Taylor Swift anulon të gjitha koncertet për këtë vit

Taylor Swift ka përfunduar punë për këtë vit, falë koronavirusit.

Swift anuloi të gjitha paraqitjet live dhe shfaqjet për pjesën tjetër të vitit 2020, në një veprim që u tha se ishte një përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

“Jam shumë e trishtuar që nuk do të jem në gjendje t’ju shoh në koncert këtë vit, por e di se ky është vendimi i duhur. Ju lutem, ju lutem qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt. Do t’ju shoh në skenë sa më shpejt që të mundem, por tani ajo që është e rëndësishme është përfundimi i kësaj karantine, për hir të të gjithëve”.Taylor Swift@taylorswift13

Shfaqjet e planifikuara më parë do të zhvillohen në vitin 2021 dhe do të shpërndahen bileta të reja atëherë.

Rimbursimet për shfaqjet në SHBA do të jenë në dispozicion më 1 maj, sipas kushteve të Ticketmaster.

Taylor Swift dhuroi 1 milion dollarë për viktimat e tornados në Tennessee

Ylli amerikan i muzikës, Taylor Swift, i ka dhuruar 1 milion dollarë për fondacionin “Middle Tennessee Emergency Response Fund”, pas tornados shkatërrues që e preku vendin gjatë javës.

Këngëtarja 30-vjeçare, e cila si fëmijë ishte shpërngulur në Tennessee dhe e konsideron këtë vend si shtëpinë e saj, e ka dhuruar këtë shumë të lartë të hollash për t’i ndihmuar personat e prekur nga tornado, transmeton KultPlus.com

Përmes një postimi në Instagram, Swift ka deklaruar: “Nashville është shtëpia ime dhe fakti që aq shumë njerëz në Tennessee i kanë humbur shtëpitë e tyre dhe shumë më shumë, më ka prekur tej mase. Prandaj kam vendosur t’i dhuroj para fondacionit ‘Middle Tennessee Emergency Response Fund’. Nëse jeni të interesuar të veproni njësojë, ndiqni këta hapa,” kishte shkruar pop këngëtarja në mesazhin e saj, të përcjellë me linkun ku të interesuarit mund t’i bëjnë donacionet.

Edhe pse Swift nuk e ka potencuar shumën e të hollave që i ka dhuruar, organizata në fjalë ka bërë të ditur se ajo i ka dhuruar plot 1 milion dollar.

Sipas fondacionit, të hollat e grumbulluara nga këto donacione, do t’i dedikohen organizatave joprofitabile të cilat i ndihmojnë viktimat e kësaj katastrofe natyrore, që i la të vdekur 24 persona. / KultPlus.com

Taylor Swift artistja me shitjen e më së shumti këngëve në dekadën e fundit

Një raport i ri e ka zbuluar se ylli i muzikës Taylor Swift, në dekadën e fundit, ka shitur më shumë këngë se çdo artist tjetër.

Këngëtarja e njohur amerikane e shpërblyer me çmime të shumta gjatë karrierës së saj muzikore, ka arritur t’i shes 75,893,000 këngë në këto dhjetë vjetët e fundit. Kështu ka bërë të ditur revista “Forbes”.

Swift i ka lansuar katër albume nga ai i vitit 2010, “Speak Now”, dhe secili prej tyre ka shënuar suksese të jashtëzakonshme në treg, transmeton Koha.net.

Albumi i fundit i këngëtares, “Lover”, tashmë I ka shitur më shumë se 5 milionë kopje dhe këngët, “Me!”, “You Need To Calm Down” dhe “Lover”, janë vlerësuar me certifikatën “Platinum”.

Në vendin e dytë të kësaj liste është renditur reperi, Eminem, me shitjen e 63,501,000 këngëve në dekadën e fundit. /KultPlus.com

Për të pestën herë Taylor Swift zgjedhet artistja e vitit në AMA

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, është zgjedhur artistja më e mirë e vitit në American Music Awards, transmeton Klan Kosova, shkruan KultPlus.com

Kjo është hera e pestë që Taylor e fiton këtë çmimim, ajo e fitoi këtë në vitet 2009, 2011, 2013 dhe 2018.

