“Udhëtimi i gjatë drejt natës”, nesër premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq premierën “Udhëtim i gjatë drejt natës” nga Eugene O’Neill më 31 maj 2023.

Shfaqja portretizon familjen Tajron, udhëtimin e tyre emocional në sfidat e varësisë dhe pasojat e saj të thella. Xhejms Tajron, babai, lufton me alkoolizmin ndërsa gruaja e tij, Meri, përbal- let me varësi nga morfina. Djemtë e tyre, Xhejmi dhe Edmund, gjithashtu luftojnë me alkoolizmin dhe sëmundjen e tuberku- lozës. Në këtë shfaqje me emocione të fuqishme, familjarët përbal- len me njëri-tjetrin dhe demonët e tyre të brendshëm, duke i shpërfaqur veprimet, keqardhjet dhe gabimet e tyre të kaluara dhe të tanishme. Ndërsa mesnata afrohet përmes tiktakeve të orës, tensionet rriten, sekretet zbulohen dhe realiteti i thellë i situatës së tyre bëhet i pamohueshëm. “Udhëtim i gjatë drejt natës” shërben si një kujtesë prekëse për fuqinë shkatërruese të varësisë, jo vetëm për individin, por edhe për familjen. Poashtu shpërfaqë rëndësinë jetike të ndjeshmërisë dhe mirëkuptimit në përballje me varësinë, duke theksuar nevojën për komunikim të hapur dhe sinqeritet të palëkundur për ta mposhtur atë. “Udhëtim i gjatë drejt natës” ndriçon rrugën drejt shërim- it dhe ofron një mesazh të fuqishëm shprese në mes të netëve më të errëta.

Në këtë shfaqje me rolet e tyre do të paraqiten aktorët: Ernest Malazogu, Arta Selimi, Allmir Suhudolli, Don Shala e Florije Bajoku.

Me autor rë Eugene O’Neill e me regji të Ilirjana Arifit kjo shfaqje vjen nën dramaturgjinë e Zoga Çeta Çitaku, me skenografi të Bekim Korçës, kostumografe- Njomza Luci, kompozitor- Memli Kelmendi dhe ekipi tjetër përcjellës i shfaqjes./ KultPlus.com

Edhe pak ditë na ndajnë nga hapja e Panairit të Librit “Prishtina 2023”

Me moton “Libri triumfon”, me 6 qershor hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës ndërsa mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës.

Këtë vit marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00. Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë./ KultPlus.com

Shkrimtarja e njohur Lea Ypi në Universitetin e Tetovës

Shkrimtarja  e njohur Lea Ypi do të jetë mysafire e Universitetit të Tetovës, më 31 maj në ora 11:00, shkruan KultPlus.

Lea Ypi është një prej figurave më kuptimplote e botës akademike shqiptare edhe pse funksionon jashtë botës shqiptare. Ajo është pedagoge e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër dhe profesoreshë e filozofisë në Universitetin Kombëtar Australian. Ajo është diplomuar për filozofi dhe letërsi në Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Evropian.

Me studimet e saj ajo ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Lea Ypi është zgjedhur ndër dhjetë mendimtarët më të mirë në botë sipas Prospect Magazinë 2022. Ka dhënë mbi njëqind leksione si e ftuar, duke përfshirë Universitetin e Çikagos, Princetonit, Yales, Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit, Parisit, Romës, Frankfurtit, Berlinit, Pragës, Uppsalas, Barcelonës, Oslos, Montrealit, Torontos, Pekinit, Kiotos dhe Melburnit.

Lea Ypi është bërë e njohur së fundi edhe si autore e një libri që del jashtë kornizave të profesionit të saj primar. Libri i saj autobiografik “Free”, ose në shqip “Të lirë”, ka zgjuar interesim të madh kudo ku është botuar dhe hedhur në treg. Libri është botuar në anglisht, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare dhe është vlerësuar lartë nga kritika ndërkombëtare./ KultPlus.com

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit.

Dhjetëra ekspertë të kësaj industrie e kanë mbështetur deklaratën e publikuar në faqen e internetit të Qendrës për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale.

“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë prioritet global, krahas rreziqeve të tjera si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thuhet në këtë deklaratë.

