The Batman, njëri prej filmave të shumëpritur po arrin në Cineplexx me eventin Premiere Night

Më 3 mars Cineplexx organizon premierën e filmit të shumëpritur për këtë vit me një atmosferë tapeti të kuq për fansat e The Batman. Eventi do të fillojë nga ora 18:00 ku do të mbahet në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren.  

Regjisori Matt Reeves, i njohur për filmin e tij War for the Planet of the Apes, rinis një nga ekskluzivitetet më të mëdha të super-heronjve në historinë e kinematografisë, The Batman nga studio Warner Bros i cili do të shfaqet në kinemanë Cineplexx këtë të enjte. Pas suksesit të regjisorit Christopher Nolan me The Dark Knight, Matt Reeves premton për të përmbushur në vazhdim një Batman me një galeri mashtruesish gjithnjë në rritje dhe super-kastë të personazheve mbështetës, duke e bërë këtë filmin e Batman më të shumëpritur deri tani. Sipas faqes së kritikëve të filmave Rotten Tomatoes, The Batman jo që vetëm po vlerësohet si një film i mirë mirëpo po vlerësohet si njëri nga filmat nga librat komik më i mirë ndonjëherë.

Ngjarja e filmit The Batman zhvillohet në fillim të karrierës së Bruce Wayne si Batman luajtur nga aktori Robert Pattinson, ku ai duhet të bashkohet me aleatë të pamundur për të shpëtuar Gotham nga kaosi. Kur Riddler, një vrasës serial sadist, fillon të vrasë figurat kryesore politike në Gotham, Batman detyrohet të hetojë korrupsionin e fshehur të qytetit dhe të vërë në dyshim përfshirjen e familjes së tij. Një triller me detektivë nga fillimi në fund, plot mistere mbi mini-mistere. Pas Robert Pattinson aktorët kryesorë të tjerë janë: Zoë Kravitz (Catwoman), Paul Dano (Riddler) dhe Colin Farrell (Penguin).

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx , ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00. /KultPlus.com

Cineplexx Prizren sjell një super-ofertë për Valentine’s Day me filmin Marry Me

Cineplexx Prizren sjellë eventin Valentine’s Day për të gjithë të dashuruarit me romancën/komedinë Marry Me ku vetëm për 10€ mund të merrni dy bileta për filmin Marry Me, 2 pije dhe një pako të madhe me Popcorn.

Eventi fillon nga ora 18:00 ku filmi i shumë pritur nga aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez, “Marry Me” do të shfaqet në 8 orare dhe përveç super-ofertës ku përfshihen biletat dhe një meny për çift, do të ketë edhe photobooth me foto të printuara FALAS për të gjithë të pranishmit.

Ngjarja e filmit zhvillohet rreth yllit të muzikës, Kat Valdez (J.LO) e cila bashkë me Bastian (Maluma) do të martoheshin drejtpërdrejtë përpara një audience botërore fansash. Por kur Kat mëson shumë pak sekonda para premtimeve të saj, se Bastian e ka tradhëtuar, ajo vendos të martohet me Charlien (Owen Wilson), një të panjohur prej publikut. Ndërsa rrethanat komplikohen për çiftin e porsamartuar, ata duhet te vendosin nëse dy njerëz nga bota kaq të ndryshme mund ta gjejnë dashurinë e vërtetë së bashku.

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00. /KultPlus.com

Filmi vendor ‘Në kërkim të Venerës’ arrin në Cineplexx

Pas sukseseve të filmave të fundit shqiptarë, filmi i radhës vendor qe arrin në Cineplexx nga nesër është “Në kërkim të Venerës”.

Filmi “Në kërkim të Venerës”, ka pasur suksese ndërkombëtare ku aktorja Kosovare Krasniqi në rolin e saj si Venera, është zgjedhur fituese e çmimit “Aktorja më e mirë në rol kryesor” në Festivalin e Filmit në Valencia të Spanjës. Përveç kësaj ky filmi nga regjisorja Norika Sefa është shpërblyer me çmimin special të Jurisë (Special Jury Award) gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve të Festivalit të Roterdamit.

Filmi flet për Venerën, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon të përjetojë një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi njofton Dorinën (Rozafa Celaj), një vajzë mendje-hapur. Ky përjetim e shtyn që nga një vajzë e ndrojtur të kthehet në një revoltë ndaj familjes së saj tradicionale.

Për më tepër informata rreth orareve të filmit mund ta vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 14:30.

Cineplexx organizon eventin ‘Horror Night’ më 13 janar me filmin “Scream”

Më 13 janar Cineplexx organizon eventin ‘Horror Night’ me super horrorin “Scream”.

Për një eksperiencë sa më reale dhe të argëtueshme për pubilkun, kinemaja do të jetë me skenografi të inspiruar nga ky film.

Eventi nis nga ora 18:00.

Njëzet e pesë vite pas serisë origjinale të vrasjeve në Woodsboro, shfaqet një vrasës i ri dhe Sidney Prescott duhet të kthehet për të zbuluar të vërtetën.