Këngëtarja tha se ky vit për të ka qenë shumë i bukur por edhe me shumë mundime.

“Ka pasë shumë të mira, ka qenë një vit shumë i komplikuar, edhe për mua edhe për familjen time, ju faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe që keni qenë aty për mua”, tha Swift.

Taylor Swift u bën thirrje yjeve të bëjnë më shumë për autorët e këngëve

Taylor Swift u ka bërë thirrje super-yjeve të tjerë të popit që të luftojnë për marrëveshje më të mira për artistët dhe kompozitorët e panjohur.

Krijuesja e hitit “Bad Blood” e nënshkroi një marrëveshje revolucionare me Republic Records të Universal Music Group vitin e kaluar (19), e cila jo vetëm që ia garantoi asaj pronësinë e master-versioneve të saj, por gjithashtu siguroi që artistët e tjerë të Universal t’i fitonin të ardhurat e shitjeve prej aksioneve në Spotify.

Duke folur për revistën Music Week në Britani, këngëtarja 29-vjeçare tha se beson se yjet duhet ta përdorin fuqinë e tyre në kompanitë e regjistrimit për t’i ndihmuar artistët, tekstshkruesit dhe producentët më pak të njohur për t’iu mundësuar atyre marrëveshje më të mira nga shtëpitë diskografike dhe shërbimet streaming, shkruan KOHA Ditore.

“Unë jam një nga njerëzit e vetëm në sferën e artistëve që mund ta ngris zërin për këtë,” tha ajo. “Njerëzit që janë në albumin e tyre të pestë, të gjashtë ose të shtatë, ne jemi të vetmit që mund të flasim, sepse artistët, producentët dhe tekstshkruesit e rinj duhet të punojnë.

“Ata detyrohen të jenë të dashur dhe të pëlqyeshëm dhe të jenë në dispozicion për etiketat e tyre diskografike dhe shërbimet streaming në çdo kohë. Artistët të cilët kanë qenë të pranishëm më gjatë në skenën muzikore duhet të thonë: “Producentët, tekstshkruesit dhe artistët janë ata që po e bëjnë muzikën ajo që është”. Dhe aktualisht kemi muzikë të mirë falë tyre.” / KultPlus.com

Taylor Swift do të marrë shpërblimin artistja e dekadës në AMA

Taylor e nominuar edhe për një çmim tjetër të rëndësishëm.

Këngëtarja Taylor Swift do të marrë shpërblimin artistja e dekadës në American Music Awards muajin e ardhshëm.

Dick Clark Productions bëri të ditur që Taylor do të nderohet gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në ABC më 24 nëntor në teatrin Microsoft në Los Angeles. Në ceremoni, ajo ka rastin të thyejë rekordin e Michael Jackson për më së shumti shpërblime të fituara, shkruan rtv21.tv

Taylor i ka fituar 23 çmime AMA dhe pesë nominime për sivjet, Michael e mban rekordin për më së shumti shpërblime të fituara me 24 trofe.

Këngëtarja amerikane ka fituar më shumë shpërblime në këtë ceremoni sesa çdo kush tjetër gjatë kësaj dekade. Për të kremtuar karrierën e saj, Taylor pritet të dalë në skenë për të performuar disa nga hitet e saj më të mëdha. Taylor, Post Malone, Ariana Grande, Drake dhe Halsey janë nominuar për çmimin “Artisti i vitit”./ KultPlus.com

LAS VEGAS, NEVADA – MAY 01: Taylor Swift attends the 2019 Billboard Music Awards at MGM Grand Garden Arena on May 01, 2019 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Taylor Swift mund të thyejë rekordin e Michael Jackson

Post Malone është pretendenti kryesor në American Music Awards 2019, ndërsa Taylor Swift ka gjasë që të thyejë rekordin e Michael Jackson që ka fituar më së shumti shpërblime të këtilla.