Sam Altman, shefi ekzekutiv i OpenAI që krijoi ChatGPT, Demis Hassabis, shefi ekzekutiv i Google DeepMind, dhe Dario Amodei, nga kompania Anthropic, kanë mbështetur këtë deklaratë.

Në mesin e nënshkruesve ishte edhe Geoffrey Hinton, i ashtuquajturi “kumbara i inteligjencës artificiale”. Hinton, krijues i disa nga teknologjive bazë për sistemet e inteligjencës artificiale, kishte paralajmëruar edhe më parë për rreziqet nga inteligjenca artificiale.

Megjithatë, disa ekspertë besojnë se frika që inteligjenca artificiale mund të çojë deri në zhdukjen e njerëzimit është jorealiste.

Shqetësimi i tyre më i madh ka qenë ideja e të ashtuquajturës inteligjencë e përgjithshme artificiale (AGI). Ky koncept përshkruan momentin kur makinat të bëhen të afta të kryejnë funksione të një game të gjerë dhe të mund ta zhvillojnë programimin e tyre vetë.

Frika është se njerëzit nuk do të kenë më kontroll mbi inteligjencën artificiale, gjë që ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ketë pasoja të tmerrshme.

Kjo deklaratë e fundit e përbashkët vjen dy muaj pasi miliarderi Elon Musk dhe të tjerë kërkuan një pauzë në zhvillimin e një teknologjie të tillë derisa të verifikohet siguria e saj. /REL

Biletat 2 euro, për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Cineplexx!

Cineplexx organizon event për 1 Qershor, ku ka përgatitur një program të përzgjedhur të filmave të animuar dhe çmim special të biletës prej vetëm 2€.

1 Qershori apo Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve do të festohet edhe në Cineplexx në të dy kinematë, Prishtine dhe Prizren ku eventi fillon nga ora 11:30. Përveç çmimeve speciale, gjithashtu do të ketë aktivitete për fëmijë si face painting dhe dhurata mundësuar nga Migros Group.

Këta janë tre filmat për fëmijë që do të shfaqen gjatë kësaj dite me çmim special

The Super Mario Bros. Movie

Gjatë udhëtimit të tyre, vëllezërit Mario dhe Luigi ndahen aksidentalisht ku Mario zbret në Mbretërinë e Kërpudhave dhe Luigi në ishullin lundrues të banuar nga Bowser i ligë. Me ndihmën e Princeshës Peach, Mario bëhet gati të përballet me Bowser-in e gjithëfuqishëm për të shpëtuar vëllain e tij dhe për të ndaluar Bowser për të pushtuar botën.

 Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Puss in Boots: The Last Wish

Maqoku në qizme zbulon se pasioni i tij për aventurën ka bërë të vetën: ai ka djegur tetë nga nëntë jetët e tij. Ai nis një udhëtim epik për të gjetur legjendën e “Dëshirës së Fundit” dhe për të rikthyer nëntë jetët e tij.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTUhttp://(https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Puss-in-Boots-The-Last-Wish/)

Billie Eilish shpërthen ndaj komenteve për pamjen e saj: Lërini gratë të ekzistojnë

Billie Eilish po përballet me kritikët që me sa duket kanë një problem me mënyrën se si stili i saj ka evoluar gjatë viteve.

21-vjeçarja fituese e çmimit Grammy postoi një seri fotosh në Instagram gjatë fundjavës dhe shkroi: “Kam kaluar 5 vitet e para të karrierës sime duke u fshehur absolutisht nga ju budallenjtë që isha si djalë dhe për veshjen që kisha. Dhe vazhdimisht më thuhet se do të isha më e mirë nëse do të sillesha si një grua.”

“Tani kur ndihem mjaftueshëm rehat për të veshur ndonjë gjë femërore apo të përshtatshme, ndryshova dhe jam e shitur”, vazhdoi mbishkrimi mbi një foto të saj. “Dhe ‘çfarë i ndodhi asaj’ ‘ o Zot nuk është e njëjta Billie ajo është si të tjerët’ bla bla bla.”

Eilish vazhdoi duke iu drejtuar me “idiotët e vërtetë”.

“Lërini gratë të ekzistojnë!” shtoi ajo.

