Fansja e gjuan me ujë, Cardi B nuk e kursen, e gjuan me mikrofon (VIDEO)

Cardi B është sulmuar nga një fanse me ujë, por e njëjta nuk ka ngurruar që ta sulomojë më pas me mikrofon, shkruan KultPlus.

Sulmet ndaj yjeve kanë filluar të jenë aktuale, pasi që jnjë sulm të ngjashmë kanë përjetuar edhe Bebe Rexha e Drake, e tash së fundi edhe Cardi B.

Ky sulm është filmuar edhe nëpërmjet videos, dhe pamjet e kësaj ngjarje mund ti shihni më poshtë./ KultPlus.com

Kalimera Poetike Basri Çapriqi do të mbahet prej 4 deri më 6 gusht,  shënon edicionin e 31-të

Kalimera Poetike Basri Çapriqi do të mbahet edhe këtë vit në Ulqin, e sivjet shënon edicionin e 31-të, shkruan KultPlus.

Sipas njoftimit të organizatorëve bëhet e ditur se ky edicion do të nisë më 4 gusht dhe do të zgjasë deri më 6 gusht.

Në bazë të programit, do të ketë një përfshirje të shkrimtarëve me përbërje të: Nazmi Rrahmanit, Nurie Emrualli dhe Primo Shllaku./ KultPlus.com

Mbahet manifestimi “Vera kulturore e Sharrit” në Bogovinë

Me koncertin e solistëve dhe Shoqërisë Kulturore Artistike Drita të fshatit Bogovinë, është përmbyllur manifestimi tashmë tradicional Vera kulturore e Sharrit. Koncertin që organizohet enkas për mërgimtarët e këtij fshati e begatoi me pjesëmarrje edhe Shoqëria Kulturo-Artistike Shqiponja nga Shkupi. Mysafirët I argëtuan edhe këngëtarët Resmije Krasniqi dhe Ylmize Tafallari.

Paraprakisht, gjatë ditës janë organizuar edhe disa aktivitete tradicionale kurse spikati gara e vrapimit të kuajve, që është një traditë mjaft e lashtë në këto vendbanime, por kohëve të fundit është zbehur. Kësaj radhe, Shoqëria Kulturore Artistike “Drita” nga Bogovina riktheu këtë traditë që është edhe një aktivitet për të argëtuar mërgimtarët që të njëjtit të mos e harrojnë vendlindjen e tyre. Përmes këtyre organizimeve, synohet që gjeneratat e reja të njihen me traditat e të parëve të tyre, thotë kryetar i Shoqërisë Kulturore Artistike Drita Hisen Ismaili. “Është një manifestim ku ngërthehet disa aktivitete. Vitin e kaluar, krahas garës me kuaj dhe vrapimit, kishim koncertin dhe ekspozitën me piktura dhe me artefakte të vjetra. Këtë vit, nuk kemi ekspozitë, por i kemi këta aktivitete siç janë gara me kuaj dhe vrapimi. Këta dy aktivitete i mbajmë për të përcjellë traditat tona në të kaluarën”, tha Hisen Ismaili, kryetar i Shoqërisë Kulturore Artistike “Drita”.

Vera kulturore e Sharrit në fshatin Bogovinë është një nga ngjarjet e shumta që mbahen gjatë verës në rajonin më të gjerë të Pollogut. Ky aktivitet është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Bogovinës si dhe me ndihmën e disa kompanive vendase. (U.H)/ KultPlus.com

Masterklasa me Maestro Araizën solli mbrëmjen koncertale me talentët e rinj të RLIOF

Zëri i talentëve të rinj, të përzgjedhur nga vetë legjenda e muzikës operistike, Maestro Francisco Araiza, jehoi në mbrëmjen e katërt të Festivalit Rame Lahaj International Opera Festival, është bërë e ditur nga RLIOF.

“Në koncertin e së shtunës mbrëma, publiku shijoi rrugëtimin muzikor që rezultoi nga Masterklasa me Maestro Araizën, i cili ka qëndruar në kryeqytet që nga fillimi i edicionit të 3-të të festivalit operistik, për të ndarë eksperiencën e tij me zërat e së ardhmes.

RLIOF e ka një prej qëllimeve kryesore promovimin e gjeneratës së re dhe ndërlidhjen e tyre me botën. Mbrëmja ‘New Generation’ u dha rastin solistëve nga vende të ndryshme të botës, si Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Ukraina etj, që t’i bashkohen misionit tonë.

Koncerti ‘New Generation’ u përmbyll me ndarjen e certifikatave të Masterklases me Maestro Araizën, por udhëtimi i këtyre talentëve nuk mbaron në Prishtinë. Mbështetja e RLIOF për zërat e ‘Gjeneratës së re’ vazhdon edhe pas përfundimit të festivalit”, thuhet në njoftimin e RLIOF!/ KultPlus.com

 “Shqipëria e bukur”, vajza e Donald Trump publikon pamje nga pushimet

Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar.

Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Madje ajo ishte dhe te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nga pushimet në Shqipëri në llogarinë e saj në Instagram.

“Shqipëria e bukur”, shkruan ajo. 

“Shqipëria e bukur”, shkruan ajo.