Dick Clark Productions bën të ditur se Malone fitoi shtatë nominime, derisa këngëtarja e re Billie Eilish dhe Ariana Grande fituan nga gjashtë nominime.

Swift e cila ka fituar 23 AMA, është nominuar për pesë shpërblime dhe mund ta tejkalojë mbretin e Popit, i cili mban rekordin për më së shumti shpërblime të fituara me 24 trofe.

Ceremonia AMA e vitit 2019 do të transmetohet direkt më  24 nëntor nga Microsoft Theater në Los Angeles. Swift, Malone dhe Grande, bashkë me Drake dhe Halsey, janë nominuar për çmimin kryesor artisti i vitit.

Lil Nas X, që vuri rekord për më së shumti javë në pozitën e parë me “Old Town Road,” ka marrë pesë nominime./21Media / KultPlus.com

Taylor e kritikon gazetarin: “Këtë pyetje nuk do t’ia kishit bërë kurrë ndonjë mashkulli”

Kohët e fundit këngëtarja është gjithnjë e më shpesh në media për promovimin e albumit dhe turneut të saj, kështu që pati një intervistë edhe për agjencinë e lajmeve “Deutsche Presse-Agentur”. Por një pyetje e gazetarit me këtë rast e kishte nxjerrë nga takti tërësisht dhe bëhet fjalë për faktin se ajo po u afrohet të tridhjetave dhe për amësinë.

“Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Mendoj se kurrë nuk do ta kishit pyetur ndonjë koleg timin mashkull kur ai i mbush 30 vjet”, – e kritikoi Swift (29) gazetarin dhe ia bëri të qartë se pyetjen e konsideron seksiste dhe të papërshtatshme.

Edhe pse nuk ka fëmijë, ‘Swift’ i quan fëmijë të saj macet e saj të shumta. Megjithatë, zemrën, pas disa lidhjeve të trazuara dhe të dështuara, ia ka pushtuar aktori britanik Joe Alwyn (28), ndërkohë që Taylor e mban këtë shumë diskrete, shkruan KOHA Ditore.

Ajo po përpiqet të kalojë gjithnjë e më shumë kohë me familjen dhe të dashurit e saj, ndërsa së fundi ka qenë përsëri së bashku me nënën e saj për ta luftuar sëmundjen e saj të rëndë. Të dy prindërit e saj e mbijetuan kancerin, ndërsa nëna përsëri po lufton për jetën e saj. Në një intervistë për revistën “Elle”, Swift foli për diagnozën e rëndë dhe pranoi se ajo e kishte prekur shumë.

“Reputation” i Taylor Swift shpallet albumi më i mirë në “Billboard 200”

Taylor Swift ja ka dalë edhe një herë tjetër. Albumi i saj “Reputation” është shpallur më i miri në “Billboard 200” jo vetëm duke zënë vendin e parë por duke marrë këtë vlerësim për herë të tretë.

Artistja e vetme krahas Taylor Swift që ka arritur këtë rekord ka qenë Adele me albumin e saj ’25’ në vitin 2015. “Reputation” ka qenë një ndër albumet e vetme të 28-vjeçares që ka patur hite dhe ‘diss-e’ të cilat janë përfolur shumë në media.

Kujtojmë se ky album është publikuar më 10 nëntor të vitit të kaluar dhe ‘single-in’ e parë, “Look What You Made Me Do” e pati premierën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në “MTV”./KultPlus.com

Swift dhuron të holla për shërimin e nënës së një fanseje

Taylor Swift ndihmoi një fanse të saj që është në nevojë.

Këngëtarja dhuroi 15.500 dollarë në një faqe “GoFundMe” që po mbledh para për Lauriann Bartell, e cila ndodhet në koma prej tre vitesh.