Scream – Horror Night | Cineplexx KS (cineplexx-ks.eu) / KultPlus.com

‘Zgjoi’ filmi më i shikuar në Cineplexx gjatë vitit 2021

Kinemaja “Cineplexx” ka bërë publike së fundmi filmat më të shikuar gjatë vitit 2021, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Cineplexx, njoftoi se “Zgjoi” ishte filmi më i shikuar këtë vit me plotë 31,920 bileta të shitura në Prishtinë dhe Prizren.

Në anën tjetër, filmi “Fast and Furious 9” arriti që të shiste 15,794 bileta, derisa në vendin e tretë dhe të katërt ishin Tom & Jerry dhe Spider-Man.

Filmi “No Time To Die” i agjentit James Bond zuri vendin e pestë për shikime në Cineplexx.

‘Zgjoi’ paraqet historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ata gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre. /KultPlus.com

May be an image of 8 people and text

Sing 2 arrin në Cineplexx me eventin Dita e Familjes më 25 dhjetor ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete për fëmijë

Filmi shumë i dashur për fëmijë Sing 2 arrin në Cineplexx më 25 dhjetor, me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete.

Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në Cineplexx në kohë për festat e fundvitit! Cineplexx, për filmin Sing 2, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe facepainting falas për të gjithë fëmijët. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:00.

Filmi flet për Buster Moon dhe miqtë e tij të cilët duhet të bindin yllin e rock-ut Clay Calloway që t’u bashkohet atyre për hapjen e një shfaqjeje të re muzikore. Aktorët kryesor mbrapa zërave janë Matthew McConaughey, Scarlett Johansson dhe Reese Witherspoon.

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

10x Gift Cards për bowling falas nga BO Bowling  
5x Gift Cards për karaoke box nga BO Bowling

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

5x Gift Cards për bowling falas nga BO Bowling Prizren
5x Gift Cards nga Area 52 Trampoline Park Kosovo
5x Gift Cards nga SUPER 7

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00. /KultPlus.com

Filmi i shumëpritur Spiderman: No Way Home, arrin në Cineplexx me eventin ‘Spiderman Day’ më 16 dhjetor ku do të ketë shumë shpërblime

Spiderman: No Way Home, nis shfaqjen e tij këtë javë edhe në Kosovë, dhe nga 16 dhjetori do të mund ta shikoni çdo ditë në Cineplexx.

Spiderman: No Way Home, filmi i fundit me superheronjë nga Marvel për këtë vit, dhe i treti nga trilogjia e filmave që përqendrohet në personazhin e Spiderman, arrin më 16 dhjetor në Cineplexx me eventin Spiderman Day në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren ku do të ketë edhe shpërblime.

Filmi ka thyer rekord të shitjeve paraprake të biletave, duke tejkaluar kështu edhe filmat e mëdhenjë si Avengers: Infinity War, Star Wars: The Rise of Skywalker, e të tjerë.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx gjatë eventit Spiderman Day do të dhurojë shpërblime të ndryshme në të dy kinematë, ku në kinemanë në Prishtinë, dyqani online E-BAA do t’i dhurojë 5 kupona në vlerë nga 50 EUR ndërsa Marso Merch do t’i dhurojë 10 duksa të ndryshëm, ndërsa në kinemanë në Prizren, brendi i njohur si Aztech do të dhurojë 3 kupona në vlerë nga 50 EUR.

Filmi Spiderman: No Way Home gjatë këtij eventi në Cineplexx do të shfaqet në 9 orare të ndryshme.

Filmi vazhdon ngjarjen pas filmit të fundit të Spiderman ku me identitetin e tij tashmë të zbuluar, Peter i kërkon ndihmë Doctor Strange. Kur një magji shkon tmerrësisht keq, kundërshtarë të rrezikshëm nga botë të tjera fillojnë të dalin në skenë, duke e detyruar Peter të kuptojë se çka me të vërtetë nënkupton të jesh Spiderman.

Filmi vjen sërish nën regjinë e Jon Watts ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët e njohur si Tom Holland, Zendaya, Benedict Cumberbatch, Jon Favreau etj.

Biletat për filmin mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, apo përmes aplikacionit CINEPLEXX KS. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. /KultPlus.com

Dalin në shitje biletat për ‘Spiderman: No Way Home’, arrin në Cineplexx më 16 dhjetor

Një nga filmat e shumëpritur dhe më të mëdhenjë të vitit, SpiderMan: No Way Home, arrin më 16 dhjetor në Cineplexx.

Cineplexx ka njoftuar se tashmë kanë dalë në shitje biletat për filmin Spiderman: No Way Home, që është një nga filmat më të pritur të këtij viti. Filmi arrin si premierë në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, me datën 16 dhjetor dhe biletat për këtë film tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë ose online përmes aplikacionit Cineplexx KS.

Duke marrë parasysh interesimin e lartë për këtë film, Cineplexx sugjeron që për blerjen e biletave të përdoret aplikacioni Cineplexx KS, i cili mundëson që të përzgjidhet orari i preferuar, dita, ulëset, etj, dhe kështu i mundësohet atyre që i blejnë më herët të sigurojnë ulëset më të mira në kinema, pa pasur nevojë të vijnë paraprakisht në kinema për ti blerë ato fizikisht.