FOTO/ Ivanka Trump promovon bukurinë e Shqipërisë për 7.5 milionë ndjekësit e saj
FOTO/ Ivanka Trump promovon bukurinë e Shqipërisë për 7.5 milionë ndjekësit e saj
FOTO/ Ivanka Trump promovon bukurinë e Shqipërisë për 7.5 milionë ndjekësit e saj
FOTO/ Ivanka Trump promovon bukurinë e Shqipërisë për 7.5 milionë ndjekësit e saj
FOTO/ Ivanka Trump promovon bukurinë e Shqipërisë për 7.5 milionë ndjekësit e saj

Kryeministri Rama luan me ndjekësit, sot ia dha përgjigjen fituesve

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së djeshme ka postuar dy fotografi të një objekti që ka nisë të ndërtohet në Tiranë, dhe ai i është drejtuar ndjekësve të tij se ata që e gjejnë deri në mesnatë, do ti sigurojë fanellën me nënshkrimin e cilitdo sportist apo këngëtar, shkruan KultPlus.

Dhe para disa minutave, kryeministri Rama ka zbuluar destinimin e këtij objekti që do të jetë Spital Veterinar, edhe pse shumë prej komentuesve menduan se mund të jetë Galeri e Arteve.

KultPlus ju sjell të dy postimet e kryeministrit Rama./ KultPlus.com

Kosova gati të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2023

MKRS nëpërmjet një komunikate ka njoftuar për vizitën e komisionit vlerësues të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), shkruan KultPlus.

Më poshtë është njoftimi i plotë i MKRS-së mbi këtë vizitë.

Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) këto ditë ka përfunduar vizitën në Prishtinë mbi kandidaturën për Lojërat Mesdhetare 2030

Pas takimeve të djeshme me krerët e institucioneve të Qeverisë sonë, komisioni vizitoi disa prej hapësirave që do të jenë pjesë integrale e ekosistemit sportiv të Lojërave Mesdhetare 2030.

Vizita e ekipit filloi në Qendrën e Studentëve, kompleks i cili do t’i akomodojë funksionet e Fshatit Mesdhetar gjatë Lojërave Mesdhetare, ku ekipi vizituan dhomat, hapësirat përcjellëse dhe ato që do të shërbejnë për ushtrime. Vizituan edhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit, stadiumin “Fadil Vokrri” ku do të mbahen gara për disa nga sportet e parapara. Shprehëm dedikimin tonë drejt krijimit të të gjitha kushteve infrastrukturore për gara kualitative dhe zhvillimin sa më të qëndrueshëm të sportit në shtetin tonë në mbështetje të talentit të zhvilluar dhe në zhvillim e sipër që e ka rinia e Kosovës.

Përtej lojërave, kandidatura e Republikës së Kosovës do të ketë efekt jetëgjatë duke treguar vizion për qëndrueshmëri, gjithëpërfshirje dhe angazhim të rinisë, me të cilat kemi për qëllim të lëmë pas trashëgimi të prekshme e të mirëfilltë, duke u dhënë sportistëve tanë hapësirë për zhvillim ndërkombëtar.

Vizita përfundoi në ballkonin e hapur të ndërtesës së Qeverisë, duke e falenderuar përzemërsisht komisionin për këtë vizitë të mirëpritur nga e gjithë Qeveria. Ritheksuam përkushtimin tonë për sportin, sportistët, trajnerët, zyrtarët, vulletarët e tërë komunitetin sportiv e sportdashës në Republikën e Kosovës.

Raporti përmbledhës i komisionit do të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së, që mbahet më 8 shtator 2023, ku do të bëhet edhe përzgjedhja e nikoqirit të Lojërave Mesdhetare 2030/ KultPlus.com

Bebe Rexha fillon turin e saj në Evropë, publikon video nga koncerti i madh në Londër (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka filluar turin e saj evropian “Best F*n Night Of My Life”,  tur që ka nisë me Londrën e që ka performjuar në “O2 Shepherd’s Bush Empire”

Këngëtarja shquptare ka ngritë në këmbë audiencën londineze, e cila para tyre ka kënduar hitet më të mëdha përgjatë karrierës së saj, por me thejs të veçantë nga albumi i saj i fundit “Bebe”./ KultPlus.com

Pesë vjet nga vdekja e një prej regjisorëve më të mirë në teatrin kosovar, Bekim Lumi

Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit. Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues.

Regjisori i njohur i teatrit shqiptarë dhe njëkohësisht profesor i nderuar që përcolli shumë gjenerata sot katër vite u nda nga jeta. Ai ishte ndër njerëzit që e donin më së shumti teatrin. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij e fundit që e jetësoi në skenë pak para se vdekja ta marrë, shkruan KultPlus.

Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Por, këtë ëndërr nuk pati fatin ta shoh bashkë me publikun në premierën e saj, pasi që gjendja ju përkeqësua dhe shëndeti i tij i lig ja pamundësoi një gjë të tillë, por ai po frymonte lirshëm që kishte arritur që atë shfaqje ta sjellë para publikut.

