fillojë këtë të premte dhe do të vazhdojë për nëntë ditë me radhë.

Hapjes së festivalit i ka paraprirë një konferëncë për media ku drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari ka treguar të gjitha detajet lidhur me këtë edicion të DokuFest.

“Këtë vit kanë aplikuar mbi dy mijë filma për të qenë pjesë e festivalit por janë pranuar vetëm 282, nga ku 160 janë pjesë e garës së festivalit.”

Ai ka treguar edhe surprizat që do të ketë në këtë edicion të DokuFest dhe si do të realizohet i gjithë festivali.

“Zakonisht DokuFest zhvillohet në prej lokacioneve më të etiketuara të Prizrenit, por këtë herë do të shtohet edhe Kinemaja Udhëtuese e cila do të shkojë në disa vende më pak të njohur atë qytetit të Prizrenit” ka deklaruar Nurkollari.

Ai ka shtuar gjithashtu që në çdo ditë të festivalit do të ketë edhe filma për fëmijë të cilët do të jenë absolutisht falas dhe do të trajtojnë tema për moshat e adoleshencës dhe të fëmijërisë së vonë.

Edhe Samir Karahoda, Programer i filmit të shkurtër, ka folur për filmat që do të shfaqen gjatë këtij edicioni

“Këtë herë Doku fest do të shfaqë dromca nga historie e Kosovës përmes imazheve filmike. Kemi një kohë të gjatë që punojmë në realizimin e festivalit dhe gjithçka është realizuar si më së miri.” Është shprehur Karahoda në konferencën për media.

Detaje të tjera rreth përgatitjes së festivalit ka shtuar edhe drejtoresha e festivalit Nita Deda, e cila është shprehur tepër e kënaqur me punën dhe bashkëpunimin lidhur me realizimin e festivalit.

“Në këtë edicion të DokuFestit presim një angazhim tepër të madh dhe një numër edhe më të madh të vizitorëve. Për nëntë ditë sa do të zgjatë festivali do të keni mundësi t’i shihni mbi 280 filma, të merrni pjesë në debate dhe të bashkoheni në punëtoritë ku do të ligjërohet rreth filmbërjes nga aktorë vendorë e të huaj.” është shprehur  zonja Deda.

Ajo ka foluar edhe për filmat që do të shfaqen duke u munduar që të mos japë shumë detaje.

“Siç e përmendi edhe drejtori artistik i festivalit do të jenë 282 filma gjithsej nga 2000 sa kanë aplikuar. Filmat janë të zhanreve të ndryshme dhe kanë të gjithë mjeshtrinë e filmografisë moderne” është shprehur Deda.

“Përveç filmave e debateve do të ketë edhe mbrëmje argëtuese me muzikë, nga ajo klasikja deri te muzika ekspreimentale tekno”, ka sqaruar ajo.

Ajo ka treguar edhe se gjatë këtij edicioni, 150 vullnetarë të rinjë janë bërë pjesë e ekipit, të cilët so të trajnohen dhe do të jenë pjesë e edicioneve të tjera të DokuFestit.

Konferenca është mbylluar me këshillën që të gjithë të inkuadrohen sa më shumë në botën e filmit sepse vetëm kështu mund të largohen për pak çaste nga realiteti./KultPlus.com

Magjia e Malda Susurit (VIDEO)

E kemi zakon të kujtojmë këngëtarë të cilët me këngët e tyre e kanë pasuruar bagazhin muzikor modern në Kosovë.

Plot këngë dëgjohen edhe sot e janë krijuar para plot vitesh, duke të dhënë ndjenjën se janë të reja dhe të freskëta.

Njëjtë është edhe me këngët e Malda Susurit. Edhepse Malda ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, ato këngë të cilat ajo i ka krijuar ndër vite kanë hijeshinë dhe veçantinë e tyre.

Para ndoshta dhjetë vitesh Malda realizoi këngën “Vetëm shko”. Kjo mbetet ndër këngët më të mira të Maldës, me një videoklip nostalgjik që është krejt relevant edhe për ditët e sotme. Nuk ka dyshim që zëri i Maldës mbahet mend gjatë.

Një këngë tjetër që kujtohet prej Maldës është ‘Larg Vetes’, me tekst dhe muzikë të Vullnet Ibraimit. Malda e solli në mënyrën më të mirë, sidomos tekstin i cili është thellë dhe tregon se gjithmonë njeriu kthehet tek vetja, për reflektim në kokën e tij.

Dhe kënga legjendare e Maldës, me të cilën ajo edhe fitoi çmime muzikore, mbetet “Dashuri e hidhur” e realizuar para shumë vitesh dhe pjesëmarrëse në TOP FEST në Shqipëri. Me këto tri këngë vendosëm sot si KultPlus ta kujtojmë Maldën, një zë dhe paraqitje që i mungon muzikës. / KultPlus.com

Shqiptarët në Shkupin e vitit 1951, në shtëpinë e tyre

Fotografitë e bukura nga Shkupi i vitit 1951 tregojnë realitetin e mirë shqiptar atje.

Shkupi ndër vite është tronditur nga plot ngjarje makabre por gjithmonë shqiptarët atje kanë gjetur prehje dhe bashkëjetesë. E njëjta ndodhë edhe sot.

Në këto fotografi të sjella nga Albanian Historical Society shihen shqiptarët në tregjet e Shkupit por edhe duke jetuar jetën në qytetin e bukur.

Shqiptarët sot përbëjnë rreth 33-35% të popullatës së Shkupit.

MTV-ja largon emrin e Michael Jackson nga çmimi?

MTV-ja thuhet se ka vendosur ta riemërtojë çmimin “Michael Jackson” “Video Vanguard Award” pas një vargu të akuzave të bëra kundër yllit të ndjerë të popit në dokumentarin kontrovers “Leaving Neverland”.

Dokumentari i HBO-së përqendrohet në pretendimet shqetësuese të dy meshkujve për abuzim seksual – Wade Robson dhe James Safechuck – të cilët pretendonin se Jackson i kishte keqtrajtuar kur ishin fëmijë, shkruan KOHA Ditore.

Përfaqësuesit e trashëgimisë së mbretit të popit i mohuan akuzat dhe më pas e ngritën një padi prej 100 milionë dollarësh kundër rrjetit televiziv amerikan.

Sipas kolonës së thashethemeve në New York Post, Page Six, MTV po e shqyrton këputjen e lidhjeve me emrin e yllit të hitit Smooth Criminal për çmimet e veta vjetore Video Music Awards, të cilat do të mbahen në gusht.