Aplikacioni mund të shkarkohet në të dy platformat, edhe në IOS edhe në Android, dhe biletat mund të blihen me çfarëdo kartele.

Me identitetin e Spiderman tashmë të zbuluar, Peter i kërkon ndihmë Doctor Strange. Kur një magji shkon tmerrësisht keq, kundërshtarë të rrezikshëm nga botë të tjera fillojnë të dalin në skenë, duke e detyruar Peter të kuptojë se çka me të vërtetë nënkupton të jesh Spiderman. Filmi është në regji të Jon Watts, i cili rikthehet edhe për këtë film në timon, ndërsa në rolet kryesore në film paraqiten Tom Holland, Zendaya, Benedict Cumberbatch, Jon Favreau, etj.

Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Cineplexx organizon eventin Dita e Familjes më 4 dhe 5 dhjetor me filmat Encanto dhe Clifford and the Big Red Dog


Këtë vikend, më 4 dhe 5 dhjetor, me dy filma të ndryshëm Cineplexx ju mirëpret me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime nga brende të ndryshme.

Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për filmin e animuar nga Disney, “Encanto”, si dhe me filmin familjar “Clifford and the Big Red Dog” do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, për dy ditë me rradhë, duke filluar nga ora 11:00.


Filmi “Encanto” flet për një vajzë të re kolumbiane e cila duhet të përballet me zhgënjimin e të qenit e vetmja anëtare e familjes së saj pa fuqi magjike. Ndërsa, filmi familjar “Clifford and the Big Red Dog”, flet për një vajzë të re, dashuria e së cilës për një qenush të vogël të quajtur Clifford e bën qenin të rritet në një madhësi gjigande.

Fokusi kryesor i këtij eventi do të jetë pikërisht premiera e këtij filmi. Për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Guess Kosovo
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Mango Kosovo
2x maska LOL Surprise dhe 1 palë vathë nga Oliver Weber
3x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga Lindex Kosova
3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Okaidi Kosovo
3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Sportina Kosovo
3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Chaussea Kosovo
6x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland KosovaFacepainting

Eventi i njejtë për këtë film të animuar do të mbahet edhe në kinemanë në Prizren, ku do të ndahen 5 kupona falas nga Area 52 Trampoline Park, SUPER 7 dhe PlayLand Kosovo, që gjenden në Galeria Shopping Mall, si dhe do të ketë aktivitete të Facepainting.

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00.

Zgjoi thyen rekord të shikueshmërisë për filma vendor në Cineplexx – kalon shifrën e 20,000 biletave të shitura deri tani

Filmi vendor Zgjoi që ka filluar shfaqjen në Cineplexx më 28 tetor, dhe deri më tani ka arritur të sjellë 20,000 vizitorë në kinemanë më të madhe në Kosovë, duke u bërë kështu filmi më i shikuar vendor deri më tani në Cineplexx.

Me 20,000 bileta të shitura deri tani, Zgjoi ka thyer rekord të shikueshmërise dhe tanimë është filmi me numrin më të madh të biletave të shitura për filmat vendor në Kosovë. Filmi Zgjoi ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek publiku Kosovar, duke bërë që çdo natë në të dy kinematë, shfaqjet e filmit Zgjoi të mbushin sallat plot. Filmi po shfaqet ende në 8 orare të ndryshme çdo ditë në kinemanë në Prishtinë dhe në 6 orare në kinemanë në Prizren, duke u mundësuar të gjithë të interesuarve për ta shikuar në termine të ndryshme.


Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

Oraret për filmin Zgjoi në Cineplexx mund t’i gjeni duke klikuar këtu. /KultPlus.com

‘King Richard’, një nga filmat më inspirues të vitit, nga 18 nëntori nis shfaqjen në Cineplexx

Nga 18 nëntori, në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 2 super-filma të rinj, dhe një nga ta është prej filmave më inspirues këtë vit.

Nga data 18 nëntor, në Cineplexx do të keni mundësi t’i shihni disa nga premierat më të fundit botërore. Filmi më i pritur i kësaj jave është super-filmi King Richard, ku në rol kryesor është ylli Will Smith.

Detajet e të dy filmave që do të fillojnë të shfaqen këtë javë mund t’i gjeni më poshtë:

1) King Richard Një vështrim se si superyjet e tenisit Venus dhe Serena Williams u bënë ata që janë pas stërvitjes nga babai i tyre Richard Williams. Filmi ka në rol kryesor aktorin e famshëm Will Smith, ndërsa në role mbështetëse vijnë aktorët Demi Singleton, Saniyya Sidney, Jon Bernthal, e të tjerë.

2) Copshop

Në arrati nga një vrasës vdekjeprurës, një mashtrues dinak harton një skemë për t’u fshehur brenda një stacioni policie të një qyteti të vogël, por kur sulmuesi del në zonë, një polic rishtar i dyshimtë e gjen veten të kapur në konflikt. Nën regji të Joe Carnahan, filmi sjell aktorët Gerard Butler, Frank Grillo dhe Toby Huss së bashku në një film të mbushur aksion.