Lumi ishte një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ndër veprat që ai ka vënë në skenë mund të përmendim Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2010 – William Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe “Hamleti” të W. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater Truebuene, Mynih (Gjermani), etj. Lumi ka qenë kryeredaktor i revistës teatrale “Loja”.

Ai është vlerësuar me Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” me shfaqjen “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë). Në vitin 2011 ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë muzikore” për shfaqjen “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bullgari). Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër).

U nda nga jeta më 30 korrik 2018 pas një sëmundje të rëndë. /KultPlus.com

Qytetet më të shtrenjta për emigrantët

Renditja e fundit e kostos së jetesës për qytetet për këtë vit, e bërë nga firma amerikane Mercer, tregoi se qytetet europiane dominojnë në top 10 vendet më të shtrenjta për të jetuar emigrantët.

Sipas kësaj liste, Hong Kongu dhe Singapori janë ende më të shtrenjtat për emigrantët, por pesë nga 10 qytetet më të shtrenjta janë në Europë, duke përfshirë katër në Zvicër Zyrih, Gjenevë, Bazel dhe Bernë.

Kopenhagu është i pesti në listë, ndwrkohw qw dhe SHBA ka një qytet në top 10 – Nju Jorku në vendin e gjashtë.

Nga ana tjetër është publikuar një listë e vendeve ku jetohet më lirë, për të huajt. Listë në të cilën ndodhet dhe vendi ynë: Rumani, Bullgari, Shqipëri, Republikë Çeke, Poloni dhe Slloveni.

Me disa nga kostot më të lira të jetesës në Europën Lindore, Rumania është një destinacion kryesor për shumë të huaj. Kostot e vlerësuara të jetesës për një person beqar në Rumani janë 499 dollarë në muaj, pa përfshirë qiranë.

Kostot e parashikuara të jetesës për një person të vetëm në Bullgari janë rreth 506 dollarë në muaj, duke përjashtuar qiranë.

Kushtet e përballueshme të jetesës e kanë bërë Shqipërinë të preferuar për shumë të huaj. Kostot e vlerësuara të jetesës për një person të vetëm në Shqipëri janë afërsisht 420 dollarë muaj pa përfshirë qiranë. Ndërsa qyteti më i përballueshëm, madje dhe në Ballkan, cilësohet Tirana. Menjëherë pas kryeqytetit vjen Durrësi, Saranda dhe Vlora.

‘Jam në atë moshën, ku ndonjëherë dashuria është si një qoshk qetësie, si një perëndim dielli në plazh’

Poezi nga Jose Saramago

Jam në atë moshën, ku gjërat shihen me qetësi, por duke mos harruar se rritja vazhdon.

Jam në atë moshën, ku ëndrrat përkëdhelen me duar dhe iluzionet bëhen shpresë.

Jam në atë moshën, ku ndonjëherë dashuria është një hov i çmendur dhe plot ankth, që digjet nga dëshira për jetë dhe pasioni i shumëpritur.

Jam në atë moshën, ku ndonjëherë dashuria është si një qoshk qetësie, si një perëndim dielli në plazh.

Sa vjeç jam?

Nuk kam pse t’i tregoj vitet e mia me një numër, pasi dëshirat e përmbushura, lotët e derdhur gjatë udhës teksa shihja iluzionet e mia të humbura, vlejnë më shumë se një numër.

Çfarë rëndësie ka nëse mbush 20 vjeç, 40 vjeç apo 60 vjeç ?!

Rëndësi ka vetëm mosha që ndiej.

I kam aq vite mbi shpinë sa të jetoj i lirë dhe pa frikë.

Ta vazhdoj pa frikë udhën time, sepse kam me vete përvojën dhe forcën e ëndrrave të mia.

Sa vjeç jam unë?

Kujt i bëhet vonë!

I kam aq vite mbi shpinë sa ta braktis frikën dhe të bëj çka dua dhe çka ndiej.

Përktheu: Elona Caslli / KultPlus.com

SHBA: Kina i ofron Rusisë teknologji dhe pajisje thelbësore

Një raport i sapo lëshuar nga zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së pretendon se Kina po ofron teknologji dhe pajisje për Rusinë, që po bëhet gjithnjë e më vendimtare për luftën e Moskës në Ukrainë.

Raporti, i titulluar “Mbështetja e ofruar nga Republika Popullore e Kinës për Rusinë”, gjithashtu tregoi se Pekini po ndjek një sërë mekanizmash të mbështetjes ekonomike për Rusinë që zbusin ndikimin e sanksioneve perëndimore dhe kontrolleve të eksportit.

Ai po ashtu tha se Kina ka arritur importet e naftës dhe gazit rus të ridrejtuar nga Evropa.

“Pekini gjithashtu ka rritur ndjeshëm përdorimin e monedhës së tij, juanit, si dhe infrastrukturës së tij financiare në ndërveprimet tregtare me Rusinë, duke i lejuar entitetet ruse të kryejnë transaksione financiare pa pengesa perëndimore”, thuhet në raport.

Inteligjenca amerikane vlerësoi se Kina është bërë një “mbështetëse gjithnjë e më e rëndësishme për Rusinë në përpjekjet e saj të luftës”.