Vajza e saj, Sadie Bartell, shkroi në një postim të GoFundMe në Twitter se nëna e saj ishte në koma dhe kërkoi ndihmë për të.

“Jam shumë nervoze që po shkruaj këtë postim. Ju lutem më ndihmoni nëse keni mundësi dhe lutuni për familjen time. Më vjen keq që nuk kam thënë asgjë më përpara dhe që po ju kërkoj papritur ndihmë”, shkroi vajza 19-vjeçare.

Ndërsa falënderoi këngëtaren që e ka mbështetur moralisht gjatë këtyre viteve.

Dhe Swift vendosi që ta mbështeste jo vetëm moralisht por ti jepte edhe 15.500 dollarë.

“Me dashuri nga Talyor, Meredith dhe Olivia Swift”, shkruajti ajo në platformën online ku bëri edhe donacionin.

Meredith dhe Olivia janë dy macet e saj.

Kjo është këngëtarja që do e hapë “American Music Awards”

Taylor Swift u dha fansave një arsye tjetër për të ndjekur çmimet e vitit 2018 të American Music Awards.

Në një video që u transmetua në Good Morning America të martën e cila më pas u nda në mediat sociale, Swift njoftoi se do të bëjë një paraqitje të veçantë gjatë ceremonisë vjetore. “Mirëmëngjesi, Amerika. Jam unë Taylor” filloi këngëtarja. “Dëshiroja vetëm të them se do të hap çmimet e muzikës amerikane me një performancë. Pra, doja të …”

Para se ajo të mund të përfundonte fjalinë e saj, macja e Taylor, Meredith, filloi të largohej.

“Mos u shqetësoni shumë për këtë,” tha Swift. “O Zot.”

Në Good Morning America, Michael Strahan tha me shaka, “Duket sikur për macen nuk ka rëndësi interpretimi i Taylor Swift në American Music Awards, por natyrisht, për ne është shumë emocionuese”. Swift është nominuar në katër kategori këtë vit: Artist of the Year, Favorite Pop/Rock Female Artist, Favorite Pop/Rock Album (Reputation) dhe Tour of the Year (Reputation Stadium Tour)./KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BobkTlxHo51/?taken-by=taylorswift

Taylor Swift i jepet roli më i madh në karrierën e saj deri më tani

Taylor Swift i është dhënë roli në një version të ekranit të madh të muziklit “Cats”, çka edhe do të jetë roli më i madh në karrierën e saj deri më tani.

Këngëtarja 28 vjeçare e hitit “Look What You Made Me Do” do të bashkohet me këngëtarin dhe aktoren Jennifer Hudson, fituese e çmimeve Oskar, prezantuesin James Corden dhe aktorin veteran britanik Ian McKellen në film.

Kompozitori Andrew Lloyd Webber nga “Cats”, bazuar në një libër të poezive nga T.S. Eliot, u paraqit së pari në Londër në vitin 1981 dhe është shfaqur në mbarë botën, raporton Express në KTV.

Versioni i filmit është një prodhim i Working Title Films./KultPlus.com

Dua Lipa e para në “Spotify”, lë prapa Beyoncen dhe Rihannan

Këngëtarja e shqiptare Dua Lipa, ka lënë prapa emra të mëdhenj si Beyonce dhe Taylor Swift, duke u bërë këngëtarja më e dëgjuar në platformën britanike Spotify, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Hitet e suksesshme të yllit të pop-it përfshijnë “New Rules”,e cila është dëgjuar për 464 milionë herë në mbarë botën. Kurse hiti i saj “Scared To Be Lonely”, është dëgjuar gjithsej 453 milionë herë në këtë platformë.

KultPlus ju përcjellë listën e pesë femrave më të dëgjuara në “Spotify”, në Britaninë e madhe:
1.Dua Lipa
2.Rihanna
3. Ariana Grande
4. Taylor Swift
5. Beyonce

Taylor Swift shpjegon zhdukjen e saj në një poemë personale

Albumi i ri i Taylor Swift “Reputation”, e riktheu fuqishëm këngëtaren në skenë. Duke qenë se ajo ishte larguar për një kohë të gjatë nga publiku dhe ka qenë pasive në rrjetet sociale , ajo rikthehet me një shpjegim përmes poemës “Why She Disappeared”, shkruan KultPlus.