Gazeta thotë se po zhvillohen “diskutime të nxehta” midis drejtuesve të rrjetit rreth asaj se si të dorëzohet çmimi Michael Jackson Video Vanguard Award, ndërkohë që ka shqetësime se kush do ta prezantojë atë dhe kush do ta pranonte atë me emrin e Jacksonit ende në çmim.

Ylli i ndjerë i popit e mori çmimin Vanguard Award në vitin 1988, ndërsa MTV e riemërtoi atë për nder të tij në vitin 1991.

Disa prej yjeve të muzikës që do të nderohen me gongun prestigjioz përfshijnë Rihannën, Beyonce, Kanye West, Britney Spears, U2 dhe Jennifer Lopez, që mori trofeun vitin e kaluar. / KultPlus.com

Filmi “Zgjedhe një emër” premierë në Dokufest

Me regji dhe skenar të Dritëro Mehmetaj në bashkëpunim me Dori Basha, në Dokukino Plato në Dokufest, vjen premiera e filmit ‘’Zgjedhe një emër’’, shkruan KultPlus.

Filmi bën fjalë për Norën, një nënë e re rreth të njëzetave, e cila është krejt e vetme në përkujdesjen e vajzës së saj 3 vjeçare, Ela. Ajo kërkon rrugë alternative për ta shmangur deportimin nga Republika Çeke, pasiqë azili iu refuzohet.

Në rolet kryesore të këtij filmi janë aktorët: Doresa Rexha, Fiorela Shala, Mensur Safqiu, May-Linda Kosumovic, Baronka Obozněnko, Jaroslav Mendel, Nataša Prenka, Zeljko Prenka.

Regjia Dritëro Mehmetaj, Skenari: Dori Basha, Dritëro Mehmetaj, Drejtor fotografie: Bargav Sridhar
Producentë; Dritëro Mehmetaj, Lulzim Luigj Bejta, Menaxhere e produksionit: Adéla Konečná
Asistentë Produksioni: Annie Veselá, Gabriela Šulcová , Lea Blaskó, Markéta Nožinová, Skenografia: Elena Nassi, Kostumet: Claudia Cazzorla, Asistent regjie: Rishi Sen, Dizajni i zërit: Pellumb Ballata, Nok Selmani, Inçizimi i zërit: Eshaan Rajadhyaksha, Korrigjimi i ngjyrave: Bargav Sridhar, Rron Ismajli
Asisstent i parë i kamerës: Dona Dameska, Asistent i dytë i kameres: Rron Ismajli, Thomas Forster
Gaffer: Alex Stevensonn
Best Boy: Carlos Castañeda, Murat Emkuzhev, Skofjan Bejta, Abraham Joseph
Best Girl: Erofili Moraiti, Adele Perrin
Grimi // Makeup: Mima Mirinda, Michaela Kyselová

FAMU International Prague, Raven City Production

Premiera do të jepet më 7 gusht duke filluar nga ora 20:00 dhe do të jetë e hapur për publikun.

Dokufest do të zë vend në qytetin e Prizrenit nga data 2 deri më 10 gusht. / KultPlus.com

‘Nuk mund ta detyrosh dikë ta thojë të vërtetën, e aq më pak të të dashurojë’

Dhjetë thënie nga shkrimtari amerikan Philip Roth

1. Nuk mund ta detyrosh dikë ta thojë të vërtetën, e aq më pak të të dashurojë.

2. Njerëzit mendojnë se të biesh në dashuri, do të thotë të plotësohesh. Unë mendoj ndryshe. Unë mendoj se ne jemi të plotë parase të fillojmë. Dashuria të copëton. Je i plotë, dhe pastaj ndahesh në dysh.

3. Ai e ka marrë mësimin më të keq që jeta mund ta mësojë. Ka mësuar që jeta, si e tillë, nuk ka fare kuptim.

4. Asgjë nuk zgjat dhe poashtu asgjë nuk kalon, dhe asgjë nuk kalon vetëm pse asgjë nuk zgjat.

5. Rreziku i urrejtjes është se në momentin që fillon, ajo bëhet 100 herë më e madhe sesa në fillimet e saj. Kur fillon, nuk ndalesh më.

6. Nuk mund t’i shikosh njerëzit përmes ideologjisë. Ideologjia juaj shikon për juve.

7. Është e çuditshme sa shumë nuk dijmë. Edhe më e çuditshme është ajo cka pretendojmë se dijmë.

8. Të gjithë bëhemi pjesë e historisë, na pëlqeu ose jo.

9. Ti bëhu më i madh se ndjenjat e tua. Dhe unë nuk e kërkoj këtë nga ti, e kërkon jeta. Përndryshe ndjenjat do të shpërlajnë në detin e tyre dhe nuk do të shfaqesh kurrë më.

10. Sa shumë mbrapa duhet të shkojmë, për të kuptuar se ku fillojnë problemet? / KultPlus.com

Prizreni nën magjinë e DokuFest

Prizreni tashmë i ka ndarë datat për ditët kur do të ‘pushtohet’ nga vizitorët. Përgatitjet për këto data kanë filluar dhe i gjithë qyteti po mobilizohet për një pritje të jashtëzakonshme. Është festivali ‘DokuFest’ ai i cili e shndërron qytetin e Prizrenit për një javë rresht si vendin më të vizituar në Kosovë. Kjo jo rastësisht, por DokuFest ngërthen në vete vizitorët me programin e tyre tejet të pasur dhe atraktiv, shkruan KultPlus.

Rrugët e Prizrenit pritet të vërshohen nga turistët e shumtë vendas dhe të huaj të cilët do të vendosen aty për 9 ditë sa zgjatë festivali për të përjetuar një aventurë të re për ta e që padyshim do të mbetet në kujtesën e tyre si një ndër javët më të mbushura në jetën e tyre.

Me kinematë e jashtëzakonshme të cilat janë vendosur në ambiente ku natyra krijon një vend ideal për të shikuar një film dhe përjetuar atmosferën e këndshme të qytetit antik, ju do te keni rastin të shihni filma të mrekullueshëm.

Kalaja e qytetit të Prizrenit është një nga destinacionet më të bukura të këtij festivali, që me pamjen e saj do të ju magjeps e shpalosja e programit në një ambient të tillë do të ju bëj të dashuroheni në gjithë atë që do të përjetoni gjatë këtyre ditëve.