“Pekini po i ofron Rusisë gjithashtu teknologji me përdorim të dyfishtë që ushtria e Moskës e përdor për të vazhduar luftën në Ukrainë”, tha raporti.

Në një rast, raporti tregoi se që nga muaji mars Kina “kishte dërguar më shumë se 12 milionë dollarë në drone dhe pjesë të dronëve” në Rusi.

SHBA-ja dhe aleatët e saj ndërkombëtarë kanë kërkuar të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të zhvilluar luftën e saj kundër Ukrainës, duke përfshirë përpjekjet për të kufizuar qasjen e saj në ato që njihen si “teknologji me përdorim të dyfishtë” ose pajisje që mund të përdoren për civilët dhe për qëllime ushtarake.

Në fillim të kësaj jave, një raport pretendonte se kompanitë me bazë në Kinë po furnizojnë Rusinë me pajisje të nevojshme që forcat e Kremlinit mund t’i përdorin në fushën e betejës në Ukrainë.

Siç raporton ”Politico”, kjo përfshin urdhra nga blerësit rusë për qindra mijëra jelekë dhe helmeta antiplumb, drone komerciale që u mundësojnë forcave tokësore të identifikojnë dhe të lidhen me objektivat, si dhe pamje optike termike që u mundësojnë luftëtarëve të qëllojnë më saktë gjatë natës./ atsh/KultPlus.com

Komuna e Prishtinës rikujton që trotineti elektrik është i ndaluar në sheshe e hapësira publike

Komuna e Prishtinës përmes një postimi në facebook ka rikujtuar edhe një herë se është i ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshe e hapësira publike, shkruan KultPlus.

“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është  ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës në facebook.

Komuna e Prishtinës kishte marr vendim qysh nga muaji gusht i vitit të kaluar për ndalimin e trotineteve dhe të gjitha paisjeve të tjera elekrtonike për qarkullim në sheshet e kryeqytetit./KultPlus.com

Proust: Bota nuk u krijua një herë, por sa herë që vinte një artist origjinal

Aforizma nga Marcel Proust

  • Ne duhet të jemi mirënjohës ndaj njerëzve që na bëjnë të lumtur. Ata janë kopshtarët e zhytur në mundime dhe mendime, që e bëjnë shpirtin tonë të lulëzojë.
  • Muzika është ndoshta shembulli më unik i asaj që mund të ketë qenë hyjnore, nëse nuk do të kishte ardhur shpikja e gjuhës, formimi i fjalëve, analiza e ideve, komunikimi i shpirtrave.
  • Lumturia është e dobishme për trupin, por është dhimbja që zhvillon fuqitë e mendjes.
  • Shpesh është mungesa e imagjinatës që e ndalon njeriun të vuajë shumë. Mos ndaloni së kërkuari atë dëshironi ose do të përfundoni duke dashur atë që arrini të gjeni.
  • Në realitet, çdo lexues është çfarë ai po lexon, lexuesi i vetvetes.
  • Puna e shkrimtarit është thjesht një lloj instrumenti optik, i cili i ofron lexuesit të mundësojë që ai të dallojë se çfarë është ai, pa këtë libër.
  • Bota nuk u krijua një herë, por sa herë që vinte një artist origjinal.
  • Ne punojmë vazhdimisht për të formuar jetën tonë, por pavarësisht nga vetë kopjimi, ne dizejnojmë tiparet e personit që jemi dhe jo atij që do të donim të ishim.
  • Në dashuri nuk mund të ketë qetësi, sepse përparësia e fituar nuk është gjë tjetër veçse një pikënisje e re për dëshirat e reja.
  • Librat e vërtetë duhet të jenë fëmijë jo të dritës dhe mashtrimit, por të errësirës dhe heshtjes.
  • Leximi na mëson të rrisim vlerën e jetës, një vlerë që ne nuk kemi qenë në gjendje ta vlerësojmë dhe madhështinë e së cilës e realizojmë vetëm falë librit.
  • Ju nuk e doni askënd kur jeni i dashuruar.
  • Gjithmonë përpiquni të mbani një copë parajse mbi jetën tuaj.
  • Le t’ua lëmë gratë e bukura burrave pa imagjinatë.
  • Leximi është ajo mrekulli e frytshme e komunikimit në mes të vetmisë.
  • Ne vuajmë nga vuajtjet vetëm duke e provuar atë në mënyrë të plotë.

Përzgjodhi dhe përktheu: Albert Vataj /KultPlus.com

Oqeani Atlantik arrin rekord pas detit Mesdhe, studiuesit paralajmërojnë shifra më të larta të nxehtësisë

Pas një rekord të ri të lartë në detin Mesdhe, Oqeani Atlantik i Veriut arriti nivelin e tij më të nxehtë të shënuar ndonjëherë në këtë periudhë.

Në një raport të publikuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së thuhet se është 24.9 gradë Celsius.

Për studiuesit rekordi është veçanërisht befasues pasi vjen në fillim të vitit. Zakonisht Atlantiku i Veriut arrin temperaturën maksimale në fillim të shtatorit.

Temperatura e sipërfaqes së detit në Atlantikun e Veriut pritet të vazhdojë të rritet gjatë muajit gusht, për këtë arsye studiuesit presin një thyerje tjetër rekordi.