Eilish vazhdoi me më shumë postime.

“FAKT GAZMOR! a e dinit se femra është shumëplanëshe!!!!!??? tronditëse apo jo?? besoni apo jo femrat mund të jenë të interesuara për shumë gjëra”, ka shkruar ajo.

“Edhe se feminiliteti nuk barazohet me dobësi???!!!! O zot i madh?! çmenduri apo jo? kush e dinte”, shtoi ajo. “Dhe gjithashtu krejtësisht e padëgjuar dhe e çmendur të duash të shprehesh ndryshe në periudha të ndryshme.”

Eilish i tha revistës Elle në vitin 2021 se humbi 100,000 ndjekës të mediave sociale pasi ndau një tjetër look.

“Njerëzit i mbajnë këto kujtime dhe kanë një lidhje,” i tha ajo botimit. “Por është shumë çnjerëzore.”/Top Channel

HOLLYWOOD, CALIFORNIA – FEBRUARY 09: Billie Eilish attends the 92nd Annual Academy Awards at Hollywood and Highland on February 09, 2020 in Hollywood, California. (Photo by Amy Sussman/Getty Images)

Unë, biri yt Kosovë

Poezi nga Ali Podrimja

Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt./ KultPlus.com

CNN renditi Shqipërinë mes 12 destinacioneve turistike/ Rama: Eksperiencë unike për 2023

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm me anë të një postimi në “Facebook”, artikullin e CNN, ku Shqipëria quhet “Perlë Mesdhetare”. 

Rama bashkangjitur me postimin ka shkëputur një pjesë nga artikulli i CNN, ku gjigandi mediatik botëror e rendit Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023.

Tirana me mural për Lionel Mesin

Artisti argjentinas me famë botërore Maximiliano Bagnasco po realizon në një prej fasadave në kryeqytet portretin gjigand të Lionel Mesit, që konsiderohet edhe si lojtari më i mirë i botës dhe nga shumë si më i miri i të gjitha kohërave.

Muralja e Mesit do jetë te godinat e reja të konvikteve tek Farmacia 10 në kryeqytet, ndërsa po tërheq çdo ditë kureshtjen e qytetarëve të shumtë që kalojnë aty.

Maximiliano Bagnasco është një emër i njohur në fushën e artit, ndërsa ka dhe rreth 300 mijë ndjekës nga e gjithë bota. Në Itali ai njihet për muralen gjigande me portretin e Maradonës në Napoli teksa pushtoi faqet e gjithë mediave ndërkombëtare.

“Mural Fest Tirana” është një nga aktivitetet më të veçantë që zhvillohet në kryeqytet si nismë e Drejtorisē së Dekorit nga Bashkia e Tiranës dhe kuruar nga Shoqata Kulturore VIZart.

Vitet e fundit Tirana po i ofron qytetarëve dhe vizitorëve të huaj një pamje tjetër, ku fasadat e mureve në disa rrugë, janë zëvendësuar me murale, të cilat i kanë dhënë pamje tjetër kryeqytetit.

Beyonce nderoi Tina Turner gjatë koncertit në Londër

Beyonce nderoi Tina Turner gjatë koncertit të saj në Londër të hënën mbrëma me një interpretim të hitit River Deep, Mountain High.

Video u shpërnda në rrjetet sociale nga fansat e pranishëm. Koncerti i Beyonce u zhvillua në stadiumin Tottenham Hotspur, transmeton Indeksonline.

Beyonce u bëri thirrje pjesëmarrësve që “të bërtasin që Tina të dëgjojë se ju e doni atë”. 

Në faqen e saj zyrtare, Beyonce postoi një foto të dy grave teksa këndonin së bashku këngën Proud Mary në ndarjen e çmimeve Grammy./Indeksonline/KultPlus.com

Elbenita Kajtazi: Nuk mund të jesh fëmijë pa trauma nëse je rritur në Mitrovicë

Sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi ka shpreh shqetësimin e saj për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, shkruan KultPlus.