Poema e titulluar “Why she disappeared” tregon arsyet pse ajo u zhduk dhe shpjegon se ajo ndihej e dëshpëruar nga miqtë të cilët i qëndrojnë pranë vetëm në ditë të mira. Brenda letrës përfshihen edhe akuza të tilla si “Mirësia jote është false” dhe “Dhembshuria jote është manipuluese”.

Poema vazhdon të shpjegojë se gjatë largimit të saj nga skena, ajo ëndërronte për “hakmarrjen” dhe për një dashuri që “ishte me të vërtetë diçka” dhe jo vetëm ide e diçkaje. Poema përfundon me dy rreshta që shumë të fuqishëm që lidhen me rikthimin e saj: “Dhe në vdekjen e reputacionit të saj / Ajo u ndie vërtetë e gjallë”./ KultPlus.com

Swift shet 1 milion kopje të albumit në javën e parë

Taylor Swift po vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të pëlqyera në botë momentalisht.

Pasi doli e para në toplistën botërore për albume në iTunes, konfirmohet se ajo tani është afër që të shesë 1 milion kopje të albumit të ri “Reputation” në javën e parë, transmeton Koha.net.

“Reputation”, që doli dje në shitje, është një hit i madh tashmë. Billboard sot raporton se janë shiru 700 mijë kopje në dyqane dhe në iTunes brenda 24 orëve. Dhe pritet që brenda javës të shiten 1 milion kopje, por që numri mund të jetë edhe më i lartë./ KultPlus.com

Taylor Swift zbulon listën e këngëve të albumit të ri “Reputation”

Është zbuluar lista e këngëve të albumit të ri të këngëtares së njohur amerikane Taylor Swift, “Reputation”.

Albumi, i gjashti i këngëtares, është caktuar të lansohet këtë të premte (më 10 nëntor) dhe ky është albumi i parë që nga albumi i saj i fundit i vitit 2014, “1989.

CD-të e albumit tashmë kanë filluar të shpërndahen në dyqane nëpër botë me qëllim të përgatitjes për lansim, me fotografi në ballinë të albumit si dhe listën e këngëve e cila tani ka rrjedhur në internet.

Pjesa e pasme e CD-së zbulon bashkëpunimin me Ed Sheeran dhe Future e quajtur “End Game”, ndërsa këngët tjera janë “Don’t Blame Me”, “This Is Why We Can’t Have Nice Things” dhe “I Did Something Bad”. Ndërsa producentët e këtij albumi janë Jack Antonoff, Max Martin, Shellback dhe vetë Swifti.

Këngëtarja Swift, tani ka konfirmuar listën e këngëve duke postuar ballinën e albumit në Instagram”, transmeton Koha.net.

Kjo është lista e këngëve të “Reputation”:
“…Ready For It?”
“End Game” (feat. Ed Sheeran and Future)
“I Did Something Bad”
“Don’t Blame Me”
“Delicate”
“Look What You Made Me Do”
“So It Goes…”
“Gorgeous”
“Getaway Car”
“King Of My Heart”
“Dancing With Our Hands Tied”
“Dress”
“This Is Why We Can’t Have Nice Things”
“Call It What You Want”
“New Year’s Day”

Shiten gati gjysmë milioni kopje të albumit të pa lansuar të Swiftit

400,000 kopjet albumit “Reputation” të këngëtares së njohur amerikane, Taylor Swift, tashmë janë shitur, edhe pse ende nuk është lansuar zyrtarisht. “Reputation” pritet të lansohet më 10 nëntor.