Ky konstatim vjen pasi shkencëtarët konfirmuan se korriku është shënuar muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, situatë e cila ka prekur miliona persona.

Që nga muaji mars, që kur Atlantiku i Veriut fillon të ngrohet pas dimrit, temperaturat në përgjithësi kanë qenë më të ngrohta se vitet e kaluara, me ndryshimin më të theksuar javët e fundit.

Oqeani është bërë një pikë emblematike vëzhgimi për ngrohjen e ujit të detit në mbarë botën për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga emetimet e gazrave serrë.

Eksperti vuri në dukje se oqeanet kanë thithur 90% të nxehtësisë së tepërt të prodhuar nga aktiviteti njerëzor që nga përfundimi i epokës industriale.

Në shkallë globale, temperatura mesatare e oqeanit ka përmirësuar rekordet sezonale të nxehtësisë në baza të rregullta që nga prilli.

Pak ditë më parë Deti Mesdhe arriti temperaturën e tij më të lartë rekord të regjistruar ndonjëherë, mes një vale të jashtëzakonshme të nxehtit në Evropë.

Rekordi prej 28.71 gradë Celsius u njoftua nga Instituti Spanjoll i Shkencave Detare, i cili analizoi të dhënat nga satelitët e përdorur nga programi evropian i vëzhgimit të Tokës, Copernicus./topchanel/KultPlus.

Art e piktura në veriun e tensioneve (VIDEO)

Piktura ndërton ura. Kjo moto pritet ta mbushë me njerëz e vepra artistike Qendrën e Kulturës “Kadri Kadriu” në lagjen Kroi i Vitakut, përtej Ibrit në Mitrovicë.

Ato do të punohen nga piktorë që u mblodhën aty të shtunën, raporton Klan Kosova.

“Me pas sa ma shumë të ri që e frekuentojnë, mos me qenë kjo larg për veriun e jugun se një Mitrovicë është. Me u ba një vend pikniku edhe për gjeneratat e reja”, deklaroi kuratori Veton Gusia i “Artistë për Artistë”.

Aktiviteti në këtë vend, që synohet të bëhet i përvitshëm, mori vlerësime pozitive. Nikoqiri i piknikut me ngjyra pret që kjo qendër arti të bëhet pikë frekuentimi nga të rinjtë.

“Kultura dhe arti është shpirti i popullit, në piedestal një popull e ngritë kultura dhe arti, andaj është shumë e rëndësishme sepse brezat e rijnë edukohen e frymëzohen”, tha Ali Kadriu, udhëheqës i QK “Kadri Kadriu”.

Organizimi artistik te Kroi i Vitakut u pa i rëndësishëm edhe për faktin se mbahet në një pjesë të Republikës ku tensionet nuk janë të rralla.

Të dielën do të shfaqen dokumentarë, e aktivitete do të ketë gjatë gjithë verës./KlanKosova/KultPlus.com

Festivali i “Nonave” në Përmet, Rama: Dedikuar gjysheve nga e gjithë Shqipëria

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, u bënë ftesë të gjithëve që të jenë pjesë e festës së “Nonave”.

Ky event zhvillohet për të katërtin vit radhazi në Përmet dhe mbahet në datat 11, 12 dhe 13 gusht.

Kryeministri Rama, shkruan se kjo festë e veçantë u dedikohet gjysheve shqiptare.

“Mirëmëngjesi dhe me festën e veçantë “Nona” dedikuar gjithë gjysheve shqiptare që do të mbledhë edhe këtë vit në Përmet të mirat, të urtat, të dhembshurat me duar të florinjta që na kanë ëmbëlsuar jetën e zbukuruar kujtimet me glikotë, centrot, kulaçkat e rrëfenjat e tyre, ju uroj fundjavë të bukur”, deklaron Rama.

Festivali i “Nonave” në Përmet pritet të mbledh gjyshet nga e gjithë Shqipëria.

Kultura artizane dhe gatimet tradicionale nga duart e gjysheve, do të jetë fokusi i “Festivali i Nonave” në qytetin e vogël të luleve në Përmet.

Në festival pritet të ketë dhe panair të kulinarisë, muzikë me DJ në mbrëmje në sheshin kryesor të qytetit./atsh/KultPlus.com

‘Tuj shëtit te tull e pusit’ nga zëri i ëmbël i Artiola Toskës (VIDEO)

Artiola Toska është një prej këngëtareve më të njohura të muzikës popullore shqiptare. Ajo ka lindur në Tiranë më 25 shkurt 1975.

Karriera e saj filloi qysh në fëmijërinë e hershme, për të vazhduar më pas si në profesioniste e muzikës shqipe. Në shenjë nderimi për artin e ofruar, presidenti i Republikës së Shqipërisë  i dha titullin ‘Mjeshtër  Madh’.

Gjatë karrierës së saj ajo numëron disa albume, gjashtë koncerte recitale si dhe koncerte të panumërta në trevat shqiptare dhe anemban botës.