Ky edicion i DokuFest-it na sjell një mori ngjarjesh për të gjitha moshat. Përveç programit të pasur me filma të cilët do të shfaqen në kinematë tashmë tradicionale të festivalit, ju do të bëheni një me performancat muzikore të cilat gjithashtu tashmë i kanë krijuar skena e veta. Muzikë elektronike, eksperimentale e deri te iso-polifonia do të ju shoqërojnë përgjatë 9 netëve të magjishme që po priten me shumë entuziazëm nga adhuruesit e festivalit më të mirë në vend. Ekspozita, punëtorit e masterklasa të ndryshme do të shpalosen për ju gjatë këtyre ditëve që aq sa po i prisni ju, edhe ato po ju presin juve.

Nga 280 filma që do të shfaqen, mbi 100 filma do të jenë pjesë e programit garues përmes dokumentarëve të mrekullueshëm si dhe filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale që vinë nga 40 shtete të ndryshme, kjo është ajo që edhe e karakterizon programin e këtij edicioni.

Ajo që e shquan këtë vit është edhe numri i madh i regjisorëve, filmat e të cilëve do të debutojnë për herë të parë nëpër seksionet e ndryshme garuese të festivalit si dhe regjisorë që marrin pjesë për të disatën herë me radhë.

Duke zgjedhur TË VËRTETËN si temë të edicionit të 18-të të festivalit, DokuFest i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme dhe mënyrën se si kjo na ndikon të gjithëve. Me partner të përhershëm ProCredit Bank, DokuFest ju fton t’i bashkoheni këtij udhëtimi shumëngjyrësh mes realitetit dhe fantazisë, gënjeshtrave subjektive dhe të vërtetave objektive – politikës në një botë të globalizuar dhe peizazhit dixhital të së post-vërtetës.

Ndërsa sa i përket shfaqjes speciale për këtë edicion, ne ju tregojmë se filmi “Shkrepëtima” i Petrit Halilajt do të jetë i tillë. Filmi ndjek projektin artistik me po të njëjtin emër i cili një vit më parë ndezi një dritë në komunitetin e fshatit të artistit Halilaj, në Runik. Filmi do të ketë premierën kombëtare në Lumbardh, me datën 08 Gusht dhe do të përcillet me një diskutim mes Petrit Halilaj dhe kuratorit Leonardo Bigazzi.

11 filma të regjisorëve shqiptarë, filmbërësve të rinj premtues si dhe të studentëve janë pjesë e garës kombëtare të DokuFest XVIII.

18 dokumentarë të rinj pjesë e prodhimeve vjetore të DokuLab të cilët shpalosin tregime të guximshme nga një gjeneratë jashtëzakonisht e talentuar, do ta kenë premierën e tyre në Kino Lumi.

Programi i sivjetmë i fotografisë DokuPhoto, do të shënohet përmes bashkëpunimit me artisten dhe kuratoren Blerta Hoçia, e cila ka krijuar punimin që reflekton temën qendrore të festivalit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë festivalit dhe të gjithë jeni të ftuar të merrni pjesë.

Kjo nuk është e gjitha, por ju duhet të shkoni dhe përjetoni nga afër magjinë e këtij festivali për të cilin ne besojmë se ju do të jeni të radhës që do të shkruani një letër kujtimi për gjithë aventurën tuaj në qytetin antik me programin e begatshëm të DokuFest që pritet të shpaloset për ju prej datës 2 deri më 10 gusht në qytetin e bukur të Prizrenit.  /KultPlus.com

Studimet albanologjike në Austri

Bisedë me Kurt Gostentschnigg, albanolog, historian, përkthyes, prozator dhe poet austriak

Kushdo që kërkon rrënjët e albanologjisë në Evropë, të gjitha rrugët do ta çojnë tek albanologët austriakë, që janë ndër kontribuesit më të mëdhenj përmes veprës dhe studimeve të çmuara për gjuhën dhe kulturën shqiptare, nga albanologu Johannes Georg von Hahn (1811-1869) që la pas vetes teza të fuqishme mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe në Evropë dhe deri te albanologët e sotëm.  Albanologët austriakë vlerësohen se janë të parët që nga shek. XVIII në masë më të gjerë u interesuan për studimin e drejtpërdrejtë të gjuhës shqipe, kulturës dhe historisë së shqiptarëve.  Studiuesit austriakë edhe sot kërkojnë rrënjët e gjuhës shqipe, traditës dhe kulturës me përkushtim dhe pasion mbresëlënës. Albanologu dhe përkthyesi letrar Kurt Gostentschnigg, me nostalgji kujton kohën kur filloi ta mësonte shqipen, duke e quajtur këtë gjuhë si dashurinë e tij të vjetër që lidhet me zemrën e tij, ndërsa me mendjen lidhet përmes historisë së shqiptarëve dhe marrëdhënieve austro-shqiptare. Si studiues i albanologjisë, Gostentschnigg, këtë shkencë e trajton brenda një koncepti më të gjerë që përfshin elemente nga historia, etnografia, arkeologjia, sociologjia, filozofia, gjeografia, etj, prandaj edhe interesimin dhe kontributin themelor të albanologëve austro-hungarezë e trajton në kontekstin politik, ekonomik dhe ushtarak të monarkisë Austro-Hungareze në Ballkan dhe në luftën e saj kundër pansllavizmit dhe imperializmit italian. Më vonë, përveç austriakëve, në këtë shtet kontribuan edhe albanologët e shquar shqiptarë, si: Eqrem Çabej, Aleks Buda, Gjergj Pekmezi, etj.

Bisedoi: Mimoza Hasani Pllana

Mimoza Hasani Pllana: I nderuar Dr. Kurt Gostentschnigg, kërkimet tuaja përfshijnë një periudhë të gjatë kohore të marrëdhënieve austro-shqiptare në disa fusha e edhe në albanologji. Duke pasur parasysh se dëshmitë e studimeve të para albanologjike vijnë nga studiuesit austriakë, do të doja ta nisim këtë bisedë me historinë e studimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Austri, si nisi, si u zhvillua, çfarë mund t`i ketë shtyrë linguistët austriakë të studionin shqipen dhe si e vlerësoni veprën e tyre sot?

Kurt Gostentschnigg: Meqenëse hapësira e intervistës është e kufizuar, dua të përqendrohem në çështjet thelbësore. Për sa i përket termit “albanologji”, unë e përdor në kuptimin më të gjerë të fjalës, d.m.th. për mua ai përfshin të gjitha fushat shkencore, të cilat merren me studimin e shqiptarëve (histori, etnografi, arkeologji, sociologji, filozofi etj.), gjuhës shqipe (gjuhësi, letërsi) dhe vendbanimeve shqiptare (gjeografi, gjeologji etj.). Përgjigjen e kësaj pyetjeje tepër komplekse e kam dhënë në 828 faqe të monografisë sime “Kurt Gostentschnigg: Wissenschaft im Spannungsfeld von Politik und Militär. Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918. Wiesbaden: Springer VS 2018”, titull i përkthyer në shqip: „Shkenca në fushën tensionuese të politikës dhe ushtrisë. Albanologjia austro-hungareze 1867-1918“, dhe në shumë shkrime të tjera të botuara, edhe në shqip. Shkurt: Në përgjithësi interesimi dhe kontributi themelor i albanologëve austro-hungarezë ka pasur si nxitje kryesore interesat politike, ekonomike dhe ushtarake të Monarkisë Austro-Hungareze në Ballkan në luftën e saj kundër pansllavizmit dhe imperializmit italian.