Biletat për këta filma mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmave mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. / KultPlus.com

‘Eternals’ arrin në Cineplexx me eventin ‘Premiere Night’, përfshihen shpërblime të ndryshme nga Fivestar Fitness

Marvel rikthehet sërish, tashmë me një film që pritet ti jap kahje tjetër të gjitha zhvillimeve në botën e Marvel deri tani. Për premierën e filmit Eternals, më 11 nëntor, kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, do të organizojë një event Premiere Night, ku do të ketë shpërblime të ndryshme nga Fivestar Fitness.

Për premierën e filmit Eternals, më 11 nëntor, Cineplexx organizon eventin “Premiere Night” në të dy kinematë, ku do të ketë shumë shpërblime të ndryshme nga Fivestar Fitness! Biletat për këtë event tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në kinema ose përmes Aplikacionit CINEPLEXX KS.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx gjatë eventit Premiere Night prej orës 19:00 do të dhurojë shpërblime të ndryshme në të dy kinematë, nga Fivestar Fitness, të cilët festojnë 8 vjetorin e hapjes së tyre.

Instagram

Filmi Eternals, që pritet të nisë të sjellë ndryshime në gjithë atë që kemi parë deri tani në botën e filmave të Marvel, sjell sagën e të Përjetshmëve, një racë e qenieve të pavdekshme që jetuan në Tokë dhe formësuan historinë dhe qytetërimet e saj.

Filmi vjen nën regjinë e Chloe Zao, regjisorja e cila vitin e kaluar u shpërblye me çmimin Oskar për regjinë më të mirë, ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët Richard Madden, Kumail Nanjiani, Lauren Ridloff, Salma Hayek, e të tjerë.

Eventi do të fillojë prej orës 19:00, dhe nga kjo orë do të shfaqet në orare të ndryshme.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx Ks.

Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu. Po ashtu, mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. / KultPlus.com

Me 1926 bileta të shitura, ‘Zgjoi’ bëhet filmi shqiptar me më së shumti bileta të shitura në ditën e premierës

Filmi vendor Zgjoi mbajti premierën për publikun kosovar në Cineplexx më 28 tetor me rekord të shitjes së biletave.

Me 1926 bileta të shitura Zgjoi është bërë filmi shqiptar me më së shumti bileta të shitura në ditën e premierës. Për premierën e këtij filmi, Cineplexx me datën 28 tetor, në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, organizoi eventin Ladies Night, ku për të pranishmit u dhuruan shumë shpërblime nga partnerët e shumtë të kinemasë më të madhe në Kosovë.

Filmi Zgjoi ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek publiku Kosovar, duke bërë që biletat për premierën e filmit në kinemanë në Prishtinë të shiten të gjitha një ditë para shfaqjes. Ndërsa, gjatë premierës së filmit në Prizren, në kinema ishin prezente edhe zonja Fahrije Hoti dhe gratë e tjera nga Krusha, të cilat me prezencën e tyre i dhanë një ngjyrë tjetër të gjithë mbrëmjes së premierës së këtij filmi.

Zonja Fahrije mbajti një fjalim të shkurtër para shfaqjes së filmit ndërsa foli për përvojat e saja private, sfidat në realizimin e filmit si dhe knaqësinë që ia jep asaj interesimi i publikut shqiptar për ta parë dhe dëgjuar rrëfimin e saj, por duke shpresuar që do u shërbejë të gjithëve me një mesazh pozitiv dhe inspirim për të vazhduar përpara kundrejt të gjitha sfidave.

Filmi do të vazhdojë të shfaqet në ditët dhe javët në vazhdim, ndërsa kinemaja Cineplexx ka rezervuar 6 orare për shfaqjen e filmit këtë vikend, duke u mundësuar të gjithë të interesuarve për ta shikuar në termine të ndryshme.

Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

Oraret për filmin Zgjoi në Cineplexx mund t’i gjeni duke klikuar këtu / KultPlus.com

Këtë të enjte, Cineplexx organizon eventin LadiesNight me filmin vendor Zgjoi, ku do të ketë super-shpërblime

Cineplexx organizon eventin Ladies Night me filmin Zgjoi këtë të enjte, më 28 tetor, në të dy kinematë, ku do të dhurohen shumë shpërblime në të gjitha sallat.

Për premierën e filmit vendor Zgjoi, Cineplexx organizon eventin “Ladies Night” në të dy kinematë, me shumë shpërblime nga brende të ndryshme. Biletat për këtë event tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë, nga ora 14:00, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS.

Në eventin e kinemasë në Prishtinë, do të dhurohen super-shpërblime si:

2x Microblading në vlerë prej 200€ nga BROWS BY – Fjolla
4x Gift Cards në vlerë prej 100€ nga anaderm
3x Shatira nga Art n’flok
3x Zbardhime të dhëmbëve në vlerë 120€ nga Dent MEX
2x Syze Ray-Ban dhe #Vogue nga Optika Simon
3x Vathë në vlerë prej 73€ nga Oliver Weber Prishtinë
3x Gift Cards në vlerë prej 70€ nga Levi’s Kosova
3x Frizurë dhe Grim në vlerë prej 65€ nga Ándërr Atelie
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Replay Kosovo
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Guess Kosovo
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Mango Kosovo
3x Çanta nga Carpisa kosovo
3x Lash Extensions nga Angel Studio Academy