KultPlus ju sjell një interpretim të saj me këngën: ‘Tuj shëtit te tull e pusit’:

Kosova mposht Zvicrën në basketboll

Kosova ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultat 76-72, në kuadër të rrethit të të tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Në tr çerekët e parë më të mirë ishin helvetikët, ndërsa dardanët ishin superiorë në të fundit duke triumfuar me nëntë pikë epërsi.

Kosova tani ka dy fitore e një humbje, kurse Zvicra tre humbje. Danimarka është në vendin e parë me dy fitore, ku vetëm vendi i parë i grupit kualifikohet tutje.

Dardanët ndeshjen e fundit në këtë rreth parakualifikues do ta zhvillojnë ndaj Danimarkës në Prizren, në sallën “Sezai Surroi”. /Klankosova.tv.

Shpell’ e Dragobisë

Nga Fan Noli

Elegji për Bajram Currin

Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.

Më 29 Mars 1925, në shpellën e Dragobisë ra heroikisht luftëtari nga Kosova, Bajram Curri. Për nder të tij në vitin 1952 qyteti Kolgecaj në Shqipëri u riemërua sipas emrit të tij. KultPlus.com

‘Ditë Dimri’ nga zëri unik i Aleksandër Gjokës

Aleksandër Gjoka është këngëtar dhe tekstshkrues i njohur shqiptar. Zëri i tij unik dhe i pëlqyer nga audienca ka bërë që ai të merr pjesë në festivale të ndryshme të këngës në Shqipëri.

Disa prej këngëve me të cilat mori pjesë në festivale janë: I njëjti do mbetem, 2008 – Dashurisë së shkuar, 2005 – I verbër nën diell, Kuturu, Paqe vetvetes, Anija plakë , Ti nuk më tradhëton,  E bukur, Pesha e fatit, , Mësues dhe shokë etj.

Sot, KultPlus ju sjell interpretimin e këngës ‘Ditë Dimri’:

Shqipëria me fluks të lartë turistësh këtë sezon vere

Shqipëria po njeh fluks të lartë turistësh këtë sezon veror, ndërsa autoritetet në vend kanë deklaruar se vetëm përmes portës së Rinasit në vend pritet të hyjnë mbi 8 milionë të huaj, me qëllim turizmin.

President i ATHS-së Besnik Vathi, në një intervistë për ATSH-në flet për një sezon të mbarë, madje ai shton se fluksi i lartë i turistëve i ka gjetur të papërgatitur.

“Askush, as me operatorët turistik, as qeveria nuk ishim të përgatitur për një fluks kaq të lartë turistësh”, thotë ai.

Vathi, rendit disa nga arsyet se pse Shqipëria është sot një destinacion mjaft i kërkuar.

Sipas tij, infrastruktura aeroportuale dhe shtimi i operimit të linjave të fluturimet “low cost” kanë luajtur rol parësor, ndërsa promovimi perms medies sociale është një tjetër faktor. Madje këto dy faktorë, Vathi i konsideron si revolucione.

“Situata në vitin 2023 parashikohet të jetë më e mira që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Arsyet të cilat na kanë sjellë në këtë situate janë kryesisht hapja e madhe e aeroportit të Tiranës, fillimi i fluturimeve “low cost” dhe rritja me 2 deri në 3 herë e qyteteve me të cilat ka fluturime direkte nga Tirana, në raport me vitin para pandemisë. Ndërkohë gjatë pandemisë filluan fluturimet direkte nga Lindja e Mesme” , u shpreh kreu i ATHS-së për ATSH.

Kjo, sipas tij, ka bërë që Shqipëria të përfitojë një numër në rritje të turistëve.
Vathi shprehet optimist se Shqipëria do të vijojë të ketë sezone turistike verore të suksesshme si për sa i përket shifrave edhe të ardhurave.

“Kjo situatë do të vijojë edhe në vitet e ardhshme dhe numrat jo vetëm që do të mbeten këto që janë, por do të ketë një rritje progressive nga viti në vit”, thekson ai.

Kreu i ATHS-së, tregon dhe për rolin që kanë luajtur mediet sociale.

“Kësaj situate duhet t’i shtohet edhe revolucioni tjetër që kanë sjellë mediet online, që pa e pasur të nevojshme të paguash, shpërndajnë informacion për situatën, bukuritë, kushtet, bëjnë krahasime të çmimeve në destinancione të ndryshme, dhe shpërndajnë informacion. Në rrjetet sociale nuk konkurrojmë se kush paguan më shumë, se sa me cilësitë që ka një destinacion. Për shembull: nëse ti publikon një foto nga Ksamili, Valbona, Thethi a Tirana, të huaj të shumtë do të ndikohen në vendimin e tyre për ta vizituar. Disa të tjerë do të shkruajnë dhe japin informacion. Kjo është në fakt një reklamë që shumëfishon në mënyrë të natyrshme ato avantazhe cilësore në raport me vendet e tjera”, thotë Vathi.

Ai u ndal dhe në disa nga problematikat me të cilat përballet ky sektor.

“Bizneset, qeveria, vendi, askush nuk ishte i përgatitur për këtë fluks kaq të lartë. Duhet të kesh punonjës dhe ti kesh të trajnuar. Duhet të kesh kapacitetet për t’I transportuar, sepse nuk bëhet fjalë për tu përgatitur sot për nesër. Njëkohësisht duhet përmirësuar transporti, qytetas dhe ai ndërqytetas. Trafiku është një tjetër element që duhet përmirësuar”, shprehet Vathi për ATSH.