M..: A ju kujtohet si e mësuat shqipen, çfarë ju frymëzoi t’i thelloni studimet për këtë gjuhë të vjetër evropiane?

K. G.: Shqipja është e dashura ime e vjetër. Historia e shqiptarëve dhe marrëdhënieve austro-shqiptare është në mendjen time, ndërsa gjuha shqipe në zemrën time. Kur, gjatë ekskursionit universitar në Shqiperi në vitin 1989, e dëgjova për herë të parë tingullin e ëmbël të shqipes, rashë menjëherë në dashuri me të. Fillova që në ditën e parë të shënoja fjalët e para në një fletore të vogël. Me t’u kthyer në Austri, fillova të mësoja për ditë në mënyrë autodidakte me një libër mësimor të shqipes. Ndonëse i stërlodhur nga puna fizike me vëllain tim në fushën metalurgjike në verën e vitit 1990, ulesha për ditë në darkë të kryeja të paktën një mësim. Gjatë qëndrimeve të mia të mëvonshme në Shqiperi mblidhja fjalë të urta nga veriu deri në jug, përsëri në një fletore të vogël dhe i çmendja gjuhëtarët shqiptarë, si p.sh. Ali Dhrimon, me pyetjet e mia tepër të hollësishme dhe këmbëngulëse lidhur me pasaktësitë dhe kontradiktat në librat mësimorë dhe gramatikorë. Puna e përkthimit dhe hartimi i shkrimeve të mia në shqip më mundësojnë ta ushqej këtë dashuri të ëmbël.

M.: Bazuar në kërkimet tuaja, sa është trajtuar çështja e etnogjenezës shqiptare në studimet austro-hungareze?

K. G.: Këtë çështje e kam trajtuar hollësisht p.sh. në shkrimin tim “Kurt Gostentschnigg: Dimensioni politik i trajtimit të çështjes së etnogjenezës shqiptare nga ana e albanologjisë austro-hungareze. Në: Studimet albanistike në vendet ku flitet gjermanisht. Konferencë shkencore ndërkombëtare Prishtinë, 26.-27.10.2017. Prishtina: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës 2018, f. 477-491.” Përmbledhtas: Të dy teoritë kryesore mbi etnogjenezën shqiptare në kohën e Monarkisë Dualiste kanë qenë: teoria ilire e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja ose e autoktonisë së shqiptarëve si pasardhës të ilirëve; teoria trake e prejardhjes së shqipes nga trakishtja ose e imigrimit të paraardhësve trakë. Albanologët austro-hungarezë mbështetnin ose njërën ose tjetrën. Norbert Jokl mbante një qëndrim të ndërmjetëm. Në kohën e sotme janë përsëri dy gjuhëtarë austriakë, Joachim Matzinger dhe Stefan Schumacher, që nxisin debatin nga e para me teorinë e tyre të re, e cila përfaqëson një pozicion të tretë alternativ, të një substrati ballkanik, duke mbrojtur prejardhjen e shqipes as nga ilirishtja as nga trakishtja dhe zhvillimin e saj nga një gjuhë tjetër e panjohur ballkanike e vjetër.

M.: Në karrierën tuaj universitare keni ligjëruar në Universitetin e Vjenës dhe në Universitetin e Graz-it. A mund të na thoni si janë të pozicionuara studimet për gjuhën dhe letërsinë shqipe në këto dy universitete?

K. G.: Ina Arapi është ekspertja për historinë e studimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Vjenës. Kur jepja mësim për fillestarë dhe të përparuar në Departamentin e Gjuhësisë në vitet 2001-2002, kishte rënë tashmë interesimi nga ana e studentëve për shkak të mungesës së perspektivës për vend pune. Në Universitetin e Graz-it ishte Departamenti i Translatologjisë (shkenca e përkthimit dhe interpretimit), i cili e ofroi për herë të parë shqipen si degë përkthimi në vitin 2005, ku isha ndër pedagogët e parë të mësimdhënies së shqipes dhe të lëndëve përkatëse të përkthimit dhe interpretimit. Por interesimi i madh fillestar i studentëve ra brenda një viti gati në zero, sepse ata orientoheshin sipas shanseve të tyre në tregun e punës. Kështu që kjo degë u mbyll pas dy viteve me vendimin e shefes së re gjermane, e cila nuk ishte e interesuar për gjuhë të vogla, të cilat nuk i hynin në punë frymës neokapitaliste të përhapur në gjithë botën. Peticioni nga ana e pedagogëve në favor të ruajtjes së shqipes mbeti pa efekt.

M.: Përveç në universitetet austriake, keni ligjëruar edhe në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Shkodrës në Shqipëri. Si e kujtoni atë kohë, çfarë mbresa ju la Shkodra?

K. G.:  Për orientim biografik: dy muaj me bursë doktorature në fund të vitit 1992, katër muaj me po këtë bursë në vitin 1993. Pastaj gjashtë vite si lektor në Universitetin e Tiranës, 1993-1995 në Departamentin e Gjuhës Gjermane dhe 1996-2000 në Departamentin e Historisë. Kisha ardhur në Tiranë me bronkit kronik dhe më duhej të shkruaja disertacionin krahas punës si lektor. Për orientim politik: koha e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, e firmave piramidale, e trazirave si në një luftë civile në 1997, e Fatos Nanos dhe Partisë Socialiste, e Luftës së Kosovës dhe refugjatëve kosovarë 1998/1999, e luftës për pushtet dhe pasurim të shpejtë personal. Për orientim ekonomiko-shoqëror: koha e zaptimit të tokës, e shkatërrimit të natyrës, e ikjes së trurit jashtë shtetit, e korrupsionit, e mungesës së perspektivave për rininë, e lënies në baltë të pjesës më të madhe të popullsisë. Për orientim jetese: koha e rrugëve gropa-gropa, e ikjes së dritave, e mungesës së ujit, e ngrohjes me vaj guri, e zhurmës së gjithanshme.