Ajo ka kujtuar përjetimet e saj me qytetin e lindjes dhe se zhvillimet e fundit në Mitrovicë, sipas Kajtazit kanë ndikuar që përsëri ti kthejnë ankthin.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e Elbenita Kajtazit

Dje telefonova babin dhe e pyeta ,” babe çka po ndodh në Mitrovicë ? ” , ai u përgjigj, ” kurgjo qika jeme, jemi msu ne tash e 24 vite historia e njejt, mos u shqetëso ti hiq”…

Unë prap se prap dje ndjeva ankth, përjetova sulm paniku, dhe gjithë traumat fëmijërore u kthyen prap. Nuk mund të jesh fëmijë pa trauma nëse je rritur në Mitrovicë./ KultPlus.com

Reportazh: Shëngjini – ‘Plazhi i Kosovës’, gati të mirëpresë turistët

Flonja Haxhaj
Fotografitë: Era Berisha

Në brigjet e Detit Adriatik, në pjesën veriore të Shqipërisë, shtrihet plazhi i Shëngjinit. Me kodrinat e larta përballë që i japin një pamje edhe më pitoreske, plazhi i Shëngjinit vazhdon të jetë një destinacion dhe pikë referimi e turistëve në çdo stinë të vitit, e sigurisht gjatë sezonit veror, shkruan KultPlus.

Afërsia me Kosovën dhe mbipopullimi i ndërtesave shumë pranë plazhit nga pronarë dhe pushues kosovarë, ka bërë që ky plazh të njihet edhe me emrin tjetër ‘Plazhi i Kosovës’.

Që me të mbërritur në Shëngjin, era e lehtë dhe valët e detit të krijojnë  një iluzion se edhe natyra gjallërohet në një mbizotërim ndjenjash që derdhen afër brigjeve të detit duke u përplasur me njëra-tjetrën dhe njëkohësisht duke ofruar një qëndisje emocioni të pakrahasueshëm në kujtimet e secilit.

Plazhi i Shëngjinit gjendet vetëm 8 kilometra larg qytetit të Lezhës e në këtë qark përveç Shëngjinit, turistët mund t’i shijojnë edhe bukuritë e tjera siç janë Mrizi i Zanave, Shpella e Hutit, Shpella e Sukës së Vogël, Dritarja tektonike e Manatisë, Këneta e Kashtës, Rivat e Drinit, Biomonumente, Rrapi i Grykës, Rrepet e Kolshit, Rrapi i Pirajve, Lisi Markatonajt, Pylli i Shën Mërisë e shumë të tjera.

Shëngjini është një vend që ofron mundësi argëtimi dhe relaksimi për të gjitha moshat. Jo shumë larg nga ky plazh gjendet edhe Rana e Hedhun, e ku si çdo vit tjetër edhe sivjet, nga 1-6 qershor mbahet një prej festivalve më të mëdha të muzikës elektronike ‘Unum Festival’, një festival që mbledh të rinjtë nga të gjitha vendet e botës për të shijuar muzikën e DJ-ëve më të njohur nga i gjithë globi.

Përgjatë qëndrimit tonë në Shëngjin ne qëndruam në hotelin ‘Ermiri’, një hotel ky që përveç shumëllojshmërisë në ushqim, ofron edhe një ambient tejet luksoz dhe një afërsi pak metra me detin duke dhuruar një pamje mahnitëse.

Drejtori i Drejtorisë së turizmit në qarkun e Lezhës, Ronaldo Xhani, në një prononcim për media, tha se plazhi i Shëngjinit është një mundësi e mirë për të kaluar pushimet verore sidomos për çmimet që ai ofron.

“Shëngjini është një plazh potencial, këtu afër kemi edhe portin që viteve të fundit por edhe më parë, kalonin velierë që vinin që të pushtojnë edhe turizmin e detit, pra është një potencial kryesor duke kombinuar edhe atë modelin e turizmit, jo vetëm turizëm të bregdetit por edhe mundësinë që të jep Shëngjini për shëtitje me anije dhe guida detare” , u shpreh Xhani  i cili  më tutje u bën thirrje shqiptarëve të Kosovës që të vijnë në Shëngjin sepse mes shumë të tjerave, ky plazh then rekordin për çmime të arsyeshme, afërsinë e detit  me hotelet dhe Kosovën.