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti arriti 3.396.932.

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky numër është rritur me 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Vetëm gjatë muajit qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.007.033. Ky numër është rritur me 15 %, krahasuar me qershor 2022.

Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë 2023, është 3.024.102, duke u rritur me 20 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas./atsh/KultPlus.com

Lensa, aplikacioni i portreteve të AI në mediat sociale

Nëse keni hyrë në ndonjë aplikacion të mediave sociale këtë javë, me siguri keni parë foto të miqve tuaj , por të ri-imagjinuar si princesha zanash, personazhe anime ose qenie qiellore.

E gjitha është për shkak të Lensa, një aplikacion që përdor inteligjencën artificiale për të dhënë portrete dixhitale bazuar në fotot që përdoruesit dërgojnë.

Portretet shumë të stilizuara dhe tërheqëse të Lensa-s kanë pushtuar internetin, por ato kanë qenë gjithashtu objekt shqetësimi nga ekspertët e privatësisë, artistët dixhitalë dhe përdoruesit që kanë vënë re se aplikacioni ua bën lëkurën më të zbehtë ose trupin e tyre më të hollë.

Ja gjithçka që duhet të dini për Lensa:

Si të merrni ‘avatarin tuaj magjik’

Fotografitë që bëjnë xhiron në internet janë produkte të funksionit “Magic Avatars” të Lensa. Për ta provuar, fillimisht duhet të shkarkoni aplikacionin Lensa në telefonin tuaj.

Një abonim një vjeçar në aplikacion, i cili gjithashtu ofron shërbime të redaktimit të fotografive, kushton 35,99 dollarë. Por mund ta përdorni aplikacionin për një provë falas njëjavore nëse dëshironi ta provoni përpara se ta kryeni.

Gjenerimi i avatarëve magjik kërkon një tarifë shtesë. Për sa kohë që keni një abonim ose provë falas, mund të merrni 50 avatarë për 3,99 dollarë, 100 për 5,99 dollarë ose 200 për 7,99 dollarë.

Lensa rekomandon përdoruesit të dërgojnë 10-20 selfie për rezultatet më të mira. Fotografitë duhet të jenë nga afër të fytyrës suaj me një shumëllojshmëri të sfondeve, shprehjeve të fytyrës dhe këndeve të ndryshme. Lensa gjithashtu përcakton se duhet të përdoret vetëm nga njerëz që janë 13 vjeç e lart.

Lensa është një produkt i Prisma , i cili për herë të parë arriti popullaritet në vitin 2016 me një funksion që lejon përdoruesit të transformojnë selfiet e tyre në imazhe në stilin e artistëve të famshëm.

Aplikacioni shpjegon në politikën e tij të privatësisë se ata përdorin teknologjinë TrueDepth API dhe fotot e ofruara nga përdoruesi ose “të dhënat e fytyrës” përdoren “për të trajnuar algoritmet tona që të performojnë më mirë dhe t’ju tregojnë rezultate më të mira”.

Ne testuam aplikacionin për të parë se si është

Për të testuar aplikacionin, kurova 20 selfie që mendova se shfaqnin një sërë shprehjesh dhe këndesh dhe zgjodha opsionin 100 avatar. U deshën rreth 20 minuta që Lensa të kthente avatarët e mi, të cilët ndaheshin në 10 kategori: fantazi, princeshë zanash, fokus, pop, elegant, anime, dritë, kawaii, ylbertë dhe kozmikë.

Në përgjithësi, më dukej sikur aplikacioni bëri një punë të mirë duke prodhuar imazhe artistike bazuar në selfiet e mia. Nuk mund ta dalloja veten në shumicën e portreteve, por mund të shihja se nga vinin.

Dukej se njihte dhe përsëriste disa tipare, si lëkura ime e zbehtë ose hunda ime e rrumbullakët, më shumë se të tjerat. Disa prej tyre ishin në një stil më realist dhe ishin mjaft afër, mund të mendoja se ishin në të vërtetë fotot e mia nëse i shihja nga larg. Të tjerët ishin dukshëm më të stilizuar dhe artistikë, kështu që ndiheshin më pak specifikë për mua.

Për disa gra, aplikacioni prodhon imazhe të seksualizuara

Një nga sfidat që kam hasur në aplikacion është përshkruar nga gra të tjera në internet. Edhe pse të gjitha imazhet që ngarkova ishin të veshura plotësisht dhe kryesisht pamje nga afër të fytyrës sime, aplikacioni ktheu disa imazhe me lakuriqësi të nënkuptuar ose aktuale.

Në një nga imazhet më çorientuese, dukej sikur një version i fytyrës sime ishte në një trup të zhveshur. Në disa foto, dukej sikur isha i zhveshur, por me një batanije të vendosur në mënyrë strategjike, ose imazhi thjesht i prerë për të fshehur ndonjë gjë të qartë. Dhe shumë nga imazhet, edhe aty ku isha plotësisht e veshur, shfaqnin një shprehje të zjarrtë të fytyrës, dekolte të konsiderueshme dhe veshje të dobëta që nuk përputheshin me fotot që kisha paraqitur.