Me studentët e mi në Tiranë kisha në përgjithësi marrëdhënie shumë të mira, megjithëse kreshta midis respektit për mësuesin dhe shfrytëzimit të miqësisë ishte shumë e ngushtë. Së bashku bënim festa, luanim futboll në park dhe shëtisnim në natyrë. Por afrimiteti im me studentët më fuste edhe në situata të vështira, p. sh. kur miqësia keqkuptohej si gatishmëri për dhënien e notave të pamerituara. Detyra ime si lektor në Departamentin e Historisë ishte t’i jepja mësim një grupi të vogël studentësh të përzgjedhur nga unë në gjuhën gjermane dhe historinë e marrëdhënieve austro-shqiptare. Nga ky projekt i pashoq kishin dalë disa absolventë, të cilët bënë një karrierë të shkëlqyer akademike.

Në Universitetin e Shkodrës kam punuar si pedagog në Degën e Gjuhës Gjermane në vitet 2006-2011. Kisha marrëdhënie intensive me studentët e mi, me disa prej tyre më lidh ende sot një miqësi për jetë. Por eksperimenti im i kalimit të mësimdhënies nga stili i vjetër autoritar në stilin e ri miqësor dështoi në përgjithësi, sepse shumica e studentëve nuk e kuptonte dot nevojën e ndarjes së jetës private nga koha e mësimit dhe të ruajtjes së disiplinës minimale. Ndikimin e dialektit shkodran në të folurit tim shqip e përjetoja si “prishje të gjuhës”, ndërsa miqtë e mi shkodranë e cilësonin si “rregullim të gjuhës”.

M.: Duke qenë se jeni edhe poet, sa e lexoni veprën poetike shqiptare? A mund të na përmendni poetë veprat e të cilëve i lexoni me kënaqësi?

K. G.: Lista është e gjatë, prandaj do t’i përmend vetëm ata autorë, të cilët i kam më shumë për zemër: ndër autorët shqiptarë Lasgush Poradeci, Migjeni, Fan Noli; ndër autorët joshqiptarë Johann Wolfgang von Goethe, Hermann Hesse, Pablo Neruda, Sri Aurobindo. Si libër letrar dua ta veçoj “Princi i vogël”, sepse është për fëmijë dhe të rritur, pafundësisht i thellë, në fakt një vepër mistiko-spirituale.

M.: Përveç zhvillimit dhe promovimit të albanologjisë në shtetin austriak, keni arritur ta bëni të njohur përmes përkthimit edhe veprën letrare të shkrimtarëve shqiptarë. A mund të na thoni se ku bazohet përzgjedhja juaj: në mendimet e kritikës letrare, në shijen tuaj personale apo sipas kërkesave të botuesit?

K. G.: Në përzgjedhjen e veprave letrare për përkthim unë nuk mbështetem as në mendimin e kritikës letrare as në kërkesën e shtëpive botuese. Zakonisht, kritika letrare fshihet pas nocioneve të ndërlikuara dhe shpesh të vetëshpikura dhe të pakuptueshme për lexuesin dhe rrotullohet rreth intelektit, duke i përjashtuar kategoritë e zemrës dhe të Shpirtit, realitetin e të cilëve ose nuk e pranon ose nuk e kupton. Dhe shtëpitë botuese ia kanë shitur shpirtin maksimalizimit të përfitimit. Emri ose fama e autorit nuk më intereson. Mua më intereson vepra. Prandaj unë nisem nga përmbajtja e veprës, qoftë prozaike, qoftë poetike, qoftë me rimë, qoftë pa rimë. Në qoftë se gjej punët e zemrës dhe të Shpirtit atje, atëherë unë e marr përsipër me kënaqësi. Puna e përkthimit, meqë është e vështirë, në qoftë se bëhet me seriozitet, duhet të shpërblehet financiarisht në mënyrë të drejtë. Një përkthyes i mirë i bashkon të trija kompetencat kryesore në një person: kompetencën gjuhësore, kompetencën përkthimore dhe kompetencën kulturore. Në qoftë se ka mangësi qoftë edhe vetëm në njërën nga këto kompetenca, atëherë përkthimi nuk mund të jetë në nivelin e duhur.

M.: A mund të na thoni çfarë jeni duke punuar aktualisht nga fusha e albanologjisë dhe përkthimeve të veprës letrare shqipe për lexuesin austriak?

K. G.: Aktualisht nuk po merrem me ndonjë përkthim letrar, por me shkrimin tim historiko-shkencor “Kombi si Shpirt Kolektiv”, në të cilin paraqes një temë dhe një qasje të re në shkencën historike shqiptare, duke e krahasuar çështjen shqiptare me çështjen indiane. Shkenca nuk zhvillohet si qëllim në vetvete. Ajo i shërben njeriut, shoqërisë, njerëzimit. Por përballë kompleksitetit dhe ndërvarësisë së sfidave kolosale në botë, shkenca e sotme që mbështetet në përgjithësi vetëm në arsye, mendje dhe intelekt, gjendet në qorrsokakun mental, sepse ajo vetë është pjesë e problemit, si në Shqipëri dhe Kosovë ashtu në gjithë botën. Shkencëtarët dhe intelektualët janë si të vetëburgosur në burgun e intelektit, i cili është shumë i aftë për analizë dhe kundëranalizë, përgjigje dhe kundërpërgjigje, studim dhe kundërstudim, por krejt i paaftë për një sintezë integrale esenciale. Prandaj duhet një koshiencë më e lartë, epoka e re e intuitës, e cila e di dhe e sheh të vërtetën në mënyrë direkte, për t’i zgjidhur bashkërisht problemet e mëdha botërore, të cilat po fillojnë të kërcënojnë ekzistencën e njerëzimit. Duhet kontributi i shkencës së hapur ndaj intuitës, siç është p.sh. vepra e spiritualo-intelektualit shqiptar Petro Zheji. Duhet kontributi i rinisë shqiptare të lindur me një koshiencë më të avancuar sesa brezi i vjetër. Por ku është kjo shpresë për një të ardhme më të mirë, për shpëtimin e planetit tonë? Mos është e hipnotizuar ajo nga joshjet permanente të konsumimit turbokapitalist dhe nga premtimet mashtruese të ezoterikës pseudospirituale? Pse duhet të përjetojmë sot në Shqipëri dhe në Kosovë përsëritjen e luftës për pushtet politik dhe ekonomik, sikur kemi ngecur në filllimvitet 90? Vitaliteti i lavdëruar i popullit shqiptar – për se po shfrytëzohet që prej tri dekadash? Për qëllime egoiste të jashtme, për egon personale dhe egon familjaro-klanore, apo për qëllime shpirtërore të brendshme, për Veten individuale, Veten kombëtare dhe Veten botërore? Kur do të çohet më në fund ky popull i vjetër, ky komb i ri, i udhëhequr nga paria spirituale, nga rinia shkollore e studentore, nga elita intelektuale, nga njerëzit me zemër dhe Shpirt, në mëmëdhe dhe në mërgim, duke gjetur Shpirtin e vet të fshehtë dhe ligjin e vet të brendshëm, për t’i zhdukur strukturat e vjetra mafiozo-partiako-ekonomiko-shtetërore dhe për t’i zëvendësuar ato me struktura vërtet njerëzore e shpirtërore? Sidoqoftë, herët a vonë kjo do të ndodhë, sepse esenca e përhershme e unitetit ose Shpirti, ende duke prehur fshehurazi me gjithë forcën e pafund në individ dhe në kolektiv, kur të dalë një ditë në pah dhe t’i marrë frerët e veprimit në dorë, nuk do të ndalet dot.