Para-shitjet e albumit të gjashtë të këngëtares kanë kaluar dyfish shifrën e para-shitjeve të albumit “1989”, i cili është lansuar në vitin 2014, transmeton Koha.net. “1989” ishte albumi i parë më shpejtë i shitur në dekadën e fundit.

Para-porositë për këtë album mund të bëhen në Target, Walmart, Amazon, iTunes dhe uebsajtin e Swiftit. Target, po ashtu, ka konfirmuar se “Reputation” është albumi më i madh i para-shitur në historinë e saj./ KultPlus.com

Taylor Swift publikon këngën e re (VIDEO)

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka publikuar këngën e saj më të re “Call it Whay You Want”.

Kënga, e cila është realizuar pa klip, sipas medieve britanike, i është dedikuar të dashurit të saj, aktorit Joe Alwyn, 26-vjeçar.

Kënga e re u publikua të enjten, gjatë të cilës ajo postoi në Instagram një seri videosh që besohet se i ka realizuar i dashuri i saj./ KultPlus.com

Kënga e re e Taylor Swift mposht hitin “Despacito”

Kënga e re e Taylor Swift, “Look What You Made Me Do”, ka mposhtur hitin “Despacito” të Luis Fonsit dhe Daddy Yankeet.

“Desapcito” ishte e para në top listën e singllëve në SHBA për 16 javë reshtë, ndërsa tani në krye të kësaj liste është kënga e re e Swift.

“Look What You Made Me Do” është pritur shumë mirë nga publiku, ku për tre ditët e para ajo ka arritur mbi 100 milionë klikime ndërsa tani i ka mbi 231 milionë klikime.

Videoklipi i kësaj kënge të këngëtares 27 vjeçare thuhet se ka të fshehura disa mesazhe, si për Kanye Westin, Kim Kardashianin, Katy Perryn dhe ish të dashurin e saj Calvin Harris. / KultPlus.com

Taylor Swift publikon këngën ‘Look What You Made Me Do’ (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Taylor Swift ka publikuar këngën “Look What You Made Me Do”, këngë kjo e cila i paraprinë albumit të saj të ri të quajtur “Reputation”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë vjen vetëm më tekst, ndërsa pritet t’i realizohet edhe videoklipi.

Javën e kaluar, Taylor Swift fshiu gjithçka nga llogaritë e saj në mediat sociale, duke nxitur spekulimet se po përgatitej publikimi i një albumi të ri.

Me albumin e fundit, “1989”, Swift fitoi çmimin ‘Grammy’ në 2015-ën dhe arriti të shesë mbi 6 milionë kopje.

Taylor Swift është 27 vjeçe dhe nga viti 2006 e deri në 2014-ën, ka publikuar pesë albume, një në çdo dy vite, ndërsa i gjashti është vonuar tre vite nga paraardhësi. / KultPlus.com

Taylor Swift lanson albumin e ri

Këngëtarja e famshme Taylor Swift përmes një postimit në profilin e saj në Instagram, ka paralajmëruar se sonte do të lansojë albumin e saj të ri të quajtur “Reputation”.

Javën e kaluar, Taylor Swift fshiu gjithçka nga llogaritë e saj në mediat sociale, duke nxitur spekulimet se po përgatitej publikimi i një albumi të ri.

Loja vazhdoi edhe në fillim të kësaj jave, ku këngëtarja publikoi tre video të një gjarpri, derisa lajmi i shumëpritur u publikua, transmeton TCH.

Taylor Swift do të publikojë singëllin e parë të albumit të saj më të ri “Reputation”, pikërisht të enjten në mbrëmje.

Me albumin e fundit, “1989”, Swift fitoi çmimin ‘Grammy’ në 2015-ën dhe arriti të shesë mbi 6 milionë kopje.

Taylor Swift është 27 vjeçe dhe nga viti 2006 e deri në 2014-ën, ka publikuar pesë albume, një në çdo dy vite, ndërsa i gjashti është vonuar tre vite nga paraardhësi. / KultPlus.com