Ndërkaq, Paulin Zefim drejtor i trashëgimisë kulturore në Lezhë, tha se Qyteti i Shëngjinit përveç detit, plazhit, restaurantet dhe jetën e natës ofron edhe diçka më shumë se sa që ofrojnë vendet e tjera.

“Paketa turistike e Shëngjinit ka edhe diçka ekstra që rrallë gjendet në qyetete të tjera të Shqipërisë. Vetëm 8 kilometra nga këtu kemi Lezhën. E në kët rreth kemi 22 monumente kulturore të kategorisë së parë dhe të dytë duke nisur nga qyteti antik, nga muret antike, akrolisi, memoriali i vendvarrimit të Gjergj Kastrioti Skëndërbeut”, tha mes tjerash Zefi duke shtuar se 60 % e vizitorëve në këto monumente janë shqiptarë nga Kosova.

Ndërkaq, ju kujtojmë që plazhi i Shëngjinit mbledh më shumë se 1 mililon turistë në të gjitha sezonet e sidomos në atë turistik veror./ KultPlus.com

Fshati më i heshtur në botë, shumica e banorëve janë shurdhë-memecë

Një fshat i populluar, por krejtësisht i qetë! I tillë është Dadkhai, një fshat i largët në Indi, në majë të një kodre që e rrethojnë Himalajet. Arsyeja pas kësaj qetësie, është vërtet e trishtë. Nuk ka fëmijë që bërtasin teksa luajnë, nuk ka të rritur që bëjnë thashetheme, qeshin apo çdo zhurmë tjetër.

Me rreth 300 familje, Dadkhai njihet si “fshati i heshtur”. Ky fshat ka një përqindje shumë të lartë të njerëzve shurdhë memecë. Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore zbuloi në 2014-ën pas një hetimi se fëmijët e lindur në këtë fshat kanë të njëjtën sindromë, ata as nuk flasin e as nuk dëgjojnë.

Padyshim, ky fshat funksionon krejt ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Është e zakonshme të shohësh njerëz që shikojnë njëri-tjetrin pa thënë asnjë fjalë. Fshatarët identifikohen jo me emra, por me shenja. Edhe ata që janë në gjendje të dëgjojnë dhe flasin janë përshtatur me natyrën e qetë të komunikimit.

Kryetari i fshatit Choudhary Mohammad Hanief i cili është ndër të paktët që flet dhe dëgjon, u shpreh për mediat e huaja se: Çdo familje goditet nga ky mallkim! I kërkova qeverisë një shkollë për këta fëmijë, por lutjet tona ranë në vesh të shurdhër. Këta njerëz janë mbajtur larg arsimit bazë.

Çatitë e këtij fshati janë të mbuluara nga bimët, nuk ka rrugë të asfaltuara dhe ekziston vetëm një qendër e vogël shëndetësore, por pa mjek. Fshatarët e sigurojnë jetesën duke kultivuar perime ndërsa ujin e pijshëm e marin nga burimet aty pranë. Njerëzit duken aq të paqtë sa nuk ndodhin kurrë ngjarje kriminale.

Megjithatë, prevalenca e lartë e këtij mutacioni gjenetik te banorët e ka bërë atë disi të njohur vitet e fundit . E teksa njerëzit që e vizitojnë shtohen, fshatarët janë dyshues ndaj tyre pasi tremben nga kamerat.

Për dekada të tëra, shkaku i mutizmit në Dadkhai ishte një mister. Por shkencëtarët dyshuan fuqishëm se ekzistonte një lidhje gjenetike. Sipas Sunil Kumar Raina, një neurolog indian që udhëhoqi hetimin e ICMR-së në vitin 2014, fshati përbëhet kryesisht nga Gujjars, një komunitet nomad etnik i përhapur në të gjithë Indinë, Pakistanin dhe Afganistanin. Testet e tij gjenetike zbuluan se ky mutacion shkakton mungesën e një proteine të quajtur otoferlin, e cila çon në humbje të dëgjimit.

Dhe kështu ekspertët besojnë se martesat farefisnore brenda fshatit gjatë dekadave kanë bërë që mutacioni të trashëgohet brez pas brezi.

Për të ndryshuar të ardhmen e fshatit, autoritetet tani po inkurajojnë banorët e këtij fshati që të mos rrinë më të izoluar, por të kërkojnë partnerë nga komunitete të tjera.