Dr. Mag. phil. Kurt Gostentschnigg u lind më 1965 në Eibiswald, Landin e Steiermark-ut në Austri. Është historian, albanolog, përkthyes, shkrimtar dhe poet. Studimet themelore në gjuhën gjermane dhe histori i përfundoi në vitin 1990, ndërsa doktoraturën në fushën e historisë në vitin 1996 në Universitetin e Graz-it. Është ekspert në fushën e albanologjisë austro-hungareze për raportet mes shkencës, politikës dhe ushtrisë si dhe për marrëdhëniet austro-hungarezo-shqiptare në politikë, ekonomi, kulturë, ushtri dhe shkencë. Punoi 6 vite si ligjërues në Universitetin e Tiranës, 1993-1995 në Departamentin e Gjermanistikës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe 1996-2000 në Departamentin e Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Për një vit ishte ligjërues në Universitetin e Vjenës, 2001-2002, në Institutin e Shkencave gjuhësore në cilësinë e udhëheqësit të kurseve të gjuhës shqipe. Dy vite ishte ligjërues edhe në Universitetin e Graz-it, 2004-2006, në Institutin e Shkencave të Përkthimit për degën e përkthimit gjermanisht-shqip. Tutje, në vitet 2006-2011 ligjërues në Universitetin e Shkodrës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Departamentin e Gjermanistikës. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ka qenë i angazhuar në Departamentin e Historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Graz-it në projektin kërkimor ,,Albanologjia austro-hungareze 1867-1918 – një shembull i imperializmit kulturor?’’, rezultati i të cilit është monografia voluminoze „Kurt Gostentschnigg: Wissenschaft im Spannungsfeld von Politik und Militär. Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918. Wiesbaden: Springer VS 2018.“, 828 f., shqip: „Shkenca në fushën tensionuese të politikës dhe ushtrisë. Albanologjia austro-hungareze 1867-1918“. Deri më sot Gostentschnigg ka arritur mbi 125 botime dhe kumtesa në fushat e historisë, albanologjisë dhe gjuhësisë si dhe përkthime në fushën e letërsisë dhe artikuj në media gjermanisht- dhe shqipfolëse. / KultPlus.com

Njomza Vitia me befasi për fansat në “Sunny Hill”

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te festivali më i madh i muzikës “Sunny Hill”, i cili do të mbahet këtë fundjavë.

Në mesin e shumë yjeve pritet të performojë edhe këngëtarja Njomza Vitia, e cila vjen pas shtatë viteve në Prishtinë.

Me këtë rast, ajo ka përgatitur një surprizë për fansat e saj, teksa tregon se në këtë festival do të interpretojë një këngë të papublikuar deri më tani.

“Do performojë një këngë të papublikuar në Sunny Hill”, ka shkruar Njomza, në postimin e ndarë në InstaStory.

Përveç Njomzës, në festival do performojnë edhe Calvin Harris, Miley Cyrus, Ilira Gashi e shumë artistë tjerë të mëdhenj. /Telegrafi/

“No Borders Orchestra” performon nesër te Lumbardhi

Duke u bazuar në turneun e suksesshëm te verës 2018, ansambli i No Borders Orchestra i shoqëruar nga perkusionet dhe elektronika, niset ne verën e vitit 2019 me një turne tjetër ndërkombëtar ne Ballkanin Perëndimor dhe ne Europë të quajtur B Matinee.

Ky projekt, emri i të cilit sugjeron fillime të reja, bashkon muzikën bashkëkohore klasike dhe kulturën e klubit, dhe përmban kompozime të reja nga pesë kompozitorët më emocionues të rajonit të Ballkanit: Darija Andovska nga Shkupi, Drinor Zymberi nga Prishtina, Davor Branimr Vincze nga Zagrebi, Danijel Zontar nga Sarajeva dhe Drasko Adzic nga Beogradi.

Këto kompozime të reja, bashkëkohore dhe eksperimentale janë frymëzuar nga Berghain, klubi i famshëm i Berlinit. Turneu i vitit 2019 B Matinee gjithashtu përkujton tridhjetë vjetorin e rënies së Murit të Berlinit dhe
feston shembjen e mureve midis muzikës klasike dhe klubeve. Duke komunikuar me tingujt bashkëkohor të techno-s, kompozitorët tanë kalojnë zhanret, duke kapërcyer kufijtë mes stileve të ndryshme të muzikës.
Rezultati është një tingull i ri dhe i freskët që nuk ka kufizime për të festuar shtigje dhe mundësi të reja.

No Borders Orchestra është i përbërë nga muzikantët më të mirë profesional nga çdo vend i Ballkanit Perëndimor. Misioni i tyre mbështetet në shtyllat e krijimit të një muzike të shkëlqyeshme dhe një ndërgjegjësimi
gjithëpërfshirës të shoqërisë. Si një brend i cilësisë, No Borders Orchestra mban kontratë regjistrimi me Universal Music me CD-në e saj të parë me titull “Hapja” e publikuar në vitin 2015 nga Deutsche Grammophon, brendi më prestigjioz në muzikën klasike.

Ky koncert dhe turne mbështetet nga Ministria e Jashtme Gjermane, RYCO dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur. / KultPlus.com

No Borders Orchestra Concert and Reception for All Participants To mark the 25th Anniversary of the EBRD, this year’s traditional Reception for All Participants featured a special performance by the No Borders Orchestra. The No Borders Orchestra (NBO) is a symphony orchestra comprised of professional musicians from all countries, religious and ethnic groups from across the Western Balkans region. Founded in 2011 by Artistic Director Premil Petrovi?, the orchestra has a dual social and artistic mission. NBO released its debut album “The Opening” with Universal Music/Deutsche Grammophon in May 2015.