Kjo ishte befasuese, por nuk jam e vetmja grua që e kam përjetuar. Olivia Snow , një studiuese në qendrën e UCLA për kërkime kritike në internet dhe dominim profesional, i tha CNN se aplikacioni kthente imazhe nudo në ngjashmërinë e saj edhe kur ajo dërgoi fotografi të vetes si fëmijë, një përvojë që ajo e dokumentoi për WIRED .

Snow tha se teknologjia e inteligjencës artificiale si ajo që përdor Lensa mund të përdoret për të gjeneruar “porno hakmarrëse”, dmth., duke bërë imazhe lakuriq të dikujt pa pëlqimin e tyre.

Për Snow, dalja ishte një shenjë e “mungesës së plotë të moderimit të përmbajtjes” në aplikacion. Ajo gjithashtu bëri thirrje për rregullim më të madh të aplikacioneve të AI si Lensa.

Lensa nuk iu përgjigj një kërkese nga CNN për të komentuar mbi aplikacionin që prodhonte imazhe nudo ose seksuale.

Përdorues të tjerë kanë dokumentuar forma të ndryshme të paragjykimeve të prodhuara në imazhet e tyre të Lensa, si përdoruesit e zinj që janë “zbardhur” dhe tregohen më të zbehtë se sa janë në të vërtetë. Në mënyrë të ngjashme, Aubrey Gordon, një shkrimtare dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, shkroi në Instagramin e saj të verifikuar se aplikacioni prodhonte imazhe që e bënin atë të dukej shumë më e hollë se sa është në të vërtetë.

“Lensa me të vërtetë po punon jashtë orarit për të më bërë AI në një person të dobët”, shkroi ajo në mbishkrim

Teknologjia e Lensa-s mbështetet në një model të të mësuarit të thellë të quajtur Stable Diffusion, sipas politikës së saj të privatësisë. Stable Diffusion përdor një rrjet masiv të artit dixhital të gërvishtur nga interneti, nga një bazë të dhënash e quajtur LAION-5B, për të trajnuar inteligjencën e tij artificiale. Aktualisht, artistët nuk janë në gjendje të zgjedhin ose të heqin dorë nga përfshirja e artit të tyre në grupin e të dhënave dhe kështu të përdoret për të trajnuar algoritmin.

Ajo ka ngritur shqetësime nga disa artistë, të cilët thonë se Stable Diffusion mbështetet në veprat e tyre artistike për të bërë imazhet e tyre, por ata nuk vlerësohen ose kompensohen për punën e tyre. Në fillim të këtij viti, CNN raportoi për disa artistë të cilët u mërzitën kur zbuluan se puna e tyre ishte përdorur pa pëlqimin ose pagesën e tyre për të trajnuar rrjetin nervor për Stable Diffusion.

Disa nga artistët shprehën shqetësimin se aplikacionet mund të kërcënojnë gjithashtu jetesën e tyre. Artistët dixhitalë nuk mund të konkurrojnë me çmimet e ulëta dhe inteligjenca artificiale me kthim të shpejtë mundëson një portret dixhital, thanë ata në atë kohë.

Pronari i Lensa Prisma është përpjekur të qetësojë shqetësimet në lidhje me teknologjinë e tyre që eliminon punën për artistët dixhitalë.

“Ndërsa njerëzit dhe AI ​​mësojnë për stilet artistike në mënyra gjysmë të ngjashme, ka disa dallime thelbësore: AI është në gjendje të analizojë dhe të mësojë me shpejtësi nga grupe të mëdha të dhënash, por nuk ka të njëjtin nivel vëmendjeje dhe vlerësimi për artin. si qenie njerëzore”, shkroi kompania në Twitter 6 dhjetor.

Dhe “rezultatet nuk mund të përshkruhen si kopje ekzakte të ndonjë vepre arti të veçantë.”/cnn/KultPlus.com

100 artistë vendorë e të huaj transformojnë hapsirën publike të kryeqytetit

Mbi 100 artistë vendorë e ndërkombëtarë po vazhdojnë punën në festivalin ndërkombëtar të grafitit, Meeting of Styles, i cili organizohet në Prishtinë për vitin e shtatë me radhë.

Mbi 30 muzikantë performojnë gjatë tri ditëve të festivalit përderisa arti urban transformon hapësirën publike të qytetit, pjesë e përjetimit të të gjithë banorëve e kalimtarëve, duke frymëzuar pjesëmarrje e diskutim të hapur me shumë aktivitete të organizuara.

Shkëmbimi kulturor që është pjesë e pandashme e #MoSKosova është dëshmi e unitetit e diversitetit që e definojnë skenën kulturore të Kosovës, me të gjithë artistët, komunitetin e gjerë artistik e artdashës që kontribojnë në ngritjen e imazhit tonë kulturor në nivel global. Vazhdojmë ta mbështesim dhe promovojmë fuqinë transformuese të artit në shoqëri e skenë sa më të pasur kulturore./KultPlus.com