Vendasit thonë se rasti i parë i shurdh-memecit u raportua në vitin 1901. /KultPlus.com

Anulohen për sot aktivitetet e “Defender Europe ‘23”


Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi sot se për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parapara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohen.

Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. /KultPlus.com

‘Little Mermaid’ kryeson me 95.5 milionë dollarë për shitje biletash në Amerikën e Veriut

“Little Mermaid” është renditur si filmi numër 1 në Amerikën e Veriut, duke fituar 95.5 milionë dollarë të ardhura në fundjavë.

Në vendin e dytë është renditur “Fast X” me 23 milionë dollarë, i ndjekur nga “Guardians of the Galaxy Vol. 3” me 20 milionë dollarë, “Super Mario Bros” në pozitën e katërt me 6.3 milionë dollarë dhe “The Machine” në pozitën e pestë me 4.9 milionë dollarë.

” About My Father” është radhitur i gjashti me 4.3 milionë dollarë, “Kandahar” në të shtatin me 2.4 milionë dollarë, “You Hurt My Feelings” në vendin e tetë me 1.4 milionë dollarë, “Evil Dead Rise” në vendin e nëntë me 1 milion dollarë dhe ” Book Club: The Next Chapter” në të dhjetin me 920,000 dollarë./KlanKosova/KultPlus.com

‘Mbushni vetës një gotë, vendosni ca buzëkuq, dhe bëhuni më të forta se kurrë’

Elizabeth Taylor, aktore në më shumë se 50 filmave, është një ndër yjet më të vlerësuara në botë.

Për më shumë se 7 dekada ajo na magjepsi me bukurinë e talentin e saj bashkë me personazhet e saj shumë emocionalë.

Jeta personale e saj gjithmonë ishte një ndër temat kryesore që tërhiqte vëmendjen e medieve, për shkak të tetë martesave të saj dhe sëmundjeve të rënda.

Ja ku janë 7 thënie nga ‘mbretëresha e aktrimit’ për t’iu motivuar!

“Mbushni vetës një gotë, vendosni ca buzëkuq, dhe bëhuni më të forta se kurrë!”

“Unë jam një e mbijetuar – një shembull perfekt se në çka mund të kalojë njeriu dhe të mbijetojë.”

“Supozoj se meshkujt kur arrijnë njëfarë moshe, frikësohen të piqen. Duket sikur sa më të moshuar që bëhen, aq më të reja janë gratë e tyre.”

“Ndihem shumë aventuriere. Ka shumë dyer për tu hapur, dhe nuk kam frikë të shikoj se çfarë ka brenda tyre.”

“Shumë për tu bërë, e kaq pak janë bërë…”

“Nuk më pëlqen çdo gjë që kam bërë, ose që jam, ose që kam qenë. Por unë jam unë. Zoti e di, unë jam unë!”

“Kam kaluar në çdo gjë, e dashur, unë jam nëna e kurajës!”/Unikportal/KultPlus.com

‘Guxo’

Poezi nga Ndre Mjeda

Guxo

Lundërtari qe s’rrezikohet
Kur asht’ deti shkum’ e valë
Vetë me vedi mos t’ankohet
Se i shkoi dita pa fitim
Tuj u tall’ e tuj pritue
Kurrgjasend nuk qitet n’dritë
Çfarëdo sendi me fitue
Trimni lypet e guxim./KultPlus.com

Liqeni akullnajor i Gramozit në Kolonjë, ngjitje alpine mes mrekullisë së natyrës

Të pasionuarit pas alpinizmit vizituan fundjavën që lamë pas liqenin akullnajor në malin e Gramozit në Kolonjë.

Bashkia e Kolonjës ndau sot në rrjetet sociale momente nga ngjitja e një grupi të rinjsh nga Korça në malin e Gramozit, udhëtim që zgjati rreth 9 orë ngjitje-zbritje.

“Në majë të Gramozit, në liqenin akullnajor, aty ku çdo gjë është perfekte. Disa prej të rinjve të Korça Alpin ditën e djeshme kanë ngjitur malin e Gramozit, për të shijuar bukuritë natyrore e promovuar ato”, u shpreh bashkia e Kolonjës.