“Dita e Familjes” në Autostrada Biennale

Ka filluar programi i “Family Days”, ku çdo të diele, prindërit të cilët i marrin fëmijët me vete nëpër hapësirat e ekspozitave do t’i kenë biletat falas!

“Kjo nismë është brenda programit edukativ. Qëllimi është që të inkurajojmë prindërit të marrin pjesë aktivisht në programet tona. Themelet e edukimit vihen në fëmijëri, prandaj ne si Biennale kemi vendosur të ua bëjmë pa pagesë prindërve që me vete i kanë fëmijët e tyre deri në moshën 12 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Arti është fusha e domosdoshme për njeriun. Krahas dijes nevojitet edhe shija. Programet tona e kanë këtë synim. Të krijojmë gjenerata të cilat kanë shije të hollë edukative e arsimore.

Nga sot, 28 korriku, për të vazhduar me 4, 18, 25 gusht e me 1, 8 dhe 15 shtator, Autostrada Biennale do të siguroj qasje të pakufizuar në të gjitha hapësirat e festivalit për këto familje.

Më shumë informata rreth ekspozitës mund te gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://autostradabiennale.org/wp-content/uploads/2018/10/AB_2019_Web_Brochure_N.pdf

Haradinaj, diasporës: S’ju duam vetëm për paratë që na sillni, por pse jeni gjaku ynë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj teksa ka organizuar pritje për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, tha se Kosova është me fat që dashuria e diasporës për atdheun e vet nuk ka ndryshuar asnjëherë.

“Jetën që e boni ju e njoh edhe prej perspektivës sime. Kjo jetë nuk është lehtë që në vend të huaj me dhënë kontributin e juaj. Kur vini këtu po ashtu iu presim në kufi me dënimin, kartonin e sigurimit që nuk është hequr, por edhe me vështirësi tjera, por një gjë që nuk ndryshon asnjëherë – është dashuria për vendin dhe ne jemi me fat që diaspora jonë nuk ka heq dorë prej atdheut. Është e vërtet që në Kosovë nuk i kemi kryer të gjitha punët e vendit. Kosova duhet ta përmbyll shtetësinë e vet, të jetë anëtare e OKB-së, t’i përgjigjet interesave të qytetarëve të vet së pari, e punë tjera. Janë punë jo të lehta”, u shpreh Haradinaj, ndërsa tha se është i gëzuar që me raste takohet me diasporën.

“Nuk ju kemi harruar. Jo vetëm për paratë që ia jepni atdheut, por se jeni gjaku ynë, familja jonë”, theksoi Haradinaj.

Në emër të përfaqësuesve të diasporës, shkrimtari Riza Sheqiri tha se gjithë sukseset e tyre i adresojnë dhe reflektojnë në Kosovë. / KultPlus.com

“Njerëz të padukshëm” sjell historinë frymëzuese të Tonin Nikollit

“Njerëz të padukshëm” solli sot historinë frymëzuese të një të riu, që edhe pse kishte të gjitha mundësitë për të vazhduar jetën jashtë vendit, vendosi të kthehej dhe të investonte në vendlindje.

Kjo është historia e Tonin Nikollit nga fshati Katund i Vjetër në Rubik.

I arsimuar në Itali dhe në Spanjë, Tonini zgjodhi të kthehej në vendlindje ku nxiti një mënyrë të re agroturizmi, duke e bërë vizitorin “bashkëndarës” të mirëfilltë të jetesës në fshat, larg teknologjisë dhe informacionit mediatik.

Duke ruajtur traditën, Tonini vendosi të ndërtojë disa shtëpiza druri në krah të banesës karakteristike të zonës, e cila është ruajtur me fanatizëm në çdo detaj dhe tashmë shërben si një dëshmi e prekshme e jetesës në këtë zonë.

Ashtu siç thotë ai, në këto shtëpiza nuk ka televizor dhe kjo për arsyen e thjesht që vizitori të bëhet pjesë aktive e jetesës në fshat.

Në këtë mënyrë, kushdo që viziton bujtinat e Toninit, jo vetëm që shijon ushqimin bio dhe natyrën mes maleve, por kontribuon sipas mënyrës së tij, gjatë qëndrimit atje. /m.m/ KultPlus.com

Qyteti

Poezi nga Konstandin Kavafi

The: Do shkojë në tjetër tokë, do shkojë në tjetër det.

Ndonjë qytet tjeter do gjendet më i mirë e më i lumë

Çdo përpjekje që bëj këtu është një dështim më shumë;

dhe si I vdekuri në varr zemra ime s’njeh gaz.

Gjer kur do ta durojë shpirti im këtë maraz?

Ngado që i kthej syte, ngado që kthej vështrimin,

këtu shoh veç gërmadhat e zeza dhe shkretimin e jetës që jetova,

që prisha e rrënova kaq vjet

Vise e dete të tjerë s’do gjesh; e ke të kotë.

Do të të ndjekë pas qyteti. Rugët ku do endesh po këto do jenë.

Do plakesh, ja, këtyre vendesh;

dhe shtepitë ku do thinjesh do jenë gjithë po këto

Do mbërrish përherë te ky qytet. Për gjetiu- mos shpreso –

nuk ka anije për ty, nuk ka rrugë. Për fare

siç e rrënove jeten këtu, te kjo kamare e vogël,

e ka rrënuar gjithandej në botë.

                                         (1910)

Vdes ‘zëri’ i Minnie Mouse

Legjenda e Disney, Russi Taylor, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Disney njoftoi se aktorja, e cila ka qenë zëri zyrtar i Minnie Mouse për më shumë se 30 vjet, vdiq të premten më 26 korrik në Glendale të Kalifornisë, transmeton Klan Kosova.

“Minnie Mouse humbi zërin e saj me vdekjen e Russi Taylor”, tha Bob Iger, shef ekzekutiv i kompanisë Walt Disney.

“Për më shumë se 30 vjet, Minnie dhe Russie punuan së bashku për të argëtuar miliona njerëz në mbarë botën. Ne jemi mirënjohës për talentin dhe bashkëpunimin e saj. Ajo ishte e jashtëzakonshme. Ishte nder që punova me të”. / KultPlus.com

‘Sonte të dua kaq shumë’, letra e shkrimtares, më e bukura për dashurinë

I dashur! Dua të vazhdoj të shkruaj shumë gjëra të parëndësishme, por po më vjen gjumi. Gjumi nuk është më i fortë se dashuria; në të vërtetë, është një tjetër mënyrë për të ndjerë dashurinë e dikujt: të tulatesh mes batanijesh e të bësh sikur në vend të datës 28 shkurt, është 28 prill. Tani do të mbyll sytë, do të strukem në krahët e tu dhe do të fle me faqen pas supit tënd. Nelson, të dua shumë! Jam e jotja, më puth i dashur! Në fakt, nuk ka nevojë që gjërat t’i shkruash. Ti e di, Nelson, apo jo? Mos harro!