Ndërsa në kinemanë në Prizren, do të dhurohen këto shpërblime:

3x Vathë në vlerë prej 73€ nga Oliver Weber Prishtinë

2x Depilime me laser komplet trupi në vlerë prej 89€ nga EsteMed Beauty Center

3x Frizurë dhe Grim në vlerë prej 65€ nga Anderr Atelie

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga A&M Clothes

3x Lash Extensions nga Angel Studio Academy

2x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Flutra Shoes&Bags

20 Produkte Bioblas nga KOMOT Pharm

Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

Biletat për këtë eventi mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit të cilin mund ta shkarkoni në APP Store ose në Playstore. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Venom: Let There be Carnage arrin më 14 tetor në Cineplexx, së bashku me dy super-filma të rinj

Nga 14 tetori, në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 super-filma të rinj.

Nga data 14 tetor, në Cineplexx do të keni mundësi t’i shihni disa nga premierat më të fundit botërore. Filmi më i pritur i kësaj jave është super-filmi Venom: Let There be Carnage, vazhdim i filmit të pare të antiheroit të pazakontë, Venom. Së bashku me premierën e këtij filmi, do fillojnë shfaqjen edhe super-horrori Halloween Kills si dhe The Last Duel, filmi i fundit nga regjisori i njohur Ridley Scott. Të tre këta filma do të nisin shfaqjen në të dy kinemanë Cineplexx, në Prishtinë dhe Prizren.

Tre filmat që do të fillojnë të shfaqen këtë javë janë:

VENOM: LET THERE BE CARNAGE, (aka VENOM 2), Tom Hardy as Eddie Brock / Venom, 2021. © Sony Pictures Releasing / © Marvel Entertainment / Courtesy Everett Collection

1) Venom: Let There be Carnage

Një vazhdim i filmit Venom (2018). Tom Hardy kthehet në ekranin e madh si mbrojtësi vdekjeprurës Venom, një nga personazhet më të mëdhenj dhe më kompleks të Marvel.

2) Halloween Kills

Saga e Michael Myers dhe Laurie Strode vazhdon në kapitullin tjetër emocionues të serisë së Halloween. Filmi vjen nën regjinë e David Gordon Green, ndërsa në rolet kryesore Jamie Lee Curtis, Anthony Michael Hall dhe Judy Greer. Filmi është vazhdim i filmit Halloween (2018).

3) The Last Duel

Mbreti Charles VI deklaron se Kalorësi Jean de Carrouges duhet të zgjidh mosmarrëveshjen me shërbëtorin e tij duke e sfiduar atë në një duel. Filmi është në regjinë e mjeshtrit Ridley Scott, ndërsa në rolet kryesore janë yjet e njohura të filmit si Matt Damon, Adam Driver, Ben Affleck si dhe Jodie Comer.

Biletat për këta filma mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmave mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Cineplexx në bashkëpunim me Mani Mobil Shop dhuron një Iphone 13, blej biletë për çfarëdo filmi dhe bëhu pjesë e lojës

Cineplexx ka bërë të ditur se nga sot ka nisur kampanja “Luaj dhe Fito” ku në bashkëpunim me Mobil Shop Mani, që gjendet edhe në Albi Mall, do të dhuron një Iphone 13. Të gjithë ata persona që blejnë ndonjë biletë filmi për çfarëdo nga filmat që po shfaqen dhe do të shfaqen në vazhdim nga sot deri më 15 nëntor do të kenë mundësi të bëhen pjesë e lojës dhe të fitojnë këtë super-shpërblim. Loja do të vlejë për të dy kinematë, edhe në Prishtinë edhe në Prizren.

Në Cineplexx gjatë muajit tetor do të mund t’i shihni disa super-premiera botërore. Nga 6 tetori ka nisur të shfaqet një nga filmat më të pritur të vitit, No Time to Die, filmi i fundit i agjentit James Bond, ndërsa nga data 14 tetor arrin edhe filmi Venom 2: Let There Be Carnage, super-horrori Halloween Kills si dhe filmi i fundit nga regjisori Ridley Scot, The Last Duel. Pastaj, me datën 21 tetor do të mbahet premiera e filmit Dune, një tjetër film i shumëpritur nga ky vit, ndërsa në fund të muajit arrin animacioni The Addams Family 2.

Me masat e fundit nga qeveria, kinemaja ka ndryshuar orarin dhe nis punën nga ora 14:00 gjatë ditëve të javës, dhe në vikend nga ora 11:00. Meqenëse ora policore është ende në zbatim, shfaqja e fundit mbahet në ora 18:30 – 19:00, varësisht gjatësisë së filmit.

Informacionet për të gjitha premierat, filmat që do të shfaqen në Cineplexx si dhe oraret mund t’i gjeni webfaqen e Cineplexx.

‘The Boss Baby 2’ arrin në Cineplexx me eventin ‘Dita e Familjes’ më 2 dhe 3 tetor

Filmi shumë i dashur për fëmijë The Boss Baby 2 arrin në Cineplexx më 2 dhe 3 tetor, me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime nga brende të ndryshme.

Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në Cineplexx! Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për filmin The Boss Baby 2, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, për dy ditë me rradhë, duke filluar nga ora 11:00.

https://www.facebook.com/cineplexxkosovo/photos/a.1756685821240228/2986468998261898/

Filmi flet për vëllezërit Templeton, të cilët janë bërë të rritur dhe janë larguar nga njëri -tjetri, por një foshnjë e re bosi me një qasje të përparuar do t’i sjellë përsëri së bashku – dhe do të frymëzojë një biznes të ri familjar.

Fokusi kryesor i këtij eventi do të jetë pikërisht premiera e këtij filmi. Për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Mango Kosovo 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Lindex Kosova 4x Gift Cards në vlerë prej 25€ nga Okaidi Kosovo 3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Chaussea Kosovo 6x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland Kosova.

Facepainting Eventi i njejtë për këtë film të animuar do të mbahet edhe në kinemanë në Prizren, ku do të ndahen 5 kupona falas nga Area 52 Trampoline Park, SUPER 7 dhe PlayLand Kosovo, që gjenden në Galeria Shopping Mall, si dhe do të ketë aktivitete të Facepainting.

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00.

https://www.cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/The_Boss_Baby_2_-_Family_Day.sq-KS.php / KultPlus.com

BANFF Festival: Dalin në shitje biletat për filma, aventura dhe adrenalinë

Programi dy-ditor i filmave të festivalit BANFF sjellë në kryeqytet aventurë dhe adrenalinë.

I ndarë në programin RED dhe BLUE, ky festival mbahet në Cineplexx në Prishtinë dhe zgjatë dy netë.

Dy netët e BANFF-it nisin nga ora 18:30 dhe përfshijnë 16 filma të shkurtër dokumentar që sjellin para publikut shpirtin sportiv, ekspedita nga destinacione të rralla, sporte ekstreme, ngjitje, vaprim, skijim dhe aventura në terrenet më sfiduese në botë.

Biletat për BANFF janë në shitje në Cineplexx APP si dhe në Cineplexx në Albi Mall në Prishtinë. Për shkak të masave mbrojtëse nga Covid-19, numri i ulëseve në kinema do të jetë i limituar, duke e bërë këtë ekperiencë kinematografike ekskluzive për vetëm ata që iu marin biletat në kohë.

Hyrja në kinematë e Cineplexx është e mundur vetëm me certifikatë të vakcinimit.

Banff Mountain Film Festival Kosovo dhe mundësohet nga Komuna e Prishtinës, Red Bull dhe  Ambasada Kanadeze në Kroaci.

Cineplexx rihap dyert për shikuesit nga 28 shtatori, shfaq disa nga premierat e fundit botërore

Pas një pauze afër një mujore shkaku i masave anti-covid nga qeveria e Kosovës, Cineplexx rihap dyert për fansat e kinemasë nga data 28 shtator.

Pas masave të qeverisë të cilat i mbajtën kinematë e mbyllura nga data 30 gusht, Cineplexx më në fund hap dyert sërish për të gjithë dashamirët e filmave. Rihapja e kinemasë do të bëhet nga data 28 shtator, ditën e martë, dhe në Cineplexx dita e martë shënon të ashtuquajturën “Dita e Kinemasë”, që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, nesër mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 14:00 deri në ora 19:45 në kinemë në Prishtinë dhe në Prizren.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni gjatë rihapjes së Cineplexx janë:

Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

Shang-Chi, mjeshtri i Kung Fu-së së së paarmatosur, detyrohet të përballet me të kaluarën e tij pasi përfshihet në organizatën Dhjetë Unazat. Filmi i rradhës nga seria e filmave të Marvel.

Cry Macho

Një yll rodeo dhe një mbarështues kali merr përsipër për të sjellë djalin e vogël të një burri në shtëpi dhe larg mamasë së tij alkoolike. Në udhëtimin e tyre, kalorësi gjen shpagim duke i mësuar djalit se çfarë do të thotë të jesh njeri i mirë. Me regji, producent dhe aktor ikonën e Hollywood – Clint Eastwood.

Candyman

Një “vazhdim shpirtëror” i filmit horror Candyman (1992) që kthehet në lagjen e tani të butë të Çikagos ku filloi legjenda. Me regji të Nia DaCosta dhe producent Jordan Peele, filmi po konsiderohet si një nga filmat më të mire të zhanrit horror këtë vit.

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë rihapjes. Biletat për filmat që do të shfaqen nesër dhe gjatë ditëve tjera mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS. Ndërsa më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në webfaqën e Cineplexx.

https://www.cineplexx-ks.eu/filma/ / KultPlus.com

Lajm i mirë për Kosovën, Festivali i Filmave Malorë ‘BANFF’ sërish në Prishtinë

BANFF Kosovo, festivali i filmit për sportet malore dhe aventurën në natyrë, vjen në Cineplexx Prishtina nga BANFF Centre Mountain Film Festival në Kanada me një përzgjedhje filmash që kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, aventurën në natyrë, çiklizmin, çështjet mjedisore, fuqizimin e gruas në sportet malore si dhe sfidat njerëzore në ekspedita të rralla natyrore.