Sipas bashkisë, shtegu filloi nga fshati Kreshovë, Kolonjë dhe ishte i gjatë rreth 18 km, me një disnivel prej rreth 1200 m.

Mali i Gramozit me liqenin e tij akullnajor, monument natyre në një lartësi prej 2523 m mbi nivelin e detit është një nga atraksionet më të vizituara në Ersekë. Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtij ujëmbledhësi.

Përreth ka bimësi të larmishme natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike. Të pasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto mjedise të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave./atsh/KultPlus.com

‘Ika dhe të lashë unë, sytë më nuk ti pashë’ (VIDEO)

Motivi i dashurisë shtrihet më së bukuri në çdo fushë të artit, duke bashkëdyzuar dimensione të ndryshme, shkruan KultPlus.

Disa kanë shkruar për ndarje, disa kanë pikturuar një pamje magjepsëse, e disa i kanë kënduar mallit të zemrave.

Një këngë tejet e veçantë në këtë rrafsh mbetet “Buzët më ishin tharë” nga Eranda Libohova, e cila nën tekstin e Ardita Jatrus sjell një nostalgji tejet sentimentale.

KultPlus ua sjell tekstin dhe interpretimin e Libohovës të këngës “Buzët më ishin tharë”:

Ika dhe të lashë unë, sytë më nuk ti pashë
Oh sa të kam dashtë, oh sa të kam dashur ty
Edhe pema ku ne putheshim më parë
Degët ishin tharë, degët ishin tharë për ne
Më dhe një shami ti si kujtim të parë
Me lotë e kam larë, me lotë e kam larë për ty.
Nuk të kisha pranë unë si një vit më parë
2X Buzët më ishin tharë, buzët më ishin tharë për ty.

Dikur u takuam sytë unë prapë t’i pashë
Shumë fjalë nuk t’i thashë, shumë fjalë nuk ti thash unë ty
Lotët ishin tharë dhe gjumë nuk kish në sy
Erdha të t’jap ty,  erdha të t’jap ty këtë natë
Ëndërr e pafund kjo nata jonë e parë
Dita nuk po zbardhë, dita nuk po zbardhë për ne
Une të kisha pranë si një vit më parë
2X Buzët më ishin tharë, buzët më ishin tharë për ty

Ika dhe të lashë unë, sytë më nuk ti pashë
Oh sa të kam dashtë, oh sa të kam dashur ty
Edhe pema ku ne putheshim më parë
Degët ishin tharë, degët ishin tharë për ne
Më dhe një shami ti si kujtim të parë
Me lotë e kam larë, me lotë e kam larë për ty.
Nuk të kisha pranë unë si një vit më parë
2X Buzët më ishin tharë, buzët më ishin tharë për ty . / KultPlus.com

Libri ‘Kësulëkuqja, përrallë për të rritur’, i autorit Ag Apolloni shpallet botimi më i mirë i vitit 2022

Libri “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur”, i autorit Ag Apolloni është shpallur botimi më i mirë i vitit 2022, shkruan KultPlus.

Libri “Kësulëkuqja” i botuar nga shtëpia botuese “Albas” është shpallur nga Bukinist.al, libri më i mirë i vitit 2022, në kategorinë “Romani shqip”.

Ky çmim i është dhënë autorit Apolloni nën vlerësimin si rrëfimtar tipik postmodernist, për lojën intertekstuale të përrallës dhe për regjistrat tragji-komik të dramës shqiptare që risendërtohet ndryshe në këtë roman./KultPlus.com

Dashunia âsht shoqni e rrallë

Poezi nga Fernando Pessoa

Përktheu Halil Matoshi

Shoqni e rrallë asht dashunia
Me ecë udhëve i vetëm nuk di ma,
Se vetëm nuk mundem.
Një mendim i dukshëm më nxit me shpejtue hapin
Shoh gjithnji e ma pak dhe njikohesisht zjarmishëm lakmoj me pa  çdo gja.
Madje edhe mungesa e saj asht me mue,
Dhe e puth aq sa nuk di si me e dishirue…
Nuk e shoh mbase, e përfytryroj, dhe i fortë jam përballë lisave të gjatë
N’tuebamësi, dridhem dhe nuk e di  çka ndodh në njat heshtje në mungesën e saj.
Me tanë qenien time ndjej diqysh fuqinë që po më lë
E tanë vërtetësia vështon  si luledielli me fytyrën e saj midisdisi…/ KultPlus.com

‘Bota zunë e flasin’ (VIDEO)

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar e muzikës popullore shqiptare në vitet 1970-2000. Ajo ka lidur më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.