Nga Simone De BEAUVOIR

Natën e mirë, shpirt,

Sonte të dua kaq shumë, mes të gjitha atyre netëve që të dua aq shumë. Është natë e mirë, thuajse e butë (netët e bukura e të mjegullta më bëjnë gjithnjë të mendoj për ty, nuk e di pse). Parisi ishte i bukur, në një mënyrë të fshehtë e të trishtë. Kalova një ditë të bukur sepse shkova në një ekspozitë të mrekullueshme pikture. Ke dëgjuar ndonjëherë për Paul Klee? Ishte gjysmë gjerman, gjysmë zviceran dhe vdiq në vitin 1940. Ka bërë pikturat më poetike dhe tërheqëse që kam parë ndonjëherë. E njihja pak edhe më përpara, por për të nuk ka patur shumë ekspozita, sepse gjatë luftës ishte i ndaluar nga gjermanët si autor dekadent e të tjera me radhë. Sot ishin më shumë se njëqind vepra: një jetë e tërë, një njeri i tërë. Janë piktura vërtet magjepsëse, ndonjëherë abstrakte, ndonjëherë irreale. Por gjithsesi, kur del e shikon natën e vërtetë, mendon: po, është si në pikturë. E njëjta bukuri, i njëjti humor, i njëjti trishtim dhe gëzim në dritat e kuqe dhe të gjelbra të natës së vërtetë dhe në pikturat irreale me ngjyrat e mrekullueshme. Pra, sonte ndihem mirë. Mendoj se është një goxha kriter për letërsi apo art, kur të bën të ndihesh mjaft mirë që e ke shijuar. Këtë cilësi të çmuar e kanë edhe librat e tu dhe ti, pikërisht këtë kërkon nga një burrë ose grua, apo jo? Vetëm që të ndjesh: pra, bota ia vlen që është bërë, sepse shumë gjëra mund të ndodhin në të: kjo pikturë, ky libër, kjo dashuri, kjo buzëqeshje.

Hëngra drekë me një mësues nga Kolumbia dhe gruan e tij. Nuk më bënë të ndihesha mirë, nuk e bënë këtë botë që t’ia vlesh të jetosh. Por, u treguan shumë të mirë me mua në Nju Jork dhe ndjeva kënaqësi kur i takova dhe u fola për Amerikën. Ata më rrëfyen për shkrimtarin Capote, për të cilin më tregove edhe ti dhe më dhuruan një nga librat e tij. Jam kureshtare, por pak mosbesuese. Po ty, të pëlqen?

Tani në Francë kemi xhaz të mrekullueshëm, por zhvillohet në Nicë. Dëgjoj ndopak aty-këtu në radio. Të mërkurën tjetër pasdite, do të takojmë Armstrongun, do të pimë me të dhe negrot për të cilët nuk kuptove dot asgjë dhe në darkë do të shkojmë e ta dëgjojmë në “Salle Pleyel”, që për ne është si “Carnegie Hall”. Vendet janë tmerrësisht të shtrenjta dhe do të jetë jashtëzakonisht bukur, por unë kam pak dyshime. Druaj se do të jetë pak false, jo e vërtetë, por do të të tregoj. Miku im i vjetër, djali i ri me korno, është në Nicë si reporter dhe duket entuziast. I vetmi xhaz që është zgjedhur si francez në Nicë, është xhazi i tij  i vogël, ai që luan nëpër qilarë ku ndonjëherë (rrallë) shkoja edhe unë. Për këtë pati shumë frikë, debate dhe zemërim. Xhazi profesional është shumë i keq, por ky xhaz i vogël amator është i mirë. Këtë të riun me korno nuk e shoh më; është vërtet për të ardhur keq, por iu rrit mendja nga suksesi sipërfaqësor. Libri me të cilin mashtroi ka bërë shumë jehonë pastaj nxori të tjerë në të njëjtën mënyrë, me shumë gjëra të pahijshme, duke u shtirur sikur gjoja ishin libra amerikanë. Bëri shumë parà, por nuk do t’ia dijë për gjë tjetër: mjaftojnë paratë dhe emri në faqen e parë të gazetave. Është shumë e keqe mënyra me të cilën llastohen tani të rinjtë në Francë, ose kur shqetësohen për politikën, ose kur nuk duan t’ia dinë për të, si në rastin e këtij djaloshi.

Ndodhi diçka e pazakontë: të thashë që manifesti ynë politik qe një dështim, por dy ditë më parë nënshkruam një tjetër të këtij lloji; nuk e vramë shumë mendjen për të, sepse dukej po aq i pashpresë sa i pari. Pastaj e çuditshme, pati shumë sukses, të gjitha gazetat po flasin për të dhe që ta firmosnin erdhën socialistët, madje deputetët komunistë dhe u përgatitën takime të mëdha e të tjera. Të shohim si do të shkojnë gjërat. Ishte kaq e papritur, por e këndshme. Takuam një mik të vjetër, i cili dikur ishte miku ynë i ngushtë dhe tani është anëtar i RPF-së (për de Golin). Ishte e çuditshme, sepse ai vetë e kuptoi që e gjithë kjo punë qelbej dhe u mundua të na bindte se nuk binte erë, por e dinte fare mirë. Më bëhet qejfi për fitoren e vogël të shkrimtarit Wallace. Është mjaft domethënëse, apo jo? Mos vallë, sepse leksioni që mbajte qe shumë i mirë?

I dashur! Dua të vazhdoj të shkruaj shumë gjëra të parëndësishme, por po më vjen gjumi. Gjumi nuk është më i fortë se dashuria; në të vërtetë, është një tjetër mënyrë për të ndjerë dashurinë e dikujt: të tulatesh mes batanijesh e të bësh sikur në vend të datës 28 shkurt, është 28 prill. Tani do të mbyll sytë, do të strukem në krahët e tu dhe do të fle me faqen pas supit tënd. Nelson, të dua shumë! Jam e jotja, më puth i dashur! Në fakt, nuk ka nevojë që gjërat t’i shkruash. Ti e di, Nelson, apo jo? Mos harro!

(Nga Libri ” Një dashuri Transanlantike”)