Në edicionin e dytë në Prishtinë, BANFF Kosovo shfaqë një program prej 16 filmash të shkurtër të ndarë në RED dhe BLUE Programme, që do të shfaqen përgjatë dy ditëve, me 5 dhe 6 Tetor në kinematë Cineplexx Prishtina.

“Si pjesë e këtij edicioni të BANFF Kosovo, sjellim udhëtime nga vende të largëta, sfida njerëzore në ekspedita të rralla, tregime të sporteve ekstreme, adrenalinë dhe pafund energji, në një eksperiencë të jashtëzakonshme kinematografike. Kjo përzgjedhje filmash për shfaqje në Prishtinë, ka për qëllim inspirimin dhe motivimin tonë për ta dashur dhe respektuar natyrën si dhe njëri-tjetrin, me shpresë që sfida që po e kalojmë tani me COVID-19 të jetë e fundit, kurse rikthimi ynë në normalitet të paraqesë mundësi fantastike për aventura të përbashkëta” – është shprehur Drejtori i BANFF Kosovo, Besnik Shala.

RED Programme që shfaqet me 5 Tetor, hapë edicionin e sivjemë të BANFF me filmin ‘Mother Earth’ që trajton çështjet mjedisore, për të vazhduar me filmin ‘Pretty Strong: Fernanda’ një film për ngjitësen e maleve Fernandën përmes të cilës promovohet fuqizimi i gruas në këtë sport. Filmat tjerë sjellin shpirtin e aventurës, skijimit, ciklizmit dhe paraglajding.

Me 8 Tetor në BLUE Programme shfaqen një përgjedhje tjetër prej 8 filmash, mes tyre filmi ‘Running the Toog’ nje portret për një grup vrapuesesh britanike në Taxhikistan, si dhe nje mori filmash tjerë që fokusohen në përpjeket njerëzore për të arritje në fusha të ndryshme të sporteve ekstreme, anë e kënd botës.

Të 16 filmat që do të shfaqen në Cineplexx në Prishtinë janë produksione të vendeve të ndryshme të botës, duke përfshirë Kanadanë, Gjermaninë, Amerikën, si dhe vende tjera nga mbarë bota.

BANFF Mountain Film Festival organizohet në BANFF (Alberta) të Kanadasë çdo vit që nga viti 1976. Prishtina është për herë të dytë nikoqire e këtij festivali. Kjo ngjarje kulturore, e artit, sportit dhe aventurës, organizohet nga Banff Mountain Film Festival Kosovo dhe mundësohet nga Komuna e Prishtinës, Ambasada Kanadeze në Kroaci, RED BULL dhe CINEPLEXX në Prishtinë. Datat e prezentuara të festivalit mund të ndërrojnë në rast të mos-relaksimit të masave si pasojë e COVID-19.

(Shkrim i sponsorisuar nga Cineplexx) / KultPlus.com

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë dhe më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 13 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 22:30 në kinemanë në Prishtinë dhe në Prizren.

Top 5 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:


1) Candyman

Një “vazhdim shpirtëror” i filmit horror Candyman (1992) që kthehet në lagjen e tani të butë të Çikagos ku filloi legjenda. Në rolet kryesore, Yahya Abdul-Mateen II, Tony Todd ndërsa në rolin e regjisë vjen Nia Da Costa.


2) Free Guy

Një tregtar bankash zbulon se ai në të vërtetë është një personazh i pakontrolluar nga askush, brenda një video loje brutale.


3) Paw Patrol: The Movie

Ryder dhe këlyshët thirren në Adventure City për të ndaluar Kryetarin Humdinger të kthejë metropolin e zhurmshëm në një gjendje kaosi.


4) Escape Room 2
Gjashtë njerëz padashur e gjejnë veten të mbyllur në një seri tjetër dhomash arratisjeje, duke zbuluar ngadalë atë që kanë të përbashkët për të mbijetuar. Duke bashkuar forcat me dy nga të mbijetuarit origjinal, ata së shpejti zbulojnë se të gjithë kanë luajtur lojën më parë.


5) The Protege

E shpëtuar si fëmijë nga vrasësi legjendar Moody (Samuel L. Jackson) dhe e stërvitur në biznesin e familjes, Anna (Maggie Q) është vrasësja më e aftë në botë. Por kur Moody – burri që ishte si një baba për të dhe i mësoi asaj gjithçka që ajo duhet të dinte për besimin dhe mbijetesën – vritet brutalisht, Anna zotohet të hakmerret. Ndërsa ajo ngatërrohet me një vrasës enigmatik (Michael Keaton), përballja e tyre bëhet vdekjeprurëse dhe skajet e lirshme të një jete të kaluar duke vrarë do të shkunden edhe më fortë.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen super aksioni Fast and Furious 9 dhe The Suicide Squad, trilleri Reminiscence dhe Old, ndërsa nga filmat familjarë, po shfaqen ende Space Jam: A New Legacy, Jungle Cruise si dhe animacionet Spirit Untamed dhe Luca.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu .

Dita më e çmendur e vitit në Cineplexx – më 4 shtator të gjitha biletat 2,00€

Më 4 shtator, Cineplexx organizon eventin “Crazy Day”, ku të gjitha biletat 2D, 3D, ulëset e rregullta dhe VIP, do të jenë vetëm 2,00 Euro. Eventi do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren ndërsa kinemaja do të punojë nga ora 11:30 deri në ora 22:30. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të ri si: Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings, Escape Room 2, Free Guy, Candyman, Paw Patrol, etj me super çmim 2,00€.

Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë kësaj dite:

Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

Shang-Chi, mjeshtri i Kung Fu-së së së paarmatosur, detyrohet të përballet me të kaluarën e tij pasi përfshihet në organizatën Dhjetë Unazat. Filmi i rradhës nga seria e filmave të Marvel.

Free Guy

Një tregtar bankash zbulon se ai në të vërtetë është një personazh i pakontrolluar nga askush, brenda një video loje brutale.

Paw Patrol: The Movie

Ryder dhe këlyshët thirren në Adventure City për të ndaluar Kryetarin Humdinger të kthejë metropolin e zhurmshëm në një gjendje kaosi.

Escape Room 2

Gjashtë njerëz padashur e gjejnë veten të mbyllur në një seri tjetër dhomash arratisjeje, duke zbuluar ngadalë atë që kanë të përbashkët për të mbijetuar. Duke bashkuar forcat me dy nga të mbijetuarit origjinal, ata së shpejti zbulojnë se të gjithë kanë luajtur lojën më parë.

Malignant

Madison është paralizuar nga vizionet tronditëse të vrasjeve të tmerrshme dhe tortura e saj përkeqësohet ndërsa zbulon se këto ëndrra të zgjuara janë në fakt realitete të tmerrshme.

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale. Biletat për këtë event mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx Ks. Ndërsa më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Nga 26 gushti në Cineplexx fillon të shfaqet horrori i shumëpritur ‘Candyman’

Nga 26 gushti, në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 2 super-filma të rinj.

Nga data 26 gusht, në Cineplexx do të keni mundësi t’i shihni disa nga premierat më të fundit botërore. Filmi më i pritur i kësaj jave është super-horrori Candyman, i bashkë me premierën botërore, do fillojë shfaqjen edhe në kinemanë Cineplexx. Candyman është ribërje e filmit të famshëm ikonik të viteve 90ta.

Dy filmat që do të fillojnë të shfaqen këtë javë janë:

1) Candyman

Një “vazhdim shpirtëror” i filmit horror Candyman (1992) që kthehet në lagjen e tani të butë të Çikagos ku filloi legjenda. Në rolet kryesore, Yahya Abdul-Mateen II, Tony Todd ndërsa në rolin e regjisë vjen Nia Da Costa.

2) The Protege

E shpëtuar si fëmijë nga vrasësi legjendar Moody (Samuel L. Jackson) dhe e stërvitur në biznesin e familjes, Anna (Maggie Q) është vrasësja më e aftë në botë. Por kur Moody – burri që ishte si një baba për të dhe i mësoi asaj gjithçka që ajo duhet të dinte për besimin dhe mbijetesën – vritet brutalisht, Anna zotohet të hakmerret. Ndërsa ajo ngatërrohet me një vrasës enigmatik (Michael Keaton), përballja e tyre bëhet vdekjeprurëse dhe skajet e lirshme të një jete të kaluar duke vrarë do të shkunden edhe më fortë.

Biletat për këta filma mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmave mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Nga 19 gushti në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen si premierë 3 super-filma të rinj

Nga 19 gushti, në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 premiera të ndryshme botërore.

Nga data 19 gusht, në Cineplexx do të keni mundësi t’i shihni disa nga premierat më të fundit botërore. Filmi më i pritur i kësaj jave është super-trilleri Escape Room 2, që është vazhdim i filmit me të njejtin titull, që kishte sukses të jashtëzakonshëm gjatë shfaqjes së tij në kinemanë Cineplexx gjatë 2019.

Tre filmat që do të fillojnë të shfaqen këtë javë janë:


1) Escape Room 2

Gjashtë njerëz padashur e gjejnë veten të mbyllur në një seri tjetër dhomash arratisjeje, duke zbuluar ngadalë atë që kanë të përbashkët për të mbijetuar. Duke bashkuar forcat me dy nga të mbijetuarit origjinal, ata së shpejti zbulojnë se të gjithë kanë luajtur lojën më parë.

REMINISCENCE, from left: Rebecca Ferguson, Hugh Jackman, 2021. © Warner Bros. /Courtesy Everett Collection


2) Reminiscence

Një shkencëtar zbulon një mënyrë për të rijetuar të kaluarën dhe përdor teknologjinë për të kërkuar dashurinë e tij të humbur prej kohësh.


3) Paw Patrol: The Movie

Ryder dhe këlyshët thirren në Adventure City për të ndaluar Kryetarin Humdinger të kthejë metropolin e zhurmshëm në një gjendje kaosi.

Për filmin Paw Patrol, kinemaja Cineplexx do të organizojë eventin “Dita e Familjes” më 21 dhe 22 gusht në të dy kinematë, duke filluar nga ora 12:00, ku do të ketë shpërblime nga Entertainer, dhe do të ketë aktivitete me Facepainting, Maskota si dhe me pije falas për fëmijë nga Frutti.

Biletat për këta filma mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Më shumë informata rreth filmave mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.