KultPlus ju sjell këngën ‘Bota zunë e flasin’:

Bota zu e flasin
Keq per ne te dy
Nuk mendoj per veten mi goce
Me vjen keq per ty

O nuk mendoj per veten goce
Me vjen keq per ty

Ref…
Qoft mallku sahati i shkret
Qe u morrem vesh
Un ta shkela kamen mi goce
Ti zune me qesh x2

O vjen me gaz o ky behar
O na u ndezen zemrrat zjarr
Seç na zu maraku mi goce
S’me ke s’te kam faj x2

Ti nuk je fajtore
Mos t’vjen keq per mu
Ç’desha un i mjeri mi goce
Me ty me u ngatrru

O ç’desha un i mjeri mi goce
Me ty me u ngatrru

Ref…
Qoft mallku sahati i shkret
Qe u morrem vesh
Un ta shkela kamen mi goce
Ti zune me qesh x2

O vjen me gaz o ky behar
O na u ndezen zemrrat zjarr
Seç na zu maraku mi goce
S’me ke s’te kam faj x2/KultPlus.com

Presidentja Osmani: Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmeve në Veri të Mitrovicës, ku janë sulmuar policia e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët, shkruan KultPlus.

Presidentja Osmani përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë.

”Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani në Twitter./KultPlus.com

Salla e re multimediale në Korçë, e para e këtij lloji në rajon

Salla multimediale e Korçës është infrastruktura më e re digjitale, e para e këtij lloji në rajon, që sjell një eksperiencë unike e ku gërshetohen teknologjia dhe arti.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së qytetit Sotiraq Filo vizitoi sot sallën e re multimediale, pjesë e  Qendrës së Inovacionit në Korçë, së bashku edhe me një grup të rinjsh artdashës, frekuentues të rregullt të qendrës, të pasionuar gjithashtu pas teknologjisë dhe inovacionit.

“Kjo është salla multimediale e Korçës. Është bërë e mundur falë një mbështetje me investim nga Ministria e Sipërmarrjes me Grantin e Inovacionit, falë të cilës u bë e mundur investimi në infrastrukturë, në pajisje. Ndërkohë që, jemi duke punuar me projekte të ndryshme për të trajnuar edhe një grup të rinjsh të cilët do të punojnë në këtë gërshetimin ndërmjet teknologjisë edhe artit, sidomos në pjesën e videove dhe të multimedias. Kjo është ekspozita e parë që po organizojmë, që iu kushtohet motrave Zengo, piktoret e para femra shqiptare”, shpjegoi kryetari i bashkisë Filo.

Ndërkohë që një prej të rinjve të angazhuar në realizimin e këtij projekti, Arbri, tregoi se perspektiva është për ta bërë sallën funksionale edhe për shumë aktivitete të tjera, ku arti ndërthuret me teknologjinë.

“Është eksperienca e parë e këtij lloji në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që nëpërmjet iniciativës së Europe House dhe bashkisë së Korçës ne kemi mundësi të punojmë në një sallë të tillë, që për hir të së vërtetës është e para ndoshta në rajon. Gjëja më e mirë është që kjo sallë të jetë funksionale, të jetë një muze virtual digjital si në gjithë botën, që ka çmime biletash, ka vizitorë, punësohen të rinjtë, mëson të rinjtë në artet e reja dhe teknologji digjitale dhe për më tepër shpresojmë të bëjmë dhe shumë punë të tjera, ekspozita të tjera. Ne mendojmë që këtu të aplikojmë shumë arte të reja, duke filluar nga artet e reja gjenerative dhe inteligjenca artificiale”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, kryeministri Rama u interesua për detaje të projektit dhe vlerësoi punën e bërë për realizimin e plotë të tij, duke inkurajuar risi të tjera në të ardhmen./atsh/KultPlus.com